Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE

Shko poshtë 
+15
paioni
feratkoca
forca1
MUHAMETII
Ago Muji
Luki
Xili
xhavo_
Beton
Mergimtari
rroni
genta
rolling
eri M
zeriatdheut
19 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptyFri Jun 13, 2008 9:42 am

Mergimtari pyeti
Pyetja vjen : Kur do zgjohet populli nga kjo anestezia qe daton prej vitit 1989 ? (prej dite ne dite perkrahja per kete parti po shuhet , sepse disa e kane kuptuar mire se kush ka qene I.R)



Per mua nuk eshte me rendsi se a do zgjohet ose a do kthjellet ndoher nje pjes e vogel e popullit qe ende po mbron politiken qe mbjelli frige dhe vetem frige mbi shqiptaret

Eshte me rendsi se si te dalim nga keta binar nga kjo rruge qe sipas mendimit time do na qoj ne nje luft te ardhsne te pa shmangshme dhe normal te pa deshiruar , une personalisht jam ndier shum keq at dit kur ne kuvendin e Kosoves u aprovu dhe u ndegju himni i ri i Kosoves , seriozisht jan ka na shkombetarizojn me te madhe qe nuk dihet se ku do ndalen ,keto pergjegjesi do i ngarkohen eksluzivisht Hashim Thaqit , qe un mendoj se po vazhdon rrugen e Rugoves , per dallim shalla po i mungon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 11:12 pm

Ata qe kishin qene te Organizuar ne Ekipin e madhe,qe punonte per ta Kriminalizuar Luften e UÇK,pra z.Haraqija dhe Z.Bajrush Morina,rane vet ne humneren qe vet e kishin ngritur,per ta varrosur UÇK.Ky Gr.i bashkpuntoreve te larte te UÇB,pas gjitha atyre te kqijave qe i kishin bere Kombit te tyre,dhe pas gjithe asaj Lufte speciale qe kishin bere kunder Luftes se UÇK,ne fund rane vet ne Gropen qe na e kishin ngritur Neve.
Besoje se nuk duhet ndonje fakt tjeter,pos keti qe e ka permendur Haga,sepse logjikisht,askush nuk ka pas qasje ne deshmitare,kunder Komandanteve te UÇK,pos ketyre qe edhe vet i kane pergatitur per nje marifet te tille.
Ka shume detaje qe Haga i ka kursyer,sepse Haga deshirone qe edhe shume prapaskena qe i jane bere UÇK,i ka arkivuar,dhe per nje distanc kohore do ti mbaje te konzervuara,sepse Ajo deshiron qe ta mbroje edhe vetveten,dhe bemat e saja te zeza,sepse edhe Hetuesit,Prokuroret si dhe Gjygjtaret e Hages,jane sherbetore te Drejtesis,qe ne disa raste ka qene e mveshur,me se paku me drejtesi.
Haraqija dhe Bajrush Morina jane dy protagonist tragjikokomik te Kombit tone,te cilet duke qene antare te Familkjes se Kombit tone,e kane fyer dhe e kane poshtruar gjakun e ARBRIT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 11:21 pm

Vizionariteti dhe heroizmi i Adem Jasharit - unikal në histori



Kur e kam parë bunkerin e Adem Jasharit në kodrën përballë shtëpive të Jasharëve, e kam kuptuar se ai njeri e ka ndjerë se është me mision të veçantë në jetën e këtij kombi. Adem Jashari është strehuar në atë bunker plot tetë vjet, prej vitit 1991, me durim e besim të cilin ne njerëzit e zakonshëm as që mund ta imagjinojmë. Njeriu që ka zgjedhur të jetojë në bunker, ka besuar absolutisht se një ditë do të dalë fitimtar, përndryshe do të ishte e pamundur që të strehohej aty, vetëm disa qindra metra larg shtëpisë, larg vatrës. Prandaj, vepra e tij ka koherencë të plotë vizionariteti dhe heroizmi. Përmasa e saj është më e madhja në historinë e derisotme të kombit shqiptar. Po mos t’i kishte atë përmasë, ajo nuk do të shkaktonte atë tërmet që shkaktoi në botën shqiptare dhe atë lëvizje radikale në gjeopolitikat rajonale e globale. Protestat masive në qytetet e Kosovës, krijuan imazhin se UÇK-ja kishte përkrahjen e mbarë popullit shqiptar në Kosovë. Ngritja në këmbë e diasporës shqiptare, e cila u bë epiqendra e ndihmës financiare dhe e rekrutimit të luftëtarëve , ishte një moment pothuajse unikal në histori. Ata shqiptarë që pushtuesi i kishte dëbuar nga atdheu me shpresë se po i hiqte qafe dhe po e përmirësonte “kartën demografike” në favor të Serbisë, tash ishin shtyllë e luftës çlirimtare dhe po i mbushnin radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë me luftëtarë. Solidariteti kishte përfshirë edhe shqiptarët në Shqipëri dhe në viset shqiptare të mbetura nën pushtuesit sllavë. Ishte një lëvizje kolosale, e cila shpalosi përmasat emocionale të kombit shqiptar. Por, kjo nuk la pa përfshirë as botën demokratike dhe faktorët relevantë ndërkombëtar, të cilët ishin të vetëdijshëm se çfarë trendësh destabilizuese mund t’i rezervoheshin rajonit dhe mbarë kontinentit.



Lufta e UÇK-së ndihmoi edhe për rrënimin e skemës paralizuese të vendimmmarrjes në Këshillin e Sigurimit

Lufta e intensifikuar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me një shpejtësi të rrufeshme u bë një forcë e pazhdukshme ushtarake, shkaktoi lëvizje të mëdha edhe në gjeopolitikën rajonale. U aktivizuan aleanca të vjetra e të reja ndërmjet shteteve sllave, të udhëhequra nga Rusia, për të mbrojtur politikën serbe të agresionit gjenocidal kundër popullit shqiptar të Kosovës. Jelcini e Millosheviqi nënshkruan marrëveshje dypalëshe, me ç’rast presidenti rus pati deklaruar se ata nuk duhej të harronin se ishin “vëllezër sllavë”. Ajo marrëveshje bllokoi për një kohë edhe faktorët perëndimorë. Nga ana tjetër, Greqia u aktivizua në rolin e Kalit të Trojës, duke futur huti e tradhti në të katër anët, përfshirë edhe segmente të politikës në Shqipëri. U bënë përpjekje që të mbahej Kosova në një variant pushtimi, në mënyrë që të mos shfaqej si një njësi gjeopolitike rajonale, e cila do të krijonte ekuilibra të rinj gjeopolitik, me prezencën e NATO-s në truallin e saj. Mirëpo, ishte e pamundur që të ndodhte kjo, ngase përplasja ndëmjet Serbisë dhe Kosovës ishte për jetë a vdekje. Pas heroizmit legjendar të Adem Jasharit dhe forcimit të ushtrisë së tij, nuk kishte më forcë që t’i bindte shqiptarët që të pranonin gjendjen e pushtimit, për hir të ruajtjes së ekuilibrave tradicionalë gjeopolitikë. Nga ky aspekt edhe mund të thuhet se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka krijuar realitete të reja gjeopolitike, duke legjitimuar prezencën e NATO-s në këtë rajon me mandat legjitim ndërkombëtar.



Intervenimi i NATO-s kundër caqeve ushtarake serbo-jugosllave cimentoi unitetin e Aleancës, në pesëdhjetëvjetorin e ekzistimit të saj, duke i dhënë dimensione të reja. Përveç testimit të kohezionit të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian, lufta e UÇK-së ndihmoi edhe për rrënimin e skemës paralizuese të vendimmmarrjes në Këshillin e Sigurimit, ku ishin testuar skemat bllokuese me veto në periudhën e Luftës së Ftohtë. Kosova dha provën se intervenimi mund të bëhej edhe pa pyetur Rusinë e Kinën, gjë që konfirmoi se pas mbarimit të Luftës së Ftohtë, e vetmja superfuqi e botës ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.



Një mesazh vëllazëror



Krejt në fund: lufta çlirimtare e popullit shqiptar të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është kapital i pazhdukshëm në historinë e këtij vendi, Njëherësh është argumenti më i fuqishëm për pavarësinë e tij. Rrjedhimisht, vlerat e kësaj lufte do të duhej të ishin mbrojtur tashmë me rezoluta e me ligje, sepse duke i mbrojtur ato vlera, Kosova mbron të ardhmen e vet si vend i lirë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptyWed Oct 08, 2008 11:22 pm

Në ditën e paraqitjes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një varrim në fshatin Llaushë të Drenicës, janë ndërlidhur disa nga elementet themelore të cilat i japin kuptim sublim historisë më të re të Kosovës. E para, ishte 28 nëntori, festa kombëtare shqiptare, e cila ka fuqinë të madhe integruese në historinë e këtij kombi. E dyta, pikërisht në këtë ditë po paraqitej publikisht guerilja shqiptare që do të shndërrohej në një ushtri çlirimtare, e cila do të arrinte përmasat kolosale të shndërrimit në aleat të NATO-s dhe në faktorin e çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb. E treta, në atë varrim ishin mbledhur rreth 20.000 shqiptarë për t’i bërë nderimet e fundit një mësuesi që kishin vrarë forcat pushtuese serbe në shenjë hakmarrjeje, për një disfatë që kishin pësuar në përballje me luftëtarët shqiptarë. Dhe e katërta, reagimi i pjesëmarrësve të atij varrimi, kur u paraqitën tre luftëtarët e UÇK-së, ishte çelësi i ngjarjeve të ardhshme: edhe pse nën një rrethim të hekurt policoro-ushtarak serb, rreth 20.000 njerëz u ngritën në këmbë dhe filluan të brohorasin “UÇK”, me një vendosmëri fascinuese. Ishte një mesazh i fortë i tyre. Mesazhi ishte se aty e tutje do të rreshtoheshin pas kauzës së luftës, meqë të gjitha përpjekjet paqësore kishin shteruar. Jo se shqiptarët nuk kishin treguar devocion për zgjidhje paqësore, po ngase konflikti shqiptaro-serb për Kosovën nuk mund të zgjidhej pa luftë, aq më parë kur në krye të Serbisë ishte një kriminel i përmasave monstruoze, sikundër ishte Sllobodan Millosheviqi, i cili urdhëronte edhe vrasjen e mësuesve dhe të fëmijëve.



Fillimi i daljes nga letargjia dhe nga narkoza e politikes kapitulluese



Tre luftëtarë të rinj, njëri prej të cilëve mbante një maskë në fytyrë, kishin arritur të nxitnin një katarsë fantastike te 20.000 njerëz përnjëherë, dhe të qindra mijëra të tjerëve më vonë. Perceptimi dhe përjetimi aq dramatik ndodhi ngase zhgënjimi kishte prekur shtratin e gurtë të durimit dhe ishte në të perënduar iluzioni se pavarësia do të arrihej me pazare nënçmuese të disejnuara nga organizata të dyshimta fetare si ajo e Shën Exhidios. Kufoma e sapovarrosur e mësuesit Halit Geci u kishte dëshmuar të gjithë shqiptarëve se ata vetëm sa prisnin radhën e plumbave të vrasësve serbë, ndërsa nga ana tjetër, tre luftëtarët shqiptarë me emblemat e UÇK-së në krahë, u kishin treguar të vetmen rrugë se si mund të shpëtonin nga poshtërimi për gjallje dhe nga vdekja, që për ta ishte planifikuar në zyrat e skëterrshme të Dedinjes. Brohoritja instiktive e 20.000 pjesëmarrësve të varrimit të Halit Gecit, shënoi fillimin e daljes nga letargjia, nga narkoza e politikës kapitulluese.



Pas një indoktrinimi dhjetëvjeçar me politikën paqësore, fatkeqësisht ishte e domosdoshme një tragjedi kolosale për të kthjelluar ndërgjegjet e turbulluara të shumicës së njerëzve shqiptarë. Dëshira e tyre për të pasur një zgjidhje paqësore, pa viktima, ishte thellësisht njerëzore. Por, edhe krejtësisht iluzore. Pavarësia e Kosovës nga Serbia, me mjete paqësore, duke qenë një kriminel si Millosheviqi në krye të saj, i cili i kishte vrarë me një plan sistematik rreth 250.000 boshnjakë në një agresion të armatosur kundër Bosnjë e Hercegovinës vite më parë, ishte një dëshirë, por vërtet edhe një mashtrim i madh. Krijimin e një projekti fisnik dhe atdhetar për pavarësinë e Kosovës dhe arritjen e saj me mjete paqësore, e kishte idejuar dhe projektuar elita intelektuale e shqiptarëve të Kosovës, por prej saj kishte dalë një psudoelitë politike, që ishte shndërruar në uzurpator të projektit. Pra, nuk mund të mohohet se elita intelektuale kishte meritat e veta për përgatitjen e popullit për të përqafuar projektin e pavarësisë së Kosovës. Por, intelektualët ishin mjaftuar me proklamimin e projektit. Derisa intelektualët ishin tërhequr në “punët e veta”, për shkak të trysnive të projektuara të regjimit serb, ( i kishte lënë pa punë e pa mjete për jetesë), pseudoelita politike ishte gozhduar në deklarata verbale, pa krijuar asnjë mekanizëm efikas për realizimin e politikës së proklamuar, e aq më pak për ndryshimin e saj në drejtim të një lëvizjeje që përdor edhe luftën për arritjen e objektivave të saj. Kishte ardhur deri te një vetëbllokim i shqiptarëve, ku me një propagandë mazohiste, gjoja të denoncimit të krimeve serbe, ishte krijuar përfytyrimi i frikshëm për pathyeshmërinë e shtetit serb. Në një ambient të tillë deprimues, edhe kishin filluar lojërat me marrëveshje separate si ajo për arsimin ndërmjet Millosheviqit e Rugovës në vitin 1996, e cila do t’i hapte rrugë riintegrimit nëpër dyer të vogla të Kosovës në Jugosllavinë e mbetur.



Argumenti që krijonin luftëtarët e padukshëm për shqiptarësinë e Kosovës ishte më i madhi.



Mirëpo, aksionet e luftëtarëve shqiptarë që ishin emërtuar me një emër shumë ambicioz , Ushtria Çlirimtare e Kosovës, filluan të thyejnë klishenë e ngurtësuar se armata dhe policia serbe janë të pathyeshme dhe nuk i merar plumbi. Skenat nga varrimet e policëve serbë, të cilat i transmetonte TV Beogradi për të mobilizuar kombin serb për qërimin definitiv të hesapeve me shqiptarët e Kosovës, megjithatë tregonin se në Kosovë vepronte një forcë guerile, e cila kishte për qëllim dëbimin e Serbisë nga Kosova dhe të promovonin shqiptarësinë definitive të këtij vendi. E drejta, intelektualët e angazhuar dhe shumica e politikanëve shqiptarë ishin munduar të argumentonin shqiptarësinë e Kosovës me argumenta shkencorë, duke përthekuar epokat, që nga antika ilire e deri në ditët tona, por argumenti që krijonin luftëtarët e padukshëm për shqiptarësinë e Kosovës ishte më i madhi, kryesori. Mund të relativizonin përmasat e krizës organizatat ndërkombëtare deri në nivelin të autorizonin një organizatë e dyshimtë si Shën Exhidio që të mirrej me Kosovën, por kishte një forcë që nuk pyeste për ato relativizime e falsifikime. Në këtë dritë, përkrahja frenetike e 20.000 njerëzve në varrimin në Llaushë, u dha sinjalin edhe kancelarive europiane se nuk mund të kishte një zgjidhje me marrëveshjet qesharake të Shën Exhidios.



Katër muaj pas paraqitjes publike të luftëtarëve të UÇK-së në varrimin në Llaushë, heroi kombëtar Adem Jashari, me qëndresën e tij legjendare, vulosi fatin e luftës dhe fatin e Kosovës.. Rënia heroike e tij dhe e shumicës së anëtarëve të familjes Jashari, krijoi homogjenizimin e paparë deri atëherë në historinë e kombit shqiptar. Një komb i tërë u shkund nga përhumbja dhe nga përgjumja dhe u vu në gatishmëri për luftë kundër pushtuesit serb. Protestat e mëdha shqiptare tronditën letargjinë e metropoleve europiane, protestat në përkrahje në UÇK-së trandën edhe popullsinë e gjerë shqiptare, e cila kishte përjetuar dhembje deri në palcë.



Më 9 mars 1998 u mbajt Mbledhja e parë e Grupit në Kontaktit në Bon, ku filloi skicimi i politikës së Fuqive të Mëdha në drejtim të Kosovës, e cila do të zhvillohej deri në nivelin e Konferencës Ndërkombëtare të Rambuje- Parisit, të intervenimit ushtarak të NATO-s dhe të instalimit të administrimit ndërkombëtar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptyFri Oct 31, 2008 9:07 pm

UCK u prit jashte zakonishte mire nga populli sepse e shifte si shpetimtare te dinjitetit kombetare kurse per Titistet ishte tmeri e ju hoqem kafshaten nga goja atyre gjake piresave
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptyFri Oct 31, 2008 9:09 pm

O\Jon kan o Zeri i Atdheut do titista do azem vllasa do ibrahim rugova, pjell e qubrilloviqit e rankoviqit, po atyne sjav ka rras kerkush edhe pse dom shum kan bo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptyFri Oct 31, 2008 10:08 pm

O mos umerzit Ago Muj se deri sa te ket djem SHqiprija edhe liqene hajte se ja bejm dyqysh hahaahaah
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySat Nov 01, 2008 1:53 am

Fatmiresisht UCK eshte prite mire nga populli, por jo edhe nga disa politikane qe nuk kane pase deshire te u prishet rehatlleku me serbet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySat Nov 01, 2008 5:10 pm

në Fillim UÇK-në ëndërronin ta shihnin njerezit e qyteteve
por kur doli haptazi dikush e priti me duartrokitje dhe u prit mire nga populli
po disa Njerez nuk e priten edhe mire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
forca1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 88
Vendi : GJERMANI
Profesioni/Hobi : PILOT
Registration date : 13/01/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySat Nov 01, 2008 5:27 pm

Une mendoj vetem nje per UCK-ne edhe ter antareve te kesaj Organizate::
----FALENDERIM I PAKUFIZUESHEM-----

fatekeqesisht keshtu nuk mendojn te gjithe shqipetaret.

PO te kishte UCK-ja perkrahjen e ter shqipetareve 100% nuk na kish duhur NATO me e fitu ket luft , metutje edhe Presheven Medvegjen dhe Bujanofcin e kishum shkeput nga Hasmi....

JU PERSHENDES.......
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySat Nov 01, 2008 9:51 pm

FORCA 1 ja ke ba si nderkombetart, UCK seshte organizate por USHTRI.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
forca1
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Male
Numri i postimeve : 88
Vendi : GJERMANI
Profesioni/Hobi : PILOT
Registration date : 13/01/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySat Nov 01, 2008 11:46 pm

Ago Muji nuk di se nga cila pjese e shqiperise etnike je por mbasi po e lyp po ta tregoj se cfar dmth-nje ka Organizata.

Organizate= Nga Fjalija (Organ) = Nje subjekt.

Ushtrija esht nje Subjekt shtetnor (Nje Grup, ) i cili e ka perdetyre te veproj siq vine Urdherit.....

Ushteri= Organ Shteteror........

....ps: shoku kam lexuar komente tuat ne ket forum (besoj se e ndjen vehtend Patriot) por nuk besoje se je ma Patriot se une KURR...

me rrespekt...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySun Nov 02, 2008 1:47 am

lufta e UÇK-se ishte nje lufte e drejt pra edhe e shenjte sepse ti dilet armikut 95% me te forte nga altileria sepse nga morali me te forte kemi qene ne dhe eshte diqka e shenjet por populli e priti ate jo ne menyren qe meriton UCK-ja pra ishte dashur qe ta priste me mire se qe eshte pritur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
feratkoca
Anëtar
Anëtar
feratkoca


Male
Numri i postimeve : 294
Age : 35
Vendi : Shqiperi/Mitrovicë
Registration date : 21/10/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySun Nov 02, 2008 1:50 am

nuk eshte ORGAN Forca1 UCK-ja sepse nuk ishte e udhehequr nga shteti siq po thua ti por ishte e themeluar nga individet dhe pastaj e gezoj perkrahjen e shumices se popullit sepse ishte Ibrahi Rugova aj qe e shpalli ate si dore e zgjatur e Serbise prandaj nuk eshte ORGAN-Shtetror por eshte Ushtri e Popullit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.feratkoca.multiply.com
paioni
Anëtar i ri
Anëtar i ri
paioni


Numri i postimeve : 128
Registration date : 15/05/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySun Nov 02, 2008 7:27 pm

Çfarë akuzash thurte Ibrahim Rugova në
adresë të UÇK-së?!


Vetë fakti që Ibrahim Rugova në takimin e tij me presidentin amerikan Klinton, më 29 maj 1999 në Washnigton, njësitë e UÇK-së i ka cilësuar si “grupe të armatosura” që “kanë pikëpamje të majta”, pra janë nga ata që kanë patur “ide të majta” dhe se ”drejtohen nga njerëz që edhe sot e kësaj dite kanë nostalgji…për Enver Hoxhën…”, flet qartë se “presidenti”i Republikës së Kosovës ka qenë shumë mirë i informuar, se në krye të UÇK-së janë njerëzit e sakrificës, janë pikërisht ata burra të cilët në periudhën e Titos kishin vuajtur nëpër burgjet jugosllave, ndërkohë që ai personalisht (Rugova) i gëzonte të gjitha privilegjet politike, intelektuale etj., po nga ky sistem i egër antishqiptar.

Përkundër faktit që Ibrahim Rugova, dinte gjithçka për UÇK’në, ai shpeshherë e mohonte ekzistimin e saj, dhe duke e bërë inekzistent UÇK’në, nuk hezitonte ta akuzonte këtë ushtri çlirimtare edhe me lloj-lloj kualifikimesh e epitetesh të çuditshme.


Për të argumentuar këtë gjë, po i referohem disa deklaratave të tij, të botuara në shtypin e kohës.

Më 22. 06. 1996, në gazetën „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“. Meqë ato ditë njësitet e UÇK-së kishin vrarë një polic serbë dhe ajo e kishte marrë përgjegjësinë për këtë atentat, Rugova përpara gazetarëve thotë: “Ne nuk kemi informata se ekziston një organizatë e tillë dhe letrat që dërgohen (aludonte në ato për marrjen e përgjegjësisë) janë pa kurrfarë identiteti dhe pa kurrfarë rëndësie, pos që ta rëndojnë situatën në Kosovë dhe të pengojnë zgjidhjen politike të çështjes në Kosovë. Unë mendoj se nuk ekziston një organizatë e tillë“.

· Foto: Tre pjesëtarë të maskuar të UÇK’së, të dalur atëherë kur Rugova deklaronte se UÇK’ja nuk ekziston!


SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Uckmemaska34

Në një konferencë për shtyp të mbajtur më 1 nëntor 1996, në pyetjen e gazetarit, për marrjen e përgjegjësisë nga UÇK’ja, të një vrasjeje në Surkish të Podujevës, Ibrahim Rugova përgjigjet:”Ne nuk jemi në dijeni se në Kosovë veprojnë forca të tilla, por ata kanë për qëllim të keqësojnë edhe më shumë gjendjen në Kosovë dhe të krijojnë tensione të reja”. (Lexo “Bota Sot” 2 nëntor 1996)

Ibrahim Rugova duket se ka gënjyer, kur deklaronte se “nuk ekziston UÇK-ja” për faktin sepse ai ka pasur shumë informata për ekzistencën dhe aksionet e UÇK-së. Se Rugova e ka ditur, se, kush po i kryente këto aksione, këtë gjë e pohon edhe znj.Edita Tahiri njëra nga bashkëpunëtoret e tij. Në një intervistë të botuar në librin „Libri i lirisë“, fq.224, në pyetjen për aksionet e sinkronizuara të UÇK-së dhe se çfarë është biseduar për këtë gjë në Kryesinë e LDK-së, Edita Tahiri përgjigjet (po citoi): “…ne e kemi ditur se nga vijnë këto arsione. Kemi pasur kontakte me Sali Çekun, i cili ka qenë udhëheqës i aksioneve që janë zhvilluar në pjesën e Dukagjinit. Pastaj me kontaktet e pjesëve të tjera të Kosovës, kemi qenë të njoftuar për aksionet që zhvilloheshin në Drenicë, Llap dhe në pjesë të tjera, si dhe është ditur për Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e për figura të tjera që kanë qenë bartës të këtyre aksioneve…” - përfundon citati. Rrena thonë i ka këmbët e shkurta!

Kah mesi i janarit 1997 kur UÇK’ja kreu një atentat kundër rektorit famëkeq të UP-së Radivoje Papoviq, në konferencën me gazetarë, të mbajtur më 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me këtë rast deklaron (po citoi): „Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ - përfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997)

Të gjjthë me indinjatë i kujtojmë ato ditë, pas 24 janarit 1997, kur UDB’a serbe ndërmori një fushatë të egër burgosjesh, e cila rezultoi me vrasjen e tre luftëtarëve të UÇK-së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e Edmond Hoxhës, në 31janar 1997 në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Në një intervistë që u botua më 9 shtator 1997 në gazetën „Frankfurter Rundshau“, ( në të njejtën ditë e publikoi edhe QIK-u), në pyetjen e gazetarit mbi UÇK-në, e cila që nga prilli i vitit 1996 kreu disa atentate ndaj policisë serbe, Ibrahim Rugova do të përgjigjet, se: ”Nuk di se kush është prapa asaj lëvizjeje. Mund të jetë që këtë ta kryejnë shërbimet serbe me qëllim që në këtë mënyrë ta diskreditojnë çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në mënyrë „që të duket se shqiptarët janë terroristë“. Madje në një gazetë tjetër gjermane “Faz”, Ibrahim Rugova, pa hezitim thotë se: ”Krahas UÇK’së, serbët kanë sajuar edhe frontin e çlirimit kombëtar dhe një lëvizje për çlirimin e Kosovës” (!!!) ( Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 181) Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së)
nga shërbimet sekrete serbe - thotë Rugova


Më 1 dhjetor 1997 Ibrahim Rugova gjatë qëndrimit të tij në Bruksel dha një intervistë për gazetën belge “Le Soire” dhe në pyetjen e gazetarit Eduard Van Velthem, lidhur me sulmet kundër policisë serbe në Kosovë, siç thotë ai „të një ushtrie misterioze e quajtur UÇK“, Ibrahim Rugova thekson me bindje, se “nuk ka asnjë informacion për ekzistimin e një organizate të tillë. Disa spekulime flasin për krijimin e saj (UÇK-së) nga shërbimet sekrete serbe, për të pasur pretekst për një intervenim brutal dhe për të diskredituar imixhin tonë joviolent.” No coment !!!

Në një tjetër intervistë dhënë të përjavshmes zvicrane „Facts“ (botuar edhe në gazetën „Rilindja“, më 15. 12. 1997), në pyetjen e gazetarit: “Që nga viti 1996 u paraqitën disa sulme të armatosura në stacionet policore dhe përgjegjësinë për këto sulme e merr UÇK- ja. A paraqet kjo një faktor të ri politik?”
, Ibrahim Rugova përgjigjet: “Ne nuk kemi kurrfarë informatash lidhur me një organizate të tillë. Sipas të gjitha gjasave është fjala për disa individë të frustruar. Parimisht është i pamundur konstituimi i një organizate të tillë, ngase ne jemi të kontrolluar rigorozisht në çdo rrafsh njerëzor. Në shtëpitë shqiptare nuk ka armë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mund t’i shërbejë regjimit serb si pretekst për një fushatë të re represive në Kosovë. Elementet me papërgjegjësi shoqërore regjimi serb i përdorë për qëllimet e veta.”

Ibrahim Rugova përveç baltosjes së UÇK-së në mënyrat më të ulëta njerëzore, nuk hezitonte që të jap edhe mesazhe me karakter friksues në popull.

Ja një shembull.

Më 5 - 7 mars 1998, gjatë kohës kur po vazhdonte operacioni i përgjakshëm i ushtrisë e policisë serbe në Prekaz të Drenicës, (me ç’rast u vranë barbarisht tërë familja e Shaban Jasharit në krye me komandantin legjendar Adem Jashari), në një emision të radios “Deutche Wele”
, (datë 07. 03. 1998) u emitua një intervistë e Ibrahim Rugovës dhënë gazetës gjermane ”Der Spiegel”. Në pyetjen e gazetarit: ”A mund të ndalohet fillimi i një lufte në Kosovë?” Rugova përgjigjet: ”Një luftë normale nuk do të ketë, - dhe vijon - “mund të ketë vetëm masakër. Për nga këndvështrimi ushtarak, ne nuk do të kishim kurrfarë shansi, për dy ditë do të mund të na shkatërronin të gjithëve.“


Në pyetjen tjetër se “edhe shqiptarët po kryejnë akte terroriste?”
“- Nuk e përjashtoj ekzistencën e një grupi shqiptarësh të mllefosur. Mirëpo, njëkohësisht jam i bindur që spekulimet lidhur me një ushtri çlirimtare dhe veprat e kryera prej saj janë ireale, përgjigjet Rugova, - duke shtuar se ai është i bindur për inolvimin e shërbimit sekret serb në këtë çështje se vetë e marrin UÇK-në si pretekst për vrasjet mbi popullatën shqiptare.” (Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, faqe 239/240) Në këtë prononcim lidhur me UÇK-në Rugova theksoi: “Sa i përket këtij grupi unë ende po bëj hulumtime për të zbuluar se kush janë ata dhe nëse ekzistojnë, por kjo mund të jetë lojë serbe”. (Lexo Nikë Xheloshi-Kosova 1999…Tiranë 2002, fq.146-147)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySun Nov 02, 2008 7:33 pm

forca1 shkruajti:
Ago Muji nuk di se nga cila pjese e shqiperise etnike je por mbasi po e lyp po ta tregoj se cfar dmth-nje ka Organizata.

Organizate= Nga Fjalija (Organ) = Nje subjekt.

Ushtrija esht nje Subjekt shtetnor (Nje Grup, ) i cili e ka perdetyre te veproj siq vine Urdherit.....

Ushteri= Organ Shteteror........

....ps: shoku kam lexuar komente tuat ne ket forum (besoj se e ndjen vehtend Patriot) por nuk besoje se je ma Patriot se une KURR...

me rrespekt...

Mire mire por organ eshte edhe higjenoteknika, eshte edhe shkolla, mirepo squhen organizata, ajo duhet te quhet ushtri shoq sepse ate emer e meriton plotesisht.
Respektet e mia
Ago Muji
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySun Nov 09, 2008 9:12 pm

Ata qe kishin qene te Organizuar ne Ekipin e madhe,qe punonte per ta Kriminalizuar Luften e UÇK,pra z.Haraqija dhe Z.Bajrush Morina,rane vet ne humneren qe vet e kishin ngritur,per ta varrosur UÇK.Ky Gr.i bashkpuntoreve te larte te UÇB,pas gjitha atyre te kqijave qe i kishin bere Kombit te tyre,dhe pas gjithe asaj Lufte speciale qe kishin bere kunder Luftes se UÇK,ne fund rane vet ne Gropen qe na e kishin ngritur Neve.
Besoje se nuk duhet ndonje fakt tjeter,pos keti qe e ka permendur Haga,sepse logjikisht,askush nuk ka pas qasje ne deshmitare,kunder Komandanteve te UÇK,pos ketyre qe edhe vet i kane pergatitur per nje marifet te tille.
Ka shume detaje qe Haga i ka kursyer,sepse Haga deshirone qe edhe shume prapaskena qe i jane bere UÇK,i ka arkivuar,dhe per nje distanc kohore do ti mbaje te konzervuara,sepse Ajo deshiron qe ta mbroje edhe vetveten,dhe bemat e saja te zeza,sepse edhe Hetuesit,Prokuroret si dhe Gjygjtaret e Hages,jane sherbetore te Drejtesis,qe ne disa raste ka qene e mveshur,me se paku me drejtesi.
Haraqija dhe Bajrush Morina jane dy protagonist tragjikokomik te Kombit tone,te cilet duke qene antare te Familkjes se Kombit tone,e kane fyer dhe e kane poshtruar gjakun e ARBRIT.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
anila
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
anila


Female
Numri i postimeve : 973
Age : 28
Registration date : 29/08/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySun Nov 09, 2008 9:24 pm

LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT

POSHTË ATYRE QË E PËRBUZËN DHE E SHKELËN GJAKUN E UçK-së.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySun Nov 09, 2008 9:37 pm

Lufta e UCK eshte nderi i Shqiperise. Lavdi te perjeteshme dhe kujtese te pafundme per engjejt e popullit shqiptar qe u flijuan ne radhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, per nderin, lirine, pavaresine dhe bashkimin e trojeve shqiptare. Turpi dhe perbuzja do mbuloje perjete ata qe guxojne te shkelin gjakun e tyre. UCK e ngriti edhe njehere ne lartesite ku ka qene mesuar te kete qene historikisht nderi i shqiptareve, atje ku e lartesuan te gjithe heronjte e medhenj te popullit shqiptar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptySun Nov 09, 2008 11:05 pm

[quote="Eva0506"]Lufta e UCK eshte nderi i Shqiperise. Lavdi te perjeteshme dhe kujtese te pafundme per engjejt e popullit shqiptar qe u flijuan ne radhet e Ushtrise Clirimtare te Kosoves, per nderin, lirine,


E fshina shkrimin për të veçuar vetëm këtë esencë të lavdisë të një mendjeje të ndritur!Ky kualifikim i UÇK , ku do që luftoj ajo, është pjesa më e ndritur dhe më e domosdoshme. T'i japish këtë funksion UÇK, do të thotë t'ia shtosh lavdinë e përjetshme.

Është e pafalshme ideja se UÇK ka luftuar për të integruar shqiptarët në pushtetet koloniste !

Të përgëzoj dhe përkrah në idenë e ndritur Eva!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ss1
Fillestar/e
Fillestar/e
ss1


Numri i postimeve : 47
Registration date : 30/09/2007

SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 EmptyMon Nov 10, 2008 12:21 pm

Lufta popullore ne kosove,qe u zhvillua nen emrin e UCK,u prit shume mire ne popull jo vetem ne kosove por ne mbare trojet dhe ne diaspor.dhe ishte kjo pritje e popullit qe e beri Greqin te ndrhynte me te gjitha forcat,qe te neshkruhej mrveshja e paqes,vetem nga frika se shume shpejt ajo ushtri po te mos ndalohej do te kthehej ne nje ushtri mbarekombetare te cilen sdo te kishte forc ta ndalte,gje qe do te conte ne basshkimin e trojeve shqiptare shume shpejt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE   SI  MENDONI  PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SI MENDONI PER LUFTEN E UCK-së DHE SI E PRITI POPULLI ATE
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Për luftën në Melenicë
» Pse Shqiptaret jan populli me servil ne bot ndaj te huajve!
» » SI E BËMË LUFTËN NË PASHTRIK?!
» MILITANTI I LIRISË – FADIL VATA
» A fituam apo humbem ne luften e dyte boterore?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: