Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptyTue Dec 09, 2008 2:19 am

Të nderuar forumistë në këtë temë mund të postoni shkrime të ndryshme nga autor tonë shqiptar dhe nga autor të huajë.

Në këtë temë poashtu mund edhe të bisedojm për shkrime të cilat do ti sjellim për forumin tonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptyTue Dec 09, 2008 2:31 am

LASHTËSI

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Gjirokastra

Kronika e Argiro-Kastro


Ky fragment historie, qe sillet per publikun e gjere, i eshte dhene ne vitin 1806, Pukevillit ish konsullit francez, prane oborrit te Ali Pashait, gati 200 vjet me pare. E dhene nga peshkopi i Druinopolit, ajo permbante 20 faqe dhe i mungonin fundi dhe fillimi. Ngjarjet e Epirit ne kete pjeses fillojne nga koha e Homerit dhe shkojne deri ne shekujt e fundit. Emri i doreshkrimi te njohur per kohen ka qene Kronika e Argiro-Kastro.

Nga Dr. Gazmend Muka

"Ky deshmon per levizjen ne koherat heroike te nje kolonie Dryopet (banoret e pare te Kythnos, ku prej tyre ishulli mori emrin DRYOPIS).
Banoret e pare te Kythnos kane qene nje popullsi paleoindoeropiane: fjala Dryopis vjen nga "Dryon". Fjala "Dru" ne sanskritisht eshte "Dru" si dhe ne shqip, e ne greqisht "Lis". Ata ishin popullsi protohelene, pellazge dhe adhuronin Drurin e Lisit Jetedhenes. Dishendentet e kesaj popullsie, kane merituar vazhdimisht ne periudha te ndryshme historike nje vemendje te madhe per meritat e tyre personale, gjenine e tyre, e cila dilte mbi interesat e ulta te njerezve te thjeshte, te njohur si paraekzistenca e asaj qe shkruhet : "mund te shesim femijte tane, por jo fisnikerine tone".(F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 356-7)" Historia fillon per ne, mbas pjeses qe mungon ne doreshkrimin origjinal : "...perendite, me kurthet e tyre, do t'i kthenin ne hi banoret e atij vendi, por ata duke ju drejtuar orakullit Apollon, moren pergjigjen prej tij, qe duhej te shmangim kete zemerim dhe te merrnim per mbrojtes Panin, i cili ishte Perendia e te gjitha gjerave. Banoret e Trikalles (ku kishte bujtur fisi i ardhur), ne Thesali, duke degjuar keto fjale, nga goja e Atlasit,(prijes i kesaj kolonie, dishendent te Atlasit te Arkadise? doreshkrimi mungon, thekson Pukevili), u rrembyen nga gezimi, dhe i shtyne ata qe komandonin, ne gosti, duke ju bere atyre demostrime mjaft miqesore. Keta te "huaj", mbasi kapercyen Pindin(malet), me zhurmen e shfaqjes se tyre i terhoqi vemendjen Demetrius-it, princit te Epirit, i cili kerkoi te merrte vesh se cfare donte nje popull kaq te madh ne numer, dhe ai pasi i degjoi, u lejoi atyre kalimin ne tokat e veta (lejimi paqesor nga ana e princit te Eprit, nuk perjashton nje lidhje midis tyre, shenimi yne). Pas kesaj marreveshjeje, ata moren drejtimin e tyre permes Zagorise, nen udheheqjen e udherrefyesve te ngarkuar per t'i cuar ata nga Zambre (ndoshta Zerma ne veri te Janines, ose po i conin ne Jerme te Lunxherise), ne vendet e shkreta dhe te pabanuara(duhet te kuptojme rrotull saj). Duke arritur ne keto vende te shkreta(ne Luginen e Drinos, zona e Laboves, Libohoves etj, mali Pellaku-Bureto, Dropull, shenimi yne), pa gjetur kushte te mira per te jetuar, u rregulluan me cfare te mundnin, dhe arriten te mblidhnin mjaltin e lisave(ose dushqeve, i njohur ne Europe si meli-dryon). Ata jetuan me kete ushqim per rreth gjashtedhjeteekater vjet. Shume mjalte rridhte atehere nga druret e lisave. Zona ishte e mbuluar nga nje sasi e madhe e ketyre pemeve, ata e quajten qytetin qe do te ndertonin, Druinopolis. Nje mundesi tjeter per te kerkuar identifikimin kuptimor te zones ku mendohet se ka qene qendra e vjeter mollose, kaone, romake dhe bizantine, na ofron dhe M.Frasheri, kur thote se: "vendit ku rrinin Argjirinet sot i thone Dropull. Kundrejt fshatit qe i thone Kallanxhi ndodhen germadhat e Druinopojes. Nga autoret e vjeter Dicearku ben fjale per vendin qe i thoshin Dryopie. Plini thote qe Dryopia dhe Dryopet ndodheshin afer Selleve, Kellopeve dhe Molloseve.

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Lunxheria-Libohova

Ne lindje te Gjirokastres dhe ne breg te djathte te lumit Dropulli gjenden germadhat e qytetit Drys.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptyTue Dec 09, 2008 2:36 am

Sipas mitologjise, themeluesja e ketij qyteti qe Dropeja, e bija e Eukalise, te cilen Apolloni e kishte rrembyer dhe e kishte shnderruar ne lis. Emri i kesaj princeshe iu dha gjithe bregut e lumit ku ishte Druinopolis. Ky qytet ndodhej ne hyrjen e grykes, prane ures, ku duken germadhat, rrenojat e nje kanali ujesjelles dhe te e nje teatri, vepra te periudhes romane. Nga ana e jugut te Gjirokastres ndodhet katundi Goranxi, ku ka nje shpelle nen dhe te mbushur me uje, ku duken shtyllat e gurta. Duhet shenuar se afer Manastirit Cepo ndodhen tri brigje varresh te vjetra qe u thone tumulus, si ato te Komanit ne Puke. (Mehdi Frasheri, Historia e Lashte e Shqiperise dhe e Shqiptareve, Phoenix, 2000, faqe 94) Ne etimologjine historike Dryope-ja, eshte nje nimfe qe ndryshon ne lotus. Etimologjia e saj eshte : (drus) - lis dhe (ops, opos) - pamje, aspekt. (Dictionnaire Historique, L'Etymologie et la valeur de leurs noms propres, par Fr. Noel, Paris, 1806, p.74, 112) Me sa duket dhe nga etimologjia e fjales "Drys", si emer i hershem i vendbanimit, kemi ne greqisht fjalen "lis" dhe ne shqip "dru". Por per te njohur Dropene eshte me mire t'i drejtohemi mitologjise. Nje histori te ngjashme me te Apolloni e kishte dhe me Dafnin, e cila u shendrua ne dafine.Pasi kishin mbaruar se ndertuari qytetin e Druinopolis, Titus(njeri prej udheheqesve te fisit te Atlasit) u derdh ne gryken e ngushte fqinje te Shqiperise, ku kemi lumin Vjosa (emri i vjeter-Aous), duke ndertuar nje kala te forte me emrin Titopolis, dhe qe sot njihet me emrin Tepelene ose Tebelene.Emri i Titus dhe Druinopolit, ne materialin e botuar nga Pukvilli, lidhet ngushtesisht me Shen Joan Pagezorin, i cili, sipas tij, ka jetuar vertete ne Meli-Druion(Mjalti i Druionit), ose Druinopolis. Por eshte e mundshme ne lidhje me kete vend, thekson ai, qe ketu te kete nje metafore per te percaktuar frutin quercus esculenta, Lisin Jetedhenes(chéne nourricier), te cilen poetet e mbiquajne Glans chaonia (frutet e Kaonise)dhe qe hahet akoma ne Shqiperine e Jugut. Pervec kesaj, sic eshte verejtur e njejta gje dhe ne shume vende te Europen Veriore per mjaltin, qe bletet e egra depozitonin ne zgavrat e pemeve, dhe nuk mungon ngjashmeria me historine e Meli-Dryon. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 321)Atlasi pati per keshilltar te diturin Aristobule, bashkenxenes te Aphideias(Afideia), duke mesuar ato qe ndodhnin, e dergoi drejt Aidonit me cilesine e ministrit paqesor. Princi(Atlasi), dergoi nje negociator nga ana e tij te Galirion, kryetar i Molloseve, dhe arriti te perfundonte nje traktat midis paleve, te cilet pranuan qe nuk do te keqtrajtoheshin dhe as do te benin lufte. Fisi i Atlasit, kaloi njezet e kater vjet ne paqe, me kushtet e kesaj marreveshjeje. Ata vendosen qe emrat e tyre te mos figuroheshin ne asnje monument publik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptyTue Dec 09, 2008 2:44 am

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Lunxheria

Per kete aresye historiani Talkaniotis, nuk ka guxuar te trasmetoje kujtimin e tyre ne memorien e njerezve; por ne vazhdimesi, nje dishepull i Solonit(i cili ka lindur ne vitin 638 para Krishtit) i quajtur Epicyde, qe ishte syrgjynosur ne Delf, ka permendur keta njerez heroike. Familja e Atlasit ishte e dishendente te Pediens-es, ndersa ajo e Titusit e Diacriens-es. Ne ate kohe nje burre vrau Atlasin ne hipodrom, kur aty po festoheshin lojrat. Titusi, duke pasur frike per veten e tij, angazhoi Chomelle-n te ndertonte nje fortese, te ciles ajo i dha emrin e saj(do ta identifikoja kete vend afer Humolices se sotme me Paleokasren, afer Kardhiqit dhe Zhulatit). Vendi qe ajo zgjodhi ishte i rrethuar me bime, qe shtriheshin midis lumejve Drujete(dru+jete-Druino-Drino, shenimi yne) dhe Pixote, ne menyre te tille qe druinopolitet te mos mundeshin ta shqetesonin Titopolisin. Thellesisht te pikelluar nga vdekja e Atlasit, Druinopolitet ngriten ne fron djalin e tij Straton, dhe kaluan plot shtate vjet ne paqe te thelle. Pas kesaj kohe, Velaritet (banore te Valarese se sotme afer Paleokastres, ndoshta nuk jane banoret e Vela-s ne afersi te Janines), filluan te benin rremuja ne Kaoni, Stratoni, per t'i mbajtur ata nen fre, ndertoi mbi kufirin e tyre nje vend te forte te quajtur Kaonopolis(mund te jete vendi mbi Jerme, i cili ne opinonin e sotem shkencor eshte identifikuar me Antigonene?), ku ai vendosi nje garnizon prej shtateqind burrash, po ashtu ne Delion(mund te jete Delvina), fortese e ndertuar nga Atlasi, dy lega nga Zambre(ndoshta me kete emer mund te njohim edhe Jermen ne afersi te Delvines). Me se fundi Ariste, motra e Stratonit, ngriti ne anen e Ajdhonise(kalaja e Ktismates?, ku vendi njihet si Arinishte-Aristion) nje keshtjelle e forte e quajti Aristion, dhe Stratoni themeloi nje tjeter keshtjelle ne Mollosine e Ulet, te cilen e quajti Gardion(Casdiki-Kardhiqi ? Shenim i Pukevilit). Nje vit me pas keto vepra ishin perfunduar, disa molose shtuan sulmet deri ne afersi te Chomele, Zoile vendosi te ndertonte nje fortese, ne nje gryke te ngushte ne ndarjen e maleve molosiane(Molossiens) me ato te Himares(Chimere), te cilen e quajti Zoilon (Zhulati)...Dhe kur Aidoneus kishte vdekur, djali i tij Glykon, qe e pasoi, i dha motren e tij Dovile ne martese me Filimon(Philimon), djali i Atlasit, si garanci te nje paqeje te sinqerte. Dovile, qe kishte pasuri te medha, shpenzoi shuma te konsiderueshme per te ngritur prane Druinopolit nje treg me dyqane dhe artizane qe ushtronin zanatin e endjes, me ne fund ajo beri qe me ndihmen e nje ujesjellesi, te conte ujin ne qytet tek nje shatervan qe e quajti Neocoron hydor. Mbreteria e Stratonit zgjati tridhjetetre vjet. Pas vdekjes se ketij princi, djali i tij Olympius u ngjit ne fron, dhe pati ndertuar nje keshtjelle ne ane te Kaonise(kalaja e Laboves), afer lumit Socachus(Suhes), dhe urdheroi te ngriheshin statujat e Saturnit dhe te Panit, ne lartesine e malit fqinj te Vathypelon,(e ngjashme me "vathi pjell jonin-tonin") ne vendin ku tani shihet nje fshat Apanolampovon(Labova e Siperme, duhet theksuar se shenjimi i Laboves me "lampova" ku kemi "lampo-drita" dhe "va" ose "vau", e cila ne aramaisht shenjonte Kaun-demin, Veneren, pushtetin e Papes, mund te merret dhe si "Drita e Kaut"apo e Kaonise, gje e cila nenkupton ekzistencen e nje vendi te shenjte primitiv ne kete vend). Ne shkembin siper kishes se Laboves se Kryqit gjendet nje shpelle te cilet banoret e quajne "shpella e Primos"(e te parit). Te ben pershtypje ne te nje masiv shkembor para saj ne formen e nje fallusi.Me ne fund Olimpius, pas nje mbreterimi te gjate, duke ndjere afrimin e fundit te tij, ai shkoi ne mal per te marre pjese ne nje feste qe zgjati pese dite, lejoi te tjeret te ndertonin nje statuje per te, dhe me pas duke zbritur ne Kaoni perfundoi ditet e tij. Pas Olympusit erdhi ne fron Apollonius, djali i Leucide-s. Periklete, njeri gojetar i shquar, i cili ka ardhur ne fron pas Apollonit, mbreteroi mbi druinopolitet dhe kaonet. Pas kesaj kohe shohim te ngjitet ne fron Serapus, pasardhes i familjes se Atlasit. Ky princ i shkelqyer, ndoshta pa u menduar mire, ndermori menjehere luften kunder Moloseve, Aidoniteve dhe Epiroteve (ketu epirotet ndahen me vete, gje e cila nuk del e tille ne burime te tjera), te cilet i nenshtroi me ane te trupave ushtarake shume te disiplinuara, qe ai komandonte. Armiqte e tyre rrezuan keshtjellat dhe fortifikimet e tyre, me perjashtim te Kaonopolit (Chaonopolis-Jerma), te cilet i respektonin per faktin se banoret kishin nje traktat aleance me fiset e Atlasit. Pak kohe pas kesaj katastrofe, Kanopolitet(Chanopolitains), munden te ktheheshin ne kete fortese, pasuri e se ciles i perkiste Damiusit, i cili ishte ne paqe me te gjithe fqinjet e tij. Persa i perket Druinopolisit dhe vendeve qe vareshin prej tij, ato qendruan te pabanuara, dhe plotesisht rrenoja per gati njeqindetetedhjeteepese vjet, te dhena sipas historive te Kastor Kaonianit(Castor le Chaonien) dhe Maqedonas Formius (Macedonien Phormius), te cilet kane permendur Serapusin.Pas ketij numuri vitesh, Kaonet te riperterire prej fatkeqsive te tyre, duke ruajtur kujtimin e atdheut te tyre, ju drejtuan prijesave te Epiroteve, Aidoniteve, Moloseve dhe Fenikasve(Phenicien), te mbledhur ne Feniki(Phenice-Finiqi), duke ju lutur atyre tu lejonin te ringrinin Druinopolisin, dhe vendet qe vareshin prej tij. Por prijesat e ketyre vendeve ju kujtuan skandalet publike, qe ata kishin shkaktuar me hajduterite e tyre, dhe per kete rrezuan kerkesen e tyre, duke ju thene atyre tu drejtoheshin princave italiane (aux princes italiens-perandoreve romake), pergjigje e cila do te percaktonte nenshtrimin e tyre ndaj dominimit Frank(?).Si pasoje e kesaj thirrjeje dhe e ketij apeli, mbreti i Italise(perandor romak) i kthyer nga ana e Albioupolis(Elbasani) dhe Avlone(Vlora), te gjitha kantonet fqinje deri ne Belgrad(Berat) dhe vendet ne varesine e saj, te cilet rinjohen autoritetin e tij. I magjepsur nga vlerat e ketyre popujve ai zgjodhi ne fisin e Atlasit dhe Titusit nje burre te quajtur Saron, i cili ndertoi perballe Druinopolisit nje keshtjelle te forte te quajtur, Goranopolis, me emrin e babait te tij Goragon, ne vendin ku tani shihet fshati Goranxi (per kete kala nuk ka informacion shkencor per ekzistencen e saj). Mbreti gradoi me titullin shiliark(chiliarque), Libatonius-in nga fisi i Atlasit, i cili ngriti fortesen Libatonion(ne Libohove), ne nje vend shume te kendshem, te shendetshme dhe te bollshem me burime jetesore ujore(Pukevili mendon se ky vend ndodhet tani ne kishen e

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar 08-+Kisha+e+Laboves+se+Kryqit

quajtur Paleo episkopi. Midis Libohoves dhe Laboves gjejme toponimin Qisha Mat (nene), dhe rrenojat e saj.Mbreti(mendoj se duhet te jete perandori romak Hadriani) i magjepsur nga bukuria e vendit, duke pare qytetin e tij te restauruar, beri qe te vinin nga Italia dhjetemije njerez, te cilat i vendosi aty se bashku me familjet e tyre(Druinopoli duhet te ishte nje qytet me emer te madh, perderisa kemi nje ngjarje te tille). Pasi kishte vizituar mejdiset, gjate pese vjeteve ai nenshtroi Aidonitet, Epirotet, Fenikasit dhe Himariotet, duke u kthyer ne qytetin e bukur te Fenice(Finiqit), ku u semur dhe gjate kthimit ne vendin e tij perfundoi ditet.(d.m.th. Hadriani ka vdekur ne Finiq)Ne kete menyre Druinopolis, dhe vendet fqinje detare deri ne Avlone, qene te nenshtruar nga te huajt.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptyTue Dec 09, 2008 2:48 am

Gjate kesaj kohe popullata u dyfishua nga cishte me pare; por herezitet kishin filluar manifestimet e tyre ne Perendim, duke ndryshuar besimin qe kishin marre nga Shen Pjetri dhe apostujt e tjere, kristianet qe ishin ngushtesisht te lidhur me dogmat e para qe ata kishin perqafuar, u ngriten kunder te huajve, duke formuar nje lidhje mbrojtese dhe sulmuese me Epirotet, Fenikasit dhe Konienet(Coniens-banoret e Konispolit).Gjer ne kohen e Justinianit te Madh(527-565) te gjitha keto vende, nuk ishin te neshtruara vecse indirekt fronit te Kostandinit(te Madh?). Atehere derguan perfaqesues dymbedhjete drynopolitains dhe po aq kaonas, te gjithe burra te shquar per nga prejardhja dhe maturia e tyre, dhe qe perandori qe i mrekulluar t'i shihte. Tre dite pas audiences qe i dha atyre, u dha disave prej tyre dinjitetin per tu atashuar ne oborrin e tij, dhe u besoi te tjereve dergimin ne vendin e tyre. Pastaj ai emeroi nje kryeshpatar, intendent te ketyre vendeve, te cilat ishin Aidoneja(Ajdhonia), Phenicie(Fenikia, Finiqi), Himara, Vlora dhe Berati, dhe pas shtate vjetesh vendi qe paqesuar sipas deshirave te tij. Pasi protospathari Aleksander kishte vdekur, Kostandin Druinopoliti i qytetit te Lampoves, ishte emeruar ne vendin e tij. Ky intendent i ri, i ndihmuar nga bujaria e perandorit, ndertoi nje kishe te mrekullueshme kushtuar Shen Marise. Qyteti qe atehere ishte i perbere nga nenteqindedhjete shtepi, te banuara nga race shume e bukur njerezish, qe deklaruar Stavropije, e pavarur, te gatshem ne pergjigje, kur i kerkonte perandori ne ngjarje te jashtezakonshme te shtetit. Persa i perket lagjes se siperme, e perbere nga njeqindetetedhjete shtepi, ne varesi te kishes se Shen Thanasit, mbetet nen arqipeshkevine ashtu si pjesa tjeter e dioqezes. I njejti perandor, i dha nje toke te punueshme, njezet zevgaria(njesi e vecante toke), dy mullinj per mbajtjen dhe ushqimin e dymbedhjete murgjeve te caktuar nga nje dekret(bulle) i arte perandorake; me ne fund ai shtoi dhuraten me dymbedhjete drachmes te drurit te Kryqit te Vertete dhe zbukurime te qendisura ne ar, te vleresuara me cmimin prej njemije piastrash.Justin Curopalate(565-578), i cili ndoqi perandorin Justinian, duke vene nje prijes te pafte ne krye te vendit, ai nuk mundi t'i rezistonte njezetepesemije armiqve, te dale nga Italia(ndoshta visigotet, te cilet shkaterruan me 552 Onhezmin-Saranden, mund te kene vazhduar ofensiven e tyre dhe me vone), te cilet pushtuan qytetin e famshem te Druinopolit, te cilin e shkaterruan qysh nga themelet. Megjithe kete katastrofe mbeten tre femijet e shquar te familjes Libatonios, te quajtur Argyrus, Colores dhe Chrysodalus, qe ndane me mirekuptim ne pjese te barabarta. Per pasoje, i pari ngriti nje kala mbi shpelle, te ciles i dha emrin e tij(me pas aty do te njohim Gjirokastren), dhe qe bashkohej me juridiksionin e vendeve te Gardes (Kardhiqin), Zoile (Zhulatin), Chomele (Paleokastren-Homelicen) dhe Titopolis(Tepelenen). Colores ndertoi nje keshtjelle te forte(ne Kollorcen e sotme) ne afersi te kanalit hidraulik nentokesor(Souterazzi), prane lumit Drinos(Drynus) dhe ai kishte ne periferine e tij, nga nje ane fushen qe shtrihet deri ne Aristion(fundi jugor i lugines se Drinos, ne Ktismata, e njohur me Arinishtes apo Aristion-it), dhe ne lartesi deri ne manastirin e Shen Marise se Koshovices(Cossovitza). Me ne fund Chrysodalus, ndertoi nje fortifikim ne kembet e malit Pelakos, me qellim qe te ishte prane vellezerve te tij, te cilet ne rast rreziku te ndihmonin njeri-tjetrin, dhe ndau Chaonopolis (Kaonopoli) nga Delion(Delvina), deri ne te djathte te lumit Socachus(Suhes).Pas ketyre ndertimeve dhe ndarjeve te tre vellezerit derguan perfaqesues tek perandori Tiber (572-582), ti kthenin atij homazhet dhe ta lajmeronin ne te njejten kohe per shkaterrimin e Druinopolit. Perandori u magjeps per durimin, ndjenjen e besimit dhe te meshires e tyre. Pasi kishte thirrur prane tij Argyrus, me te cilin u tregua shume bujar, e porositi te qeveriste vendin me ndjenja fetare, maturi e drejtesi; perandori i imponoi atij detyrimin per te paguar cdo vit ne thesarin perandorak 20.000 monedha ari, dhe te mbante tepricen e haracit ne rezerve, me qellim qe te plotesonte nevojat e vendit ne rast lufte. Taksat e Kaonise(Chaonie) dhe te Druinopolin, perfshire edhe Titopolis, arrinin ne 80.000 monedha ari. Argyrus ndertoi ne brendesi te qytetit te tij nje kishe, nen invokimin e Pantokratorit(e cila nuk mund te indentifikohet?), ndertimi i se ciles u bazua sipas nje dekreti(bulle) me vule ari te perandorit Tibère, ashtu si tempulli i kushtuar shume te shenjteruares, nenes se Zotit (te cilen e kishte ngritur Justiniani i Madh ne Labove).Vendi qendroi ne paqe deri ne mbreterimin e Konstantin IV Pogonati (668-685). Ky monark, duke ditur se ndodhej 12 murgj ne malin Druinus, urdheroi te ndertohej siper shkembit, nje kishe e vogel (mund te jete kisha e manastirit te Drianos), por e bukur, duke dhene si privilegj fshatin Gardes (Kardhiqi) me taksat e Zoïle (Zhulatit) dhe Chomêle (Paleokastres-Humelices). Ai hoqi panairin nga Pélakos (emri i hershem i malit Bureto, i njohur dhe me emrin Lunxhat, ne afersi te Laboves se Kryqit. Aty ndodhen akoma fragmente kollonash), i cili zgjaste nje muaj, dhe e shpernguli ne pjesen e Kaonise (Chaonie), te quajtur Pogoni, te cilit ai i dha emrin e tij.Pastaj paqja vazhdoi deri ne mbreterimin e Léon III Isaurien (715-717), qe duke qene ikonoklast, dergoi urdher te shkaterroheshin dhe te thyheshin imazhet e shenjtoreve; kristianet u revoltuan dhe vrane te derguarit e tij. Pas kesaj, Léon urdheroi te masakroheshin 40 pengje qe ia kishin derguar atij, sipas kushteve te vena qysh me dekretet e perandorit Justiniani i Madh. Pas kesaj ngjarjeje, vendet ne fjale mbeten ne revolte, deri ne ardhjen ne fuqi te Constantinit VI (780-802) dhe Irènes (797-802). Epirotet, te informuar per respektin qe keta princer (nenkupto perandore) kishin per fene, nxituan te shkonin prane tyre, me dhurata, me qellim qe t'u jepnin atyre betimin dhe besnikerine. Ata prezantuan dhuratat dhe do te vazhdonin te paguanin taksat, te cilat ishin fiksuar nga nje dekret te arte te vjeter (ancienne bulle d'or), deri ne drejtimin e perandorit Aleks Komnenin.(1081-1118)Kur Aleksi hipi ne fron, shfuqizoi dekretet e meparshme perandorake. Per kete aresye Druinopojasit derguan tek ai kryepeshkopin Metodin i cili rridhte nga familja e Colores. Bashke me te shkuan dymbedhjete arkond : Dukas, i Argirit (Gjirokastres); Marcelli, i Garde-s (Kardhiqit); Andre i Chomele-s (Homelices); Angjelini, i Titopolis-it (Tepelenes); Costantini, i Colores (Kollorces); Pjetri, i Zoile-s (Zhulatit); Marku Dijetari i Chaonie (Kaonise); Joan Polijan (Policanit), Manueli i Délès; Leontini, i Livatovie-s (Libohoves); dhe Kiriaku i Aristionit.Perandori i priti keta te derguar me nje respekt religjioz, dhe e lejoi kryepeshkopin te merrte nentemije monedha ari per te ndertuar nje kishe "Fjetja e Shen Marise" (ka mundesi te jete kisha ne Peshkepine e Siperme), prane malit Pelakos-Bureto, ne vendin ku mbahej panairi i madh, te cilin Kostandin Pogonat e pati transferuar gjetke; ai i dha kete vend si privilegj kryepeshkopit, taksat e panairit qe ngriti, i cili ishte fiksuar per dymbedhjete dite. Perandori ju shtoi ketyre dhuratave te drejten e mbledhjes se nje te dhjeten ne te gjithe shtrirjen e dioqezes se tij, ashtu si edhe keshtjella e Pelakos, qe ishin te pavarur nga kurora; me ne fund konfirmoi keto privilegje me nje bulle perandorake te perhershme dhe te parievokueshme, drejtuar patriarkut Eustathe, i cili i dha miratimin e tij. (F.C.H.L. Pouqueville, Voyage dans la Grece, Paris, 1821, p. 319-355)"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptyTue Dec 09, 2008 2:49 am

Post scriptum


Historia e permendur me siper me shkurtime, sjell pa dyshim nje informacion me interes deri diku te zgjeruar mbi disa ngjarje te koheve te shkuara qe sot kerkojne dhe nje specifikim me te madh kohor nga ana jone. Ne kohet heroike ku del se ka ndodhur kjo shperngulje e fisit te Atlasit (i Arkadise) per ne luginen e Drinos, njiheshin kater legjenda heroike : Mundimet e Herkulit, Tregimet e Teseut, Ekspedita e Argonauteve dhe Ekspedita e Trojes.
...
Ardhja e fisit te Atlasit ne keto ane, nuk tregon se ata ishin te huaj per banoret vendas te Epirit. Ndoshta Pukevili dhe historia qe boton, me pa te drejte i cileson ata si te huaj. Po te ndjekim linjen gjenealogjike te Atllasit kuptojme me se miri pranine e popullsise se vjeter pelasgjike ne suportin e tij. Nga bashkimi i Atlasit me Pleion-in kemi Elektren, e cila duke u bashkuar me Zeusin lind Dardanus-in. Ky i fundit duke u bashkuar me Bateia-n jep Tros-in, dhe Tros-i lind Ganymede-n. e keshtu me rradhe nga Assaracus kemi Capus, dhe nga Anchises(emri me i vjeter i Sarandes) ne bashkim me Aferditen lind Enea. Nga burimet e shumta eshte miratuar qendresa e tij per nje kohe ne Butrint. Pasi kaluan disa gjenerata, nga Enea lind Numitor, dhe nga ky i fundit del Mars-i, dhe prej tij lind Romi dhe Romuli, themeluesit e Romes.(Cassell's Dictionary of Clasical Mythology, 2001, faqe 808-9) Me sa duket dhe nga emrat mitologjike dhe historik qe rrjedhin nga kjo linje gjenealogjike, kane kryer vepra te medha. Figura e Atlasit(Atlante) perfaqson ate pjese te rendesishme heroike ku deshmohet levizje te shumta. Ai figurativisht ne paraqitjet antike figurohet me globin e botes na supe, gje e cila deshmon popullin qe ka kryer levizjet e medha. Per te thuhet qe vjen nga Azia, eshte mbret i Afrikes dhe i Atlantides. Civilizimi i tij paraqitet shume i zhvilluar dhe mjaft i fuqishem, duke zoteruar njohjen e te gjithe botes se eksploruar deri atehere. Ata ishin te lidhur me Egjiptin, Teben, dhe padyshim zoteronin dhe orakujt. Pas kataklizmave, qe pasuan me zhdukjen e Atlantides(rreth viteve 1600-1500 para K.), popullsia e mbetur u vendos ne Europe. Ky popull qe jetonte me mjaltin e lisave(Glans Chanoia), deshmon ne menyre simbolike ate cka Herkuli i shtyre Euristeo kerkoi te merrte nga ata, frutet e arta. Lavdia e popullit te Atlasit eshte nje nga me te lavdishmet ne periudhen e gjigandomakise, e cila u kthye me pas ne burim te fuqishem frymezimi per njerezimin. Ndaj ne te gjitha dyert princore, ku paraqiteshin perfaqsuesit e tij gjate tregimit te "Kronikes se Argirokastres", i gjenin te hapura. Por megjithate duke ndjekur linjen gjenealogjike te tyre verejme lidhjet e ngushta me popullsine autoktone. Emrat e Dardanit, Tros-it, Ganymedit, nga e cila del dhe Ilus(Ilioni), nuk jane gje tjeter, por thelbi i bashkesise iliriane.Valle ce shtyu perandorin romak Hadrian t'i vendoste emrin e tij ketij vendbanimi te famshem, po Justinianin e Madh? Druinopoli, apo qyteti i "drurit"(lisit-drus ne greq.) do te merrte emrin ne shek.II Hadrianopoli dhe ne shek. VI Justinianopoli, i konfirmuar ky fakt edhe nga Prokopi i Cezarese.Shtrirja e qytetit te Druinopolit ne te gjithe luginen, dhe kalimi qendres se tij me vone ne Gjirokaster, na ben me dije se edhe shenjimi "Dropull"(Drope-ul, ose "Dropol", ku kemi "dro" dhe "poli", qyteti i drurit, apo i lisit) eshte i njejte me "Dropeja" dhe "Drino"(Dru-jete, e permendur me lart), duke deshmuar per te njejten popullsi protohelene te Lugines se Drinos, gje e cila e pare ne kontekstin e mesiperm ve ne dyshim prezencen e nje minoriteti grek ne kete zone. Popullsia e ardhur ne Luginen e Drinos eshte paleoindoevropiane dhe u prit miqesisht nga banoret kaone te Epirit, te cilet ishin po te tille.

Shenim:
Titulli i shkrimit
eshte vendosur nga redaksia e Lunxheria Blog
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptySat Feb 21, 2009 4:35 am

NJË UDHËTIM I DETYRUAR…


Nga Pilo Zyba





Ky shkrim nuk ka për qëllim, as propagandën, as të tregëtojë në pazarin e madh të kohës, qëllime të paramenduara ose frutat me cilësi të dobët të ‘’tregëtarëve’’ historianë, të pamoralshëm, të kohës sonë apo më tej…

Atë, ma bënë të detyruar, koha dhe rrethanat e krijuara.

Gjatë kohës së luftës në Kosovë, kanalet televizive greke, buçisnin nga propaganda dhe analizat. Në studio ftoheshin të tria palët përfaqësuese për tryezën e rrumbullaktë (shenjë e demokracisë kjo, në pamje të parë) - shqiptarët, serbët dhe grekët, organizatorët e tryezës.
Por, nga pala serbe, ftohej një historian, nga pala shqiptare, një emi-

grant, që ende nuk e zotëronte gjuhën greke, ndërsa nga ajo vendase, një parlamentar… Lehtësisht, dallohej ndryshimi kulturor dhe ai profesional; mënyra e të shprehurit dhe e ndërthurjes së fjalës, pesha dhe toni i saj. Pyetjet tepër të vështira për punëtorin e lodhur, emigrant, shqiptar dhe njohja e paktë nga ana e tij në këtë ‘’skenë loje’’, e bënte të mbytej në një pikë ujë. Shtroja pyetjen, aso kohe: “Nuk ka Shqipëria, historianë apo pedagogë që jetojnë në Greqi, ndërkohë që punëtori i thjeshtë shqiptar, na përfaqësonte në këtë tryezë?

Nuk e kuptonte vallë ai, që prishte apo më mire të them, minonte figurën e kombit të tij, në sytë e popullit grek? Profesorët serbë, me libra të trashë përpara, si filozofët e lashtë, flisnin me “kompetenca e fakte”. Politikanët grekë, me kalin e Trojës në mëngën e këmishës, drejtonin bisedat në mënyrë të “paanshme”. Me të drejtë, jashtë studiove thuhej : “Ky është niveli i kombit shqiptar”. Po e njëjta gjë, përsëritej në bisedat familjare e shoqërore: ‘’Kosova nuk ka as kulture e as histori’’. E pas këtyre bisedave, ne që jetonim larg Athinës, na duhej të dëshmonim me fakte, të kundërtën. Për të arritur qëllimin, na duhej shumë më tepër punë. Në radhë të parë, për të justifikuar nivelin e dobët të pjesëmarrësit e pastaj, të fakteve dhe historisë.

Nuk mund të harroj atë mbrëmje, kur Ana Kaneli, gazetare dhe deputete, i bëri një pyetje të thatë përfaqësuesit shqiptar, ardhur nga një shoqatë punëtorësh, një farë Mici.

Pyetja ishte kjo: “Cilët janë kosovarët, nga kanë ardhur dhe ç’mund të na thoni?” Përfaqësuesi i një populli, në këtë tryezë, përtypej të gjente fjalët, t’i përkthente ato greqisht, t’i gërshetonte e të ndërtonte kalanë e mbrojtjes së kombit të tij, por nuk ishte e lehtë. Kultura dhe dija, nuk fitohen brenda një nate. Ato duan punë, vullnet dhe përkushtim. Ne, të mbërthyer në karriget e lokalit, ishim shpërfytyruar…Një miku im, piktor me emër, kishte mbetur si tablo pa vlerë. Dhora, një vajzë e diplomuar për gjuhë të huaja, në vend që të hante mishin e pjekur, shtrëngonte me dhëmbë shufrën e hellit prej druri. Për herë të parë urreva veten, që nuk mund të bëja diçka. Pashë përballë mikun tim nga Tirana, Shpëtimin; në sytë e tij, dallgët e tërbuara të shpirtit të lënduar, përplaseshin me shigjetat e vështrimeve të të tjerëve aty pranë, që hanin e gëzoheshin me fyerjen ndaj nesh…

Ai u ngrit rrëmbimthi. E ndoqëm pas, me vështrimet që thërrisnin… Ra heshtja.Të pranishmit na kishin rrethuar në kalanë e vështrimeve provokuese, të tyre. Shpëtimi mori përsipër të çlirohej prej saj; do të mbronte të vërtetën. Kjo nuk ishte e lehtë në atë kohë, në Greqi. Çdo veprim i tillë, kushtonte... Ai nxori celularin dhe formoi numrin. Në studion e televizionit u hap telefoni dhe biseda, ndërroi rrjedhën e lumit poshtërues dhe fyes. Mësuesi i historisë, u shpjegoi të pranishmëve në studio, cilët janë kosovarët. Deputeten e kishte mbërthyer heshtja dhe i dalloheshin vetëm sytë e thellë e të errët, pa ngjyrë. Më ka mbetur në kujtesë, fjala e tij: “Po të doni të dini, cilët janë kosovarët, zonja Kaneli, lexoni Omerin, në faqen 148! Janë ata, që kanë djegur kalin e Trojës!’’. Linja u ndërpre, biseda u mbyll. Kali i Trojës u dogj për herë të dytë dhe ra nga mënga e këmishës së organizatorëve të tryezave “demokratike”, për të mos thënë më shumë…Nuk e di, por ndiheshim fitimtarë!

Pas një muaji, Shpëtimi u largua nga Greqia, se “nuk kishte letra’’, ndërsa përfaqësuesit të punëtorëve, Micit, iu ofruan lekë “për sindikatat” dhe një zyrë “për të pritur vizitorët e shoqërisë greke, me të cilët diskutonte problemet e mëdha, që kërkonin zgjidhje”. Sot, ai është në Shqipëri dhe nuk ka të drejtë hyrje në Greqi.

Përse thuhen tani, këto? - do të pyesë dikush. Problemet vazhdojnë të rrjedhin, që nga hyrja jonë në territorin grek. Kudo nëpër Europë, çështja e emigracionit ka kërkuar kohë, por edhe ka marrë fund, ndërsa në Greqi, jo! Pse? Dhe jo vetëm kaq…

Do të paraqes në këtë shkrim, disa fakte të lexuara në shtypin grek dhe më pas, të bëjmë analizën e tij.

Kostas Biri, historian grek (A mund të quhet grek, me këtë emër? Kosta, i biri i kujt? Ai ishte arvanitas), thotë në shkrimet e tij, për arvanitasit: “Ata, arvanitasit, ishin fis nomadësh, çobanë, qymyrbërës, kallanxhinj etj, të cilët erdhën dhe u vendosën në Greqi, rreth shekujve 13-14”.

Si mund të quhen nomadë, një popull me një gjuhë të lashtë, apo më të lashtë se të vetë grekëve? Me një etnografi, folklor e traditë të njohur luftarake dhe kulturë të lashtë europiane? Si mund të quhen nomadë, ata që bëjnë luftë e mundin Filipin e II- të Maqedonisë, që e kanë emrin ‘’Pirro’’ e që grekët nuk e përmendin asgjëkundi në letrat e tyre, ndërsa Epirin e tij, e lakmojnë?! Si mund të quhen nomadë, luftëtarët e luftës së Shkodrës, së vitit 168 p.e.s. kundër perandorisë më të madhe në historinë botërore, si Roma?! Si mund të quhen nomadë, paraardhësit e Teutës? Si mund të quhen nomadë, Tulantët, Enkelejtë, Kaunët e Mollosët? Por politika e historisë, ka qëllimet e saj dhe ajo greke në veçanti, i përmbahet fjalës së urtë: “Thuaj, thuaj, se diçka do të mbetet”.

Në të vërtetë historinë tonë nuk e bëjnë ata, dhe as të tyren, për të cilën një meritë e pakundërshtushme, na takon ne…Pikërisht atyre “nomadëve”, që më 1821, derdhën gjak dhe dhanë jetën për t’u shkruar kjo faqe e historisë së tyre. Se çfarë thonë ata, pak rëndësi ka…

Këto rrjeshta flasin për sot, pa për të kaluarën, kanë dëshmuar ata që luftuan dhe e shkruan me gjak historinë.

Popullit shqiptar, në shekuj, i është dashur të braktisë trojet e veta, jo nga frika, por për t’i mbijetuar momenteve të vështira.

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Markobocari

Marko Boçari, familjen e tij e vendosi në Itali, tek arbëreshët e të njëjtit gjak. Përse? Vetë u vra, por nipi i tij, erdhi në pushtet, në Greqi.

Ja përse lëviznin lumenjtë e popujve, nga njëri shtet në tjetrin, për të mbijetuar! Mund të rrinin, kur Xhinxhis Kani i vriste dhe çfaroste?! Mund të rrinin, kur “Aleksandri i madh” i pushtonte me dhunë? Por, grekët nuk e përmendin dhunën, teksa thonë: “I dha emrin Aleksandrisë dhe ngriti kulturën greke në Egjipt”. Nuk më thoni, more zotërinj, e pyeti popullin e Egjiptit, nëse dëshironte kulturën greke, në një kohë kur kultura e tyre, njihej prej shtatë mijë vjetësh para Krishtit, kohë kur Greqia nuk njihej fare? Po ua them unë: Jo!

Kjo gjë, ndodhi edhe me ne. Në luftën kundër Romës, ilirët lanë trojet dhe zbritën më poshtë. Ata u dyndën nga Malësia e Madhe, Kosova e sotme, për në Vlorë, Sarandë e “Gjinokastër”.

Emri i thjeshtë për t’u kuptuar, Gjin Bue Shpata, Gjinokastër (Kalaja e Gjinit) e thënë nga historianët, jo nga unë. Ashtu si lëvizën dhe spartanët, në shekullin e III – IV, për në Sarandë e Vlorë, në kohën e kaunëve, kur luftonin me mesinët në luftrat mesinike.

Ashtu sikurse u larguan edhe arbanët (arë- bërësit), arbëreshët, në kohën e luftës me turqit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptySat Feb 21, 2009 4:41 am

Një historian grek, thotë se arvanitasit erdhën në Greqi, për t’iu larguar luftës kundër turqve, nga frika. “Të marrtë purtha shalët”- thoshte gjyshja ime.Po t’i ikte luftës me Turqinë, nuk do të vinte në Greqinë e pushtuar po prej tyre, por do të merrte rrugën për në Itali a Francë… Dhe kush, shqiptari, që asnjëherë nuk i është trembur luftës! Kush mund ta mohojë këtë? E pohojnë romakët, venecianët, Napoleoni dhe të gjithë historianët, ndër veprat e tyre. Ndryshe nuk do ta komandonin ushtarakë të lartë Egjiptin, Sirinë, Greqinë etj.

Le t’i rikthehemi temës sonë.

Lëvizje të tilla të mëdha, populli ynë pati dhe kur u krijua Korridori i Shtatë,’’Rruga Egnatia’’. Po kështu dhe në kohën e Turqisë, pas rënies së Skënderbeut. Dhe më në fund, dolëm aty ku rreh shkrimi, për të cilin kam ditë që lodhem.

Ngjarja është e thjeshtë në pamje të parë, por do kujdes në mënyrën e interpreti-

mit e në fakte, mençuri në shtjellim, për të depërtuar kësisoj në brendësi.

Fëmijët e mi u rritën në Greqi. Dëgjuan dhe dëgjojnë gjithnjë, në bisedat familjare, historinë e kombit shqiptar, që nga Iliria e deri në ditët tona. Por, çfarë ndodh? Ato që dëgjojnë në shtëpi, bien ndesh me ato që mësojnë në shkollë dhe si rezultat, bien ndesh me ne, prindërit. Nuk po zgjatem për shumë fakte, më mjafton vetëm ky, që do të përmend më poshtë:

Vajza ime, 11 vjeçe, vjen një ditë nga shkolla, hedh çantën në cep të shtëpisë dhe i drejtohet e revoltuar të vëllait, më të madh në moshë.

Vajza: – Babai gënjen! Në libër shkruhet se Skënderbeu, “Jorgo Kastrioti”, nuk është shqiptar, por grek dhe është nga Kastoria (qytet në Greqinë veriore), këtë e tregon dhe mbiemri ‘’Kastrioti’’. Ka qenë princ i Epirit dhe në libër, vula e tij është me shkronja greke.

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Vula_e_skenderbeut

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar 180px-Gjergj_Kastrioti

Gjergj Kastriot Skenderbeu

1405-1468

Djali: – Mos qaj! Skënderbeu është shqiptar. Nuk bëhet grek edhe po të dojë mësuesja!

Marr librin e historisë dhe vërej: Skënderi, Princi i Epirit (epir, do të thotë e epërme , e sipërme, pra Epiri i sipërm, ai më lart se i Piros. Epir, do të thotë “E – Piros”)

Pra, Skënderbeu ishte Princi i pronave të sipërme , jo të Piros (shpjegimet të autorit të shkrimit në fjalë). Si mund ta bindja vajzën, përpara një fakti që ajo e lexonte ? Nisur nga dashuria, nga të dëgjuarit dhe nga çiltërsia fëminore, ajo kishte kundërshtuar, duke rënë në sy të nxënësve të tjerë dhe për këtë ndihej e fyer. Çfarë duhej bërë?

Mora leje në punë, rrëmbeva të dy fëmijët, me shkakun e sëmundjes së gjyshes së tyre dhe ikëm në Shqipëri, në një kohë të papërshtatshme, ishte dimër… Por kjo, kishte për të qenë një pranverë në sytë e tyre, dhe nesër, ata do të ishin më të qetë e të sigurt brenda vetes. Ndalesa e parë u bë në manastirin Ardenicës, ku ka vënë kurorë dhe është martuar, Skënderbeu. Pas dy ditësh, në Muzeun Kombëtar në Tiranë, pastaj në Krujë.



Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar 3173650976_c4480dcb32



Kjo,- i them vajzës - është Kruja e Skënderbeut dhe ky, muzeu i tij. Për gjashtë orë me radhë, ne u gjendëm përballë fakteve te reja, të vërteta. Megjithëse personelit ia shpjegova qëllimin tim, nuk më lanë të filmoja asgjë, nuk e lejuan kamerën. U detyruam të nesërmen të futeshim me dy kamera, njërën ta dorëzonim e me tjetrën, të filmonim. Një ditë tjetër, në Lezhë, me po të njëjtin mision... U ‘’armatosëm’’ me librat, fletët e biletat e muzeve dhe u kthyem ‘’për të luftuar’’ në Greqi. Ditë për ditë, shtëpinë e gjeja me fëmijë që shihnin e rishihnin filmimet e librat me ngjyra, të historisë së Skënderbeut. Ndihesha i gëzuar, që fëmijët kishin rifituar qetësinë e gjallërinë.


Edituar për herë të fundit nga Sofra në Sat Feb 21, 2009 5:04 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar EmptySat Feb 21, 2009 4:45 am

Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar 468506430_c1a5a4805f_m

Pas ca ditësh, troket dera. Ishte vetë mësuesja dhe ja, çfarë më thotë: “ Më falni, por fëmijët më kanë thënë, se bëni propagandë!”

Përse? - i them

Po ja,- përtypet ajo - keni bërë ca filmime për Jorgo Kastriotin, që vijnë e i shohin të gjithë fëmijët e shkollës. Kur unë flas për këtë temë, ata nuk më ndjekin, pas pamjeve që shohin të filmuara.

Shikojnë një të vërtetë,- i përgjigjem- ndryshe nuk do të rrinin të shikonin! Kjo tregon që ndihen të kënaqur. Kur nuk keni me çfarë t’i bindni, pse e shtrembëroni historinë?

-Unë jam mësuese,- më thotë si e zënë në faj. Flas për ato që kanë shkruar të tjerët, nuk mund të bëj ndryshe. Gjithçka u kuptua.Videoja dhe librat kishin ngjallur më shumë interes tek fëmijët, sesa fjalët e mësueses. Të nesërmen, fëmijët diskutonin filmin e Skënderbeut në shkollë, kjo mjaftonte…



Nuk është propaganda qëllimi i këtij shkrimi. Ai është gjetiu.

Lëvizjet e mëdha të popullit shqiptar, kanë zënë fill që herët e deri e tani, në kohën e rënies së diktaturës. Nuk dua të zgjatem. Arvanitasit u larguan nga trojet e tyre dhe dalë – ngadalë, arritën në kufirin e fundit të humbjes së gjuhës, të kombit e të kultures së rrallë.

Vendin e tyre e kemi zënë ne. Pas shtatëmbëdhjetë shekujsh apo shtatë, kjo nuk ka rëndësi, rëndësia qëndron diku tjetër. Ne që erdhëm sot në Greqi, çfarë rruge do të ndjekim për të ruajtur gjuhën, kulturën, traditën, veshjen, këngën e shumë e shumë virtyte, të cilat i mbartëm me vete. Apo përsëri, pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë shekujsh, grekët do të thonë se ne ishim një fis nomadësh, të cilëve u dhanë punë e shtëpi dhe një cope bukë, sa për të jetuar? E që të mos përsëritet[/size] gabimi i bërë, duhet të kujdesemi që sot e në vazhdim. Unë shikoj se, fatkeqësisht [size=12]jemi në rrugë të gabuar, që nga momenti kur fëmijët tanë nuk kanë një shkollë në gjuhën amtare, ku të mësojnë historinë për të ditur ta mbrojnë atë e për të njohur heronjtë e kombit, pa ua rrëmbyer të tjerët.

Nuk është më 1990 -ta, kur kërkohej një punë e një strehë. Zhvillimi ekonomik shkon paralelisht me kulturën, për të zënë vend në shoqëri. Brezit që vjen pas nesh e që ne e ngarkuam në çantat e varfërisë dhe e degdisëm në mërgim, duhet t’i krijojmë një vatër të ngrohtë, ku e ardhmja të rritet e shëndetshme. Ai duhet të jetë i arsimuar, qoftë për vendin ku punon e jeton, në mërgim, apo edhe për një rikthim në vendlindje. Do t’i duhet të ecë përkrah dhe i barabartë me vëllezërit e tij, të kombeve të tjerë, sikundër edhe të marrë stafetën e kombit të vet për ta çuar më tej, drejt zhvillimit politiko-ekonomik e shoqëror.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty
MesazhTitulli: Re: Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar   Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shkrime të ndryshme mbi lashtësin e popullit Shqiptar
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Historia e Popullit Shqiptar
» Fytyrat me eminente nga historia e popullit shqiptar.
» JAM KRENAR/E QË JAM SHQIPTARË/E
» Shkrime për Havzi Nelën -
» Foto te ndryshme

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: