Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH

Shko poshtë 
+5
agim__barja
istogalia
Mergimtari
zeriatdheut
katunariplak
9 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 03, 2009 9:38 pm

pershendetje i nderum drini une e di pak jo shume per emil kastriotin se cfare ka kontribue une e di vetem diku 2% dhe mburemi me kete trim te pashoq por cfare udbja serbe ende vepron ne trojet tona dhe etiketon atdhetaret tane por tanio kombi yne eshte duke u vetedisuar dhe me ska vend per udbash tek ne e per emin fazlin ka shume qka te folet e te shkruhet por nje te met e kemi kur vdes njeriu ne e dijmi kush ka qen
e ai eshte qe per 50 vite i shkuli temelet e jugosllavise burr i pashoq e i pa thyeshem respekt per emin fazlin dhe te gjithe ata qe nuk i harrojn keta burra
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 03, 2009 9:45 pm

agim__barja shkruajti:
pershendetje i nderum drini une e di pak jo shume per emil kastriotin se cfare ka kontribue une e di vetem diku 2% dhe mburemi me kete trim te pashoq por cfare udbja serbe ende vepron ne trojet tona dhe etiketon atdhetaret tane por tanio kombi yne eshte duke u vetedisuar dhe me ska vend per udbash tek ne e per emin fazlin ka shume qka te folet e te shkruhet por nje te met e kemi kur vdes njeriu ne e dijmi kush ka qen
e ai eshte qe per 50 vite i shkuli temelet e jugosllavise burr i pashoq e i pa thyeshem respekt per emin fazlin dhe te gjithe ata qe nuk i harrojn keta burra
I nderuar Agim burri nga Shala e Baigores meriton nje Respekt te madh ai njeri, ter jeten ia ka kushtuar ribashkimit kombetar, une e njoh ndoshta 10% pasi nje koh kam pas fate te punoi me te, ndoshta nje her tjeter do ta sjelli nje leter qe ma ka shkruar mua .
Te pershendes ty dhe Katundari Plak me bes shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 03, 2009 9:56 pm

faliminderit drini shume nje gje nuk do ja fali vehtes emin fazliu ishte ne mitrovice me 26-04-09 kur u be zbulimi i permendores se komandant shemsi ahmetit .ishte edhe plaku shaljan baca emin por se dija me erdhi disi keq se nuk kam pas rast kurr te takohem me te por desha njeherit ta ftoi ne kafe edhe ate desha ti them me veteranin e UCK-se por se di a respektin qe duhet me ja be keti burri shume veshtir e kemi tja bejmi por zoti i dhasht shendet e gezime ne nipa e sternipa paqim burra si emilio kastrioti-emin fazlia
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 03, 2009 10:11 pm

agim__barja shkruajti:
faliminderit drini shume nje gje nuk do ja fali vehtes emin fazliu ishte ne mitrovice me 26-04-09 kur u be zbulimi i permendores se komandant shemsi ahmetit .ishte edhe plaku shaljan baca emin por se dija me erdhi disi keq se nuk kam pas rast kurr te takohem me te por desha njeherit ta ftoi ne kafe edhe ate desha ti them me veteranin e UCK-se por se di a respektin qe duhet me ja be keti burri shume veshtir e kemi tja bejmi por zoti i dhasht shendet e gezime ne nipa e sternipa paqim burra si emilio kastrioti-emin fazlia
Agim ai eshte nje njeri shum i thjeshte une kam patur fatin te takohem me te shum her, edhe pse une ne mosh isha shume i ri, por qdo her kshillat e ati burri i kam patur parasysh, dhe nuk e kam zhgenjy, at Burr te shales .
Agim nuk e di sa e njeh ti ate por ai eshte Shqiptari i par qe e ka ngrit qeshtjen shqiptare ne organet e shtetit Gjerman.
Nje gje me brengos qe pasi ai eshte ne nje moshe shmu te shtyr kam frik se nuk do ta perjeton idealin e ribashkimit te shqiperis ku keti ideali ter jeten ja ka kushtuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 03, 2009 10:30 pm

nje gje i nderuari drinin dua te ta them atdhetaret tane kombetare kur se kan menduar te knaqin vehten e tyre por gjithmone te ardhemen e kjo eshte ajo burri e ka keshtu por sot te betohem me bese shqiptari se kurr e kurre ky njeri zdo jet i mbetur mbase dore se historia shqiptare ka qka flet per kete plak te urte nga shala e bajgorese e ne e kemi per obligim ne gjeneratat e reja te ju kendojmi te ju ngrisim lapidare e te ju shkruajmi histori se emri i tyre eshte i paharruar dhashte zoti ta vazhdojmi rrugen e tyre deri ne fund e te vdesim si burr e me nder rroft shqiperia natyrale dhe te gjithe bijt e bijat e shqiperise etnike kudo qe jane lavdi te gjithe deshmoreve te shqiperise etnike
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 03, 2009 10:42 pm

te mbeta borxh i nderuari drini une me emin fazlin kurr skam pas rastin te rrija se nje e para jam i ri nga mosha por jam nje nder ushtaret e par ne zonen operative te shalese se bajgores qe kam dal publikishte me uniformen e shejt te UCK-se ne piken numer nje ne kutllovce te shales ku i tham ate qka eshte deshta tja thomi serbis qe nga sot jane ketu bijt e bijat e shqiperise etnike nuk do e shkelesh me kete toke se me nuk do u durojmi se kjo toke ishte shqiperi dhe shqiperi do mbetet e bacen emin e kam pare per se afermi edhe kur eshte bere zbulimi i permendores se komandantit te njesis speciale tigrat e zi te SAFET BOLETINIT ne Mitrovice une isha me nje bashkeluftetare te ADEM JASHARIT me ALI JONUZIN kur e kam pare emin fazlin per her te pare kisha ndegjue shume me par per te por skam pas rast te ta shohe por eshte krenari kur kemi kesi burra dhe eshte nder te rrijsh me keta sokola te shqiperis etnike fal punes se tyre sakrificave sot jemi pak me mire por kemi ende per te bere por akulli keta jan qe e kan thye te paret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySat May 16, 2009 12:54 am

i nderuari Drini nje mendim time dua te ta them une keshtu mendoi te gjitheve atyre qe kontribuan per ceshtjen tone kombtare te pazgjidhure me padrejtesit e kesaj europe plake ju kemi borgj edhe naten duhet ta bejmi dite per ta te shkruajmi e te flasim se keta jane ata qe neve na i hapen dyeret ne arenen nderkombetare dhe ne sot e patem shume me leht te punojmi se botes keta burra veq ja kan be me dije se shqiptaret jane ne 5 shtete te ndar padrejtesisht dhe ne mbare boten u murr vesh se ka shqiptare dhe se shqiptareve iu eshte bere padrejtesi e ne vetem sa e kemi vazhduar rrugen e ketyre burrave te palodheshem qe nuk kursyen asgje vetem per te treguar te verteten e kombit tone shqiptare edhe jeten e rinin e kane dhene vetem qe te jemi te lire e te bashkuare e keta nuk vdesin kurr edhe pse nder ta ka ne moshe te shtyer por keta burra nuk do vdesin kurr se do i marrin emrat e tyre shkollat rruget dhe sheshet.
do i kendoi qiftelia shqiptare tbijt e shqipes nuk vdesin kurre
por nje gje te betohem e dija se jemi te zhgenjyer nga disa lider por keta jan pak por per atdhetaret tane si Emin Fzalia e shume te tjere ne do i ngrisim shtatore ne sheshe ne zemer qyteti se nuk jan ata qe do harrohen keta jane te gjalle e nuk vdesin kurr e neve sot na takon kete ta bejmi nje gje dua te ta them ka qe sa bisedime per bacen Emin neper neja te ndryshme kame then ne duhet keti burri ti bejmi nje pritje taman ashtu siq na ka hije dhe ashtu siq e meriton nje atdhetar dhe ky burr per nje jete te ter qe ka kontribue per ceshtjen kombetare shqiptare edhe sot EMIN FAZLIA nga shala e bajgorese bashkevendasit e ti per te gjitha keto pune qe nuk ka kursye ase vehten e ti e ka vendin dhe do e kete qyteti i ti Mitrovica shtatoren e tije ne zemer qytetit per krejt cka ka kontribue per ceshtjen kombetare dhe ky burr nuk do jet i harrua edhe pse ne kemi biseduar me shume shoke dhe kam gjet perkrahjen e te gjitha fshatrave te shales se bajgores e me se shumti nga mergimtaret tane ne gjitheqk do bejmi per bacen EMIN dhe per te gjith ata qe kane kontribue per ceshtjen tone kombetare
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 31, 2009 7:40 pm

ju zoteri Drini se besoi se emil kastrioti e ka vizituare kete faqe dhe andaje mundeni edhe te mos merrni pergjigjeje nga ai por kerkoje ndonje adres te ti personale qe ju te mbeteni te knaqur me ate se cafre kerkoni ju nga ai pergjigjeje
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 31, 2009 7:47 pm

I nderuar Agim letra ime eshte e dates 20.08 1995. E Baca Emil mu ka pergjgjegjur me daten 26.08.1995, ky ka qen nje komenikim mes meje dhe Baces nda te cilit kam shum respekt. Pergjegjeja e ti eshte me lalrte, letra e dyte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySun May 31, 2009 8:04 pm

po tani e kuptova une e mendova qe pe4r tani eshte fjala dhe per ate te thash oky te pershendes duke ju deshiruare cdo te mire ne jete
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptyThu Aug 20, 2009 11:04 pm

Trimat kurr s'e kursyn gjakun
atdhut te vete iu perkushtuan
bashke me motren Marie Shllakun
Kurr nga lufta s'u larguan

Ymer Berisha ben Platformen
per clirim-bashkim Kombtar
promotor qe i gjithe levizjes
vdiq e shkoi me faqe te bardhe

A.Berisha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptyThu Aug 20, 2009 11:08 pm

drini Shkuan Ymer Berishat e Adem Jasharajt !Mendo ku dhe ka po shkon populli shqiptar sa nuk eshte bere vone!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySat Sep 19, 2009 1:06 pm

Krerët e nacionalizmit në trevën e Opojës (1941-1947)

19-09-2009 / Nga prof. Nuridin Ahmeti (Instituti Albanologjik i
Personalitetet që punuan, luftuan dhe u sakrifikuan për Shqipërinë etnike



Opoja gjendet në pjesën më skajore të jugperëndimit të Kosovës. Ajo është një pllajë ndërmjet Gorës e Prizrenit dhe shtrihet rrëzë maleve të Koritinikut e të Sharrit.
Territori i Opojës nga jugperëndimi kufizohet me Gorën, nga veriperëndimi me Vërrinin e Prizrenit, nga verilindja me Sreckën dhe nga lindja me rrethinën e Tetovës.
Pozita gjeografike e Opojës ishte ndër shkaktarët pse trevë shumë herë u bë arenë e luftimeve ndërmjet forcave partizane dhe atyre nacionaliste. Në këtë pikëpamje, sidomos janë të njohura luftimet në malet e Brrutit të Opojës dhe ne Rudinat e Kosaves.
Pra, relievi kodrinoro-malor i Opojës, bëri që treva të kthehet në një vend, ku do të vendosën shumë luftëtarë nacionalist të kohës,. Kështu, nga familjet opojare do të strehoheshin shumë luftëtarë, do të përcilleshin shumë herë në pjesën tjetër të kufirit, e sidomos për Maqedoni. Shikuar nga aspekti etnografik, Opoja gjendet ndërmjet Malësisë së Sharrit të Tetovës dhe krahinës së Lumës, të njohura historikisht si vatra të rezistencës antikomuniste. Treva e Opojës shërbeu si urë lidhëse për luftëtarët nacionalistë, jo vetëm ndërmjet këtyre dy krahinave, por edhe me gjerë.
Edhe pse për këtë periudhë, për trevën në fjalë është shkruar shumë pak deri tani, ky konstatim del nga rëndësia që ka pasur Opoja në këtë kohë. Edhe pse numri i pjesëtarëve qe kanë pasur rol kyç në këtë kontekst hapësinor e kohor, mund të jetë edhe më i madh, ne kemi arritur deri tani, në bazë të dhënave qe kemi t’i identifikojmë tri personalitete me peshë të asaj ane. Ata, me kontributin e tyre dhënë çështjes kombëtare në përgjithësi, e për trevën e Opojës në veçanti, bënë që edhe sot e kësaj dite të kujtohen për burrëri e trimëri.
Ndër personalitetet më të njohura të trevës së Opojës, që kemi arritur t’i identifikojmë, në bazë të të dhënave arkivore, literaturës dhe të dhënave gojore që kemi mbledhur nga pasardhësit e tyre, por edhe nga bashkëkohësit e tyre, janë: Kamer Nexhipi Opoja (1908-1977) nga fshati Brrut i Opojës, Shefik Halili me të dy bijtë e tij, Beqir Shefik Halili (1918-1984) dhe Avdi Shefik Halili (1922-2002) dhe Mulla Bahtijar ef Qafleshi (1905-1979).
Në këtë punim kemi bërë përpjekje që për secilin personalitet nacionalist, veç e veç t’i ofrojmë ato të dhëna që i kemi vjelë.
Kamber Nexhipi-Opoja (1908-1977)/Njëri ndër luftëtarët më besnikë të nacionalizmit shqiptar në rajonin e Prizrenit ishte, pa dyshim, edhe Kamber Brruti - Opoja. Mbiemri i tij i vërtetë ishte Nexhipi dhe kjo vërehet më së miri nga dokumentet arkivore dhe literatura që kemi. Mbiemrin Brruti e mori, sipas fshatit të lindjes Brrut (fshat në trevën e Opojës), kurse mbiemrin Opoja e mori sipas krahinës prej nga vinte. Kamber Brruti - Opoja u lind në fshatin Brrut të Opojës, komuna e Sharrit, në vitin 1908, nga i ati Nexhipi dhe nëna Sadberja. Është rritur si djalë hasreti. I ati i vdes disa ditë para se ai të lindte, ashtu që ka jetuar me të ëmën dhe motrat. Qysh në rini, për të mbijetuar, ai kishte filluar të merrej me tregti, në relacionet Opojë - Tetovë dhe Opojë - Prizren. Me fillimin e Luftës e Dytë Botërore, ai nis kontaktet me Prizrenin, me njerëzit e Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare. Nga mesi i majit të 1945 ishte themeluar komiteti i rretheve të Sharrit (të Prizrenit), Opojës, Rahovecit, Suharekës e kështu më radhë. Në këtë kohë nga Komiteti i ONDSH-së në Prizren merret vendim që Komitetin komunal të Gorës ta themelojë Kamber Nexhipi nga fshati Brrut. Ndërsa studiuesja e njohur e ONDSH-së, Sabile Keçmezi – Basha, mendon se vendimi është marrë për riaktivizimin e komitetit në Dragash, me ç’rast është vendosur që Kamber Nexhipi të merret më këtë çështje. Megjithatë, një gjë e tillë nuk u arrit për shkak se armiku i kishte rënë në gjurmë. Në këtë kohë Kamber Nexhipin e gjejmë si ndihmës të kapitenit Ali Rizaj nga Shqipëria. Po në këtë kohë Kamber Nexhipi na del si njeri që mbante lidhje me Komitetin e Prizrenit, por që nuk ishte dënuar nga gjykata. Kamber Nexhipi, si njeri i besueshëm i kapiten Ali Rizajt, do të ngarkohet që t’i mbante lidhjet me njerëzit e komitetit që vepronin në qytetin e Prizrenit dhe me ata luftëtarë që bënin rezistencë ne rajonin e Vërrinit e të Opojës. Përveç informatave të ndryshme, që ua transmetonte luftëtarëve në male, ai ua sillte edhe ushqimin e municionet që i merrte nga anëtarët e Komitetit që vepronin në qytetin e Prizrenit. Se ishte një luftëtar besnik dhe se ishte i ngarkuar nga Komiteti i NDSH-së në Prizren për furnizim me armë dhe gjëra ushqimore për luftëtarët që ishin në mal, këtë konstatim na vërteton edhe nipi i Kamber Nexhipit (djali i motrës së Kamberit), Hazer Ramadani. Kapiten Ali Rizaj kishte kontakte të ngushta edhe me dy luftëtarë të dalluar të kohës, të cilët vepronin ne rajonin e Prizrenit, si Njazi Alishanin dhe Muharrem Bajraktarin e Lumës. Është e natyrshme që edhe Kamberi, si ndihmës i Ali Rizajt, të ketë pasur kontakte me këta dy luftëtarë. Njëri nga luftëtarët në Çetën e Njazi Alishanit, Bajram Cukovci, deklaronte: “Pak ditë pasi qëndruam në malet e rajonit të Opojës, u takum edhe me Grupin e Njazi Alishanit. Ai ishte vetë i shtati mashkull nga familja Alishani të Prizrenit. Me ta ishin edhe një Riza Kapiteni nga Shqipëria, Reshat Efendiu nga Prizreni, Destan Billusha, Kamber Brruti dhe disa të tjerë. Kështu u bëmë 30 luftëtarë”. Kamber Nexhipi, me forca të tjera nacionaliste, të udhëhequra nga kapiten Ali Rizaj, qëndrojnë në male të Opojës dhe në Vërri. Ata, në fillim të tetorit të vitit 1944, zhvilluan luftime kundër një brigade partizane në Rudina (vend në mes të fshatit Xërxë dhe Kosavë të Opojës, N.A), me ç’rast vritet Latif Kola, komandant i brigadës së 7 Nacionalçlirimtare nga Shqipëria, të cilët u kishin ardhur në ndihmë partizanëve në Kosovë. Në mars të vitit 1945 kishin zhvilluar luftime në Billush , në të cilat ra heroikisht edhe Sali Spahia nga fshati Brrut, ndërkaq në maj të vitit 1945 zhvillohen luftime të rrepta te Guri i Zi. Në këto beteja u dallua edhe nacionalisti i njohur nga fshati Zgatar, Shefik Halili (1880-1980), me dy djemtë e tij: Beqir Shefik Halilin (1918-1984) dhe Avdi Shefik Halilin (1922-2001). Në Opojë kishte edhe shumë nacionalistë të tjerë , sepse, siç duket, terreni ishte shumë i përshtatshëm për të zhvilluar luftime, për t’u strehuar etj. Një kontribut të çmueshëm në luftimet e trevës së Opojës e dha edhe Muharrem Bajraktari, për të cilin, Bajram Cukovci, njëri nga pjesëmarrësit në këto ngjarje, kujton: “Pas Kuvendit të Doberdolit çetat u shpërndanë në rajonet e tyre, por kah fundi i gushtit prapë jemi bashkuar në Grykën e Garracevës së Ponorcit, një vend mjaft i përshtatshëm për luftëra dhe qëndrime më të sigurta, kryesisht me komandantë të çetave. Pas kësaj mbledhjeje të rëndësishme, Ukë Sadiku kishte marrë një letër nga një i dërguar nga Muharrem Bajraktari, i cili kërkonte të takohej në malet e Opojës. Uka ia ktheu përgjigjen se do të shkonte dhe të takohej në vendin dhe në orën e caktuar. Edhe pse ne arritëm në krye me Ukë Sadikun në malet Opojës, në vendin e caktuar për t’u takuar me Muharrem Bajraktarin, aty nuk e gjetëm Muharrem Bajraktarin, sepse ato ditë Malet e Sharrit ishin të mbushura përlot me partizanë-çetnikë”. Pas kapitullimit të Gjermanisë dhe pranimit të Jugosllavisë nga forcat e koalicionit, këtij grupi (grupit të Njazi Alishanit, N. A.) i ngushtohet rrethi i veprimit, andaj edhe detyrohen të shpërndahen. Në këtë mënyrë, Kamber Nexhipit nuk i mbeti rrugë tjetër pos ilegalitetit. Me ndihmën e dajës së tij kalon nga Vërmica në Ujmish të Kukësit, ku takohet më Muharrem Bajraktarin dhe së bashku me grupin e Muharrem Bajraktarit nisen për Greqi”. Më 25 gusht të vitit 1946 grupi i Muharrem Bajraktarit vendosin që të shkojnë në Greqi. Grupit i printe vetë Muharrem Bajraktari, ndërsa në të ishin 56 veta. Në mesin e këtyre burrave ishte edhe Kamber Opoja. Ky grup niset në rrugë të gjatë e me plot sakrifica, duke kaluar këmbë Bjeshkët e Sharrit, nëpër Shishtavec, Gostivar, Resne (Manastir), për të arritur në fund në Malet e Pelisterit të Maqedonisë dhe pastaj kalojnë në Greqi. Udhëtimi nga vendi i quajtur “Lera e Sorrave” (vendi ku mor vendim nga grupi që të niseshin për në Greqi) e deri në Greqi zgjati 18 ditë. Në këtë udhëtim nga grupi u vranë 21 veta. Gjatë këtij udhëtimi të lodhshëm, grupi u ndesh disa herë me partizanët. Megjithatë, luftimet më të ashpra u zhvilluan te vendi i quajtur Muzdaqe (vend në bjeshkët e Maqedonisë, afër kufirit me Shqipërinë, N. A.). Sipas dëshmitarëve të kohës: “Muharrem Bajraktari, kur arriti në Muzdaqe, në stanin e deleve ku ishim ne, ishte vetë i treti, kurse shokët tjerë i kishte lënë si roja derisa ne ta përgatisnim bukën për grupin e Muharrem Bajraktarit. Kur iu afrova që t’i shërbeja, Muharrem Bajraktari më pyeti se prej nga jam? Unë i thashë se jam nga Opoja. Më pyeti nëse e njihja Kamber Opojën? I thashë veç zërin ia kisha dëgjuar, kurse nuk e njihja. Atëherë me tha se ky është Kamber Opoja, këtë burrë e ka Opoja. Sa ra terri, partizanët iu kishin rënë në gjurmë dhe filluan t’i sulmojnë, menjëherë filluan automatikët të shkrepin, njerëzit u shpërndanë. Kur zbardhi drita, e pamë se dy veta kishin mbetur të vrarë. Ata dy persona për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i varrosim”. Pas një udhëtimi të lodhshëm grupi arrin në Greqi, por pa 21 shokët e vrarë gjatë rrugës. Në mesin e atyre qe mbërritën gjallë në Greqi ishte edhe Kamber Nexhipi, i cili më vonë kalon në Stamboll, ku edhe vdes, më 16 maj të vitit 1977.
Shefik Halili (Zgatari)-(1880-1980)/Personalitet tjetër i çmuar në trevën Opojës ishte dhe ka mbetur edhe sot e kësaj dite Shefik Halili (Zgatari). Ja se si e përshkruan njëri prej bashkëluftëtarëve të Shefik Halilit, Bajram Cukovci, takimin e parë me Shefikin në malet e Opojës: “...Pas dy-tri ditësh të qëndrimit tonë në malet e Opojës takojmë një fshatar nga Zgatari (fshat në Opojë, N. A.) dhe e pyes: Nëse ka ndonjë njeri në mal nga ai fshat? Ai na tha: Nga fshati Zgatar është Shefik Halili me dy bijtë e tij në mal... Më vonë jam takuar me Shefikin, ku më kanë pritur si është më mirë, me kanë strehuar në shtëpinë e tyre dhe aty kam qëndruar plot tre muaj...”. Shefik Halili u lind në fshatin Zgatar të Opojës më 1880. Si i ri mbeti jetim pa baba, andaj qysh në moshë famija i mbeti barrë atij. Udhëtimet e shpeshta, për çështje të ekzistencës familjare nëpër malet e Opojës për në Tetovë e Prizren, i mundësuan Shefik Halilit të bjerë në kontakt me luftëtarë të ndryshëm nacionalistë që vepronin asokohe në ato anë. Shefik Halili, në atë kohë, bie në kontakt me Çetën e Njazi Alishanit dhe me forcat e tjera të Ballit Kombëtat, të udhëhequra nga kapiten Ali Rizaj, që asokohe vepronin në malet e Opojës dhe Vërrinit. Këta luftëtarë kishin zhvilluar luftime të rrepta te Guri i Zi dhe te Rudina e Kosovës. Shefik Halili, përveçse do të përkujdesej për këta luftëtarë, me ushqim dhe veshmbathje, ai mobilizoi edhe anëtarët e familjes, të cilët mblidhnin ushqim e veshmbathje dhe gjatë natës ua dërgonin në malet e Opojës. Për Shefik Halilin dhe familjen e tij ndihma që po ua jepnin luftëtarëve në malet e Opojës ishte e pamjaftueshme, andaj Shefiku me dy të bijtë e tij, Beqir Halilin (1918-1984) dhe Avdi Halilin (1922-2002) mobilizohen në Çetën e Njazi Alishanit, ku e japin kontributin e tyre edhe me pushkë në dorë. Në vitin 1945 forcat nacionaliste, ku ishte edhe Shefik Halili, ndeshen me forcat partizane, në një luftë të pabarabartë numerikisht, te vendi i quajtur Guri i Zi, afër fshatit Zaplluzhe të Opojës. Në këtë luftë të pabarabartë plagoset rëndë Shefik Halili me të birin Avdiun, kurse gratë e tyre, edhe përkundër rrezikut që u kanosej nga forcat partizane, vazhdojnë t’iu dërgojnë ushqim në mal. Një natë, gruaja e Shefikut teksa po i dërgonte me qerre ushqim dhe veshmbathje burrit, dy të bijve të saj dhe luftëtarëve të tjerë, që gjendeshin së bashku me ta, ndalohet nga forcat partizane, të cilat forca ishin duke i ndjekur këmba-këmbës luftëtarët nacionalistë. Gjatë kontrollit të qerres nga partizanet, gruas së Shefikut ia gjejnë gjërat ushqimore. E pyetur nga partizanët e asaj kohe se ku po e dërgonte gjithë këtë ushqim, ajo do të përgjigjej se e kishte vajzën të shtuar në spitalin e Prizrenit dhe se asaj po i dërgonte ushqim. Por ky arsyetim ishte i pamjaftueshëm për forcat partizane të asaj kohe, sepse e kishin njohur shumë mirë se kush ishte dhe për ku shkonte. Ndaj e marrin dhe e keqtrajtojnë në mënyrë çnjerëzore, duke ia thyer edhe dhëmbët. Gjyqi i Qarkut në Prizren do ta dënonte me tre vjet burg, por vetëm një vit e vuajti në Pozharec të Serbisë dhe, pasi u kthye në shtëpi, nga pasojat e torturave në burg, vdiq më 1947. Pas fitores së forcave komuniste në Jugosllavinë e atëhershme, për luftëtarët nacionalistë dhe familjet e tyre do të fillonte një etapë tjetër e maltretimeve, të cilave nuk u shpëtuan as Shefik Halili dhe familja e tij. Shefik Halili, ka vdekur në vitin 1980, kurse djali i tij Beqir Shefik Halili, ka vdekur në vitin 1984 dhe janë të varrosur në fshatin e tyre të lindjes, në Zgatar të Opojës. Kurse Avdi Shefik Halili, ka vdekur me 2002 në Karasllare të Tito Velesit në Maqedoni, ku e ka edhe varrin, sepse një pjesë e familjes së Shefikut, pas viteve 1980, do të vendoset në Maqedoni, si duket për shkak të presionit nga forcat e ndryshme të sigurimit të shtetit.
Mulla Bahtijar ef. Qafleshi (1905-1997)/Një ndër personalitetet e kohës, i dalluar për veprimtarinë e tij dhënë çështjes kombëtare dhe fetare në trevën e Opojës, por edhe më gjerë, pa mëdyshje ishte edhe mulla Bahtjar ef. Qafleshi. Personalitet që punoi dhe u sakrifikua për Shqipërinë etnike. Ishte delegat i Opojës në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, organizatë kjo që vuri themelet në shtator të vitit 1943. Mulla Bahtjar ef. Qafleshi lindi më 23 mars 1905 në fshatin Bellobrad të Opojës nga babai Neziri dhe nëna Huma. Katër klasë të shkollës fillore i kishte mbaruar në mejtepin e fshatit Brrut. Gjatë vitit 1924-1928 kishte ndjekur mësimet në medresenë e Bresanës te myderrizi i njohur Haxhi Rexhep ef. Ismaili. Babai i mulla Bahtjarit, mulla Neziri, kishte qenë për shume vite imam në Bellobrad dhe njeri i respektuar e me autoritet në Opojë me rrethinë. Pas vdekjes së të atit më, 1938 mulla Bahtjar ef. Qafleshi e mori detyrën e imamit, të cilën e kreu me ndërgjegje dhe përpikëri deri më 1953, kur edhe arrestohet nga UDB-ja. Duhet thënë se ky arrestim nuk ishte për herë të parë, sepse mulla Bahtjari ishte arrestuar edhe disa herë. Në aksionin që kishte ndërmarr pushteti i atëhershëm, në vitin 1947, për arrestimin e personaliteteve me më ndikim të asaj ane, arrestohet edhe mulla Bahtjar ef. Qafleshi për shkak se i qe gjetur në xhami, ku ai shërbente si imam, një flamur kombëtar dhe një pistoletë. Në vitin 1941 mulla Bahtjari ishte kryetar i parë i Komunës së Dragashit. Më pas emërohet nënkryetar i Komunës së Dragashit, d.m.th. ishte zëvendës i mikut, kolegut dhe bashkëpunëtorit të idealit kombëtar, nacionalistit të njohur Reshat Kajragdiut, i cili në atë kohë ishte emëruar prefekt i Komunës së Dragashit. Kështu mulla Bahtjar ef. Qafleshi ishte akuzuar për veprën propagandë armiqësore nga neni 118, alineja 1 e ligjit penal dhe ishte dënuar me tetë vjet burg. Gjyqi ishte mbajtur më 18-26 shtator 1953, kurse dënimin e vuajti në burgun famëkeq të Nishit. Pas daljes nga burgu i Nishit, mulla Bahtjar ef. Qafleshi u fut në burgun tjetër, kësaj radhe në burgun shtëpiak. Edhe pse i izoluar në shtëpinë e tij, maltretimet e ndryshme ndaj këtij personaliteti nuk do të ndalen, deri në vitin 1979, kur edhe ndërroi jetë në fshatin e tij të lindjes, në Bellobrad të Opojës, ku edhe e ka varrin.
Përfundim/Kamber Brruti - Opoja, Shefik Halili (Zgatari), Mulla Bahtjar ef. Qafleshi, kaluan një jetë të terë në shërbim të atdheut e të përmbushjes së misionit dhe aspiratave që kishte nisur dekada më parë opojari, patrioti, myderrizi Ymer ef. Prizreni: ai mision ishte bashkimi i trojeve Shqiptare. Kamber Brruti-Opoja, Shefik Halili (Zgatari) dhe Mulla Bahtjar ef. Qafleshi ishin dhe mbeten, derisa ndërruan jetë luftëtarë besnikë të nacionalizmit shqiptar. Puna e tyre, trimëria, bujaria etj. bëjnë që edhe sot kësaj dite në trevën e Opojës të kujtohet për të mirë nga të moshuarit e kësaj treve. Jemi të bindur se numri i nacionalisteve opojarë ishte edhe më i madh se ky që e kemi trajtuar në këtë punim. Ky konstatim del nga fakti se personalitetet e lartpërmendura ishin me ndikim, të respektuar dhe kishin miqësi të gjerë në Opojë e në rrethinë. Mirëpo, ne në bazë te hulumtimeve të gjertanishme kemi arritur t’i identifikojme vetëm personalitetet e lartpërmendura.
Në fushën e historisë na kanë ndodhur manipulime tragjike. Për pesëdhjetë vjet i kemi mbajtur për idhuj e i kemi kënduar për heronj ata që nuk e kanë merituar, kurse ata që e kanë mbrojtur me jetën e tyre Kosovën dhe tokat e tjera shqiptare nga thikat çetnike, i kemi quajtur kuislingë, e tradhtarë, i kemi shpërfillur, anatemuar e dënuar. Kështu ka ndodhur edhe me Kamber Brrutin – Opojën, Shefik Halilin (Zgatarin) dhe mulla Bahtjar ef. Qafleshin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Drini_ku
Fillestar/e
Fillestar/e
Drini_ku


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 43
Vendi : Kumanove
Profesioni/Hobi : Explorimi
Registration date : 15/09/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySat Sep 19, 2009 5:02 pm

Sulë Hotla (1875-1947), Një Jetë Për Shqipërinë
Fshati Hotël i Kumanovës është një nga vendbanimet më të vjetra të këtij rajoni, i populluar që në kohërat antike nga fiset ilire, dardane e pajone. Shtrihet rrëzë maleve të Karadakut (Mali i Zi i Shkupit), që gjenden në kufijtë më lindor të Shqipërisë natyrore, përkatësisht Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës. Në dokumentet e vjetra, me këtë emër Hotla përmendet që nga viti 1335, pastaj riaktualizohet në defterët turq në vitin 1780, kur numëroheshin dhjetra familje shqiptare. Më 1916, në suazat e Qarkut të Kumanovës, ka pasur statusin e komunës, ku kanë marrë pjesë disa fshatra të komunës së sotme të Likovës.

Për një periudhë kohore, në Hotël kanë jetuar edhe një numër i madh i familjeve serbe, të cilat janë sjellur si kolonë nga Serbia. Ndërsa, aktualisht në këtë fshat jetojnë afër 4000 banor të gjithë shqiptarë dhe të besimit islam. Gjatë gjithë historisë sonë kombëtare, Hotla, si edhe fshatrat e tjera të këtij rajoni periferik të botës shqiptare, vazhdimisht u ballafaqua me synimet e armiqve të shumtë të huaj, të cilëve u pengonte elementi shqiptar. Së këndejmi, Hotla do të jep shumë dëshmorë të kombit në të gjitha luftërat e zhvilluara deri në ditët e sotit. Ndërsa, si rezultat i këtyre presioneve sistematike, një numër i madh i hotlanëve do të detyrohen edhe të emigrojnë jashtë vendit, kryesisht në Tuqi dhe vendet perendimore.
Në këto rrethana të rënda historike, në kohëra luftash e përpjekjesh për mbijetesë, lindi sypatremburi Sulë Hotla, i cili emrin e këtij fshati do ta përjetësojë në histori dhe do ta bëjë të pavdekshëm, ndërsa figura historike e trimit të Hotlës, për shumë kohë do të jetë simboli i qëndresës heroike të shqiptarëve të kësaj ane.

Origjina familjare

SULEJMAN ASIP SULEJMANI, i cili hyri në historinë e pastër shqiptare si SULË HOTLA, u lind në fshatin Hotël të Likovës – Kumanovës, në vitin 1875, në një familje bujare shqiptare me tradita të theksuara kombëtare e fetare. Fëmijëria dhe rinia i kaloi në një kohë kur në këtë nënqiell gërshetoheshin interesat e errëta të shteteve dhe popujve fqinjë grabitqarë. Andaj, Sula qysh i ri do ta kuptojë peshën e madhe të lirisë kombëtare, prej kur edhe do të sendërtohet në të ndjenja e lartë sublime ndaj atdheut.
Babai i Sulës ishte Asipi, një burrë i përmendur për burrëri dhe bujari, i cili vdiq herët, në moshën 45 vjeçare, dhe Sula mbeti shumë i ri që të kujdeset për familjen, por kishte edhe katër xhaxhallarë: Ganiun, Isenin, Raqipin dhe Ametin.
Sula ishte djali më i madh i familjes, ndërsa kishte edhe dy vëllezër më të rinj, Shefikun dhe Arifin, të cilët e përkrahën pa rezervë në luftën e tij të drejtë. Shefikun e vret UDB-a e Kumanovës më 1945 mbi pendën e Likovës, kurse Arifi vdes në vitin 1981 në fshatin e lindjes. Pasardhësit e Shefikut tani jetojnë në Shkup, kurse të Arifit në Hotël, të cilët së bashku me pasardhësit e Sulës, e përbëjnë bërthamën kryesore të kësaj familjeje në fshatin Hotël dhe bëjnë pjesë në lagjën e madhe të Ametallarëve.
Sulë Hotla ishte i martuar me Zylbeharen nga fshati Gllazhnjë afër Likovës, me të cilën do të lind pesë fëmijë: Tahirin, Azeminen, Mexhdin, Abedinin dhe Shasinen. Djali i madh, Tahiri, ishte kujdestari kryesor i shtëpisë, pasiqë Sula më tepër ishte i angazhuar në zhvillimet shoqërore dhe luftëra gati të pandërprera. Krah të djathtë në të gjitha luftërat, Sula e kishte djalin e dytë, Mexhidin, i cili shquhej për nga aftësitë e jashtëzakoshme luftarake, por bashkëluftëtarë në periudha të caktuara i kishte edhe vëllezërit Shefikun dhe Arifin. Djali i vogël i Sulës, Abedini, një kohë ka qëndrur në male, por më tepër ka qenë i angazhuar në logjistikën e këtyre ushatarëve, duke u siguruar ushqim dhe veshëmbathje. Tanimë nuk jeton asnjë nga këta fëmijë të Sulë Hotlës, të cilët megjithatë kanë lënë shumë djemë e vajza pas vetes. Siç do të shohim edhe më vonë, kjo familje atdhetare, gjatë luftës për liri dhe bashkim kombëtar do të jep tre dëshmorë të kombit: Sulën, Shefikun dhe Mexhidin. Që të tre, në raste të ndryshme bien dëshmorë duke u vrarë në pabesi nga dora e zezë komuniste.

Shenjtari më i mirë në Karadak

Më të vjetrit rrëfejnë se Sulë Hotla qysh si i ri kishte qenë shumë i dhënë pas pushkës dhe shoqërisë, andaj që nga mosha 15 vjeçare ai do të dallohej për mjeshtrinë e madhe të përdorimit të armëve të ndryshme. Si i ri kishte qenë shenjtari më i mirë në krejt rajonin, andaj fshatarat në çdo dasëm e kishin ftuar për të gjuajtur në shenjë gjatë ceremonive të marrjes së nuseve të reja, meqë sipas zakoneve të vjetra të kohës, qëllimi i cakut me pushkë kishte qenë njëri nga kushtet që nusja të merret nga krushqit e rinj. Ai poashtu kishte pasur afinitete të larta artistike, duke luajtur shkëlqyeshëm në disa instrumente popullore dhe duke i kënduar në mënyrë të veçantë të ashtuquajturat Krahina, derisa këtë “zanat” më vonë do ta ushtronin mirë djemtë e tij Tahiri e Mexhidi, nami i të cilëve do të dëgjohej larg viseve të Karadakut.
Sula si i ri kishte qenë djalë shumë i fortë fizikisht, shtatlartë, trim dhe shumë i guximshëm. Veshja e tij kishte qenë gjithmonë e veçantë dhe karakteristike. Më të moshuarit rrëfejnë se Sula si i ri rreth ballit kishte mbajtur të lidhur një lloj shamie të hollë, e cila e dallonte nga të tjerët. Ai ishte edhe mjaft i dashur dhe i mençur, andaj gëzonte një respekt të madh në gjithë popullatën, e cila nderonte dhe dëshironte të identifikohej me të.
Familja e Sulë Hotlës kishte shumë pasuri të patundshme në fshatin Hotël, e cila përbëhej nga disa hektarë tokë dhe pyje, jo vetëm se në Hotël dhe rreth saj, por edhe në Llopatë, Nakushtakë, etj. Pjesën më të madhe nga kjo pasuri e patundshme më vonë do t’i shpenzojë në organizimin e luftërave mbrojtëse në gjithë Karadakun, kurse me hyrjen e sistemit komunist, e gjithë kjo pasuri do t’i konfiskohej nga organet e “Pushtetit Popullor” dhe do të nacionalizohej.
Gjatë kohës së Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (SKS), Sulë Hotla do të jetë vetë mbret në trevën e Karadakut të Likovës e Kumanovës, duke u vënë në mbrojtje të popullatës civile vendase nga sulmet barbare. Prej vitit 1927 e deri më 1941, ai ishte udhëheqës i të ashtuquajturës Komunë e Mateçit, në të cilën përfshiheshin shumica e fshatrave malore të Karadakut të Kumanovës në Banovinën e Vardarit. Nëpër të gjitha zgjedhjet që asokohe janë mbajtur në çdo tre vjet, Sulë Hotla ka ngadhënjyer, duke gëzuar përkrahje të pakontestueshme nga e gjitha popullata e kësaj ane. Madje, është interesant momenti kur Sulë Hotla herën e parë i fiton votat e gjithë popullatës në zgjedhjet demoratike për kryetar komune. Në atë kohë për kundërkandidat e kishte pasur njëfarë Jovicën, serb i Mateçit, i cili nga inati i madh i humbjes nga patrioti shqiptar Sulë Hotla, pas tre ditëve pëson infarkt në zemër dhe vdes.
Në bazë të të dhënave gojore nga nipi i tij, Asip Sulejmani, mësohet se Sulë Hotla aktivitetin e vet luftarak e politik e fillon qysh gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore, përkatësisht rreth vitit 1916, kur gjatë pushtimit të parë bullgar, si i ri fillimisht angazhohet si xhandar në njësinë e vmroistit Kërste Vojvoda, me qëllim që të bëjë atë që është e mundur për mbrojtjen e popullatës civile shqiptare nga zullumi i pushtuesve. Në kohën e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (SKS), rreth vitit 1922, ai përleshet me regjimin serb të kohës dhe arratiset në malet e Karadakut, duke u strehuar më tepër në fshatin malor Brezë dhe përreth tij. Atje do të qëndrojë 6-7 muaj, ndërsa jatak më të sigurtë në këtë periudhë e kishte pasur Jashar Bushin e Brezës. Më pas do të zihet nga regjimi serb dhe dënohet për revolucion kundër pushtetit! Gjatë kësaj kohe, shënohet tentimi i tij për thyerjen me forcë të burgut të Kumanovës. Kur merr vesh familja këtë gjë, xhaxhai i tij Iseni, detyrohet t’i shesë dy hektarë tokë pjellore që familja e tij i kishte në fushën e fshatit Llopat. Me këtë, dënimin me burg e kompenzon me të holla të majme dhe arrinë të lirohet. Me gjasë, për një periudhë Sula duhej të ketë pushuar veprimtarinë e vet dhe më vonë, si burrë i pjekur dhe me autoritet, zgjedhet delegat në Kuvendin mbretëror në Shkup, si përfaqësues i denjë i popullatës shqiptare të kësaj ane disa vite me radhë.
Më pastaj, nuk mbahen mend me saktësi se si kanë rrjedhur ngjarjet, ndërsa dokumentet e shkruara të kohës ende janë të “paprekshme” për hulumtuesit shqiptarë.
Përmendet fakti se gjatë viteve 1930-33, popullata e kësaj ane ka pasur një krizë të madhe ekonomike, ndërsa duhani si rendiment kryesor në bujqësi, është shitur me një çmim tejet të ulët. Për ta përmirësuar gjendjen e popullatës, Sula bashkë me një pasanik dhe “mik” i mbretit, Veselin e Sllupçanit, shkojnë te Mbreti Aleksandër në Beograd ku ankohen për gjendjen e vështirë të popullatës, dhe kërkojnë rritjen e menjëhershme të çmimit të duhanit. Thuhet se që nga dita e nesërme, duhani u ble nga shteti me çmim të dyfishuar!
Deri në vitin 1941, kur definitivisht edhe në këto hapësira do të shpërthejë Lufta e Dytë Botrore, Sulë Hotla ka qenë prezentues i drejtpërdrejtë i problemeve dhe interesave të kësaj popullate. Siç dihet, më 6 prill 1941, Gjermania e sulmon Jugosllavinë dhe për një kohë shumë të shkurtër e pushton atë. Sipas të dhënave gojore, kur gjermanët hyjnë në këtë pjesë dhe shohin se gati të gjithë janë shqiptarë, në Shkup e mbledhin parinë e kohës, beglerët, duke dashur që atyre t’ua besojnë sundimin, por ata nuk pranojnë, nuk zotohen se mund të qeverisin nën koloninë gjermane. Pas kësaj, Komandanti gjerman e thërret në ndihmë mbretin bullgar Borisin, i cili më pastaj e anekson këtë pjesë të Maqedonisë. Me vendosjen e bullgarëve në këto anë, Sulë Hotla do të arrijë të emrohet Komandant i stacionit policor në Mateç, dhe në atë mënyrë rendin dhe rregullin do ta vendosë vetë me bashkëpunëtorët e tij shqiptarë. Këtu bëhet fjalë për formimin e njësitit të ashtuquajtur Kontraçeta, në përbërjen e të cilit nuk do të mund të hyjë asnjë bullgar, serb apo maqedonas, përkundër insistimit të udhëheqësve bullgar. Me këtë rast, Sula fillimisht do t’i veshë me uniformë 30 policë shqiptarë, nga të cilët 20 të fshatit Mateç, kurse të tjerët nga fshatrat tjera shqiptare të Karadakut. Në këtë mënyrë, në rrethana të reja ai do të arrijë të punojë në krijimin e një territori autonom shqiptar, me synim të bashkangjitjes së tij pjesëve tjera të cunguara të trungut shqiptar. Ky vizion i Sulë Hotlës do të vërehet edhe nga lidhjet dhe bashkëpunimin e tij të mëpastajmë me krerët shqiptarë të Karadakut të Preshevës si dhe Kosovës e Shqipërisë. Parimisht, veprimtaria e tij nën pushtetin bullgar, do të jetë strategjia e tij afatshkurte për të pasur hapësirë të nevojshme në veprimtarinë atdhetare.

Ndër të parët e ndjeu rrezikun e ardhjes ideologjisë së zezë komuniste

Sundimi bullgar nuk zgjati shumë, kurse Sulë Hotla ndër të parët nga këto anë do të ndjejë rrezikun e ardhjes së proletarëve të kuq dhe ideologjisë së zezë komuniste, andaj edhe i pari në këto anë do të vendosë të kundërshtojë deri në pikën e fundit këtë mallkim kombëtar. Në këto rethana, ai bashkë me Mulla Dullën e Hotlës dhe bashkëluftëtarë tjerë, do të fillojë me organizimin e çetave vullnetare nacionaliste shqiptare, duke luftuar për mbrojtjen e popullatës civile nga zullumi i pushtuesve partizano-çetnikë. Këtu e këndej, veprimtaria luftarake e Sulë Hotlës për flamurin kuq e zi, do të vazhdohet me rezistencë të armatosur kryesisht në bjeshkët e larta të Karadakut të Shkupit e Kumanovës, ndërsa fshati Brezë do të jetë një nga vendstrehimet e tij më të sigurta me bashkëluftëtarët besnikë. Sula shumë shpejtë do të lidhet me veprimtarë të shquar antikomunistë nga Kosova e Shqipëria, të cilët nuk do të zgjedhin mjete dhe metoda në luftën për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare. Bashkëpunon ngushtë me forcat e ushtrisë kombëtare të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të udhëhequra nga Xhafer Deva. Në shënimet më të reja bibliografike thuhet se në një kuvend burrash, në fillim të vitit 1944, Sulë Hotla do të zgjidhet për komandant të çetave të Ballit Kombëtar për krejt viset e Kumanovës. Në të vërtetë, pas tërheqjes së Bullgarisë fashiste, në shtator të vitit 1944, me iniciativë të Sulë Hotlës, në Mateç mbahet një tubim i madh me flamuj kombëtar, ku marrin pjesë mbi 2000 veta dhe kreu më i lartë i rezistencës shqiptare nga kjo anë si: Ali Syla, Mulla Hajdari, Mulla Dulla, Iljaz Hoxha, Ferat Efendija, Xhemail Hoxha, Destan Kumanova, Ramadan Qazimi etj. Me këtë rast, Mulla Dulla i Hotlës (Abdulla Ebibi 1904-1944) zgjedhet nënprefekt i prefekturës së Mateçit, Sulë Hotla komandant i forcave ushtarake, ndërsa Mulla Hajdari i Orizarës zgjedhet komesar politik, me detyrë që të furnizojë ushtrinë me ushqim dhe armatim. Prej kësaj periudhe deri kah mesi i nëntorit forcat shqiptare që numëronin rreth 3.600 ushtarë, arritën t’i përballojnë të gjitha sulmet ushtarake që vinin nga ana e divizionit të Kumanovës, që përfshinin Brigadën XVI dhe XVII-të të LNÇ-së maqedone. Këto brigada u krijuan po në këtë kohë, ndërsa shumica e tyre ishin çetnikë të Drazha Mihajlloviçit dhe ushtarë të ish-ushtrisë fashiste bullgare.
Ky numër i madh i luftëtarëve vullnetarë shqiptarë pranohet edhe nga historiografia maqedonase. Në një dokument të 23 nëntorit 1944, thuhet se “forcat reaksionare në rajonin e Karadakut të Shkupit numëronin rreth 3000 veta”, kurse në një dokument të 21 dhjetorit, thuhet se “vetëm në Gjilan kjo shifër është në rreth 2000 ballistë”. Më tej në dokumentet e udhëheqësisë sllavo-komuniste thuhet se këto forca shqiptare filluan t’i sulmojnë njësitë e LNÇ-së në Maqedoni dhe ta pamundësojnë punën e organeve të “pushtetit popullor”.
Në këtë mënyrë, me gjithë vështirësitë e mëdha që ekzistonin asokohe, Sulë Hotla do të arrijë që në mënyrë efikase t’u kundërvihet qëllimeve të ulëta të pushtuesve sllavë e bullgarë, të cilët dëshironin zhbërjen e qenësisë shqiptare në këto anë. Ndërsa, si rezultat i luftës heroike të ushtarëve të Sulës, në këtë rajon nuk do të mund të bëhen masakra e shkatërrime të mëdha ndaj pronave dhe popullatës shqiptare, por atyre në periudhën nëntor-dhjetor 1944, kur Brigada e XVIII partizane, në emër të “çlirimit”, vrau e gjymtoi shumë shqiptarë edhe në fshatrat e Karadakut të Kumanovës, si në Sopot, Allashec, Runicë etj.
Në anën tjetër, sadoqë në kushte jashtëzakonisht të vështira të komunikimit të ndërsjellë, krerët e nacionalizmës shqiptare, arritën që në mënyrë deri diku të kënaqshme t’i koordinonin veprimet e tyre në luftën e përbashkët kundër hordhive sllave të trojet shqiptare të Ballkanit. Përmes tubimeve historike që dalëzotësit e atdheut mbajtën në të katër anët e Shqipërisë së copëtuar etnike, arritën që në masë të madhe të mbajnë gjallë idealin e lartë kombëtar, përmes luftës së pakompromis me të gjitha palët armiqsore nëpër betejat e shumta politike e luftarake.
Në funksion të ruajtjes së kompaktësisë kombëtare shqiptare në kufijtë e saj etnik, Sulë Hotla do të ketë bashkëpunim të ngushtë dhe kontakte të vazhdueshme me krerët tjerë të nacionalizmës shqiptare, si Xhemë Gostivari, Mefailat e Kërçovës, Mulla Idriz Gjilanin, Ibrahim Kelmendin, Gjon Sereçin, Ferat Dragën, Avdyl Durrën, Hysen Tërpezën, e shumë ballorë të tjerë të kombit, të cilët do të mbeten gjithnjë miq të fjalës e të pushkës së Sulë Hotlës. Krejt çeta e tij me luftëtarë trima, do të inkuadrohet plotësisht në strategjinë luftarake të Lidhjes së Dytë të Prizrenit.

Lufta heroike për mbrojtjen e kufijve etnikë

Me kapitullimin e Bullgarisë fashiste në shtator 1944, Shaip Kamberi si udhëheqës i Ballit Kombëtar për Tetovë e Gostivar arrinë të organizojë një tubim mbi Tetovë ku kanë qenë të ftuar bijtë më të mirë të kombit shqiptar në organizimin e vendit dhe mbrojtjen e territorit shqiptar nga forcat komuniste. Në këtë tubim kanë marr pjesë Xhemë Gostivari, Arif Kepetani, Sulë Hotla, Jusuf Kuliku, Kadri Saliu, Shehap Selimi, Gajur Derralla, Afëz Xhemil Efendiu, Mulla Abaz Abazi, Idriz Cërcëri, etj. Në këtë tubim u vendosë që të mbrohet me ushtri vullnetare çdo pllëmbë e tokës shqiptare. Për Komandant të forcave të Ballit Kombëtar u emrua Xhemë Gostivari, për zëvendës Mafail Zajazi nga Kërçova dhe Arif Kapetani nga Tetova. Ndësa, për zonën e Karadakut Sulë Hotla, për zonën e Kaçanikut Abdyl Dura me Ismail Hoxhën.
Pas këtij Kuvendi të Balli Kombëtar të mbajtur në malet e Sharrit vie si vetëtimë lajmi mbi masakrat e filluara të ushtrisë sllavo-partizane mbi popullatën e pafajshme shqiptare të Preshevës, edhe atë mu në natën e Bajramit të madh, në vjeshtën e vitit 1944. Si rrufe mali, dinjitarët e atdheut, Sulë Hotla dhe Mulla Idriz Gjilani, me njësitë e tyre të armatosura dhe me mendjehollësinë e prof.Ibrahim Kelmendit, do të bëjë pushkën një me preshevarët, dhe pas 12 orë luftimesh të ashpra, proletarët e kuq do të thyhen keq. Por, ofensiva e kësulëbardhëve nuk do të ndalet këtu. Kushtrimit për fitore të pushkës së Sulë Hotlës, do t’i bashkangjiten edhe qindra pushkë të Xhemë Gostivarit dhe Mefailave të Kërçovës për çlirimin e kryeqendrës dardane – Shkupin, duke e ngritur flamurin kuq e zi mbi Urën e Gurit më 12 shtator 1944, pasi kjo pjesë iu bashkangjit Shqipërisë etnike që nga 8 shtatori.
Në memoaret e tij, duke përshkruar gjendjen e para fillimit të luftimeve për mbrojtjen e Preshevës dhe kufijve etnikë, prof.Ibrahim Kelmendi shkruan: “Prej Kumanove, shkova në katundin Mateç, siç pata mësue gjindej Sylë Hotla me 150 vetë të armatosun. Përveç këtyne, ai kishte edhe tjerë shokë që kishin armë, dhe më tha se në rast nevoje edhe ata mund të vijshin. Për ketë plak të sinqertë, trim dhe me dinjitet, shokët e tij dhe të gjithë shqiptarët e rrethit të Kumanovës kishin respekt. Pa ndonjë vështirësi, ky plak kreshnik dhe unë u muarëm vesh me i luftue partizanët, se sa këta tentojshin me kalue hekurudhën, e cila ndan shumicën shqiptare prej shumicës serbo-maqedone. Me 11 shtator 1944, u ktheva në Preshevë…”.
Më 17 dhjetor 1944, me pjesëmarrjne e mëse 1000 burrave nën pushkë, në Zarbincë të Karadakut të Preshevës u mbajt kuvendi i themelues i Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën drejtimin e Mulla Idriz Gjilanit, i cili u zgjodh edhe komandant i forcave vullnetare shqiptare. Për sekretar u zgjodh Muharrem Fejza, zëvendëskomandant Sylë Zarbinca, kurse për anëtarë u emruan komandantët e njësive guerile: Shefki Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotë Vaku, Hoxhë Lipovica, Faik Tairi dhe Sulë Hotla.
Edhe në rolin e Komandantit të çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës edhe në rolin e anëtarit të Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, edhe në rolin e promotorit për organizimin e Komiteteve të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës në viset e Kumanovës, Sulë Hotla ky gurë kalaje në ngrehinën e madhe të atdhe-dashurisë shqiptare, gjithnjë do të jetë i gatshëm që me forcën e dijes së plakut të urtë e strategut luftarak, t’u japë guxim e zemër bashkëluftëtarëve për realizimin e idealit të të gjithë shqiptarëve, bashkimin e trojeve etnike.
Pra, në këtë kohë, në rajonin e Karadakut të Kumanovës vepronte Bataljoni i Karadakut nën udhëheqjen e Sulë Hotlës, sipas urdhërave që vinin nga Mulla Idrizi, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem për Mbrojtjen e Tokave të Liruara Shqiptare të Kosovës Lindore. Këto forca vullnetare shqiptare shtriheshin përreth qytetit të Shkupit, duke i përfshirë vendbanimet: Satapetkë, Barovë, Çiflikë, Nerezë, Krushupekë, Gërçecë, Shishovë, të gjithë fshatrat e Dërvenit dhe në veri të Shkupit vendbanimet Bllacë, Nigishtan, Luboten, Tanishecë, Brezë, Malinë, Grushinë për të kaluar në Karadakun e Kumanovës.

Përkrahu fuqishëm organizimin e NDSH-së

Gjatë fundit të vitit 1945, në këto anë po merrte shtat një tjetër lëvizje ilegale-patrotike, nën udhëheqjen e mendjendriturit Gjon Sereçi. Ishte kjo Organizata Nacional-Demokratike Shqiptare, e quajtur shkurt NDSH, të cilën Sulë Hotla do ta përkrahë fare pa u hamendur. Që në fillim, në bisedën që Sulë Hotla e pati me profesor Ibrahim Kelmendin, do ta sigurojë këtë të fundit në mbështetje të gjithëanshme për këtë projekt kombëtar. Pas dy takimeve të ndara që i mban kreu i NDSH-së së Shkupit me Sulë Hotlën në Dimcë dhe Mulla Hajdarin në Shkup, në fund të tetorit 1945 formohet komiteti i NDSH-së për Kumanovë. Mbledhja mbahet në fshatin Orizare, saktësisht në shtëpinë e Zija Shabedinit, ku marrin pjesë: Sulë Hotla me shokët e tij, Eshtrefin dhe Destanin, pastaj Mulla Hajdari, Hafuz Sali Ameti, Mulla Selveri, Sami Shabedini, Ali Aliu, Zija Shabedini dhe Çelebi Sulejmani.
Me mbledhjen udhëheq Zija Sabedini, ndërsa fjalim mban Sulë Hotla i cili me këtë rast do të theksojë: “Çështja shqiptare nuk ka mbaruar, por ajo së shpejti do të jetë në vëmendje të faktorit perendimor. Ju njoftojë se në Shkup funksionon organizata politike shqiptare e cila ka lidhje të ngushta me diplomacinë angleze dhe turke. Anglezët janë të interesuar për të na ndihmuar, mirëpo për këtë nevojitet organizimi jonë politik dhe ushtarak. Prandaj, ne sonte jemi mbledhur këtu për ta formuar Komitetin e NDSH-së për këtë regjion i cili do të merr përsipër të mirëmbajë çetën tonë ushtarake si në ushqim ashtu edhe në armatim, të formojë nënkomitetet e saja në të gjitha vendbanimet shqiptare, të mbajë lidhje të drejtëpërdrejta me Qendrën në Shkup, etj”. Pas fjalimit të Sulë Hotlës zgjedhet kreu i Komitetit të NDSH-së për Kumanovën, ku kryetar me propozim të Sulës zgjedhet Mulla Hajdari, nënkryetarë Hafuz Sali Ameti dhe Mulla Selveri, sekretar Sami Shabedini, arkëtar Ali Aliu, ndërsa anëtarë Zija Shabedini dhe Çelebi Sulejmani.
Por, pas Kuvendit të Dërventit, në prill të vitit 1945, të udhëhequr prej Sulë Hotlës, do të vështirësohet aktiviteti politik dhe luftarak i Sulës për rezistencën shqiptare në viset e Kumanovës dhe të Shkupit. Prej tashti, Sulë Hotla do të detyrohet të kalojë një jetë shumë konspirative, i strehuar në familjet e Mulla Hajdarit të Orizarës, Miftar Brezës, Rrahman Rushanit e Zija Shabedinit të Orizarës dhe të Beqir Goranit të Shkupit, me prejardhje gjakovare.
Megjithatë, popullata shqiptare vazhdonte të kishte admirim të madh ndaj Sulë Hotlës, përskaj presioneve të vazhdueshme që po bënin shërbimet e fshehta jugosllave. Vetë kryeshefi i OZNA-s për qarkun e Shkupit, në një takim me kreun e Byrosë Politike të PKM-së thekson: “Më e komplikuar situata është në Kumanovë. Atje edhe pse janë kryer burgosje të një pjese jatakësh, përsëri deri te informacionet e sakta nuk kemi mundësi të vijmë”. Në vazhdim ai thekson: “Popullata shqiptare ka besim të plotë ndaj Sulës dhe disa anëtarëve të këshillit Popullor, kështuqë secili çoban apo fshatar dijnë për lëvizjen e bandave, mirëpo nuk i tregojnë pushtetit. Ata ndaj Frontit dhe pushtetit qëndrojnë anash”. Një frymë të tillë vërejmë edhe në dokumentin e 13 majit 1946, që ka të bëjë me mbledhjen e KQ të PKM-së, plenum me sekretarët e komiteteve të Shkupit, udhëheqësve të OZN-ës dhe instruktorët pranë KQ të PKM-së. Nga dokumenti po citojmë fjalët e kryeshefit të organizatës së rrethit të Shkupit, Tote, i cili në fjalën e tij thotë: “Gjendja më e ndërlikuar është me shqiptaët, ku janë kryer burgosje të jatakëve në rajonin e Kumanovës. Ata lidheshin me Shqipërin e vjetër - Sula ka marrë letër – është interesuar për armatën tonë. Bota shqiptare po krijon besim ndaj Sulës dhe disa anëtarëve të mbrojtjes popullore”.

Kuvendi i Kopilaçës - Kongresi III i Ballit Kombëtar

Sulë Hotla me tre-katër bashkëluftëtarë do të merr pjesë edhe në Kuvendin e Kopilaçës mbi Tanushë të mbajtur më 15-16 gusht 1945. Kuvendi ishte thirrur nga Shtabi Suprem i Kosovës, ndërsa kishte për qëllim riorganizimin e luftës së çetave nacionaliste vullnetare shqiptare. Në këtë kuvend merrnin pjesë rreth 20 komandantë, ndër të cilët edhe Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Tefik Tanisheci, Din Hoxha, etj. Për shkak të rëndësisë që pati ky kuvend, u quajtë edhe si Kongresi III i Ballit Kombëtar. Në të u soll vendimi që kjo lëvizje shqiptare të merr emrin Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare, për shkak se emri i Ballit tanimë ishte kompromituar para syve të aleatëve si organizatë profashiste. Andaj, lëvizja me emër të ri do të duhetj t’i bashkonte të gjitha organizatat dhe rrymat antikomuniste dhe antijugosllave nën flamurin e Shqipërisë Etnike.
Për të gjitha këto lëvizje ishte i informuar vazhdimisht Komiteti Qendror i PKM-së, përmes spiujve që kishte arritur të infiltrojë në grupet vullnetare shqiptare. Në një mbledhje të zgjeruar të KQ të PKM-së, e cila mbahet më 13 maj 1946 në Shkup me pjesëmarrje të: Llazar Kolishevskit, Kërste Cërvenkovskit, Cvetko Uzunovskit - Abaz, të gjithë kryeshefa të OZNA-së dhe instruktorë të PKM-së, temë debati kishin “gjendjen më të re politike në Maqedoni, e me theks të veçantë lëvizjet e fundit të reaksionit shqiptaromadh, turkomadh dhe të VMRO-së”. Sipas procesverbalit të këtij plenumi, përfaqësuesit e OZNA-s, në detaje informojnë për gjendjen e përgjithshme në Maqedoni që sipas tyre “më kritike është në Kumanovë, sepse atje Sulë Hotla, me grupin e vet ka arritur ta përvetësojë gjithë popullatën shqiptare, përfshirë këtu edhe këshillat vendorë”. Sipas tyre, “atje çdo bari ka njohuri për lëvizjet e Sulës me shokët, por ata assesi nuk i japin informacione pushtetit, kështu që këshillat vendorë të zgjedhur prej Frontit Popullor, funksionojnë sipas urdhërave që i jep Sulë Hotla...”.
Mirëpo, duket qartë se për një periudhë të shkurtër gjendja do të fillojë të ndryshojë në mënyrë shumë të shpejtë në dëm të veprimtarëve të kauzës shqiptare, edhepse vazhdonin ta gëzonin përkrahjen e parezervë të sumicës së popullatës.
Në dosjen e veprimtarëve të NDSH-së, do të shihet se në mesin e gushtit të vitit 1946, Gjon Sereçi do të takohet në Kopilaçë me Sulë Hotlën, ku do të bisedojnë për mundësinë e shpëtimit të asaj që kishte mbetur pa u përbi nga diktatura e egër komuniste e cila gjithnjë e më tepër po merrte hov në këto hapësira. Bisedimet ishin realizuar edhe në frymën e kërkimit të mundësive që të shpëtonin nga kthetrat e OZNA-s ata që ende kishin mbetur të rezistonin nëpër male, meqë deri në këtë kohë ishin burgosur dhe vrarë shumica e anëtarëve të NDSH-së dhe LpLTSH-së. Ishte shqyrtuar mundësia e tërheqjes për në Greqi, gjë që ishte kundërshtuar nga udhëheqësia e guerijes shqiptare, të cilët kishin vendosur që të mos i lëshonin vendet e tyre, por edhe të heqnin dorë nga rezistenca e armatosur. Me këtë, ata kishin zgjedhur për vete fundin tragjik, por të lavdishëm, i cili do të shërbejë si një burim i pashterrshëm i frymësimit të gjeneratave që vijnë pas.
Në të vërtetë, triumfi i ideologjisë komuniste në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe joshja e shumë shqiptarëve për kinse fitimin e të drejtës së vetëvendosjes pas dëbimit të fashistëve, gjithnjë e më tepër po ua mbyllte shtigjet luftëtarëve të kauzës së vërtetë kombëtare, për eliminimin e të cilëve tanimë ishin aganzhuar mijëra spiunë sllavë e shqiptarë. I gjendur në momente të tilla të një degjenerimi të kolektiv mendor, Sulë Hotla që atëherë do ta parashikonte lajthitjen e shumicës së popullit shqiptarë, si dhe përfundimin e Jugosllavisë komuniste të Titos, e cila po ngrihej me shumë pompozitet, në emër të vëllazërim-bashkimit të të gjithë popujve.
“Ky popull nuk e don lirinë. Tani të gjithë janë drejtuar kah Titoja, por do të vijë dita kur do të bëhen pishman (zhgënjehen)”, i thotë Sulë Hotla në një rast Mulla Hajdarit të Orizarës, pas përfundimit të zgjedhjeve të përgjithshme jugosllave të vitit 1945, kur me plebishit fitoi Partia Komuniste e Josip Broz Titos. (Citati është transmetim i fjalëve të Mulla Hajdarit gjatë hetuesisë në organet e UDB-ës në Shkup).

Kohë e tradhtive të egra komuniste

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe tradhtisht do të vriten një pjesë e madhe e krerëve të nacionalizmës shqiptare, kurse pjesa tjetër do të arrijnë që të kalonin për në Greqi, me qëllim që t’u ikej kurthave dhe ndërskëmbzave komuniste. Sulë Hotla u ftua nga miku i ngushtë i idealeve Hysen Tërpeza, që t’i bashkangjitet në rrugën drejt Greqisë. Madje, këtë vetë Hysen Tërpeza ia kishte dërguar një kalë shale, mirëpo Sula nuk do ta lejë atdheun aq lehtë, duke vendosur që edhe më tej të vazhdojë rezistencën e armatosur. Nexhati Hasani (1943) nga Bllaca, përcjell një rrëfim të Tefik Tanishecit, që bën fjalë për çastin kur është bërë përcjellja për në Greqi e një numër të madh të ushtarëve të Hysen tërpezës dhe Sulë Hotlës. Para nisjes, në një moment çohet një ushtarë dhe i drejtohet Sulës me fjalët: “O Bacë, ti po na përcjell neve për në Greqi, por ku po mbetesh vetë?!”. Kurse, Sulë Hotla, zemërthyer i përgjigjet: “O vëllezër, udha e mbarë u qoftë juve dhe inshalla çka është më mirë për ju bahet, kurse unë po kthehem të jetoj në vendin dhe shpellën time. Do ta mbrojë shpellën derisa të më merr plumbi! Veç unë e di se sa nanën e kam lënë pa djalë. Kurrnjëherë nuk asht burrni për mua me i lanë ato nëna e ato familje të vetmuara, e unë me shpëtu”.
Në bazë të shënimeve të historiografisë shqiptare, por edhe asaj komuniste jugosllave, rezistenca kombëtare shqiptare e Karadakut të Kumanovës do të shuhet e fundit nga të gjitha trevat e Maqedonisë si republikë e ish-Federatës jugosllave. Kjo rezistencë e armatosur, identifikohet me Sulë Hotlën dhe tetë shokët e tij më besnikë, të cilët kishin vendosur që edhe vdekjen ta bëjnë bashkë. Në këtë mes ishin – Ali Sylë Staneci, Sami Shabedini nga Orizarja, Hamzë Bilalli - Bellanoca me të birin Arifin, si dhe katër vëllezërit nga Breza, djemtë e Ajet Eminit: Aliu, Shefkiu, Iseni dhe Rasimi. Këta të nëntë kandilat e kombit, do të vehen në kurthën e OZNA-së famëkeqe në fund të viti 1947, me kontributin e tradhëtarit Abdulla Osmani nga Mateçi, i cili falë shërbimeve të mëdha antishqiptare që i kishte bërë në llogari të sllavo-komunizmit, më vonë do të ngjitej në hierarkitë e larta të pushtetit.
Kurtha ndaj grupit të Sulë Hotlës ishte përgatitur një periudhë të gjatë nga kuzhinat e sigurimit shtetëror jugosllav, dhe për këtë gjë ishin angazhuar shumë spiunë sllavë e shqiptarë. Mëse dy javë do të zgjasë rrugëtimi i kobshëm i dinjitarëve të atdheut, të shoqëruar nga agjentët jugosllav. Në malin e Pelisterit, në këtë pikë jugore të vendit, ishte improvizuar kufiri grek. Vetëm pasiqë të gjithë detyrohen që paqësisht t’i dorëzojnë armët dhe municionin që kishin me vete, u tregohet e vërteta e hidhur – se të gjithë janë vënë në duart e OZN-as dhe se që të nesërmen do të transferoheshin në Shkup, ku i priste ekzekutimi i tmerrshëm komunist i 11 tetorit 1947.
Për këto krime kundër njerëzimit që u bënë pas përfundimit të luftës, komunistët jugosllav flisnin haptas edhe nëpër mbledhjet e tyre partiake, madje edhe krenoheshin me epshet e tyre të papërmbajtura shtazarake. Sekretari i Byrosë Politike të PKM-së, Kërste Cërvenkovski në një mledhje thekson: “Pas çlirimit të vendit tonë, shqiptarët kishin rënë nën ndikimin e propagandës shqiptaromadhe, e cila manifestohej me aksione luftarake kundër ushtrisë tonë, dhe përkrahnin bandat e Xhemës, Mefailit, Sulës dhe bajraktarëve tjerë. Andaj, organet tona morën masa dënimi, duke realizuar një sërë ekzekutimesh. Këto ekzekutime që u kryen ndaj disa reaksionarëve dhe bandave, nga ana e pjesës intelektuale shqiptare nuk u komentuan si masë revolucionare, por si masa për shfarosjen e pakicës shqiptare...”.

Populli nuk besonte se Sulë Hotla ishte i vdekur

Edhe pas këtij fundi tragjik, është mjaft interesant të përmendet fakti se edhe për një kohë të gjatë pas likuidimit të Sulë Hotlës me shokë, populli shqiptar i Karadakut nuk do t’i besojë propagandës sllavo-komuniste. Madje, edhe shumë vite pas përfundimit të luftës, njerëzit do të mendojnë se Sula ende është gjallë, se ka dalë në Greqi, në Amerikë apo gjetkë, duke mos pranuar se një burrë i tillë si ai do të mund të tradhtohej dhe të vritej. Këtë gjendje të krijuar në opinionin shqiptar më së miri e spjegojnë edhe dokumentet e arkivuara të kohës, në të cilat vetë udhëheqësia e lartë e PKM-së do të ketë telashe me organizimin e vet, për shkak se emri dhe fryma kombëtare e Sulë Hotlës ende ishte e gjallë tek popullata shqiptare e Karadakut të Kumanovës. Funksionari i lartë Kërste Cërvenkovski, në një raport tjetër drejtuar Byrosë Politike të PKM-së dhe PKJ-së, konstaton: “Menjëherë pas çlirimit u mor aksioni për ta stabilizuar vendin, duke ju dhënë të drejta pakicës shqiptare. Me këtë u krijuan kushte për formimin e partisë, në rrethin e Dibrës dhe Kërçovës më 1945, ndërsa në rrethet e tjera kryesisht aty ka vitet 1947 dhe 1948. Mirëpo edhe përkundër asaj që është arritur stabilizimi politik, menjëherë duhet pranuar fakti se te masa shqiptare në atë moment nuk u arrit diferencimi politik dhe klasor. Mu për këtë edhe sot në qarkun e Tetovës dhe Gostivarit, grupi më i madh i popullatës ankohen për humbjen e banditëve në kohën e pastrimeve, dhe konsiderohet si një grushtë kundër shqiptarëve, për t’ua marrë të drejtat e tyre”. Më tej, Cërvenkovski në këtë raport shton se “në Kumanovë ende për Sulë Hotlën mbretërojnë legjendat dhe nuk besohet se ai është likuiduar. Edhe më tutje ai jeton në memoaret e tyre, kjo po vërehet në fshatrat: Hotël, Sllupçan, Mateç, Orizare etj ...”.
Sidoqoftë, shpirti kryengritës i shqiptarëve të këtyre kufijve etnikë, do të jetë përherë i gatshëm të bëhet fli, në të mirë të çështjes së shenjtë kombëtare. Ky shpirt revolucionar do të shpërthejë edhe në tri luftërat e fundit të shqiptarëve në Ballkan: në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe Maqedoni, pa e realizuar qëllimin përfundimtar, i cili tani tentohet të arrihet përmes rrugëve tjera
__________________
Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.trojetshqiptare.albanianforum.net
Drini_ku
Fillestar/e
Fillestar/e
Drini_ku


Male
Numri i postimeve : 25
Age : 43
Vendi : Kumanove
Profesioni/Hobi : Explorimi
Registration date : 15/09/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptyMon Sep 21, 2009 10:45 pm

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 123456hfghfgh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.trojetshqiptare.albanianforum.net
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptyTue Sep 22, 2009 10:03 am

Mefail Shehu(Zajazi) një strateg ushtarak


EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Icon_quote

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 1

Mefail Shehu(Zajazi) një strateg ushtarak


Shqiptarët në Kërçovë gjatë Luftës së dytë botërore do të rreshtohen në forcat nacionaliste të Ballit kombëtar, me pak përjashtime të disave që përkrahën idetë komuniste. Rreshtimi i shqiptarëve përkrah forcave nacionaliste apo forcave të djathta është si pasojë e ish pushtetit okupues i cili kishte ushtruar dhunë të paparë ndaj shqiptarëve. Ushtria dhe xhandarmëria serbe në çdo anë që shkelte kishte vrarë e djegur duke krijuar 11 varreza masive vetëm në fshatrat që ende kanë popullsi shqiptare dhe që mbahen mend nga banorët e këtyre anëve. Egërsia e dhunës ka qenë aq mizore dhe primitive sa që viktimat në disa raste janë varrosur të gjallë por të plaguar me bajoneta. Ushtria serbe jo vetëm që kishte vrarë shqiptarë dhe djegur shtëpi por kishte rrafshuar me tokë shumë fshatra të banuar me popullsi shqiptare duke bërë therje kolektive pa lënë as edhe dëshmitarë. Metodën e tokës së djegur e provuan fshatrat që ndodheshin në lindje të Kërçovës si Sopi, Staroeci, Trebinja, Braçani, Karbunica, Arbëria, Qafa, Trapqidolli dhe shumë fshatra të tjerë që ishin në lindje të Kërçovës. Rreshtimit të shqiptarëve përkrah forcave nacionaliste i printe bindja se asgjë nuk do të ndryshojë në jetën e tyre pa marr parasysh se pushteti do të ndërrojë emrin. Nga fshatrat e Sopit, Braçanit, Arbërisë nuk ka shpëtuar asnjë shqiptar për të dëshmuar por dihet që ato janë therë si bagëtia te kasapi dhe më pas janë djegur në zjarrin e shtëpive të tyre. Nga Trebinja kanë shpëtuar 2 veta nga Qafa disa si dhe nga Trapqidolli dhe Karbunica kanë mbetur disa veta sa për të dëshmuar.
Ithtar i Shqipërisë etnike
Kërçova nga forcat e ish Jugosllavisë u çlirua me anë të forcave gjermane më 19 prill të vitit 1941. Po në atë ditë Divizioni “Firenca” 18.04.1941 ka shkel Kërçovën dhe Gostivarin. Nga pushteti i ri që vendoset në Kërçovë për kryetar të komunës emërohet Ahmet Haxhi Sadiku. Kjo qeverisje krijohet më 22 qershor të vitit 1941. Me këtë rast Kërçova ka hyrë në përbërje të Shqipërisë dhe e gjithë veprimtaria është kryer në gjuhën e nënës (shqipe). Shqiptarët që kishin hequr të zitë e ullirit bashkimin me Shqipërinë nën pushtimin italian e përjetuan si çlirim dhe në të vërtetë edhe kështu tingëllonte. Në këtë kohë shqiptarët u përfaqësuan në administratë, në polici, u hapën shkolla u ndërpre dhuna, lëvizja ishte e lirë. Në vitin 1941 kur Mit’hat Frashëri u bë themelues dhe ideator i organizatës “Balli Kombëtar” dhe më 1942 publikoi programin e saj “Dekalogun” e famshëm i cili program gjeti mbështetje në të gjithë trevat shqiptare në Kërçovë do të përkrahet fuqishëm nga Mefail Shehu i cili rreth vetes do të mbledh burrat më të mirë të besës e të pushkës që idetë e Mit’hat Frashërit do të mundohet t’i realizojë jo duke pritur por duke vepruar në çdo moment si në organizimin politikë ashtu edhe në atë luftarak. Mefail Shehu apo siç njihet në popull Mefaili i madh do të bëhet ithtari i Shqipërisë etnike ngase ai e ngriti organizatën e Ballit Kombëtar në nivelin më ta lartë ushtarak dhe politikë me një strategji veprimi dhe afrimi të shqiptarëve. Ky njeri u urtë që kishte bërë pajtimin e gjaqeve i ndjente se pushtimi fashist edhe ndryshon rrënjësisht nga pushtimi sllav i mëparshëm duhet të luftohet por gradualisht me hedhjen e idesë se lufta duhet të bëhet për Shqipërinë etnike. Qysh në fund të vitit 1941 me organizim të Mefail Shehut në Kërçovë do të paraqiten forcat e para vullnetare nën flamurin shqiptar që luftonin dhe mbronin popullatën nga çdo e keqe që mund të iu vinte nga okupatori momental apo nga të tjerët që aspironin sërish ta shtinë Kërçovën nën ombrellën e vet. Duke parë numrin e vullnetarëve shumë të madh që paraqiteshin për çdo ditë Mefail Shehu do të detyrohet që të merr aktivitet të ngjeshur në koordinimin e radhëve dhe organizimin e një ushtrie të rregullt, e cila do të jetë e aftë të mbrojë popullin dhe të jap kontributin e nevojshëm për të krijuar Shqipërinë etnike. Në vitin 1943 pas një vit ekzistimi të Organizatës “Balli Kombëtar” Mefail Shehu në qendër të qytetit te “Tregu shqiptar” (deri para një viti quheshe sheshi i qytetit) organizoi një tubim gjithë popullor ku promovoi “Komitetin e Ballit Kombëtar” për Kërçovë. Edhe pse Balli Kombëtar ishte themeluar që në vitin 1941 dhe ishin përcaktuar edhe zonat e veprimit dhe komandantët e çetave promovimi i Komitetit në vitin 1943 ishte i një rëndësie politike, vinte si një sinjal sa për të iu treguar forcave komuniste se ky Komitet përkrahet nga mbar popullata që edhe u dëshmua.
Mefaili i Madh zgjidhet për udhëheqës
Në një takim të Komitetit që po mbahet në Zajaz në vitin 1942 Mefail Shehu zgjidhet për komandant ushtarak ku marrin pjesë përfaqësues të fiseve më të mëdha. Që nga zgjedhja e tij ai e pa të udhës që të caktojë edhe komandantët e çetave duke ua ndarë edhe zonat e veprimit. Vetë Mefaili me çetën e tij do të veprojë në fshatrat e Zajazit e deri në Kollar, Mefaili i Vogël nga Greshnica deri në Kërçovë ndërsa Begzat Vuli do të veproj nga fshati Berikovë dhe deri në Garanë. Shpeshherë këto forca arrinin në numër shumë të madh gati edhe mbi 2 mijë vullnetar kështu që duheshe që të thirret një kuvend më i gjerë gjë që Mefaili e bëri dhe në tetor të vitit 1943 në Zajaz u thirr kuvendi ku u vendos që udhëheqës i Komitetit të Ballit Kombëtar të jetë Mefail Shehu, si zëvendës të jetë Mefaili i Vogël arkëtar Begzat Vuli, ndërsa nënprefekt Skënder Presheva. Me këtë rast Mefaili të pranishmëve do t’iu thotë: “Tani më të gjithë e dimë se përse duhet të luftojmë. Është koha që gjaku jonë të mos derdhet kot, por të luftojmë për idealin e bashkimit në udhën e Lidhjes së Parë dhe të Dytë të Prizreut dhe të burrave si Abdyl e Mit’hat Frashëri, të luftojmë për Shqipërinë Etnike”.
Mefaili nuk do të pajtohet me okupimin italian dhe ai që nga viti 1939 do të dal kaçak. Shumë shpejt do të bëhet i dashur dhe i adhuruar nga të gjithë për urtësi, trimëri e guxim. Ai nuk do të bije pre edhe e lajkave dhe joshjeve të ndryshme dhe e as intrigave komuniste. Në Zajaz dhe Kërçovë do të vinë emisar të ndryshëm nga Shqipëria, për ta bind që të heq dorë nga idealet e tij por ai asnjëherë nuk do të lejojë që t’i nëpërkëmbet ideali dhe dinjiteti dhe me urtësi i përcjellë duke u thënë se: “udha e komunizmit është e gabuar, këtë kush do të mbes gjallë ka për parë”. Edhe një takim Mefaili e pati me komunistë shqiptarë te “Gurra e Kaçakëve” afër Tajmishtit ku merrnin pjesë Tomë Gjela dhe Ibe Palikuqi që deshën ta bindin që të kthehet kah ana e partizanëve. Dëshmitarët thonë se Mefaili u ka thënë: “ju jeni shumë të ri, më dhimbej që nuk luftoni për Shqipëri, rruga juaj është e gabuar, nëse nuk e doni Shqipërinë më mirë është të rrini në shtëpi”. Takimi tjetër është bërë pa prezencën e Mefail Shehut kur Hamdin Dema ka thirr familje shumë të mëdha që të mos i shkojnë komandantit për fjale por, edhe Hamdin Dema ka dështuar. Të gjithë këto flasin për aftësinë, afërsinë dhe strategjinë me të cilën ka punuar më luftëtarët Mefail Shehu. Dëshmitarë okular thonë se në vendin e quajtur Zabel në Zajaz ka pas një takim në mes të partizanëve dhe luftëtarëve të “Ballit Kombëtar” dhe ka qenë shumë afër që të pajtohen por që flamuri shqiptarë të jetë në anën e djathtë. Por komunistët menjëherë e prishën marrëveshjen dhe Mefaili u drejtohet luftëtarëve të vetë dhe disa partizanëve shqiptarë duke u thënë “në bëfshim vëllazërim me sllavët në mallkon gjaku i pafajshëm që është derdhur, në mallkojnë nënat që nuk ua dinë varret, na mallkojnë bunarët e mbushura me kokat e familjarëve tanë, ai që ka guxim të ther një fëmijë nuk ka besë kjo u dëshmua edhe sot. Udha jonë është Shqipëria etnike, nuk ka rrugë tjetër”.
Ai u bë tmerri i forcave komuniste
Mefaili në radhët e veta mbante vetëm vullnetar dhe trima të bindur e të sprovuar në beteja. Ai nuk luftojë vetëm në Zajaz por edhe në Shkup, Gostivar, Dibër gjithkund ku ishte i nevojshëm. Trimat e tij ishin shumë besnik dhe të bindur në atë çka bënin. Të udhëhequr nga një ideal i lartë atë nuk binin në kurthe të ndryshme çka po përgatitni komunistët dhe nuk hakmerreshin me vrasje të të pafajshmëve dhe djegëjen e shtëpive si bënin partizanët sa herë iu jepeshe rasti. Robërit e luftës që i zinte ai i lëshonte duke u thënë se: “shkoni në shtëpi dhe mos ejani në këto anë, këtu janë shtëpitë tona arat tona, malet, lumenjtë dhe fushat tona”. Komandanti me veti mbante 60 deri në 80 luftëtar, por kur kishte nevojë më atë shkonin edhe të rinjtë. Në Zajaz vepronte edhe Organizata e “Rinisë së Ballit Kombëtar” çka ishte një ndihmë shumë e madhe në përhapjen e idesë për luftën që bënte Balli Kombëtar. Disa herë partizanët ishin munduar që ta shtinë në dorë Kërçovën por nuk kishin pas sukses. Kërçovë mbrohej në të shumtën e rasteve nga komandantët si Begzat Vuli, Sali Raxha dhe Habib Kaleshi që ishin ndër më të besueshmit e Mefail Shehut. Begzat Vuli dhe Habib Kaleshi bien heroikisht në fund të vitit 1943 kur Kërçovë sulmohet me 4 brigada në mungesë të dy Mefailave që ishin në ndihmë të Xhemë Gostivarit ndërsa Sali Raxha do të zihet i gjallë dhe do të zhduket në vitin 1945. në luftë të drejtpërdrejt me partizanët janë vrarë shumë pak luftëtar të Mefilit. Ndërsa në Kërçovë sipas të dhënave zyrtare janë vrarë 442 partizan. Numri prej 442 nuk është i saktë ngas nuk jepen të dhëna për brigadat malazeze që lanë shumicën luftëtarëve në një kur tentuan që të marrin Kërçovën. Këto të dhëna shtrembërohen (në librin “Slobodata beshe nivniot ideall”) me qëllim ngase nuk jepen të vrarit e brigadave malazeze si dhe partizanët që ranë në betejën e fundit në nëntor të vitit 1944. Në këtë betejë kanë mbetur shumë partizan të vrarë dhe kjo u tregua në fund kur ato ia filluan që të hakmerren me egërsinë më të madhe duke djegur r dëbuar të gjithë popullatën civile në drejtim të Gostivarit. Mënyra se si silleshin me popullsinë shqiptare pushtetarët e ri komunist tregonte për një barazim të numrave të të vrarëve andaj ato këtë e bënë me të burgosurit që i merrnin pas ripushtimit të Kërçovës.
Asnjë ballist nuk u vra jashtë tokave shqiptare
Lufta ideologjike bëri që në Kërçovë të vriten partizan nga anë të ndryshme të vendit. Në okupimin e Kërçovës do të vriten shumë partizan edhe atë nga Ohri 60, Struga 13, Manastiri 6, Krusheva 20, Brodi 21, Gostivari 8, Tetova 4, Demir Hisari 7, Negotina 2Gjevgjelia 7, Prilepi 21, Resnja 6, Dibra 6, Ferizaj 3, Prishtina 5, Peja 5, Serbia 5, Bosnja 2, Sllovenia 2 si dhe shumë të tjerë nga kërcova që ky numër edhe pse është 442 nuk është real pa i përfshirë ato që e lanë jetën në nëntorin e 1944 dhe tri brigadat malazeze të cilat mezi arritën të shpëtojnë të përgjysmuara. Përderisa në Kërçovë gjetën vdekjen shumë të ri të mashtruar ideologjikisht ky mashtrim nuk ishte në anën e luftëtarëve të Ballit Kombëtar të cilët nuk shkuan që të vdesin në vende të huaj. Të gjithë lugëtarët e Mefail Shehut ranë heroikisht duke mbrojtur vendin e vet për idealin më të lartë bërjen e “Shqipërisë etnike”. Nga Zajazi vetëm një ballist ka rënë në Dibër, disa në Gostivar dhe Shkup që është një dëshmi se shqiptarët nuk sulminin dhe okuponin tokë të huaj. Me këtë rast Mefaili kur u ripushtua Zajazi dhe Kërcova bashkëluftëtarëve të vetë do t’i drejtohet: “ne bëmë të gjithë atë që mundëm, luftuam si burrat dhe ato që ranë si heronj dhe nuk vdiqën për interesa të huaja se vdiqën duke mbrojt dinjitetin, nderin dhe me flamurin tonë kombëtar. Tashti kur kemi situatë tjetër do të duhet të mendojmë dhe të kuvendojmë më ndryshe. Kush dëshiron që të vazhdojë të rezistojë do të mbetet me mua por tani në grupe të vogla, kush dëshiron të dal jashtë do t’i ndihmoj me shokët që kam gjithandej, por një gjë duhet ta dini dhe të jeni të bindur se ato dinë të mashtrojnë dhe hakmarrja e tyre është primitive. Vëllezër unë nuk mendoj që të largohem nga Zajazi se edhe kushti si jemi tani ne do ta mbrojmë popullin nga ndonjë masakër” (Nexhbedin Rushiti, Mefail Selimi bashkëluftëtar që janë gjallë). Në nëntor të vitit 1945 çeta e Mefil Zajazit që nuk kishte më shumë se 30 veta do të bie në pritë dhe do të vritet me armë në dorë Mefail Zajazi bashkë me dy luftëtarë të tjerë njëri nga Kollara dhe tjetri nga Gjirokastra. Pas rënies së tij heroike pushteti i ri komunist to t’i pushkatojë gati të gjithë të burgosurit që akoma ndodheshin nëpër burgjet e Kërçovës.
Mefaili mbeti më i dashuri dhe më i adhuruari në popull
Edhe para rënies së tij si dhe pas rënies popullata e Kërçovë ishte duke përjetuar ditë të rënda. Njerëzit jetonin më shumë nëpër kasolle pasi që shtypit u ishin djegur. Ai që kishte shtëpi nuk guxonte që të strehojë ato që ua kishin djegur. Për çdo ditë varroseshin viktima të urisë, ftohtit dhe tifos. Pushteti përveç pushkatimeve që bënte pa gjyqe kishte përhapur sëmundjen e tifos në masë kur lëshonte nga ndonjë të burgosur dhe kështu përfundonin edhe familje të tëra. Hakmarrja ishte e tmerrshme, populli këtë e dinte se e kishte përjetuar vite më parë. Pushteti ushtarak bënte të veten, sikur deshi të barazojë të vrarit partizan në luftë me civilët shqiptar të burgosur. Ata nuk ishin robër lufte ishin mbledhë pas përfundimit, por pushkatoheshin pa gjyqe. Ky veprim i tyre zgjati dy vite të tëra që nga fundi i 1944 deri në fund të vitit 1946. Edhe në këtë gjendje të krijuar askush nuk e mallkoj apo të thotë e të mendojë keq për Mefailin. Ai edhe në vazhdim mbeti si njeriu më i dashur në mbar trevën e Kërçovës. Për veprën e tij dhe për “Ballin Kombëtar” nga pushteti komunist janë thënë të gjitha të këqijat, por ai akoma adhurohet nga populli dhe mbetet nacionalisti më i çiltër që diti të luftojë dhe dha jetën për idealin e shenjtë “Shqipërinë etnike”. Për veprën e Mefail Shehut shumë dihet por shumë pak është thënë, e megjithatë fotografia e tij tani është nëpër shumë dhoma të shtëpive të Kërçovës.
Safet Hyseni




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Mefail Shehu(Zajazi) një strateg ushtarak   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptyTue Sep 22, 2009 10:09 am

Mefail Shehu(Zajazi) një strateg ushtarak
Mefail Shehu(Zajazi) një strateg ushtarak

Shqiptarët në Kërçovë gjatë Luftës së dytë botërore do të rreshtohen në forcat nacionaliste të Ballit kombëtar, me pak përjashtime të disave që përkrahën idetë komuniste. Rreshtimi i shqiptarëve përkrah forcave nacionaliste apo forcave të djathta është si pasojë e ish pushtetit okupues i cili kishte ushtruar dhunë të paparë ndaj shqiptarëve. Ushtria dhe xhandarmëria serbe në çdo anë që shkelte kishte vrarë e djegur duke krijuar 11 varreza masive vetëm në fshatrat që ende kanë popullsi shqiptare dhe që mbahen mend nga banorët e këtyre anëve. Egërsia e dhunës ka qenë aq mizore dhe primitive sa që viktimat në disa raste janë varrosur të gjallë por të plaguar me bajoneta. Ushtria serbe jo vetëm që kishte vrarë shqiptarë dhe djegur shtëpi por kishte rrafshuar me tokë shumë fshatra të banuar me popullsi shqiptare duke bërë therje kolektive pa lënë as edhe dëshmitarë. Metodën e tokës së djegur e provuan fshatrat që ndodheshin në lindje të Kërçovës si Sopi, Staroeci, Trebinja, Braçani, Karbunica, Arbëria, Qafa, Trapqidolli dhe shumë fshatra të tjerë që ishin në lindje të Kërçovës. Rreshtimit të shqiptarëve përkrah forcave nacionaliste i printe bindja se asgjë nuk do të ndryshojë në jetën e tyre pa marr parasysh se pushteti do të ndërrojë emrin. Nga fshatrat e Sopit, Braçanit, Arbërisë nuk ka shpëtuar asnjë shqiptar për të dëshmuar por dihet që ato janë therë si bagëtia te kasapi dhe më pas janë djegur në zjarrin e shtëpive të tyre. Nga Trebinja kanë shpëtuar 2 veta nga Qafa disa si dhe nga Trapqidolli dhe Karbunica kanë mbetur disa veta sa për të dëshmuar.
Ithtar i Shqipërisë etnike
Kërçova nga forcat e ish Jugosllavisë u çlirua me anë të forcave gjermane më 19 prill të vitit 1941. Po në atë ditë Divizioni “Firenca” 18.04.1941 ka shkel Kërçovën dhe Gostivarin. Nga pushteti i ri që vendoset në Kërçovë për kryetar të komunës emërohet Ahmet Haxhi Sadiku. Kjo qeverisje krijohet më 22 qershor të vitit 1941. Me këtë rast Kërçova ka hyrë në përbërje të Shqipërisë dhe e gjithë veprimtaria është kryer në gjuhën e nënës (shqipe). Shqiptarët që kishin hequr të zitë e ullirit bashkimin me Shqipërinë nën pushtimin italian e përjetuan si çlirim dhe në të vërtetë edhe kështu tingëllonte. Në këtë kohë shqiptarët u përfaqësuan në administratë, në polici, u hapën shkolla u ndërpre dhuna, lëvizja ishte e lirë. Në vitin 1941 kur Mit’hat Frashëri u bë themelues dhe ideator i organizatës “Balli Kombëtar” dhe më 1942 publikoi programin e saj “Dekalogun” e famshëm i cili program gjeti mbështetje në të gjithë trevat shqiptare në Kërçovë do të përkrahet fuqishëm nga Mefail Shehu i cili rreth vetes do të mbledh burrat më të mirë të besës e të pushkës që idetë e Mit’hat Frashërit do të mundohet t’i realizojë jo duke pritur por duke vepruar në çdo moment si në organizimin politikë ashtu edhe në atë luftarak. Mefail Shehu apo siç njihet në popull Mefaili i madh do të bëhet ithtari i Shqipërisë etnike ngase ai e ngriti organizatën e Ballit Kombëtar në nivelin më ta lartë ushtarak dhe politikë me një strategji veprimi dhe afrimi të shqiptarëve. Ky njeri u urtë që kishte bërë pajtimin e gjaqeve i ndjente se pushtimi fashist edhe ndryshon rrënjësisht nga pushtimi sllav i mëparshëm duhet të luftohet por gradualisht me hedhjen e idesë se lufta duhet të bëhet për Shqipërinë etnike. Qysh në fund të vitit 1941 me organizim të Mefail Shehut në Kërçovë do të paraqiten forcat e para vullnetare nën flamurin shqiptar që luftonin dhe mbronin popullatën nga çdo e keqe që mund të iu vinte nga okupatori momental apo nga të tjerët që aspironin sërish ta shtinë Kërçovën nën ombrellën e vet. Duke parë numrin e vullnetarëve shumë të madh që paraqiteshin për çdo ditë Mefail Shehu do të detyrohet që të merr aktivitet të ngjeshur në koordinimin e radhëve dhe organizimin e një ushtrie të rregullt, e cila do të jetë e aftë të mbrojë popullin dhe të jap kontributin e nevojshëm për të krijuar Shqipërinë etnike. Në vitin 1943 pas një vit ekzistimi të Organizatës “Balli Kombëtar” Mefail Shehu në qendër të qytetit te “Tregu shqiptar” (deri para një viti quheshe sheshi i qytetit) organizoi një tubim gjithë popullor ku promovoi “Komitetin e Ballit Kombëtar” për Kërçovë. Edhe pse Balli Kombëtar ishte themeluar që në vitin 1941 dhe ishin përcaktuar edhe zonat e veprimit dhe komandantët e çetave promovimi i Komitetit në vitin 1943 ishte i një rëndësie politike, vinte si një sinjal sa për të iu treguar forcave komuniste se ky Komitet përkrahet nga mbar popullata që edhe u dëshmua.
Mefaili i Madh zgjidhet për udhëheqës
Në një takim të Komitetit që po mbahet në Zajaz në vitin 1942 Mefail Shehu zgjidhet për komandant ushtarak ku marrin pjesë përfaqësues të fiseve më të mëdha. Që nga zgjedhja e tij ai e pa të udhës që të caktojë edhe komandantët e çetave duke ua ndarë edhe zonat e veprimit. Vetë Mefaili me çetën e tij do të veprojë në fshatrat e Zajazit e deri në Kollar, Mefaili i Vogël nga Greshnica deri në Kërçovë ndërsa Begzat Vuli do të veproj nga fshati Berikovë dhe deri në Garanë. Shpeshherë këto forca arrinin në numër shumë të madh gati edhe mbi 2 mijë vullnetar kështu që duheshe që të thirret një kuvend më i gjerë gjë që Mefaili e bëri dhe në tetor të vitit 1943 në Zajaz u thirr kuvendi ku u vendos që udhëheqës i Komitetit të Ballit Kombëtar të jetë Mefail Shehu, si zëvendës të jetë Mefaili i Vogël arkëtar Begzat Vuli, ndërsa nënprefekt Skënder Presheva. Me këtë rast Mefaili të pranishmëve do t’iu thotë: “Tani më të gjithë e dimë se përse duhet të luftojmë. Është koha që gjaku jonë të mos derdhet kot, por të luftojmë për idealin e bashkimit në udhën e Lidhjes së Parë dhe të Dytë të Prizreut dhe të burrave si Abdyl e Mit’hat Frashëri, të luftojmë për Shqipërinë Etnike”.
Mefaili nuk do të pajtohet me okupimin italian dhe ai që nga viti 1939 do të dal kaçak. Shumë shpejt do të bëhet i dashur dhe i adhuruar nga të gjithë për urtësi, trimëri e guxim. Ai nuk do të bije pre edhe e lajkave dhe joshjeve të ndryshme dhe e as intrigave komuniste. Në Zajaz dhe Kërçovë do të vinë emisar të ndryshëm nga Shqipëria, për ta bind që të heq dorë nga idealet e tij por ai asnjëherë nuk do të lejojë që t’i nëpërkëmbet ideali dhe dinjiteti dhe me urtësi i përcjellë duke u thënë se: “udha e komunizmit është e gabuar, këtë kush do të mbes gjallë ka për parë”. Edhe një takim Mefaili e pati me komunistë shqiptarë te “Gurra e Kaçakëve” afër Tajmishtit ku merrnin pjesë Tomë Gjela dhe Ibe Palikuqi që deshën ta bindin që të kthehet kah ana e partizanëve. Dëshmitarët thonë se Mefaili u ka thënë: “ju jeni shumë të ri, më dhimbej që nuk luftoni për Shqipëri, rruga juaj është e gabuar, nëse nuk e doni Shqipërinë më mirë është të rrini në shtëpi”. Takimi tjetër është bërë pa prezencën e Mefail Shehut kur Hamdin Dema ka thirr familje shumë të mëdha që të mos i shkojnë komandantit për fjale por, edhe Hamdin Dema ka dështuar. Të gjithë këto flasin për aftësinë, afërsinë dhe strategjinë me të cilën ka punuar më luftëtarët Mefail Shehu. Dëshmitarë okular thonë se në vendin e quajtur Zabel në Zajaz ka pas një takim në mes të partizanëve dhe luftëtarëve të “Ballit Kombëtar” dhe ka qenë shumë afër që të pajtohen por që flamuri shqiptarë të jetë në anën e djathtë. Por komunistët menjëherë e prishën marrëveshjen dhe Mefaili u drejtohet luftëtarëve të vetë dhe disa partizanëve shqiptarë duke u thënë “në bëfshim vëllazërim me sllavët në mallkon gjaku i pafajshëm që është derdhur, në mallkojnë nënat që nuk ua dinë varret, na mallkojnë bunarët e mbushura me kokat e familjarëve tanë, ai që ka guxim të ther një fëmijë nuk ka besë kjo u dëshmua edhe sot. Udha jonë është Shqipëria etnike, nuk ka rrugë tjetër”.
Ai u bë tmerri i forcave komuniste
Mefaili në radhët e veta mbante vetëm vullnetar dhe trima të bindur e të sprovuar në beteja. Ai nuk luftojë vetëm në Zajaz por edhe në Shkup, Gostivar, Dibër gjithkund ku ishte i nevojshëm. Trimat e tij ishin shumë besnik dhe të bindur në atë çka bënin. Të udhëhequr nga një ideal i lartë atë nuk binin në kurthe të ndryshme çka po përgatitni komunistët dhe nuk hakmerreshin me vrasje të të pafajshmëve dhe djegëjen e shtëpive si bënin partizanët sa herë iu jepeshe rasti. Robërit e luftës që i zinte ai i lëshonte duke u thënë se: “shkoni në shtëpi dhe mos ejani në këto anë, këtu janë shtëpitë tona arat tona, malet, lumenjtë dhe fushat tona”. Komandanti me veti mbante 60 deri në 80 luftëtar, por kur kishte nevojë më atë shkonin edhe të rinjtë. Në Zajaz vepronte edhe Organizata e “Rinisë së Ballit Kombëtar” çka ishte një ndihmë shumë e madhe në përhapjen e idesë për luftën që bënte Balli Kombëtar. Disa herë partizanët ishin munduar që ta shtinë në dorë Kërçovën por nuk kishin pas sukses. Kërçovë mbrohej në të shumtën e rasteve nga komandantët si Begzat Vuli, Sali Raxha dhe Habib Kaleshi që ishin ndër më të besueshmit e Mefail Shehut. Begzat Vuli dhe Habib Kaleshi bien heroikisht në fund të vitit 1943 kur Kërçovë sulmohet me 4 brigada në mungesë të dy Mefailave që ishin në ndihmë të Xhemë Gostivarit ndërsa Sali Raxha do të zihet i gjallë dhe do të zhduket në vitin 1945. në luftë të drejtpërdrejt me partizanët janë vrarë shumë pak luftëtar të Mefilit. Ndërsa në Kërçovë sipas të dhënave zyrtare janë vrarë 442 partizan. Numri prej 442 nuk është i saktë ngas nuk jepen të dhëna për brigadat malazeze që lanë shumicën luftëtarëve në një kur tentuan që të marrin Kërçovën. Këto të dhëna shtrembërohen (në librin “Slobodata beshe nivniot ideall”) me qëllim ngase nuk jepen të vrarit e brigadave malazeze si dhe partizanët që ranë në betejën e fundit në nëntor të vitit 1944. Në këtë betejë kanë mbetur shumë partizan të vrarë dhe kjo u tregua në fund kur ato ia filluan që të hakmerren me egërsinë më të madhe duke djegur r dëbuar të gjithë popullatën civile në drejtim të Gostivarit. Mënyra se si silleshin me popullsinë shqiptare pushtetarët e ri komunist tregonte për një barazim të numrave të të vrarëve andaj ato këtë e bënë me të burgosurit që i merrnin pas ripushtimit të Kërçovës.
Asnjë ballist nuk u vra jashtë tokave shqiptare
Lufta ideologjike bëri që në Kërçovë të vriten partizan nga anë të ndryshme të vendit. Në okupimin e Kërçovës do të vriten shumë partizan edhe atë nga Ohri 60, Struga 13, Manastiri 6, Krusheva 20, Brodi 21, Gostivari 8, Tetova 4, Demir Hisari 7, Negotina 2Gjevgjelia 7, Prilepi 21, Resnja 6, Dibra 6, Ferizaj 3, Prishtina 5, Peja 5, Serbia 5, Bosnja 2, Sllovenia 2 si dhe shumë të tjerë nga kërcova që ky numër edhe pse është 442 nuk është real pa i përfshirë ato që e lanë jetën në nëntorin e 1944 dhe tri brigadat malazeze të cilat mezi arritën të shpëtojnë të përgjysmuara. Përderisa në Kërçovë gjetën vdekjen shumë të ri të mashtruar ideologjikisht ky mashtrim nuk ishte në anën e luftëtarëve të Ballit Kombëtar të cilët nuk shkuan që të vdesin në vende të huaj. Të gjithë lugëtarët e Mefail Shehut ranë heroikisht duke mbrojtur vendin e vet për idealin më të lartë bërjen e “Shqipërisë etnike”. Nga Zajazi vetëm një ballist ka rënë në Dibër, disa në Gostivar dhe Shkup që është një dëshmi se shqiptarët nuk sulminin dhe okuponin tokë të huaj. Me këtë rast Mefaili kur u ripushtua Zajazi dhe Kërcova bashkëluftëtarëve të vetë do t’i drejtohet: “ne bëmë të gjithë atë që mundëm, luftuam si burrat dhe ato që ranë si heronj dhe nuk vdiqën për interesa të huaja se vdiqën duke mbrojt dinjitetin, nderin dhe me flamurin tonë kombëtar. Tashti kur kemi situatë tjetër do të duhet të mendojmë dhe të kuvendojmë më ndryshe. Kush dëshiron që të vazhdojë të rezistojë do të mbetet me mua por tani në grupe të vogla, kush dëshiron të dal jashtë do t’i ndihmoj me shokët që kam gjithandej, por një gjë duhet ta dini dhe të jeni të bindur se ato dinë të mashtrojnë dhe hakmarrja e tyre është primitive. Vëllezër unë nuk mendoj që të largohem nga Zajazi se edhe kushti si jemi tani ne do ta mbrojmë popullin nga ndonjë masakër” (Nexhbedin Rushiti, Mefail Selimi bashkëluftëtar që janë gjallë). Në nëntor të vitit 1945 çeta e Mefil Zajazit që nuk kishte më shumë se 30 veta do të bie në pritë dhe do të vritet me armë në dorë Mefail Zajazi bashkë me dy luftëtarë të tjerë njëri nga Kollara dhe tjetri nga Gjirokastra. Pas rënies së tij heroike pushteti i ri komunist to t’i pushkatojë gati të gjithë të burgosurit që akoma ndodheshin nëpër burgjet e Kërçovës.
Mefaili mbeti më i dashuri dhe më i adhuruari në popull
Edhe para rënies së tij si dhe pas rënies popullata e Kërçovë ishte duke përjetuar ditë të rënda. Njerëzit jetonin më shumë nëpër kasolle pasi që shtypit u ishin djegur. Ai që kishte shtëpi nuk guxonte që të strehojë ato që ua kishin djegur. Për çdo ditë varroseshin viktima të urisë, ftohtit dhe tifos. Pushteti përveç pushkatimeve që bënte pa gjyqe kishte përhapur sëmundjen e tifos në masë kur lëshonte nga ndonjë të burgosur dhe kështu përfundonin edhe familje të tëra. Hakmarrja ishte e tmerrshme, populli këtë e dinte se e kishte përjetuar vite më parë. Pushteti ushtarak bënte të veten, sikur deshi të barazojë të vrarit partizan në luftë me civilët shqiptar të burgosur. Ata nuk ishin robër lufte ishin mbledhë pas përfundimit, por pushkatoheshin pa gjyqe. Ky veprim i tyre zgjati dy vite të tëra që nga fundi i 1944 deri në fund të vitit 1946. Edhe në këtë gjendje të krijuar askush nuk e mallkoj apo të thotë e të mendojë keq për Mefailin. Ai edhe në vazhdim mbeti si njeriu më i dashur në mbar trevën e Kërçovës. Për veprën e tij dhe për “Ballin Kombëtar” nga pushteti komunist janë thënë të gjitha të këqijat, por ai akoma adhurohet nga populli dhe mbetet nacionalisti më i çiltër që diti të luftojë dhe dha jetën për idealin e shenjtë “Shqipërinë etnike”. Për veprën e Mefail Shehut shumë dihet por shumë pak është thënë, e megjithatë fotografia e tij tani është nëpër shumë dhoma të shtëpive të Kërçovës.
Safet Hyseni


EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 1

Mefail Shehu(Zajazi) një strateg ushtarak
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim


Male
Numri i postimeve : 610
Age : 71
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Jeta dhe vepra e Marie Shllakut   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptyThu Dec 03, 2009 1:09 pm

I nerumi Drini dhe ju basheke atedhetar tjere qe ua dini veleren nacionalistave shqyptar, ne pa mundesi per te hape teme me vete per kete HEROIN Atedhetare , Lufetare te Shqypnis etnike,kete shkrim me nje pjese te historis Marie Shllakut, po e botoj ketu

p.s. Stafi i keti foumi BK, ma kan ndalu me hape tema dhe me shkembye MP, me gjithe ate une do te mundohem te sjelli histori kombetare ,tua gjej vendin neper rubrikat e historis.
=======================================================
Sabile Keçmezi-Basha: Marie Shllaku-Shkodrania e dashuruar në Kosovën
E Merkure, 02-12-2009, 08:00pm (GMT)

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 U1_SabileBashaMarie Shllaku - Shkodrania e dashuruar në Kosovën

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha
Sabile_basha@hotmail.com

Pas aneksimit të Kosovës, për popullin shqiptar filloi një etapë e errët, një kalvar i vërtetë. Filluan përsëri masakrat masive mbi popullatën e pafajshme, dhe likuidoheshin patriotët dhe intelektualët e paktë. Në Drenicë dhe në shumë vende të tjera të Kosovës bëhej gjenocid i vërtet. Edhe pse ishte e pushtuar Kosova, ajo edhe më tej trajtohej si zonë e rrezikshme dhe e pasigurt për shkak se banohej me një popullsi shumicë jo sllave, e shtypur dhe e diskriminuar. Andaj edhe ekzistonte frika tek okupuesi.
Me këtë gjendje të imponuar, ku “liria” dhe “barazia” e popullit shqiptar ishin shndërruar në robëri nga një pakicë kombëtare –serbët dhe malazezet, kuptohet se populli liridashës nuk ishte i kënaqur. Meqë popullata shqiptare që jetonte përgjatë kufirit me shtetin amë, edhe zyrtarisht ishin shpallur si element i pabesueshëm, për këtë arsye edhe ndiqeshin, burgoseshin, torturoheshin, detyroheshin të shpërnguleshin, madje edhe vriteshin dhe askush nuk merrej në përgjegjësi. Fundja, të gjitha masakrat, që ua bënë shqiptarëve, ishin të zyrtarizuara nga organet shtetërore, që si bazë u shërbenin “Naçertania “ e Garashaninit, elaboratet e I. Andriqit, I . Vukotiqit, elaboratet I,II të Vasa Çubrilloviqit, të cilat vazhduan të zbatohen me përpikëri.
Viti 1945, vlen të cekët se tek popullata shqiptare do të kujtohet si viti më i përgjakshëm në historinë e Kosovës, sepse u pushkatuan mijëra veta, shumë u zhdukën pa gjurmë, mbi 30 mijë u futën në burgje dhe u vendosën në kampe, qindra mijëra morën botën në sy ( si në Turqi e vende të tjera), e shumë të tjerë u vranë jashtë Kosovës . Të gjitha këto që u cekën më lartë u bënë nën maskën e njëfarë “Vëllazërim-bashkimi”.

Procesi gjyqësor i Prizrenit

Pas zbulimeve të shumta që u bënë ndaj anëtarëve të organizatave ilegale në Kosovë e në viset tjera të banuara me shqiptarët në Jugosllavi, pasonin proceset e gjata gjyqësore dhe dënimet fort të mëdha e drakonike që u shqiptonin anëtarëve të tyre. Ndërsa për dhunën e torturat që u përdorën ndaj tyre në lokalet e hetuesisë, do të jetë një histori e veçantë.
Fillimi i vitit 1946, në Kosovë fillon me një valë të paparë ndjekjesh e arrestimesh. Hijet e zeza të UDB-ës e OZN-ës, shpërndahen dhe trokasin shtëpi me shtëpi, zënë pritat. Fillojnë reprezaljet që do të mbetën kujtimi më i hidhur në histori. Kosova jetonte natën e shën Bartollomeut pas së cilës do të lindin shumë procese gjyqësore historike, dëshmi e dhembshme e kohës nën robërinë Jugosllave.
Qershori i vitit 1946, mezi që kishte ecur një vit i “çlirimit” nga fashizmi. Në Prizrenin legjendar përgatitej kontingjenti prej 27 vetave për të dalë në bankën e të akuzuarve dhe në emër të popullit, në të ashtuquajturin “gjyqin e popullit” të marrin dënimin. E duhet theksuar se pas këtij kontingjenti, që kryesisht përbëhej prej nxënësve e intelektualëve, ku më vonë do të pasohet nga dhjetëra e qindra të tjerë, po ashtu shqiptar të shkolluar, e liridashës, që grupe-grupe do t’i nënshtrohen “vëllazërim-bashkimit” jugosllav.
Procesi më i madh gjyqësor, dhe që zgjoi interesimin e masave të gjëra shqiptare, pa dyshim është Procesi gjyqësor i At Bernard Llupit, Kolë Parubit, Gjergj Martinit, Marie Shllakut e shumë të tjerëve, që ishin bashkëpunëtorët e ngushtë të prof. Ymer Berishës.
Procesi i lartpërmendur filloi me 29 qershor 1946 dhe përfundoi me 11 korrik po të njëjtit vit, që dot thotë se zgjati gjithsej 13 ditë pa llogaritur ditët e hetuesisë e të tjera. Prokuror publik i këtij procesi, siç ishte bërë rregull si në çdo proces tjetër ishte Ali Shukriu. Procesi u mbajt në Prizren. Para trupit gjykues, që e përbënin kryetari i trupit gjykues- Dragutin Janjiq, gjyqtar porotë ishte Ismet Mulla dhe Selajdin Ahmeti. Procesmbajtës ishte Branisllav Kijari. Mbrojtës të të akuzuarve ishin Bozhidar Zuleviq dhe Hysamedin Ejupi, Jovo Poznanoviq dhe Urosh Golluboviq me të vetmin avokat edhe ai ishte një rus i mbetur pas lufte këtu, Vlladimir Znamenski nga Gjakova.
Me 29 qershor, Prizreni i bukur kishte ditë zie. Para trupit gjykues të okupuesit, në bankën e zezë u ulën 27 të akuzuar shqiptarë. Ata akuzoheshin vetëm pse kishin dashur vendin e tyre, lirinë dhe një Shqipëri Etnike. Në një pyetje të një hetuesi drejtuar Marie Shllakut, se qe sa kohë ke filluar të merresh me politikë, ajo iu kishte përgjigjur “Po, që herët jam marrë me politikë, në qoftë se mund të quhet politikë dashuria e ime për atdheun, përpjekja ime qysh se di për vete për një Shqipëri Etnike, të bashkuar me pjesët e saja të shkëputura, Kosovën dhe Çamërinë” dhe ja pse u dënua me vdekje Marie Shllaku- Zhanë D’Arka shqiptare.

Jeta dhe vepra e Marie Shllakut

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 U1_MarieShllaku2Vend të rëndësishëm, nё lëvizjen ilegale tё Kosovës zë shkodrania Marie Shllaku. Ajo u lind me 22 tetor 1922, nga babai Mark Simon Shllaku dhe e ëma Dile Shllaku. Ishte studente e filozofisë nё Universitetin e Romёs. Ishte e pamartuar. Një kohë punoi ndihmëse në Çelen e Fishtës mandej ishte sekretaresh e Iliaz Agushit dhe Xhafer Devës. Ndërsa sipas deklaratave të dhëna në hetuesi, aji kishte deklaruar se “Jam shqiptare, me nënshtetësi shqiptare, e pa martuar, studente e filozofisë, flasë e shkruaj shqip, latinisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, greqishten e vjetër dhe nga pak serbisht”. Maria ishte njëra ndër ato femra e cila me njё guxim tё rrallё doli nё male krah pёr krah me burrat pёr ta ndalur copëtimin e Shqipёrisё etnike.
Njё kohё ajo ishte bashkёpunёtore e ngushtë e prof. Ymer Berishёs. Qysh në fillim kur u detyrua të kaloi në ilegalitet, iu bashkëngjit grupit të Ukë Sadikut dhe Ndue Përlleshit. S’bashku me profesorin Ymer Berisha mori pjesë në themelimin e organizatës politike-patriotike “Besa kombëtare” në Dobërdol. Përndryshe në Kuvendin e Dobërdolit, ajo kishte mbajtur proces-verbalin e tubimit.
Ishte e dashuruar nё Shqipёrinё etnike, andaj edhe tёrё punën dhe veprimtarin patriotike ia kishte kushtua asaj, sa qё nё fund edhe u flijua pёr tё. Kosovёn e deshi me shpirt, punoi pёr Kosovёn, doli nё male tё Kosovёs, mori pjesё nё shumё aksione luftarake kundër okupuesit në Kosovë. Nё betejёn e Siçevёs, mё 12 shtator 1945 u plagos rёndё, por edhe nё atё gjendje ajo nuk ishte dorëzua.
Edhe pse e plagosur rëndë, qëndronte stoike dhe me të gjitha ato plagë arriti që të çante rrethimin. Ishte strehuar strehuar në një shtëpi të fshatit. Ku më vonë u zbulua nga bashkëpunëtorët e OZN-es. Pas arrestimit të Maries filloi edhe një etapë e re e jetës së saj me plotë ankth dhe vuajtje të rënda. Ajo në fillim nuk kishte pranua asgjë, nuk iu përgjigjët asnjë pyetjeje që i bënin hetuesit. Ata ishin shumë të pakënaqur, nga ajo kërkonin më tepër, kërkonin që të dinin për rrjetin e ilegalës, kërkonin luftëtarët,bashkëpunëtorët, jatakët e tyre e shumëçka tjetër. Ndaj asaj përdorën metoda të rënda torturuese nga ato më të ndryshmet e shkuan aq larg sa edhe i premtuan se poqese flet ate do e lirojnë. Marie Shllaku edhe pas të gjitha këtyre premtimeve, kishte heshtur, asnjë fjalë nuk kishte nxjerr nga goja.

Kurthi që iu përgatitë Marie Shllakut

Për të nxjerr diç nga kjo vajzë 23 vjeçare, kishin kurdisur një kurth makabre, gjëja se do të “Sulmohet” burgu ku gjendej ajo. Sulmin gjëja se do ta organizonin “Ballistët” dhe ate do e lirojnë nga duart e oficerëve të OZN-së dhe llogaritnin se me këtë akt tek Maria do të fitohet besimi dhe sigurisht, më vonë ajo edhe do të flasë dhe ata do të mësojnë çdo gjë që iu interesonte me të madhe.
Nuk kishte kaluar shumë kohë dhe plani i planifikuar u realizua. U realizua ngase ata nuk kishin kohë për të humbur se ilegalja shqiptare ishte aq aktive në terren dhe frikoheshin se verrlet do iu rrëmbenin Marien. Nga organet e ndjekjes u siguruan “ballistët”. OZN-ashtët e UDB-ashët vunë plisa në koka dhe “thyen” burgun. E “liruan” Marie Shllakun, trimen shkodrane, më vonë e vendosën në një banesë të “sigurt”, me një “ballist” edhe më të “sigurt”. Nga dokumentacioni shihej se megjithatë Maria tërë kësaj çka kishte ndodhur, nuk i besonte. Në fillim çdo gjë mori me rezervë, por më vonë me kujdesin e shtuar të “ballistit” disi filloi të mendonte ndryshe. Vajza trime që kishte marrë pjesë në shumë luftëra, iu duket e pamundur që një shqiptar, siç ishte nikoqiri i saj ta tradhtonte. E ai “nikoqiri” ishte një bashkëpunëtor i OZN-es famëkeqe, që kishte bërë shumë për Jugosllavin komuniste. Kapiteni “Nisin” siç e quanin me emrin konspirativ, nuk ishte askush tjetër por vetë – N. K, e që e quante veten shqiptar. Andaj u angazhua që sa më tepër të marrë informata nga Maria. Edhe pse e “çliruar” nga burgu, edhe pse “ballisti” paraqitej një shqiptar i devotshëm, ajo me shumë vështirësi lëshohej në ndonjë bisedë më të thellë. Marie Shllaku nga një vajzë finoke e urtë e e sjellshme, në këtë banesë ishte shndërruar në një ujkonjë të heshtur, dhe asesi të hapte gojën për të folur për bashkëpunëtorët e saj. Nikoqiri, me kohë filloi të humbte durimin, por punëdhënësit i thoshin se qëllimi arsyeton mjetin dhe e kthenin përsëri te Maria, për të vazhduar lojën e mirësjelljes dhe të patriotit.
Maria foli, më në fund foli kur “ballisti” i tregoi se së shpejti kishte marrë urdhër për ta përcjell për në mal. Por, gjithsesi ai duhet ditur kujt ti drejtohej dhe ku do të jetë më e sigurt. Në atë moment diçka tek vajza ndryshoi. Ajo kërkoi letër e laps për të shkruar, dhe e porosit nikoqirin se kujt duhet ti drejtohej. Si shenjë njohjeje dhe besimi ajo nikoqirit i ep medaljonin e vet që e mbante rreth qafe.
Marie Shllaku mbante lidhje me Atë Bernard Llupin, fratin nga Peja. Andaj për kapitenin e ri të OZN-së filloi një rol i ri, një rol prej korrieri, që do të bartte letra nga Maria për ke frati dhe anasjelltas. Mirëpo, letra e parë e Maries kishte ngelur pa përgjigje, por letra e dytë do të sjellë rezultate shumë më të mira. Frati në letrën që i dërgon, e këshillon Marien që të sillet në bazë të këshillave që i epte “ballisti” ngase ai, kapiteni i OZN-ës kishte arritur ta bindte edhe fratin se ishte atdhetar.. Frati asgjë më tepër nuk shkruante në letrën- porosi. Mirëpo edhe kjo mjaftoi që të zbulohet rrjeti më i gjerë i njerëzve që ishin të këqyrë në Lëvizjen e NDSH-es. Marie Shllaku me vonesë e zbuloi tradhtinë e madhe që iu kishte bërë, por edhe pas kësaj ajo nuk u pendua për punën dhe aktivitetin që kishte bërë.
Pas letrës që i kishte dërgua fratit dhe pas letrës së dytë dhe përgjigjes që i dha frati, atë e kthyen në burgun e Prizrenit, duke e malltretuar e rrahur edhe më shumë. Ajo më vonë u morë në pyetje shtatë herë, duke filluar nga 19 dhjetori 1945 e deri më 20 maj 1946. Gjatë procesit të hetimeve, në seancën e parë e mori në pyetje N. K. alias kapiteni Nisin dhe M. N. Ndërsa në procesverbalet e hetimeve të datave 1 janar 1946, 20 dhe 29 janar dhe me 8 maj 1946 në pyetje e kishte marr Misha Popoviqi.

Aktgjykimi i Marie Shllakut

Në aktgjykimin e Marie Shllakut, thuhej se ajo akuzohej:
1. Se Marie Shllaku ishte sekretaresh e Ministrit të Punëve të Brendshme Iliaz Agushit. Ajo edhe pse pas vitit 1945 kishte ikur Xhafer Deva, ajo kishte mbetur në Kosovë për të punuar kundër sistemit të ri shoqëror
2. Ajo s’bashku me disa fshatar, i kishte organizuar ata dhe kishte dal në male për të luftuar kundër partizanëve dhe kundër sistemit të ri duke penguar UNÇ-në të ndërtojë pushtetin popullor.
3. Gjatë vitit 1944, duke shfrytëzuar njohësit e mëhershme me bandat balliste, ajo bëri lidhjen e ndërsjellë të tyre me Ismail Goranin dhe Ukë Sadikun të cilët pastaj sulmuan Gjilanin, Ferizajn dhe vende të tjera.
4. Në fillim të vitit 1945, pasi doli në mal ajo propagandoi që shqiptarët nuk duhet ti përgjigjen thirrjes për të shkuar në Armatën Jugosllave, por të dalin në mal për të zhvilluar luftë kundër partizanëve.
5. Se në janar 1945, mori pjesë në Kuvendin e Drenicës, s’bashku me prijësit e tjerë siç ishin: Ymer Berisha, Mehmet Gradica, Ahmet Shala, Ukë Sadiku, Shaban Polluzha, Met Dina etj, ku u vendos të sulmohen njësit e UNÇ-së në Drenicë dhe çdo kund tjetër.
6. Se me të mbaruar lufta e Drenicës, e deri sa u burgos, në vjeshtë të vitit 1945, ajo vazhdoi të jetoj në mal duke i nxitur luftëtarët e rezistencës antikomuniste, mori pjesë në shumë kuvende, ku u morën qëndrime për të vazhduar rezistencën me armë, e bindte popullin që të dilte në male, tu bashkohej luftëtarëve të Shqipërisë Etnike.
7. Se mori pjesë në Kuvendin e Dobërdolit në gusht të vitit 1945, ku u vendos që Ymer Berisha të jetë udhëheqës politik, Ukë Sadiku udhëheqës ushtarak i gjithë luftëtarëve të rezistencës në Kosovë.
8. Se mbajti lidhje të vazhdueshme dhe të pandërprera me prof. Ymer Berishën dhe me prijës të tjerë të rezistencës.
9. Se mori pjesë në betejat kundër Njësive Ushtarake Jugosllave dy herë me radhë, ndërsa në luftën e Siçevës, u vranë mase 11 oficer dhe ushtar të APJ-së ( ku edhe e akuzuara u plagos).
10. Se mbajti lidhje të vazhdueshme me Fratin e Pejës Atë Bernard Llupin, nga ai mori të holla, letra dhe porosi të tjera.
11. Se Marie Shllaku edhe pse e plagosur ajo kujdeset për grupet ilegale shqiptare, mbante lidhje me ta, dhe u kujdeske për tërheqjen e tyre jashtë kufijve të vendit, duke bërë krime që sanksionoheshin me nenin 3 pika 7 dhe 12 të ndëshkueshme sipas nenit 4 alineja 1 të Ligjit mbi vepra penale kundër popullit dhe shtetit.
Nga e tërë kjo që u tha më lart, prokurori Ali Shukrija kërkoi që kjo e re 23 vjeçare të dënohej me dënimin më të rëndë: Me vdekje- pushkatim. Në këtë proces u shqiptuan dënime drakoniane: 4 vet u dënuan me pushkatim: Marie Shllaku, At Bernard Llupi, Kolë Parubi dhe Gjergj Martini, të cilët me 24 nëntor u ekzekutuan nga eskadroni i vdekjes jugosllave, në Prizrenin e bukur, ndërsa të tjerët u dënuan prej 1- 12 vjet burg.
Është e vërtet se ajo jetoi pak, por pak kush e jetoi jetën aq intensivisht e trimërisht si ajo. Jeta dhe vepra e saj u vunë pa luhatje në shërbim të atdheut dhe të lirisë dhe kështu me sakrificën e vet, mbajti gjallë në shpirtin e kombit dëshirat e shpresat liridashëse deri në fitore.
Zemra Shqiptare



Inderuar nuk eshte ne pytje qe ty apo dikujt tjeter ju kem ndalu te hapni tema te reja .po jemi duke bere diq qe ta rifreskojm kete forum . ka tema qe jan bere vetem nje shkim dhe duhet te largohen ato tema qe tju mundesojm te hapin tema te reja te gjith ju qe deshiron,per ne eshte nder qe jeni pjes e bashkimit kombetare,

ME RESPEKT STAFI :

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 43
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 EmptySat Dec 05, 2009 11:25 pm

I nderum Medalim shkrim i jua i sijellur ne ket tem eshte i qelluar, une po ia bashkanigjit edhe disa te dhena kesaje tem, qe ta kuijtoim te kaluren e hidhur, dhe te mesoim nga ajo, qe mos te na perseritet.


Ne emer te Popullit Jugosllavise Denoheni me Vdekje-Pushkatim!

Ne gjysmen e pare te vitit 1945, kur veprimtaria e Komitetit Nacional Demokratik Shqiptar "KNDSH" u shtua, repartet famekeqe te OZN-es me ndihmen e bashkepuntoreve te saj shqipfoles, ne veren e atij viti ndermori nje fushate te eger kunder anetareve te kesaj organizate.
Keshtu, ne korrik te vitit 1945 ne Kukes arrestohet kryetari i "KNDSH" me selin ne Prizren z.Halim Spahija. Arrestimin e z.Spahija e beni OZN-a nen drejtimin e punetorit operativ Mazllum Nimani.
Nderkohe jane burgosur edhe shume anetare te Komitetve Qarkore Prizrenit, Suharekes, Rahovecit etj.
Pas procesit hetimor te OZN-es, me 11 shtator 1945, Prokurori Publik i Kosoves e Metohise Ali Shukriu ka ngritur nje aktakuze"Nr.P.99/45" Kunder antareve te "KNDSH-se" ne Prizren me rrethine, mderkaq nga data 20-27 shtator 1945 ne Gjykaten Popullore Krahinore ne Prizren u zhvillua nje proces gjyqesore.
Kryetari i trupit gjykues ishte Hivzi Sylejmani, antare:Kole Shiroka dhe Qamil Brovina. Ndersa sekretar i ketij Procesi ishte caktuar Mustafa Biqaku.
Ku trupi gjykues ne Emer te Popullit te Jugasllavise i shpalli fajtor, per " ... tradheti ndaj popullit dhe atedheut...".
Halim Spahiun, Tahir Deden, Rexhep A. Kabashin, Rifat Krasniqin, Sefidin Ahmetin dhe Kajtaz Ramadanin, te cilet u denuan me VDEKJE-PUSHKATIM, nderkaq anetaret e tjere te kesaj organizate u denuan me burgim te rende prej 1-17 vjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty
MesazhTitulli: Re: EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH   EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH - Faqe 3 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EPOPEJA E BESELIDHJES KOMBETARE DEMOKRATIKE B.K.D.SH
Mbrapsht në krye 
Faqja 3 e 3Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3
 Similar topics
-
» "EPOPEJA-e UÇK-ës ZOP
» Epopeja e ndritshme e UCK
» BALLI KOMBETAR - KOLOBORATOR APO LUFTETARE?
» Dr. Shefqet Krasniqi: Epopeja e Kosovës së Re
» Partia Demokratike e Kosoves

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: