Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Taulanti, 27-vjeçari shqiptar që mori Patentën e Shpikësit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Taulanti, 27-vjeçari shqiptar që mori Patentën e Shpikësit Empty
MesazhTitulli: Taulanti, 27-vjeçari shqiptar që mori Patentën e Shpikësit   Taulanti, 27-vjeçari shqiptar që mori Patentën e Shpikësit EmptyWed Jun 25, 2008 4:19 am

Në spitalin e Nju Xhersit, mes shumë mjekëve specialistëve dhe radiologëve, qëndron edhe emri i shqiptarit Taulant Hoxha. 27-vjeçari është një nga radiografët e Qendrës Mjekësore “Saint Joseph”, një prej spitaleve universitare të Nju Xhersit.

 

Shpikja e shqiptarit radiograf, një veshje që mbron fëmijët nga radiociteti, hyn në fuqi në Shtetet e Bashkuara
Në spitalin e Nju Xhersit, mes shumë mjekëve specialistëve dhe radiologëve, qëndron edhe emri i shqiptarit Taulant Hoxha. 27-vjeçari është një nga radiografët e Qendrës Mjekësore “Saint Joseph”, një prej spitaleve universitare të Nju Xhersit. Ai ka mbërritur në Nju Xhersi, 8 vite më parë, nëpërmjet Lotarisë Amerikane. Një ditë u gdhi me emrin të shënuar ne Zyrën Tregtare të Patentave të Departamentit Amerikan të Shëndetësisë, falë punës së tij në shpikjen e një veshjeje radiologjike të posaçme për fëmijë.
Më parë kjo nuk ka ekzistuar dhe radiografitë për fëmijë kryheshin me veshjet e të rriturve dhe për fëmijët ekzistonin vetëm mbrojtëse për organet gjenitale. Gjatë kryerjes së këtyre radiografive, veç ekspozimit të fëmijëve nga rrezet X, rrezikoheshin edhe të rriturit që duhet të mbajnë fëmijët gjatë këtij ekzaminimi. Radioaktiviteti i prodhuar nga rrezet X që përdoren gjatë grafive për qëllime mjekësore, është i dëmshëm dhe mund të shkaktojë kancer nëse një person ekspozohet ndaj këtij radiacioni.
Rreziku është shumë më i madh tek fëmijët, pasi qelizat e tyre janë gjithmonë në ripërtëritje duke i bërë ato më të ndjeshme ndaj radioaktivitetit. Tani për tani spitalet nuk posedojnë një mbrojtëse posaçërisht për foshnjet. Për këtë shkak, sipas Taulant Hoxhës, atij i lindi ideja për të zbuluar një mjet mbrojtës për të parandaluar dëmtimet që shkakton radiacioni tek foshnjat. Kjo lloj pajisjeje është quajtur nga radiografi shqiptar me pasaportë amerikane “HOXHA BABY SHIELD”. Ajo mbron të gjitha strukturat anatomike të foshnjës, përveç asaj pjese anatomike që duhet t’i nënshtrohet ekzaminimit.
Kjo mbrojtëse bebesh përbëhet nga material plumbi, material i cili përthith radiacionin duke shmangur ekspozimin e padëshiruar. Kjo shpikje gjithashtu ndihmon dhe në pozicionimin e fëmijës pasi materiali plumb, duke qenë relativisht i rëndë nuk e lejon fëmijën të lëvizë gjatë realizimit të grafisë. “Hoxha Baby Shield” përbëhet nga dy pjesë. Pjesa e poshtme, e cila mbron fëmijën nga mesi deri tek gjymtyrët e poshtme dhe krijon një nivel rehatie për fëmijën, pa i shkaktuar frikë. Dy shtresat e materialit plumb elastik, mbrojnë fëmijën nga radiacioni dhe e çlirojnë atë gjatë procesit të grafisë. Thuajse i njëjtë është edhe mekanizmi i pjesës së sipërme të pajisjes, i “sjellë në dritë” nga Taulant Hoxha.
Ngjason me dy mëngë të cilat bashkohen në pjesën e pasme të saj, duke i pozicionuar krahët e fëmijës lart. Ajo ekspozon vetëm gjoksin e fëmijës për realizimin e grafisë së mushkërive. Pjesa e sipërme dhe ajo e poshtme bashkohen nga mbrapa me shirita ngjitësi, në mënyrë që të përshtaten për fëmijë të masave të ndryshme. Taulant Hoxha, ka lindur dhe ka jetuar deri në moshën 17-vjeçare në qytetin e Fushë- Krujës, ku ka kryer arsimin fillor dhe atë parauniversitar. Në vitin 2000, ai emigroi në SHBA, falë Lotarisë, ndërsa është diplomuar në shkencat e aplikuara për Radiografi në Kolegjin Komunitar të Nju Xhersit.
Kjo pajisje e shpikur nga shqiptaro- amerikani, Taulant Hoxha, po shqyrtohet nga Departamenti Amerikan i Shëndetësisë për hedhjen në treg të tij. Ndërkaq, Zyra Tregtare e Patentave i ka njohur të drejtën e shpikjes autorit Taulant Hoxhës. Pajisja është prezantuar pak muaj më parë në Kongresin e Radiologëve në Atlantic City të Nju Xhersit, ku edhe është cilësuar prej radiologëve me emër, si një ndër zbulimet më të mira të shfaqura aty.
INTERVISTA
Taulant, si të lindi ideja?
Po bënim një radiografi të një fëmije dhe fëmija po qante se ishte i trembur nga radiografi që duhet ta mbante për të mos lëvizur dhe aty nuk kishin një mjet mbrojtës dhe imobilizues për fëmijën. Në këtë rast dhe fëmija ekspozohej nga radiacioni por dhe radiografi, nëna apo i ati që do e mbante fëmijën.
Po më pas?
Ia tregova gruas në fillim se thashë mos është ndonjë çmenduri. Ajo është infermiere dhe e kupton dhe më inkurajoi më shumë. Ia tregova drejtoreshës së programit të radiografisë që është edhe në Bordin e Licencave të Shtetit për Radiografët. Ajo pati një reagim shumë pozitiv, sigurisht, dhe e habitur më kërkoi që të përfaqësoja shkollën në Atlantic City ku u mblodhën të gjithë radiologët. Mora në telefon USPTO për të drejtat e autorit dhe ata më sugjeruan që mos të bëhej publike deri kur Departamenti i Shtetit të më njoftonte dhe më sugjeruan të merrja avokat për mbrojtjen e të drejtave. E drejta e autorit më është njohur dhe kam aplikuar në FDA për ta hedhur në treg. Sipas Konventës së Parisit, pas aprovimit nga USA kam të drejtën e shitjes ndërkombëtare (në të gjithë botën). Vlera e saj do përcaktohet nga ekspertët.
Po veshjet që përdornin të mëdhenjtë, nuk bënin për fëmijët?
Nuk kishte mbrojtje posaçërisht për fëmijë dhe radiografët përdornin mbrojtëset e të rriturve, duke i mbajtur fëmijët për të mos lëvizur dhe ekspozoheshin dhe vetë nga radiacioni. Është i njëjti material. Qëllimi është të mbrohen fëmijët. Personi që do mbante fëmijën në këtë rast eliminohet dhe procedura bëhet më e lehtë, ulet dhe rreziku për zhvillimin e kancereve të ndryshme, si i tiroideve, i lëkurës, katarakts etj.
Për fëmijë të çfarë moshe bëhet fjalë?
Ajo është kryesisht për fëmijë nga o deri në 18 muajsh, por mund të përdorët edhe për fëmijë pak më të rritur sipas përmasave trupore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Taulanti, 27-vjeçari shqiptar që mori Patentën e Shpikësit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tahir Sinani, njeriu që mori pjesë në 3 luftra...
» Vërtetë, kush e ideoi, planifikoi, propagandoi dhe mori pjes
» Shqiptar apo Kosovar
» Nje shqiptar ne Nju Jork
» Edhe unë jam shqiptar...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shkencë-
Kërce tek: