Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Interviste e poetit Kristaq F. Shabani

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Wed Jul 09, 2008 12:13 am

Intervistė

Njė shoqėri, e cila nuk administron trurin dhe shpėrthimet e tij progresive vonon dhe stacionon ecjen



Me Kryetarin e Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi”Albania, me qendėr nė Gjirokastėr shkrimtarin dhe poetin Kristaq F. Shabani, Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, Anėtar dhe Anėtar Nderi i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve Ndėrkombėtarė I.W.A (me qendėr nė Ohajo SHBA), Anėtar i Lidhjes sė Poetėve Bashkėkohorė W.P.S,) si dhe Anėtar Nderi i Lidhjes “XASTERON Athinė (GREQI).



Shpesh, kur kthehemi nė retrospektivė pyesim veten: “Si erdhėm deri kėtu?”. Edhe ju natyrisht e respektoni kėtė pyetje?



Kjo pyetje ėshtė e natyrshme. “Pegasi” erdhi deri kėtu, duke fluturuar poetikisht dhe ēuditėrisht, falė aftėsive tė tij, u bė tepėr i njohur. Tashmė nė “qiellin poetik” kjo yllėsi dallohet e konturuar. Nė fillesė ishin vetėm 30 krijues nga Gjirokastra, Tepelena, Pėrmeti, Saranda, Fieri,Tirana, madje dhe tė emigruar nė vendet e tjera sin ė Greqi, kjo pėrcaktoi edhe hapėsirat e shtrirjes. Shumė prej kėtyre krijuesve ishin tė panjohur, apo tė privuar nga sistemi i mėparshėm, pėr tė interpretuar nė “arenė”. Pra, s’kishte nga ata qė u pėrkėdhelėn e u ledhatuan nga regjimi i mėparshėm dhe qė nuk tė “lėshojnė” rrugėn edhe sot e kėsaj dite, duke mbajtur mbi supe “pėrvojėn” e tyre shkrimore dhe atė konturim tė krijuar me “model”. Ky situacion i bėnte kėta pėrfaqėsues tė sė kaluarės mosbesues me pyetje tė tipit “asgjėsues”, dhe shumė shpejt aktivizuan dyzimin: “Kalin fluturues” e quajtėn “kalė tė huazuar”. Por, qė nė fluturimin e parė me “Ylberin e Shpirtit” kėta dyshues dhe mosbesues u thyen dhe kthyen nė ! dhe ?.



Si u prit kjo lidhje e re krijuesish?

Lindjet e reja mezi priten nga shoqėria jonė, e cila ėshtė e mėsuar me metodėn fjalėfrazimit, e marrjes nėpėr gojė apo tė thashethemnajės. Edhe lindjet letrare, dikur priteshin me urdhėr. Nė rast se dua unė, ti lind, nė rast se s’dua unė, nuk lejohet as aborti!… Edhe sot ka konceptime tė tilla, paēka nga 18 vjetėt e kthesės, apo tė pėrmbysjes, qė ende nuk e kemi “pėrmbysur” mirė, pasi vijon “mbretėria e ėmbėl “ e pėrcjellur. Por pėrmbysjet e thella bėhen, kur krijohet mundėsia e re, ndryshimi i bindshėm real dhe krijohet mentaliteti i ri. Shpesh ne na motivojnė edhe “nevrikė”, kur kemi njė qetėsi tė admirueshme. Nė qė nė fillesė tė krijesės motivuan lėvizjen me sloganin befasues: “Pėr njė Letėrsi Ndryshe”, e cila mė vonė u bė dhe slogan politik pėr “partet”.





Si ėshtė formuar fizionomia e Pegasi-t?

“Pegasi” qė tė formonte fizionominė e tij ka zhvilluar veprimtari me nerv, me njė kuadraturė tė larmishme, me aplikime tė programimeve “ndryshe”, pėr tė hequr “mantelin” e pėrsėritjes, qė tė merrej frymė me bronke reale. Pikėsynimet tona kanė qenė: dalja nė dritė tė ndriēuar, luftė meititetit dhe kopjimit mekanik, zhvillimit tė aftėsisė krijuese nė njė terren dhe mjedis, ku mund tė kėrkosh me spontaneitet substancėn konkurruese. Nė rast se veprohet brenda guackės, plasin gjithmonė rrjedhojat. Merita jonė ishte se kishim pikėsynim: daljen jashtė guackės. Ne u pėrhapėm me arsyetim dhe gjetėm pėrkrahje me krijuesit nė Tepelenė, Pėrmet, Sarandė, Delvinė, Fier,Tiranė e gjetkė, madje dhe jashtė vendit nė Greqi, Itali, Kosovė, Maqedoni, SHBA e tjerė.

Shpesh herė tė merresh me letėrsi tė nofkojnė, tė aludojnė, tė nxjerrin jashtė “mode”, por pėrvoja jonė tregoi se, kur komuniteti letrar pėrpiqet edhe vetė arrin tė administrojė vetveten, ai arrin ato objektiva dhe synime qė kėrkon. Janė mbi 1000 libra tė botuara gjatė kėtij 10 vjeēari nga Krijuesit e Lidhjes sonė si dhe rreth 265 veprimtari letrare! “Pegasi” tashmė ėshtė lidhje prezente, reale dhe e provuar pėr intuitėn intelektuale dhe shkrimore qė ka, e provuar dhe nė arenėn ndėrkombėtare, e njohur nė 100 shtete tė Botės, ku “luhet” ndryshe dhe bėhet vlerėsim potent. Koha po provon edhe tek ne se lidhjet komunitare tė krijuesve janė vetėvepruese, kanė dėshira tė pėrbashkėta, bėjnė ēudira tė pėrbashkėta, janė vizionare , sepse nė to nuk vendos “diktati”.



A ka zbulesa poetike?



Zbulesat tona janė tė shumta dhe japim njė shtysė nė zhvillim dhe nė qėndrimet “poetike”, qė mbajmė. Ne kemi lozur njė rol tė pakontestueshėm nė zbulimin e talenteve duke pohuar se, ata, qė e kanė detyrė, tė cilėt paguhen nga shteti, s’e marrin kėtė nismė, duke i parė me shikimin e njerkės. Zbulesat tona flasin vetė. Kėshtu p. sh. Shkolla e mesme “Siri Shapllo” Gjirokastėr “mburret” me dy botimet e realizuara prej nesh, Lidhjes “Pegasi”, tė Eruglina Kucit “Fluturoj me pėllumbat” dhe “Shpirti i trazuar” i Bledar Haskės, duke i pasqyruar nė Historikun e saj, si zbulime tė veta! Ne kemi bėrė punė specifike tė talenteve nė Pėrmet (Kosinė, Ēarēovė) dhe nė qytetin e Pėrmetit, nė Kėlcyrė, nė shkollat e mesme tė Gjirokastrės, nė Universitetin “Eqrem Ēabej”, Delvinė, Fier si dhe jashtė vendit, ku kemi dhe pėrfaqėsues ndėrlidhės tė Pegasit. “Pegasi” tashmė ėshtė bėrė shumė i njohur dhe i propaganduar.

Kemi qenė iniciues tė mesazheve tė reja nė substratet tona letrare tė tė gjitha gjinive si dhe historike dhe nė gjitha gjinitė e Artit, duke u pėrplasur dhe me megalomani dhe ngacmime, por qė kėto janė venitur nga ecja jonė. Kėto janė dhėnė nė tė gjithė veprimtarinė tonė kudo ku janė zhvilluar, duke pasur parasysh edhe shkėmbimin universal tė vlerės.

Njė shoqėri, e cila nuk administron trurin dhe shpėrthimet e tij progresive vonon dhe stacionon ecjen.



Si paraqitet vlera e botimeve tė krijuesve tė Lidhjes?



Nė sferėn e botimit, ndoshta kemi dhėnė leksione pėr redaktime, ngritje tė katedrave tė botimit dhe tė pėrkthimit, ndėrtimit tė kompozicionit tė jashtėm dhe tė brendshėm tė veprės, pėr ideim natyral kopertinash, pėr cilėsi botimi, pra, pėr seriozitet klas. Kjo duket edhe nė marrėdhėniet e krijuara me Shtėpitė botuese nė vend dhe jashtė vendit: “MARIN BARLETI”, “TOENA”, “ALBIN”, “DITA 2000”, “MĖSONJTORJA”, “JONALDA”, “THAMIRIS”, “RILINDJA” e tjerė si dhe me veprimimin e shtėpisė botuese “Fjalėt e Qiririt” Pėrmet tė botuesit Lumo Kolleshi, aktualisht Sekretari i Pėrgjithshėm i Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” dhe vetė tė angazhimit tė Lidhjes sonė “PEGASI” . Madje, mund tė themi, qė ne kėrkojmė shumė nė titullime tė gjinive e tjera. Kemi redaktorė tashmė tė sprovuar nė Gjirokastėr, Tepelenė, Pėrmet, Fier, Tiranė, Tropojė e tjerė. Kjo ka bėrė atė qė, ne tė zbulojmė nė hapėsirėn tonė tė veprimit rreth 150 talente nė letėrsi, tė cilėt kanė guxuar tė dalin me librat e tyre tė parė, ose me libra me poezi tė pėrbashkėta. Duke organizuar kontaktime paraprake, diskutime tė librave para botimit ėshtė bėrė njė punė e organizuar botuese dhe lexuesi ka respektuar prurjet e reja. Kjo ka realizuar edhe atė qė tė bėhet edhe njė lidhje universale me talentet e vendeve tė tjera.

Qė tė dallosh duhet tė jesh i zgjuar dhe tė ecėsh me parashikimin e ardhmėrisė. Si rrjedhojė gjatė kėsaj veprimtarie tė shumėanshme, shumėplanshe, publikuese, koordinuese, lidhėsore, tendecioze, bashkėrenduese me forma dhe metoda tė reja tė kohės, duke pėrzgjedhur edhe ato, qė rezistojnė, ėshtė bėrė e mundur zgjerimi dhe ngritja e kėsaj lidhjeje, qė i ngjan njė lėvizjeje tė re, tė madhe tė letėrsisė. Kjo vjen falas edhe arsimimit tė lartė disponues tė tė shumicės sė krijuesve, tė cilėt kanė sakrifikuar edhe vullnetarisht pėr t’u ngjitur nė shkallinat e krijimit.



Si realizohen botimet? A ėshtė vėnė nė lėvizje sponsorizimi pėr tė ndihmuar botimet?

Truri vijon tė lutet. Njė shoqėri civile ėshtė e civilizuar, nė rast se mundėson nė publikimin e veprave tė inteligjencės sė saj shkrimore, e cila ka aftėsi tė shkruajė kujtesėn historike dhe letrare, pra substancėn reale dhe fantastike tė realitetit, gjendjen e tė dy kahjeve tė saj apo nė polet. Ndaj nė kėtė aspekt nuk kėrkohet lutėsi, por pėrqėndrim vėmendjeje. S’duhet tė lutet krijuesi, por duhet tė “lutet” biznesmeni. Tek ne ndodh e kundėrta: “Truri vijon tė lutet… pėr tė publikuar veprat”. Megjithatė, nė rrugėn tonė tė krijimit, gjenden dhe biznesmenė tė nivelit, qė ndihmojnė krijuesit, siē ka ndodhur nė Gjirokastėr, Tepelenė, Fier, Delvinė, Athinė, Prizren, Gjakovė, Shkup, Tuz e ndonjė vend tjetėr. Por ka dhe raste tė premtimeve paradė dhe tė zotimeve hiperbolike…

Por krijuesit pėrpiqen dhe nga fondi i tyre i gjetur me shumė vėshtirėsi dhe i ekonomizuar botojnė librat nė shtėpi botuese, tė cilat vetėm formalisht quhen tė tilla dhe nuk marrin asnjė pėrgjegjėsi pėr publikim, reklamim apo impulsim tė librave tė autorėve tė talentuar, veēse janė rigoroze nė vjeljen e “shumave totale “ tė botimit, ku pėrftesa ėshtė e mirė nga ana e tyre... Edhe pse njė autor mund tė botojė 10-15 libra nė njė shtėpi botuese -shtypshkronjė interesi i autorit ėshtė i nėpėrkėmbur, ku nė disa prej kėtyre shtypshkronja- shtėpi botuese ka njerėz , tė cilėt nuk e kanė nivelin pėr tė botuar, pasi u mungon arsimimi e tjerė. Kjo i hap rrugė mediokritetit letrar qė vjen si rrjedhojė e njė keqtrajtimi botues. Duhet theksuar edhe ajo qė, disa prej kėtyre shtėpive botuese kanė rėnė nė dorė tė “njerėzve “, tė cilėt nuk kanė lidhje me Letėrsinė, s’kanė nivelin profesional, veēse kanė “logjistikėn”. Varfėri e madhe ekziston nė ekspozimin e veprave, nė organizimin e Panaireve tė Librave, tė cilėt bėhen pa theks dhe objekt tė pėrcaktuar Ne nė kėtė kuadėr kemi zhvilluar me sukses Panaire dhe Ekspoze tė Librit tė autorėve tė Lidhjes sonė “PEGASI”, por edhe tė tė tjerėve, qė nuk janė anėtarė tė Lidhjes sonė. Njė punė e efektshme ėshtė bėrė dhe nė ekspozimin e librave nė kėto Panaire - Ekspoze tė tė gjithė poetėve dhe shkrimtarėve, tė cilėt kanė lidhėsi dhe bėjnė shkėmbim universal vlerash me Lidhjen tonė si tė krijuesve edhe mjaft prestigjiozė nga Italia, Greqia, SHBA, Brazili, Australia, India, Kina, Japonia, vendet e Evropės Perėndimore e tjera.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Vijim i intervistes se poetit Kristaq F. Shabani   Wed Jul 09, 2008 12:15 am

Cilat janė lidhėsitė tuaja me pushtetin vendor?

Pushteti vendor? “Ekziston” thonė pėr krijuesit…. Kjo i ngjason edhe prologut tė pėrrallės “Na ishte, seē na ishte…” Ne bėjmė pėrēapje, falim dhurata babagjyshėsh dhe ata s’lexojnė dhe thonė se, sa shumė u shtuan shkrimtarėt. Tashmė secili mund tė shkruajė… e tjera, duke mos u thelluar nė atė qė thonė. Po pushtetarėt, qė drejtojnė u kualifikuan pėr tė ardhur nė pushtet?! Ne bėjmė pėrēapje pėr tė dhėnė tė renė tonė, tė ngrėmė probleme tė ecjes nė substratet tona tė gjinive tė letėrsisė dhe qytetet tona vazhdojnė tė tymta me rrugė tė brendshme fshati, qė lėshojnė vargan lotėsh. Kujdesja kėrkohet ndaj tė brendshmes, se nuk dihet se ēfarė ndodh! Po tė ndodh gjė do tė thonė: “Ah, ky qytet “tė brendshmet i kishte tė grisura, me arna dhe pa lule!…” Nejse, duhet ta lėshojmė ndonjė buzėqeshje, por deri tani nuk ėshtė asgjė premtuese, pasi nė Lidhjen tonė shumė pak krijues mund tė jenė ndihmuar!… Krijuesi ėshtė njohės i thellė i jetės, ngacmues, i pėlqen estetika, i bėn ēdo gjė pėrshtypje nga tė dy anėt e medaljes, pėrshtypėzohet dhe reagon. Edhe me median elektronike nuk bėhet punė efikase, paēka nga tendecioziteti ynė pėr publikim tė veprave tė reja. Nuk ėshtė hapur si duhet rubrika e paraqitjes sė librave tė rinj, apo tė jepen promovimet e bukura tė kėtyre librave. Nė kėtė drejtim mė mirė paraqitet TV “Gjirokastra” dhe TV e qytetit tė Pėrmetit dhe TV “Apolon” i Fierit. TVSH ėshtė krejt i panjohur pėr ne dhe punėn tonė! Ky ėshtė njė prakticitet i vjetėruar, censurė e organizuar ndaj autorėve dhe librave tė rinj, autorėve tanė, tė cilėt po tė vihen nė balancim me shumė botime tė tjera edhe nė Metropol, s’dihet se si dilet!. Ėshtė fakt qė librat tanė propagandohen nė Kosovė, Maqedoni, Itali, Geqi dhe e kanė shumė zor kėtė mundėsi nė Shqipėri! Kjo pėr ekzistencė mendėsie…dhe rutinė. Kujtohen vetėm nė rast evenimente, zgjedhjesh. Pushtetarėt i shikon rrallė ose asnjėherė nė kėto veprimtari letrare tė pėrgatitura me kujdes dhe art dhe ndjekin ato koncerte, apo aktivitete thatėsirė. Njė deputete apo deputet nuk “di” qė nė Gjirokastėr ekziston njė Lidhje pėrmase, ose e di dhe bėn sikur nuk ka dijeni, qė nė librin e anėtarėsimit tė saj disashkallėsh ka shumė anėtarė. Pale mandej tė diskutohet pėr ndihmesė a fonde pėr zhvillimin e letėrsisė!… Ndonjeri mund tė tronditet me kėtė numėr kaq tė madh, por nė Lidhjen tonė ėshtė bėrė kategorizimi sipas shkallinės sė ngjitjes dhe autoritetit nė letėrsi: shkrimtarėt, poetėt, fabulistėt dhe artistėt, piktorėt, skulptorėt nė kuptimin vėrtetėsor, real dhe me pėrvojė, qė kanė botuar, reklamuar veprat e tyre nė tė gjithė fushat, ndėrsa talentet reja, qė janė impulsuar dhe kanė nxjerrė nė dritė veprat e tyre; talentet po tė reja, tė cilėt kanė botuar krijimet e tyre dhe janė premtues si dhe nxitja e talenteve tė reja nė shkollat 9 vjeēare tė Rajonit dhe gjithėpėrfshirjen tonė. Pra, kjo ėshtė njė lėvizje e fuqishme letare, e cila ka njė program tė detajuar, tė programuar. Kėshtu ne mund tė pėrmendim dalje nė dritė tė botimeve tė reja , tė nxitura dhe tė impulsuar nga ne si nė Shkollėn e Mesme nė Libohovė, nė “Bilal Golemi” Kardhiq, nė Lazarat, nė shkollėn e mesme tė pėrgjithshme “Siri Shapllo” Gjirokastėr, nė Lazarat, Universitetin ‘Eqrem Ēabej”, Fakultete tė ndryshme nė Universitetin e Tiranės, apo nė Tepelenė, Pėrmet, Kėlcyrė, Fier, Sarandė, Delvinė, Prizren, Gjakovė e tjerė.



Kush ėshtė ajo pjesė e shoqėrisė aktuale qė interesohet pėr Letėrsinė ?

Mė pyesni se kush ėshtė interesuar pėr letėrsinė? Detyrimisht intelektualėt, ata qė janė tė lidhur me kulturėn, por u mungon ana financiare pėr ta tėrhequr, pasi edhe krijuesi vuan shumė pėr tė “sponsorizuar” vetveten. Njė krijues nga Pėrmeti, poet i njohur, kur i thanė se kush e sponsorizon kėtė libėr, Ai u pėrgjegj ēiltėrsisht: “Vreshti”. Qeshėn me pėrgjigjen e tij, por ishte fakt. Ai kishte njė vresht, i cili atė vit kishte prodhim tė bollshėm. Na vjen keq qė tė rinjtė nuk “afrohen” tek libri dhe “vjelin” gjėrat e gatshme nė Internet, tė cilat i “modelojnė” duke i paraqitur si punime tė tyre tek pedagogėt dhe mėsuesit si tema vetiake, kur nuk kanė ndryshuar asnjė presje! Pasuria e tyre leksikore lė pėr tė dėshiruar, pa le ajo “kreative”... Kjo ėshtė njė rrugė qė tė ēon nė mosdije...Krijuesit edhe tė trevės sė Jugut tė Shqipėrisė dhurojnė librat e tyre nė Bibliotekat e Shtetit. Shteti nuk ėshtė nė “gjendje” tė blejė libra tė krijuesve tė afirmuar dhe tė talentuar. Ka biblioteka, qė kanė disa vjet, qė mbeten me fondin e dikurshėm! Pse tė ndodhė kjo? Ky ėshtė njė shtet, i cili nuk plotėson sa duhet fondin e tij tė kujtesės! Unė duhet tė flas nė thirroren, qė tashmė ėshtė “hequr”: “Pushtetarė, caktoni fonde pėr tė blerė libra, qė tė pasurohen bibliotekat me fondin libror tė nevojshėm qė krijohet kudo nė tė gjithė hapėsirėn krijuese shqiptare dhe nė hapėsirėn emigruese….” Por duhet thėnė dhe diēka tjetėr: Nuk pėrzgjidhen mirė ata qė merren me kulturėn nė pushtetin vendor a qendror, madje mė sė shumti zgjidhen me militantizėm dhe harrohen profesionistėt...



Cili ėshtė veprimi gjeografik i “Pegasi”-t



Qėllimi ynė final ka qenė qė “Pegasi” tė shtrihej nė tė gjithė hapėsirėn mbarėshqiptare si dhe nė vendet, ku janė emigruar krijuesit shqiptarė, kryesisht nė Greqi dhe Itali, SHBA. Po e them qė nė fillesė se kjo ėshtė realizuar. Ėshtė njė rast i rallė realizimi. Deklarim ky pa vetėmburrje, po realitet i padiskutueshėm.

Tashmė ne kemi degėt tona edhe jashtė vendit, tė cilat i pėrmendėm edhe mė lart. Nėpėrmjet gazetės letrare “Pegasi”, e cila po mbyll vitin e gjashtė tė botimit dhe gazetės tjetėr “Intelekt 2001…” si dhe gazetave tė tjera periodike tė Trevės sė Jugut tė Shqipėrisė, ėshtė realizuar njė njohje e madhe tė Lidhjes sonė, tė substancave letrare nė tė gjitha gjinitė letrare nga: poezia, novela, skica, tregimi, romani, monografia, epigrami, esse, fabula e tjera. Kryesorja ėshtė se me veprat e autorėve tė “Pegasi”-t tashmė janė njohur edhe lexues nė rang ballkanik, nė disa vende tė Evropės, por edhe nė SHBA e tjerė , ku edhe ėshtė organizuar dhe promovim pėr vepra tė krijuesve tanė. Pėrkthyesit tanė kanė pėrkthyer vepra serioze tė shkrimtarėve botėrorė si: Heminguejt, Agath Krist apo dhe libra tė miqve tanė poetė nga Greqia si vėllimi “Galopimi i kalit bojė blu” tė poetes sė talentuar greke Panajota Zaloni- Hristopullu, apo librit tjetėr tė saj “Paqe… Frikohem…”, njė libėr ky universal pėr prezencėn e poezive nė 13 gjuhė, midis tyre, siē shprehet poetja dhe gjuha e bukur shqipe ka vendin e saj tė merituar (Kėto pėrkthime dhe shqipėrime janė realizuar nga Kristaq F. Shabani dhe Kosta Gaxhoni, filolog); po kėshtu evidente janė pėrkthimet e Murat Memallaj, tentativa tė bukur tė pėrkthimit nga gjuha ruse tė poetit tė madh Esenin te vepra e sukseshme e titulluar “Eseniane” , apo puna e organizuar nga stafi i Lidhjes sonė pėr tė sjellė nė shqip veprėn “Gruaja , tė cilėn dashuroj” tė Poetit rus tė kohės sė sotme Adolf Shvjedēikov tjerė; vepra tė tjera tė pėrkthyera nė italisht nga Aleksandra Shabani, Besnik Ismailati; nė anglisht nga Dritan kardhashi dhe Mirela Dudi e tjera . Tė sukseshme kanė qenė pėrkthimi i organizuar nga njė grup pėrkthyesish tė kryesuar nga Elefter Fotiu tė librit “Seli nė qiej” tė poetit Kristaq F. Shabani, dedikuar ish presidentit tė SHBA, zotit Bill Klinton, libėr ky i kėrkuar dhe i dėrguar nė shumė vende tė botės. Po kwshtu botimet epetro Dudit nw veprwn twrwsisht nw anglisht “Kostelacion” Ėshtė punuar qė shumė libra tė jenė nė Biblioteka tė veēanta tė disa vendeve si Kosovė, Itali, Maqedoni, SHBA, Brazil, Greqi, Angli, Gjermani, Rumani, Spanjė, Australi, Mongoli, Indi e tjerė. e tjerė. E rėndėsishme ėshtė se janė realizuar shumė pėrkthime nė gjuhėt anglisht, italisht, greqisht, rumanisht, spanjisht e tjerė , duke realizuar shkėmbimin universal tė vlerave e duke kombinuar veprimtarinė pėrkthyese me poetė tė simotrave kudo nė botė. Punėn e madhe pasionante e tregon edhe Antologjia poetike “Korsi e Hapur”, ku janė pėrkthyer nė shqip poezi pėrfaqwesuese nga 84 poetė nga Bota. Rėndwsi i ėshtė dhėnė edhe botimit nė gjuhėn e minoriteteve nė Shqipėri si rasti i librit tė poetes Andromaqi Pulla, Manol Basho e tjerė. Tashmė po i kushtohet vėmendje qė edhe autorėt kosovarė tė bėjnė njė punė mė tė gjerė pėr pėrkthimin e veprave tė tyre.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Vijimi i intervistes se poetit Kristaq F. Shabani 3   Wed Jul 09, 2008 12:16 am

Ju e keni zgjeruar hapėsirat tuaja tė krijimtarisė mund tė na bėni njė panoramė tė saj?

Nė kėtė kuadėr njė rol tė veēantė luajnė dhe pėrkthimet. Ju lutem tė mė bėni njė ekspoze tė veprimtarisė suaj pėr shkėmbim universal tė vlerave.



Po i mėshohet fort pėrkthimit tė veprave tė autorėve tė Pegasit, jo vetėm nė vepra tė plota, por edhe me cikle tė veēanta. Njė punė e mirė nė kėtė drejtim ėshtė bėrė me krijimet qė janė dėrguar nė konkurset e Letėrsisė tė zhvilluara me tema tė larmishme nė Greqi e Itali, ku krijuesit e Lidhjes “PEGASI” gjatė ekzistencės sė vetė kanė marrė mjaft ēmime tė para, tė dyta tė treta dhe ēmime speciale. Madje duhet thėnė se nė kėto konkurse janė ballafaquar nė konkurim me poetė tė dimensioneve ballkanike, evropiane edhe botėrorė. Ne jemi fitues edhe tė njė ēmimi tė rėndėsishėm nė Kongresin e e Olimpiadės sė Shkrimtarėve nga gjithė Bota nė vitin 2004, tė organizuara nė Greqi, tė pėrftuar nga poeti ynė i talentuar dhe i njohur, Anėtari i Lidhjes sė Poetėve Bashkėkohorė Petro Dudi, por edhe tė dy ēmimeve tė tjera tė rangut tė lartė.

Duhet tė theksojmė se gjithė pegaistėt kėrkojnė tė dalin nė det tė hapur pėr shkėmbim universal tė vlerave dhe tendenca jonė kohėt ė fundit ka qenė impulsimi i botimeve nė disa gjuhė, pėrveē gjuhės refrektare mėmėsore shqipe. Kjo ka realizuar qė nė kontaktimet me poetė dhe shkrimtarė tė huaj, nė kontaktet direkte me ta nė Shqipėri apo nė me lidhjet elektronike kemi arritur qė rreth 37 krijues potentė tė Lidhjes sonė tė fitojnė tė drejtėn e anėtarėsimit nė Lidhjen e Poetėve Bashkohorė tė Globit, ku marrin pjesė rreth 700 poetė nga 102 vende tė Botės(105 prej tyre janė amerikanė) dhe pėr nga numri Shqipėria renditet nė vendin e gjashtė, duke siguruar tė gjitha parametrat. Kėshtu krijohet mundėsia e rritjes sė njohjes se ē’pėrparime janė arritur nė Letėrsinė dhe Artin e sotėm botėror dhe ē’vend lozim ne. Po kėshtu ndeshemi me njė konkurrencė tė gjallė dhe efektive. Krijimi, vepra rrit pėrmasat e njohjes dhe tė publikimit, njihet, konkurron, thellohet stili, aftėsia, niveli si dhe pėrsoset mė tej kontaktimi me rrymat e sotme tė Letėrsisė nga mė prestigjiozet, pasi nė kėto Lidhje poetėsh, shkrimtarėsh, artistėsh merr pjesė “ajka” e pėrfaqėsuesve tė letėrsisė botėrore, tė cilėt janė tė prirur drejt njė zhvillimi dinamik , elastik tė saj tė madh dhe qė kanė vėnė mundin, djersėn dhe potencialin e vet financiar nė tė mirė tė Letėrsisė dhe Artit. Pėrveē kėsaj Presidenti i Lidhjes ėshtė edhe Anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve Ndėrkombėtarė mė qendėr nė Ohajo tė SHBA me Presidente tė saj poeten amerikano-braziliane Teresinka Pereira. Po kėshtu tani sė fundi, duke parė se nė shumė lidhje tė pėrmasave botėrore, ku “militojnė” poetė nga shumė vende, ne kemi pėrfaqėsuesit tanė edhe nė lidhjet e krijuara ndėrkombėtare nė SHBA, Brazil, Rumani, Indi e tjerė. Ėshtė njė fluturim i bukur e dinamik ky yni. Ne nė kėtė aspekt jemi tė parėt qė krijojmė kaq lidhėsi letrare nė Shqipėri. Tė gjithė kėta krijues kanė dėrguar krijimet e tyre tė pėrkthyera nė gjuhėn angleze, ku do tė futen nė antologjitė letrare, sipas radhės alfabetike qė do tė fillojnė tė dalin kėtė vit. Duhet tė theksojmė se pjesėmarrja nė kėto Antologji ka qenė edhe mė parė si nė antologjitė e dala nė Greqi “Nė flakėn e krijimit”, tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Poetėve “Zbardhėsi - Zaloni” Greqi. Pjesėmarrje e madhe me krijime tė botuara nė revistat letrare si “Keleno” Greqi, “POMEZIA NOTIZIA”, “Rassegna Internazionale di Pittura” (Citta’ Di Mottola, ITALI), “Pensa a qui” Brazil, Meksikė, Kolumbi e tjerė apo lidhėsitė me revistėn moderne letrare “Anterem” Itali: “Zėri i Salaminės” i poetit Dinos Kubatis e tjerė, kanė rritur pėrgjegjėsinė e krijimit dhe tė konkurrimit si dhe pėrmasat e sadisfaksionit shpirtėror poetik. Duhet theksuar se nė kėto revista janė prezantuar dhe ekspozuar librat tanė tė botuar, janė bėrė zbėrthime analitike pėr subjektin e veprave ndėrsjelltas, pasi edhe ne kemi realizuar pėrkthime nė shqip tė rreth 250 poetėve nga gjithė bota, ku shumica e tyre ėshtė ekspozuar dhe publikuar nė gazetėn tonė letrare, dhe tani sė fundi nė revistėn tonė modeste “PEGASI” , organ i letrar i Lidhjes sonė

si dhe nė botimin e veēantė e tė suksesshėm tė kohėve tė fundit Antologjia Poetike “Korsi e Hapur” Autorė tė Lidhjes sė krijuesve “PEGASI”, ALBANIA dhe tė tjerė nga vendi dhe Bota, botimin ky i financuar nga Fondacioni zvicerian “PROHELVETIA” me Drejtor Mag. Kastriot Korro. Kemi zgjeruar lidhjet dhe po krijojmė mundėsinė pėr tė marrė pjesė nė mjaft konkurse qė zhvillohen kėtė vit nė Itali nga: L’ACCADEMMIA INTERNAZIONALE ”IL CONVIVIO”, CIRCOLO CULTURALE “IL SOFFIO”, A.L.I..A.S. Australi, Lidhja e Festivalit Ndėrkombėtar tė Poetėve e tjerė. Po kėshtu kėtė vit shumė poetė e sidomos mė kryesorėt janė futur nė shumė antologji deri nė SHBA, Brazil, Mongoli, Francė e tjerė. Karakteristike ėshtė se ne kemi lidhėsi edhe me pėrfaqėsues tipikė tė letėrsisė eksperimentale, numerike apo paradoksale. Ky ėshtė njė sukses qė na bėn tė jemi edhe mė tė vėmendshėm.



Keni lidhėsi me simotra nė Ballkan e mė gjerė?



Ne kemi lidhėsi me shumė simotra dhe me personalitete tė shquara tė letėrsisė nė disa vende. Kėtė mund ta shprehim me Kosovėn, tė cilėne vėrtetoi mė sė miri dhe pjesėmarrja jonė me njė delegacion tė nivelit tė lartė tė Lidhjes sonė nė Kosovė nė mitingun e Madh tė Poezisė Shqipe, zhvilluar nė Gjakovė mė 8 dhe 9 maj 2008, ku media elektronike dhe e shkruar i bėri njė ekspoze tė madhe vizitės sonė letrare, por efektprurėse kanė qenė lidhjet me simotrat nė Greqi, ku kemi njė angazhim disavjeēar dhe madje shumė nga librat tanė janė propaganduar nė organe tė Lidhjeve simotra si revista tremujore “KELENO”, janė botuar fragmente, shėnime tona kritike pėr librat e autorėve grekė, janė realizuar pėrkthime tė kėtyre autorėve, tė cilat janė botuar nė gazetėn tonė. Lidhja e Krijuesve grekė “Xasteron- Zaloni”, qė publikon edhe revistėn “Keleno”, sė bashku me disa simotra tė tjera organizuan nė Athinė Kongresin “Olimpiada e Shkrimtarėve” Athina 2004, ku ishte ftuar edhe delegacioni i Lidhjes sė Krijuesve “Pegasi” Gjirokastėr, ku ishte planifikuar edhe njė kumtim prej 15’ pėr zhvillimin e Letėrsisė shqipe, ku unė isha planifikuar nė drejtimin e Kongresit.

Duhet theksuar se kėtė vit krijuesit tanė konkuruan me dinjitet dhe u ēmuan pėr veprat e tyre konkuruese me ēmime. Ky ishte njė sukses i plotė. Lidhjet midis Lidhjeve simotra nuk janė vetėm nė plan bilateral, por edhe me Lidhje tė tjera nė Botė, po kėshtu funksionon edhe lidhja midis Krijuesve kudo qė ndodhen, tė cilėt shkėmbejnė librat e tyre, dėrgojnė mesazhe e pėrkthejnė njėri – tjetrin.

Njė sukses kėto vite kanė patur krijuesit e Pėrmetit, qė kanė botuan krijimet e tyre nė Itali. Kjo vjen edhe si rrjedhojė e punės sė mirė botuese me rreth 60 tituj tė shtėpisė botuese “Fjalėt e Qiririt”. Pėr tė realizuar kėtė dinamikė Lidhja ėshtė kthyer nė veprimtari njė lidhje panballkanike, por thelbėsore ėshtė se krijuesit zhvillojnė kudo qė ndodhen veprimtari individuale poetike, botuese, promovuese e tjerė.

Pėr tė drejtuar lidhjen tashmė ka dhe njė N/Kryetar nė Kosovė, nė Maqedoni, mal tė Zi, nė Greqi, Itali. Pėrveē kėsaj nė lidhje janė anėtarėsuar dhe krijues me shtetėsi tė huaj, tė cilėt lozin njė rol tė madh nė shkėmbimin universal tė vlerave dhe si tė gjithė anėtarėt kanė kartė identiteti shqip ( anglisht). Po kėshtu Lidhja jonė ka flamurin e saj, simbol i komunitetit tonė tė madh letrar. Lidhja jonė, parasėgjithash, ka vlerėsuar edhe veprimtarinė e shkėmbimit universal tė shumė poetėve tė njohur nga Bota , tė cilėt janė nderuar me stimulin e madh “ANĖTAR NDERI I LIDHJES “PEGASI” ALBANIA”, midis tė cilėve edhe shkrimtari i madh i shquar me origjinė gjirokastrite Ismail Kadare.



Ē’keni bėrė pėr institucionalizimin e Lidhjes suaj?

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” Gjirokastėr” ėshtė njė lidhje krijuesish, e cila e ka ngritur nivelin e saj nga viti nė vit, ėshtė institucionalizuar dhe ka funksionim sipas programit dhe statutit tė saj. Mė 15 janar 2005 ėshtė zhvilluar Konferenca e Dytė Lidhjes , e cila zgjodhi organet e saj drejtuese, krijoi njė strukturė dinamike pėr tė realizuar programin e saj dhe pėr tė harmonizuar punėn nė tė gjithė gamėn e veprimtarisė sė saj krijuese, promovuese, pėrkthyese dhe shkėmbim vlerash. Ne do tė vijojmė pėr t’i bėrė sa mė funksionalė elementėt e ndryshėm tė Lidhjes. Edhe nė vendet qė nuk kemi Degė, ne zhvillojmė veprimtari pėr tė bėrė tė njohur punėn dhe veprimtarinė shkrimore, duke dhėnė njė kontribut tė madh nė Letėrsinė shqipe.



Ē’lidhėsi keni pasur me Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė?

Kemi pasur njė Lidhje tė heshtur pa ngacmime me Lidhjen e Shkrimtarėve, pasi njė pakicė jona ishte dhe anėtare e saj, por nė thelb kemi pasur shumė ndryshime me tė. Megjithatė dirigjenti ka shkop dhe dirigjon. Ne kemi konceptime tė tjera, qė burojnė nga dimensionet tona dhe qėndrimet tona si krijues tė lirė tė Shoqėrisė civile dhe jo tė ndėrvarur nga idetė dhe ngjyrimet. Ne krijuesit jemi krijues “pa pushtet” nė aspektin institucional, por kemi pushtet shumė tė madh nė hapėsirėn shkrimore e krijimore. Ne kemi shpėtuar nga pozicionet revoltues pėr tė gjithė kėtė prurje letrare, duke u shkėputur nga mendėsia arkaike “jo tė gjithė bėhen poetė dhe shkrimtarė”. Ne kemi njė koncept tjetėr: “Tė gjithė kanė hapėsirė pėr tė shkruar dhe Koha tė sit dhe pėrzgjedh precipitatin…”

Duhet thėnė se njė pjesė e krijuesve tanė kanė qenė edhe anėtarė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, duke filluar qė nga unė. Ne, qysh nė krijim, vendosėm lidhje me Lidhjen e Shkrimtarėve, kur ishte nė krye tė saj poeti Xhevahir Spahiu, por kjo lidhje u fik vetėm me njė njohje tė pėrciptė. Ne tentuam mė vonė nė “kohėn” e Limos Dizdarit, duke organizuar disa veprimtari tė pėrbashkėta si “Lulet e Verės” nė Pėrmet, por koncepti i kryesuesve tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė ka qenė i kundėrt me tonin dhe ne shumė herė kėtė Lidhje e shihnim si ineksistente, e cila kish nevojė tė reformohej nė mendim dhe nė organizim, pasi ishin prezente forma e vjetėruar, ndėrsa ne jemi pėrfaqėsues tipikė tė krijuesve tė dalė nga njė Shoqėri civile e emancipuar dhe me ide progresiste. I njėjti tipizim edhe me Degėn e kėsaj Lidhjeje nė Gjirokastėr, e cila ishte nė ineksistencė tė plotė, paēka nga njė zgjedhje jo funksionale e bėrė para disa vitėsh. Tashmė kjo lidhje ėshtė ineksistente dhe pėrfundimi I saj ishte njė qesharakizėm i fortė “njė duel pėr ndėrtesa”. Ėshtė e nevojshme qė nė Shqipėri tė lulėzojnė lidhje poetėsh dhe shkrimtarėsh dhe artistėsh apo klube shkrimtarėsh me koncepte tė reja. Pėrvoja e viteve tė fundit nė Vlorė, Korēė, Sarandė, Elbasan, Durrės e tjerė ka treguar se vetėm kėshtu mund tė ecet nė njė rrugė progresiste dhe konkurruese.

Lidhja e Krijuesve “Pegasi” ėshtė plot vitalitet, hapėsirė dhe do ta zgjerojė hapėsirėn e saj nė tė ardhmen mė shumė.



A mund tė na pėrmendni disa krijues , tė cilėt kanė bėrė emėr ?

Poetėt dhe shkrimtarėt janė tė shumtė, por gjithmonė ekziston dhe veēimi, i cili krijon dallimin. Unė mund tė pėrmend disa prej syresh si: Andon Papleka (Tiranė), Mimoza Ahmeti, Petro Dudi (Tiranė), Enrieta Sina (Tiranė), Sazan Gjomema (Tiranė- Athinė), Izet Ēulli (Tepelenė), Novruz Shehu (Tiranė), Kadri Radogoshi(Gjakovė), Rushit Ramabaja (Prishtinė), Dino Ēiēo (Gjirokastėr), Jorgo Telo (Gjirokastėr) , Lumo Kolleshi(Pėrmet), Agron Shele(Pėrmet), Riza Lahi (Tiranė), Dhimitėr Miti (Pėrmet), Aleksandra Shabani (Gjirokastėr), Mirela Dudi(Gjirokastėr, SHBA), Majlinda Rama, Bujar Rama(Fier), Haxhi Kalluci (Fier), Iljaz Bobaj (Delvinė, Korinth), Dhimitėr Konomi (Gjirokastėr- Athinė), Muharrem Gashi (Prizren), Elona Gashi (Prizren),Agim Bashaj Greqi Murat Memallaj (Gjirokastėr) , Yllka Ponde, Osman Buzo (Gjirokastėr), At Theodhori Nikolla (Gjirokastėr), Dashamir Malo (Sarandė), Fran Uckama (Fier), Luan Meta (Tepelenė), Ēerēiz Myftari (Memaliaj), Ligor Shyti (Pėrmet), Tasi Proko(Fier), Lulzim Logu dhe Gjon Neēaj (Tropojė) Hadėr Mevlani (Gjirokastėr), Fejzi Murati (Kuēovė), Florentina Skendaj (Delvinė), Anton Gojēaj (Tuz), Dashnor Selimi (Selanik), KaloshĒeliku dhe Nahas Sopaj (Shkup) e tjerė. Pėrveē kėsaj duhet pėrmendur se ėshtė formuar njė brez i ri talentesh , tė cilėt janė mjaft premtues pėr tė ardhmen. Mund tė veēojmė: Muharrem Kurti, Bora Malaj (Gjakovė), Besa Avdiu (Tiranė), Matilda Tare (Gjirokastėr), Luljeta Xhaxhiu (Gjirokastėr), Elefteria Kallojeri (Gjirokastėr), Spartak Proda (Delvinė), Anila Kurti dhe Anila Mihali (Pėrmet), Jonida Seiti (Tiranė), (Gjirokastėr), Andromaqi Pulla (Athinė), Alketa Ponde, Silvana Hazati (Gjirokastėr), Laureta Sahitaj (Prizren), Mimoza Llavdaniti (Gjirokastėr), Albiona Naēollari (Pėrmet), Almiona Bajrami (Bajram Curri) e tjerė. Nė kėtė kuadėr ne nuk mund tė lėmė pa pėrmendur edhe artistėt, piktorėt dhe skulptorėt, kompozitorėt, qė janė tė shumtė dhe mjaft tė talentuar pėr tė cilėt duhet tė jepet njė intervistė tjetėr. Kryesorja ėshtė se lėvizja jonė letrare: “Pėr njė lėvizje letrare dhe kulturore ndryshe” e hedhur qysh nė vitin 1998, mė 23.07. 2008, kur ne u miratuam fillimisht si njė Shoqatė Letrare me vendimin Nr. 661 nga Gjykata e Faktit nė Gjirokastėr, ėshtė vepruese, aktive dhe e pamohueshme.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Wed Jul 09, 2008 12:18 am

Si e konsideroni ju a u arrit njė pik i madh i veprimtarive tuaja me rastin e 10 vjetorit tė Lidhjes nė Pėrmet



Natyrisht qė po. Konkretizim dhe finalizim i madh nė organizimin e simpoziumit me objekt “Pėr njė letėrsi shqipe mė me frymėmarrje”. Ky Simpozium u pėrgatit me mjaft kujdes dhe ishte njė nga pikėsynimet mė tė mėdha tė kėsaj periudhe dhe vinte pas njė dėnduri veprimtarish studiuese, hulumtuese dhe prodhim letrar. Kryesorja kėtu ishte se u kristalizua mendimi i studiuesve , kritikėve , vetė krijuesve nga gjithė hapėsira kreative mbarėkombėtare shqiptare si dhe ajo e hapėsirės sė krijusve emigrantė. Duhet theksuar se si referenca dhe kumtimet embajtura ishin tė orientuara dhe nė sentencė pėrmbanin atė substrat tė nevojshėm pėr tė realizuar frymėmarrjen. Nė kėtė Simpozium, i vetmi i kėtij lloji pėr letėrsinė nė kata dhjetė vjetėt e fundit pėr letėrsinė shqipe, u fol me autoritet dhe dinamizėm pėr zhvillimin letrar, pėrfaqėsimin letrar, pėr tendecat kreative, pėr larmishmėrinė gjinore, pėr poezinė si sentencė figurative, pėr shkėmbimet universale tė vlerės, pėr magjinė e pėrktthimit qė rrit dimensionine njohjes dhe konkurrimit, pėr pasurinė leksikore tė krijuar nga krijuesit gjatė 36 viteve qė nga Kongresi Drejtshkrimor si dhe mangėsinė e studiuesve pėr kėtė fond gjuhėsor tė krijuar pėr tė rritur passurinė fjalore tė gjuhės sė sotme moderne shqipe, pėr studimin analitik tė letėrsisė me tone origjinale tė krijuar nė emigracion dhe vlera e saj nė tėrsinė letrare shqipe, duke i mėshuar fort rritjes sė realizimit dhe protagonistimit nė mjedise , ambiente me tonalitete shpėrthyese, kontraste e kontrakpunte dinamikė e tjerė, duke u ndalur sidomos tek vlera e tė krijuarit. Nė Simpozium u diskutuan dhe niveli dobėsor i kritikės sė sotme si dhe “pėrvetėsimi” i pronės mendimore kreative, pa tė drejtė nga redaktorėt e dikurshėm tė krijimtarisė tė tė rinjve tė talentuar, njė problem i shfaqur pėr herė tė parė , qė shumė nga kėta readaktorė me tė tilla aplikime dhe pėrfitime u bėnė me emėr! U ndal edhe tek njė e metė e madhe qė nė “sipėrfaqen tėrėsore tė letėrsisė nė rreshtimin evlerave janė tė pashkulshėm ata qė bėnė letėrsinė e sistemit totalitar dhe qė vijojnė tė “mbajnė “ fort ‘ndriēimin” dhe madhėshtinė e dikurshme, duke mos u hapur rrugė ntalentev erealė tė plurimendimit. Pėr kėto probleme kapitale dhe njohėse parashtruan mendimet e tyre esteto- filozofike e profilizuese referuesit e kumtuesit : Kristaq F. Shabani, Kadrush Radogoshi (Kosovė), Nehas Sopaj (Shkup), Anton Gojēaj (Mal i Zi), Enrieta Sina (Tiranė), Iliaz Bobaj (Patra , Greqi), Panajota Zaloni (Hristopulu) , Athinė – Greqi, Agron Shele, Sina Vakaj, Lumo Kolleshi (Pėrmet, Shqipėri), Alejandra Kraules Breton (Meksikė), Cristina Akeza Sanēez (Brazil),Aleksandra Shabani (Gjirokastėr), Dritan Kardhashi (Gjirokastėr), Rushit Barabaja (Prishtinė), Nebih Bunjaku (Prishtinė), Vasiliki Kalahani Eleni Mantrazi (Greqi), Flavia Lepre (Itali) e tjerė. Pėrmbyllja e Simpoziumit nga N/Kryetari Koordinativ i Lidhjes sė Krijuesve ‘PEGASI”, Albania, poeti dhe shkrimtari Petro Dudi, ishte njė sentencė kuptimplote dhe njė vėshtrim drejt njė ardhmėrie mė tė plotuar dhe mė tė ndritur.



Ju zhvilluat dhe njė Panair –Ekspoze tė Librit shqip shumėgjuhėsh, cilat ishin objeksionet tuaja?

Ne s’ėshtė e para herė qė realizojmė ekspoze tė librit nė kėtė sfond tė tillė me njė gjetje plot ngjyrim , siē u zhvillua nė lulishten kryesore tė qytetit tė Pėrmetit, ku krahas ekspozesė sė madhe tė qindra librave, jo vetėm nga hapėsirat mbarė shqiptare, ne u dhamė parėsi ekspozuese tė gjithė autorėve nga vendet e botės qė kanė dėrguar veprat e tyre nė Bibliotekėn “PEGASI”, apo nė konkursin me rastin e 10 vjetorit tė krijimit tė tij. Kėtu ishte bėrė nėj punė emadhe pėrgatitore nga N/Kryetari i Lidhjes dhe kryetari i Degės sė Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” Pėrmet poeti dhe shkrimtari i talentuar Agron Shele, aktualisht edhe Drejtori i Qendrės Kulturore Pėrmet. Interpretueset e poezisė, talent etė reja tė Lidhjes, nxėnėse tė shkollės sė mesme “Sami Frashėri” Pėrmet pėrcollėn tek krijuesit dhe te gjithė pjesėmarrėsit dhe qytetarėt e Pėrmetit poezi nė dis agjuhė si shqip, anglisht, italisht, frėngjisht, greqisht, rusisht e tjerė. Njė ditė eveēantė njė kumbim i veēantė, ku flitej me gjuhėn e poezisė . Po kėshtu e veēanta e kėtij spektakli poetik ishte dhe takimi i organizuar nė fillesė tė Simpoziumit nga shkrimtarėt me talentet e shkollės sė mesme “Sami Frashėri” si dhe pėrgatitja dhe prezantimi i vlerave tė krijimeve tė poetit dhe romacierit pėrmetar Agron Shele, njė prezantim i realizuar me art dhe me pjesėmarrje ng adisa vend e, pėrveē tė tjerash edhe nga Italia dhe Anglia. Dhėnia e titujve tė nderit “Anėtar Nderi i Lidhjes sė Krijuesve ‘PEGASI”’ disa personaliteteve letrarė si : Domenico Defelice (Itali), Mimoza Ahmeti(Shqipėri), Kadrush Radogoshi (Kosovė), Dimitrios Kraniotis(W.P.S, Greqi), Jozo Bozkovski dhe Ramadan Sinani (Shkup) (pas vdekjes), Alejandra Craules Breton (Meksikė), Zaharulla Gaitanaki (Greqi) si dhe shpėrndarja e ēmimeve fitues tė Konkursin “10 vjet PEGAS” pėr tė gjitha gjinitė ishte njė nga kulminacionet e kėsaj dite tė mbushur me veprimtari thelbėsore.



Cilat janė objeksionet tuaja nė tė ardhmen?

Ne tė vijojmė tė marrim pjesė si deri tani nė takime, kongrese, Simpoziume letrare Ndėrkombėtare qė janė rtė ngjeshura pėr kėtė vit si nė Greqi, Itali, Francė, Brazil, Kosovė, Indi e tjerė.

Pėrveē tė tjerash ne duam tė organizojmė kėtu nė Gjirokastėr, nė kėtė qytet magjik e tė ēudimtė njė kuvend tė madh me pjesėmarrje tė poetėve dhe shkrimtarėve nga Bota, tė cilėt nė sajė tė punės sonė ka shprehur dėshirėn e madhe tė realizohet njė i tillė nė Shqipėri. Do tė jetė dhe njė manifestim i madh letrar, por njėkohėsisht njohje me mjedisin e virgjėrt tė Shqipėrisė e sidomos asaj tė Jugut. Pėr kėtė duhet tė punojmė me psikologji dhe diplomaci tė fortė letrare pė rtė siguruar fondin e nevojshmė. Gjithashtu nė kėtė vit do tė organizojmė edhe Konkursin e Parė Internacional “PEGASI 2008” si dhe do tė botojmė Antologjinė e poetėve tė talentuar tė “Pegasi”- t dhe tė Miqve tanė nga gjithė Bota nė 12 gjuhė. Vetėkuptohet edhe kjo e pėrzgjedhur. Po kėshtu mendojmė tė zhvillojmė njė veprimtari tė madhe letrare nė Greqi pėr letėrsinė shqipe tė krijuesve kualitativė emigrantė.

Me kėtė rast doja tė falenderoja nė emėr tė Lidhjes, nėpėrmjet gazetės suaj tė nderuar, nė mėnyrė tė veēantė, tė gjithė ata qė e kanė ndihmuar Lidhjen e Krijuesve ‘PEGASI” pėr ecjen e saj: Panajota Zaloni- Hristopulu (Greqi), Dino Kubatis, Aristidh Kolja Greqi (pas vdekjes), Teresinka Pereira (SHBA), Dimitris Kraniotis (Greqi), Domeniko Defeliēe (Itali), Zaharula Gaitanaki (Greqi), Adriana Kless (Brazil), Dr. Ramadan Sinani.(Maqedoni), Papa Antonio Bellushi (Itali), Prof. Qemal Murati (Maqedoni), Punonjėsit shkencorė tė Institutit Albanologjik Prishtinė (Kosovė): Sadri Fetiu, Zymer Neziri, Rustem Berisha, Emin Kabashi, poetin Kadrush Radogoshi (Kosovė), poeten Mimoza Ahmeti, shkrimtarin Pjetėr Arbnori (pas vdekjes), Vasiliki Kalahani(Greqi), Jose Roberto Seki (Brazil), Dorin Popa (Rumani), Fjorentin Skamarache (SHBA, Beniamin Yzon (SHBA), Antoneta Mosela, Flavia Lepre (ITALI), Maria Hamilton (SHBA), Hadaa Sendoo (Mongoli), Tholana Ashok (Indi), Giova Lombardi (Australi), Dew Bhardwaj (Indi), Adolf Shvedchiov (Rusi- Los Anxhelos), Alexander Cang (Kinė), Nadja Cela Pop (Rumani), tė cilėt kanė impulsuar dhe kanė propaganduar veprimtarinė shumėplanshe tė Lidhjes sonė.
Zoti Kristaq, ju faleminderit pėr intervistėn.


Intervistoi: Dashnor Selimi dhe Jonida Nika







Botuar ne gazeten letrare "Pegasi", organ i Lidhjes se Krijuesve "Pegasi"

[size=12]Gazeta e Athines date 26.06.2008
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Wed Jul 09, 2008 11:53 pm

LIDHJA E KRIJUESVE “PEGASI”



ALBANIA

GJIROKASTĖR

PĖRMET, 26.05. 2008





SIMPOZIUM LETRAR MBARĖKOMBĖTAR

ME OBJEKT “PĖR NJĖ FRYMARRJE NDRYSHE NĖ LETĖRSI”

“10 VJET PEGAS”

Data 26.05.2008



Ora 08.30 Takim poetik i grupit tė shkrimtarėve dhe poetėve pjesėmarrės nė Simpoziumin e letėrsisė me krijuesit e shkollės sė mesme “Sami Frashėri” Pėrmet (njohje, mendime, recitime dhe dhurim librash nga autorėt e Lidhjes “Pegasi” dhe nga autorė nga vendet pjesėmarrėse).

Drejton takimin Lumo Kolleshi, poet, W.P.S, Sekretar i Lidhjes sė Krijuesve ‘PEGASI” Albania



Ora 09.15

* FJALA E MIRĖSEARDHJES nė Simpozium poeti Dino Ēiēo

PĖRSHĖNDETJE SIMPOZIUMIT LETRAR

KRYETARI I BASHKISĖ PĖRMET z. Edmond Komino

*ALBANIA, POEZI NĖ ANLISHT DHE SHQIP NGA CRISTINA AKEZA SANCEZ

REFERENCĖ: “PĖR NJĖ FRYMARRJE NDRYSHE NĖ LETĖRSI”

KRISTAQ F. SHABANI, poet, shkrimtar, anėtar i I.W.A, W.PS SHQIPĖRI, President i Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI”, Albania

* KUMTIM: “ANTOLOGJIA POETIKE “KORSI E HAPUR” NJĖ SHPALOSJE UNIVERSALE VLERASH” AGRON SHELE W.P.S

* KUMTIM: ”TRADITA, NOVATORJA, BASHKOHORJA NĖ POEZINĖ E TĖ RINJVE” ENRIETA SINA Ė.P.S TIRANĖ

* KUMTIM: “INFLUENCA ARTIT MAGJIK TĖ LETĖRSISĖ NĖ PASQYRIMIN E BOTĖS SHPIRTĖRORE TĖ TĖ RINJVE”

ELENI MANTRAZI, GREQI, PRESIDENTE E BALKAN ASSOC. OF YOUNG PEOPLE OF BALKAN COUTRIES.

*KUMTIM: “ZHVILLIMET E LETĖRSISĖ KOSOVARE”

MAGISTĖR KADRUSH RADOGOSHI, KRYETAR I LIDHJES SĖ SHKRIMTARĖVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS



*KUMTIM: “ ZBULESA E NJĖ SEKRETI POETIK” (mbi bazėn e e librit tė autorit: “Poezia moderne italiane”)

SINAN VAKA, W.P.S

Kumtim: ‘Poezia art i bukurisė dhe i gjuhės sė veēantė i krijuesve tė botės qė bashkon e vėllazėron”

Alejandra Craules Breton, poete Meksikė

PĖRSHĖNDETJE SIMPOZIUMIT I.W.A,(SHBA), W.P.S, “XASTERON(GREQI), “ALIAS” AUSTRALI, ITALI, MEKSIKĖ, INDI, MEKSIKĖ, RUSI, RUMANI dhe NGA SIMOTRAT.

Kumtim:

“Letėrsia ėshtė gjuha e mirėkuptimit tė popujve” (Mbi bazėn e antologjisė poetike “Me flakėne Krijimit” dhe revistės letrare “KELENO”

Panajota Zaloni Hristopulu, poete Presidente e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve ‘XASTERON” Athinė, Greqi

*KUMTIM: “RISHIKIM I AUTORĖVE TĖ LETĖRSISĖ NĖ NDIHMESĖ TĖ RRITJES SĖ HORIZONTIT TĖ NXĖNĖSVE”

LUMO KOLLESHI W.P.S, SHQIPĖRI

KUMTIM: “Mbi letėrsinė moderne dhe shėnime kritike pėr letėrsinė e shqiptarėve tė Maqedonisė”

Dr. NEHAS SOPAJ, poet, studiues, kritik, UNIVERSITETI I TETOVĖS

KUMTIM: “LETĖRSIA E KRIJUESVE EMIGRANTĖ, VEĒORI DHE DALLESA”

ILIAZ BOBAJ, PATRA, GREQI

KUMTIM: “POEZIA, SENTENCĖ FIGURATIVE”



KUMTIM: “Njė vėshtrim panoramik pėr letėrsinė shqipe nė mal tė Zi” (Njė degė qė kapėrcen gardhin)

Mg. Anton Gojēaj, poet, studiues, Mali i Zi

Kumtim:”Risi nė Letėrsinė shqipe” (Kumtim i

mbajtur nė Simpoziumin Internacional tė Letėrsisė nė muajin dhjetor 2007 Salaminė Greqi)

Dhimitėr Miti,W.P.S poet



KUMTIM: “IDILI EROTIK NĖ LETĖRSINĖ E SOTME”

NEBIH BUNJAKU, PRISHTINĖ, KRYETAR I DEGĖS SĖ LIDHJES “PEGASI” PRISHTINĖ

KUMTIM” MAGJIA E PĖRKTHIMIT”

(referon kumtimin e mbajtur nė Kongresin Internacional tė Selaminės Greqi (prill 2007) Dritan Kardhashi, pėrkthyes



PĖRFUNDIMET E SIMPOZIUMIT



Ora 14.00

* PANAIR EKSPOZE I LIBRIT TĖ AUTORĖVE TĖ LIDHJES DHE TĖ TJERĖ NGA VENDI DHE SIMOTRAT NGA BOTA (Marrin pjesė me veprat e tyre: autorė nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Italia, SHBA, Rumania, Meksika, Brazili, Anglia, India e tjerė. Marrin pjesė dhe shkrimtarėt shqiptarė, emigrantė nė Greqi, poetėt Iljaz Bobaj (Patra) dhe Dashnor Selimi (Selanik).

Fjala pėrshėndetėse e Ekspozesė sė Librit “10 vjet Pegas”

“Libri , njė liri e natyrshme e krijuesve qė buron nga njė shpirt i pasur” Kryetari i Lidhjes sė Krijuesve ‘PEGASI” ALBANIA

Prezantim i librave tė autorėve dhe kontaktim i lexuesve me autorėt.





“Prezantimi i vlerave letrare” nė qytetin e Pėrmetit

PANAIRI_EKSPOZE “PEGASI 2008” nė kuadrin e 10 vjetorit tė LIDHJES SĖ KRIJUESVE “PEGASI” ALBANIA(Nė Lulishten )

Paraqitja e Antologjive:

1.”Korsi e hapur” Antologji Poetike Autorė tė Lidhjes sė Krijusve “PEGASI” dhe tė tjerė nga vendi dhe BOTA.

2.”Nė flakėn e Krijimit” Antologji Poetike e lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Poetėve “XASTERON- ZALONI” – ATHINĖ

3.ANTOLOGJI me POETĖ ITALIANĖ, shqipėruar nga Sinan VAKAJ

4.Letėrsi me krijues bashkohorė, shqipėruar nga Niko Ago

5. Letėrsi e krijuesve tė rinj (Ekspoze pėr librat e krijuesve tė rinj nga gjithė Shqipėria, por kryesisht nga treva e Jugut tė Shqipėrisė)

6. Antologjia poetike “Krijues bashkohorė grekė”



7.Ekspoze e veēantė me disa nga krijimet e poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani, poetėve Petro Dudi, Izet Ēulli, Kadrush Radogoshi, Panajota Zaloni, Domenico Defelice

6. Universalizim vlerash

Referencė nė shqip (anglisht, italisht, greqisht)

“Forca magjike e librit” “Prezantimi i vlerave letrare” nė qytetin e Pėrmetit

PANAIRI EKSPOZE “PEGASI 2008” nė kuadrin e 10 vjetorit tė LIDHJES SĖ KRIJUESVE “PEGASI” ALBANIA(Nė Pallatin e kulturės Pėrmet)

Paraqitja e Antologjive:

1.”Korsi e hapur” Antologji Poetike Autorė tė Lidhjes sė Krijusve “PEGASI” dhe tė tjerė nga vendi dhe BOTA.

2.”Nė flakėn e Krijimit” Antologji Poetike e lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Poetėve “XASTERON- ZALONI” – ATHINĖ

3.ANTOLOGJI mE POETĖ ITALIANĖ, shqipėruar nga Sinan VAKAJ

4.Letėrsi me krijues bashkohorė, shqipėruar nga Niko Ago

5. Letėrsi e krijuesve tė rinj (Ekspoze pėr librat e krijuesve tė rinj nga gjithė Shqipėria, por kryesisht nga treva e Jugut tė Shqipėrisė)

6. Antologjia poetike “Krijues bashkohorė grekė”



7.Ekspoze e veēantė me disa nga krijimet e poetit dhe shkrimtarit Kristaq F. Shabani, poetėve Petro Dudi, Izet Ēulli, Kadrush Radogoshi, Panajota Zaloni, Domenico Defelice

6. Universalizim vlerash

Referencė nė shqip (anglisht, italisht, greqisht)

“Forca magjike e librit”



Pėrshėndesin Ekspozenė e librit “10 vjet PEGAS” Presidentja e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve Ndėrkombėtarė, I.Ė.A Teresinka Pereira SHBA, Presidenti i Lidhjes Ndėrkombėtare tė Poetėve Bashkohore poeti Dimitrios Kraniotis, Presidenti i UPPL SHBA, Beniamin Yzon e tjerė

Recital interpretativ: “Nėpėr vargjet e poetėve”

“Poetėt nga bota flasin nė gjuhėn e bukur shqipe”

Recital interpretativ nga nxėnėsit e shkollės sė mesme “Sami Frashėr “ Pėrmet

(Mbi bazėn e Antologjisė “Korsi e Hapur” Autorė tė Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI”



Ora 17.00

PREZANTIM I VEPRAVE TĖ POETIT DHE SHKRIMTARIT AGRON SHELE

II.



BOTA SHPIRTĖRORE E TĖ RINJVE NĖ PENELATĖ KRIJUESI

NĖ KUADRIN E PROJEKTIT ME TĖ NJEJTIN EMĖR TĖ INICUAR NGA ELENI MATRAZI (GREQI) DHE REGINA CALCANO (Argjentinė). Lidhja e krijuesve “PEGASI” pjesėmarrėse me 127 organizma nga gjithė BOTA



Referencė: “ Risi nė pasqyrimin shpirtėror dhe estetik tė botės shpirtėrore tė tė rinjve” (mbi bazėn e krijimtarisė letrare tė shkrimtarit dhe tė poetit tė njohur pėrmetar e mė gjerė Agron Shele mbi bazėn e veprave “”Hapat e Klarės”, “Pėrtej perdes gri”, “Imazh i rremė” romane, “Pasazh i pafaj”, “Korsi e hapur” Antologji (me bashkautor)



Nė kėtė veprimtari e marrin fjalėn nė sentencė:

Eleni Mantrazi “Vlerat e shpalosura tė botės shpirtėrore tė tė rinjve”,

Kumtime

Sinan Vaka:

Lumo Kolleshi

Anila Mihali



Poeti Kadri Radogoshi, Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve Kosovė, pėrkthyesi Xhon Nezh

Anketim me auditorin: “Cila ėshtė vepra mė e skalitur e Sheles”

Ilustrim me program nga nxėnėsit e shkollės sė mesme Pėrmet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:00 am

PĖR NJĖ FRYMĖMARRJE NDRYSHE QĖ SJELL RISINĖ NĖ LETĖRSINĖ SHQIPE

Nga Kristaq F. Shabani, President i Lidhjes sė Krijuesve”PEGASI”, I.W.A

W.P.S, “XASTERON”



HYRĖSI NĖ PRAG… Njė e trokitur e ėmbėl

“Kush ėshtė?”

“Jam unė qė iu futa me pėrkushtim rrugės krijuese”

“E ke derėn ēil…

Njė dialogim i nevojshėm nė fillesė…



Tashmė Letėrsia shqipe ėshtė pėrfaqėsuese dhe konkurruese. Kjo e ka rrjedhojėn e saj shprehėse dhe argumentuese nė tabanin e saj origjinal si dhe nė vlerat e krijuara shumėplanshe mbi kėtė taban, qė flet stilistikisht, figuracionalisht, filozofikisht, lakonikisht, satirikisht, bindshėm, duke pasqyruar artistikisht ngjarje, fenomene reale dhe fantazi tė improvizuara mbi to. Shpesh nė planin e studimit analitik letrar dhe hulumtues letrar, pėrmendet fenomeni qė letėrsia shqipe ėshtė letėrsi me frymėmarrje me kompozicion tė ri, pasi nė shekujt e fundit ajo ėshtė pasuruar dhe ka krijuar korpuset e saj madhore. Kjo letėrsi ėshtė shumė e vjetėr, pasi krijuesit e saj kanė qenė gjithmonė nė dinamikė dhe veprimtari tė pandalshme nė tė gjitha komponentėt dhe gjinitė letrare. Njihen epėrsitė krijuese tė populllit shqiptar, i cili ka emisarė tipikė pėrfaqėsues, jo vetėm brenda vendit tė tij, por nė shumė vende tė botės, ku janė shquar pėr larminė tematike, pėr mesazhet madhore, qė kanė dhėnė e pėrcjellur pėr njė vend krenar me emėr tipik tė lashtė pellazgjik. Ka qenė njė dinamikė me trajektore tė madhe pėrfaqėsuese duke i dhėnė hov dhe impulsim masės pėr progres shoqėror dhe moral tipik. Nė korpusin gjigant letrar, i cili pėrfaqėson inteligjencėn, botėn shpirtėrore, zgjuarsinė, temperamentin, vetitė karakteristike, virtytet, potencialin krijues tė popullit, vėrehet tek prodhimi folkloristik, pasuria e madhe e kėtij zhanri inteligjent. Vetė mesazhet, qė jepen nė kėngėt, baladat, elegjitė, vallėzimet tipike edhe tė kėnduara, lėvizjet dinamike nė vallėzim, qė flasin pėr njė koreografi popullore shprehėse, prototipizohet njeriu me njė zhvillim dinamik tė harmonishėm dhe prezent nė jetėn aktive.



Njė rikthim retrospektiv i domosdoshėm pėr tė ndriēuar sytė dhe mendjet



Kjo larmi lėvizjesh ėshtė tipike pėr njė komb qė ka dhe njė veēanėsi tė kėnduari dhe tė ligjėruari, kėngėn polifonike. Ne kėtė krijimtari e shohim me kėndvėshtrim tjetėr tek pasuria letrare, tek krijimi i fuqishėm letrar. Si shembuj ilustrues mund tė sjellim: baladat pėrfaqėsuese “Konstandini dhe Dhoqina”, “Gjergj Elez Alisė” “Kėnga e Ymer Agės”e tjera, qė habitin dhe studiuesit mė tė zellshėm, mė aktivė tė historiografisė letrare shqiptare, por edhe ata “naivė”, pasi zėnė vend obelisk nė historiografinė botėrore, por edhe ana tjetėr e medaljes entuziazmojnė edhe ata, qė e shohin me syrin e njerkės kėtė historiografi LETRARE E ART KRIJIMTAR. Nė kėtė kontekst nuk kemi ndėrmend tė bėjmė histori pėr legjendat e murrosjes, pėr rrėfenjat, apo pėr perlat pėrfaqėsuese, tė cilat tashmė dihen, janė manifestuar. Duhet theksuar me natyralitet e pa doreza se kombi shqiptar, i cili pėr fatet historike e tė sė vėrtetės ka qenė gjithmonė i ndarė nga tė tjerėt, i detyruar tė lenė trojet e veta, duke krijuar nė vendet e emigrimit letėrsinė e tij me stil tė ri, mbėshtetur tek tabani, njė letėrsi burimore, duke u ndikuar fuqishėm edhe nė zhvillimin pasuror letrar tė kėtyre vendeve. Duhet pėrmendur kėtu zhvillimet letrare tė arbėreshėve tė Italisė, arbėrorėve (arvanitasve) tė Greqisė, pėrfaqėsuesit tipikė tė letėrsisė nė vendet Bullgari, Rumani, Rusi, Egjipt, SHBA, Kanada e tjerė. Por nuk duhet harruar dhe kontributi i krijimit tė krijuesve tė minoriteteve nė Shqipėri, si ai grek e tjerė, apo nė Kosovė me vlera shumė pėrfaqėsuese, sidomos nė shekujt e fundit. Ėshtė e mira tė pėrmendim kėtu edhe pjesėzėn e letėrsisė shqipe nė Kosovė, nė Maqedoni, Mal tė Zi e tjerė. Nė kėto vende si rrjedhojė e dhe e gjetjes sė vetvetes dhe e pėrkrahjes nga njė klimė e avancuar krijimi dhe fantazie i kėtyre pėrfaqėsuesve, krijimi ėshtė tipik dhe i larmė, pasi, krahas ruajtjes sė identitetit pėrfaqėsues, janė shfaqur edhe pėrfaqėsimi nė letėrsisisė tė dashurimit nga kėto vende, ėshtė realizuar nėj konkurim i fortė, paēka nga rrafshimet dhe mostoleranca. Kėshtu qė ėshtė arritur tė ngjitet dhe ndikimi florishent prezencės sė saj tė jetė i ndjeshėm. Por duhet theksuar se nė Kosovė e nė vendet e tjera, ku banojnė shqiptarė, ka pasur persekucione makabre ndaj krijuesve shqiptarė qė kanė pėrcjellė mesazhe diturie ndaj masės. Nė kėtė kontekst ka lindur njė formė tjetėr letrare pasqyrimi e buruar nga nota dhimbjeje, pragimi, krenimi, kėrcėnimi, lajthitjeje tė pushtuesve, eliminimi, duke kryefjalizuar veprimin makabėr. Kjo ka sjellė shpėrthesėn dinamike dhe ka rritur prestigjin nė konceptim dhe analitikė. Kjo natyrė letrare solli qė, krahas ngjashmėrisė “nė pragim” qė ekzistonte nė pjesėt e cungura tė Kombit, krijohej letėrsi ambientaliste, me dallesa dhe tipizime, por qė kishte nė shpirt vullkanizimin letrar dhe epizmin karakteristik shqiptar qė ėshtė i flamurizuar energjikisht.

Ėshtė e mira tė pėrmenden ata, qė vunė themele nė vendet e emigruara dhe u pėrfaqėsuan talentshėm.

Kėshtu mund tė pėrmendim shumė pėrfaqėsues tipikė, sidomos arbėreshė si Jeronim De Rada, Gavril Dara (I riu), Zef Skiroi, Jul Variboba, Zef Serembe e tjerė, tė cilėt me njė mentalitet fin tė aftė krijues mbartėn mendimin filozofik, mendimin dhe peshėn e madh tė rrjedhimit tė tyre dhe nė mjedise tė reja kultivuan letėrsinė pėr “minoritetet “ e mėdha prezente nė tokė tė emigruara duke aplikuar konkurimin nė artin e madh tė fjalės dygjuhėshe nėpėrmjet nėj arme tė fortė transmetim i pasurisė kulturore, letrare tė tokės mėmė. Njė letėrsi tipike, pėrfaqėsuese, e cila shpaloste vlerat dhe botėn shpirtėrore tė atij, qė largohej nga toka mėmė dhe akomodohej nė njė ambient me mentalitet tjetėr, nė njė botė tė dytėsuar, por qė do tė konturohej si njė atdhe i dytė, ku do tė vijonte vijueshmėria edhe letrare e brezave, por njėkohėsisht do tė kishte tė ndezur krenimin e origjinės. Duhet theksuar se edhe sot vijon vrullshėm ky zhvillim dhe ruajtje e traditės letrare me pėrfaqėsues tė tipit Vorea Ujko, apo Antonio Belushi e tjerė, qė cilėt japin kontribut tė madh edhe pas gjashtė shekujsh emigrimi nga toka amė.

Duhet theksuar se populli ynė gjatė gjithė kohės ka njė ēuditėri krijuese, qė do ta kenė zili edhe tė tjerėt: zotėrimi i talenti pėr tė krijuar dhe pėr vete e duke dhėnė edhe kontribut nė vendet e vendosjes e duke bėrė dhe emėr. Kjo shprehet mė sė miri edhe nė tė gjithė pasurinė krijimore tė popullit shqiptar, qė ėshtė njė korpus gjigant krijimi letrar, i cili nuk mohohet pėr vlerėn krijuese, aftėsinė dhe pasqyrimin traditor.

Ky brez ka pėrfaqėsuesit e vetė mjaft dinamik me nė krye pėrfaqėsuesin tipik tė studiuar tashmė mirė Hasan Zyko Kamberin, i cili shkroi pasazhet e bukura pėr paranė dhe qė ndoshta mė vonė u “emoncionua” dhe Emil Zola, apo pėr tė vijuar me pėrfaqėsues tė mėvonshėm si Ali Asllani, Lushi i Nakaj e tjerė.

Pa nėnvleftėsuar pėrmendjen e emrave tė tjerė dilet nė njė pėrfundim logjik: “Letėrsia Shqipe qė nė fillesat e saj, nė trojet e saj, ėshtė prodhuar me stil original, ka qenė, pra njė letėrsi e temperamentit dinamik e mentalitetit tė praruar, por edhe ka lojtur rol nė shkėmbimin universal tė vlerave. Nė periudhat e mėvonshme letėrsia shqipe shkon drejt njė pėrparimi pėrfaqėsues me emra tė mėdhenj, qė sot pėrmenden dhe njihen edhe nė aspektin botėror. Aktivė dhe dinamik nė vendet e emigrimit. Kjo ka sjellė pasojėn e akteve interpretative dhe admiruese: Futjen dhe thellimin nė letėrsinė e vendeve tė tjera. Kėshtu krijuesit shqiptarė u futėn rrjedhshėm nė Letėrsinė e vendeve simotra dhe ku emigruan. Nuk mund tė lėmė pa pėrmendur kėtu kronikanėt e famshėm shqiptarė, pėrcjellėsit dinamikė tė krijesės dhe kujtesės dinamike si Marin Barleti e tjerė. Por Letėrsia shqiptare mori njė zhvillim domethėnės plotor nė kuadrin e lėvizjes sė madhe tė RILINDJES KOMBĖTARE, ku dolėn nė pah figura tė ndritshme krijuesish pėrfaqėsues tė nivelit botėror dhe jo mė kot u pagėzuan me tituj tė mėdhenj. Mund tė pėrmendim pėr kėtė auditor tė nderuar disa emra tė tillė tipikė si: Naim Frashėri, poet Kombėtar, me poezinė e tij tė kalibrit “TI, SHQIPĖRI, MĖ JEP NDER MĖ JEP EMRIN SHQIPTAR”, Andon Zako Ēajupi, poet i madh, njė nga kryerilindėsat e mėdhenj tė fjalės, me poezinė e tij “MĖMĖDHE QUHET TOKA, ATJE KU KA RĖNUR KOKA”, Pashko Vasa, Ndre Mjeda, , Gjergj Fishta, Fan Stilian Noli, Faik Konica e tė tjerė shkėlqimtarė, mė tė mėvonshmit tė pėrfaqėsuar nga uragani i ndėrprerė Milosh Gjergj Nikolla, tė cilėt pėrdorėn dhe alegorinė dhe lakonizimin dhe satirėn pėr tė ndriēuar mendjet dhe u persekutuan nga rregjimi osman dhe rregjimet e tjera errėsorė. Kjo letėrsi shkėlqimtare e ndriēuar nė tė gjitha gjinitė, shėrbeu pėr ecjen si dhe pėr njohjen e zhvillimit tė letėrsisė shqiptare nė vendet e tjera si dhe pėr njohjen e letėrsisė sė vendeve tė tjera duke u bėrė i mundur pėrkthimi i veprave madhore botėrore qė nga Homeri i lashtė e duke vijuar tek pėrfaqėsues tė tjerė: Servantes, Gollsuorth, Man, Balzak, Frans, Uitman, Drajzer, Heminguej, Pushkin, Gorki, Tolstoi, Stendal, Turgeniev, Dostojevski, Shollohov, Kazanzakis, Seferis, Hygoi, Gete, Hajne e tjerė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:01 am

Aspekt pamoramik i konkurrimit aktiv dhe pėrfaqėsues



Njė vizion mė i qartė dhe njė njohje e lexuesit dhe e krijuesit shqiptar me vepra tė mėdha. Kjo solli ballafaqim tė vlerave dhe pėrkushtim total pėr krijime me sedėr dhe tė spikatura.

Mund tė pėrmendet njėri prej syresh: Ismail Kadare. Njė poet dhe shkrimtar i madh, i njohur sot nė Botėn letrare pėr dinamikėn e tij tė mendimit letrar, pėr arsenalin e tij krijues nė tė gjitha gjinitė letrare, pėr veprat e tij tė veshura me njė figuracion tė hijshėm tė spikatur, pėr trajtesėn e temave tė mėdha . Ismail Kadare ėshtė nga qyteti i Gjirokastrės, ku ne kemi dhėnė sinjalet e njė lėvizje tė madhe mbarėkombėtare, duke krijuar Lidhjen e Krijuesve “PEGASI” me pėrmasa tė mėdha pėrfaqėsuese brenda pra dhe jashtė vendit.

Ismail Kadareja pėr vlerat tipike letrare qė ka pėr konkurrim dhe fitim ēmime ėshtė nivelit botėrori ėshtė afruar disa herė edhe ēmimit tė madh “NOBEL”.

Ėshtė pėrfaqėsues i letėrsinė intelektuale shqipe moderne nė kohėn e sotme. Pėrveē Ismail Kadaresė ka edhe mjaft shkrimtarė dhe poetė, qė mbartin vlera tė mėdha pėrfaqėsuese qė konkurrojnė nė vendet e tjera dhe spikatin pėr vlerat e tyre letrare nė tė gjithė hapėsirėn mbarėshqiptare. Kjo ėshtė treguar edhe nė konkurset ndėrkombėtare tė zhvilluar kudo nė botė, ku vetė shkrimtarėt, poetėt e tė gjitha vendeve lavdėrojnė kėtė letėrsi.

Mund tė pėprmenden shkrimtarė dhe poetė tė tillė si Dritėro Agolli, njė krijues tipik i mentalitetit shqiptar. Nuk mund tė harrohen pa pėrmendur kėtu shkrimtarė dhe poetė me mjaft vlera si: Lasgush Poradeci, poet i fuqishėm lirik, Millosh Gjergj Nikolla, poet i mjerimit dhe i dhimbjes apo siē quhet “Uragani i Ndėrperė”, Petro Marko, Gjergj Zheji, Dhimitėr Xhuvani, Sterjo Spasse, Ali Podrinja, Profesor Rexhep Qosja Fatos Arapi e tjerė, krijues me emėr tė mėvonshėm si Martin Camaj, Hivzi Sulejmani, Enver Xhexheku, Adem Demaēi, Rexhep Hoxha, Rifat Kukaj, Azem Shkreli, Rahman Dedaj, Qerim Ujkani, Jusuf Gėrvalla, Rexhep Elmazi, Beqir Musliu, Sabri Hamiti, Rexhep Qosja, Musa Ramadani apo krijuesit e brezit tė sotėm, tė cilėt duhet tė pėrzgjidhen me njė metodė tjetėr selektive, duke u nisur nga ē’kanė dhėnė e jo ē’ka ėshtė menduar nga studiues dhe kritikė jo tė “stafit” dhe tė lartėsisė profesionale, pasi ne kėshtu do tė ecim sėrish nė rrugėn e mitifikimin tė autorėve, paēka se ē’mund tė precipitohet nga brendia dhe diagrama krahasuese krijuese. Nė kėtė kontekst duhet tė fluturojmė nga klasifikime pa u menduar dhe tė ngjitura. Me motivime “Shkrimtar i madh, i dėgjuar, poet i madh e tjera e tjera” klasifikime si kėto qė nuk e evidentojnė apo pronėsojnė mendimin e vlerėsimin analitik.





U prodhua dhe vlerė



Gjatė periudhės 1944-1990 Shqipėria dhe pėr pasojė edhe Letėrsia shqipe pėrjetoi njė dramaciet nė njė sistem tipik, i cili krahas antivlerave, prodhoi edhe vlera, tė cilat janė tė administruara. Mbi tė gjitha evidentoi tipiken dhe aktroi nė atė sistem totalitar. Letėrsia jashtėkorsore pati meritėn eadministrimit dhe e shembėlltyrės tė asaj tė shkuare , tė regjistrimit dhe evidentimit tė saj pėr tė vėnė mend. Kjo ėshtė njė meritė e padiskutueshme e arkivit regjistrues. Po kėshtu gjatė kėsaj kohe gjithēka u sit dhe shumė herė u rikompozua edhe nė aspektin letrar. Pavarėsisht nga kornizimet, rregullat e normat standarte, nga tregimi i korsive, i mėnyrės startuese, shkrimtarėt, poetėt dhe artistėt shqiptarė krijuan dhe shpesh herė u persekutuan pėr idetė e tyre avancuese dhe pėr shkrepėtimė rrymash tė huaja, pėr letėrsinė shqipe si surealizmi, futurizmi, hermetizmi e tjerė. Ndėshkimi ishte i madh dhe shumė krijues tė mirėfilltė nuk arritėn tė lulėzonin dhe tė shprehnin letėrsinė e tyre “NDRYSHE”, por qė tashmė janė tė shfaqur e tė konturuar me mentalitetin progresiv letrar.

Nė kėtė kuadėr duhet thėnė se, megjithatė lulėzoi aftėsia krijuese, individuale shprehėse nė favor tė ēėshtjes dhe thurjes tė lavdeve. Njė kompozicion, njė partiturė,… Por edhe pati defekte tė mėdha nė pėrqėndrim drejtimi, nė thurje pra lavdesh ndaj pėrfaqėsuesve tė diktaturės sė proletariatit, u ngushtėzua hera - herės dinamika dhe gjallėria e krijimit, pasi kontrolli kishte privilegjin e rreptėsisė. E ashquajtura letėrsi e realizmit socialist sakrifikoi mjaft talente tė mėdha tė letėrsisė shqipe, por qė shumė prej tyre shpėrthyen nė klimėn e re tė krijuar, duke e treguar tashmė veten edhe nė planin botėror.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:02 am

Drejt njė startimi tė ri



Pas viteve ’90 tė shekullit tė kaluar, kur ndodhėn transformimet rrėnjėsore, ėshtė bėrė njė hop galopant nė letėrsi. Nė kėta 18 vjet krijimi, krijuesit shqiptarė e ndjenė veten tė lirė nė kėtė brishtėsi demokratike, qė nga disa herė ruan trashėgiminė e goditjes me metoda tė kamufluara. Por u ndje bumi shpėrthyes i shprehjes, i ndjenjės, i lirisė tė tė shkruarit.

Letėrsia shqipe dhe Krijuesit morėn pamje tjetėr dhe, paēka nga vėshtirėsitė ekonomike, shpėrthyen shpirtin e tyre tė prangosur, hodhėn nė letėr mendimet e tyre me njė fantazi dhe pėrkushtim tė ēuditshėm me larmitet temash, me stile dhe metoda dikur tė ndaluara. Pra njė letėrsi tipike, rikthim tek vetvetja, njė letėrsi pa ndikime, pa orientime, pa ndihmesė dhe kushtėzim ideologjik, pa kontroll e censurė dinamike, shndėrrim nė njė letėrsi, qė rrjedh natyrshėm dhe qė pėlqehet. Kjo ėshtė Letėrsia e vėrtetė e Shqipėrisė dinamike dhe e krijuesve tė saj tė talentuar. Pra njė letėrsi me tė dy bronket e saj, njė frymėmarrje e gjerė, njė letėrsi me gjetje tė reja, njė rikthim te figuracioni dhe te liria e krijimit dhe pėrkthimit, te lulėzimi i krijimit tė lėvizjeve tė mėdha.

Njė analitikė e zhdėrvjelltė e prurjeve tė letėrsisė sė sotme dhe e konkurrimit real tė vlerave si dhe pjesėmarrja nė konkurse tė organizuara mirė e jo stimulime tė kota dhe “miqėsore” do tė realizojė nė tė gjithė hapėsirėn, ku krijohet letėrsia shqiptare njė renditje vlerash tė krijuesve tė sotėm, tė cilėt janė tė shumtė, nė kėtė korpus futen dhe krijuesit e Lidhjes sonė. Ėshtė e mira qė nė kėtė kuadėr tė realizohet njė Simpozium ose Kongres Madhor, ku tė ndėrthyret mirė vlera dhe tė shmangen “fryrjet” dhe “vendet” e fituara pa meritė ose hipja nė podiume pa njė “shtrydhje “ totale tė veprimtarisė krijuese. Kjo ėshtė shumė e nevojshme dhe e natyrshme. Por nė kėtė kuadėr nuk dua tė mos pėrmend edhe letėrsinė paradoksale, eksperimentale, ilustruese, e cila ilustrohet nga artistė tė mėdhenj tė pikturės dhe skulpturės, tė cilėt kurrė s’i kanė munguar Shqipėrisė. Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi. Mund tė rreshtojmė disa emra tė mėdhenj (nga Shqipėria)si: Odise Paskali (skulptor), Abdurrahman Buza, Guri Madhi, Avdulla Cangonji, Zef Shoshi, Foto Stamo (piktor) apo tė mėvonshmit, qė jetojnė edhe sot si Stavri Ēati piktor, tekstilist, Stefan Papamihali (skulptor), Bashkim Ahmeti (piktor), Ksenofon Kostaqi, piktor, apo Mantho Bozhori, Jani Guxo, Koēo Beruka e tė tjerė piktorė, qė kanė dhėnė kontribut edhe nė Letėrsinė shqipe, duke dhėnė kontribut tė madh nė kėtė lėvizje tė madhe, tashmė ku konturi ėshtė krijuar tėrėsisht, por pėrsoset.





Por konstatimi dhe kritika duhet tė ngrihen nė nivel pėrfaqėsimi

Risia pėrfaqėsuese dhe nxitėse, aftėsia pėr ta zbuluar

Autokontrolli dhe shmangia e dėmshme e vetlavdesės ose e lavdesės nga mungesa e tonalitetit kritik

Stimulim i mendimit filozofik

Vjelja e pėrpjekjes krijuese fjalore, mėshimi i veprimtarisė sė zgjuar tė studiuese pėr tė vjelė fjalėn , neologjizmėn pėr pasurim fjalor

Pėrkthimi i nevojshėm pėr shkėmbim dhe universal vlerash (kumtim i veēantė trajtues nė kėtė Simpozium)





Letėrsia e sotme ka prurje, tė cilat do tė analizohen sentecialisht nė kumtet referuese pėrfaqėsuese nė kėtė simpozium, por duhet theksuar tashmė krijohet me njė impenjim tė brendshėm “global”, me njė pėrkushtesė mė dinamike, me njė kėndvėshtrim mė tė zgjuar dhe tė hapur. Por pėrsėri kėrkohet risi, gjetje dhe fantazi mė shpėrthyese, e cila realizohet me njė kėrkim intelektual. Dhe ne kėtė e kėrkojmė, pasi kėtu ekziston thesari i mbuluar me kapak tė florinjtė. Disa parashtrime qė debatojnė dhe hapin diskutim normal:

Aspirata e vetlavdėresės, e thurjes si rrjetė merimange, e ndėrtimit pa ndritimin, shpleks dhe stacionon. Kėrkohet njė analizė deduksionale dhe funksionale, njė “maketim” tė gjinisė qė rrit pėrgjegjėsinė e ecurisė. Si mund tė ecet me “stofizėm” tė vjetėruar apo me kėmbė gjysmė tė thyera?!

E nevojshme tė dallojmė frymėmarrjen e veprave letare qė tė motivojmė krijimin dhe krijimi tė motivohet krijim.Tė stimulojmė edhe lėvrimet e gjinive apo tė mendimeve filozofike letrare qė nuk kanė qenė tė lėvruara mė parė tek ne. Nė kėtė aspekt tentimi ėshtė i logjikshėm dhe ndikon nė moralitetin shoqėror, duke flakur tutje “ngėrēin”. Krahas paraqitjes ka dhe rėndesa, nė tė cilat liria e tė shkruarit ndesh nė njė etje “ujore” pėr tė prodhuara vepra cerebrale, ku proksiliteti, rakitizmi letrar ėshtė i pranishėm, arti i fjalės kalon nė njė digresion lėkundės fatal, pėrpunimi fjalor anashkalohet dhe fraza “vallėzon” jo bindshėm. Kėshtu autokontrolli nuk realizohet, dinamika e mendimit nuk arrin parametra e kuota. Krijuesit duhen parė nė disa plane nė hapėsirėn mbarėkombėtare.

Ka krijues seriozė, tė cilėt angazhohen seriozisht nė pėrpunime, djersijnė, kur shkruajnė, pėrzgjedhin frazėn dhe variantin e rrėfenjės simbolike, tė ndritshme si dhe luftojnė pėr risinė, neologjizmėn, pasurimin fjalor. Kjo tregon profesionalizėm, qė sjell atė tė pritshmen pasojėn pozitive: veprėn e arrirė…Por pėrsėri kėtu ēalon puna studimore pėr tė “vjelur” pėrpjekjen fjalore tė krijuesit, pasi studiuesit kanė tulatėsinė, janė stacionuar nė njė pritje pa bukė ose shumė prej syresh e kanė marrė titullin shkencor pa shumė djersitje, pasi ka shumė prej syresh qė s’kanė thėnė gjė qė nga mbrojtjet e realizuara “nė realizim “ klasik. Ėshtė krijuar njė pasuri e admirueshm e regjistrit tė neologjizmave, fjalėve tė reja dhe Fjalori i Gjuhės sonė qėndron nė atė qė ėshtė pasqyruar shumė dekada mė parė dhe krenimi ynė drejtohet tek njė aradhė e vogėl gjuhėtarėsh qė “ishin”, pasi nė Universitete nuk mėshohet nė kėtė drejtim dhe shumė pedagogė apo “tituj shkencorė” nuk thonė asgjė. Ka kaq vjet qė jetojmė nė njė klimė tė demokracisė letrare dhe asnjė prej syresh nuk tentoi tė bėjė njė studim pėr vėrshimin e krijuesve tė rinj! Njė pikėēuditėse ngelėse. Si mund tė pėrparohet kėshtu?

Por edhe ka mjaft krijues qė e anashkalojnė kėtė proces, sistem paraqitjeje, nuk e pėrpunojnė substratin, nuk kėrkojnė risinė individuale apo shkrepėtimėn e realizuar nga tė tjerėt nė gjetje vetvete, rrėfejnė me njė fjalor varfanjak, duke humbur dhe aftėsinė tentuese pėr tė marrė pjesė gjallėsisht nė artin krijues.

Nė kėtė kontekst kėrkohet njė sitje e pėrsitje e imtė pėr tė realizuar zbulesa tronditėse emocionale dhe qė ankthojnė lexuesit, “konsumatorėt e zellshėm tė materialit letrar”…, tė cilėt nga dita nė ditė shterojnė, pėr vetė vėshtirėsitė jetėsore dhe angarizimit tė pėrditshėm qė hap probleme jetėsore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:03 am

Botimi sferė qė s’kėrkon kurfarė ēalim

Pėrvetėsimi i pronės krijimore

Riimpulsim pėr tė t’harrur tekstet nga demodeja dhe futja e prurjeve pėr progresim

Precipitimi i tė talentuarve , pėrkrahje pa rezerva i tyre. Nė start vrapojnė shumė , por sa arrijnė nė finalizim!

Shpesh Shtėpitė botuese janė tolerante, apatike, jo mbushamendėse, qė e trajtojnė botimin e librit nė kuadraturė “shtypimi”, nxjerrin vepra tė dobta, pa nerv, tė cilat nuk kalojnė nė njė procedurė ”tė rreptė”tė kriterit profesional. Kjo ėshtė e gjerė dhe pėrfshirėse. Po kėshtu nė stafe tė tyre tėrheqin mendimin nė “pakicė”, njerėz qė e kanė kaluar “lulėzimin” profesional, apo s’e kanė pasur kurrė kėtė lulėzim, duke shmangur kėshtu dhėnien e kontributit. Lihen nė harresė “mjeshtrat e kėsaj pėrlindjeje”. Madje duhet thėnė qė ka shtėpi botuese qė liēenca ėshtė dhėnė s’di mbi ē’kritere e motive, te njerėz qė s’kanė edhe autoritetin arsimor, pale profesiona; kanė pėrvetėsuar teknikėn e shtypjes…Nė shumė vepra poetike tė botuara nuk punohet me lirizėm, mendim ndjenjėsor filozofik, nuk luftohet pėr elegancėn e vargut, elegancėn e tė thėnurit stilistik, por rrėfehet me frazime qė s’i ngjajnė vargėzimit.

Kjo konstatohet fatkeqėsisht edhe tek ata, qė e konsiderojnė veten tė “pakapshėm” , apo tė aftė. Zgjedhja e aq mė tepėr pėrzgjedhja ėshtė e domosdoshme dhe takohet jo me shumti.

Kjo sjell, praninė e njė e proze, njė poezi apatike, pa gjetje, pa stacione mendimore e impulsive, pa gjimnastikė mendore, pa precipitime dhe has njė vargėzim asfiksues.

Ka mjaft autorė qė shkruajnė njė libėr, i cili kurrsesi nuk mund tė quhet vepėr. Letėrsia e sotme vuan edhe nga mungesa e pafalshme e artit kritik, e njė kritike mirėfillore e bazuar nė disa kritere hamendėsore. Nga kjo nuk shfaqėsohen sot edhe krijues tė afirmuar, tė cilėt edhe nė sistemin e mėpėrparshėm, e kemi fjalėn pėr Shqipėrinė, duke qenė nė pozicione komode dhe impulsuese, vilnin “ poezitė apo figuracionin e tė rinjve tė talentuar, tė cilėt dėrgonin krijimet e tyre nė “revista” gazeta me theks letrar dhe qė nuk mundėsohej botimi i tyre, por pėr fat tė keq kalonin nė pronėsim tė “pushtetarėve tė fjalės”, qė sot kanė ndryshuar lėkurėn e “grabitėsit” dhe kanė veshur lėkurėn e butė qėngjore. Ky ėshtė pasurimi i paligjshėm me anė tė fjalės sė artėzuar, i cili nuk ėshtė i drituar , por dritohet sot. Nga kjo pėrftesė u “pasuruan shumė” krjues edhe tė rėndomtė, tė cilėt arritėn tė futen deri nė tekste mėsimore dhe vijojnė ende tė jenė prezentė, paēka nga evoluimi dhe kėrkesa tė reja tė stadit kulturor, pasi tekstet shkollore, hartimin e tyre e marrin apo e zgjedhin njerėz tė militantizuar, apo qė nuk hanė tė bėjnė me kėtė sektor dhe pranimi i veprave bėhet me tė njėjtėn procedurė si i tenderuar. Kjo ėshtė e pafalshme dhe e dėmshme.

Shpesh lirshėmėria nė gjetjen e objekteve realizon edhe vepra sipėrfaqėsore, tė cilat kėndojnė kėngėn e mėrzitisė dimėrore tė stuhive tė vrullshme dhe tė baltosjes, tė gjetheve tė verdha, kur duhet tė jenė tė gjelbėruara.

Nė mjaft vepra tė letėrsisė nė gjininė e prozės ndesh pėrsėritje, kopjime mekanike e tekniciste, stisje dantellore qė modeleojnė me stile tė modeluara, pėrafėrim stili, hera - herės dhe afėri pėrmbajtjesh.

Vepra lindin vetėm talentet nga spontaneiteti krijues, tė cilat pėr fatin e mirė, janė nė tė gjithė trevat, qė me daljet e tyre tundojnė dhe emocionalizojnė. Duhet evidentuar qė nė skenėn e madhe tė letėrsisė nė mbarė trevat nė hapėsirėn kombėtare shqiptare ka njė numėr krijuesish tė rinj, tė reja tė cilėt, tė cilat kanė njė pavarėsi tė shkruari tė spikatur, veēanėsore, dalluese dhe tė zhveshur nga klishetė, manitė dhe sajesat pa nerv, por qė e shprehin figurshėm ndjenjėn e tyre, fjalėn e tyre. Ne kėta krijues duhet t’i impulsojmė, t’i pėrkrahim pa rezerva, pasi vetėm kėshtu do ta mbajmė tė ndezur pishtarin e madh tė gjuhės sė lashtė shqipe. Kjo ėshtė njė vazhdimėsi brezash. Nga ana tjetėr duhet tė evidentojmė se tashmė janė krijuar tė gjitha gjasat pėr njė programim veprimtarish nė rrafsh kombėtar, qė ka filluar, por me modele tė reja dhe dobiprurėse, duke shkėmbyer pėrvojat.



Si do tė mėnjanohen prurjet rakitike, procedura e aplikimit



Pritja e daljes sė veprave tė tė afirmuarve tashmė nuk ėshtė si njė agim i vonshėm. Dielli ėshtė i kuqėrremtė nė tė tilla raste dhe hėna pesėmbėdhjetėshe, pritja e tyre spektakolare.

Por pėr fat tė keq nė tė shkruar, artin e tė shkruarit, kanė vėrshuar dhe njerėz, jo krijues, tė cilėt pėrveē dėshirės pėr tė shkruar, s’posedojnė asgjė nga ky art. Nga kėto mangėsi, qė theksuam mė lart, nuk kanė shpėtuar as disa vepra tė krijuesve tanė, tė cilėt kanė pėrdorur doza tė mėdha imitacioni dhe kanė shkėputur pasazhe nga tė afirmuarit. Nė kėtė sens kėrkohet njė rreptėsim.

Nėse studion prezencėn e fabulės tė krijuesve tė veēantė, tė cilėt e konsiderojnė veten fabulistė, vėren se shumė prej syresh ecin nė tė nėjtin stil, stilojnė vetėm me stil “bretkocė” dhe kėshtu qė nuk kanė fije dallese mes tyre. Njėjtėsia ėshtė e dallueshme dhe individualiteti stonon tipikshėm. Fabula kėrkon njė trajtesė dinamike, njė mėnyrė tė plotė tė figurshme, njė stilizim pėr tė ndryshuar “vokalizmin poetik’ tė saj. Kėrkohet njė erudicion i mjaftė, njė trajtesė dinamike dhe njė mėnyrė tjetėr rrėfenjė. Po fute “semantikėn” e regjistrit fjalor “kafshėrim”, qė fabulat tona janė mbushur me gjithēka deri tek cinguj e qė kėndojnė “kėngėn e cincujve”. Nė kėtė kuadėr edhe nė Lidhjen tonė kemi shembulla qė paraafrohen me kėto qė theksuam mė lart.

Mė shumė frymėmarrje kėrkohet nė konturimin plotor tė gjinisė sė romanit. Disa shembulla tipike tė Letėrsisė shqiptare, kosovare, malazese, maqedonase, por edhe tė Lidhjes sonė tregojnė se si mund tė shkruhet e tė konkurrohet nė njė vepėr tė tillė. Ekzistenca edhe e mendimit se duhet qė nė korsitė letrare tė sprintojnė vetėm tė aftit, humbet ngjyresat e tė drejtės demokratike pėr pėrfshirje, por kjo s’do tė thotė qė precipitimi, shmagia pėr mossuksese dhe konkurrim tė mos arrijė tė realizojė seleksionimin aktiv. Pėrvoja e shumė simotrave, kudo sot nė botė, nxjerr atė qė, vepra konkurruese dhe qė ka nivel, fiton e jo vendime jurish, tė cilat paracaktojnė “fituesin” apo “fituesen” dhe kėshtu qė nė konkurse brenda vendit, qė organizohen, nuk marrin pjesė vepra dinjitoze e serioze. Lakimi i emrave nė disa rasa i njė apo dy krijuesve humbet seriozitetin konkurrues.



Pak pėr universializimin dhe shkėmbimin universal tė vlerave

Pėrvoja jonė nė kėtė drejtim ėshtė e admirueshme. Kjo ėshtė realizuar nė saj tė lidhėsisė harmonike, botimeve respektive nė shumė vende si fqinje, por edhe mė gjerė, aktivizimit me theks tė pėrkthyesve tė rinj tė talentuar, qė edhe nė kėtė kontekst vėrehet njė posedim prone tė tė vjetėrve, tė cilėt nuk lėshojnė pe dhe kanė nota nėnvleftėsimi pėr tė rinjtė. Nėpėrmjet pėrkthimeve nė gjuhė tė ndryshme realizohet shkėmbimi i vlerave, tė cilin ne mendojmė se kemi hedhur hapa konstruktivė. Shumė vepra tonat kanė dalė nė aplikim disagjuhėsh, qė kjo siguron njohjen, kontaktin dhe natyrisht reklamimin e vlerės tek lexuesi i gjuhėve tė tjera. Botimet pra respektive shtojnė frymėmarrjen dhe njohjen e letėrsisė.

Kjo ėshtė njė natyrshmėri qė edhe nė vendet ku ka prezencė tė lexuesve folės dhe shkrues tė disa gjuhėve , qė kėtė ne e konsiderojmė privilegj, tė vijohet tė shkruhet nė tė gjitha gjuhėt, pasi kjo shton kontaktin dhe realizon dallesėn.



Pėrfundim

Njė shoqėri, e cila nuk administron trurin dhe shpėrthimet e tij progresive vonon dhe stacionon ecjen, jemi shprehur diku njė intervistė. Ka ardhur koha qė tė tentojmė, tė kthejmė fytyrėn nga vetvetja dhe tė japim leksion edhe pėr tė tjerėt. Admiruesit e fjalės sė ndejnjės tė shtohen pėrditshėm dhe ne tė pozicionohemi atje ku e kemi vendin.

Ju faleminderit!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:04 am



KUMTIME





Korsi e hapur

Njė shpalosje universale vlerash



Nga Agron Shele, N/Kryetar i Lidhjes, W.P.S




Mendimi universal nė letėrsi dhe unifikimi i vlerave reale kanė mundėsuar sot koncepte dhe ide nga mė madhoret; kanė krijuar tendenca pėrafėrimi nė shumė kultura, kanė paracaktuar modalitete bashkėohore dhe kanė krijuar mundėsi tė jashtėzakonshme bashkėpunimi dhe komunikimi. Nėn kėtė nismė dhe me motivim tė qartė u realizua projekti “KORSI E HAPUR” Antologji Poetike autorėve tė Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” dhe autorė nga vendi dhe bota (rreth 170 vendas dhe 84 autorė (poetė) tė huaj nga 22 vende tė botės), tė cilėt me prurjet e tyre letrare nė 11 gjuhė tė huaja arritėn tė flisnin pėr herė tė parė nė gjuhėn shqipe dhe tė plotėsonin njė mozaik letrar nga mė tė larmishmit.

Botimi i kėsaj antologjie nuk ėshtė i rastėsishėm, por erdhi si rrjedhojė e pėrvojės 10 vjeēare, e shtrirjes sė Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” brenda dhe jashtė vendit, e komunikimit me simotrat e tjera letrare, tė cilat shtrihen nė tė gjitha kontinentet, e shpalosjes universale tė vlerave, i cili ėshtė bėrė evident dhe mjaft sinjifikativ.

Ėshtė e ēuditshme, por edhe mjaft premtues lloji i ri i komunikimit midis autorėve tė ndryshėm nėpėrmjet rrjetit tė Internetit, tė cilėt punojnė nė mėnyrė tė pavarur pėrbrenda rrymave tė ndryshme letrare, shkėmbejnė eksperiencė dhe hulumtojnė prurjet dhe gjetjet e reja, debatojnė pėr anėn kompozicionale dhe atė fabulore, konturojnė idetė dhe perfeksionojnė stilet.

Le tė bėjmė njė analitikė tė shkurtėr tė Antologjisė poetike dhe tė konkludojmė pėr dinamizmin e krijuar duke u endur nga njė autor tek tjetri, nga njė kulturė tek tjetra, nga njė ndjesi nė njė tjetėr.

Pse e shtroj kėtė parantezė, tė nderuar kolegė?

Pėr shumė arsye, tė cilat shtyjnė drejt konturimit tė njė letėrsie ndryshe.

Letėrsia qė ėshtė domosdoshmėrisht e aplikueshme nė vende qė ka pasur probleme ēensurimi Shqipėri – Kosovė.

Letėrsi qė duhet tė pėrafrojė kultura dhe kombe (pėrfshi 22 vende tė ndryshme tė botės qė pėrfaqėsohen denjėsisht).

Letėrsi komunikuese dhe mundėsuese pėr shkėmbime tė ndėrsjellta vlerash.

Le tė ndalemi nė njė moment tjetėr, i cili shėrben pėr tė konfiguruar elementėt kyē tė njė projekti tė tillė, projekt qė konsiston nė paraqitje tė pėrbashkėta dhe nė eventualitete tė ndryshme. Ē’duhet tė kuptojmė me elementė qė ndikojnė dukshėm nė perfomancėn e njė vepre kaq tė gjerė dhe nė paraqitjen e saj grafike?

Ėshtė mė se e kuptueshem qė elementėt bazė, treguesit e nivelit artistik tė jenė sa mė cilėsorė duhet:

- Niveli i pėrkthimit tė jetė pėrbrenda standarteve. Rast konkret: shqipėrim +ruajtje kompozicioni+ ruajtje mesazhi, perfomancė qė u mbėshtet fort nga Kongresi Internacional, Salaminė, Greqi 2008 nė lidhje me vėshtirėsitė nė fushėn e pėrkthimeve.

- Harmonizimi i prurjeve dhe i gjetjeve letrare tė autorėve vendas me ata tė huaj

- Rikonceprimi i artit me autoritėetin krijues.

Jo pa qėllim pėrbrenda veprės letrare ndeshesh me emra tė tillė si: Teresinka Pereira, kryetare e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve Ndėrkombėtarė I.Ė.A (Amerikė) Domenico Defelice, Flavia Lepre (Itali), Adolf Shvjednikov (Rusi), Cristina Santos Akeza (Brazil), Dr. Ashok (Indi) Hju Ēi Ēeng (Kinė), Benard Xhekson (Angli), Armando Roje Leon (Marok), Goro Ihara (Japoni), Ēan Sirisuit (Tajlandė) pėr tė ardhur te poetėt grekė Dhimitris Kraniotis, Kryetar i Lidhjes sė Poetėve Bashkohorė Ė.P.S, Panajota Zaloni Presidente e Lidhjes “XASTERON”, njė nga mikeshat poetike tė Lidhjes sonė, e cila na ka ndihmuar me shumė dashuri dhe me publikime, Dino Cubatis, President i lidhjes “Kafe e Ideve” Salaminė, Nadia Ēela Pop (Rumani), autorėt kosovarė Kadrush Radogoshi,President i Lidhjes sė Shkrimatrėve tė Kosovės, Jakup Ceraja, poet i mirėnjohur koosvar e tjerė.

Lidhja e Krijuesve “PEGASI” pėrfaqėsohet me gjithė autorėt nė tė gjithė shtrirjen e saj brenda dhe jashtė vendit. Dhe ky gėrshetim ndodh pėr herė tė parė.

Kjo “konglomeratė” e bukur autorėsh, tė cilėt nuk njohin as shtet dhe as komb, por pėrfaqėsojnė universalitetin e vlerave njerėzore pėrbėn rast tė papėrsėritshėm pėr kulturėn tonė letrare dhe kėtė gjė e tregoi apo e vėrtetoi mė sė miri shkėmbimi i informacionit universal nėpėrmjet postės elektronike nga ku shumė kolegė tė nderuar tė huaj, tė cilėt nė kėtė antologji poetike flasin shqip, kanė dėrguar qindra mesazhe urimi dhe falenderojnė pėr tė tjera nisiativa tė tilla, tė cilat dhe pėrvoja e tyre e gjerė nuk ishte pėrcjellė mė parė.



Duke cituar njė ekstrat tė shkurtėr nga kjo antologji ku theksoj se:

Poezia ėshtė magjia,

Poezia ėshtė flirt i shpirtit

Poezia ėshtė muzė mbi muzat.

Besoj se kam shprehur perceptimin e vertetė tė poetit global.

Sė fundi mendoj se “Korsi e Hapur” ėshtė pikėnisje e atributeve dhe prurjeve tė qindra poetėve, tė cilėt pėrbrenda mendimit dhe “stoicizmit tė tyre individual”, ėshtė nisur dukshėm dhe bindshėm shkėmbimi universal i mendimit letrar shqiptar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:05 am

Njė vėshtrim i shkurtėr pėr Letėrsinė e Kosovės



Nga Mr. Kadrush Radogoshi

KryetariI Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, anėtar i Ė.P.S



Konteksti socio-politik

Kosova, sė bashku me trojet e e tjera etnike shqiptare nė ish Jugosllavi, e ndarė padrejtėsisht nga shteti shqiptar, vetėm pas luftės sė Dytė Botėrore pat mundėsi tė ketė shkolla dhe libra nė gjuhėn shqipe. Librat, qofshin tekste shkolllore, qofshin vepra letrare, u shkruan dhe u botuan nė kushtet

e njė censure tė egėr, e cila nuk kėrkonte vetėm pastėrtinė ideologjike si nė Shqipėri, por edhe lojalitetin ndaj “patriotizmit socialist vetėqeverisės jugosllav”.

Disa shkrimtarė kėtė lojalitet e pranuan formalisht, ndėrsa prapa tij u angazhuan ta krijojnė njė brez shkrimtarėsh tė rinj. Nė mesin e tyre shquhet poeti Esad Mekuli, redaktor i veprave letrare tė shumicės prej poetėve tė Kosovės, tė cilėt veprat e tyre i botuan nė fund tė viteve tė pesėdhjeta dhe nė fillim tė viteve tė gjashtėdhjeta tė shekullit tė njėzet.

Disa shkrimtarė tė tjerė, tė brezit tė Esad Mekulit dhe atij mė tė rinj “lojalitetin daj patriotizmit socialist jugosllav” e patėn bazament apo pikė referuese pėr identitetin e tyre letrar, skajshmėrisht tė instrumentalizuar nga politika zyrtare jugosllave, e cila ndaj shqiptarėve qe gjithonė e padrejtė dhe shtypėse. Ky tip shkrimtarėsh poetizuan Titon si figurė dhe titizmin si ideologji nė shumė vepra letrare.

Pėrkundėr kėtyre shkrimtarėve, atyre pjesėrisht dhe atyre tėrėsisht tė instrumentalizuar, qėndronte edhe tipi i shkrimtarit me vetėdije tė zgjuar kombėtare, i cili dhe nė veprat artistike e shpeshherė edhe nė veprimet e tjera jetėsore ishte kryengritės ndaj hapėsirės false tė “lirisė jugosllave”. Kėta shkrimtarė me veprat e tyre letrare dhe jetėsore kėrkonin hapėsira tė reja lirie pėr qenien shqiptare nė Kosovė dhe trojet e tjera etnike, nė ish Jugosllavi. Shumė prej kėtyre shkrimtarėve u satanizuan, u persekutuan, u burgosėn, ndėrsa disa prej tyre edhe u vranė. Figura mė pėrfaqėsuese e shkrimtarėev tė kėtij tipi nė Kosovė dhe nė hapėsirėn shqiptare nė ish Jugosllavi, qe Adem Demaēi i pasuar nga shumė tė tjerė: Zeqir Gėrvalla, Jakup Ceraja, Sefedin Fetiu, Teki Dervishi, Shefki Oseku, Rushit Ramabaja, Arif Demolli, Sabit Rrustemi, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Ismail Syla, Kadri Rexha e shumė e shumė tė tjerė. Disa prej tyre u vranė me atentat apo u mbytėn me tortura nga UDB-ja jugosllave: Rexhep Elmazi, Jusuf Gėrvalla, Fazlli Graicevci, ndėrsa shkrimtari Ymer Elshanai u masakrua mme tėrė familjene tij nė masakrėn e Poklekut tė vjetėr.



Konteksti estetik- letrar

Letėrsia bashkohore nė Kosovė u krijua jo vetėm nė kontekst tjetėr socialo- politik po edhe nė njė kontekst tjetėr estetiko- letrar.

Pothuajse shumica e shkrimtarėve shqiptarė tė Kosovės dhe hapėsirės shqiptare nė ish Jugosllavi, paten pengesa tė mėdha komunikimi me traditėn e letėrsisė bashkėkohore qė krijohej nė Shqipėri. Kėto pengesa herė bėheshin mė tė ashpra e herė mė tė buta dhe gjithmonė ishin tė motivuara politikisht. Pėrpjekjen pėr komunikim tė plotė disa shkrimtarė e paguanin me burg.

Shkrimtarėt e Kosovės dhe hapėsirės shqiptare nė ish Jugosllavi u ndikuan fuqishėm nga folklori i pasur shqiptar, disa prej tyre pa arritur tė shkėputen nga vetėdija folklorizante e disa tė tjerė, kuptohet mė tė talentuar, folklorit iu qasėn nga pozicioni i vetėdijes moderne estetike, duke bėrė mbindėrtime nė tė gjitha rrafshet dhe nivelet e ndėrtimit tė strukturės sė veprave letrare.

Shkrimtarėt “lojalė ndaj patriotizmit socialist vetėqeverisės jugosllav” shumė pak komunikuan me letėrsinė shqipe, qoftė e traditės apo bashkėkohore dhe kėtė mungesė komunikimi e kompesuan duke komunikuar me letėrsinė nė ish Jugosllavi e sidomos me atė tė krijuar nė gjuhėn serbo- kroate, modelet e sė cilės shpeshherė u shfrytėzuan gjer nė epigonizėm pėr tė mos thėnė gjer nė kopjim.

E vetmja pėrparėsi pėr shkrimtarėt shqiptarė nė ish Jugosllavi, nė krahasim me ata nė Shqipėri, ishte mundėsia e komunikimit tė papenguar me letėrsinė moderne botėrore, me gjithė rrjedhat e saj. Gjithashtu nuk kishte pengesa as nė komunikimin me mendimin modern botėror, qoftė ai teoriko- letrar, historiko- letrar, filozofiko- estetik, etik, psikologjik, antropologjik. Kjo mundėsi nuk u shsfrytėzua nė tė gjitha rastet sa dhe si duhet. Nė kėtė kontekst duhet parė edhe mundėsia e kritikėve dhe studiuesve tė Letėrsisė nė Kosovė, qė tė aplikojnė njė shumėsi metodash interpretimi, studimi tė fenomeneve letrare, tė periodave letrare, tė autorėve dhe veprave tė veēanta letrare.

Emra tė shquar nė letėrsinė e Kosovės

Gjinia, qė arriti nivelin mė tė lartė tė vlerave letrare nė Kosovė, qe poezia: Esad Mekuli, Enver Gjerēeku, Azem Shkreli, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja, Qerim Ujkani, Murat Isaku, Jusuf Gėrvalla, Abdullah Konushevci, Kadrush Radogoshi, Adem Gashi, Milazim Krasniqi, Flora Brovina, Basri Ēapriqi, Sali Bashota e tjerė.

Me gjithatė edhe nė prozė e sidomos nė lėmin e romanit shquhen autorė tė tė gjithė brezave krijues, duke filluar nga Adem Demaēi, i cili, nė moshė shumė tė re, botoi njė numėr tė konsiderueshėm tregimesh me vlera tė pamohueshme artistike dhe romanin “Gjarprijtė e gjakut” (kuptohet para se ta burgosin, kur kishte vetėm 22vjet) e gjer te Hivzi Sulejmani, Nazmi Rrahmani, Ramadan Rexhepi, Rexhep Qosja, Teki Dėrvishi, Anton Pashku, Beqir Musliu, Musa Ramadani, Zejnullah Rrahmani, Sefedin Fetiu, Rushit Ramabaja, Arif Demolli, Mehmet Kraja, Mehmet Kajtazi, Iljaz Prokshi e tjerė.

Dramaturgjia nė Kosovė pat njė zhvillim modest pėr shkak se gjer nė vitin 1977 nė Kosovė pat njė zhvillim modest, pėr shkak se gjer nė vitin 1977 nė Kosovė kishim vetėm njė teatėr profesionist (nė Prishtinė). Nė kėtė vit nė Gjakovė u hap teatri i dytė profesionist. Politika e ndjekur gjatė zgjedhjes sė teksteve dramatike pėr t’u vėnė nė skenė mendoj se ka qenė stimuluese pėr shkrimin e dramės. Gjersa Teatri i Prishtinės herė pas herė ka shpallur konkurs pėr dramė origjinale. Teatri profesionist i Gjakovės asnjėherė nuk ka ndėrmarrė njė veprim tė tillė. Nė kėtė kontekst mė imponohet mendimi se nė dramaturgjinė kosovare janė shumė pak emra qė imponohen me vepra letrare. Spikasin emrat e Rexhep Qoses, Ymer Shkrelit, Azem Shkrelit e tė ndonjė tjetri.

Letėrsia pėr fėmijė pat njė rrjedhė tė mbarė zhvillimi. Autorė tė ndryshėm lėruan tė gjitha zhanret letrare pėr fėmijė, duke filluar nga poezi e tregimi e gjer te romani e drama. Individualitete nė kėtė pjesė tė letėrsisė shqipe tė krijuar nė Kosovė janė : Rexhep Hoxha (poet, romancier), Rifat Kukaj (poet, romancier, dramaturg), Vehbi Kikaj (poet, romancier) Ymer Elshani (poet, romancier) Gani Xhafolli (poet, romancier) Rushit Ramabaja (poet, romancier), Avdulla Thaqi (poet). Avdi Shala (poet).

Nė lėmin e kritikės letrare eseistikės dhe studimit tė letėrsisė nė Kosovė janė botuar vepra me interes, shumica e tė cilave shėnojnė kulme nė kėtė zhanėr tė letėrsisė kombėtare. Nuk ėshtė i vogėl numri i autorėve, tė cilėt nuk mund tė anashkalohen nga studiuesit seriozė tė letėrsisė sonė.

Tė tillė janė: Hasan Mekuli, Rexhep Qosja, Agim Vinēa, Ali Aliu, Sefedin Fetiu, Bajram Krasniqi, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Emin Kabashi, Avdullah Konushevski, Ramadan Musliu, Prend Buzhala, Shyqyri Galica, Rushit Ramabaja, Arben Hoxha, Hysen Matoshi e shumė tė tjerė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:07 am

TE GJITHE KRIJUESVE PJESEMARRES TE MANIFESTIMIT DITET E NAIMIT,
SHOQERIM TE BUKUR DHE FRYTDHENES ME NJERI -TJETRIN DHE ME MUZAT


JU URON:
ANTON GOJĒAJ, TUZ - MALI I ZI


LETĖRSIA SHQIPE NĖ MALIN E ZI (Njė panoramikė)

Njė degė qė kapėrcen gardhin

Nga Anton gojēaj, Tuz – Mali i Zi

Letėrsia shqipe nė Mal tė Zi zhvillohet nė margjinat e letėrsisė sė gjithėmbarshme shqipe, degė e pandashme e sė cilės ajo ėshtė. Po ashtu, ajo mbijeton nė margjinat e jetės kulturore nė Republikėn e Malit tė Zi, nė hijen e plotė tė krijimtarisė nė gjuhėt sllave.
E pra, sipas disa studiuesve libri i parė shqip, pėr aq sa dihet deri sot, “Meshari” i don Gjon Buzukut (1555), ka gjasa tė jetė shkruar dhe botuar mu nė hapėsirėn e Ulqinit, Tivarit, apo diku nė afėrsi.
Deri te libri tjetėr shqip, pas “Mesharit”, nė kėto treva ėshtė dashur tė pritet mė se 400 vjet. Ėshtė mė tepėr se interesant fakti se pėrkthimi i parė integral i “Biblės” nė gjuhėn shqipe ėshtė vepėr e priftit katolik nga Ulqini, dom Simon Filipaj, e qė u botua nė vitin 1994 nė Ferizaj (Kosovė).

Shkrimtarė shqiptarė - nga Mali i Zi
Ashtu si nė Kosovė, edhe nė Mal tė Zi librat e parė nė gjuhėn shqipe u botuan pas Luftės sė Dytė Botėrore. Disa nga autorėt mė tė dalluar tė letėrsisė shqipe nė Kosovė, u lindėn nė Mal tė Zi. Esad Mekuli (1916-1993), i njohur edhe me pseudonimin Sat Nokshiqi, pionieri i letėrsisė shqipe nė Kosovė, themelues i revistės sė parė dhe mė tė njohur pėr letėrsi nė Kosovė, »Jeta e re«, nė faqet e sė cilės i botuan punimet e para pothuaj tė gjithė shkrimtarėt e Kosovės qė kanė ndopak emėr, ėshtė i lindur nė njė fshat afėr Plavės (sot nė Malin e Zi). E. Mekuli vargjet e para i ka shkruar dhe botuar nė gjuhėn serbe, por mė vonė ai ka shkruar shqip. Librat e tij mė tė njohur janė vėllimet poetike: »Pėr ty«, »Dita e re«, »Avsha ada«, »Vjersha«, »Brigjet«, »Drita qė nuk shuhet«. Vargjet e tij janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja. Nga e njėjta trevė ėshtė edhe kritiku i parė i mirėfilltė i letėrsisė nė Kosovė, Hasan Mekuli. Ai nuk botoi pėr sė gjalli ndonjė libėr tė veēantė, por nė periodikun e kohės ka publikuar disa qinda recensione, kritika dhe studime letrare.
Martin dhe Mirash Ivanaj (nga Triepshi), nė deceniet e para tė shek. XX kanė shkruar vargje nė gjuhėn serbe, (nė vitin 1996 janė pėrkthyer dhe botuar shqip, nė Tiranė, nė vėllimin “Epopeja e njeriut”), kurse Nikollė Ivanaj nė vitin 1944 botoi nė Tiranė pėrmledhjen poetike “Lulet e pasosme”. Njė tjetėr krijues ėshtė Nol Berisha (1923-1997), i lindur nė Grudė (Mali i Zi), i cili pothuaj gjithė shekullin e vet e kaloi nė Kosovė. Nol Berisha ėshtė autor i librave: »Lyra e vjeshtės« , »Thjeshtėsi«, »Fije qė lidhin kohė« (vjersha), pastaj »Si ka mėsuar Frani tė lexojė”, »Shtėpiza nė blerim«, «Legjenda e vaut» (tregime) etj.
Edhe njėri ndėr personalitetet mė tė njohura tė jetės kulturore (dhe politike) nė Kosovė, kritiku dhe historiani i letėrsisė, polemisti dhe publicisti, romansieri dhe tregimtari, akademik Rexhep Qosja u lind mė 1936 nė fshatin Vuthaj (Plavė, Mali i Zi). Vepra e tij mė e njohur, qė ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė, ėshtė romani »Vdekja mė vjen prej syve tė tillė«, por ka qenė produktiv edhe nė dramė ("Sfinga e gjallė«). Qosja ėshtė autor i studimit kapital »Historia e letėrsisė shqipe – Romantizmi I-III« nė tri vėllime, si dhe i disa dhjetėra librave tė tjerė.
Shkrimtari Hajro Ulqinaku (1938, Ulqin) shumė vjet jetoi nė Prishtinė, kurse nė disa vitet e fundit ėshtė pak atje - pak nė Ulqin. Ėshtė autor shumė prodhimtar dhe deri tani ka publikuar mbi 25 libra, mė sė shumti prozė dhe poezi pėr fėmijė, por edhe pėr tė rritur, tė botuar nė Prishtinė, Tiranė, Shkup dhe Podgoricė. Disa nga librat e tij janė: “Fėmijėt e detit”, “Margaritarėt e zez”, “Ēelėsi i artė”, ”Mbrėmje pulėbardhash”, “ Ani, Beni, ani”, “Panorama e detit”, “Ligji i detit”, “Pulėbardhat nė antenė”, “ Mos qaj Kestrina”, “Libri pėr detin” etj.
Idriz Ulaj (1942, Vuthaj) ėshtė njė autor tjetėr i lindur nė Vuthaj, qė jeton nė Prishtinė. Ai ėshtė autor i pėrmbledhjeve poetike »Prizma« dhe »Edhe njė orė dritė«.
Ali Llunji (1939) ka botuar dramėn “Lugu i Xhemiles”, por shkruan edhe prozė pėr fėmijė, monografi etj.
Mehmet Kraja (1952, nga Kraja, Mali i Zi) ėshtė ndėr penat mė tė spikatura tė prozės artistike dhe publicistike nė Kosovė. Kraja mbi 30 vjet jeton nė Kosovė (me njė pauzė disavjeēare nė vitet ‘90, kur jetoi nė Tiranė). Ka shkruar disa romane: «Gjurmė nė trotuar», «Moti i madh», «Udhėzime pėr kapėrcimin e detit», «Sėmundja e ėndrrave», «Net bizantine», «Edhe tė ēmendurit fluturojnė», pastaj librat me tregime «Vdekja pa emėr», «Portat e qiellit», «Njėzet tregime pėr kohėn e shkuar», disa drama, njė libėr me vėshtrime kritike etj. Kraja pėr veprat e tij letrare u shpėrblye me disa ēmime letrare.
Basri Ēapriqi (1960, Ulqin) paraqet pa dyshim njėrin ndėr emrat mė tė njohur tė poezisė (por dhe kritikės letrare) bashkėkohore shqipe. Ky autor deri mė tani ka disa pėrmbledhje poetike: «Ulli me dy mijė unaza» (1983), «Nė fund tė verės» (1986), «Ma qet gjuhėn» )1989), «Frutat bizare» (1996), “Burimi nėn gjuhė” (2005) “ Zbutja e gjarprit” (2006), pastaj edhe disa libra tė natyrės kritike/shkencore: “Mikrostruktura e tekstit” (1990), “Pėrmasat e kontekstit” (1998), kurse i fundit ėshtė studimi «Simboli dhe rivalėt e tij» (2005) u prit shumė mirė nga lexuesit dhe kritika. Vargjet e Ēapriqit janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė huaja (anglisht, frėngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, maqedonisht, serbokroatisht… Ėshtė doktor i shkencave, ligjėrues nė Universitetin e Kosovės dhe kryetar i PEN Qendrės sė Kosovės.
Anton Berishaj (1965, Tuz) librin e vet tė parė, pėrmbledhjen e poezisė «Lule mėngjesi» e botoi nė Podgoricė (1986), kurse nė vitin 2006 nė Prishtinė, nga shtypi doli libri i tij i dytė, studimi «Retorika dhe letrarėsia – Teksti i Bogdanit». Ėshtė ligjėrues nė Universitetin e Kosovės.
Disa poetė shqiptarė nga Mali i Zi jetojnė dhe krijojnė nė diasporė. Nokė Sinishtaj (1944, Tuz), me banim nė Luzern - Zvicėr, ėshtė autor i disa librave nė poezi: «Mogilat e Kshevės» (1976), «Te vorret e Kshevės» (1995), «Nė vend tė epitafit» (2002), «Syri i ngujuar» (1999), “Spirale” (2003), “Nga sergjeni i harruar” (2007), pastaj i prozės «Apokalipsi i Pashkut nga Bjeshkėt e Nemuna» (kroatisht, 1977) etj.
Lulash Palushaj (1944, Triepsh, Mali i Zi), me banim nė SHBA, ka botuar dy pėrmbledhje poetike: «Rrajė tė ndame» dhe «Votra ime», si dhe librin «Malėsia dhe fiset e saj»..
Jaho Kollari (1961, Ulqin), i lindur nė Ulqin por qė tani po ashtu jeton nė diasporė, ka botuar njė libėr me poezi “Shtėpia nė mes ullinjve” dhe njė me tregime “Terapia”.
Shumica e kėtyre autorėve, megjithėse nuk jetojnė nė Mal tė Zi, shpesh janė tė pranishėm nė vendlindje.

Letėrsia shqipe nė Mal tė Zi

1. - Letėrsia shqipe shkruhet edhe nė Mal tė Zi dhe kryesisht nė dy qendra tė vogla, nė Ulqin dhe nė Tuz (Malėsi). Ulqini me rrethinė, duke qenė qendėr urbane e turistike, ka njė jetė mė tė pasur me ngjarje kulturore dhe mė shumė autorė e botime. Nė Ulqin ka jetuar Hafiz Ali Ulqinaku (shek. XIX), qė ka kultivuar tė ashtuquajturėn traditė tė bejtexhinjve, tė shkruan shqip – me shumė orientalizma dhe me alfabetin arab. Me studimin e autorėve tė atij orientimi letrar-kulturor, qė nuk ka arritur tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare, ėshtė marrė Sutki Malohoxhiqi, i cili mbi kėtė temė ka botuar njė libėr.
Pėr letėrsinė shqipe nė Mal tė Zi mė seriozisht mund tė flitet nga viti 1978, kur filloi tė botohet revista”Koha«, tė cilėn, deri nė mbylljen e saj, e redaktoi Gjergj Gjokaj. Revista nė fjalė ka dalė ēdo dy muaj, gjithsej 54 numra nė 11 vjet (1978-1989). Ajo ka lozur njė rol shumė pozitiv pėr kulturėn e shqiptarėve nė Mal tė Zi, e sidomos pėr nxitjen dhe afirmimin e talentėve tė rinj. Nė kuadėr tė bibliotekės sė kėsaj reviste u botuan edhe disa vepra letrare tė shkrimtarėve shqiptarė tė kėtyre anėve (N.Berisha, I. Berjashi, I. Ulaj, A. Berishaj, A. Ahmeti, Z. Hoxhiq etj.). Nė faqet e revistės »Koha«, nga numri nė numėr janė botuar edhe pėrkthime nga letėrsitė e huaja, sidomos nga ajo malazeze. Vetė redaktori Gjergj Gjokaj (1926-1997) nuk ka botuar kurrė asnjė varg tė vetin nė kėtė revistė, mirėpo, pas vdekjes sė tij, miqtė dhe tė afėrmit i mblodhėn vargjet qė ai i kishte lėnė nė dorėshkrim dhe i botuan nėn titullin “Ma shembėt folenė« (Tuz, 2000). Ibrahim Berjashi (1948, Krajė) pėrveē se merret me gazetari, kohė pas kohe publikon edhe vepra letrare pėr fėmijė dhe pėr tė rritur. Deri tani ka botuar librat: “Lule prej guri”, “E tej Malėsi e det”, “Veloret e bardha”, “Orėt e vetmisė” etj. Berjashi ėshtė edhe autori i pėrzgjedhjes sė vetme, tani pėr tani, tė poezisė sė autorėve shqiptarė nga Mali i Zi, “Dritaren lėre hapur”. Asllan Bisha (1945, Ulqin) i mbetet besnik prozės. Bisha ka botuar disa libra nė prozė pėr tė rritur dhe pėr fėmijė. Veprat e tij mė tė njohura janė: “Valėt e detit” (1986), “Net peshkimi” (1986), “Nusja e detarit” (1994), “Dasma e peshqve” (1996), “Dashuri te palma” (2007)etj. Liriku Haxhi Shabani (1963, Ulqin) ka tėrhequr vėmendjen e lexuesve me dy pėrmbledhje poetike: “Tė kėrkoj” (1995) dhe “Natė e portokalltė” (1998). Nė vitin 2007, ai botoi nė Tiranė studimin nga fusha e sociolinguistikės: “Rrezikimi i gjuhės shqipe – Pėr dygjuhėsinė te shqiptarėt e Ulqinit”. Poetesha Lumnije Hoxha (1961, Ulqin) ėshtė autore e dy pėrmbledhjeve poetike: “Shtegu i vashės” (2001) dhe “Shpirt i rebeluar” (2007). Hajredin Kovaēi (1960, Ulqin) deri tani ka botuar dy vėllime poetike “Ecje pa mbarim” (2000) dhe “Fundi ėshtė larg” (2007). Vepra letrare nė gjuhėn shqipe, nga Ulqini me rrethinė, botuan edhe Zhaklina Zadrima, Suzana Llolla, Senada Veliqi, Shaban Osmanaj etj. Ndėrkaq nė territorin e Malėsisė sė Madhe (me qendėr nė
Tuz) viteve tė fundit po ashtu kemi njė gjallėri tė autorėve shqiptarė tė kėsaj treve. Disa prej tyre veprat e veta i botuan nė Tuz, ngjashėm me autorėt nga viset bregdetare qė veprat e veta i botuan nė Ulqin, e disa prapė nė qendrat e tjera shqiptare, qoftė nė Prishtinė, qoftė nė Shkodėr a Tiranė. Rrok Gjolaj pėrmbledhjen »Kulla ime” e botoi nė Shkodėr, kurse Rrok Berishaj librin poetik “Nė mes tė ditės” (2001) e botoi nė Tuz. Nikollė Berishaj (1960, Tuz) vėllimin e tij poetik “Sub rosa dictum« (2001), e botoi nė Tuz. Pėrveē kėsaj N. Berishaj ėshtė edhe pėrkthyes i letėrsisė nga sllovenishtja nė shqip dhe anasjelltas, si dhe nga gjuha malazeze nė shqip dhe anasjelltas. Kėto ditė (2008) nė Tiranė doli nga shtypi antologjia e poezisė sllovene nė gjuhėn shqipe tė cilėn e pėrzgjodhi dhe e pėrktheu vetė. Ai ėshtė autori i fjalorit tė vetėm sllovenisht-shqip, i cili ka pėrjetuar dy botime, njė nė Lubjanė dhe tjetrin nė Tiranė. Zef Gjuravēaj (1953, Triepsh) ka botuar njė pėrmbledhje me vjersha, me titullin “Shtegu i malit” (Tetovė, 1994). Anton Gjuravēaj (Triepsh) shkruan poezi dhe prozė. Ėshtė autor i pėrmbledhjes “Baladė vertikale” (1994) dhe i librit me tregime e poezi “Memento” (1995), qė i ėshtė botuar edhe nė gjuhėn malazeze. Nė vitin 2008 nė Tiranė iu botua romani “Vdekja e valėve”. Njė pėrmbledhje me poezi, “Lama e Doklit” (2001) e ka botuar, nė Tiranė, politikani poet Ferhat Dinosha (1954, Tuz).
Libra poetikė kanė botuar edhe At Pashko Gojēaj, Gjelosh Junēaj, Valentina Gorvokaj, Shqipe Dushaj, At Kolė Berishaj etj. Shkrimtarėt nga Malėsia lexuesve tė tyre u kanė ofruar edhe libra nė prozė. Fran Camaj (1949, Tuz) ka botuar dy romane “Rruga e pamėshirshme” (2004) dhe “Dashuri e dhunuar” (2006) si dhe librin me kumtesa, recensione, vėshtrime dhe publicistikė “Kohėt flasin” (2007). Anton Gojēaj (1966, Tuz) deri tash ka botuar librat: “Poezi” (2001), “Qengj i harruar natėn nė mal”, tregime (2003), “Tema e heroit nacional nė letėrsi”, studim (2004), “Passio” roman (2004), “Fakticiteti nė letėrsi – proza letrare e Anton Harapit”, studim (2006).
Pėrfundim
Letėrsia shqipe nė Mal tė Zi, megjithėse zhvillohet nė margjinat e kulturės shqiptare, jep fryte. Herė pas here autorėt e kėtyre trevave botojnė edhe libra me vlera tė konsiderueshme letrare. Prandaj, pavarėsisht nga fakti se kjo letėrsi zhvillohet nė cep tė hapėsirės shqipfolėse, vlerat e saj nuk janė gjithmonė modeste. Autorėt nė fjalė nuk janė vetėm epigonė, sepse ndėr ta ka edhe krijues, tė cilėt njohėsit e artit i vlerėsojnė pėr kontributin e tyre shumė origjinal. Pėrveē M. Krajės, B. Ēapriqit, A. Berishajt etj., qė njihen nė nivelin e letėrsisė kombėtare, por tė cilėt jetojnė nė Kosovė, edhe disa autorė me banim tė pėrhershėm nė Mal tė Zi, si p.sh. I. Berjashi. H. Shabani, F. Camaj e ndonjė tjetėr, janė tė rėndėsishėm me krijimtarinė e tyre. Pra, nė margjina, por krijues tė mirėfilltė.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:09 am

Rreth kritikės letrare



Dr. Nehas SOPAJ, Shkup

Marrė nė pėrgjithėsi, e tėrė ajo letėrsi qė krijohet nė kohėn kur jeton krijuesi dhe lexuesi, quhet letėrsi bashkėkohore. Bashkekzistimi i krijuesit me lexuesin nė njė kohė tė njejtė, megjithatė nuk do tė thotė se nė letėrsitė e ndryshme kombėtare pėr nocionin letėrsi bashkėkohore starti i fillimit tė letėrsisė, tė jetė i njėjtė. Nė letėrsitė ballkanike (nė kėtė kontekst edhe nė letėrsinė shqipe), pėr letėrsi bashkėkohore merret ai produksioni letrar qė nis fill pas Luftės sė Dytė Botėrore, ndėrkaq nė letėrsinė angleze p.sh., letėrsia bashkėkohore fillon mė herėt, ajo nis nga viti 1912 e kėtej. Qė kėtu, meqė fillimi i letėrsisė bashkėkohore nėpėr letėrsi tė ndryshme kombėtare ndryshon, ėshtė fare e natyrshme qė kohė pas kohe tė korrigjohet ky fillim. Kėtu nė pyetje janė dy gjėra relevante, e para – koncepti teorik ē’nėnkuptojmė ne me atė qė e quajmė letėrsi bashkėkohore, dhe e dyta – cili ėshtė produksioni letrar me tė cilin do ta nėnkuptonim nocionin letėrsi bashkėkohore. Nė letėrsinė shqipe ėshtė fare e natyrshme qė starti i letėrsisė bashkėkohore, njė ditė tė shtyhet nė vitet 70 tė shekullit XX, atėherė kur realisht fillon procesi i kulmimit tė vlerave artistike letrare tė nisura dhe tė arritura atėherė, para Luftės sė Dytė Botėrore. Kjo mund tė kuptohet si diēka qė nė vitet `50 dhe `60 llojet, zhanret dhe tipat e ndryshėm letrarė kishin shndėrruar fizionominė e shkrimit shqip dhe shkonin drejt krijimit tė njė modeli tė ri, qė realisht nuk i shkonin pėr shtati traditės sė artit tė vėrtetė letrar shqiptar. Megjithatė, pėrderisa thyerjet nuk e kanė marrė fizionominė e plotė teoriko-pragmatike, dhe epoka kohore nuk ėshtė gjithaq e gjatė, fillimi do tė vlejė edhe mė tutje ai i mėparmi. Ky ėshtė fundi i Luftės sė Dytė Botėrore. Ndėrkaq, fundi i njė epoke dhe fillimi i njė epoke tė re, nėnkupton fillimet e koncepteve tė ndryshme teorike qė do tė pėrfshinin produksionin letrar tė kohės sė caktuar, por meqė nė atė kohė tė pėrcaktuar dhe tė nominuar stilistikisht bashkėjetojnė botėkuptime tė ndryshme ideo-artistike rreth letėrsisė, atėherė gjithnjė do tė duhet tė ekzistojė njė start i ri, mu siē edhe ndryshojnė epokat dhe kohėrat e ndryshme. Krahas termit letėrsi bashkėkohore, ėshtė njė term tjetėr qė pėr afro gjysėm shekulli (1945-1990), dikur pėrdorej shpesh dhe quhej letėrsi e realizmit socialist. Ky nocion nė Shqipėri u bart nga Bashkimi Sovjetik dhe u shartua si njė “mish i egėr” qė pėr pesėdhjetė vjetė nuk arriti tė akomodohet dhe nuk arriti tė krijojė njė platformė tė njėmendėt letrare qė gjeneratat tona s’do t’i harronin. Duke kėputur lidhjet me traditėn e shkrimit shqip dhe duke krijuar njė fizionomi tjetėr, kjo letėrsi megjithatė ka krijuar fizionominė e njė produkti tė ideologjisė komuniste, zėdhėnėse e sė cilės ishte. Kjo mė shumė reprodukonte stereotipe tė njė utopie retrograde letrare, sesa vepra “monumentale” dhe “sintetike” nė emėr tė sė cilės thirrej. Tė gjitha emėrtimet sikundėr janė p.sh. i ashtuquajturi realizmi dialektik, nuk e arsyetojnė ngushtimin e madh qė ia bėnte totalitetit tė realitetit objektiv, duke ia tjetėrsuar tė gjitha horizontet e pritjes, tė djeshmes dhe tė ardhmes, si dogmė e tė cilės ishte, duke ideologjizuar ēdo gjė. Nė krye me ideologjinė komuniste si tė arriturėn e fundit tė qytetėrimit njerėzor, teoreticientėt e realizmit socialist nė krye tė tė cilit ishin ideologėt rusė Zhdanov, Gorki e Buharini, pastaj arsyetuesit shkencorė Gj. Llukaēi, L. Aragoni dhe shumė tė tjerė, kishin proklamuar se letėrsia “pėr nga forma duhet tė jenė nacionale, porse pėr nga pėrmbajtja socialiste”, qė d.m.th. letėrsitė nacionale duhej tė asimiloheshin prej sė brendshmi gjersa tė mos identifikohej fizionomia e tyre.

Parimet e realizmit socialist ishin:

1. Qėllimshmėria nė art; 2, Koncepti i patjetėrsueshėm realist pėr botėn dhe jetėn; 3.Optimizmi i domosdoshėm pėrkundėr pesimizmit; 4. Qartėsia gjuhėsore deri nė deklarativizėm (arti proletar dhe fluskula tė tjera) etj; 5. Tipikja nė rrethana tipike; 6.Klishetizimi nė art, personazhet bardh – zi; 7.Shpallja luftė pluralizmit/modernizmit si dekadencė; 8. Shpallja luftė ndikimeve tė “huaja” (besimeve fetare); 9. Ngushtimi tematik kohor/hapėsinor etj.

Realizmi socialist nė letėrsinė shqipe ka pėrfaqėsuesit me vepra zhanresh tė ndryshme letrare qė janė tė shumta dhe qė sot nuk janė nė pėrdorim. Nė periudhėn brenda viteve 1945-1991 sa zgjati doktrina e realizmit socialist nė letėrsinė shqipe, letėrsia jonė bėri: Kėputjen e traditės sė shkrimit tė njė formacioni stilistiko- gjuhėsor tė njė niveli tė lartė artistik postromantik dhe postrealist qė ishte zhvilluar, pluridimenzionuar dhe kulmuar nė vitet ‘30; Kėputjen e botėkuptimit tė fenomeni letrar tė njė prodhimi tė kulturės tradicionalisht tė zhvilluar shekuj me radhė me tė gjitha karakteristikat e jashtme e tė brendshme tė shpirtit shqiptar; Kėputjen me dhunė tė traditės trekonfesionale tė kėtij shpirti; Fillimin i njė epoke tė re tė imponuar nga njė ideologji e re utopike ēfarė ishte pėr shembull komunizmi; Fillimin e reduktimit tė optrisė sė shpirtit shqiptar dhe zėvendėsimin e tij me njė ngjyrim antifetar; Fillimin e vonuar tė letėrsisė sė sotme shqipe. Mė lart thamė se me letėrsi bashkėkohore kuptojmė atė letėrsi qė krijohet aktualisht. Megjithatė, duhet tė thuhet se paralelisht me kėtė term, pėrdoret njė term tjetėr, termi letėrsi e sotme, qė pėrdoret shpesh nė shtyp dhe ky ka po atė kuptim si edhe termi letėrsi bashkėkohore. Paralelisht me kėto dy terme, pėr letėrsi bashkėkohore pėrdoret edhe njė term i tretė, termi letėrsi moderne. Tani pėrdorimi i njėkohėsishėm i tre termave (letėrsi bashkėkohore, letėrsi e sotme dhe letėrsi moderne) pėr tė njėjtin kuptim, nė raste tė veēanta sjell paqartėsi te lexuesit. Nė tė vėrtetė, amullia fillon gjatė pėrdorimit tė termit tė tretė, letėrsi moderne pėr letėrsinė bashkėkohore. Arėsyet janė tė shumta. Mė e para gjė ėshtė se modernizimi si nocion pėrdoret herėt qė nga Mesjeta e kėtej, si shprehje kriticizmi kundėr kanonizmit teologjik dhe filozofik pėr botėkuptimin ekzistencial tė njerėzimit nė atė kohė. Ndėrkaq, termi letėrsia moderne nė kuadėr tė letėrsisė bashkėkohore, nuk e mbulon tėrė atė produksion letrar qė sjell letėrsia e sotme (letėrsinė e realizmit socialist psh.). Modernizmi nė letėrsin bėn ndryshime nė botėkuptimet pėr botėn, jetėn dhe nė pėrgjithėsi botėkuptime pėr artin. Termi “modern” rrjedh nga Kasidori (nga shekulli VI) nga fjala latine modernuspėrkundruall antique, qė mė vonė, nė formė tė luftės sė tezave moderni pėrkundruallantiqui,fillimisht nė letėrsinė frėnge do tė zhvillohet nė shekullin XVII si antitezė: modernes (tė rejat) pėrkundruall ancičns (tė vjetrat). Tendenca pėr shpėrthimin e kėtij rrethi tė mbyllur me rregulla dhe ligje tė sanksionuara moralisht si dhe tendenca pėr krijimin e njė jete-teme mė tė lirė, duke nisur qė nga Mesjeta e kėtej me kohė fillojnė ta marrin fizionominė e ēlirimit tė shpirtit nga botėkuptimi dogmatik duke u profilizuar nėpėr fusha tė ndryshme tė artit, sidomos nė fushėn e letėrsisė. Modernizmi i mirėfilltė nė letėrsi pėr herė tė parė paraqiten nė veprėn letrare tė E. A. Po-es, kurse artikulimin mė tė prerė do ta bėjė Sh. Bodleri. Vepra e tij poetike “Lulet e sė keqes”, e krijuar mbi bazė tė tregimeve tė E. A. Po-es, do tė jetė pamje e shpirtit tė vetmuar, qė pėr satisfaksion shpirtėror do ta ketė krenarinė nė fatkeqėsi si krijues. I parė kėshtu, modernizmi ėshtė njė shkėputje nga romantizmi dhe realizmi qė ishin harxhuar, dhe zhvillohet me njė profilizim drejt natyralizmit, si njė drejtim i veēantė letrar i realizmit nė krye me E. Zolėn. Nė mėnyrė paralele, lindin dhe zhvillohen drejtimet e tjera tė ndryshme siē janė simbolizmi, impresionizmi, futurizmi, ekspresionizmi, mbirealizmi, dadaizmi, neoromantizmi, avangardizmietj., qė nėpėr letėrsi tė ndryshme kombėtare paraqiten nė kohė tė ndryshme, pėr ta shprehur njė fizionomi tė caktuar stilistike dhe duke i pasur themeluesit dhe ndjekėsit e vetė dhe me kėtė duke e profilizuar shpirtin njerėzor nė kohė dhe hapėsirė konkrete. Njė drejtim i veēantė letrar i cili nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX do tė paraqitet nė letėrsinė latino-amerikane me termin modernismo, qė njihet me nocionin realizmi magjik, nė fakt do tė jetė mė shumė se njė drejtim letrar, sepse ai do tė dalė si tendencė pėr ta zgjeruar opcionin e fenomenit letrar, duke e lidhur realizmin me mitologjinė, klasikėn, kozmogoninė, qytetėrimet lindore, krishterizmin, islamizmin, budizmin, mitologjitė skandinave etj. Nė fund, duhet tė thuhet se kah mbarimi i shekullit tė kaluar fillon tė kodohet postmodernizmi, njė vazhdimėsi e modernizmit, njė botėkuptim i ri qė pėrfshin tė gjitha sferat e jetės, duke filluar qė nga shkencat humanitare e deri te ato ekzakte-matematikore, njė filozofi qė lidhet me trendet e globalizmit. Nė vitet ’90 tė shekullit tė kaluar, postmodernizmi depėrtoi edhe nė letėrsinė shqipe. Kulti i tė bukurit nė art, qė synon tė jetė alfa dhe omega i tė gjitha drejtimeve letrare, sikur i shpėton disa zhanre letrare siē janė lirika e pastėr dhe romani modern, duke u dhėnė jetė atyreve, duke ua zgjeruar horizontin dhe duke ua hapur dritaret e ngrysura nga dogmat e ndryshme ideologjike. Kėshtu, nė kėtė aspekt, pos F. Kafkės, F. G. Lorkės, E. Heminguejt, Xh. Xhojsit, A. Kamysė, G. G. Markesit etj., H. L. Borhesi ėshtė pėrfaqėsuesi mė eminent i realizmit magjik, i drejtimit mė tė ri letrar qė bashkė me Kortarsarin, Rulfon, Sabaton, Ljosėn etj. qėndrojnė nė majėn e piramidės letrare qė sot dominojnė me risitė qė sjellin pėr lexuesit e kohės, e qė mėtojnė tė jenė sa klasikė tė vėrtetė, po kaq edhe postmodernė njėkohėsisht. Duke e marrė atributin e shpėtimtarit tė letėrsisė nga zhvillimi dinamik teknik e teknologjik i pėrgjithshėm, nga globalizmi shoqėror e politik dhe interneti (ose edhe shundi e bastardhimet), realizmi magjik, madje edhe borhesismi si emėrtim mė i ri qė rrjedh nga emri i shkrimtarit tė pėrmendur, forma mė e re qė pėrqafohet nga tė gjithė krijuesit e rinj tė tė gjitha rajoneve letrare nė mbarė botėn sot. Kah mesi i shekullit XX, shumė studiues dhe kritikė letrarė botėrorė, duke ēmuar se romanisi stadium mė i lartė qė kishte projektuar mendja njerėzore nė art nuk po sillte risi, me tė madhe filluan tė flasin pėr krizėn e romanit, ndaj ata as qė mund ta paramendonin romanin magjik qė ėshtė sintezė e rrėfimit qė lidhet me mitin dhe poezinė, as e imagjinonin shpėtimin e tij, qė realisht do t’ia rrisė jetėn atij. Pra, duke filluar nga trajtat mė tė imta letrare sikundėr janė poezia lirike e gjer te trajtat mė tė gjera sikundėr ėshtė romani, nė rrugė tė pėrsosshmėrisė artistike, transformohen, ndryshohen dhe modifikohen zhanre tė caktuara letrare deri nė atė stadium sa qė ato madje nganjėherė ėshtė vėshtirė t’i dallosh nga trajta e tyre fillestare. Shumė elemente sikundėr janė figurshmėria, rima e ritmi nė lirikė, pastaj diskursi, rrėfimi i drejtpėrdrejtė e i tėrthortė nė epikė, dhe nė fund, dialogu, monologu e didaskalitė nė dramė, shpesh lidhen e ndėrlidhen nė tė tri gjinitė e ndryshme tė mėdha letrare sa qė pėr lexuesin e thjeshtė ato shpesh paraqesin problem pėr ta identifikuar ē’zhanėr letrar krijon autori, kurse nė ndonjė prej tyre, sikundėr ėshtė pėr shembull lirika e pastėr ose romani modern, krijojnė aso hutie te lexuesit, saqė edhe specialistit mė tė spikatur i dalin vėshtirėsi qė t’i interpretojnė kėto “bartje” dhe “ndėrbartje” zhanrore brenda vetė llojit pėrkatės qė krijon autori. Fenomeni letrar nė letėrsinė e sotme ėshtė kaq i ndėrlikuar dhe nė idetė e shkrimtarit ka kaq fshehtėsi tė pashpjegueshme, saqė vėshtirė mund tė mbulohen tė gjitha ato ngjyra, fshehtėsi dhe shpėrthime tė brendshme tė papritura, aq sa tė shpeshtėn tė bėjnė tė mendosh se ato janė ēėshtje tė pazgjidhshme.

Letėrsia moderne ėshtė e kundėrta e letėrsisė transparente, e letėrsisė me tezė ideologjike ose dhe e letėrsisė sė angazhuar ēfarė ėshtė p.sh. letėrsia e realizmit socialist. Nė planin e saj tė brendshėm, ajo zhvillohet me njė fakturė tjetėr letrare, ndaj nė fushė tė mendimit diskursiv ajo nuk ėshtė rrymė letrare sikundėr e kanė pagėzuar dikur kritikėt letrarė. Si kod stilistik, kjo letėrsi dallohet dukshėm nga tradita konvencionale e cila e nėnkupton letėrsinė e angazhuar: ajo shquhet si botėkuptim mbi letėrsinė, si materie letrare dhe para sė gjithash si gjuhė poetike. Ajo u shqua si reagim ndaj dogmatizmit dhe konformizmit letrar, dhe kuptohet diēka si antonim i modernizmit. Pas romantizmit, realizmit dhe realizmit socialist, kjo letėrsi pėr herė tė parė radhitet si pluralizėm letrar dhe konceptualisht synon t`i thyejė kornizat klasike teorike tė letėrsisė. Reagimi negativ i kritikės, nė kėtė plan, nė fillim i zbrapsi njė mori krijuesish tė rinj, duke i trembur me dekadencė dhe ekstraestetizem qė gjoja po sillte kjo letėrsi. Megjithatė, subjekti krijues letrar shqiptar nuk ishte indiferent ndaj frekuentimeve tė avangardės botėrore, ndaj ndryshe nga dogmatizmi soc-realist i kohės, gjatė 50 vjetėve tė epokės sė komunizmit, kėtej e andej kufirit shqiptar, ky subjekt vazhdoi ta mbajė kontinuitetin e zhvillimit tė letėrsisė shqipe. Modernistėt e parė botėrorė tė shekullit tė kaluar, e ashtuquajtura letėrsi e rezistencės spanjolle, hermetizmi italian dhe ai gjerman e deri te i ashtuquajturi realizėm magjik latinoamerikan, u bėnė modele pėr krijuesit shqiptarė, tė cilėt duke qenė nė rrjedhė me kohėn, mbajtėn kontinuitetin e letėrsisė sė mirėfilltė shqiptare, duke ia ēelur derėn e vėrtetė shpirtit shqiptar, mimezisit tė vėrtetė tė artit tė tij. Kjo vetėm ua shtoi dėshirėn krijuesve pėr ta thėnė tė vėrtetėn e madhe dhe sidomos, pėr ta shqiptuar atė me njė zė tė ri. Realizmi i ri e pa emėr qė nė letėrsinė shqipe mė parė frekuentonte “incidentalisht” me modernistėt e hershėm, siē janė M. Kuteli, E. Koliqi, L. Poradeci e M. Camaj, me plejadėn e krijuesve kosovarė, vetėm e shtoi fuqinė krijuese shqiptare dhe kjo letėrsi sheshit u zhvillua krejt ndryshe nga dogma letrare e paracaktuar si “duhet” tė bėhet letėrsia.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:09 am

Parimet e letėrsisė moderne janė:

1. Ligjėrata logjikisht e palidhur, 2. Gjuha e thyer logjikisht e strukturės gramatikore, heqja e mjeteve tradicionalisht tė pėrdoruara tė shenjave tė interpunksionit dhe trajtimi i tyre si mjete tė dorės sė dytė, 3.Palidhshmėritė logjike tė figurave tė natyrave tė ndryshme, pėrdorimi i dendur i figurave tė ndryshme dhe i tropeve, pėrdorimi i madh i metaforave, stili i lartė i ligjėratės poetike, 4. Temat periferike tė aktualitetit nė kozmogoninė jashtėkohore, dalja tematike nga hapėsira dhe koha e fiksuar, ndėrlidhja hapėsinore-kohore e toposeve tė ndryshme, 5. Pėrdorimi i dendur i mitit, i simbolit dhe i alegorisė, pėrdorimi i mitit kombėtar, pėrdorimi mė i madh i mitit antik grek e romak, 6. Krijimi i protestės poetike, 7. Krijimi i njė vetėdijeje tė re estetike pėr kundėr asaj qytetare, klasore dhe shoqėrore-ideologjike, krijimi i vetėdijes artistike, krijimi i derivateve tė estetizmit tė lartė etj.

Nė letėrsinė shqipe tė viteve ’70 tė zhvilluar nė Kosovė, por edhe nė Diasporė, nė kuadėr tė letėrsisė moderne krijohet hermetizmi. Termi hermetizėm mė vete ngėrthen njė kuptim tė veēantė: me kėtė nocion para sė gjithash nėnkuptohet komunikimi i vėshtirėsuar i lexuesit me veprėn letrare, njė lidhje e lexuesit me autorin qė nėnkupon edhe njė parapėrgatitje teorike letrare tė tij dhe njė ngritje nė nivel tė mesazhit autorial. Hermetizmi nė letėrsinė shqipe paraqitet, megjithatė, aso kohe kur paraqitet shkrimi letrar shqiptar: nė veprat fetare tė autorėve tė parė tė letėrsisė shqiptare, tė cilėt pėr bazė i kanė librat e shenjtė dhe tė cilėt janė edhe hermetike, ato janė tė “rėnda” jo vetėm pėr stadin intelektual tė lexuesit tė atėhershėm, por edhe pėr lexuesin e sotėm, prandaj mund tė themi se nė historinė e letėrsisė shqipe hermetizmi zė fill qė me fillesė tė shkrimit shqip. Hermetizmi megjithatė, sa ėshtė paraqitje fenomenologjike, po kaq ėshtė paraqitje pragmatike e utilitare: nėse me nocionin hermetizėm nėnkuptohet e kundėrta e qartėsisė sė gjuhės poetike, atėherė kjo nuk do tė thotė qė kėtė nocion ta shohėsh aksiologjikisht, por atė ta shohėsh nė planin e dinamikės tė procesit zhvillues historik tė artit letrar. Megjithatė, nė qoftė se me nocionin hermetizėm nėnkuptojmė gjuhėn poetike si njė instrumentarium qė del jashtė kontekstit historik shoqėror, atėherė me tė do tė nėnkuptonim veprėn letrare me vlerat dhe konstelacionet e saj ekskluzive.

Modernizmi nė letėrsinė shqipe, sikundėr dihet, paraqitet nė epoka tė caktuara kohore, atėbotė kur fryma epokale arrin njė gjysmėlirie (njė parakusht i domosdoshėm pėr t’u krijuar letėrsia e mirėfilltė), kurse kushte tė kėtilla pėr zhvillimin e letėrsisė janė krijuar vetėm nė vitet `30 dhe nė vitet `70. Duke u nisur nga veprat e mėdha tė Gj. Fishtės, F. Nolit, L. Poradecit, Migjenit, M. Kutelit, E. Haxhiademit etj. nė vitet `30 dhe ato tė A. Pashkut, I. Kadaresė, F. Reshpjes, T. Dėrvishit, B. Musliut etj. nė vitet `70, gojaplot mund tė themi se nė kushte tė njė gjysmėlirie, kėta krijues dhe shumė tė tjerė nė kėto periudha kohore kanė arritur tė shfrytėzojnė maksimalisht atė qė u dhurohet dhe tė japin vepra kulmore, siē janė p.sh. “Lahuta e Malėsisė” e Gj. Fishtės apo “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur” e I. Kadaresė etj., me tė cilat krijohet njė letėrsi e lartė artistike, qė mund tė pranohet si letėrsi e njė vetėdijeje tė lartė estetike. Krejt kjo i kushtohet pikėrisht asaj letėrsie qė ne e ēmojmė se del nga trivialiteti letrar dhe qė ėshtė letėrsi e vetėdijes sė formuar estetike.

Letėrsia bashkėkohore shqiptare sot krijohet nė Shqipėri, nė Kosovė, nė Maqedoni, nė Mal tė Zi dhe nė Diasporė (mė sė shumti nė Italinė e jugut, nė SHBA, nė Lindjen e Afėrt etj.) dhe ajo gjeografikisht krijohet e ndarė. Kėtė ndarje nė tė kaluarėn jo fort tė largėt e kishte thelluar, pėr mė tepėr, ideologjizmi i sforcuar nė dy krahėt e mėdhenj - Shqipėri dhe Kosovė, dhe nė pėrgjithėsi nė trojet e ish Jugosllavisė, duke e detyruar atė letėrsi tė njė trungu e tė njė gjaku, tė shkruhet nė dy formate tė ndryshme stilistike, teorike e gjuhėsore. Pėr fat tė mirė, nė letėrsinė bashkėkohore shqiptare ekziston njė varg krijuesish, tė cilėt nė veprat e tyre e mbanin tė ndezur flakadanin e artit tė mirėfilltė letrar dhe ne sot gojėplot flasim pėr kontinuitet nė letėrsinė shqipe. Autorėt J. Rela, K. Jakova, H. Sulejmani, Sh. Musaraj, S. Spasse, P. Marko, E. Mekuli, Z. Zorba, J. Xoxa, F. Gjata, M. Camaj, K. Trebeshina, D. Vetmo, Q. Buxheli, E. Gjerqeku, P. Taēi, D. Agolli, A. Aliu, A. Gajtani, R. Qosja, F. Gunga, I. Kadare, A. Demaēi, A. Pashku, N. Rrahmani, K. Petriti, Rr. Dedaj, P. Koēi, K. Kosta, J. Gėrvalla, B. Musliu, F. Reshpja, A. Podrimja, A. Shkreli, K. Xukaro, T. Dervishi, L. Starova, Xh. Ahmeti, Z. Ēela, Z. Morava, R. Shabani, Z. Rrahmani, M. Zeqo, M. Kraja, R. Dibra, B. Londo, K. Mehmeti, A. Ēapaliku, M. Ramadani, S. Hamiti, G. Xhafolli, A. Gashi, A. Tufa, S. Rusi, Dh. Pojanaku, Sh. Kelmendi, G. Krasniqi etj., janė emra tė cilėt pėrbėjnė krijues tė vjetėr e tė rinj tė cilėt krijojnė poezi, prozė e dramė dhe pėr tė cilėt pėr disa sot e pėr disa tė tjerė nesėr, mund tė flasim pėr personalitete tė mirėfillta krijuesish bashkėkohorė.

II

Kritika, siē dihet, ėshtė njė krijim mendor mbi letėrsinė, njė aktivitet individual dhe shoqėror qė pėrcjell, analizon dhe vlerėson produksionin letrar tė njė autori a tė njė grupi autorėsh, tė njė letėrsie kombėtare ose tė letėrsisė botėrore. Detyrė parėsore e kritikės ėshtė tė bėhet kėpujė mes autorit tė veprės letrare dhe tė lexuesit, duke qėndruar nė rolin e referuesit tė mesazhit poetik tė cilido autor qoftė, para lexuesit. Kritiku letrar e ka pėr detyrė ta gjykojė, vlerėsojė dhe ēmojė drejt veprėn letrare dhe autorin; nė kėtė kontekst, pos kulturės sė gjerė, dijes dhe tė erudicionit qė duhet ta posedojė, kritiku duhet tė jetė edhe i drejtė, dhe sidomos tė mos bjerė nė ndikime ideologjike, sepse sa do qė zhvillon aktivitet thjesht letrar (prandaj ka tė drejtė tė shprehė mendimin subjektiv), kritiku i mirė duhet tė jetė objektiv dhe tė gjykojė drejt. Nė erudicionin e gjerė, kritiku letrar gjatė vlerėsimit tė veprės dhe tė dukurive tė fenomenologjisė letrare, nuk guxon tė bjerė nėn pushtetin e shijeve subjektive egocentrike; fenomeni i letėrsisė ėshtė fenomen kompleks, me shumė shpėrthime tė brendshme e tė fshehta, prandaj detyra e kritikut ėshtė t’i hetojė ato, t’i gjykojė objektivisht dhe nė mėnyrė tė drejtė. Nė historinė e mendimit kritik letrar shqiptar ka pasur shkėlqime qė nė periudhėn midis dy luftėrave, veēmas nė eseistikėn e Faik Konicės, nė “introduktat” e Fan Nolit dhe mė vonė nė studimet kritike tė Mitrush Kutelit e tė Eqrem Ēabejt. Por, kritika profesionale do tė zhvillohet vetėm pas lufte, atėherė kur edhe u krijuan institucionet pėr kėtė qėllim, siē janė instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė nė Tiranė dhe Instituti Albanologjik nė Prishtinė. Sa do qė me njė ngjyrė ideologjike, kritika soc-realiste e Razi Brahimit, Koēo Bihikut, tė Dalan Shpallos, Alfred Uēit e tė tjerėve, vuri bazat e kritikės pozitive dhe zuri fill kritika profesionale shqipe. Kritika letrare shqiptare nė Kosovė, mė e lirė nė aspektin ideologjik, u zhvillua nėn pranga tė cenzurės, por megjithatė nė ato ēaste kur u krijuan kushte pėr tė, ajo u zhvillua si kritikė strukturaliste qė fenomenit letrar i qaset pėr hipotekat soc-realiste dhe me komplesitetin tėrėsor, kurse pėrfaqėsuesit mė tipikė, siē janė Hasan Mekuli, Ali Aliu, Rexhep Qosja, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti, Bajram Krasniqi e tjerė, nė opcionin e tyre kritik letrar e zhvilluan kritikėn tipologjike, analitike, semiotike, strukturaliste, pragmatike etj. Format e krijimit tė kėsaj kritike, kryesisht janė kritika monografike, kritika recensioniste, kritika sinkretike, kritika tipologjike etj. Ndėrkaq, duke filluar nga vitet ’90 e kėtej, nė Shqipėri filloi tė zhvillohet kritika e mirėfilltė letrare, ajo e cila e dėboi pėrfundimisht kompleksin e ideologjizmit, atė e zhvillojnė A. Plasari, A. Klosi, Y. Ēiraku, A. Ēapaliku, B. Gjoka dhe njė mori krijuesish tjerė tė rinj.



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:11 am

Letėrsia e sotme nė emigracion dhe problemet e saj



Nga Iljaz Bobaj, anėtar i kryesisė sė Lidhjes sė krijuesve “Pegasi”, N/Kryetar i Lidhjes pėr Shkrimtarėt dhe Poetėt emigrantė nė Greqi, anėtar i W.P.S

Tė nderuar pjesėmarrės shkrimtarė dhe adhurues tė Letėrsisė e Artit!

I nderuar zoti Kryetar i bashkisė sė Qytetit tė Pėrmetit. Pėrshėndes aktivitetin dhe mikpritjen pėrmetare. Sinqerisht na bėtė mė tė lirshėm e mė tė kėndshėm organizimin e kėtij aktiviteti.

Ishte krejt e natyrshme qė nė fluksin e madh tė emigracionit tė pasviteve ’90 tė pėrfshiheshin edhe artistėt shqiptarė, por kėta morėn me vete edhe shpirtin e tyre krijues dhe, krahas pėrpjekjeve pėr mbijetesė, tė vazhdonin edhe pėrpjekjet e tyre pėr krijimtari letrare dhe art. Ėshtė kjo arsyeja qė emra tė dėgjuar tė Letėrsisė dhe Artit Shqiptar i ndesh pothuajse tė gjithė nė vendet e Evropės, SHBA, Kanada. Ndėrkaq janė edhe disa emra tė rinj, tė cilėt po bėhen pėr ditė e mė tepėr suksesivė nė krijimtarinė letraro-artistike. Grupimi mė i madh i kėtyre krijuesve ndodhet nė Greqi. Emra tė njohur tė Letėrsisė si: Hiqmet Meēaj, Miho Gjini (Mjeshtėr i Madh), Hyskė Borobojka, Foto Malo, Andrea Petromilo, Robert Goro, Llambi Gjikuli, Ziko Kapurani, Spiro Xhavara, Ton Smajli, Grigor Jovani, Stefan Martiko, Nase Jani, aktori dhe regjisori Lefter Simoni apo mė tė rinjtė: Dashnor Selimi, Andi Meēaj, Algert Siqeca, Armela Hysi, Ardita Jatru e tjerė, janė njė pjesė e kėtij grupimi jo tė vogėl krijuesish. Ashtu siē ėshtė edhe Naum Prifti, Petraq Pali e tė tjerė nė SHBA, Vasil Qesari nė Francė e tjerė.

Po cilat janė dukuritė dhe problemet qė sjell kjo letėrsi nė vijim?

1. Nė pėrgjithėsi ajo ka njė zhvillim tė madh sasior. Botohen qindra tituj tė rinj librash nė vit. Krijues tė afirmuar dhe tė panjohur, tė vjetėr e tė rinj, vazhdojnė tė jepen kaq shumė pas krijimtarisė letrare, sa tė krijohet mendimi se kjo, veē vlerės krijuese ėshtė kthyer dhe vazhdon tė jetė njė mani pėr t’u dukur. Kaq tė shumta janė botimet letrare jashtė vendit, sa ėshtė krejtėsisht e pamundur tė ndiqen ato, qoftė edhe pėr statistikė. Jo mė shumė tė rinj, se sa tė moshuar, nga ata qė dikur patėn shkruar ndonjė vjershėrim nė kohėn e shkuar, paraqiten para lexuesit, me minivlera dhe antivlera letrare, tė cilave, jo pak here, iu bėhet edhe reklamė nė shtypin nė emigracion, duke i sjellė letrėsisė dėme jo tė vogla. Kėtė bum botimesh letare e kanė shtuar me kontributin e tyre pėr arsye pėrfitimi dhe disa shtėpi botimi fantazma, tė krijuara po aty dhe qė mbijetojnė me botimin e kėtyre minivlerave dhe antivlerave letrare. Natyrisht brenda kėtij fluksi tė madh botimesh e krijimesh, janė edhe shkrimtarė e artistė cilėsorė, veprat e tė cilėve mbeten dhe hyjnė nė fondin e letėrsisė sonė.

2. Probleme tė organizimit

Shkrimtarėt emigrantė jo vetėm nė Greqi, pro edhe nė SHBA, Kanada e tjerė janė organizuar nė shoqata tė tyre, ku edhe organizojnė veprimtari. Pėr numrin e madh tė krijuesve shqiptarė nė Greqi ka katėr shoqata shkrimtarėsh (tri nė Athinė dhe njė nė Selanik). Kur mund tė ishte njė e tillė duke i bashkkuar tė gjithė krijuesit. Kjo ndodh se”prijėsit” e tyre, jo vetėm qė nuk bien nė njė emėrues tė pėrbashkėt, por mė keq se kaq, i shohin kėto shoqata si skena evidentimi dhe pėr pėrfitimi pėr veten e vet. Mesa duket jo vetėm kalit tė politikės, por edhe atij tė letėrsisė, ėshtė vėshtirė pėr t’ia zbritur. Nuk janė tė paktė ata, qė e ndjejnė veten komodė nė kurriz tė tij. E vėrteta ėshtė se aktiviteti i tyre i organizuar duhet marrė nė konsideratė, por jo pėrherė objekti dhe cilėsia e tyre. Me njė aktivitet nė tė ngjeshur paraqitet shoqata”Literart” e kryesuar nga Miho Gjini (Mjeshtėr i Madh) dhe ajo e Selanikut “Dega e blertė” i kryesuar nga Bujar Meēaj. Por disa herė aktivitete tė tyre kanė pasur objektiv studimi libra mjaft tė dobėt dhe kėto aktivitete mė tepėr i kanė bėrė qejfin autorit sesa letėrsisė. Por gjithsesi ka patur edhe aktivitete me vlera. Ashtu siē ėshtė me vlerė edhe botimi i katėr antologjive letrare tė shkrimtarėve emigrantė. Vitet e fundit vihet re edhe njė dukuri pozitive, ajo e njė oprganizimi mbarėshqiptar jashtė atdheut dhe lidhja e kėsaj letėrsie me atė tė tė gjithė hapėsirės sė emigracionit dhe tė trojeve shqiptare nė Evropė, Amerikė, Mali i Zi, Fyrom. Nė kėtė pikė do tė mendoja se njė shoqatė mbarė shqiptare nė emigracion do tė ishte hapi mė suksesiv pėr kushtet e sotme. Kjo mund tė kombinonte dhe organizonte njė punė mė tė qenėsishme, sidomos evidentimin e vlerave tė vėrteta krijuese nė emigracion. Nė kėtė evidentim bėn shumė pak dhe media shqiptare nė Atdhe.

3. Probleme tė tematikės dhe tė brendisė

4. Veē tė tjerash nė kėtė tematikė zė mė tepėr vend nga ē’duhet ajo emigracionit, ku mbingarkesa me dhimbje mpak vlerat. Aq sa libra tė tėrė mbeten nė kornizat e emigracionit, mes dhimbjesh e lotėsh. Shkrimtari emigrant ka njė tematikė mė tepėr, por nuk duhet tė harrojė se teprimi me tė sjell edhe vdekjen e vlerave, pasi ēdo gjė vdes nga tepria e vet. Po tė shtojmė kėtu edhe ndonjė problem tė pėrmbajtjes si detajet e shumta me vrasje, dhunime, vuajtje pa pikė dritė e shpresė, huazimet e papėrshtatshme deri edhe tek emrat e personazheve pėrditė e mė shumė nė kurriz tė emrave tanė ilirė dhe tradicionalė, kupa bėhet paksa e hidhur. Nuk besoj se ia vlen tė pish njė kupė tė tillė. Mbi tė gjitha shkrimtari nuk vret dhe nuk duhet tė vrasė shpresėn, bindjen tek e ardhmja e kombit tonė. E kam thėnė disa herė. Po deshėt mė quani fantazist, por Shqipėria , Atdheu ynė, njė ditė me siguri do tė jetė “Zonja e Ballkanit”. Veē duhet tė punojmė tė gjithė ne shqiptarėt. Kėtu shkrimtarėt dhe artistėt kanė njė vend sa tė nderuar po aq dhe tė pėrgjegjshėm. Ata janė pėrgjegjėsit e kulturės dhe tė artit para kombit tė tyre e mė gjerė. Le tė meritojnė edhe nderimin e tij.

4. Mendimi kritik dhe kritika letrare

Kjo dobėsi, qė ndihet ndjeshėm nė atdhe, jashtė tij, bėhet mė i vėshtirė, pasi jashtė ka shumė pak ose aspak studiues tė mirėfilltė tė letėrsisė. Unė besoj se inflacionin mė tė madh nuk e ka leku, por fjala. Veēse, kur ky inflancion fjalėsh dominon nė krijimtarinė letrare e aq mė tepėr, kur ky inflancion mbush faqet e gazetave me lėvdata boshe nga miq e shokė tė autorit, ai kthehet nė njė dėmtues e frenues serioz i kėsaj krijimtarie. Por fatkeqėsisht e vėrteta ėshtė pikėrisht kėshtu. Janė tė shumtė librat qė kalojnė nė heshtje, ashtu siē janė shumė mė tė shumtė ata, qė fryhen si tullumbace sipas klaneve tė miqėsisė. Ē’t’i bėsh edhe letėrsia dhe arti kanė armiqtė e tyre tė heshtur! Kėtu ndikon edhe njė faktor tjetėr dhėnia e ēmimeve. Juri tė ndryshme kompentente dhe jo kompentente japin ēmime letrare, qė lėnė shumė pėr tė dėshiruar. Mesa dimė ēmimet letrare duhet t’i fitojė vetė letėrsia. Sot, jo rrallėherė, ndodh e kundėrta, ato i fitojnė autorėt e mė tepėr autoret. Mjaft mė me kėto banalitete amatoreske!

5. 5. Tė tjerė probleme tė saj mbeten edhe pėrkthimet nė gjuhė tė huaja ose pėrkthimet nga gjuhėt e huaja nė gjuhėn shqipe. Dy janė pikat mė tė dobėta kėtu: Pėrkthimi pa cilėsi dhe pėrdorimi i huazimeve tė panevojshme. Kjo presė nė dy tehė dėmton edhe letėrsinė tonė edhe atė tė huaj, duke i minimizuar vlerat e saj tė mirėfillta, tė cilat ia shpėrfaq mė pas po tė cunguara te lexuesit.

6. Nėse do tė shtonim edhe problemet e qarkullimit dhe tė shitjes sė organizuar tė librit nė emigracion, do tė shtohen problemet qė ka kjo letėrsi. Natyrisht ka edhe tė tjera, por nė njė kumtim tė tillė tė shkurtėr, parapėlqyem t’i trajtonim ato thjesht si probleme qė ekzistojnė pėr tė informuar dėgjuesit e kėtij Simpoziumi tė nderuar pėr zhvillimet e letėrsisė sė sotme nė emigracion.

Ndėrkaq, si pėrfundim, do tė doja tė thoshja se, pavarėsisht kėtyre problemeve tė shumtė e domethėnės, ėshtė shumė e rėndėsishme qė edhe nė emigracion krijohet mjaft nė gjuhėn tonė, gjė qė mban gjallė gjuhėn, identitetin dhe kulturėn tone kombėtare. Sa pėr cilėsinė, me siguri atė do tė zgjidhė koha, mėsuesi i rreptė, por i drejtė. Ajo do tė dijė t’i vejė nė vend vlerat.

Ju faleminderit, zonja dhe zotėrinj tė nderuar!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Thu Jul 10, 2008 12:12 am

Nga njė autor nė tjetrin



Rishikim i autorėve tė letėrsisė nė ndihmesė tė maturės shtetėrore



Nga Lumo Kolleshi, Sekretar i pėrgjithshėm i Lidhjes sė krijuesve “PEGASI” Albania, anėtar i Lidhjes sė Poetėve Bashkohorė (W.P.S)

Letėrsia e programuar nė shkollė tė mesme shqiptare, nė optikėn e saj, sidomos pas kthesės, rrok autorė qė nga antikiteti grek e romak, deri nė letėrsinė e kohės sonė. Kjo nė kėndvėshtrimin e letėrsisė sė huaj. Nė kuadrin e letėrsisė shqipe fillesat imerr nga eposi i kreshnikėve pėr tė arritur nė letėrsinė e kultivuar nė tė gjithė arealin e shqipshkrimit. Si nė njėrin krah ashtu edhe nė tjetrin, kjo ėshtė pėr tė theksuar, janė futur brenda kėsaj optike pėrfaqėsuesit mė nė zė tė shkollave dhe drejtimeve tė ndryshme letrare. Parė nė atė ēka afron kjo letėrsi nė pėrfaqėsimin e letėrsisė botėrore, mund tė konsiderohet se ėshtė bėrė njė pėrzgjedhje dinjitoze, ndėrsa nė rrafshin e letrave shqipe vazhdon sėmundja e miteve tė krjiuara, njė hierarkie qė, hera herės, nuk vjen si njė vijueshmėri vlerash, por mitomanėve tė hartimit tė programeve dhe teksteve. Gjithaq dhe njė prurje kaq e gjerė nė hapėsirė dhe nė metodologji, por qė e ndėrtuar jo aq denjėsisht dhe nė pėrputhje me mundėsitė reale tė pėrftimit tė kėsaj letėrsie nga nxėnėsi i shkollės sė mesme, aq mė tepėr qė tek shartuesit e saj mė sė shumti janė shkėputur nga e pėrditshmėria e dhėnies sė kėtyre njohurive, tekstet i kanė konceptuar herė sikur kjo shkollė do tė nxjerrė akademikė tė kėsaj fushe, herė u ka dhėnė njė gjuhė dhe frazė plot emfazė, ndėrsa studimin e tekstit e kanė skematizuar nė plotėsim formularėsh e futurizma tė tjera, rtė cilat ia prishin imazhin dhe misionin qė bart letėrsia nė arkitekturimin e shpirtit njerėzor, madje si paradoks, nė disa raste njė trajtim i tillė shkon edhe nė kufijtė e njė matematizimi absurd, hasja e njė vėshtirėsie tė tillė, nė radhė tė parė pėr vetė nxėnėsit dhe pėr mėsuesit e letėrsisė gjithashtu, por edhe kurorėzimi me sukses i provimit tė saj tė detyruar pėr maturėn shtetėrore, mė vuri para njė dileme kaq tė vėshtirė. A mund tė bėhet diēka mė e prekshme, mė e organizuar nė strukturimin e njohurive mė tė domosdoshme pėr shkrimtarė, shkolla dhe vepra tė tė gjithė kohėrave? Fillimisht vetėm njė ėndėrr, njė ankth i bukur, por sakaq nė letėr diēka fillon tė lėvrijė pas njė akumulimi ashtu si mallet e ngarkuar me dėborė qė ushqejnė burimet e verės. Nė korsinė e mendimit u nisėn fjalėt e para pėr tė arritur kėtė synim tė ambullt si pėr fillim, pastaj puna e gėrshetuar me pasionin dhe dashurinė, mė solli deri kėtu. Gjithēka ishte gati pėr botim. Mungonte titulli. Si njė grishje mė erdhi diēka e pėrafėrt: “Nga njė autor tek tjetri”. Shkallėzim pa shkallė, mendova dhe e pagėzova me kėtė titull. Nuk i besoj kurrė tė pėrkryerės, por gjithaq ėshtė njė pėrpjekje e nisur ēiltėr. Sadopak u kam ardhur nė ndihmė nxėnėsve tė mi, tė cilėt edhe nė shkallė republike, kanė arritur rezultate shumė tė larta. Udha tė fton ta shkelėsh. Pengesat mund tė krijojnė stėrkėmbėsha, mjafton tė mos shterė shpirti udhėtues.

Ju faleminderit pėr vėmendjen!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:13 am

PĖRSHĖNDETJE SIMPOZIUMIT



Kėtė simpozium, punimet e tij e pėrshėndetin, duke i uruar punime tė mbara dhe dritė pėr tė dalė nė pėrfundime qė do tė impulsojnė procesin:

Teresinka Pereira, Presidente e Lidhjes sė Poetėve dhe Artistėve Ndėrkombėtarė I.W.A

Ohajo SHBA

Panajota Zaloni Hristopulo- Zaloni, Presidente e Lidhjes sė Poetėve dhe Shkrimtarėve “Xasteron” Athinė , Greqi

Dimitrios Kraniotis, President i Lidhjes sė Poetėve Bashkohorė (W.P.S.) Larisa Greqi

Domenico Defelice, poet , botues, eseist, drejtor i revistės “POMEZIA NOTIZIA” Romė, Itali

Beniamin Yozon, President i Festivalit tė Poetėve UPLI (SHBA)

Prof. Flavia Lepre, poete, Universiteti i Aronės, Arona (Itali)

Dinos Kubatis, President i Klubit Letrar “Kafe e Ideve”, Salaminė , Athinė , Greqi

Hadaa Sendo, president dhe botues i Almanakut Poetik Ndėrkombėtar, Mongoli

Jose Roberto Seci, poet botues i revistės “Pensa a Cui” , letėrsi eksperimentale, Brazil

Zaharrulla Gaitanaki, poete, kritike, eseiste, pėrkthyese Athinė, Greqi

Francisco Azuela Bolivi

Antonis Simigdhalas, poet, Selanik Greqi

Nadia Cella Pop, poete, Rumani

Vasilliki Kalahani, pėrkthyese, poete, Korinth , Greqi

Eftihia Kapardheli poete, Patra, Greqi

Zanetta Papaioannou, poete Athinė , Greqi

Giovanna Lombardi, Presidente e ALIAS (Akademisė sė Poetėve dhe Shkrimtarėve italianė nė Australi.

Alejandra Craules Breton, poete, Meksikė





















Questo dimostra che la poesia ci avvicina e ci fraternize con le persone che vivono in un altro paese, un altro continente, perché parliamo la stessa lingua, la poesia.



Nga Alejandra Craules Breton, Meksikė, anėare e Poetas del Mundo



Poiché terra aztechi saluti a tutti i poeti presenti a questo simposio letterario.

Riempie l'anima mia singolare gioia di potere in tutto il piano di essere con voi. Dalla ragazza ero interessato in letteratura ed in speciale da letteratura europea, inizia a me la lettura all'etą corta quelle classiche del grecolatina letteratura , della Russia e dei Balcani, ho bevuto la sua storia, le sue verses, i loro miti e sollevanto con che incorniciano i miei sogni.

Oggi č un grande piacere e un autentico desiderio soddisfacenti dai fairies, dai musas e dagli angeli, che scrittori nativi di quelle terre che si č riunito per la sua letteratura, dove sono nati i miei poeti preferiti e che certamente influenzato la mia testi, leggere la mia poesia. Da poeti č un onore per condividere la parola a voi. Non vi č alcun dubbio che la poesia deve pervenire al di lą di un'epoca e di una lingua, trascende il tempo e al di lą delle frontiere. Voglio ringraziare uno speciale amico a Kristaq F.Shabani nella poesia e nel cuore, per porre la vostra attenzione nella mia poesia.

Questo dimostra che la poesia ci avvicina e ci fraternize con le persone che vivono in un altro paese, un altro continente, perché parliamo la stessa lingua, la poesia. Sfruttando le possibilitą che la tecnologia ci offre, oggi abbiamo la comunicazione come mai prima avrebbe potuto avere. Spero che questa č una nuova porta per lo scambio interculturale, la poesia ci unisce in un contesto globale di fraternitą, di certo questo incontro e l'esempio di Pegasi di convocare e pubblicare poeti provenienti da tutto il mondo, sarą una fonte d'ispirazione per tutti, dai nostri paesi offrire il loro tentativo di aumentare la consapevolezza della poesia oggi, dove noi tutti partecipare alla promozione di poeti provenienti da altri luoghi e lingue.

Rivolgo un invito a conoscere il licenziamento mio paese Messico, la sua cultura e la letteratura, avremo un amico che č in attesa di mostrare le meraviglie della terra delle piramidi del sole e luna, tequila e mariachis, Viva Messico!

Chi vuole stabilire la comunicazione e-mail ti preghiamo di chiedere il mio Kristaq mi darą piacere di leggerli.

Alejandra Craules Bretón

Hidalgo, Messico







Cristina Santos – Akeza Brazil





AMAZING ALBANIA




You appeared of the old kingdom of Ilķria
and you brought your expanded landscapes of dreams...


Albania, lands whose people breathe art and poetry,
whose force, inspires peace and harmony,
and, therefore, it is you Albania:
The primķcias of the true happiness!
Being lands of the free ones,
you expanded and I expanded many heart roads.
It is will be always victorious,
for containing in your sacred mountains,
the sky, without any condition!
Your history wakes up patriotism,
because they were many battles,
for your independence.
However your natural wealth,
he/she will always do of you,
the more fort of all of the potencies.
They are not the classifications of the world,
that you/they make to be richer a country.
More is the attitude of a people...


that when investing in the culture,
he/she declares his/her power to be happy!


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:14 am

Fjala pėrmbyllėse e Simpoziumit e Nėnkryetarit Koordinativ tė Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” Albania

Poetit dhe shkrimtarit Petro Dudi, W.P.S

Tė dashur vėllezėr kosovarė, Kadrush Radogoshi e Rushit Ramabaja, studiues shqiptarė nga Mali i Zi dhe Maqedonia, poetė, shkrimtarė, studiues tė nderuar, shokė tė mirė tė penės nė udhėn e bukur tė Artit!

I nderuari Xhovani Rogante, drejtues I Shoqatės Kulturore ‘Artistėt nė Pėrballje” Mottola Itali!

Tė dashur krijues dhe krijuese!

Tė nderuar zonja dhe zotėrinj pjesėmarrės nė kėtė simpozium!

Ėshtė njė kėnaqėsi e madhe pėr tė gjithė ne qė u mblodhėm nė kėtė tubim tė bukur tė artit. Ky tubim i veēantė pėrkon me ditėt naimiane e me dhjetėvjetorin e aktivitetit tė Lidhjes sė Krijuesve “PEGASI” . Meraku i kahershėm sot ėshtė njė kalė i bardhė, qė nuk ecėn, por vrapon, vrapon dhe fluturon me njėmijė palė krahė tė mėdhenj e tė fuqishėm. Sidoqoftė nuk u ngjajmė aspak heronjve mitologjikė, as UFOVE a jashtė tokėsorėve.

Nga tė gjithė analizat dhe sintezat e pjesėshme e tė pėrgjithshme, qė dėgjuam kėtu, pa hyrė nė detaje, doli se nė veprimtarinė letrare tė gjithė kėtyre viteve, ėshtė derdhur shpirti i artistit. Lidhėsia e rregullsia midis autorit e veprės na thotė: “Nėse krijuesi gdhend veprėn, vepra gdhend profilin e krijuesit”.

Tabloja e pėrgjithshme me larmi pasazhes na bėn tė konkludojmė se nė kėtė dhjetėvjeēar, numri i krijuesve, qoftė nė rrafshin kombėtar si dhe nė atė tė lidhjes ėshtė rritur ndjeshėm. Pėr rrjedhojė njė rritje tė ndjeshme ka pėsuar edhe edhe numri i botimeve. Ėshtė pasuruar lulnaja e poezisė me trėndafilė, zambakė, borzilokė, edhe me lulegjembi edhe me lulexanė e lulelofortė. Nė majėn e lartė dhe tė vėshtirė tė poezisė, kanė mbirė lloj- lloj lule dhe barishte qė ngjajnė si lule. Nė hapėsirat e prozės tok me grurin ka mbirė dhe egjra e ca barishte qė i ngjajnė grurit. Megjithė seriozitetin dhe pėrkushtimin e krijuesve bien nė sy, padyshim disnivele e mangėsi cilėsore qė shprehin natyrshėm dhuntinė, kualifikimin, pėrgjegjshmėrinė. Koha e paanėshme ėshtė mė demokratikja e do tė dijė tė bėjė seleksionimin. Sikundėrse doli dhe ėshtė pėr t’u pėrshėndetur pėrpjekja e disa autorėve qė kanė lėvruar nė fushėn e letėrsisė pėr fėmijė. Nėse pak mė lart u fol pėr bollėkun e poezive e vargėzimeve, pėr begatinė e prozės e prozaizmave, nė fushėn e komedisė, tragjedisė, si nė rrafshin kombėtar ashtu edhe nė atė tė Lidhjes, kanė mbetur te pragu i pėrpjekjeve jo aq shpesėdhėnėse e qė edhe pėr tė ardhmen mbetet njė detyrė mjaft e vėshtirė.

Jeta ka njė densitet e dinamizėm episodesh e ngjarjesh, qė herė herė kalojnė dhe kufijtė e pėrēdunisė e patjetėr qė duhet njė mjeshtėri e madhe e mos vallė duhet njė gjini e re, kur realiteti sfidon herė- herė artin.

Mė lejoni, tė nderuar pjesėmarrės, tė shpreh njė pėrfundim mė tepėr personal nė drejtim tė analitikės asaj ēka quhet kritikė letrare. Ėshtė gati- gati njė asfiksi totale. Ėshtė pėr tė ardhur keq qė nė vitet e tranzicionit rraskapitės analitika ka pėsuar njė traumė e ėshtė nė gjendje kome. Si nė rrafshin kombėtar ashtu edhe nė atė tė Lidhjes, gati kurkund s’bėn hije. Nėse ėshtė fikur pishtari i partishmėrisė nuk duhet tė fiket ai i humanizmit. Studimin e zbėrthimin e thellė me plot nuancė shkencore, shtjelluar nė mėyrė artistike, gjatė gjithė kėsaj periudhe nė gazeta dhe revista, e kanė zėnė promovimet shpupuritės, butaforikė, steriotipė me plot lulurina artificiale qė shumė herė edhe ato tė pameritura; e ka zėnė kapardisja e njė provincialiteti kokėbosh e njė mediokriteti kokėfortė, tė droguar gjoja nga arritja brilante, pleksur me ndonjė tantologji zhurmuese. Mungesa e kapacitetit dhe pėrgjegjshėmėrisė sė autorit, mungesa e filtrave botues, mungesa e njė analitike dinjitoze, kanė sjellė vepra me plot turbullira qė, pėr fat tė keq, kanė mbushur libraritė e ēka mė keq, nėpėrmjet xhentilallishverishit, goxha prej tyre, janė future nė sistemin shkollor. Ky virus epidemik, ka prekur dhe fushėn e arteve tė bukura, teatrin, ekranin e filmit, pikturėn, skulpturėn e veēanėrisht muzikėn qimexhindosur, qė ulėrin deri nė kupė tė qiellit. E mijėra fansa qajnė nga ekzaltimi i marrėzisė. Nėse ndonjė nga ata kompententėt, mundohet tė na mbushė mendjen me ca shkrime duke pretenduar se vendos pikėn mbi “i”, unė them se zotėria pėrjeton mundimet e Sizifit.

Tė nderuar pjesėmarrės!

Ky tubim i sotėm ėshtė i pari i kėtij lloji qė organizon Lidhja e Krijuesve “PEGASI” me njė shtrirje tė dukshme dimensionale. Ky simpozium ėshtė njė eveniment qė shpalosi vlerat e veprave tė autorėve tanė e mė gjerė. Pėrveē evidentimit tė vlerave, ky ēast ėshtė dhe njėkohėsisht, njė njohje e mirė, njė bashkėpunim e bashkėbisedim i drejtpėrdrejt, nga ku dalin angazhime pėr bashkėpunime tė reja e pėrgjegjėsi tė reja artistike.

Bota sot ka pėsuar njė zvogėlim tė dyfishtė: Sė pari zhvillimi tekniko- shkencor, ka zvogėluar distancat duke shpeshtuar marrėdhėniet, por ama dhe babėzia e PARASĖ ka zvogėluar shpirtrat.

Dihet qė lidhėsitė shpirtwrore tė krijuesve kaptojnė muret e xhelozisė, sinoret rajonale, kufijtė e shteteve, ndasitė partiake, diferencimet ekonomike, diferencat e moshave, kufizimet zakonore e kanunore, dallimet e seksit, racės e tjerė.

E nėse duhet folur pėr njė dukuri tipike tė Lidhjes “PEGASI” ėshtė dhe kjo: Lidhja “PEGASI” nuk ėshtė monopol, por njė bashkėsi krijuesish me individualitete artistike e me njė kolektivitet pėr t’u admiruar.

Bosmenė e bisnesmenė ngrėnė e zbukurojnė vila e grataēela pėr kėnaqėsinė e rehatin e vetvetes, krijuesi ngjyen penelin nė muzėn e frymėzimit pėr tė zbukuruar shpirtin e njeriut.

Bosmenė e bisnesmenė hedhin nė treg mallra e sende qė natyrshėm i duhen njeriut, por me ēmime tė kripura e mjaft tė kripura, krijuesit hedhin me bujari pėr lexuesin mallin e gjallė e tė rrallė- Librin, qė aq shumė i duhet shpirtit njerėzor.

Bosmenė e bisnesmenė hapin rrugė e autostrada, udhė ajrore… ujore, nėnujore e nėntokėsore qė sė pari tė kalojė dhe tė pėrfitojė interesi i tyre; krijuesi ngjyen penelin nė dritėn e agimeve tė sė ardhmes, duke hapur shtigje dhe rrugė drejt saj. Por sot, shpina mospėrfillėse e kohės pėr librin, pėr artin, tė vret nė shpirt banderola e madhe: Para dhe seks, ka mbuluar qiellin. Ē’tė bėjė krijuesi i shkretė dhe njė xhep i vogėl qė ka, e ka tė shpuar! Po ai ka njė zemėr tė madhe tė mbushur me dashuri njerėzore. Po a mjafton?! Shoqėria dhe shteti ndoshta do tė vijė koha tė vlerėsojnė punėn e madhe tė kėtij promotori tė tyre. Bota e sė ardhmes duhet t’i ngjajė botės sė poetėve e tė atyre nėnave qė nuk do tė pėrcjellin mė djemtė e tyre nė luftė pėr tė vrarė e nuk do ta quajnė mė me vaje e ligje pėr bijtė e vrarė.

Zonja dhe zotėrinj!

Duket qartė dhe hapur qė ky simpozium nuk i ngjet as kuvendit tė gjelave qė i kapardisen njėri - tjetrit duke kėnduar e as atij tė ndrikullav e dhelpra qė i bėjnė elozhe njėri- tjetrit duke mashtruar.

Pėrfitoj nga rasti tė pėrshėndes gjithqė, shkrimtarėt, brenda e jashtė vendit, qė dėshironin tė vinin e nuk arritėn tė vinin. Unė, pėr efekt kohe, do tė veēoja poeten greke Panajota Zalonin, Presidenten e Lidhjes “XASTERON”. Ėshtė ėshtė njė personalitet i artit, qė i ka bėrė vlerėsim e jehonė veprimtarisė tė krijuesve tanė, duke e pasqyruar atė nė revistėn letrare “KELENO” si dhe botime tė tjera, tė cilat fluturojnė nė tė gjithė botėn.

Nė emėrin tuaj, falenderoj gjithė ata qė na dėrguan mesazhe urimi pėr Simpoziumin letrar nga SHBA, Meksika, Brazili, Italia, Australia, Rumania, Mongolia, India e tjerė.

Edhe njė herė pėrshėndesim vėllezėrit kosovarė qė asistuan kėtu e qė pa dyshim ėshtė nder e respekt i ndėrsjelltė. Kėta do tė pėrcjellin pėrshėndetjet tona tė pėrzėmėrta dhe gjithė problematikėn e trajtuar. Gjithashtu pėrshėndetim Shoqatėn e Shkrimtarėve Shqiptarė tė Maqedonisė e tė Malit tė Zi.

Mė lejoni tė shpreh nė emrin tuaj pėrshėndetjet, pėrgėzimet pėr parafolėsit pėr trajtesat nė kumtimet e tyre.

Duke menduar se dhe ju s’jeni kundra pėrshėndes “lulishtarėt” e krijimtarėt e Qytetit tė Luleve: Agron Shele, Dhimitėr Miti, Lumo Kolleshi, Sinan Vaka, Janaq Jano, Anila Mihali e tjerė.

Pėrfitoj nga rasti tė pėrshėndes dy pėrkthyes virtuozė, pėrkthyesin nė gjuhėn greke profesor Kosta Gaxchonin dhe pėrkthyesin nė gjuhėn angleze, djaloshin e talentuar e tė kompletuar, Dritan Kardhashin.

Mos vallė po tregohemi mendjemėdhenj? Legjendari i skenės Kadri Rroshi nė njė ēast pat thėnė: “E po mirė,… mė mirė mendjemadh se mendjevogėl!”.

Mė lejoni tė pėrshėndes inisiatorin, themeluesin, novatorin e promotorin e Lidhjes sė Krijuesve“PEGASI”, mėsuesin e urtė dhe tė butė tė talenteve tė reja deri nė pėrbotjen gorkiane, poetin dhe shkrimtarin sfidant, fenomenin Kristaq F. Shabanin.

Pėrshėndes bashkinė e qytetit tė luleve qė mundėsoi zhvillimin e kėtij simpoziumi me njė pėrshėndetje qė do ta pėrcjellė televizoni, radiua, media e shkruar.

Zhvillimi i kėtij simpoziumi bėhet nė qytezėn e bijėve tė mėdhenj.

Krenohet Pėrmeti, Shqipėria, Arti pėr legjendarėt Frashėri, pėr tre korifejtė, kryemjeshtrin Paskali qė e bėri gurin tė flasė, Enriko ka… e Shqipėrisė, Mentor Xhemalin dhe Kryebasin e melodive tė klarinetės magjike, Laver Bariun.

E ēuditshme fort kjo bota e poetit,/ Brenda zemrės –Shpendi, /Brenda shpendit- Deti,/ Brenda detit – Dielli,/ Brenda diellit - Qielli.

Simpoziumin e deklaroj tė mbyllur. Sukses edhe ju faleminderit!



Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:15 am

* *



Ne jemi tė parėt qė startojmė nė korsitė e ndritshme tė krijimit



Fjala e Kryetarit tė Lidhjes sė Krijuesve nė ēeljen e Panairit Ekspoze “PEGASI 2008”



Sot celebrojmė njė veprimtari pėrmase kėtu nė qytetin e Pėrmetit, nė kėtė qytet sa dinamik aq dhe lulor, sa prodhues ndjenjash aq edhe letrar. Pėrmeti ėshtė i njohur nė mbarė trevat shqiptare si njė qytet me autoritet kulturor. Dhe jo pa qėllim diskutohet sot kėtu pėr njė objekt tė rėndėsishėm: “Pėr njė frymėmarrje ndryshe nė Letėrsi” Kjo do tė thotė qė ne diskutojmė pėr njė “platformė” me plot piketa, pėr tė vijuar traditėn tonė nė fushėn e letėrsisė, kėtij Arti Magjik, pėr tė hedhur vėshtrim drejt njė tė ardhme sa mė tė ndritshme, mė tė pėrpjekur, mė me botė, mė tė figurshme, mė tė harmonishme, mė tė gjalluar dhe kėtu sot ėshtė i pranishėm mendimi i gjithė poetėve, shkrimtarėve artistėve, njerėzve qė u dhimbset pasuria kreative, atyre qė e prodhojnė dhe atyre qė e analizojnė, pėrcjellin dhe e shijojnė.

Nė kėtė manifestim tė mendimit janė tė pranishėm sot poetė dhe shkrimtarė nga Shqipėria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, ku krijohet me gjuhėn gjeniale dhe tė hatashme shqipe, por edhe pėrfaqėsimi dinjitoz i letėrsisė qė po krijohet nė “Emigrimin e Madh”, ku shkrimtarėt, poetėt, gjithė krijuesit japin njė shembull tė dijes, kulturimit, mprehtėsisė, dinamizmit intelektual neė vende me autoritet nė Letėrsi si Franca, Anglia, Gjermania, Italia, Greqia e tjerė.

Shumė krijues edhe tė Lidhjes sė Krijusve “PEGASI” Albania e shtrirė nė njė hapėsirė tė madhe aktive kanė konkurruar me dinjitet, kanė fituar ēmime ndėrkombėtare. Pra nė veprimtarinė tonė ka qenė cilėsia, konkurrimi dinjitoz. Njohja jonė sot ėshtė universale. Kemi lidhje me rreth 120 simotra kudo nė botė dhe shumė krijues nga tanėt janė anėtarėsuar nė Lidhjen e Poetėve Bashkohorė e tjera. Nuk lidhemi vetėm me gjuhėn tonė, por flasim me libra dhe me gjuhė tė tjera…

Le tė flasim figurshėm shqip. Le tė pėrpiqemi shqip pėr ecjen tonė nė Letėrsi e kudo.

Ne jemi tė parėt qė startojmė nė korsitė e ndritshme tė krijimit..

Ne kemi nevojė pėr njėri – tjetrin siē kemi nevojė pėr frymėmarrjen e Letėrsisė.

Apelimi:

Drejtojeni vėmendjen tek ne qė pėrpiqemi pėr dijen dhe kulturėn…
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:16 am



FRANCISCO AZUELA
Your poem translated in Albanian:



MAYAR I


Jam hapėsira qė shkon e pazbuluar,

Ujėvara pa lartėsi,
Miti pa zė
nė njė rrugė pa dhe…


Jam ai, qė s’njeh qetėsinė,

nė kėtė rrugė tė krijimit tim

lodhja dhe mbirjae sė cilės pėrfundon nė ringjallje
dhe sot vjen pėr tė ikur pėrsėri.


Ekziston njė vend qė s’mund ta arrij,

ēdo gjė qė ėshtė jashtė meje

dhe pa lėnė hije,

Drita zhduket para kohe.

E pėrktheu nė shqip nga anlishtja: Dritan Kardhashi











“Letėrsia ėshtė gjuha e mirėkuptimit tė popujve...”



nga Jakup Gjoēa



Bashkėbisedim me botuesen e revistes greke letrare “KELENO”, zonjėn Panajota Zaloni.



Surpriza ime ishte dhurata qe poeti grek Ilia Zvarna me bėri nė shenjė mirėnjohjeje pėr botimin e bashkėbisedimit tone. Me dhuroi njė revistė letrare greke, e cila ka nderuar me ēmime poetė shqiptarė. Madje me dashamiresinė e mirėnjohjes mė hap revistėn “KELENO” ne faqen 31 dhe me tregon emrat e poeteve shqiptarė qė u nderuan me ēmime nė konkursin letrar te revistės. Me ēmim te pare Kristaq F. Shabani, Islam Kalemi, Kastriot Haderi, Dino Ēiēo. Me ēmim te dytė, Jorgo Telo dhe me ēmim te tretė Emin Bejko, Izet Ēulli, Theodhori Nikolla, Ligor Shyti Lumo Kolleshi, Xhafer Majko,Osman Buzo, Hasan Bushi. Ne revistėn greke pashė tė botuara poezi shqiptare edhe nė gjuhėn shqipe, edhe nė gjuhėn greke. Poeti grek Ilia Zvarna, me intimitet me thotė qė botuesja e revistės letrare greke, zonja Panajota Zaloni, ėshtė mirėnjohėse qė bashkėpunon edhe me poetė shqiptarė. Qė nė fjalėt e para tė bashkebisedės na dha tė kuptojmė se shpirti i saj buron dashurinė dhe respektin njerėzor. Lexojeni dhe njihuni nė njė shpirt njerėzor me tėrė kuptimin e madh te fjalėve.
Zonja Panajota, mund te na thoni dy fjale per revisten letrare “Keneno”?
Revista hyn nė vitin e saj te 5-tė. Revista mė merr tė gjitha orėt e jetės time. Nė kėtė reviste unė pėrpiqem tė prezantoj poetėt e rinj. Dua tė zbuloj talente. Udhėtoj nė gjithė botėn pėr tė sjellė poetėt e rinj nė revisten time.


Kesisoj, revista juaj letrare shitet edhe jashtė Greqisė?
Po, revista shkon ne Kinė Australi, Kanada, SHBA, Indi, Meksikė, Argjentinė, Shqipėri. Dalja e pare e revistes jashtė Greqisė ishte Shqipėria, por shkon edhe nė Francė, Brazil.
Keni kritere per botimin e poezive?
Sigurisht. Poezive qė janė mė tė mira u japim njė vend tė veēantė botimi. Punojmė pėr tė nxitur poetė, se jo tė gjithė me poezitė e para janė tė talentuar, i botojmė edhe si antologji me shėnimin qė boton pėr herė tė parė. Cilitdo poet duhet t’i japim mundėsinė e afirmimit.


Keni botuar edhe poezi tė poetėve shqiptarė...

Ėshtė nė nderin tonė tė bashkėpunojmė dhe tė botoj poezi tė poetėve shqiptarė. Kjo ėshtė realizuar qė nga fillimi i botimit tė revistės. Fillimisht botuam poezi tė Fatmira Lekės, tė cilėn mė vonė e njoha edhe nga afėr nė aktivitetet e njė organizmi shoqėror, ku bėj pjesė pėr tė ndihmuar njerėzit ne nevojė. Fatmira me hapi dhe horizontet e njohjes sė Shqiperisė. Kėsisoj kam hapur portėn e njohjes edhe me poetė tė tjerė shqiptarė, tė cilėt me dėrgojnė poezi dhe ua botojmė.
Si i vlerėsoni cilėsisht poezitė e poetėve shqiptare?
Tani, se fundi, kur organizuam edhe konkursin e poezisė, mund tė them se poezite e poeteve shqiptarė janė cilesisht tė arrira, dhe satirizojne gjėra, te cilat ne grekėt nuk mundemi t’i satirizojmė.
Kė mund tė veēoni nga poetėt shqiptarė qė ju botoni dhe njihni?
Kristaq F. Shabanin. Ėshtė njė shpresė e poezise dhe me duket se bėn edhe poezi politike. Petro Dudi; po keni edhe tė tjere qė talentin do ta shpalosin nė tė ardhmen. Ju e shikoni qė nė konkursin tonė tė poezisė, nga poetėt e huaj, poetėt shqiptarė janė ata, qė u vlerėsuan me shumė. Me botimet letrare bėjmė tė njohur shpirtin tonė poetik, dhe shohim botėn tonė shpirtėrore, shohim ndjenjat tona, pavarėsisht dhe nė tė kundėrt nga ajo figurė qė na japin disa njerėz nė rrugė. Duam tė themi qė nė ēdo vend dhe ēdo popull ka njerėz me zemėr tė ndjeshme. Letėrsia ėshtė gjuha e vetme e mirėkuptimit dhe e vėllazėrimit tė popujve.


Ēfarė roli luan poezia ne miqėsinė e popujve?
Poezia ėshtė shumė e rėndėsishme nė miqėsinė e popujve. Sė pari letėrsia kultivon ndėrgjegjen e popujve, i bėn njerėz qė janė mbi ēdo interes material. Poezia i bėn njerėzit tė shenjtė. Qielli ėshtė njė, dhe njerėzit e shenjtė qarkullojnė nė qiellin e endrrės e te dėshirės.
Ju mė pohuat se jeni anėtare e njė organizmi tė ndihmės sociale...
Nevojat njerėzore pėr tė jetuar njerėzisht tė ndershėm, mė bėnė qė edhe unė t’i kushtoj orė nga jeta ime njerėzve qė kane nevojė per ndihmė. Kur erdhet edhe ju pėr herė tė parė nė Greqi, kishte shumė njerėz qė e kishin tė domosdoshme ndihmėn. Dhe ne, qė kemi njė ndjenjė tė prekshme pėr dhimbjen njerėzore organizuam njė grup shoqėror, njė organizėm tė ligjshėm shoqėror, dhe organizuam edhe njė si mense popullore qė njerėzit, qė s’mundeshin tė kishin njė gjellė tė ngrohtė pėr 150 veta. Unė shkoj, sipas mundėsive, dhe gatuaj. Dhe e di ku e ndiej mirėnjohjen e asaj qė bėjmė pėr tė mirėn e njerėzve? Mė takojnė nė rrugė njerėzit qė ndihmojnė dhe mė pėrqafojnė dhe me puthin. E kuptoni? Ke ndjenjė mė tė madhe shpirtėrore se ajo puthje dhe ai pėrqafim njerėzor mund tė krahasosh? Si poet i afrohesh shpirtit tė njeriut, dhimbjes tė tij dhe u jep diēka pėrtej asaj tė mirė materiale. E kupton?


Ju si e shikoni shoqėrinė tuaj greke, si i shikon dhe si sillet me emigrantėt ekonomikė?
Po, tė flasim hapur. Po tė ishin emigrantėt me pak, edhe mund tė mos na bėnte pėrshtypje. Tani qė emigrantėt janė kaq shumė, diku janė tė shtrėnguar, nėn trysni edhe vetė grekėt. Nuk ishim mėsuar, nuk ishim popull qė priste emigrantė sikurse popujt e vendet e tjera. Vetė ne ishim emigrantė ekonomikė nėpėr vende te tjera. Ishim njė vend i pastėr edhe nga ana etnike, njė popull i pastėr etnik grek. Mirėpo, disa herė, me dashakeqesi dikush do qė te njeriu tė mos shikojė shpirtin e tij, por e gjykon nga ndonje veprim i ēastit. Dhe, kur marrim mundimin tė shohim botėn e tij tė brendshme, detyrohemi tė pranojme qė ėshtė njė njeri krejtėsisht i kundėrt nga imazhi i krijuar.
Saktėsisht, kjo ndodh me ne dhe ju. Mbase ne grekėve na trembi ajo rrjedhė e madhe e emigrimit tuaj. Unė nė Amerikė, ku isha para 2 muajsh, dhe kemi nė punėn e fėmijėve tė mi ne Amerike drejtore njė shqiptare. Njė njeri me botėkuptim tė plotė kulturor dhe profesional.


Ē’doni tė thoni me kėtė shembull?
Dua tė them qė janė tė paktė ata qė reagojnė keq, kur ndeshen me ndonjė fakt qė ”ėshtė shqiptar...”, nė Amerike, ashtu siē na bėn ne grekėve tė reagojmė keq. Unė do t’i karakterizoja kėta njerėz qė reagojne keq jo me identifikim kombėtar, por njerėz qė kanė zemėr te ngushtė. Dhe shqetesimi ėshtė pėrse tė jemi kaq zemėrngushtė pėr njeriun qė kemi pėrkrah? Ju thashė qė qielli ėshtė njė. Dhe ne krijuesit jemi si ata tė shenjtėt qė fluturojnė nė tė njėjtin qiell. Po nuk jemi tė gjithė njerėzit me shpirt tė shenjtė.
Sipas jush, ēfarė e pengon njeriun tė jetė zemėrgjerė?


Nuk e besoj qė ata pyesin ndonjėhere vetveten pėrse sillen keq me njeriun. Mbase edhe frika e pasigurisė, e bėn njeriun keqparės tė tė huajit. Kalon nė rrugė dhe disa i tremb edhe pse dėgjojnė lloj-farė gjuhe tė flitet, tremben se nuk janė tė dalė. Unė qė udhėtoj shumė nėpėr botė, kjo nuk mė bėn pėrshtypje.
Edhe kėtu nė Greqi, tė paktė janė botuesit greke qė botojnė krijimtari tė tė huajve, apo jo?
Kėtė unė e ndesha, madje kur u thashė disa botuesve grekė qė do tė shkoj nė Shqipėri pėr tė njohur e botuar poezi shqipe. Dhe ata me thanė: “Unė nė Shqipėri? Ba...ba...ba...”. Kėta humbasin, se neve tani na njohin edhe nė Shqipėri, na pėrkrahin.


Nga ana tjetėr, tė gjithė pohojmė qė krijimtaria nuk njeh kufij, dallime, kombėsi...
Ėshtė gjuha e hipokrizise dhe e interesave materiale. Mė bėri pėrshtypje nė njė seminar poetik qė organizuam ne nė Athine, qe njė poet shqiptar foli pėr Homerin tuaj shqiptar. Meraku im ėshtė tė njihem me kėtė poezi, dhe kėrkoj nga ju tė ma sillni dhe ta botojmė. Dua tė botoj historinė tuaj poetike. Eshtė e lashtė edhe poezia juaj, e ? Kėtė pėrshtypje kam pėr poezinė shqiptare.

Marrė nga Gazeta “Albania”
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:17 am

Gazeta “Lajm“ e Kosovės, datė 31.05.2008, e pėrditshme, informative

Udhėpėrshkrim

Pegasi na ēoi nė Qytetin e Argjiros

Nga Rushit Ramabaja

Gjithkund nė qytetet e jugut takuam poetė qė me ēdo kusht e donin vėllanė nė dasmė e nė mort



Tė shtunėn e 24 majit, herėt nė mėngjes, me Kadrush Radogoshin, u nisėm pėr nė “Ditėt naimiane“ qė do tė mbaheshin nė Gjirokastėr, Pėrmet, Frashėr nė 162 vjetorin e lindjes sė Naim Frashėrit dhe nė 130 vjetorin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Zbritėm liqenit tė Fierzės, ku gryka magjepėse dhe malet epike pėrreth vazhdimisht na dukeshin tė zhvendosura nė kohėn homeriane, dhe pastaj, pas njė udhėtimi tė gjatė kapitės prej njėmbėdhjetėorėsh, nė gjashtė tė mbrėmjes mbėrritėm nė Gjirokastėr, qytet qė mė sė shumti e njihnim nga romani i Kadaresė “Kronikė nė gur“. Pa na dhėnė kohė tė pyesnim as tė thoshnim gjė, nikoqirėt, Lidhja e Shkrimtarėve “PEGASI“ me qendėr nė kėtė qytet, na kumtuan se kishin organizuar njė pritje tė ngutshme me shkrimtarėt vendorė. Aty pastaj u njohėm mė pėr sė afėrmi me Agron Shelen, Sinan Vakėn, Iljaz Bobajn, Kristaq F. Shabanin, Elefteri Kallojerin, Dashnor Selimin, Petro Dudin, Lumo Kolleshin e tjerė., ku shkrimtarėt mikpritės shpalosėn shkurtimisht jetėn dhe veprėn e Kadrush Radogoshit , Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės. Nė njė sallė tė vogėl kinemaje, ku fjala e njohjes po shlyente kufijtė, qe veēanėrisht mbresėlėnėse poezia e Lumo Kolleshit “Metafora e pikėllimti“, shkuar me nergut pėr kėtė takim:

“Nuk kam qenė asnjėherė nė Gjakovė,/ ku uniformat blu shqyen mė tepėr se njė ėndėrr, /ku pikėllimi vjen si mė e para metaforė, /tash poezia po mė ēon atje me kalė si dhėndėr,’ E ju do mė pyesni njerėzisht pėr krushqarėt,/ e unė do tė thėrras majėkrahu: “E mbarė tė qoftė e gjakut udha Mehdi Haraqia, Esat Bicurri, Tahir Sharani, Ilir Damonaga, Shefqet Pruthi, Izet Hima, Shaban Polluzha. /Maji i qytetit tim i ndezi trėndafilat,/ njė lot tė kaltėr ia dha syrit tim Vjosa plakė, /ca nota tė dridhura zemra ia mori kabasė sė Laverit, /pak bronz e gjeta nė xhepat e grisura tė Odhise Paskalit, /njė degėz bredhi e ca lule nga Frashėri i Naimit, me amanetin e pėrjetshėm: “O vendthit e bekuar...“/ Tani kuajt le tė bėhen tė gjithė pegasianė pėr nė konakun e Kadrush Radogoshit, /qilimin e ri tė gėzimit pėr ta shtruar“.

Qe njė pritje e sinqertė dhe njė gėzim qė mund tė shpėrthejė pėr vėllanė qė e ke ditur se gjallon dikund pėrtej kufijve, por qė s’ke guxuar ta takosh. Dėgjoja nė kėto vargje trokthin e kohėve, pleksjen e mitit me modernen, qė mė nė fund mblidheshin rrėfanė nė baladėn shqiptare, ku tė gjallėt dhe tė vdekurit ecin tė njėjtės rrugė dhe kėrkonin tė njėjtin fat tė etnisė: tė drejtėn pėr tė qenė bashkė nė dasmė e nė mort. Pra, plekste natyrshėm personalen me tė pėrgjithshmen, tė dukshmen me tė padukshmen, mitin me realitetin. Dhe prapė mbetej njė pėrgjithėsim monumental qė mund ta ndiejnė vetėm shqiptarėt e ndarė.

Atė natė dėgjoja hapat eKadaresė



Pastaj kolegėt e“Pegasit“ na ftuan pėr njė vizitė gjithashtu tė shpejtė nėpėr lagjet e qytetit. E shtrirė nė kodrat e shpatit lindor tė Malit tė Gjerė, nė krahun e majtė tė Luginės sė Drinos, Gjirokastra la gjurmė qysh nė shekujt e parė pas Krishtit. Ndėrkaq nė kronikat bizantine nė mesjetėn e hershme pėrmendet me emrin Argyropolihne (Qyteti i Argjiros). Pra, nė kėtė kohė, rreth shtatėqind vjet mė parė, nisi ndėrtimi i lagjeve tė para, jashtė mureve rrethuese, ku ne po shkilnim ato orė tė sė shtunės, ndoshta me njė mijė vjet vonesė. Gjirokastra lulėzoi, sidomos nė tridhjetė vjetėt e parė tė shekullit XIX, kur u ndėrtuan banesat me vlera tė mėdha arkitekturore e artistike. Dhe ne po shihnim me radhė lagjen “Pazari i vjetėr“ e “Hazmurat“ qė harmonizoheshin ēuditėrisht nė tė dy kreshtat paralele, pastaj “Palorto“-nė e “Manalat“-in, tė vonė “Dunavat“-in , “Cfakėn“ e tjerė. Pamja e jashtme e shtėpisė gjirokastrite bashkon rreptėsinė me hijeshin e dritareve dhe tė gjitha kėto harmonizoheshin nė njė univers krejtėsisht tė veēantė. Kish shkuar gati mesnata dhe ne s’mund tė vazhdonim mė tej, ngaqė po atė natė duhej tė udhėtonim pėr nė Pėrmet qė tė nesėrmen herėt tė niseshim pėr nė Frashėr. Na mbeti vetėm aq kohė sa tė bėnim ca fotografi dhe tė pinim nga njė kafe nėn rrapin e vjetėr. Dhe kėtu nė gjysmė terr, tek shihja shtėpitė qė vėrtet dukeshin si mbi njėra tjetra, mė dukej se po dėgjoja hapat eKadaresė dhe po shihja ēapkėnllėqet e tij nė kohėn e rinisė. Prej sė largu na tregun gjimnazin, ku kish mėsuar shkrimtari, ndoshta nė kohėn, kur kish nisur tė lexonte “Hamletin“ e mua ēuditėrisht mė dukej se po dėgjoja thashethemat e njė nate tė lashtė gjirokastrite:

“Xhexhua la kovėn qė tė shlodhej dhe ndezi njė cigare.

- E dėgjove?- tha duke iu afruar gjyshes.- Vajzės se Ēeēo Kailit i ka dalė mjekėr.

- Luaj vendit, - tha gjyshja.

- Pėr kėta sy, - tha Xhexhua, - mjekėr e zezė, na , si e burrave.

- Prandaj s’e lė i ati tė dalė udhėve.“

(“Nga Kronika nė gur“)

Nuk e di pse m’u kujtua ajo qė tha nė mbremje njė kamarier nė hyrje tė Gjirokastrės: “Qyteti ka veē njė shkrimtar dhe ai nuk rron kėtu!“ (E kishim pyetur nė njihte ndonjė shkrimtar tė kėtueshėm, ngaqė Kadrushi kish harruar numrin e telefonit tė Kryetarit tė “PEGASIT“ dhe djaloshi na kishte dhėnė kėtė pėrgjigje tė shpejtė dhe tė ēuditshme).

Mė pėrmendi zėri i Kristos tek po i thoshte njė plaku qė po na shoqėronte : “S’i ke shtatėdhjetė, por pesėdhjetė vjet!“

Plaku i Sarandės me mustaqe karakteristike tundte kokėn nė shenjė mohimi. Dhe pastaj nisi tė na tregonte: “Vjet erdhėn tė mė uronin shtatėdhjetėvjetorin e lindjes. Uruan me dolli e me kėngė, por gjithnjė duke ngulur kėmbė se kisha njėzet vjet mė pak. “Po,“ - pse u them unė. “T’i kemi hequr vjetėt e burgut,“- mė thanė. Vetėm atėherė kuptuam se plaku* kish kaluar njėzet vjet nė burg nė kohėn e totalitarizmit. Dhe menjėherė pikasa pikėllimin e moēėm nė sytė e tij.

(*Ėshtė fjala pėr poetin Niko Dede, i cili banon nė Vrion tė Sarandės, autor i librit poetik “Pranga prangave“)



Atje ku ditėt i kanė rrėnjėt me lule

Udhėn pėr nė Pėrmet e bėmė gjysmė tė fjetur. Po na bėheshin rreth katėrmbėdhjetė orė udhėtim dhe tashmė mė dukej se mėngjezi i Fierzės kishte mbetur njėqind vjet larg. Apo ndoshta nė kohėn e “Prillit tė thyer“. Ose nė epokėn gjysmėpėrrallore, kur Olimpia, e hidhėruar nė filipin, kish vėnė Lekėn pėrpara dhe qe ngjitur tė vejnonte nė Mat. Nė atė gjysmėgjumė tė lodhjes kapitėse, hynin dhe dilnin nga kohėt me lehtėsinė qė shfletojmė librin e historisė. Mė nė fund po darkonim nė njė restorant nė periferi tė Pėrmetit me Agron Shelen, Sinan Vakėn dhe Iljaz Bobajn. Agroni, mė i riu midis nesh, po na tregonte se Pėrmetin e quanin dhe “Qyteti i luleve“. Gratė, veēas ēupat, merren shumė me aranzhimin e luleve. Ėshtė arti mė tradicional i kėsaj bote nė miniaturė. Prandaj duket se ditėt i kanė rrėnjėt nė lule.

- Po natėn s’duket gjė...

- S’duket vėrtet, po dėgjohet ernimi. E bukurinė e qytetit do ta shohim nesėr.

Pastaj Agroni, (qė ėshtė dhe pėrgjegjėsi pėr kultuirė i qytetit) na tregon se Pėrmeti shtrihet nė bregun e mėngjėr tė luginės sė Vjosės, rrėzė malit tė Dhėmbelit. Gjatė Rilindjes Kombėtare ishte qendėr e rėndėsishme kulturore- patriotike. Kėtu, mė 1878 u ngrit Komiteti pėr Mbrojtjen e vendit nga rreziku i pushtimit grek.

Sinan Vaka me zė tė qetė e kumbues, po rrėfente pėr vitet e mėrgimit nė Itali dhe pėr mallin qė e kishte sfilitur pėr Shqipėrinė.

- Prandaj pėrpara gjashtė muajsh vendosa tė kthehesha pėrgjithmonė nė mėmėdheun, ku mė ka rėnė koka. E fėmijėt dhe gruaja mė mbetėn pėrtej detit. Gruaja do tė vijė sigurisht, fėmijėt kushedi.

Po ēuditesha, ē’nostalgji rrezatonte fjala e tij! E ai mė rrinte nė krahune djathtė kokėrruar, i qarkuar me nga njė qetėsi e menēur. Kjo fytyrė dhe kėta sy mė kujtonin njė mik timin tė rinisė, qė nuk rron mė. Mė vonė morwm vesh se Sinani, pėrveē se me shkrime, merrej dhe me pėrkthime nga italishtja. Madje, jo shumė moti kish botuar njė antologji voluminoze tė poezisė italiane. Nė anėn tjetėr tė tryezės, nė krahė tė Kadrushit, rrinte Iliaz Bobaj, njė burrė qė dukej i gatuar nga malli e pėrzėmėrzia. Ishte nga Lazarati dhe dikush u mahnit se si mund tė dukej kaq i urtė njė burrė nga fshati kryengritės.

- Ja qė edhe aty qėllojnė kėrkues tė paqes, - e vazhdoi mahinė Iliazi.

Edhe ky ishte poet i mėrguar nė Patra tė Greqisė. Kishte ardhur nergut pėr “Ditėt naimiane“ dhe do tė kthehej nė Patra tė martėn.

Tė nesėrmen nė shtatė tė mėngjesit, u mblodhėm para Bashkisė pėr t’u nisur pėr nė Frashėr, drejt maleve tė Dangėllisė. Dukej se rrugėn po na e ndriēonte zėri i Naimit.





Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:18 am













Nė “Ditėt e Naimit’’

Iliaz Bobaj










Ftesėn pėr tė marrė pjesė nė aktivitetin tashmė tradicional ‘’Ditėt e Naimit’’, nė Pėrmet, organizuar nga Lidhja e Shkrimtarėve ‘’Pegasi’’, e prita me kėnaqėsi tė veēantė. Pėr disa arsye. Para sė gjithash se ky aktivitet i gjerė, organizohet pėr nder tė Poetit tonė Kombėtar, Naim Frashėrit. Gjigantit dhe Engjėllit tė Kombit. Ashtu si gjithė shqiptarėt, edhe adhurimi im pėr Naimin e madh, nuk njeh kufi.
E them me plot gojėn:e adhuroj deri nė madhėshti. Njė detaj i vogėl. Kur isha ende fėmijė, kisha mėsuar pėrmendėsh shumė vjersha tė Naimit, tė cilat, nė vendlindjen time, nė Lazarat, jo vetėm thuhen gojė mė gojė dhe trashėgohen brez pas brezi, si njė pasuri e madhe shpirtėrore, por edhe kėndohen si kėngė nė dasma dhe gėzime. Kėshtu, pa mėdyshje, mund tė them se mjedisin naimian e gjeta gati qė kur linda, ose u linda nė mjedisin naimian tė Lazaratit. Ishte Naimi i madh ai, qė me artin e tij tė madh kishte pushtuar gjithėhapėsirat e trojeve shqiptare e, bashkė me to, edhe Lazaratin tim. Ka edhe njė arsye tjetėr. Si gjirokastrit e mė tej si shkrimtar, me Lidhjen e Shkrimtarėve ‘’Pegasi’’, kam patur dhe kam lidhje tė ngushta e vėllazėrore. ‘’Pegasi’’, i drejtuar nga shkrimtari i mirėnjohur dhe i papėrtuar Kristaq Shabani, ėshtė shumė aktiv. Nė gjirin e kėsaj lidhjeje ka dhjetra e dhjetra shkrimtarė tė nderuar, pothuajse tė gjithė miq dhe tė njohur tė mi. Jo vetėm nė Shqipėri.





Edhe jashtė saj, nė disa vende tė botės.

***

“Ditėt naimiane’’ ose “Ditėt e Naimit’’, ėshtė njė aktivitet i gjerė, njė kompleks aktivitetesh letrare e kulturore, me njė pjesmarrje pėr t’u admiruar. Sivjet ishte edhe mė




e arrirė. Por ėshtė ende herėt tė flasim pėr tė.

***

Gjithnjė rruga drejt atdheut ka emocionet e veta. Mbi tė gjitha ėshtė kthim nė vendin tėnd. Pėr ne shkrimtarėt ėshtė edhe mė emocionuese. Falė shpirtit tonė tė prekshėm, tė butė si njė petėl. Nė raste tė tilla, shpeshherė, diku thellė, aty ku ngjizen ndjenjat tona poetike, na lindin poezi qė jetojnė gjatė. Ndonjėherė edhe nga ato qė nuk vdesin kurrė. Shpirti poetik krijon gjėra tė mėdha. Sepse shpirti poetik nuk ėshtė njė shpirt i zakonshėm. Ėshtė kjo, ndoshta, arsyeja kryesore, qė ai fiton nderimin e tė tjerėve. Sa mė i fuqishėm tė jetė ky shpirt poetik, aq mė i madh ėshtė poeti. Naim Frashėri ėshtė nga ata tė majėmajės.

Vėrtitesha nėpėr kurorėn lulore tė kėtyre mendimeve, ndėrsa makina rrėshqiste nė udhėn e vet. Rruga lė pas rrugėn dhe, aty nga mesdita, kam mbėrritur aty ku mbretėroi Ali Pashė Tepelena. Ndėrkohė, miku im, shkrimtari pėrmetar Dashnor Selimi, nxiton edhe ai nga ana tjetėr, nga Selaniku. Ėshtė edhe ai i ftuar aty. ‘’Natyra e qetė’’ e Kakavijės dremit mbi telajon e njė sfondi tė nxehtė tė njė dite me diell. Por ne nuk kemi kohė pėr tė shijuar peizazhe tė tillė doganorė, monotonė. Shkrimtarėt i tmerron monotonia. Nė Gjirokastėr na presin. Pothuajse tė gjithė i gjejmė aty.

-Mirėseardhėt !- na uron e na mirėpret pėrzemėrsisht Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve ‘’Pegasi’’, Kristaq Shabani, me buzėqeshjen e tij tė zakonshme nė fytyrė. Pranė tij edhe n/kryetari i kėsaj lidhjeje, shkrimtari Agron Shele e me radhė Sinan Vaka, Lumo Kolleshi, Kosta Gaxhoni, Osman Buzo, i zoti i shtėpisė, i cili Qendrėn Kulturore tė Gjirokastrės e pėrkujdes si shtėpinė e vet. Ja edhe dy zotėrinj tė nderuar. Janė vėllezėrit kosovarė: Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, zoti Kadrush Radogoshi dhe Antari i Kryesisė, zoti Rushit Ramabaja. Edhe doktori i shkencave mjekėsore, Hodo Ēelo, me gjithė buzagazin e tij, ėshtė aty pranė shkrimtarėve. Si pėrherė. Paspak vijnė edhe tė tjerė. Tryeza ėshtė gati pėr punė. Aktivitetet kanė filluar me promovimin e tre librave tė fundit tė zotit Radogoshi:’’Nė bregun tjetėr’’, ‘’Nė universin letrar’’ dhe ‘’Antologjia poetike’’. Pėr to flasin Kristaq Shabani, Sinan Vaka, Agron Shele, Lumo Kolleshi. Pėrshėndet Dashnor Selimi. Pas tij edhe Elefteria Kallojeri. Mandej vijon njė bashkėbisedim i ngrohtė kolegėsh. Shkrimtarėt shtrohen vetėm kur flasin pėr letėrsinė. Letėrsia ėshtė ‘’kosherja e tyre e mjaltit’’ dhe atyre u pėlqen tė rrinė gjatė nė tė. Po dole nga kjo temė, shkrimtarėt marrin arratinė, si bletėt kur mbeten pa koshere. Duke bashėbiseduar, koha na ikėn pa u ndjerė. Njė shėtitje mbrėmėsore nė kalanė e Gjirokastrės dhe nė rrugėt e saj tė kalldrėmta, na shijon fort. Na shlodh dhe na vė nė mendime. Mbaj mend, nė njė mbrėmje tė tillė kam shkruar njė poezi pėr Gjirokastrėn. ‘’Ky qytet i gurtė, /ka lindur nga legjenda. /Prej tij lindi njė tjetėr legjendė, / Kadareja. ‘’/

Gjirokastra, krejt e veēantė nė historinė dhe traditėn e saj, ka nxjerrė emra tė mėdhenj. Mendje tė ndritura tė kombit. Nėse Kadareja ėshtė legjenda e re e letėrsisė shqipe, Eqerem Ēabej ėshtė njė figurė shumėdimensionale. Nga ato qė vijnė rrallė. Ai u ngjan atyre vaporėve tė mėdhenj transoqeanikė, qė hyjnė nė historinė e porteve ku shkelin. Pas kėtyre dy figurave tė mėdha, vijnė tė tjerė e tė tjerė. Aqsa nuk numėrohen. Dhe kur je nė




Gjirokastėr, nuk ke si tė mos i kujtosh. . .








Po edhe qyteti ėshtė krejt i veēantė. Tė huajt e pėlqejnė atė veēanėrisht dhe largohen prej tij me emocione tė mėdha. Tashmė, e shpallur pasuri botėrore nėn mbrojtjen e UNESKOS, vlerat e Gjirokastrės sonė, kanė marrė pėrmasa botėrore. E ku tkurren nė disa radhė tė njė shkrimi vlerat unikale dhe historia shekullore e Gjirokastrės ! Ajo ka gjithshka qė i duhet njė qyteti pėr tė qenė vetvetja. Edhe shkrimtarė dhe artistė nuk ka pak. . .



***

Nuk kemi mė kohė pėr tė shijuar Gjirokastrėn dhe natyrėn e saj tė veēantė mbrėmėsore. Tė nesėrmen, qė herėt, aktivitetet zhvendosen nė Pėrmet. Fillimisht nė Frashėr, nė ‘’Konferencėn Shkencore pėr vėllezėrit Frashėri’’, mandej nė qytet. Edhe nė Frashėr takojmė shkrimtarė e tė njohur. Shkrimtarin e mirėnjohur Xhevahir Spahiu, qė drejton edhe punimet e konferencės, Kryetarin e Lidhjes sė Shkrimtarėve, Zyhdi Moravėn e shumė tė tjerė. Me ndonjerin kemi vite pa u parė. Veē mallit, na janė shtuar edhe thinjat...

Pas njė dite tė lodhėshme, por tė paharruar nė Frashėr, jemi kthyer nė Pėrmet. Dielli sapo ėshtė fshehur pas vargmaleve perėndimore, qė priten si me thikė nė Grykėn e Kėlcyrės, nė njė shteg sa njė vijė dyfeku, aq sa pėr tė kaluar Vjosa. Nė Kėlcyrė mė pret edhe njė takim tjetėr i shkurtėr. Me njė tjetėr mikun tim. Me tė atin e mikut tim Robert Koro, me poetin Xhafer Koro, njė libėr tė tė cilit e kam redaktuar unė. Pėrsėri bisedė poetėsh. Por, me gjithė mikpritjen e tij, kėtė mbrėmje tė ngrohtė maji, do tė bujtim diku gjetkė.

Zagushia e ditės ka filluar tė freskohet me ajrin e mbrėmjes. Vjosa, ‘’qumėshti i qytetarisė pėrmetare’’, rrjedh me ritmin e saj tė zakonshėm. Kėnga e saj vėrtitet nėpėr nota tė buta, si belbėzim fėmije. Pėrmetarėt kanė dalė pėr tė shėtitur anės sė Vjosės. Po edhe baret dhe lulishtet janė plot me njerėz. Mbrėmja ėshtė e tyre. Tė bie nė sy kultura e njohur pėrmetare. Askush nuk shqetėson tė tjerėt. Ndėrkaq mjedisi pėrreth ėshtė sa i zakonshėm pėr Pėrmetin, aq i lakmuar pėr qytetet e tjerė. Lulishtet e blerta janė plot me trėndafilė. Tė mirėmbajtura pėr bukuri. Kėshtu e mbaj mend pėrherė kėtė qytet. Ndėrsa i shoh ashtu nė lulėrinė e tyre tė harlisur dhe dehem me bukurinė e tyre, do tė doja t’i puthja ato duar tė zhubrosura punėtorėsh, qė i mbajnė aq bukur mjediset pėrmetare.

Po ne shkrimtarėt kemi punėt tona. Sė bashku me Kristaq Shabanin, me shkrimtarėt kosovarė dhe me Agron Shelen, Sinan Vakėn, shkrimtarin e njohur gjirokastrit, Petro Dumin, qė ka ardhur nga Tirana, ku banon familjarisht. Kalojmė njė mbrėmje tė gėzuar nė njė nga lokalet e shumtė tė qytetit. Muzika pėrmetare na mpin lodhjen e ditės sė ngarkuar. Dalngadalė Pėrmetin e zė gjumi nėn kėngėzimin e ninullės sė Vjosės. Ndėrsa nata ėshtė bėrė zot i vendit dhe ne ngrihemi prej tryezės sonė, mė kujtohet njė kėngė






popullore pėrmetare:’’O Pėrmet, /o xhenet, / bukė pak/ e ujė det/.



***

Pres me kėnaqėsi diten e nesėrme. E hėnė, 26 maj 2008. Koha ėshtė planifikuar saktė dhe nuk mund ta shpėrdorojmė atė. Aktivitetet ndjekin njera-tjetrėn. Vizita e parė ėshtė nė shkollėn e mesme ‘’Sami Frashėri’’ tė Pėrmetit. Drejtori i Arsimit tė rrethit, zoti Kujtim Muratllari, drejtori i shkollės, zoti Flamur Dosti, sė bashku me mėsuesin e kėsaj shkolle, shkrimtarin Lumo Kolleshi dhe mėsuesit e tjerė tė shkollės, na urojnė mirėseardhjen. Na presin thjeshtė e bukur. Mandej drejt e tek nxėnėsit. Po, para se tė shkojmė tek nxėnėsit, le ta themi dy fjalė pėr kėtė shkollė tė njohur. Shkolla ‘’S. Frashėri’’ ėshtė njė shkollė elitere. Ajo shquhet pėr rezultate tė larta dhe kultivimin e traditės. Rreth 98% e nxėnėsve qė mbarojnė maturėn nė kėtė shkollė, vijojnė shkollat e larta. Njė shifėr kjo qė, jo vetėm nuk lė vend pėr koment, por qė do ta kishte zili nė ēdo shkollė tė Shqipėrisė e, pse jo, edhe nė botė, kur dihet qė shkolla e lartė ėshtė me konkurs. Nga dyert e kėsaj shkolle kanė dalė shumė krijues dhe veprimtarė shoqėrorė, intelektualė tė shquar dhe njerėz tė nderuar, me tė cilėt ajo krenohet. Por edhe ata krenohen me shkollėn e tyre. Me ēerdhen prej nga nisėn fluturimin. Pėrshėndesin me radhė:Kristaq Shabani, Lumo Kolleshi, Kadrush Radogoshi, duke dhuruar edhe librat e tyre. Pastaj nxėnėsja Sonela Koēollari. Ja, erdhi edhe radha ime. E ndjeja veten tė nderuar qė ndodhesha aty. I urova me gjithė shpirt pėr punėn dhe pėr traditėn e tyre tė mrekullueshme pėrmetare, njė traditė kjo qė rrezaton kulturė. Pėr figurat madhore tė vėllezėrve Frashėri, por edhe pėr Odise Paskalin, Laver Bariun, Bardhyl London e tė tjerė. Sė bashku me tri librat e mi tė fundit, i pėrshėndeta me njė poezi timen pėr Naim Frashėrin. Titullohet:’’Cungimi i Naim




Frashėrit’’. Vijojnė bisedat shoqėrore, fotografitė e rastit...

***

Tani jemi shumė mė shumė sesa mė parė. Sė bashku me nxėnėsit dhe mėsuesit e shkollės sė mesme ‘’S. Frashėri’’ dhe tė tjerė krijues e dashamėrės tė letėrsisė, tė cilėt sapo kanė ardhur, nisemi drejt sallės sė Bashkisė sė qytetit, ku do tė zhvillohet Simpoziumi Ndėrkombėtar i Letėrsisė. Edhe Kryetarin e Bashkisė, Edmond Komnina, e kemi aty. Bile ėshtė ai qė na uron i parė mirėseardhjen dhe pėrshėndet simpoziumin. Pas tij pėrshėndesin nxėnėsit e shkollės sė mesme dhe tė huaj. Mbi tridhjetė syresh kanė dėrguar pėrshėndetjet e tyre. Deri edhe nga Meksika, SHBA, Argjentina, Kanadaja. Miku italian Xhovani Rogante pėrshėndet me dygjuhėshin e tij italisht-shqip. Pjesmarrėsit janė tė shumtė, por dikush nuk ka mundur tė vijė kėtė radhė. Izet Ēulli, Ēerēiz Myftari, Kastriot Hadėri, Dino Ēiēo. Izeti dhe Kastrioti tashmė janė shpėrngulur nė Tiranė. Natyrisht ikja e tyre veēse e ka varfėruar sado pak Tepelenėn. Ikja e intelektualėve tė njohur e bashkė me ta ajo e krijuesve, ėshtė njė tjetėr plagė e qyteteve tė vogla. Por Pėrmetit tashmė i mungon pėrgjithnjė poeti i tyre i mirėnjohur, Lliko Nano. E kujtojmė


me nderim emrin dhe veprėn e tij.


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:18 am

Referatin ‘’Pėr njė frymėmarrje ndryshe tė letėrsisė shqipe’’, e mbajti Kristaq Shabani. Pas tij vijuan kumtesat: ‘’Letėrsia nė Kosovė’’, nga Kadrush Radogoshi. Kumtesa ime ishte: ‘’Letėrsia nė emigracion dhe probleme tė saj’’, Agron Shele:’’Pėr antologjinė poetike tė Pegasit’’, 2008’’, Sinan Vaka:’’Pėr antologjinė shqipe tė poetėve italianė’’, lexohet kumtesa: ‘’Letėrsia moderne’’ e dr. Nehat Sopaj (FYROM), mandej ajo e magistėr Anton Gonēaj: ‘’Letėrisa shqipe nė Malin e Zi e probleme tė saj’’. Lumo Kolleshi mban kumtesėn: ‘’Rishikimi i autorėve tė letėrsisė nė ndihmesė tė maturės shtetėrore’’. Pėr tė pėrfunduar me ‘’Konkludime letrare’’ tė Petro Dudit. E vėrteta ėshtė se autorėt kishin bėrė mė tė mirėn e tyre, kumtesat ishin tė gjitha problemore dhe kishin njė kendvėshtrim bashkėkohor pėr letėrsinė. Edhe diēka personale. Veē ēmimit tė parė qė m’u dha pėr librin me tregime satiro-humoristike: ‘’Dino Buzzati ndalohet nė doganė’’, m’u komunikua edhe pranimi im si Antar i Lidhjes sw Poetwve Bashkohorw, pranim, i cili ishte bėrė pak kohė mė parė nga Lidhja e Poetwve Bashkohorw. E prita thjesht si njė nderim qė mė bėhet mua dhe krijimtarisė time. Isha pranuar sė bashku me Kryetarin e Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, zotin Kadrush Radogoshi, njė shkrimtar



i njohur dhe me personalitet nė Kosovė.

Mbyllja e Simpoziumit bėhet me ndarjen e ēmimeve vjetore: “Pegasi, 2008’’.



***

Por asgjė nuk ka mbaruar. Bile jemi nė ‘’pikun ‘’e punės. Shkrimtarėt dhe pjesmarrėsit e tjerė nisen drejt Qendrės Kulturore, pėr ekspozitėn e librit. Ekspozita ndodhet nė njė mjedis tė jashtėm, tė dukshėm. Dhe tituj librash. Shumė tituj. Kjo tregon se shkrimtarėt punojnė, krijojnė vlera. Natyrisht, jo gjithshka qė shkruhet ėshtė vlerė. Por edhe vlerat evidentohen midis kėtyre titujve tė shumtė. Edhe vizitorėt e ekspozitės janė aty. Ajo do tė rrijė e hapur gjithė mbrėmjen. Pėrmetarėt e duan librin. Ata i janė kthyer leximit, megjithė problemet e tyre. Vėrtet niveli i jetesės ėshtė ende i ulėt, ka papunėsi tė ndjeshme dhe pagat janė tė ulėta. Por, gjithsesi, kulturės nuk i ndahen. Pėrmeti rrezaton njė kulturė tė pėrgjithshme tė admirueshme. Kėtė kulturė e shpėrfaqi edhe nė interesimin pėr librit. Ky rast fatlum mė dha edhe mua mundėsinė tė ekspozoja punėn e shkrimtarėve emigrantė nė Greqi, disa prej tė cilėve sjellin vlera tė pamohueshme nė letėrsinė shqipe. Mė cilėsorėt njiheshin mirė edhe nė Pėrmet. Edhe vizitorėt, edhe shkrimtarėt pjesėmarrės, shfaqėn interes tė veēantė pėr vlerat e shkrimtarėve shqiptarė, emigrantė nė Greqi. Mė duhet tė them edhe njė tė vėrtetė tjetėr, qė e pashė me sytė e mi. Shkrimtarėt e ‘’Pegasit’’, ishin shumė tė lidhur me njwri-tjetrin. Ndihmonin, duke ofruar secili ndihmesėn e vet. Me ndėrgjegje. Me modesti. Pa lulka e mburrka pėr veten e tyre.



***

Dreka e vonėt, nuk ėshtė veēse njė stacion shlodhjeje. Si nė stacionet e autobuzėve, ku pret autobuzin tjetėr. Dhe ‘’autobuzi’’ tjetėr, vjen paspak. Ėshtė diskutimi i librave tė poetit pėrmetar, Agron Shele, tė atij djali tė papėrtuar dhe tė talentuar, qė, sė bashku me Kristaq Shabanin, ‘’nuk u zunė kėmbėt dhe’’ ato ditė. Bėnė vėrtet njė punė tė admirueshme. Po edhe tė tjerėt nuk mbetėn larg tyre. Do tė dėshiroja t’i falėnderoja




sinqerisht pėr aq sa bėnė, tė gjithė.

***

Pėrmetin e mbulon tisi i butė i mbrėmjes. Njerzit kanė dalė sėrish lulishteve dhe buzė Vjosės. Mbrėmja ėshtė e qetė, si vėshtrim poeti. Diku larg, njė magnetofon sjell fare pranė notat magjike tė klarinetės sė Laver Bariut. ‘’Ditėt e Naimit’’, sapo e kanė ulur siparin.

Pėr tė filluar pėrgatitjet pėr vitin tjetėr. Shkrimtarėt, tė ngarkuar rėndshėm me ēanta me libra, si dikur Dhaskal Todhri, nisin tė largohen, duke bluar me mend mbresat e kėtyre ditėve tė veēanta.

Edhe mua mė duhet tė marr rrugėn e kthimit pėr nė Patra. Ndahem prej miqve tė mi tė letrave dhe nis udhėtimin e vonė tė natės.



Pėr t’u rikthyer sėrrish nė rastin mė tė parė.



Gjirokastėr - Pėrmet,



24, 25, 26 maj 2008


E Hene, 09 Qershor 2008


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: SIMPOZIUM PER NJE LETERSI NDRYSHE (Nga Kristaq F. Shabani)   Thu Jul 10, 2008 12:19 am



MITINGU I MUZĖS SĖ POEZISĖ SĖ BUKUR SHQIPE ZBRET NESĖR NĖ GJAKOVĖN KRESHNIKE





"Nesėr , mė 9 maj 2008, nė ditėn e Evropės.Gjakova pėr tė 44-tėn herė me radhė do tė jetė nikoqire dhe organizatore e Manifestimit mė tė madh tė fjalės sė bukur artistike nė trevat mbarėkombėtare shqiptare, Mitingu tradicional i poezisė "Gjakova 2008"...

Shkruan: Flori Bruqi

Pas pėrplasjeve tė vjeme tė Lidhjės sė Shkrimtarėve tė Kosovės nė njė anė dhe nė anėn tjetėr tė ish ministrit tė kulturės z.Astrit Haraqia si dhe me disa anėtarė tė Klubit (lokal) letrar "Gjon Nikollė Kazazi" i Gjakovės, sivjet, ėshtė gjetur gjuhė e pėrbashkėt,me kordinatorin pėr kulturė tė Ministrisė sė Kulturės, z.Ramadan Musliu, shkrimtar, si dhe punės sė palodhshme tė Kryetarit tė LSHK, Mr.sci.Kadrush Radogoshi dhe Kryetarit aktual tė Komunės sė Gjakovės, reformatorit pėr tė mire tė kėsaj komune Dr.Pal Lekaj, nesėr mitingun bashkarisht do tė organizojnė Lidhja e Shkrimtarėve tėKosovės, Kuvendi Komunal i Gjakovės, Drejtoria Komunale pėr arsim e Kulture dhe klubi (lokal) "Gjon Nikollė Kazazi" i Gjakovės. Sipas Informatorit tė publikuar "Mitingu i 44 i poezisė", i cili tashmė ka bėrė emėr nė tė gjitha trojet shqiptare, ėshtė paralajmruar se nė Miting pospoetėve nga LSHK do tė marrin pjesė edhe poetė nga Shqipėria, Ilirida dhe Mali i Zi ( Kristaq F. Shabani, Gjirokastėr, Izet Ēulli, Tepelenė, AgronShele, Pėrmet, Petrit Palushi, Kukės, Kalosh Ēeliku, Remzi Salihu e Rexhep Bajrami nga Ilirida, Anton Gojēaj nga Mali i Zi etj). Janė ftuar nė Mitingun e Poezisė edhe udhėheqėsit mė tė lartė tė Republikės sė Kosovės prof. dr. Fatmir Sejdiu, Hashim Thaēi, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj etj., pėrfaqėsuesi i Ambasadės sė Shqipėrisė nė Republikėn e Kosovės. Edhe sivjet ky takim i madh letrar, i cili fillon nė ora 10:00 me tribunėn e Mitingut, e cila, si zakonisht mbahet nė Pallatin e Kulturės "Asim Vokshi" tė Gjakovės, e ku, kėsaj here do tė referojnė 4 shkrimtarė kosovarė ( prof.dr.Agim Vinca, Prof.Abdullah Konushevci, Mr.sci.Ismail Syla dhe Halil Haxhosaj) nė temėn "Liria nė poezinė shqipe". Tribuna letrare do tė pasohet me orėn letrare pėr fėmijė para shtatores sė Nėnės Terezė, nė Gjakovė, nė ora 12:00, si dhe mė orėn letrare nė hapėsirėn e lokalit "Krena", kompleksi "Lidhja e Prizrenit" Gjakovė. Megjithatė, manifestimi qendror, ora e madhe letrare (20:00) hapet nė Pallatin e Kulturės "Asim Vokshi" nė Gjakovė, me fjalėn pėrshėndetėse tė Kryetarit tė Komunės , Dr.Pal Lekaj; si dhe pritet tė ndahen edhe shpėrblimet tradicionale pėr veprėn mė tė mirė me poezi dhe pėr poezinė mė tė mirė tė botuar nė periudhėn ndėrmjet dy mitingjeve; pastaj pėr poezinė mė tė mirė tė lexuar nė orėn e madhe letrare dhe ēmimi i heroinės gjakovare poetės tashmė tė ndjerė- dėshmorės sė kombit "Yllka Domi", pėr krijuesen mė tė mirė tė re. Nė orėn e madhe letrare do tė lexohen edhe krijuesit e rinj letrarė qė do tė pranohen nė LSHK. Sipas Kadrush Radogoshit, tė gjitha pėrgatitjet kanė pėrfunduar, ndėrkaq, Kėshilli organizativ tashmė ka marrė konfirmimin zyrtar nga Ministria e Kulturės,se manifestimi do tė mbėshtetet mė njė shumė simbolike (5000 euro). Sipas njoftimeve (jo zyrtare) pritet qė shpenzimet e tjera (eventuale) do t'i mbulojė Drejtoria Komunale e Kulturės nė Gjakovė, si dhe klubi (lokal) letrar "Gjon Nikollė Kazazi".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit


Male
Numri i postimeve : 11466
Age : 58
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

MesazhTitulli: Re: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   Thu Oct 15, 2009 3:35 pm

Jam shumė i nderuar qė kjo INTERVISTĖ "NDRYSHE" imja, po tėrheq vėmendjen e studiuesve, specialistėve , pasionantėve tė letėrsisė dhe po prezantohet gjerė. Kjo falė edhe kontributit tė FORUMIT KOMBĖTAR SHQIPTAR, nga i cili "kopjojnė" intervistėn dhe e propagandojnė. Kjo tregon para sė gjithash se "po fryn njė erė e re konceptimi" nė Letersinė shqiptare, po tregohet katėrcipėrisht ecuria e saj dhe konkurrimi jo vetem evropian, por edhe nė rang botėror, ku ne krijuesit shqiptarė tregojmė vetveten dhe se dimė tė shkruajmė bukur. Zėrat se Letersia shqiptare nuk mund ta konkurrojė letersinė evropiane ėshtė thjesht apo rrjedhojė mungesw informacioni, apo keqdashje. Ky antideduksion logjik vjen edhe nga njerėz tė letrave qė, shpesh herė edhe lajthitin, pasi nuk e kanė ndjekur progresivitetin letrar shqiptar, duke u mbyllur nė vetvete dhe duke u pėlqyer mendja e tyre apo "koka e tyre", qė ndoshta nė korelacion me zhvillimin e tanishėm tė letėrsisė, ėshtė shumė e vjetėr dhe nuk ėshtė nė gjendje tė "ballafaqojė" e tė nxjerrė pėrfundime. Disa tė tjerė mendojnė se vetėm nė "metropol" bėhet letėrsi. Ky ėshtė mendim anakronik, pasi po t'u referohesh rasteve tė shumtė tė gjenialiteteve. Ata nuk rrjedhin nga metropolet... Ka pastaj shumė letrarucė, tė cilėt shkojnė nė kryeqytet dhe mendojnė se i shpėtuan "provincializmit".
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Interviste e poetit Kristaq F. Shabani   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Interviste e poetit Kristaq F. Shabani
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letėrsia Shqiptare-
Kėrce tek: