Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime )

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
interesant
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
interesant


Male
Numri i postimeve : 606
Age : 38
Vendi : Tokë
Registration date : 11/04/2008

I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) Empty
MesazhTitulli: I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime )   I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) EmptyMon May 05, 2008 12:47 pm

I dashuri miku im, ne nuk po dim me te pergjigjemi, sepse kemi harruar si pyetet. Nuk po e shohim me te verteten si qielli mbi det,sepse po shikojme pa menduar per syte,e syte shohin shume, por jo vehten.
Ne mes te shkretetires eshte lodhur nje deve duke bartur uje mbi shpinen e saj dhe po vdes nga etja, ndoshta edhe peshku do vdiste sikur te ngopej me uje, e uji lage gjithcka pervec vehtes.
I dashuri miku im, kam qeshur pa e kuptuar pse erdha ne kete bote duke qare,kam qare pa e kuptuar pse kam qeshur symbyllur ne djep,e dua dhimbjen qe me zgjoj nga gjumi i jetes, i asaj jete te cilen nuk do te doja te ishte e imja, sepse, kafazi sado qe te jete i gjere prap kafaz eshte.
Duke u mahnitur se po i dallojme te gjitha ngjyrat,harruam te mendojme per driten qe na mundesoi dallimin. Ne rrugen e pishtarit ndriques ka drite per te gjithe ata qe nuk i mbyllin syte para saj. Drites nuk i duhet dikush te deshmoi qe ajo ekziston,sepse ajo deshmon per vehten, prandaj, ka kohe qe nuk po dim te pergjigjemi se kemi harruar se cdo pyetje ka brenda saj edhe pergjigjen.
I dashuri miku im, nese jeton si ishull ne mes te detit te pa ane, nje dite do te vijne anijet te zbarkohen tek ti, sepse nuk kan ku tjeter. Ne rruget e jetes mund te ecin mire vetem ata qe din ku te shkojne. Ata qe nuk din te ngrohen digjen, digjen pa menduar se zjarri djeg gjithcka pervec vehtes.
I dashuri miku im, duhesh ta pranosh tri here qe je i pa dishem, per ta kuptuar se padituria eshte semundje pa dhimbje, por me e dhimbshmja, duhet te shkurorzohesh tri here nga kjo bote, per ta kuptuar se kjo i ngjan nje plake e cila eshte fshehur nen vellon e nuserise.
I dashuri miku im, kur ndjehesh i vetmuar ne mes qiellit dhe tokes,mendo, si ndjehen qielli dhe toka qe te kan ne mes. Toka s'eshte e jotja, por ti je nga toka, prandaj, thuaj ballit le ta puthe token dhe atehere do ta ndiesh dashurine e qiellit. Nese mendja nuk mund ta qetesoi zemren, atehere thuaj zemres le ta qetesoi mendjen, sepse ate qe kerkon mendja e gjen zemra.
Te gjitha vitet qe shkuan i takojne vdekjes. Cdo perendim i djellit eshte po lindje e tij, nese nuk don ta humbasesh kohen, lutju Atij qe eshte betuar ne te.
- O Zot me jap aq mend, ta kuptoj sa i pa mend qe jam.
- Me jap aq dije, ta kuptoj sa i paditur qe jam.
- Me jap aq force, ta kuptoj sa i pa fuqishem qe jam, e kur te ngadhenjej mbi toke,me bej te mos harroj se prap do te behem toke.
- O Zot une qe te kam vetem Ty, i shikoj me dhimbje te gjithe ata qe kane gjithcka qe kan pervec Teje, e cfar mund te ken ata pervec teje?! O Zot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kosovarja
Admin
Admin
Kosovarja


Female
Numri i postimeve : 4833
Age : 38
Vendi : Jashtokësore!
Registration date : 14/08/2007

I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) Empty
MesazhTitulli: Re: I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime )   I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) EmptyWed May 07, 2008 1:02 am

I nderuari Interesant te falenderoj shume per temen vertet ishte shume e bukur dhe me nje kuptim te mrekullueshem ,shpresoj qe edhe herave tjera nuk do na mungojne tema te tilla..

Respekt per ty i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Urata
Përjashtuar
Përjashtuar
Urata


Numri i postimeve : 1894
Registration date : 13/12/2007

I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) Empty
MesazhTitulli: Re: I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime )   I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) EmptyThu Jun 26, 2008 5:20 pm

Kujto..... i dashur miku/ MIKJA im/e

Për ku je nis oj motra ime dashur..

Ulu dhe medito rreth qenies tënde

Mos vallë, të solli ndonjë valë e detit

Apo, rastësisht në mesin e njerëzve ndodhe

Nga erdhe, dhe ku po shkon,

Të lutem, më dëgjo, dhe mos më thuaj, mjaft!

A e din se, ka kohë te gjatë, që për ty mendoj

Për ty lutem, çdoherë që kokën në sexhde vendoj

Mos motra ime, trupin tënd gjithkujt mos ia zbulo

Se bukurinë e ke dhunti prej Zotit, mos e nënçmo

Kujtoi dhe dhuntitë tjera, dhe mendjen e shëndoshë

Thuaj o Zot i gjithësisë, veç ty të falënderoj

Pendimi për ty, asnjëherë nuk është vonë.


E di që ndjehesh fajtore për atë që po bën

Po djalli i mallkuar, veprat po t'i zbukuron

Ruaje veten tënde vetëm për një person

Se të humbet vlera, mbetesh për askënd

Bëhu e fort, e largohu nga ai zakon

se me vepra të tilla asgjë nuk fiton

përveç zjarrit te xhehenemit, që dhimbshëm dënon.


Mos i mbyll sytë para realitetit

e më pas të thuash paskam vepruar si të verbëtit

Le të jetë për ty nesër një ditë, e botës së re

duke i thënë lamtumirë jetës pa fe

ke për t'i sjell vetes lumturi

kënaqësia e të cilës nuk ka kufi

pendohu sa më shpejt, se vdekja nuk garanton

ajo nuk ka mëshirë, dhe hallin nuk ta qan


Në momentin e vdekjes për ndihmë kë do ta kërkosh?!

Allahun e madhëruar apo ata që të shfrytëzuan?!

Fjalë arsye nuk të mbeten të më thuash

zgjatma dorën dhe eja me mua

drejt rrugës së Zotit tënd, që të gjithëve na ka krijuar

edhe zbukuruar...


Edituar për herë të fundit nga Urata në Thu Jun 26, 2008 8:55 pm, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) Empty
MesazhTitulli: Re: I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime )   I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) EmptyThu Jun 26, 2008 6:09 pm

Më falni që nderhyra i nderuar antar Interseant ndrrova pak titullin e temes sepse mendojse se do ishte me mir kshtu që të mos hapet tem tjeter drejtim ,dhe se besoj se edhe për mikesha mund të shkruajm ktu .si dhe të falemnderoj për temen .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
interesant
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
interesant


Male
Numri i postimeve : 606
Age : 38
Vendi : Tokë
Registration date : 11/04/2008

I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) Empty
MesazhTitulli: Re: I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime )   I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) EmptyThu Jun 26, 2008 7:21 pm

Nuk ka aspak problem i nderuari Deli, jam shume i pajtimit qe e keni ndru dhe me pelqen me shume keshtu.

Respekte i nderuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) Empty
MesazhTitulli: Re: I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime )   I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime ) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
I dashuri miku im...(E Dashura mikja ime )
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sali Berisha, miku i ngushte i Serbeve !!
» GJIROKASTRA PUBLICISTIKE MIKU I GJELBER NGA KRISTO STOJA
» Xhelozi ne dashuri!!!
» MILIONA HAXHINJ-MILIONA DASHURI...
» MILIONA HAXHINJ – MILIONA DASHURI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: