Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 EKSPORTI I NJË HEROI KOMBËTAR

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Veneta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
avatar


Female
Numri i postimeve : 1008
Registration date : 02/06/2008

EKSPORTI I NJË HEROI KOMBËTAR Empty
MesazhTitulli: EKSPORTI I NJË HEROI KOMBËTAR   EKSPORTI I NJË HEROI KOMBËTAR EmptyMon Nov 10, 2008 11:41 am


EKSPORTI I NJË HEROI KOMBËTAR

Nga OLIVER SCHMITT

Më 28 Nëntor 2001 në ditën e festës kombëtare shqiptare në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, u mblodhën 30 mijë njerëz, të cilët morën pjesë në ngritjen e përmendores së Heroit Kombëtar Shqiptar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (1405 – 1468). Akti festiv i karakterizuar nga marshimet luftarake dhe nga një fjalim i Ibrahim Rugovës synonte të përcillte një mesazh të qartë: përvetësimin simbolik të Kosovës nga ana e banorëve shqiptarë dhe fundin e sundimit serb, i cili kishte gjetur shprehje simbolike në këtë përmendore.

Një përmendore e carit mesjetar serb Stefan Dushan, afër varrit të Manastirit të Kryeengjëllit në Prizren, me dekada kishte përkujtuar triumfin serb në luftërat ballkanike të viteve 1912 – 1913 dhe ‘çlirimin’ e Kosovës nga ‘zgjedha osmane’. Pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë (1999) përmendorja e Dushanit u hodh në erë nga shqiptarët e Kosovës. Me këto dy akte u realizua një spastrim simbolik i Kosovës dukshëm i perceptueshëm dhe një rivlerësim i historisë së saj. Skënderbeu, flamuri mesjetar luftarak i të cilit, me shqiponjën dykrerëshe mbi sfond të kuq, u bë simbol kombëtar i të gjithë shqiptarëve, në Kosovë gëzon admirim të pakufishëm. Në libra shkollorë, në publikime në panumërta dhe në faqe interneti ai lavdërohet si herë kombëtar, si pararendës dhe shembull i luftës kosovare kundër sundimit serb dhe si simbol i një Shqipërie unike dhe më të madhe.

Natyrisht nderimi tepër i lartë është në kundërshtim të habitshëm me faktin se Skënderbeu në Kosovë – qoftë si figurë historike, ashtu dhe si përmendore e ngritur së fundi – është import nga treva burimore shqiptare (Shqipëria). Sepse Gjergj Kastrioti historik kurrë nuk e ka shkelur rrafshin e Kosovës, luftërat e tij kundër sulltanëve osmanë nuk tregojnë ndonjë ndërlidhje me Kosovën. Përmendorja u ndërtua nga artistët e Republikës së Shqipërisë sipas modelit të përmendores së Skënderbeut në Krujë; këta artistë kanë përvojë të madhe nga koha komuniste e regjimit të Hoxhës në ndërtimin e monumenteve të tilla të heronjve. Vala e publikimeve shkencore mbi ‘Skënderbeun në Kosovë’ vështirë mund të mbështetet në një bazë të sigurt burimesh: dëshira politike e ka përjashtuar plotësisht ballafaqimin deri-diku kritik me figurën historike të Skënderbeut.

Si mund të shpjegohet, që një fisnik nga shekulli i 15-të u bë simbol i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe i nacionalizmit shqiptar, hapësirë projektimi e dëshirave kombëtare të shqiptarëve? Prania e gjithkundshme e Skënderbeut në trevat e banuara me shqiptarë në Ballkanin Perëndimor – me emrin e tij janë të emëruara shkolla dhe klube futbolli, ashtu si dhe konjaku shqiptar, përmendoret e tij qëndrojnë në shumë qytete dhe mbase nuk ka shqiptar, që nuk e di emrin e tij – ndikon që të harrohet lehtë se kujtesa për luftërat kundër turqve të Gjergj Kastriotit nuk ka qenë në të gjitha kohërat aq e gjallë dhe identitetdhënëse.

Pas vdekjes së Skënderbeut (1468) osmanë kishin nënshtruar të gjitha viset e banuara me shqiptarë. Shumica e popullsisë, në një proces të shtrirë në disa shekuj, kaloi në fenë islame. Derisa në Republikën e sotme të Shqipërisë vazhduan të ekzistojnë grupe te fuqishme të krishtera (katolike dhe ortodokse) dhe në jug shumë njerëz iu bashkuan tarikut bektashian të dervishëve, i cili kishte raporte të tensionuara me islamin sunit, në shekullin e 19-të shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës i përkiste bashkësisë së sunitëve, kreu i të cilëve ishte sulltani osman si kalif. Fakti se një fisnik, i cili në parakohën e mjegullt kishte luftuar kundër islamit, në mesin e myslimanëve sunit nuk paraqiste patjetër një pikë primare referimi në kujtesën kolektive, nuk duhet të na befasojë shumë. Pionieri i studimeve mbi Shqipërinë, konsulli austriak Johann Georg van Hahn, nga mesi i shekullit të 19-të në Shqipërinë Qendrore takoi vetëm pak pleq, të cilët dinin t’i jepnin të dhëna mbi këngët popullore dhe traditat mbi heroin.

Më pak se në Europën Juglindore në Itali në shekullin e 15-të u rizgjua kujtesa për luftën e Skënderbeut për krishterimin si ‘atlet i Krishtit’. Pas vdekjes së Skënderbeut mijëra përkrahës të tij bashkë me familjet e tyre mërguan në Italinë Jugore dhe në Venedik: këta të krishterë shqiptarë (arbëreshët) me shekuj e kanë ruajtur kujtesën për heroin, identitetdhënëse për ta.

Kur në shekullin e 19-të në viset e banuara me shqiptarë, në Europën Juglindore u shfaqën shenjat e para të identitetit kombëtar shqiptar, ishin arbëreshët ata që luftën kundër sulltanëve osmanë, në Mesjetën e vonshme, e vendosën në një kontekst me përpjekjet e reja për pavarësi të shqiptarëve dhe Skënderbeun e ngritën në simbol të kundërvënies së re kundër osmanëve. Gjergj Kastrioti i plotësonte predispozitat, të cilat i kërkonin ideologët e ‘Rilindjes’ shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të për një figurë, që do të kishte ndikim integrues: ai mishëronte kryengritjen kundër Perandorisë Osmane, bashkimin e dëshiruar me Europën Jugore dhe Perëndimore, shpresën shqiptare për pavarësi.

Lufta e tij po ashtu mund të interpretohej edhe si mbrojtje e Europës së krishterë, kështu që shqiptarët përvetësuan idenë e zgjeruar në mesin e popujve të Europës Juglindore të mburojës së krishterimit: sakrifica e shqiptarëve në luftën mesjetare kundër turqve duhej të kontribuonte që Fuqitë e Mëdha të bindeshin mbi legjitimitetin e pretendimit të ri për pavarësi shtetërore.

Skënderbeu përshtatej edhe si pikë referuese në historinë rishtazi të konstruktuar kombëtare, e cila i mbante shqiptarët si popullin më të vjetër në Ballkan – në mos edhe në Europë, me ç’rast pretendohej një vazhdimësi etnike dhe kulturore nga Iliria antike, periudha heroike e Mesjetës deri tek Lëvizja Kombëtare e shekullit të 19-të. Kjo trini ideologjike edhe sot përcakton mendësinë historike dhe politike të shqiptarëve. Natyrisht Skënderbeu historik u desh të riinterpretohet: nacionalizmi laik shqiptar, i cili i mbulonte dallimet fetare, e dekonfesionalizoi Skënderbeun dhe e shihte ‘atletin e Krishtit’ vetëm si pararendës të një shteti etnik shqiptar. Si i tillë ai u madhërua nga poetët dhe publicistët.

Kur në shtetin shqiptar të themeluar në vitin 1912, i cili përfshinte gjithsej gjysmën e shqiptarëve në Europën Juglindore, pushtetin në vitet 20-të e mori Ahmet Zogu, kreu i një fis verior, ai me mjeshtëri e shfrytëzoi lavdinë e ringjallur të Skënderbeut, në mënyrë që, duke iu referuar titullit gjoja mbretëror të Kastriotëve të paraqitet si ‘Mbret i Shqiptarëve’.

Komunistët e ardhur në pushtet në vitin 1945, të drejtuar nga Enver Hoxha, vazhduan këtë traditë. Ndryshe nga koha nën Zogun, pas vitit 1945 në Shqipëri u themeluar fakultete dhe (më 1972) Akademia e Shkencave, sistemi shkollor u zhvillua pasivisht, niveli i lartë i analfabetizmit në mesin e të rriturve u luftua me programe shtetërore. Sistemi arsimor i drejtuar nga qendra ndikoi dukshëm në përhapjen e kultit të Skënderbeut deri në skajin e fundit të vendit malor.

Ashtu si Zogu, edhe Enver Hoxha prezantohej si pasardhës i Skënderbeut dhe përplotësues i veprës së tij. Me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së fisnikut të nderuar si hero kombëtar, regjimi komunist organizoi në Janar 1968 një kongres pompoz shkencor, në të cilin udhëheqësit e partisë dhe të shkencës të drejtuar nga shteti, mysafirëve të pranishëm – mes tyre edhe pjesëmarrës ideologjikisht të pranueshëm nga bota e jashtme – ua shpallën interpretimin e ri dhe të obligueshëm të jetë së Skënderbeut. Mehmet Shehu, njeriu i dytë në shtet dhe parti, dhe Aleks Buda, kryehistoriani komunist, mbajtën fjalime pothuaj të ngjashme për nga përmbajtja dhe theksuan kështu unitetin e politikës dhe shkencës së historisë. Ata e madhëruan Skënderbeunsi udhëheqës të madh luftërash, i cili paskësh shpëtuar Europën nga hordhitë sulmuese aziatike dhe drejtuar masat popullore shqiptare në luftë për liri, pavarësi dhe revolucion social.

Të dy thanë se vepra e pambaruar e Skënderbeut u kurorëzua nga Enver Hoxha, portreti i madh i të cilit në kongres ishte varur përkrah atij të Skënderbeut: populli shqiptar paskësh arritur kulmin e historisë së tij. Skënderbeu gjithashtu shërbeu edhe si legjitimim për politikën izolacioniste, të mbështetur plotësisht në autarki të regjimit të Hoxhës, i cili pas thyerjes me Jugosllavinë e Titos (1948) dhe me Bashkimin Sovjetik (1961) në Europë ishte i varur vetëm nga vetvetja dhe përkrahej vetëm nga aleatët e largët kinezë. Formulat propagandistike të vitit 1968 vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot, vetëm parullat e luftës së klasave janë zëvendësuar nga frazat nacionaliste.

Viti 1968 edhe në Kosovë shënon një pikë kthese në madhërimin e Skënderbeut. Pas dy dekadash represion (1945 – 1966) udhëheqja jugosllave bëri një kthesë në qëndrimin e saj kundrejt popullsisë shqiptare, të cilës do t’i jepej një autonomi e gjerë politike dhe kulturore. Një konferencë për Skënderbeun e organizuar nga shkencëtarët shqiptarë dhe serbë në Prishtinë synonte, që të demonstronte harmoninë ndëretnike, ashtu si edhe referencën e lejuar kosovarëve ndaj simboleve kombëtare shqiptare. Institucionet shkencore të krijuara në Kosovë në vitet 70-të ishin fuqishëm të varura nga përkrahja e ekspertëve nga Shqipëria e Hoxhës, të cilët mendimet e tyre i shpërndanin në mesin e kolegëve të tyre me orientim kombëtar në Jugosllavi. Shkenca e re kosovare e historisë imazhin e saj për Skënderbeun në përgjithësi e ushqente nga Tirana.

Kulti i Skënderbeut ishte simboli më i rëndësishëm i unitetit kulturor të të gjithë shqiptarëve. Një dimension politik madhërimi i heroit e mori sidomos në dy dekadat e fundit të shekullit të 20-të: pas shkatërrimit të regjimit të Hoxhës dhe tërheqjes së trupave serbe nga Kosova intelektualët kosovarë e pretenduan heroin, madje si pjesë të historisë kosovare, duke e zhvendosur prejardhjen e familjes së Skënderbeut në Kosovë dhe duke e përmendur atë njëkohësisht me figurat simbol të rezistencës kosovare në shekullin 20-të, siç janë Azem Galica dhe familja Jashari.

Një ballafaqim kritik me këtë mitologji dominonte, karakteri politikisht integrativ i së cilës është shumë i qartë, nuk mund të vërehet përveçse tek disa intelektualë të pakët. Përkundrazi, historianët dhe autorët e librave shkollorë këmbëngulin më shumë se kurrë në imazhe të dëshiruara kombëtare, të cilat pak kanë të bëjnë me realitetin historik. Kjo është edhe më shqetësuese, sepse vetëm një shpërthim i kësaj historie të konstruktuar, tërësisht të përqendruar në luftë dhe ‘burra të mëdhenj’, kosovarëve dhe shqiptarëve mund t’ua hapë pamjen ndaj vendit të tyre në historinë evropiane.

(Përktheu nga gjermanishtja: Enver Robelli)

Shekulli, 8 gusht 2005


Te nderuar forumiste ju ftoj ne debat rreth kesaj teme, le ta vertetojme qe gazetari Oliver Schmitt e ka gabim dhe se Skenderbeu i takon te gjitha trojeve shqiptare pa dallim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EKSPORTI I NJË HEROI KOMBËTAR
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HEROI I KOSOVES Halit Coka
» AKTI HISTORIK DHE HEROIK QE KREU AVNI RRUSTEMI
» Pajtimi Kombëtar
» Bashkimi Kombëtar
» Bashkimi i trojeve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: