Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Poeme epike - Te falem moj Zane

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 1:51 pm

Ne pershtatje te stilit Epik, LLemadeo paraqitet me Poemen e tij epike me titullin: Te Falem moj Zane!
Autori e ka pershtatur krijimin e tij ne dielektin e veriut per vete arsyen, sepse kenget epike kane nje muzikalitet te vecante ne ate dialekt.
Nuk ka nevoje per koment...
Autori na thote: Komentet le ti beje lexuesi, .

Tё falёm moj Zanё !

Deh, moj Zanё, qё mё ke pushtue;
Me ato hire gjith bukuri…
A thue gjat ka me na shkue…
Pёr pa u pa njё herё me sy ?
Edhe bjeshkve pёr kah merr bora,
Prej ku rrezja e nis shkelqimin…
A thue, pra na dora dora…
Do ta marrim bashkё udhtimin...
At’ rrugё t’gjat e t’pa mbarim,
Pёr me pa e me kuvendue…
Pёr ēka shekujsh duel nё pshtim,
Pa u humbun e pa u zhgatrrue…!

***********************

Deh, moj Zanё qё tuj kundrue,
Prej se largu ma lshon Synin,
Bash si rrezja e lumnueme,
Ma ngjall zёmren e ma ndrit shpirtin.
Shpresat ndezun prej njaj gzimi,
M’bajnё me u nis me fluturue…
Me kaptue prej s’nalti qiellin
N'prёhnin tand pёr me pushue !

*******************

Prej sё largu jam tuj t’pa…
Ktu ku malli mё ka rrezue…
E ku dhimta nuk mu ka da…
Me u kthye prap, njё ditё po due…

Po ku tё shkoj o mori Zanё ?
Ku s’mё presin as babё as nanё,
Veē do fis e pak shoqnia…
Qё po i mbyt, e zezё vorfnia…
Kjeē e pash nё nji mot-mot…
Shpin e atit tim tё bekue,
Vёndin, ku e imja nanё,
M’pat pёrkundё e mё pat miklue…

**********************

Po ēka tё thom moj Zana e mire,
Moj e mira e bjeshkve t’Shqypnisё…
Ty qё i dhe frymzimin Gjergjit…
Per me shkrue n’Lahutё t’Malcisё…
Atij Gjergjit t’madh Shqiptar,
Per nga pupla e pёr nga dija,
Nuk ju shue fjala as shpirti…
u gjet gjalle edhe e “djathta” e tija.

******************

More ti bija e Qiejve t’Shqypnisё,
Ti dhe vetё ndoshta e ke pa,
Kah je ardhё e kah i ke ra…
Prej ku sot, je tuj m’kundrue,
Se si dertet jane tuj u shtue…
Ne ato tokёt e Lekё Dukagjinit,
Ku ma s’pari rrezja e diellit,
I dha frymё e drite prej qiellit
I dha jetё zogut Shqiptarit
Bash ne zёmёr te Ballkanit
Ku u nis jeta ma s’parit !

E prej atёherё e deri m’sot,
Vetё ai Zot, eh i madhi Zot,
Pagzoj botёn e rruzullimin
Pagzoj tokё e gur e dhe…
Edhe thirri: “KTU MESDHE” !
Se e pau, se filloj jeta…
Nё rrabina e boka t’shkreta…
Kur Pellazget t’part’tonё, mot-motit,
Morёn punt e ligjet e Zotit…
Me njё shpirt e njё qellim,
Me ja hap Dheut njerёzinё…
Dashtuninё pёr punё e jetё,
Si ata, jetojshin vetё…

*********************

Por shume gjatё nuk pat kalue,
Ku prej Verit e prej gjith drejtimit,
Erdhen bisha me ftyra njierit…
Me do maska e thonё me bisht,
Nisen sulmet vazhdimisht…
Vraj e prej e vidh e shtirr…
Merr e ik, e baj e mlidh…

E Pellazgt, Ilirt-Shqiptar,
Me vra njerin mёkat e kishin,
Veēse luteshin edhe rrijshin…
Duke pritё qё i madhi Zot,
Tё ja u ndalin gryksit barbarve
E ti largote prej tokёs Shqiptare…

Kaluen shekuj nё njё farё durimit
Sa vetё Zoti u ul prej Qiellit,
Edhe pau gjith gjak e gjamё,
Edhe i thirri:
“N’armё te tanё” !
Kundёr s’keqes me u bashkue,
Shqiptarinё pёr me e pshtue!

**********************

Filluen luftna atёherё pa da,
Turr Shqiptarёt, va e pa va…
Njek mbas thёmrёs Grek e Shkja
Romak, Turk, e deri Bullgar…
Me armё n’dor e me faqe t’bardh.

Mirpo luftat atёherё barbare,
N’katёr anёt kundёr Shqiptarve,
Ban me u vra e me u damtue…
E nё shum pjesё me na coptue…
Lenё Fatosa tё ri ndёr kohna…
Siē pat kёnё ai Kastriota,
Gjergji ynё, gjoksi i Arbnorit,
Qe ja dridhi zemrёn Bosforit,
Bashkё me Lekёn e Dukagjinit,
Qё, kah ti bijen kjo rrezja e diellit
Midis tokve e midis qiellit…
Shokt e tyne ma, skan me le,
Kah tё shkojnё Dielli permbi Dhe…

Ata i dhan zёmer Shqyptarisё,
Edhe shёmbull lirisё ju bane,
Me shpatё nё Dorё e me ligjet tona
I thane Botёs e gjith’ barbarve,
Se kjo tokё asht e Shqiptarve,
Se kem ligjet nё Kanue…
E kurrё pёr tё gjall s’kemi me e lshue!

*************************

A thue po t’lodhi o mori bukuri,
Moj sy ndrituna si inxhi…
Vetull Hanё, e syte si Ylli…
Shtatin bjeshkё e kryet te qielli,
Mori Zana qё me rrin nё Male,
Ma shkon jetёn nё kangё e valle…
E besa shpesh edhe me vaje…!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 1:52 pm

Po mё dhemb zёmra pёr me tё pёvetё,
Kur t’pat shkue ai burrё me fletё,
Ai fisniku mendimtar…
Si bylbyli kangatar…
Qё me ty, shpirti i pat kёndue,
Aq me vaje, pёr dertet tona…
Zanin Fort e ka pasё shtrue
Der me Der nёper Malci…
Pёrtej Cemit der n’mal te Zi,
Nёper Plavё e deri n’Guci…
E pёr rreth bjeshkve mbi Dri,
Pёrtej Nishit, bjeshkve tё Sharrit,
A e kujton o moj Zana e malit ?
At za amёl, e puntor si bleta,
Pёr Shqypni e Troje tё veta…
Per atdhe, votёr e fe,
Me nji zhgun hedhun mbi kyre,
E nё dor Kryqin, e n’shpirt arsye,
Kur ai ul me burra t’motit…
Qysh nё koht e Kastriotit,
E pat thurun Historinё…
Dhe ma thellё nё motet tona,
Prej Pellazgut e te Dodona,
Derёs Butrintit nam ia la…
Pёr ēka shkrojё e bukur tha…
Pёr atdheun, sofrёn bujare,
Qё i dha streh zojёs Trojane,
Andromarkёs, kur ra Troja…
Edhe idht greku i dogj…
Gjurma gjurmes seē i ndoq…
Nё Butrint si Gjergji e tha,
Bes e streh tek ne iu dha…!

********************

Eh, per Oson e tё mirёn Shkodёr,
Pati shkrue e pati thanё…
Se kah ti bien Dielli me Hanё,
Si n’Veri e si ndёr Shkodranё,
Nuk ka burra e as nuk ka gra,
Pёr ma tё mirё me sy me u pa,
Per ma trima e ma burrnesha,
Gra e vajza si sokolesha...

E ai Osja n’kull t’agzotit
Kur ja dha flaken barotit…
Edhe e bani pusin e zi
Nё Vraninё, pёr Mal tё zi,
Ku ja la botes njё namё
Se Shqiptar, kshtu do me thanё :
Kur ta gucin n’Nder e nё Atdhe,
Bahet zjarm, bahet rrufe…
E ban tokёn pus e gjamё
Per me i shkri dheun pёr nan kamё
Ē’do armikut qё t’ia ket ana…
Dheun e tjetrit ku s’ja la baba…!

**********************

A e mban mend o moj Hyjni,
Mori shpresa plot dashni…
Qё ma merr shpirtin nё Nore…
E ma ndez zemrёn sot zhari?

A e kujton at zog shqiptari?
Se sa bukur ai pati kёndue,
Me ato vargje, gjith begati
Pёr Shqiptar e pёr Shqypni.
Kur pat thirr deri n’Europё,
Nё tribuna e pat ēue zanin,
Per at zjarm qё e dogj Ballkanin,
Dogj Ballkanin e coptoj…
Shqiperinё me gjak e mloj…
Kur na shkoj Kosova e jonё,
Kur Malcinё e mori dhuna,
E Ēamerinё e dogji furra…
Furra e zezё e Greqisё dinake,
Qё e perzhiti nё mes tё flakve…
Duke i djegur gra e femijё…
Oh e mjera o moj Ēameri?!

Eh` aj burrё o mori Zanё,
At Gjergj Fishta i kanё pas thanё !
Pader Gjergji e thirrte bota,
Gjith Shqypnija ja nderte zanin,
Rumelia ja ndigjonte kangёn...

Eh, ai Europes ja pat rrit nderin,
N’Manastir n’kongres tё parё,
Pёr Shqypni e pёr Shqyptar…
Pёr kёtё Botё edhe Europё…
I pat bashkue burrat me kokё…
Edhe zuni nji Abetare…
Pёr me fol gjuhёn Shqyptare,
Me nje za, system tё ri …
Pёr gjithё shekujt nё Histori,
Bash njaj burrё pra, i Fishtjanё,
Prift i shenjtё Gjergji Lezhjanё,
Ai Lezhjanё, edhe Shkodranё,
Por Shqiptar me Tatё e Nanё,
U ēue n’kambё nё Manastir,
Edhe Gjuhёn nisi fill…
Si me fol e si me shkrue,
Cillat germa me pёrdorue…!

N’germ t’Latinit ai kambёn e nguli,
Pse Europa, tha, asht me ne… !
Pёr gjithmonё Atme e atdhe…!
Pse Latini ai i biri i Zotit…!
Qysh nё kohnat e Ostrogotit…
N’Ilirisht ai me fol ka msue…
Edhe germat mir ka latue…
Se shumё rraj fjalёsh, tha, i ka marr,
Ne gjuhёn ton t’vjeter, ma parё.

 
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 1:53 pm

Edhe u vu n’fill Historia…
Me ato fjalё tё shenjta tё tija,
U vendos Gjuha Shqyptare,
Larg prej zhiblave greko-sllave,
Larg ma shumё prej gijuhёs Arabe,
Shumё ma afёr Europёs atёhere…
Ku ai burrё, ai i biri i tё mirit,
Biri i Shqipes dhe i Ilirit…
Mendoj hollё pёr kёtё Atdhe
Pёr Europёn dha atё ide…
Pёr njё fillim e pёr bashkim…
Qysh tek germat qe janё pagzim…
Jane pagzimi i njasaj dashnie,
Janё pagzimi i njё ardhmёnie…!

******************

Por shkoj shekulli e filloj tjetri
Dhe Europёs n’bark i rrin Lepuri,
Pёr Shqypni e pёr Shqiptar,
Edhe pse Greku verdallё…
Sillet Tokёs e silet djerrit,
Bash si djalli brёnda ferrit,
Tuj thur plane e dhelpёni…
Bashk me Serb e me sllavi,
Si me djeg e me perzi…
Nё Kosovё e nё Ēamёri…
Nё Mal tё zi e Macedoni…
Pёr me shue kёtё Shqiptari!

Se pёr Europё Greku e sllavi,
Nuk mёndojne, o mori Zanё,
Se shkoj shekulli e filloj tjetri,
E as sllavi e as Greku…
Jo, s’po i njohin germat e Europёs,
Por po u vlon njaj mall nё gji…
Prej ku nis ai Deti i zi,
E kah rrjedh vala me Dri,
Krejt Ballkanin der’matan detit
Krejt Mesdheut po due me thanё,
Deri ne Istria, Adrias matanё,
Kan njё plan e njё djallёzi…
Pёrmbi bjeshkёt nё Slloveni,
Don me i dal Danubit matanё,
E krejt njё botё po don me i thanё,
Si e pat pa c**** nё andёrr…
Me thirrё don, “bot-greko-sllave”,
Me hup don farёn e shqiptarve.

Eh, Europa spo don liri,
Pёr Shqiptar e nё Shqiptari,
Por po don dokrra n’breg t’hinit,
Siē pat ba mot mas moti…
Kundёr tё drejtёs qё na dha Zoti.

Unё spo dij ndoshta me ti rreshtue,
Por ai Gjergji krejt i pat shkrue,
Se kurr kta lkurёn s’kan me ndrrue,
As Europa pёr Shiptar…
As vetё Greku bashkё me sllav…

*****************

Por unё deshta moj bukuri,
Pёr me kjajtё pak sot me ty,
Se po t’shoh nё maje tё malit,
Me atё veshje krejt ne zi…
Me ato lot qё mi ke ndёr sy,
Kah po i sheh ato bjeshkёt tona,
Kah po e lshon synin kah Vlona,
Ku po derdhet vaj e gjamё…
Kur prej dallgёsh tё tёrbueme,
Po na mbyten bij e bija,
Vashat tona edhe rinia,
Veē tuj ik prej njaj mjerimit,
Prej mungesave pa kufi…
Ku ska punё, jetё as njerzi…
Ku ska shtet as qeveri…
Ku ka veē rrёna e tragjedi,
Ku ka vuajtje e vorfёni…
Ku mungon buka pёr fmi,
Mungon buka uji e drita…
E nё ēdo leqe u asht zanё prita…°

****************
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 1:53 pm

A thue Zanё jam tuj tё randue,
Edhe vajin jam tuj ta shtue?
Pёr ēka Shqypnis bashkё jem tuj pa,
Si po vriten vllu me vlla,
E si po shahen e si po grinden…
Si ja luejne shoj-shojt gishtin…
Kur n’ballkan dhelpnat luejn bishtin…!

Por spo muj, vetem me tё lanё,
Mori Zanё e bukura Zanё,
More Dielli bashkё me Hanё,
Qё m’lshon rreze e mё jep jetё,
Kur tё shoh bjeshkёs pёrpjetё…
Kah mё ecё e kah je tuj m’pa,
E kah synin s’je tuj ma nda…

**********************

Eh, pra kaq gzim ti mё jep mue,
Sa ma thot kjo zemra e shkretё,
Se pa shpres unё skam me mbetё,
Se po t’shoh ty n’vёndet tona…
Ku po m’rrin me “Orёt e malit”,
Me tё bukurat “shtoju Zot vallet”,
E sado luft, vaji e potera…
Pёrbri jush u ka kalue…
Prap ju bashk keni qёndrue…
Pa u da e pa u trёmbun,
Veē tuj prit e tuj ndihmue…
Tuj i kjajt e tuj i vajtue…
Gjith njata qё ranё pёr atdhe,
Pёr njat komb, atme e fe,
Pёr me i pshtue gra e fmijё…
Pleq e t’lodhun, t’pa mundsi…
Per me ik, a me qindrue…!

Pra moj Zanё t’laēa bekue!
Ty e krejt Zana e Ora…
Qё bashkoheni dora-dora,
Ku Shqiptarve u derdhet gjaku,
Ku familjeve u digjet pragu…
Pёr me i nimue, e me i forcue…
Mos me i lanё pёr me u largue
Prej atdheut as prej ksaj jete,
Pёr me u dhane nje vrudh tё ri,
Me qendrue e me u ringjallё…
Ēdo tё keqje, pra, me i ba balle…

Der sa bota e gjytetnimi…
Ta kenё njoft vehten ma mirё,
Se gjytetni nuk don me thanё:
Pёr me shkel tjetrin me kambё!
As me i vra grue e fmi…
As me i rrah prindrit ndёr sy…
As me dhunue grue as motёr…
As me i djegun ship e votёr…
As me therun fmit ndёr djepa…
E me ua hup tё drejtёn kah jeta…!

********************

Ah` moj Zanё!
O shpirti i mendimit,
Ti mi ep zёmёr frymzimit,
Dhe mё ban mos me harrue,
Por krejt jetёn me kujtue…
Se edhe na vetё si Shqiptarё,
Do punё tё liga n’dor i kem marrё,
Tuj u lidh me Grek e Sllav…
Tuj i ba krushq e kumbar…
Besa shpesh, se jo fort rradhё,
Sidomos do krenё tё parё…
Qё krejt pa ditё e pa u kujtue,
Hypёn nalt nё atё pushtet,
Me ndihmёn e dreqit e tё sllavit-grek…
Sidomos shekullit qё shkoj,
Ku shumё nana atje vajtoj…
Prej marrveshjesh midis barbarve,
Kur vetё dreqi kje n’krye t’shqiptarve.

Besa prap sot asht njaj lloj shejtanit,
N’krye t’Shqypnisё, ku ma sparit,
E pin kafёn nё Athinё…
N’Beograd rrin n’tavolinё…
Tuj pi Xhin e tuj pa sinjora…
Kah i pёrdredhin njato tul-holla,
Kah ja u ban mezet, vetё “Nikolla”…
Kur n’Kosovё po derdhej gjaku,
E kur po i lidhej qafet laku,
Ekzistencёs sё Shqiptarve…
Kur u dogj gjithēka n’mes flakve…!

****************
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 1:54 pm

Por moj Zanё po due me t’thanё,
Veē, mos ma merr shumё pёr mёrzi,
Pse po kjaj sot derte me ty…
Se qe besa, tash, sa mot-mot,
Tё kam lyp se ku me tё gjet,
Por unё larg sot kam qellue,
Edhe bjeshkve, kaher skam dalё,
Se aq kam mall pёr me tё pa,
Pёr me qesh e pёr me kja…
E me ti pa tё bukurit sy…
Atё fytyrё, oh, moj Hyjni…
Ndoshta dorёn kishe me ma dhanё,
Me ta puthё nji herё moj Zanё…
E te gjujt tu, ndoshta kishe me m’lanё,
Pёr me u ul e me u rrёfye…
Pёr ēka jetёs pashё me sy…
Ndoshta keq dhe pa arsy…!

Ndoshta ftyra, tuj mё ndigjue…
Ndonjёherё ka me tё ndrrue…
Pёr ēka mallesh ta diftoj…
Pёr ēka ndoshta dhe e teproj…
E kur unё tё shoh nё sy …
Se mё vrahesh nё merzi…
Pёr ndonjё t’keq, qё ma ndigjon,
Njaty zёmra mё pikon…
Edhe lotin ke me ma pa…
Kur te kamёt ka me tё ra…
Pra nuk due me tё lendue…
Vrafsha vehtёn ti tuj mё pa…
Nё e thaēa ndoj fjalё me t’keq…
As pёr Turk, as grek as shkja…
As pёr ata qё m’duken si dreq…
Nё ato fronet e Shqypёnisё,
Ku bajnё punёt e Greqisё…
Tё Greqisё e tё Sllavisё…
Tuj i ba njerzit me dek unit,
Me ju dhimt gurit e drunit,
Tuj ja u shtyp lirinё nё bark,
E tuj ja u marr fyrmёn ka pak…!

**********************

Por prap shpersa m’ban me besue,
Se unё ty s’kam me t’idhnue…
Me kto fjalё tё shpirtit tim,
Qё gjithё motёsh lypin ē’frim…

Po kuj ti thom ma par se ty ?
O ti puthsha vetull e sy,
Veē me rrezen e shikimit…
Siē ti puth ty ajo rrezja e Diellit,
Se unё “vocrrak” thonё, kam qёllue…
E nuk mundёm me tu afrue…
Pёrtej rrezes, ku ti shkon jetёn…
Nё ato vёnde e ato lendina…
Ku m’rrin ti o moj e mira…!

***************

Por, prap diēka s’mund t’rri pa t’thanё,
Se pёr kah shndrisin Diell e Hanё,
Si n’ketё botё e mё tjeter anё,
Unё nuk gjej jo tjetёr fjalё…
Veē po thom me shpirt e mall,
Se unё, ty due me tu fal !
Prandaj ty t` fali besimin,
Siē na e fali Zoti Diellin,
Siē na e dha jetёn me jetue,
Njashtu pra, a je tuj m’ndigjue?
Pra tё falem o mori Zanё !
Me gjith shpirt edhe kto fjalё,
Der’ sa fryma mue ka me mu ndalё!

**********************

Eh, kur t’mё ndali kjo frymё hyjnore,
Deh mori Zanё, ty t’kjosha « Nore » !
Pёr me u ndalё e i her me u kthye,
Me mi lshue tё bukurit sy,
Prej atje ku ti mё rri,
Edhe ndoshta dikuj me i thanё,
Per mё ardhё e pёr me mё kja…
Dy tri fjale e jo shumё za…
Veē me thanё, se njaj farё “Frymorit”,
I shkoj jeta pёr quk tё zorit…
Jo pёr buk as pёr pasuni…
Se nuk pat kёnё hobby e tij,
Por njajt shpirtin e pat si ēudi,
Se iu dha me ambelsi…
Veē pёr fjalёt nё dashni,
Se pat ra n’dashni me Zana,
Dhe prej s’largut u pat drejtue,
Me shumё fjalё e me shumё malle,
Sa ja u ndali shpesh kangё e valle…
Fjalt e tij pёr me i ndigjue,
Pёr ē’ka shekujsh kje gatrrue,
Luft e zjarm kunder Shqiptarve,
Gjak e gjam prej dhunёs barbarve…!

***************
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 1:54 pm

Le tё thonё pra ajo vjatore…
Mori Zanё tё kam ra “Nore”!
Le t’mi kjajnё dertet e mija,
Se si zёmra mё pat gufue,
Pёr me shkrue e me kёndue,
Me u ndigjue deri n’kup te qiellit,
Krejt lavdite e njati tё mirit,
Krejt lavditё e Shqiptarisё,
Qysh nё kohet e Ilirisё,
E deri m’sot po due me thanё,
Asnja mangut mos me e lanё…!

Por me ja u thanё edhe tradhtarve,
Kriminelve edhe barbarve,
Mirё e mirё, me ja u kujtue,
Edhe atyne qё u dhanё jetё…
Diktatorve nё pushtet...
Nё Shqypni atje n’Tiranё,
Kur gjith kombi kishte gjamё,
Do kasneca, kalemxhi…
Si po i thonё vetit “gjini”,
Shkruen mashtrime e servilizma,
Tuj ja lan popullit nё fyt…
Tuj i shtyp e vrit e myt…
Pёr nji fjalё a njё shikim,
Vrap nё burg e pushkatim…

Ata, Fishtёn e patёn ēvarrosun,
Raksionar, seē na e tiposen,
Edhe eshtnat n’Kir ja hodhёn,
Veē se Zoti ja pshtoj dorёn,
Njat tё djathtёn e bekue,
Qё historinё vetё e pat shkrue…

E ata, kalemxhi servila,
Qё sot po lehin ne intervista,
Nёpёr botё e gjithkah janё…
E shqiptarёt « tё ēmёndun »i thrrasin,
Se pёr lirinё sot po bёrtasin!

Jo, po don ata servila t’botёs…
Me ja mbush mёndjen Europёs,
"Se shqiptaret faje po kane",
E po shajnё e akuzojnё…
Gjith shqiptarёt qё luftojnё,
Pёr liri e demokraci,
E tё drejta nё gjytetni…

Nuk po u bahet vonё aspak,
As pse lahen vllaznit nё gjak…
Veē po kqyrin se ku me u ul…
Me ndёj strukun porsi pulё,
Kalemxhijt servil te Enverit…
Edhe krenёt atje n’Tiranё…
Qё po vjedhin e po hanё,
Pasunitё e gjithcka po zanё…!

*********************

Pra moj Zanё, o Yll e Hanё,
A i nigijon dertet e mija…
Se edhe lodhё tё kam, po drue…
Por, me mё falё, moj kjosh bekue!
Ti qё fal vetёm dashni…
Falma mue, pra kёtё mёrzi !
Pёr kto derte e pёr kto fjalё…
Qё po mё zjejnё si det me valё…
Mrёna Shpirtit, pra, mё ka pushtue,
Gjith ky mall me fol me ty…
E me ti pa tё bukurit sy!
Veē nё ty e kam besimin,
Ty, qё rrezja ta puth synin,
Nё, ma t’parёn rreze tё diellit,
Kur mallnueshem, ti, mi shkon qiellit.
Pra kah tё sillesh kah Shqypnija,
Mi mbaj nё mёndje kto fjalёt e mija,
E m’ua thuej burrave e grave,
Edhe rinisё t’bukur shqiptare…
Thueju pra prej “Zanit tё Zёmrёs”,
Prej ktij zani qё del sё largu…
Ku m’flet shpirti e mё flet vargu,

Merrni pra shpirt e arsye…
Edhe fjalёn e vёrtetё,
Pёr tё njoftё e me dallue,
Midis tё mirve, me nda tё ligёn,
Me u lidh me fisnikri…
Pёr njerzi e pёr shqiptari,
E me dal prej servilizmash,
Duertrokitjesh nёpёr salla,
Pёr me vu huj nё kolltuk…
Maskarej apo hajdut…
Pra me dijtё e me gjykue,
Pёr me vu nё krye tё vёndit
Ata burra e ato gra,
Qё prej zotit janё krijue
Pёr me pas shpirt e njerzi,
Pёr ēdo grue plak e fmijё…
Pёr ēdo fasht, qytet e shpi…
Shqiptarisё me i dhanё gjallni!

*****************
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 1:56 pm

Tash moj Zanё unё jam tuj dalё,
Prej ktij vargut, nga kto fjalё,
Veē, pashё njat Zot qё na ka krijue,
Kah do t’shkojsh mos me m’harrue!
Se kjo shpres qё kam nё ty,
Mё mban gjallё, e mё shkon mёrzi,
Mё ban trim e mё ban bujar,
Ma ndez zёmren porsi zjarr,
Mё jep shpirt, frymё edhe shpresё,
Sa thom: Kurr s’mё len tё vdes!

Se, njё shpresё me u pa me ty…
Mё rrin nё mёndje e mё rrin nё sy,
Kah do shkoj, nё udhёt e mija…
Nё ēdo rreze e bukuri…
M’ban sikur, po tё shoh ty…
Pra, ti je, nё shpirtin tim,
Si njё fllad qё mё jep freskinё,
Si njё mall qё mё mban gjallё…
Je si prekja gjithё magji…
Si butsia e fjalёs shpirtnore…
Qё m’merr grykё e mё mban pёr dore.
O vallzofsh moj Zanё ndёr shekuj,
Nёpёr bjeshk e ndёr lendina,
Edhe bukur ty tё shkoftё moti,
E unё tё paēa o moj lum e mira!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Balada e nuses sė vdekur   Thu Aug 14, 2008 2:08 pm

Esse nga Ndue Dedaj

Kėnga ka shpalosur vdekje nga mė tė ēuditshmet, epike, legjendare, monumentale; nusja qė murohet (vetėflijohet) nė kala, ura; zanat, qė i ngrijnė krushqit e i kthejnė nė cungje; vdekja e dhėndėrit nga shkelmi i kalit ditėn e dasmės, le pastaj vdekjet nga luftėrat, epidemitė shfarosėse, ku prapė ka mbetur gjallė vetėm njė grua shtatzanė, nga ėshtė ringjallur pėrsėri fisi i shuar. Vdekja kryesisht tė pazakonta, gjithnjė me njė fill apo element tragjik tė evidentuar. Por dhe vdekje tė paralajmėruara, te pritshme, si ato pėr gjakmarrje. Ka vdekur njė njeri, por kanė vdekur dhe disa njėherėsh, siē ka “vdekur” (nė gojėdhėnė) dhe njė fis apo fshati i tėrė. Ky ėshtė “bilanci” i baladave tona. Por vdekja e Nusės sė vdekur tė kėsaj esseje ėshtė tjetėr nga ato. Kėnga kushtuar saj na paralajmėron se ka ndodhur ajo qė “Qaf s’ka tjanun kurr nė kėtė dhe”.

Cila ėshtė, pra kjo vdekje, qė nuk ka ndodhur mė parė, asnjėhėre? Ku ka ndodhur, kur, nė ē’rrethana? Eshtė e vertetė apo legjendė?

Trualli ku u ngjiz balada. Gjeografia e tragjikes
Balada ėshtė realiste, fakti real. Zezona ka ndodhur jo dikur larg nė mugujt e shekujve, por pasi kanė kaluar dy dhjetėvjeēarė tė kėtij shekulli (XX), pikėrisht nė vitin 1924, nė lagjen Shtuf tė Kaēinarit tė Mirditės. Pėr Shtufin gojėdhėna thotė se “qe mė tė dalmit fare”, nga njė epidemi, dhe ringjallja e fisit ndodhi vetėm pse njė grua me barrė nė bark, nė kohėn e kataklizmės, kishte qėlluar tek prindėrit e saj... dhe ajo kishte lindur djalė! Njė fshat qė kishte rilindur nga barku i njė gruaje. Sgurisht njė mrekulli folklorike mė vete. Unikale dhe kjo. Ndoshta Dila e Nikollė Gjok Brungės, burrė i pėrmendur i maleve dhe i Kanunit, do ta kishte dėgjuar gojėdhėnėn pėr fshatin e saj. Ishte njė vajzė e urtė mirditore, 17 apo 18 vjeēe, qė do tė martohej atė verė, nė Livadhėz tė Oroshit. Tregon plaku i Mnelės Llesh Marka Lleshi 81 vjeē, i cili kishte marrė pjesė vetė nė atė dasėm, ndonėse i vogel:

Nusja do tė martohej te Nikoll Gjin Gjoka. Krushk i parė ishte Prend Ndue Koka, i pėrmendun i bajrakut tė Oroshit, krahas Ēup Kol Skanės. E ama e cucės (nuses), Cena, mendoi se cuca-nuse asht t’u ba “sutzėn” (ritin e tė qarit), megjithėse kishte qenė e sėmurė ato ditė, por nuk kishte qenė ashtu. Nė kullė flisnin peshėm. Pala e nuses ngulte kėmbė se ajo nuk mund tė dilte nuse atė ditė, ashtu e sėmurė rėndė, kurse krushqit (pala e mikut) ngulte nė tė vetėn “se nuk dalim gjallė prej kėndej pa nuse.” Sherrin (dilemėn) e zgjidhi i ati i Dilės, i cili tha: “Nuk mund t’i ndalet nusja mikut.” Kishte parasysh kanunin, qė nė paragrafin 44 sanksiononte prerė “Krushqit e marrin nusen me qenė tu dekė.” Dhe kėshtu Nusja do tė vihej pėrudhė, pėr nė shtėpinė e dhėndėrit tė ri, disa male pėrtej, por jo sa nė legjėndė “plot nėntė male a nėntė zalle”, madje do tė kapėrcehej vetem njė zall, ai i Kalorit, nėse do tė arrinte ta kapėcente dhe atė e gjallė. Gjithnjė duke udhėtuar mbi Kalin e Vdekjes, qė ishte krejt njė kalė i zakonshėm. Do tė pėrshkoheshin leqe, monopate, qafa, gryka, ura, tempuj tė shenjtė, njė reliev i ashpėr, shkėmbor, njė dekor gri, nė sfond bjeshkėt e epėrme tė Kaēinarit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 2:08 pm

Balada e nuses sė vdekur
Rrefimtari ynė i moshuar dėshmon: “Krushqit u nisėn heret. Thanė: “Nė qoftė se nusja na vdes (ishin tė vetėdijshėm pėr gjėmėn, por tė pafuqishėm ta ndalonin) pa shkue tė kisha e Shėngjergjit (Gjunalė), do tė kthejmė e ta varrosim nė fshatin e vet. Nė tė kundėrt do tė varroset nė fshatin ku do tė nusėronte”. Kjo qe marrėveshja e parė. Por pa shkue tė kryqja e Gjakonit nė Shėngjergj, Dila-nuse, gjysmė e gjallė gjysmė vdekur, gjeti forcė dhe iu drejtua krushkut tė parė: “N’oret tane Preng Ndue Koka.” Kjo do tė thoshte se ajo nuk mund tė qendronte mė mbi kalė. E qetėsuan mė fjalė, i freskuan ballin, qė i digjej nga tė nxehtit, por nuk u ndalėn. “Zbritėn Pallėnės sė Kalorit, nusja e hipur mbi kalė, nėn duvakun mbytės e ata krushqit, mė kėmbė. Shtėpia e Pal Ndocit dhe pak metra mė poshtė Zalli i Kalorit. Nusja sapo kishte dhėnė shpirt. E bekoi Mrika, krushka qė e shoqėronte, duke i bėrė kryq me qiri. Mrika ishte e motra e Dom Prend Brungės, i afėrt i Nuses…”

Tani fillonte udhėtimi mė tragjik i bėrė ndonjėherė. Njė karvan krushqish, qė ngjitej tėrmales sė Livadhezit me njė nuse tė vdekur nė shalė tė kalit. Dhe jo pak, por plot dy orė ashtu. Ishte kapėcyer legjenda dhe gjithēka. Ata njerėz, qė deri dje kishin qenė pa andralla kėsisoj, krejt tė zakonshėm nėpėr punėt e tyre tė bujqėsisė nė katund, befas ishin kthyer nė pėrsonazhe tė ēuditshem tė njė drame tė paimagjinushme, qė as mund ta kishin pėrfytyruar. Ata tashmė nuk i besonin as vetes, hapave qė hidhnin, kėngėve. Kush i kishte nisur nėpėr atė shkreti dhe ku po shkonin ashtu pa krye? Kujtonin fatin e krushqve tė vrarė, po ajo s’kishte qenė asgjė para gjendjes sė tyre. Shumica ishin burra tė moshuar dhe kishin fėmijė, mbi atė kalė pėrfytyronin vajzat e tyre, qė mund tė kishin dasėm pas njė jave a pas njė muaj. Jo, ata nuk ishin tė zotėt ta ndalnin as fatin e zi tė vajzave tė tyre, nėse ai ishte i parathėnė. Mund tė shqiptonin vetėm se “kėshtu paska qenė shkrue.”

“Ndaleni kangėn, kthejeni nė vaje…”
Kush qe ai qė dha kėtė urdhėr tė papritur? A mund tė urdhėrohet njė dasėm tė kthehet nė mort? Ē’po ngjiste nė Livadhėz tė Oroshit atė ditė? Mos ishte ēmendur ajo, qė i printe korit tė grave? Por kishte qenė “sihariqi”, ai qė kishte komunikuar tė pabesueshmen-vdekjen e nusės nė rrugė, ai sihariq qė zakonisht krushqit e dėrgonin sipas zakonit pėr tė njoftuar ardhjen e tyre tė gėzueshme. Sakaq u shfaqen siluetat e krushqeve kryeulur. Prena e Ēup Prengės nga Kalori ia mori e para kėngavajit; nusja prapė ishte nuse dhe nė vdekje, siē kishte qenė nė jetė. Kėnga ishte fine, humane e ndjerė, ndryshe nga zakoni qė kishte qenė i pamėshirshėm. Njėherė kėnga kishte qenė djepi i Dilės, tash po bėhej dhe varri i saj. Sigurisht dekori tani ishte krejt i zi, dhe simboli i tij ishte padyshim “duvaku i zi”, qė kishte zevendėsuar tė kuqin, qė nga ai ēast fatal pa mbėrritur nė Zall tė Kalorit.

“…Dasma u kthye nė mort dhe dasmorėt nė mortaxhinj. Tė nesėrmen e kanė varrosur te Kisha e Shmetrit nė Bukmirė. Ka ardhur dhe Dom Prend Brunga e ka salikue vorrin. Erdhėn dhe njerėzit e shtėpisė sė saj. I ati deshi qė tė futej nė dhe “nuse” me sringla, xhup, kryq, i “vjehrri” jo . Por ditėn fitoi urdhėri i heshtur i tė jatit, natėn thuhet se nusja nuk do tė mund t’i shpėtonte njė fati dhe mė te keq… (Zhvarroset nga vjehėrria pėr ta rivarrosur pa teshat e nusėrisė!) Kjo si pėr ta bėrė me njė pėrmasė legjendare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 2:10 pm

Balada e nuses sė vdekur

Pėrsėri rreshta pėr “gjeografinė” e tragjikes
“Cucėn vashė”, siē do ta cilėsonte mė vonė balada, nuk do ta ketė qetėsuar atė natė as shushurima e ėmbėl e pėrroit, qė rridhte pėrvajshėm aty ndanė shtėpisė sė saj. Dita e nesėrme, qė ishte ditėdasma e saj, i vinte turbull parasysh, ndoshte dhe si njė ditėvdekje. Mėngjesi, qė e kishte bėrė nuse, do ta pėrcillte me disa “vaje” tė pazakonta, pra, po qahej (ishte zakoni) dhe pse ajo po bėhej nuse. Sigurisht burrat nė kullė kėndonin kur martohej vajza (nė rastin e saj nuk do tė shkonte ēiftelia nė sofėr dorė mė dorė sa tė ngjiste diku, tek ndonjėri qė ia thoshte “grykėhollės” me dy tela.) Ishte vajzė e padalė nga katundi i saj, kėshtu qė nuk do te njihte mirė dhe viset e afėrme. Ajo do tė ngjitej mes krushqve tė panjohur termales thikė tė Shkallės se Keqe, qė tė nxirrte paksa nėn Shterė, ndėrsa motivet e pazakonta do tė ishin nė “pėrtej” udhė. Eshtė falur ngrykaz me njerėzit e shtėpisė, pa mundur tė hedhė sytė nga babazoti i moēėm, Rrapi nė qendėr tė Kaēinarit, ku ishte dhe kisha me varret, as nga Ura Nredi. Njė forcė mbinjerėzore e ka mbajtur shtatin e saj drejt nė kėmbė, pastaj mbi shpinėn e kalit, pa u rrėzuar si njė shtatore e bardhė nė kėmbėt e tij. Ajo e dinte se do tė vinte njė ēast qė do tė rrėzohej pėrdhe (si njė kauzė pa adresė), por le ta shtynte sa mė shumė atė. Kushedi ē’ka menduar vetimthi asaj copė udhe kaluar mbi Kalin e Vdekjes. Pėrrallat e fėmijėrisė tashmė nuk ishin krejt pėrralla, as gojėdhanat. Aty poshtė ishte Laku i Kuq (nė Qafė-Shpardh). Po pėrse i kuq? Nga gjaku i njė nuseje. Kishte qenė dimėr larg. Nusja kishte dalė mes suferinės, kishte mbledhur drutė dhe ishte nisur pėr nė shtėpi, por i kishte rrėshqitur kėmba e kishte shkarė nė humnerė megjithė barrėn e druve nė kurriz. Laku ishte skuqur nga gjaku i saj dhe mė vonė qe thirrur “Laku i Kuq”. Kishte mbetur si njė monument i atij rasti tragjik. Erėrat e largėta tė Munellės, qė kryqėzoheshin aty me simotrat e tyre tė bjėshkeve tė tjera kanė vėnė kujen pėr njė ēast, sepse nė atė vetmi nuk kishte gra pėr vaje... Ashtu erėrat, qė kishin dhe njė qafė tė tyre (Qafė-Erzėn) kishin qenė vajtojcat e para dhe tė Nuses sė Gurit tė Nuses (Fan) e tė nuseve tė tjera tė legjendave.

Nusja ka vazhduar udhėn, por flijimi ka qenė ndoshta kryemotivi i asaj dite. Nuk e kuptonte se pse duhej qė tė flijohej njeriu ashtu? Pėrse kishte aq shumė flijime? Qafė-Vorrėz (pėrsėri aty) gojėdhana thoshte se qenė vrarė mes tyre dy lagje krushq, nga qė nuk kishin pranuar t’i lėshonin rrugėn njėra-tjetrės. Kanė mbetur si degė tė thara lisi vetem dy nuset qyqe te shkreta. Ndoshta ishin 22, ndoshta 26 varre nė atė qafė, pasi krushqit shkonin 11 a 13. E pra nuk dihej koha e lėgjėndės, mė e vonė sė koha e zanave, sigurisht. Asnjė sherr nuk kishin bėrė nė atė gjysmėbjeshkė e gjysmėvrri ata burra, qė tė dilnin zanat e trazuara e t’i kthenin nė gurė ata, e kuajt e tyre nė cungje. Tė kishin qenė punėtorė gurorje ato dy lagje burra nuk do te kishte ndodhur asgjė, por tragjedia kishte ndodhur, pikėrisht, pėr faktin se atė ditė nuk kishin qenė njerėz tė zakonshėm, por krushq...

Pak pa mbėrritur nė Zall tė Kalorit ka besuar se nuk do tė vdiste pa freskuar ballin me ujė tė ftohtė, e ka dėshiruar fort mbėrritjen sa mė parė nė breg, por nuk ka qenė e thėnė. Ato njėqind metra befas i janė bėrė njė mijė... Nuk ka patur forcė tė ulej nga kali, duke shpėrfillur atė udhėtim cermonial pa fund, tė flakte duvakun e rėndė dhe stringlat e tė vraponte pėr njė ēast si nė fėmijėrinė e saj krejt e lirė dhe e shpenguar. Ndoshta ashtu, do tė kishte mundur t’i shpėtonte vdekjes, pasi fėmijėrija mund tė ruante ende njė magji tė rrallė, qė njeriu e humbiste nė moshė tė madhe. Duhej tė ktheheshe prapa teje me njė fuqi hynore qė tė mund t’a zije atė magji. Por i gjithi ky ndoshta ishte thjesht njė iluzion... Duke u ulur Kodrės Short e ka vėshtruar rrjedhjen e kaltėr tė lumit, por dhe rrugėn qė vinte nga Shkodra pėr nė Orosh. Njėri nga krushqit ka treguar serish njė nga ato baladat pėr Qafat e Vorreve, kėsaj here nė Fregėn. Sikur e sillte lumi frushullimėn e legjendave... Kėshtu ka ardhur ēasti kur ajo nuk ka menduar mė dhe ata nuk kanė folur. Dita ishte thyer nė mes si tė ishte lis e ta kishin gjuajtur rrufetė papritur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   Thu Aug 14, 2008 2:11 pm

Balada e nuses sė vdekur
Kėnga e Cucės Vashė, njė nga motėrzimet e baladės
Ngjarja e ndodhur ka bėrė bujė tė madhe. Rapsodėt kudo kanė shpejtuar tė skicojnė relievin e ngjarjes. Arkitektura e tragjikės ėshtė ndėrtuar thjesht nė vargjet. Eshtė shkruar e kėnduar njė baladė e thekur. Rapsodėt sikur janė vėnė nė garė. Thuhet se tė parin variant tė “Kėngės sė Nusės sė Vdekur nė Udhė” e ka shkruar prifti dijetar dhe poet Dom Prend Suli, mik i priftit tė Brungės. Por dhe ai ka nėnshkruar “Populli”. Pas disa vjetėsh kėnga ėshtė kėnduar gjer nė 4 variante nė njė shtrat kohor prej mėse 70 vjetėsh, nė njė gjeografi qė rrok tė paktėn krejt Mirditėn e vjetėr e vendet me mirditas tė ramė nė Shkodėr, Lezhė etj. Eshtė dėgjuar nė Kaēinar, Orosh, Kthellė, Gojan, Gomsiqe, qindra kilometera larg.

Nė vitet 80 njė bard i folklorit tė ri (Ndue Lleshi) nga Kaēinari e ka pėrpunuar kėngėn dhe dy nuse nga kėto anė e kanė kėnduar me madhėshti nė Festivalin e Gjirokastrės nė vitin 1988. Dhe mė pas nuk ka pushuar balada. Njė grup folklorik i Lezhės ka ngritur tani nė skenė njė nga variantet e hershme tė baladės, dhe tash ajo ėshtė kėnduar dhe pėrtej kufijve, nė Kosovė, Gjermani, Ulqin etj. Po mbushet shekulli e balada e Nuses sė Vdekur nuk ka shterruar. Pėrherė nė njė shtrat tė ri, ku ėshtė dhe ai i vjeteri. E ka kėnduar gjyshi nė vitet ‘30, i biri nė vitet ’60 dhe nipi nė vitet ’90. Zakonisht e kanė kėnduar vajza dhe gra. Balada pra ėshtė duke “ecur” pėr tu bėrė njėshekullore. Sigurisht ėshtė interesant ky fakt, nė kohėt moderne, kur folklori shpesh ndjehet si i braktisur...

Mėsuesi dhe folkloristi Gjergj Shabani nė rubriken “Prej folklores se Mirditės” tė revistės “Kumbona e sė Diellės”, tė marsit 1943, boton njė variant tė baladės nėn titullin “Kenka e cucės vashė” me shėnimin “Ndodhje e vjetit 1924”, por qė nuk duhet tė jetė varianti mė i mirė artistikisht. Sidoqoftė mbledhėsi i saj ka meritė, pasi ka lėnė tė botuar njė relike tė rrallė folklorike, qė prej 60 e ca vjetėsh. Ai nuk na thotė se ku e ka mbledhur, nga kush e hollėsira tė tjera, ēka tani do te ishin me interes. Tė gjitha motėrzimet e kesaj balade nisin me vargun “ I tan Shtufi ashtė mbledh nė kuvend.” Edhe kėnga e mbledhur nga Shabani nis: “Na u mblodh Shtufi, bajn kuven.” Vargu i dytė vazhdon me qortimin e vetvetes “si me ba kėte punė pa mend.”

“Thue se viti s’kish tjetėr ditė”?!
“Na erdhėn krushqit natėn e Sh’Mris/Fli po i ēoishin Perendisė...”, vazhdon kronika e dhimbshme. Pastaj protesta kanunore e tyre: “E duam cucen nė ditė tė caktueme/ Asht bi rodi, s’asht e lshueme!” Po vajza ndėrkohė nė kthinėn e saj i lutej tė atit me lotėt qė i rridhnin “parė e parė”, duke i thėnė se shtati i saj ishte bėrė si qiriri nė “atė lumterė” (shandan). Burrat e fisit ishin “vra” nė fytyrė por nuk mund tė vendosnin asgjė pa fjalėn e tė zotit tė shtėpisė. Po tė urdhėronte ai do tė bėhej luftė”. Por “lalė Nikolli” lėshon fjalėt “Gja me zort krushkut s’i nalet”... duke nėnkuptuar se mes tyre si fis dhe miqve do tė mbretėronte paqja. “Po i pėrcjellim pa farė fjalėt.” Poeti popullor vazhdon me pėrshkrimin e gjendjes sė nuses tek ngrihej nga shtrati pėr tė kėrcyer mbi kalin e nuserisė:

“Mė kamė s’qendroite, i dridhej shtati”
...
“Vesh e mbath pėr bukuri
Ja dha zoti njė hijeshi
Xhup e strengla e xhurdi pushi
Vathė e pare sa kėrkushi...
E shtrėngoinė, i venė duvakun,
sa memze e kcejka pragun.
Kur ka dalė Dila prej shpis
Lamtumirė i thotė shoqnis.
Kur u fal me rob e shokė:
“ma nuk shihna na nė kėtė tokė...”

Dhe krushqit u nisėn, duke lėnė pas vajin e brimėn qė kishin marrė fėmijėt... “A thue s’kishte viti tjetėr ditė” duhet tė ketė qenė vargu i parė qortues i grave tek po pėrcillnin nusen, “nji lule tė re.” Por dhe mallkimi i pashprehur pėr diēka tė papėrcaktuar qė kishte “urdhėruar” fatin tragjik tė bijės sė tyre. Mė pas ky varg famoz do tė ishte pjesė e ēdo kėngė pėr nusen, pasi Nusja e Shtufit ka tashmė njė “antologji” tė sajin.

“Sa shum’ krushku shkoka Zallit”
Ata ishin 11 a 13 krushq, por poeti, nė stilin e baladave legjendare, i zmadhon me qėllim pėrmasat brenda hapsirės sė tė madhėrishmes.

“Sa shumė krushku shkoka zallit,
Nusja fshinte gjersėn e ballit
Nuk janė gjersė qė vijnė prej sė xeti...”

Pikėrisht nė kėtė ecje te hutuar, Nusja thėrret:

“Ndalu i hėrė ti krushku i parė!”

Nuk ka ndodhur ndonjėherė mė parė qė nusja tė flasė me krushqit, aq mė tepėr tė urdhėrojė tė parin e tyre. Ajo kėrkon qė ai t’i “degjojė njė fjalė”:

“Dhanrrit gjall s’ia shkel oborrin
Nė lterė tė Shėn Metrit e due vorrin!”

Krushku i parė e ka pritur gjatė gjithė rrugės kėtė “fjalė” amanet, por tani nuk u ka besuar veshėve. Ka shpresuar se mos ajo “histori” do tė mbyllej disi nė paqe e jo ashtu. Por tashmė nusja, qė i ka “ardh shpirti me dalė” nuk e pushon ligjėrimin, duke dhėnė amanete, tė paktėn vdekjen ta kishte tė “bukur”, nga qė jetėn nuk e pati tė tillė.

“Prap po flet e mjera vashė”
Lalė mė ban kryq se jam tuj dekė
E tė mos dhemet deka eme,
M’i len strenglat pa m’i hjekė,
se unė do tė jes pėr emėn tė motit...”

Pas kėsaj gjithēka ka marrė fund tragjikisht. Vdekja e kobshme nuk ėshtė ndalur dot nga ata burra tė sertė.

…Karvani i krushqve ka ecur e ecur, udhė pa fund. Vetėm zogj vajtimtarė qė ikin e vijnė furishėm. Ata krushq, nė tė vėrtetė, tashmė po ngjiteshin, por u ngjante se po fundoseshin e fundoseshin thellė e mė thellė, nė njė si gropė, qė u pėrhihej si njė varr i stėrmadh. Deri pak mė parė shtatorja e bardhė qė tash qėndronte mbi vigj ishte njė krijesė e gjallė si ata. Sigurisht shumė gjėra i kishin shkuar asaj nėpėr mend ato ditė. Zhaurima e dasmės, nata e parė e martesės, veshtrimi disi i papėrcaktuar i dhėndėrit tė ri, pastaj foshnja qė do tė lindnin, qė nuk guxonte ta ledhatonte. “Paē fat, bija ime”, dukej se kishte shqiptuar ajo, pastaj i kishte ardhur pėr tė qeshur me atė fjalė qė i kishtė shqiptuar si pavetėdije. Kur kishte hipur mbi kalė, ai i qe dukur njė kalė fluturues, qė nuk shkonte pėr tokė, por qė shpejtonte tė fshihej mes reve. Ka psherėtirė thellė dhe ka dashur tė pėshtyjė neverinė; nga pamundėsia pėr tė pėshtyrė pėrtokė, ka “stėrpikur” me pshėrėtimėn e saj kurrizin e djersitur tė kalit, shamitė e mėndafshta, tepėr tė shtrejta tė blera ndo nė Pazar tė Shkodrės, e ndo nė atė tė Gjakovės…

Nė fillim karvani i krushqėve tė saj kishte qenė gjysmė i dehur, gjysmė i qeshur, gysmė i trishtuar, thjeshtė nga misioni i asaj dite, i tė qėnit krushq. Mė pas krushqit kanė harruar tė qeshin, tė flisnin, fjalėt iu ishin lidhur fort pas kockės sė gjuhės. Pushkėt nė krah e nė brez nuk i ndienin, e shumta si njė mish i huaj, ku i stėrgjatur pakuptim. Ē’kishin gjanėm ato armė kur nuk mund tė vrisnin vdekjen e njė vashe nuse? Ē’kuptim kishte mė tej burrėria, nderi, trimėria? Kėshtu mes pėrsiatjesh kanė mbėrritur tek Guri i Nuses nga vėshtrohet kulla qė i kishte nisur krushqit njė natė mė parė.

“Lajmi korb qenka tuj ardhė
Dekun nusja n’kalė tė bardhė...”

Lajmi i “sihariqit” ishte i zi si korbi. Tė parin atė e nuhati gjyshja e dhėndrrit, nėnė Prena, qė urdhėroi kthimin e dasmės nė mort:

“Ndalnje kangėn, kthejeni nė vaj”!

Kishte ndodhur nė Mirditė, ajo qė nuk qe dėgjuar kurrė mbi dhe, vdekja e nuses ditėn e dasmės sė saj.

“Nė mort kthehet dasma e nuses sė re
Qaf s’ka kurrė nė kėtė dhe.”

Kronikat e kuvendit nė oda, a nė hijen e Lisave tė Shpalit, nė rrugėt e Shkodrės a Gjakovės, mes princėve e konsujve tė huaj, udhėtarėve nga Europa qė vinin me laps nė dorė tė shkruanin “gjėmat” dhe burrėnitė e maleve, nuk kanė reshtur pėr disa kohė. Pikėrisht, pėr atė qė kishte ndodhur ajo e padėshiruara, e panjohura, unikalja. Lajmi pra, nuk kishte mbaruar atė ditė nė shtėpinė e dhėndrrit, por fill kishte shpejtuar tė trondiste malet, kullat, kreshtat, njerėzit, qė tė habitur pyesnin: “Ēfarė? Ka ndodhur, ēfarė nuk ka ndodhur kurrė mbi dhe? Po si? Po pse? Po ku?

Ishte viti 1924...
Nė Qafė-Vorrėz tė Kaēinarit gjenden Gurėt Rreshet, si njė karvan krushqish tė ngrirė... a tė vrarė, nė krye dallohet Guri – Krushk pak mė i madh, pastaj tė tjerėt ashtu si i ka zėnė afshi i zanave a “pushka” a stuhia e papritur e dimrit. Nusja mbi Kalin e Vdekjes ndoshta i ka parė ata gurė – varre, ata gurė – krushq, apo thjesht gurė – gurė, pa u pėrpjekur tė gjejė aty simbolikėn e tragjikes, qė nė rastin e tyre mund tė ishte thjesht njė pėrqasje formale...

Varianti i baladės sė mbledhur e botuar nga Gj. Shabani ka 63 vargje dhe tė tjerėt afesisht kaq. Asnjeri prej tyre nė librin e folklorit. Si eshte e mundur? Dhe pse ajo eshte unikale?!...

1992 – 1996
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Gjergj Elez Alia   Thu Aug 14, 2008 2:13 pm

Gjergj Elez Alia

--------------------------------------------------------------------------------

Trim mbi trima kishte qėnė gjithmonė Gjergj Elez Alia. Vjetė e vjet ai i kishte dal zot truallit tė tė parėve, ia kish mbrojtur nderin .Kish luftuar me topuz e shpatė kundėr armiqve tė derdhur kėtej nga deti e nga toka pėr tė shkelur vendin, pėr t'a dhunuar e zhveshur. Dhe tė gjithė kėta armiq Gjergj Elez Alia i kish shtrirė pėrtokė pa frymė. Por nė luftrat e shumta me dhunonjės tė shumtė trimi ynė kishte marrė nėntė plagė nė shtat dhe tani kishte nėntė vjet qė dergjej nė kullė. Atė e kishin harruar tė gjithė dhe e kishin lėnė nė dorė tė fatit. Nuk e kishte harruar vetėm e motra qė i rrinte ditė e natė mbi krye. I lante plagėt me ujėt e gurrės nėntė vjece, ia shpėlante me lotėt e syve tė saj, i terte gjakun me flokėt e ballit; shtatin ia lidhte me shamitė e nėnės, ia hijshonte me petka e moēme tė tatės; armėt e brezit ia rendiste mbi krye. Sepse kur i shihte armėt pranė, bacė Gjergji e ndjente zemrėn ende tė ngrohtė, i ngjallej njė fill shprese. Ai i duronte si burrė dhembjet e plagėve kur i ndėrronte motra shtatin.Vetėm njė dhembje nuk e duronte dot Gjergji. Dhembjen pėr motrėn e dashur tė varrosur sė gjalli pranė tij, nė kullėn e lartė, qė t'i mjekonte plagėt, tė pėrkujdeseshe pėr tė. Kjo dhembje e shtrinte Gjergjin si tė vdekur, pa frymė. E motra e Gjergjit s'kish patur kurė ēaste gėzimi. Ndėrsa shoqet e saj gėzonin tė ritė e tyre, kishin dashuruar, ishin martuar kishin lindur fėmijė, ajo rrinte gjithnjė mbyllur nė kullė pranė Gjergjit tė sėmurė.

Kėshtu kaluan tė nėntė vjetėt. Vitin e nėntė u hap e mori dhenė fjala gjėmėmadhe se kish dalė nga deti njė bajloz i zi, trim i fortė e i prapė, mė i lig nga gjithė bajlozėt e tjerė qė kishin shkelur gjer atėherė truallin tonė. Ky bajloz i prapė i kishte hedhur vendit njė rreng tė rėndė; ēdo derė ti jepte njė dash tė pjekur, ēdo vatėr ti dėrgonte njė vashė tė njomė Bajlozi vriste ditė pėr ditė, digjte javė pėr javė njė krahinė. Kishte vrarė aq kreshnikė sa tani askush s' kish zemėr t'i dilte pėrpara e t'i priste hovin, sepse topuzi i tij ishte shumė i rėndė, shpata e tij ishte shumė e mprehtė dhe shigjeta e tij pėrshkonte tej e tej trupin e kreshnikut. Kėshtu tėrė vendi lėndonte nėn thundrėn e tij.

Gjergj Elez Alia s'dinte gjė; ai dergjej nė shtrat si i vdekur e i pakallur nė varr. Askush nuk vinte t'i qante brengėn e ti kėrkonte ndihmė sepse e dinin se s'kishte forcė as tė dilte tek pragu i derės. Kur i erdhi rradha shtėpisė sė Gjergjit qė t'i jepte Bajlozit haraēin, dashin e pjekur dhe motrėn, kjo, motra, qau me lot dhe u ankua dhe nėmi

- O vėlla , po qysh na harroi neve vdekja e s'na mori

Nėna e tata kalben tė vdekur nėn blir.

Shtati i vėllait kalbet sė gjalli brenda nė shtėpi.

Shtati i motrės do tė bjerė nė duart e balozit tė zi ...

Pse vallė nuk shėmbet kjo kullė tė na zėrė brenda tė vdekur ?

Pse s'bėhet gėrmadhė kjo shtėpia jonė ?

Vdekja ėshtė mė e ėmbėl moj e zeza nėnė se sa jeta pa nder.

Atėherė Gjergji u zgjua, shikoi pėrreth e s'dinte ē'kishte ndodhur. Kish ndjerė qė i ishte lagur fytyra dhe kish pandehur se kulla i ishte rrėnuar aq shumė sa ia shtinte shiun brenda. Zemra iu bė copė, shikoi motrėn; dy vija lotėsh ia pėrshkuan faqet e tretura. Dhe nga pikėllimi mallkoi kullėn;

- Hej, u nxifsh moj kulla ime! Tė mbuloftė

fund e krye lemashku. Paē banorė brevėn e gjarprit!

Si mė lėshove ti kaq shpejt pikat e shiut brenda nė shtrat ?

Motra ia fshiu me dorė tė dredhur lotėt e i tha:

- Jo, more vėlla, nuk bie shi pėrjashta e nuk pikonēatia e kullės.

Ty tė kanė lodhur fort plagėt e shtatit dhe shkretia,

prandaj s'di ē'flet; sytė e mi pikojnė lot vėlla !

Atėherė Gjergji i shtrėngoi dorėn me atė pėllėmbėn e thatė, i lėmoi ėmbėl fytyrėn, e shikoi me ata sytė e mallit dhe i foli me zjarr, si nuk kish folur kurrė:

- Pse qan moj motėr ? Pse ma thyen kaq shumė zemrėn ?

Shtati im ka nėntė vjet qė po kalbet sė gjalli.

Nė kėta nėntė vjet Gjergji yt s'ka pasur kurrė pushim e

ka fėrfėlluar gjithnjė si ai gjethi i ahut nė faqe tė shullėrit.

Vallė a s'ke pasur tė hash e tė pish nė kėta nėtė vjet ?

A s'tė ka mbajtur ty vėllai me tė veshur e tė mbathur ?

A tė ka rėnduar ndonjėherė me fjalė ?

Apo tu mėrzit vėllai dhe tė ka lindur dėshira tė martohesh e ta braktisėsh ?

Atėherė motra, ia mori dorėn, ia vuri mbi ballin e saj dhe iu pėrgjigj bukur:

- Oh vėlla ! Kaq shumė tė paska mėrzitur vuajtja qė mė flet kėshtu ?

Hyfsha gjallė nėn dhč nė mė shkon mendja pėr t'u martuar.

tė ngrėnė e tė pirė kam patur mjaft vėlla.

Edhe tė veshur e tė mbathur kam pasur mjaft,

Kurrė s'mė ke rėnduar me fjalė si sot.

Unė ty tė kam tatė, ty tė kam vėlla.

Po sot bacė Gjergji dua tė qaj njė brengė tė madhe.

Si nuk t'u pėrkėmb vallė shtati nė kėta nėntė vjet qė tė dalėsh gjer te praku i derės ?

Si nuk u tha motra jote - e thaftė vera !

Po qysh tė duroj unė e zeza turpin e ti shkoj bajlozit nė derė ?

Kur dėgjoi kėto fjalė, bacė Gjergji i harroi tė nėtė plagėt e shtatit, i harroi tė nėtė dhimbjet dhe brofi drejt e mė kėmbė sikur tė mos paskėsh lėnguar kurrė nė shtrat: i hollė, i gjatė, ashtu siē kishte qėnė dikur trim mbi trima. I tha sė motrės:

- O motėr, merr tani gjogun e luftės e zbrit shpejt deri tek nallban vėlami.

I thuaj: " Tė dėrgon falmeshėndet Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj hekuritė farkuar e thumba trunxhi, se do ti dalė bajlozit nė shesh tė burrave ".

Po s'desh tė ma mbathė gjogun nallban vėlami,

hipi sėrish e shko nė derė tė nallban dashamirit.

Vajza i hipi gjogut, e ngau shpejt, zbriti nė qytet e shkoi drejt tek nallban vėllami.

- Puna e mbarė o nallban vėllami !

- Mbarė paē, moj vashė e largėt !

- O vėllam, tė dėrgon falėmeshėndet bacė Gjergji t'ia mbathesh mire gjogun

me patkoj hekuri tė farkuar e thumba trungji,

se do t'i dale baljozit nė shesh tė burrave.

Mirėpo nė kėta nėntė vjetėt, qė kur Gjergji ish varrosur sė gjalli breda nė kullė, nallban vellami e kish harrur fare vėllazėrinė e vjetėr. Ai nisi t'i flasė sė prapthi sė motrės sė bacė Gjergjit.

- Po tė m'i falėsh - tha -moj vashė, ata sytė e ballit,

unė do tė shpėtoj Gjergjin tėnd:

do t'ia mbath mirė gjogun e do t'ia bėj tė fluturoje si era.

Motra e Gjergjit ia ktheu me zemėrim:

- C'po thua ashtu, o nallban, tu thaftė goja ?

un pandeva se pata ardhur nė derė tė vėllamit,

po e shoh se paskam rėnė nė derė tė magjypit.

Kėta dy sy unė ia kam falur njė hėrė e pėrgjithmonė

nėnės e tatės qė kalben nėn dhč,

ia kam falur Gjergjit tim qė kalbet me nėntė plagė mbi dhč !

Kaq i tha motra e Gjergjit nallban vėllamit qė e kish

harruar vėllazėrinė dhe i ra kalit e shkoi te nallban dashamiri.

- O nallban dashamiri - i tha - tė dėrgon falėmeshėndet

bacė Gjergji, t'ia mbathėsh mirė gjogun me patkonj tė

farkuar dhe me thumba trungji,

se do tė dalė tė luftojė me bajlozin e detit.

Nallban dashamiri s'ia bėri fjalėn dy po ia mbathi kalin mirė e bukur si pėr vete.

- I thuaj - tha - falėmeshėndet bacė Gjergjit e daltė faqebardhė nė luftė.

- Rrofsh e qofsh o nallban dashamiri !... - ia ktheu vasha.

Mbrėmanet vajza u kthye nė shtėpi dhe gjeti Gjergjin tek po priste nėn hijen e blirit

: i veshur e mbathur me armėt pranė. Ai kishte mposhtur dhimbjen e shtatit pėr tė ruajtur nderin e shtėpisė sė vet e tė gjithė vendit pėr hakmarrje.

C'bėri Gjergj Elez Alia ?

Ia dėrgoi falėmeshėndet Bajlozit tė detit dhe i tha :

- Unė s'kam vashė pėr ty o bajloz !

Deshtė e vathės nuk i kam majmur pėr ty.

Kam vetėm njė motėr nė shtėpi po nuk ta jap dot

se s'ka kush tė mė lidhė plagėt e shtatit.

Pra tė pres tė dalėsh nė dyluftim nė shesh tė burrave.

Kur zuri drita tė zbardhė majat ata tė dy, Gjergji dhe Bajlozi i detit dolėn kaluar nė fushė tė luftės dhe zunė t'a thumbojnė shoqishoqin me fjalė. Bajlozi ish veshur me parzmore tė rėnda hekuri, kish vėnė nė kokė pėrkrenare celiku ish armatosur me

kėpucė tė rėnda dhe shpatė tė gjatė dhe kalin e kish ngarkuar me pllaka hekuri. Tundej dheu ku shkelte. Sapo pa Gjergjin tė ligur e tė tretur, kaluar mbi gjog, bajlozi qeshi me tė madhe dhe i thirri :

- Nga varri qenkė ngritur o Gjergj!

Pse mė ke nxjerė kot bre burrė nė fushė tė luftės ?

A nuk e di ti se mua mė thonė bajloz deti ?

Unė kam shembur nga kali shumė kreshnikė dhe i kam dėrguar nė botėn tjetėr.

Ty do tė shemb me gishtin e vogėl !

Gjergji ia ktheu bukur :

- Mirė po thua o bajloz tė lumtė goja !

Vėrtetė unė kam nėntė vjet qė kam marrė udhėn e varrit

se kam nėntė plagė nė shtat, po pa arritur ende nė varr

ti mė ktheve prapė, sepse ti mė ke kėrkuar motrėn

pėrpara se tė mė kėrkosh dyluftimin,

ke kėrkuar berat pėrpara se tė kėrkosh barinė,

unė kam ardhur kėtu tė tregoj se ē'na thotė kanuni i tė parėve tanė;

tė mos lėshojmė gjėnė para se tė lėshojmė armėt,

tė mos i japim kurrė motrat bajlozit para se tė vritemi me shpatė nė shesh tė luftės.

Bėhu gati bajloz se tė ka ardhur dita e fundit. Kėtu i thonė Gjergj Elez Alia.

I lėshuan kuajt vrap nė fushėn e luftės tym mė tym . Bajlozi i prapė mori nė shenjė i pari dhe hodhi topuzin . Gjogu i Gjergjit pėrkuli tė dy gjunjėt dhe u ul. Topuzi i rėndė i bajlozit i fluturoi Gjergjit mbi krye dhe u ngul tutje dymbėdhjetė pash thellė nėn lėndinė. Pluhuri u ngrit dymbėdhjetė pash lart. Kur i erdhi rradha Gjergjit e hodhi bukur topuzin e vet dhe e qėlloi bajlozin nė shteg tė ballit. Bajlozi u pėrkul dhe u gremis i vdekur. Kur u gremis u tund tėrė fusha. Kali mori arratinė . Gjergji nxori menjėherė shpatėn e mprehtė dhe ia ndau kryet nga trungu. Kryet ia vari nė modhė tė shalės. Trungun ia hoqi zvarė pėr kėmbe nėpėr fushė pėrmes ferrash dhe drizash dhe ia hodhi nė njė pėrrua. Gjaku i bajlzoit tė zi rrodhi nėpėr pėrrua, nxiu gjithė lumin. Tre vjet rresht vendi rreth e qark kundėrmoi erė kėrme...

Si e vrau bajlzoin e zi , trimi u kthye fitimtar nė shtėpi, mblodhi gjithė shokėt e u tha : -pa dėgjoni o shokėt e mi, falė ju qofshin kullat e mia, falė ju qofshin gjithė paret e mia, falė ju qoftė gjithė malli dhe gjėja ime, amanet motrėn e Gjergj Elez Alisė.

Dhe trimi u hodh tė pėrqafonte motėrzezėn qė e priste me gėzim. Tė dyve zemrat u pushuan pėrnjėherėsh. Vėlla e motėr ranė pėrdhe tė vdekur. Vdekje mė e lehtė dhe mė e ėmbėl s'ish parė kurrė. Shokėt vajtuan me gjėmė tė madhe, hapėn pastaj njė varr tė gjerė sa t'i nxėrė tė dy vėlla e motėr tė pėrqafuar. Varrin e rrethuan me njė muranė tė bukur qė tė mos harrohej kurrė se sa shumė e kishte dashur vėllai motrėn dhe motra tė vėllanė, tė mos harrohej trimi i madh Gjergj Elez Alia, qė mbrojti nderin e vet dhe tė shtėpisė dhe qė shpėtoi vendin nga dhunat e bajlozit tė zi. Mbi krye shokėt u mbollėn atyre tė dyve njė bli tė bukur, atje pushon ngaherė zogu i verės...

Kur nisi tė dushkohet mali qyqja qėndroi mbi muranėn e varrit tė ri se e gjeti blirin tė tharė. Fluturoi mbi sarajet e zeza dhe e gjeti tėrė kulmin tė shėmbur pėrdhe. Atėherė zuri vend nė njė dritare dhe i tha me pėrbetim shtegtarit qė shkonte udhės:

- Dėgjo o shtegtar i malit, nė qofsh duke kėnduar

kur tė afrohsh kėsaj ane pushoje kėngėn tėnde,

nė qofsh duke qarė kur tė afrohesh kėsaj ane



shtoje dhe mė shumė vajin e gjėmėn.

Unė kėrkova bjeshkė mė bjeshkė,

verova verim mė verim,

mjerova shtėpi pas shtėpije

por kėrkund nuk e pashė njė trim si Gjergj Elez Alia.

Tė gjitha shkuan e vanė,

Gjergj Elez Alia vdiq, motra e dhembshur vdiq,

kulla e lartė u shemb dhe murana e varrit s'njihet mė,

as kulla e dikurshme,

po doli kėnga qė shkon si njė yll drite nėpėr shekuj

pėr tė kėnduar trimėrinė e vėlait dhe dashurinė e motrės,

fismėrinė e shpirtit tė madh shqiptar

dhe kėnga nuk vdes kurrė....
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Legjenda e vorrit tė Ashikut   Thu Aug 14, 2008 2:14 pm

Legjenda e vorrit tė Ashikut



Dashuria legjendare qė ka arritur deri nė ditėt tona jo si baladė por si tregim mban titullin “Vorri i Ashikut”. Fabula ėshtė e thjeshtė, ajo e dy tė rinjve tė dashuruar qė preferojnė mė mirė tė vdesin se tė braktisin njėri-tjetrin. Ngjarja sipas historianit lokalizohet nė njė fshat tė komunės sė Pezės. Me pak fjalė historia ėshtė kjo:

“Njė djalė i ri punonte si hyzmeqar tek njė bojar, i cili kur dikton se ky i dashuronte vajzėn e tij e fejon tė bijėn me njė djalė tjetėr. Kur hyzmeqari merr vesh se e dashura e tij po martohej i shfaq bojarit dashurinė pėr tė bijėn dhe i kėrkon dorėn e saj. Bojari refuzoi dhe e dėboi hyzmeqarin megjithėse ky e paralajmėroi se ata nuk ndaheshin nga njėri-tjetri edhe sikur tė vdisnin. Kur erdhi dita e dasmės dhe krushqit morėn nusen, gjatė rrugės u shfaq djali i dashuruar i cili u thotė krushqve: “O krushq tė mirė. Nusja qė keni nė kalė ėshtė e dashura ime. Ne i kemi dhėnė besėn njėri-tjetrit tė mos ndahemi kurrė”. Nusja ngre duvakun dhe thotė “O burra trima. Unė nuk jam nusja juaj por e kėtij ēunit trim. Krushqit mbetėn tė habitur por nuk u tėrhoqėn, mbasi zakoni e donte qė ta shpinin nusen me doemos nė shtėpinė e dhėndrit ku kishte filluar dasma. Por kur krushqit u nisėn, djaloshi qėlloi mbi nusen e cila ra e vdekur nė tokė. Pastaj djaloshi tha: “Tani na martoni tė dyve bashkė kėtu dhe i qėlloi vetes”. Krushqiti varrosėn tė dy bashkė nė tė njėjtin varr. Dhe nė tė vėrtetė historiani thotė se nė njė pikė anės rrugės sė Kavajės, nė afėrsi tė Ndroqit, ndodhet edhe sot njė varr i njohur me emrin Varri i Ashikut (Varri i dashnorit) dhe pranė tij gjendet njė rrap shumėshekullor. Por ka edhe variante tė tjera tė legjendės qė ngjan si histori e vėrtetė, qė lidhen me njė gjakmarrje mes dy familjeve qė i ndan ato.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Ymer Agė Ulqini   Thu Aug 14, 2008 2:15 pm

Ymer Agė Ulqini

Ymer Agė Ulqini ishte djalė nė lule tė moshės. Tė sotmen u martua tė nesėrmen i erdhi kartė nga mbreti: "Ti Ymer agė Ulqini tė nisesh e tė shkosh nė luftė se po na sulmon armiku ... "Kjo kartė ishte e zezė, e hidhur se ndante trimin nga vasha. Po Ymer Aga ishte ushtar nuk e bėntė fjalėn dysh. U ngrit, shaloi balashin, ngjeshi armėt, shkoi u la shėndenė miqve, shokėve, nėnės e atit, pastaj vajti e ia tha vashės: Moj vasha ime, mua mė dėrgon mbreti fjalė tė shkoj nė luftė e duhet tė nisem.
- Merrmė dhe mua me ty Ymer Agė -, i thotė vasha.
- Jo vashė nuk tė marr dot, se atje i thonė luftė e lufta ėshtė pėr burrat. Unė dua tė mė japėsh besėn se nuk do tė martohesh e do mė presėsh derisa tė kthehem.
Mė thuaj sa do tė mė presėsh ti mua moj vasha ime ?
- Do tė tė pres nėntė ditė
- Nėntė ditė janė pak moj vashė, udha ime ėshtė e gjatė dhe lufta ėshtė e gjatė, se kjo luftė bėhet nė dhe tė largėt. Nė mė do siē tė dua tė mė presėsh nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė tė nėntė vjetėt e tė nėntė ditėt e unė tė mos kthehem ti vashė martohu e trashėgohu se kėshtu qėnka thėnė, atėherė unė s'do tė jem gjallė.
Vasha psherėtiu
- Mirė Ymer Agė do tė tė pres nėtė vjet e nėntė ditė.
Kėshtu e lidhėn fjalėn ata tė dy. Ai tė shkojė nė luftė, ajo tė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Ymer Aga i la shėndenė vashės, i hipi balashit e shkoi me zemėr tė ngrohtė nė luftė. Kali ikte e linte prapa njė re pluhuri qė ngrihej nė udhė. Kalorėsi nxitonte tė arrinte sa mė shpejt nė luftė. Trim ishte Ymer Agė Ulqini por armiku ishte i madh e i shumtė. Qė nė pėrpjekjen e parė tė tij iu turrėn mizėri kalorėsish
tė veshur me hekur. E qarkuan dhe e qėlluan me shpatė, Ymer Aga luftoi si burrė, shtriu pėrdhe shumė burra, plagosi shumė tė tjerė po nė luftė e sipėr i vranė balashin. Sa ia vranė balashin Ymer Aga luftoi nė kėmbė gjersa iu thye shpata. E zunė rob e hodhėn nė burg brenda nė kėshtjellė. Qarkuan nga tė katėr anėt me gurė mure tė lartė dhe e mbajtėn derė pėr nder se kishte qėnė trim dhe trimi nderohet kudo. Aty nė dhe tė huaj nė burg shkojnė ditėt e bėhen javė, shkojnė javėt e bėhen muaj, shkojnė muajt e bėhen vjetė. Njė dy, tre, mė shumė...
Mirėpo Ymer Agė Ulqini e ka zemrėn tė ngrohtė sepse vasha i ka dhėnė fjalėn ta presė nė shtėpi nėntė vjet e nėntė ditė. Ai ha bukė, pi verė, qesh, ju jep zemėr shokėve i bie ciftelisė. Dėgjon bija e mbretit tė huaj e ēuditet.
C'ėshtė ky njeri - thotė - qė s'tutet se ėshtė burg brenda nė burgun e kėshtjellės.
- Eshtė Ymer Agė Ulqini - i thonė.
- Tė fortė e paska zemrėn.
- Tė fortė e tė ngrohtė se ėshtė shqiptar, me fjalėn e tij e me kėngėn e tij i forcon e i ngroh edhe tė tjerėt, shokėt. Po nė tė vėrtetė Ymer Aga e ka zemrėn tė ngrohtė e syrin zjarr. Pret qė mbreti i tij tė dėrgojė shpėrlblesė, ose shkėmbesė qė ta lirojė. "Domosdo" - thotė Ymer Aga - "mbreti do tė dėrgojė tė mė lirojė se unė kam luftuar kaq vjet pėr tė. Ia kam dėgjuar gjithnjė fjalėn, ku mė ka dėrguar kam vajtur, ku ka dashur kam luftuar..."
Po Ymer Aga nuk di se mbretėrit i harrojnė njerėzit qė u kanė bėrė shėrbime. Edhe mbreti i tij e ka harruar fare. Atij si bėhet vonė se ka e s'ka Ymer Aga nė kėtė botė. Se Ymer Agėn e pret vasha nė shtėpi, se Ymer Aga kalbet nė burg. Mbreti bėn kokrrėn e qejfit nė sarajet mėdha buzė detit, ha e pi e ndėrron gratė, dėrgon tė tjerė nė luftė qė tė vriten e tė bien rob. Hajde, hajde na shkojnė tė nėntė vjetėt. Afrohet dita e zezė. Pas nėntė ditėsh do tė martohet vasha e Ymer Agės, siē e kishin lidhur fjalėn bashkė. Atėherė Ymer Agės i ftohet zemra, i shuhet syri, nuk ha mė bukė, nuk pi mė verė, nuk i bie ciftelisė . Cuditen gjithė shokėt e pyesin ēka e pse rri i mekur . Ai nuk pėrgjigjet , qėndron nė heshtje kokėvarur i pikėlluar. E bija e mbretit qė s'ia dėgjon mė kėngėn pyet njerėzit:
- C'ka Ymer Aga qė s'po i ndihet zėri ?
Ymer Aga i thonė - ka ditė qė s'po ha e s'po pi, s'po vė gjumė nė sy e s'po i bie ciftelisė.
- Ma thėrrisni kėtu Ymer Agėn!
I vete Ymer Aga sė bijės sė mbretit.
- C'ke ti Ymer agė ? - e pyet e bija e mbretit . Pse s'ha bukė e pse s'pi verė, pse si bie ciftelisė.
Ymer Aga pėshon e ia kthen:
- Nuk ha dot e nuk pi dot, moj bijė e mbretit, as ciftelisė nuk i bie dot. Kam parė njė ėndėrr tė keqe.
- C'ėndėr ke parė Ymer Agė?
- Kam parė shtėpinė tė nxirė e tė shembur, babanė tė vdekur e tė harruar, nėnėn gjallė por tė verbuar. Edhe kam parė se vasha ime po martohet. Unė veē njė natė kam ndenjur martuar me vashėn time, tė nesėrmen mė erdhi kartė tė nisem pėr luftė. U nisa, luftova e rashė rob. Ne kemi bėrė me besa besė qė vasha tė mė presė nėntė vjet e nėntė ditė. Si tė shkojnė nėntė vjetėt e nėntė ditėt ajo tė martohet e trashėgohet. Tė nėntė vjetėt shkuan, tani po shkojnė dhe tė nėntė vitet. Tė falem moj bijė e mbretit, a nuk i thua babait tė mė lėshojė pėr ca ditė, tė shkoj nė shtėpi sa tė flas me vashėn e pastaj tė khehem prapė nė burg.
- I them Ymer Agė por im atė, mbreti, kėrkon nėntė qese aspra qė tė lėshojė.
- E ku ti gjej unė kėto nėntė qese moj bijė e mbretit.
Unė kam nėntė vjet qė jam rob i zėnė ...
- C'mė lė ti peng mua o Ymer Agė qė tė tė lė tė shkosh ?
- Tė le besėn time o bijė e mbretit .
E bija e mbretit e di se Ymer Aga ėshtė shqiptar dhe se shqiptari vdes dhe nuk e shkel besėn. i Thotė:
- Ngrihu Ymer Agė, shalo kalė dorinė e pėr tri ditė arri nė Ulqin.
Shokėt e Ymer Agės fillojnė e qajnė:
- Mjerė ne Ymer Agė po shkon e na le vetėm!
Ymer Aga kthehet e u thotė:
- C'keni o shokė qė po qani? Nė qofsha gjallė do kthehem prapė. Kėtu njė orė e mė parė do presim bashkė si ta kemi tė thėnė. Tė mirėmbetshi.
- Udhė e mbarė Ymer Agė, dalsh faqebardhė!
Shalon ai shpejt kalė dorinė, i hip e merr vrapin drejt pėr nė Ulqin. Kali ikėn si shigjetė , lė pas njė
vrazhdė pluhuri qė ngrihet lart. Mbetėn prapa male e fusha, dalin pėrpara male tė tjera, fusha tė tjera.
Vrapo dori qė tė arrijmė tė bukurėn pėrpara se tė martohet. Ik e ik e ditė e natė me shkumė tė kuqe nė gojė ... Doriu ėshtė i kėputur, Ymer Aga ėshtė i drobitur. Veshėt i buēasin por tė dy shkojnė e
shkojnė ... Pėr tri ditė e tri net shkojnė nė vend. E ja tek zbardh Ulqini i bukur shqiptar, buzė detit
tonė ...
- Ah, Ulqin, Ulqin tėrė jetėn tė kam pasur nė zemėr. Nėntė vjet tė kam parė natė pėrnatė nė ėndėrr. Nėntė vjet kam dashur qė tė puth dheun. Valėt thyhen njėra pas tjetrės nė breg. Era fryn e fortė. Pėrsipėr fluturojnė pulėbardhat... Ja tek nxin shtėpia e Ymer Agės. Ai shikon si nėpėr gjumė. Jam a s'jam kėtu, i ėshtė tharė gjuha pėr njė pikė ujė. Qėndron nė njė krua qė tė lahet e tė pijė, aty gjen tė ėmėn plakė. Ai e njeh ajo se njeh.
- Mirė se tė gjej o e mira nėnė!
- Mirė se vjen o rob i zėnė!
- Ku mė di ti se jam rob i zėnė?!
- Nga flokėt e gjata qė tė varen supeve. Nga na vjen ti o rob i zėnė?
- Vij nga ajo e zeza Spanjė!
- A mos e ke parė Ymer Agėn tim? A mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė? E kam parė sot e tri javė moj e mira nėnė. Ymer Aga u vra, vetė e lava, vetė e qava e tė shtatėzėn ia ndava. Plaka nis vajin e vajton, Ymer Aga e bėn zemrėn gur e nuk i rrėfen tė vėrtetėn. i thotė:
- C'jan ata njerėz qė nxijnė tej moj e mira nėnė? C'janė kėta topa qė po bien kodrave?
- Janė krushqit e atij qenit Veli Pashės qė kanė marrė nusen e po shpien nė shtėpi. Topat qė bien janė topat e dasmės.
- C'nuse kanė marrė moj e mira nėnė?
- Nusen e tim biri , tė Ymer Agės ...
Ymer Aga i bie kalit e u del krushqve pėrpara.
- Mirė se ju gjej o krushq dasmorė
- Mirė se vjen , o rob i zėnė. Nga na vjen ti , o rob i zėnė?
- Nga ajo e zeza Spanjė
- A mos e ke parė Ymer Agėn apo mos ke dėgjuar ndonjė fjalė pėr tė?
- Kam tri javė qė e kam parė. Ymer Aga u vra. Vetė e lava e vetė e qava e tė shtazan ia ndava.
Krushqit gėzohen, qeshin; nusja qan nėn duvak ...
Ymer Aga hidhet e thotė:
O krush o dasmorė! Ymer Aga mė ka lėnė njė amanet: t'i them nja dy fjalė kėsaj vashe.
- Thuj tri e sa tė dush, o rob i zėnė
Ymer Aga i afrohet koēisė dhe pyet nusen:
- A e njeh Ymer Agėn, moj vashė?
- Si ta njoh e mjera unė e mjera nje natė tė fjetur, nėntė vjet pa pjekur .. Ajo e zeza nėnė me pat thėnė se ka njė shenjė nė llėrėn e djathtė, qė ia ka kafshuar kali Ymer Aga pėrvesh llėrėn e djathtė e i tregon shenjėn. Nusja e njeh, gėzohet. I zbret koēisė, hedh mbi krye duvakun e nusėrisė e u thotė krushqeve:
- udhė e mbarė, o krush bujarė, se unė po marr burrin e parė! Ky ėshtė Ymer Aga im. Burrė e kisha e burrė e kam pėr jetė e mot!
Ymer Aga e hedh nė vithe tė doriut edhe shkon drejt nė shtėpi. Kthehet pastaj edhe sjell nėnėn.
Tė nesėrmen i hip prapė doriut edhe merr udhėn e Spanjės. "Ti, dori, tė mė zbardhesh faqen, se i kam dhėnė fjalėn bijės sė mbretit! "Ulqini i bukur shqiptar mbetet persėri prapa. Kali vrapon ditė e natė...


Po ē'na ndodh andej, nė atė tė zėzė Spanjė? Mbreti se dėgjon e se sheh Ymer Agėn. Pyet e i thonė se Ymer Agėn e ka lėshuar e bija qė tė kthehet nė vendin e vet. Ai thėrret sakaq tė bijėn e i shfyen:
- ē'u bė Ymer Aga robi ?
- E lėshova unė o im atė, qė tė takohet me vashėn e tij se do t'ia merrte dikush tjetėr. Mė dha besėn: pėr tri ditė vjen prapė. Sot mbarojnė tė tri ditėt e do tė kthehet. mbreti zemėrohet.
- Jo tė gėnjeu nuk do tė kthehet!
Jep urdhėr t'i presin kokėn sė bijės nė krye tė shkallėve.
Prit o im atė, gjersa tė ngryset, se Ymer Aga do tė kthehet medeomos. Ai se shkel besėn
- Jo, kush shkon nuk vjen prapė. Ėshtė si zogu i kuvlisė: posa ia hape, iku...
Do tė kthehet se me ka dhėnė besėn.
- Besa ėshtė njė fjalė, dhe fjalėn e merr era. Atė e shkelin dhe mretėrit.
- Mbretėrit e shkelin, Ymer Agė shqiptari nuk e shkel, o im atė... Nė atė ēast dukej tej njė kalorės qė vjen vrapė, duke lėnė mbrapa njė fashė pluhuri. Sa tė mbyllesh e tė hapėsh sytė, kalorėsi hyn nė portė tė kėshtjellės. I zbret kalit tė shkumėzuar dhe i falet sė bijės sė mbretit:
- Rrofsh e qofsh, moj bij' e mbretit! e mbajta besėn. Unė vajta e u ktheva. Rob isha, rob jam prapė.
Mbreti e shikon i ēuditur nga kryet e shkallėve e thotė
- Ymer Ago shqiptar , ti paske qėnė me tė vertetė burrė i besės! Tė lumtė!
pastaj kthehet e u jep urdhėr rojeve:
Ymer Agėn ta lironi tė shkojė ku tė dojė. Burrė qėnka e burrė qoftė! Lėshoni dhe tė nėntė shokėt qė ka
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Zogu I Zi Nga Legjenda Ne Legjende -   Thu Aug 14, 2008 2:18 pm

Zogu I Zi Nga Legjenda Ne Legjende

Kur pyet per toponimin Zogu u Zi, shume njerez rrudhin krahet e shume te tjere shprehen me nenqeshje. Fundja, si ky ndertimi i sotem, qe shume e shohin dhe e jetojne me dhimbje e shume me qeshje e nenqeshje. Me dhimbje te vegjelit qe kalojne ne kembe a makine e me qeshje ata qe i kalojne siper ne ajer.

Per te hyre ne legjenden e Zogut te Zi, pyetem disa persona nga Tirana e hershme, qe dhane disa variante te toponimit Zogu i Zi. Disa tregues e lidhin me kohet e reja, por duket se nuk eshte krejt ashtu. Dy nga tregimet popullore shkojne ne kohe te hershme, te pakten para shekullit 15 te. Nder legjendat e njohura te kesaj treve jane ato per Kroin e Shengjinit (ne krye te Fushes se Aviacionit, mes Rruges se Durresit e asaj te Kavajes), Vorrin e Ashikut (ne Ndroq), Kodren Shenbu (ne Farke), etj. Flitet per popullime e shpopullime te vendit ku sot eshte qyteti i Tirane, ashtu sic flitet per popullime e shpopullime ne fshatra, sa “kalonte macja cati e m’cati”.

Legjendat jane thurur ne menyre te tille, qe duket se sjellin ze nga thellesia e koherave, ze qe merret ne konsiderate aq sa e lejon legjenda. Legjenda ben punen e vet si krijimtari e si kujtese popullore, sigurisht jo jashte cdo realiteti. Keshtu psh, nuk mund te thuret legjende per kala, pa patur mure a rrenoja, nuk mund te flitet per vendbanim, pa patur varre (tuma). Ndersa per burime e kroje thuren legjenda rreth lindjes se burimit dhe shterrjes se ujit. E keto te dyja jane ne qytetin e Tiranes. Keshtu, ne Kalane (e re, po i themi), jane gjetur mure nen toke shume me te hershme se Kalaja e sotme. Ose u gjeten varre kohet e fundit kur u zgjerua Unaza e Tiranes (mes Zogut te Zi e “21 Dhjetorit), ku aty afer eshte dhe Mozaiku). Pra, kemi te bejme me nje truall qe kane banuar njerez shume me perpara se mendohej.

Ne kete grup legjendash, brenda nje realiteti, hyn edhe legjenda e Zogut te Zi. Ne nje reviste te vitit 1942, flitet per nje cezme, qe kishte te gdhendur nje zog. Pikerisht te kjo cezme duket se del dhe toponimi i Zogut te Zi. Cezmen e mbajne mend edhe banoret e sotem. “Ka qene nje krua, i ndertuar me gure. Ne nje gur ishte gdhendur nje zog, i gdhendur ne nje gur te zi. Ky eshte fakt. Ne kete krua vinin e mbushnin uje shume familje qe banonin rretheqark. Edhe nje krua tjeter ishe nga ana e Fushes se Aviacionit te sotem, qe i thonin Kroi i Shnjinit. Une e di se nga zogu qe ishte gdhendur ne gur te zi, i mbeti Zogu i Zi”, tregon nje banor.

Balada “Ku po knon nje zog i zi”

Gojedhena e Zogut te Zi, hyn ne ato gojedhena qe flasin per dhimbje, pra jane baladeske. Duket se kenga balade, “Sec po knon nje zog i zi”, sillet rreth ketij toponimi. Dalim te treimi popullor. “Aty ku sot i thone Zogu i Zi, ka qene nje cezme. Ishte e ndertuar me gure dhe aty mbushnin uje shume familje. Kroi kishte nje histori te vjeter. Aty kish ndrru jete nje djale i ri. E varrosen aty.

Thone se ishte nga nje fshat i Tiranes, me duket nga Ahmetaqi. Nje vit rresht nana e vet vinte nga larg e qante mbi vorrin e tij, qe thone se pas nje viti vdiq. Pas ajo s’ishte ma, vinte e ulej mbi ate vorr nje zog i zi. Edhe deri vone asht knue nje kange: “Ku po knonte zogu i zi?/ N’shpine te vorrit djalit ri”. Nga ky fshat erdhen njerez dhe ndertuan nje cezme me gure te zi, ku gdhenden persipri nje zog. Keshtu ketij vendi i thane Zogu i Zi, prej ketij zogu qe gdhenden mbi cezme. Keshtu m’kane thane”. Keto pohon nje banor qe e ka patur shtepine afer kesaj cezmje. Sido qe te jete, krijimi flet per nje lidhje mes reales e ireales.

Ka mese nje arsye thelbesore ne mistifikimin e zogjve si simbol te fluturimit, lirise dhe paqes. Baladat dhe legjendat e “perdorin” zogun per te kryer detyrat njerezore, pasi ai ka nje favor: ata “shfrytezojne” lirshem ajrin. Por meqe ata shkembejne vendndodhjen e tyre midis tokes (botes tokesore) dhe ajrit (botes qiellore). Ne mjaft legjenda ato simbolizojne dhe “ndermjetesin” midis botes fizike e shpirterore.

Ndermjet llojeve te ndryshme te zogjve, “zogu i zi” ze nje vend te vecante ne krijime popullore, ne legjenda e mite te kulturave te ndryshme. Ne kulturen popullore zogu i zi eshte konsideruar dhe si pasqyrim i shpirtit, i dhimbjes, i loteve, i veshtiresive, etj. Per kete arsye ai eshte perdorur dhe si simbol per te deshmuar jo vetem per jeten e sotme, por dhe ate te pertejme. Ne nje kenge te mbledhur ne fshatin Ahmetaq, vargjet e para te saj jane: Ku po knon nje zog i zi?/ N’shpine te vorrit djalit ri/ Ka po shkoni ju shokt e mi?/ Ka po shkoni e ka po veni,/ Nanes time mos i defteni.

...E zeza si ngjyre epitet, nuk eshte vetem te zogu, po te kafshet, endrrat, peri, njeriu, guri, puna, hija etj. Ndonjehere edhe vija e zeze, qe duket si pe i varur ne qafe te nje shpendi, sic eshte laraska. Kujtojme pyetjen e motres se nente vellezerve: “ Moj laraska me penin e zi,\ A m’i ke pa nante vllaznit e mi? Ose te Kenga e Ymer Ages: “As buka s’me hahet,\ as vera s’me pihet, se kam pa nje anderr t’zeze,\ Nje anderr t’zeze per mu,\ se gruja m’asht martu”.

Ne kohet e vona toponimi “Zogu i Zi”, filloi te lidhet me nje klub prostitucioni, qe u ngjan moteleve te sotme, por qendroi per pak kohe (deri ne 1944). Ne kete tregim thuhet:
“Tirana ishte e vogel. Shtepite shkonin deri ku jane sot ambasadat. Prej aty, ku sot kalon rruga e Durresit, fillonte nje perrua i vogel qe derdhej ne Lane. Rruga e Durresit ishte me nga ana e Fushes se Aviacionit, pra jo ku asht sot. Ne breg te ketij perroi ishte nje klub. E mbaj mend, nje ndertese me shkalle perjashta per t’u ngjitur ne kat te dyte. Kati i pare sherbente edhe per kafe edhe per ushqim. Ne kat te dyte hynin ata qe kishin pare shume dhe pinin te shoqeruara me femra. Kati i dyte kishte anekse per te ba qejf. Bash per kete arsye filluan t’i thone Zogu i Zi”. Ne kete klub kishte edhe shqiptare, por me kete pune merreshin ma shume te huajt, vecanerisht italianet qe punonin ne Tirane. Atehere ndertohej qendra me minisrite e sotme dhe rruget e Tiranes, ku tekniket dhe inxhinieret shumica ishin te huaj”.

Nga ky tregim shume qeshin nenqeshin. Duket se ky tregim eshte jo vetem i vone, por nuk eshte as ne ate nivel, sa te krijoje nje toponim te kesaj permase. Koha e shkurter e funksionimit, mendesia kolektive per objekte te tilla, si dhe ndryshimi i krejt pamjes se relievit ku ishte ky klub, bejne te mendosh se toponimi s’ka lidhje me klubin. Me pas dihet se per klube te tilla as qe mund te behet fjale, te pakten publikisht. Kujtesa popullore zakonisht nuk i regjistron objekte te tilla, aq sa t’i jape gjithe vendit rretheqark emrin. Kujtojme, psh, kioskat qe u ngriten neper parqe dhe s’u mbeti as nami e nishani. Nisur nga ky arsyetim, toponimi Zogu i Zi eshte shume me i hershem, lidhet me nje dhimbje, qe u perjetesua per shume kohe me simbolin e zogut te zi te vendosur ne nje krua.

Shpendi i zi, simbolika e tij e ngjyres se zeze, ka hyre ne literaturen popullore, (sigurisht qe e ka pervetesuar dhe ajo e kultivuar nder shkrimtare te vjeter e te rinj) si ndjelles here i se keqes e here i mbaresise. Zogu i zi, (korbi, fajkoi etj), shfaqet shpesh si simbole te izolimit, lajmit te keq, erresires e misterit. Ne shume raste shihet si simbol i te keqes, mekatit dhe djallezise (ne saj dhe te ngjyres se zeze).

Nga ana tjeter nuk mungojne dhe perdorimet e tij te mehershme si simbol i shpreses e rilindjes. Mitet e hershme flasin me teper ne favor te kesaj te fundit. Studimet e kesaj fushe tregojne se simboli negativ per zogun e zi (p.sh. sorra e korbi) eshte i vonshem. Kjo eshte ndikuar me faktin e ndodhjes se tyre ne vendin ku kishte kufoma, pas lufterave te pergjakshme e te pabarabarta ne lindje ne perendim te Evropes. Ndersa aspekti pozitiv i kesaj simbolike kushtezohet nga faza te hershme te gjuetise ne toke dhe peshkimit ne det. Ne fazat e mevonshme te komuniteteve buqesore dhe tregtare gradualisht ka marre terren simbolika negative, aq sa aktualisht, zogu i zi i shfaqur ne endrra konsiderohet si tersllek e ndjelles fatkeqesie.

Realiteti i sotem po e tregon kete, qe, se paku per nje 13 muaj rresht, kur kalon ne kete vend “te dalin zorre e mushkeri jashte”.
Duket se telashet ketij vendi nuk po i ndahen. Ndoshta nga shperdorimi i simbolikes se zogut te zi. Nga sa thame, zogu i zi si shpend mund te merret si ta duash. Gjithsesi, ai nuk ka zene rruge, as nuk ze. E thene ndryshe, sipas kesaj simbolike, mundesite jane per te shfrytezuar shansin e kesaj simbolike ne favor te se mires se pergjitheshme.

Dr. Fejzulla Gjabri - Koha Jone
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Orfe@
V.I.P
V.I.P
avatar

Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 107
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MesazhTitulli: Besa e Kostandinit   Thu Aug 14, 2008 2:20 pm

Besa e Kostandinit


Gjashtė e gjashtė dymbėdhjetė,
Doruntina trembėdhjetė !...

Ish njėherė e njė mot njė nėnė shumė e mirė i kish dymbėdhjetė bij tė hijshėm. Tė trembėdhjetėn kishte njė bijė tė bukur mbi shoqet tė gjitha, qė ia thoshin Doruntinė .
Vasha u rrit e u bė pėr tu martuar. Mirėpo nga bujarėt e atij vendi askush nuk e gėzoi. Tė gjithė e dėshironin askush s'guxonte ta zėrė nuse, sepse nuk e ndjente veten tė zotin pėr ta marrė pėr shoqe. Atėherė na vjen njė trim i largėt; i mirė, i hijshėm, i fisėm dhe nis dėrgon shkesė dallėndyshen qė t'a
kėrkojė Doruntinėn nuse. E ėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e mėdhenj nuk donin t'ia jepnin, sepse trimi ndonėse i mirė e i fisėm, ishte nga njė vend shumė i largėt. Vetėm i vogli, Kostandini donte.
- T'ia japim zonja mėmė - thosh ai - se trimi ėshtė i mirė. Mė ka hyrė nė zemėr.
- Kostandin biri im, cfarė po thua ti kėshtu? - ia kthente e ėma. Aq larg do ma shpiesh Doruntinėn time? Se nė e daēa pėr gėzim, pėr gėzim nuk do t'a kem; se nė e daēa pėr helm, pėr helm nuk do t'a kem.
- Tė jap besėn zonja mėmė, se kur t'a duash ti Doruntinėn, qoftė pėr gaz qoftė pėr helm, vete unė e
t'a sjell!.
Mėma dhe tė njėmbėdhjetė vėllezėrit u bindėn: e vluan dhe e martuan Doruntinėn me trimin e largėt. Bėnė dasmė nėntė ditė. Tė dhjetėn trimi mori nusen e shkoi tek dheu i tij i largėt. Mėma e vasha qanė me lot kur u ndanė ...

... Shumė luftra u luftuan atė mot te dheu ynė, se kish ardhur i huaji t'a shkelte e t'a pushtonte. Tė
dymbėdhjetė vėllezėrit dolėn tė luftojnė pėr vendin e tyre dhe u vranė njė pas njė tė gjithė.
Kur iu vra djali i parė, mėma psherėtiu e tha:
- Biri im unė nuk kam helm e nuk do tė tė qaj, sepse ti re pėr dheun tėnd e mė mbeten dhe njėmbėdhjetė bij tė tjerė pėr luftė.
Kur iu vranė gjashtė, qė tė gjashtė trima e tė dashur, ajo derdhi vetėm nga njė lot pėr secilin e bėri vetėm nga njė vajtim. Po kur nisėn t'i vriten dhe tė tjerėt, mėmės iu kėput zemra dhe lėshoi njė psherėtimė tė madhe sa uturoi tėrė vendi:
- Mjerė unė, ē'helm i madh tė mos kem Doruntinėn pranė nė kėtė zi qė mė mbuloi shtėpinė!.
Kur u vra djali i fundit, Kostandini, mėma shkuli leshrat e bardha e thirri:
- Bobo, ē'vdekje, e nėmosura vdekje! Ti mė more dymbėdhjetė bij e tani kush mund ta dijė a s'ma ke
marrė edhe bijėn time tė vetme, bijėn time tė dėshiruarėn!
Kur u gdhi e shtuna e tė vde*****, mėma vajti te varret e tė bijve. Dymbėdhjetė djem kish pasur,
dymbėdhjetė varre kish tani... Mbi ēdo varr ndezi nga njė qiri e bėri njė vajtim, po mbi varr tė Kostandinit ndezi dy qirinj dhe bėri dy vajtime, qau me ngashėrime dhe thirri tre herė:
- O biri im! O biri im! O biri im!...
Edhe tri herė tė tjera:
- O Kostandin! O Kostandin! O Konstandin!
Pastaj u shemb pėrdhe, pushtoi gurin e varrit e u trua:
- Kostandin, o biri im, ku ėshtė besa qė mė dhe, se do ma sillje Doruntinėn, tėt motėr? Besa jote vdiq bashkė me ty e kalbet nė varr tė zi!
Kėshtu tha dhe e lau gurin me lotėt e syve.
Nė mesnatė Kostandini u ngrit nga varri. Guri i varrit u bė kalė i zi si nata. Edhe dheu i zi u bė shalė e zezė si nata. Rrotulla qė mbante gurin u bė fre i argjendtė. Trimi i hipi kalit, u pėrkul pėrpara, uli kryet dhe i ra me shporet. Kaptoi si frymė male e fusha, hodhi lumenj e pėrrenj, la prapa katunde, kodra , pyje...
Kostandini arriti te shtėpia e motrės kur kish dalė dielli. Ajo ndodhi ditė e kremte. Nė shesh, pėrpara shtėpisė, gjeti tė bijtė e tė motrės, nipėrit e tij, qė loznin e vraponin pas dallėndysheve, I pyeti:
- Bij tė zemrės, ku ėshtė zonja, mėma juaj?
- Kostandin, o zoti lalė, - i thanė ata - mėma jonė po hedh valle nė fshat, atje tek bėhet dasmė.
Kostandini shkoi shpejt tek vallja e parė, pa njė luzmė vashash tė bukura tek kėndonin e vallonin dhe tha me vete : "Tė bukura jeni, moj vasha, por pėr mua nuk jeni, sepse unė s'jam nga kjo botė...". Dhe u afrua tė pyesė:
- Gėzuash, o vasha tė bardha! A ėshtė me ju Doruntina, motra ime?
- Shko pėrpara trim, se do ta gjesh tek kėrcen hareshėm veshur me petk tė ndritshm kadifeje.
Kostandini vajti tek vallja e dytė dhe u mat tė pyesė pėrsėri, po Doruntina e pa vetė dhe i thirri:
- Kostandin, o im vėlla!
Dhe iu afrua e pėrqafoi.
Kostandini i tha:
- Doruntinė, motra ime! Eja tė shkojmė. Tė do zonja mėmė nė shtėpi!.
Mė thuaj vėlla, si tė vij unė atje? Po tė mė dojė pėr gaz , do tė vete tė marr stolitė mė tė mira, por po tė mė dojė (mos qoftė e thėnė) pėr helm, do vete tė vishem me tė zeza.
- Eja motėr, ashtu si je!.
E mori nė vithe tė kalit. Kali ikėn si shakullimė. Ata kapėrcejnė si nė ėndėrr male e fusha, pyeje e kodra, lumenj e pėrenj. Hėna e yjet kanė shtangur lart e shikojnė me tė drojtur.
Gjatė udhės, motra e pyet vėllanė:
- Kostandin, vėllai im, pėrse shpatullat e gjėra tė janė mbushur me myk?
- Doruntinė, motra im , shpatullat mi ka mbuluar tymi i shkluhave nė luftė. Se nė vendin tonė u bėnė luftra tė mėdha, erdhėn armiq tė na shkelin dhe ne tė gjithė dolėm tė luftojmė.
- Kostandin, vėllathi im, pėrse flokėt e derdhura i ke gjithė pluhur?
- Doruntinė motra ime, gjatė udhės kishte shumė pluhur dhe mi pluhrosi flokėt.
-Kostandin vėllathi im, pėrse vėllezėrit e mi tė bukur si drita, s'kanė dalė pėrpara tė na presin?
- Doruntinė, motra ime, ndoshta janė nė lodėr e s'presin tė vemi sonte.
- Kostandin vėllathi im, pėrse dritaret e shtėpisė janė mbyllur sot krejt?
- Doruntinė motra ime, i kemi mbyllur se fryn erė e fortė e dimrit nga deti.
Kur arrinė pranė kishės, Kostandini i tha motrės:
- Ti shko pėrpara se unė dua tė hyj tė pėrgjunjem!
Kostandini shkoi e hyri prapė nė varr tė zi. Kali u bė prapė gur, shala u bė dhč dhe freri i argjendtė u bė rrotullė. Dhe pėrsėri reth e qark zotėroi heshtja e vdekjes.
Ndėrkaq Doruntina ngjiti shkallėt dhe trokiti gazmend nė derė.
- Mėmė hapma derėn!
- Kush je ti qė trokėllin aty tek dera?
- Hapma zonja mėmė - Jam jot bijė Doruntina.
- Ikė tutje nga ke ardhur o vdekje e shkretė. Ti mi more tė dymbėdhjetė bijtė e tani ke ardhur tė mė
marrėsh dhe mua qė tė mos e shoh mė Doruntinėn time!
- C'po thua ashtu zonja mėmė? Nuk ma njeh zėrin? Besa zonja mėmė, jam unė vetė, Doruntina jote.
- Ngul gishtin tek vrima e kycit qė tė ta shoh e tė t'a njoh.
Doruntina nguli gishtin e vogėl tek vrima e kycit - atė gisht tė hollė e tė bardhė. Mėma ia njohu sakaq e i hapi derėn.
- Kush tė solli kėtu, o zemra ime?
- Mė solli Kostandini, im vėlla.
- Cili Kostandin, moj bijė? Kostandini im ka vdekur bashkė me tė njėmbėdhjetė vėllezėrit e tjerė. U vranė nė luftė...
Dhe si rinin tė dyja,
njėra tek praku e tjetra nė derė,
plasėn si qelqi me verė...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poeme epike - Te falem moj Zane   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Poeme epike - Te falem moj Zane
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Arti dhe kultura :: Muzikė-
Kėrce tek: