Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900)

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) Empty
MesazhTitulli: NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900)   NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) EmptySat Nov 21, 2009 10:53 am

NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) U1_MexhidYvejsiNAIM HALID FRASHËRI
(1846-1900)

NAIMI SI BESIMTAR DHE ATDHETAR...

“Kam shumë shpresë te Perëndia
Që të mos jetë kështu Shqipëria
Po të ndritohet, të lulëzohet...»

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Në mëngjesin e 19 tetorit të vitit 1900, para 109 vjetësh, në moshën 54 vjeçare, pas një sëmundje të gjatë e të rëndë, ndërroi jetë Naim Halid Frashëri, një nga poetët, shkrimtarët, edukatorët, mendimtarët, besimtarët më të mëdhenj, më të dashur dhe më atdhetarë, që dha kombi i shumëvuajtur shqiptar.
Kombi ynë i lashtë vuajti e po vuan edhe sot e kësaj dite, thuajse i ka humbur fija, kryesisht, nga mosdija....!
Naimi u përpoq t’i shkëpusë këto pranga me mendimet i tij të holla, si një pëlhurë-endës, por me majën e mprehtë të pendës!
Por, rruga e tij jetësore ishte tepër e vështirë, me sëmundje, fatkeqësi e me plotë tragjedi. Një vëlla binjak i vdesë gjatë lindjes. Në moshë të njomë, 14-të vjeçare, më 1860, i vdes babai, Halidi. Dy vjet më vonë, më 1862, i vdes edhe nëna, Emineja, e cila e gëzonte emrin e nënës së dashur të Pejgamberit, Muhammedit (a.s.). Mbasi mbeti jetim, pa prind në moshë të re, pësoi fatkeqësi të tjera të vazhdueshme... Por, të gjitha fatkeqësitë, i përballonte me durim, siç thoshte se, kështu e ka caktuar Zoti im...
Kurrë nuk dëshprohej as nuk hutohej, por me durim e vazhdoi rrugën që ishte nisur, ta udhëzojë popullin shqiptar kah dituria, që të afron tek Perëndia, që të shpëtoi Shqipëria...
Në një shkrimin të tij, më titull “Zot i Madh e i Vërtetë”, Naimi na la këtë porosi:
“Po duroni e mos e prisni shpresën nga Zoti”

NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) U2_NaimFrasheriKah e mori këtë durim, që të na lente porosi, Naimi ynë? E mori nga feja, nga mësim-besimi, nga edukimi fetar, ngase qysh si fëmij ishte besimtar!
Qysh si fëmijë, në Frashër të Përmetit, Naimi u brumos me ide fetare, ku e mësonte, e edukonte hoxha i fshatit, e edukonte me dituri kur’anore dhe profetike, që janë dituri mbi të gjitha dituritë, që t’i çelin sytë...
Naimi kishte mësuar se durimi është një nga emrat e bukur të All-llahut, (Esma ul-Husna). Durimi ose sabri është një nga atributet, cilësitë e Zotit, prandaj kjo cilësi, si edhe të tjerat, në çdo rrethanë duhet të pasqyrohet tek besimtarët, në çdo vështirësi duhet durim, shpresë, qëndresë...
Naimi si besimtar nuk e humbi durimin, që e kishte mburojë, e cila nuk të lë të humbet shpresa në Zotin, siç këshillon:
“Nga Zoti mos e prisni shpresën, n’u arthtë një e keqe, pas asaj vjen dhe e mira”.
Më vonë, në Janinë, kur ndiqte mësimet në gjimnaz, Naimi, te dy myderrizë (profesorë) të shquar, njëhohësisht, studioi gjuhët orientale:
arabishten, persishte dhe turqishten. Krahas gjuhëve të Lindjes, të cilat i studionte me pasion, Naimi e mësoi greqishten e vjetër dhe të re, latinishten dhe frengjishten.
Me mësimin e gjuhëve të Lindjes e të Perëndimit, njëkohësisht, mësoi edhe filozofinë, kulturën, letërsinë dhe njohuri te tjera, atëherë, Naimi, ky atdhetar e besimtar, këto njohuri i vuri në shërbim të kombit shqiptar. Kështu, pra, Naimi, si besimtar që ishte, e çoi në vend urdhrin e parë të All-llahut, të shpallur në Kur'an:
“Lexo, mëso, studio!”.
Po, Naimi e çoi në vend, e zbatoi edhe porosinë e të dërguarit të fundit të Zotit, për gjithë njerëzimin, për të gjitha kohët, Muhammedit (a.s.), i cili tha:
“Dituria është pasuri e humbur e besimtarit; kudo që ta gjejnë le ta marrin”.
Duke iu bindur All-llahut të Madhërishëm, duke iu bindur të dërguarit të Tij, Muhammedit (a.s.), Naimi jo vetëm që përfitoi shumë nga thesari i Lindjes dhe i Perëndimit, por ai këtë thesar e vuri në shërbim të Zotit, të Shqipërisë, të shqiptarëve, me mish e shpirt, vetëm për që të dalin në dritë...!
Ky shërbim i madh i Naimit, mjerisht, nuk zgjati shumë, u-ndërpre, sepse jetoi pak në këtë botë të përkohëshme, vetëm 54 vite, edhe ato me sëmundje, fatkeqësi e tragjedi....
Naimi ndrroi jetë me 1900, kaloi në jetën e vërtetë, por duke na lënë vepra të mëdha, të rëndësishme, me vlerë, me të cilat disa brezni u formuan kombëtarisht e shpirtërisht....!
Na la vepra në katër gjuhë, për të rritur e për fëmijë, në prozë e poezi...! Në gjuhën persishte na la veprën “Tahayyulat” (Ëndërrime), e cila u botua në Stamboll, më 1884.
Në greqishte: “O eros” (Dashuria), botuar në Stamboll, në vitin 1895, ndërsa në Bukuresht, më 1896, e botoi veprën: “Oalithis pothos ton Skypetaron” (Dëshirë e vërtetë e shqiptarëve).
Botoi katër vepra në gjuhën turke, që dolën në dritë në Stamboll, ndërmjet viteve 1871-1896.
Të gjitha veprat tjera Naimi i shkroi në gjuhën shqipe, të cilat u botuan në Bukuresht, përveç veprës “Istori e Shqipërisë”, e cila u botua në Sofje, më 1899.
Veprat e Naimit, të shkruara në gjuhën shqipe, u përhapën me shpejtësi ndër shqiptarët e mërgimit e në Shqipëri, ku bënë jehonë të madhe. Ato lexoheshin e dëgjoheshin më frymëzim e kënaqësi, madje kishte luftëtarë, atdhetarë, që vdiqën me librat e Naimit në gji...!
Pas vdekjes, nderimi për Naimin rritej edhe më tepër në saje të veprave që i kishte shkruar në letër. Por, kishte edhe që e përqeshnin, siç ishte Faik Konica (1876-1942)....Por, pas vdekjes së Naimit, edhe Faiku e nderoi dhe e vlersoi me këto fjalë:
“E mësoi, e ngjalli, e rriti pak kombin shqiptar...” shkruante Faik Beu në revistën “Albania”, Nr. 4, faqe 51, që botohej në Bruksel... Po, kjo që tha Faik Konica për Naimin është e vërtetë, sikur që janë të vërteta, edhe shkrime të tjera, që janë jo me dhjetra, qindra, por janë me mijëra...
Që nga atdhetari, shkrimtari, Mid’had Frashëri, djali i Abdyl Frashërit, pra, nipi i Naimit, i cili është i pari që e botoi monografinë për Naimin, në Sofje me 1901, me pseudonimin Mali Kokojka, janë pas tij me qindra e punime, studime të ndryshme e botime të veçanta mbi krijimtarinë e Naimit. Ato janë të botuara nëpër gazeta, revista dhe libra të veçantë, si “Porosia e Madhe” e akademikut Rexhep Qosja, me 606 faqe, që është më kompletja, botuar në Prishtinë më 1986, por që mjerisht janë të një anëshme. Pse? Sepse, të gjithë këta studiues, shkrimtarë të ndryshëm, që janë marrë me krijimtarinë e Naimit, edhe pse paraqitën në dritë shumë gjëra të mira e të dobishme, duke i shpjeguar, analizuar, interpretuar nga aspektet të ndryshme, si gjuhën, stilin, ndërtimin e vargjeve dhe llojin e tyre, shkruan mbi vlerat pedagogjike, simbolet, por ata, megjithatë, e “harruan” Naimin si besimtar, si prijës shpirtëror...!
Me përjashtim të Dr. Eqrem Kryeziut nga Prizreni, me veprën mbi Metafizikën e Naimit, të Dr. Qazim Qazimit, nga Gjilani, e të ndonjë emri tjetër, pothuajse të gjithë të tjerët e “harruan” më kryesoren, më të dobishmen, më të nevojshëm për të gjithë shqiptarët, për mbarë njerëzimin, e “harruan” Zotin, Perëndinë, Udhën e Tij...
Ata e “harruan” se Naimi ishte një besimtar i devotshëm. Si i tillë, ai dëshironte, ai përpiqej, jo vetëm të bëhet Shqipëria, por edhe të ndritohet, të lulëzohet...
Të gjithë veprat e Naimit, qofshin në prozë apo në poezi, për të rritur apo për fëmijë, dëshmojnë bindshëm se ai ishte besimtar dhe vepronte si një prijës shpirtëror, sepse në çdo varg, në çdo rresht, në çdo stofë apo në çdo pjesë të shkrimeve ka ide, simbole, porosi hyjnore, profetike, që janë shpresë, burim frymëzimi, mburojë shpëtimi...
Në veçanti, Naimi në librin e tij “Mësime”, botuar në Bukuresht, më 1894, e fillon, ejva’Allah, me Bismilah:
“Me emrin e Zotit, dhembjemath e mëshirëshumë”!
Kështu fillon Kur'ani i madhërueshëm dhe kështu edhe përfundon...
Naimi në librin “Mësime”, ndër të tjera, shkruan:
“Dashuria e Zotit është krejt’ e urtësisë. Ata, që duan Zotnë, kërkojnë të vërtetën....”
Mësoni dituritë e gjithësisë, atëherë do të kuptoni fuqinë e mirësinë e Zotit.
Gjithë ç’bëri në jetë. Zot’i Math e i vërtetë, e bëri me të madhe urtësi e me ligje të mbaruarë!
Zoti është Mbret’i gjithësisë! Drit’ e gjithësisë!”
Ndërsa për Kur'anin, Fjalën e All-llahut, Naimi thotë:
“Kjo fletore është udhërrëfenjës për të mirët, që s’bëjnë kurrë të ligë dhe besojnë Zotnë e madh e të vërtetë, që i falën dhe apënë nga ç’u falë Zoti. Ata janë dritë e Zotit e të shpëtimit”.
Udhëheqësit e shqiptarëve, qoftë ata të politikës apo të kulturës, si dje ashtu edhe sot, me pak përjashtime, e quajnë Naimin, me të drejtë, Apostull i Shqiptarizmit, por sa vlen kjo kur nuk i besojnë Zotit, nuk janë në rrugë të Zotit, kur emrin e Zotit e shkruajnë ende me shkronjë të vogël. Ai është Krijues, Ai është Një, kurse krijesat, emrat e partive të veta, që i krijuan e i ndërrojnë sa herë t’u teket i shkruajnë me shkronja të mëdha!
Naimi i quan besimtarët myslimanë, siç ishte edhe vet:
“Ata janë dritë e Zotit e të shpëtimit”.
Naimi shqip na këshillon:
“O njerëz! Mos u bëni të pa besë, e mos delni nga udh’e Zotit...”
A janë në rrugë të Zotit ata që i kanë ngritur Naimit busta, përmendore, shtatore; shumë rrugë, shkolla e mbajnë emrin e tij të nderuar, por a mjafton kjo, kur nga këto shkolla hyjnë e dalin nxënës pa nxënë, pa mësuar, pa dëgjuar asgjë për Zotin, Krijuesin?!
Ka edhe Shtëpi Botuese me emrin “Naim Frashëri”, i cili na këshillon të mos dalim nga Udh’e Zotit, por nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” dalin libra kundër Zotit...!
A kanë mend ata që veprojnë kështu? A janë në udhë të Zotit...?
Ne, a duhet t’i mbyllim sytë e veshtë para zërit, fjalës së Naimit, i cili na këshillon shqip:
“O njerëz! Mos dilni kurrë nga udhë e Zotit e mos u ndani nga e drejta dhe nga e vërteta.”
Këto janë këshillat e Naimit për shqiptarët, nga shkrimi: “Thelb’i Kuranit”.
Se poeti, Naim Frashëri, është poet kombëtar, se është një nga mjeshtërit më të mëdhenj të fjalës shqipe, se është mendimtar i madh dhe Apostull i Shqiptarizimës e pranojnë shumica e lexuesve, studiuesve, sikur e pranojnë se është edukator i kombit shqiptar, që u jepte këshilla të shumta e shumë të vlefshme shqiptarëve, por përse nuk e pranojnë si besimtar dhe si prijës shpirtëror, me edukatë të Islamit, nxjerrë nga Thelbi i Kur'anit?
Këto jo vetëm që s’ pranohen, jo vetëm që anashkalohen, por ç’është edhe më keq, ato tjetërsohen, shtrembërohen, shëmtohen, siç bëri prof. Dhimitër S. Shuteriqi, i cili thotë:
“Librat shkollorë të Naimit ndihmojnë për të formuar botëkuptimin materialist tek nxënësit...Poeti vërtetë fut në këndimet e tij pjesë të ndryshme që predikojnë një moral fetar. Por nga ky moral ai përpiqet të ruaj parimet humanitare të përgjithshme, pa pranuar dogmën dhe përrallat biblike.”
Mjerisht, gati të gjithë studiuesit shqipëtarë kështu, si prof. Dhimitër S. Shuteriqi, e shohin Naimin si materialist, ateist, pa menduar për Zotin, Kur'anin, madje Thelbin e Kur'anit e quajnë: “dogmë e përralla biblike”! A ndodh kudo kjo?
Studiuesit shqipëtarë, intelektualët tanë, me ndonjë përjashtim, ende janë ateistë-pa Zot! Dhe, bota pa Zotin, siç tha poeti gjerman, Ludwing Strauss, ka shumë fytyra, por s’ka sy! Kurse, Naimi, në vargjet në vijim, thotë se Zotin:

“ I verbëri s’mund ta shohë
I dituri mund ta njohë”

Kur një herë studentët e pyetën të diturin, shkencëtarin, profesorin e nderuar, Louis Pasteurin,( 1822-1895), bashkëkohanik i Naimit, por nga Franca e qytetëruar, se përse beson në Zot, dijetari, shkencëtari L. Paster, u përgjigj:
“Mu për atë që kam menduar dhe kam studiuar”.
Studiuesit shqiptarë as që mendojnë për Zotin, as që kanë studiuar rreth Tij, prandaj nuk e shohin Naimin si besimtar, si prijës shpirtëror, sepse janë të verbër, pa sy, me shumë fytyra, me shumë parti...!
Naimi, sipas veprave që la, dëshmohet se ishte besimtar dhe prijës shpirtëror i shqiptarëve, që i lutej Zotit me këtë lutje:
“Zot i math e i Vërtetë! Të qofshim falë! Falna urtësinë, njerëzinë, vëllazërinë, bashkimin, Udhë Tënde të drejtë, nxirrna në dritë, e mos na lërë në errësirë, mërgona nga sharja, nga vjedhja, nga zilija, nga zemërimi, e mos na lë kurrë në mundim e në të keqe”.
Naimi, siç shkruante, Kur'anin e kishte burim frymëzimi, te Perëndia kishte shpresë, e thoshte:

“Kam shumë shpresë te Perëndia
Që të mos jetë kështu Shqipëria
Po të ndritohet, të lulëzohet...”.

Naimi i lutej Zotit me këto fjalë:
“O Zot! Fali Shqipërisë e Shqipëtarëve që i falen emërin Tënd, gjithë të mirat, që ke në jetë dhe mërgoi nga gjithë të ligat. Amin!”.
Ne, shqiptarët, jo vetëm që s’po falemi në emër të Zotit, aq sa duhet, ashtu siç duhet, por edhe emrin e Tij po e shkruajmë ende me shkronjë të vogël!
Naimi, përveç që ishte atdhetar, dijetar, poet kombëtar, s’duhet harruar, sepse bëhemi edhe më horë, se ai ishte një prinjës shpirtërorë...


Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) Empty
MesazhTitulli: Re: NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900)   NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) EmptySat Nov 21, 2009 2:56 pm

Naim Frasheri eshte nje nga me te medhenjte, nga me te ndriturit, nga gjigandet e letersise dhe kultures sone kombetare, nje nga Rilindasit tane me te shquar, vepra e te cilit nuk do mbaroje kurre se ndricuari ne rrugen shqiptare. Eshte Poeti qe u sakrifikua ne emer te Rruges se Drites dhe te Rilindjes, vertet nje qiri i pashuar ne jete te jeteve.

Figura qëndrore e letërsisë shqiptare të Rilindjes, shprehës i aspiratave të popullit për liri e përparim, poet i madh i kombit, bilbili i gjuhës shqipe. Që i vogël nisi të vjershëronte. Studimet e mesme i kreu në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua së tepërmi, njohu letërsinë, kulturën dhe filozofinë klasike greke e romake, ra në kontakt me idetë e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke përvetësuar disa gjuhë, si: greqishten e vjtër e të renë, latinishten, frëngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetëm që mori bazat e botëkuptimit të vet, por njohu edhe poezinë e Evropës e të Lindjes. Të gjitha këto tradita poetike ndikuan në formimin e tij si poet. Më 1870, pas mbarimit të shkollës, shkoi për të punuar në Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye në Shqipëri në klimë më të shëndetshme.

Gjatë viteve 1872-1877 Naimi punoi në Berat e në Sarandë si nëpunës. Kjo periudhë pati rëndësi të veçantë në formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu më mirë jetën e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhën e bukur e shpirtin poetik të njerëzve të
thjeshtë, krijimtarinë popullore, bukurinë e natyrës shqiptare. Ndërkohë vendi ishte përfshirë në ngjarjet e mëdha të lëvizjes
çlirimtare, që do të sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit më 1878, udhëheqës i së cilës ishte Abdyli, vëllai më i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesën e vet për krijimin e degëve të lidhjes në Jugun e Shqipërisë, përkrahu dhe përhapi programin e saj. Më 1880, kur
veprimtaria e Lidhjes ishte në kulm, ai shkroi vjershën e gjatë "Shqipëria", në të cilën shpalli idetë kryesore të Rilindjes. Me këtë
krijim Naimi niste rrugën e poetit kombëtar. Më 1881 Naimi u vendos
përfundimisht në Stamboll, ku u bë shpirti i Shoqërisë së Shkronjave
dhe i lëvizjes së atdhetarëve shqiptarë. Gjithë forcat dhe talentin ia
kushtoi çështjes kombëtare, punoi për ngritjen e shkollës shqipe dhe
hartoi libra për të, shkroi vjersha, përktheu e botoi vazhdimisht, duke
ndihmuar për zhvillimin e letërsisë sonë, për botim edhe të shumë
veprave të autorëve të tjerë. Lëvizja kombëtare, idealet e çlirimit të
Shqipërisë, të përparimit e të qytetërimit të saj, u bënë faktori themelor që ndikoi në formimin e Naimit si poet e atdhetar.

Krijimtaria e gjerë letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap një periudhë të shkurtër prej 13 vjetësh (1886-1899). Vetëm në vitin 1886 ai botoi veprat "Bagëti e Bujqësia", "Vjersha për mësonjtoret e para", "Histori e përgjithshme" dhe poemën greqisht "Dëshira e vërtetë e shqiptarëve", "E këndimit çunavet këndonjëtoreja". Më 1885 botoi përmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ëndërrimet) më 1888 botoi "Dituritë", më 1890 "Lulet e verës", më 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", më 1898 "Historia e Skënderbeut" dhe "Qerbelanë" dhe më 1889 "Historia e Shqipërisë". Sëmundja dhe lodhja e madhe ia keqësuan shëndetin poetit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri më 20 tetor 1900, në moshën 54-vjeçare, i zhuritur nga malli për atdheun dhe me brengën që s'e pa dot të lirë.

Vdekja e poetit qe një zi e vërtetë kombëtare dhe eshte nje dhimbje
pergjithmone. Shqiptarët kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmës, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerësimin për Naimin e shprehu bukur elegjia e Çajupit, që niste kështu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqiperi!
Mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qare!
..................................

Vdiq Naimi, qe kendoi
trimerine, Skenderbene,
vdiq Naimi, qe levdoi
dhe nderoi memedhene!

Vdiq Naimi, po c’te gjeti,
o moj Shqiperi e mjere!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka te tjeve.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse more te tille burre?
I ndrite shpirti per jete,
mos i vdekte nami kurre!
****************************

Naim Frashëri vuri themelet e letërsisë kombëtare shqiptare. Vepra e
tij shënoi lindjen e një letërsie të re me vlera të vërteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqërisë shqiptare të kohës dhe ndikoi fuqishëm në luftën e saj për liri e progres. Naimi krijoi traditën e letërsisë patriotike, qytetare, ai solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit.

Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe
besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, formojnë thelbin
romantik të veprës së tij. Naimi e afroi letërsinë me popullin, duke
trajtuar tema të reja, të ndryshme nga ato të letërsisë së vjetër, temat e problemet e kohës.

Në formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorë, por faktori kryesor
ishte jeta e popullit të vet dhe lëvizja e tij për çlirim kombëtar. Naimi njohu disa tradita poetike të huaja, prej të cilave mori elemente që u tretën mjaft natyrshëm në veprën e vet. Por krijimtarisë së tij vulën e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli të vet. Tradita poetike popullore, që përbën një nga burimet e formimit të tij si poet, i dha shumë më tepër nga çdo traditë tjetër. Lidhja me të u shpreh jo vetëm në gjuhën e poezisë së Naimit dhe në figuracionin e pasur, por, në radhë të parë, në përmbatje dhe në frymën e saj.

Naimi është bilbili i gjuhës shqipe, mjeshtër i fjalës. Vepra e tij vuri bazat e gjuhës letrare kombëtare shqipe, e cila do të njihte më vonë një zhvillim të mëtejshëm, për të arritur gjer në shqipen e sotme
letrare kombëtare të njësuar e të zhvilluar. Tradita që krijoi Naimi,
është e gjallë dhe frymëzuese edhe në jetën e shoqërisë sonë të sotme.

Naimi më tepër se shkrimtar, është poeti më i madh i Rilindjes sonë
Kombëtare, është atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare.

Nuk mund te mohoet kurre dhe ne te vertete nuk eshte mohuar dot besimi i madh i Naimit tek Perendia. Ai besim reflektohet ne te gjitha poezite dhe shkrimet e tij, por ajo qe ndjej une dhe besoj se e ndjejne edhe shume te tjere eshte qe keto ndjenja nuk te krijojne nje sfond te erret misteri qe shume shkrime te kesaj natyre e krijojne. Adhurimi i tij per Zotin nuk ka pasur asnjehere asnje pike ngjyre obskurantizmi apo pakuptimshmerie, nuk ka arome historish te vjetra, por ka njomesine e jetes, shoqerohet nga brishtesia dhe vazhdimesia e jetes qe gjithmone lind dhe arrin ne perjetesi. Kjo me sa duket e ka burimin ne kulturen e tij te shumeanshme, ne driten dhe talentin e tij te mrekullueshem prej edukatori te madh.

Zot i vërtetë,
Bota e tërë
Gjithë ç'ke bërë
E ç'ka në jetë
Të gjitha ç'janë
Yje dhe diej,
E dhé e qiej,
Një gjuhë kanë,
Që thotë emrin tënt!
Ngado që shikonj,

Atë emër dëgjonj.
E shoh më ç'do vënt.
Dheu, që rrimë ne,
Duke mbleruar,
E kam dëgjuar,
Që thotë se ç'je.
Yjtë me dritë,
Duke kërcyer,
E duke kthyer,
Nat' edhe ditë,

Re me gjëmim
Zoqtë me fjalë,
Deti me valë,
Lumi me rrëmbim
Lulja me erë,
Dhe me bukuri,
E me mituri,
Kur çel në verë,
Emrin tënt thonë,
Ty të tregojnë

E të lëvdojnë,
Ty gjithë monë!
Po njeriu, o Zot!
S'ta di emrin tënt,
Se s'gjendet me mënt.
Ah! S'e thotë dot;
Njeriu nukë munt,
Se gjuhë s'i dhe
Që të thotë ç'je,
O fuqi pa funt!

Dielli kur del,
A tek perëndon,
Zogu kur këndon,
E gjethi tek çel,
Bukur tregojnë,
Emrin që ke,
Rrëfejnë ç'gjë je,
Dhe më gëzojnë.
Në gjithë botë
Vetëm njeriu s'di

Rri si çilimi
E s'mundet ta thotë!
Me zë të zjartë,
Donja të flisnja,
Edhe t'i grisnja,
Retë si kartë,
Si vetëtima;
Apo si lumi,
Që s'e zë gjumi,
Me oshëtima!

Falmë nga togu
Q'është e ç'shohëm
Nga gjithë ç'njohëm,
Zën' e një zogu,
Të rri më një vënt,
Edhe më lerë,
Të them një herë,
Një herë emrin tënt.

Por ato vargje qe mua me percjellin emocione te medha dhe kurre nuk do t'i harroj e qe gjithmone me duken si nje hymn qiellor, qe shoqeron Hymnin tone te bukur, jane keto:

Kam shumë shpresë
Te Perëndija. Që të mos jesë
Keshtu Shqipëria,
Po të ndritohet
Të lulëzohet.

Pa vjen një ditë Që të na sjellë
Të madhe dritë P'ajo të pjellë:
Qytetërinë, Fatbardhësinë.

Vëllazërija Edhe bashkimi
E njerëzija Është shpëtimi,
Lum kush t'arrijnë!
Pa do të vijnë.

Që Shqipërija Do të ndritohet
Dhe ligësija
Do të mërgohet.
Jak' e vërtetë! Pse rri e qetë?

Për Shqipërinë Ditët e mira
Paskëtaj vinë Shkoj errësira,
Lum kush të rronjë,
T'a shohë zonjë!

Se Shqipëtari E gjuh' e tija
Venë së mbari
Dhe Shqipërija,
Lum kush t'a shohë
Për pakë kohë.

Pa dituritë
Dhe mbrothësija
E mirësitë
Dhe njerëzija
Do të burojnë
Nukë mënojnë.
Jak’e vërtetë!

Për Shqipërinë,
Dite te mira
Pasketaj vinë.
Shkoj errësira,
Lum kush të rronjë,
Ta shohë zonjë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) Empty
MesazhTitulli: Re: NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900)   NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) EmptySat Nov 21, 2009 3:35 pm

E falenderoj nga zemra Z. Mexhid Yvejsi per frymezimin qe me fali ne krijimin e nje poezie, duke hapur kete teme per te madhin Naim Frasheri:



Naim Frasherit


Këndo të lutem përsëri
se vargu yt është një këngë plot melodi…
Me penë në dorë përsëri
Një varg, një këngë për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!


Më thuaj vallë ata sy
Mes atij zjarri, si mund të shuhen, nuk e di?
Ndoshta krijojnë një konstelacion të ri…
Dhe bijtë e tu ende asgjë nuk dinë
Nëse ndrin prapë për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!


Një varg, një shenjë më dërgo
Që veç një herë të ndjej si digjeshe në to…
Prapë Diell për Vendin Tënd ti zgjo!
Një Diell të Ri për Shqipërinë,
Për Dashurinë,
Për Perëndinë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) Empty
MesazhTitulli: Re: NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900)   NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900) Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SAMI HALID FRASHËRI (1850-1904)
» NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS
» Këto vergje të Naim Frashërit janë edhe sot aktuale.MJERISHT
» "Të ndalet greqizimi i Shqipërisë"
» Mithat Frashëri: Tre gjarpërinjtë që udhëhoqën rebelimin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: