Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Poezi Trinomi i cicërimës

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySat Jul 12, 2008 3:03 pm

“VËSHTIRË TË MBETESH NË SHPIRTIN TIM” e poetes Yllka Ponde, PRURJE PA SFORCO, PREZENCË E TONALITETIT DHE RISISË

Nga Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet

Kryetar i Lidhjes së Krijuesve “PEGASI” Albania

Në fondin e veprave që pasqyrojnë thelbësisht botën shpirtërore feminile të ngritur në Art, që rrefejnë poetikisht dhe oponencojnë realitetin e zymtë, hijepandriçuarat, kanunet e pamundura, bredhjeikjet e stërmunduara, natëzimin e pasojës meskine, thashethemnajën e përhapur në mëyrë masive me një tymëzim smongu të lëshuar nga meskiniteti dhe mediokriteti profan i një shoqërie që s’prodhon sa duhet dhe si duhet “oksigjen inteligjent” për bronket trunore, është shfaqur në Kolanën Poetike gjirokstrite dhe vëllimi poetik “Vështirë të mbetesh në shpirtin tim” i autores së re dhe me perspektivë Yllka Ponde. Vëmendja tashmë është drejtuar tek këta autorë të rinj, të cilët do ta përvijojnë e ravijëzojnë natyrshëm vetveten pa sforco poetike e shtysë artifice, paçka nga mosprezantimi, publikimi dhe reklamimi, por që kërkojnë vëmendje nga pjesa më e interesuar e shoqërisë dhe jo nga ajo që zilon, zilepset dhe nuk është në gjendje të prodhojë pasuri trashëgueshmërore.

Një titull domethënës që tërheq vrullshëm dhe intrigon natyrshëm me atë perdim koperture ku protagonistja sfilon me bukurinë e saj natyrore të pasforcuar me pranesën e luledeles të famshme “më do, s’ me do…” refrenizim i një kënge të përsëritur në kohëra erotike edhe të zymta… dhe e mbyllur me një sentencë poetike të poetes Mimoza Ahmeti:” Poetja Yllka Ponde ushtron një varg të mbushur plot kontrast dhe pandërprerje të mban në një gjendje emocionale të ngritur. Kjo është një poezi e mbijetesës së një shpirti që ka lindur për të pohuar thirrjet e nënvedijes së tij.” Kjo është një karakteristikë thelbësore e kësaj poezie.

Poetja Yllka Ponde u korsua në Lidhjen e Krijuesve “Pegasi” dhe ishte e para kryeredaktore e Lëvizjes sonë “Ndryshe” në Botën Letrare jo vetëm gjirokastrite, por edhe më gjerë, në gazetën letrare “Pegasi” e lindur dhe e datuar me përvjetorin e ditëlindjes së “Lulet e Verës” të poetit të madh kombëtar Naim Frashëri.

Vëllimi poetik është i kantonizuar poetikisht sipas arkitekturimit kompozicional në kapituj domethënës:

Vajza kaçurrele me sy jeshil, ku në substratin letrar krijohet njohësi e ndjeshme dhe emocionante për vetveten, për konceptimin e lirisë, lumturisë, për kontrastin, për lulimin dhe kolorin e tij, për shkeljet dhe padrejtësitë, për çeljet dhe për mbylljet që nuk lejojnë hapjet. Akrepi i madh i orës poetike të Yllkës lëviz në kahjen : “Liri do të thotë të jetosh në çdo trajtë…” duke dhënë mesazhin emadh të një lirie të natyrshme për t’I gëzuar hiret e natyrës dhe të inteligjencës. N ë këtë “kanton” ajo flet me lexuesin e saj çiltërsisht me një gjuhë poetike fluture dhe injekton “mesazhe” të mëdha, duke dhënë “përvoja” që nga anija e vetmuar në detin plot dallgë… ku ka prezencë të të gjithë shpitrave të gjallësuar dhe të vdekësuar, që rikerkojnë ngjallesën , por në një formë tjetër veprimi e blerimi, duke lënë kornizimin dhe shantazhin grinjar e nervor e deri të plasurit e kokës dhe çarjet e zemrës, të ndërliksura me kaçurrelat, të cilat figuracionalisht i ngjajnë një dite “poetike” apo një ditë dhimbjeje ku firojnë ndjenja, mendime dhe ku happen për t’u shfaqur akte…

Ulur në fronin e ditës është kantoni i dytë poetik. Substrati poetik i këtij kantonizimi përsillet në një dukuri të fortë dhe impulsive :”Bredhim cep më cep të ëndrrës si të marrë, mallkojmë agimin editës së re, kur hapim sytë gënjeshtarë…” Dukuri të këtij stilizimi konkret shfaqen poetikisht në poezitë që kanë edhe karakter sentenciv: “Mbret”, “Largësi”, “Dialog poetik”, “Sikur”, “Shndërrim” e tjerë, një mozaikë e pikturuar poetikisht fare lirshëm.

Jo pa qëllim unë e kam impulsuar këtë talentim në fushën shkrimore për botimin e këtij vëllimi, i cili është pritur mjaft mirë nga lexuesit dhe lexueset që e ndiejnë botën e madhe pa skepticizëm e të çliruar nga tabutë dhe zakonet e gangrenizuar që u ka perënduar Dielli dhe as nuk i ndriçon as Hëna e plotuar.

Për të realizuar lidhësinë Yllka fillon korrespodencën me Stinën e Dritës me qëllesë për të ndriçuar vetveten dhe moshataret e saj për një rrugëtim të menduar dhe të bukur në ardhmërinë që sapo ka hapur perden:

“I dashur

Në detin e syve të tu, dua të lundroj për herë. Qoftë dimër, vjeshtë, verë a pranverë”. Është një ëndërrim i bukur dhe i shfaqur në një moshë fare të vogël…

Alfabet: I lexova sytë e tij me sytë e mi të dashuruar. Në ta me shkronjat e tre alfabeteve të dashurisë, sinqeritetit, mirësisë ishte shkruar…

Ky është kantoni i katërt i alfabetit, ku shkruhen romanca me penë romantike, ku lidhjet kanë të gjitha shkronjat e bleruara dhe të pableruara, ku kanë të pranishëm cilësi, temperament, karakteristika të reja evropiane ku në bazament kanë cilësitë e ndritshme shqiptare, të cilat jan ëtë admirueshme dhe trgojnë një identitet që konkurron.

Vëllimi poetik pra “Vështirë të mbetesh në shpirtin tim” është një vëllim i vlerësuar dhe një nga një të sukseshmit, jo vetëm të kësaj periudhe tranzicioni të tejzgjatur, por dhe një nga m ëpikantët që ka shkrura ndonjë autore gjirokastrite.

Por duhet theksuar se kjo ecuri individuale e Yllkës nuk duhet të stacionohet këtu, por të vijojë, duke perfeksionuar akoma elementët e pranishëm, figuracionin, teknikat, shpërthesën, idenë , konturimin dhe sentencën poetike, duke u ushqyer me vlerat e poezisë së sotme moderne, pra rritje të nivelit profesional nëpërmjet zhvillimit dhe gjetjeve të reja. Të edukohen ndjenja të konkurrimit dhe të shkëmbimit universal të vlerave, pë rtë cilin edhe ne po punojmë, duke u ballafaquar me prurjet e reja, pasi edhe elementët e e fituar prej saj dhe të publikuar mund të veniten në rast se nuk debatohet dhe përdoren kriteret e analizës së moderuar me profesionistë të vërtetë të vargut.

Edhe në emër të Lidhjes aktive të Krijuesve dhe tashmë shumë të dëgjuar jo vetëm në vend ,por edhe jashtë saj “PEGASI”, i uroj sukses poetik, vijim të përvijimit poetik, plotësi jetësore dhe pjesëmarrje aktive në veprimtaritë poetike që do të zhvillohen këtë vit dhe në vijueshmëri.

Faleminderit!





Thumbim tronditës



I ngacmuar nga realiteti i brishtë, i ndjeshëm në vetvete dhe me shpirtin e protestës Islam Kalemi shpërthen për të konstrukturuar një “banesë fabulore” ku banojnë gjetje, rrethana, dredhi, luhet kukafshehtazi, ironizohet; ndodh procesi integrues, por edhe kundërshtia e tij, tabuja nuk tundet nga vendi ku ka rrënjëzuar; profilizohen elementë të rinj në një antagonizëm herë të mprehtë e herë të saposhfaqur, ose që është ende në embrionizim... Një nga karakteristikat, që e tipizon është se hulumton në vendin ku fabulizohet, ku ironia ka ecuri dhe protagonistët përdorin thumbimin tronditës e me spec. Kjo aftësi e realizuar në këtë klimë fabulore e bën që të gjejë faktorë klimatikë fabulorë dhe të hidhet në sulme me energjitë, që gëzon si privilegj, për t’i bërë njerëzit jetësorë të qeshin, të mendohen dhe të shpërthejnë në hapësirë. Duke këndvështruar këtë substrat fabulor ndesh në një pjekuri dhe avancim në teknikën e arkitekturimit të fabulës duke hedhur hapa. Po kështu dukuri ekzistente është prania e personazheve, jo vetëm nga bota e kafshëve, por edhe më gjerë. Në planin vetiak ka në precipitimin e fabulës gjetje, që janë esencë për të përgatitur e pirë “çaj fabulor” këndshëm. Këtë përfundim e nxjerrim, duke u nisur nga paraqitjet e para të tij para lexuesve në këtë gjini. Po kështu në këtë substancë vërehet një mendim më i koncentruar dhe më efektiv, duke përdorur një dinamizëm fjale, që nuk ka qenë kaq e pranishme më parë. Kjo tregon se janë hedhur hapa të ndjeshme dhe po ecet drejt një pjekurie që arrihet me mund dhe me këshillë estetike.

Në këtë libër shfaqet më i sigurt në këtë gjini, duke shtuar dhe galerinë e personazheve si dhe nxjerr në pah edhe studimin analitik, që u bën gjendjeve, ngecjeve, kapëdimeve, hedhjes nga lartësitë, mbytësirës... Pasuria fabulore vjen më e natyrshme, më spontane dhe gjeografia e thurjeve të kësaj gjinie spostohet sa nga brenda vendit në atë jashtë vendit. Kundrimi me një sy realist dhe i pajisur edhe me nuhatje ka sjellë që të ketë të “korra më të bollshme”.

Kristaq F. Shabani

Gjirokastër, maj 2005





Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySat Jul 12, 2008 3:03 pm

Mendim kritik

Misioni progresiv i një vepre dokument të “arkitekturuar” me epos

(kumtim)

nga Kristaq F. Shabani

mbajturmë 16.05.2004 në auditorin e Universitetit “Eqrem Çabej “ Gjirokastër në diskutimin e veprës së shkrimtarit grek Dino Kubatis



Në një analitikë të parë nga një këndvështrim kualitativ të veprës “Iliana jeta jonë mbaron te tanket” të Dino Kubatis duhet të nxjerrësh përfundimin logjik: “ Iliana, jeta jonë fillon, pasi të “shkrish” dhëmbëzimet hekurorë të “tankeve”, që s’origjinohen vetëm nga hekuri, por janë aliazhe dhe produkte të “stacionimit të gjakosur historik”, të prodhuar nga “tru”ndezës dhe komandues të notës “Sol”, që kërkojnë ta mbështjellin shoqërinë dhe botën me ”lëkurën” e tyre të fortë, për të sjellë asfiksinë e Njerëzimit të lodhur. Cilat janë disa dukuri që reflektohen?

Retorizmi, kthimi në retrospektivën e eposit të gjakut, “skenizimi i ambienteve dhe i lëvizjes së pulsuar me rezistencë për të mbytur fjalën, për të mos ganxhuar ndjenjën, me interpretë dhe protagonistë “burrërinë e lindur nga “privimi i së drejtës” me fragmente të ngjashmërive të rënies së madhe, të përballjeve të ngritjes dhe të rrëzimeve klasore, ku në rendime luftime përleshen dhëmbëzimet prej hekuri, njerëz të konstruktuar e të kontraktuar me hekur, që e kanë flakur tutje përbërjet strukturore e shpirtërore njerëzore me njerëz ende mustaqe pa dërsitur, që mbajnë në duar e në kokë gjethe dafine, simbolizim i triumfit të Kapitoleve të Paqes. Përleshje midis kërcënimit dhe lutësisë, midis sharrjes dhe këngës, midis bajonetës dhe ndjenjës, midis kotësisë dhe vërtetësisë, midis hakmarrjes dhe humanizmit…

Përcjellje e pikëpjekjeve vrastare të epokave sillet në këtë roman “orë”. Ky roman dokument i shkrimtarit Dino Kubatis ka në thelb: ligjërimin e sakrificës, ku antagonojnë e përballen njerëzit, ku jeta frenohet si akrep i një shoqërore të mbetur dhe mekanizmi frenues është një përbindësh hekuri, i cili kërkon të ngjyejë dhëmbëzimet e hekurta me gjak njerëzish, që kanë në lëvizjen e tyre protagoniste protestën, kundërshtinë. Fanitet përsiatja tipike e urdhërimit vdekjeprurëse në kontraste ku, epikja notëzon në partiturë martitore dhe Mbreti i Erës “Eoli” kundron me shpejtësinë e tij dhe lëshon rrëfenjën në qiejt e vrarë. Qëndrimi patetik dhe martir, meditimi autoritar, skicimi i skenave të përballjes, idili i njerëzve të gjallë e aspirues, sakrilegji i ndëshkuar i ushtarëve që s’zbatojnë masakrimin, ndriçimi i mentalitetit të shpresës: “Me ty, Iliana, jeta fillon nga sipari”: Kërkim martirizimi. Iliana bie, por autori mbetet të rrëfejë këtë masakër çnjerëzore për të realizuar një nga misionet më të nevojshme të historiografisë shoqërore.

Misioni shoqëror i avangardës ku ndjenjat sfidojnë armët dhe dhëmbëzimet, ku vlimi i rezistencës është përvlues, ku kurajua udhëton që larg, ku pështyma ndaj keqdashësisë ndëshkon rezistencën ,ku qendra e rezistencës e ka emrin “Ilianë”, që lëshon rreze kthese, transformimi, shpëtuese, agizimi, pushimi i orëve të ikjes… Mjedisi luftarak inteligjent pret përfitimin nga ardhja e valëve vullkanore të forcës përparimtare me një pyetje të përgjegjshme: “Kur?”, e cila ngrë diejt ndaj qiellit të nxirë e të rerëzuar me sprintime gjakësore. Mesazhet historike të dhëna në këtë vepër kanë karakterin e veprimit universal, ndaj dhe gjetja është e bukur dhe apeluese, duke shmangur mefshtësinë, qëndrimin në kuadrat, mbyllësinë dhe mosinteresimin për progresivitetin e vendit.

Iliana, shëmbëlltyrë e misioneve qytetare e shoqërore të shumë simotrave, siheroinave, simartirërimeve, sieposeve, sitrimereshave, të shëmbëlltyrës së kthesave të agimta e zbardhjeve të bukura, të “lokomotivave aspiruese” dhe impianteve; kujtesë e heroizmit real e jo të shtirur, pikë reference e tronditjes të sistemeve diktatoriale, prurje e re e marshimit të ndjenjës dhe hapësirë e triumfit të lirisë mendimore.

Frika e humbjes së Ilianës e transformuar në një krenari të dhimbjes për prosperitet.

Këto “ndërtesa” të arkitekturuara bukur dhe ndjenjësisht dhe me personazhe të martirizuara dhe tipike ripërsëritin historinë dhe apelojnë me zërin, tonalitetin, plotësinë dhe shëmbëlltyrën dhe japin kushtrime për të drejtën, për të lirën, të mirëqenën, qenien dhe lidhësinë dhe kanë vlerë njohëse të mirëfilltë për brezat e Universit.

Vepra, krahas të tjerave, është një formë e vlerësuar e romanit- dokument, që mbështetet në themelet e kuadraturës reale. Është një pasqyrë që pasqyron “kohët” që tashmë kanë humbur ngjyrimet, por mbeten në tentativë ripërsëritje, kur ecja “sakatepset” me dashje dhe shfaqen kërpudhat e shiut nostalgjik.

Ka rëndësi që paçka se kur u shkrua kjo vepër është e freskët dhe kjo figuracionalisht vërehet te fizionomia shprehëse e autorit, që ndriçohet nga rruzuj diellorë të Ilianës!

Ne përfaqësuesit e botës shkrimore impulsojmë vepra të tilla të shkruara me nerv, me ndjenjë, me mesazh, me kulturë artistike e me mision të kaltëruar.









Filozofia e jetimit nëpërmjet ndjenjës poetike



“Rilindje e shpirtit” vëllim poetik nga Kristaq Gushi



Flatrat hapen siç dinë të hapen flatrat në një kohë të njëtrajtshme dhe në një kohë të guxuar duke nisur fluturimëmblin drejt një qielli parësor, ku sakrificat e ndjenjës janë të shumta. Ato ngjasojnë me petalizime të ngjyrta, ku dallesën e tyre e bën pistili i mençur, ky “mashkull” potent që qëndron në qendrëz të kurorës lulore i tronditur nga shikimet nazemadhe, nektarsjellse, tunduese, vibruese dhe shpirtshpuese që kanë një tharm dobiprurës, i cili sprucon në një çudinisje të aromatisur këndshëm… Në këtë kurorëz lulore ndodhin befasimet më të mëdha vallëzuese e valëzuese, dallgëzuese e breglëshuese, ku baticat dhe zbaticat ndjenjësore përsëritin një refren kengor e këndor mahnitës të anasamblit të zogjve perëndorë… Kristi - shembëlltyrë roli i Pistilit aktron gjallësisht duke dalluar temperamentin petalor, niset e kthehet sërish, kundron zhvillimet gjallësore, ndjen prekjet dhe nis vetëtimat, ylberizon shikimet me shtatë petale ngjyrore, lëshon një lot në ikjen e beftë të tyre, lag shtratin e tij të ndjenjës me ikjen e tharë të një petaleje, që ashtu ishte shkruar në fatjetën e saj…; dallon vjeshtën e zverdhjeve të mëdha dhe të ikjeve të papritura, ngatërrohet në stërkëmbthin e petales nazemadhe që të jep një puthje dhe pastaj zhduk të pasputhurën për të mbetur e virgjërt në konceptin e saj lulor e fanatik, e përcjellë nga një nanurisje pëshpëshi. Kristi shndërrohet në gjithçka për të gjetur këputjet dhe për të filluar aktet e rilidhësisë. Shpirti pistilor tronditet dhe në vizionin e protagonistit “Krist” shfaqen ikjet, bredhërimet, nazet, përçapjet, gjeturinat, puthjet e padhëna ose të fragmentarizuara, kërkimet në hapësirë tokësore dhe qiellore ku ka rerëzime dhe prani kaltërsish që shfaqen dhe ikin, që vrapojnë marrosur shtëllungzeza e me zhvillim betejash qiellore, ku faniten kalorësit dhe kalorëset e humbura, të cilat lënë pas stacione “Vetmie” të këputura nga gjendjet…., gjurmë që s’u gjendet filli, ku similitudat mendimore vrapojnë të patrëmbura në një kërkim të sforcuar. Ëndërrimi shndërrohet në flakë, flaka në zjarr që kërkon të djegë gjithçka,…

Në këtë vëllim poetik, i quajtur me një emër shpirti të rilindur, manifestohet prezenca e një simboli frymëzues, e “teknikave” që spuntojnë për të rifituar gjallesën ndjenjësore dhe sakrifikimet natyrore… Kristi jeton përtej mundësive të njerëzve të zakonshëm, duke ndërtuar jetën me hojërinë mjaltore dhe me guximin për të jetuar bukurisht. Filozofia e jetimit nëpërmjet ndjenjës poetike artëzon dinamikën e gjendjeve, duke u bërë pritë krisjeve dhe trajtesave meskine. Ai duke iu përkushtuar tërësisht substratit erotik, dashuror kërkon të përcjellë realen dhe fantastiken, qëmtimin dhe parimoren, tejkapërcimin dhe kujdesin, moralitetin dhe kameleonizmin dashuror, por në këtë rrugë lëshon lot, rrugëton, harron përmasat e ditës dhe natës, skicon veten e tij dhe personazhet që e kanë rrethuar apo që i ka rrethuar; retrospektivën e evidenton, duke analizuar kohërat, heq vite nga jeta e tij dhe rinon kujtesën dhe veprimin.

Me një varg të thjeshtë, por në të shumtin e rastit të mbushur me “oksigjen” poetik shton prezencën klorofiliane, për aktin e frymëmarrjes së dijes së njerëzve dhe të pasionuarve të gjinisë që lëvron. Nisjet i bën ndoshta dhe me një “shkëputje” nga “pika nisore”, por pastaj procedon me natyralitet në “vrapimin” skicor. Duhet të evidentohet edhe dallesa e hapi i hedhur në lëvrimin poetik. Kjo realizohet nga një ballafaqim midis dy vëllimeve të tij të parit “Ujëvarat e syve”, të botuar nga “Ilar”, dhe këtij të dytit ” “Rilindje e shpirtit” ku është më konciz, më i përmbledhur dhe më veprues në aktet ndjenjësore e përcjellëse duke rritur rrëfenjën poetike.

Gjirokastër, nëntor 2005
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySat Jul 12, 2008 3:04 pm

Çelsi i kontrastit

“Sfilatë identiteti” vëllim poetik nga Spartak Proda



Kur ka prurje të reja në fushën e mendimit dhe të ndriçimit të ndjenjësores, s’ke si të mos mendosh se “ shirat, bora poetike e rënë “ në vëllimin e parë poetik “Mes harresës kërkoj radhën” se efekti ka qenë dobiprurës dhe shpjegues. Tashmë ndjehesh më i çliruar shpirtërisht për paracaktimet dhe parashtrimet në një prezantim të një të riu, i cili të dëgjon vëmendshëm dhe ka nuhatje për atë që këndohet dhe si duhet të këndohet bukur në Lirikën e Këtij Mijëvjeçari të ri, i cili shfaq “kantatat poetike” me një stilizëm e sfilatim më filozofik, i lidhur me prioritantizmin e ri, në një lidhësi ndërkomponentale dhe konceptuale, po kështu edhe me prurje kualitative edhe të ngarkesës figuracionale, që poezia ndjenjësore ka nevojë të madhe për “zbukurim qenësor të saj”.

Vëllimi i nunëzuar nga ana ime, sipas dëshirës së mirëfilltë të autorit, “Sfilatë identiteti” lidhëzon ngushtësisht dy akte poetike, ku temat rrokëse ndërthuren dhe në gjetjen e “pjesës së artë”, vrapon nëpërmjet një Pentagrami poetik, ku kombinohen ndërthurshëm shumë prezenca njerëzore, ku protagonisti kryesor rrugëton herë në këmbë e herë në mjete urbane, herë në gjendje “deliracioni”, herë në pirje pa sens të alkoolit dhe në mjedis “bishtcigarepirësh” i përzier me hirin arrakat, për t ‘i dhënë, sipas atij, pak poetikë, kolore, apo zbuluese të fshehtësisë shpirtërore, duke përdorur gjetje risore, që shumë të rinj apo të reja që merren me poezi e kanë të vështirë të dalin lirshëm në kërkimin poetik dhe si rrjedhojë ngushtësohen dhe s’thonë gjë në përcjelljet e tyre të thata, të cilat i ndeshim shpesh dhe rëndom… Trifytyrësira poetike në trajtesë: tema e gjendjes shpirtërore, mëkatëria dhe kërkim i të falurës së madhe ndaj dheut mëmë dhe plagimi dashuror “binjak 1+1” ndriçohen nga tufë rrezesh diellore, nga dritëzim hëne natësore dhe shkëlqim kavalierësh yjesh, të cilët përgjojnë “madamat” qiellore për t’u propozuar, pas një këmbëngulje e njohje të gjatë. Prezenca e një fjalori më të guximshëm, rritje te prezencës krahasuese dhe metaforike, këmbëngulja kompozitare, precipitimi më fin të vjershërimit, pjekuria artistike në dallesën e “materialit lëndor” bëjnë që në këtë vëllim të ndalesh kujdesshëm. Kryesore është edhe metoda selektive e përdorur, substrati letrar, gjetjet e mirëfillta, ridimensionimi i një teme që është “situr” shumë herë poetikisht, por për autorin e këtij vëllimi ka një trajtesë ndryshe dhe në pozicionin e tij prej të riu, ka një qëndrim të tendosur, përulës dashuror, apelor, për të të sjellë rikthimin e bukur, të cilin duhet ta perifrazoj në perifrazimin e bërë nga ana ime te “Pulsi i dhimbjes” për kthimin e “A”-ve të vogla (nënkupto “shqiptarët”, shënimi im K. Sh). Kjo tregon sensin identitet në një formë jo moralizuese, por aktive dhe mjaft vepruese. Shqetësimi i përkorë dhe kthimi jo vetëm poetik, por real i autorit është mjaft domethënës dhe tregon katërcipërisht një dashuri, që nuk ia merr asnjeriu borxh, por e ka të genizuar historikisht dhe të përforcuar në planin vetiak realisht.





Një sprovë e dukshme

e ndjenjës vendlindore



Jani Ballua është një “organ” i lindur për të rrezatuar buzëqeshje jete, humanizëm e ndjenjë, liri mendimi dhe inkurajimi. Fytyra e tij ëmbëlsore, privilegj i sferës së mësuesisë, është protagoniste e dëshirës të së mirës dhe e përzgjedhjes së gjësë së bukur. Ai ka kaluar në brezaret jetësore dhe nëpër vijat rrushkulluese të konfiguracionit terrenor dhe mendimor duke realizuar freskinë burimore, një pikëtakimi me këngën e dëshirës së tij për perlat e krahinës, Çajupin e mahnitjes dhe rrezatimin e inteligjencës të plotëformuar dhe tepër të dukshme që konkurron në elitën e një “pavarësie të plotë e të lirshme”. Jani është indulgjent, një shpirt i tillë është i pranishëm në një kraharor, ku ndjenja për mëmëdhetarinë, për repsektin, përkushtimin, evidentim të vlerës, zjarrminë e frenuar, por të derdhur, çmimin e bukurisë terrenore dhe asaj shpirtërore të njerëzve që sulmojnë “qiejt e dashurisë” është një përkrenare krahinore, apo spektër që e vënë në kokë Krahinat inteligjente e indulgjente si Zagoria. Ai duke qëmtuar në hapësirën krahinore në të gjitha gjendjet, kahjet, drejtimet, rotacionet, fluturimet, retrospektivën dhe ardhmërinë, jep mesazhe domethënëse me të kënduarën e tij modeste në këtë vëllim modest, që mund të korri “të korra të bollshme” dhe të përpihet nga pasionantët dhe ata që po rindërtojnë ëndrrat në vendlindje, apo ata që ritualizojnë përvitshëm në takime brezive. Thjeshtësia e mendimit në të shprehurën apo kontekstin poetik, përdorimi i fjalës në masën e duhur dehëse të impulson për të shpërthyer në qëndrimet ideoemocionale ndaj vendlindjes. Është evidente të përmendet në këtë hyrësi për në portën e re të traditës zhejote që ka tundur me origjinalitet ninullën e dëshmisë së identitetit dhe ka sjellë në hapësirën mendimore shqiptare protagonistë befasues, çuditbërës e sfidues në gjini të letërsisë e të përkthimit.

E vlerëshme është edhe kontributi folklorik që jepet në këtë vëllim që është e mira të evidentohet për mesazhet që jepen dhe ngjizin.

Mbiemri Ballo, në kuptimin e tij semantikor, duhet të rrjedhohet nga “ballina” ose balli, përballja e buzëqeshur dhe sfiduese, magjiplote dhe prioritare plot fantazi e pa shumë trill të jashtëm.

Jo pa qëllim në këtë vëllim ne e pamë të arsyeshme të servirnim edhe një “histori shkurtimore” të një fshati me një emër të vetin e të spikatur Zhej, (ku autori i këndon me një mozaik dashurie të plotuar dhe origjinale, duke shmangur ndonjë përgjasim me të kënduarat e bëra më parë nga bardë popullorë të trevës apo të fshatit të tij, por me gjithë atë në substratin e tij ka mbartur edhe “figurime” të paraardhësve të matur dhe origjinalë) , ky është një “format”, mendojmë ne, i qënësishëm ku merret informacion kulturor njohësie dhe realizon atë plan njohës, duke dhënë kontribut në të gjithë hapësirën rrokëse të vëllimit dhe në hapësirën kontaktuese me lexuesit. Si sentencë doja të veçoja këngimin ëngjëllor, në formën e vet dhe të pishtarizoj në flakandan mendimor: “Dashuria për vendlindjen fillon te udhërrëfyesja ndjenjësore, që jep dhe merr me gjakun e pastër…”.















Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySat Jul 12, 2008 3:04 pm

Çiltërsia –Kryefjalë e krijimit



Si rrjedhojë e hapësirës së lirë dhe e së drejtës për të hedhur ndjenjat, shfaqet në fushën e krijimit një zë, i cili ka lëvruar gjatë gjithë jetës së tij poezinë popullore në dy drejtime: vjershërim dhe këngë, kjo falë dhe dëshirës së mirë dhe pasionit të shfaqur. Tematika e prekur në këtë libër është e larme, e parë në një këndvështrim individual, kjo e ndikuar edhe nga dy këndvështrime të shkrira atë të një qytetari, që gazmohet dhe hidhërohet, rend dhe stopohet, kundron dhe e kundrojnë, protagoniston në role kryesore, por edhe pjesëmerr në role të tjera, këndon me çiltëri, sinqeritet, flet hapur për t’ia dëgjuar zërin, që i buron nga e drejta civile dhe pjesëmarrja aktive për rindërtim, rikrijim dhe progresivitet, për ndërtim të lumturisë së pasardhësve... Krijuesi i thotë të vërtetat me stilin “troç”, duke nxjerrë në pah dhe dramën e besnikërisë si dhe falsitetin e përzgjedhjes të bashkëudhëtarit jetësor. Ekziston një lakonizëm dhe përdorim i humoritetit prezent të krijuesit popullor, i cili përdor tharmin e këtij krijimi duke nxjerrë në pah dhe qëndrimin e tij për probleme shumë të rëndësishme të jetës, të lidhjes, të arsyetimit, të qëndrimit pasiv, të mentalitetit, të ecurisë dhe të stërkëmbthit. Por dhe pozicionimi i dytë është mjaft tërheqës: pozicioni i një krijuesi, i cili ka marrë rrugën e mërgimit. Duhet evidentuar se krijimet e kësaj përmbledhje janë të thjeshta nga struktura dhe prezenca figurative, të thëna ndjenjësisht pa shumë sforco, nga pozicionimi i një qielli të hapur, të kaltër, me diell, ashtu sikundër kjo karakteristikë është e qëndrueshme në vëllimet apo krijimet e kësaj fushe,... Syri këndvështrues i një emigranti fiton aftësinë e balancimit, e dallesës së kontraditës, e dëshirës së mirë që edhe vendi i tij të ngjitet në shkallinat e përparimit kulturor, ekonomik si dhe në marrjen përsipër të një roli për kontribut në sferën e gjërë. Mallimi për të, për “gjeofizikën”, për gjithçka të shtrenjtë vendore dhe shpirtërore të vendlindjes, kujtesa për atë që ka lënë mbresa, por që ka shkuar, nostalgjia e ëmbël , por edhe prezenca e të hidhëruarës, e cila ka efekte psikologjike dhe bën që shpirti të nxitet në përparim, trajtesa e temës madhore të Kombit e të tjera piketa të hedhura si këto, sjellin një “afresk” dhe rimontojnë ngjarje tipike, të cilat kanë lojtur rol në jetën individuale dhe shoqërore në tërësi. Shfaqet ajo që njeriu, paçka nga shkalla e përfaqësimit, lot rol kryesor në marrëdhëniet që ndërton dhe këndvështron si dhe në realitetin ekzistues. Më i spikatur mendimi është në krijimet popullore, të cilat rrokin temën dashurore, apo nxjerrjen në pah të madhështisë femërore, të kundrimit të prezencës bukurore e plot stil të dhuntisë natyrore si tek këngët: “Nazemadhe gërshetëpleksurë”, “Moj rrezja e diellit”, kushtuar vajzave janiniote, kënga për vajzat suliote, që mbeten monument homazh për hedhjen e tyre të trimtë për të mbrojtur nderin,... Në këtë pjesë të vëllimit spikat dhe del në pah që autori jo vetëm di të thurë vargje për të kënduar, por ka dhe talent në interpretimin e këngës duke qenë një protagonist i saj. Pra në krijimet popullore (këngë) tregohet se autori rrok tema të larme, të cilat e kanë përshtypëzuar në jetë. Kënga kap dhe tema të cilat janë të pushtetshme dhe të ditës, duke trajtuar aspekte qenësore dhe me peshë në problematikën jetësor. N ë këto gjithashtu ai tregohet thellësisht i sinqertë për problematikën e tij individuale.

Ëndërrimi për të të risjellë figura të njohura dhe me theks në jetën e tij, tematika e dashurisë ndaj vendlindjes, të cilën e përçon dinamikisht, jo vetëm në poezi, por edhe në këngët e thurura rrisin nivelin e prezencës të së ngrohtës, të ndjenjës, të dashurisë, të besës dhe besimit, të pastrës dhe burimores.

Vëllimi “Kur bie në përqafim “i autorit Esat Salihaj vjen natyrshëm pas librit të parë të autorit “Kur dielli lind për të gjithë”, duke shtuar përfaqësimin mallakastriot në këto zhanre të rëndësishme që kanë nevojë gjithonë të konfigurohen , të plotohen dhe të mbeten , natyrisht, pronësim të njerëzve që vijojnë ecjen.

Kristaq F. Shabani, I,W.A, W.P.S

Gjirokastër, mars 2008







Yjet e “qelqtë” u shkelnin sytë yjeve qiellorë…



Ku e ka rrjedhën bota e pasur? Kjo pyetje e ka përgjigjen e saj saj tek pozitiviteti: te Shpirti i pasur. Dhe një liri e natyrshme e ka buresën përsëri te bota e pasur… Sa e vështirë nisja, por edhe mbrritja deri këtu! Çuditërisht bota e pasur është prezente në një mjedis të pastër, i cili përsiat inteligjenten. Dhe një nga veçanësitë tipizuese të zagoritëve është aspekti pastërtor, kullimor, ruajtja e dinjitetit dhe e krenarisë fine. Sa gurgullima mendimesh fshihen në mendjet e zagoritëve (krijuesve)!… Sa shpërthesa aktive që të ngazëllojnë dhe të rritin shpirtërisht, duke shtuar me tharm aftësinë përballuese jetësore!… Dita e zagoritit është “ditë e bardhësisë së vargut”, e zgjaturisë së frymëmarrjes së ditës, e ngjitjes në lartësi, e mendimit dhe e kundërveprimit inteligjent… Ai të kundron nga piku i mendimit dhe me shikimin shkëlqimtar të nis lakonizmin… Është prezente një Pemë Gjigante e Inteligjencës, që shtrin degëzimet në të gjithë sipërfaqen e Luginës. Ky natyralitet shkëlqimtar, kjo prezencë e ajrit pastërtor dhe frymëzues, kjo gurgullimë burimore shpirti dhe ujore, kjo prezencë gjelbërimi të tejskajshëm, kjo kulturë përcjellëse dhe e evropianizuar qyshkur, s’kish si të mos dallonte në startim perëndimor e perëndor sprintuesin zagorit…Nëse me lëvizje të shkallëzuar në ngadalësim dhe pjesore do të vëreheshin tendencat e shkëputjes, pa dyshesë, kjo diagramë mendimore do të dallohej spikatshëm në Startim Fillim e Finish… Sa janë sprintierët edhe në fushën kreative? Të shumtë, të panumërt. Këtu nuk ka aftësi dallimi. Shpirtra të gufuar, thurës të vargut dhe të tjerë që i mbajnë për t’i shpërthyer në Stinën e PESTË . Njëri prej syresh me këtë tipizim ishte edhe bardi popullor, Koço Mino. Në sytë e tij të ndritshëm buronte vargu, gurgullonte kënga, meditimi dhe vjelja e pasurisë folklorike të trevës prodhimtare…

Fry, moj erë e vendlindjes, fry, me stilin tënd tënd të mirë dhe ledhato ujëvarat e shpirtit burimor e plot ngjyrë!…Në sytë e tij kishe vendlindjen, në shpirtin e tij gurgullonin gjithë krojet zhejote; shpërthenin këngët e ndjera dhe refrenet çuditnin…Nëse dikur quhej një njeri i dritës ai kishte magnetin e saj dhe fshatrat gdhiheshin dhe erreshin me dritë … Yjet e qelqtë u shkelnin sytë yjeve qiellorë…

Ç’i kish lezet humori buzës së tij,… Fragmente të ndritshme edhe sot kanë mbetur në kujtesë… Pritjet me “motive” i mbajnë mend të gjithë dhe shkrepëtime mendimesh për të ardhmen.

Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S

Zhej, qershor 2008

2. Këngë popullore të mbledhura si polen lulesh



Është diçka e bukur që me kërshëri dhe dashuri të gërmosh në thesarin folklorik të krahinës tënde, të sjellësh bukurinë e këngës dhe “melodinë” e të kënduarës së saj. Këngëmbledhësit kanë një meritë të padiskutueshme, pasi japin një kontribut tejet të madh në grumbullimin e vlerës së krijuar. Përfytyroni bardët popullorë, që kanë thurur këngët e tyre në mjediset e natyrshme, por plot ngjyrim dhe plastikë të terrenit, ku ndërthuren kodrushkat me malet, pyjet arrijnë deri në lartësi me profilet e tyre natyrorë, ku majat kërkojnë të puthin e të përqafojnë njëra – tjetrën; ku eklipset janë mahnitëse, ku vetëtimat derdhen me shkrepëtima mbi tokë, ku ujët e lumit të rrëmbyshëm ose të qetësuar në prurje fshikullojnë ëmbël, ku lulëzimi nxit ndjenja të të dashuruarit dhe rrit inteligjencën e njeriut, i cili kërkon të kështjellojë mendimet nga pikëpamja cilësore, ku natyra është tjetër natyrë, ku e folura ka tonalitet të lartë, ku freskia ajrore dhe pastërtia e tij është në kuota maksimale, ku përpjekja për jetim është domethënëse, ku syri kërkon të kundrojë syrin e asaj nazemadhes, yllkëputurës, ku kanatet e dritares dinë të japin sinjale çuditëbërese dashurie, ku hëna lahet në vesë, ku dielli pi ujë lumi, ku bimët dashurohen me fluturime të ëmbla zogjsh dhe mbi partitura romantike ngrihet celula më e bukur, më e pastër në botë, duke u përbetuar për besim bashkëshortor dhe lindje pëllumbash, të cilët transmetojnë pasuritë mendësore dhe pronësore të prindërve të tyre. A nuk e kanë këtë tharm dhe kjo pasuri që po paraqesim? A nuk flet dhe kjo këngëmbledhje për një domethënie të tillë inteligjente? A nuk shpaloset dhe në to vlera e një komuniteti vital? Domosdo që po dhe që njohësit e kësaj përmbledhje do të njihen me atë kënaqësi, që japin këngët e mbledhura nga gojë këngëtarësh në ziafete të gëzuara, në valle të kënduara, në veprime të tjera, ku buçasin këngët, në lëndina të gëzuara, në stane, në kodra me ngjarje e kudo. Shpesh ata që ka krijuar shihen pa të keq, duke i motivuar “populli” duke i lënë në anonimat. Krijuesit duhet të evidentohen, pasi ata kanë aftësi të rralla thurëse vargjesh dhe s’ka pse të mos evidentohen dhe t’i rritet prestigji krijues popullit. Në krijim ka gjithmonë individualitet dhe origjinalitet, pastaj ky duet bëhet pronë e atyre, që marrin këngën, pra e këndojnë bukur, e interpretojnë vargun dhe kështu arrihet në një bukuri nuseje… Është një nderim i gjithanshëm për krijuesit, por edhe ata, të cilën mundësuan përcjelljen e tyre, që shkruan këto këngë të kënduara dhe që përcillen në brezat njëri prej syresh është dhe Koçoja, i cili, jo vetëm që e mblodhi “majën e gjërit”, si shprehen zagoritët, por pati fatin t’i këndoi këto këngë. Me këtë rast ne evidentojmë një nga krijueset më të mëdha të Zhejit me emër Vasillo Kllapin, këngët e thurura prej saj, tashmë të dëgjuar anë e mbanë dhe spikat veçanërisht: “Lulet e Çajupit-o”.

Këngët, që përmblidhen në këtë vëllim janë kënduar kryesisht në fshatin Zhej dhe Lliar të Zagorisë. Kjo realizon një obligim zbulues e lënie të kujtesës.

Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S

Gjirokastër, mars 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySat Jul 12, 2008 3:05 pm

E para e këtij lloji në historinë shekullore të krahinës

Nismë e fuqishme intelektuale. Për herë të parë mendimtarët më të avancuar në një kordon ngyror të lidhur…



Ishte një obligim i veçantë të ndërmerrnim këtë hap për të pasqyruar botën letrare të krijuesve të një treve inteligjente si Zagoria. Nga vetë natyra impulsante, nga vetë klimatizimi prezent, nga vetë relievi me një lartësi mbi nivelin e detit të dukshëm, nga vetë ekzistenca e një distancimi nga qendrat urbane, mençuria hedh hapa dhe shkallina në zbulimin e veçanësive , në zgjerimin dhe talentimin…



Shpesh herë analistët apo studiuesit e letërsisë, ata, që e quajnë veten të “profilizuar në studim dhe në analitikë”, heshtin, sidomos tashmë, që rrjedhat vlerësuese nuk kanë më standartëzime dhe “kuadrate” të bazuara në një kod vlerësimi me nuancë ngjyrore dhe me prezencë të disa piketave të bazimit. Letërsia e plurimendimit i ka boshuar në përcaktim, duke ua fashitur teoritë vlerësuese, eseiste, motivimet e së shkuarës. Teoria e letërsisë sot është në përvijim e sipër. Ende studiuesit “e vjetër” përcaktojnë tipikë dhe zotërues përfaqësuesit e letërsisë të sistemit totalitar, pa mëdyshuar këtu edhe vlerën e saj. Përpiqen që në hapësirën e krijuar të mundohen të mbajnë ende të gjallë “pronat poseduese me kompozim të vjetëruar”; kërkojnë të bëjnë ende vlerësime dhe të ngrejnë gishtin tregues për “të përkëdhelurën” dhe për të përkëdhelurit, të cilët gjithçka kishin ia dhanë kohës dhe u “vunë në shërbim të saj, ndaj sot heshtin. Asqë u ndërmor ndonjëherë të krijohet një lidhësi e tillë që sot me daljen e kësaj “dite antologjike” agon një periudhë e re e mbarsur me të papritura të këndshme… E keqja më e madhe është se ata që kanë shkruar shumë vëllime dikur dhe kanë shprehur hapësirën e tyre mendimore, sot tregojnë evoluimin, por ky evoluim është i shtyrë, i veshur, pa u zhveshur. Frikë e mëdyshje ekziston në klasifikime letrare dhe në përcaktim dinjitoz të talenteve, në përcaktimin profilor dhe në dëshirën amatoreske për të shkruar e për të shfaqur ndjenjësitë, gjë që është e pranueshme, e paevitueshme dhe e rëndomtë. Shpesh herë karakteri dilemor në përcaktim i udhëkryqëzon, i nemit, i kremaston. Ata në brendësi e ndjejnë se, tashmë nuk mund të jetë fjala e tyre kryefjalë e mendimit dhe e përcaktimit. E vjetra vijon të klasifikojë, duke përdorur ndonjë guxim të saj në tumnajat e ngritur, në posedimin e ndonjë aktiviteti privat shpërndarës të ideve dhe krijimeve.

Letërsia, prurjet e krijuesve, nuk vlerësohem më me “përkëdheli” dhe se në përmbajtjen e krijimit ka parametra të përcaktuara. Letërsia sot është e qendrueshme në rast se përçon dhe ndjenjëson, në rast se figuracionon dhe shpreh mendim krijues, në rast se kap anë të qenësishme dhe të ndërmjeme; në rast se pushton me zjarrmi “kështjella kraharorësh, duke depertuar me mprehtësi e finesë”, duke shkaktuar tallazime, dallgëzime, batica dhe zbatica, duke figuracinuar “stalaktike dhe stalagmite”, duke derdhur ligjërim drithërues, duke skenarizuar profile në një këndvështrim shumëplanësh qenësor, duke dhënë në shpjegim disa rrugë përfytyrimi dhe nxitje fantazore. Në rast se para dy shekuj letërsia ishte një letërsi e thjeshtë që mendimin e përcillte haptaz me një figurim jo dhe aq të ndritshëm, por që ndjenjëzonte, apelonte me metodën e thirresës për zgjim, që shprehte tematikën e larme të kohës për të ruajtur pastërtinë e gjuhës, që ishte në presion dhe sulmohej nga gjuhët e fortat të perandorive, apo të synimit ekspasionist, për të shuar gjuhën shqipe, sot ajo po vërshon në rrugë tjetër që kërkon plotformim, tentativë për konkurrim dinjitoz, që mbart ardhmërinë e që kërkon një kompozicion “ndryshe”, e sidomos poezia është një “gjimnastikë “ mendore, me tonalitete të futurizmit, hermetizmit, ekzistencializmit, letërsisë numerike, paradoksale, eksperimentale e tjerë duke dhënë kontribut në përvijim intelekti. Shoqëria, në të cilën sot shkruhet, figuracionohet, krijohet ka hapësira të lira, por kjo ndërvaret nga aftësia e krijuesit, i cili në këtë hapësirë kap të ndritshmen dhe të errtën, dinamiken dhe të vagëtën, modulin, shembullin dhe të pakonturuarën, të pagjelbëruarën, plagën, dridhjen dhe gazmimin, fluturimin dhe cirkuistiken, këputjen e krahëve… dhe mbytjen …, fluiden dhe paraboliken, por edhe gjallimin limfatik…

Në këtë kontekst ne vlerësojmë atë çka u krijua nga të parët, e studiojmë atë, marrim në trajtesë vlerësimin se kur u krijua, si i rezistoi kohës, në ç’kushtëzime lindi, paçka se sot ajo poezi, apo ai krijim është “folklorizuar”në krahasim me poetikën e stadit, ka pamje “anakronike”, “stonante”; mandej evidentojmë dhe ithtarët, të cilët ndjekin këtë linjëzim dhe kërkojnë të imitojnë me tonalitet këto krijime. Në këtë analitikë dinamike përfshihen të gjithë krijuesit, të cilët shpërthesën e tyre e vendosin në ithtarë, u dedikohen atyre në një kohë të avancuar, por mendësia e tyre është e stacionuar dhe kthehet prapa, duke u përshtatur. Si veprojnë në këtë rast analistët, studiuesit? Me një shpërdorim e keqtrajtesë ekspozohen këto dobësi krijimore dhe fokusohen si të “përkryera”, “të arrira”, kur ato janë prolikse, rakitike dhe stonante. Në faqet e përcaktuara në rrjetin mediatik japin mendime për letërsinë njerëz që flasin “për qiellin” dhe me tone ekzaltuese, kur nuk zotërojnë as “paketën më të vogël “vlerësuese”! Kjo ndodh shpesh dhe tymshëm. Vlerat e krijuara duhet të dihen të administrihen dhe të ruhen si një pasuri e patjetërsueshme.

Kategorizimi i krijuesve është i vështirë dhe ky realizohet vetëm nga një këndvështrim shumëplanësh, duke u nisur nga kënaqësi individuale dhe preferenca ngandonjëherë dhe tepër vulgarizuese. Shumë krijues, të cilët gjithë aftësitë, talentin dhe veprimtarinë letrare e shfrytëzuan në kohën e mëparshme, tashmë edhe s’ndihen, ngjasojnë me pemë që edhe pse krasitësohen me një krasitësi të rëndë, s’frutëzojnë. Ata e ndiejnë mirë këtë zbehje të “delirës” dhe “përkëdhelësisë” së tyre në kohën e venitur”, kur me shpatë donkishoteske përcaktonin a mund të publikohet kjo dhe ajo…, nëpërmjet një kategorizimi të prerë kodik… Nga vetë studimi i realizuar del se mjaft nga këta përcaktues kanë qenë ”akrepë të verdhë “ dhe “kulpëra”meskine”,dhe falë atij pushtetëzimi sot marrin ende frymë.

Zagoria edhe sot ka mjaft krijues, por kjo s’do të thotë se të gjithë janë pikantë, kanë profilizuar vetveten, thonë atë që duhet të thonë, paçka nga ambicja që kanë apo tentojnë. Ka shumë nga ata që janë vetëm në tentim, kanë dëshirë, por… Në këtë kontekst ka një ndarësi:

Poetë apo shkrimtarë të afirmuar, të provuar që bëjnë art, konkurrues, letërsi intelektuale, që paraprin zgjidhjet; krijues të tjerë në formatim, që tentojnë të arrijnë të parët, por që e kanë shumë vështirë, pavarësisht nga fryrjet dhe shtrëngimdorëshi; krijues që shkruajnë një poezi të kultivuar duke u bazuar në folkloristikën e pasur të trevës, dhe krijues të motivuar amatorë, që janë ndoshta të shumtë, vetëm që dëshirojnë të futen në pistë. Ekzistojnë dhe bardët (krijuesit popullorë), të cilët krijojnë këngë popullore apo vjershërime të këtij stili, zhanri. Dhe së fundi edhe njerëz që kanë dëshirë të vargëzojnë dhe të provojnë se edhe ata shkruajnë dhe transmetojnë thjesht ndjenjat e tyre nëpërmejt vargut… dhe të tjerë që s’thonë asgjë, sado që përpiqen dhe sado që të ndihmohen. Në vëllimet e shumta të botuara i gjen të gjitha kategoritëe lartpërmendura, të cilët edhe janë nxitur nga krijuesit e vërtetë për realizuar atë, që quhet “demokratizim i vlerave letrare” për një pjesëmarrje totale në krijim, duke u nisur nga ajo që kanë vlerën e tyre dhe “përrockat”, të cilët derdhen në letërsinë “mediokre”…

Në këtë antologji janë marrë parasysh të gjjitha këto, që përmendëm më lart dhe është vështirë që një lexues i thjeshtë apo një sudiues që ka kapërcyer “harkun kohor të vlerësimit” mund të kuptojë këtë “diagramë” të përdorur. Këtu nuk flitet për dëshira dhe nuk spekulohet në dëshira dhe në përmbushjen meite të tyre, por flitet për një shkallinë përcaktuese. Secili ka vend në këtë “hapim”, në këtë “rendje”, në këtë korsim, por kjo varet nga inteligjenca e mendimit dhe sa është i aftë të shpaloset.

Duhet theksuar edhe ajo më qenësishmja që është sprovë për çdo krijues: sa e përcjell vlerën e krijimit, sa konkuruese është ajo në shkëmbimin universal të vlerave… Disa krijues zagoritë këtë e kanë arritur duke konkurruar denjësisht sot me krijuesit e botës… Le të shpalosim një “përvijim” të Letërsisë Zagorite në shekuj, një nismë e rëndësishme, që natyrisht do të ketë pasimin kohor. E veçanta jonë në këtë Antologji është se këndvështrimi ynë është rritur, duke përfshirë këtu edhe krijimet e autorëve të fshatrave, të cilat administrativisht bëjnë pjesë në krahinën e Malëshovës, që janë pjesë natyrore e luginës së Zagories.

Kristaq F. Shabani, Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë me qendër në OHAJO (SHBA) I.W.A, Anëtar i Lidhjes së Poetëve bashkohorë të Globit W.P.S
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySat Jul 12, 2008 3:05 pm

Fab+i+ola


Të këndvështruarit e jetës me një trajtë e theks dinamike sjell pasqyrimin real të konturimit dhe të dimensionimit intim... Në përmbledhjen poetike me një titullim intrigues "Mos prit të derdh lot virgjëreshe..." i autores gjirokastrite Fabiola Kadëna, ka një stisje melodramike dhe një pazazhim thelbësor, peizazh "moral", ku protagonistja krijon lidhësinë e marrëdhënieve “duet” në një stil krejtësisht vetiak dhe të menduar thellësisht më parë. Hedhja e ndjenjës është realizuar me një penel vetiak, me një paraqitje origjinale dhe një ndërthurje që një lexues i vëmendëshm dhe i pasionuar ndaj sentencës dinamike qëmton kulmimin si dhe nxjerr përfundimin logjik operativ e stimulues në kahje mesazhuese për të gjitha të thënat dhe të pathënat, të burojnë nga buronja ndjenjësore të dritësuara të një pene të hollë. Prirja dinamike vërehet në raportet e feminilitetit me ambientin shoqëror, ku sentenca tipike "Bota më çmend me opinione gërmadhë dhe fundërrinë..." evidenton thashethemnajën prekëse sinqeritetin, që kërkon të krijojë "rrethe vicioze për prangime ndjenjash". Vetë konstatimi domethënës që në këtë skenë të asgjësë janë dy interpretët realizues për të mbushur boshatësinë e asgjësë, pra preferimi për të qenë diçka... Në këtë vëllim poetik, ka një substrat përmbledhës, ku dy kahjet e bashkësisë njerëzore përfaqësuese dinamizojnë, protagonistojnë dhe përfaqësuesja e feminilitetit, në këtë rast autorja tregon vitalitet dhe jetëgjatësi në këtë botë asgjëje, që duhet të transformohet me guxim në botë të gjësë... Vetë frazimi figuracional i përkufizimit jetësor: “Autostrada e pafundme tek rruga e jetës më çon, atje tek vdekja që e mendon të largët... paçka se protagonisti tjetër nuk sheh “qiririn” që fiket, por endet në një endje meiti... Spikat e thënura me nota realiste dhe përfaqësuese e femrës shqiptare, e cila kryefjalë ka sinqeritetin dhe çiltërsinë. Haptazi ajo shprehet "nuk jam tipi që qaj”, pra përfaqësuese e qaramaneve, por zotëruese e dinamikës jetësore. Forca e thirrjes së gjinisë përfaqësuese, ndoshta mbetet anonime, por dihet nga e ka burimin vetëtima. Autorja kërkon të japë mesazhin e madh të një lidhësie sinqerore dhe këtë kërkon edhe nga gjinia tjetër të respektojë çiltërsinë, dashurinë e sinqertë, që thur përherë ëndrra të bukura dhe që tradhëtia është rrëzimi i shkallës së ngritjes. Do të qetësojë detin, brengën e shpirtit, të rifreskojë kujtesën me “shiun dashuror” në një ditë mesjave të shenjtë, por evidenton edhe gënjeshtrën e një dite që vellua e bardhë e nusërisë ishte false, ajo e kundron lumturinë në një tretje diku, në një boshllëk të ëndrrës së prishur me qiell të vrazhdë dhe imazh që ripërsëritet, pasi largesa kohore dhe e ndjenjës e zbërthen dhe e shndërron në konture të padukshme. Autorja pazazhon për sy që mbeten të ëmbël, për dashuri të kaltëruara, për shira të ëmbël, për zhytje në ëndërrim, për shfletim ditari me data ngacmuese në të dy kahjet.





Mesazhe të ndritshme dhe një leksionim poetik për moshën delikate në drejtim të lidhjes në fushën ndjenjësore



Nga vetë natyra, temperamenti “Albiona” ka përqafuar poezinë lirike të pasur në ndjenja dhe në shpalosje të çiltërsisë së moshës së saj. Është e privuar për të kapur tema të larme të moshës; të shprehë figurshëm pikëngritjen, pikëvalimet, pikërëniet, duke e vendosur veten figurativisht në protagonistimin ndjenjësor dhe si rrjedhojë jep mesazhe përjetimi të lidhjeve dashurore, të ngërçeve të tyre, të lidhësive të ngushta në fillesë, të mosseriozitetit dhe të largësisë së beftë, pa etikën e nevojshme të lamtumirës, duke lënë në pritësi stacionare "të dashurin" apo të dashurin", një nga protagonistët e kësaj lidhjeje , që këputet kaq papritmas dhe lotët shpërthejnë në hapësira ndjesore, në risjellje kujtimesh, në analiza të mëvonëshme deduksionare, në skenarizimin e gënjeshtrës dhe e humbjes së vitalitetit të fjalës më të përdorshme në tregimin dashuror, erotik "Të dua!", e cila e humb vitalitetin, bie nga "froni”duke ia marrë spektrin. Duke përdorur një simbolizim dhe duke klasifikuar, analizuar protagonistët , ajo veçon sensin e saj, i cili tregohet më i “dobët”dhe më përkushtues në përballimin me rënien kurbuese të pikut dashuror. Duke njohur psikologjinë femërore, për vetë moshën e saj shumë të re si dhe duke përjetuar edhe "dramat" e bashkëmoshatarëve të saj në këtë sistem "paradë" të erotizmit të lirë, të shfrytëzimit të lirive individuale, të hapësirës së krijuar për të mos u futur në jetësinë private, të rasteve spekuluese dhe të pakëshillueshme, të vetveprimit edhe sakrifikues, autorja zbërthen qëndrimet e prera, por edhe ato pikpyetje- qëndrime të mos veprimit aktiv dhe vrapimin deziluzionar të aktit largues dhe tallësisë individuale, të përdorimit të mashtrimit dhe lojës aktoreske në procese dashurimi meite, jo në pamje , por në esencë. Duke përdorur figura apo më shumë gjendje, sidomos pikëzimi lotësor, pyetjet retorike, daljen në sipërfaqe të ndjenjës së mbytur, lëshimet e ngrohta të momentit, përkëdhelitë absorbuese, shumë thithëse nga një palë dhe tronditëse nga pala tjetër, Albiona, e futur në lojë, lot me “rol" patetizëm, aktorizëm dhe dashurim, tej klasik... në këtë sprovë të saj poetike që ka frymëmarrje. Nëse bëhet një analizë e hollësishme e vëllimit është një kompozicion jo i trajtesës klasike, por me elementë të shumtë ndërthurës, ëë shkaktojnë prurje të reja mendimesh, por edhe të reflektimit të qëndrimit “kokëfortësor”, që paçka nga largimi i "dashurorit" të shtirë, ekziston "ora" e kthimit, ku akrepat e kësaj ore notojnë lagësisht në hapësiirë lotuese, pasthirrmimi, tronditjeje, por edhe qëndrimi jo të prerë tërësisht me thikë... Është e rëndësishme të theksohet se në pamjen e parë duket sikur poezitë e këtij vëllimi ngjajnë motërsisht, por syri i mprehtë dallon veçanësinë, dallon substratin si dhe tehun goditës, duke realizuar kështu qëndrimin mëvetiak. Vëllimi në përgjithësi ka më shumë tonalitet logjik, zbërthyes aktiv, dramacitet, prurje , lëvrim të gjendjeve, kjo realizon apo plotëson edhe ndonjë mungesë, që vërehet në drejtim të figurimit, krijimit të ikonave figurative, që në disa vjersha të këtij vëllimi janë prezente, të qenësishme dhe të shkelin syrin petalor. Kjo duhet të jetë një objeksion i mëtejshëm i përvijimit poetik të Albionës, e cila me potencën mendimore, i ka mundësitë e dritimit figurativ.

Si përfundim logjik duhet të themi se një sipërrmarrje e tillë duke “protagonistuar” e duke marrë përsipër individualitetin e veprimit, që s’ka të bëjë me jetën reale të vetë autores, jepen mesazhe të ndritshme dhe një leksionim poetik për këtë moshë delikate në drejtim të lidhjes në fushën ndjenjësore.

Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Ndërkombëtarë I.Ë.A, Anëtar i Lidhjes Bashkohore të Poteve W.P.S



Gjirokastër, janar 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySat Jul 12, 2008 3:05 pm

Bota shpirtërore e fokusuar në aspektin ndritës letrar



Bota shpirtërore ka një pafundësi të pagjetur, pasi individualitetet e krijuara mbartin në vetvete pafundësi të paeksploruara… Ajo është e prirur të gjendet para spikatjes së një hulumtimi të organizuar edhe në aspektin poetik. Poezia me vibrimin e saj ndjenjësor, me elegancën e shprehjes nëpërmjet fjalës së artëzuar, në të quajturin figuracion të mahnit me atë nektarizëm të prurjes shpirtërore që të befason, të ndrit, të sinqerizon, të çiltërson, të rrëmben, të trondit, të ylberizon, të bukurizon, por edhe t’i nxjerr ndjenjëzimet diamante në partiturat e notëzuara që të lexohen me stil dhe mënyra të ndryshme, duke të lënë hapësira, por njëkohësisht të të emocionojnë, të të romantizojnë, të të lirikëzojnë shpirtërisht, por njëkohësisht të sjellin mesazhe ndërvepruese e fluturuese të ëmbla apo të hidhura. Janë botë që ikin, por lënë kujtesën, janë botë të pafundme që vijnë dhe krijojnë epërsinë, por edhe ruajnë vlerën e të shkuarës, pa e meremetuar e duke e shikuar me sy krtik realist, por nismojnë edhe për praninë e elementëve të rinj të përparesës.

Janë kraharorë, krahë të fuqishëm, që përcjellin mesazhe të stilizuara zemrash, përvoja vetiake apo të hulumtuara. Një jetë, që vibron me sy qiellorë engjëjsh, të cilët sjellin pazazhe zhbiruese, jetuese e shpresimi…

Ky “dyfjalësh” i autores së re Blerina Govaçi sjell përsiatje të tilla të sfondit hulumtues, që protagonistojnë, por edhe të ndjesive vetiake me një psikologji letrare, që ndikon në dylidhësinë e proceset e një maturie dashurore me normativa të reja. Bota e bukur, pasionante, kërshërore e autoritare e Blerinës shpaloset me një magjizëm rinor, domethënës, që do ta kishte zili çdo përfaqësuese e kësaj bote rinore, e cila protagoniston dhe mesazhon ide të reja.

Të folurit çiltër është një anë, sa esenciale, aq dhe e domosdoshme për të krijuar “fizionomi” të bukura në këtë lidhësi, ky kryefjala e saj është ai Dyfjalësh, që përsëritet e përsëritet në pambarim. Ky titull është një titull kodik…

Futuni në substratin e tij dhe do të ndjeni kënaqësinë e munguar estetike të zbërthimit të kësaj Kryefjale jetësore të pavdekshme, e cila, padyshesë, ka dhe gjurmimin e përfaqësuese nga kryeqyteti i intelektit shqiptar, Gjirokastra.

Qëmtimi i këtij spektri lë mbresa dhe hapon në trajektoret e mbartjes shpirtërore.

Kristaq F. Shabani, shkrimtar, poet

Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Ndërkombëtarë I.WA

Anëtar i Lidhjes së Poetëve Konteporanë W.P.S



Gjirokastër, nëntor 2007







The spiritual world focused in the shining literary aspect



The spiritual world is endlessly deep, because the created individualities carry in themselves unexplored infinities… It is inclined to be before the prominence of an inquiry organized in the poetic aspect. The poem with its sensational vibration, with the elegance of the expression through the artistic word, in the so called figuration it amazes you with that nectar of the spiritual bearing that shocks, enlightens, purifies, beautifies, captivates and reveals the golden feelings in the orchestrations of musical notes to be read in different styles and ways, creating spaces, and at the same time provide great emotions lyric notes and romantic feelings, at the same time bring along with them interacting flying messages be them sweet or bitter. These are worlds that go away, but they leave behind them the memory, there are endless worlds which come and create the superiority, yet they preserve the value of the past, without mending it and looking at it with a realistic critical eye. They initiate the new elements of progress.

They are powerful bosoms and arms which deliver stylized messages of hearts, personal experiences or researches. A life which vibrates with celestial angelic eyes which bring piercing, vital and hope-giving passages…

This “two words” of the young poetess Blerina Govaçi brings along such deep thoughts of the investigating background, which play the protagonist, but even the personal feelings with a literary psychology, which has their impact on the double relation and the processes of an amorous maturity with new norms. The beautiful, passionate, curious and authoritative world of Blerina unfolds itself with a youthful and meaningful magic, which would have been envied by every representative of this juvenile world, who plays the protagonist and delivers new ideas.

The honest expression is an essential and necessary way to create beautiful "physiognomies" in this relationship, subject of which is that "two words" which is repeated unceasingly. This subtitle is a codex title…

Enter in its substrate and you would feel the absent aesthetic satisfaction of the analysis of this immortal vital Subject, which, undoubtedly, contains the investigation of the representative from the capital of the Albanian Intellect, Gjirokastra.

The intention of this specter leaves impressions and steps into the trajectories of the spiritual possession.

Kristaq F. Shabani, writer, poet
Member of the International Writers Association I.W.A.
Member of the World Poets Society W.P.S


Gjirokastra, November 2007









Bukuria dhe thirrja për një shpirtëzim të pastër,…

U takuan rastësisht, atje ku bregdeti luan me detin. I ngulën njëri – tjetrit shikimet. Shikimet u puthëruan dhe lidhën pikërisht aty, në atë mjedis këndvështruar shumë, me një panoramë bindëse mahnitëse. Ishin shikimet e vijësisë së jetës. Jeta e tyre të mos ishte e vakët, jeta e tyre të kishte ngrohtësinë shoqërore të njohjes dhe të precipitimit miqësor… Dhe, pikërisht në këtë panorama, u betuan se do të ishin vetëm shokë e pastaj miq… U futën në botën e njëri tjetrit, i tregonin njëri - tjetrit rrëfenja nga më intimet, që s’ia kishin thënë asnjë tjetri… Dhe bota e tyre kishte filluar të “zhvishej” nga sekretet rinore të botës së tyre të ndjenjëzuar… Nuk mund të rrinin njëri pa tjetrin. Kur mungonte njëri, tjetra mendonte për të dhe lëshonte sinjalin në eter. Kur mungonte njëra, tjetri ndiqte të njëjtën rrugë, të njëjtën frymëmarrje udhëtimi. Takimi i Njërit me Tjetrën ishte një domosdoshmëri jetësore, bashkonte dy pika të largëta por të ndritshme horizonti të vendit dhe dy yjet shkëlqenin. Betimi qëndronte si një vijë e paprekshme: “vetëm shokë”, vetëm shikime, vetëm përqafim, vetëm lodrime me sy dhe … “Mos”… Por një ditë, ai gaboi. E prishi betimin, e shkeli atë dhe dha një puthje në buzët e saj… Në atë çast ndritën sytë…shkëlqyen 365 ditë të vitit, shpërthyen mijëra gonxhe, filluan të vijëzoheshin ndjenjat… Ata po e shikonin njëri - tjetrin tashmë ndryshe… Betimi ishte thyer si një qelq… Dhe ajo e dha puthjen e përflakur… Po hidhnin hapin për më tej… por më vonë ndodhi ajo që forca e betimit e tjetrës ishte më e fortë se puthja… Qielli u vrejt, retë shtëllungore nxituan të sillnin pasazhe keqklime dhe në këtë qiell kumbues u shkrua me gërma tjetre: “Lamtumirë!” Dhe u lëshua thirrja revoltuese: “Mallkuar qoftë ajo puthje, që shëmbi ndërtesën shpirtërore!” Dhe filloi ndarësia dhe dhimbjet e shpirtit të sakatuar, lotësitë dhe pritjet…

Autori i ri, Saimir Sadikaj, ka trajtuar një temë në tillë në këtë libër, ku ai vendos veten protagonist, duke treguar se personazhi “UNË” është i butë, i brishtë, tolerant, pranon gabimin, kërkon faljen, krijon një “element mashkull”, vuajtës në këtë “planet” që quhet “DASHURI”; ka një nuhatje që anon edhe nga ana e feminilitetit, pra pak a shumë bën një ndërrrim vendesh në protagonizmin dashuror dhe këtu qëndron dhe forca e këtij vëllimi modest në artin krijues, por me ritëm në aspektin psikologjik e veprues.

Vetëkuptohet që në kësisoj rastesh ka shpërthime e pasthirrmime, vuajtje, përbetime për kthesë, lot dhe kërkim me çdo kusht për rikthim tek pika e bukur e nisjes… Kërkimet e papritura për ribashkim zemrash, tejsakrifica që ngandonjëherë duket të plotuara, por përsëri thirrje dhe apelime tek një zemër që rreh me ritmin e tik-takeve të tjerës. Është thjesht një dashuri, që kalon nëpër ekstremitetet e saj shpirtërorë dhe apelon. Natyrisht këtu qëndron dhe bukuria dhe thirrja për një shpirtëzim të pastër, që rrëfen për një provim “ngelës” dhe një tentativë të vullnetshme për të “ngjitur” atë ndjenjë të thyer nga njëri, por për ta ngjitur përsëri nga ai. Në vëllimet e tjera jemi ndeshur me qëndrime të tjera analoge, por nga pozicioni tjetër.


Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S





Gjirokastër, qershor 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySat Jul 12, 2008 3:06 pm

Beauty and the call for a clear inspiration …



They met by chance, there where the shore plays with the sea. They stared at each-other. The looks kissed and pledged at that particular environment, with a persuasive amazing landscape. They were the looks of the continuance of life. Their life not to be just so-so, .their lives need to have the friendly warmth of recognition and friendly precipitation… And, exactly in that landscape, they took the oath that of being friends in the beginning and later bosom friends… they entered into each-other’s worlds, told each-other the most intimate stories, that they had never told to anyone else … and their world began to “to get undressed” from the youth secrets of their young sensible world … they could not live without each-other. When one of them was absent, the other did the same thing, the same breathing of journey. Their dates were a necessity of life, they joined two distant points of the horizon of he place and the two stars shined. The oath stood like an unsurpassable line: “only friends”, only looks, only hugs, games with eyes and … “Don’t”… But one day he made a mistake… He broke the oath, stepped on it and gave her a kiss in her lips… at that moment his eyes shined… the 365 days of the year shined, a thousand buds burst, feelings began to take shape… They began to look at each – other differently … The oath was already broken like a glass … And she gave back the fiery kiss… They were progressing fast… but later it happened that the power of oath was stronger than the kiss… The sky darkened, the billowing clouds hurried to bring along passages of bad weather and on this echoing sky was written: “Farewell!” And the revolting cry was released: “damned be that kiss that demolished the spiritual building!” and began the separation, pains of the crippled soul, tears and expectations…



The young author, Saimir Sadikaj, has treated such a subject in this book, where he puts himself as a protagonist, by telling the reader that the character “I” is a mild, fragile and tolerant character who accepts his mistake, apologizes, creates a “male element”, sufferer in this “planet” called “LOVE”; he has an insight that more or less has a bias towards the feminism, thus more or less he makes a change of places in the protagonist of love and here dwells the power of the modest volume in the creative art, but rhythmic in the psychological and acting aspect.

It is self evident that such cases result in bursts and interjections, suffers, oaths for repentance, tears and sighs, and seeking in any condition to return at the beautiful point of the start…



Endeavors for reunion of hearts, sacrifices that sometimes seem fulfilled, yet calls and appeals to a heart that beats in the same rhythm with the other’s heart. It is simply a love affair, which passes through its spiritual extremities and appeals. Naturally, here stands the beauty and the call for a clear inspiration, that narrates a “failed” story and an willing endeavor to “raise” that feeling broken by the other, and bring it back to the shape it was when it started. In other volume we have encountered with analogue stands, but from the other position.





Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S





Gjirokastër on June 2008
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Një formë e re e paraqitjes së ndjenjës poetikisht   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySun Jul 13, 2008 2:20 pm

Kristaq F. Shabani



Botësirë

Mendje cung,

dorën cung ,

ora 12-5,

3x4= 16



“Eol të falem”,

formë e re vetiake e paraqitjes së ndjenjës grafikisht dhe ndjenjësisht

fragment nga vëllimi poetik i botuar, jo vetëm në Shqipëri , por edhe në vende te tjera.

Përshëndes me këtë tufë gjithë forumistët e Bashkimit Kombëtar…



III. E MËRKURË



11. Lumi mitologjik

rrjedh në botën e Detit të Yjeve,

T Yjet mbyten,

I lëshojnë nga sytë xixa…

R Ah, Tiraidë morale,

A

N Ç’më sakaton!…

I

D

Ë



12. Dama zbrazet…

Ku të ulet kalorësi,

V veç vitheve apigrame të grave?

I A mund të kalërohet pa vithe KALI?

TH

. Ku mund kalorësi të mbahet

. veç me duar shtrënguar

në frëngjitë e gjinjve bronzuar?…



Poet, ç’kërkon kaq vonë në rrugë?

Qëmtimi i rrit degët gjelbëroshe,

Nata hemoragjion…

seks!



13. Hipokrizia lëshoi

zagarin e dytë

H dhe vjedh faqas duartrokitjet e babushëve,

I Të pranishmit rrëmbehen dhe ndizen,

P Zagari lëshohet të kapë

. gjahun luleshqerrë…,

.

. Hipokrizia ndez, fërkon

unazën e florinjtë,

dhuruar në martesën jeramadë

nga prindërit e bashkëshortit QEN race

Afrike…

Nga kulla “Ejfel”

“Parisi” trembet!



14.

Mbjell “vreshtat”

P të thith musht nesër,…

U Mendimi veten e përkëdhelka,

L tek sheh pulpat femërore në rritje,

P të fqinjës sykaltër,

A që hedh shikimin tinëz!

Pa pulpa të tilla

mos ma lini Botën!





IV. S E ENJTE



15.

E Elegji e gjatë për Hipokrizinë,

L vitrinat qajnë çmimet…



E O mbrojtës me llërë hënoshe,

T shtatyjëshin e keni zbetur,



Sytë e tyre çjerrë

ngjasojnë me nota muzikore

humbur kurmin…







16. Krizalidë e larme

R kë nuk gëzon,

E I denji për ty nuk qahet

F se në sekondë

R e hip në avion…

E

N Krizalidë e larme

nanurit me vello mistike

hajmalinë e lartësimit…



Në shtatin plep

tund krifën!



17. Sensualizimi – rrugë e nxehtë,

S frazë në temperaturë vlimi,

E atje për pushtet,

N Sforcë e sprovë dashurie,

S Livadhi “lulet” humbet!

U

A

L

E



18.



Unë vetëm buzët e mia puth,

por edhe buzët e pyetjes mund!

Jam tregtar misteri…



19.

Q Urata kungonte dhe puthte,

I Gruan (“e përdalur”) të fshatit

E Perdet, “kurtinat” rrëzoi organoja,…

LL Urata doli në “qiell” të hapur!



20.

Heq orët e errëta të natës,

S Dimrit ia heq ngricat

E tek puth buzët majoshe,

L tek duart ngroh me cicat!

I Oh, seli e epshit e shpejtë

nuk më zë dot rob!…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySun Jul 13, 2008 2:26 pm

Shënim: Zbulojeni titullin në pamjen nga djathtas, pasi në paraqitjen grafike nuk u paraqit si duhet.(Kupto pikën e horizontit Perëndimin)
Faleminderit Kristaqi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptySun Jul 13, 2008 2:32 pm

LËVRIMI I PROEMËS NJË MODUL, PREFERENCË E POETIT”




Në vëllimin poetik “Në qiell pa faj”, një nga karakeristikat më të forta të tij është ndeshja e proemës si një gjini e veçantë poetike. Nuk kemi ndërmend të bëjmë historik për proemat, kohën e lëvrimit të tyre nga shumë krijues gjatë kohrave, por të evidentojmë praninë e tyre në vëllimin “Në qiell pa faj” (Çelsëron Planeti). Veçse duhet të dimë që proema si gjini është shumë e vjetër. Ajo gjen përdorim sidomos në letërsinë franceze e tjerë.

“Për mua, thelbi i poezisë nuk është muzikaliteti metrik, - thotë Pierre Alferi, - por është poeticiteti, mendimi dhe ndjenja me intesitet të lartë, imazhi shkrepëtitës, befasues”.

Jean Orizet ka shkruar: “Veç kësaj vallë a do ta dimë ndonjëherë ç’është poezia? Prej kohësh, janë rrekur ta përkufizojnë shumë veta. Ata kanë kapur veç një shkëndijë nga ky zjarr i madh, i gjallë. Si mund ta përkufizosh zjarrin? Poezia, ajo e vërteta, ngaherë ka qenë thelbi i njeriut.”.

Njohësit e letërsisë e dinë se proema në prozë është më e hershme se krijimtaria e Ponge-it. Në kuadër të letërsisë sonë, proema në prozë ka shkruar qysh në shekullin XIX miku i Guillaume Apollinaire-it, Faik Konica. Këtë formë poetike, e ndeshim edhe në krijimtarinë e Fan Nolit, Hil Mosit, Gjikami-t. Kemi bindjen se shkëlqimin më të madh proemat në prozë e ka arritur te “Drania” Martin Canaj, njëherësh një kryevepër e këtij poeti dhe e letërsisë shqiptare.

Kryeneçësia për ta detyruar poezinë tonë të ecte me hap rreshtor, na kujton një varg të Paul Morand-it “Nuk duhet t’i vësh fjalët në kolonë për katër…” Me substancën dhe fakturën e saj epike, proema ka përparërsi ndaj lirizmit narcistik apo minimalist. Pra proema është një formë e veçantë poezie që ka të drejtën e saj të qytetërimit të ekzistojë edhe në letërsinë tonë.

Proema s’është gjë tjetër veçse poezi në prozë, që ka vijë melodike, ritëm, rimim të padukshëm dhe intonacion të brendshëm dhe i shkon më së miri interpretimit dramatik.

Edhe gjatë periudhës që shkoi pak poetë e kanë përdorur proemën, pasi konsiderohej si të shkruar “tabu”, e pakonceptuar mirë, si prozaizëm, prolikse, e tjerë, por më e theksuar kjo vërehet në letërsinë shqipe tek veprat e botuara kohët e fundit me titull ‘Proema” të Andon Paplekës dhe “Virtyt i gënjyer” Gjashtëtip, Antologji vetiake, si romani “Kryefjala e Fatales” e Kristaq Shabanit. Duhet theksuar se në të kaluarën tipëzime të tilla gjinish konsideroheshin moderniste dhe të pakuptueshme duke sulmuar haptaz autorët e ndryshëm, të cilët nuk i lejonin të krijonin sipas linjës së sponteitetit, duke i bindur për të ecur në korsi të programuara. Këto forma quheshin të sforcuara dhe aspak bindëse dhe të pabotueshme. Tashmë shfaqet edhe autori Osman Buzo me dy proemat e tij “Dorianadë” dhe “Safo” ku është punuar me një stil të gjetur, të kërkuar, për të shprehur substancën letrare me një gjuhë koncize dhe figuracion të pranishëm.

Duke u nisur nga fakti që në auditorin e nderuar ka edhe të tillë, që nuk kanë informacion për proemat, do të interpretohet njëra prej proemave të këtij vëllimi: “Safo”, për të krijuar një bindje dhe për të rritur informacionin letrar. Fillimi i lëvrimit të proemave do të bëhet një dukuri prezente e Lidhjes sonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Sqarim   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 EmptyMon Jul 14, 2008 12:38 pm

Ju lutemi vendoseni mire faqen time ne internet http://kristaniada.tripod.com per te dhene mundesine e kontaktimit dhe te zgjerimit te njohjes.
Kristaq F. Shabani

Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Untitled.jpg.w300h305



Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Untitled3
[size=9]

[size=16]* *
*
[
Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Untitledfghfxgj/size]

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
Sponsored content





Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Poezi Trinomi i cicërimës   Poezi Trinomi i cicërimës - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi Trinomi i cicërimës
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» Poezi - Eva Sotiri
» POEZI
» Hajk
» Krijime nga Jorgo S. TELO
» Poezi e vendlindjes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: