Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kenga e Hikmetes

Shko poshtë 
+2
Beton
murturi
6 posters
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Kenga e Hikmetes Empty
MesazhTitulli: Kenga e Hikmetes   Kenga e Hikmetes EmptySat Jun 21, 2008 8:56 pm

Ketu bashkombas te nderuar mund ta ndegjoni kengen e Qikes se Hasan Fazlis Hikmetes
Kam deshir na te gjith ta jepin nga nje koment rreth kesaj kenge,kushtuar kesaj ngjarja nder shqiptar,sepse ketu shihet kjart diqka teper burrni nga Hasan fazlija.

Dhe nje pytje nese vajza e juaj do te ishte martuar me nje serb si do te kishit vepru? Si hasan fazlija a po ndryshe.


Kenga e Hikmetes 1

https://www.youtube.com/v/YP1W2cTCZ84&hl=en


Kega e hikmetes 2
https://www.youtube.com/v/yOkFyorxABE&hl=en


Hikmetja

Ne tana ané po jehon burija, ngusht kish ra Hasan Fazlija.
Ngusht kish ra Hasan Fazlija, ju kan shtu oh do derte te kqija.
Oh ju kan shtu do derte te kqija, ne Sarajeve ai po rrin me shpija.
Ne Sarajevé oh Hasani i shkret, jetoj afër dridhet vjet.
Jetoj afër dridhet vjet, me familje e me vellazen te vet.
Ku jetun te part e Hasanit, ne Radish afër Deqanit.


Oh kur u rrit Hasani i ri, shiti toké e shiti shpi.
Shtiti toké e shiti shtepi, dul tu jetu si muhaxhire.
Dul i shkreti si muhaxhire, rrug me rrug ai tu lyp meshire.
Rrrug me rrug ai tu lyp meshire, ne Sarajeve ai ma blev një shpije.
Nis u ngrit e u pasunue, me një boshnjake u martue.
Me një boshnjake u martue, nji jeté lluksoze ai tu kalue.


Nis e u shtu oh familja ti e, djem e vajza plot sa dush ne shpie.
Vajz i kish le i pari femie, si surkadhe pa një te mete ja kan lan emrin Hikmete.
Kur e kreu tet vjeqaren, ju lut babes tje baj qaren.
More babé ti me ndimue, ne shkoll te mesme unë po du me shkue.
Shkollé te mesme po du me shkue, nuk du prej shoqeve me u dallue.
Ne cillen shkolle te dush me hi, te ndimon baba moj bie.


Fjalën vajza po ja dredh e, medicinen babé e kam zgedh.
Medicinen babé e kam zgedh, nis Hasani e po buzqesh.
Nis Hasani e po buzqeshe, moj Hikmete moj sokoleshé.
Oj Hikmete oj sokoleshé e, do të bahesh moj doktoresh e.
Do te bahesh moj sanitete, te uron baba shum suksese,
ne shkoll te mesme e ne fakulltete.
Shkolla e mesme e fakullteti, ne qoft se i kryn i ki për veti.


Vetëm një qe bi mos e harro, kabe dijen e mos e lesho.
Mos te hin vetja për me u begenije, se jet pa shkoll e pa shtepije.
Jet pa shkoll e pa shtepije, oh jet pa prind e jet pa vllaznije.
Jet pa burr e jet pa femie, jet pa prag e jet pa voter,
jet pa shoqe e jet pa motër. Jet pa shoqe e jet pa motër,
jet pa te mirat qe shtrohen ne sofer.
jet me te kendu qyqja ne voter. Jet pa mend e nuk mundesh me i gjet,
jet pa shpirt edhe jet pa jetë, shka e mjellish oh e korr veté.


Edhe një gja bié po të kshilloj, hatariné ty nuk ta duroj.
As një qejf ty s'ta pengoj, oh veç marriné nuk ta duroj.
Me çdo kendé me qu dashni, nuk ban mir e s'ke dobi.
Kur te vjen puna deri aty, gjeje një, po burr zotni.
Mos te jet tjetër, por vetëm djali i ri, t´jet i pastër sikur ari.
Le të jet një bir shqiptari, tjetër kané baba nuk ta do,
oh ndryshe baben e damton.


Ruju te keqes mos te bahet ves, me gjithkan mos më lidh bes.
Se i pa besi te mashtron, ta humb jetën për gjithmon.
Për shok te jetës dhe për gjithmon, një shqiptar ta kisha dhané.
Qysh na thot kanuni i t´parit, ti e mer një zog shqiptarit.
E ti kur nuk më merr ksi lloj, jetën time se bën loj.
Pak mahi e pak pernime, oh ja ka than do fjal me vendé.


Babes vet qika po ja kthen, i kan ra do pika lot.
Oh more babé ti mu shka me thé? Hala jam, po thot e re.
Kur t´më vjen koha për burr, pa qejf ténd nuk martona kurr.
Nuk ta humbi ty fetyren, qysh t´me thujsh do ta kry detyren.
Ja ka dhan besën e zotit, oh ne toké i rané do pika te lotit.


Sa për mallshem po i thot Hasani, perhajr shkollën bijes ai ja bani.
I uroj shum dituri, u dané te knaqur babé dhe bié.
Deri në fund ai i ndimoj, çdo deshir bijés ja plotcoj.
Vajza shkollën oh kur e kreu, babés vet shpinen ja ktheu.


Shkeli besën oh qe e pat dhané, shkeli babén dhe shkeli nané.
Shkeli mundin se ne drit e qiti,shkeli veten se nuk diti.
Me Doktor zemren e ngjiti,45 vjeqar, ishte i vjetër dhe beqar.
Tjetër kombé dhe tjetër faré, katër her ishte i martum,
katrat i hiken e lané te vetmum, katër gra i ka lan sokakéve,
o i ka leshu për mendje te madhe. Tash i erdh radha Hikmetés,
për me zgjedhj shoqe te jetës.
Né Aleksandrin u dashurue, leku i zi e ka mashtrue.
E mashtroj ai leku i zi, oh e murr Aleksandri edhe e çoj ne shpi.


Oh qysh kané thané e qysh kané kallxue,
Nana e veté e ka msitnue, e msitnoj ja humbi jetën,
humbi burrin dhe Hikmeten.
Aleksandri dhe Hikmetja jané pajtue, Sarajeven për me leshue
për me pshtu me faqe te bardhe, paskan shku ne qytetin Zar,
Dallmaci atje ne bregdeti, oh shkoj Hikmetja dhe shkoj Aleksi.


Kan gjet pun dhe kan gjet shtepi oh tu jetu për mrekulli
Kur mur vesh Hasan Fazlija, për tradhtin qe ja bani bija
si ti ra qielli permbi, si ta leshoj toka perfundi
lotet e ti rrejdhshin si ujt e lumit, ju kan keput shpresat e jetës
oh qysh Hikmetja lujti bese?


Fort mërzit jish kané Symeri, oh nja dy fjal ja ka than ai i mjeri
Hajt bre bacé ti mos ki dert, se keté pun do ta nreqi veté.
Shkon Hasani tu mendue, tu ba plan e tu kujtue.
Ah me doktorin me luftu, a me te me u miqasu?
Me luftu s'po lejon pushteti, oh me u miqasu s'të lejon adeti!


Kur një dité e dhezi kerrin, trup e trup e kaloj sherin.
Sarajeven e krejt qytetin, e la Bosnen dhe msyni detin.
Pak pa shku more ne bregdeté, u taku me një shok te vet,
me Zeq Berishen esht takue, oh Hasan ku je tu shku?
Qe ne Zader po du me shku, atje bija me esht martu,
tash po shkoj me vizitu, me doktorin me u taku, athu mundet më me sheru
jam smu keq nga anemia, më ka smu dhrandi dhe më ka smu bija
tash po kesh Hasan Fazlija, oh jo prej qefit po nga merzija.


Hajd Hazan se me ty do të vi!
Oh nuk muj ty Zeq aty me te shti.
Besën Zeq ty pra po ta japé se ne shpi tané te kthej prapé,
po të baj be ne perendi oh ty po të mar veç me hek merzi.


Të dy shoket, more ne Zader kan hi.
Pasken shku ne një Hotel me pi.
Shpejt e shpejt Zeqa u qu, te Aleksi paska shku.
I ka marr burr edhe gru, te Hasani i paska qu,
kur po i sheh Hasan Fazlija, ka po i vjen dhandri edhe bija,
e kan rrok do dridhme te kqija.
Ja ka lshu dhandrin një sy, gjaku i ftyres ju ka nxi,
u mërzit edhe e shikjoj bin, zort e barkut ju perzin.
Ja dha doren me pretes, shka me ke ba moj e pa bes,
ti me banen ke hi ne haké, qysh e more keté burr plak?
Ti me qite ne flaké te barotit, ka me te vra moj besa e Zotit.
Pasha até gjakun e Kastriotit, pasha trimin Skenerbe,
i pa besi nuk ka mem pre, me ke pre ti se te kam pas bi,
te ligit shpinen sja kam kthy, fol moj Hikmete qysh po thu,
oh e hupe veten dhe me hupe mu.
fla fla fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kenga e Hikmetes Empty
MesazhTitulli: Re: Kenga e Hikmetes   Kenga e Hikmetes EmptySat Jun 21, 2008 9:24 pm

Pergezime per kete teme murturi

Te ,martohet me nje Serbe ?

Me Sakic e kisha bere Copa nuk e kisha vra se do te me dhimbte edhe nje plumbe.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Kenga e Hikmetes Empty
MesazhTitulli: Re: Kenga e Hikmetes   Kenga e Hikmetes EmptySat Jun 21, 2008 9:49 pm

Hasan Fazlise dhe Kënga e Hikmetes-per shkarkim !

Kënga e Hikmetes 1
http://www.stublla.de/mp_3/hikmete1.mp3
Kënga e Hikmetes 2
http://www.stublla.de/mp_3/hikmete2.mp3
Kënga e Hikmetes 3
http://www.stublla.de/mp_3/hikmete3.mp3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
luan mreti
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 1007
Registration date : 15/04/2008

Kenga e Hikmetes Empty
MesazhTitulli: Re: Kenga e Hikmetes   Kenga e Hikmetes EmptySun Jun 22, 2008 12:14 am

ah kimete kimete pse u martove me shkaun. si e lupe dhe e gjete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
STUPCAT
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Male
Numri i postimeve : 626
Age : 43
Registration date : 17/09/2007

Kenga e Hikmetes Empty
MesazhTitulli: Re: Kenga e Hikmetes   Kenga e Hikmetes EmptySun Jun 22, 2008 2:49 pm

kjo osht nje kang a po nje histori e vertet qe kontart te folklorit ton shqiptar me emrin bit e sefes apo bit e sef mleqanit ja kan kushtue hasan fazlis si pas hitoris te vertet
hasan fazlija e tregj veten si nje burr i vertet qe punoj tegjith jeten per familen dhe veqant per femijet e vet per me pas nje jet sa me te mir dhe gruja e tina qe ka qen boshnjake e mashtroj dhe ja mushi menjen vajzs tyne hikmetes dhe aja u dashuru ne nje shka qe ka punu si doktor
dhe masi ndodhi kjo pun hasan falija u tregu teper njeri i meqem dhe shkoj per me bisedu me vajzen e vt per te marr prap ne shtepi por aja nuk e ngoj baben e vet dhe ja pruni punen babes vet me i vra ata dyt dhe veten ne fund
un sa per veti jam i kallt mas folklorit ton qe e dua mas shumti osht nje muzik qe tregohet historia jon ne tela te sharkis e qiftelis por ne kohe e sodit ka humber si do mos rinija e sodit nuk e ndegjojn hiq pak shum ka prej atyre qe e ndegjojn pra vetem vazhdoni osht nje te shummm e qellume per ksi lloj tema un jap maksimumin tim per ksi lloj tema per me bisedu mujna edhe me bisedu edhe per tjer kang tjera qe ka folklori jon nese doni pra ju pershendes dhe kaloni saa mir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
echo
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1470
Age : 34
Registration date : 29/05/2008

Kenga e Hikmetes Empty
MesazhTitulli: Re: Kenga e Hikmetes   Kenga e Hikmetes EmptySun Jun 22, 2008 3:05 pm

kenge palillje ketu pershkruhet vetyem nje familje e degjeneruar pffff
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Kenga e Hikmetes Empty
MesazhTitulli: Re: Kenga e Hikmetes   Kenga e Hikmetes EmptySun Jun 22, 2008 6:58 pm

echo shkruajti:
kenge palillje ketu pershkruhet vetyem nje familje e degjeneruar pffff

fla

Me vjen keq per at qe keni shkruar po jo per at qe mendoni? fatkeqsisht Historit e SHQIPTARVE KAN MBETUR VETEM NE KENG,dhe per ket sdueht per t eardhur keq se kesi lloj fati kemi pas por e kaluara e Shqiptarve ka qen me plot te mira dhe te kqeija ,por ma e keqja me shum te meta,prandaj ketu nuk esht diqka qe dueht mshefur,Un apo Ti ,secili i dijm t emiren dhe te keqen por jo njesoj?Nuk mund te mos e vlersosh nje ngjarje historike jo mistike ne nej menyr sia e thua ti por kjo qensore , edhe pse kjo ngjarje ka qen nder ngjarjet e kohes se captimit te kombit shqiptar ,coptimit te familjeve te cilave ju kan nenshtrua obligimet jetsore ,per nej jet me te mir dhe per nje te ardhem si te tjeret.
Ket ngjarje shihet mir se si nje njeri patriot esht martuar,me nej grua jo shqiptare dhe perball krizave jetsore mesi ka mbietuar ,por morali dhe nderi i Kryefamiljarit qe ka sakrifiku gjithqka per te ber se paku nej familje,sa do qoft atij i ka dshtuar dhe por nderi dhe Njenjat komtare ku esht rrit dhe esht frymzu nuk e kan lan te poshtrohet dhe ka lind dhe ka vdek si shqiptar,edhe -pse a jetes nuk i dihet nga te qon dhe qka te sjell me gjith ato skamje e hjeka per nej jet me te mir,se paku nje harmoni shpirtnore Shqiptare .
fla


Per mendimin tim HAsan Fazlija ka len nej histori me nje dmth te vlershem dhe te ndershme per ata qe e kuptojn dhe e qmojn,se ketu shihet kjart ,pakjdesija e tij marteses me te huaje dhe mos perkushtimi jo i madh apo jo sa duhet ndaj femis,qe nje herit esht edhe KRENARI SHQIPTARE fla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Sponsored content





Kenga e Hikmetes Empty
MesazhTitulli: Re: Kenga e Hikmetes   Kenga e Hikmetes Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kenga e Hikmetes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kenga e Aziz kelmendit
» KËNGA JONË DHE POZITA E SAJ
» Këngët Labe
» Përmbledhje poezishë nga Poet të ndryshëm.
» KENGA I LE VENDIN KENGES (Poezi nga Jorgo S.TELO)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Muzikë-
Kërce tek: