Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Andrea Stefani, akuza Ramës si i pamoralshëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Andrea Stefani, akuza Ramës si i pamoralshëm Empty
MesazhTitulli: Andrea Stefani, akuza Ramës si i pamoralshëm   Andrea Stefani, akuza Ramës si i pamoralshëm EmptySun Apr 13, 2008 6:43 am

Dje në aktivitetin e organizuar nga fondacioni Qemal Stafa, analisti
Andrea Stefani ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se nuk ka moral.
Polemika midis analistit Stefani dhe kryesocialistit Rama lindi për
faktin se zoti Stefani e ka akuzuar kryesocialistin për faktin se ky i
fundit po bën kompromis me Berishën duke i toleruar këtij të fundit
autoritarizmin dhe keqqeverisjen. Stefani ju drejtua Ramës se, “kjo
opozitë nuk ishte në gjendje që në një katastrofë aq të madhe humane që
ndodh, dhe inumane përsa i përket kushteve nuk ishte në gjendje që të
mobilizonte masat e gjera që t’i bënte presionin e duhur
popullor.Njerëzit nuk pyesin më për standardet, është rrjedhojë e
autoritarizmit shumë të egër që po ushtron ky në forma, në dukje më të
buta mbi njerëzit dhe po e theksoj se me këtë njeri mos shpresoni kot
se do të arrini reforma që do t’ju japin fryte në punë. Quaj të gabuar
taktikisht që opozita të zbusë qëndrimin e drejtë për të kërkuar
autoritet, jam dakord, këtu nuk funksionon sistemi që një sistem normal
me prokurori të pavarur, do i kishte dhënë zgjidhje kësaj pune, që nuk
ka funksionuar me kohë dhe ndaj spastrohet politika nga këta njerëz që
bëjnë krime dhe nuk ndëshkohen. Por ama opozita në këtë rast duhet të
mendojë dhe të gjejë strategji ligjore, demokratike, për të gjetur
presionin e mundshëm politik dhe të bëjë maksimalen. Nuk mendoj se
opozita po shfrytëzon shanset në këtë rast dhe po i përdor, dhe nga ana
tjetër them se Sali Berisha nuk ka hequr asnjë presje nga strategjia e
tij, e kapjes së të gjitha gjërave, këtë e dëshmojnë amendamentet e
fshehta, të cilat në kulmin e goditjes fatale që mori nga tragjedia e
Gërdecit, ai vazhdon të jetë në sulm për të kapur dhe kompetencat e
Presidentit të Republikës”. Retorika e Andrea Stefanit mesa duket
acaroi kryesocialistin Rama, i cili është përgjigjur se, “nuk po bën
lëvizje imorale, pasi ai duhet të bashkëpunojë me dikë për të vendosur
rregullat e lojës, pasi po nuk vendosëm rregulla loje Berisha do të na
marrë pushtetin”. Unë do të bashkëpunoj me Berishën ishte i qartë
mesazhi i Ramës, pavarësisht pretekstit dhe qëllimit që ka në realitet.
Në fakt ky debat midis Stefanit dhe Ramës është një notifikim i të
gjitha akuzave që gazeta SOT ka bërë në drejtim të kryesocilaistit
Rama. Kryesocialisti Rama është personazhi i cili për interesat
momentale dhe personale po i jep jetë kufomës politike, Sali Berisha.
Është Edi Rama që fashiti dhe po mbyll skandalin e Gërdecit dhe të
trafikut të armëve ku është i implikuar Sali Berisha. Në mënyrë të
qëllimshme Edi Rama po lëshon sinjale në gjirin e socialistëve, sipas
të cilave, ndërkombëtarët i kanë kërkuar të realizojë reformën
zgjedhore dhe më pas të largojë Berishën nga pushteti. Në të vërtetë a
mendon kështu Sali Berisha? Ai nga dita në ditë po pushton
institucionet dhe po përgatit skemën e manipulimit të zgjedhjeve të
vitit 2009. “Doktori”, tashmë në mënyrë të pa cipë, do të qeshë kur të
vjedhë votat në zgjedhjet e ardhshme. Kryeministri i vendit nuk ka
turp, ashtu si edhe në rastin e Gërdecit të qeshë me skandalet e tij,
pa pasur asnjë rimors.


Gazeta Shqip
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Andrea Stefani, akuza Ramës si i pamoralshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: