Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Ulqini vendbanim i hershëm ilir

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ulqini vendbanim i hershëm ilir Empty
MesazhTitulli: Ulqini vendbanim i hershëm ilir   Ulqini vendbanim i hershëm ilir EmptyWed Sep 10, 2008 2:31 pm

Shpalim historik

Ulqini vendbanim i hershëm ilir



Shkruan: Gjon Frani Ivezaj - 31. 08. 2008



Ulqini, është ndër vendbanimet më të
hershme të trevave ilire. Kjo dëshmohet që në periudhat parahistorike. Emri i
tij, me sa duket, lidhet me emrin Colcbinium (Kolkin
apo Kolbin të ardhur nga Azia) kolkët si themeluesit e parë i Olcinium. I
famshmi shkrimtar Tit Livi, e përmend Ulqinin si Olcinium, kurse vendasit si
olcinatas, që mendohet se i përkasin fisit ilir të labeatëve, që gjendeshin
rreth liqenit me të njëjtin emër në Shkodrën e
sotme. Në shekujt në vijim, emri i qytetit të Ulqinit ka evoluar nga
lashtësia e deri sot…



·
Ulqini
ne gravur: Ulqini



Epoka e bronzit, ka lënë gjurmë të
pashlyeshme në këtë qendër të hershme historike. Kështu nga zbulimet
arkeologjike, që janë berë në periudha të ndryshme nga arkeologët vendas dhe
të huaj, është përcaktuar se në dyshemetë e dheut janë zbuluar gjurmë të hershme
të jetës dhe zhvillimit në përputhje me kohën, duke filluar nga tombulat dhe
veglat e punës, që natyrshëm kanë përdorur të parët e këtij vendbanimi.
Nga ekspertët paleohistorik, këto gjetje arkeologjike, kanë ruajtur vijimsinë
e tyre përgjatë bregdetit adriatik ose ndryshe, bëjnë pjesë në të
ashtëquajturen vegla të tipit shkodran - dalmatin.

Treva e pasur ilire, përbën padyshim
edhe bazamentin në të cilin është zhvilluar historia mijëravjeçare e këtij
qyteti të lashtë bregdetar. Në këtë truall të lashtë historik, janë
përshkruar kultura të ndryshme civilizimesh gjatë shekujve. Gjithashtu, këtu
kanë kaluar ose qëndruar në kohëzgjatje të ndryshme pushtues, të cilët, në
një farë mase kanë lënë gjurmët e tyre të dukshme në lëmin e arkeologjisë,
përshkrimet historike, emrave të vendbanimeve, artit figurativ mural dhe
tipeve të banesës të ndertuar nga ana e stilit arkitektonik.

Mes Tivarit dhe Ulqinit (Ada e Krruçit),
thuhet se ka ekzistuar Ulqini i Vjetër. Megjithatë duhet pranuar për hir të
së vërtetës ose dëshmive historike, se këtu nuk janë ndeshur gjurmë jete të
periudhës së lashtësisë, sikurse natyrshëm mund ti
gjemë në zonën e Kështjellës së Ulqinit.
Sigurisht, këtu ka gjurmë të antikitetit dhe mesjeta. Për herë të parë Ulqini
i Vjetër përmendet në vitin 1376. Afërsisht gjashtë shekull e gjysëm më parë,
në qendrat e banimit, të favorizuar nga kushtet e pozitës gjeografike dhe
kushteve të favorshme, mendohet se është zhvilluar jeta rurale, përmes
vendbanimeve të mesjetës buzë brigjeve të detit Adriatik.

Nëse do të shohim me
kujdes edhe ndërtesat e mesjetës, që i përkasin kësaj treve, bie në sy
lashtësia e këtij qyteti në Kalanë e Ulqinit. Bedeni ilir, i
zbuluar në shtresat e truallit në pjesën e sipërme të kështjellës, ka gjurmë
karaktersitike të mureve qiklopikë, ndërtuar me blloqe të mëdha guri të
mirëfilltë, çka përforcon edhe më shumë bindjen e vijimsisë së lashtë rurale
të saj.

Nga ana e tjetër, duke parë hollësi ose
detaje të gjurmëve të hershme arkeologjike, shohim se këtu ekzistojnë blloqe
guri mbi gjirin dhe Molonë e Ulqinit, që pasqyrojnë në këtë mënyrë konturet e
kulturës primitive e arkaike ose e thënë në gjuhë tjetër paraqet perendinë
lokale të detit, Zotin mbrojtës të Ulqinit. Kjo është e shprehur edhe
përgjatë bregdetit tjetër shqiptar ose më në jug të Adriatikut, përgjatë
vijës bregdetare, ku kanë qenë ndërtuar qytetet e vjetra ilire, si Dyrrahu,
Butrinti, Valova, dhe deri në brigjet e lashta mesdhetare helene etj.

Qyteti ilir i
Ulqinit, ka pasur famë të madhe në kohëne shtetit ilir. Zbulimet arkeologjike
e dëshmojë dhe përforcojnë këtë argument, gjatë kohës së sundimit të mbretit
të fundit ilir Genti në qytetin antik të Scoda (Shkodra). Natyrisht, duhet
thënë se qyteti i Ulqinit, ruan origjinalitetin e
vet, sepse është ndërtuar në përshtatjen sipas objekteve të terrenit që e
rrethonte, ku, më sëshumti bie në sy pjesa ballore e jashtme e murit qiklopik
e ngjashme kjo me ndërtimet pergam, që është përdorur në zgjerimin e
mëtejshëm të qytetit në fjalë.

Lulëzimi i tregtisë dhe lundrimeve
bregdetare në këtë trevë, kanë vijuar edhe pas përfundimit të luftës
raskapitëse iliro – romake, kur dhe tjetërsohet mbretëria e Gentit. Gjatë
kësaj periudhe deri në shek. XI, qyteti bregdetar, gëzonte një lloj pavarësie
në formë e “republike”. Qysh nga lashtësia e sot në brigjet e adriatikut nga
bregdeti dalmat e deri në atë jonian helen, kemi të ruajtur si dëshmi të
historisë fragmente të civilizimit të hershëm në periudha të caktuara
historike, por që për arsye të ndryshme, ato sot gjenden të braktisura
rrënojat e qyteteve antike. Mirëpo ato shfaqen me
rrënojat e tyre si muze natyralë ose pasaporta të autoktonisë së banorëve
vendas, që brez mbas brezi i ruajtën, duke dëshmuar vijimësinë e jetës dhe
qytetërimit prej epokës antike, mesjetë e deri sot. Në këto themele
parahistorike bën pjesë edhe treva e Ulqinit.

Fortifikimet antike e mesjetare që
përfshinë në periudha të ndryshme brigjet e kaltra të Mesdheut, mbijetuan kundrejt
fenomeneve apo dukurive gjeografike që përfshinë sipërfaqen e tyre. Edhe pse
herë mbas here gjatë u përfshi nga tërmetet dhe lëvizjet ngritëse e ulëse të
truallit bregdetar, erozioni gërryes dhe vërshimet e ujit në brendësi të
territoreve bregdetare, në zona të caktuara përgjatë bregdetit dalmat e deri
në atë jonian helen, u ruajtën ndër shekujt gjurmët e shkrimeve, themeleve të
fortifikimeve etj.

Edhe pse këto qendra të hershme banimi u
braktisën, ato sërisht nuk e humbën origjinën e tyre, emrin e qytetit që nga
antikiteti dhe mesjeta e hershme dhe e vonshme. Kështu me ndarjen e
Perandorisë Romake në dy pjesë, ajo perëndimore me qendër Romën dhe lindore me kryeqendren Konstandinapojen, Ulqini, u gjend në
provincën Prevalitana të Perandorisë Lindore dhe prej shekullit IV, fillojnë
të shuhen ngadalë kultet e besimet pagane të popullsisë dhe në vend të saj
fillon të përhapet feja e re e krishtërimit nga vetë apostujt… nga viti 1250
derinë fund të shek. XIV në zonën e kalasë së Ulqinit gjenden disa kisha si
vijimësi e krishtërimit të hershëm në këto treva.

Qyteti i
Ulqinit, përballoi me stoicizëm sulmeve dhe lutrave të shumta të perandorit
maqedon Samuilit në shekullin IX, sulmet e mongolëve në vitin 1242. Në qytet
asokohe (1252), ka mbretëruar nipi i Nemanjës Gjorgji. Ndërsa në harkun kohor
1282 – 1309, ka sunduar vejusha Helena e Anzhuinëve, ndërsa prej vitit 1281,
motra e saj Maria njihet si domina Ulcinii. Gjatë kësaj periudhe në vitin
1288, dy motrat Helena dhe Maria kontribuojnë në ndërtimin e Manastirit
Françeskan.

Rëndësia politike, tregtare, detarisë,
financiare dhe kulturore e qytetit zgjerohet dhe përjeton kohën e lulëzimit
të plotë, mbas tjetërsimit të Rashës, në kohën që kurorën e sundimit e mbajnë
princërit e dinastisë së familjes bujare Balshajve. Tashmë rruga e tregtisë
ishte zgjeruar për vendasit jo vetëm përgjatë vijës bregdetare të
Dubrovnikut, por edhe me Venedikasit, të cilët,
kishin në qytetin e Ulqinit edhe konsullin e tyre. Për më tepër, vetë
sunduesi Gjergj Stras Balshës (1385 – 1405), për aftësitë e tij ushtarake dhe
administrative njihet si Princ i Ulqinit dhe kur
mbyll sytë varroset në Ulqin.

Vendasit dallohen për llojet e ndryshme
të punëve të zejtarisë, duke spikatur më së shumti si skalitës ose mjeshtër të
përpunimit artistik të drurit dhe ndërtimtarisë asokohe. Vetë princi
Strazimiri, u interesua përmes një projekti të bëjë ndërtime të reja në
qytet. Këto projekte arkitekturale, sikurse dëshmojnë burimet e shumta
historike, i vijojnë me sukses edhe Ballasha III.
Nga viti 1413 – 1421, kemi sërisht sundimin e dinastisë së familjes princore
Balshaj. Me vdekjen e tij, shuhet edhe sundimi i princërve të mirë arbëror
dhe gjurmët e tyre i ndeshim tashmë në toponimimet e ndryshme. Më e njohura
është Kulla e Balshajve, e cila gjendet në pjesën e sipërme të qytetit e
rindërtuar disa herë.

Rritja dhe zgjerimi i sundimit venedikas
bëhet kur pushon se ekzistuari dinastia arbërore e Balshajve. Ulqini, tashmë
bie nën sundimit e Republikës së Venedikut në vitin 1423-1571. Mbas 150
vjetve, sërisht qyteti bie nën sundimin e pushtuesve osmanë të Perandorisë
Turke të Bosforit. Gjatë kësaj kohe në qytet, kemi në fillim futjen e
elementeve dhe ndikimit të kulturës latine në fillim dhe më pas atyre lindore
aziatike osmane, gjurmët e së cilës ndeshen deri në ditët tona.

Kultura dhe urbanizimi venedikas,
shprehet në rindërtimin e ndërtimet e bedeneve, portave, kullave, pallateve,
kishave latine e shesheve. Si klasike mund të përmendet si shembull hyrja
veriore e Kalasë së Ulqinit, ku bien në sy tullat e kuqe të murosura. Këtu
gjithashtu gjendet edhe mbishkrimi me emrin Jubani
Bolani, që mendohet se ishte restaurues e kapelan i Ulqinit dhe që vinte nga
një familje princore e Venedikut. Ai i përket
periudhës së mesit të shek. XV. Po ashtu e kësaj periudhe është edhe kisha e
Renesancës që i përket vitit 1510.

Ulqinin e kanë vizituar dhe shkelur me këmbë dhe studiuar shumë tradita dhe zakone, disa nga
figurat kryesore të botës kulturore, të sferës ushtarake, lundërtar, klerikë
të lartë të krishterë nga disa shtete të Europës dhe më së shumti nga Italia.
Ndër figurat më të spikatura humaniste të kohës ishte franceskani At Marin
Biçikemi, që arriti të bëhet edhe rektor i shkollave
raguziane dhe më vonë shërbeu në Venedik, Mantove dhe Padovë, në të cilin e
emëruan edhe si profesor i rregullt universitar.

Shembull tjetër është edhe
kalorësi gjerman Arnold von Harff (1496), i cili, gjatë udhëtimit të tij
ndaloi edhe në Ulqin. Për këtë fakt historik, na njofton studiuesi e
historiani i njohur klerik françeskan nga Shkodra At Marin Sirdani O.F.M.
(1885 – 1946), përmes një shkrimi botuar në vitin 1936 në revistën
prestigjioze të kohës “Hylli i Dritës” (1913). Ai gjatë një vizite që bën në
Ulqin në vitin 1904, boton përshtypjet e veta për qytetin bregdetar, në faqet
e revistës në fjalë, një ndër me autoritativet në
trojet enike shqiptare gjatë asaj kohe.



Më vonë Ulqinin e vizituan
udhëtarët e shkrimtarët francez Zheron e Zhan Taro, albanologu italian Dr.
Antonio Baldacci, piktori e akademiku Paja Jovanoviq, shkrimtarja Isidora
Sekuliqi, letrari kroat Petar Skoku, shkrimtari Kapllan Kallushi etj. Këtu
përshkruhen shumë detaje të jetës dhe ekonomisë vendase, zhvillimi i zejtarisë, lundrimit dhe traditat shqiptare. Ajo që
spikat, është se autori thekson, se vendasit nuk kanë dëshirë të jetojnë të
sunduar nga të huaj dhe janë dashamirës dhe përkrahës të përparimit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Ulqini vendbanim i hershëm ilir Empty
MesazhTitulli: Re: Ulqini vendbanim i hershëm ilir   Ulqini vendbanim i hershëm ilir EmptyWed Sep 10, 2008 2:31 pm

Ulqini dëshmi e shekujve - pas pushtimit
turk



Me një tjetër pamje e fizionomi
zhvillimi paraqitet Ulqini, gjatë kohës së sundit të Perandorisë Otomane,
qysh prej vitit 1517, kur ky qytet bie në dorë të pushtuesve mizorë turq. Ajo
që bie në sy, është se Ulqini pushtohet më vonë se disa qytete të tjera të
trojeve etnike shqiptare, kjo me sa duket më së shumti lidhet më pozitën e
saj strategjike, si dhe rëndësia që kishte për Venedikun vetë Ulqini. Qyteti
sulmohet barbarisht dhe me të gjithë fuqitë ushtarake turke nga komandanti i
ekspeditave Ahmet Pasha, i cili, më në fund mundi të mposhtë qëndresën e
hekurt antijeniçere të vendasve, që drejtoheshin me meritë nga kryekomandanti
Serra Martinegro. Trimëria e vendasve tregohet edhe tek dhe dhjetë motra të
një kuvendi françeskan (murgesha), të cilat, për të mos rënë në duart e
barbarëve turq hidhen nga Kalaja e Ulqinit në det. Kjo të kujton historinë e
grave suliote që hidhen nga shkëmbi për të mos rënë në duar të haremxhive
otomanë. Dhe historia e vendasve, gjithnjë e më shumë është e mbushur me
shembuj trimërie e luftrash të vendosura, kundër ekspeditave ndeshkuese
turke.

Qetësia dhe zhvillimi i gjithanshëm i
qytetit shkatërrohen dhe qengji, që ishte simbol i paqes për ulqinasit
zëvendësohet minare islame me yll e hënën turke të pushtuesve. Nga ana e
tjetër, në Ulqin, filloi të rigjallërohet kultura e piratërisë ose e grabitjes,
që gjatë sundimit turk mori përpjestime alarmante. Nga kjo kohë, ulqinakët,
fillojnë të dallohen si kusarë të famshëm, që sulmonin anije të ndryshme
nëpër detin Adriatik dhe detin Mesdhe dhe luftonin kundër anijeve të
krishtera të Republikës së Venedikut, të Bokës së Kotorrit dhe të vendeve të
tjera të Dalmacisë.

Kusaria e Ulqinit me anije
piraterie, ka ekzistuar që nga koha ilire dhe gjatë kohës së ndërrimit të
sunduesve të ndryshëm dhe sipas interesit për pasurim të shpejt të tyre herë
është zvogëluar e herë është zgjeruar, duke qenë një problem serioz për të
gjithë bregdetin dalmat dhe at adriatik e jonian.
Vijimësia e jetës detare dhe
lulëzimi i piraterisë (vjedhjeve dhe grabitjeve në det), tashmë u bë një
pengesë serioze edhe për vetë turqit, që filluan të merren seriozisht me
luftën kundër piraterisë detare. Kjo për faktin, se shumë nga anijet e tyre
bëhen pre e grabitjeve të kusarëve ulqinakë. Piratët e detit, mendohet se
deri në shekullin XVII kishin arritur të zotëronin një flotë detare deri në
170 anije, dhe që të gjitha ishin të ankoruar në brigjet e Ulqinit.

Hovi i madh që mori dejtaria dhe
lulëzimi i piraterisë, krijoi kushte që qyteti të zgjerohet dhe të largohet
ngadalë nga dyert e muret e Kalasë së Ulqnit,.
Fillojnë kështu të krijohen lagje dhe qendra të reja banimi, sheshe, hamame,
kroje, xhamia, teqe, që dallohen për karakterin oriental turk të tyre.
Gjurmët e botës islame fillojnë të shihen më shpesh. Ata ishin ngritur mbi
themelet e botës kristiane, që lulëzoi shumë shekuj më parë në këtë trevë.
Islamizimi dhe kultura e saj e shpatës, filloi “lulëzimin” dhe të japë frytet
e veta shkatërruese të vlerave autoktone iliro - abrërore dhe kristiane.

Por shumë nga vlerat e kulturës
së lashtë kristiane mbijetojnë, falë qëndreses së hekurt të vendasve, të
cilët gjithsesi rezistojnë me të gjitha mënyrat. Një pjesë e vendasve që
kishin pasuri, për të mos i humbur ato i nënshtrohen islamizimit, duke vijuar
të ruajnë sundimin e tyre, tashmë si shërbetor të Perandorisë Otomane të
kohës. Të lëkundurit, me natyrën e tyre servile dhe telit të përdredhur u
bënë vasal të pushtuesve, duke i shërbyer atyre në administratë, për
nënshtrimin e pjesës tjetër ulqinake jo islame.

Administrata e re turke për të bërë
konvertimin e popullsisë së krishterë në islame, aplikon ligje të dhunshme
shtypëse. Një ndër këta është edhe taksa e gjizes për të krishterët, gjë që e
shpejtoi procesin e konvertimit në fenë islame. Në disa raste u shfaq edhe
dukuria e përhapur askohe, që njihet me emrin laramanizimit, ku të krishterët
ditën në rrugë dalin me emra muslimanë, kurse në shtëpi ushtrojnë ritet e
besimit të ritit katolik. Por jo të pakët ishin edhe besimtarët katolikë, që
me sakrifica e mbijetesë shembullore ruajtën gjuhën shqipe, kulturën,
traditat e lashta shqiptare dhe sot janë shembull i shkëlqyer i vijimsisë së
traditës së hershme kristiane e iliro – arbërore në trojet stërgjyshore
shqiptare.

Gjatë kësaj periudhe Ulqini, kishte një
kantier detar, ku ndërtoheshin me material druri anije të tonazheve të ndryshme,
që dallohen për shpejtësinë e tyre, në përshtatje me kohën. Anijet më të
njohura ishin ato që njihen me emrin galeota. Për të mbijetuar dhe ruajtur
tregtinë me produkte të ndryshme ushqimore dhe blegtorale, tregtarët ulqinakë
shpesh nën maskën e flamurit të piraterisë bënin tregti me vendet e ndryshme,
duke iu fshehur piratëve shumë të rrezikshëm, që jo vetëm u merrnin shpesh
mallin por edhe krejt anijen ose e digjnin ne mes të detit.

Në vitin 1718 u vendos paqja nga sulmet
e furishme të anijeve pirate, që në histori ka hyrë me emrin Paqja e
Pozharevcit. Më vonë shqiptarët e ulqinakë nuk zbatuan më vonë as Paqen e
Beogradit (1739). Këtu u trajtua çështja delikate e piraterisë, që ndalohej
sipas ligjeve të kohës dhe çështja e dytë ajo e Kalasë së Ulqinit. Ata që
vijonin të grabisnin në det të hapur, ishte parashikuar që t’u merreshin
galeotat (anijet) dhe nuk kishin liçencë (të drejtën e lejës), për të
ndërtuar anije të tjera. Jo gjithçka që thuhet e shkruhet zbatohet.
Marrëveshjen e Paqes së Pozharevcit, nuk e zbatuan as piratët shqiptarë
ulqinakë, të cilët, vijuan zanatin e tyre të vjetër. Nga këto grabitje si
gjithnjë vazhdonin ta pësonin anijet tregtare të Republikës së Venedikut,
bregdetit dalmat dhe vetë ato të Perandorisë Otomane.

Në shekullin XVII, pirateria aq e
përhapur në detin Adriatik fillon të shuhet dhe gradualisht filloi të
vendoset jeta tregtare normale në limane dhe shkëmbimi i mallrave me anije
tregtare në detet e hapura. Në Ulqin vijon tregtaria, zejtaria, peshkimi,
kultivimi i ullishteve, bujqësia, blegtoria etj. Por
sërisht kishte raste piraterie, por ato ishin të shkëputura dhe të rralla.
Nga ana e tjetër, u bënë shumë përpjekje për të ndaluar tregtinë e skllevërve
zezakë dhe se në Ulqin, mendohet se kanë jetuar 100 familje zezake.

Nëse do të shohim gjithë këtë udhë të
sukseshme dhe peripecish, që i është dashur të
kalojë Ulqini, rezulton se qyteti, prej kohërave të lashta deri në ditët tona
mbeti si simbol i qëndresës së orekseve grabiqare të pushtuesve të ndryshëm
që kaluan në këtë trevë, duke mbijetuar dhe ruajtur kulturën e vet autoktone
iliro – arbërore – shqiptare me origjinalitet, ndonëse shihen edhe gjurmë të
ndikimit të kulturave të huaja në shumë lëme. Me gjithë tramvajet e jetës,
qyteti nuk u kthyer në gërmadhë ose në një qytet të vdekur, sikurse rëndomë
kanë ndodhur me shumë qytet bregdetare lindore të
bregdetit Adriatik e Jon apo më tej në Mesdhe.

Ulqini, mbeti simbol i vijimsisë së
jetës ose i lulëzimit të detarisë, peshkimit, tregtisë, piraterisë për disa
shekuj me radhë e zejeve të tjera etj., duke ruajtur
veçantësinë e jetës autoktone. Nëse do të flasim për kohën e sotme, shohim se qyteti, i përshtatet shumë shpejt
kushteve të ekonomisë së tregut. Këtu nis dhe lulëzon me
përpjestime të shpejta turizmi bregdetar, kondrinor, arkeologjik, sendeve
artistike antike etj., e favorizuar edhe nga kushtet e favorshme klimatike
dhe ekonomike në të cilën gjendet asokohe ish - Jugosllavia. Në mesin e
shekullit të kaluar (XX), shumë turistë nga Europa Perëndimore, bëhen
frekuentues të rregullt sezonal, të ujërave të kaltra dhe të pastra, të
klimës së shëndetshme bregdetare ulqinake dhe vizitor të kalasë së Ulqinit e
vlerave të tjera historike të qytetit, duke u bërë shumë shpejt ndër më të
njohurat në Europë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Ulqini vendbanim i hershëm ilir
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poeme epike - Te falem moj Zane
» Ilir Shaqiri

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: