Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Historia e Shqiperis?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mysafir
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3456
Age : 42
Vendi : **Mergim**
Profesioni/Hobi : ,,Ne zemren e njonit.....
Registration date : 19/11/2007

MesazhTitulli: Historia e Shqiperis?   Tue Jul 22, 2008 5:35 pm

Ajo qe bashkon me shum Shqiptaret dhe gjdo komb tjeter,
ajo qe esht fillesa e gjdo bashkesie esht Historia.
Ajo esht Histori qe daton fillimet e gjuhes se tij,fillimet e kultures se tij,fillimet e ekzistences se tij qe i jep kuptim identitetit qe krijojm,karakterit dhe shum prej aspiratave te jetes son,
Shqiptaret nuk kan nje Histori te mbushur me triumfe e mboshtje popujsh,nuk kemi nje Histori superfuqish ,megjithat ne kemi nje Histori nder me te lashtatr e rajonit ton.
Gjurmet e paraardhesve tan i shohim tek perendit e lashta Greke qe ata i gjeten ne ket truall,tek simbolet e shum mbreterive mesjetare europiane dhe qe sot jan pjes e tyre.
Ndoshta fati deshi qe ne mos te kemi nje gjuh Shqipe te shkruar qe te trashegonim qe me par ,Historin ton,por ama kemi goxha per te then e per te treguar per vehten ton neper shekuj.
Ne ishim ketu ne jemi akoma..... kjo esht Historia e popullit tim.fla


Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 24
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Tue Jul 22, 2008 7:12 pm

nje gje interesante, machiavelli e permende pirron ne librin e tij "princi"

shikoni librim me titull "sundimtari"(eshte e njejta me "princin")ne faqe 37 ne fund te faqes
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
rolling
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 24
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Tue Jul 22, 2008 7:14 pm

noshta jemi popull i shtypur, por jemi popull qe kemi themel te forte e te qendrueshem, kjo shypje na ka bere shume imun,
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Eva0506
Hero anėtar
Hero anėtar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 34
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Wed Oct 28, 2009 5:41 pm

ARVANITĖT DHE VLERAT E TYRE

(Histori tė vėrteta tė studiuara nėpėr arkivat dhe librat e autorėve grek).


Arvanitėt janė njė realitet nė shtetin e ri Grek. Ata kanė luftuar nė revolucionin e 1821 bashkė me grekėt kundra osmanėve turq, pėr formimin e shtetit tė ri grek, arvanitėt e quajnė veten e tyre zotėr tė Greqisė. Hartuesit e shoqėrisė greke qenė tre shqiptarė nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.

Pėr mohimin e kontributit arvanitas nė krijimin e shtetit tė ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhė baltė mbi disa figura tė shquara heroike tė Revolucionit Grek tė 1821, qė ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhėtar, burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi.

Kėshtu ata politikanė dhe historianė grekė qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė tė pritnin rrėnjėt arvanitase tė ekzistencės nė Greqi. Por nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeqės, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencėn e racės arvanitase nė Greqi.


Arvanitasit heronj dhe kryeministra tė Greqisė sė Re

Ėshtė fakt qė tashmė nuk mund tė diskutohet edhe pse deri tani pjesėrisht ishte fshehur qė 90 ndėr 100 heroit e Revolucionit tė 1821, ishin arvanitė ose shqiptarė.

Qė arvanitasit mbajtėn peshėn kryesore tė luftės Nacionalēlirimtare tė 1821, pėrveē qė ishin pjesa dėrrmuese e popullit grek nė periudhat e kryengritjes, mund tė shpjegohet edhe nga fakti qė arvanitėt ishin njė popull luftarak, krenaria e tė cilit nuk mund tė toleronte poshtrimet e skllavėrisė.

Revolucioni i 1821, ishte kryesisht nė themel vepėr e arvanitasve tė
Epirit, Rumelisė, Moresė dhe e arvanitasve tė ishujve tė Hidrės, Specas, dhe Psaron.

Populli arban ose shqipėtar nė ēdo vend tė Ballkanit qė u ndodh, gjithnjė luftoi pėr tė dėbuar ēdo pushtues dhe pėrdhosės i tokės sė tij tė shenjtė.

Arbanėt janė krijuesit e ēetave tė komitėve nėn pushtimin turk, qė mbrojten jo vetėm vėrtetesine e mosnėnshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikėn, vallet dhe kėngėn popullore tė tyre.

Mė 1647, konsulli i Francės nė Athinė, Zhan Kird, vėrtetoi se `'Komitat e periferisė tė Athinės, Atiki aq edhe nė More, janė tė gjithė arvanitė''.

Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi nė Ballkan u nderua pėr heroizmin e tij nė Revolucionin e Aleksandėr Ipsilantit nė Moldavo- Vllahi.

Arbanėt luftuan tre shekuj mė parė pėr lirinė e Qipros me nė krye arvanitin poet Manoli Blesi, qė ky poet pėrmendė nė poezitė e tij tė gjithė arvanitėt e tjerė qė luftuan nė rrethimin e Lefkosisė.

Arbanėt kudo qė u ndodhėn, largė zemrės sė atdheut amė Shqipni, nuk e harruan atė.

Mė 1854 e Teodor Griva me njė bashkim tė madh arvanitas dhe djalin e
tij Dhimitrin marshuan nė drejtim pėr ēlirimin e Shqipnis, por qė ky marshim dėshtoi me ndėrhyrjen dashakeqe tė fuqive perėndimore dhe nė veēanti tė Francės.

Mė 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombėtar tė Italisė, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbėreshė, dėshironte tė zbarkonte nė brigjet e Shqiperise pėr ēlirimin e saj nga pushtuesit turq, por kėto pėrpjekje dėshtuan si pasojė e ndėrhyrjes sė shteteve perėndimore.

Kjo gjuha arbėrishte
ėshtė gjuhė trimėrie
e fliste Admiral Miauli
Boēari dhe gjith Suli...

Disa nga shqiptarėt ose arvanitė heronjė tė revolucionit tė 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiēo Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor Kollokotroni, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Boēari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitėr Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruēo, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitėr Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Ēali, Ago Vasiari, shumė e shumė shqiptarė tė tjerė. Me tė drejtė poeti ynė kombėtar Naim Frashėri do tu kėndonte shqiptarve heronjė tė revolucionit grek tė 1821.

E kush e bėri Morenė, ( Greqinė )
Gjith shqiptarė qenė,
S'ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boēari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armėt e Shqipnisė.
Iu hodh themelin Greqisė.

Shqiptarve u takoi nderi mė i lartė qė ti sjellin kurorėn e Greqisėmbretit tė saj Othon, sepse tė tre antarėt e komisjonit qė u dėrguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boēari dhe Dhimitėr Plaputa. Revolucioni grek i 1821 ėshtė vepėr nė tė vėrtetė e arvanitėve. Bile shteti qė u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin nė Greqi gjuhėn shqipe.
Ka qenė fama shqiptare qė i ka detyruar grekėt e sotėm tė pranojnė
fustanellėn shqiptare si kostumin e tyre kombėtar. Pėr nder tė trimėris tė heronjėve shqiptarė, grekėrit morrėn kostumin kombėtar shqiptar qė vishej nga Kosova e deri nė Poleponezi dhe e bėnė tė tyrin.

Mirėpo, grekėrit e deformuan kėtė veshje tė bukur qė vishej nga kombi i Arbėrit duke shtuar palėt e fustanit nga 60 nė 200 palė. Nė xhaketė, nė mengėt e lira, shqiptarėt nuk i fusin krahėt, ndėrsa grekėt i fusin ato. Fustanella shqiptare ėshtė e gjatė deri 10 cm poshtė gjurit, ndėrsa grekėrit e shkurtojnė sa mė shumė, sa mbulon vetėm prapanicėn.

Arvanitėt, kėta luftėtar trima, heronjė tė Revolucionit tė 1821, jo vetėm me armėt e tyre luftuan pėr pavarėsinė e Greqisė, por ishin kryetarėt e parė tė shtetit tė ri grek, qė drejtuan Greqinė drejt ndėrtimit tė jetės europjane.

Nė vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministėr, shpalli Kishėn Autoqefale Greke, duke e shkėputur pėrgjithmon nga vartėsia e Fanarit tė Stanbollit.

Kur arvaniti Dhimitėr Vulgari ishte kryeministėr i Greqisė, u bė e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinė. Kryeministri Dhimitėr Vulgari mbėshteti fuqishėm kryengritjen e ishullit tė Kretės pėr t]u bashkuar me Greqinė.

Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u
arritėn shumė marrveshje tė rėndėsisshme nė fushėn e politikės dhe
kulturės me Shqipėrinė. Mė 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministėr i jashtėm dhe i kulturės greke mė 1997-2000, me tė njėjtin emėr Teodor Pangallos, Kur ishte president i Greqisė mė 1925-1926, bėri njė deklaratė zyrtare para Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė se: `'Republika Greke njihte minoritetin shqiptar qė jetonte nė Greqi, dhe nuk i konsideronte mė shqiptarėt muhamedanė popullsi turke.

- "Dhe se teza qė ortodoksit shqiptarė janė grekė, qė ėshtė pėrkrahur deri mė sot nga shume njerez, ėshtė e gabuar dhe ėshtė hedhur poshtė nga tė gjithė. Pasi ajo mori tė tatėpjetėn dhe arriti pikėn qė s'mbante mė, mora masat e duhura dhe shpėrndava tė gjitha shoqėritė `'vorioepiriote,, qė
mėshironin skaje me ekstreme tė kėtij mentaliteti tė sėmurė''. - Kjo pjesė e deklaratės sė ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo nė Lidhjen e Kombeve, ėshtė botuar nė periudhėn e provokimeve tė gushtit 1949, nė gazetėn `'Akropolis'' dhe ėshtė ribotuar nė vitin 1974, nė librin `'Pėrmbledhje e Teodor Pagallo'' vėllimi i dytė 1925-1952, faqe 111-115.

Kur ishte president Teodor Pangallos marrėdhėnit midis dy shteteve
1925-1926, ishin mė tė mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjėve, shumė djem shqiptarė studiuan falas nė shkollat e Athinės, bashkėpunimi tregėtar ishte i suksesshėm etj. Arvanitas tė tjerė qė u bėnė kryeministra tė Greqisė kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitėr Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandėr Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandėr Diomidi, Kiēo Xhavella etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
mirsadi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 12
Age : 21
Vendi : vushtrri/kosov
Registration date : 14/11/2009

MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Fri Nov 27, 2009 4:22 pm

per hajr te gjithve anetareve bajraMin` ALLAHU`qofte me ju ne qdo qast ju uroj edhe diten e flamurit shpresojme qe heren tjeter ta festojme ne shqiperin e pavarur
`SELAM`SELAM`SELAM`
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
mirsadi
Fillestar/e
Fillestar/e


Male
Numri i postimeve : 12
Age : 21
Vendi : vushtrri/kosov
Registration date : 14/11/2009

MesazhTitulli: URIME   Fri Nov 27, 2009 4:27 pm

Me shpres qe keto festa ne vitin ae ardhshem do ti festojme ne liri e bashkim ju uroj te gjithve anetareve bajramin dhe diten e flamurit ju falanderoj dhe ju peruroj per vendosmerin qe te vazhdoni luften per liri e pavarsi
`ALLAHU JU SHPERBLEFT E URIME URIME URIME`
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Tue Mar 09, 2010 4:04 pm

Kohė pas kohe po Lindin Burra tė mendjes dhe lapsit si Koqo Dane .

SHQIPTARET PENG I SĖ KALUARĖS APO KOPJIM I SKENAREVE RETROGRADE

Pas rėniesė sė Lidhjes dhe dėmtimit mjaftė tė madhe tė élitesė shqiptare, Ymerit, Abdylit, Vaso Pashės, Ali Pash Gucisė, komandant Mic Sokolit dhe shumė burrave tė tjerė, nė veēanti tė dėmeve nė njerėz, ekonomi, rrėnim dhe kallje tė fshatrave tė tėra shqiptare, pushtimit tė Kosovės Lindore, dhe tė mbi 30.000 km. tokė tė okupuara tė atdheut nga Serbia, Mali i zi dhe Bullgaria, do tė kalojnė afro tri dekada tė tjera, tė luftrave pėr tė ardhur vetėm mė 28 nėntor 1912, tė shpallės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.

Populli shqiptarė nė Shqipėri, por edhe shqiptarėt kudo qė janė, po i afrohen njė shekullit nga shpalljes e pavarėsisė, mė 28 nėntor 1912, nė Vlorėn heroike. Kurse Kosova, do tė festojė diēka mė shumė se katėr vjet tė ēlirimit nga okupimi serb, mė 17 shkurt tė vitit 2012. Mė shumė sfida, mundimet, luftratė dhe viktima, popillit shqiptar para, gjatė dhe pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, qershor 1878/1881, nuk ia doli, qė tė ēlirohet i tėri, nė trojret e tij etnike. Nė kėtė luftė tė gjatė shekullore, nė gjysmėn e dytė tė shekullit XIX-tė, me gjithatė, shqiptarėt ia dolėn qė tė krijojnė Shqipėrin “Vlonjate”, tė Ismail Qemal Vlorės,, apo siē i thuhet ndonjėherė Shqipėrisė, “Londineze”. Rrrol tė vaēantė nė rrugėn e gjatė tė pavarėsisė kishte formimi i Komitetit tė Stambollit, mbajtur mė 18 dhjetor tė vitit 1877, nė Stamboll. Nė pėrpilimin e Programit politik, ushtarak, diplomatik dhe strategjik morėn pjesė: Pasho Vasa, Jani Vreto, Ymer Prizreni, ( njėherit kryetari i Qeverisė sė parė shqiptare me seli nė Prizren), Zia Prishtina, Sami Frashėr (filologu i parė shqiptarė i kohės sė re), Ahmet Korenica, Mihal Harito, Iljaz Dibra, Mehmet Ali Vrioni, Sead Toptani, Mustafė Nuri Vrioni, Mane Tahiri etj.Kjo elitė e kohės shqiptare Pėrpiloj Programin e Kryengritjės kundėrosmane, respektivishtė, pėr mbrojtjen e tokave shqiptare, tė cilat rrėzikoheshin nė mėnyrė pėrmanente pas Luftės ruso-turke 1775-76. Ishte njė pėrshpejtim i rreptė tė shpetohet, ajo qė mund tė ruhej dhe mbrohej, nga nxitja e Perandorisė cariste ruse pro sllavėve tė jugut, sidomos tė Serbis, Bullgarisė dhe Malit tė Zi, pėr zgjėrim dhe luftra e reja pushtuese nė dėmė tė tokave shqiptare. Madje, kėto shtete pretendonin okupimin e tėrėsishėm tė tokave shqiptare. Historia e ngjarjeve do tė vazhdojė me Komitetin e Janinės, mė nė krye Abdyl Bej Frashėrin, i cili do tė prijė delegacionin dhe nė Prizren do tė zgjedhet udhėheqės i Ligės. etj,. Sepse, gjithēka shqiptare u vu nė rrėzikė me fillimin e Krizės Lindore dhe luftrave ruso-turke, nė tė cilat Turqia, pėsojė humbje serioze tė shumė teritoreve, nė Veri dhe Lindje tė G. Ballkanik etj. 1875/76. Pas rėniesė sė Lidhjes dhe dėmtimit mjaftė tė madhe tė élitesė shqiptare, Ymerit, Abdylit, Vaso Pashės, Ali Pash Gucisė, komandant Mic Sokolit dhe shumė burrave tė tjerė, nė veēanti tė dėmeve nė njerėz, ekonomi, rrėnim dhe kallje tė fshatrave tė tėra shqiptare, pushtimit tė Kosovės Lindore, dhe tė mbi 30.000 km. tokė tė okupuara tė atdheut nga Serbia, Mali i zi dhe Bullgaria, do tė kalojnė afro tri dekada tė tjera, tė luftrave pėr tė ardhur vetėm mė 28 nėntor 1912, tė shpallės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Me 12 nėntor tė vitit 20012, pėrplotėsohet njė shekull i plotė, pėrkatėsishtė katėr vite tė pavarėsimit tė Kosovės. Nėse e analizojmė pėriudhėn paraprake tė njė shekulli tė kaluar, mund tė konkludojmė se nė periudhėn, pėr aq sa ekziston njė gjysėm shteti shqiptar, pa gjysmėn e territoreve tė cila mbetėn jashtė kėtij shteti, sistemet, tė cilat u krijuan nė Shqipėrin, prore tė quajtor Vlonjate, madje Londineze (shprehje kėto, sipas pėrcaktimit themelues dhe datave tė krijimit e tė zyrtarizimit tė shtetėsisė), mund tė themi lirishtė se brenda kėtij shteti, asnjė herė, nuk u krijuan kushte tė volitėshme pėr nxjerrjen e teritoreve tė okupuara me luftra, hile, dhe ndėrskamca tė tė huajve, thenė troē, tė fuqive nė Europė dhe fqinjėve nė Gadishullin Ballkanik.Por, sinqerisht duhet pranuar se kjo pjesė e atdheut, asnjė herė, nuk qe nė gjendje qė t`i hap letratė, fuqinė, mendjen dhe forcėn, pėr t`i kthyer tokat e veta nė bashkėsinė dhe nė kufijt e natyrshėm tė Shqipėrisė etnike. Luftėrat sistemore, mos pranimi i kontinuitetit moral, politik, programor dhe strategjik, luftėrat e pa ndalshme nė mes qeverive, Zogu, Noli, prapė Zogu, kapitullimit, Luftėratė botėrore, e Para dhe e Dyta, krijimi i Shqipėrisė socialiste, periudha Enveriste. Rrėnimit tė gjithēkaje, me njė revanshizėm tepėr agresiv tė atij ndėrtimi, shkollimi dhe pėrparimi, etj nė vitin 1990/91. Pra e tėrė asaj qė ishte ndėrtuar, apo “rrėnuar” dyzetė e pesė vite rresht, me ndryshimet dhe rėnien e sistemeve socialiste nė Europė, dhe rėnien e Murit tė Berlinit. Sė fundi edhe nė Shqipėri me forca tė “ reja do tė sjellet e ashtuquajtura; demokraci”, “epokė e demokracisė” etj. Por, edhe e rrėnimin tė sistemit totalitar, periudhės sė shkurt tė Ramiz Alisė, dhe tė kėtyre 18-vjetėve, tė kėsaj “demokracie”, janė shėmbuj tė kėqij, tė ndėrtimit tė njė sistemi, vėrtetė vlerash pluraliste demokratik. Por, u pa sa egėrėsishtė u ndėrtua mbi parime revanshizmi. Shtet, jo nė baza tė shndosha juridike, ekonomike dhe sociale. Ky rifillim nuk u dėshmua isuksesėshėm tė paktėn deri mė tani. Pėrkundrazi, kjo periudhė ėshtė me plotė tė papritura dhe me ngjarje makabre. Siē ishte kallja dhe rrėnimi i gjithėēkaje, gjatė viteve tė 90-92. Ēėshtja e okupimit tė ambasadave, vėrshimit tė popullit drejt detit dhe Italisė fqinje, jashtė atdheut, krijimi i partive, revanshizmi dhe urrejtja mes partive, klaneve dhe ngjarjeve tė vitit 1997, pikėrishtė atėherė, kur Shqipėria i duhej mbas shumti Kosovės etj. Kėto dhe skenare tė tjera tė papritura, luftėrat dhe antagonizmat e klaneve, vrasja e tė ndjerin Azem Hajdari, grupeve dhe individve pa fije patriotizmi,, skemave piramidale, Otrantoja, Gėrdeci etj, korrupcioni, papunėsia, liria e pamjaftueshme dhe jo korrekte e masmediave dhe njė mori ēėshtjesh tė tjera, janė vėrtetė ēėshtje, tė cilat nė vijimėsi dėmtuan, dhe janė duke shkaktuar dėme, teritoreve dhe popullsisė autoktone, jashtė vendit, ( vėllazėrve shqiptarė tė njė gjuhe, njė historie genesh dhe gjaku, tė njė kombi a gjeneze) nė Kosovė, Maqedoni, Mal tė Zi dhe nė Greqi, etj etj,. Kėshillimet dhe ndihmat morale, juridike, diplomatike etj, nga faktorė intelektualė shqiptarė tė Shqipėrisė, prore janė me hile, jo gjithėherė tė ndershme dhe kombėtare. Nėse njė Koqo Dane, apo njė Paskal Milo, Pandeli Majko dhe ndonjė burrshtetas, apo njė numėr i analistėve kėshillojnė dhe bėhen transparent tė ēėshtjes, pjesa tjetėr ose heshtė, ose janė aq tė zėnė me “konflikte partiake”, si opozita, po ashtu edhe pozita shėmbulli konkretė po e zėmė z. Gjinushi, z. Gjuveli, apo Lesi e personalitete tė tjera nė positė dhe nė opozit, por 18-vjetė rreshtė nė politikė asnjėherė nuk u ėshtė ndierė zėri pėr Kosovėn, apo pjesėt tjera shqiptare. Sodomos, pjesa dėrmuese e parlamentarėve, kaherė nuk reflektojnė asgjė pėr ēėshtje tė tokave jashtė Shqipėrisė. Pra pėr “foshnjėn”, Republikė e Kosovės”! Duke ditur se sa ka nevojė njė shtet njė-vjeēar, pėr dhe prej amės dhe njerėzve tė saj. Andaj, ēėshtje imidiate dhe sė tepėrmi e domosdoshme e hapėsirės mbarėkombėtare, kurrė nuk u mor dhe nuk ėshtė duke u kuptuar seriozisht! Sot e kėsaj dite, nuk u programua asnjė platformė, program kohe, strategjie apo vendimi serioz, siē ishte tė zėmė Programi i Komitetit tė Stambollit tė vitit 1778, tė Lidhjes sė Prizrenit, qershor 1878, Lidhjesė “Besa Besė tė Pejės, Mbledhjes nė Mukjės, tė 1943/44, tė Kryengritjės sė Drenicės 1944/45, sidomos tė Mbledhjes sė Kumanovės , qershor 1999, pra Luftės dhe tė UĒK-sė, tė vitit 1997-1999, dhe kėshtu me rradhė. Pėrkundėr asaj ndihme intelektuale dhe njerėzore, tė cilėn e ofroj pjesėrishtė, Shqipėria me refugjatė, dhe me ato pak armė, tė cilat u sollėn me njėqindė sfida, dhe mundime sakrifikuese tė djemėve shqiptarė tė UĒK-sė etj. As njė shqiptar, nuk ėshtė nė dakord, qė nė rrethana tė cilat janė tė disfavorshme, krijojnė viktima dhe shkatėrrime, qė tė shkohet nė ndonjė aventurė, e cila mund tė pėrkojė mė zgjidhjen dhe ēėshtjen mbarkombėtare. Vėrtetė, tė gjithė ata, tė cilėt sot bėjnė pėrpjekje serioze, pėr ēėshtje mbarėkombėtare, janė intelektualė, njerzė tė penesė, dijės dhe tė pėrkushtimit, pėr krijimin e platforms sė pėrbashkėt pėr bashkim, unifikim dhe pėr zgjedhje tė mundshme dhe tė domosdoshme tė ēėshtjes kombėtare. Prandaj,, ēdo shqiptar, ėshtė i pajtimit, qė tė punohet shumė mė tepėr, qė tė mos ndodhinė ngjarjet makabėr, tė cilat u pėrmendėn mė sipėr. Qė tė mos bėhėn aq shumė gabime, pėrēarje, egerėsime dhe luftėra aq tė pakompromis, sharje, ofendime, fyerje dhe nėnēmime tė llojit makabėr. Sepse, ne kemi nevojė pėr t`i kopjuar demokracitė fundamentale, tė cilat nė botė vėrtetė janė tė pakta, por janė historikisht tė ēmuara dhe tė arsyeshme bje fjala nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Perėndimit nė Europė nė pėrgjithėsi, botėn skandinave nė veēanti etj. Ja vlenė tė pėrshėndetėn tė gjitha lėvizjet tė cilat bėjnė pėrpjekje tė jashtėzakonshme, pėr bashkimin kombėtar.Por, ato sė pari duhet bashkuar.

Shqipėria, Kosova dhe Ilirida (Maqedonia shqiptare) pėrherė janė peng i sistemeve dhe i kopjimeve tė huaja jodemokratike)!

Mbase, kopjimi i sistemeve tė huaja, sidomos i atyre okupuese, rėnja nėn influenceėn e servilizmit, klaneve dhe lakėmisė pėr individualizėm klanor, pasurim familjar, pėr mungesė tė kulturės, patriotizmit, mungesė tė ndėrgjegjiesė afatėgjatė, ndikimit dhe nėnshtrimit tė tė huajve, deri nė atė masė siē u veprua me Kosovėn e pas Luftės. Me kushtetutėn e saj, pranimin servil tė ēėshtjeve tė simboleve jokombėtare, me “Pakon e njė njeriu, i cili kam bindjen se ka vepruar mė shumė nėn ndikimin e pales ruso-serbe, se sa qė i ka interesuar dhe i ka kontribuar ēėshtjes dhe zgjedhjes tė problemit politik shqiptarė, pra Kosovės etj. Ai as qė ka dashur tė njehė, apo tė merret mė ndonjė studim tė ēėshtjes shqiptare nė pėrgjithėsi, apo tė Kosovės nė veēanti. Por, ai mori ēmimin “NOBEL”, pėr kėtė gjysmė zgjedhjeje, pa tė drejtėn e vetėvendosjes dhe me lėnjen peng tė Kosovės me zonėn veriore etj. Megjithatė, vetė shqiptarėt andej dhe kėtej, janė ata tė cilėt, akoma janė duke ėndėrruar, por edhe duke punuar, pėr situate konvenuese profitabile, individuale e klanore pėrsonale. Kursesi kombėtare apo mbarėkombėtare. Shėmbuj konkret, janė fushatatė para dhe zgjedhore. Luftėrat e egėra si tė gjelave dhe demave, vetėm pėr pushtet dhe karriga. Egėrsia e tė cilave i tejkalon tė gjitha pėrmasat kulturore, humanitare e njerėzore. Rasti mė i freskėt ėshtė ai nė Maqedoninė. Shqiptarėt dhe partitė e klaneve tė tyre shqiptare nė vend se tė shkoninė mė njė kandidate, ata u rradhitėn nė njė luftė tė pėrēudėt tre veta, duke humbur shansin qė tė tretė. Kjo, tani kėshtu ėshtė duke ndodhur edhe nė Shqipėrinė e para zgjedhjeve pėr 28 qershorin e kėtij viti. Lufta ėshtė aq e egersuar dhe e pakombpromis, mes pozitės dhe opozitės, sa qė e para ka filluar tė pėrsėrisė, slloganet e njėjta rreth Prokurorisė, Gjyqit Suprem etj. Dikush mund tė thoshte: Po pse duhet tė pėrzihet njė analist a qytetar i Kosovės nė punėt zgjedhore nė Shqipėri. Po, nėse mbajmė fjalėn, “ njė komb, njė qendrim” dhe nėse jemi vėllazėr tė njė gjaku, trungu dhe tė njė gjuhe, kėto sjellje, veprime dhe kėto “historira” tė dhembshme po na kushtojnė tė gjithėve. Sidomos fėmijėve dhe gjeneratave tona tė ardhshme. Ēfarė po u lėmė atyre, prapa!? Grindje dhe vetėm grindje, pėrēarje dhe vetėm skamje, porosi dhe mesazhe tė prapshta, jo humane etj. Gjithnjė gjatė njė shekull, duke mohuar dhe vetėm mohuar, ata qė shkuanė, sistemet qė sollėn dhe bartėn etj. Kėshtu duke krijuar vakume, duke mos u ndėrgjegjėsuar pėr krijimin e bazės, programore, juridike e sistemore pėr njė tė ardhme sa mė tė qėndrueshme, pėr njė zhvillim sa mė tė pėrshpejtuar, pėr njė unitet sa mė tė kulturuar dhe pėr njė krijim kushtesh mė pėr tė afėrme tė njė historie e cila shpje drejtė unifikimit, standardizimit dhe tė bashkimit tė trojeve dhe hapėsirės etnike. Po i afrohemi, pėrplotėsimit tė njė shekulli nga formimi i Shqipėrisė sė Ismail Qemal Vlorės, 28 nėntor 1912. Dhe 28 nėntor 20012, ngase shqiptarėt edhe pas njė shekulli, janė tė ndarė nė 6 shtete. Rast unikat nė botė. Kurrė, nėse ne nuk duamė, nuk pėrpiqemi dhe nuk luftojmė politikisht, organikisht dhe moralishtė, pėr vetėn tonė, dhe kundėr atyre qė pėrherė qenė kundėr nesh, atyre qė punuan me shekuj pėr gllabėrimin e tokave shqiptare, tė tjerėt qofshinė ata miqtė dhe aleatet tanė mė tė dashuritė, nuk do tė na bashkojnė. Pėrkundrazi elemente tė djallėzuara brend nesh, qė pėrherė janė nė skenė me lakėmitė e atyre ēoroditėse, ne do tė mbesim, kėshtu tė ndarė dhe tė pėrqarė edhe mėtutje nė gjashtė shtete. Prandaj, kopjimi i sistemeve tė huaja dhe jodemokratike, pėr ne, janė ngulfatje dhe peng i sė ardhmės dhe i Shqipėrsė etnike. Prandaj, garatė pėr zgjedhje, pozitė-opozitė, duhet tė jenė shumė mė demokratike, mė tė kulturuara, tė ndershme dhe paraqitja e tyre duhet bėrė, me ofrim programesh, pėrspektivash dhe zgjedhje idesh dhe jo me sharje, ofendime, futje hundėsh dhe prekje nė dinjitetin e personaliteti e tė familjės, tė paktėn kur nuk ka fakte. E kundėrta, u pėrketė skenareve tė huazuara nga popuj e vende me civilizim tė ultė dhe pa perspektivė. Sidoqoftė, hyrja nė NATO, zgjedhja e njė pjese tė ēėshtjes politike tė Kosovės, qershor, 1999, 17 shkurti i vitit 2008, rruga Durrės-Morinė, Prizren-Prishtinė-Merdar, vazhdojnė tė jenė fitore tė reja, nė kėtė fillim shekull tė njėzetė. Por, heshtja e politikajve, qeverive, kuvendeve, presidencave, sidomos e akademive, enteve dhe institucioneve shkėncore-arsimore dhe kulturore, nė kėtė masė, janė ēėshtje tė pajustifikueshme pėr ēėshtjen e bashkimit kombėtar. Ndėrsa rastet historike, janė tė rralla, pėr ēudi pėr shqiptarėt vazhdojnė tė jenė tė dhembshme, sepse, ata janė tė ndarė nė gjashtė shtete, e rendė dhe e pakapshme, por edhe pėr fajin e vetė shqiptarėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 46
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Tue Mar 09, 2010 4:11 pm

Ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė.



Do tė doja tė shfaqja njė vlerėsim mbase tė papritur pėr lexuesin : ky nuk ėshtė njė libėr pėr tė gjithė

Cfarė paska ndodhur vallė ? Ky libėr ka probleme moshash apo sekreti ? As njėra e as tjetra. Libri “ Popull i tradhėtuar ” i Koēo Danaj, qė nė titull tregon se nuk mund tė jetė i pėrshtatshėm pėr tė gjithė. Cila kategori nuk e do kėtė libėr ?

1-Eshtė kategoria popullore e “ besimtarėve ” tė ngrohtė. Kėta janė njerėz tė mirė, por i mėshojnė vetvehtes me tė drejtė dhe pa tė drejtė, qė ta detyrojnė vehten e tyre tė besojė ato qė thotė dėshira dhe jo atė qė shikon syri dhe mėndja. Nė Shqipėri tani ka shumė njerėz tė tillė, sepse sapo ėshtė ndėrtuar njė qeveri e re e pas-krizės mė tė egėr qė ka parė ky vėnd. Nė kėto kushte njerėzit kanė frikė se mos ju prishet kjo qeverisje, ose akoma mė keq : se mos ju vjen pėrsėri periudha shkatėrruese e Sali Berishės. Prandaj dhe kanė tė drejtė tė mbyllin sytė e tė luten : “ Aman, mos mė thuaj ndonjė fjalė tė keqe pėr kėtė qeveri ”. Eshtė mjaft njerėzore dhe deri diku normale pėr kėtė kategori. Kėta nuk kanė pėrse e lexojnė qysh sot librin e Koēo Danaj. Mund tė presin pėr njė periudhė tė mėtejshme, ndoshta periudhėn kur kėta njerėz do tė jenė mėrzitur me qeverinė e tyre, dhe atėhere libri do tė jetė njė ilaē pėr ta.

2-Kėtė libėr mund tė mos e lexojnė ata qė kėrkojnė tė tilla shkrime qė shpesh quhen “ simite furre ”. Edhe kėto janė shkrime tė mira sepse e tregojnė ngjarjen aty pėr aty. Shpesh herė kėto shkrime, mbase dhe libra dalin nė konkluzione tė gabuara pėrgjithėsisht. Natyrisht kėshtu do tė ndodhė pėrderisa ngjarjen e ke aq pranė fytyrės saqė nuk mund ta shikosh tė tėrėn. Por ka dhe mjaft lexues qė e duan ngjarjen tė pėrshkruar dhe tė analizuar aty pėr aty, edhe pse tė papjekur mirė. Kėta nuk kanė pėrse ta lexojnė kėtė libėr. Sepse libri “ Popull i tradhėtuar ” i lodh ata. Ky libėr e ka pritur ngjarjen e Pranverės sė egėr 1997, qė tė distancohet pak nga pak, nė harkun e njė viti e pastaj e ka analizuar. Eshtė njėsoj si me aparatin fotografik, qė nuk pranon tė fotografojė aq afėr sa tė dalė fytyra nė flu ose dhe e deformuar. Edhe aparati fotografik e kėrkon njė distancė tė caktuar qė tė tė japė portret tė vėrtetė. Aq mė shumė ngjarjet historike. Koēo Danaj e ka “ pėrgjuar ” kohėn deri nė momentin kur portreti i ngjarjeve tė fillimit tė vitit 1997, ėshtė shfaqur si njė hėnė e plotė prapa malit plot me paragjykime , errėsirė informative, pasione etj. Letėrsia jonė politike ka shumė nevojė pėr libra tė tillė.

3-Do tė ishte mirė tė mos fillonin ta lexonin librin edhe ata lexues qė pėlqejnė tė kenė ngjarje tė rrafshta, tė buta, tė tjerrura si nė netėt e dimrit. Edhe kėto bėjnė pjesė nė njė letėrsi tė pėrlqyeshme. Por kjo kategori lexuesish nuk do tė ndjeheshin mirė me kėtė libėr. Arsyeja ėshtė se ky libėr ka deduksione dhe jo pėrshkrim tė ngjarjes dita me ditė ose ora mė orė ; ky libėr ka analizė politike dhe filozofike dhe jo “ tale ” ; ky libėr nuk mbaron me faqen e fundit si shumė libra tė tjerė. Mund tė them se nė faqen e fundit, lexuesi fillon tė mendohet mė shumė pėr atė qė ndodhi nė vitin 1997 nė Shqipėri.

Prandaj mendoj qė tė paralajmėroj lexuesin pėr vlerėn e kėtij libri : Nuk ėshtė libėr pėr tė gjithė.
Frrok Cupi


Njė libėr qė e njeh “ hilenė ” e historisė pėr tė fshehur vetvehten


Prej kohėsh mė ka shqetėsuar rreziku i mjegullimit dhe errėsimit tė historisė sė dhimbėshme tė ngjarjeve tė vitit 1997. Shkrimtari Dritėro Agolli e pati shfaqur i pari kėtė alarm, duke u shprehur se nė njė vėnd tė qytetėruar dhe nė njė shoqėri qė funksionon mirė, pėr kėto ngjarje duhet tė kishin vėrshuar botimet, duhej tė ishin botuar libra. Ndėrkaq siē dihet nė muajt mė tė rėndė tė atij viti edhe shtypi i pėrditshėm ishte i ndaluar, pėr shkak tė gjėndjes sė shtetrrethimit. Pak kohė mė parė njė komision i posaēėm parlamentar paraqiti raportin e vet mbi zhvillimet e trazuara tė vitit tė kaluar. Ishte me tė vėrtetė alarmuese pyetja qė bėri njė nga deputetėt : “ Vetėm kaq di komisioni ? Po tė jetė pėr kaq, jo ne, por dhe ajo pjesė e popullsisė qė i ka ndjekur ngjarjet pėrmes ekranit televiziv, di mė shumė se komisioni ”.

Ideja e tmerrshme se “ historia ėshtė e prirur pėr tė fshehur vetvehten, mė kishte trėmbur aq shumė, sa qė kur mora pėr tė lexuar librin “ Popull i tradhėtuar ”, bashkė me kumtin e autorit se “ ky libėr u kushtohet mgjarjeve tė vjetshme ”, gjėja e parė qė mė shkoi ndėrmėnd ishte tė vėreja se a ka mundur autori ta njohė kėtė hile tė mbrapshtė tė historisė dhe si ja ka dalė mbanė tė zbulojė atė qė priret tė shmanget prej zonjės sė njohjes.

“ Popull i tradhėtuar ”, ėshtė libri i parė qė pėrpiqet ta kapė historinė sa pa u larguar e pa u vėshtirėsuar pėr tė mbritur tek e vėrteta. Unė nuk di nėse autori e ka pasur nė mėndje nė formė tė shprehur atė ide qė mė trėmbte mua, mendimin se historia e fsheh vetvehten, por jam i bindur se diku nė vetėdijėn e tij, apo nė nėnvetėdije ka qėnė i njėjtė preokupim.

E ēmoj kėtė libėr para sė gjithash, pėr kėtė kontribut. Historia ndėrtohet me referenca. Tė parat referenca janė letėrsia dokumentare dhe ajo e analizės. Ne nuk patėm reporterė nė kėtė periudhė tė vrazhdė pėr njė njohje tė drejtė pėr drejtė nga vėndi i ngjarjes. Sė paku tė kemi njė analizė tė kujdesėshme dhe tė baraspeshuar tė tyre. Libri “ Popull i tradhėtuar ”, u ofrua nga autori si hap i parė i mbarė.

Shaban Sinani


Nė vėnd tė prologut


A mund tė thuhet se urrejtja dhe dhuna e shekullit tė 20-tė, janė thjesht shėmbėlltyre e thelbit tonė tė pashmangshėm? Po qe se kjo nuk ėshtė e vėrtetė, atėhere si shpiegohen fatkeqėsitė qė kanė pllakosur sot botėn dhe si mund tė krijojmė njė koncept mė tė thellė dhe tė aplikueshėm? Ēfarė aftėsish kemi pėr ta realizuar kėteØ? A ėshtė e mjaftueshme forca njerėzore apo mos vallė? ”
Glen Tinder


Vija politike qė ndoqėn politikanėt shqiptarė gjatė periudhės 1991-1996 pati njė fund tragjik, nje fund te turpshem. Nė muajt shkurt-mars 1997, pushteti shqiptar per here te pare ne historine moderne te shtetit shqiptar, vendosi gjendjen e jashtezakonshme e pas kesaj, shteti shqiptar, pushoi sė qėni. Elementėt e tij bazė, qė janė ushtria, policia dhe financa u shkatėrruan plotėsisht. Mbeti vetėm njė pushtet i arnuar, i sakatosur, qė u quajt qeveri e pajtimit kombėtar e cila kishte fuqi nė Tiranė dhe pėrreth saj. Pėr tė mbajtur rendin dhe qetėsinė nė Shqipėri, klasa politike shqiptare e pluralizmit e djathtė dhe e majtė, thirri nė ndihmė forcat shumėkombėshe.

Janė shkruar me qindra analiza, janė dhėnė me qindra opinione pse ndodhi njė gjė e tillė. Janė bėrė me qindra aluzione dhe supozime, qė nga pėrzierja e fuqive tė huaja dhe e shėrbimeve tė ndryshme sekrete, e rebelimit komunist, e mafies etj. Por opinionet dhe aluzionet janė tė kota dhe nuk i japin pėrgjigje ēėshtjes kryesore qė shtrohet para ēdo shqiptari. Ajo shtrohet nė formėn e dileme tė madhe qė qėndron pezull nė ndėrgjegjen e ēdo shqiptari, nė ndėrgjegjen kombėtare: Edhe nė kohėn e Ahmet Zogut kishte rebelime, pėrzierje tė shėrbimeve tė huaja, dhe nė kohėn e Enver Hoxhės kishte tė tilla, por asnjėherė nuk u vu nė pikėpyetje ekzistenca e shtetit shqiptar. Si shpiegohet qė kjo ndodhi nė kohėn e “ demokracisė ”, nė tė cilėn, sipas politikanėve shqiptarė nuk ka armiq? E dyta nė gjithė historinė e shtetit shqiptar, gjėndja e jashtėzakonshme nuk u vendos as nė kohėn e monarkisė, as tė komunizmit, por u vendos nė kohėn e demokracisė, kur gjithė propaganda europiane dhe botėrore predikon krijimin e rendit tė ri botėror dhe avantazhet e tij. Si shpiegohet njė gjė e tillė? E treta: Populli shqiptar as nė kohėn e monarkisė e as nė atė tė komunizmit, nuk ėshtė ndodhur nė pragun e luftės civile. Nė pragun e kėsaj lufte ai u ndodh vetėm nė kohėn e demokracisė. E katėrta : Si shpiegohet qė deri nė datėn 13 mars 1997, kur populli kryengritės ishte nė kėmbė dhe nė llogore, numėri i tė vrarėve ishte vetėm 27, ndėrsa pas kėsaj date kur frenat i morėn nė dorė politikanėt, pra kur u krijua qeveria e ashtuquajtur e “ pajtimit kombėtar ”, numėri i tė vrarėve arriti me mijra vetė ? Dhe, e fundit, nė kohėn e demokracisė, njė popull i tėrė ngrihet nė revoltė kundėr pushtetit tė tij, duke kėrkuar nė fillim nė rrugė paqėsore dhe mė vonė me mjete dhune dorėheqjen e kėtij pushteti. Analiza dhe pėrgjigja shkencore e ēėshtjeve tė shtruara mė lartė, do tė jetė me interes tė veēantė jo vetem per shpiegimin shkencor te ngjarjeve qe ndodhen ne Shqiperi ne pranveren 1997 por akoma me shume, ato do te jene me interes pėr njė rishikim tėrėsor tė predikimeve dhe propagandės sė bėrė deri mė sot ndaj tė kaluarės sė Shqipėrisė, ndaj historise se saj, ndaj tė sotmes dhe veēanėrisht ndaj sė ardhmes sė saj.

Atdhetarizėm apo kozmopolitizėm


Ngjarjet nė Shqipėri nė pranverėn -1997, qė nisėn nė jugun e vėndit dhe u pėrhapėn shumė shpejt nė tė gjithe Shqipėrinė, patėn njė jehonė tė madhe nė mbarė opinionin botėror dhe reperkusione tė mėdha edhe nė jetėn politike dhe sociale tė Shqipėrisė. Pėrballė kėtyre ngjarjeve qė morėn formėn e kryengritjes popullore, shteti “ demokratik ” shqiptar u shėmb shumė shpejt. U deshėn revoltat popullore qė morėn shkas nga shėmbja e fondacioneve piramidale, u desh shpallja e gjėndjes sė jashtėzakonshme nga ish-pushteti shqiptar, qė institucionet themelore tė shtetit tė shėmbeshin plotėsisht. U shpėrbė ushtria “ demokratike ” qė nė shumicėn e rasteve kaloi nė anėn e popullit kryengritės. U shpėrbė policia qė nuk pranoi tė qėllonte mbi popullin. U shpėrbė dhe pushoi sė ekzistuari shėrbimi informativ kombėtar. Partia demokratike u detyrua ta lėshojė pushtetin. Opozita ishte e paaftė dhe frikacake ta marrė atė. Frut i frikės sė klasės politike nga revolta popullore ishte krijimi i qeverisė sė koalicionit qė tragjikisht u quajt “ »Qeveria e Pajtimit Kombėtar» ” dhe ftesa pėr tė dislokuar nė Shqipėri forcat shumėkombėshe, tė cilat e shkelėn Shqipėrinė pėr herė tė dytė pas 85 vjetėsh.

Ngjarjet qė ndodhėn nė Shqipėri, janė bėrė objekt i deklaratave, analizave, vėzhgimeve nga masa e gjėrė e politikanėve shqiptarė dhe tė huaj, tė politologėve shqiptarė dhe tė huaj, tė publicistėve dhe mediave tė shumėllojta televizive botėrore. Por megjithse u shkruan me qindra dhe mijra artikuj dhe analiza, megjithse u dhanė me qindra deklarata dhe komente televizive, nė morinė e shkaqeve tė dhėna pėr shperthimin e kėtyre ngjarjeve, nė hipotezat e politikanėve, mungon evidentimi i thelbit real tė kėtyre ngjarjeve. Me disa pėrjashtime ky thelb “ ēuditėrisht ” ėshtė anashkaluar. Vėrtet politikanėt dhe analistėt shqiptarė dhe tė huaj, nuk janė nė gjėndje tė zbulojnė thelbin e kėtyre ngjarjeve? Vėshtirė tė besohet. Pėr propagandistėt fanatikė partiakė, ėshtė normale tė mos depėrtojnė nė thelbin e ngjarjeve, por tė mbrojnė interesat e partive. Por pėr shumicėn e politikanėve dhe analistėve tė huaj kjo nuk qėndron. Ata kanė qėnė dhe janė nė gjėndje ta zbulojnė thelbin e kėtyre ngjarjeve, ata e kanė ditur dhe e dinė mirė se kush qėndron nė themel tė kėtyre ngjarjeve. Arsyeja pėrse nuk e kanė thėnė hapur dhe nė mėnyrė tė plotė, ka rrėnjė tė thella qė lidhen me historinė e Shqipėrisė veēanėrisht me tė kaluarėn e saj, qė lidhen me kuptimin dhe interpretimin e nocioneve tė tilla si liri dhe pavarsi kombėtare, dinjitet dhe sovranitet kombėtar.
[/size]
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve : 2335
Age : 51
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Sun Mar 14, 2010 1:26 pm

Ti Bashkom un vij pas teje; nji retrospektiv shum vuliminoze qe po na vyejn si pik startim pe punet tjera ne vijim.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Historia e Shqiperis?   Today at 6:57 am

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Historia e Shqiperis?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt-
Kėrce tek: