Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar Empty
MesazhTitulli: Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar   Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar EmptyWed Jul 23, 2008 4:07 am

deklarojnë Historianët dhe Ekspertët në SHBA

Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë rreth 200 komunitete etnike triracore. Këto bashkësi filluan te krijoheshin me mbritjen e kolonëve të parë evropianë të cilët sollën me vete afrikanë dhe gjetën ketu banorë autoktonë që Kolombi, gabimisht i quajti indianë. Anëtarët e një prej grupeve te tilla jane perfshirë sot nga një krizë identiteti. Ata njihen me emrin Melungeon dhe ka kohë qe janë hedhur në kërkim të rrënjëve të tyre etnike dhe disa prej tyre mendojnë se mund të jenë me prejardhje shqiptare. Melungeonët jetojnë të përqëndruar kryesisht në Apalache, vargmale që shtrihen në një sërë shtetesh në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Thuhet se mbreti i rrokandrrollit Elvis Presley, aktorja e njohur Eva Gardner dhe presidenti i 16-të amerikan Abraham Linkoln kanë qenë me prejardhje melungeun. Në listat e regjistrimit te popullsise melungeonët nuk kualifikohen as si indianë, as si zezakë dhe as si të bardhë. Ndoshta është ky status i papërcaktuar etnik e racor, që i ka bërë Melungeonët të përfshihen nga një krizë identiteti dhe kjo krizë duket se është aq komplekse saqë po të pyesësh 10 melungeonë mbi prejardhjen e tyre etnike do të marrësh 10 pergjigje të ndryshme. Ata thone se të parët e tyre kanë qëne nga fisi i humbur i Izraelit, ndoshta turq, portugezë, ballkanas, shqiptarë, grekë, kroatë e të tjere të ardhur në Amerike nga mesi i viteve 1500. Por ç’thonë burimet historike? Kur evropianët filluan kolonizimin e Amerikes në shekullin e 17, u befasuan kur duke hyrë në brendësi të kontinentit hasën grupe njerëzish që jetonin në gjendje thuajse primitive. Çuditërisht ata kishin tipare te ngjashme evropiane por me një ngjyre lëkure paksa të zeshkët. Disa historianë thonë se melungeonët e sotëm jane pasardhës të qindra robërve armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë. Këtë përfundim ata e bazojnë në shënimet e admiralit britanik të shekullit 16, Fransis Drake. Në vitet 1500, Britania ishte përfshirë në luftë më Spanjën, dhe flota e admiralit Drake duke lundruar në ujrat e Mesdheut u ndesh me një anije turke që britanikët menduan se ishte spanjolle dhe e sulmuan. Kur beteja perfundoi në hambarin e anijes turke, britanikët gjetën qindra robër, kryesisht nga vende te Ballkanit. Admirali Drake në shënimet e tij thotë se i mori këta robër në bordin e anijes se tij dhe në ndalesën më të parë që qëlloi në brigjet e Virxhinias, i zbriti në tokën e re. Fakti që melungeonët shikohen tani si një grup i përzier racor e etnik, studiuesit argumentojnë se me kalimin e kohës, këta ish-robër ranë në kontakt me fiset vendase indiane dhe u perzien me ta. Historiani Brent Kennedy, profesor pranë kolegjit Wise në Virxhinia thotë se tek melungonët edhe sot mund të vihen re tiparet evropiane. Zoti Kennedi vetë është melungeon. Në librin e tij, Melungonët, Rilindja e nje Populli Krenar, Brent Kennedy, thotë se lidhjet e tyre evropiane duken edhe në një numër fjalësh e toponimesh. Për shembull është pranuar se vetë emri Melungeon rrjedh nga frengjishtja Melange që do të thotë i përzier. Por zoti Kennedi këmbëngul se melungeon rrjedh nga turqishtja melunkam - të mallkuar. Ky argument duket disi bindës po të mendohet gjendja pa asnje shpresë e ish-robërve per t'u kthyer në vendlindjet e tyre. Por ndonjë studiues hedh tezën se melungeon mund të rrjedhë edhe nga shqipja mall-kam, ose kam mall, po të kihen parasysh shënimet e admirali Drake ku thuhet se mes robërve kishte qindra armenë, grekë, boshnjakë, kroate e shqiptarë. Historiani Kennedy thotë se edhe emri i fisit indian Cherokee vjen nga fjala shirokë - e shprishur, e perhapur. Por shirokë quhet edhe era që sjell apo përhap retë e shiut; një fjalë kjo mbarë ballkanike. Toponimin Alabama, Brent Kennedy e shpjegon me turqishten Allah - Bama, varreza e Zotit. Apo mos ndoshta rrjedh nga Albania si kujtim nostalgjik i të shpërngulurve për atdheun e të pareve të tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar   Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar EmptyWed Jul 23, 2008 10:34 pm

''Eshte e mundur gjithe kjo para ca vitesh nje fatkeqesi qe ndodhi i uriganit ''shiut''(nese nuk gabohem ) ,ne Missisipi Lusiana , me kujtohet ne ato ''dite momente te ngjarjes'' kam lexuar nje gazet qe fliste per 4 milion me origjin Shqiptare ne keta vende qe jetonin te demtuar nga ajo fatkeqesi .''
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
ylber1992
Fillestar/e
Fillestar/e
ylber1992


Male
Numri i postimeve : 6
Age : 111
Vendi : dfdf
Registration date : 24/07/2008

Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar Empty
MesazhTitulli: Kush e ka prejardhjen Shqipetar?   Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar EmptyThu Jul 24, 2008 6:29 am

si pershembull
Sylvestre Stallon E KA PREJARDHJEN SHQIPETAR
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar   Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Disa amerikanë me racë të përzier mund të kenë gjak shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shëndeti dhe të ushqyerit
» Disa fletushka te fondit te perbashket shqiptar
»  Disa fletushka të fondit të përbashkët shqiptar
» Shqiptarët me ushtri të fortë do të kenë fqinjë të mirë
» Shumë të lënduar nga eksplodimet në Shqipëri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: