Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI

Shko poshtë 
Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
AutoriMesazh
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 2:24 pm

NESËR - MUND TA KUPTONI
H E S H T J E N


Ferit RAMADANI



2002, Flaka , Shkup
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 2:28 pm

hermetika e kuptimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 2:29 pm

1.(Akti i heshtjes)


Mbi murnaja shekujsh të rrënuar
merr frymë e zgjon jehonë -
përvjetori i shpresës!

Pa fjalë e pa zë hy brendive
ku duart e ashpra drejtojnësimetritë
brutale të jetës!

Vetëm vdekja rri si hije
mbi njëra - tjetrën kalojnë gjeneratat
pa gjeni - krijojnë përralla të urta!

Lakadredhave të udhëve pa mirëvajtje
ditëtakimi kurrë s’shfarosej
në paskajshmëri akti i heshtjes mbeti!

Bota e re, 15 mars 1989.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 2:31 pm

2.(Këngë rrebele)

Deri kur do të derdhet
djersa e pamundësisë
e fjala - të zverdhet në gjuhë!

Zëri i dëshmuar për këngën
të gjendet në greminë
ku shprishen - këndet e jetës!

Në asnjë meridian të botës
horizonti s’ka gjallëri,
fluturojnë -e bijnë tufanet!

Pa emblema, pa vulë të kohës
dukuritë e ditës njësojnë,
Lirilindjen - pa kopertinë!

Flaka, 8 - 9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 2:32 pm

3.(S’pastrimi i çështjes

Para dosjes së mbushur
u zhduk shpresa dhe gëzimi,
zezona- mbuloi tjetërsimin!

Me shifra, me data krijohej
kapitali i ngjarjeve,
autorët anonimë në ndërgjegje!

Dukuri energike për zbrazëti
mjerimin dhe kotësinë përkufizojnë -
ligjshmëri të rënie - ngritjeve!

Bie ora! Procesverbali nënshkruhet!
Evidenca e përgjegjësisë në letër ngeli,
dhe : - mori fund s’pastrimi i çështjes!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 2:59 pm

4.(Ngritja e mitit)

Në ujin amull dikush piu
dhe hapi dyerët,
vullkani përmbyti - shërbimet e qeta!

Në hap të zgjimeve - lindën :
interese mbledhjesh, kuvendesh,
tehu i fjalës u thye, u mpreh!

Lindi pyetja pa përgjigje,
u rrit në mungesë të vlerës,
ra n’hapësirë të ndotur!

Njësitë speciale të njohjes
u turrën pas meritash,
ndriçuan - ngritjen e mitit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:00 pm

5 Pranë jetës

Pranë jetës të panjohur nisen
dhe bijnë në mes pasigurisë
të zgjohen nga gjumi i harresës.

Në rrjetën e fakteve u fliste agmia!
Mjegullima e shtruar në përmasë të jetës
u bëhej lakadredhë e vetes!

Kush hidhet mbi kurthat e kurdisura
në panoramën e mbrëmjes ndritet
shiu dhe era - çdo gjë s’pastrojnë!

Vetëm zëri i urtisë në përralla
ngrit kokën në stinë e vite
pa ndërprerje - s’ ka histori!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:01 pm

6.(Qartësia e tjetërsimit)

Ua verbuan sytë në udhëkryqe
as erë as shi - në huti
mjegullima e varrit i përpinte!

Në jetë - pa jetë, pa origjinë e gjini
i shtynë të betohen në zjarrin,
të ndizen - shkrumb e hi në shekuj!

Në kursin e peshës pa peshë
në gjumin e kotësisë , si mumje të mbesin
pranim i ndotur i lindjes së diellit!

Në rrjedhën e çështjeve parimet
negacione ligjshmërishë në vendime
qartësitë e zhbërjes - agime!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:02 pm

7.(Mbi glob)

Mbi globin e shtrydhur
ngecën sytë thellësive
u prenë në besën e dhënë!

Çdo gjë e panë të rrudhur , të vyshkur
të ndotur, të kalbur , të prishur,
pa gaz, pa shpresë, pa dritë!

Mbi globin e mbushur agime
me këngë, me rritë, dashuri
u prenë moj! U prenë sytë e zi!

Në çdo pore virusin e vetmisë e rritën
tok me ndërgjegjen e sëmurë
tek njerëzit si dallgët që ngriten nën urë!

Hej moj!
Mbi glob sytë e zi
Vrer për Atdhearbëri!

Flaka, 26-27 shkurt 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:03 pm

8.(Paralajmërim)

Në skenën e hapur të përditshmërisë
hyri fitorja e re - paralajmëroi
se: Vdekja mpreh dhëmbët!

Çdo mbrëmje ditari në shërbime
thellësisht rrënjosej -
në komente intrigash!

Në agimin e virgjër lanësuan
urrejtjembarsjen - këshillë,
se: Jeta mund të braktisej!

Kush fliste kaq shtruar për shërime
kurrë s’shërohej nga sëmundja,
horizonti kërkonte urtësi!

Flaka, 8-9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:04 pm

9.(Zgjedhja e rastit)

Në qark të harmonive marrëveshjet
u prenë në kritere,
Çarshisë së Madhe kërkuan të prehen.

Domosdo në monopol të tregut
pavarësisht të ngritet -
niveli i aftësisë për lajka!

Në institucione mundësia e gjasave
ec e ngec mbi protezat e rrezikut
se humbjet rrënjosen në liri!

Në çfarë kthetrash të kthehen në vetvete
t’ huajsimet kapitale?
Bie erë myk e vetmi!

Mesdita - Linditë,
kërkon zgjedhjen e rastit
takimi ia fal verbësitë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:05 pm

10.(Theksi i tezës)

Përveç misioneve u përfillën përcaktimet
për bazën e zgjimjetës bashkim
afarizmi i fjalëve kërkoi lartësi!

Në boshllëkun e shprehjes u ngjitën
ndërrime stinësh e shekuj të gjatë
të zënë në log të tendosjeve!

Në riprodhimin e rolit unikat autori
ec e ngec në heshtjen e krijimit
se fle përjetshëm frymëzimi!

Pa grevë urie, pa shpresë lumturie
theksi i tezës merr formë, ngjyrë
në kohën e kërleshur të blerimit!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:07 pm

11.(Prania e frikës)
Bën jetë e zë rrënjoset gjithkah
në ndarjen e mungesës për freski,
shfrytëzon praninë e skamjes!
Kush ra njëherë në risitë e urisë
e di çdo të thotë i ngopur
me bazë jehone për jetë!
Megjithatë harresa domosdo përfill
përsosjen e mëtejshme të programit
ku zë rrjedhën fatkeqësia!
Çdo gjë do nivel në koncepte
orientimi i këmbimit guxim
vërdalliset nga prania e frikës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:07 pm

12.(Amullia e imagjinatës)

Rrallë doli n’akorde të shkaqeve
e zu të rrënjoset në përmasa dukurishë
ku paraprin ëndërra e rrebeluar.

Eci mbi shpatullat e rregullave të heshtjes
të mos krijohet vrulli i dallgëve
për kompozim ligësishë!

As këngë as mallkim për vegjëli
katandi prodhimi për farsë morali
që mungon çdoherë në urti!

Dinamika e dëshirës lindi e vdiq
në fshehtësitë e gjëegjëzave artistike
në hapat që krijuan enigma!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:08 pm

13.(Komenti i ëndërrave)

Sa herë u ngjesh duke kërkuar zgjidhje
u ngatërrua në lamsh misteresh
pa përkthime gjërësishë e nxitjesh!

Në lojërat e hyrje - daljeve u duk
tribunë zhvillimi
ashtu si e do dreqi e kurrë njerëzimi!

Në tablo imazhi është mirë të besohet
në shkaqe problemi të mendohet
në gjërsi kriteresh të komentohet!

Megjithatë - në kufi të përpjesëtimit
mban qëndrim të kohës aktuale
urtësi apo farsë brutale?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:09 pm

14.(Mangësia e motivit)

I mblodhën mundësitë e shprehjeve
për të kapur idenë në anësi
harmonia e zërit i çirrej kompozimit!

Ngarkesa e shqetësimi për log
kërkoi lavrat e folklorit
të mbinin heronjtë përrallorë!

Në pikëpyetje shtruan gjëegjëza
pa emocion u rritej arti
vlerë e kohës së njerkave!

Edhe në shije , edhe në modë
subjekti i vrarë në përpjekje
për t’u ngritur në nivel përjetimesh!

Bota e Re, 15.04.1988
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:09 pm

15.(Variacionet e shpresës)

Në aktin dramatik zë pusi
koh’ njerka - në përmasa
- monstrum i zi!

Pa hetueshëm vëzhgon fragmentin në ëndërr
të shpallë viktimë në trup t’Arbërisë
për rolin e nderit , virgjërisë!

E teprojnë në zhveshje
e gërryejnë fjalorin e gjuhës së Perëndisë
Promethe shpirtin e njerzisë!

E mbysin në detin e hapur të frymëzimit
kurthat ia vënë hapit të trimërisë
që del nga Pirgu i vetmisë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:10 pm

16.(Ekspozita e gabimeve)

Është dalluar në ndërlidhje ngatrresash
prezentim spikame mbi tërësitë
ku shprehja rri e mbyll kuptimet!

Sa madhështore në ngjyra e buzëqeshje
aq e ngushtë në rrjedha e ngjarje
ku rri pranë agimit errësira!

Në katalogun e vlerave vizionet
pikojnë gjak e lyhen parfum
të kundërmojnë mbi përshtypjet, presionet!

Flijojnë vetveten demagogët
dhe shkoqisin shterpësitë për blerimin
t’i hedhin dritë pulsit të rrënuar të dritës!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:11 pm

17.(Tragjika e suksesit)

I qasen me epsh aktrimit
pasioni u dikton vlerë për ironi
dhe bijnë të dobësuar nga orvatja!

Në çfarë teknike natyra krijon
ngjyra ëndërrash, thartira, helmime
vendlindja e artit të dashurisë s’ngritet!

Premiera e parë kurrë s’përsëritet
ta ndërrojnë rolin e vet viktimat
që hynë n’aktrim si trimat!

Në thellësi kuptimesh mbesin poezi
për diferenca arsyesh që lindën
në dorëshkrimin e ndjenjës tragjikë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:25 pm

18.(Rrjedhat e pikëllimit)

S’preken kornizat e kokërrës së drithit
për ndjenja të vrara vetmie
ku klithte e zverdhej Migjeni i Vargut të lirë!

Në kthetra dhembje vdiste lehona
të hapen rrjedha të reja dështimi
njerëzimi është shtuar në tokë!

Ç’është kjo valle e hapur ku rrëzohet
Pirgu i ardhmërisë së mbarë
për shëndet, dashuri e shpresë!

Pamfleti për brezëritë thirrë dështimet
të rrëmbejë shëmtia gjithçka
që lind e rritet nga dëshira!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 3:26 pm

19.(Luksi i tribunës)

Nga rrathë të ndryshëm manifesti
kopje mundësie për të shpreh risi
të merren sërish me paramendime!

Të dhënat mbi kurorën e kundërshtive
s’pranojnë skedarë afrimesh
pasqyra e rastit prin për kushtëzime!

Në shifra gjendja e të dhënave dërrmohet
nga shkallët e luksit ngrit kokën -
reklama e kundrimeve!

Çdo gjë në kohë pengohet
rrjedhat përcillen pa urtësi
paradoksi i fillimit mungesë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 4:09 pm

20.(Tirazhi i të dhënave)

Ribotohet në përkthime alogjike
nga gjeneza përfshin ligësitë
dhe aktron në skenën solemne!

Në përjetime të thella dirigjenti vdes
për ekzekutimin në nivel koncentrimi
vetmia i derdhet në pafundësi!

Përmes opinionit bie veli i harresës
dhe zgjon kipcin e ngatrresës
që shprish peshë e jetë!

Jashtë rrjedhave bie shi blerimi
për të dalë nga epshi vetmia ciklike
në sa kopje të shkruhet varianti?

Flaka, 8-9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 4:17 pm

21.(Stimuli i mbylljes)

Kush hyri në pjesëmarrje dërgesash
kërkoi dritë mendimesh,
mbarëvajtja rrëmbeu kotësitë!

E vërteta u shpërnda si seri
që përgjigjet për gjuhën e heshtjes
dhe mbyllë plagën e ditës!

Në çfarë trajte përçudnimi rritet
nga syri i shënjestrës merr krahë
të kushtëzohet mirësi!

Asgjë s’i mungonte në sallone dreqërishë
vargu i librit pasuroi kuptimet
të hidhet pluhur në kundrime prehjesh!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 4:18 pm

22.(Shumësia e ngarkesave)

Në aurorë e vërteta zbërthen gërshetën
fuqi rëqethëse - degradimi
kontaktet e dritës i shuan!

Kriza e nivelit -
flet për hapësirën e kuptimit
për ndërsjellje, përputhje!

Në projektime vetëdia rritet e ngritet
se tashti është kohë acari
për të folur gazmoret e rastit!

Ç’kërkon zhvlerësimi i mbuluar harresë
të ringjallet si feniks në kuvende?
-Shumësia e ngarkesave pa ndjena!

Flaka, 8-9 korrik 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI EmptyThu Oct 23, 2008 4:19 pm

23.(Aspirata e protestës)

Në ndiesi u lindi autoportreti
figurë zhgënjimi e çrrënjosjeje
për perifrazën e udhës!

Nga mjerimi i vet i nisën fillimet
ëndërrat për përmbajtjen e re
qetësia ua humbi qartësinë e jetës!

Në vazhdimësi gjak e plagë, thjeshtësi
për spekulime tiparesh, kthesash
flaso e trajtës së shekullit!

Në sarkazmën e mungesës shpërthyen
pasqyra shëmtie, anatema e sharje
në prizmën e shenjimit: -At - dhe - dashurinë!

Flaka, 26-27 shkurt 2000
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty
MesazhTitulli: Re: NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI   NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NESËR - MUND TA KUPTONI - Ferit RAMADANI
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 3Shko tek faqja : 1, 2, 3  Next
 Similar topics
-
» Ferit Ramadani
» MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
» PIRGU I DHEMBJES-Autori FERIT RAMADANI
» Ferit RAMADANI:28 Nëntori - MANIFESTI I KRENARISË
» FERIT RAMADANI RRUGËS SË SHPËTIMIT-POEZI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: