Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?

Shko poshtë 
+6
rroni
Xili
ELIE
Ago Muji
Nezir Myrta
Kushtrimi86
10 posters
AutoriMesazh
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyThu Oct 02, 2008 3:17 pm

Rast i veçantë apo unik do të thotë që Kosova dhe populli i saj të kërkojnë diçka të veçantë, diçka speciale, diçka të jashtëzakonshme e të panjohur deri më sot nga njerëzimi. Por kjo nuk është e vërtetë, sepse Kosova kërkon liri e pavarësi, si të gjithë popujt tjerë të botës, qofshin këta tanimë të lirë apo ata që janë ende të robëruar.
Nisur nga emri i saj si Kosovë dhe popull shqiptar, Kosova edhe është rast i veçantë, sepse asnjë vend tjetër në botë nuk ka këtë emër. Por nga aspekti i përmbajtjes dhe thelbit të kërkesës së saj për liri, pavarësi dhe shtet sovran është i njëjtë, jo unik por identik me të shumtën e rasteve tjera, të popujve tjerë të botës që luftojnë për liri e pavarësi kombëtare. Liria dhe pavarësia kombëtare është identike për të gjithë popujt e pushtuar e të robëruar të botës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyThu Oct 02, 2008 5:15 pm

Kosova nuk ëshë rast precedent me asnjë shtet tjetër, sepse është popull shqiptar i okupuar, pushtuar barbarisht nga shteti amë dhe dihen kufinjt e Shqipërisë etnike, kah e ku ishin dhe ku janë sot.

E nëse ka një të tillë në botë, që u pushtua barbarisht,le ta çojnë prapa e të çlirohen, atëherë le të zhduken barbaritë putine
e para tij, ku mbi 100 popuj u zhduken dhe asimiluan nën regjimet
barbare rusomëdha.

Jo që Kosova është një rast precedent, por pikërisht rastet e Abpazisë e Osetisë Jugore janë rastet ma precedente në botë. Ato janë raste precedente, por siç thohet një fjali popullore (mbama djalin, t'i them kurvë, sa nuk më ka thënë), vet Putini e Medvedi krijuan raste precedente, kur kemi rASTET E Çeçnisë, Ballkarisë, e disa shtete tjera, që janë të shtypura tmerrshem nga regjimi barbar rusomadh. Ato janë raste precedente, e jo Kosova!

Nuk mendoj se kjo themë është shtruar me një qëllim të mirë!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyThu Oct 02, 2008 5:18 pm

Kjo hipoteze mbi "rastin preceden" na ka pruar ne kete dite, Kosova nuk eshte rast pa precedent, se po qe ashtu edhe zgjidhja e saj do ishte shume shume e dyshimt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ELIE
Anëtar i ri
Anëtar i ri
ELIE


Female
Numri i postimeve : 163
Age : 54
Registration date : 10/03/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyThu Oct 02, 2008 6:31 pm

Jo ! nuk eshte precidet rasti i kosoves
Liria dhe pavarësia e dikujt automatikisht krijon precedent te popujt e robëruar, kjo është jo vetëm njerëzore dhe e natyrshme, por edhe e drejtë dhe e ligjshme.
Liria është liri, pavarësia është pavarësi dhe sovraniteti kombëtar është sovranitet kombëtar. Dhe këto janë të njëjtë për të gjithë vendet dhe kombet e botës. Pavarësisht i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyThu Oct 02, 2008 9:02 pm

Kosova nuk eshte rast unik per veten e saj, ajo eshte rast unik per Fuqite e Medha, te cilat nuk duan qe t'ua njohin popujve të pushtuar e te shtypur lirine dhe pavaresine kombetare. Dhe sajojne pastaj lloj-lloj terminesh politiko-diplomatike per te justifikuar sjelljet, qendrimet dhe vendimet e tyre ne disfavor te lirise, barazise dhe pavaresise së popujve.
Nga cilesimi i Kosoves si rast unik ajo humb ribashkimin kombetar, lirine e vertete, sovranitetin dhe integritetin territorial. Per kete flet qarte e ashtuquajtura "Pakoja e Ahtisaarit"! Rast "unik", por edhe Pako "unike", enklaviste, dezintegruese e antishqiptare! Rast "unik", por edhe status "unik", pavaresi "unike" (të kufizuar, gjysmëpavarësi)! Kosova rast "unik", por edhe "shtet unik" me pavaresi te mbikqyrur, te mbikomanduar, te mbikontrolluar, neokoloni moderne, me mbikeqyrje te maskuar e kamufluar dhelpërisht! Kosova rast "unik" do te thote qe edhe liria e pavaresia e saj te mos jene reale dhe te verteta si te shteteve e kombeve te civilizuara te Europes, por te jete nje "shtet" me kuaziliri, me pseudopavaresi dhe me sovranitet të kufizuar!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyThu Oct 02, 2008 9:10 pm

as nje here nuk eshte Precedent
as nuk ka qen
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rroni
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1721
Registration date : 09/05/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyThu Oct 02, 2008 9:28 pm

me letrat nderkombetare si psh te rambujes e shum tjera qe i perqafuan lideret tane mund te jet precedent , po faktet jane krejt tjera.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Oct 03, 2008 12:50 am

Kushtrimi86, te pergezoj per temen, shume e qelluar.

Eshte e vertete se Kosova nuk eshte rast precendet, sepse ne nuk po kerkojme, dic me shume se c'na takon. Prandaj nuk eshte rast i vecante.
Kosova, fatkeqesisht, eshte shnderruar ne nje vend eksperimentimi, ne i kemi fajet qe rrim duarkryq, vetem i presim rezultatet.

rroni, nuk eshte fjala tek letrat e rambujese. Por a jemi duke kerkuar dic qe na takon, apo dic te vecante, speciale, qe nuk e ka askush, kjo eshte gjithe esenca.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kushtrimi86
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kushtrimi86


Male
Numri i postimeve : 172
Age : 38
Vendi : Prishtine
Registration date : 29/08/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Oct 03, 2008 1:48 am

Ky eshte nje shkrim i Albin Kurtit lidhur me rastin e Kosoves...



Mjerimi i rastit të veçantë



Shkruar nga Albin Kurti

Edhe nëse Kosova njëmend është rast i veçantë kjo nuk është kurrfarë garancioni se zgjidhja do të jetë e drejtë. Madje vlen e kundërta. Pikërisht pse Kosova konsiderohet rast i veçantë me të do të eksperimentohet deri në një zgjidhje të veçantë, e cila asisoj nuk do të jetë as autonomi e as pavarësi. Do të jetë diçka ndërmjet këtyre mu ashtu siç kërkonte Serbia me rastin e fillimit të negociatave në Vjenë. Cilësimi i Kosovës si një rast i veçantë, përderisa adresa e saj është planetare (KS i OKB-së), e bën atë objekt të eksperimentimeve të papërgjegjshme ndërkombëtare. Duke e trajtuar Kosovën rast të veçantë në botë, instanca më e lartë e botës politike, e nxjerr Kosovën nga bota dhe e objektifikon atë. Duke e konsideruar Kosovën rast të veçantë në histori, po ajo instancë supreme e nxjerr popullin e Kosovës jashtë historisë dhe e mohon vullnetin e tij.

Kosova do të pavarësohet vetëm nëse nuk vlerësohet si rast i veçantë por si rast klasik e tipik i kolonizimit. Pavarësia (e vërtetë) është dekolonizimi. Historiani Isa Blumi shumë vjet më parë pat sugjeruar se Kosova nuk do të duhej të insistonte në sovranitet por në dekolonizim. Dekolonizimi është korrigjim historik dhe vetëvendosje. Është proces i zhbërjes së rezultateve të okupimit krahas aktit të çlirimit nga okupatori dhe aktit të lirisë së zgjedhjes së sistemit politik qeverisës. Nëse zgjidhja që e duam është klasike dhe universale (pavarësia) atëherë këtë s’mund ta arrijmë përveçse duke e kategorizuar vendin tonë si rast klasik e universal. Duke dashur ta paraqesin Kosovën si rast të veçantë, negociatorët kosovar dhe miqtë e tyre, dëshmojnë varësinë nga Serbia dhe kategorizimet e saj (në përpjekje e sipër për t’i mohuar ato). Kjo ‘rast i veçantë’ është tentativa e tyre për t’iu ikur premisave të Serbisë me të cilat ajo maskon interesat ekspansioniste dhe hegjemoniste. Me sjellje të varur s’ka pavarësi. Duke ikur nuk shkëputesh dot.

Nëse Kosova vuloset si rast i veçantë atëherë asgjë s’do të jetë precedent për të. Pason, ose më saktë vazhdon, eksperimentimi i pakufishëm e arbitrar me të. Dy milionë njerëz, vendi dhe e ardhmja e tyre, mbesin në mëshirën e hamendjeve ndërkombëtare, vendimet e të cilëve për Kosovën janë kusuritje në pazaret që ata i bëjnë ndërmjet vete. Dy milionë njerëzve u thuhet të presin ndërkohë që u vazhdohet inkubimi ndonëse u ndërrohet aparati i inkubacionit. Liria vonohet nëse pritet. Liria vonohet sepse pritet. Le të mos bëhemi rast i veçantë. Ashtu siç nuk jemi. Le të bëhemi si të tjerët, si popujt e lirë. Atë që na takon s’duhet ta meritojmë. Liria e popujve dhe njerëzve është parim universal. Mirëpo, ajo nuk dhurohet. Ajo fitohet duke u ballafaquar. Nuk bën të presim e të durojmë. Nuk bën të rrimë duarkryq. Sepse, siç do të thoshte Sartre, ndejtja është ikje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Oct 03, 2008 2:13 am

KOSOVA !

Assesi nuk munde te jete raste precedent,sepse nuk ka ndodhe diçka me pare qe munde te merret si shembull ne KOSOVE ,apo te bejen nje justifikim per raste e tjera te ngjejshme me te, sepse nuk munde te krijohet nje precedent ne Kosove se ky populle ka histrorin e vete, nga shtetet fqinje te okupuara barbarishte nga keta fuqi barabare per nje populle te pambrojtur !
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 40
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Oct 03, 2008 12:55 pm

jo nuk mund te jete rast precedent kosova assesi.
Vete fakti qe kosova populli shqiptar u vra u masakrua u dogj u burgos nga nje pushtet i eger milloshoviqian,nuk mund te jete njejte me krahinat e abkahasis dhe osetis qe po na identifikojn me to,ato krahina nuk kan pos kso lloje dhune te ushtruar nga gjeorgjianet sikurse ne qe i kishim nga serbet andaj kosova eshte rast suiet generis qe nuk ka ngjashmeri me ndonje vend apo krahin tjeter ne bote...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Feb 13, 2009 6:54 pm

Jo nuk mendoj qe Kosova eshte rast precendent... Te pakten faktet shkencore nuk e tregojne.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Feb 13, 2009 9:58 pm

Ku je kane me heret ore Guximi... ne kohen kur hapeshin tema te rendesishme per te diskutuar, dhe kishte me shume antare aktiv qe e donin debatin, ne antaret e forumit merreshim me dashuriqka, e lojera te ndryshme, e me shuplaka, e cka tjeter tema te tmerrshme... ndersa tash kur nuk ka shume antare per te diskutuar, merremi me tema paksa me madhore.

Une i kisha sugjeruar Aministratoret dhe Mderatoret e forumit qe te ndermarrin dicka per te ia kthyer dinjitetit forumit. Sepse perndryshe do te mbesin vetem Administratoret dhe Moderatoret!!!

Me t'mira

Guximi, urime statusi i Moderatorit ne forum.

...se gati harrova...

Suksese
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Feb 13, 2009 10:44 pm

MUHAMETII shkruajti:
Ku je kane me heret ore Guximi... ne kohen kur hapeshin tema te rendesishme per te diskutuar, dhe kishte me shume antare aktiv qe e donin debatin, ne antaret e forumit merreshim me dashuriqka, e lojera te ndryshme, e me shuplaka, e cka tjeter tema te tmerrshme... ndersa tash kur nuk ka shume antare per te diskutuar, merremi me tema paksa me madhore.

Une i kisha sugjeruar Aministratoret dhe Mderatoret e forumit qe te ndermarrin dicka per te ia kthyer dinjitetit forumit. Sepse perndryshe do te mbesin vetem Administratoret dhe Moderatoret!!!

Me t'mira

Guximi, urime statusi i Moderatorit ne forum.

...se gati harrova...

Suksese
Muhameti, nuk e di se cfare te ndermarr Stafi lidhje me kete qe ke thene ti, nuk mundemi ne me iu ndaluar apo me iu thene postoni ne kete teme e ne kete jo, jane tema qe vet antaret i kan hapur, apo i kemi hapur. Jane fshi me shume se 150 tema argetimi e dashurickash ( nuk e di sa je ne ngjarje me kete, vet une i kam fshi ). Nuk po e di more burr ti ku ke qe nuk hyre neper keto tema te kerkosh debatim me dike, por ishe i perkushtuar te n'a tregosh se ekziston dhe jeta tjeter ( pas vdekjes ), gje e cila as qe eshte as pak e vertet e as qe ka me u vertetuar sa te kete njerez ne kete Bote .

Per te mos e zgjatur me shume te them hyr ne cilat tema te duash dhe mund te diskutojme, vec jo ne ato qe ke deshire ti, jo Zoti, jo Feja, jo Vdekja e pas vdekja.

Respekt,
BiBiKiMi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Feb 13, 2009 11:40 pm

MUHAMETII shkruajti:
Ku je kane me heret ore Guximi... ne kohen kur hapeshin tema te rendesishme per te diskutuar, dhe kishte me shume antare aktiv qe e donin debatin, ne antaret e forumit merreshim me dashuriqka, e lojera te ndryshme, e me shuplaka, e cka tjeter tema te tmerrshme... ndersa tash kur nuk ka shume antare per te diskutuar, merremi me tema paksa me madhore.

Une i kisha sugjeruar Aministratoret dhe Mderatoret e forumit qe te ndermarrin dicka per te ia kthyer dinjitetit forumit. Sepse perndryshe do te mbesin vetem Administratoret dhe Moderatoret!!!

Me t'mira

Guximi, urime statusi i Moderatorit ne forum.

...se gati harrova...

Suksese

Muhamet faleminderit.

Nuk e di cfare po ndodhe, vec ishalla behet mire, hahahaha!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? EmptyFri Feb 13, 2009 11:41 pm

nuk eshte rast precedent Kosova
sma merr mendja
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty
MesazhTitulli: Re: KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?   KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KOSOVA RAST PRECEDENT APO JO?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  NJE RAST INTERESANT NE LETERSINE SHQIPE YLLKA FILIPI
» Kosova?
» Kah po shkon Kosova!
» Kosova e pavarur apo jo!?
» Kosova e mosvarur!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: