Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 A po plagoset sot gjuha shqipe?!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A po plagoset sot gjuha shqipe?! Empty
MesazhTitulli: A po plagoset sot gjuha shqipe?!   A po plagoset sot gjuha shqipe?! EmptyWed Jul 23, 2008 2:27 pm

A po plagoset sot gjuha shqipe?!


0 të mos e “bdarim” gjuhën shqipe




Shkruan: Besim R CENGU

Kukës, 13. 07. 2008


Administratës të mbretit Zog, prej lëvruesve të gjuhës shqipe të asaj periudhe, i qe marrë për të madhe, madje si injorancë apo edhe mungesë e theksuar e kulturës gjuhësore, kur në një telegram të kohës, një prej ministrave (në mos gabohem në vitin 1936), u drejtohej prefekturave me një tekst prej gjashtë rreshtave, në të cilët u identifikuan 27 gabime ortografike, në bazë të rregullave e normave gjuhësore që kishte vendosur Komisia Letrare aty nga fundi i dekadës së dytë të shekullit të njëzetë (1916). Për respekt të së vërtetës, prej inteligjencies të asaj kohe, i kushtohej shumë rëndësi konsolidimit të gjuhës, kulturës në të shkruar dhe në format e shprehjes, si një prej cilësive identifikuese të një populli, që po ndërtonte sefte shtetin e vet, por njëherit edhe po konsolidonte gjuhën si mjet të komunikimit të përditshëm, si lëndë ndërtimi të veprave shkencore e kulturore.

Pas rilindasve, që dhanë aq shumë për krijimin e vetëdijes kombëtare, formësimin e shtetit shqiptar, por edhe për konstituimin e gjuhës shqipe si mjet komunikimi, shtypi i kohës të kësaj Lëvizje të Ndritshme Kombëtare dhe pas shpalljes së pavarësisë, luajti rol të pazëvendësueshëm, përmes kontributit patriotik e atdhetar të intelektualëve të përgjegjshëm për rëndësinë fundamentale, që ka gjuha e standarti i saj. Këta njohës skrupulozë, lëvrues pasionantë, e njohës thellë të fondamentit e magjisë të gjuhës tonë të bukur, ishin shkolluar kryesisht në perëndim, e prej andej sollën konceptin e përparuar, se të respektosh gjuhën tënde, do të thotë të kesh respekt për popullin, të cilit i përket, konsideratë për historinë e tij, përulje për njerëzit që kanë bërë historinë, prijësit që e udhëhoqën etj.

Gazetat e para, si Fjamuri i Arbërit, Albania, Drita, bie fjala, apo më vonë, mjeshtra të mendimit, gjykimit e interpretimit, që drejtonin shoqëritë atdhetare dhe iluministe, përmes gjuhës së shkruar shqipe, por edhe të përdorimit mjeshtëror të saj, luajtën një rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin, por edhe në evolimin e gjuhës shqipe në të gjitha drejtimet, në planin strukturor, fonetik, morfologjik e sintaksor. Në gjysmën e parë të shekullit të njëzetë, intelektualë si Fan Noli, Faik Konica, At Gjergj Fishta, Asdreni, Hilë Mosi, Branko Merxhani, Aleksandër Xhuvani, Nonda Bulka, Ismet Toto, Vangjel Koça etj, i dhanë një impuls të madh zhvillimit të gjuhës, duke e ngritur shqipen në një nivel të denjë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A po plagoset sot gjuha shqipe?! Empty
MesazhTitulli: Re: A po plagoset sot gjuha shqipe?!   A po plagoset sot gjuha shqipe?! EmptyWed Jul 23, 2008 2:28 pm

Ndal masakrimit të gjuhës prej administratës drejtuese


Duke qenë e tillë, gjuha jonë, me plot mundësi shprehëse dhe e pasur në fondin e fjalëve e shprehjeve figurative, karakteristike e një gjuhe të lashtë e kreative, ne shqiptarëve, që kemi fatin që e flasim dhe e shkruajmë atë, nuk na falet në asnjë rast të abuzojmë me këtë pasuri tepër të çmuar që kemi. E them këtë, pasi para disa kohësh më ra në dorë një shkresë e një prej institucioneve tona, shkresë, e cila i drejtohej drejtorive të shkollave për problemin e transportit të mësuesve në fshatrat e largëta. Shkresa e firmosur prej titullarit kishte 24 rrjeshta. Teksti përbëhej gjithsej prej dy fjalive periudha super të gjata dhe kishte 96 gabime ortografike. Për më tepër, ky tekst që komprementon rëndë administratën shtetërore, ishte një mishmash i gjallë pa asnjë pikë kuptimi. Ky është turp intelektual dhe administrativ. Është turp intelektual, se kjo shkresë (e cila nuk është as e para dhe as e fundit e administratës të sotme shqiptare në Tiranë e Prishtinë), dëshmon qartë kulturën minimale gjuhësore të atyre që e shkruajnë dhe mosnjohjen e rregullave elementare gjuhësore të vendosura në forumet shkencore akademike. Është turp administrativ sepse, në epokën e sotme demokratike e pa asnjë barrierë, në epokën dixhitale, duke vepruar kështu, nuk mund të bëjmë fjalë për një administrim cilësor e në përputhje me konceptet e kohës moderne.

Mjerisht, pas më shumë se shtatëdhjetë vjetësh, që prej shembullit që morëm prej kohës së mbretërisë, gabimet gjuhësore rezultojnë fatkeqësisht më të thella e më fatale. Duke pasur bindjen e qëndrueshme se ky rast nuk është i veçuar, por refren i përditshëm, rasti i paraqitur si shembull, vërtet përbën shqetësim serioz. Kjo padyshim është papërgjegjshmëri totale që vjen nga moskujdesja, por realisht edhe nga mungesa e theksuar e kulturës gjuhësore. Sot shkollat tona i kushtojnë mjaft pak hapësirë kulturës gjuhësore, njohjes me rregullat e saj të drejtshkrimit a drejtshqiptimit. Ai që mëson nxënësit, por edhe që shkruan gjuhën shqipe sot (administata aktuale publike, por edhe gazetarët a letrarët në përgjithësi), nuk merret pothuajse aspak me teknikat e të shkruarit, përzgjedhjes së fjalës shqipe apo artit stilistikor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A po plagoset sot gjuha shqipe?! Empty
MesazhTitulli: Re: A po plagoset sot gjuha shqipe?!   A po plagoset sot gjuha shqipe?! EmptyWed Jul 23, 2008 2:29 pm

“Agresioni” i sotëm imponues dhe rezistenca gjuhësore


Në kombet e qytetëruar i kushtohet shumë rëndësi ruajtjes e lëvrimit të gjuhës, për të mos u “bdarur” (për të mos u prishur, shkatërruar), siç kishte drojën civilizuese Gjon Buzuku për gjuhën tonë, edhe nëse gjuhët e tyre janë të mëdha si në rastin e anglishtes, frengjishtes, gjermanishtes, rusishtes, apo spanjishtes. Punë shumë më e madhe u del kombeve më të vegjël për të ruajtur identitetin gjuhësor, pasi gjuha e tyre është e ekspozuar para “agresioneve të ndryshme asimiluese” ose “bdarëse” të gjuhëve të kombeve të mëdha me ekonomi të madhe, e rrjedhimisht kulturë të madhe. Duke qenë të ndërgjegjshëm se jetojmë në epokën e globalizmit ku lumi ekonomik dhe kulturor është tepër i rrëmbyshëm, është afërmendësh se pos të tjerash edhe gjuha e kombeve të vegjël, ndodhet nën trysninë e “agresionit” të gjuhëve dhe kulturave të kombeve më të mëdhenj. Një dukuri e kësaj natyre ndodh edhe me letërsinë, muzikën e artin në përgjithësi, teknikën… Në kontekstin e gjuhës, me siguri ndikimi i gjithanshëm kulturor (sigurisht edhe ekonomik) është tepër prezent gjithnjë e më tepër imponues. Ndërsa në disa drejtime të jetës e zhvillimit, ky “agresion” luan rol pozitiv, në aspektin gjuhësor është në shumë raste negativ. Shkurt jemi të detyruar, që në fondin e gjuhës tonë, të pranojmë shumë fjalë a shprehje (kryesisht teknike e shkencore), që na nevojiten t’i përdorim në praktikën e përditshme. Por, është e pafalshme ta deformojmë gjuhën, për shkak të këtij “agresioni”, ndërkohë që ekzistojnë mundësi të pafundme të shmangjes, që synon ruajtjen e strukturës, fondit dhe normave tona të shqipes.

Nëse gjuha jonë është lëvruar, pasuruar e zbukuruar prej intelektualëve të mëdhenj, që prej rilindjes kombëtare e deri sot, prej Naim Frashërit, Ndre Mjedës, Gjergj Fishtës, Faik Konicës, Aleksandër Xhuvanit, Kostaq Cipos, e deri te Eqerem Çabej, Idriz Ajeti, Ismail Kadare, Rexhep Qosja dhe Dritëro Agolli, është në detyrimin tonë atdhetar, që jo vetëm të ruajmë vlerat e çmuara që kemi, por edhe t’i çojmë më përpara hullitë që ato na i kanë lënë të hapura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A po plagoset sot gjuha shqipe?! Empty
MesazhTitulli: Re: A po plagoset sot gjuha shqipe?!   A po plagoset sot gjuha shqipe?! EmptyWed Jul 23, 2008 2:31 pm

A po plagoset sot gjuha shqipe



Aktualisht, pasuria jonë më e madhe, që është gjuha shqipe, tash po plagoset përnjimend. Plagoset prej veprave të dobëta, tepër të dobëta artistike të gjinive të ndryshme letrare. Botohen vëllime poetike, tregime, romane me shumicë, por jo vetëm larg nivelit artistik dhe ideor, por edhe shumë poshtë standartit të gjuhës përcaktuar nga institucionet shkencore. Në këtë drejtim, mungon pothuajse plotësisht institucioni redaksional, që bën të mundur prodhimin e kësaj letërsie poshtë medioktitetit. Tek ne ende nuk ka një politikë kombëtare, që rregullon këtë problem kulturor. Ma dhuroi një ditë në Prishtinë një dramë. E mora për mirësjellje, por as që i kam çelë kapakun, vetëmse poshtë titullit nuk ishte shkruar “dramë” por “dram”. Më përshkroi gjithë qenien time ideja, se kur që në kopertinë të veprës së shkruar, niset me një gabim elementar gjuhësor, merre me mend se si do të jetë brenda.

Po plagoset përnjimend gjuha jonë e bukur edhe nga gazetarët e publicistët, që shkruajnë sot e gjithë ditën në shtypin tonë. Në gazetarinë e sotme, nuk ka asnjë shenjë, ku të mund të shihet tendenca për ta ruajtur në standartet e sotme, a për ta zhvilluar gjuhën gazetareske si pjesë integrale e gjuhës tonë të përditshme.

Së pari, shkruajmë gjuhë të papastërt. Duke u shkruar ngutshëm për konsumatorin e informacionit, të vlefshëm vetëm për një ditë, gazetari i sotëm nuk e kontrollon, fjalën, nuk e lëmon atë, nuk e zgjedh fjalën shqipe që tingëllon bukur e me kumt, përdor me tepëri fjalë të huaja të panevojshme, që nuk i kupton në shumë raste as ai vetë, as ai që i lexon shkrimet e tij.

Së dyti, nuk kujdeset për fjalinë, materialin e ndërtimit të artikullit, essesë, reportazhit, informacionit, apo fejtonit. Mjafton që të transmetojë tek lexuesi lajmin. Kjo është vendimtare dhe ky është qëllimi, pastaj se si e qysh përcillet mesazhi, në ç’mënyrë, me ç’art, me ç’teknikë, nuk ka shumë rëndësi për gazetarin.

Së treti, fjalia nuk ka semantikën e duhur. Ajo në të shumtën e rasteve bëhet lëmsh, nëpërmjet fjalive të gjata sa krejt shkrimi, diku del mbiemri para emrit, diku-diku praktikohet kakofoni e panevojshme që varfëron tej mase ligjëratën, përdoret barbarizma pa asnjë kriter që rëndojnë mendimin, duke bërë kështu që materiali gazetaresk të mos jetë i qartë, e mendimi të jetë një tollovi e vërtetë.

Së katërti, sot gazetarit të shtypit të përditshëm a publicistit, në shumë raste nuk i ha palla fort për rregullat elementare të drejtshkrimit, ose përdorimin me vend të shenjave të pikësimit. Lëre më që shumë prej tyre, nuk i njohin këto rregulla, apo normën e sotme gjuhësore. Edhe sikur t’i njohin ato, nuk janë korrekt në vënien e tyre në përdorim të ndërtimit konstruktiv të një fjalie, periudhe apo krejt shkrimit, ku fjala shqipe të përcillet thjesht e drejtpërdrejt, e bukur, me tingëllim muzikor dhe elokuente, me ngarkesën e duhur emocionale, gjithnjë në funksion të formulimit të një mendimi të qartë e të kuptueshëm.

Së pesti, morfologjikisht, shumë prej gazetarëve e publicistëve, në raport me rregullat e sotme drejtshkrimore, janë në shumë raste në pozicion “jashtë loje”. Pothuajse në çdo rast, ngatërrohen kohët e foljeve, e nuk përdoren drejt rasat e emrave apo përemrave. Në vend që të thuhet psh, se “Kryeministri, do ta shikojë (ose shohë) me kujdes këtë problem”, thuhet se “kryeministri… do ta shikon (ose sheh) këtë problem”, ose “…qeveria do të përcakton rregulla të forta…” në vend që të shkruajë drejt kohën e foljes që është “…qeveria do të përcaktojë…” Aq më keq, kur vërehen raste flagrante të keqpërdorimit në të shkruar, si në rastin kur në vend të shprehjen “kam për t’ia dhënë materialin” praktikohet forma “kam me ja japë!”. Ose në vend që të shkruajë “tani fëmia im ka filluar të mësojë” shkruhet “tani fëmiu im ka filluar të mësoi”. Në vend që të shkruhet “ujë krojesh” praktikohet rëndom “ujë të krojeve” etj. Çdo të thotë kjo? A mund t’i vemë emër tjetër, përveçse mungesë e theksuar e kulturës gjuhësore? Se nuk ka se si të trajtohet ndryshe. Unë them se mjerisht kështu është, përkundër përpjekjeve tepër mbresëlënëse të vetë popullit tonë për të përmirësuar gjuhën në të gjitha drejtimet në kushte te reja të sotme tepër optimale për të evoluar e pasuruar gjuhën tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

A po plagoset sot gjuha shqipe?! Empty
MesazhTitulli: Re: A po plagoset sot gjuha shqipe?!   A po plagoset sot gjuha shqipe?! EmptyWed Jul 23, 2008 2:32 pm

Gjuhën e përmirësojnë vetë kombet, jo individët


Pas vitit 1999, kur edhe u krye lufta çlirimtare, e cila u kurorëzua me dëbimin e okupatorit prej territoreve tona, nuk ndjehen më të pranishme në gjuhën e përditshme barbarizma të tilla, si strujë në vend të fjalës rrymë, zadruga në vend të fjalës shitore, devojkë në vend të fjalës vajzë etj. Kur ne shikojmë përpjekjen serioze të popullit tonë për të përmirësuar gjuhën tonë, për ta purifikuar atë, nuk na falet ne gazetarëve e publicistëve, letrarëve e historianëve, të luajmë dashje pa dashje rol regresiv përmes shkrimeve tona, që janë ushqim i përditshëm shpirtëror i popullit.

Gjuha jonë shqipe, si një nga me të pasurat e me mundësi të panumërta shprehëse, padyshim ka nevojë të përmirësohet në përputhje me situatat e reja të krijuara. Kështu përmirësohen të gjitha gjuhët tjera në botë. Por për problemet që i dalin gjuhës shqipe përpara, nuk mund të zgjidhen nga një individ apo edhe grup idividësh. Meqë gjuha është pronë e një kombi, është detyra kolektive e tij ta përmirësojë atë, ta pasurojë me fjalë të reja, me forma të reja shprehëse, dmth, është detyrë e akademikëve dhe institucioneve shkencore gjuhësore, është edhe detyrë e ne… gazetarëve, që jemi të vetmit që komunikojmë përditë me popullin.

Duke ndjekur traditën shembullore të intelektualëve tanë brilantë, prej rilindjes e deri sot, duke parë me seriozitet kontributin që ata kanë dhënë e po japin për pasurimin e gjuhës shqipe, duhet ta kuptojmë mirë misionin që kemi, veçanarisht në kohën kur dikush po do ta “bdarë” gjuhën tonë, po do ta ndajë në gjuhë shqipe e gjuhë kosovarishte. Ruajna zot, kur nesër të mbijnë papritur “shkencëtarë” apo “akademikë” të tjerë, që të pjellin prej psikologjisë së tyre të sëmurë edhe gjuhën e shqiptarëve të Maqedonisë, të Malit të Zi a të Luginës së Pershevës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





A po plagoset sot gjuha shqipe?! Empty
MesazhTitulli: Re: A po plagoset sot gjuha shqipe?!   A po plagoset sot gjuha shqipe?! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A po plagoset sot gjuha shqipe?!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHQIPTARE NE DIASPORË-GJUHA E KOMUNIKIMIT FAMILJAR
» Shqiptaret ne Perendim KULTURA dhe Tradita !
» GJUHA SHQIPE DHE LASHTËSIJA E SAJË
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote
» Gjuha arabe gjuha e katert me popullore ne bote

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: