Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mendimi pozitiv në jetë

Shko poshtë 
+4
zeriatdheut
Beton
eri M
Orfe@
8 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptyMon Jul 07, 2008 3:48 pm

Kur pi ujë, mendo për burimin.Pastro zemrën nga lakmia, ke çliruar këmbët nga zinxhirët.Mendimi pozitiv është sikur dielli, asgjë nuk rëndon, asgjë nuk rrënon, asgjë nuk lëndon.Mësimi është gëzim. Po të mësonim për çdo ditë nga një mendim të mirë, në fund të vitit do të ishim për 365 mësime më të pasur.

Mendimi pozitiv është çelës që i hap të gjitha dyert e thesarit të jetës.
*
Të gjitha që i kemi dhe gjithçka që jemi, është vetëm pasojë e mendimeve tona.
*
Mësuesi tha: Mendimet janë fuqi që e vënë në lëvizje edhe qiellin, edhe tokën.
*
Në qoftë se vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve, nuk do të kemi nevojë të akuzojmë askënd për dështimet tona.
*
Është e njohur se mendimi krijues është vlera e parë e gjinisë njerëzore: të krijosh do të thotë të jetosh edhe shumë kohë përtej vdekjes.
*
Në qoftë se, vërtet, vetëdijësohemi për fuqinë e mendimeve tona, do ta kemi vetëm një nevojë: të dashurit tanë t’i ftojmë në festat e gëzimeve.
*
Nënvizoje me vijë të trashë: Asnjëherë mos i beso asnjë mendimi që lind në kokën tënde, në qoftë se ai mendim nuk të sjell gëzim në zemër.
*
Mësuesi tha: Jam betuar se do ta dëgjoj vetëm njeriun që fjalën e përdor për të thënë një MENDIM dhe mendimin e përdor për të thënë TË VËRTETËN.
*
Thuhet se për mendime të mëdha duhet të jesh edhe hero edhe idealist, e unë them: Për mendimin pozitiv duhet të jesh vetëm NJERI.
*
Mendimet më të thella janë aq të thjeshta sa secili lexues do të mendojë se këto janë mendimet e tij.
*
Mendimet rrinë në secilin njeri, si ajka në çdo pikë të qumështit.
*
…mendimi i mirë, herë-herë, është sikur brumi: duhet ngjeshur mirë e mirë, që të shndërrohet në mendim jetëgjatë.
*
Mendimet shpesh janë sikur era: shuajnë zjarrin e vogël, por ndezin edhe më shumë zjarrin e madh.
*
Mendimet e këndshme sjellin kthesa...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
eri M
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 737
Registration date : 02/04/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptyMon Jul 07, 2008 8:03 pm

Temë e mirë, por më duhet ta analizoj e të vendos !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptyWed Jul 30, 2008 1:40 am

teme shume e mire pergezime


Mendimet jane qe e vene ne levizje edhe gojen te flas ,nga fjalet kuptoim (ndegjojme) me mire per mendime pozitive te jetes
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: MENDIMI POZITIV ËSHTË ARDHMËRIA E NJERËZIMIT   Mendimi pozitiv në jetë EmptyMon Oct 13, 2008 8:06 pm

Dimensionet konkrete të Mendimit pozitiv

 

MENDIMI POZITIV ËSHTË ARDHMËRIA E NJERËZIMIT

 

( pjesa e parë )

   
Mendimi pozitiv në jetë Sabirk10[url=https://servimg.com/view/12377652/227]Mendimi pozitiv në jetë Sabirk10[/url]
 
Cito :
Intervistoi: Sabir KRASNIQI

 
Kush është Daut Demaku?

 

  Daut Demaku është njeriu që solli një frymë të re në shoqërinë shqiptare: frymën e mendim të ri botëror, frymën e mendimit pozitiv, frymën e NGRITJES SHPIRTËRORE. Ky njeri, me mendjen e një urtaku dhe me një shpirt energjik, arriti për një kohë shumë të shkurtër të bëjë revolucion në të menduarit kosovarë duke i thyer mendësitë arkaike dhe zëvendësuar ato me sintezën më të bukur, më domethënës dhe më të dobishme që ka mundur ta kultivoj ndonjëherë mendja e njeriut, me dhuratën më madhore, më kulminante, e siç e quan me shume krenari edhe ai vet, me çelësin e lumturisë njerëzore. Dhe me plot të drejtë, pa kurrfarë droje në subjektivizëm të tepruar, ky mendimtar, ky ideator e afirmator i kësaj fryme të re në të menduarit tonë, e meriton epitetin: OSHO - shqiptar.  

 
Mendimi pozitiv në jetë Interv12
· Foto: Daut Demaku

 

  Daut Demaku u lind më 13 tetor 1944 në Abri (Drenicë), ku edhe kreu shkollën fillore, ndërsa arsimin e mesëm dhe të lartë i kreu në Prishtinë. Qysh si student ishte vite me radhë kryeredaktor i gazetës së studentëve të Kosovës “Bota e re”, njëkohësish edhe kryetar i Lidhjes së Studentëve të Kosovës. Më vonë punoi si gazetar dhe redaktor i Redaksisë së Revistave Kulturore të “Rilindjes”, për të kaluar pastaj si redaktor përgjegjës i Kooperativës Botuese të Librit Bujqësor në Prishtinë. Dhe, së fundi, ishte drejtor i Edicionit të Botimeve të “Rilindjes” deri në vitin 2003.

  Përveç artikujve të shumët, të botuar në sa e sa gazeta e revista shqiptare e të huaja, Daut Demaku deri më tani ka botuar edhe mbi 20 libra në fushat e ndryshme të letërsisë dhe të literaturës inspirative, duke filluar nga vepra e parë “Brigjet e thata”, kur ishte student i vitit të parë, të botuar nga “Jeta e re” më 1967 e deri te libri (që sapo doli nga shtypi) “Tregime shqiptare dhe mendimi pozitiv - 1”.

  Prej kur e njohim ne Daut Demakun?

 E njohim gjatë golgotës kosovare të vitit 1999, ku u dëbuan dhunshëm mbi një milion shqiptarë, Daut Demaku, në bashkëpunim me Shoqatën alternativo-shkencore “UNIVERSI” me qendër në Zvicër, përgatiti projekpropozimin për hapjen urgjente të Qendrës psikoterapeutike të përkohshme në Tiranë, për trajtimin e të traumatizuarve nga lufta.

  Menjëherë pas luftës filloi me botimin e literaturës inspirative dhe në prill të vitit 2000, themelon dhe udhëheq OJQ-në “Qendra e Mendimit Pozitiv” në Prishtinë. Arrin të moderoj një emision (mujor) televiziv në RTK me titull “Mendimi pozitiv”, i cili më vonë bartet në Radio-Kosovë (me të njëjtin emërtim) por tash si emision i përjavshëm e që ndiqej nga dhjetëra-mijëra dëgjues në mbarë rruzullin tokësor (emetohej edhe përmes internetit). Vazhdon me ligjërata e tubime të panumërta që mbaheshin çdo javë në Prishtinë, por edhe nëpër qendra të ndryshme të Kosovës, ku është aktiv edhe sot e kësaj dite, e që pandërprerë mban kurse të ndryshme për ngritjen shpirtërore dhe është drejtues i “Qendrës së Mendimit Pozitiv” në Prishtinë.

 

Për web faqen www.sa-kra.ch i morëm këtë intervistë:

 
Cilat ishin fillet e kësaj mënyre të re të të menduarit?



Cila ishte shkëndija e parë që aktivizoj energjinë tuaj për t’ju përkushtuar me kaq devotshmëri kësaj fryme të mendimit të ri botëror, frymës së mendimit pozitiv?

Daut Demaku: Ndalë njëherë të marrë frymë, sepse kur e lexova biografinë time – gati sa nisi të më rritet mendja, por ju e dini që unë mendjamdhësinë e kam armik, që dua ta luftojë me të gjitha mjetet – prandaj po marrë frymë thellë, po e uli kokën dhe po përgjigjem në pyetjen tuaj.

Në fillim ju kërkoj falje, si thonë të mençurit e botës se: nuk kam kohë t’iu përgjigjem SHKURT. Por, ju lus e sidomos lexuesit e kësaj faqeje, ato konstatime që ju duken pa vlerë - e keni lejen time t’i hapni dritaret dhe t’i hidhni në kontenier të mbeturinave pa asnjë hezitim. Unë them se: ai që i banë konak të keqes – nesër, e keqja do t’i bëhet pjesë e jetës.


Mendimi pozitiv në jetë Interv10




Në “Kurset për freskimin e dijes” për të cilat kam shkruar detajisht në romanin “Magjia e urtisë” – njërin prej kushteve për pranim e kemi pas dhënien e BETIMIT - se kurrë nuk do ta themi emrin, adresën e atij institucioni. Kërkesa e Mësuesit tonë për këtë BETIM ishte shumë e arsyeshme dhe bazohej në këtë thënie: dituria është pasuria e parë në jetën njerëzore, e ne, ne që askush asgjë nuk na ka dhuruar falas – askënd të huajnë (ASKËND) NUK E PRANOJMË në këto kurse – në qoftë se nuk është i gjuhës dhe gjakut tonë. Kjo është arsyeja pse nuk e them xixën e vërtetë, por mbi të gjitha ishte edhe gjakimi im jetësor, dëshira ime kulminante në këtë jetë, që të jem sa më afër njerëzve që për KARTË IDENTITETI e kanë mençurinë dhe vetëm mençurinë. E ju e dini – hebreitet i kanë dhanë njerëzimit shumë vlera të shkencës, kulturës dhe ekonomisë. Më këtë rast po i përmendi vetëm novelistët. Prej 100 fituesve të shpërblimit më të lartë në botë – NOBELIT - 50% janë me prejardhje hebreite (e ndoshta edhe më shumë) e ata, si komb, nuk janë, në tërë botën, më shumë se dhjetë (10) milionë banorë, kurse 50 % tjetër vie nga gjashtë (6) miliardshi i banorëve të tjerë që i mban kjo planetë. Për arritjet e tyre ekonomike – mos të flasim fare: sot e komandojnë kapitalin amerikan dhe botëror – që është një dëshmi, një diplomë se nuk janë budallenj. Urdhëroni e analizoni dhe, pasi t’i keni analizuar më pyesni lirshëm: a i dua si komb, si histori, si besim fetar, apo i dua për MENÇURINË e tyre?

Rrugën për hyrjen time në këto kurse e ka hapur zemërgjerësia shqiptare, kur asnjë hebreit nuk ka pësuar nga thika shqiptare, siç kanë vepruar të tjerët, sidomos fqiu i ynë verior. Prandaj, duke e njohur mirë kombin tim, duke ia njohur vuajtjen e sakrificën, tërë historinë dhe dhimbjet në të gjitha periudhat – unë, Daut Demaku, ose më saktë: thërmia më e vogël e këtij kombi zemërmadh – përulem deri në tokë para çdo qenie të gjuhës e gjakut shqiptar. Dhe, sa të jem gjallë, do t’i shërbejë me devotshmëri, duke bërë përpjekje që ta them të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, sidomos për ato që quhen DHIMBJE dhe VUAJTJE të kombit. Ky është qëllim i lartë për mua, për këtë qëllim edhe jetoj… Mos ma merrni ketë deklaratë si patetikë folklorike, ashtu, në stilin tonë, qysh jemi mësuar t’i përbaltim edhe gjërat e shenjta. Nuk dua t’iu bindi ju, Zotin e kam dëshmitar se e them të vërtetën.

E tash, edhe njëherë: kah u ndez ajo shkëndijë?

Për herë të parë po e them publikisht se kjo shkëndijë u ndez në mua – të jem krejtësisht i sinqertë: - në ditët e dëshpërimit më të thellë që mund të përjetojë një shpirt i njeriut. Nuk po e them vuajtjen time, sepse krahasuar me vuajtjet e pësimeve e të tjerëve – vuajtja ime do të duket qesharake dhe e pa pikë vlere, por po them një diçka tjetër: aty dhe vetëm aty e kam kuptuar thelbin e njërës nga të vërtetat e amshueshme se: shkolla e VUAJTJES është shkolla më e mirë në jetën njerëzore. Duke lexuar e studiuar më vonë, i kam parë sikur në film familjet e tejpasura evropiane, që nuk i kanë lejuar fëmijët t’i prekë vuajtje, nuk kanë lejuar as të vishen as të hanë vetë, sepse i kanë pas shërbëtorët e sigurt – të gjitha këto familje kanë prodhuar debila, njerëz të paaftë për jetë. Merrni me mend një fëmijë të këtillë që kurrë nuk i ka veshë vetë rrobat e veta, që kurrë s’i ka mbathë këpucët, madje as që ka ditë qysh lidhen lidhëset e tyre – e tash ky fëmijë të shkojë në komunë për një dokument, d.m.th. për një veprim fare të thjeshtë, a mund ta bëjë? Në përballjen e parë me realitetin tjetër - ai bie përtokë, sepse duke e ruajtur nga vuajtja e kanë ruajtur edhe nga jeta dhe ai ka jetuar në iluzione. E realiteti i vërtetë nuk është përrallë, por gjendje reale që ta thyen kurrizin.

Prodhues i kësaj xixe, i kësaj shkëndije tek unë ka qenë vuajtja. Kjo është përgjigje e saktë. Karburant i këtij zjarri ishte libri “Sistemi i suksesit” i autorit, poashtu me prejardhje hebreite, Oskar Shelbah, pastaj më ndihmuan shumë letrat e lexuesve shqiptarë që kënaqeshin me këtë libër të dorës së parë të mendimit njerëzor dhe, më vonë, MREKULLIA e fjalës së gjallë të Mësuesve në Kurse dhe, sidomos, ushtrimet praktike, që nuk kanë zgjatë pak, por gati shtatë vjet. Merrni me mend këtë të dhënë: mësimit me DETYRIM i duhen dhjetë (10) vjet për të arritur rezultatet e mësimit ME DASHURI që realizohen brenda një viti. Pra, raporti është një me dhjetë. Kur më pyesin sa vjet i ke shkollë, unë them: shtatëdhjetë. Njerëzit e dinë që unë s’e kam atë moshë e lere më t’i kem 70 vjet shkollë, i hapin sytë e qeshin, e dinë se unë humorin e kam vokacion, kurse unë – unë, qebesa e di saktësisht çka po them. Por, të mos lavdërohem, se vetëlavdërimi e mjeron (e zhvlerëson) burrin. E unë kam pretendime…(opa: gati ja nisa prapë.)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptyMon Oct 13, 2008 8:08 pm

Të gjitha në jetën e njeriut varen nga mënyra e të menduarit

 

  Ju jeni ndër të intelektualët e parë dhe të pakët, që patët kurajën të inicionit dhe të afirmonit këtë frymë të re, ose thënë ndryshe, këtë mënyrë të re në të menduarit shqiptar. Ku e keni gjetur mbështetjen për këtë veprim mjaft të guximshëm, që duke pasur parasysh mentalitetin tonë, në një farë mënyre, do të mund ta komprometonit edhe personalitetin tuaj, pra titullin dhe famën?

  Daut Demaku: Po filloj nga pjesa e fundit, fama. Fama është mashtrimi më i madh i njeriut të gjorë. Fama e njeriut zgjat aq sa zgjat flaka e një fije kashte. Për famën nuk lodhem fare.

  Në jetën time, çkado që kam marrë përdore të punojë, përpara e kam pas një pyetje të rëndë: a është vlerë për të mirën kombëtare? Shikuar nga ky kënd, kur i analizova mirë e mirë të gjitha këshillat që dalin nga literature amerikane, ktheva shikimin edhe në rrafshin e mendimit shqiptar. Për habinë time, këto dy gjëra, takoheshin në një maje të përbashkët dhe formësonin një tërësi unike për të cilën jo që ia vlente të punosh, por për të ia vlente edhe të jetosh.

  Po ta merrni, për shembull, librin tim që sapo doli nga shtypi “Tregimet shqiptare dhe mendimi pozitiv- 1” do ta vëreni vërtet një mrekulli: sa bukur korrespondon mendimi i traditës shqiptare me majat e dijes botërore. Kjo është mahnitëse. Do të gjeni tregime shqiptare, që janë majat e dijes njerëzore që populli ynë i ka bartur nëpër gjenerata me gojëdhëna dhe, kur të lexohet me vëmendje edhe komentimi që i shoqëron dhe i krahason me dijen kulminante botërore, sidomos të literaturës amerikane – do të shihni se shqiptarët e kanë SHPIRTIN e pastër si bora në majat e larta, por edhe mendjen e kthjelltë, si ujë i lumit malor. Kjo bindje më dha fuqi dhe siguri dhe unë këtë punë nuk e kam shndërruar në profesion, por në mision. Mua më ra hise ta nisi këtë punë (gjithmonë dikush duhet të jetë i pari) dhe jam falënderues që ndodhi kështu… Tash kemi botuar aq shumë tituj të literaturës së mendimit pozitiv, sa thjesht – nesër mund ta shkel Dautin autobusi – por kjo mënyrë e të menduarit nuk do të zhduket KURRË më nga trojet tona.

  Natyrisht asnjë punë në jetë nuk është pa rrezik. Sa më i madh të jetë rreziku – aq më i lartë do të jetë suksesi. Synimi ynë ka qenë që vetëm 2% e popullatës shqiptare ta pranojë këtë mënyrë të të menduarit (kjo është pika e masës kritike) dhe kjo është arritur për dy-tri vjet. Në fillim, në ligjëratat e mia fillonim me më të thjeshtën: më mirë është të mendosh mirë se të mendosh keq. Më vonë kemi filluar me Ligjet kryesore që e ndërtojnë jetën njerëzore, si, p.sh. të gjitha ligjet e jetës janë për të mirën e njeriut. Të kesh shëndet të përkryer, të kesh sukses, të kesh begati sa të duash, të kesh lumturi të plotë – këto janë të drejtat themelore të njeriut, sepse: secili njeri, me lindjen e tij e fiton të drejtën që të jetojë në mënyrën që e kënaqë. Pra këto janë gjendjet normale të jetës, kurse gjendjet abnoramle janë: joshëndeti, varfëria, dështimet, fatkeqësia dhe mjerimi. Dhe merreni me mend: TË GJITHA KËTO GJENDJE VAREN NGA MËNYRA E TË MENDUARIT.

  Nuk po vazhdojë më gjatë me konstatimet e mrekullueshme që ia sjellin lumturinë njeriut, por po i përmbahem pyetjes suaj.

  Kjo mënyrë e të menduarit e ndihmon jetën e njeriut për SOT, për KËTU e për TASH. Studentët dhe mërgimtarët tonë – ishin të parët që na dhanë mbështetje dhe falë tyre – ne mbijetuam deri më sot – pa ASNJË DONACION as nga të huajt e as nga vendorët.

  Më pyeti njëherë një mik: si po të shkojnë punët? I thashë: shumë më mirë se që e meritojmë. Të nesërmen ma kishte dërguar një letër ku shkruante: Në këtë libër të shenjtë, faqe kaq, thuhet: “Zoti ua shumëzon sukseset atyre që bëjnë përpjekje për të bërë punë të mira, atyre që bëjnë punë të këqija as nuk ua zvogëlon as nuk ua shumëzon, por i dënon pikërisht për aq sa mëkatojnë, prandaj ju i keni punët më mirë se që e meritoni.” Ishte letër-mrekulli.

  Për tri vjet rresht sa e kam ligjëruar në fakultet lëndën: “Arti i mendimit pozitiv”, studentët më binin në qafë: pse kaq shumë e thekson kombëtaren, kur kjo literaturë e ka për bazë individin, madje secilin individ në planetin tokë? Asokohe pat filluar të përhapet bindja se është (edhe) turp ta theksosh kombëtaren. Këtu do të ndalem pak më shumë…

  Në qoftë se do të jesh dikushi në jetën lineare, pra në jetën horizontale apo tokësore, atëherë, PATJETËR duhet të mbështetesh në vlerën e parë të gjinisë njerëzore që quhet: komb, atdhe…

  E kam përsëritur shpesh tregimin e mjekut me famë botërore, Hipokratit të pavdekshëm. Në kohën kur Hipokrati e shpalli BETIMIN e famshëm ku thuhej se mjeku duhet ta ndihmojë pacientin që ka dhembje – qoftë të jetë mik apo armik… Pikërisht në këtë kohë Persia hyri në luftë me Greqinë. Mbreti i Persisë, kur e lexon Betimin e Hipokratit – ia shkruan një letër dhe i thotë: “Zotëri Hipokrat, ti ke thënë se mjeku duhet ta ndihmojë pacientin, që ka dhimbje, pa marrë parasysh a është mik apo armik… Ushtarët e mi të plagosur kanë dhimbje… Eja…” Hipokrati përgjigjet: “Po lartmadhëri, unë kam thënë atë që e thoni ju, por keni harruar diçka: unë para se të jem mjek – njëherë jam GREK.”

  Nuk e di që mund të këtë gëzim, lumturi apo jetë njerëzore me vlerë – në qoftë se brenda asaj jete nuk gjendet zemra dhe shpirti i kombit. Prandaj mua më dha fuqi përcaktimi im: njëherë kombi, pastaj të tjerat. Sepse kombi ynë e ka kryer shkollën e dhimbshme të vuajtjes. Unë ia di historinë, ia di dhimbjen, ia di e ia njoh fuqinë. Në të gjitha anët kufizohemi me urrejtje të fqinjëve, sepse ata e dinë dhe e njohin fuqinë tonë, por (O, Zot!...) na vetë nuk i besojmë fuqisë tonë shpirtërore. E tash unë e kam një pyetje për ju: a ju ka ndodhë ndonjëherë ta urreni apo ta xhelozoni – QYQANIN? Kurrë. Ndaj mjerakut njerëzit ndjejnë dhembje e mëshirë, kurse ai që është më i mençur, më i zoti, më i fuqishëm se ti – eh, ndaj tij krijohet urrejtja e xhelozia deri në fobinë për ta zhdukur nga faqja e dheut – sepse ËSHTË MË I MIRË SE TI.

  Pra, edhe kjo ishte një ndihmesë e madhe, sepse njerëzit më të mirë që i ka Kosova e që vinin me shumë dashuri në Qendër, më në fund e kuptuan se në rrafshim kombëtar po ndodhë diçka e bukur…U binden se mileniumi i tretë është i shqiptarëve, se të gjithë do të kthehen në vendet e tyre, madje edhe ata që u dynden nga Karpatet – në një të afërme do të nisen rrugës së kthimit, për atje ku e kanë tokën e tyre.

 
Ndihmesat e pengesat

 

  Është për keqardhje, se institucionalisht (as nga “Qeveria e Shqipërisë” e as nga “Qeveria” jonë në ekzil), nuk jeni përkrahur në kohën e luftës, kur dolët me projektpropozimin për hapjen e një Qendre psikoterapeutike në Tiranë, por as pas saj (luftës), kur vërtet masa e traumatizuar nga pasojat e dhunës kishte nevojë për një trajtim të tillë. Ishte kjo injorancë, naivitet, diletantizëm etj. apo thjeshtë mungesë e dëshirës së pushtetarëve, kur dihet se çfarë pasojash të rrezikshme mund të sjell sindromi posttraumatik?

  Daut Demaku: Të gjitha që thoni ju – ishin të pranishme. Nuk gjetëm përkrahje dhe si zogj me krahë të thyer – ulem kokën. Shkrimtarët e vërtetë janë si nënat. Ku të ndien dhimbje fëmija – ndien dhimbje edhe nëna. E dhimbja kombëtare ishte tepër e acartë. Ju kujtohet mirë kur e bisedonim sindromin e luftës në Vietnam. Një Amerikë që i ka të gjitha themelatat dhe kushtet për rehabilitim, edhe sot, pas sa vjetësh – po i ndien pasojat postraumatike të asaj lufte.

  Shihni sot pasojat postraumatike të luftës së fundit. Në doktoraturën e një mikut tim, që ka pas për temë VETËVRASJET, kur e kam lexuar atëherë thuhej: shqiptarët zënë vendin e fundit me përqindje të vetëvrasjeve. Çka ndodhi pas luftës? Në Kosovë kanë ndodhur aq shumë vetëvrasje sa tash, sigurisht radhitemi në krye të tabelës klasifikuese. Duhet ta dimë të gjithë se kur NJË pjesëtar i kombit tonë vetëvritet – me vdekjen e tij – vdes edhe nga diçka e jona, e të gjithë ne të tjerëve.

  Pushtetarëve as atëherë, as sot, kjo gjendje nuk ua prishë gjumin. Pse? Sepse të qenit në politikë i ka katër dimensione:

  E para: dëshira për pushtet;

  E dyta: dëshira për t’u dukur;

  E treta: dëshira për mirëqenie personale, dhe; 

  E katërta: çështja kombëtare.

  Kjo e fundit është gjithmonë farsë, sa për t’i fituar votat. Pushtetari që ndërton karrierë mbi këto katër dimensione, ai nuk ndërton karrierë politike, por ndërton SHËMTINË. Kur këto dimensione rrotullohen dhe e fundit del e para e të tjerat radhiten pas saj, atëherë pushtetari në politikë ndërton SHËNJTËRINË. Nga historia e njerëzimit e dimë se pushtetarët që kanë vepruar sipas kësaj të dytës – populli i ka shpallë të shenjtë e disa prej tyre janë ngritur në rrafshin e profetit. Ndiej dhimbje për pushtetarët që përpiqen të hanë çka hahet e çka nuk hahet e nuk e kthejnë polin tjetër që thotë: do të jetojmë mirë për veten tonë vetëm në qoftë se jetojmë me gjithë zemër – për të tjerët. Po të ndodhë kjo ndonjëherë, jam thellësisht i bindur se shqiptarët brenda një kohe të shkurtë do të bëhen POPULL ME PRESTIGJ dhe i respektuar në botën demokratike. Nuk e di kur do të ndodhë kjo, por e di se këtë ua kemi borxh fëmijëve tonë dhe fëmijëve të fëmijëve tonë.

 

Cito :
Vazhdon...

 
Në vazhdimin tjetër (pjesa e dytë) do të lexoni:

 

- kur të do Zoti - të do edhe populli;

- për dyshimet fillestari nën sloganin ”ËSHTË TEPËR E BUKUR PËR TË QENË E VËRTETË”;

- rreth përpjekjeve për ngritjes shpirtërore e edukim kombëtar;

- për amanetin e të madhit Anton Çetta, që e bënë publikë për herë të parë;

- për Mendimin pozitiv si ardhmëria e njerëzimit etj.

 

  P. S. 

  Daut Demaku – “Qendra e Mendimit Pozitiv”

  Perball hotelit Grand – Prishtinë,

  rruga Nena Terezë nr. 41/25

  dautdemaku@yahoo.com

  mendimipozitiv@yahoo.com

  www.mendimipozitiv.org

  tel: 038 225 800

  044 679 009

  049 438 544
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptySun Oct 19, 2008 5:24 pm

Këshilla

 

Disa urdhëresa për të mënduar pozitivisht

 

  Është optimizmi ai që na sjell lumturinë. 

  Ta shohësh botën me gjithë ngjyrat e saj, në të kundërt destinacioni do të biesh në depresion. Për këtë qëllim nevojitet filozofia e buzëqeshjes, të paktën këtë sugjeron psikologu. Sipas këtij të fundit ndjenja e të qenit i plogësht, na bën që të jemi pesimistë, edhe atëherë kur adrenalina e situatës ku po jetojmë mund të jetë në maksimum. Braktisni këtë situatë dhe ndiq me kujdes katërmbëdhjetë urdhëresat që ju bëjnë të mendoni pozitivisht. Katërmbëdhjetë urdhëresat e të menduarit pozitivisht, lidhen me të qenit i lumtur, edhe atëherë kur gjendja jonë shpirtërore është poshtë. 

 

  Sipas një studimi të kryer nga Erasmus University në Rotterdam, shumë prej të anketuarve edhe pse jetojnë në një shoqëri mjaft të përparuar arrijnë që të preokupohen edhe për gjërat më të vogla. Kjo gjë i bën ata që të mos ndihen të lumtur, duke u shqetësuar jo vetëm për problemet personale, por edhe për rreziqet globale, të cilat na heqin kënaqësinë e të jetuarit brenda normave që nuk na krijojnë stres. 

 

* * *

· Merru me diçka

· Shoqërohu me miq

· Duhet të jesh prodhimtar 

· Organizohu ndryshe 

· Mos u shqetëso 

· Ridimensiono frymëzimin

· Mendo pozitivisht 

· Mendo për të tashmen 

· Puno në një personalitet të shëndoshë 

· Zhvillo një personalitet të shoqërueshëm

· Duhet të jesh vetvetja 

· Elimino ndjenjat negative 

· Kultivo raportet intime 

· Konsideroje lumturinë si prioritetin numër një.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptySun Oct 19, 2008 6:16 pm

Mendimi pozitiv te jeshe i sinqert
TE respektoshe te drejten e tjetrit jeten
Te keshe bese mos te jeshe dyftyresh
Te jeshe i regullt me ate qe e done
Te mendoshe qe te gjithe e duan jeten dhe luturine mos te ja demtoshe tjetrit
Te ndimoshe ta pa aftet invalidin te varfunin
Te duash me zemer familjen tende dhe te kujdesesh per te
Te e duash atdheun tende dhe te flijohe po e lipe nevoja
Te duash njerun e jetes qe te fale dashurine dhes ta lendoshe ate se eshte si qelqi thehet shpejt e veshtire e ndretone
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptySun Oct 19, 2008 6:41 pm

Mendimi pozitiv lind si nje kerkese per te modifikuar dhe per te persosur cilesine e jetes qe mund te vije tek ne nepermjet vezhgimeve dhe transformimeve te mendimeve tona.

Te menduarit pozitivisht do te thote te mesojme mendjen tone te prodhoje mendime te dobishme, te ndryshoje sjellje, te gjeje nje kendveshtrim me efikas per situatat e jetes. Do te thote zhvillimi i nje sjelljeje te shendetshme optimiste kundrejt vetvetes dhe kundrejt jetes, siguria qe ja vlen te bejme nje sforcim, shpresa qe mund te arrijme nje rezultat pozitiv pavaresisht nga pengesat qe na dalin rruges.

Te menduarit ne menyre pozitive ndihmon mendjen dhe trupin te relaksohet dhe ne te njejten kohe furnizon me kuraje dhe me entusiazem, qe cojne ne nje menyre te sjelluri me me zgjuarsi. Kur kthehet humori i mire, ndjehemi me te lehtesuar, me me shume deshire per pune dhe veprime, me te motivuar per te gjetur zgjidhje te reja per problemet e vjetra dhe per te punuar per rritjen tone personale dhe profesionale.

Duke mesuar te mendojme ne menyre pozitive, mbi te gjitha ne momente te veshtira, eshte e mundur qe te ushtrojme nje influence pozitive mbi gjendjen shpirterore dhe sjelljet. Eshte shume e mundshme qe t’i jepet fund tiranese se mendimeve negative, qe truri gjeneron automatikisht perballe
problemeve, me metoda qe perdorin sugjestionimin e subkoshiences.

Kur truri yne prodhon mendime negative preket shendeti yne dhe ekuilibri
yne emocional dhe humbasim aftesine per te shijuar jeten. Kerkimet
shkencore kane demonstruar qe humori i mire, optimizmi dhe emocionet
pozitive influencojne ne mireqenie, qe njerëzit optimiste dhe pozitive
semuren me pak dhe e marrin veten me shpejt pas aksidenteve ose
operacioneve per shkak semundjesh te ndryshme.

Gjithashtu niveli i autostimes sone, domethene opinioni qe ne kemi per vetveten, varet nga skemat mendore qe kemi zhvilluar pergjate tere jetes sone, pra nga mendimet tona. Ato (mendimet) nese jane negative rrezikojne ekuilibrin dhe kthjelltesine e trurit tone dhe sepse ne jemi nje unitet psikofizik rrezikojne ekuilibrin e lidhjeve me prosperitetin ekonomik dhe mbi te
gjitha mireqenien e trupit tone.

Te mesojme teknikat per t’u cliruar nga skemat mendore negative do te thote te ndryshojme filmin e jetes sone. Cdo pervoje e jona eshte rezultat i nje koncepti te te menduarit, ashru si çdo mendim i yni kontribuon ne krijimin e nje realiteti te neserm. Mendimet perfaqesojne nje rol thelbesor ne jeten tone dhe krijojne gjithsesi eksperiencat tona te ardhshme. Prandaj
eshte thelbesore qe te mesojme te jemi vigjilente dhe te vetedijshem
mbi gjithshka qe mendojme dhe themi, te mesojme t’i transformojme
mendimet tona dhe sjelljet ne menyre qe t’i kthejme ato ne nje ndihme
dhe jo ne nje pengese per te krijuar jeten qe deshirojme.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptySun Oct 19, 2008 7:30 pm

themë mjaft me interes dhe të shprehur mjaft i qëlluar, qëta kuptoj gjithkush, që ka shpirtin e pastër, pa dogma, pa damka që i solli jeta apo që ia sielli vetvetes se ti personaliteti, të jeshë dritë në errësirën e netve pagjumë, natën e bën ditë të gëzuar
sheh tej bjeshkëve edhe të territ, që na përmbysi me shekuj - sheh shenjat e ardhmërisë, e arritjet përmes mendimit pozitiv!

''Zëmra që është e qëruar, kurdoherë është e gëzuar'' thot Samiu ynë, poashtu edhe populli thot: mendo mirë e mbaju - mendo keq e thaju, e sihet ngritja a rënia e personalitetit edhe nëse je hero i popullit, se edhe heronjt i kemi disi të përzier, jemi dëshmitar të heronjve të vërtetë edhe të atyre që nuk e kanë vendin në ballë të kombit - e dëshmorët dëshmuan me jetën e tyre lirinë e atdheut. Kurse sikur deformohen disa, kur vëjnë në dyshim vetveten e tyre, me intriga, paaftësi për ta njohur realitetin, paaftësi të arrijnë suksesin, ku të kujtojnë dhelpren e rrushin edhe ata që symësy mundohen ta deformojnë edhe historinë - pikërisht duke mos u bazuar në mendimin pozitiv, pikërisht duke aluduar në privatizim edhe të një shoqërie të vogël etë madhe edhe me aspiratat e atdheut - monopol mbi atdheun! Edhe kjo është mungesa e mendimit pozitiv!

Mendo për dikend, sikurse dotëdëshiroshe ai të mendoj për ty, ah sa fjalë të bukur ka populli ynë - fol me dorë në zemër, ndaje drejtësinëme dorë në zemër dhe nuk gabon kurrë! po vet mungesa e mendimit pozitiv, krijoi e krijon theqafje personalitetesh edhe ndër më të lartit - ven ineresat e atdheut sikur private, privatizon me farmën (jo firmën) po me farën e jetës, ekonomke, politike, kulturore e skencore, thuase është vet zoti, privatizon e keqpërdorë partinë politike, qeverinë, e shtetin, duke u hamendur se është i përjetshëm (s'ka më lider të përjetshëm), s'pin ujë më intelektualzmi regresiv, mburrjet se bëra diç të madhe, se luftova, se shkrova e shkriva çelik me dhëmb, kam gjithçka e dihet se i ka me poshtërsira, ndyetsira, mashtrime për një grusht parashë - mbanë inate personale e shprehet me to mbi interesat e atdheut e popullit, të nënçmon anash, fshehtazi, me lajka trillime e marrina tjera që veç ai i din - mu për shkak të mngeses së mendimit pozitiv!

Mendimi pozitiv është shumë i vështirë, i pakapshëm, i pavullnetshem, për personin që në emër tëinteresave të atdheut, privatizon edhe vet çështjen kombëtare - se kush na qenka ai që po dojka ta bashkojka kombin, kur jemi na politikajt, e nuk e dijnë se janë vegla çorre nëpër kotare tëndara politike - e tjerat kombe pavarësohu, bashkohu e bëhu kombe qindmilionshe!

Dikush ka dëshirë tëmbetet prore parazit, mbi kurriz të tjerëve, të hajë, të mashtroj, të spijunoj, të ia fali edhe dreqit e të birit vetveten e tij/saj veç të triumfoj me methoda edhe kriminale! Kjo ështëmungesa e mendimit pozitiv, që ka mbet veç një koncept këshille, sepse sikur të aplikohej mendimi pozitiv - bota do të ishte kahmoti një shtet, njëatdhe i njeriut Shtetet e Bashkuara Të Botës!

Pastrohu, qërohu në personalitetin tënd, 'besnik bëhu, e kujt besë mos i zë', e kur tëjemi të gjithë besnikë - rrena, mashtrimi, hajnia, imoraliteti, korrupcioni, kriminaliteti - nuk do të kenë vend në memorjen kombëtare!

:::::::
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptySun Oct 19, 2008 10:38 pm

Mendimi pozitiv është sikur dielli, asgjë nuk rëndon, asgjë nuk rrënon, asgjë nuk lëndon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Parapsikologu
Hero anëtar
Hero anëtar
Parapsikologu


Male
Numri i postimeve : 3125
Age : 56
Vendi : Ferizaj-Kosovë
Profesioni/Hobi : Poezia
Registration date : 18/07/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptySun Oct 19, 2008 10:46 pm

Nese mendon pozitivisht i jep nderdijes tende sinjalet pozitive dhe me kete edhe rezultatet do te jene te tilla - pozitive
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Musafir
Vizitor
avatar



Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptyThu Oct 23, 2008 7:17 pm

Merre këtë tufë mendimesh pozitive, por mos e mbaj vetëm për vete. Ligj themelor i jetës është ligji i marrjes dhe i dhënies. Unë kam marrë diku dhe t’i kam dhuruar Ty. Ti merri nga këtu dhe dhuroja dikujt tjetër. Sikur jeta që i jep jetës. Kjo është forca e njerëzimit.
Merri thëniet prej këtij libri, prej kësaj tufe, lexoji për vete, por edhe përdori në njërën prej këtyre mënyrave: kur të duash t’ia dërgosh ndokujt ndonjë dhuratë për ditëlindje, për fejesë, martesë, për lindje të fëmijës apo për cilindo rast, atëherë përshkruaje një thënie apo disa sosh dhe, natyrisht, duke i zgjedhur me kujdes ato që i përgjigjen momentit festiv, bashkë me ndonjë dhuratë modeste – dërgoja të përshkruara.
Disa veprojnë edhe pak më ndryshe: për çdo ditë të muajit e zgjedhin nga një thënie me shënimin: për ditën e parë të muajit lexoje vetëm këtë thënie, për të dytën këtë, për të tretën... e kështu me radhë.
Mësimi është gëzim. Po të mësonim për çdo ditë nga një mendim të mirë, në fund të vitit do të ishim për 365 mësime më të pasur. Të kam thënë edhe njëherë: dashuria dhe dituria, kur të ndahen me të tjerët – shumëzohen. Mos e ndal vetëm për vete diturinë, se askush nuk mund të jetojë vetëm në këtë botë. Në brezin e pastër të potencialit të gjithë jemi një dhe vlera e individit matet me fuqinë e tij për dhënie e marrje.
Dhënia e marrja mund të jenë edhe të natyrës materiale, por dhënia dhe marrja e natyrës shpirtërore – dashuri dhe dituri – është mënyra më e mirë e jetësimit të forcës së njerëzimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Fjona
Xhelozja...
Xhelozja...
Fjona


Female
Numri i postimeve : 2283
Age : 35
Vendi : n'matiqan
Profesioni/Hobi : me vallzu tallava, me kallxu barcoleta
Registration date : 07/10/2008

Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë EmptyMon Oct 27, 2008 7:03 pm

qe te kesh mendime positiv ne ditet e sotme duhet te jesh shum optmist!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://it.youtube.com/user/ilovekosova88
Sponsored content





Mendimi pozitiv në jetë Empty
MesazhTitulli: Re: Mendimi pozitiv në jetë   Mendimi pozitiv në jetë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mendimi pozitiv në jetë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mendoni qe ka lumturi ne jete!?
» Mendimi Shkencor Gjate Shekujve .
» Mendimi juaj per kabinetin Rama 2?!
» Flamuri i Kosovës
» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Psikologji-
Kërce tek: