Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Kristaq F. Shabani
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar


Male
Numri i postimeve : 11718
Age : 64
Vendi : Gjirokaster, Albania
Profesioni/Hobi : Poetry
Registration date : 04/07/2008

FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4 Empty
MesazhTitulli: FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4   FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4 EmptyWed May 25, 2011 5:04 pm

*
*
*
*
*
*
*

Kristaq Shabani:”Lliari” ZAGORI , GJIROKASTËR

Mesazh nga Agim Gashi Today at 11:51 am
“Lliariot! Kudo që jeton, kujto vendin e origjinës tënde dhe bëj kujdes për përparimin e tij duke dhënë kontributin tënd!”



Kristaq Shabani:”Lliari” ZAGORI , GJIROKASTËR

Organ periodik, historiko- kulturor.

Botohet nën kujdesin e Lidhjes së Krijuesve “Pegasi” Albania, Viti i katërt botimit, Nr 4 (004) Muaji Maj 2011 Çmimi 30 lekë, Euro 1

e-mailkristaq_f_shabani@yahoo.com, wwwbashkimikombetar.com

Simbolet e vendosura në pllakën e mermertë:

” Libri, pena, stralli, masati, gjethja përherë e gjelbër, dhe përrroi inteligjent, që origjinohet nga ky fshat buzëqesh…”

Fshati duket sikur ka të gjithë njerëzit e tij që nga krijimi… Trëndafilat e bardhë dhe të kuq kanë shpërthyer këtë pranverë.

NE VEND TE EDITORIALIT
Frymëmarrja e fundit tek vendlindja
NJE VIT PA PIRRO DADON

Reportazh

Nga Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S
President i LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
1.
Ditë të bukura maji ... Shpërthesë e lulesave dhe e ndjenjave. Një lulëzim i paimagjinueshëm...Si përherë, tashmë traditë lliariotët përgatiten për të festuar festën e tyre të madhe të Shën Triadhës... Objekti i kultit, kisha madhështore që është në fshat quhet Shën Triadhë... Lliariotët gjatë gjithë brezave i janë përkushtuar kujdesit për kishën, të cilën e kanë përkufizuar në breza një vend të shenjtë, një vend ku zhvillohen ceremonitë dhe ritualet fetare... Madhështore në qendër të fshatit ngrihet kisha e Shëntriadhës, e arkitekturuar bukur. Gjithmonë përkujdesja për të ka qenë e vijueshme dhe ky objekt është vezullues dhe ndriçues... Përreth saj, në vendin ku rriten mollë vendi, që skuqen pjesë - pjesë për të dhënë kuqjen njerëzore dhe lartësimi i një qiparizi ndoshta tre shekullor, ku cicërojnë, bilbilojnë dhe këngërojnë pendbukurit apo “zogjtë perëndorë”, siç shprehen në Lliar...Të gjithë familjet janë apo s’janë në Lliar janë përkujdesur që të ngrihen madhështorë, me mundim dhe sakrifica për arsye të infrastrukturë së dobët “prehje e të parëve”. Dikur kam shkruar tek vëllimi “Asfiksia e shëmbsave “ për këto monumente të vdekësisë, që gjallojnë me arkitekturëne tyre, që lulojnë me trëndafila stambollitë dhe lule artifice, që përkujdesja e ndezjes së dritave, ndriçimit dyllor është e pranishme, sidomos gjatë festimeve apo krentimeve të ndryshme... Është nderimi i kujtimit... teksa shikon profilet në pllaka të prehjes befasohesh nga prezenca, nga origjinaliteti, individualiteti. Pamja figurative, demonstrimi i tipareve dhe cilësive krejt të natyrshme... Çuditësisht edhe paraqitja e vendit të prehjes të gjithë secilit apo të përbashkësisë të befason dhe nxjerr përfundime të goditura, të gjetura.. .Kupton më së miri se kush kanë qenë banorët e këtij fshati, ç’kulturë kanë pasur, veshje... Në Lliar konstaton qytetërimin prezent dhe jo një vend brenda malesh, apo, siç thonë rëndom pas maleve...

Çdo vit një përkujdesje e gjithë fshatarëve, një fond i vogël për të ngritur një mur, një punë e vullnetshme për të pastruar rrugët, sikur këtu ka një jetë të plotë dhe banorë të shumtë... Të befasojnë rrugët e kalldrëmta, rrugë shëtitore... Shquhet tashmë rruga “Ikonomi” që fillon nga Bregu i Ponaj dhe mbaron tek Stefanaj... Shëtitorja e fshatit, apo siç quhet shëtitorja e Amelikosë... Një mbulesë vegjetale e mrekullueshme, ku hijeshojnë arra gjigande, plepi i Moçalit, ku çdo vit unë i ngrë shëndet dhe ai çuditërisht rritet çdo vit në shëndet 3 metra... Është paksa e habitshme (plepi e dëgjon urimin tim dhe gazmendin e fshatarëve të mi).
*
Më thanë se kishin ardhur nga Tirana lliariotë protagonistë, si çdo vit që merrnin rrugën e gjatë për të qenë prezentë në fshatin e tyre ... Midis tyyre të përhershmit: Koço Vllahu e djali i tij Mihal Vllahu, Kiço Dadoja , i cili tani njihet me figurimin “Rroftë Lliari” një shpërthesë e tij e fuqishme dhe një dashuri për vendlindjen, një zëvendësim i të nderuarit Jano Hila, i cili sa kaloi Majën e Shkallës ( Majë që hulumtuesi popullor e nunëzoi kështu për shkak të shkallëzimit për t’u ngjitur në Majë të saj), kur po shkonte për në Lushnjë u tundua , ktheu kokën dhe pa Lliarin, apo siç thotë një poet, shoku im, Petro Dudi: “Lliari- Flori ri i fshehur”..., kur e vizitoi për herë të parë... dhe u çudit mandej me arkitektonikën e tij të ngjashme me Qestoratin e tij... Janua, vështroi “një copë herë” siç shprehen lliariotët dhe ndjenjën e brendshme që i ziente në kraharor për mos largimin e nxori me një thërresë të jashtëzakonshme: “Rroftë Lliari”... Çdo të thoshte kjo?
Do të thoshte se Lliari është vendlindja, Lliari është i pandashëm nga jeta jonë, është vendlindja, të cilit duhet t’i përulemi dhe të përkujdesemi kudo që jemi; është shpirti ynë i lënë aty dhe që lëviz sa nga një vend në tjetrin dhe prapë shkon aty në atë “flori të fshatit”... Shpërtheu Jano Hila “ Rroftë Lliari’ dhe Leonidha Miho, Peço Muçi, Koço Taçja, Mitro Hila, Jano Mërtiri, Thimjo Mërtiri, Koço Mihua, Kiço Llania e të gjithë dedat e Lliarit përsëritën: “Rroftë Lliari”. Oshëtimën e kësaj përcjellje e përcollën Lafshatet, Rripa e Çames, Arat e gjata, Kodra e Çezarit, Kastelani, vetë Maja e Shkallës, Gjikleka, Hudhrat, Arat e Taçes, Brahimet, Rrathët... E kush nuk e përciolli?... Jano Hila lëshoi një lot mbi Majën e Shkallës, pastaj të dytin, të tretin... Ishte lot i mirë... Papritmas, mbi Majën e Shkallës u shkrua me gërma floriri: “RROFTË LLIARI!”...dhe loti u bë bojë e shkëlqimtë; pastaj u shndërrua në një pemë gjigante.... Nëse shkoni në Lliar ndaluni te Maja e Shkallës ku vendlindasi i dashur dha mesazhin e madh për brezat, duke e shprehur natyrshëm me të folur dhe të shkruar... Ishte gjuhë profetike dhe e pashlyeshme, e ndritshme, dinamike...
Agimet dhe netët e xixëllojmë bukur këtë frazë nderimi...

Midis tyre ishte gjithmonë i pranishëm ai, Pirro Dado, njeri me botë të gjerë, dinamik, që shpirti i tij i madh fshihte brenda tij mirësinë që shpërthente pak e nga pak, një etalion i dashurisë ndaj Lliarit.. njeriu që ishte shquar gjatë gjithë profesionit të tij si një topograf që kishte rilevuar atdheun, profesdioni i tij ky, por që kishte shkëlqyer kudo ku kishte punuar... Pirroja atë ditë kishte një mall të paparë , ia kundronim në sy.. me trupin e tij të bëshëm, por dinamikën më takoi dhe më tha: “Më thanë se këtë vit nuk do vish... Ja tek më ke... Kam për të shkuar në Turqi, por pak më vonë.. Duhet të vij një herë në fshat...
“Çudi gjithmonë këto takime në Lliar po i bëjmë ndryshe çdo vit...Ke fantazi , - më tha mua, pasi e kisha pranë. - Je shumë i çuditshëm. Më pa me sy e tij të ndritur... dhe ishte në momentin, kur kishte ngritur disa shëndete mjaft entuziast të shoqëruar me fjalën e tij të ëmbël dhe të spikatur...
Sapo ia kishim dhënë fjalën këngëtarit popullor dhe të talentuar të Llairit, Ilia Hilës (po siç i thërrasin shkurt Lliko Hilës)...
Donte ta prezantonte vetë dhe më pa një herë mua, sikur do të merrte miratimin dhe u tha festuesve: “Tanie ka radhën biblili i Lliarit, Lliko Hila...“- dhe pas tij vijova unë, duke bërë një panoramë të shkurtër të grupit të Këngës lliaorite. Në fillim me një historik të shkurtër u prezantua kënga “Rashë e theva shtëmbën-o“. Ilia e mori shumë bukur këngën dhe e shoqëronte Miço Hila, Mitro Vllahu, Koço Vllahu, Miço Miho, Arqile Miho e të tjerë... Pas përfundimit të kësaj kënge u interpretua kënga tjetër e traditës “kënga e Xhikos“ me vargje të Lushit të Nakaj dhe në fund “Rita, Rita, Margarita...“ këngët shkuan bukur, sikur interpretohej në ndonjë podium festivali dhe pa bërë prova...
Në ato çaste të gjithëve u dukej sikur ishin fanitur: Mitro Hila, Kiço Llane, Peço Muçi, Leonidha Miho, Aristotel Stefani (që këtë vit prapë mungonte në këtë festë), dhe këndonin me grupin e famshëm që kishte bërë histori...

Në çastet e mbylljes doli propozimi që të bëhej një fotografi e përbashkët te burimi, te kroi i fshatit. I pqlqeu kjo ide Pirro Dados dhe tha : ”Mos harroni fotografia e takimit atje te burimi... Duke shkuar te burimi ne çdo vit e më shumë do të mblidhemi këtu në Lliar...”. Në atë çast Kiço Dadoja shpërtheu natyrshëm dhe bindshëm: “Rroftë Lliari!” dhjetë herë të plota.
Kroi u pëlqente të gjithëve për arkitekturën e tij , pra stilin tërheqës dhe fin të ndërtimit, për ujin e ftohtë dhe që ishte një nga pikat më të bukura të fshatit. Atje ishte rrapi gjigant, i cili ëhtë dëshmitar shekullor i jetës së këtij fshati të kulturuar... Pranë rrapit tre arra të mëdha...
Blicet shkreptinin. Pirroja kishte marrë me vete aparatin fotografik dhe kërkonte që çdo moment të paharruar ta fiksonte në celuloid. I papërtuar shkrepte aparatin dhe fiksonte. “Dua të kem kujtim të madh, - thoshte herë pas herë... “Nxore ti, i thoshte Males, - tani të nxjerr dhe unë...”.
Ishte fotoja e fundit në këtë përmbyllje.

Shprehin ngushëllimet më të sinqerta , shpirtërore

Anastasi Dushi “Kryetare e Komunës Zagorie

Në rast se do të kërkosh në krahinën tonë një model të dashurisë të përkujdesjes për vendlindjen , një njeri që sakrifikon për vendin e tij dhe të parëve dhe jep leksion për këtë dashuri, përulje me dinjitet ky ishte Pirro Dadoja, një njeri i talentuar në fushën e vet, madje një nga më të mirët në Republikë... Ai gëzohëj sa herë që na shihte dhe ne po ashtu gëzoheshim që ishte prezent në fshat jo vetëm për Shëntriadhë, por edhe në vjeshtë... Pirroja do të mbetet i gjallë në kujtesën tonë dhe ne, Komuna, do ta respektojë në të ardhmen emrin dhe veprën e tij....

Koço Vllahu: Kam humbur një mik, një të afërm, një njeri që do të më mungojë shumë... Ai ishte për ne një pishtar që e ndiste mallin për vendlindjen Lliarin që në Tiranë ... Në bisedat e përditshme ai shpaloste planet e tij per te ardhmene Lliarit, për shtëpinë e tij, të cilën mendonte ta ndryshonte çdo vit e mës humë... Asqë mund ta marr me mend se Pirroja nuk është më...

Dr. Mitro Vllahu

Pirro Dado ishte një etalion për të gjithë të tjerët për dashurinë që ushqente për vendlindjen dhe për planet perspektive që kishte ai në mendimin e tij... Asqë mund ta merrja me mendje që të ndodhte në diçka e tillë, por sidoqoftë shepsh herë e këshilloja të pinte me rregullsi ilaçet, që i kishin rekomanduar mjekët. Ne kemi qenë bashkë atë natë. Madje edhe darkuam së toku duke kënduar e duke bërë muhabete zagorite dhe s’kishte asnjë shenjë se ishte i sëmurë...
Mihal Vllahu
Njeriu i afërt që do të na mungojë, por ai do të na shfaqet gjithmonë në kujtesë me fjalën e tij të ëmbël, me veprimin e tij plot mendim, me gjithë atë veprimtari të pasur jetësore të tij në profesion, shoqëri e kudo. Pirroja ishte një njeri i komunitetit, me sjellje dhe veprime shumë humane. Në këtë kuadër ai ishte një model për të tjerët... Pika e tij më e lartë e kënaqësisë ishte kur do të gatiteshim për të vajtur në fshat për të festuar së toku Shën Triadhën, por edhe mendonte se çfarë duhet të nëdërmerrnim për ta realizuar sa më mirë takimin. Kishte qejf që në këto festime të kishte sa më shumë lliariotë, të dilte gazeta e fshatit në të cilën ishte dhe Kryeredaktori i saj...

Arqile Miho, kryetar i kryesisë së fshatit lliar

Gjithë ai gëzim , gjithë ai festim , gjithë ato biseda me tone vëllazërore, gjithë ai përkushtim dhe diskutim për të ardhmen e fshatit tonë na u fashit , kur na ndodhi kaq papritur humbja e njeriut tonë Pirro Dados… Pirrua ishte një nejri I pasionuar pas fshatit, pas vendlindjes së tij, Ai kujdesej për shtëpinë e stërgjyshërve të tij që nga Tirana dhe kishte qejf të vinte dy-tri herë në vit… Unë, fatkeqësisht, mësova i pari ikjen e tij, pasi atë mëngjes vajta në shtëpi… Dhimbje madhe për familjen , për fshatin, për miqtë , për shokët…. Ta kthejmë të gjithë dhimbjen në forcë dhe të ndjekim shëmbullin e madh të tij për të dashur me shpirt vendin ku lindëm.

Miço Miho, mësues pensionist: “Me Piiron jemi rritur në vitet e fëminisë, por kurrë nuk jemi shkëputur nga njëri tjetri. Unë kam qenë në Gjirokastër dhe ai në Tiranë, por takoheshim shpesh. Njeri shumë i dashur , i sinqertë, njeri me shpirt të madh dhe profesionist i vërtetë… Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, far e fisin , por për gjithë fshatin dhe krahinën tonë”.

Kiço Muçi:

Mësova me hidhërim të thellë ikjen e parakohëshme të Pirros.. Një humbje e madhe që na ka shqetësuar dhe dhimbsur të gjithëve. Pirroja ishte një njeri i zoti, i dashur dhe shumë profesionist. Ne krenoheshim për të. Ai ishte i thjeshtë, i zgjuar dhe shumë human...

Elefteri Deçka (Shabani)

Me Piiron kemi qenë bashkë në shkollë deri në shtatëvjeçare dhe mbi të gjitha jemi dhe të afërt. Më ka shqetësuar shumë humbja e tij.. E ngushëlloj familjne tij për këtë hiumbje të madhe, dua t’I jap forcë familjes , fëmijëve të tij në këto momente të mëdha hidhërimi.

Ilia Taçi ish ndihmës mjek

“Ikja e Pirros e pajustifikuar... Ai kishte një gjallë ri të madhe , një ndritje të përgjithshme dhe një objektiv të qartë për të ardhmën e fshatit tonë...”.

Ilia Hila: “Pirroja ishte njeri shumë i dashur... S’na besohet si iku aq papritur... Një ikje e beftë...Si i thonë fjalës “na iku nëpër duar”... T’i ndrijë shpirti . Ai do të kujtohet gjithmonë si njeri që e donte aq shume vendlindjen dhe kurrë nuk largohej prej saj”.

Kiço Dado:

Unë jo vetëmm që kam humbur vëllanë tim dhe ky është nëj ndëshkim shpirtëror për mua... Asqë mund ta mendoja se mund të më ndodhte nëj diçka e tillë kaq e paparashikueshme dhe kaq dënuese për familjen për ne të afërmit, për lliariotët, për gjithë miqtë dhe shokët e shumtë të Pirros. Unë qëndroja afër dhe ai më qëndronte po afër... S’mund ta besoj edhe sot se ai nuk është më, por do të rrojë kujtimi i tij...”.

Lajm shumë tronditës, shumë i dhimbshëm... ai iku në momentin, kur kishin nevojë për të familja , shoqëria, vendlindja. Ishte një njeri tepër energjik...

*
Ia pashë në syrin e tij të ndritur gëzimin që ndiente
Teksa i shfaqej Lliari...
Gjelbërimi i rrokte syrin
Nga Kristaq F. Shabani

Ia njihje relievit të fshehtat,
lidhje me vija grafike -
rrushkulluese pika nivelore të njëjtja.
Mbi fushat ngriheshin kodrushkat ,
mbi kodrushkat lartësoheshin malet...
E lexoje aq natyrshëm hartën topografike,
sikur lexoje faqe libri...
Shënjat konvecionale – gërma shkrimi…
Skicime të panumërta, reilevime nga toka dhe ajri
Gjithsesi mbushur blerime...
Gjithjsesi jepte në skicime hartash
koncert BUKURIMI...
Ishe mjeshter i konturimit,
zotëroje profesionalisht arkitekturimin
veshur vetë në të gjelbra,
veshur në të gjelbra vetë relievi topografik...

Të shndriste syri nga puna e bukuruar
dhe merrje frymë thellë,
ti topografi i talentuar,
tek shkeje me hapat e tua topografikë
dhe vendin me lehtësi e precizim e përshkruaje...
Ç’rrëfim përshkrues i relievit- magjik
Nuk u mbushje syrin të tjerëtve,
por hartat kanë të fshehur në dejet e tyre
emrin tënd të paharruar...
E ku nuk shkove, topograf Pirro,
me emrin e një mbreti a perandori të madh,
e ku nuk le djersë dhe mund
e ku nuk hodhe një konvecion në hartë...
Të njeh relievi i gjithi i Shqipërisë,
në shpirtin e tij ke hyrë i plot
mëngjese e mbrëmje
i dehur nga gëzimi,
në kraharor të tij bashkë me shokë...

Këtu një pllajë,
atje një pyll lisi, ahu, a të përzier,
tutjej një lumë a përrocka të vegjël
që shfrynin dufin e a frymën e tyre të vogël
nëpër lumenj me prurje...
E toka jote, imja e të gjithëve
në hartat e tua lexohej ndryshe
Një rrugë automobilistike,
një urë metalike, një urë guri,
nëj monument historik
a monumeënt kulture...
Një burim a një hidrocentral,
një kish , një manastir a një xhami,
një spital , një shkollë a një stadium...
Shenjat flisnin me gjuhë kovencionale
dhe njerëzit në këtë kodim
gjenin të ngritur në fotografi topografike-
mjedisin e zbukuruar...
Këtu një park,
atje një lëndinë,
një plantacion portokalle
e me mandarinë,
qitro, ullinj, bimë e paqetimit...
Në tokë ngritur gjithë yjet e nusërimit...

Dhe sot
në të gjitha vijat e grafikët e hartave
ndihet hidhërimi...
Qajnë e lotojnë vetë hartat,
s’di a u diktonin lotët e rrjedhur...

Të gjitha i shohim
sot kanë ardhur në kortezhit tënd madhështor
për të përcjellur...
Erdhe nga toka dhe po shkon drejt tokës,
atë që përshkruaje kaq e kaq vjet...
Për ty lotët
sot po kullojnë
e çuditërisht me kaq hidhërim e qarje
po shndërrohen në det...

Ku je, o shpirtmirë,
që prijës në rrugën tënde kishe shpirtin,
ku je, o njeri i ndershmëm i njerëzve,
protagonist i paepur...

O tokë , vallë,
këta shpirtra kaq të mirë ke për t’i tretur?...
E sa hidhërime , sa derte në kaq vite,
edhe sa gurgullime ëdrrash , lodhjesh sa...
Gëzimi ikte e vinte si lodër dhe ne me ty
ndërtonim të tjera ëndrra...
E ndjeve dhimbjen e vendlindjes
atë ditë që të përcolli në krah?
Hidhte hapat dhe qante
siç di të qajë ajo për të mirët...

Rripa e Çames gurët nga dhimbja i rrëzoi
dhe për ndërprejen e jetës tënde
sinjalin e mortimit dha...
Veshi gjithë gjelbërimi i majit rrobat e zisë
Kastelani, Sharallambi, Hurdhate Taçes,
Arat e Dadaj, Lafshatet
Bregu i Perdharit, Shën Kozmai, Bregu i Çezarit
Brahimet, Hurdhërat, Arat e Gjata
Shëmërtiri u nxi, Shëmitrat po ashtu, tek kaloje,
U përulën para teje Dërmazi,
Hije e Mallkuar, vetë fushë e Çajupit...
Dielli zbehu rrezet në shënjë kujtimi...

S’kishte si të ndodhte ndryshe Shëntriadha
të rrinte te koka dhe lotonte...
Çudi, për ty po qanin dhe ndjenin hidhërim
vetë Perënditë...

PO PUNOHET PER RRUGEN E ÇAJUPIT

Pas zgjerimit, shtruarjes se rruges Erind – Çajup, filloi asfaltimi i rrugës së ÇAJUPIT nga Brati. Tani për të shkuar në Perle do të nevojitet nje kohe shumë e shkurtër dhe udhetimi natyrisht do te jete komod, por do të kundrojmë se cilat janë perspektivat e kësaj perle, posedencë e banoreve të fshatrave Zhej- Lliar.
Po kështu ka filluar edhe rregullimi i rrugës nga Shenjepremtja – Hije e Mallkuar, ShenMitra..., e cila do të realizojë një lëvizje më të harmonishme të zagoritëve nga ky drejtim nerv .
Korrespodenti i gazetes “LLIARI” ILIA HILA

Historiku i fshatit Lliar do kujdes të madh në të shkruar për të paraqitur me vërtetësi historike jetën ,veprimtarinë shumplanshe

Nisma është e mirë, kujdesi po ashtu, por historiku nuk mund të shkruhet me dilentantizëm , por me profesionizëm , për të shmangur mangësitë e mëdha të diktuara në historikët e tjerë të fshatrave.
Një punë e menduar paraprake, një grumbullim i materialeve sa më saktike, një grumbullim sa më më selektiv dhe përfaqësues i ilustrimeve, një përzgjedhje e episodeve s a më karakteristike, realizimi i pemëve gjeonologjike te çdo familje dhe fisi, pershkrime të jetëshkrimit të figurave kryesore të tyre si dhe evidentimi i figurave dhe lidhjeve të fshatit me qendrat e mëdha ku kanë jetuar dhe jetojnë lliariotët do tëi ishte dhe do të kërkonte një punë të madhe specifike. Lliari ka shumë krijues potentë, profesionalë dhe përfaqësues që mund ta realizojnë këtë sipërmarrje të madhe .
Mbledhja e materialeve nga grupi i punës është njëra anë problemit dhe krijimi i librit historik është ana e dytë dhe që do profesionalizëm....
Roland Çarka


Poezi mbi 90 vjeçare
Fisi i Koçaj

Spiro Naka (Lushi i Nakaj)
Koçallinjtë në Lliarë
Fisnik trima dhe punëtorë,
Shtëpitë mermer si në Evropë,
Krenari kanë luanë...
Stani i tyre ish me nam,
Me mulli, vreshta dhe bletë,
Bujaria është e tyre,
Të gjithë në gojë i mbajnë!

Koçajt në shekuj më parë,
Në Stamboll kanë mërgua,r
E si dallëndyshe e Prillit,
Në Lliar kanë jetuar.
Peço Koçi i dëgjuar,
Në Stamboll shtëpi, dyqane,
Aty mblidhen patriotë,
për Shqipërinë kuvendojnë.

Mendojnë për mëmëdhenë,
Për fshatin e për Çajupin,
Të ndërtojnë çezma dhe rrugë,
Kishën ta kenë të bukur...

Aty venë Frashëllinjtë,
Andon Zako dhe të tjerë,
Librat shqip aty i çojnë,
Në Zagorie përfundojnë.

Thoma Koçi më i vjetri,
Në Stamboll ishte kasap,
Çonte lulet e Çajupit,
e shëronte të sëmurët
(u bënte atyre sevap).

Nam të madh ai kish marrë,
Si shëronjës popullor,
Dhe pashallarët e merrnin,
E kishin mjekun e tyre.

Më i madhi i Stambollit,
Kishte patë fëmijën sëmurë,
Në shtëpi mori Thomanë,
Dhe fëmijën u bw nurë.

Shpërblim Pasha i afroi,
Tokë e male në Zagori,
Por Thomai s’i pranoi:
“S’kam nevojë për pasuri”.

Thomai Pashanë detyroi,
Me suvarinë e tij,
Në Sarandë ta prisnin
E në Lliarë ta çonin si trim.
Kërkesën Pashai pranoi
Me suvari në fshat e çoi.

Por në vitin e njëzet (1920)
Koçajt i mbuloi zija:
Vranë Sotirin me djalë,
Në Skërficë u zhduk kopeja...
Dymbëdhjetë burrat e Koçaj,
Dhjetë ishin në Stamboll,
Tragjedia dy ua mori,
Dhe askush nuk e zbuloi.
Në Llair gratë e fëmijë,
S’kishin fuqi që të dilnin,
Prandaj Zoti i madh i pa,
Kriminelët i dënoi.

O ju të liq, ku të jini,
Nuk zhduket fisi i Koçaj,
I ka rrënjët si të krisjes
Edhe shtohet e barrohet...

Përgatitur nga gazetën nga Kozma Koçi
Shënim i Kozmait:
Këto vargje janë shkëpur nga një fletore e Vasil Koçit, që ka vdekur në vitin 1945 nga turbekulozi, 25 vjeç. Fletorja ka shumë faqe që i dedikohet tragjedisë së Koçaj në vitin 1920. Këtë fletore e ka shkruar poeti popullor nga Lliari, Spiro Nakaj Lushi.

LLIARI VENDI I STRALLIT

Stralli

Më ka ngacmuar gjithmonë prania e strallit në fshatin tonë. Jo për hiperbolë, por kudo ku hidhje këmbën ndesheshe me strall. Profili i tokës sonë thoshte: “Strall…” Ndaj dhe banorët e fshatit ishin strall. Stralli jep shkëndijë. Stralli ndez. Burrat e zakonit me eshkë, strall dhe një material të përgatitur hekuri, ndiznin çibukët me duhan. Këtë pasuri të mëdha stralli fshatarët e Lliarit e kanë shfrytëzuar. Sipas kujtimeve të përcjella nga stërgjyshërit tanë thuhet se në fshat, në fillim të shekullit të XVIII, ekzistonin tri punishte stralli në: Lekgjinaj, Gjiklekaj dhe Osmanaj, ku mjeshtrit artizanalë vendas me mjetet e tyre teknike përgatitnin gurët e strallit për pushkët me gur stralli dhe bajonetë, një zbulim i ri i këtij shekulli, i cili perfeksionoi armët e zjarrit të këmbësorisë. Pas treqind e ca vjetësh doli një pushkë e përshtatshme në skenë. Këto pushkë e hoqën përfundimisht patërshanën nga armatimi i këmbësorisë dhe kjo armë i hapi rrugë përdorimit më të mirë praktik e taktik, realizimit të detyrave të luftimit. Baruti i arabëve i ardhur në shekullin XVII ndezur me gurin e stërrallit realizonte të shtimen. Punishtet të lidhura njëra me tjetrën realizonin kontrata me ushtritë e e Ali Pashait dhe përfundonin në njësitë e Bonapartit. Karvanet niseshin të ngarkuara me gur stralli të përgatitura në punishtet e Lliarit në destinacionin përkatës, të shoqëruar nga udhërrëfyes të përgatitur. Një fshat i vogël me zanatçinj e mjeshtra të mëdhenj kishte lidhje me Evropën! Thuhej se për cilësinë e strallit, realizimin e tregëtisë, kishin ardhur ekspedita të huaja të dërguara nga Napoleoni në bashkëpunim me Ali Pashën, të cilët kishin mbetur të kënaqur nga cilësia e strallit, që realizonte punishtja e fshatit. Ky ishte një kontakt i Lliarit të vogël me botën, pas kalimit të Ushtrisë së Çezarit. [E kemi fjalën për kontakte direkte].
Ky lulëzim i punishteve të strallit ishte deri nga vitet ’30 të shekullit XVIII, mbasi më vonë u bë një gjetje e re, pushka me viaska që mbushej nga gryka dhe kjo shënonte dhe nivelin e rënie ssë punës. Në këngët e kësaj kohe lliariotët u quajtën “stërrallxhinj”… Karakteristike ishte se gjatë punimeve në tavolina me grupe ata
“qëllonin“ njëri tjetrin me batuta humori të thellë dhe shpesh herë thurnin edhe bejte të thekura edhe këndonin këngë të karakterit lirik, shumë të bukura, të pëlqyeshme, të cilat përhapeshin në fshat dhe këndoheshin nëpër dasma. Në dasmat që bëheshin në ato vite dhuratë jepeshin dhe gurë stralli të punuar me një art të veçantë ku pikturoheshin simbole me domethënie të veçantë, të madhe, të cilat flisnin kodikisht për probleme e sebepe të fshatit.
E dhe sot ka shenja të dukshme se në këto vende është punuar me strallin.
Stralli lëshon shkëndija të zjarrta dhe këto shkëndija do të mbeten të ndezuara në historinë e fshatit Lliar.


MARRË NGA LIBRI “NJERIU PRONE E TRE SHTETEVE” I KRISTAQ F. SHABANIT

KUJTESA FLET NË LIBRAT E SHKRUARA PER PROTAGONISTE TE FSHATIT LLIAR
KRONIKANI MITRO HILA

MARRË NGA LIBRI “KRONIKANI” I KRISTAQ F. SHABANIT
Sytë e tij të humbur e të ftohtë, gjakftohtësia lë gjurmë
episod nga lufta Italo- Greke
Lufta çdo gjë që gjen përpara e fshin. Ajo zhvillohet me “gjak të ndezur” dhe si rrjedhojë rrëmben shpirtra të pafajshëm, të cilëve u pritet jeta në mes. Varfëria lakohet në të gjitha rasat. Të njëjtin fat ka dhe shkretimi. Palët ndërluftuese përballonin njëra -tjetrën në vështirësi, duke u lutur secila në interes të vet:
“O Zot, ndoshta, ai s’duron…” Këndohet kënga e hidhëresës dhe kënga e hilesë, e lajkës . Në kësisoj rastesh, kur ngarkesën e luftës e mban në kurriz një vend tjetër , shtrëngesa për mbijetesë e vendit, ku luhet drama dhe bien protagonistët e të dy palëve, këndohet: “Kënga e shtrëngimit të parë”. E ç’ndodh kështu. Forcat njerëzore të futura në disiplinë, në rrathët e saj, që në rast mosfurnizimi ritmik, paçka nga cilësitë luftarake manifestuese, bien peng e viktimës dhe uria bredh e lëshuar si putanë, duke sulmuar me egërsi pronat e “pushtuara” pa të drejtë.
Mitro Hila qëndronte, atë ditë, duke vëzhguar në një pike, që ngjasonte si vendvrojtim. Duke ndjekur situatat e turbullta, ai e porositi gruan: “Paskali, kujdes me bukën. Bukë mos jep… Po ngushtohemi për vete dhe rrezikohemi të lëmë fëmijët e vegjël pa bukë. Është kohë lufte, moj!…”
“E kuptoj mirë këtë që po më thua, more burrë… E di vetë unë se si duhet të veproj… Luftë është, o burrë, dhe duhet të jemi të kujdesshëm se vetëm një gabim të kushton rëndë…”- ia ktheu Pakua, siç e thërrisnin shkurtimisht në fshat.
“E po s’u bë qameti, që të porosis… Kohë lufte është. Të vjen keq?” – e pyeti, duke e parë drejt e në sy me shikimin e tij domethënës.
“Çudi si është njeriu… Porosit dhe diçka parandien se do të ndodhë… Merr masat… Njeri i zoti është ai që e pret të papriturën,” – tha me vete.
S’kishte kaluar veç një farë kohe nga porosia e madhe e Kronikanit. Një ushtar afrohet te porta eshtëpisë së Hilajve. Kronikani filloi ta vështronte me kujdes të madh. Papritur, ushtari hoqi pushkën nga krahu, nxori bajonetën dhe e vendosi në majë të pushkës.
“Unë po ndiqja këto veprime të ushtarit. E kuptova nga uniforma se ishte ushtar grek. U trëmba pak nga ato veprime që s’ishin aspak të çuditshme për një ushtar, i cili në një vend krejtësisht të panjohur merrte masa mbrojtjeje, por unë ndieja frikë. Zemra filloi të më punojë me tik- take të shpejta duke lënë në “ harresë” ritmin e nevojshëm. Në ato çaste çfarë nuk kalova në mendje. Ushtari me një lëvizje të shpejtë ngriti shufrën dhe hapi Portën e madhe të Shtëpisë. Nuk foli asnjë fjalë, por u fut brenda dhe pushkën e mbante përpara gjunjëve. U ul në vatër. Vazhdonte të mos fliste asnjë fjalë, por shikonte zjarrin me sytë e tij të humbur, të ftohtë. Thoshe në këtë moment që ajo qenie njerëzore ishte kthyer në një njeri, që edhe fjalën e ka të verbër, një memec i imponuar nga të ftohtit, të pangrënit…
Pashë që Paskalia e mbante veten mjaft mirë nga situata e krijuar. E ndieja që në kokën e saj të bukur vërtitej “porosia ime”, e cila ishte ripërsëritur disa herë dhe e fundit ishte “rritur” veç dhjetë minuta. Fliste nëpër gojë. Mërmëriste dhe, sa më pa, më bërtiti:
“Ç’u bëre? Tani që duhet të jesh këtu, humbe!”
Me gjeste i bëj shenjë të heshtë.
“Jepi bukë se do të më vrasë!” Fola me një ton të padiskutueshëm. Ishte një urdhër i formës së prerë nga ato që japin në beteja për jetë a vdekje. Ai ishte në vatër me sy të perënduar nga uria. Unë i shikoja mirë veprimet e tij , ndërsa ai nuk e kishte kuptuar praninë time. Njeriu me sy të perënduar diç priste, por as fliste, as kërcënonte me gjeste. Pakoja preu një copë të madhe buke dhe ia dha ushtarit. Në fytyrën e tij ndjeva një çelje të papritur, e shkaktuar nga prania e ushqimit dhe ia rrëmbeu bukën nga dora Paskalisë. Filloi ta hante me shpejtësi. Unë vështroja dhe mendoja se si do të vepronte ushtari , pasi të hante bukën dhe çfarë duhet të bëja unë për t’u mbrojtur… Por ushtari e zgjidhi shpejt enigmën time. U ngrit me rrëmbim, s’tha përsëri asnjë fjalë të vetme, kur doli. Hidhte hapat dhe kafshonte bukën. Kafshonte bukën dhe hidhte hapat. Kështu veproi deri te porta e Jano Hilës, ku edhe e mbaroi copën e madhe të bukës. Unë ndiqja veprimet e tij. Kur , ja , papritur, mori kthesën, por ndryshonte kryekëput nga “ardhja e parë”. Fytyra i kishte çelur. Unë ballafaqoja dy qeniet: Ushtarin e zverdhur dhe ushtarin e çelur. Në këtë kthesë fytyrëçeluri m’u drejtua mua dhe më tha me mirënjohje :” Efkaristo!(Të faleminderit!) Këtë që më bëre nuk do të ta harroj kurrë. Jam shkëputur nga shokët. Do të vete në front, në Golik, por nuk e di në se do të arrij dot?”
Pyetjes së tij nuk iu përgjigja, por unë e kisha mendjen në ngjarjen e ndodhur:“Porosia ime dhe rrëzimi i porosisë. “ Si ndodh me njeriun?! Bluaja dhe e shpreha: “Po sikur të mos të të kisha dhënë bukë, çfarë do të kishe bërë?” Ushtari më pa drejt në sy duke më thënë: “Të pabërën do të bëja! Ti u tregove i zgjuar… Ushtari iku duke lënë falenderimin e një njeriu të ndihmuar, që del nga një gjendje krize. Fshati ynë kishte mjaft fruta dhe sidomos në vjeshtën e parë mund të haje një fik, një arë apo mollë dhe të kaloje gjendjen, por në këtë kohë dimri, acari gjethet ishin zverdhur dhe shkëputeshin nga gjiri i nënës së tyre, pemës. Eh, si janë gjethet! Kështu është dhe njeriu, por ai gjatë jetës së tij mund të ndiej 100 herë gjelbërim të vrullshëm të gjetheve dhe 100 zverdhje! Po unë sa gjelbërim - zverdhje do të kem? Pyetje, të cilën njeriu e kalon nëpërmend. Profeti i kishte thënë: “Ti, Mitro, je i fortë dhe i plotë. Lëvizja jote është jetë…” “Nejse, - tha me vete, - duhet të kthehem te ngjarja e ditës… E parandieva të keqen. Ka rëndësi që isha treguar gjakftohtë. Dhe gjakftohtësia të siguron jetëgjatësinë”…

KENGET POPULLOR E TE NDRITSHME SI DRITA E DIELLIT

Erdhi vera si ngahera
Erdhi vera si ngahera,
bilbili në mal këndon,
nëpër gropa ngrihet stani,
trëndelina lulëzon;
shkonin dhëntë vargje, vargje,
çobani përpara shkon,…
Del e shoqja buzëqeshur
dhe të shoqin e ndihmon,
mbushur-o vedrat me shkumë,
përpara shtrungës i çon,…
Kur shikon djalin me nuse
plakut zemra ç’i gëzon.

Mike flutur e gjerdanit
Mike, flutur e gjerdanit,
të desha zemër e xhanit,..
Të prita, mike, pse s’erdhe,
të zu gjumi a më gënjeve?
- Në më zu më zëntë e rënda,
jo po nuk më la nëna,…
- Moj nënë, të ruat djali,
Moj, pse më ndave nga malli,
nga malli e nga miria,
nga të tri shoqet e mia.

Mikja ime leshverdhë
Mikja ime leshverdhë,
vjen me furk-o duke tjerrë,
Moj miro, ç’ta kam haberë,
Mikja zuri miq të tjerë,
la xhanllarë e zu dylberë.
Moj mikja, faqja me qelqe,
tani zure miq me derte.
Tani zure miq me vulë,
të gjitha shoqet të mburrë.

Kur zbret mikja nga kalaja
Kur zbret mikja nga kalaja,
syzezë vetulla llaja,
ç’të kanë zili dynjaja.
Gjithë zilinë ta kanë,
moj leshdredhura mënjanë;
moj leshdredhur e Misirit,
mos i vur qeder fiqirit,
se je si zog e Misirit,
si zog e Misirit je,
shoqe përmbi vete s’ke.

Kur zbresë nga ato male
Kur zbresë nga ato male,
malësore dal nga dale,
prej dore mushkën xanxare.
Malësore dal nga dale,
ngarkuar me koçimare.
Malësore dal nga dale,
bëje tendat e çobane.
Malësore dalë nga dale
furkato prej qiparizi
Malësore dal nga dale
dhitë e tua mizë lisi,
malësore dal nga dale.

Këto këngë popullore të kënduara në Zagori (kryesisht në fshatin Zhej dhe Lliar, Doshnicë) janë vetëm një pjesë e vogël e këngëve të mbledhura nga Vasillo Kllapi, Anthulla Çarka, Koço Mino, Julia Garo. Kjo shton pasurinë folkloristike dhe gjeografinë përfshirëse të krahinës inteligjente.

Krijime të tjera të
Spiro Nakaj (Lush Nakaj) emër përkëdhelës
* * *
Që Doshnicë e Malëshovë,
gjithë me dyfek në dorë.
Zhejotët kallajxhi,
Lliariotët stërrallxhi,
Topovitët lajthixhi,
Ndëraniotët kungujxhi.
Nivaniotët ca të parë,
Sheperiotët ca tuxharë,
Konciotët kokëfortë,
Hoshtevjatët fjalëbotë,
Bythyqi pesë shtëpi,
kishte dhe pesë çirakë,
I ndizte me dru të rraptë.

* * *
Kush di të gatuaj shumë?
Sile Nakja kur ka brumë.
Kush bën gjellë për pashallarë?
Marina në Koçallarë.
Kush marton pleq dhe plaka?
Hallë Sotirë Zere Shakja.
Kush të djeg si vajtë e gurit?
Kjo e shoqja e Petro Nurit…
Po epistat përmbi të ra?
(avokate mbi gra)
kjo Lime Shabania.
Kush është balli i karvanit?
Ngjelina e Petro Ristanit.
* * *

KIÇO LLANE , bejtar nga Lliari

Është shquar në krijimtarinë popullore e sidomos në krijimin e këngëve, të cilat kanë qenë konkurruese në Festivalet Folkloristike. Ka marrë pjesë në grupin e këngëve dhe valleve të Lliarit, me të cilin është shpallur dhe laureat i Festivalit të Gjirokastrës.

1. Këngë kurbeti
Dola një çikë më la,
mu te shkëmbi në saba,
tre kunata kra për kra
më e vogëla po qan,
burrin aty s’e ka,
i ka ikur për para,
në vende të huaja.
Hesht, moj nuse,
mblidh fiqirë
se mund të vijë taninë.
Në mos ardhtë për një javë,
merr shoqet e dil në shkallë.
Në mos ardhtë për një muaj,
merr shoqet e dil e luaj.
Në mos ardhtë gjer në vjeshtë,
merr gërshërën e pre leshtë.
Në mos ardhtë si tanimë,
merr urën e digj shtëpinë.
Unë të thoshja, moj lanete,
se ti je zabit mbi vete,
mbushur rrobat me surrete.

KENGA EDHOQINES NJE VARIANT I POETIT

*
Kristofor Llane lindi në Lliar të Zagories, Gjirokastër në vitin 1929 dhe u nda nga jeta në vitin 2006. Qysh i vogël, krahas shkollës u njoh dhe nisi të përvetësonte profeionin e stomatologut, të cilit i kushtoi gjithë jetën e tij. Pas diplomimit, në vitin 1972, në Fakultetin e Mjekësisë, dega stomatologji, ushtroi profesionin duke mos harruar për asnjë çast pasionin e përhershëm për poezinë. Ka shkruar e botuar që në moshë fare të re në shtypin periodik si “Drita”, “Zëri i Rinisë”, revista “Ylli” e tjerë. Është autor i vëllimeve poetike: “Udhëve të jetës”, “Mbrëmje në Çajup”.

Kënga e Dhoqinës
Variant i autorit

Në një fshat në rrëzë mali
një nënë kërcure,
nëntë djem e nëntë nuse,
shtriu në qivure.
Dhe të vetmen vajzë që mbeti
nga kjo gjëmë gjallë,
me dëshirë të Kostandinit,
e martoi larg.
E merr malli për të bijën
mbeti fillikat,
i kujtohet Kostandini
që u kall në varr.
Gjithë djemtë një nga një
i kujton me radhë,
do të kish nuse në shtëpi,
pleqëri të bardhë.
Edhe zemërngashëryer
flet nëpër sokak:
“Kostandin, pse e martove,
Motrën kaq larg?
Më dhe fjalën,
kur mbi kuja
krushqit iknin malit, -
“Nënë, the - ta sjell Dhoqinën,
kur të të marrë malli”.
Kostandinin s’e mban varri,
poshtë rrasës rrënkon,
nuk gjend qetësi e prehje,
nënën kur mendon.
Nuk e mbajti brenda dheut dot
kjo rrasë varri,
amaneti edhe besa
sërishmi e ngjalli.
Përmbi kalin bardhë si bora,
merr udhët si erë,
kapton kodra, pyje, male
Dhoqinën të sjellë.
I kaptoi të shtatë malet,
tek motra arriti:
“Leri motër, këngët , vallet,…”
vithesh kalit hipi.
Dyllë u bë e gjora motër
dhe s’i tha një fjalë,
ia pa supet të vëllait
gjithë myk e baltë.
Hëna ndrin mes degë lisash,
zogjtë ligjërojnë:
Një i vdekur me të gjallë,
shtigjeve nxitojnë.
Një çudi si kjo botë,
askund s’është parë,
shkon i gjalli me të vdekurin,
hipur përmbi kalë.
Kostandini e nget kalin
të vrapoj rrufe
që pa zbardhur ende dita
të jetë nën dhe’.
Sa arritën afër fshatit:
“Zbrit, - këtu i thotë, -
se më duhet në Ajodhinë,
të qëndroj ca kohë.”
Në shtëpi arrin Dhoqina,
nis troket në derë:
“Nënë hape,
jam Dhoqina,
Kosta më ka sjellë!”
“Çfarë Dhoqinë po më thua,
shtatë vjet kam pa e parë,
Kostandini do të ma sillte
po të ishte gjallë!”
“Hape, nëno, jam Dhoqina!”
“Mos je vdekja dhëmbërënë,
që m’i mori bij e bija,
e tani nën dhe po flënë?”
“Nëno, nëno, jam Dhoqina!
Po më djeg si prush malli!”
Edhe nëna, nënë e dhëmbshur
bën përpara që t’i dali.
Pastaj hap portën prej lisi,
sa e pa i shkrepën lot,
e pushtoi me mall të bijën,
se kish parë shtatë mot.
Dhe nga dhimbja, nga marazi,
që e ndjeu zemra e mjerë,
ranë, u shembën mu te pragu,
si dy qelqe plot me verë.

LETERSI E MIREFILLTE…
KRISTAQ F. SHABANI

Siva e bardhë
njeh përmendësh
“damarët” e lëvizjes
Nga zilkat qafore
notatojnë meloditë përhime…
Sa Siva në këtë hënë
që rritet përballë
Rripës së Çames
ngjasuar
me partiturë note lumi,
emigrante,
ndoshta, moxartiane…

Zilkat e Sivës

***
Mani rrëzoi
një kokërr të kuqe,
të vetmen të pjekur.
Plepi shkundi “pjalmin” e fletëve...
Në sytë e ndërrimit
konturohej lumturia e ankoruar
në një cep syri...
Polet shtypën
Ekuadorin
dhe Dielli të nesërmen
i gjeti të zhveshur
në krevatin e flirtimit...
Pas dy orësh
lindi sërish Ekuadori
dhe zhvendosja në fillim...

Shtypzhvendosje

***
Gotat
pijnë “zinxhirët” e ujit të bekuar…
Trutë
lëshojnë mendimet e harkuar
të prostituojnë
në plastikë dashurish,
me betime ireale,
veshur me vello sinqeriteti…
Një cimbisje
mpin dyfish trurin,
nxit buzët…
Ç’ trist i nxirë
në një bërtimë lehonë!
(E pësuan hundët!)

Lehonë

***
Ecte,
muskuli lëvizte
në pulpën e bukur...
Mbylli sytë
pa u fanatizuar.
Mos ma vidhni
embëlsirën e paservirur.
Ndez njëra pas tjetrës
“shkrepset” e lagta
nga djersa e mendimit
për të kapur ngushticën.
Ç’lodhje
e tepëruar!

Kapja e ngushticës

***
Tri herë
tentimi u llastikua...
Treshi mbeti pa përgjigje
në retinë syri...
Oh,
ç’vuan syri
në këtë kthim pa pëlqim!
Kanata e portës
“aurorë” hapet me tingëllimë…

Retrospektivë

O ju, që kuptoni bukur,
çelni si syth syrin tim të mbyllur!

Ku është aerodromi i uljes?
Ngrini «buzët» e rëna…


MAJLINDA SHABANI (ALEKSANDRA )

“Skulpturë dëshire në qiell manovrimi”
Antologji poetike“Korsi e Hapur”2 (bashkautore)
“Il messaggio del mare”, përkthim
“Teresinka Pereira flet shqip” libër poetik shqipëruar nga anglishtja

Thyerje mendimi

Ëndrra po më përkëdhel trupin,
përkëdhel pjesët e cekëta të saj.
Gjendja e jashtëzakonshme
më mbërthen ndjeshëm
me anën e saj më prekëse.
Shpalos dëshirën e zjarrtë të ëndrrës,
por në pamundësi,
ëndrra i shmanget
realizimit të saj të brendshëm,
befasia e shtrëngon pëlhurën e “metë”
të ëndërrimit;
në analizë vetvetiu
memorien e vërtetësisë së ëndrrës…
Çudiasfiksia ëndërr shëmbet,
krijon një skulpturë dëshire
të shndërruar në fytyrë kujtimi.

Lirizëm

Lodrojnë fëmijët
në lëndinat e mbushura
me “lulëkuqe” shumëngjyrëshe
Zogjtë fluturojnë të lumtur
pa pushim,
për të gjetur gjësendi.
Kafshët pyjore
unazojnë pyllin,
pjesëmarrin në tingujt melodiozë ,
gjinkallat korizojnë
në zgjimin e këngës
të pyllit e të lëndinës.
Puthërohen Zogjtë
si dinë gjithë zogjtë e moshave…
Njerëzit mbetur presje,
në një vend vakant, çuditur!

Në qafë askujt s’i ke rënë,
vetëm, kur t’u prek liria....

FIGURA TE MEDHA TE LLIARIT

Doc. Koço Miho nga Lliari
Ish Kryearkitekt i qytetit të Tiranës, Drejtor i Istitutit të Studimeve dhe Projektimeve të Arkitekturës dhe Urbanistikës, pedagog i Fakultetit të Inxhinierisë (dega e Arkitekturës)) në Universitetin eTiranës.
Vepra të autorit: Monografi- “Amfiteatri i Durrësit”, “Profili urbanistik i Tiranës”, “Histori e arkitekturës në Shqipëri” vëllimi i dytë bashkëpunim), “Shqipëria, vështrim urbanistik”.
Projekte arkitektonike të spikatura: “Fakulteti Histori- Gjeografi”, Stadiumi “Dinamo”, Pallati i Sportit “Partizani”, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë, Ambasada, hotele, PTT, Stacioni hekurudhor Durrës, banka , kinema, shkolla,
Monumenti i Mushqetasë.
*
Ndoshta është paksa e çuditshme për të radhitur në fushën letrare doc. Koço Miho, por ai i përket asaj letërsie që quhet “arkitekturore”, e cila ka përbashkësi me letërsinë në kuptimin plotor arkiteturën. Në veprat e Koço Mihos spikat një talent në paraqitjen edhe letrare të ndodhive, fenomeneve, proceseve arkitekturore. Vetëm një fakt i vogël ilustrues eploton dhe argumenton këtë mendim tonin:
Durrës, 28 shkurt 1953. Qyteti paraqet peizazhin ngjyrë- gri të një prej atyre ditëve fund- dimri, ku dallgët dhe era fishkëllejnë refrenin monoton. Kur lagështia dhe të ftohtit janë më therës se kurrë. Më së fundi kur, zgjidhja e konfliktit njeri natyrë pret ende çeljen e mimozave. Pikërisht në këtë ditë, pas një jete të jetuar intesivisht, me ngjitje e zbritje, me gëzime dhe hidhërime, një jetë e denjë për një roman, pushoi së rrahuri edhe zemra e lodhur arkitekt Kristo Sotirit… pa shumë zhurmë e bujë, ashtu siç u kthye për t’ju përgjigjur thirrjes së Atdheut, trupi i tij u varros në token e Durrësit, qytetit të tij të adaptuar.
Pas asaj dite fatale e përreth katër dekada, mbi jetën dhe veprën e tij, jo thjesht si metaforë, por realisht plakosi një heshtje prej varri. Drejt kësaj dukurie pushuan faktorë të ndryshëm; ndërmjet tyre edhe të fushës së ndërtimit…
Nga libri “Arkitekt Kristo Sotiri” i autorit.

“Letërsi” didaktike

Fori A. Shabani, mësues, autor i dy librave të karakterik didaktik

Inspektimi i Liri Belishovës dhe inspektimi im
Njeriu një herë qan, një herë qesh
Dyplanshi jetësor

Kam inspektuar Liri Belishovën, kur e dërguan mësuese në Bulo të Gjirokastrës. Liria, pas postit kyç e të madh, që mbante në vitin 1953, erdhi në Dervician, kur unë isha zëvendësdrejtor dhe kujdestar javor. M’u drejtua mua: “Ju jeni kujdestar i javës?” “Si urdhëron!”- i thashë me respekt kësaj gruaje simpatike. “Më keni kënaqur me rregullin dhe pastërtinë. Kështu punoni gjithmonë? – më pyeti buzagas. “Si urdhëron!”- iu përgjigja me çiltërsi. Afër nesh ndodhej një portret i vogël i Naimit. I vuri gishtin e vogël në brezarin, që paksa dukej dhe më tregoi pak pluhur. “Mund të ndodhë një gjë e tillë në një shkollë të papërshtatshme e me shumë nxënës, siç e shihni është shkollën e vjetër”. Vuri buzën në gaz dhe vazhduam me vërejtjet në disa mësime që asistoi duke përfunduar: “ Ju përgëzoj dhe bëni një punë të bukur, një edukim të shëndoshë të fëmijëve të popullit! Ju lumtë! Vazhdoni kështu profesionin e bukur të mësuesit ju njerëzit e dritës”.
* * *
E sollën në internim në Bulo, më vonë, siç përmenda më lart. I vajta për ta parë si procedonte në procesin mësimor. Posa më pa, m’u drejtua: “Erdhët për inspektim?… Si duket mos keni ndërmend që të merrni hakun? ” E mbante mend. “Ku jemi parë ?”- e pyeta.
“Në Dervician, “ pohoi.
“Jo, - i thashë, - keni para jo një njeri ambicioz e hakmarrës”.
Pastaj, si thashë këto fjalë, vazhdova: “S’kam pretendime të kërkoj asgjë nga ju, pasi ju nuk jeni arsimtare. Për punën tuaj deri më dje flisnin të gjithë, kurse kjo punë me atë nuk matet. Ju keni qenë e paarritshme! Po lere, t’i lëmë këto. Hyni në mësim të shohim pak punën, që kanë bërë të tjerët, se puna juaj, sado e mirë sikur të jetë, nuk mund ta shohim dot sot”.
Qëndrova katër orët e para. Do të zhvillonte dhe dy të tjerat.
I thashë: “Tani për tani kërkoj nga ju të kryeni këto të katër porositë, që po ju lë. Radhës tjetër do t’ju jap dhe katër ose tre të tjera.
1. Plani ditor të çdo ore mësimi ta bëni të detajuar sipas metodikës analitiko- sintetike.
2. Plani, mundësisht të mbahet mend, jo të shihet se ç’kam tani me këtë apo me atë klasë. Mundësisht përmendësh që nxënësit të mos kujtojnë se nuk mbikqyren, kur mësuesja merret me planin çdo orë e minutë.
3. Pyetjet e kontrollit frontal ose direkt të përpilohen të qarta.
4. Në fund, nëse mësimi e kuptoni që u asimilua, bëni pyetjet e tekstit në fund të çdo lënde, ato dhe vëtëm ato.
Besoj se u kuptuam. Dakord! Të jeni mirë dhe mirupafshim!”
“Faleminderit! Do mundohem t’i plotësoj këto kërkesa,”– m’u zotua Liria mësuese.
“Jo për mua, - i thashë, - por për veten tuaj që, kur të vijë ndonjë tjetër, të mos të gjejë detyra të vëna një javë më parë ose dy javë përpara dhe të parealizuara. Mundohuni, me gjithë hallet që keni, t’i plotësoni se kështu e ka jeta e njeriut: “Një herë qan e një herë qesh!”

Harrillo Miho

Autor i librit “Vetmi dhe inat me trillin” , “Në lëndinën e lotëve”

Dimër
Dimër i egër, mjegull, errësirë,
pemët duken të thara,
kanë “përpirjen”
dhe presin me padurim
çeljen e luleve sërish…
Vetja më duket mermer ì bardhë,
rruga ku eci akull ì ngrirë, …
Në rast se ti vjen,
akulli ka për të shkrirë!...

KOHË E EGËR

Ka ardhur kohë e egër,
degët e pemës së shpresës ì pret,
pale burbuqet e gëzimit ,
çelin e sa hap e mbyll sytë,
thahen shpejt…

Opinion

Jemi mësuar me opinionin,
me opinione na varrosin,
Opinioni na vë medalione,
dhe nga ai marrim tatëposhtin!

Presim me ankth të agojë ditë tjetër

1.
Eh, sa të trishton,
ikja e ditëve nga jeta,
bashkë me rrezet e diellit
ato perëndojnë
dhe presim plot ankth
të agojë ditë tjetër,
të frikësuara
nga plaga e vjetër.

2. Të shtohen plagët,
njëra pas tjetrës
dhe jeta mbushet
plot dhimbje…
E sheh në mbrëmje
mikun tënd të vjetër,
në mëngjes të humb si hije.
Vellua e zisë
e mbulojë gjithë vendin,
çiltërsinë e humbi
jeton sot,
nesër mbyll sytë,
si pemët,
kur gjethet shkundin.

Unë jam gjaku yt
1.
Unë jam gjaku yt,
u ndamë të qeshur,…
Të gjeta të ngrirë,
tani me mall e dhimbje
të puth fotografinë.

2.
Me buzën e helmuar
putha ballin e ftohtë
dhe thashë duke rënkuar:
“Ç’gënjeshtare kjo botë!”
3.
Unë jam gjaku yt
me ngjyrë trëndafili,
Unë jam biri yt
Që, për ty, lotët
s’i shkëput nga syri.


Më dehe
Lirizëm

Oh, sa bukur i trazon era,
Fajin s’e kanë kaçurrelat,
që vallëzojnë mbi ballë,…
Sa bukur i trazon era
si deti me dallgë,
Zemra në siklet,
e mjera pret
nga ty paqësoren fjalë.
Ti më dehe, si pranvera,
në shpirt s’di se çfarë ndjeva, çfarë

Homazh për të gjithë zagoritët dhe lliariotët, të cilët gjatë kësaj periudhe u ndanë nga jeta.
Homazh për Qirjakulla dhe Mali Dade, lliariote të vërteta, të cilat do të mbahen në kujtesë për shpirtin e tyre të madh, për kontributin e tyre të dhënë edhe ëpr zhvillimin e fshatit tonë Lliar.
Gjithashtu redaksia e gazetës “Lliari” homazhon për Lola Vllahun, bashkëshorten e nderuar të zotit Koço Vllahu, nënën e z. Mihal Vllahu, të cilët gjatë gjithë kohës kanë mundësuar më pasion vullnet për ta bërë fshatin tonë më të bukur; për këtë nënë që rriti edhe vajza të cilat kanë qenë pranë fshatit të tyre, duke u nisur nga këshillat e të nderuarës Lolë për t’i qëndruar fshatit sa më afër.
REDAKSIA E GAZETES “LLIARI”

13 QERSHOR 2011 NE LLIAR FESTOHET FESTA E SHENDRIADHES, FESTE KJO E PERVITSHME. FTOHENI TE MERRNI PJESE.
KRYESIA E FSHATIT LLIAR

Sponsor i gazetës 4
Mihal Vllahu, Koço Vllahu, Mitro Vllahu, Koçi Dado, Kiço Dado. Kristaq F. Shabani, Miço Hila, Kiço Muçi, Llazo Londo, Roland Çarka

Drejtor dhe botues i gazetës Kristaq F. Shabani Mobil 0692553056

Kryeredaktor: KOÇI DADO

Z/Kryeredaktor: Kiço Muçi

Redaktor përgjegjës: Aristotel Stefani


Këshilli botues: Kiço Londo(Kryetar), Miço Miho, Roland Çarka, Kristostom Llane, Petrit Ristani, Koço Vllahu, Ilia Taçi, Kozma Koçi, Ilia Hila, Qirjako Taçi, Kostandina Kondo (Shabani)

Adresa e redaksisë: Pallati 87/4 Lagjja “18 shtatori” Gjirokastër

Gazetën do ta gjeni ne Gjirokastër: Kiço Muçi, Roland Çarka në Tiranë : Koço Vllahu, Llazo Londo, Petrit Ristani, në Sarandë Thoma Koçi dhe Viktor Llane, në Patos Vangjel Londo, në Athinë Kostandina Kondo (Shabani), në Përmet: Thoma Stefani, në Lushnjë: Ilia Taçi, në Lliar: Miço Miho.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://kristaniada.tripod.com  http://pegasialwriters.tripod.com
 
FRYMEMARRJA E NJE FSHATI INTELIGJENT, LLIARI NR. 4
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Frymëmarrja e një fshati inteligjent- Lliari
» Fshati midis ujerave
» MANDRITSA - FSHATI I FUNDIT ME SHQIPTAR NE BULLGARI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: