Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 12 Zotat e Olimpit

Shko poshtë 
+9
njonidrenica
Sofra
rolling
Guximi
MUHAMETII
nardlushnja
Nezir Myrta
Ali Baba Tepelena
murturi
13 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyWed Oct 22, 2008 6:06 pm

12 Zotat e Olimpit FotoRedazionali_1488


Para lindjes së filozofisë si një njohuri më racionale të të menduarit kolektiv, në Greqinë e lashtë Antike, dominonte një sistem gjithëpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur, dhe për nivelin e vetëdijesimit kolektiv të asaj kohe, ajo ka dhënë një kontribut të pakontestueshëm në të kuptuarit dhe interpretimin e të gjitha realiteteve me të cilat ballafaqohej shoqëria e asaj kohe.

Pikërisht përmes këtij sistemi, që në shkencën tone të sotme analitike njihet si “perioda mitologjike e Greqisë Antike”, ata jepnin sqarime meritore ekzistimit dhe veprimit të shumë fuqive dhe fenomeneve të ndryshme natyrore, dhe kjo mënyrë e të menduarit, ishte rrënjosur thellësisht në bindjen e tyre kolektive.

Pas hyjnive të para dhe betejës së tyre të famshme me ciklopët dhe titanët, grekët e lashtë, u orientuan që t’i besojnë dhe nënshtrohen Zotave aktiv, të cilët, sipas cilësive, veseve dhe virtyteve, do të jenë më afërt qenieve njerëzore. Mu për këtë shkak, ata ishin të magjepsur me fituesit nga OLIMPI, të cilët, kanë qenë të bukur, madhështor dhe me shumë cilësi i ngjasonin qenieve njerëzore…

Këta ishin të dymbëdhjetë hyjnorë nga OLIMPI. Që nga momenti kur këta kanë filluar të sundonin me qiellin dhe token, ata, në mes veti, e kishin të ndarë pushtetin, nderin,lavdinë …

Në këtë sistem të përsosur të kijerakisë hyjnore, çdo gjë ka funksionuar sipas dëshirës dhe vullnetit të pakontestueshëm të Zeusit.

Selia e tyre qendrore ka qenë në Olimp, malin më të lartë të Greqisë.

Një ndër karakteristikat themelore e 12 Zotave të Olimpit, ka qenë, se ata gjithnjë i përmbushnin premtimet e tyre…Shpesh vinin në mes të njerëzve të zakonshëm dhe aty krijonin pasardhës. Fëmijët e lindur nga martesat e përziera në mes të zotave dhe njerëzve trajtoheshin si gjysmë Zota dhe dispononin me aftësi të jashtëzakonshme.

Zotat e Olimpit ushqeheshin me AMBROZION dhe pinin nektar, pije kjo që ishte dedikuar vetëm atyre…

1. ZEUSI
Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLOMPIT.

Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me tamblin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA. Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.

Arma e tij ka qenë rrëfeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN..

Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta. Nga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj…

Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA, ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm.

Të gjithë këtë fëmijë jashtëmartesor Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA.

Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë.

Atë e sjelle në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.

Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EVROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES.

Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë. Evropa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin ton e emërton me këtë emër - EVROPA.

2. HERA
Hera ishte bashkëshortja legjitime e Zeusit dhe konsiderohej si mbrojtësja e familjes dhe grave të martuara Binjakja Romake ishte JUNONA. Lidhja Herës me Zeusin ka qenë shumë para se këta të dytë të martohen.

Ata takoheshin fshehtë. Kur harmonizohen dhe stabilizohen marrëdhëniet në mes të Zotave tjerë të Olimpit dhe Zeusit si sundimtar të përgjithshëm, atëherë, këta të dy lidhin Martesë. Hera lajmërohet në shumë tregime mitologjike të asaj kohe.

Si më karakteristike për të ishte se, ajo, përveç fëmijëve të vetë, rritte dhe kujdeset edhe për fëmijët tjerë. Dënonte tradhtinë martesore dhe me ashpërsi të pashoq luftonte kundër dashnoreve të burrit të saj.

Në kohën e luftës së famshme dhe tragjike të Trojës, ajo ishte përherë e angazhuar në mbrojtje të grekëve luftëtar dhe merrte pjesë në prurjen e shumë vendimeve të rëndësishme për luftën.

3. ATENA
Atena ishte hyjneshë e luftës, urtësisë, artit, shkencës dhe zejtarisë. Sipas mitologjisë Romake, asaj i përshtatet hyjnesha MINERVA. Kishte lindur nga koka e Zeusit duke valëvitur me shigjetën e saj karakteristike.

Edhe pse merrej si hyjneshë e luftës, ajo kurrë nuk është treguar me veti luftarake. Përkundrazi, zihej si e urtë, e mençur dhe gjithnjë e gatshme që t’i ndihmoj trimat dhe heronjtë, sikur ishin: PERSEI, AKILI, ODISEU dhe shumë t tjerë.

Një dashuri të madhe që ajo ndjente ndaj tyre, aspak nuk kishte të bënte me erotikën. Duke mbetur virgjëreshë tërë jetën, ajo kishte vendosur që kurrë mos të martohet, edhe përpos ofertave të shumta që kishte nga zotat tjerë.

Ju ka ndihmuar njerëzve në përkrahje të realizimit të dëshirave dhe synimeve të tyre. Nga respekti i madh që kishte, me emirin e saj emërtohet edhe qyteti Atena, ndërsa në Akropol, për nder të Atenës është ndërtuar tempulli i falshëm shenjtore - PANTENONI.

4. POSEJDONI
Ishte zoti i detit dhe i tërmeteve. Sipas mitologjinë Romake, atij i përshtatet Zoti NEPTUNI. Vëllezërit e tij ishin: ZEUSI dhe HADI. Jetonte në pallatin e tij nëndetar.

Paraqitej gjithnjë i armatosur me tredhëmbëzorin e tij karakteristike në dorë. Është konsideruar si njeri ndër zotat më të respektuar të dymbëdhjetëshes së Olimpit, sepse, pas Zeusit dhe Herës, ishte si më i vjetri në moshë.

Përherë i rrethuar nga delfinët e hareshëm, në mes të valëve që nuk e lagnin fare dhe me karrocën e tij të artë, ai shëtiste nëpër mbretërinë e tij të madhe, respektivisht, nga oqeani në oqean.

Edhe Posedoni, sikurse Zotat tjerë nga Olimpi, kishte afera dhe marrëdhënie dashurore me shumë hyjnesha, gjysmë hyjnesha si dhe me njerëz të zakonshëm, dhe nga këto lidhjet i kanë lindur shumë fëmijë.

5 DEMETRA
Ishte hyjneshë e bujqësisë, të të lashtave dhe pjellshmërisë së tokës. Konsiderohej si nënë e arave dhe grunoreve. Ajo, po ashtu, merret edhe si personifikim i tokës në përgjithësi.

Tek mitologjia Romake, asaj i përshtatet hyjnesha CERERA. Ishte nëna e FEFERSONES, një hyjneshë femër, të cilën e kishte lindur nga marrëdhëniet e saja jashtëmartesore me Zeusin, dhe me të cilën kishte një lidhje të ngushtë emocionale.

6. APOLONI
Ishte Zoti i dritës, arsyes, frymëzimit, artit, i parathënies, profetizimit. Pasi që kishte lidhur me Diellin, po ashtu, konsiderohej edhe si shërues i sëmundjeve të ndryshme.

I takon gjeneratës së dytë të zotave nga Olimpi. Është i biri i Zeusit nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me LETËN, dhe vëllai binjak i hyjneshës ARTEMIDA.
Apoloni konsiderohej si Zoti më i bukur nga të gjitha zotat tjerë të Olimpit. Me konstruksion ishte i gjatë dhe formë të bukur trupore, andaj kishte shumë aventura dashurore, si me nimfat ashtu edhe me njerëz të zakonshëm.

Nga këto aventura dashurore, i kanë lindur shumë fëmijë.
Apoloni, po ashtu, trajtohej si heteroseksual. Përveç me femra, ai ka pasur marrëdhënie edhe me shumë meshkuj. Dashnorët e tij më të njohur meshkuj, kanë qenë: HIJAKITI dhe KIPARISI.

Se sa ishte Apoloni i çmuar dhe i respektuar si hyjni tek grekët e vjetër, tregon fakti se, për nder të tij, në Delfi ishte ndërtuar Orakulli i falshëm parathënës, në të cilën parathëniet e veta i tregonte priftëresha e njohur PITIJA.

7. ARTEMIDA

Ishte hyjneshë e Hënës, e shtazëve të egra dhe e gjuetisë.
E bija e Zeusit nga marrëdhëniet e tij me LETËN dhe motra e Apolonit.
Në mitologjinë Romake asaj i ngjasonte hyjnesha DIANA.

Nga Zeusi, babai i saj, Artemida kishte kërkuar që përjetë të mbetet e pamartuar dhe virgjëreshë. E armatosur me shtizë dhe shigjeta në dorë, ajo shëtiste nëpër pyje, e shoqëruar përherë nga miqtë e saj besnik, drerët dhe drenushave.

Për nga karakteri, Artemida ishte hyjneshë tejet hakmarrëse e cila ju hakmerrej të gjithë atyre që tregoheshin si të pandershëm.
Ishte mbrojtëse e gjuetarëve dhe të njerëzve ndërgjegjshëm.
12 Zotat e Olimpit Hermes
8. HERMESI


Ishte zëdhënës dhe lajmëtar i zotave tjerë nga Olimpi. Po ashtu, Hermesi konsiderohej si Zoti i tregtisë, oratorisë dhe i hajnave. Nga mitologjia Romake atij i përshtatej MERKURI. Ka qenë biri i Zeusit, i lindur nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MAJËN.

Hermesi në sandalet e mbathura në këmbë dhe përkrenaren që e barte në kokë, kishte krahë me të cilët fluturonte furishëm nga një vend në vendin tjetër.

Shpesh ju ka ndihmuar shumë heronjve legjendar, sikur janë:HERAKLU, PERSEJI, ODISEU ...

9. AFRODITA
Ishte hyjneshë e dashurisë dhe e bukurisë. Pasi kishte lindur nga “shkuma e detit”, gjithnjë paraqitej e buzëqeshur. Nga mitologjia Romake, asaj i përshtatej hyjnesha VENERA.

Afrodita i mbronte të dashuruarit. Zbavitja më e madhe e saj ishte, nxitja e marrëdhënieve dashurore në mes të Zotave. Ka qenë e pirur që të bëj shumë intriga, vetëm e vetëm t’i nxis Zotat që të dashurohen në njerëz të zakonshëm.

Posaçërisht, ka qenë e njohur me nxitjet e bëra Zeusit, i cili, gati në çdo çast, ka qenë i angazhuar me ndonjë lidhje dashurore. Por, edhe pse i ka nxitur të tjerët, Afrodita as vetë nuk ka qenë indiferente si dashnore.

Edhe pse ishte e martuar me Zotin e gjymtë, HEFAISTIN, ajo ka pasur marrëdhënie jashtëmartesore me AREJIN. Nga kjo lidhje, asaj i lindin fëmijët: EROSI, DEJMO, FOBI dhe HARMONIA. Por Afrodita burrin e vetë legjitim, nuk e ka tradhtuar vetëm me Arejin, por ajo ka pasur lidhje të shumta edhe të tjerët.

Si karakteristik e Afroditës ka qenë preferenca e saj e madhe ndaj luleve e posaçërisht ndaj drandofilles. Shëtiste e hipur në karrocën të cilën e grinin qifti i pëllumbave që ajo i donte pa masë.

10. ARESI
Ishte Zoti i Luftës dhe i betejave. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej MARSI. Gjithnjë paraqitej me helmet në kokë dhe përherë në gatishmëri për luftë. Aresi gjithnjë ishte aty ku zhvillohej ndonjë luftë, betejë e përgjakur apo çfarëdo konflikti tjetër me viktima dhe përmasa të mëdha. Shpesh vinte në konflikt me Zotat tjerë.

Edhe ky si Zotat tjerë të Olimpit, kishte marrëdhënie të shumta dashurore.
Nga këto marrëdhënie është e njohur lidhja e tij me Afroditën.

11. HEFESTI
Ishte zoti i zjarrit, zejeve të ndryshme (zanateve), artit dhe metalurgjisë. Konsiderohej si farkëtar dhe zejtar i Olimpit. Nga mitologjia Romake, atij i përshtatej VULLKANI.

Në mbretërinë e Olimpit, ishte i angazhuar për punimin e stolive dhe gjësendeve të ndryshme artistike. Edhe pse, në dukje tejet i shëmtuar dhe nga këmbët i çalë, ai kishte duar dhe trup të fortë. Në dukje vërtet njihet si i shëmtuar, por dashurisë së tij nuk kanë mund t’i ikin shumë femra të bukura.

Nga aviturat e shumta dashurore që kishte, përpos Afroditës, përmenden edhe AGLEJA dhe HARI.

12. HESTIA
Ishte hyjneshë e zemrës, familjes dhe harmonisë familjare. Nga mitologjia Romake, asaj përshtatej hyjnesha VESTA.
Ka qenë motra e Zeusit.

Edhe pse me këmbëngulje atë e kërkonin për grua Posedoni dhe Apoloni, ajo nga vëllai saj Zeusi, kishte kërkuar që përgjithmonë të mbetej e pamartuar dhe virgjëreshë. Në mbretërinë e Olimpit, ka bërë një jetë të qetë dhe pa afera.

Ndoshta, mu kjo rrethanë ka qenë shkaku kyçe, pse kjo hyjneshë, në krahasim me Zotat tjerë, nuk është përmendur aq shumë
Në shekullin e 5 p.e.s., ajo zëvendësohet dhe vendin e saj e zen DIONISI -Zoti vardisje, pjellshmërisë dhe verës.

DIONISI ishte fëmija nga marrëdhëniet jashtëmartesore të Zeusit dhe SEMELES.

Në mitologjinë Romake, atij i përshtatej Zoti BAKHO
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Ali Baba Tepelena
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
Ali Baba Tepelena


Male
Numri i postimeve : 187
Age : 67
Vendi : greqi
Registration date : 13/08/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyWed Oct 22, 2008 7:19 pm

Përshëndetje!
Në temën e trajtuar më lartë,nuk e di ku është bazuar autori por,ka shum pasaktësi.Si p.sh. Zotërit e Olimpit ishin 13 dhe jo 12.Hera dhe Evropa ishin motrat e Zeusit dhe njëkohësishtë u bënë edhe Gratë e tija ashtu si dhe të tjerat etj etj.
Mirë është të rishikohet tema me qëllim që të sjellim diçka të vërtetë historike dhe ta mësojmë ashtu siç duhet.
respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 8:37 am


(Fragment nga shkrimi mbi pellgasët, mbi perënditë olympian pellgas, që sot njihen të falsifikuar si zotat antik grek)

Tash,
mund të shtrohet pyetja thjeshtë: a duhet të përcaktohet emri
pellazg si paraardhësi I illirëve dhe shqiptarëve të
sotëm,përmes fjalëve greke – pelagos e pelargos, apo
nga gjuha shqipe, si gjuhë illiro-pellgaze përmes fjalës - pellg
– pellgaz – si populli I pellgut të detit
, kur dihet se
shqipja është bija e illirishtes dhe pellgasishtes, gjuha
e paraardhësve illiro-pellgazgjik? Natyrisht, Shqipja përcakton
emrin e paraardhësve pellgaz!






Të shohim tash në bazë të natyrës së gjuhës se si tingëllojnë
fono-morfologjikisht dhe semantikisht, zotat e antikuitetit
illiro-pellgazgjik, me emërtimet e tyre, për të vërtetuar jovetëm
spjegimin shqip të tyre në mënyrë ethymologjike, kur shqipja I
ka si emërtime paraardhëse të saja – por, se Shqipja është
vet Gjuha e Perëndive të Olympit illiro-pellgazgjik – skipe
illire
-
pellgaze.





1.
Zeusi ………..zoti suprem, zojsi suprem


2.
Apolloni …….zoti I diellit


3.
Thetis (Poseidoni) ….zoti i detërave, Theti=Deti


4.
Hermesi ….. zoti I fshehtësisë


5.
Klimnestra….perëndia e klimës, motit – klima nestra (nesër)


6.
Aresi, Marrsi…zoti I luftërave, marrësi I jetërave në luftëra
- Marsi


7.
Dionisi ………zoti I argëtimit,


8.
Ethana, Athena, Thana …….perëndia e të folurit, mbrojtjes dhe
e bimëve



9.
Afrodita……..dita afron, perëndia e ditës, e bukurisë dhe
dashurisë


10.Hera
…………perëndia e qëndresës, fuqisë qiellore


11.Dhemetra….perëndia
e bujqësisë – ama e dheut, arës së bukës


12.
Artemidha …perëndia e arteve dhe e gjuetisë – arte m’I dha,
m’I dha artet






Këta 12 perënditë illiro-pellgazgjik, jovetëm në pikëpamje
mythologjike, si drejtues të njeriut e botës së lashtë,
ky numër 12, jovetëm që është numri I 12 muajve të
vitit të kalendarit illiro-pellgazgjik – por, edhe derisot, ky
numër është përcaktues I 12 fiseve shqiptare: Hoti, Gruda, Gashi,
Berisha, Krasniqja, Thaçi, Kastrati, B’tyçi, Kelmendi, Shala,
Shoshi e Morina.






Poashtu, ky numër 12 tek shqiptarët është edhe përkufizimi
I këshillit gjykues, si ent gjykimi zakonoro-juridik, si gjyq
popullor – gjykatë drejtësie, ku ndahet drejtësia: betime,
rregullime pronësoro-juridike, pajtime gjaqesh, gjykime veprash
penale, rregullime problemesh finansiare, gjykime dhe ekzekutime
administrativo-pronësore, rregullime problemesh familiare,
martesore, trashigimore, etj., - si formë e juridiksionit shtetëror
në Kosovë derisot në shek. XXI. - Përmes 12 Pleqve, apo 12 Prijësave
të 12 Fiseve, si Paria e 12 fiseve shqiptare në fjalë, u formua
si gjykatë popullore me emërtimin - Pleqnia – Plakonia –
Kuvendi I Pleqve shqiptarë.



Plakonia shqiptare e sotme, si forum zakonor juridiksional,
na përkujton Plakoninë illiro-pellgaze të lashtë – Gjykimi me
12 Pleq, apo Betimi me Njëzetekatër (nga dy prijësa-princa për
çdo fis), është edhe sot në shprehjet shqipe si: “Njëqint
gjaqe bëhen dhe në fund nuk kanë care pa u ulë në çergë me 12
Pleq në Plakoni / Duhet patjetër me dal
ë
n’Plakoni / Beja bahet me 12 Pleq edhe me 24 / Qysh ta ndanë
Pleqnia – nuk guxon me luejtë / Ta bajë benë me 24 / etj.

Pakonia shqiptare ka rregulluar problematikën ekzistenciale – si
një Gjyq i Popullit në funksion edhe nën shtete e pushtete të
huaja shekullore.



Mythologjia illiro-pellgazgjike, si trashigimi etnogjenetike
reale pasardhëse deri tek shqiptarët ballkanik, është përciellë
me përkushtim të plotë nga mythi deri tek Realja –
respektivisht, duke I spjeguar ethymologjikisht 12 zotat e Lashtësisë.






Ndërsa, sa për kuriozitet linguistik, për ta shikuar e
ndjerë natyrën e gjuhës, se të kujt janë vërtet, zotat e
antikuitetit, të shohim perënditë greke të kohës: Hypsistos (zoti
I qiellit), Chthonios (zoti I nëntokës), Moiraia (Athena), Grairae,
Graces (grekët e sotëm), Melaina (Afrodita), Teleia (e
begatisë), Hesperidea, Leukothea, Letos, Hestia, Eileithyia etj.(‘Zotat
e grekëve’ sipas Karl Kerenyi-t).
A nuk janë këta zota grek, si emërtime të natyrës së
gjuhës greke, që dallojnë nga zotat illiro-pellgazgjik?


Natyra e gjuhës preokupon të rishqyrtojë linguistikën me
mënyrat fono-morfologjike e semantike, në emërtimet e lashtësisë,
si rishqyrtim I Historisë!


Nezir Myrta




12 Zotat e Olimpit LRED




Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 6:16 pm

k;tu po flitet për 12 perënditë e Olympit

po lexoni ju, apo hajt veç të them diçka...?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 7:37 pm

këto që po flisni, i përkasin themës: religjioni dhe atheizmi
fetari dhe atheisti dhe do të shihen faktet - ekzistenca a mosekzistenca

unë them se Krijuesi ekziston! Nuk ka asgjë pa një Mjeshtër, po spjegohet për interesa - e budallai kurrë nuk e kupton mjeshtrinë dhe qeshet edhe kur e siell gishtin para syve, e çuditet - pse po del thoni herë para e herë prapa!Wink

Por të flasim për zotat illirian, që janë falsifikuar si zota grek, kur veç Shqipja i spjegon! Për këta duhet të flasim këtu...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nardlushnja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
nardlushnja


Male
Numri i postimeve : 90
Age : 53
Vendi : Greqi
Registration date : 27/04/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 7:42 pm

Perralla per femije!!!!!
Edhe vete grekerit zbaviten dhe nxjerin barsaleta me 12 zotat dhe Jezusin bashke
Institucionet fetare jane mashtruese dhe grabitese te pasurise se shtetit dhe njerezve te thjeshte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 7:45 pm

po 'fëmijët hanë mollat, e të mdhenjve iu mpihen dhëmbët'

shtoni diç rreth themës...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
nardlushnja
Anëtar i ri
Anëtar i ri
nardlushnja


Male
Numri i postimeve : 90
Age : 53
Vendi : Greqi
Registration date : 27/04/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 8:04 pm

Nezir Myrta shkruajti:
po 'fëmijët hanë mollat, e të mdhenjve iu mpihen dhëmbët'

shtoni diç rreth themës...

Kjo nuk eshte teme megjithate une e dhashe mendimin tim per institucionet fetare sepse 12 zotat mu duken shume larg dhe nuk i kam njohur.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 8:44 pm

edhe nëse 'mendja e njeriut krijoi zotin' - zoti krijoi mendjen e njeriut, Krijuesi, që i thonë me emra të ndryshëm nëpër gjuhë.

Krijimi është dhunëti zoti, në shkenca e arte edhe në strategji politike e ushtarakeqë mund ta bëjnë vetëm ata, që arrijnë ta kuptojnë forcën krijuese - e a mund ta dredhosh një krijim letrar, filozofik, poetik, shkencor? Po, por ti mbetësh i ndëshkuar nga E Vërteta !

Për atë edhe nuk i shkon askujt kungulli mbi ujë prore!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 8:47 pm

Nezir Myrta, te lumte, pikerisht ashtu eshte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 10:31 pm

Pershendetje;Ne me falni mue nese mendoni se kjo tem ka te bej me mendimin personal te besimit ne zot ,asesi se e kam hap ket tem per keqkuptim apo fyrje te dikujt,qe ne asnje menyr nuk ja vlen ! sepse jemi shqiptar dhe ska ketu aspak te ben kjo tem me mendimin apo besimit personal ne Zot.

Kjo tem ka shum domethanje ndermjet njerit dhe besimit te kohes primitive dhe nejrzeve te kohes se gurit kur ? na at koh kan qen te pavarur dhe kan fy e injoru realitetin e te qenurin njeri ,duke e poshtru e duke e quajtur veten zot
sa per perfudim ky shkrim me pelqeu sepse ka qen ne nje koh te vjeter dhe ka shum te ben me mendimiet dhe zhdukjet e dehsmive te verteta te cilat kan pas shum te bejn me kundershtimet e njerzve ku si dhe pse- qka kush ? dmth shum kishte te bente me pa realitetin sepse ne at koh kan mbretruar dikush tjeter dhe diqka tjeter dhe esht shkru jo realiteti i cili ka mbet realitet i huaji qe se esht shqiptar dhe del anti shqiptar .
e pershendes Nezir myrten per mendimin e tij:fla:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyThu Oct 23, 2008 10:42 pm

Problemi eshte se ti bariti nuk dhe asnje fakt vetem nxirrje konkludime reaksionare e te pa bazuara ne shkence e logjike te shendoshe. Ose une jam i verber. Fakte nuk ke permend fatekeqesisht.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyFri Oct 24, 2008 12:12 am

Nezir Myrta shkruajti:
edhe nëse 'mendja e njeriut krijoi zotin' - zoti krijoi mendjen e njeriut, Krijuesi, që i thonë me emra të ndryshëm nëpër gjuhë.
mendja e njeriut e krijoi zotin si nje qenie qe nuk mund te arrihet dhe qe ka fuqi shume te madhe sa e ka krijuar vete njerzimin.
dihet qe konceptet e fese kane ndryshuar ne baze te rrethanve historike, sot thuhet dicka, kur shkenca ta mohoje ate feja e ndryshon ate qe e ka thene, kjo eshte sepse feja po e humbe kuptimin perdite e me shume
Nezir Myrta shkruajti:

Krijimi është dhunëti zoti, në shkenca e arte edhe në strategji politike e ushtarakeqë mund ta bëjnë vetëm ata, që arrijnë ta kuptojnë forcën krijuese - e a mund ta dredhosh një krijim letrar, filozofik, poetik, shkencor? Po, por ti mbetësh i ndëshkuar nga E Vërteta !
Për atë edhe nuk i shkon askujt kungulli mbi ujë prore!

kete pese nuk e kuptova, vete zoti eshte dicka qe ka dale nga
imagjianta e njeriut per shkak se nuk ka ditur si spjegoje fenomenet qe
nuk ka dite dicka me shume njeriu. sot shume gjera jane vertetuar dhe
feja tash vetem thote qe ka zot e nuk je[p kurrfar argumenti.

feja ne dite te sotit po e demton te verteten, ket duhet ta dijme te gjithe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyFri Oct 24, 2008 1:32 am

rolling nderime - tash po shoh se nuk je shumë larg, veç ta pranosh, se ajo fuqi ''që nuk mund të arrihet, e ka fuqi shumë të madhe, sa e ka krijuar vet njerëzimin'' po shmangia nga E Vërteta të devijon,kur thua se, mendja e njeriut krijoi zotin si një qenie...' se ishte e është e do të jetë vet krijuesi i qenies!

Por posa, të dyshosh se ''kur shkenca fillon ta mohoj diçka, atë feja e ndryshon'' - këtu ti krijon droje panevojë, se as feja nuk e ndryshon atë që e ka thënë - po zbërthim, provë dmth.lëvizje kah E Vërteta, jo që e ndryshon, po mvaret si e sheh ti - e si e sheh dhe e trajton besimin njerëzimi me billiona sy, sepse edhe ti edhe unë edhe bota BESON dhe e don fjalën besim, e pa të nuk ka jetë as liri (besimi në shok, shoqe, në të vërteten dhe poajo fjalë besim është be+sim=bes(Ë) + im, ku fillesa BE vet tregon, betim, kur betohesh dhe ajo përsëri lidhet me fenë - be - besë - besim, ashtu si fe+je+së=fejesë, shih edhe kjo lidhet me fe, fenë. Njeriu i pabesë, a ka vlerë? Jo! Ai mund tëjetë tradhtor, i pabesi, qëas shkencës as fesë, nuk i nevojitet se ai shkatrron, keqpërdorë, tradhton, është shkatrrimtar! Si mund t'i besohet, të pabesit?


rolling shkroi ''...mendja e njeriut e krijoi zotin si nje qenie qe nuk mund te arrihet dhe
qe ka fuqi shume te madhe sa e ka krijuar vete njerzimin.
dihet qe
konceptet e fese kane ndryshuar ne baze te rrethanve historike, sot
thuhet dicka, kur shkenca ta mohoje ate feja e ndryshon ate qe e ka
thene,'' -

Feja nuk ndryshon asgjë, po njerëzit ndryshojnë sipas kohës!

Po pra, kur shkenca vërteton diç, feja thot Krijuesi e bëri, përmes gjeniut njeri! Shumë thjeshtë! Por, mvaret si interpretohet vërtetimi. Psh, njeriu me shekuj pau zogun duke fluturuar, po një kohë njeri bëri aeroplanin, sëpari mezi kaloi Atllantikun veç një njeri, e sot kalojnë afër 1000 persona bashk. Eksplozivin zbuloi Nobeli, atomin eksploziv - Ajnshtajni, po ata kishin qëllim zhvillimin ekonomik, jetën e lirë, ardhmërinë e lumtur - po ja që u keqpërdoren! Kush po e dëmton të vërtetën, të jetojë bota me frigë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyFri Oct 24, 2008 7:19 am

KUSH ËSHTË ZOTI ?



Zoti
është i vetëkrijuari dhe krijuesi i gjithësisë e i asgjësisë. Zoti nuk ka
formë as fillim, as mbarim. Zoti nuk ka pamje, as formë, as ngjyrë, as shije,
as erë të caktuar. Zoti ngërthen në vetvete të gjitha pamjet, të gjitha
ngjyrat, të gjitha shijet e të gjitha erërat e mundshme.

Zoti është
edhe përtej teheve të gjithësisë e cila edhe më tutje zgjerohet. Zoti i
tejkalon të gjitha dimensionet hapësinore e kohore në kuptimin e mendjes së
kufizuar njerëzore e cila njeh vetëm kohë njëvijore që mbështetet në kujtesën
e vet të vazhduar që përdorë si pikë të brendshme referuese egon e vet.
Prandaj, mendja e kufizuar në kohë e në hapësirë, duke u mbështetur në përvojën
e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenë një
fillim të vetin, duhet ta kenë të kaluarën edhe të tashmen e vet.

Në të
vërtetë, vetëm mendja dinamike e ka të qartë se Zoti është i amshueshëm,
sepse ai është vetëm në të tashmen, vetëm në prezent. Sepse vetëm e tashmja
ka të kundërtën e vet. Nuk duhet ngatërruar të kaluarën me të tashmen, sepse
e kundërta e së kaluarës është e ardhmja. Vetëm e tashmja është e amshueshme,
e pazëvendësueshme dhe e pakundërshtueshme. Sepse, Vetëm Zoti, shpirti e
energji - informatat janë të pazëvendësueshëm, të pakundërshtueshëm. Të
tjerat shkojnë e vijnë e ndryshojnë vazhdimisht.

Zoti është
i gjithëdijshëm dhe i plotfuqishëm, sepse Zoti është absolut me dije e me
forcë. Zoti është gjithkund, sepse Zoti është i gjithëpranishëm. Të gjitha
shfaqjet ose manifestimet fizike, bimore e biologjike janë shfaqje, ose
manifestime të Zotit. Edhe ne njerëzit jemi pjesë e shpirtit të pakufishëm të
Zotit, jemi pjesa e fundit dhe përfundimtare e mençurisë së Zotit.Gjuha e
Zotit është heshtja, por zëdhënësja e tij kryesore është Muzika.

Forca e
Zotit është dashuria, sepse burimi përfundimtar dhe zemra e të gjitha
krijimeve është dashuria. Sepse dashuria është ajo që i mban bashkë protonet dhe
elektronet, si edhe sa e sa grimca-valë brenda atomit. Dashuria është ajo që
mban atomet e bashkuar brenda molekulës. Dashuria është ajo që mban në
harmoni sistemin tonë diellor, dashuria është ajo që mban në harmoni tërë
gjithësinë. Dashuria është forca mbi të gjitha forcat, dashuria është Zoti
vetë.



sipas Adem Demaçit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyFri Oct 24, 2008 8:17 pm

Filloni të mirreni me temën dmth për 12 Zotat e Olimpit

Mund të shkruani edhe replikoni mes veti edhe për Zotin.... por mbi të gjitha për temën të shkruani më shumë.

Nëse dilni nga tema do të fshihen të gjitha postimet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyFri Oct 24, 2008 8:26 pm

Sofra e kem nje vrejtje per ju.
Jeni ngute paksa me fshirjen e postimeve, mendoj se medoemos do te kishte qene mire qe postimet te fshihen pasi qe te e lexonte rolling pergjigjen time.
Eshte dashte te na paralajmroni me heret per fshirjen e postimeve.
Shpresoj se ne arkive qendrojne diku komentet, dhe te bene mire te ia dergosh rolling-ut, ose me se miri do te kishe me qene qe te i vendosni ne temen e zones se lire, ne ate temen ku ben te flitet edhe jasht teme, por gjithnje ne suazat e normales.

Me t'mira
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptyFri Oct 24, 2008 8:46 pm

MUHAMETII shkruajti:
Sofra e kem nje vrejtje per ju.
Jeni ngute paksa me fshirjen e postimeve, mendoj se medoemos do te kishte qene mire qe postimet te fshihen pasi qe te e lexonte rolling pergjigjen time.
Eshte dashte te na paralajmroni me heret per fshirjen e postimeve.
Shpresoj se ne arkive qendrojne diku komentet, dhe te bene mire te ia dergosh rolling-ut, ose me se miri do te kishe me qene qe te i vendosni ne temen e zones se lire, ne ate temen ku ben te flitet edhe jasht teme, por gjithnje ne suazat e normales.

Me t'mira

Muhameti i nderuar

Postimet i kam fshi të gjitha ato që nuk kanë të bëjnë me temën. Duhet të kem mirëkuptim mes vete ju lutem sepse është bërë fjalë vetëm për një zot dhe jo për çka është hap tema të diskutohet për 12 Zotrat në kohën e lashtë, këto ishin postime jashtë teme dhe shumica e tyre ishin Chit Chat. Postimin që e bëri i nderuari Nezir Myrta në lidhje me shkrimin e Adem Demaçit nuk e fshiva për një arsye se kishte një varg që lidhej me temën

Ja citat i nxjerrur nga ai postim;

Prandaj, mendja e kufizuar në kohë e në hapësirë, duke u mbështetur në përvojën
e vet, mendon se edhe Zoti edhe shpirti edhe energjia duhet ta kenë një
fillim të vetin, duhet ta kenë të kaluarën edhe të tashmen e vet.

Kështu që të miremi me temën e caktuar që ka hap forumisti por jo të dalim pa nevojë nga tema se së pari nuk është respekt për forumistin që ka hap temën për të biseduar në te dhe më pas shkilet rregullorja që ka vendos stafi për këtë forum.

Me respekt, Sofra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptySat Oct 25, 2008 1:59 am

feja vetem i shfrytezon ato zbulime per ta rrite besimin ne "babadimer".
kaq.

Per temen:

A di dikush te me tregoi se c' eshte Kutia e Pandores
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptySat Oct 25, 2008 2:19 am

A mund të betohesh, se mendimet tuaja janë të drejta dhe a i je betuar ndonjëherë dikujt apo atdheut?

E, për 12 zotat e Olympit, din të thuash a të shtosh diç?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptySat Oct 25, 2008 2:44 pm

Te diskutohet per 12 Zota, ne kete kohe moderne eshte shume shume e tmerrshme, fyese, injoruese dhe padyshim mekatuese.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
njonidrenica
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Numri i postimeve : 838
Registration date : 09/06/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptySat Oct 25, 2008 3:03 pm

aj si nuk i beson ni zoti, dihet me kon asht.

Verejtje!!!

Çka ka te beje ky postim me temen i nderuar, pastaj kercen dhe rrokesh te stafi se po fshine postime.

Kujdes se stafi ju percjell per cdo veprim derisa ndermerr edhe hapat per prejashtim. Deri tash ke rroke stafin ne goje pa nevoje per te disaten here, por stafi ka toleruar veprimet e tua ne kete forum.

Eshte koha te permiresohesh nese e do kete forum dhe jo te besh demagogji ne kete forum kunder Stafit.

Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptySat Oct 25, 2008 5:06 pm

Ore forumistë të nderuar, askush nuk e ka hapur temën që të bisedojm dhe të kaluarën tonë të lashtë ta ndërlidhim me aktualitetin e ditëve të sotme. Tema është hapur që të bisedojm vetëm me të kaluarën e lashtë, kur 12 zotat e Olimpit ishin krijuar në Greqinë e lashtë dmth Greqia e Lashtë banohej nga shqiptarët dhe jo greko-fanariotët që i përvetsuan dhe i bënë për vete 12 zotat e Olimpit.... Është me rëndësi që t'i mësojm dhe t'i dimë që nesër në bisedë e sipër të dimë t'ua spjegojm shqiptarve 12 Zotat e Olimpit të cilët ishin krijuar para filozofisë e cila njihej si njohuri racionale ku dominonte në një sistem gjithpërfshirës mitologjik, i cili funksiononte në mënyrë të përsosur.

Të nderuar forumistë 12 Zotat e Olimpit në këtë temë po bisedohet jo për ta ndërlidhur me Allahun apo Zotin që sot besojnë në te apo nuk besojnë. Bisedohet se si ishin krijuar, kush ishin ata që e krijuan, a ishin Pellazg-Ilirët, Grekët, Egjiptasit... Kush ?!!! etj etj...

Është diçka jo e mirë që secilën temë tani ta ndërlidhim me aktualitetin e sotëm dhe me besimin që personi i takon. Në kohën kur ishin krijuar 12 Zotat e Olimpit nuk ishte e formuar as krishterimi as Islami. Dhe më së paku ka të bëjë në këtë temë biseda se si ndezet motori i veturës që i pastrova ato tema mbrëm, sepse në kohën e lashtë nuk ka pas fare vetura që ta bisedojm në këtë temë.

Ju lutem edhe një here ua sjell ndërmend se ju mund të bisedoni edhe për Allahun ose Zotin e sotëm që e besojnë njerzimi që është një dhe nuk ka tjetër, por mos harroni se jeni te tema ku flitet për lashtësinë dhe pikrisht për 12 Zotat e Olimpit për çka edhe deri tani shumë pak keni biseduar. Prandaj ai postim që shkrueht dhe nuk përfshinë edhe temën do të fshihet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptySat Oct 25, 2008 5:14 pm

njonidrenica shkruajti:
aj si nuk i beson ni zoti, dihet me kon asht.

Verejtje!!!

Çka ka te beje ky postim me temen i nderuar, pastaj kercen dhe rrokesh te stafi se po fshine postime.

Kujdes se stafi ju percjell per cdo veprim derisa ndermerr edhe hapat per prejashtim. Deri tash ke rroke stafin ne goje pa nevoje per te disaten here, por stafi ka toleruar veprimet e tua ne kete forum.

Eshte koha te permiresohesh nese e do kete forum dhe jo te besh demagogji ne kete forum kunder Stafit.

Stafi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
bariti
Fillestar/e
Fillestar/e
bariti


Male
Numri i postimeve : 12
Age : 72
Vendi : KOSOVA LINDORE
Registration date : 02/10/2008

12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit EmptySat Oct 25, 2008 7:36 pm

Stafit:
Nese keni kerkuar te shkruajme per 12 zotat e Olimpit, eshte dashur ta dini se nje pjese e mire e anetareve do te shkruajne per "12 zotat" e Olimpit, por pa e mos harruar te shkruajne edhe per ZOTIN nje, te tanishmin, te gjithmonshmin dhe te gjithekahshmin.
Kjo qe acarohemi nganjehere mes vete eshte krejte normale kur e dime se edhe ne jeten e perditshme, live, nganjehere kemi ngritje dhe zbritje zeri. Zaten pervec tjerave, edhe mospajtimet jane krejte normale: asnje zenke asnje lufte, asnje vresje nuk do te ndodhte (ku ta kishim kete fat).
Mos harroni se edhe keta "zotrat" e Olimpit jane ngaterruar ne mes vete.
Sic i keni fshire edhe postimet e mepareme edhe kete mund te mos e leshoni, por se fundi mjaton ta lexoni vet. Faqja eshte juaja, por mbahet me bashkepunim. Nderimet e mia.
Kalofshi mire.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





12 Zotat e Olimpit Empty
MesazhTitulli: Re: 12 Zotat e Olimpit   12 Zotat e Olimpit Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
12 Zotat e Olimpit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Teologji-
Kërce tek: