Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit

Shko poshtë 
5 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyFri Jul 18, 2008 11:57 pm

Përpjekjet dhe luftërat heroike të popullit shqiptar kundër një koalicioni të tërë armiqsh pasqyrohen gjersisht dhe flakë në këngët poullore historike të periudhës së Rilindjes Kombëtare.
Këngët popullore historike të periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit janë jehonë e drejtëpërdrejtë e përpjekjeve të gjithanshme dhe e luftërave të pabarabarta që bëri populli shqiptar për mbrojtjen e trojeve të veta për liri e pavarësi kombëtare. Tradita popullore, duke i trashëguar nga një brez te tjetri, ka ruajtur dhe përjetësuar në formë artistike kujtimin e atyre ngjarjeve epike, të atyre aspekteve të luftërave për liri të periudhës së Rilindjes....

Të nderuar forumistë në këtë temë mund të japim mendime se; ç'rol lujatën këngët popullore në luftën për liri dhe ruajtjen e tërsisë teritoriale të vendit.

... Ja ka dhënë besën Dugagjinit,
mos me ia lshue tokat llatinit,
tokë llatinit mos me i lanë
pa e mbushë vorre an' e m'banë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptySat Jul 19, 2008 12:13 am

lidhja e prizerenit pershkruhet me se miri ne Lahuten e Malsise, e ka nje kapitull ku flet per kete ngjarje dhe mendoj qe e pershkruan shume mire, normal qe gjergj fishta gjithe vepren e ka bere ne baze te kengeve popullore
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptySat Jul 19, 2008 12:16 am

rolling shkruajti:
lidhja e prizerenit pershkruhet me se miri ne Lahuten e Malsise, e ka nje kapitull ku flet per kete ngjarje dhe mendoj qe e pershkruan shume mire, normal qe gjergj fishta gjithe vepren e ka bere ne baze te kengeve popullore

Është mirë rolling nëse ke mundësi të sjellësh ca rreshta nga libri "Lahuta e Malsisë"... nëse ke mundësi të lutem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptySat Jul 19, 2008 12:25 am

shkrepi djelli buzes cukalit
eja te kendojme oj zana e malit
eja te kendojme me lahute te malsise
si ata krenat e shqiptarise
qe ne prizrend na jane bashkue
per me fole me bisedue
shqiptarine se si me pshtue
prej qapojve te malit te zi
qe ka dyndun top e ushtri
me hi ne plave, me hi ne guci
ka marre shkodren me malsi
der ku dan vendi me dri
se po thojne mbreti i stamolels
dore i dhanka knjaz nikolles
me ndeze zjarm a nej votra tona
me nga qete aj ne ara tona
me ba dru ne zabele tona
me lujte shkjau harushe nder
ne thue se ska shqiptar mbi dhe
po po kish besa shqiptar
kish shqiptar zemerbujar
qe spo u tutshin kta me deke
nerz me i pase ntoke me i preke
porse qe qaj ali pasha
qe fort ka vra ato vetlla te trasha
ka vra vetllat e a idhnue
burri i botes kur ka ndigue
qe ne berlin asht ba pleqnia
nen kame te shkjaur me u vu shqipnia
edhe peje trimi ka dale
tan shqipnise i ka qu nje fjale
shka' kry e bajraktar
fill me dalun ne prizrend
e me ngrefe aty kuvend
E si motit për për Atdhe
Me lidhe bese me lidhun fe
Bese e fe me lidhe Shqyptare
Se pa dalë Shqypnija fare
Sa qe nn fushe as ne zabel
Mos te lehe ma qen ne stel
Mos t kendoje as pule as gjel
Vendin thuejve mos mu a lshue
Shkjaut për t gjallë mos më ju shtrue
............................
qohen krene e bajraktare
agallare e pashallare
me vojvode e me begllere
trima nza burra me ndere
larg tpermendun per urti
larg te lypun për pleqni
e kush tok e kush pa shok
si ata hyjt qe shkrepin nqiell
ne prizerend na shkuekan fill
.....................
e si tok na jen bashkue
trimat nkame atehre jane que
e kane dale ne log te kuvendit
nato mojet e prizrendit
ku kan ndejtur rend mbas rendi
me ali pashen ne krye te vendit
..........................
a e sheh at burre zeshkan
me kolqike e me fistan
qe mka syrin si shigeta
e qe mi bajne gjithe tungatjeta
e qe folka ashtu pa u ze
here tu mate e here tu pre
e prendej ate fjale qe e flet
krajli e mbreti nuk ja shkelt
edhe dera e tij bujare
larg permende eshte ne toka shqiptare
ai eshte trimi frasher begu
qe gjithkund qe e qiti shtegu
i la nam aj toskenise
faqe te bardhe i la shqiperise


kam bere gabime por kete e shkruajta vet nga ajo pjesa qe e di permendsh nga lahuta e malsise.


Edituar për herë të fundit nga rolling në Sat Jul 19, 2008 1:49 am, edituar 1 herë gjithsej (Reason for editing : i shtoj ngapak pjeset)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptySat Jul 19, 2008 12:37 am

Faleminderit rolling për vargjet...

Ja edhe disa vargje

Mark Milani i Malit t'Zi,
-Merr vesh Plavë, merr vesh Guci;
Ta due sillen n'xhami,
Drekën n'Plavë, darkën n'Guci!
-Prim aty, se due me ardhë!
Në kishë t'Deçanit due me dalë!
Se mue mreti m'i ka falë,
t'shtat krajlat m'i kanë ba për hair.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptySat Jul 19, 2008 1:32 am

do te vazhdoj te shkruaj vazhdime te kesaj por tash nuk kam shume kohe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptySat Aug 02, 2008 5:15 pm

Gjysma e dytë e e shekullit të nëntëmbëdhjetë për popullin tonë ,për fatin e tij qe me një rëndësi të veçantë,prandaj edhe vlimet revolucionare për çlirimin e atdheut vinë duke u bërë gjithnjë e më të organizuara sepse lëvizjet e mëparshme shtruan një shtrat të mirë në këtë fushë ,pasi ato zgjuandhe përforcuan ndërgjegjen kombëtare të masave shqiptare .Po në këtë periudhë zhvillohet me një intensitet mjaft të madh kultura shqiptare ,pasi ishte shkolluar një plejadë intelektualësh shqiptarë të cilët ishin në gjendje të shihnin më mirë zhvillimin e ngjarjeve politike në arenën ndërkombëtare .Edhe popujt e tjerë të Ballkanit po bënin lëvizje të mëdha për çlirimin e tyre nga Turqia e kjo ndikoi pozitivisht edhe në lëvizjet patriotike shqiptare .Këta faktor ndikuan në shtimin e kryengritjeve shqiptare kundër këtij armiku shekullor .Epika historike popullore shqiptare tani ka lëndë të pasur për të pasqyruar dhe ajo i përfytyron për mrekulli ngjarjet që pasojnë ..Një këngë e tillë e kohës së Lidhjes së Prizerenit është kënga per vrasjen e Mehmet Ali Pashës në Gjakovë i cili kishte ardhur t'i zbatoj vendimet e Kongresit të Berlinit ;,
-kush e rreh 'i tel për mue ?
Babë Dovletit me ja çue
.se n'Gjakovë më kanë rrethue ,
më kanë mshelun porsi grue ,
është interesant të vërehet se Abdullah Pashë Dreni nga Gjakova ,i cili më parë ishte një nga luftëtarët aktiv të lëvizjes kur i hyri në shtëpi Mehmet A li Pasha u shtërngua të luftoj kundër bashkëluftëtarve sipas kanunit të maleve për mbrojtjen e mikut .Sidoqoftë kulla e tij u rrethua nga mëse 3500malësorë,gjë që flet për përpjestimin e madh që kishin marrë kryengritjet shqiptare kundër zgjedhës turke .Kryengritsit pasi vranë këtë pasha në shenjë revolte dhe urrejtje e vunë kokën e tij në një hu dhe dhe demonstruan nëpër rrugët e Gjakovës ;
Hanm' i Pashës del në shkallë;
-Kuku sot për pashallarë !
ç'na u kan kallë sarajet flakë !
-Hanm' i pashës seç po flet ;
-RRihnja telin Babës Mbret,
Ali pashën ç'ta ka xhetë ?
Me ni hu paska metë .
vazhdon .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptySun Aug 03, 2008 6:07 pm

Vargjet me lartë ishin disa nga vargjet e këngës mjaftë të njohur dhe të dashur për shumë breza ''Ka nji pashë me mytë për vjet ''
Këngët tjera të epikës historike popullore të çerekut të dytë të shekullit XIX dhe të fillimit të shekullit XX janë të lidhura drejtëpërdrejtë ose tërthorazi me Lidhjen e Prizerenit dhe me ngjarjet që pasojnë atë .Dihet mirfilli se lidhja pat dalë me një program të caktuar mirë përmes të cilit kërkohej autonomia dhe më vonë shkëputja e plotë nga Perandoria Osmane .Kështu motivi i epikës historike të kësaj periudhe është lufta kundër Turqisë .Dhe kjo epikë na thotë ashtu siq dimë edhe nga historia se përpjekjet çlirimtare qenë bërëtë pakompromis gjithnjë e më të ashpra .Ky hov kryengritjesh shqiptare Turqisë i solli kokëçarje të mëdha dhe ajo qe shtërnguar të dërgoj forca të mëdha ushtarake kundër shqiptarëve nën komandën e Dervish Pashës të cilit edhe populli ynë iu kundërvu ,dhe nga këto lufta të lavdishme lindi edhe kënga e cila shtoi hovin revolucionar të masave të gjera popullore ;

Qinro plak e ban gajret
s'do ta lam asqerin mret !
Hysen Zmajli i hipi kalit,
i çon fjalë Bajraktarit ;
-Mblidhi burrat e shkepi malit !
Mon Avdija po e pvet fisin ;
-A m'i patë Zmajlin e Micin ?-
-Fyt ëm fyt tha me Dervishin .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptySun Aug 03, 2008 11:15 pm

Priti djemt e mimleqetit

Të shtatë krajlat rrehin telin
-Koka mbledhun krejt Prizereni
ni murtat që e çoi dovleti
ra në Gjakovë te Abdulla Begi
Islam Aga në teqe të shejit
po i thrret Abdulla Begit;
-Priti djemt e mimleqetit
tu kan rras o në derë të haremit
tu kanë rrasë e tu kan afrue
krahtë me i pas me fluturue
gjallë pej kullës s'ju lam me shkue
gjallë pej kullës pashën se lamë
se lamë pashën kurrë për t'gjallë .
Abdulla Begi hyp në shkallë
pe ban pushkë e pe ban piskamë
po don zojat meç me dalë;
-Tash na hipi Muja në saraj
kti Shaq Currit po i çon fjalë
fjalë Shaqirit mi ka çue;
Azgan të madh të kan kallxue
a po vjen me dekë me mue ?
Mimleqeti m'ka rrethue
për ç'at mik që s'desha me lëshue
s'un e lshova un qet mik
se po m'ja nxan djalit sytë
po i thonë baba tu ka koritë
s'kam çka baj veç me dhanë këtë shpirt.
Maxhar Pasha rrinë menue
kush e rreh ni tel për mue
Babë Dovletit me ia çue
se n'Gjakovë m'kan rrethue
m'kan mshel si me kan grue .
-Col Delia synë sahati
lumti goja ,mirë vikati;
-Vet po jes pashë pe çarti .
Man Avdinë po e thrret baj raki
po i rrin n'besë sikur i jati
po i rri n'besë si baba i vet
-Qysh ke njeh yzbashi mbret
fukaranë pse po na e shet ?
Ja ke dhanë besën Dukagjinit
mos me ja lshue tokat llatinit
tokë llatinit mos me i lanë
pa e mush vorre an' e m'anë.

Mund të themi se këngët e kësaj periudhe nisin me aksionin fort të suksesshë të shqiptarëve me vrasjen e Mehmet Ali Pashës .Kjo vrasje pati jehonë të madhe dhe i bindi të tjerët se nuk luhet me fatin e popullit shqiptar .Sipas kënës po ajo ngjarje lajmroi qeveritë e Evropës edhe për një rezistencë të Lidhjes së Prizerenit .Kjo gjithsesi paralajmëron se ata ia kan frikën një tubimi të tillë dhe duhet të punojnë ndryshe për t'i realizuar të gjitha interesat e tyre në dëm të shqiptarëve .Ky program i aksionit të parë luftarak i realizuar me përpikëri jehoi në të gjitha kryeqendrat e Europës dhe në ato të Ballkanit .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Arta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Arta


Numri i postimeve : 760
Registration date : 06/09/2007

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Aug 04, 2008 9:45 pm

Kanga e Ulqinit

Të ejten mbrama në dy sahati
Haxhi Pasha hoq nizamin
o Shkodra e madhe hajde qëlloi gati
i'au zu shkijeve istikamin .

Istikamin tuj gatit
asqeria vjen tuj u avitë
zoti i madh i'au pat fal imamin
se ishalla jan shkue shehit .

O Haxhi Pasha ,shkoi Haxhi Pasha
tuj dhan popullit habere
o çare s'kem pa e lshue Ulqinin
kem Stambollin muhasere.

Ulqinaku tash ia mbrrini
se hala s'ka nisun me fol
o mos kujto se jem veç Ulqini
tash jem lidhë me Shkodrën tonë.

Oshkoj Haxhia ,tuj ik Haxhia
Shkodra e madhe se kan ngu
o t'shtatë kralat n'kambë me u çu
pa kris topi bam s'kena me e lshu.

Kjo këngë i kushtohet luftës të cilën e bënë shqiptarët në vitin 1880 për mbrojtjen e Ulqinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyThu Sep 18, 2008 12:01 am

Pa dyshim se sikur te mos ishin kenget tona dhe shkrimet e fishtes ne lahuten e malcise te cillen e konsideroj si vepren me te shenjte te shqiptarve nuk do te dihej edhe aq mbo lidhjen e Prizrenit...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyThu Sep 18, 2008 2:39 am

Mic Sokoli n'dy tagana
udha e marë i ka thanë nana,
lufto bir ti për shipni,nkoft nevoja me ty vi

Mic Sokoli ni fjal po e flet
po i thotë nanës ti mirë mbeç
Pa u faru malsia kejt,
nuk hyn ktu as krajl,as mret.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyThu Sep 18, 2008 3:41 pm

Me te vertet shume vargje te embla por edhe me te embel e ben vet fakti se jane te shkruar ne GEGRISHT
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyThu Sep 18, 2008 5:15 pm

Mos hi neper shavar se t'ha gjarpni thot populli
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyWed Oct 01, 2008 10:20 pm

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 2:03 pm

"Çudi t'madhe ban Europa
Mic Sokoli permbi topa
kan hyp n'topa e n'jatagana
more u mbush toka me vorre krajlash"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:08 pm

AVDYL FRASHËRI DHE MIC SOKOLI

Haj medet çka me kallxue
Këta ballkana1 n’kamë janë çue,
Në Berlin donë me u bashkue
Kët Shipni për me e coptue.
5 Shpejt u hap ky lajm i zi,
Prej Kosovë deri n’Toskni,
N’tana fiset bytevi,
Anë e m’anë nëpër Shipni.
Mic Sokoli ni burr dai,
10 Mic Sokoli n’kam asht çue
Me Ali Ibrën asht kuvendue,
Sylejman Aga2 tuj u ndihmue,
Tan Malsin t’e e kan bashkue,
Burra t’parë n’Prizren me çue,
15 Për Shipni me kuvendue.
— Avdyl Frashni qysh po na thue?
Avdyl Begi prej Tosknisë,
Konka kanë burri i Shipnisë,
U çue n’kamë, po i flet Malsisë,
20 I lumtë goja, çka i ka thanë:
— Tana fiset gjithka’ janë,
Të krishten’ e mysliman’,
Donë me u mbledh’ n’kuvend t’gjanë,
E me lidhë ni besë të tanë,
25 Me luftue për kët vatan,
Me luftue për kët tokë shiptare,
S’ja lëshojmë kujë për pa dalë fare.

1) Qeveritë shoveniste të shteteve ballkanike.
2) Sylejman Vokshi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:09 pm

AVDUL SHITE PASURINË

Avdul, shite pasurinë,
Një barrë flori,
Hipe vaporrit e shkove,
Vajte në Berli’.
5 Vajte te Bizmarku1 brënda,
Ndenjë në skami.
Ç’të pijen edhe të thanë:
Djalë, nga je ti?
Unë jam nga Shqipëria,
10 Avdul Frashëri.
Ju lutem, shikoni mirë,
Ju për Shqipëri.
Mos e bëni copa-copa,
Sikur s’ka njëri.
15 S’jemi grekë as bullgarë,
As prej Malit Zi;
Jemi vetëm shqipëtarë
Dhe duam liri;
Të rriturë n’ato male,
20 Me libra në gji.

1) Kancelar i Gjermanisë, kryesues i mbledhjeve në Kongresin e Berlinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:09 pm

VRASJA E TELEGRAFISHT TË MEHMET ALI PASHËS

Me ’izet e shtat’ gusht, sahati tre,
Në Prizren kish ra rrafë.
Me të shtimet e kapaklisë,
Ish vra telegrafist i Turqisë.
E kish vra nji trim lumjan,
Ramadan Zaskoci1 i kanë pas’ thanë.

1) Ramadan Zaskoci zbatoi vendimet e Komitetit të Lidhjes së Prizrenit dhe vrau më 27 gusht 1878 në Marash të Prizrenit telegrafist in e Mehmet Ali Pashë Maxharit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:10 pm

PRITI DJEMT E MIMLEQETIT

Të shtatë kralat rrahin telin:
— Koka mledhun tanë Pezreni!1
Ni murtat çi çoi dovleti,
Ra n’Xhakovë tu Abdulla Begi.2
5 Islam Aga3 n’Teqe t’Shejit,
Po i thrret Abdulla Begit:
— Priti djemt e mimleqetit,
T’u kanë rrasë në derë t’haremit,
T’u kanë rrasë, t’u kanë afrue,
10 Me i pasë kraht me fluture,
Gjallë prej kulls s’ju lamë me shkue:
Gjallë prej kulls pashën s’e lamë,
S’ë lamë pashën kurr për t’gjallë! —
Abdulla Begi hip në shkallë,
15 Pe e ban pushkë, pe e ban piskamë,
Po donë zojat meç me dalë:
— Tash na hipi Muja n’saraj! —
Kti Shaq Currit po i çon fjalë,
Fjalë Shaqirit m’i ka çue:
20 — Azgan t’madh t’kanë kallxue,
A po vjen me dekë me mue?
Mimleqeti m’ka rrethue,
Për çat mik çi s’deshta me e lshue.
S’un e lshova un çet mik,
25 Se po m’ja nxanë djalit sytë,
Po i thonë: Baba t’u ka koritë;
S’kam çka baj, veç me e dhanë ket shpirt. —
Maxhar Pasha rrin mendue:
— Kush e rreh ’i tel për mue,
30 Babëdovletit me ja çue,
Se n’Xhakovë me kanë rrethue,
Më kanë mshelun porsi grue. —
Col Delia,4 synë sahati,
Lumt-i goja, mirë vikati:
35 — Vetë po jes, pashën pe e çarti! —
Man Avdinë5 po e thrret baj raki,
Po i rrin n’besë sikur i jati,
Po i rrin n’besë sikur baba i vet.
— Qysh ke njeh, yzbashi mret,
40 Fukaranë pse po na e shet?...
Ja k’dhanë besën Dukagjinit,
Mos me ja lshue tokat llatinit,
Tokë llatinit mos me i lanë,
Pa e mushë vorre an’ e m’anë!

1) Lidhja e Prizrenit me 1878.
2) Abdulla Begi (Dreni) në shtëpinë e të cilit u vra Mehmet Ali Pasha (Maxhar Pasha) më 6 shtator 1878.
3) Një nga udhëheqësit e Lidhjes së Prizrenit nga fshati Batushë.
4) Nga fshati Geghysen-Krasniqe.
5) Trim nga Malësia e Gjakovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:10 pm

TË SHTATË KRALAT RREHIN TELIN

T’shtatë kralat rrehin telin:
Na u ba Lidhja e Prizerenit.
Ni murtat, po, na çoi dovleti,
E çoi n’Gjakovë te Abdulla Begi.
5 Priti djemt e memleqetit,
T’u kanë rrasë te dera haremit!
T’u kanë rras, t’u kanë afrue,
Kraht m’i pasë me fluturue,
Gjallë, bre pashë, nuk mun me pshtue!
10 Maxhar Pasha koka menue:
— Kush e rreh ni tel për mue
Bab’s dovlet n’Stamboll m’ja çue:
Në Gjakovë, babë, m’kanë rrethue,
Jam za’ rob, jam mshelë si grue.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:10 pm

KA NJI PASHË M’E MYTË PËR VJET

Të shtatë krajlat kuvenojnë:
— Prizereni shka po thonë?
Ni murtat na e çoi Dovleti,
Shkoi n’Xhakovë të Avdulla Begi.
5 Për dy djem çi kish mas veti,
Shaqir Agën, Bajram Rustemin!
Krisi pushka tu mejtepi:
Po lufton Avdulla Begi,
Për çat pashë çi kish ngat vedi.
10 Çilloi pasha kryçali,
Kish pasë gisht me shtatë krajli,
Lyp hudutin çik n’Malsi.
Çitni futat shpi për shpi.
Shpi për shpi, mahallë n’mahallë,
15 Bini, djem, ju bajraktarët1
Hanm’ i pashës del në shkallë:
Kuku sot për pashallarë!
Ç’na u kanë kallë sarajet flakë.
Hanm i pashës seç po flet:
20 — Rrihnja telin babës mret:
Ali Pashën ç’ta ka xhetë?
Në ni hu te paska metë.
Kështu Shqipnia kish pasë adet;
Ka nji pashë m’e mytë për vjet.

1) Kullën e A. Drenit e sulmuan më se 3.500 kryengritës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:11 pm

KRISI PUSHKA GJIMOI TOKA

Krisi pushka gjimoi toka:
Kujton Pasha1 se janë topa.
Nuk janë topat e vezirit:
Janë martinat e Inglizit,
5 Qi an’ për anë ja qesin zidit;
Qesin zidit an’ për anë,
Ja u pa sherrin turk e fanë.
Turk e fanë ja u pa sherrin,
Ah, i mjeri Avdulla Begu,
10 Vetë ka metë për saraj t’djegun,
Vetë ka metun, djalë i shkretë,
Tesh e ruen, or baba mret,
Me simit, me peksimet.

1) Mehmet Ali Pasha (Maxharr Pasha).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:11 pm

KURVELESH E GEGËRI

Kurvelesh e Gegëri
U mbëlodhë në Argjiri,1
Të bëjnë komision të ri,
Të lypin autonomi.
5 Edhe Abdyl be Frashëri
U përpoq i varfëri,
Kaqë herë në Frëngji.
Prishi një barrë flori.
U përpoqe, bej, për ne,
10 Sa prishe kaqe hazne,
Ta pat vëndi me hilë,
Pra tashti mbetnë raje.

1) Gjirokastër Kuvendi i Gjirokastrës u mbajt më 23. VII 1880.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit EmptyMon Nov 10, 2008 3:12 pm

KUSH PO I PRIN BAJRAKUT ’PARË

Kush po i prin bajrakut ’parë?
Ose Bilali në kal me shalë.
Kush po i prin bajrakut dytë?
Fazli Lazoja me magjypë.
5 Kush po i prin bajrakut tretë?
Ky Man Hoxha me disa vetë.
Ose Bilali maje kalit:
— Lamtumirë, po i thotë pazarit,
Lamtumirë, more, Ulqin,
10 Ndoshta prap te ti do t’vimë!
Lamtumirë, more, lima,
Belqim s’shifna me ty ma!
Fazli Lazoja i hypi darisë:
— Lamtumirë, po i thotë, Ilisë!
15 Amanet duganjët e shpinë,
Amanet, ty pa t’i la,
Zoti e din, a kthehmi ma!
Hypin zonjat mbi Jalli,
Po i fshijnë lot me degermi.
20 — O Ulqin, pika florinit,
M’i ban t’fala Sinan Tahirit,
Qenka vdekje, thuji, n’gyrbet,
Mos e lëshoni venin e vet!
Mulla Ademi, mulla Nuti,
25 U thonë njerzve: -Mos u ngutni,
Mos u ngutni për me dalë,
Se syshanet naj kanë lalë,
Edhe shkollën istikvar! . . .
Ulqinak qi po shkoni,
30 Detin ma s’do ta shikoni,
Ju Ulqinin do ta harroni!
Ju kërkujt mos i kallxoni,
Prej Ulqinit pse po shkoni.
Ky Man Hoxha maje gomarit
35 — Lamtumirë, po i thotë pazarit,
Unë po shkoj me gomar,
Amanet po ta la ni djalë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty
MesazhTitulli: Re: Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit   Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Këngët e Popullit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT (1878 - 1881)
» Lidhja e Prizrenit
» Lidhja e Prizrenit sukses apo deshtim
» Lidhja e Dyte e Prizrenit,simbol i bashkimit shqiptar
» LIDHJA SHQIPTARE - AMANETI I BREZAVE PËR TËRËSINË E ATDHEUT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: