Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Vandalizohet një xhami në Gjermani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

Vandalizohet një xhami në Gjermani Empty
MesazhTitulli: Vandalizohet një xhami në Gjermani   Vandalizohet një xhami në Gjermani EmptyTue Dec 23, 2014 9:58 am

Vandalizohet një Xhami në Gjermani

Një xhami, në ndërtim e sipër, në qytetin Dormagen, në veriperëndim të Gjermanisë, në shumë vende me sprej janë shkruar slogane me përmbajtje raciste. Akti i vandalizmit vjen pasi demonstratat anti-islamike vazhdojnë të rriten në të gjithë Gjermaninë.
Autorët e vandalizmit kanë hyrë në xhami të shtunën vonë apo të dielën herët, ku me sprej kanë vizatuar simbolin e nazistëve, svastikën, kanë shkruar parrulla urrejtëse, sharje të ndryshme, kërcënime si “Në kampe përqendrimi”!
Sulmi ndaj xhamisë ka përkuar me rritjen e diskutueshme të "anti-islamizimit" nga lëvizjes PEGIDA në Gjermani. Grupi ka mbajtur demonstrata në qytete në të gjithë vendin gjatë 10 javëve të fundit.
Shefi i policisë së Qarkut Neuss, Hans-Jürgen Petrauschke tha se ishte i tronditur nga krimi me motive racore. Këtu ”nuk ka vend për përhapjen e ksenofobisë ose glorifikimin e së kaluarës naziste" në zonën Rhein-Kreis Neuss, "u tha ai gazetarëve.
Sigurimit i Shtetit nga Düsseldorf ka filluar një hetim rreth krimit dhe ka njoftuar, gjithashtu, një shpërblim prej 1.500 euro (1.833 $) për informacionin që çon në arrestimin e vandalëve.
Në përgjithësi, ndjenjat anti-islamike janë bërë shumë më të zëshme në Gjermani në javët e fundit. Të hënën e kaluar, në qytetin lindor gjerman të Dresdenit, PEGIDA, që ka kuptimin nëse përkthehet si "Patriotët Evropianë Kundër Islamizimit të Perëndimit," kanë mbajtur demonstratën e tyre më të madh deri më sot, me mbi 15.000 njerëz protestuan kundër muslimanëve, kundër Islamit.
Disa vëzhgues kanë frikë se protestat janë një shenjë se ksenofobia është duke u bërë gjithnjë më e pranueshme për shoqërinë në tërë Gjermaninë.
Në fillim të muajit, tri ndërtesa në shtetin jugor gjerman të Bavarisë, të cilat ishin të destinuara për t'u përdorur si strehim për refugjatët ishin dëmtuar rëndë nga zjarri në një sulm të dyshuar për zjarrvënie. Mbishkrime raciste u gjetën edhe në një ndërtesë aty pranë, që forcojnë dyshimet se zjarri ishte vënë qëllimisht.


Burimi: Islamophobia Watch
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë

======================================================



Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vandalizohet një xhami në Gjermani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» ZJARRI DOGJI NJË XHAMI NË GJERMANI
» Xhami në Athinë
» Suedi: Kisha shndërrohet në xhami
» SHKOLLAT SHQIPE NË GJERMANI
» Në Athinë digjet një shtëpi që shfrytëzohej si xhami

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: