Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK Empty
MesazhTitulli: Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK   Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK EmptySun Apr 13, 2008 7:45 am

Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK 2130_carletta

Zvicra ndalon librin skandaloz të Del
Pontes për UÇK




Ministria e Jashtme e Zvicrës i ndaloi ish-kryeprokurores së Gjykatës së Hagës,
Karla del Ponte, promovimin e një libri që fliste kundër Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës. Libri përshkruan masakrat, që sipas del Pontes, janë kryer nga
ushtarët e UÇK-së, por Ministria e Jashtme zvicerane u shpreh kundër tij dhe
kërkoi "kthimin e menjëhershëm" të Del Pontes në Argjentinë, ku ajo
ushtron funksionin e ambasadores. Sipas mediave të Prishtinës, ministria ia
ndaloi ish-kryeprokurores së Hagës, promovimin e librit "Ndjekja, unë dhe
kriminelët e luftës", që kishte parashikuar ta bënte në Milano, pasi ky
promovim "nuk pajtohet me misionin e ambasadores". "Ato që ka
shkruar në libër Karla del Ponte dhe promovimi i tyre, nuk pajtohen me
funksionin e ambasadores së shtetit zviceran, prandaj i ndalohet urgjentisht
promovimi i tij, derisa është përfaqësuese e Konfederatës Zvicerane", -
citojnë mediat zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme të Zvicrës, Zhan Filip
Zhanera. Ministria e Jashtme e Zvicrës i kërkon Del Pontes, të kthehet shpejt
në detyrën e ambasadores në Buenos Aires, në Argjentinë.





Libri i masakrave



Libri që ish-kryeprokurorja e Hagës ka shkruar në bashkëpunim me Çak Sudetiçin,
një reporter i gazetës "Nju Jork Tajms", përmban shumë të pavërteta
për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe veç të tjerash, akuzon pjesëtarët e saj
se "kanë masakruar më se 300 serbë për t'iu marrë dhe shitur organet e
tyre". Në fillim të prillit, Gjykata e Hagës shpalli të pafajshëm Ramush
Haradinajn, ish-komandant i UÇK-së për zonën e Dukagjinit dhe ish-kryeministër
i Kosovës, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Idriz Balaj, ndërsa i akuzuari tjetër,
Lahi Brahimaj u dënua me 6 vite burg. Në gjyqin ndaj Haradinajt, të nisur më 5
mars 2007, u zhvilluan rreth 120 ditë seanca, gjatë së cilave pala akuzuese
solli në sallën e gjyqit rreth 80 dëshmitarë. Mbrojtja e Haradinajt ka
deklaruar se prokuroria nuk mundi të vërtetojë asnjë akuzë dhe nuk e pa të
arsyeshme të sjellë dëshmitarë në gjyq, duke besuar se pafajësia ishte siguruar
nga dëshmitë e dëshmitarëve të palës së kundërt. Më 30 nëntor 2005, Haga kishte
liruar si të pafajshëm edhe dy ish-luftëtarë të UÇK-së, Fatmir Limajn dhe Isak
Musliun, duke dënuar me 13 vjet burg Haradin Balajn, me akuzën "për
shkelje të zakoneve të luftës". Muajin e kaluar, një shoqatë e serbëve të
rrëmbyer në Kosovë deklaroi se do të ngrinte padi gjyqësore kundër Del Pontes,
pasi detajet e saj hidhnin dritë mbi fatin e serbëve të zhdukur. Shoqata bëri
të ditur se do ta padiste Del Ponten për fshehje të krimeve kundër serbëve të
Kosovës. Ndërsa, media kosovare nga ana e saj e ka kritikuar librin dhe ka
përgënjeshtruar të gjitha akuzat që ngrihen në të kundër luftëtarëve të UÇK-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK Empty
MesazhTitulli: Re: Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK   Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK EmptyMon Apr 14, 2008 2:24 am

Libri i Del Pontes : "Gjuetija:une dhe kriminelet e luftes", eshte nje turp i radhes per te .. ajo ne orvatjete e saj te radhes antishqiptare, pas humbjes se turpshme ne gjykaten e Hages per qeshtjen :"Haradinaj" vazhdon me shpifje dhe trillime te cilat ,besoj do te ishin ndoshta interesante per "romane " te natyres se veprave te Agata Kristit ...

rastin qe ajo vecon se gjoja :"shiptaret kan bere tregti me organet e serbve te kidnapuar " tanime eshte hedhur poshte edhe nga ekspert ndrekombetar se nje gje e tille nuk do te mund te ndodhte ne kushte dhe mjete te caktuar ,pra ata e cilesojne kete te PAMUNDUR..

KMLDNJ- institucioni i pare qe ka reaguar me kete rast . Bexhet Shala, drejtor ekzekutiv i KLMDNJ-se (Keshilli per mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ) ka paralajmeruar se do te padis Del Ponten per shpifjet e saj ndaj shqiptarve , mirpo ai po ashtu thekson se :
"PAs reagimit tone eshte dashur te reagoje Qeveria.Ne mund te bejme nje padi,por nuk eshte njejte sikur te beje padi shteti , apo perfaqesuesit e shtetit . Ne do te bejme nje padi si Keshill."
nderkohe qe Qeverija (konkretisht zevendeskryeministri Hajredin Kuçi ) ka deklaruar se
"Mendoj qe me shpifjet e saj , niveli i Qeverisë eshte shume i madh qe te merremi me të ." (Express)

duhet paditë gjithësesi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK Empty
MesazhTitulli: Re: Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK   Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK EmptyMon Apr 14, 2008 12:07 pm

Do te kisha patur deshire te dija te pergjigjet Karla del Ponte ne cilin sherbim ka qene Gjykata e hages ne ate te UBD-se apo te hages.????

Por ne sa duket ka vepruar ne sherbimin sekret te Serbise . ne ate sherbim qe ende nuk e besoi personlishte qe edhe Millosheviçi eshte i vdekur , eshte e mundur qe nga keta servise sekrete Millosheviçi te jete ''dikun'' ne Moske ende gjalle.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Sponsored content





Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK Empty
MesazhTitulli: Re: Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK   Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Zvicra ndalon librin skandaloz të Del Pontes për UÇK
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse feja islame e ndalon mishin e derrit?
» “Pegasi” ndalon triumfalisht në kryeqytetin e Kosovës
» Me cilin anetar te forumit keni deshirë të takoheni?
» ORRGANIZATA ” BESA” SIMBOL I LUFËS PËR SHQIPËRINË ETNIKE
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: