Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR

Shko poshtë 
2 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
AutoriMesazh
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 6:56 pm

ME THINJA
Kohë në ndrydhje
Ato thinja rënë si bora mbi mal
Që bukurinë e dikurshme nuk ta fshehin
E nuk ta vrasin dot
As malit as ty
Barrikadë mes vargjeve kam vënë
Me instinktin mbrojtës
Në istikame
Nga martirizimi i pleqërisë
Ky ligj i pranueshëm dialektik
Që na godet qetësisht
Ti kohë në ikje që butësisht kalon
Thinja që diçka flasin
E që më shumë thonë
Ti kohë e thinjur
E stinës së vonë
Dashuri e dikurshme
Ndalur përfundimisht
Në një stacion
Kur akrepi i orës më
Kohën nuk numëron
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 6:57 pm

ATDHE
Atëherë moti
Kur ta prenë kërthizën
Me gjasë ta prenë keq
Ata ishim dje fëmijë
Sot
Sylesh pleq
Kush është babai i përgjegjësisë
A mund të zbulohet me anë të ADN-së
Atësi e matrapazllëkut politik
Papërgjegjësisht
Mbetem
Të djegur
Në udhëkryqet e kryeneçësisë
Të zhuritur shume keq
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 6:57 pm

KUNDËRSHTARË
Sa mirë të tillë që jemi
Ligj i përsosur i natyrës
Nuk gaboi
Njëjtë nuk na bëri
Në udhëkryqe nuk na ngatërroi
Në rrugëtime të ndryshëm
Të ndryshëm në mendime
Krejt ndryshëm veprojmë
Ju në rrugën tuaj
Në rrugën tonë ne
Sa mirë që ndryshojmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 6:58 pm

FRIKA
Perëndia me djallin ashpërsisht u zunë
Për të drejtën e pushtetit mbi njeriun
Ankth e frikë
Për hyjnitë pushtetdhunshme
O ju rob të besëtytnive
Kjo lidhje morfologjike
Nuk është juaja
Në rolet tona mbi ndasitë
Botërisht jemi me perëndinë
Me djallin në prapaskenë
Dredhi brilante
Mos e mbani kot
Kryqin e pendimit mbi shpinë
Të vërtetën se keni thënë
Kjo vuajtje plot hir dhe elegancë
Ndërgjegjen e vrarë
Nuk e mëkaton
Ju bijtë e babëzisë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 6:59 pm

PROMOVONI DASHURI
Karaktere të para dhe anësore
Ai jetën bëri
Pas porosisë së zemrës
Dyzinë mendimesh në kacafytje
Pasion admirimi
Në promovim të dashurisë
Lini mbrapa si gjurmë kujtimi
Emrin e njeriut
Që të rrojmë në përjetësi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 6:59 pm

PA FTUAR
Për ato pamje tablosh
Mendjen kam vrarë
Përpjekur jam sinqerisht
Të zgjidh ato vijëza
E forma penjsh të pakuptim
Që pa ftuar ishin futur
Në poezi
Në pikturë
Edhe në vargun tim
Kot u mundova
Konstatimi se disa gjëra
Nuk mund t’i ndjesh
Nuk mund t’i ndalesh
Nuk mund t’i kuptosh
Nuk mund t’i përshkruash
Ndryshe
Veç siç janë
Me doli i saktë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:00 pm

PLAKU
Moshë
Keqkuptim e ngatërrim me urtësinë
Nuk do të thotë
Plak dhe i ditur njëherësh
Vërtetë
Ka pleq të çoroditur
Që gropat bëjnë natën
Dhe ndajnë «urtësitë» ditën
Do të më mbetej merak
Dhe nuk di ç’do thosha në botën tjetër
Po të mos e shaja atë
Atë
Derrin plak e
Dhelprën e vjetër
Plagë të thella
Nga kohët anakronike
Fatkeqësisht
Hapur mbetën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:00 pm

TË MUNGON
Nga të gjitha këndet
U mundova të kapja
Diçka nga uni yt
Edhe nga këndi tredimensional
Kot
Në sfondin e artit pamor
Identitetin tënd
Kund s’e gjeta
Vlerësim i gabuar imi
Mbase
Identitet i rremë sot
Është bërë kostum mode
Që vishet sipas shijes
Në sfilatat e diplomacisë
Fare lakuriq
Para kësaj bote
Të mjerë a të marrë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:01 pm

MBRAPSHT
Një këmbëngulje absurde
Pikëpamje të kundërta
Që tmerrësisht kushtojnë
Zoti e di se ku do të pjekkemi
Ky fillim i mbrapsht
Që nga lashtësitë
Të shumtë hiqen modest
E dorë nuk hoqën
Nga prapësitë
Këmbëngulje me çdo çmim
Qoftë edhe mbrapsht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:01 pm

GJUHËN ME DHËMBË
Para gërshërëve të fatit në sprovë
Në rrugët e rënieve dhe të ngritjeve
Më sy dhe vesh të jetës
Dikush fshehur të përgjoi
Jeta ndonjëherë flakaresh të japë
E veshët t’i zgjatë
Sa pendohesh
Për gabimet e pandreqshme
E gjuhën
E zë me dhëmbë
Në grykë do të mbes
Pengu i fjalës së pathënë
Ti gjuhë me dhëmbë
E zënë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:02 pm

PA AUTOR
Shumë u punua për diçka
Që në përpjekje të shpaguhet
Fuqia e një teledrame
Larg ekranit
Kush kumtoi kumtin e dështimit
Nga syri i një dritareje me xhama
Të thyer
Nga goja e derës së hekurt
Shpërthyen dështimet e shfrenuara
Çfarë arrogance e këtyre dishepujve
Të kësaj teledrame
Pa autor
Pa aktorë
Pa spektatorë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:02 pm

PORTRET
Se ushqehem ende me ndjenjën për ty
Nga tregimet e të tjerëve
Diçka edhe marr
Së menduari djersitem
Portretin tënd për të ndërtuar
Kur të lavdëruan
Por edhe kur të shanë
Mbi thash e thëna s’ndërtohet portreti
Unë piktori që linjat nuk i kap dot
Kush do të besonte se
Rrëfimi i të tjerëve për ty
Do të më bënte kaq kurioz
Si ta pikturojë
Të sharën të lavdëruar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:04 pm

NJË TUFË ME KARAFILA
Do ia dalim matanë
Pa dyshim
Përtej trishtimit
E më larg
Do ia dalim sigurisht
Dhe si fitimtar
Për veten time dua
Një shpërblim të vockël
Vetëm një
Nga tokat e vendlindjes sime
Një tufë me karafila
Kaq
Dua
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:04 pm

KURESHTAR
Akorduar shumë kohë më parë
Nga gjithë ato rrymime
Goditje e mortajës së vrarë
Në ripërsëritje
I humbur para qëllimit tënd
Peripeci tundimi e dileme
Modestia me sonatat e vona
Në ekzekutim
Tmerrsisht të papërgatitur të zunë
Jam shumë kureshtar
Për të kuptuar
Diçka më shumë
Se nga hera tjera
Nëse e kalove suksesshëm
Pragun e adoleshencës
Këtë radhë
Ti çunaku lozonjar
Zhgënjim e kureshtje bashkë
Cilën shijove më parë
Nga pësimi yt legjitim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:05 pm

RRUGËT TONA
Mes dhembjesh e lotësh
Mes vuajtjesh e peripecish
Rrugë me gropa
Rrugë ëndrrash përrallore që kushtojnë
Rrugë ngopjesh ku fundin e rrugës sheh
Mashtrim premtues
Rrugë ëndrrash për të ikur
Nga atdheu
Rrugë dëshirash të djegura
Në atdhe
Për t’u kthyer
Rrugë që fundi nuk iu duket
Rrugët tona
Sinonim i fatit dhe i fatkeqësisë
Rrugë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:06 pm

HIJET
Nuk e kuptoj
Për se duhet gjithmonë të justifikohemi
Nga hijet e së kaluarës para botës
Të trembur gjithnjë
Besëtytni e idealizuar
Mbi hiqgjënë
Kot
Duhet ta themi të vërtetën
Ne nuk i shpikem
As fetë
As ideologjitë
As pushtimet
Ata na i sollën përdhunshëm këtu
Fenomen impaktiv
Nuk e kuptoi
Të kujt kusure po paguajmë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:06 pm

SHARJE
Morën dhenë u syrgjynosen
Në ndjekje të pafund
As dje sharjet nuk u sosen
Në rrugët pa krye
E me kokën në rrugë
Pamje që shqetëson
Sharje e marrë në gojë të pistë
Diçka kishte në nuhatje
Gojë e pastër me të pistat sharje
Kjo filozofi në përsiatje
Pa përmbajtje
Lehtësisht e shpërndarë
Si bari i keq në arë
Ata i syrgjynosën
Mbi kurrizin e tyre
Ende sharjet nuk u sosën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:07 pm

PRITJE
Një varr gojëhapur e në heshtje
Pret rrëskun e vet dorëzuar paqësisht
Pa mbledhje e ceremonira
Pa fjalë rasti e lavdie
E shanë dje
E gjurmuan deri aty
Se ku ka urinuar
Hulumtuan
E sot e lavdëruan
Ti pafytyrësi e admiruar
Publikisht u duartrokite
Ata
Nuk e nuhaten të vërtetën kurrë
Para hundëve të tyre kaluan
E krejt paqësisht
E pa kundërshtime
Fshehur pa u parë
Borxhesh larë mes vete
U përqafuan
Kundërshtarët e orës së parë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:07 pm

PYETJE
Gjeneral nuk kisha parë
Ushtarë të sprovuar në fushën e përgjakur
Po
Ushtarë pa Gjeneral
Pyetje në kohën e gabuar
Qeni që prishi romantikën
Tani po vjen pranvera
Dua t’ju këshilloj diçka
Juve që nuk keni moshë për t’iu këshilluar
Nuk po mund ta zbuloj enigmën
Mbi sakrificën e mohuar
Pyetje
Prapë ti qen
Që prishe romantikën
Ushtarë të Gjeneralëve të vdekur
A s’ma thoni
Kush do t’i prijë zhgënjimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:08 pm

ZOT JEMI NE
Ne duhet t’ia gërmojmë
Pasuritë shpirtërore
Botës dhe perëndive
T’iu tregojmë se
Zotat që na hiqen fodull
Të sajuar nga imagjinatë e marrë
Me krenari t’iu themi
Këtu zot jemi ne
Është fakt se diçka na duhet
Një rend një rregull
Diçka si në libër
Na duhet
Dikë ta bëjmë redaktor
Na duhet
Dikë ta bëjmë horr
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:09 pm

ERDHËN DHE IKËN
Orët e liga erdhën
Përsëri para kohe
Zhurmshëm si gjithmonë
Për të mbjell farën e ligësisë
Në gjirin e tokës nënë
Farën e ligë s’e pranoi toka
Ndër vite e dogji vapë e paparë
Me dorën e saj kishte mbjellë nënëlokja
Fidanët e dashurisë
Që më parë
Zhgënjim i vrarë në rrugën e tyre
Yshtur pas lakmive që moti
Ikën në heshtje nga kishin ardhur
Këmbën e thyer duke e ngreh zvarrë
Andej
Andej nga kishin ardhur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:09 pm

TË KËRKOVA
Të kërkova shumë
Me një tabor ushtrie
Nuk të gjeta
Ti gjurmë humbura
S’kisha shumë
Veç se dy fjalë të t’i them
Kurdo që të takohemi
Kurdo
Do të skuqemi
Të dy për një herë
Unë nga gjykimi për ty
Dhe ti pisk e zënë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:10 pm

TENTIM
Ehu gati u tmerrova
Pamje e ritransmetuar përçudnisht
Nga pamundësia e përballimit
Një qerre akuzash
Kohë e mohuar në heshtje ngadalë
As një protestë
As një fjalë
Tek sheshi ishte grumbulluar kureshtja
Një statujë bëri tentim vetëvrasje
Si trumcaku i Migjenit dikur
Gënjeshtra të largëta zbuluar nga heshtja
Tenton të vetëvritet
Një statujë
Në mesin e njerëzve të tjerë
Vetën e ndjente të huaj
E ndjente të huaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:11 pm

MË THUAJ
Atë ditë kur admirimi të kalon në urrejtje
Më thuaj
Shoqëria në interes
Më thuaj
Nëse intrigat kanë zënë vendin e bujarisë
Po ashtu më thuaj
Unë po të them
Të gënjejmë njëri-tjetrin
Nuk ka nevojë
Secili në rrugën e vet
Në mbarësi a theqafje
Nuk do të futemi në një thes
Më thuaj me kohë
Të paktën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 EmptySun Oct 19, 2008 7:11 pm

NGATËRRESË
Në sprovë
Nga dërrasë e parmakut
Rrugë burrërie ngatërruar
Deri tek ballë i oxhakut
Pavullnetshëm futur në lojë
Më thuaj
Ku është mesi i papërgjegjësisë
Është interesant
Ligji i pashkruar i kullës prej guri
Ku peshohet morali në kandar
I kërkon vet vendi
I kërkon oxhaku në ballë
Burrat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty
MesazhTitulli: Re: MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR   MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR - Faqe 4 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MEHMET BISLIMI - STINË E VONUAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 6Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 Similar topics
-
» Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
» Tekste Kengesh Shqiptare!
» Cilen stine te vitit e pelqeni me shume ??
» STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!
» Muhamed (Mehmet) Ali Pasha

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: