|
| | NAIM FRASHĖRI DHE POEZIA E TRADITĖS | |
| | Autori | Mesazh |
|---|
shaban cakolli V.I.P

Numri i postimeve: 8740 Registration date: 23/08/2007
 | Titulli: NAIM FRASHĖRI DHE POEZIA E TRADITĖS Tue Aug 19, 2008 8:08 pm | |
| T"
Shkruan:Shaban Cakolli
Studiuesit e letėrsisė shqiptare me tė drejtė kėtė poezi tė Naimit e kanė vlerėsuar si njė ndėr krijimet mė tė mira tė tij e tė letėrsisė sė traditės.Nė te poeti shpreh thelbin e shpiertit tė tij,dashurinė pėr njeriun.Te poezia e tij duket qartė se poeti ynė i madh ishte armik i urrejtjes,i dhunės dhe armiqėsisė midis njerėzve.Ashtu si qiriri Naimi digjej pėr tė u dhėnė dritė tė tjerėve.Thirrja e poezisė sė tij ishte kuptimplotė.Njerėzit duhet tė sakrifikojnė,duhet " tė digjen si qiriri" pėr tė ndihmuar njėri-tjetrin" Pėr tė parė dritė";domethėnė pėr tė hapėruar e pėrparuar.Naimi urrente errėsirėn dhe paditurinė,dėshironte qė drita e diturisė dhe pėrparimit kombėtar si dhe zhvillimi dhe pėrparimi i atdheut,tė mos ndalen kurrė.Ai porosiste shqiptarėt qė tė vėjnė nė veprim disa cilėsi qė tė gjejnė mirėkuptimin dhe harmoninė,e ato cilėsi ishin:Urtėsia,miqėsia,sjellja e mirė si dhe ndihma e dashuria pėr njėri-tjetrin.Kėshillat e poetit janė edhe sot aktuale dhe vazhdojnė ti ftojnė shqiptarėt tė jenė tė bashkuar nė rrugėn e tyre tė zhvillimit dhe pėrparimit kombėtar.Vepra e tij ka bėrė,po bėnė dritė dhe kurrė nuk do tė shuhet. Naimin duhet tė e njohim mė mirė tė gjithė,tė e kuptojmė mė drejt kėshillėn e tij,por e rėndėsishme ėshtė me ēdo kusht tė e njohin gjeneratat e reja,e sidomos nxėnėsit tanė nė mėrgim.Kohė mė parė Redaksia e "Doruntinės" me njė kujdes tė veēantė i u ėshtė pėrkushtuar botimeve tė lektyrave shkollore pėr nxėnėsit e shkollave me mėsim plotėsues nė gjuhėn shqipe nė mėrgim.Ndėr lektyrat pėr kėta nxėnės Redaksia zgjodhi poet tė traditės dhe duke u bazuar nė vėshtėrsitė qė hasin nxėnėsit nė mėrgim pėr tė kuptuar poezinė,ėshtė dhėnė shpjegim i veēantė pėr ēdo poezi.Kjo mėnyrė e botimit duhet tė jetė ndihmesė pėr nxėnėsit dhe arsimtarėt e shkollės sonė nė diasporė.Nga lektyra"Poezia e Naim Frashėrit";ne po shkėpusim nė tėrsi poezinė"Fjalėt e Qiririt",ndoshta jo vetėm pėr lexuesit e rinjė,por ekziston edhe mundėsia tė u ken dalur nga kujtesa edhe atyre qė kaherė e kanė mėsuar!
NAIM FRASHĖRI
FJALĖT E QIRIRIT
Nė mes tuaj kam qėndruar E jam duke pėrvėluar, Qė tś ap pakėzė dritė, Natėnė tśa bėnj ditė. Do tė tretem,tė kullohem, Tė digjem,tė pėrvėlohem, Qė t“u ndrinj miré tė shihni. Njėri-tjatėrin tė njihni. Pėr ju do tė rri tė tretem, Asnjė ēikė tė mos mbetem, Tė digjem e tė qanj me lot, Se dėshirėn s“e duronj dot. Unė zjarrit nuk i druhem Dhe kurrė s“dua tė shuhem, Po tė digjem me dėshirė Sa tė mund t“u ndrinj mė mirė. Kur mė shihni se jam tretur, Mos pandehni se kam vdekur, Jam i gjall e jam ndė jetė, jam nė dritėt tė vėrtetė, Unė jam nė shpirtin tuaj, Mos mė kini pėr tė huaj. M ““ė“shtė falurė durimi Andaj po digjem si trimi, Se ma k“ėnda tś bėnj mirė, Tė mos mbeti n“errėsirė. Jakeni rreth meje rrini, Flisni,qeshni,hani,pini. Nė shpirt kam dashurinė, Po digjem pėr njerėzinė, Lemėni tė pėrvėlohem, nukė dua mė tė ftohem, Dua ta djek trupn e shkretė. Pėr atė zotn“e vėrtetė. Me zjarr ta djek mushkėrinė E tė tretem pėr njerinė, Bashkė me gėzimet e tija tė vete tePerėndia. Unė dua njerėzinė, Mirėsiné urtėsinė, Nė bėni shokė me mua, Nė mė doni si u dua, Njėri-tjatrin nė doni, Tė paudhė mos punoni. O zemėra fluturake, Qasju pakė kėsaj flake! Mbase krahėt tķ pėrvėlon, Po shpirtin ta shėnjtėron. Unė duke pėrvėluar, Njerėzit i kam ndrituar. Kam qenė mik me njerinė, Andaj i di e mė dinė Gjithė tuajt“i kam parė, Mėm“e at“e fis e farė, Si tani gjithė i kam ndėr mėnt, Qė rrinin nė kėtė vėnt, Edhe sot ndėr ju ata shoh, Se shpirtin e tyre ua njoh, Dhe unė si ju jam ndruar Ejam pėrzjer“e ndryshuar, Po jam bėrė shumė herė Zjar,e uj“e balt“e erė. Jam njė shkėndijė prej qielli dhe njė drudhėzė prej dielli. Edhe ndėr qiej fluturonj, Edhe brenda nė det qėndronj, Shumėherė fle nė baltė, Diku ndodhem dhe nė mjaltė; Bėnem qėnq e kec i pirė, Lul“ebar e gjeth i mbirė. Dua shumė fjalė t“u them, Po trembem mos i bėnj ujem. E ku shkruhet nė kartė Fjalėt“e gjuhėsė zjarrtė? |
|  | | Eva0506 Hero anėtar

 Numri i postimeve: 3323 Age: 31 Vendi: Shume larg...! Registration date: 28/01/2008
 | Titulli: Re: NAIM FRASHĖRI DHE POEZIA E TRADITĖS Fri Oct 03, 2008 10:07 am | |
| Naim Frashėri ėshtė poeti apostull qė me veprėn e tij edhe sot pas njėqind e ca vjetėsh vazhdon tė jetojė pėrjetėsisht nė ndėrgjegjen morale dhe nė ndėrgjegjen artistike tė kombit tė vet. Si njė Promete i botės shqiptare, ai i dha asaj zjarrin e atdhetarizmit dhe shqipes statusin e gjuhės sė kulturės moderne tė shqiptarėve.
Poet, mendimtar dhe edukator i kombit, Naimi u bė simboli i njeriut tė Rilindjes Shqiptare, krijuesi qė vuri themelet e letėrsisė dhe tė kulturės kombėtare. Ai ka meritėn qė me veprėn e tij u bė njė mbjellės i madh dhe njė themelvėnės i madh. Kėngėtar i lirisė sė atdheut dhe i lirisė sė njeriut, Naim Frashėri nuk krijoi njė poezi shterpe, nuk lėvroi atė lloj poezie qė, siē shprehej dikur Hajne, nuk lind fėmijė; pėrkundrazi, fara e mbjellur prej tij dha fryte tė shpejta: ringjallja kombėtare dhe ringjallja kulturore e shqiptarėve i detyrohet veprės sė rilindėsve nė ballė tė tė cilėve qėndron Naim Frashėri.
Poetė si Naimi vijnė nė epokat e tronditjeve tė mėdha historike, bėhen si sinonim i kėtyre epokave dhe me veprėn e tyre krijojnė epokė. Naim Frashėri dhe vepra e tij lindėn pikėrisht nė njė kohė ndryshimesh tė thella historike nė rrjedhat e jetės sė kombit, qė kėrkonin ndryshime dhe nė rrjedhat e jetės shpirtėrore e kulturore tė shqiptarėve. Ishte fundi i shek. XIX, vitet e krizės lindore dhe tė lėvizjeve nacionale nė Ballkan. Pas katėr shekuj pushtimi osman, qė iu shtuan shekujve tė sundimit tė perandorive romake e bizantine dhe pushtimeve tė tjera qė kishin lėnė vragė tė thella e pasoja negative nė historinė e shqiptarėve, ata ballafaqoheshin tani me situatėn e re tė pėrēarė, pa njė traditė tė mjaftueshme unitare zhvillimi gjuhėsor e kulturor, pa shkollėn e tyre kombėtare dhe pa fenė e tyre kombėtare, por tė ndarė nė tri besime.
Tu dilje zot nė kėto ēaste historike fateve tė njė populli tė vogėl, tė ngjallje vetėdijen e tij kombėtare dhe tu kushtoheshe pėrpjekjeve pėr tė ndėrtuar kulturėn dhe moralin e tij, duhej tė tė trimėronte njė frymėzim gati hyjnor dhe duhej tė kishe njė mendje tė hapur, energji shpirtėrore krijuese tė jashtėzakonshme. Te Naim Frashėri lėvizja e Rilindjes gjeti njeriun me vizionin, me talentin, me pėrkushtimin dhe me energjitė e njė titani tė krijimit intelektual e tė pėrkushtimit atdhetar.
Falė kėtyre dhuntive vepra e tij i dha shpirt programit kombėtar dhe programit kulturor tė Rilindjes Shqiptare, e mbrujti ideologjinė e lėvizjes nacionale me njė frymė moderne, mbi bazėn e parimit tė kombėsisė e tė evokimit tė traditave historike, dhe jo tė fesė, dhe i dha kulturės shqiptare njė fytyrė moderne me pėrmbajtje laike dhe iluministe. Nė kėtė mėnyrė vepra e Naim Frashėrit kurorėzoi kthesėn e thellė qė ndodhi gjatė shek.XIX nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare; me tė u krye pėrfundimisht kapėrcimi nga faza parakombėtare nė fazėn kombėtare tė kulturės shqiptare, nga kultura e vjetėr mesjetare nė kulturėn e re tė kohėve moderne.
Vepra e Naimit dhe nė mėnyrė tė veēantė poezia e Luleve tė verės (1898), Bagėti e Bujqėsisė(1886), Tahajylat (1885) dhe Istori e Skėnderbeut (1898) u bė zėri poetik i shpirtit tė njė etnie qė luftonte tė afirmonte individualitetin e saj kombėtar e shpirtėror, tė njė shoqėrie tė pėrfshirė nė rrymėn e madhe tė emancipimit politik dhe mendor tė kombit. Filozofia e humanizmit nė veprėn e Naimit u shpreh nė poetizmin e lirisė si atribut i qenies njerėzore, nė afirmimin e integritetit moral tė individit tė ballafaquar me dhunėn dhe me institucionet e moralit tė vjetėr, me traditat e mendėsitė e saj qė i vinin prapa mendimit tė lirė.
Poet romatik, Naim Frashėri u dha flatra nė poezinė e tij pėrsiatjeve pėr lirinė e shpirtit njerėzor dhe meditimeve ekzistenciale pėr jetėn dhe vdekjen, pėr qenien dhe mosqenien dhe pėr dhembjen njerėzore. Lirizmi filozofik dhe lirizmi poetik i Naimit pėrfshijnė tėrėsinė e krajatės njerėzore; ai synonte tė rindėrtonte njerinė dhe tė shprehte kompleksitetin e shpirtit njerėzor, luftėn e pėrjetshme qė zhvillohen brenda tij midis engjėjve tė sė mirės dhe demonėve tė sė keqes, duke poetizuar anėn fisnike tė natyrės njerėzore tek e cila shihte forcėn dhe madhėshtinė e Krijuesit. Gėzimi dhe dhimbja, dashuria dhe urrejtja, besimi dhe ankthi pėrpara tronditjeve dhe pėrmbysjeve dramatike qė sillte koha, forcat e dritės dhe tė errėsirės qė flenė nė shpirtin njerėzor, tė gjitha kėto, tė pėrthyera nė prizmin e meditacioneve panteiste, metafizike, i dhanė romantizmit tė Naimit njė pėrmasė tė re filozofike. Gjithė ky vizion poetik, qė e ka bazėn te ideja e shkrirjes sė Zotit me njerinė dhe universin. Kjo doktrinė e njeriut tė ngritur shpirtėrisht nė qiejt e pėrsosmėrisė hyjnore, i jep njė tingėllim kozmogonik, universal idesė poetike tė veprės naimjane.
Naim Frashėri ėshtė jo vetėm mė kombėtari por dhe mė universali poet i letėrsisė shqipe edhe nė njė vėshtrim tjetėr. Nė radhė tė parė ai ėshtė njė fenomen interkulturor. I ndodhur nė kryqėzimin e kulturave dhe tė traditave poetike lindore e perėndimore, ai i treti nė poezinė e tij kėto tradita dhe nuk mbeti as skllav i tyre, as vetėm poeti i shprehjes gjuhėsore shqipe, por edhe persishte, turqishte e greqishte. Disa prej krijimeve nė kėto gjuhė pėrcjellin kumtin e paqes, tė miqėsisė e tė mirėkuptimit midis popujve qė jetojnė tė shtrėnguar nė kėtė gadishull tė ngushtė, vatėr konfliktesh, por dhe djep i njė kulture tė lashtė e tė larmishme.
Poezia e Naimit as sot nuk e ndjen veten tė huaj nė universin e poezisė botėrore, as nė universin tė marrė nė kuptimin gjeografik e kulturor tė fjalės; ajo ėshtė e ēliruar nga kompleksi i pėrkohėsisė, i provincializmit dhe i izolimit.
Naim Frashėri ėshtė njė simbol, njė ikonė e kombit dhe patriotizmit. Nė njė kohė kur nė kėtė botėn tonė shqiptare ka dalė ose ėshtė duke dalė mode si i tejkaluar ēdo lloj patriotizmi, vepra e Naimit dėshmon se punėt e mėdha frymėzohen nga njė dashuri e madhe; vepra e tij qe e frymėzuar nga mė e madhja dashuri, nga dashuria dhe krenaria pėr vendin dhe popullin e tij. Ky ėshtė mesazhi i pavdekshėm i asaj vepre tė madhe qė vuri themelet e kulturės kombėtare.
Nė njė kohė kur nė kėtė botėn tonė shqiptare ėshtė tronditur prestigji i shqipes dhe ka rėnė kujdesi ndaj saj nė tė gjitha rrafshet e pėrdorimit, krijimtaria gjuhėsore e Naimit dhe pėrgjėrimi i tij pėr fjalėn e perėndijtė shqipe, na kujton detyrėn qė kemi ndaj kėsaj pasurie, mė tė shtrenjtės shenjė tė kombit e tė identitetit tonė.
Naim Frashėri, ky magjistar i fjalės shqipe, ėshtė njė novator i madh. Shpirti i risimit ėshtė dhe shpirti i veprės sė tij; ai pėrtėriti poezinė shqipe dhe verbin poetik tė shqipes nė tė gjitha rrafshet. Shpirti i risimit dhe i pėrtėritjes ėshtė njė imperativ edhe i kohės sonė. Naim Frashėri ėshtė sot nė mes tonė sepse vepra e tij mbart edhe kėtė mesazh, qė ėshtė ligj i pėrjetshėm i progresit artistik e shpirtėror tė shoqėrisė dhe tė kombit.
Jorgo Bulo |
|  | | Medalim Anėtar aktiv

 Numri i postimeve: 610 Age: 60 Vendi: Shqypeni Registration date: 06/12/2008
 | Titulli: Re: NAIM FRASHĖRI DHE POEZIA E TRADITĖS Sat Oct 17, 2009 8:00 pm | |
| | Akademi Pėrkujtimore nė Prizren kushtuar Mid'hat Frashėrit | [url=http://kosovare.forumotion.com/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=683', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url] | [url=http://kosovare.forumotion.com/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&task=view&id=683&Itemid=9&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url] | [url=http://kosovare.forumotion.com/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=683', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');] [/url] |
| 13 Tetor 2009 | Dr. Riza Sadiku Sekretar i Ballit Kombėtar tė Kosovės pėr mėrgatėn
REFERAT I MBAJTUR NĖ AKADEMIN PĖRKUJTIMORE KUSHTUAR 70 VJETORIT TĖ THEMELIMIT TĖ BALLIT KOMBĖTAR DHE 60 VJETORIT TĖ VDEKJES TĖ MIDHAT FRASHĖRIT, Prizren 3 tetor 2009
Veprimtarin kombėtare tė persomalitetit ma tė shquar tė kombit shqiptar, djalit tė Abdyl Frashėrit, kryetarit tė Kongresit tė Masnastirit, firmosėsit tė Pavarsisė shqiptare, ministrit tė Qeverisė sė parė tė Vlorės, pjesėmarrėsit tė Konferencės sė Paqės nė Paris, themeluesit tė Ballit Kombėtar, themeluesit tė Komitetit Shqipėria e Lirė, luftėtarit dhe propaganduasit tė pa epur tė Shqipėrisė Etnike, regjimi komunist gjatė gjithė kohės tė sundimit tė tij , pėr popullin shqiptarė e mbajti tė margjinalizuar dhe tė anatemuar, andaj mė lejoni nė kėtė Akademi Pėrkujtimore , tė cilėn ia kushtojm 70 vjetorit tė themelimit tė Ballit Kombėtar dhe 60 vjetorit tė ndarjes fizike tė apostollit tė nacionalizmės shqiptare, Midhat Frasherit, ti them disa fjalė pėr veprimtarin e tij politike dhe kombėtare. Zonja dhe Zotėri , tė nderuar pjesėmarrės
Kamė nder dhe privilegj tė veēantė, nė emėr tė Ballit Kombėtar tė Kosovės, tė flas pėr veprimtarinė kombėtare tė ideologut dhe themeluesit tė Ballit Kombėtar, Midhat Frashėri, djalin e Abdyl Frashėrit, themeluesit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, i cili lindi nė Janinė mė 25 mars tė vitit 1880.
Midhat Frashėri herėt mbeti pa tė jatin, tė cilin edhe nuk e njohi, pėr shkak se ishte i dėnuar dhe i burgosur nga regjimi osman pėr shkak tė organizimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr kėte arsye u rrit dhe u edukue nėn kujdesin e Naim dhe Sami Frashėrit, i cili u frymėzue dhe u brumos me guximin e Abdylit, djenjat e Naimit dhe mendjen e Samiut.
Aftsit intelektuale tė Midhat Frashėrit vinė nė shprehje shumė herėt. Nė moshėn l6 vjeēare, krijon emėr dhe autoritet nė tė gjitha klubet shqiptare dhe mban korespondencė me personalitete tė njohura intelektuale tė shoqėrive shqiptare tė Romanisė, Bullgarisė, Turqisė, Italisė, Egjyptit e vendeve tjera. Nė moshėn 17 vjeēare shkrimet e tia me pseudnimn Skendo Frashėri i gjejmė nė gazetėn Albania tė Faik Konicės. Prej vitit 1898, shkrimet e Midhat Frashėrit me pseudnimin Lumo Skendo u bėnė shpirti dhe mendja e Kalendarit Kombiar. Midhat Frashėri pėr tė qenė ma afėr tokave shqiptare nė vitin 1905, vendoset nė Selanik, i cili mbrenda njė kohe tė shkurtėr u bė zemra e shqiptarėve pėr shkak tė pėrhapjes sė arsimit, kulturės dhe ndėrgjegjesė kombėtare pėrmes gazetės LIRIA tė cilėn e boton nė Selanik nė vitin 1908, kurse mė vonė hap edhe njė shkollė nė gjuhėn shqipe, dhe boton revistėn Dituria Midhat Frashėri pėr shkak tė kontributit kombėtar dhe autoritetit qė gėzonte nė atė kohė nga tė gjitha klubet shqiptare, ishte njė nga protagonistėt dhe organizatorėt kryesor tė Kongresit tė Manastirit i cili u mbajtė nė nėntor tė vitit 1908, pikrisht pėr kėto arsye zgjidhet kryetar i Kongresit.
Mė 14 mars tė vitit 1909, Midhat Frashėri ju bėnė thirrje tė gjitha klubeve shqiptare tė angazhohen nė hapjen e shkollave shqipe. Me iniciativėn e Mid,hatit mbahet edhe Kongresi i Elbasanit, i cili rezulton nė hapjen e Normales tė Elbasanit. Ngjarjet politike tė vitit 1912, Midhat Frashrin nuk e lejojn tė merret me shkrime dhe letėrsi, pėr tė cilat ka patur aftėsi dhe afinitet, duke konsideruar se ngjarjet aktuale politike pėr fatin e popullit shqiptar janė shumė ma tė rėndėsishme, andaj prej vitit 1912, Midhati me gjithė qenjen e tijė shpirtėnore, intelektuale, kombėtare, financiare, politike dhe diplomatike angazhohet pėr zgjedhjen e ēėshtjes kombėtare.
Nė tetor tė vitit 1912, kur trojet dhe popullata shqiptare digjeshin dhe masakroheshin nga ushtritė barbare tė Aleancės Ballkanike tė udhėhequra nga politika ekspanzioniste e Serbisė, Midhat Frashėri viziton qendrat e rezistencės shqiptare, Shkupin, Ferizajin, Prishtinėn, Mitrovicėn, Pejėn, Gjakovėn, Hasin, Mirditėn, Vlorėn e vende tjera. Me kėte rast takohet me njė numėr tė personaliteteve tė dalluara tė ēėshtjes shqiptare, si me Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicėn, Sali Gjukėn, Bajram Currin, Isa Buletinin, Mark Markagjonin e shumė tė tjerė. Qėllimi i kėtyre takimeve ishte bashkimi i ushėheqėsve shqiptar pėr mbajtjen e Kuvendit mbar kombėtar, nė tė cilin do tė shpallej pamėvarsia e Shqipėrisė. Nė Kuvendin e Vlorės mė 28 nėntor 1912, Mid,hat Frashėri ishte delegat i Kosovės dhe i Elbasanit dhe njėri ndėr protagonistėt kryesor me Ismail Qemalin nė organizimin e Kuvendit historik.
Me rastin e formimit tė qeverisė sė parė shqiptare nėn udhėheqen e Ismail Qemalit, mė 4 dhjetor 1912, Midhat Frashėri zgjidhet Ministėr i Punėve Botėrore, kurse nė qeverin e Turhan Pashės nė kohėn e Princ Vidit, emrohet Ministėr i Post-telegrafeve dhe i Punėve Botėrore.
Mbarimi i Luftės sė Parė Botėrore, Midhat Frashėrin e gjenė nė Zvicėr, nė qendrat propagandistike tė Evropės, nė Lozanė dhe Gjenevė, nė tė cilat qendra prej vitit 1914 kishte zhvilluar njė aktivitet tė dendur kombėtar nė tė gjitha fushat politike dhe diplomatike pėr njohjen e opiniont ndėrkombėtar me ēėshtje e pa zgjedhur tė popullit shqiptar. Nė kėtė drejtim boton disa vepra, broshura tė veēanta, disa qindra artikuj dhe memorandume nė gazetat ma tė njohura evropiane, pėr padrejtsit qė janė bėrė popullit shqiptar nė Konferencėn e ambasadorėve nė Londėr, duke shpresuar se nė Konfrencėn e Paqės e cila duhej tė mbahej sė shpejti nė Paris do tė revidohen tė gjitha padrejtėsit qė u bėnė shqiptarėve nė tė kaluarėn dhe vendimet e Konferencės tė Ambasadorėve nė Londėr tė vitit 1913. Mjerisht, fuqit vendimmarse tė Konferencės sė Pqės nė Paris, apriori ishin pėrgaditur nga propaganda e Serbisė, Greqisė dhe Italisė, jo tė bėjnė revidimin e vendimeve tė Konferencės sė Londrės, por tė kundėrtėn ti ricoptojnė edhe njė herė territoret shqiptare nė mes tė Serbisė, Greqisė dhe Italisė. Duke i parė pazarllėqet qė bėheshin nė korriz tė popullit shqiptar, Midhat Frashėri nė mbarim tė vitit 1919, me njė mesazh i drejtohet kryetarit Wilson tė SH B A-sė, me kėrkesė qė tė ndėrhyjė fuqimisht nė marrjen e vendimeve tė Konferencės sė Paqės nė Paris, pėr zgjedhjen e drejtė tė ēėshtjes shqiptare, kurse nga shqiptarėt Mid,hati kėrkonte qė nė atė kohė, politikėn e tyre nė tė ardhemen ta orientojnė me SHBA-sė, i cili shtet nuk ka qėllime kolonizuese, por liridashėse. Pas shumė debataeve tė ashpėra dhe tė zjarrta, dhe njė lufte tė vėshtirė diplomatike qė zhvillon Midhat Frashėri nėpėr qendrat propagandistike tė Evropės dhe SH B A-sė, e sidomos nė Konferencėn e Paqės nė Paris, me vendimet e tė cilės mbeti shumė i dėshpruar dhe i pa kėnaqur, pasi dy krahinat shqiptare Kosova dhe Ēamėria mbeten jashta shtetit amė, nė tetor tė vitit 1922, kėtheht nė Shqipėri. Nė janar tė vitit 1923 dėrgohet nė njė emision special pėr vuarjen e marrėdhėnjeve diplomatike nė mes tė Shqipėrisė dhe Greqisė, nė kohėn kur regjimi shovenist grek, ushtronte dhunė dhe gjenocidė tė pa parė ndaj popullit Ēamė. Pas shumė pėrpjekjeve tė Mid,hat Frashėrit pėr ndėrprerjen e dhunės dhe shpėrnguljeve tė Ēamve, pėrmes organizatave ndėdėrkombėtare, tė cilat nuk dhanė rezultate, si dhe kur e pa se edhe koncepti politik dhe ai kombėtar i tij, nuk pajtohet me ate tė Ahmet Zogut, mė 25 dhjetor tė vitit 1925, jep dorėhekje tė pa revokueshme si amabasador fuqiplot i Shqipėrisė nė Greqi dhe kėthehet nė Shqipėri. Pas shkėputjes tė Mid,hat Frashėrit nga politika, ai i rikėthehet pasionit tė tij tė parė, librave dhe studimeve, i cili prej vitit 1897 kishte filluar ngritjen e njė biblioteke personale e cila nė vitin 1925 numronte ma shumė se 40. 000 vollume, tė cilėn pėr nder tė vllaut tė vet qė ka vuajt nga smundja mendore e emron nė emrin e tij Lumo Skendo. Libraria e Mid,hat Frashėrit nė tė kohė u bė qendėr e intelektualėve pėr tė gjitha moshat. Nė vitin 1929 Mid,hat Frashėri la njė testament, pėrmes tė cilit tė gjithė fondin e librave dhe tė gjithė pasurinė qė kishte, duke pėrfshi edhe mobiljet ia la nė dispozicion shtetit pėr hapjen e Institutit Albanalogjik, por mjerisht dėshira e tij kur nuk u relizua, kurse librat u bėnė pjesė e fondit tė Bibliotekės Kombėtare tė Shqipėrisė.
Ngjarjet e vitit 1939 i tronditi thellė atėdhetarėt shqiptarė nė krye me Midhat Frashėrin. Gjatė kėsaj kohe, nė ballė tė rezistencės kundėr pushtimit fashist u vua rinia shqiptare e frymzuar me djenja kombėtare pėr ēlirim dhe bashkimin e trojeve etnike. Nga kėto elemente tė rezistencės shqiptare, mė 13 prill tė vitit 1939 themelohet Balli Kombėtar si kėrkesė e kohės nė krye me Midhat Frashėrin, i cili me dorėn e vetė i shkruajti Tetė Pikat e Nacionalizmės shqiptare, nė bazė tė tė cilave u vuan themelet e platėformės politike tė Ballit Kombėtar, rreth tė cilės u mblodh yndyra e intelegjencės shqiptare. Nė bazė tė Tetė Pikave tė Nacionalizmės shqiptare, nė vitin 1942 pėrpilohet Dekalogu i Ballit Kombėtar i cili ėshtė dhe mbetet udhėrrfyes i pa tekalueshėm i ēdo shqiptari tė ndėrgjegjėshm pėr zgjedhjen e ēėshtjes mbar kombėtare. Ideja e Shqipėrisė Etnike, dhe Shqipėria e Shqiptarėve, edhe pse lindėn nga Lidhja e Prizrenit, por me mėsimet dhe shembullin e Midhat Frashėrit, kjo ide pėrmes Ballit Kombėtar u bė edhe ma vrullshme, duke lėshuar rrėnjė dhe zėnė vend nė mendjet dhe zemrat e shqiptarėve, duke krijuar njė besim tė thellė se ideja pėr Shqipėrinė etnike do tė jetojė gjithėmon, aqė sa do tė jetoi populli shqiptar. Me daljen nė skenė tė P.K.tė Shqipėrisė, Balli Kombėtar merr iniciativėn pėr krijimin e njė fronti tė pėrbashkėt pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar. Me kėto qėllime arrihet marrveshtja e Mukjes nė gusht tė vitit l943, e cila me ndėrmjetsimin e P.K. tė Jugosllavisė, pėrmes PK tė Shqiprisė, nuk jetėsohet. Mos respektimi i marrveshtjes sė Mukjes nga komunistėt, shkakton luftėn civile vllavrasėse nė trojet etnike shqiptare, duke lėnė pasoja tragjike, tė cilat ndihen thellė sot e kėsaj dite. Me triumfin e ideologjisė komuniste nė trojet shqiptare, nacionalistėt kur nuk u pajtua me regjimin komunist tė importuar nga Karpatet e lėshuan vendlindjen dhe emigruan nė shtete tė ndryshme tė botės sė lirė, pėr tė vazhduar rezistencėn sipas kėrkesave tė kohės, kurse Mid,hat Frashėri me njė numėr tė anėtarve tė Ballit Kombėtar u vendos nė Itali.
Pas disa aktiviteteve tė zhvilluara gjatė kėaj kohe nėpėr shtetet e botės sė lirė, mė 26 gusht tė vitit 1949 nė Paris Mid.hat Frashėri shpall Komitetin Shqipria e Lirė. Mė 6 shator po tė ati viti, Mid,hat Frashėri me kryesin e ngusht udhėton nė Londėr dhe pėrmes BBC e informon mėrgatėn shqiptare mbi shpalljen e Konitetit Demokrat Shqipėriae e Lirė Me kėtė rast organizohet njė konferencė shtypi, nė tė cilėn Midhat Frashėri kur fillon tė flasi pėr Kosovėn ia pamundsojnė fjalimin , duke i thėne se ajo nuk gjendet nėn juridiksionin e shetit shqiptar. Mid,hati nė shenjė proteste e prishė konferencėn e shtypit, dhe nga ai moment ndėrmerr iniciativėn qė nga ballistėt tė cilit janė tė lindur nė territoret shqiptare jashta shetit shqiptar Londinez tė thenelohet Lidhja Kosovare e cila do ti pėrfaqėsoj interesat kombėtare dhe politike tė shqiptarėve tė Kosovės prej Manastiri deri nė Tivar, nė organizatat dhe konferencat ndėrkombėtare.
Nė fillim tė tetorit 1949, Midhat Frashėrin e gjejm nė Nju Jork i cili shkon pėr ti informuar dhe tu japi zemėr dhe shpresa ballistve tė Amerikės pėr themelimin e Komitetit Shqipėria e Lirė. Duke e kryer kėte mision tė shenjėt kombėtar, nė hotelin Winthrop tė Nju Jorkut, mė 3 tetor tė vitit 1949, ndrron jetė nga pika nė zemėr, nė prani tė bashkveprimtarit besnik Talat Karagjozit. Midhati pas katėr ditė nderimesh dhe pikllimesh nga ballistat nė mėrgim, varroset nė Nju Jork, mjerisht eshtrat e tė cilit prehen edhe sot e klsaj dite nė kėtė qytet. Vdekja e Midhat Frashėrit e goditi thellė veprimtarinė e Ballit Kombėtar, jo vetėm nė mėrgim, por nė mbarė trojet shqiptare. Largėpamsia e tij kombėtare dhe profetike ishte e pazavendsueshme jo vetėm nė mėrgatėn shqiptare, por pėr tėrė popullin shqiptarė, sepse platforma e tij politike pėr zgjedhjen e ēėshtjes mbarė kombėtare gjithėmon ka qenė dhe ka mbet aktuale, deri sa tė zgjidhet ēėshtja mbarė kombėtare shqiptare nė kuadėr tė trojeve tė natyrshme etnike.
Me rastin e shėnimit tė pėrvjetorit tė Midhat Frashėrit, Vasil Andoni, bashkohanik dhe bashkėpunėtor i ngusht i tij nė mest tjersh thot : Kangėtari i fundit i Frashlijve edhe pse fizikisht nuk ėshtė nė mesin tonė, por kėnga e tij jeton, kėndohet dhe pėrgėdhel ndjenjat e atdhedashurisė, kėte kangė Balli Kombėtar do ta kėndoi gjithėmon deri sa tė egzistoi populli shqiptar .
Zonja dhe Zotėrinjė, tė respektuar pjesėmarrės, Tė shkruash sot pėr MidHat Frashėrin do tė thotė tė shkruash pėr njė erudit, pėr njė figurė me horizont tė gjėrė enciklopedik, pėr njė poliglot tė anatemuar dhe tė njollosur pėr pesė dekada nga regjimet komuniste i cili me punėn dhe aktivitetin e tij kombėtar ka hapur shtigje dhe rrugė tė reja tė patejkalueshme deri mė sot pėr popullin shqiptarė, duke lėnė gjurmė tė pashlyera nė historinė dhe kulturėn shqiptare nė tė gjitha fushat ku ka shkelur.
Veprimtaria kolosale kombėtare e Midhat Frashėrit e argumentuar dhe e dėshmuar me dokumenta autentike e nderon dhe madhėron mbar kombin shqiptarė, e pasuron historinė tonė kombėtare, duke i zbardhur shumė ngjarje historike nga e kaluara, nė tė cilat nė shumė raste rolin kryesor e ka luajtur pikrisht Midhat Frashėri. Mjerisht, regjimi komunist, jo vetėm qė nuk e pėrmend kontributin e Midhat Frashėrit nė historinė kombėtare, por edhe emrin e tij e fshin nga dokumentat e rėndėsishme historike tė nėnshkruara nga Midhat Frashėri, ku ai ishte protogonisti kryesor i atyre ngjarjeve, si nė Kongresin e Manastirit, Kongresin e Elbasanit, Kuvendin e Vlorės, pjesėmarrja e tij nė qeverin e Ismail Qemalit, nė Konferencėn e Paqės nė Paris e kėshtu me radhė. Shpresojm, se nė sisitemin e ri prulalist, figura kombėtare e Midhat Frashėrit, si dhe tė shumė tė tjerėve, nė bazė tė kontributeve kombėtare , tė argumentuare me dėshmi faktografike do tė dalin nė dritė, dhe si tė tillė do tė zejnė vendin meritor nė historinė e popullit shqiptar.
Tė nderuar pjesėmarrės, mė lejoni krejtė nė fund, kėsaj Akademije Pėrkujtimore ti paraqesė kėto propozime :
1. Dėnohet Enciklopedia kuazishkencore e ashtu tė quajturės Akademi Shekncore e Maqedonisė, emri i tė cilit popull pėrmendet prej vitit 1945, e cila pėrmes shkrimeve tendencioze, tė pa argumentuara fyen popullin shqiptar i cili ėshtė njeni nga popujt ma tė vjetėr nė Ballkan dhe Evropė, andaj kėrkojm jo vetėm tėrhekjen e Eciklopedisė nga publiku, por edhe ndjekje penale ndaj personave pėrgjegjės,
2. Personaliteti ma i dėshmuar i cili tėrė jetėn ia ka kushtuar ēlirimit dhe bashkimit kombėtar ishte dhe mbeti Mid,hat Frashėri, andaj propozojm qė Autostrada Durrės Kukės - Prizren Merdar, tė quhet Autostrada e Bashkimit Kombėtar Mid,hat Frashėri, dhe
3. Kėrkojm nga tė dy qeverit shqiptare, respektivisht organet kompetente tė marrin iniciativėn zyrtare qė eshtart e Mid,hat Frashrit tė cilat ende prehen nė Nju Jork, tė sjellen nė vendlindje.
Ju faleminderit pėr kujdesin
2 tetor 2009 Referatin e pėrgatiti, Prishtinė Dr. Prof. Riza Sadiku Nė kėtė Akademi pėrkujtimore u lexuan edhe dy telegrame pėrshėdetse nga personalitete tė Ballit Kombėtar nė mėrgim :
1. Petrit Kello nga Australia e largėt, anėtarė i flakėt i Ballit Kombėtar, pėrshendet organizatorėt dhe pjesėmarrsit e Akademisė Prėkujtimore, kushtuar Mid,hat Frashėrit, duke ju dėshruar sukses nė punėt e mė tejme dhe tė gjitha tė mirat.
3 Tetor 2009-10-09 Brisbone, Australi
2. Hafėz Jusuf Azemi dhe Ajet Rushiti, anėtar besnik tė Ballit Kombėtar nė mėrgim, veprimtar tė dalluar tė ēėshtjes shqiptare nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės pėrzemėrsisht pėrshėndesin Akademin Pėrkujtimore nė Prizren, kushtuar 60 vjetorit tė vdekjes sė Mid,hat Frashėrit dhe 70 vjetorit tė themelimit tė Ballit Kombėtar, duke i dėshėruar suksese nė afirmimin dhe realizimin e platformės politike tė Ballit Kombėtar.
3 Tetor 2009 Ēikago, SHBA-sė |
| Akademi Pėrkujtimore nė Prizren kushtuar Mid'hat Frashėrit | [url=http://kosovare.forumotion.com/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=683', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url] | [url=http://kosovare.forumotion.com/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&task=view&id=683&Itemid=9&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');] [/url] | [url=http://kosovare.forumotion.com/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=683', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');] [/url] |

|  | | | | NAIM FRASHĖRI DHE POEZIA E TRADITĖS | |
|
| | Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
| |
| |
| |