Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shqipëria sot !

Shko poshtë 
+7
Sofra
rolling
Euridika
rroni
tom sojer
besim78
aurora jasini
11 posters
AutoriMesazh
aurora jasini
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 21
Registration date : 13/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyThu May 15, 2008 1:00 pm

Pershendetje te gjithe shqiptareve kudo qe jane!
Do doja ta nisja kete diskutim me ju per vec faktin se kam nje pershtypje (qofte shume e gabuar uroj),se ne,(dhe ketu i perfshij te gjithe pa perjashtim duke qene se tema qe do trajtoj kerkon unanimitet per hir te demokracise),nuk dime ti pergjigjemi mire pyetje te rendesishme per jeten e nje kombi:KUSH JEMI,NGA VIJME,KU JEMI DHE KU PO SHKOJME?Sa bukur do te ishte qe pergjigja e te gjitheve te ishte (sikunder,ndoshta e shkenca e historia thone) se jemi nje nder popujt me te lashte te europes,ku qyteterimi ka ekzistuar para se te ''mbinte'' atje ku sot mbreteron,perendim;se jemi nje popull i cili ka kaluar me shume se 13 shekuj lufte per mbijetese,me nje gjuhe autoktone qe nga lindja e njerezimit dhe te shkruar vetem 5 shekuj me pare dhe me nje alfabet 99 vjecar,me copetime e tkurrje trojesh,me dele te zeza e simbole krenarie bese dhe jete nderi,me 50 vjet diktature makabre te tmerrshme dhe deri me sot ne 20 vjet te famshe tranzicioni,por mbi te gjitha kurdohere me nje rini te fuqishme,idealiste qe ka force ta ndryshoje MEMESHQIPERINE e sotme dhe ta ndihmoje ate ne rrugen drejt vendit qe i takon,familjen europiane.
E pra,miqte e mi,sapo vij nga kafeneja bashke me miqte e mi,(jetoj e studjoj ne itali prej dy vitesh),dhe duhet te pranoj se te gjithe flisnin ''keq'' per Shqiperine:''Cfare thonin?'',do te pyesni me te drejte.
Po ja,asnjeri prej tyre nuk e besonte qe Shqiperia po ecen perpara,asnjeri prej tyre nuk e vleresonte marreveshjen e stabilizim-asociimit,marrjen e fteses per hyrjen ne nato,ndertimin e aksit Durres-Morine-Prishtine,Korridorin 10 qe nis nga Shkodra e perfundon ne tepelene e vazhdon me pas npm rrugeve te tjera tepelene-vlore deri ne konispol dhe mbi te gjitha asnje nuk e vleresonte shqiperine si faktor stabiliteti ne rajon dhe nuk vleresonte rolin e saj ne pavaresine e KOSOVES,dhe me e bukura,i drejtoheshin ''kosovarit'' e jo vellait tjeter sepse ''po te ishte aq shqiptar nuk e nderronte flamurin''.
Une me origjine jam picarjote,nje vend shume i bukur ne CAMERI dhe edhe sot po diskutoja me nje vajze came qe beson se CAMI erdhi te zaptoje shqiperine po s'arriti dot ne veri sepse nuk e la MALOKU,ah,gjithashtu akuzon gjyshin e saj per tradheti se vajti i shiti 14 kodrat e tij grekut dhe erdhi te bente pasuri ne shqiperi....
Ka shume e shume fjale te tjera,po e rendesishme eshte qe ata te dhjete e mendonin keshtu...
Une mendoj se SHQIPERIA EHTE NJE VEND I MREKULLUESHEM ME ETJE PER TE ECUR PERPARA DHE PER T'U ZHVILLUAR DHE SE NUK KA FORCE NE BOTE QE MUND TA KTHEJE SERISHT PAS,....
VEC NESH...


A NUK JU DUKET NDONJEHERE SE PAS FJALEVE FSHIHET MIZANTROPIA DHE APATIA?

TE GJITHE THONE SE ''SIKUR TE JETE ASHTU SI THUA DO ISHTE SHUME BUKUR,POR JA QE....''
ASKUSH S'LEVIZ AS MAJEN E GISHTIT...

KADAREJA THA NJE VIT ME PARE:''SHQIPTARE,DUAJENI VEHTEN!''

E KA THE NJE SHEKULL ME PARE I MADHI PASHKO VASA:''SHQIPTAR,MOS RRI PO DUKU...''

I MIREPRES KOMENTET DHE IDETE TUAJA!
JU PERSHENDES PERZEMERSIHT,
JUAJA,
AURORA JASINI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
besim78
Anëtar i ri
Anëtar i ri
besim78


Numri i postimeve : 126
Registration date : 17/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: shqiperia sot   Shqipëria sot ! EmptySat May 17, 2008 6:20 pm

Jane me se te verteta te gjitha keto qe thate me larte,ne çdo moment qe ai vend do te kerkoje te ngreje koke do t'ja dale mbane,halli eshte kur do te vije ai moment.KUR nje klase politike te heqe dore nga interesat e ngushta personale dhe partiake,e te ve mbi to interesin kombetar,atehere ai moment ka ardhur.Ne fund te fundit çdo popull meriton klasen politike qe ka sepse ajo eshte pasqyre e realitetit te perditshem qe jetojme.SHumica e atyre te rinjve qe kane filluar pune te sapo dalur nga fakulteti,mendimi i pare ka qene pasurimi sa me i shpejte.Korrupsioni qe ka perfshire vendin duke filluar nga polici i rruges qe te ndal dhe nuk te leshon pa 5000 lekshin,mesuesit qe jane kthyer ne afarista me lendet e mesimit,bashkite dhe komunat me dallaveret e tenderave,mjeket qe nuk te shohin me sy po nuk pagove,doganieret super hajdute,siç thote populli po nuk u lye rrota s'ecen qerrja,eshte treguesi me i qarte i nje vendi ne agoni.Vetem ne qofte se djemte dhe vajzat me te mire te kombit vihen ne krye te vendit,atehere momenti per shqiptaret ka ardhur,per SHqiperine dite me te mira pas kesaj vijne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aurora jasini
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 21
Registration date : 13/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 10:29 am

besim78 shkruajti:
Jane me se te verteta te gjitha keto qe thate me larte,ne çdo moment qe ai vend do te kerkoje te ngreje koke do t'ja dale mbane,halli eshte kur do te vije ai moment.KUR nje klase politike te heqe dore nga interesat e ngushta personale dhe partiake,e te ve mbi to interesin kombetar,atehere ai moment ka ardhur.Ne fund te fundit çdo popull meriton klasen politike qe ka sepse ajo eshte pasqyre e realitetit te perditshem qe jetojme.SHumica e atyre te rinjve qe kane filluar pune te sapo dalur nga fakulteti,mendimi i pare ka qene pasurimi sa me i shpejte.Korrupsioni qe ka perfshire vendin duke filluar nga polici i rruges qe te ndal dhe nuk te leshon pa 5000 lekshin,mesuesit qe jane kthyer ne afarista me lendet e mesimit,bashkite dhe komunat me dallaveret e tenderave,mjeket qe nuk te shohin me sy po nuk pagove,doganieret super hajdute,siç thote populli po nuk u lye rrota s'ecen qerrja,eshte treguesi me i qarte i nje vendi ne agoni.Vetem ne qofte se djemte dhe vajzat me te mire te kombit vihen ne krye te vendit,atehere momenti per shqiptaret ka ardhur,per SHqiperine dite me te mira pas kesaj vijne.


me the te njejtat fjale e te njejtat argumenete qe me thane miqte e mi....
ceshtja qe po ngrija ishte fakti se a eshte vertete ''agonia'' faqja e vetme e Shqiperise apo une,ti e te gjithe ne jemi tashme te ndergjegjesuar dhe gati per te khyer faqe e per te shkuar perpara?
Une i besoj tezes se dyte...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 11:56 am

Aurora, kur njerez si ti te mos diskutojne kafeneve te botes, sic bejne dhjetra njerez te mire shqiptare, mbi hallet e Shqiperise meme, por te diplomoheshin dhe te vinin ketu per t'u perpjekur per t'i dhene shprese Shqiperise ne rrugen drejt Evropes dhe "Bosit te Ballkanit", atehere do te mund te uleshim per te biseduar mbi te ardhmen.

Kur shikon korrupsionin e shfrenuar dhe se vendi ka rene ne nje grusht njerezish dhe po formohen kastat me baza familjare dhe kur politikanet dhe hajdutet nuk i dallon dot, kur nuk do t'ja dije njeri per njerezi e per Shqiperi, behesh vertet pesimist. Dakord me ty qe nuk duhet te flasim keshtu, por te perpiqemi te shohim nje reze drite ne horizont. Atehere pergjigja ime:

Pa u mbuluar me "nderime" nen pllaka mermeri kjo gjenerate politikanesh nga mosha 40 e larte, ne nuk kemi gje ne terezi. Pangopja, tahmaja dhe oreksi i tyre eshte i pafre dhe perderisa ata kane ne dore vendin dhe politiken qe behet ketu, dhe perderisa edhe vet Evropa nuk eshte plotesisht e qeruar nga dukuri te tilla korrupsioni sepse ne shqiptaret jemi mjeshtra per te te korruptuar, kjo drite jeshile shpresedhenese ne fund te tunelit he per he nuk do te duket. Ecet perpara, por me hapin e breshkes. Mbase clirimi do te vij nga patriotet shqiptare qe Shqiperise nuk i kane munguar, dhe keta patriote mund te jene edhe nga trevat e tjera si psh Kosova.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 12:21 pm

Shqipria sot nje vend shum me prespektiv ne te gjitha aspektet sidomos ne turizem .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aurora jasini
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 21
Registration date : 13/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 12:48 pm

tom sojer shkruajti:
Aurora, kur njerez si ti te mos diskutojne kafeneve te botes, sic bejne dhjetra njerez te mire shqiptare, mbi hallet e Shqiperise meme, por te diplomoheshin dhe te vinin ketu per t'u perpjekur per t'i dhene shprese Shqiperise ne rrugen drejt Evropes dhe "Bosit te Ballkanit", atehere do te mund te uleshim per te biseduar mbi te ardhmen.

Kur shikon korrupsionin e shfrenuar dhe se vendi ka rene ne nje grusht njerezish dhe po formohen kastat me baza familjare dhe kur politikanet dhe hajdutet nuk i dallon dot, kur nuk do t'ja dije njeri per njerezi e per Shqiperi, behesh vertet pesimist. Dakord me ty qe nuk duhet te flasim keshtu, por te perpiqemi te shohim nje reze drite ne horizont. Atehere pergjigja ime:

Pa u mbuluar me "nderime" nen pllaka mermeri kjo gjenerate politikanesh nga mosha 40 e larte, ne nuk kemi gje ne terezi. Pangopja, tahmaja dhe oreksi i tyre eshte i pafre dhe perderisa ata kane ne dore vendin dhe politiken qe behet ketu, dhe perderisa edhe vet Evropa nuk eshte plotesisht e qeruar nga dukuri te tilla korrupsioni sepse ne shqiptaret jemi mjeshtra per te te korruptuar, kjo drite jeshile shpresedhenese ne fund te tunelit he per he nuk do te duket. Ecet perpara, por me hapin e breshkes. Mbase clirimi do te vij nga patriotet shqiptare qe Shqiperise nuk i kane munguar, dhe keta patriote mund te jene edhe nga trevat e tjera si psh Kosova.
diskutimi nisi pikerisht kur thashe qe mezor po pres edhe 2 vjet qe te kthehem ne Shqiperi dhe gjithashtu dua te theksoj se patriotet shqiptare nuk duhen e as ndahen ne patriote kosovare apo cam apo....,por vetem si SHQIPTARE!

gjithashtu pak me siper u tha se cdo popull e meriton klasen politike qe ka ,pasi e perfaqeson...
deri diku e vertete persa kohe tek ne me ligj vota eshte e lire dhe nese 90% prej nesh mendojne se kjo klase nuk ia vlen atehere,votoni,anetaresohuni ne ndonje parti dhe riformohuni....
megjithate une ketu doja te arrija te kuptoja e te bindesha qe rinia shqiptare eshte aktive e jo mizantropike,reaktive e jo patetike,proaktive e jo utopike....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aurora jasini
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 21
Registration date : 13/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 12:49 pm

rroni shkruajti:
Shqipria sot nje vend shum me prespektiv ne te gjitha aspektet sidomos ne turizem .
e mbeshtes plotesisht!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 2:21 pm

Fillimisht e nderuar aurora ,te pershendes dhe me erdhi fort mire qe nja vajze çame eshte pjese e forumit tone ( me beso se shume mire me erdhi )
eh sa i perkete temes te them te drejten i lexova te gjitha shkrimet dhe asaj qe ka shkru i nderuari "ton sojer" nuk e dij se cfar t'i shtoj ...
edhe nuk besoj qe ne rrethanat t'tona vlene thenja "cdo popull ka ne krye ate qe meriton " sepse kjo deshmohet me se miri tek ne shqiptaret , besoj qe meritojme me mire por pse e si rrjedhin dhe rroshen gjerat , eshte histori e gjate
uroj vazhdim te mbare ne teme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 7:21 pm

Ne shqipri nje gje nuk me pelqen se Politikanet sillen shum kauboja para mediave dhe popullit , ata duhet ta kuptojn se nuk jan asgje me shum se sherbetor te popullit e ji kauboja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 7:40 pm

rroni shkruajti:
Ne shqipri nje gje nuk me pelqen se Politikanet sillen shum kauboja para mediave dhe popullit , ata duhet ta kuptojn se nuk jan asgje me shum se sherbetor te popullit e ji kauboja.
kjo ka qene edhe ne kosove, por kjo ndodhe sepse ata e dine se popullin nuk irritohet nga kjo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon May 19, 2008 7:46 pm

Populli ne kosov dhe te gjitha trevat shqiptare e ka dhen provimin e vet atdhetar sa her qe eshte kerku nga ta. edhe pse ende jemi ne gjysm te rruges populli prap do ju pergjigjet thirrjeve liridashese sa her qe kerkohet dhe lyp nevoja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptySun Aug 03, 2008 3:58 am



LUFTA PËR VLORËN

Shkruan : Ervin Qafmolla - Mapo
Shqipëria sot ! U1_vlora
Veç tri ditë, pasi policia tërhoqi zvarrë nga barrikadat, protestuesit që pengonin hyrjen në Pyllin e Sodës të makinerive të Petroliferës, në Vlorë duket të ketë rënë një si kapitje, nga ato që të shtyjnë të kapësh ndonjë karrige në ndonjë cep kafeneje e të shullëhesh me nge në diell. Të paktën, kështu ngjan qyteti në sytë e një të huaji jo-vlonjat që sapo ka bërë disa orë rrugë, apo ndoshta dhe për faktin se është ditë e shtunë dhe njerëzia kanë kapur ritmin e ngadalësuar të fundjavës së një qyteti bregdetar. Gjithsesi, duke qenë në Vlorë, termi më i saktë mund të ishte “gjallëri e përmbajtur”. Gjithfarë njerëzish lëvizin në rrugë dhe kur i pyet për çështjen e Petroliferës e të TEC-it, ia presin shkurt: “Jo jo! Nuk i duam!”. Një pakicë janë lehtësisht më të pavendosur e ngrenë supet, duke thënë se u duket punë me zarar e se kanë të drejtë të dinë ca më shumë mbi këtë punë nga vetë qeveria, e cila duket se nuk i ka begenisur. Por, në një pikë, janë të gjithë të palëkundur. Kërkojnë referendum. Ndonjë qytetar madje, bën një ngjizje të pazakontë të këtij instrumenti demokratik me fantazmat e ’97-ës. “Na panë njëherë se kush jemi! Mos ta gënjeja mendja njeri se mund të lozë me ne si të dojë. Populli vlonjat është gati të ngrihet në çdo kohë”, turfullon një burrë rreth të 70-ave i veshur shik. Përmbi kapelën e tij republike qëndron e fiksuar në qiell, 1912-a e rëndë e Monumentit të Pavarësisë. Ai largohet me kokën lart, duke u lënë pas vetes bronzin e fytyrave të ashpra me mustakë që kanë rrethuar flamurin. Mbi bordurën poshtë përmendores, pas parullave “Vlora Turistike” dhe “Petrolifera Zhduku!”, është shkruar me kuqezi: “PO NA VRASIN!!! ÇOHU VLONJAT”.
Lufta e ftohtë mbi ngritjen e depozitave të La Petrolifera Italo-Rumena në Gjirin e Vlorës, një TEC-i e ca objekteve të tjera ende të paqartësuara, ka rreth tre vjet që zhvillohet në gazeta e ekrane, që kur qeveria Nano dhuroi sipërfaqen që dikur zinte fabrika e PVC-së në Pyllin e Sodës për një euro. Shumë shpejt, projektet e hartat lëvizën e bashkë me to edhe hektarët në letra. Nuk bëhej më fjalë për zonën e ndotur të ish Fabrikës së Sodës, por sipërfaqe të mëdha pyjesh. Më pas erdhën makineritë e rënda, të cilat duke çarë rrugën mes pishave gjysmëshekullore sajuan një kantier. Përplasja gjithashtu, lëvizi nga rreshtat e gazetave në barrikada gomash që digjen, ndonëse ky detaj i fundit mund të ngjajë si një paradoks ambientalist në vetvete.
“Revolucionarët...”
Duke lënë Sheshin e Flamurit pas shpine, veç ca dhjetëra metra më tutje ndodhet selia e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës. Është një ambient i thjeshtë, ndoshta ish dyqan, apo banesë, tani vendi ku arkitektohen reagimet qytetare kundër veprave energjetike në gjirin turistik. Nga muret e jashtme mbuluar me slogane, të mbesin të fotografuara në mendje fjalë të shkëputura nga parullat e shumta: “Vlorë... Rezistencë... Referendum....”. Aty brenda disa të rinj po merren me organizimin e një proteste të planifikuar për të nesërmen. Përgatisin fletushkat për t’u shpërndarë, bëjnë telefonata. Dy djem përkulur mbi një kompjuter shpjegojnë aktivitetin e të nesërmes, pa ia ndarë sytë monitorit. Krejt të qetë, po të mendosh që mund t’i kenë ende të freskëta në lëkurë kujtimet e shpullave e shkelmave të policisë. Të pranishmit në qendrën e Aleancës, kanë qenë ndër 50 burrat e gratë që u dërguan brutalisht në rajon, natën kur rreth 100 policë çanë barrikadën e tyre.
Historia që dëgjohet aty është e njëjta që ritregohet në media prej vitesh tashmë. E megjithatë, duket se deri më sot askush nuk e ka dëgjuar. Dikush tha dikur se “përsëritja është mëma e dijes”. Një cinik shtoi “edhe babai i mërzisë”. Ndërsa në Vlorë, përsëritja me mllef e një shqetësimi që sipas gjasave ka rënë në vesh të shurdhër, shëmbëllen një revoltë në kufijtë e vetëpërmbajtjes. “Është qyteti ynë në fund të fundit – vëren një i ri – a kemi ne që do të jetojmë këtu edhe më pas, ndonjë farë të drejte mbi atë çka do të ndodhë me këtë vend?!” Toni i zërit dhe mënyra e argumentimit janë një dëshmi e qartë: Referendumi nuk është një opsion i negociueshëm. Prej shumë kohësh, Aleanca ka mbledhur jo një, por dy herë, firmat e nevojshme për të zhvilluar një referendum lokal, sikundër parashikon ligji. Por, asnjë përgjigje. Ndërkaq, në zyrën e të shpërfillurve nga qeveritë, gjithçka mban erë revolucion. Megjithatë, bisedat e shtruara nuk mungojnë as këtu.
“Prej vitesh Vlora ka marrë një orientim natyral drejt zhvillimit të turizmit. Ndërtimi i objekteve të tilla do të ishte një shuplakë e rëndë për zhvillimin e qytetit, pavarësisht deklaratave abuzive se do të krijoheshin vende të shumta pune dhe se vetë Vlora do të vilte shuma të konsiderueshme nga ndërtimi i një kompleksi të tillë energjetik”, thotë Sadrit Danaj, sipërmarrës në sektorin e teknologjisë së informacionit, një nga vullnetarët VIP të kauzës për mbrojtjen e gjirit të Vlorës. Sadriti, një djalë i pashëm që tregon rreth të tridhjetave, nuk rrëmbehet në deklarata të ashpra, të cilat i kam dëgjuar sakaq por zgjedh të argumentojë: “Të mos harrojmë se vetë kryetari i Bashkisë së qytetit, i cili sot flet ndryshe, e ka quajtur Vlorën, ‘Mbretëresha e Turizmit’, duke deklaruar se këtë vit që shkoi ne pritëm 296 mijë pushues. Gjithashtu, ai ka deklaruar se vetëm nga tatimi i shtretërve në hotele, u mblodhën 600 mijë euro për këtë vit, ndërsa të ardhurat totale vlerësohen në 7 milionë euro për verën e 2007-ës”. I sigurt në argumentimin e tij, që në fakt është shumë i qartë dhe gati i pakundërshtueshëm, ai buzëqesh tek shton: “A mund të hidhen poshtë këto të ardhura konkrete për disa përfitime të hamendësuara, që mbartin me vete ndotje të ajrit, detit dhe tokës? Pa folur këtu për efektin psikologjik të një oxhaku vigan, të cisternave të naftës që hyjnë në port, apo thjesht të idesë së diku pranë vendit ku një turist pushon ndodhet një kompleks i madh energjetik”.
Shkeljet ligjore
Por përtej ndjeshmërive qytetare dhe përplasjes së argumenteve të makro-menaxhimit dhe atyre demokratike në opinionin publik, ekziston edhe një ballafaqim teknik. Përveç argumentimeve shkencore, ku njëra palë gati sa s’flet flet për Çernobil dhe pala tjetër për ndotje sa marmitat e ca Mercedezëve, mbi të cilat është vështirë të gjykosh nëse nuk je profesionist i fushës përkatëse, ekziston edhe një aspekt ligjor. Sipas dokumenteve që zotërojnë drejtuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, krejt Parku Energjetik (apo Kompleksi Industrial, siç e ka ripagëzuar qeveria), është në kundërshtim me planin rregullues të qytetit të Vlorës, miratuar në vitin 1996 nga qeveria Meksi. Si rregull, në kuptimin urbanistik, ky plan duhet të ishte “kushtetuta e qytetit”. Por mund të mos jetë ky rasti. Në atë kohë në fakt, u kuptua gabimi i ndërtimit të uzinës së sodës në atë zonë, ndaj plani i ri rregullues sanksioni zhvendosjen e zonës industriale larg bregut dhe qytetit të Vlorës, dhjetëra kilometra në thellësi të tokës. Megjithatë, plani rregullues nuk u ndryshua, por thjesht u shkel përmes ripërtëritjes së kapaciteteve industriale, jo vetëm në të njëjtën zonë, por në një sipërfaqe shumë më të madhe se ish PVC-ja. Krejt Parku Industrial (varianti fillestar) nuk zë vetëm sipërfaqen e PVC-së, por të paktën 550 hektarë, pa folur këtu për brezin e sigurisë rreth objekteve. Një element interesant lidhet me faktin trualli i kërkuar fillimisht për të ndërtuar tre blloqe të prodhimit të energjisë, apo e thënë në mënyrë banale 3 TEC-e, ishte 14 hektarë (441.7 m x 344.1 m), por ndonëse TEC-et u reduktuan në një të vetëm, sheshi i ndërtimit i miratuar nga qeverisja lokale ishte sërish 14 hektarë, ndërsa për një TEC vetë qeveria nuk ka llogaritur më shumë se 6 hektarë. Vendndodhja e sheshit të ndërtimit të TEC-it ndodhet pikërisht ku mbaron kufiri i Bashkisë së Vlorës, çka përbën një tjetër koincidencë të çuditshme në vetvete.
Gjithashtu, një tjetër element që është lënë jashtë përllogaritjes së sipërfaqeve që duhen okupuar për Parkun Industrial të Vlorës, janë rreth 7 kilometra të kabllit të tensionit të lartë që do të lidhë TEC-in me nënstacionin e parashikuar larg qytetit. Përposh këtij kablli, nevojitet një hapësirë prej 50 metrash e pabanuar, sipas Aleancës, për të shmangur rreziqet që vijnë nga ndonjë incident apo nga vetë fusha magnetike që krijohet, përgjatë të gjithë 7 kilometrave. Kjo i shton sipërfaqeve të okupuara edhe 70 hektarë të tjerë. Vetë Petrolifera do të zërë 18.3 hektarë si shesh ndërtimi, ndërkaq brezi i sigurisë është përcaktuar 500 metra. Kjo do të thotë se edhe totali tepër bujar i hektarëve të shkruar në letër është bindshëm më i vogël se sipërfaqja reale e mega-projektit energjetik.
Nga ana tjetër, rezulton të jetë shkelur me të dyja këmbët edhe ligji i urbanistikës, i cili thotë: “Të gjitha ndërtimet në territorin e Republikës së Shqipërisë bëhen në bazë të studimeve urbanistike rajonale dhe mjedisore, të masterplaneve, planeve të përgjithshme të rregullimit, të studimeve urbanistike pjesore...” (Neni 4). “Por, çdo vendimmarrje për Petroliferën apo TEC-in është kryer në kundërshtim me Planin Rregullues të Qytetit të Vlorës, ndërsa studime të tjera nuk janë kryer”, thotë Aleanca.
“Jashtë territoreve të urbanizuara lejohen të bëhen ndërtime vetëm në rastet kur ato përcaktohen në studimet rajonale dhe masterplanet e miratuara nga organi kompetent...” (Neni 6). Sipas Aleancës, është miratuar vetëm një vijë përcaktuese e Parkut Industrial të Vlorës në KRRTSH më 19/02/2003.
“Instituti i Studimeve Urbanistike është organi shtetëror në nivel kombëtar që harton studime e projektime urbane të përcaktuara në rregulloren e urbanistikës...” (Neni 13). Por, si për TEC-in, ashtu dhe për Petroliferën, studimi i shesheve të ndërtimit dhe sipërfaqeve nuk ka përfshirë punën e ndonjë arkitekti, por atë të Institutit të Naftës së Patosit, çka përbën një shkelje të rregullave elementare teknike të planifikimit. Kjo faktohet nga dokumenti me emrat e personave që kanë përgatitur projektet me një vizatim teknik të pastërvitur.
“Planet rajonale dhe masterplanet përgatiten për periudha kohore mbi 20 vjeçare, ndërsa planet rregulluese për periudha 10-15 vjeçare. Ato mund të ndryshohen me propozim të organeve të pushtetit lokal, duke motivuar ndryshimin e tyre...” (Neni 37), çka në rastin konkret nuk është bërë prej autoriteteve lokale.
“KKRT-të e Qarkut, Bashkisë dhe KKRT-të e Republikës nuk kanë të drejtë të miratojnë asnjë ndërtim të përhershëm apo provizor, jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara, në territore prona publike. Ndërtimet që mund të bëhen janë vetëm ato të përcaktuara në studimin urbanistik në përputhje të plotë me funksionin e miratuar...” (Neni 62). Në këtë rast, sipas Aleancës, kemi të bëjmë me një shkelje flagrante, sepse zona industriale është parashikuar në anën lindore të qytetit ose në zonën Babicë-Shushicë, ndërsa sheshi i miratuar është në anën veri-perëndimore të qytetit.
“Qytetet, fshatrat dhe qendrat e tjera të banuara që ndodhen brenda kufirit të zonave turistike, bregdetare, liqenore dhe kontinentale, zhvillohen mbi bazën e planeve rregulluese të tyre. Bashkekzistenca me sistemet ekologjike dhe natyrore zgjidhet nëpërmjet studimeve rajonale dhe masterplaneve...” (Neni 68). Në veri dhe veri-perëndim të qytetit të Vlorës është zona e mbrojtur, ekosistemi i lagunës së Nartës deri në lumin Vjosë, ndërsa në jug të qytetit është zona e mbrojtur Karaburuni me Llogoranë. Fakt është se nuk ka asnjë studim rajonal, apo masterplan, i cili të harmonizojë bashkëjetesën midis tyre në një qendër urbane në zhvillim siç është Vlora. Lista e shkeljeve dhe përplasjeve ligjore e prezantuar nga Aleanca është tepër e gjatë, por këto janë disa nga pikat kryesore të argumentimit kundër ndërtimit të Petroliferës e TEC-it në këtë zonë.
vazhdon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptySun Aug 03, 2008 4:04 am

vazhdimi
Konspiracionet e naftës
Gjiri i Vlorës është ndoshta më i përshtatshmi në rajon për të ndërtuar një port të thellë, të aftë për të përballuar një fluks të madh anijesh të mëdha, ku sigurisht interesi kryesor shkon në anën e tankerëve me lëndë djegëse. Në këtë logjikë, nuk mund të ketë qenë i rastësishëm planifikimi i ndërtimit në të njëjtin vend, të depozitave të La Petrolifera Italo-Rumena, terminalin e naftësjellësit AMBO dhe rafinerisë që bënte lidhjen mes kësaj të fundit dhe Petroliferës. Pastaj, një bllok i parashikuar për tre TEC-e dhe një impiant rigazifikimi. Të paktën ky ishte plani fillestar. AMBO (Burgas-Vlorë) duket se dështoi për motive politike në garën me rivalin e saj Burgas-Aleksandropolis. Bashkë me të, për momentin të paktën, shkoi edhe rafineria, ndërsa impianti i rigazifikimit dhe 3 TEC-et me gaz u transferuan në rrethinat e Fierit (ky i fundit njihet si projekti më pak ndotës). Kjo do të thotë se projekti i Parkut Energjetik-Industrial të Vlorës ka mbetur për momentin me depozitat e Petroliferës dhe TEC-in.
Megjithatë, vetë depozitat mjaftojnë për të shkaktuar shqetësim të paktën te konkurrenca brenda vendit. Të prekurit direkt nga ndërtimi i këtyre depozitave do të ishin firmat që disponojnë kapacitete të ngjashme, por shumë më të vogla se ato të parashikuara në projektin e Petroliferës, në portin e Durrësit dhe Porto Romano, zona të cilat janë të cekëta dhe nuk lejojnë lëvizjen e kapaciteteve të mëdha të lëndëve djegëse në rrugë detare. Ndërtimi i Petroliferës rrezikon madje t’i fshijë nga harta rajonale e transportit detar të energjisë këto porte, duke i kufizuar në pika tregtimi të dorës së dytë a të tretë. Ndaj, sipas disa teorive me ngjyra konspiracioniste, të interesuarit mund të kenë gisht edhe në lëvizjet kundër ndërtimit të Petroliferës në Gjirin e Vlorës. Në listën e “sabotatorëve” të projektit përmenden edhe biznesmenët e Vlorës, ndërtuesit në veçanti, të cilët duan ta shtrijnë aktivitetin edhe në zona që i ka okupuar Parku, apo edhe tregtarë lokalë karburantesh të dorës së dytë.
Por, pa dyshim, konspiracioni më i madh mbetet ai i kanadezit, Mikel Çosudovski, profesor i ekonomisë në Universitetin e Otauas, i cili në artikullin “Amerika në luftë me Maqedoninë”, shkon deri aty sa të vërë gishtin mbi qeverinë amerikane dhe gjigantët e naftës në përfshirjen e tyre për nxitje deri në dhunë të veprave energjetike në rajon. Sipas Çosudovskit, për të mbrojtur rrugët e naftësjellësve në Ballkan, qëllimi i Uashingtonit është të vendosë një “mozaik protektoratesh”, përgjatë korridoreve strategjike në Ballkan. “Premtimi i Shqipërisë së Madhe, i përdorur nga Uashingtoni për të ndezur nacionalizmin shqiptar, është pjesë e manovrave ushtarake dhe të shërbimeve sekrete amerikane”, vëren kanadezi. Ai ia faturon luftën mes shqiptarëve dhe sllavëve në Maqedoni, pikërisht ndërtimit të naftësjellësit AMBO. Sipas Çosudovskit, zhvillimi i sferës amerikane të influencës në Evropën Jug-Lindore, në bashkëpunim me Britaninë, mbështet interesat e gjigantëve të naftës, ku përfshihen BP-Amoco-ARCO, Chevron dhe Texaco. Në këtë pikë, sigurimi i kontrollit dhe mbrojtjes së rrugëve të naftës është e një rëndësie të jashtëzakonshme për fitimet multi-miliardere të këtyre sipërmarrjeve. Profesori kanadez vëren se një regjim i suksesshëm ndërkombëtar i naftës është një kombinim i rregullimeve ekonomike, politike dhe ushtarake për të mbështetur prodhimin e naftës dhe nxjerrjen në treg. “Konsorciumi anglo-amerikan që kontrollon projektin e naftësjellësit trans-ballkanik AMBO, i cili lidh portin e Burgasit me atë të Vlorës në bregdetin e Adriatikut, përjashton bindshëm pjesëmarrjen e gjigantit evropian të naftës Total-Fina-Elf. Me fjalë të tjera, kontrolli strategjik amerikan mbi korridorin e naftësjellësve synon dobësimin e rolit të Bashkimit Evropian, duke goditur interesat e bizneseve të BE-së”, thotë Çosudovski.
Ai vëren se politika amerikane për “mbrojtjen e rrugëve të naftës” nga baseni i Detit Kaspik (dhe përmes Ballkanit) u shqiptua nga Sekretari i Energjisë i Klintonit, Bill Riçardson, veç pak muaj para bombardimeve mbi Jugosllavi në 1999-ën: “Kjo ka të bëjë me sigurinë e energjisë së Amerikës. Gjithashtu, ka të bëjë me parandalimin e sulmeve strategjike nga ata që nuk ndajnë vlerat tona. Ne po përpiqemi t’i lëvizim këto vende që së fundmi kanë fituar pavarësinë drejt Perëndimit. Ne do të donim t’i shihnim ato të sigurta mbi interesat perëndimore ekonomike dhe politike, në vend që të merrnin drejtimin tjetër. Kemi bërë një investim të rëndësishëm politik në Kaspik, ndaj është shumë e rëndësishme për ne që harta e naftësjellësve së bashku me politikën të dalin siç duhet.” (cituar në “A Discreet Deal in the Pipeline”, The Guardian, 15 shkurt 2001).
Por, përtej teorive të konspiracionit me armiq të brendshëm e të jashtëm, ku përfshihen nga biznesmenë lokalë deri te Boshti Anglo-Amerikan, Vlora paraqet realisht mundësi të shkëlqyera biznesi, qoftë për naftë, mallra të tjera, apo për turizëm. Këtë e kanë kuptuar të gjithë: investitorët vendas e të huaj, si dhe grupet e interesit, përfshi qytetarët. Në këtë pikë verdikti final qëndron pezull mes këmbënguljes së forcave të kundërta të përfshira në konflikt, sipas rregullave që përtej drejtësisë formale, i diktojnë inteligjenca dhe muskujt. Se kush do të triumfojë, vështirë të thuhet tani. Ama diçka është e sigurt. Lufta për Vlorën ka filluar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyWed Aug 13, 2008 12:06 pm

Sa i perket ekonomis Shqipria sote mendoi se nuk ka patur suksese shtet ne bote aq sa ka aryte shqipria te rindertohet ne keta pak vitetet e fundit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Argent
Anëtar
Anëtar
Argent


Male
Numri i postimeve : 244
Age : 47
Vendi : Ilirida
Registration date : 12/08/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptySat Aug 16, 2008 11:34 pm

Shqipria sote eshte fakti i Gerdecit !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
aurora jasini
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Numri i postimeve : 21
Registration date : 13/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon Sep 29, 2008 12:52 pm

Argent shkruajti:
Sa i perket ekonomis Shqipria sote mendoi se nuk ka patur suksese shtet ne bote aq sa ka aryte shqipria te rindertohet ne keta pak vitetet e fundit .
kjo eshte evertete!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon Sep 29, 2008 1:45 pm

moj shqiperi e shkreta shqiperi
kush te ka qite me kry ne hi
ti ke pas kene nje zonje erande
burat e dheut te thirrshin nane
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon Sep 29, 2008 4:43 pm

VITI 2008 viti qe nuk do te harrohet mbas 1912 kur shqiperia u shpall republik inkuadrimi ne Nato eshte numer 2 urime SHqiperi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 40
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon Sep 29, 2008 8:37 pm

shqiperia sot... e perparuar sipas mendimit tim ka arritur shum rezultatet pzitive sidomos ne fushen e ekonomis dhe turizmit...ka hapa pozitv edhe rrethe luftes kunder korropcionit dhe krimit te organizuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! EmptyMon Sep 29, 2008 8:42 pm

shqiprija ka zhvillim te dukshum ne ifra struktur ne turizum ne ekonomi , dhe asht knaqsi te udhtojsh me vetur naper autstradat e shqipris,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shqipëria sot ! Empty
MesazhTitulli: Re: Shqipëria sot !   Shqipëria sot ! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shqipëria sot !
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Pse largohen intelekualet nga Shqiperia?
» Lajme nga Shqiperia
» PËRSE DY SHQIPËRIA
» SHqiperia NE NATO
» Kur po i bashkojme te gjitha trojet shqipetare !!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: