Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 PSE HARROHEN HERONJTË E GJALLË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

PSE HARROHEN HERONJTË E GJALLË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS? Empty
MesazhTitulli: PSE HARROHEN HERONJTË E GJALLË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?   PSE HARROHEN HERONJTË E GJALLË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS? EmptyFri Aug 15, 2008 9:55 am

PSE HARROHEN HERONJTË E GJALLË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?





Shkruan: Mr. Rexhep AHMETI


Me nocionin ish-luftëtarë, apo veteranë të çështjes kombëtare alias të Republikës së Kosovës, nuk kuptojmë vetëm luftëtarët e luftës së fundit, asaj të UÇK-së, por më gjerë.


Veteranë të çështjes kombëtare apo veteranë të Republikës së Kosovës, si pjesë e tërësisë së çështjes shqiptare në Ballkan, janë të gjithë ata atdhetarë, idealistë shqiptarë, dhe të kombeve tjera (në luftën e UÇK-së kemi heronj të vdekur e të gjallë edhe të kombeve tjera që vdiqën dhe jetojnë për çështjen e Kosovës dhe atë shqiptare në përgjithësi) të cilët në forma ilegale dhe legale, si më herët, ashtu edhe prej vitit 1945 e këndej, luftuan në vazhdimësi e përnjëmend për çështjen e Kosovës dhe për atë shqiptare në përgjithësi.


Tani, kur për veteranët e Luftës së fundit, asaj të UÇK-së, nuk ka përkujdesje të duhur nga Republika e tashme konkrete e Kosovës, tani kur veteranët e UÇK-së, janë “trajtuar” me një rregullore të UNMIK-ut, në mënyrën më të mjerueshme, të tillë që nuk meritojnë më shumë se t’u dyfishohet stazhi i punës, si punëtorëve në minierë ose si policëve!), tani kur ata janë “harruar”-injoruar, mohuar (sepse Republika e tashme e Kosovës e ka lënë në fuqi ende rregulloren mohuese të Luftës së UÇK-së), tani kur, ata faktikisht, janë lënë pasdore, pra të injoruar dhe, shumica e tyre janë jo vetëm pa kushte elementare jetese, por edhe të uritur, doli një burrë i një kombi tjetër të madh, doli pikërisht, kongresisti amerikan Eliot Engëll, i cili, më 16 qershor 2008, në Kuvendin e Republikës Kosovës, me rastin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës, nuk i harroi “ ata që i murrën armët në mënyrë që kombi i tyre të jetë i lirë...”.


Dhe u deshtë që një burrë i madh i një kombi tjetër të madh, të na jep pak kurajë, të na përkujtojë se kush kemi qenë dhe kush jemi ne veteranët kombëtarë të Republikës së Kosovës. Fjalët këtij burri të madh amerikan na erdhën si melhem në varrë në të cilat po na godet, pa mëshirë, realiteti dhe kriza ekonomike edhe në Republikën e Kosovës, edhe kur po hyn në fuqi Kushtetuta e Republikës.


Në këtë fjalim historik që përmenda më lartë, burrështetasi amerikan Eliot Engëll, ne veteranëve të kombit, nuk na emëroi veteranë, por heronj. Ja cilësimi i tij origjinal:”Ata që i murrën armët në mënyrë që kombi i tyre të jetë i lirë janë heronj të këtij vendi, ata që nuk pranonin të konsideroheshin si qytetarë të rendit të dytë.”


Por ja çka ngjau tani në Republikën e Kosovës. Ata që kanë merita më të mëdha dhe që një jetë të tërë ia kushtuan kombit të tyre, ata mbi mundin e jetën e të cilëve u ngrit Republika e përtashme e Kosovës, ata, vet ata mbetën tani qytetarë të rendit të dytë në Republikën e Kosovës!!! Vallë, a nuk është kjo një absurd?

A nuk është edhe absurd tjetër ku e kur në Kosovë, në përgjithësi, duhet vdekur për t’u cilësuar hero? Dhe pastaj, pasi të vdesësh, si hero duhet të promovojnë disa politikanë, motivi kryesor i fjalimeve të të cilëve, pranë varreve të heronjve, është të zhvatin sa më shumë poena politikë! A nuk është, thënë më së paku, i rrezikshëm mentaliteti se heronjtë e Republikës së Kosovës janë të mirë vetëm kur janë të vdekur dhe kur të mundësojnë që të mbash fjalime patriotike pranë varreve të tyre!?
Nëse ky mentalitet kundër heronjve ekziston de facto e de jure në Kosovë, duhet flakur sa më shpejtë, sidomos nga kokat e atyre funksionarëve që mund të jenë edhe vendimmarrës për fatin e veteranëve dhe heronjve të gjallë të Republikës së Kosovës, të cilët u promovuan fuqishëm nga mentari, burrështetasi universal, z.Eliot Engëll, mu në Parlamentin e Republikës së Kosovës, më 16 qershor 2008, me rastin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës.


Po ashtu, duhet flakur sa më shpejtë mentaliteti se duhet ndëshkuar edhe tani në Republikën e Kosovës, të gjithë ata veteranë dhe heronj të gjallë që nuk pajtohen me politikën e ditës, ose që nuk kanë dalë në zgjedhjet e fundit, ngase nuk paskan kryer obligimin qytetar, për të dalë në zgjedhje. Disa politikanë tanë duhet ta mësojnë patjetër edhe një leksion modern të demokracisë dhe politikës: se, nganjëherë edhe mosdalja në zgjedhje është jo vetëm obligim qytetar, por edhe obligim kombëtar e njerëzor. Favori më i madh i Republikës së Kosovës, fakti i krijuar potencial se shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë dalë në zgjedhjet e 17 nëntorit 2007-të, është një realitet shpëtimtar në bazë të të cilit, juridikisht dhe politikisht, mund të tejkalohet sfida e ndarjes së Kosovës (e potencuat tani së voni edhe nga disa dijetarë e funksionarë ndërkombëtarë) si dhe, në fakt, ndërlikimi, paqartësia (mjegullimi) i statusit aktual të Republikës së Kosovës, si dhe mungesa e dukshme e Rendit të Mirëfilltë Ligjor (juridik)-RML-së, në Republikën e Kosovës.


Natyrisht, që një pjesë e mirë e veteranëve dhe heronjve të gjallë ishin të zëshëm dhe bënë detyrën e tyre qytetare, kombëtare e shtetërore, duke mos dalë në zgjedhjet e fundit në Kosovë. Nëse disa politikanë të tashëm në Republikën e Kosovës hakmerren për këtë, dhe i godasin përsëri në varrë veteranët dhe heronjtë e gjallë të Republikës së Kosovës, atëherë duhet ta dinë, se me siguri është (edhe) procesi i ardhshëm i shtetndërtimit të Republikës së Kosovës dhe realiteti i ardhshëm i krijimit të Rendit të Mirëfilltë Ligjor (juridik) në Republikën e Kosovës, ai që patjetër do të hakmerret edhe më ashpër ndaj të gjithë atyre që harrojnë, mohojnë, injorojnë e godasin përsëri heronjtë e gjallë të Republikës së Kosovës, mbi mundin e jetën e të cilëve, disa mohues dhe goditës të tyre, sot bëjnë karrierë të pamerituar.

Ndaj ku është përkujdesja institucionale ndaj veteranëve kombëtarë të Republikës së Kosovës?

Vallë, mos po mendohet dhe de fakto-het se me ligjin nr. 02/L-2 të miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 20 shkurt 2006, qenkan zgjedhur juridikisht dhe realisht Statusi dhe të drejtat e veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së? Neni 10 i këtij ligji është titulluar: Të drejtat e veteranëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Neni 10.1 ka numëruar 8 të drejta të kësaj kategorie të shoqërisë kosovare. E drejta e parë që u ka dhënë (ndarë, peshuar) Ministria gjegjëse dhe Kuvendi i Kosovës veteranëve të Luftë së UÇK-së është: 1. Stazh të dyfishtë, për kohën e kaluar në luftë.(!) Ndërsa e drejta e 8-të, ajo e fundit është: 8. Shpenzimet e varrimit krahas ofrimit të nderimeve ushtarake.(!) A nuk është kjo, pos tjerash, edhe hajgare juridike, edhe mjerim i një qeverie, edhe një tragjikomedi e llojit të vet të veçantë kosovar?

Qeveria e tashme ka shansin që ta heq nga vetja këtë hajgare juridike të trashëguar, këtë mjerim politik që është juridikësuar si “ligj” para 17 shkurtit 2008. Aq më tepër kjo është e arsyeshme dhe e mundshme kur dihet se në mekanizmat e sotëm ligjkrijues dhe ligjmiratues të Republikës së Kosovës ka edhe shumë heronj të gjallë të kësaj Republike që po krijojmë.


Po vazhdojmë për ta përfunduar këtë shkrim me disa konkluzione nga librat e shenjtë:
“Shmangu nga çdo pavërtetësi; mos vrit të pafajshmin dhe të drejtin, sepse unë nuk do ta fal të ligun.”(Bibla, Dhjata e vjetër.


Ligjet e drejtësisë dhe të mëshirës)

”Do të zbatosh plotësisht drejtësinë, në mënyrë që ti të jetosh dhe të zotërosh vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep” (Bibla, Dhjata e vjetër: Administrimi i drejtësisë. Shëmbëlltyra dhe shtylla të shenjta.)


“ Ai ishte një popull që kaloi, atij i takon ajo që fitoi, e juve u takon ajo që fituat, prandaj ju nuk jeni përgjegjës për atë që vepruan ata. (”Kurani, Suretu el Bekare, 134)


Edhe pse ne nuk jemi përgjegjës për atë ligj dhe për nënpikat 1 dhe 8 të nenit 10.1, përmbajtjen e të cilave e transmetuam më lartë, koha po tregon dhe do të tregojë akoma më shumë se kush ka qenë dhe është përgjegjës për gjendjen tejet të rëndë, edhe 9 vite pas lufte, të veteranëve dhe të pjesëtarëve të UÇK-së, të cilëve, tani për herë të parë u vjen në kujtesë dhe shqiptohet nga gojë e tyre vargu i Nolit të Madh:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
PSE HARROHEN HERONJTË E GJALLË TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» DEMONSTRATA KUNDER ZGJEDHJEVE TE SERBISE
» Flamuri i Kosovës
» kushtetuta e republikes se kosoves apo rezoluta nr 1244keshi
» Përvjetorë Që Nuk Harrohen Kurrë!
» Militantet qe bene historinë,Heronj te gjallë të Shqipëris

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: