Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty
MesazhTitulli: Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite   Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite EmptyWed Oct 08, 2008 10:03 am

Historiani 73-vjeçar, Sherif Delvina, jep fakte për minoritetet në Shqipëri dhe shtetet e tjera të Ballkanit


Citim:
Sherif Delvina, studiuesi dhe hulumtuesi në fushën e historisë, tregon se përse sot shteti fqinjë Greqia mohon ekzistencën e arvanitasve dhe çamëve. Ai shpjegon se qëllimisht këto dy minoritete duhet të ishin minoritete kombëtarë, ndërsa ata nuk gëzojnë asnjë të drejtë, duke filluar që nga gjuha. Më pas, historiani dëshmon edhe për refuzimin që iu bë nga shumë intelektualë dhe studiues shqiptarë atlasit të “Minoriteteve” në Shqipëri apo dhe studimit më të fundit që “fryn” minoritetet në vendin tonë.
Ashtu si edhe më parë, në një numër të gazetës “Panorama”, Delvina shpjegon edhe disa nga tezat greke rreth çështjes së minoritetit në Shqipëri. Ai shprehet, gjithashtu, se historianët tanë janë tashmë të përgatitur mirë për ballafaqime me përfaqësuesit e shtetit fqinjë për këtë çështje. Studiuesi shprehet se arvanitasit, që thuhet se janë 2-3 milionë, duhet të konsiderohen nga grekët të paktën minoritet gjuhësor, por, deri tani, ata as që kanë dashur t´ia dinë edhe për rekomandimet e Evropës, që, nëpërmjet delegacionit të saj, vizitoi dhe ndoqi nga afër këtë problem në vitin 1957. Sherif Delvina deklaron në këtë shkrim, se përpjekjet e fundit nga ndonjë gjeo-demograf shqiptar, për t´i paraqitur minoritetet të zmadhuar dhe se ata përbëjnë 11,6 për qind të popullsisë së vendit tonë, janë antikombëtare dhe “çojnë ujë”, në “mullirin” e nacionalistëve ekstremistë grekë, që duan ta paraqesin përpara botës Shqipërinë si shtet multietnik. Këto dhe të tjera rrëfime interesante mund t´i mësoni nga intervista në vijim e historianit Sherif Delvina.


Sa thuhet se janë sot arvanitasit në Greqi?

Nuk bëj gabim të them se janë rreth 2-3 milionë arvanitas në Greqi. Si vendbanime të tyre tashmë njihen Beotia, Atika, në Eubea, Morea e zona të tjera, që, megjithëse flasin shqip, nuk kanë të drejtën të kenë as edhe një shkollë për mësimin e gjuhës së tyre. Kam pasur kontakte të vazhdueshme me Aristidh Kolën. Më ka ardhur disa herë në shtëpi, dhe shpesh bisedonim për problemin e arvanitasve. Një herë, më kujtohet se kishte një problem me botimin e revistës “Besa”, kur i kërkoi qeverisë greke që ta shkruante atë me shkronja latine, por nuk u lejua. Më bëri përshtypje mentaliteti mesjetar grek se, nëse gjuha shkruhet me shkronja latine, ajo myslimanizohet ose katolicizohet. Kjo ishte një marrëzi e grekëve, ashtu si shumë të tjera. Punë të madhe ka bërë At Anton Belushi, studimet dhe kërkimet e të cilit për arbëreshët e Heladhës, mund të themi pa ndrojtje, se janë një enciklopedi e popullsisë etnike dhe kompakte arbërore në Greqi. Për numrin e popullsisë arvanitase në Greqi, At Belushi shkruan: “Politika e Athinës vazhdon të mohojë ekzistencën e mëse 2000000 arvanitasve në Greqi. Atje, dhe sot gjenden më tepër se 600 komunitetet arbërore, kurse qeveria greke nuk njeh kulturën shqiptare në Greqi. (“Lidhja”, nr.25, viti 1991). Arvanitasit duhet të jenë një minoritet kombëtar. Grekët nuk pranojnë t’i njohin as si minoritet gjuhësor. Në vijim për të mësuar më shumë rreth aktualitetit të minoriteteve në Shqipëri dhe Greqi lexoni intervistën e Sherif Delvinës.


Përse çamët nuk përmenden fare nga shteti fqinj?

Për sa i përket minoritetit çam ortodoks, fqinjët jugorë nuk pranojnë kurrsesi se ata ekzistojnë. Për këtë patëm një debat me profesoreshën greke Karakasidu. Në kohën kur fillova të referoja për popullsinë çame, në vitin 1994, profesoresha greke më ndërpreu me të padrejtë, duke më pyetur se a kishin bërë vrasje çamët në Greqi? Iu përgjigja se këtë ua sqaron referati im dhe vijova: Gjatë pushtimit nazi-fashist të Greqisë, një pjesë e njerëzve politikë dhe oficerëve në Greqi hynë në shërbim të pushtuesit. Edhe kleri i lartë grek, me në krye kryepeshkopin e Athinës e të Greqisë, i shërbeu pushtuesve, duke respektuar kështu një traditë të hershme të kishës greke, e cila në shumicën dërrmuese të rasteve i ka pritur me lule pushtuesit, që kanë shkelur tokën greke. Nuk është rastësi që ish-komandanti i armatës në Shqipëri, në luftën italo-greke, Çolakoglu u bë më vonë kryeministër i qeverisë kuislinge. Ishin po ato forca ushtarake që kryen masakrat kundër popullsisë të pafajshme çame, e cila u masakrua dhe u dëbua me dhunë nga vatrat amtare. Ishin repartet e gjeneralit Zerva me shokë, që vranë 2300 çamë të pafajshëm dhe 450 burra i vdiqën në tortura. Prandaj, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë e ka shpallur 27 qershorin si dita e genocidit të çamëve. Se kush ka bashkëpunuar me okupatorin nazist e sqaron A.Vakalopulos në “Historinë e Greqisë Moderne”, botim i Horvathit 1991, për këtë çështje ky akademik grek, në faqen 275 të librit të sipërcituar, shkruan: “Gjermanët ditën të përfitonin nga kundërshtitë dhe rivalitetet ndërmjet grekëve. Duke studiuar me gjakftohtësi situatën psikologjike, vuajtjet, pasionet, ambiciet, të disa personaliteteve greke vunë në zbatim me shumë shkathtësi të pavdekshmen “përça e sundo”, duke shtuar kështu mosmarrëveshjet ndërmjet grekëve, në dobi të tyre. Populli grek u nda, njera palë denonconte palën tjetër si tradhtare dhe kështu u çfarosën grekët, në çastin kur dukej në horizont fitorja dhe pushtuesi bëhej gati të linte vendin tonë“. Pra, se kush është fajtor për bashkëpunimin me gjermanët, na e sqaron ky historian i dëgjuar grek. Në fq.270, A.Vakalopulos pohon: “N.Plastiras, sapo mori fuqinë, vuri në veprim Traktatin e Varkizës (12 shkurt 1945), që shpallte armëpushimin dhe lejonte kthimin e vendit në jetën normale. Në Greqi, shumë bashkëpunëtorë të armikut u bënë spekullatorë të popullit grek, duke qenë përgjegjës para tij. Ata gjetën rast dhe u bënë nacionalistë dhe shtylla të regjimit”. Rivendikimet e popullit u asgjësuan. Më 18 maj të vitit 1945, në Athinë, në gjyqin e Kryeministrit grek Ralis, Çolakoglu dhe disa bashkëpunëtorëve të tjerë në shërbim të nazifashistëve, prokurori Papradakis vuri në dukje gjatë pretencës së tij, se pushtuesit kishin pushkatuar në Greqi 10000 vetë, shkatërruar 70000 shtëpi dhe 883 katunde. Me fakte të pamohueshme u provua se batalionet e sigurimit të Kryeministrit kuisling, Ralis, shokët e tij dhe organet që kishin krijuar për të famshme mbrojtje të vendit, kishin luftuar pa mëshirë kundër rezistencës greke, Ralis dhe Tavularis, ky i fundit, ministër i Brendshëm i asaj kohe në qeverinë e Ralisit, nënshkruan urdhrin e turpshëm, ku thuhej: “Policia dhe xhandarmëria greke të vihen nën urdhrin e nazistëve gjermanë”.


A mendoni se është arritur qëllimi kombëtar në konferencat ndërkombëtare?

Po. Madje, them se më së miri e vërteta historike, rreth shqiptarëve dhe Shqipërisë, është dhënë qartë sidomos në konferencën e Ankarasë. Atje dëshmuam me fakte, dokumente dhe treguam se cila ishte e vërteta e minoriteteve në të dy vendet, në Greqi dhe në Shqipëri. Hodhëm poshtë shumë teza të mykura tashmë, të fqinjëve dhe sqaruam pjesëmarrësit se jemi në gjendje të konkurrojmë me ide bashkëkohore.


Cili është koncepti juaj për minoritetin grek në Shqipëri?

Për të sqaruar këtë, duhet t´i referohem një studimi të profesor A.Bërxholit, ku klasifikon minoritetet. Sipas këtij studimi, minoriteti grek në Shqipëri nuk është minoritet komb, që duhet të jetë mbi një milion, nuk është as minoritet i fuqishëm, që duhet të jetë rreth 1 milion, as minoritet i ngushtë, që duhet të ketë disa qindramijë anëtarë. Personaliteti shkencor z.Grosman, drejtor në Ministrinë Federale Gjermane, e përcakton minoritetin etnik kështu: “Minoritete etnike quhen ato grupe njerëzish, që flasin gjuhë të ndryshme nga ajo zyrtare, që janë autoktonë dhe që jetojne tradicionalisht prej disa shekujsh në një vend, ku ata përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të popullsisë”. Këto kushte minoriteti grek nuk i plotëson. Ky mionoritet është krijuar nga disa argatë grekë të ardhur në Shqipëri. Këta minoritarë kanë ardhur në fshatrat e Delvinës në fillim të shekullit të XIX. Dhe dokumentet tregojnë se në regjistrat kadastrorë të vitit 1690 të rretheve të sotme të Sarandës, Delvinës dhe Gjirokastrës, nuk ekzistonte asnjë minoritar në Shqipëri. Edhe Pukëvili, në librin e tij “Udhëtime në Greqi”, thotë: “U nisëm që nga Saranda e deri në Delvinaq, të gjithë fshatrat rrugës ishin shqiptarë…”. Kjo tregon se në fillim të shekullit të XIX, ende nuk kishin ardhur grekët në rrethin e Sarandës e të Delvinës. Ndërsa në zonën e Dropullit, grekët u vendosën në fund të shekullit të XVIII. Duhen tërhequr regjistrat e tjerë kadastrorë të popullsisë shqiptare nga arkivi i Kryeministrirë të Republikës Turke, se mendoj se kështu do të plotësohet me mjaft fakte historia e Shqipërisë. Më vjen keq për një gjë që regjistrat kadastrore që morëm, të fshatrave të Delvinës, Gjirokastrës, Sarandës dhe të Himarës, nuk janë botuar akoma. Dokumentet që u morën prej andej u bënë në disa kopje, një është në Institutin e Historisë, tjetrën ia çuam Arkivit të Ministrisë së Jashtme e tjetrën Drejtorisë së Ballkanit në MJ. Këto mareriale, pra regjistrat e vitit 1690, me gjithë insistimin e vazhdueshëm të shumë studiuesve, nuk janë përkthyer e botuar në shqip. Ndërhyra deri te zoti Gramos Ruçi, pasi Akademia e Shkencave pretendonte se nuk kishte para për botim, dhe ai bëri të mundur sigurimin e fondit për botimin e tyre. Tashmë, nuk e kuptoj përse nuk botohen. Aty ka edhe të dhëna për popullsinë e Himarës dhe të fshatrave përreth, me të cilat po merret akademiku Shaban Demiraj. E dini pse ndodh kështu? Dua t´u kujtoj se qarqe të caktuara greke bëjnë ç´është e mundur për të botuar gjëra që janë në interes të tyre. Ne kemi me se t´u përgjigjemi dhe nuk e bëjmë një gjë të tillë. Kujt i intereson kjo? Qëllimi i qarqeve shoviniste greke është që ta shndërrojnë Shqipërinë në një shtet multietnik, prandaj duhet të ndërgjegjësohemi e të punojmë seriozisht.


Kohët e fundit u fol për një atlas të popullsisë, çfarë mund të thoni për të?

Për këtë atlas është folur e diskutuar. Media e shkruar dhe ajo vizive ka prezantuar debatet e diskutimet për një hartë të rëndësishme të këtij atlasi - harta e pakicave etnike. Kam qenë dhe pjesëmarrës (i paftuar) në Konferencën Ndërkombëtare organizuar mbi atlasin e popullsisë së Shqipërisë. Mua më çudit fakti se si një njeri i vetëm (A.Bërxholi) merr guximin të përpilojë të dhënat për një vepër kaq të madhe dhe të rëndësishme. Dhe ç’është më e keqja, zoti Bërxholi, duke qenë dhe drejtor i Institutit të Gjeografisë së A.Sh., merr përsipër të na japë shifra mbi pakicat etnike në Shqipëri, ndërkohë kur në të gjitha vendet e tjera, këto shifra janë zyrtare dhe jepen nga institucione të specializuara, pasi duhet shumë kohë, fonde e njerëz për t’i saktësuar ato. Numri i minoritarëve përcaktohet saktë kur kryhet regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë. Z.Bërxholi, nuk ka të drejtë të japë shifra për pakicat etnike as personalisht, as në emër të A.Shkencave. Z.Bërxholi, kur përmend shifrën 10.6 për qind për pakicat etnike gabon, dhe gabon rëndë. Së pari, ai gabimisht fut në kategorinë e pakicave etnike romët dhe arumunët dhe së dyti, ai jep shifra të stërzmadhuara për këto pakica. Duhet të theksoj më tej se z.Bërxholi ka botuar dhe një libër me titull “Atlasi gjeografik i popullsisë së Shqipërisë - vepër shkencore solide me interes teorik e praktik” nën siglën e Akademisë së Shkencave të RSh. Të çudit fakti që Berxholi, pretendon se ka përdorur metoda më të arrira shkencore për të përcaktuar pakicat etnike. Nuk e di kush janë këto metoda? Detyra e një studiuesi është që shifrat për minoritetet, të marra nga burime të ndryshme, t´i analizojë dhe t´i seleksionojë për të dhënë shifrat sa më afër së vërtetës. Nuk mund të quhen më të sakta shifrat e dhëna nga shoqatat apo anketimet sesa ato të dhëna nga regjistrimi i përgjithshëm i popullsisë i kryer nga strukturat shtetërore. (Psh. z.Berxholi, për minoritetin grek jep shifrën 65869, ndërsa në librin “Minoritetet në Shqipëri”, Tiranë 2003, përgatitur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, shkruhet se “siç rezulton nga studimi INSTAT-it, ka një ulje të ndjeshme të numrit të minoritarëve, krahasuar me atë që rezulton nga regjistrimi i popullsisë i vitit 1989” etj.) Konkretisht, sipas të dhënave zyrtare, është zvogëluar numri i minoritarëve grekë, serbo-malazezë etj. Këtu dua të ndalem në dy probleme, që unë i konsideroj madhore: Së pari, nuk u mor vesh se kush e organizonte Konferencën Ndërkombëtare mbi Atlasin në nëntor 2003. Pse nuk morën pjesë në këtë konferencë titullarët e Universitetit dhe pedagogët e Katedrës së Gjeografisë (kur sipas shtypit të shkruar në dhjetor 2003, atlasi, në kuadër të një projekti, është i Katedrës së Gjeografisë të UT-së). Së dyti, kush ia jep të drejtën z.Berxholi të dalë në emër të A.Shkencave, me shifra personale, në kundërshtim me shifrat zyrtare, për minoritetet? Çfarë qëndrimi ka mbajtur Akademia e Shkencave për shifrat e pavërteta e të dhënat antishkencore nga z.Berxholi? Me heshtjen e saj, kryesia e A.Shkencave, tregon se pajtohet me ato çka shkruan A.Bërxholi në lidhje me minoritetet.

Të gjitha të dhënat, studimet dhe regjistrimet e të gjitha kohëve tregojnë se minoritetet në Shqipëri nuk janë më shumë se 3 për qind dhe gjithçka shkruan Bërxholi them se nuk është e vërtetë. Ne nuk pajtohemi me atë çka shkruan z.Omari: “...se Akademia nuk ndërhyn kurrë në punën e studiuesve”. Mendojmë se Akademia duhet të mbajë një qëndrim, dhe jo të marrë përsipër paudhësitë e z.A.Bërxholi, i cili gjithçka shkruan, mbi të dhënat e Atlasit etj., i ka shkruar nën siglën e Akademisë së Shkencave. Unë habitem, se si autori i ka ndërruar bindjet brenda një viti. Në Gjeografinë e Shqipërisë (për shkollat e mesme), tekst për shkollat e mesme eksperimentale, viti 2002, pof.dr. A.Berxholi pohon se Shqipëria është një shtet homogjen, rreth 98 për qind e popullsisë është e kombësisë shqiptare. Pakicat kombëtare përbëjnë 2 për qind të popullsisë, prej të cilave 1.8 janë minoritarë grek, 0.2 janë minoritete të tjera. Si thoni a i duhet zënë besë këtij Atlasi Gjeografik të popullsisë të Shqipërisë me pakica kombëtare të mbipesëfishuara brenda dy vjetësh? I kujtojmë autorit të këtij atlasi se “dr.Milan Shuflaj në librin e tij “Serbët dhe Shqiptarët”, në faqen 105 shkruan: “Prej shekullit XVII, u serbizuan dhe morlakët (vllehët e Dalmacisë). Sot, në viset e thjeshta sllave gjendet një sasi e vogël arumunësh (vllehësh), të cilët, si psh., në Bosnje u asimiluan qysh prej kohës që u dyndën. Po ky fakt priti dhe maqedono-rumunët, që mbetën të shpërndarë në jug, përqark Selanikut e Seresit, përqark Velesës dhe Prizrenit u shndërruan në serbë, ndërsa rrotull Elbasanit, Beratit, Tiranës u kthyen në shqiptarë”. Për sa thamë më sipër dokumentohet te “Calendario Atlante de Agostini 2003, Instituto Geografico de Agostini Novara”, i cili jep të dhëna demografike për grupet etnike. Në zërin Sllovenia, faqja 867 arumunë nuk ka, shifrat më të vogla të popullsisë i përkasin shqiptarëve, 0.2 për qind, italianëve, 0.2 për qind, hungarezëve 0.2 për qind dhe maqedonasit 0.2 për qind. Në zërin Kroacia, faqja 405, arumunë nuk gjinden fare, shifra më e vogël i përket popullsisë shqiptare 0.3 për qind. Në zërin Jugosllavia, faqe 611, arumunë nuk ka, mund të përfshihen te zëri të tjerë. Për sa i përket Maqedonisë, po citojmë sasinë e vllehëve, nxjerrë nga regjistrimi i popullsisë shpallur më 1 dhjetor 2003, rumunë (arumunë) 1.78 për qind. Te zëri Bullgaria, faqja 299, rumunët (arumunët) mund të përfshihen te të tjerë 1.2 për qind. Në zërin Greqia arumunët nuk përfshihen fare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
tom sojer
V.I.P
V.I.P
tom sojer


Male
Numri i postimeve : 945
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Teacher of English/Book writer
Registration date : 20/09/2007

Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty
MesazhTitulli: Re: Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite   Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite EmptyWed Oct 08, 2008 11:58 am

Ne fakt, kjo pyetje eshte per greket se ne e dime se perse jo.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty
MesazhTitulli: Re: Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite   Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite EmptyWed Oct 08, 2008 12:24 pm

Çamëria, resurset gjeografike dhe burimet ekonomike
--------------------------------------------------------------------------------
Çamëria, resurset gjeografike dhe burimet ekonomike


Autori i Lajmit: Nga Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj


E mora këtë libër dhe, ndonëse nuk merrem me gjeografi, e lexova me ëndje, po edhe me dëshirën për të ditur më shumë për një trevë shqiptare të shkëputur padrejtësisht nga tërësia truallësore e Shqipërisë dhe për të cilën deri vonë në librat e shkollës dhe në botimet e tjera është shkruar pak ose aspak. Për Çamërinë, qoftë edhe për shtrirjen, vendbanimet, onomastikën shqiptare dhe vlerat e saj gjeografike e natyrore nuk shkruhej ose thuheshin disa gjëra të rrudhura, të vëna në peshoren e frikës se mos shkaktohet ndonjë “reagim diplomatik” nga fqinjët. Vetëm për të folmen e Çamërisë, duke u mbështetur në vjeljet e hetimin e bërë në ligjërimin e këngët e çamëve të shpërngulur në Shqipëri, studiuesi i shquar prof. Qemal Haxhihasani shkroi dhe arriti të botonte në përmbledhjen “Dialektologjia shqiptare” një studim të plotë dhe shumë interesant për gjuhën, onomastikën dhe leksikun e frazeologjinë e çamërishtes, duke vënë në dorë të studiuesve një sasi shumë të vlefshme lënde nga një e folme aq interesante e me fytyrë ruajtëse. Po ashtu, zoti Fatos M. Rrapaj, pasi kishte qëmtuar e ndjekur për shumë vjet radhazi onomastikën e folklorin çam, arriti të botonte në kolanën “Mbledhës të folklorit” vëllimin madhor “Këngë popullore nga Çamëria” (Tiranë, 1983, 846 faqe), me një parathënie vlerësuese nga Ismail Kadareja. Disa vjet më vonë, pas shndërrimeve demokratike në Shqipëri ky mbledhës i zellshëm i folklorit dhe i onomastikës çame nisi të botojë edhe veprën tjetër të tij “Fjalori onomastik i Epirit”, vëll.I Çamëria, Eurorilindja, Tiranë, 1995, 570 faqe. Ky ishte, si të themi, “logu” i veprave dhe botimeve për Çamërinë, prandaj libri “Çamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike” i Prof. As. Dr. Selman Shemes, si e para monografi gjeografike në llojin e vet, vjen kështu në dorën e studiuesve si një libër shkencor që ka për temë të paraqesë një pamje të hapët e të dëshirueshme rreth krahinës së Çamërisë, duke na njohur me vendin dhe pamjen truallësore të saj, me popullsinë dhe jetën ekonomike të asaj treve për të cilën, siç e thamë, për shumë vjet radhazi ka qenë shkruar e folur pak ose aspak. Autori ka bërë aty një paraqitje të hapët e duke ndërthurur natyrshëm të dhënat natyrore e mjedisore ose mirëfilli gjeografike e demografike me prurje e “ekskurse” të thukëta historike, etnokulturore dhe ekonomike, gjë që e bën monografinë të thithshme edhe nga një masë e gjerë lexuesish të thjeshtë që nuk merren mirëfilli me gjeografi, por që kanë dëshirë të njohin e të dinë shumëçka që u mungon për Shqipërinë e sotme dhe për trevat shqiptare jashtë saj. Mendoj se kjo ka qenë një zgjedhje e përligjur shkencërisht, po edhe shumë e përshtatshme dhe e mirëseardhur për masën e gjerë të njerëzve në Shqipëri, sepse Çamëria është krahina më jugore e trojeve shqiptare, e cila, pavarësisht se është shkëputur politikisht nga tërësia truallësore dhe i është aneksuar Greqisë, ka qenë dhe mbetet një rajon gjeografik me karakteristika që e dallojnë qartë nga rajonet përreth. Tek lexon këtë studim monografik, për hir të asaj frymëmarrjeje të trajtimit që i ka dhënë autori, të duket sikur ndërmerr një udhëtim ditunor në Çamëri, mëson shumë gjëra dhe formon një pamje ndikuese rreth një treve shqiptare të privilegjuar nga natyra, e hapur ndaj detit Jon dhe e mbrojtur nga erërat që vijnë nga veriu, verilindja e veriperëndimi. Çamëria na del parasysh ashtu siç ka qenë dhe është: një vis i bukur dhe i pasur, me pozitë të përshtatshme gjeografike dhe gjeopolitike, duke qenë se nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme që e lidhin atë treve me viset përreth dhe me brendësinë e Ballkanit. Nga territori i Çamërisë kontrollohen rrugët që kalojnë nëpër Kanalin e Korfuzit. Ka qenë ky pozicion dhe ato pasuri e vlera gjeonatyrore që e kanë bërë atë krahinë të dashur për banorët e saj shqiptarë, për çamët punëdashës e të dalluar për cilësitë e tyre të larta atdhetare, por edhe të lakmueshme për fqinjët që kurrë nuk rreshtën nga prapashpinat derisa edhe e aneksuan dhe e bënë atë arenë ploje e pësimesh dramatike për banorët çamë autoktonë qysh në mugëtirat e njerëzimit në ato troje.
Dy fjalë për autorin. Selman Sheme është gjeograf, pedagog me përvojë të gjatë në shkollat e larta të Shqipërisë, së pari, për rreth 30 vjet, nga 1968 deri më 1997, në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pastaj, qysh nga viti 1997 e këtej, në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT-së. Qysh kur ka kryer shkollën e lartë më 1968, ai u është përkushtuar mësimdhënies dhe studimeve shkencore në lëmin e gjeografisë, duke u bërë titullar, autor ose bashkautor i një vargu tekstesh dhe librash për shkollat e larta, të mesme dhe tetëvjeçare. Përmendim, gjithashtu, se emri i tij ka dalë shpesh si autor kumtesash, artikujsh dhe studimesh interesante në faqet e organeve shkencore të profilizuara, si “Studime gjeo-grafike”, “Studime albanologjike”, “Ekonomia dhe tranzicioni”, “Revista pedagogjike” etj.
Këto vitet e fundit, prof.as. dr. Selman Sheme ka botuar edhe disa monografi gjeografike për trevat shqiptare më skajore, por edhe më spikatëse për bukuritë e natyrën e tyre, si “Kelmendi-vështrim gjeografik e turistik” (199 , ku përshkruan dhe na ndjell në bukuritë mahnitëse dhe mundësitë turistike të alpeve të Malësisë së Madhe, dhe, tashti së fundi, librin “Çamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike” (2005).
Përtej këtyre, z. Selman Sheme është tashmë i mirënjohur edhe si veprimtar i gjallë dhe personalitet që shkruan e flet me përkushtim për Çamërinë, për çamët dhe të drejtat e popullsisë çame mbi pasurinë dhe trashëgiminë e tyre të pasur që u ka mbetur në vendin e të parëve, në Çamërinë e dashur e gjithmonë të paharrueshme për ta.
Të dhëna përnjohëse për monografinë. Në morinë e botimeve që dalin sot ndër ne, sigurisht, nuk është gjithmonë e lehtë të orientohesh e të gjesh atë që u shkon për shtat dëshirave, kërshërive dhe sidomos plotësimit të ndonjë zbrazëtie në dijet e në formimin e përgjithshëm kulturor të secilit. Ia vlen, pra, për disa prej librave me vlerë, përveç punës që bëjnë librashitësit dhe bibliotekat, të ketë edhe ndonjë vështrim, qoftë edhe të thukët e të përkorë, që të drejtojë vëmendjen e lexuesve dhe të studiuesve në radhë të parë në librat me prurje të vyera, në studimet me hulumtime serioze, në monografitë që janë fryt i një pune shumëvjeçare dhe të përkushtuar. E tillë është edhe vepra e Selman Shemes, një monografi gjeografike që na tëhollon e sqaron më së miri çfarë përfaqëson Çamëria, si vend, si natyrë, cila ka qenë dhe është popullsia e saj, çfarë mbetet me vlerë studimore për etnografinë, gjuhësinë, sidomos për dialektologjinë dhe etnografinë e të folurit, po edhe për onomastikën etj.
Libri ndjek ecurinë e mbarështimit të veprave shkencore të degës përkatëse. Ai nis me një parathënie të shkurtër, por mjaft të vlefshme, shkruar nga gjeografi prof. as. dr. Sabri Laçi, një nga emrat tashmë të njohur të studimeve gjeografike dhe veçmas demogjeografike, i cili vë në dukje disa nga vlerat kryesore të monografisë “Çamëria, vendi, popullsia dhe jeta ekonomike”. Bashkohemi me vlerësimin e z. Laçi, i cili thotë se në çdo paragraf të këtij libri ndihet dëshira e autorit për t’i transmetuar lexuesit krahas të vërtetave shkencore edhe dhimbjen për një popull të martirizuar, pjesë e të cilit është edhe ai vetë.
Kreu i parë, me vlera kryesisht përnjohëse dhe hyrëse, titullohet “Aneksimi i Çamërisë dhe strategjia greke për helenizimin e saj”, një paraqitje e nevojshme dhe e mbështetur në të dhëna historike e dokumentare rreth fateve e pësimeve të popullsisë çame në rrjedhë të shekujve, deri në aneksimin e asaj krahine në Greqi. Kjo pjesë është shkruar me zemër të trishtuar, por edhe me synimet e dëshirat e mira të birit të Çamërisë, i cili, nga lartësia e ngritjes së tij arsimore, kulurore dhe politike bashkëkohore, gjithsesi moderne dhe evropiane, beson se edhe një çështje kaq delikate, e dhimbshme dhe e mbetur pezull për kaq shumë kohë, siç është çështja çame, mund të gjejë rrugëzgjidhje gjithmonë në përputje me ligjet dhe me standardet e sotme ndërkombëtare. Autori përmbyll në hyrje se, duke u mbështetur në Konventën Evropiane dhe në Deklaratën Universale, qeveria greke duhet të kryejë detyrimet ligjore kushtetuese për trajtimin e popullsisë çame dhe arvanitase në Greqi si pakicë etnike.Lidhur me këtë, autori i referohet edhe një thënieje të mençur të shkrimtarit Ismail Kadare, i cili ka theksuar: “Çamëria nuk është një fantazmë që ngrihet për të errësuar miqësinë e grekëve dhe shqiptarëve, përkundrazi, kur poput lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga peshat e vjetra, ata afrohen më shumë dhe e duan më shumë njëri-tjetrin”.
Kreu i dytë mban titullin “Veçori të përgjithshme fiziko-gjeografike” dhe jep nëpër sythat e nënsythat e tij kufijtë natyrorë dhe gjeografiko-etnologjikë të Çamërisë, duke zhdavaritur mirë lidhjet midis emrit Çamëri dhe Epiri i Jugut, si dhe midis etnonimeve çamë dhe epirotë, duke bërë edhe përqasjet e pikëtakimet e natyrshme midis tyre dhe trevave te tjera shqiptare, si Labëria, Toskëria, Myzeqeja etj. Kur flet për emrin e vendit dhe të banorit, autori na rikujton lidhjen e tyre me emrin e lumit Thjami të lashtësisë, prej nga rrjedhin edhe format e sotme çam e Çamëri. Aty flet edhe për ndërtimin gjeologjik të territorit të Çamërisë, për peizazhet e saj të larmishme etj., duke sjellë edhe foto shumë të bukura e mbresëlënëse.
Kreu i tretë i kushtohet organizimit politiko-administrativ të krahinës së Çamërisë, duke sjellë aty të dhëna me interes përnjohës e vlerësues rreth kësaj gjeohapësire shqiptare në rrjedhë të shekujve, duke ftilluar qartë se ajo në periudha të ndryshme historike nuk ka qenë njësi administrative më vete dhe gjithnjë ka mbetur e papërcaktuar mirë. Autori na jep aty një shkurtore të shtrirjes së bashkësisë thesprote, përgjatë brigjeve të detit Jon, nga lumi Kalama ose Thiamysi i vjetër deri në luginën e Prevezës. Nga lindja kufizohej me molosët e grekët e Dodonës, ndërsa kufiri jugor shkonte deri në Akarnani dhe ndahej prej saj nga fiet e amfilokëve dhe kasopëve. Në fakt, aty na jepet një pamje e përmbledhur e krejt historisë së shtetit të Epirit, i cili mori zhvillimin e vet më të madh në kohën e sundimit të Pirros, kufijtë e shtetit të të cilit qenë zgjeruar prej Epidamnit në veri deri në gjirin e Korintit në jug. Në mesjetë, pas rënies së Kostandinopojës (1204) në trevën e Epirit të Vjetër do të lindte Despotatit i Epirit dhe kryqytet u bë Arta, porse një qytet tjetër me rendësi ishte Janina. Popullsia ishte shumetnike. Në krahinat veriore mbizotëronte popullsia shqiptare, kurse në viset jugore ajo greke.
Në fundin e shek. të 18-të dhe në fillim të shek. të 20-të krahina e Çamërisë bënte pjesë në pashallëkun e Janinës. Nën juridiksionin e vilajetit të Janinës do të mbetej deri në vitin 1913, kur, me vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve, pjesa më e madhe e Çamërisë, si dhe rrethet e Konicës, Grebenesë, Kosturit dhe Follorinës mbetën jashtë kufijve të shtetit shqiptar, duke iu dhënë Greqisë. Vetëm rripi verior i Çamërisë me qendër qytetin e Konispolit mbeti brenda kufijve të shtetit shqiptar. Në ndarjen e sotme administrative të Greqisë, Çamëria është e ndarë në katër prefektura: të Thesprotisë, të Prevezës, të Artës dhe të Janinës. Këto katër prefektura formojnë rajonin e Epirit, siç e emërtojnë grekët Çamërinë. Sipërfaqja e asaj zone është 9203 km katrorë.
Ky krye, i shkruar me njohje të thellë të historisë dhe të gjeografisë, si dhe i pajisur me harta e pasqyra demografike dhe të ndarjeve administrative të vilajetit të Janinës etj. i jep lexuesit një pamje mjaft të qartë dhe të vlefshme për shtrirjen, përmasat dhe rrjedhat historike e përgjithësisht për kahet e zhvillimit të mëtejshëm të asaj gjeohapësire. Para pushtimit grek, viset e Çamërisë të populluara me shumicë nga shqiptarët ishin rrethet e Filatit, të Gumenicës, Margëllëçit dhe të Paramithisë. Brezin anësor e përbënin rrethet e Artës, të Prevezës, të Janinës. Në këto hapësira jetonte dhe vijon të jetojë një popullsi shumetnike: shqiptare, greke, vllahe etj.
Në kreun e katërt flitet për popullsinë dhe vendbanimet, duke trajtuar, së pari, autoktoninë shqiptare të Çamërisë dhe të trojeve të tjera etnike në Greqi, pastaj jep popullsinë dhe strukturat e saj, pasqyron ndarjen e saj në sanxhaqe e nahije sipas një tabele të qartë, duke dhënë aty edhe një përqasje e ravijëzim të vendit të saj në tërësinë e shqiptarëve në Ballkan. Po ashtu, paraqitet struktura fetare dhe etnike e Çamërisë, për të ardhur deri te shpërnguljet dhe ndryshimi i strukturës demografike të krahinës. Autori përshkruan me të dhëna e pasqyra të qarta edhe popullsinë çame në Republikën e Shqipërisë, jep vendet ku janë shpërnguluar masivisht çamë dhe përmbyll se “mendohet që numri i popullsisë çame në Republikën e Shqipërisë në ditët tona të jetë rreth 250 mijë banorë”.
Një syth shumë interesant paraqet ai me titull “Aspekte demografike të popullsisë së Epirit sot”, i cili ndiqet nga një pjesë përshkruese shumë e vlefshme ku jepen tiparet dhe veçoritë gjeografike të vendbanimeve, duke i marrë ato një për një dhe duke dhënë aty faktime të plota rreth emërtimeve gjeografike dhe onomastikës së tyre, po edhe shumëçka tjetër me interes për njohjen e kësaj krahine.
Kreu i pestë jep tiparet dhe veçoritë e zhvillimit të ekonomisë së Çamërisë, duke u nisur qysh nga lashtësia e deri në ditët tona, ndërsa kreu i fundit jep një pamje etnogjeografike të Çamërisë në optikën e udhëtarëve të huaj.
E lexova me shumë ëndje këtë monografi të prof. as. dr. Selman Sheme dhe, si çdo shqiptar, ndjeva dhimbje e keqardhje të madhe për pësimet dhe fatet historike të pamira të një treve e krahine aq të bukur, për plojën e dhunën e ushtruar ndaj një gjindjeje aq punëdashëse e ndenjtare siç kanë qenë e janë çamët, të cilët edhe në kushtet trysnive të shfrenuara e të parreshtura shkombëtarizuese e denigruese, kanë mbetur kudo që gjenden dinjitarë e kryelartë, njerëz të punës, të kulturës dhe të arteve. Prej sish kanë dalë deri maja të larta të shkencës e të letrave shqipe, që nga Hoxha Tahsini, Faik Konica deri te Bilal Xhaferri. Në gjurmët e hullinë e mbarë të tyre shkon edhe një brez i sotëm studiuesish të përkushtuar, veprimtaria dhe shkrimtaria e të cilëve i bëjnë nder Çamërisë dhe përpiqen të shfrytëzojnë të gjitha hapësirat e mundshme demokratike për t’i dalë zot çështjes çame, për të kontribuar në rrjedhat e mbara të qartësimit dhe të zgjidhjes së të drejtave të çamëve. Një nga më të dalluarit është edhe autori i kësaj monografie, veprimtari i gjallë dhe studiuesi i njohur prof. as. dr. Selman Sheme, i cili, bashkë me prof. dr. Bashkim Kuçukun dhe studiues të tjerë kanë organizuar veprimtari shkencore e botime me rëndësi për njohjen e vlerave dhe traditave etnokulturore të çamëve dhe të Çamërisë.
I urojmë mikut tonë të nderuar suksese e vepra të tjera të vlefshme për të mirën e Shqipërisë e të shqiptarëve.


Data e Publikimit: 06/07/2005 Ballkani.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty
MesazhTitulli: Re: Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite   Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite EmptyWed Oct 08, 2008 12:27 pm

Çamëria shqiptare në kolizion me të drejtën ndërkombëtare !!
--------------------------------------------------------------------------------
Statusi i Çamërisë shqiptare në kolizion me të drejtën ndërkombëtare dhe me “demokracinë universale” të Evropës së integruar

BAROMETRI DIPLOMATIK
Nga Prof.Dr.Mehdi HYSENI

“ Nëse fuqitë e dikurshme kolonialiste evropiane (Anglia, Franca, Spanja dhe Portugalia) gëzojnë të drejtën juridike mbi kolonitë e tyre të dikurshme: Amerikën Jugore dhe atë Veriore”, - atëherë një të drejtë të këtillë, do të duhej ta gëzonin edhe shtetet e sotme kolonialiste serbosllave ballkanikeke : Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia mbi territoret e kolonizuara të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike , që nga vitet 1878;1912-1913 (!?)


Historia shekullore e lashtësisë së Shqipërisë Etnike në Ballkan ka provuar se “shqiptarët-neoilirët” kurrnjëherë nuk janë pajtuar me robërinë dhe me sundimet e huaja kolonialiste barbare të vendeve fqinje serbosllave dhe të perandorive: romake, bizantine dhe osmane, por gjithmonë i kanë luftuar ato, duke zhvilluar kryengr itje dhe luftëra të drejta për ta mbrojtur identitetin e tyre etnik, kulturor, kombëtar, politik, shtetëror dhe territorial. Këtë konstatim tonin e mbështesin edhe këto argumente të qëndrueshme të historiografisë ndërkombëtare të autorëve të ndryshëm se: “ Shqiptarët nuk kanë dashtë kurrë të bijnë nën zgjedhë të Serbëve e të Malazezëve as nën atë të Turqve e të Grekëve. S’u vyen fort atyne qi pushtuesi t’a ndrrojë emnin... ata kanë vdekë e kanë për të vdekë deri sa të mbesin gjallë nji luftar, burr a plak, fëmij a grue, për të qëndruem kundra Serbve e Malazezve kah veriu, kundra Italijanve kah prendimi, kundra Grekve kah jugu.” (Citat i cituar në veprën “Të drejtat e Shqipërisë Etnike”, “Albin”, Tiranë, 2001, f.201 nga autori frëng J. Godart, “L’ Albanie en 1921, f.16: “Jamais les Albanais n’ont voulu passer sous le joug des Serbs ou des Montenegrins, pas plus que des Turcs ou des Grecs. Peu leur importait que la domination changeat de nom; ils ont supporte celle des Turcs, parce qu’elle ne s’eserçait que par intermittences, mais ils se sont fait massacrer et il continueront a se faire massacrer, aussi longtemps qu’il leur restera un combattant, homme, vieillard ou enfant, ou femme, pour resister contre les Serbes et les Montenegrins au Nord, countre les Italiens aul’ Ouest, contre les Grecs au Sud”).

Mirëpo, me gjithë përpjekjet e derisotme shekullore për liri dhe për pavarësi, më se gjysma (mbi 50%) e kombit dhe e territorit shqiptar ende, edhe sot ka ngelur nën sundimin kolonial të shteteve fqinje serbosllave. Një copëtim i tillë i padrejtë (si rrjedhim i luftërave grabitçare kolonizuese dhe i gjenocideve të përgjkashme të fqnijve serbosllavë mbi qenien shqiptare) të Shqipërisë Etnike dhe të shqiptarëve, është i papranueshëm si në kuptimin e së drejtës historike shqiptare, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare. Kjo padrejtësi shekullore ndaj shqiptarëve dhe tokave të tyre autoktone nuk mund&nb sp; të murkullohet dhe, për më tepër të justifikohet me politikën e standardeve demokratike plurlaiste dhe integruese evropiane, as me filozofinë liberaliste të tregut të lirë ngase moralisht, historikisht, ligjërisht dhe demokratikisht shqiptarëve u janë mohuar dhe tjetërsuar të drejtat më elementare ekzistenciale për të jetuar të lirë dhe të bashkuar brenda shtetit të tyre kombëtar sovran, ashtu siç është rasti me popujt dhe me vendet fqnije të Shqipërisë Etnike në Ballkan.

Pavarësisht nga politika propagandistike antishqiptare e qeverisë dhe e Kishës greke, si dhe ajo e mbështetësve të saj nga partnerët serbosllavë imperilaistë ballkanikë, që çështjes çame t’i “vëjnë kapak” të përjetshëm në llogari të rrudhjes territoriale të Shqipërisë Etnike, çështja e Çamërisë SHQIPTARE nuk mund të shikohet e izoluar nga historia e përgjithshme kombëtare dhe shtetërore e Shqipërisë Etnike, sepse i përket tërësisë së saj unike territoriale dhe kombëtare e jo kursesi Greqisë së “Megalidesë”, siç pohojnë imperialistët grekë. Këtë të vërtetë në favor të historisë së tërësisë së Shqipërisë Etnike, e mbështet edhe ky argument me peshë shkencore dhe objektive, i shprehur nga historiani i shquar rumun, Prof.Dr. N. Jorga: “ se është e pamundur të ndahet historia e Veriut nga ajo e Jugut, sikurse është e pamundur të ndahet historia e Malcisë nga ajo e Mirditës.”( Shih në: “Të drejtat e Shqipërisë Etnike”, “Albin”, Tiranë, 2001, f.147). Gjithashtu, në këtë kuptim, jo vetëm se është e pamundur, por është iracionale dhe e papranueshme si në aspektin e së drejtës historike, ashtu edhe në aspektin e së drejtës së vetëvendosjes kombëtare dhe ndërkombëtare, që 50% territorit indigjen e Shqipërisë Etnike dhe e shqiptarëve, të ruajë statusin e deritashëm të plaçkës koloniale nën sovranitetin shtetëror të Greqisë, të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë, pavarësisht se gjysmë Shqipëria e pavarur e sotme, është përcaktuar për reformat noveluese të integrimit, të pluralizimit dhe të demokratizimit sipas standardeve dhe parametrave të parashikuar të agjendës transitore politke, ekonomike dhe të drejtave të njeriut etj. Një kurs të këtillë të politikës së jashtme të Shqipërisë në kuptimin reformues, integrues, pluralist dhe demokratik rajonal dhe evropian, nuk duhet ta kenë keqkuptuar dhe keqinterpretuar kolonialistët e vjetër dhe të rinj serbo-malazezë dhe greko-maqedonë, se ajo, tamimë me aderimin e saj në aleancat integruese t ë “Ballkanit Perëndimor” dhe të Evropës Lindore, është pajtuar me fatin tragjik të gjysmës së trupit të saj të copëtuar dhe të kolonizuar nga partnerët serbo-sllavë në emër të “rujatjes së paqes, të sigurisë dhe demokracisë” në përmasa ballkanike dhe evropiane. Përkundrazi, rasti i njohjes së Republikës së Kosovës nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, si dhe ngritja e problemit të minoritetit çam në shkallë të marrëdhënieve bilaterale të qeverisë së Shqipërisë dhe të Greqisë, që në fillim të viteve të 90-ta të shekullit XX, provojnë qartazi se shteti shqiptar në asnjë mënyrë (pavarësisht nga traktativat e fshehta dhe të hapura të aleatëve tradicionalë serbosllavë me aspirata të vjetra shekullore, që të ricoptojnë dhe të rikolonizojnë edhe më tej trojet etnike shqiptare në emër të ndonjë demokracie dhe integrimi të improvizuar në dimensione rajonale a ndërajonale, si substancë parësore dhe e qëndrueshme për promovimin e tregjeve të lira liberale të pakufijshme, që në thelb , nuk njohin institutin e së drejtës së vetëvendosjes si kategori juridike, por vetëm interesin ekonomiko-tregtar në dimensione ndërkombëtare) nuk do të luajë rolin e ndonjë “mediatori” të huaj, duke qëndruar indiferent edhe në shekullin XXI ndaj çështjes së pazgjidhur koloniale shqiptare në Ballkan.

Në veçanti, që nga përfudnimi i luftës së ftohtë në vitin 1990 të shekullit XX, kur përfundimisht mbyllet kaptina gjysmëshekullore e ish-BRSS-së si superfuqi botërore e kampit të shteteve socialiste, liritë dhe të drejtat e njeriut, si dhe të drejtat e minoriteteve, në kuptimin juridik kanë evoluuar në rregullat dhe në normat e së drjetës së përgjithshme zakonore ndërkombëtare. Mirëpo, me gjithë ndryshimet pozitive në mbrojtjen dhe në afirmimin e të drejtave të njeriut si institut ligjor ndërkombëtar, statusi i minoritetit çam shqiptar të Greqisë ka ngelur i pazgjidhur. Për statu quo-n e çështjes së minoritet çam në Greqi, fajtor krysor është vetë Greqia (anëtare e Bashkimit Evropian, e NATO-s, e OKB-së dhe e OSBE-së), qeveria e së cilës çështjen çame ende e quan inekzistente, edhe pse kjo, edhe në fillimshekullin XXI (viti 2005) është e gjallë dhe frymën që nga kohët antike të Ilirisë, të perandorive romake, bizantine, osmane etj.

Gjatë viteve të fundit (1990-2005) si në aspektin intensiv, ashtu edhe në atë ekstensiv është shkruar mjaft për çështjen e minoritetit çam dhe të Çamërisë shqiptare me ç’rast kjo, me të drejtë është bërë objekt shqyrtimi edhe në sfondin e institucioneve dhe të mekanizmave të Bashkimit Evropian (BE), të OKB-së, të OSBE-së, si dhe të qeverisë së Republikës Shqipërisë. Mirëpo, jo edhe për qeverinë “demokratike” të Greqisë dhe për sundimtarët e saj grekomëdhenj, të cilët, edhe sot, në fillimshekullin XXI, e kontestojnë çështjen çame në të gjitha dimensionet e saj (etnike, territoriale, historike, politike, demokratike dhe juridike etj.), si rrjedhim i “Megalidesë” së mbijetuar në shekuj, në saje të së cilës dhe, me ndihmën e Fuqive të Mëdha të Evropës, e kanë copëtuar dhe kolonizuar Epirin-Çamërinë e Shqipërisë Etnike. Mirëpo, të drejtën historike të popullit çam mbi territorin e tij indigjen shqiptar (edhe pse shumcia dërrmuese e tij është përzënë në saje të gjenocidit të kryer grekomadh, e cila sot ka statusin e refugjat it në Shqipëri, në Itali, në Turqi, në Evropë, në Amerikë dhe në Australi), të njohur me emrin Epiri-Iliria-Çamëria, Greqia e madhe raciste, antidemokratike dhe antishqiptare, mbi asnjë bazë ligjore nuk ka të drejtë që ta tjetërsojë përgjithmonë, sepse titullar i saj legjitim është Shqipëria Etnike dhe shqiptarët e askush tjetër, pavarësisht nga intrigat dhe falsifikimet e historiografisë dhe të politikës së djeshme dhe të sotshme “demokratike” të Greqisë dhe të Kishës Ortodokse Greke në favor të mjegullimit dhe të mohimit të së vërtetës historike mbi Çamërinë dhe çamët shqiptarë, që historikisht, ligjërisht dhe territorialisht i përkasin vetëm Shqipërisë Etnike. Kjo e vërtetë mbi historinë shekullore të Çamërisë ua verbon sytë sundimtarëve grekomanë dhe “regjimit demokratik” të sotshëm të Athinës. Mirëpo, kjo është çështje e tyre, të cilën asesi n uk do të kenë mundësi, që ta mbajnë si “çështje të brendshme greke” të konservuar edhe në shekullin XXI, sepse Greqia që nga formimi i saj si shtet i pavarur (si krijesë e Fuqive të Mëdha Evropiane) më 1832 e deri më sot, ka nënshkruar një sërë traktatesh ndërkombëtare, sipas të cilave është e detyruar, që t’i përligjë të drejtat dhe liritë e njeriut, si dhe të minoriteteve jogreke në Greqi, së këndejmi edhe të minoritet shqiptar çam. Ndryshe, si çamët (qoftë brenda, qoftë jashtë Greqisë), ashtu edhe qeveria e Republikës Shqipërisë, janë të shtrënguar që të ushtrojnë kërkesën e tyre këmbëngulëse instancave përkatëse të OKB-së, të OSBE-së, të BE-së (Këshillit Evropian, Komisionit Evropian, Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe Gjykatës Ndërkombëtare), me qëllim që të rishqyrtohet statusi juridi k ligjor i Greqisë si anëtar i këtyre institucioneve ndërkombëtare. Përderisa Greqia nuk e miraton kërkesën e ligjshme të minoriteti çam, që të riatdhesohet në truallin e tij etnik të Çamerisë, asaj duhet t’i kontestohet, përkatësisht t’i “ngrihet” statusi ekzistues juridik ndërkombëtar (sipas së drejtës ndërkombëtare, konventave, marrëveshjeve dhe protokolleve ndërkombëtare dhe evropiane), si dhe t’i kufizohet pjesëmarrja dhe aktiviteti i saj i mëtejshëm në të gjitha organiztat dhe institucionet e theksuara evropiane e ndërkombëtare, duke i vënë sanksione ligjore sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Gjenealogjia historike

(I) "Çamëria me një sipërfaqe mbi 10.000 mijë km2 shtrihet në pjesën veriperëndimore të Greqisë së sotme. Në kohën antike territori saj autokton njihet me emrin krahina e Ilirisë (Epiri). Nocion i Çamëri është me prejardhje të ilirishtes, të sajuar sipas emrit të lumit Thiamis (Kalamai), që përshkonte territorin e fisit të lashtë ilir të Thesprotëve. Çamëria ishte pjesë e Perandorisë Romake para se të pushtohej nga bizantinët, dhe në shekullin XIII u bë pjesë e despotatit të Epirit. Në gjysmën e parë të shekullit XIV u përfshi në despotatin shqiptar të Artës. Mbas pushtimit ottoman në shekullin XV, ajo ishte së pari në sanxhakun e Delvinës, mandej në atë të Janinës. Në shekujt XVII dhe XVIII, popullsia shumicë shqiptare e Çamërisë veriore nga Konispoli në lumin Gliqi u kthye me forcë në besimin islam, ndërkohë që ata që jetonin në jug të Gliqit deri në Gjirin e Prevezës mbetën kristianë ortodoksë.”(Shih: Miranda Vikers, Çështja çame/The Cham issue/, Prishtinë, 2002, f.16). Gjithashtu, veçori tjetër e prejardhjes së autoktonisë së lashtë të minoritetit shqiptar (të konfesionit ortodoks dhe islam) në Greqi është gjuha shqipe, e cila me shekuj e ka ruajtur origjinalitetin e saj, duke mos u helmatisur dhe bastarduar me gjuhën greke. Këtë fenomen relevant, që dëshmon koherencën historike të ekzistencës së emrit të Çamerisë dhe të çamëve, në çasjen e tij teoriko-shkencore me titull “Vazhdimësia shqiptare e Çamerisë”, Sali Bollati, pohon se : “Çamëria si krahinë autoktone shqiptare, banuar prej mijëra vjetësh nga fiset ilire të Thesprotëve, ka ruajtur me fanatizëm e besënikëri identitetin e saj nëpërmj et gjuhës së ëmbël shqipe, që Naimi i madh e ka simbolizuar si ‘ Gjuhë Perëndie’, sepse si e tillë ka tingëlluar që në lashtësi në trojet etnike të shqiptarëve derisa u shkruajt për së pari ‘Gluhë’ nga Buzuku e flitet ende nga Çamët, Arvanitasit dhe Arbëreshët e Italisë akoma edhe sot. Kufijtë etnikë më kuptimplotë janë ata ku brenda tyre fjala më e dashur dhe më e shtrenjtë për çdo njeri-fjala NANË shqiptohet njësoj si në Çamëri, Hot, Grudë, Kosovë ose Dibër” ( Shih: “Illyria”, Nju-Jork, nr.1445, 17-19 maj 2005, f.33). Këtë konstatim racional dhe me bazë të qëndrueshme të trashëgimisë historike, kulturore, etnike dhe gjuhësore, S. Bollati e ka ilustruar për mrekulli, duke e cituar edhe këtë strofë të poezisë së patritoitit dhe të veprimtarit të shquar shqiptar, Vaso P. Shkodrani, cili tërë jetën e tij e ka flijuar në favor të kultivimit dhe të rujatjes së traditës, të kulturës, të gjuhës shqipe, të bashkimit të shqiptarëve (pa dallim feje e krahine) dhe të Shqipërisë Etnike, duke apostrofuar dhe duke përsëritur gjithmonë sintagmën e tij të pavdekshme kombëtare patriotike gjithëshqiptare, që “Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptaria”:

“ Qysh prej Tivari deri në Prevezë
Gjithkund lëshon Dielli dritë e rreze;
Asht Toka Jonë, t’Parët na e kanë lanë,
Kush t’mos e preki se desim të tanë!”
(Vaso Pashë Shkodrani)

Se vërtet, ndër shekuj shqiptarët e Greqisë e kanë ruajtur identitetin e tyre etnik, kulturor, kombëtar dhe gjuhësor tradicional shqiptar, është me interes të shumëfishtë për shkencën historiografike dhe për drejtësinë kombëtare dhe ndërkombëtare, të japim edhe këtë observim objektiv të Sali Bollatit, të cilin, e ka pasqyruar në saje të shqyrtimit të “dokumenteve të vjetra të Brtish Museum, të cilat flasin për zbulimet arkeologjike të kohës romake (jo helenike) në fshatrat shqiptare pranë Paramithisë më 1792!” Në këtë kontekst të gjenealogjisë së vjetër të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre të pastër shqipe, S. Bollati ka pasyruar këtë shembull karakteristik: “ Më 1879 Peshko pi i Çamerisë, Grigori, detyrohet të përkthejë në shqip pjesë të Dhjatës së Re, meqenëse besimtarët e krishterë të Çamerisë nuk kuptonin meshë në gjuhën greke(emrat: Shënmërizë e Shëndjellë e dëshmojnë më së miri shqiptarzimin e tyre)”. (“Illyria”, Po aty, f.33).

Po ashtu, edhe në lidhje me vjetërisnë dhe me qendresën e derisotme rrebesheve helenike, romake, bizantine dhe osmane të toponimisë etnike të shqiptarëve dhe të Çamerisë në Greqi, S. Bollati vë ndë dukje se : “ Toponimia më e pastër se e çdo krahine tjetër e trojeve etnike ndodhet në Çamëri: emra vendesh e fshatrash si Ledhëz-vendlindja e Pirros, Lopës, Lëkurës, Gurës, Vreshtëz, Shënmërizë, Shëndjellë, Rapes, Dushkaras etj.” (“Illyria”, po aty, f.33).
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty
MesazhTitulli: Re: Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite   Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite EmptyWed Oct 08, 2008 12:28 pm

vazhdon....
Në favor të kësaj teze të qëndrueshme historike mbi origjinën e Çamerisë dhe të çamëve kanë shkruar shumë shkencëtarë (historianë, filologë, antropologë, sociologë, etnografë, etnologë, politikanë, diplomatë, shkrimtarë etj.) shqiptarë, evropianë dhe botërorë, gjë që në kuadrin e këtij punimi është e pamundur të pasqyrohen të gjitha pikëpamjet e tyre pozitive lidhur me origjinën dhe me ekzistencën e çështjes çame dhe të Çamerisë shqiptare. Mirëpo, në këtë vështrim, (për t’i vënë në dijeni qarqet shoviniste greke, si dhe tërë opinionin ndërkombëtar se Çamëria dhe çamët kanë ekzistuar dhe, jetojnë edhe sot, por shumica dërrmuese e t yre kanë statusin e refugjatit në shtetet e ndryshme fqinje, evropiane dhe botërore, si rrjedhim i ushtrimit të gjenocidit të shtetit grek në periudha të ndryshme të historisë) është me interes të shumëfishtë të ndriqimit të së vërtetës historike të qenies së Çamërisë dhe të çamëve shqiptarë, të paktën të jepet ky konkluzion aksiomatik shkencor: “ Në elementin shqiptar të veriut u shkaktuan përzënie të mëdha qysh nga goditja e parë turke (1387). Ndërkaq, në jug vazhdonte ekspansioni i shqiptarëve në Epir, Thesali dhe Atikë. Gjatë shekullit XV nga presioni turk krijohet diaspora e vërtetë shqiptare, e cila është më e fuqishme se ajo ilire në kohën romake. Me kalimin në truallin Italian ajo të kujton dyndjen e mesapëve të lashtë. Në Senatin e Raguzës në vitin 1388 (gusht) shqyrtohet çështja e refugjatëve shqiptarë (faciendo libere relaxari omnes Albanenses fugientes captos per nostros). Në Rekana refugjatët shqiptarë përmendën në vitin 1437, ndërsa në Jakinë (145 dhe në Venedik (1444) kishte koloni të forta shqiptare. Në Apuli dhe Kalabri (1467 fra l’altri Albanesi quail so passati et passano omni di in questo nostro regno) filloi me rrjedhë nga e tërë Shqipëria (1442, 1467, 147 një lumë i vërtetë i njerëzve, të cilët në veri ishin përzierë me dalmatët e jugut (1419)…Këta ishin kryesisht shqiptarët nga Greqia. Emigrimin në Itali e përfundojnë emigrantët e Himarës në vitin 1744. Në vitin 1886 në 79 komuna të Italisë kishte 196.768 shqiptarë. Dialekti i tyre është i afërt me dialektin toskë të shqiptarëve të Greqisë”. (Milan Shuflaj, “Serbët dhe shqiptarët”, “Bargjini”. Tiranë, 2002, f.50-51).


(II) Edhe periudha e historisë së re dhe, e asaj më të re, d.m.th. historia e sotme e provon vazhdimësinë e qeniesë antike të shqiptarëve të Epirit në Greqi. Mirëpo, edhe gjatë shekujve XIX dhe XX qarqet shoviniste greke së bashku me kishën e tyre ortodokse, siç janë duke vepruar edhe në fillimshekullin XXI, duke përdorur të gjitha mjetet dhe format ilegale: të dhunës, të tortures, të përndjekjes, të vrasjes, të pastrimit etnik, të shpërnguljes me dhunë dhe me terror të minoritet shqiptar, (që të gj itha këto elemente përbëjnë përkufizimin e veprës gjenocidale sipas së drejtës ndërkombëtare) me të vetmin qëllim që para botës, të mohojnë faktet e gjalla dhe të pukndërshtueshme historike të dikurshme dhe të sotshme, se në Greqi: “Nuk ekziston kurrfarë minoriteti shqiptar, as kurrfarë Çamërie”. Këtë absurd historiko-juridik dhe, pse mos të thuhet këtë idiotizëm sui generis të “shkencës historike” falsifikatore, si dhe të qëndrimeve e pikëpamjeve të qeverisë dhe të Kishës Orotodokse ndaj çështjes shqiptare dhe Çamerisë, e kanë përligjur “juridikisht” dhe amoralisht edhe vendimet e padrejta dhe të njëanshme antishqiptare të Kongresit të Berlinit (187 , të Konferencës së Londrës (1913) dhe të Konferencës së Paqes së Parisit (1919-1920).

Se në çfarë stadi vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlinit (187 ndikuan negativisht në opinionin e gjithmbarshëm kombëtar shqiptar, kronologjikisht po japim disa pjesë fragmentare të dokumenteve historike të kohës përkatëse (telegrame, nota, memorandume etj, drejtuar “kryerrobaqepësve” të diplomacisë kolonialiste të kancelarive evropiane, të cilat, me vendiemt e tyre antiligjore, trojet etnike të shqiptarëve i kishin hedhur në pazarin unik serbosllav, pa asnjë çmim), të cilat pasyqrojnë qëndrimet dhe pikëpama jet e drejta dhe të njëzëshme të shqiptarëve në denoncimin e tyre, për shkak se, sipas tyre, tokat etnike shqiptare, pa i pyetur fare shqiptarët, si të vetmit titullarë legjitimë të tyre , (“asët” e Kongresit të Berlinit, Lloyd George, Otto Won Bizmark etj. në emër të rujatjes së ekuilbirt të paqes në Evropë), ua kanë dhuruar Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Kundër një padrejtësie të këtillë të diplomacisë kolonialsite të Fuqive të Mëdha të Evropës, ndër zërat e parë të pavarësisë dhe të bash kimit të Shqipërisë Etnike u prononcua: 1. Lidhja Shqiptare e Prizreni (13 qershor 187 me Memornadumin e saj, drejtuar “Sir Beaconsfield-it, Përfaqësuesit t’Anglisë në Kongresin e Berlinit, duke nënvizuar se… Sikurse nuk jemi dhe s duem të jemi turq, kështu kemi për t’u kundërshtuem me të gjitha fuqitë atyne qi duen të na bajnë a sllavë, a austriakë a grekë. Na s duem të jemi veç se Shqiptarë…. Shqipnija s mund të bashkohet me Greqinë pse ndryshime të thella rrace, gjuhe, dokesh e qytetnimi e bajnë të pamundun ketë bashkim; Shqipnija s’ka për ta duruem kurr sundimin sllav, të vijë ai nga ana e Malit të Zi a nga ana e Bullgarisë…”; 2. Prej Maleve të Shqipnisë:..” Na Shqiptarët e vërtetë shpallim botnisht para Zotit e para njerëzve se Epiri i moiçëm a Shqipnija e Poshtme, Epiri i rij a Shqipnija e Mesme, Sh qipnija e Epër a Gegnija… u përkasin të gjithë shqiptarëve, qi kanë pasun qysh nga kohët ma të lashta… e betohemi në gjak të Babavet t’inë e në shpatë të pathyeshme të Fatosit t’inë Gjegj Kastriot Skanderbegut se kemi për t’i mprojtun me trimninë e pashoqe të Babave t’inë.”; 3. (Manastir, 1896): Thirrje qeverive t”Europës: “…Na s duem t’u sjellim kurrnji dam as Grekëve, as Serbve, as Bullgareve… Na duem vetem t’a jetojmë jetën t’anë, dmth. që mund të bashkohemi e të mprohemi nga ngatërresat e fqinjve të pandërgjegjshëm…” 4. (Stambollë, 1897): Memorandum i Shqiptarëve Ambasadorit t’ Anglisë: “ Ka ardhë koha të dukemi faqe botës si njerëz të lire e jo si shtazë. E po qe se Shqipnijja me ndihmën e Europës nuk mund të rimëkambet si nji Kombi si Zoti që e ka ba, atëherë duhet thane se ka ardhë dita e vdekjes së sajë, pse kështu nuk mund të qëndrojmë më… ne duem të jetojmë si njerëz të lire, si jetoj në popujt tjerë që lulzojnë e përparojnë në çdo vepër qytetnimi… Na duem që të gjitha vilajetet shqiptare të bashkohen në nji vilajet të vetëm me nji sundimtar shqiptar…”; 5.(1897)- Komiteti Shqiptar: “… Shqipnija lypë me za të naltë të drejtat e veta, ajo do të jetojë…Shqiptarët duen pike së pari tansinë e Atdheut të tyne që nuk qe kurr plotsisht e nënshtrueme as prej Romakëve, as prej Turqve as prej kurrkuj tjetër…Shqiptarët duen unjisimin e Shqipnisë…”; 6. ( 1 janar 189 – Shqiptarët e Kolonive Botës së qytetnueme: “… Po qe se Grekët, Bullgarët, Serbët, Malazezët e quajnë vehten vllazën t’anë, na si vllazën i pranojmë, por se i cili të rrijë në shtëpi të vet! Na s’kemi kurrnji lakmi e kurrnji mëtim mbi tokat e tyne; na duem vetëm Shqipninë për Shqiptarët!...Na kemi për të lypë pa u lodhë kurr, që të njihen të drejtat t’ona, që të njihet Kombi Shqiptar, si u ba për Grekë, për Bullgarë, për Serbë, për Malazezë e për Rumunë. Na s’je mi as Grekë, as Turq, as Sllavë: bota mbarë e din, e na e pohojmë botnisht, pa kurrnji kufizim a nënkuptim. Fitues a përkohësisht të mujtun, na kemi për të luftuem gjithmonë për librin a mprojtje t’Atdheut, e lufta jonë kundra të huejvet, a e çilët a e mëshehëtë s’ka për të mejtun kurrr… Na duem unjisimin e Vilajeteve e njohtimin e të drejtave t’ona mbi krahina qe me gjithse shqiptare janë vu nga diplomacija nën zgjedhë të huej. Na duem që sundimtarët t’anë jenë shqiptarë; na duem gjuhë, kishë e shkollë kombtare…” 7.(Korrik, 189 – Lidhja Shqiptare Qendrore Ekzekutive: “… Të gjithë ata që në çdo mënyrë bashkëpunojnë me anmiq të huej kundra unjisisë e tansisë së Shqipnisë, mbahen si tradhtarë e të denjë për ndëshkim të gjaksve t’Atdheut.”; 8. (Prill, 1903) – Shqiptarët e Veriut Komisionit të reformave: “… Shqiptarët s’durojnë kurrsesi ndamjen e Shqipnisë në Serbi të Vjetër, në Maqedoni e n’ E pir për dobi të popujve të huej… Shqiptarët s’duen sundimtarë e nëpunës të huej…” ( Citate të citiara në original në veprën : Të drejtat e Shqipërisë Etnike, “Albin”, Tiranë, 2001, f.185, 186, 187, 188, 189).


Se në çfarë stadi vendimet antishqiptare të Kongresit të Berlinit (187 ndikuan negativisht në opinionin e gjithmbarshëm kombëtar shqiptar, kronologjikisht po japim disa pjesë fragmentare të dokumenteve historike të kohës përkatëse (telegrame, nota, memorandume etj, drejtuar “kryerrobaqepësve” të diplomacisë kolonialiste të kancelarive evropiane, të cilat, me vendiemt e tyre antiligjore, trojet etnike të shqiptarëve i kishin hedhur në pazarin unik serbosllav, pa asnjë çmim), të cilat pasyqrojnë qëndrimet dhe pikëpama jet e drejta dhe të njëzëshme të shqiptarëve në denoncimin e tyre, për shkak se, sipas tyre, tokat etnike shqiptare, pa i pyetur fare shqiptarët, si të vetmit titullarë legjitimë të tyre , (“asët” e Kongresit të Berlinit, Lloyd George, Otto Won Bizmark etj. në emër të rujatjes së ekuilbirt të paqes në Evropë), ua kanë dhuruar Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Kundër një padrejtësie të këtillë të diplomacisë kolonialsite të Fuqive të Mëdha të Evropës, ndër zërat e parë të pavarësisë dhe të bash kimit të Shqipërisë Etnike u prononcua: 1. Lidhja Shqiptare e Prizreni (13 qershor 187 me Memornadumin e saj, drejtuar “Sir Beaconsfield-it, Përfaqësuesit t’Anglisë në Kongresin e Berlinit, duke nënvizuar se… Sikurse nuk jemi dhe s duem të jemi turq, kështu kemi për t’u kundërshtuem me të gjitha fuqitë atyne qi duen të na bajnë a sllavë, a austriakë a grekë. Na s duem të jemi veç se Shqiptarë…. Shqipnija s mund të bashkohet me Greqinë pse ndryshime të thella rrace, gjuhe, dokesh e qytetnimi e bajnë të pamundun ketë bashkim; Shqipnija s’ka për ta duruem kurr sundimin sllav, të vijë ai nga ana e Malit të Zi a nga ana e Bullgarisë…”; 2. Prej Maleve të Shqipnisë:..” Na Shqiptarët e vërtetë shpallim botnisht para Zotit e para njerëzve se Epiri i moiçëm a Shqipnija e Poshtme, Epiri i rij a Shqipnija e Mesme, Sh qipnija e Epër a Gegnija… u përkasin të gjithë shqiptarëve, qi kanë pasun qysh nga kohët ma të lashta… e betohemi në gjak të Babavet t’inë e në shpatë të pathyeshme të Fatosit t’inë Gjegj Kastriot Skanderbegut se kemi për t’i mprojtun me trimninë e pashoqe të Babave t’inë.”; 3. (Manastir, 1896): Thirrje qeverive t”Europës: “…Na s duem t’u sjellim kurrnji dam as Grekëve, as Serbve, as Bullgareve… Na duem vetem t’a jetojmë jetën t’anë, dmth. që mund të bashkohemi e të mprohemi nga ngatërresat e fqinjve të pandërgjegjshëm…” 4. (Stambollë, 1897): Memorandum i Shqiptarëve Ambasadorit t’ Anglisë: “ Ka ardhë koha të dukemi faqe botës si njerëz të lire e jo si shtazë. E po qe se Shqipnijja me ndihmën e Europës nuk mund të rimëkambet si nji Kombi si Zoti që e ka ba, atëherë duhet thane se ka ardhë dita e vdekjes së sajë, pse kështu nuk mund të qëndrojmë më… ne duem të jetojmë si njerëz të lire, si jetoj në popujt tjerë që lulzojnë e përparojnë në çdo vepër qytetnimi… Na duem që të gjitha vilajetet shqiptare të bashkohen në nji vilajet të vetëm me nji sundimtar shqiptar…”;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty
MesazhTitulli: Re: Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite   Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite EmptyWed Oct 08, 2008 12:29 pm

vazhdon....
5.(1897)- Komiteti Shqiptar: “… Shqipnija lypë me za të naltë të drejtat e veta, ajo do të jetojë…Shqiptarët duen pike së pari tansinë e Atdheut të tyne që nuk qe kurr plotsisht e nënshtrueme as prej Romakëve, as prej Turqve as prej kurrkuj tjetër…Shqiptarët duen unjisimin e Shqipnisë…”; 6. ( 1 janar 189 – Shqiptarët e Kolonive Botës së qytetnueme: “… Po qe se Grekët, Bullgarët, Serbët, Malazezët e quajnë vehten vllazën t’anë, na si vllazën i pranojmë, por se i cili të rrijë në shtëpi të vet! Na s’kemi kurrnji lakmi e kurrnji mëtim mbi tokat e tyne; na duem vetëm Shqipninë për Shqiptarët!...Na kemi për të lypë pa u lodhë kurr, që të njihen të drejtat t’ona, që të njihet Kombi Shqiptar, si u ba për Grekë, për Bullgarë, për Serbë, për Malazezë e për Rumunë. Na s’je mi as Grekë, as Turq, as Sllavë: bota mbarë e din, e na e pohojmë botnisht, pa kurrnji kufizim a nënkuptim. Fitues a përkohësisht të mujtun, na kemi për të luftuem gjithmonë për librin a mprojtje t’Atdheut, e lufta jonë kundra të huejvet, a e çilët a e mëshehëtë s’ka për të mejtun kurrr… Na duem unjisimin e Vilajeteve e njohtimin e të drejtave t’ona mbi krahina qe me gjithse shqiptare janë vu nga diplomacija nën zgjedhë të huej. Na duem që sundimtarët t’anë jenë shqiptarë; na duem gjuhë, kishë e shkollë kombtare…” 7.(Korrik, 189 – Lidhja Shqiptare Qendrore Ekzekutive: “… Të gjithë ata që në çdo mënyrë bashkëpunojnë me anmiq të huej kundra unjisisë e tansisë së Shqipnisë, mbahen si tradhtarë e të denjë për ndëshkim të gjaksve t’Atdheut.”; 8. (Prill, 1903) – Shqiptarët e Veriut Komisionit të reformave: “… Shqiptarët s’durojnë kurrsesi ndamjen e Shqipnisë në Serbi të Vjetër, në Maqedoni e n’ E pir për dobi të popujve të huej… Shqiptarët s’duen sundimtarë e nëpunës të huej…” ( Citate të citiara në original në veprën : Të drejtat e Shqipërisë Etnike, “Albin”, Tiranë, 2001, f.185, 186, 187, 188, 189).


Përmbajtja e citateve të theksuara pasqyron ndërgjegjën e lartë të vetëflijimit, të heroizmit dhe të krenarisë kombëtare athetare të shqiptarëve kundër padrejtësisë së Evropës tiranike kolonialiste (si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut). Kjo forcë dhe vendosmëri, e shprehur në mënyrë unike kundër vendimeve dhe planeve grabitçare të Fuqive të Mëdha të Evropës në llogari të territoreve të Shqipërisë Etnike, më pastaj u konkretizua me luftërat dhe me kryengritjet e pareshtura shqiptare kundër çizmes së hekurt kolonialiste të shteteve fqinje serbosllave siç janë Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Ky është një nga argumentet më të qëndrueshme dhe më racionale, që provon se shqiptarët kurrnjëherë gjatë historisë së tyre nuk kanë hequr dorë nga e drejta e tyre historike dhe ligjore, që t’i rikthjenë territoret e tyre nën sovranitetin territotiral dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike. Mirëpo, Fuqitë e Mëdha Evropiane këtë argument të qëndrueshëm ligjërisht dhe, të dëshmuar praktikisht nga kryengritjet dhe luftërat e pareshtura të shqiptarëve, asnjëherë, e as sot, në fillimshekullin XXI, në vrullin e integrimeve ekonomiko-pilitike, liberlae- tregtare dhe demokratike (me theks të posaçëm) të ish-vendeve të kampit socialist-komunist të Evropës Lindore, nuk e kanë e marrë në konsideratë, në mënyrë që t’i revidojnë vendime t e tyre të padrejta ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë Etnike, të copëtuar dhe të kolonizuar nga vendet fqinje serbosllave me ndihmën e drejtpërdrejtë të aleatëve të tyre, siç ishin (Rusia, Franca dhe Anglia). Përkundrazi, në emër të intgerimit, të demokratizimit dhe të tregut të lirë “gjithevroopian”, edhe më tutje vazhdojnë të njëjtën politikë strategjike, nën maskën e “demokracisë universiale” dhe të ruajtjes së “ekuilibrit ballkanik”, se vetëm për shqiptarët dhe për Shqipërinë Etnike, nuk ka ndryshim të kufijve në Ballkan. Në thelb, ky kurs i politikës së ashtuquajtur integruese-demokratike evropiane është në diskurs me parimin e së drejtës së vetëvendosjes sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse sheshit mohon të drejtën historike dhe të vetëvendosjes së shqiptarëve mbi territorin e tyre etnik, i cili që nga viti 1912 ndodhet pronë e paligjshme e kolonializimit serbo-malazez dhe grek. Nëse, vërtet edhe Bashkimi Evropian(BE) i sotëm vazhdon me “stilin e vjetër” të strategjisë gjeopolitike të Evropës së vjetër të llojd xhorxhëve, të klemansove, të bizmarkëve dhe të carëve të tjerë ruso-komunistë, atëherë, është e pamundur që t’i shmangemi ripërsërtijes së kësaj pyetjeje me bazë historike, etike dhe ligjore: - “ Nëse fuqitë e dikurshme kolonialiste evropiane ( Anglia, Franca, Spanja dhe Portugalia) gëzojnë të drejtën juridike mbi kolonitë e tyre të dikurshme: Amerikën Jugore dhe Veriore”, atëherë një të drejtë të kët illë, do të duhej ta gëzonin edhe Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia kolonialiste mbi territoret e kolonizuara të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike(!?)

Mirëpo, historikisht, ligjërisht, moralisht, politikisht dhe juridikisht një e drejtë të tillë, që i përket politikës dhe sistemit kolonialist nuk e gëzojnë as fuqitë e theksuara të dikurshme kolonialiste evropiane (Anglia, Franca, Spanja dhe Portugalia) mbi tokat indigjene amerikane, e së këndejmi, as fuqitë e sotme kolonialiste serbosllave ballkanike (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia) mbi tokat indigjene (mbi 50%) të Shqipërisë Etnik e, sepse kjo e drejtë është e dënueshme sipas normave të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkaura (OKB).

Prandaj, me gjithë faktet e pakundërshtueshme hisorike dhe juridike, se e drejta dhe drejtësia është në anën e shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike, ashtu siç është ajo në anën e Amerikës Veriore dhe Jugore e jo në anën e kolonizatorëve të dikurshëm të tyre (Anglia, Franca, Spanja dhe Portugalia), dhe të aksit serbosllav (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia), kjo e drejtë ka ngelur e diskutueshme vetëm për shqiptarët në Ballkan, si rrjedhim i vendimeve të njëanshme, të padrejta, të turpshme dhe antishqiptare të Kongresit të Berlinit(187 , të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës(1913), dhe të Konferencës së Paqes së Parisit (1919-1920).

Pikërisht, në saje të këtyre vendimeve arbitrare, amorale dhe jolegale, u tjetërsua edhe “pjesa jugore e territorit të Shqipërisë nga ana e Greqisë, me gjithë faktin se banorët e Epirit Jugor ishin shqiptarë të besimit ortodoks dhe atij mysliman. Derisa shqiptarët ortodoksë ishin në shenjestër të helenizimit, shqiptarët myslimanë, gjithashtu masakroheshin dhe dëboheshin nga vendet e tyre stërgjyshore nga ana e qeverisë greke. Shqiptarët myslimanë ose çamët që jetonin në Epirin Jugor (Çamëria ose Thesprotia siç quhej nga grekët) ishin viktimat e pastrimit të parë etnik në Evropë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Tragjedia çame është një nga tragjeditë më të dhembshme të kontinentit të Evropës. Sipas statistikës së vjetë r të qeverisë greke, në vitin 1936 në Çamëri kanë jetuar 26.000 mijë shqiptarë. Mëpastaj, si rrjedhim i pastrimit etnik dhe i gjenocidit të vitit 1944-1945 nga Çameria janë dëbuar mbi 30.000 shqiptarë myslimanë, të cilët si refugjatë vendosen në Republikën Socialiste të Shqipërisë. Sipas statistikës më të re, sot në Shqipëri jetojnë mbi 150.000 refugjatë çamë (pa të drejtë rikthimi në Çamërinë e tyre stërgjyshore, sepse Greqia “demokratike”, anëtare e BE-së, e NATO-s, e OSBE-së dhe e OKB-së, nuk e njeh problemin e Çamërisë, as të rezidentëve të saj indigjenë shqiptarë – nënvizim i autorit). Në anën tjetër, numri i tashëm i shqiptarëve në Çamëri, që jetojnë në Greqi, vlerësohet se është rreth 100.000 mijë sish. Mirëpo, edhe ky popull është i zhveshur nga çdo lloj i të drejtave minoritare sikurse pjesëtarët e minoriteteve të tjera, që jetojnë në Greqi. Pjesëtarët e minoritetit shqiptar flasin gjuhën e tyre shqipe vetëm në shtëpi (domethë në, si minoritet shqiptar janë të diskriminuar në maksimum nga ana e qeverisë raciste greke, gjë që ky keqtrajtim mbi bazën kombëtare, poltike, fetare dhe kulturore, është i dënueshëm sipas marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë elementare të minoriteteve – mh). Sipas regjistrimit të përgjithshëm të administratës turke, bërë më 1910, vlerësohet se në rajonin e Çamërisë ishin 83.000 mijë shtëpi ortodokse dhe myslimane. Gjiuthashtu, sipas hartës demografike të Misionit Ushtarak Britanik, dërguar qeverisë angleze në fund të Luftës së Dytë Botërore, vihet në dukje se 75% të popullatës së Çamerësië ishte shqiptare”. )” (Burimi: Ethnic Albanians in Greece/Cham Albanians/, Ministry of Foreign Affairs of Republic of Turkey-www.mfa.gov.).

Përndjekja dhe shfarosja e shqiptarëve çamë si shkak dhe pasojë e politikës dhe e praktikës antisemitiste e qeverisë greke, në mënyrë të insititucionalizuar dhe sistematike, siç provojnë në mënyrë të dokumentuar shifrat statistikore analitike të burimit të theksuar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë në faqen e saj zyrtare www.mfa.gov. : “ka filluar të aplikohej nga fundi i Luftës së Dytë Botërore (1944-1945), kur bandat kriminele fashiste të gjeneralit famëkeq grek, Napoleon Zervas, përfundimisht kryen spastrimin e shqiptarëve mysliman ë nga Çamëria e tyre shqiptare. Pikërisht, më 27 qershor 1944, bandat kriminele barbare greke ushtruan terror gjenocid kundër shqiptarëve (vrasje, dhumime, keqtrajtime antinjerëzore, duke masakruar fëmijë, gra shtatëzëna. Mbi 1400 burra, gra dhe fëmijë qenë vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore brenda 24 orësh në qytetin e Panaritit. Ajo që ndodhi të Martën, më 27 qershor të vitit 1944, vërtet ishte e llahtarshme dhe, për mbarë Çamërinë shënoi datën e Shën Bartolomeut. Gjatë periudhës qershor 1944 – mars 1945 në Filat janë vrarë 1286 shqiptarë, në Gumenicë janë vrarë 192, në Margelik dhe në Pargë janë vrarë 626 sish, si dhe janë zhdukur dhjetra-qindra të tjerë. Në të njëjtën periudhë si rrjedhim i terrorit gjenocid grek në Çamëri janë masakruar 2900 burra dhe djemë të rinj; 214 gra; 96 fëmijë; janë dh unuar 745 gra; 76 janë kidnapuar; 32 fëmijë më të ri se 3 vjet janë masakruar me thikë; 5800 shtëpi dhe vende të shenjta janë djegur dhe janë shkretëruar. Mbi 30.000 mijë shqiptarë janë përzënë me dhunë nga rajoni i Çamërisë, të cilët kanë përfunduar si refugjatë në Republikën e Shqipërisë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore qeveria e Shqipërisë çështjen çame e ka parashtruar në Konferewncën e Paqes së Parisit(1946). Mirëpo, Konferenca e Ministrave të Jashtëm të fuqive aleate jo vetëm se i morën parasysh rrethanat e rënda të çamëve, të cilët ishin objekt shqyrtimi, por, gjithashtu, kërkuan riatdhesimin e tyre, si dhe rimëkëmbjen e pasurisë së tyre të vjedhur dhe të plaçkitur nga qeveria greke.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty
MesazhTitulli: Re: Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite   Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite EmptyWed Oct 08, 2008 12:29 pm

vazhdon...
Komisioni Ndërkombëtar i Hetuesisë së OKB-së, i caktuar për vefikimin e tragjedisë në të dy anët e kufirit, përfundoi raportin e tij më 1946-1947, i cili ishte ngjeshur me përplot fakte të evidencuara për masakrën dhe tragjedinë e dhembshme të popullit çam.

Realitetet e historisë së sotme të Çamërisë, kërkojnë vëmendje të merituiar nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, në mënyrë që të zgjidhë në mënyrë paqësore dhe me çdo kusht statusin e shqiptarëve çamë në përputhje me ligjet ekzistuese ndërkombëtare të njohjes së drejtave dhe lirive të minoriteteve. Greqia nuk mund t’i shmanget ndëshkimit ndërkombëtar të gjenocidit të saj, të k ryer ndaj shqiptarëve çamë. Kështu që, Greqia, jo vetëm se duhet pranuar botërisht, duke iu kërkuar falje viktimave shqiptare çame dhe Shqipërisë , se ka kryer një akt të tillë anticivilizues kundër shqiptarëve çamë, i cili është i dënueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, por edhe është detyrueshme, që të ndryshojë paragrafët e Kushtetutës së saj dhe, t’i harmonizojë me normat dhe me rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke ua njoh të drejtat e plota të ligjshme dhe legjitime minmoritet shqiptar çam. Në radhë të parë, Grdeqia është e detyrueshme, që të legalizojë të drejtën e rikthimit minoritetit shqiptar çam në Çamëri, si dhe dëmshpërblimin për tërë pasurinë e tyre të plaçkitur dhe të grabitur me rastin e ushtrimit të terrorit gjenocid 1944-1945– mh). Gjithashtu, përpos përgjegjësisë për kriemt e kryera të gjenocditi ndaj shqiptarëve dhe Çamërisë, qeveria greke është e detyruar ligjërisht që t’i respektojë të drejtat civile dhe ligjore të mbi 100.000 mijë shqiptarëve, të cilët sot jetojnë në Greqi. Gjithashtu, qeveria greke nuk pranon faktin e pamohueshëm se sot në Shqipëri jetojnë mbi 150.000 mijë refugjatë çamë. Për më tepër, këtë realitet të hidhur të shqiptarëve çamë, të cilët në Shqipëri kanë statusin e refugjatit, Greqia zyrtarisht ka deklaruar se kurrë nuk do të pranojë që këta të rikthehen në vendlindjen e tyre. Po në këtë frymë të politi kës raciste të qeverisë greke, në maj të vitit 1992, në Tiranë, është prononcuar edhe ish-kryeministri i qeverisë greke, Konstantin Micotakis: {[Ata, sipas ligjeve greke konsiderohen si kriminelë të luftës]}”(Po aty, www.mfa.gov.).

Edhe pse K. Micotakis së bashku me të gjithë qeveritarët e tjerë grekë njëzërit e mohojnë ekzistencën e çështjes çame, si dhe ekzistencën e mbi 100.000 shqiptarëve, që jetojnë sot në Greqi (shumcia dërrmuese e tyre janë shqiptarë ortodoksë, por të asimiluar, si rrjedhim i politikës raciste dhe të aparteidit të qeverisë greke, që kishte, dhe ka për qëllim të fundmë ndryshimin e strukturës demografike të elemntit indigjen shqiptar në favor të kolonizimit dhe të tjetërsimit të Çamërisë shqiptare), duke përjashtuar refugjatët migrantë shqiptarë të Shqipërisë, të cilët pas vitit 1990 janë strehuar në Greqi për çështje ekonomike, nuk mund të pranohet, as të justifikohet në asnjë mënyrë teza e ndërruar e K. Micotakisit dhe e bashkëmenidmtarëve të tij racistë grekë, “ se popullata çame është kriminele, duke qenë se ajo i ka shërbyer okuptarit gjerman”, sepse e vërteta është kjo: terroristë, kriminelë, si dhe kollaboracionistë të okupatorit nazifashist gjerman kanë qenë bandat dhe fallangat greke të drejtuara nga vetë politika qeveritare greke dhe nga Kisha Ortodokse Greke. Ndërkaq, popullata shqiptare çame ka zhvilluar rezistencë të luftës vetëmbrojtëse kundër forcave paramilitare terroriste dhe fashiste greke. Në mbështetje të kësaj së vërteteje të pamohueshme historike mbi tragjedinë çame, edhe “Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, më 1994 e shpalli 27 Qershorin 1944 si ditë përkujtimore për shqiptarët e masakruar të Çamërisë, dhe në shenjë të viktimave të hollokaustit grek në Çamerinë shqiptare, Shqipëria ka ngritur monumentin historik përkujtimor në Konsipol.”(Po aty, www.mfa.gov.).

Përshpejtimi i zgjidhjes së statusit minoritar të çamëve të Çamërisë shqiptare, varet nga ushtrimi i presionit të qeverisë aktuale të Shqipërisë, si dhe i faktorëve relevantë të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët për hir të harmonizimit të interesave afatgjata të procesit të integrimit dhe të globalizimit në përmasa ndërkombëtare (kanë premtuar se Shqipërinë në vitin 2020, do ta fusin në “familjen” e BE-së. Mirëpo, fatkeqësisht një premtim i tillë “afatshkurtër” nuk do të përmbushet as në vitin 2020, sepse sipas standardeve të dyfishta të BE-së, Shqipëria (për shkak të çështjes së pazgjidhur kombëtare shqiptare në Ballkan, parashikohet që domosdo të mbahet e varur, “peng” dhe e destabilizuar sikurse 16 vitet e shkuara gjatë dekadës së fundme e shekullit XX, dhe dekadës së parë të shekullit XXI) janë duke aplikuar “metodologjinë pragmatike” të standardeve të dyfishta ndaj shqiptarëve në Ballkan, duke iu mohuar të drejtën e vetëvendosjes dhe të ribashkimit të tyre në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar vetëm brenda kufijve natyrorë historikë dhe gjeopilitikë të Shqipërisë Etnike, pa cenuar asnjë pëllëmbë të territorit të shteteve fqinje serbosllave ballkanike.

Së fundi, pavarësisht nga synimet afatshkurtëra apo afatgjata të strategjisë dhe të taktikës së politikës së brishtë 16-vjeçare shqiptare dhe të traktativave të diplomacisë ndërkombëtare ndaj “amortizimit” dhe injorimit flagrant antiligjor, antihuman dhe antidemokratik të njohjes së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve, që të rikrijojnë shtetin e tyre kombëtar brenda kufijve sovranë të pavarur të Shqipërisë Etnike, pa dyshim se do të falimentojë aplikimi i “standardave decentralziuese” evropiane ndaj shteteve ballkanike, si rrjedhim i tolerancës së politikës dhe të praktikës së militarizimit dhe të neokolonializmit shekullor serbosllav(Serbia, Greqia, Mali i Zi dhe Maqedonia) mbi tokat etnike të shqiptarëve në Ballkan.

Së pari, nga ana e BE-së, e OKB-së dhe e Amerikës, duhet duhet të merret në konsideratë të thellë dhe të gjithanshme humane dhe ligjore “decentralizimi” i kolonializmit serbomadh dhe grekomadh në favor të jetësimit të së djetës së vetëvendosjes së shqiptarëve në Ballkan. Mëpastaj, si hap i dytë, të bëhet “decentralzimi” i pushtetit shtetëror të Kosovës sipas “standardeve ndërkombëtare” të kantonizimit të Kosovës në favor të autonomisë politike dhe territoriale të enklavave të minoritetit serb, sipas modelit të falimentuar federalist të sistemit shtetëror të entitit serb në Bosnjë e Hercegovinë ( Marrëveshja e Dejtonit, 1995, e cila, përpos ndërprerjes së luftës, dhe vendosjes së paqes në Bosnjë e Hercegovinë, asgjë tjetër nuk ka siguruar në mënyrë të barabartë për perspektivën e ardhshme të tre poipujt e atjeshëm: kroat, mysliman dhe serb. Këtë anakronizëm të federatës kroato-serrbe-muslima ne, e dëshmon edhe “prania e tri ushtrive të ndryshme serbo-kroate-myslimane”, siç deklaroi Richard Holbrook në Srebrenicë, më 11 korrik 2005, me rastin e përkujtimit të 10-vjetorit të gjenocidit serbomadh mbi 8000 mijë viktima myslimane boshnjake). ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty
MesazhTitulli: Re: Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite   Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përse Arvanitët Dhe çamët Në Greqi Nuk Konsiderohen Minorite
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Greket dhe Arvanitet.
» Në Greqi më shumë se një e treta e vendit, me zjarr.
» Cështja Shqiptare Ende e Pazgjidhur
» NGJARJE HISTORIKE KOMBËTARE-ÇAMËT NË KUVENDIN E SHQIPËRISË
» PËRSE DY SHQIPËRIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: