Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Qeshtja shqiptare qoi nè ndarjen mes Stalinit dhe Titos

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Qeshtja shqiptare qoi nè ndarjen mes Stalinit dhe Titos Empty
MesazhTitulli: Qeshtja shqiptare qoi nè ndarjen mes Stalinit dhe Titos   Qeshtja shqiptare qoi nè ndarjen mes Stalinit dhe Titos EmptyMon Oct 13, 2008 12:24 am

ÇËSHTJA SHQIPTARE ÇOI NË NDARJEN MES STALINIT DHE TITOS

Nga Jeronim Peroviç*, "Neue Zürcher Zeitung"

Më 28 qershor 1948, Partia Komuniste e Jugosllavisë u shkëput nga
Kominformi, i kontrolluar nga Moska. Kjo ndarje u deklarua se ishte
një lëvizje e Beogradit për krijimin e një socializmi të tijin.
Dokumentet e zbuluara provojnë se para të gjithash ishte një
përplasje për pushtet politik që mori flakë nga Shqipëria

Marshalli Josip Broz Tito, lideri i padiskutueshëm komunist, ishte
mbushur me vetëbesim pas fitores mbi Gjermaninë naziste. Ushtria e
Kuqe e Stalinit marshoi njëkohësisht me partizanët e Titos në
pranverë të vitit 1945 në Beograd, ndërsa pjesa tjetër e vendit
ishte çliruar nga vetë partizanët e Titos me forcat e tyre.

Më pas Tito forcoi pozicionin e tij brenda vendit përmes dhunës që
përdori ndaj opozitës.
Përkundrejt fqinjëve të tij, sigurisht që kishte pretendime
territoriale. Kur Tito në fund të luftës ngriti pretendime ndaj
qytetit italian të Triestes, një konfrontim me forcat aleate
perëndimore mund të shmangej, falë një propozimi kompromisi nga
Moska.

TIRANA MES MOSKËS DHE BEOGRADIT

Pavarësisht toneve të larta politike në Ballkanin Perëndimor, Moska
po i lëshonte hapësira Titos. Por, kur marrëdhëniet mes Lindjes dhe
Perëndimit në mesin e vitit 1947 po përkeqësoheshin, Moska ndryshoi
politikë dhe filloi që të konsolidojë zonën e influencës në Evropën
Lindore. Këto përpjekje u kryqëzuan me planet për ekspansion të
Beogradit.
Tito aspironte bashkimin me Shqipërinë, mbështeste luftëtarët
komunistë në Greqinë fqinje dhe dëshironte të bënte të tijat të
gjitha zonat e banuara nga sllavët në territoret bullgare dhe greke
të Maqedonisë.

Zhvillimet në Ballkan binin ndesh me tendencat për hegjemoni të
Stalinit dhe rrisnin gjasat për ndezje gjakrash me Perëndimin, i
cili në luftën civile në Greqi ishte pozicionuar në krah të forcave
të qeverisë.

Beogradi e shikonte Shqipërinë si territor jugosllav. Përfshirja e
Shqipërisë në Jugosllavi do të forconte pozitat e kësaj të fundit në
Ballkan. Tito e shihte Bashkimin jugosllavo-shqiptar si një mjet për
të neutralizuar problemin e Kosovës dhe hidhte mundësinë për
bashkimin me Shqipërinë të këtij territori të banuar nga shqiptarët.

Moska fillimisht nuk e merrte fare parasysh Shqipërinë. Kur shefi i
qeverisë shqiptare, Enver Hoxha, në maj të vitit 1947 u ftua për të
vizituar Moskën, Kremlini mori më parë aprovimin nga Beogradi. Por
më pas Bashkimi Sovjetik filloi të zgjerojë lidhjet me Shqipërinë,
çka në Beograd u pa me sy të keq.

Për t'iu kundërvënë ndikimit sovjetik, Beogradi nisi sulmin kundrejt
të gjithë atyre udhëheqësve shqiptarë që njiheshin për orientimin e
fortë pro-rus.

NJË VDEKJE DHE PASOJAT E SAJ

Byroja Politike shqiptare nuk ishte unike në kursin e politikës së
jashtme. Ndërsa ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Koçi Xoxe, ishte
për një afrim me Jugosllavinë, Nako Spiru, që mbante postin e
ministrit të Ekonomisë dhe Industrisë, ishte eksponent i linjës
sovjetike.
Enver Hoxha luante me të dyja pozicionet, por ndoqi deri në çarjen
jugosllavo-sovjetike në vitin 1948 një politikë të qartë
projugosllave. Tensioni në Byronë Politike u thellua në nëntor të
vitit 1947, kur Beogradi e akuzoi Tiranën se po ndiqte një kurs
armiqësor ndaj Jugosllavisë.
Nën ndikimin e Xoxes, Hoxha pranoi që të nisë një hetim ndaj Nako
Spirut. Një gjë e tillë mori jetë pak pas mesazhit të Jugosllavisë.

Pakkush mund të mendonte në këtë kohë, se vdekja e Spirut, që kishte
kontakte intensive personale me ambasadën sovjetike në Tiranë, do
ishte pika e nisjes së konfliktit mes Moskës dhe Beogradit.

Ngjarjet në Shqipëri bënë që vetë Stalini të angazhohej personalisht
me këtë çështje. Në fund të dhjetorit 1947, ai i kërkoi Titos me anë
të një telegrami që të dërgonte në Moskë "një shok të përgjegjshëm,
për shembull Djilasin ose dikë tjetër që është familjar me situatën
në Shqipëri".

Në mes të janarit 1948, Milovan Djilas, anëtar i Byrosë Politike
jugosllave dhe një nga të besuarit e afërm të Titos, shkoi në Moskë
e po në të njëjtën mbrëmje pati bisedime me Stalinin dhe ministrin e
Jashtëm sovjetik, Molotov.

Stalini doli menjëherë në bisedë te vdekja e Spirut dhe i la
Djilasit të kuptojë shqetësimin e tij në lidhje me zhvillimet në
Ballkan. Më pas diktatori rus foli edhe për bashkimin e Jugosllavisë
me Shqipërinë dhe në mënyrën e tij ambivalente u përpoq të theksojë
se të dy shtetet duhet të presin, derisa të vijë momenti i duhur për
një gjë të tillë.
Se pse Stalini dëshironte që palët të prisnin për bashkimin, kjo nuk
bëhet e qartë në dokumentet sovjetike.

Vendimtar për zhvillimet e tjera ishte se Djilas në njoftimin e tij
nga Moska shprehej në mënyrë pozitive për rezultatet e bisedimeve me
Stalinin. Tito ndjehej në njëfarë mënyrë i aprovuar në politikën e
tij përkundrejt Shqipërisë. Po në të njëjtën ditë që ai mori
telegramin e Djilas, i shprehu Hoxhës dëshirën që trupat jugosllave
të stacionoheshin në një bazë ushtarake në qytetin jugor të Korçës.
Si argument për këtë, Tito dha kërcënimet që mund t'i vinin
Shqipërisë nga monarko-fashistët grekë.

Edhe pse kontaktet mes Beogradit dhe Tiranës zhvilloheshin në mënyrë
të fshehtë, Kremlini nuk ngeli i painformuar. Një ditë pasi Hoxha i
dha mirëkuptimin Titos për stacionimin e trupave jugosllave, në
Moskë mbërriti një mesazh nga ambasadori sovjetik në Beograd,
Anatoli Lavrentev, që informonte për planet jugosllave.

TAKIMI PËRFUNDIMTAR NË KREMLIN

Udhëheqja e Kremlinit ishte e alarmuar. Molotov dënonte qëndrimet e
Beogradit me një anë të telegrami të ashpër, ku Titos i përmendej
marshimi që do realizonte në Shqipëri. Menjëherë pas kësaj
udhëheqjes jugosllave iu sugjerua një takim urgjent në Moskë.
Beogradi pranoi në çast dhe dërgoi një delegacion të rangut të
lartë, që drejtohej nga Edvard Kardelj, anëtar i Byrosë Politike
jugosllave dhe njeriu i dytë pa Titos.
Në këtë takim deciziv, që u mbajt më 10 shkurt 1948 në Kremlin, u
ftua dhe një delegacion bullgar. Shkak ishin deklaratat e Georgi
Dimitrov, kryetar i Partisë Komuniste bullgare, që ishte shprehur
publikisht për bashkimin e demokracisë popullore të Evropës Lindore
në një federatë.

Deklaratat e Dimitrov, që nuk ishin bërë në konsultim me Moskën,
patën jehonë të madhe në Perëndim, për shkak se drejtuesi komunist
bullgar kishte përfshirë në mënyrë eksplicite në projekt edhe
Greqinë.

Molotov lexoi akuzat ndaj tyre. Pikë për pikë ai atakoi ato që u
quajtën gabime të shokëve në Ballkan dhe bëri të qartë se në të
ardhmen të gjitha vendimet e politikës së jashtme duhej të merrnin
miratimin e Kremlinit.

Për çudinë e të gjithë të ftuarve, Stalini u shpreh në mënyrë
negative për luftën civile në Greqi, duke theksuar se gjërat në
Greqi kishin pak shanse për sukses dhe se kjo mund të sillte
komplikacione ndërkombëtare.

Ai i sinjalizoi jugosllavët dhe bullgarët që të reduktojnë ndihmën e
tyre ushtarake ndaj komunistëve grekë.

KRAHËMARRJET E BEOGRADIT

Pjesëmarrësit jugosllavë dhe bullgarë u treguan gjatë takimit të
disiplinuar dhe pranuan "gabimet" e tyre.

E ndërsa në vijim Bullgaria qëndroi e heshtur, Tito vazhdoi
politikën e tij në Ballkan.
Vetëm pak ditë pas takimit të Moskës, Tito zhvilloi një takim me një
përfaqësi të lartë të partizanëve grekë dhe i siguroi ata për
mbështetjen e mëtejshme të Jugosllavisë.
Ky angazhim i Titos erdhi deri në një pikë, sa situata në kufirin
jugosllavo-grek u bë e rrezikshme. Kështu, ambasadori Lavrentev
mësoi gjatë një bisede me ministrin e Jashtëm jugosllav se Beogradi
kishte vendosur të gjithë flotën ajrore në gjendje lufte për shkak
të provokacioneve të pritshme nga ana e monarko- fashistëve grekë.

Jugosllavia nuk kishte ndërmend që të hiqte dorë nga ambiciet për
Shqipërinë. Por Tito, duke mos dashur të provokojë më shumë situatën
me Bashkimin Sovjetik, hoqi dorë nga iniciativa për dërgimin e
njësive ushtarake jugosllave në Shqipëri - kur befas Tirana bëri
lëvizjet e saj, duke parë këtë zhvillim.

Në fillim të marsit 1948, Plenumi i tetë i Partisë Komuniste miratoi
një rezolutë që e deklaronte orientimin e Shqipërisë për nga
Jugosllavia si linjë zyrtare të partisë.
Bashkangjitur delegatët aprovuan një dokument të fshehtë që
përshkruante në mënyrë të detajuar bashkimin e ushtrisë shqiptare me
atë jugosllave.

PRECEDENT PËR AKSIONE PASTRIMI

Kremlini informohej me saktësi për hapat që do ndiqte Jugosllavia
nga një kontakt i fshehtë në nivelet e larta të Byrosë Politike
jugosllave. Kur Stalinit iu qartësua se Tito do qëndronte fort në
kursin e tij të politikës së jashtme, nisi ofensivën.

Më 18 mars 1948, Moska tërhoqi punonjësit këshilltarët ushtarakë nga
Jugosllavia.
Më pas udhëheqjes së Beogradit i mbërritën një seri letrash, në të
cilat Stalini dhe Molotov dënonin veprimet e Partisë Komuniste
Jugosllave.

Këto letra mbërrinin dhe në dyert e udhëheqësve të tjerë të partive
në Evropën Lindore, për t'i mobilizuar ata kundër Jugosllavisë dhe
që vendimi të merrej në kuadër të Kominformit, një lidhje e partive
komuniste evropianolindore, që kontrollohej nga Bashkimi Sovjetik.
Në vitin 1956, Nikita Chruschtschev citonte në fjalimin e famshëm të
Kongresit të 20 të partisë Stalinin dhe fjalët e tij: "Unë thjesht
lëviz gishtin e vogël dhe nuk ka më Tito."
Dokumentet arkivore tregojnë se Stalini në atë kohë nuk donte ta
mbyllte me rastin e Titos. Në të vërtetë, shefi i Kremlinit ishte i
kënaqur me izolimin e Jugosllavisë në kampin komunist.

Sulmi i hapur ndaj kreut të partisë në Beograd ishte dhe një mjet
për të forcuar kampin socialist dhe njëkohësisht një precedent për
një aksion pastrimi, që Moska ndërmori në vitet e mëvonshme në
partitë e Evropës Lindore.

Izolimi i Jugosllavisë shkoi dhe kundër interesave sovjetike në
Ballkan. Shqipëria u kthye nga Rusia, duke gjetur kështu një padron
të ri; Bullgaria u bë një nga kritiket më të ashpra të "klikës së
Titos" dhe përfundimisht Beogradi hoqi dorë nga ndihma për
partizanët grekë, çka solli dhe humbjen e tyre dhe përfundimin e
luftës.

Tito nuk ishte mjaftuar me këtë reaksion të ashpër të Moskës. Shumë
shpejt udhëheqësi jugosllav e kuptoi se mund ta përdorte në favor të
tij këtë situatë. Tito filloi ta shiste këtë konflikt si rezultat të
luftës për një "rrugë të re të socializmit"- një devizë që më vonë u
bë arsye kryesore për politikën e suksesshme jugosllave për lirinë e
bllokut.

* Jeronim Peroviç është bashkëpunëtor shkencor i universitetit të
Bazelit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Qeshtja shqiptare qoi nè ndarjen mes Stalinit dhe Titos
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» A jan ne qeverin e kosoves keta njerez te titos ?
» JOSIP BROZ TITOS REALIZUES I „MARRËVESHJES XHENTËLMENE“PËR S
» Behxhet Pacolli shoferi titos dhe Bakall qakallit
» Plani sekret për ndarjen e "Vorioepirit"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: