Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 NGA TRADITA JONĖ E DASMAVE

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
avatar

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

MesazhTitulli: NGA TRADITA JONĖ E DASMAVE   Sun Aug 10, 2008 1:16 am

Ja qka na solli pėr forumin "BASHKIMI KOMBĖTAR",krijuesi,kėngėtari dhe pedagogu e gazetari ynė Demir Krasniqi nga Gjilani

NJĖ DASMĖ ME DIMENZIONE MBARĖKOMBĖTARE DHE MUZIKĖ TRADICIONALE

Gjilan, mė 7 Gusht 2008.

Korriku dhe Gushti , nė deceniet e fundit janė shndėrruar nė muajt e ahengjeve, dasmave, fejesave, martesave dhe synetive , po thuaj se nė tė gjitha krahinat shqiptare. Fitohet pėrshtypja se dhjetė muajt e tjerė kalendarik tė vitit janė nė “pushime” sa i pėrket organizimeve tė ahengjeve dhe ceremonive tė ndryshme popullore e familjare.
Kėtė dukuri qė ėshtė shndėrruar nė traditė, na e ka imponuar kurbeti i zi, i cili nėpėr shekuj dhe nė vazhdimėsi, po na i grabitė heshtazi bijtė dhe bijat tona mė tė mira, anė e kėnd kontinenteve tė rruzullit tokėsor!
Andaj, malli, nostalgjia dhe dėshira pėr t’u takuar e ēmallur me vendlindjen dhe njerėzit e saj, po i detyron njerėzit qė tė gjitha ahengjet familjare t’ i organizojnė gjatė kėtyre dy muajve. Pra, dasmat dhe gazmendet tona popullore, viteve tė fundit janė shndėrruar nė arena tė bashkimit familjarė, miqėsor e shoqėror, ku mund t’ i shijojnė edhe vlerat artistike tė kulturės sė traditės kombėtare dhe tė njihen me njėri – tjetrin drejtpėrsėdrejti.
Njė konkurrencė e kėtillė, ku nė tė gjitha dasmat dhe ahengjet e ndryshme familjare , pa tjetėr duhet tė jetė e pranishme muzika si njė korpus pėrcjellės argėtues, ka bėrė qė organizatorėt e kėtyre ahengjeve, tė obligohen qė sė paku njė vjet, apo gjashtė muaj mė parė, tė pėrcaktohen dhe sigurojnė grupet, individėt dhe ansamblet muzikore!
Kjo konkurrencė, ka ndikuar qė artistėt popullor tė cilėt merren ekskluzivisht me zejen e muzikės dasmore, t’ i ngrehin ēmimet nė shifra astronomike, kur kihet para sysh standardi dhe kostoja e jetės nė Kosovė.
Derisa nė Kosovė, njė punėtor krahu punon gjatė tėrė ditės pėr njė mėditje prej 5 apo 10 Eurosh, pa ngrėnė e pa pirė, derisa njė mėsues i Kosovės, punon njė muaj me nxėnės vetėm pėr 200 Euro, pa asnjė stimulim tjetėr, pa as njė shuajt ushqimi – artistėt e specializuar pėr dasma popullore, vetėm pėr 5 orė punė me kėngė, muzikė, pije te tė gjitha llojeve, specialitete tė shumėllojshme ushqimore dhe dhurata tė pa parapara, nė fund pėr punėn e tyre shpėrblehen minimum me nga 300 Euro pėr person!
Mė nė fund, pėr njė gazmend tė shumėpritur familjarė, kjo do tė ishte krejtėsisht nė rregull, nga se njė proverb popullor thotė:”Qejfi ėshtė mė i madh se deti!”
Mirėpo, kjo konkurrencė kaq e madhe e dasmave dhe ahengjeve popullore vetėm brenda dy muajve tė vitit, ka bėrė qė tė ndryshojė shumėēka nga tradita jonė popullore.
Derisa , dikur sipas traditės dhe zakoneve, dasmat bėheshin ekskluzivisht vetėm tė enjteve dhe tė dielave, tani mė nuk shikohet se ēfarė dite ėshtė, por problemi paraqitet vetėm se si tė sigurohen lokalet, restorantet , hotelet dhe grupet muzikore?!
Njė konkurrencė e tillė e organizimit tė dasmave dhe ahengjeve tė ndryshme popullore, ua ka mundėsuar qė shumė grupe muzikore dhe individ tė cilėt merren me zejen e muzikės dhe tė kėndimit, pa kurrfarė kriteri, as pėrgatitje profesionale, tė marrin tė drejtėn dhe guximin qė tė shkojnė nėpėr dasma dhe tė fitojnė para tė majme, duke e ēoroditur tmerrėsisht kėngėn, muzikėn dhe vallen tonė tradicionale kombėtare!
Nga kėto trende, u dezorientua tradita jonė muzikore, por edhe tradita e dasmave dhe ahengjeve tona familjare, duke u futur nė to antivlera, vlera tė dyshimta, vlera tė vjedhura nga popujt tjerė, por edhe vlera muzikore amorale.
Njė dasmė popullore me dimensione mbarėkombėtare dhe me muzikė tė mirėfilltė tradicionale, kėto ditė, mė 7 Gusht 2008, u organizua nė hotelin mė tė madh tė Gjilanit, tė quajtur “Kristal”.
Kėtė dasmė – synetie , e kishte organizuar njė mėrgimtar nga Franca, i cili 6 muaj mė parė e kishte angazhuar Ansamblin muzikor “Kastriotėt” nga Ferizaj, ansambėl ky, i mirėnjohur dhe i dėshmuar pėr vlera muzikore kombėtare nė mbarė trojet etnike shqiptare.
Pronari i kėsaj dasme, kishte bėrė njė organizim dhe skenar tė shkėlqyeshėm, pėr tė cilin tė gjithė mysafirėt qė patėn rastin tė jenė pjesėmarrės tė kėtij ahengu, i morėn lakmi pėr rend, rregull dhe aheng tė bazuar nė tabanėt e shėndosha kombėtare.
Pronari i dasmės – kurbetēiu i quajtur Shkėlqim, kishte ftuar shumė mysafirė :familjarė, miq, shokė dhe kurbetēinj nga tė gjitha anėt dhe krahinat shqiptare brenda vendit dhe nė diasporė, ku kishte njerėz nga shumė vende tė Evropės, Azisė dhe Amerikės, tė cilėt pėr herė tė parė u bashkuan nė njė formacion dhe aheng tė kėtillė.
Jo, rastėsisht, kjo dasmė atė mbrėmje u quajt:”Dasmė e Shqipėrisė Etnike nė miniaturė!”
Pra, dasmat e kėtilla, janė pikėnisje tė afrimit dhe bashkimit mbarėkombėtar dhe njohjes sė traditave e zakoneve popullore nė bazė tė krahinave shqiptare.
E veēanta e kėsaj dasme, qė dallon prej shumė dasmave dhe ahengjeve tjera simotra nėpėr trojet shqiptare, ishte pėrzgjedhja e muzikės e cila gjatė tėrė kohės ishte e programuar me kėngė e valle tė zgjedhura nga tradita qytetare shqiptare, pa u dėgjuar asnjė tingull, asnjė ritėm dhe asnjė fjalė e kėngėve tė huaja dhe stili tashmė i dėshmuar pėr ēoroditje dhe degjenerim muzikor nė dasmat tona – quajtur “TALLAVA!”
Pra, kjo ishte njė dasmė e rrallė popullore, nė tė cilėn u kėndua dhe u vallėzua vetėm shqip!Meritat pėr kėtė dhunti, pos tė tjerėve, iu takojnė edhe artistėve tė merituar tė kėngės popullore shqiptare, siē ishin:Donika Ndreca nga Shkodra, Muhamet Duraku nga Podujeva, Lendita Hakaj nga Mitrovica, Sirie Gagica nga Gjilani, Xhemajl dhe Besart Berisha nga Smallusha e Lipjanit dhe artistė tė tjerė tė shquar.
E veēanta tjetėr e kėsaj dasme, ishte vendosmėria e pronarit kurbetēi , tė quajtur Shkėlqim, i cili ndonėse e kishte tė vetmin djalė hasreti, tė cilin e kishte pagėzuar me emrin Flakėron, nuk lejoi qė tė organizohet defile me vetura, traktorė, kamionė, qerre luksoze kuajsh, nėpėr qytet, ku do tė shfrenoheshin dasmorėt duke iu rėnė sirenave, duke brohoritur e piskatur rrugėve, duke kėrcyer mbi vetura me defe, duke vallėzuar mbi rimorkio tė traktorėve e kamionėve nėn tingujt e surleve dhe tupanėve , duke i ngrehur zhag flamujt kombėtar dhe shtetėror, duke e penguar komunikacionin nėpėr sheshet e qytetit dhe duke i tmerruar me zhurma qytetarėt jo dasmorė!?
Pronari i dasmės, Shkėlqimi, nuk kishte lejuar qė i vetmi djalė i tij – Flakėroni, tė vishet me rrobat –uniforma tė stilit tė “gjeneralėve turk”, me kokardėn e mbishkruar me “Mashallah”, e as me brezin e mbishkruar me “Bismilah”!
Nė fund, qė tė gjithė pjesėmarrėsit e kėsaj dasme, u ndanė shumė tė kėnaqur, tė disponuar dhe tė impresionuar nga ajo qė panė, qė dėgjuan dhe pėrjetuan gjatė kėsaj mbrėmje.
Le tė shpresojmė se kjo dasmė do t’ u shėrbejė si shembull pėr tė mirė dhe tė mbarė tė gjithė atyre qė duan tė organizojnė dasma e ahengje popullore, mbi baza tė shėndosha tė traditės kombėtare , duke i shijuar e kultivuar vlerat e muzikės krenare mbarėkombėtare!

Gjilan, mė 07.08.2008. Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
NGA TRADITA JONĖ E DASMAVE
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: