Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI

Shko poshtë 
5 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI   SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI EmptyFri Aug 15, 2008 6:19 am

Shkruan:Shaban Cakolli

Shkollat shqipe me mësim plotësues
përfshijnë në gjirin e vet fëmijët e familjeve të mërgimtarëve
shqiptarë,që nga mosha 6-16 vjeç dhe i arsimon dhe edukon ata në frymën
e patriotizmit shqiptar,me njohëje kulturore e shkencore dhe bukurive
estetike..Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim që fëmijët
shqiptarë të zotrojnë
mirë gjuhën e shkruar amtare shqipe,të
kultivojnë atë dhe letërsinë shqiptare,të njohin historinë dhe
gjeografinë etnike të vendit të të parëve të tyre,njohurinë rreth
dokeve e zakoneve shqiptare,arteve popullore të trashëguara brez pas
brezi si karakteristikë e lashtë dhe e begatshme,dalluese e kombit
tonë.Shkolla shqipe e mësimit plotësues i edukon nxënësit për
rrespektin dhe mirënjohëjen ndajvendit mikpritës që i strehoi në gjirin
e vet,u hapi vend në integrimin e shoqërisë gjermane,duke i pajisur me
njohuri shkencore e kulturore dhe i pregaditi të aftësohen të pavarur
edhe në gjuhën e tyre.Shkollat shqipe në Gjermani kanë për qëllim të i
përfshijnë të gjithë fëmijët shqiptarë,në qdo land ku ndodhen duke
përfshi fëmijët e gjitha trojeve etnike shqiptare.Struktura e arsimimit
ndahet në tre cikle:Cikli i ulët,i mesëm dhe i lartë.Mësimi vende
vende zhvillohet me klasë të kombinuara.Shkollat
shqipe në Gjermani
mësojnë sipas plan-programeve mësimore të Ministrisë së Arsimit të
Kosovës,dhe teksteve mësimore të miratuara nga ajo.:Mësuesit që punojnë
në këto shkolla kanë kualifikime përkatëse pedagogjike.Në kuadër të saj
funksionon biblioteka e shkollave e cila pajiset me literaturë shqipe
dhe ate të vendit.Zanafilla e shkollave shqipe në Gjermani është
tridhjetë vjeqare,ne shkurtimisht po flasim nga koha kur shkolla joë
shqipe në Gjermani shkëputet nga varësia e organeve Jugosllave.Me
formimin e Qeverisë së Kosovës në mërgim formohet edheMinistria e
Arsimit,Shkencës dhe Kulturës paralel me teedhe KASH"Naim
Frashëri".Këto dy hallka kanë krijuar kushte për organizimin e rrjetit
të shkollave shqipe të mësimit plotësues në Gjermani.Përndjekjet e
viteve të 90-ta,si dhe Lufta e Kosovës që u shoqërua me dramën e madhe
të ekzodit biblik të shqiptarëve preku Gjermaninë me një numër të madh
strehimkërkuesish shqiptarë,ku shënime gjysmëzyrtare flisnin për
400.000 shqiptarë të strehuar këtu,andaj nevoja e zgjërimit të
shkollave shqipe ishte domosdoshmëri në qdo Land gjerman.Në gjitha këto
drejtime shkolla shqipe fitoj një përvojë të madhe.
Shkollat shqipe
në Gjermani,kanë synimin e tyre që nxënësit shqiptarë të ruajnë,mësojnë
dhe përsosin gjuhën shqipe,të aftësohen për shfrytëzimin e gjitha
formave të komunikimit me të folur e shkruar,të njihen me atdheun dhe
shtrirjen gjeografike të tij ,me historinë,dhe aspiratat epërpjekjet e
popullit shqiptarë për liri,pavarësi dhe përparim.,të kultivohen dhe
zhvillohen aftësitë në fushat e artit,letërsisë,muzikës dhe formave
tjera të krijimit artistik.Ata shfrytëzojnë kohen e lirë për
aktivitetet krijuese dhe shënojnë festat kombëtare memanifestimet e
tyre krijuese e artistike,po ashtu kanë gatishmërinë për arritjen e
sukseseve edhe në shkollën erregulltë gjermane.Përvoja ka treguar se
nxënësit që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,janë treguar më të
zellshëm edhe në shkollën e rregulltë gjermane,sot prej tyre kanë dalur
edhe kuadro të forta.Nxënësit shqiptarë që shkollohen në
shkollën e
rregulltë gjermane dhe vijojnë mësimin shqip,janë një faktor shumë me
rëndësi i integrimit të shqiptarëve në Evropën e Bashkuar.Këta nxënës
nga gjitha Landet gjermane,nganjëherë në vit organizojnë kampionatin e
diturisë,ku bëhet garë njohurishë cila nga shkollat shqipe në Landet
gjermane zë vend të rëndësishëm në dituritë e gjitha lëmive
mësimore,etj...Të rrëfesh për shkollat shqipe në Gjermani,nuk do mund
të e përmbyllësh me një shkrim gazetash:Për te mësuesit e vyeshëm kanë
shkruar monografi,si:Sejdi Gashi,Rifat Hamiti,Sami Thaqi,Bejtullah
Sadiku,Hamzë Halabaku,e shumë të tjerë.Shkolla shqipe në diasporë është
faktor i pa zëvendësueshëm në arsimin dhe edukimin kombëtar të nxënësve
mërgimtarë.Mospërdorimi i gjuhës amtare nga kjo masë e madhe rinore në
mërgim,mosnjohëja e historisë kombëtare,mosvijimi i shkollës shqipe
patjetër i hap rrugën asimilimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI   SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI EmptyMon Oct 06, 2008 2:43 am

Te pergezoi per kete teme shume te mire i nderuar Shaban Cakolli dhe shume e veretet eshte se jane faktor i pazavendsushme ne arsime dhe edukim kombetar shkolla shipe ne mergim ,dhe te kerkoim te gjithe bashke ne ç'do shtet te Eropes edhe me gjere sa me shume te jemi te oragnizuar te hapen shkolla shqipe ne cilin shtet qe te jemi ,kjo eshte e ardhmja e rines sone ne mergim ,kam vrejt shume kisha e xhamia po hapen neper qytetet e Evropes por shume pak shkolla nuk jame kunder ketyre pse hapen ,por ma e resndesishme eshte te organizohemi te hapn shkolla shqipe sa me shume .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
sumeja
Fillestar/e
Fillestar/e
sumeja


Female
Numri i postimeve : 1
Age : 33
Vendi : Kosov-Ferizaj
Registration date : 25/09/2009

SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI   SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI EmptyWed Oct 14, 2009 4:17 pm

pershendetje ,ju uroj per punene tuaj,te sukseseshme,mirpo kam nje pyetje,a mund t`me jepni numrin e telefonit qe te komunikoj drejte persedrejti me ju,lidhur me shkollat shqipe ne gjermani.pershendetje nga SUMEJA,ju lutem me kontaktni ne e-mail adresen time\: el-ala88@hotmail.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhiti
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
xhiti


Male
Numri i postimeve : 1858
Age : 63
Vendi : Prishtine
Profesioni/Hobi : zbulim i tradhtarve
Registration date : 26/03/2009

SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI   SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI EmptyWed Oct 14, 2009 4:28 pm

sipas plan programit multietnik.
per flamurin multietnik dhe bashkjetesen multietnike si ne kohen e Titos.
Shumica e Arsimtareve jane Titiste ish shpijun dhe tashe shpijun te serbise.
Qe skan lidhje me patriotizem dhe atdhetarizem.
Sipas planit te I.Rugova.
me mire dijne shqip femijet qe nuk jane ne keto shkolla se ata femije qe shkojne ne keto shkolla.
mesuesit jane te pranuar ne baze te pa kualifikuar po ne baze te familjarizmit.
Sa me marre rroge badihava..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI   SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI EmptyWed Oct 14, 2009 6:19 pm

E kan knaq ,tuj mesue nxenesit per Tradhtarin I.Rugova e gjyshin e sejdiut hogjen.
per tahir Zem Tradhtarin ahmet krasniqin si dikure Rrahman Morinen.
Histori antishqiptare multietnike .
per flamurin multietnik rez 1244.
Turp...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI Empty
MesazhTitulli: Re: SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI   SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thirrje diasporës: Shkollat shqipe mbi të gjitha!
» Mosperdorimi i Gramatikes ne shkollat e mesme
» KRIJUESIT E ARTIT DHE LETËRSISË SHQIPTARE NË GJERMANI
» Vandalizohet një xhami në Gjermani
» ZJARRI DOGJI NJË XHAMI NË GJERMANI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Emigracioni-
Kërce tek: