Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!

Shko poshtë 
+7
ngadhenjimi
Eva0506
Ago Muji
MUHAMETII
Xili
Guximi
Leka i Madh
11 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
Clarence
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Clarence


Male
Numri i postimeve : 97
Registration date : 17/04/2008

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptySun Jan 04, 2009 7:51 pm

Shum keq per keta njerz qe nuk din te merren vesh!
Por kur ishte Populli i IZRAELIT pa shtet Si vepronte bota nga keta njerz , nuk esht nevoja te shkruaj po historia tregon vet. Izraeli do u jap dajak ketyre terroristave qe ja nxin jeten e popullit te vet me bomba ... vetem perpara Izraeli .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptySun Jan 04, 2009 8:25 pm

Clarence shkruajti:
Shum keq per keta njerz qe nuk din te merren vesh!
Por kur ishte Populli i IZRAELIT pa shtet Si vepronte bota nga keta njerz , nuk esht nevoja te shkruaj po historia tregon vet. Izraeli do u jap dajak ketyre terroristave qe ja nxin jeten e popullit te vet me bomba ... vetem perpara Izraeli .

Clarence, ju me sa shof nuk i paskeni haberin ceshtjes se Palestines dhe vecmas ngjarjeve ne Gaza. Dhe as qe ke per t'ia pase me kete logjike e mentalitet!

Per c'terrorizem be fjale ti? I vetmi terrorizem ne kete mes, eshte ai i shtetit represiv izraelit i cili po masakron dhe terrorizon Gazen dhe popullsine e pafajshme civile.

Une nuk e di te kene bere ndonjehere bombardim sistemaik palestinezet mbi qytetet izraelite. E vertete eshte se ka pasur ndonje sulm individual, por kete s'mund ta pergjithesosh e tua mveshesh tere palestinezeve.

Edhe Serbia kur masakronte Kosoven dilte para botes me pretekste te ketilla si 'lufta antiterrorizmit' etj etj.

Paramendo tash nje i huaj kur i ka pa ngjarjet e Kosoves ka thene vetemevete: 'mire po ia beka Serbia tyre terrorizteve'. Ndaj, edhe ju po bini ne pozita te tilla.

ne shqiptaret jemi te vuajtur dhe vazhdojme te jemi. Ne nuk bene ta ngreme koken lart e ti perbuzim popujt qe kane fat si ne.

Poshte Izraeli!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyMon Jan 05, 2009 1:48 am

Perderisa i shikon keto padrejtesi qe ndodhin ne mbare boten dhe nuk ke fuqi per ti ndaluar ateher sna mbetet tjeter vetum se te lutemi qe te ket sa me pak viktima.Neve si populll i shum vujtun,qe kemi perjetu shum lutfa e padrejtsi tani duhet tju besojm palestinezve dhe nese sjemi ne gjendje qe ti ndihmojn ne ndonje menyr qofte ajo edhe humane ateher se paku mos te folim gjera te kota qe skan kurrfar baze morale a as kombetare.

Vriten rreth 600 njerz shumica prej tyre civil dhe femi ne token e tyre,ne pragun e tyre(skan ku me ikk prej vendit te tyre),e bota shtiret kinse nuk po ndodh asgje.Thuajse po vriten disa kafshe apo shtaze...madje kam frik qe per kafsh do reagonin organizatat per mbrojtjen e tyre.Kjo eshte paturpsi e nje ,,demokracie '' bashkohore.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Clarence
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Clarence


Male
Numri i postimeve : 97
Registration date : 17/04/2008

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyMon Jan 05, 2009 5:27 pm

Leka i Madh shkruajti:
Clarence shkruajti:
Shum keq per keta njerz qe nuk din te merren vesh!
Por kur ishte Populli i IZRAELIT pa shtet Si vepronte bota nga keta njerz , nuk esht nevoja te shkruaj po historia tregon vet. Izraeli do u jap dajak ketyre terroristave qe ja nxin jeten e popullit te vet me bomba ... vetem perpara Izraeli .

Clarence, ju me sa shof nuk i paskeni haberin ceshtjes se Palestines dhe vecmas ngjarjeve ne Gaza. Dhe as qe ke per t'ia pase me kete logjike e mentalitet!

Per c'terrorizem be fjale ti? I vetmi terrorizem ne kete mes, eshte ai i shtetit represiv izraelit i cili po masakron dhe terrorizon Gazen dhe popullsine e pafajshme civile.

Une nuk e di te kene bere ndonjehere bombardim sistemaik palestinezet mbi qytetet izraelite. E vertete eshte se ka pasur ndonje sulm individual, por kete s'mund ta pergjithesosh e tua mveshesh tere palestinezeve.

Edhe Serbia kur masakronte Kosoven dilte para botes me pretekste te ketilla si 'lufta antiterrorizmit' etj etj.

Paramendo tash nje i huaj kur i ka pa ngjarjet e Kosoves ka thene vetemevete: 'mire po ia beka Serbia tyre terrorizteve'. Ndaj, edhe ju po bini ne pozita te tilla.

ne shqiptaret jemi te vuajtur dhe vazhdojme te jemi. Ne nuk bene ta ngreme koken lart e ti perbuzim popujt qe kane fat si ne.

Poshte Izraeli!
Une jam dakort me masat qe ka marr QEVERIA e Izraelit. Ty nese te dukem se jam gabim shko e bashkoju me terrorisatat e gazez Se Ket Rradh nuk do i len keq.
Do jau japin kosurinb ne dore lal mos u merzit shum. Ka dhe me keq.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyMon Jan 05, 2009 5:52 pm

Clarence ti vazhdo te kenaqesh duke i pare kufomat e femijeve palestinez e te perkrahesh vrasesit e ketyre femijeve. Por ama mos harro se nnje jete e kemi dhe jeta pa dinjitet ska qka te duhet

Hajt se nje dite do te kendellesh e do ta shohesh veten sa poshte ke rene.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MUHAMETII
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
MUHAMETII


Numri i postimeve : 1106
Registration date : 07/05/2008

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyMon Jan 05, 2009 8:09 pm

Clarence, une nuk ju kuptoj ju pse jeni dakort me terrorizmin qe ushtron Izraeli ndaj popullit te pafajshem palestinez!!!
Tregoma te pakten nje arsye, e cila e arsyeton veprimin e tyre te tmerrshem. Nuk e di a i keni pare e krahasuar statistikat qe i kam postuar me lart. Si mund ta perkrahni nje shtet te tille - fashist!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:27 pm

Çka kanë të përbashkët Gaza dhe veriu i Mitrovicës


Njëkohësisht me luftimet në Gaza, para dhe pas Vitit të Ri, probleme pati dhe po vazhdon të ketë edhe në një pjesë tjetër të botës - në Kosovë, konkretisht në veriun e Mitrovicës. Incidentet në mes të shqiptarëve dhe të serbëve nuk ishin as përafërsisht të shkallës së njëjtë me atë që po ndodh në Gaza, por ato dhanë një porosi po aq të qartë se moszgjidhja e problemeve mund t’i shkallëzojë konfliktet e ngrira.
1. As fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti Rripin e Gazës nuk e shndërroi në ndonjë atraksioni turistik, ku turistët do të mund të shkonin ta festonin ndërrimin e moteve. Madje as ata më aventurierët nuk do ta kishin marrë guximin të shkonin këto ditë në Gaza. Në të vërtetë, ashtu si edhe në dekadat e gjata të pushtimit izraelit, jo vetëm që nuk ishte fare kënaqësi të shkoje në Gaza, por nuk do të dëshiroje të ishe as banor i saj. Gaza, si tërë territoret palestineze historikisht, ishte sërish atraksion medial, dhe sërish i tillë ku flitej për vdekje foshnjash e grash, shkatërrim shkollash e objektesh, goditje ndërtesash civile. Kështu Gaza sërish u bë vend i luftimeve, bombave e vrasjeve. Ajo u bë prapë destinacion i granatave, bombave, ushtarëve izraelitë, si dhe i gazetarëve, por edhe i ndonjë punëtori humanitar nga organizatat humanitare ndërkombëtare që në këso rastesh mundohen t’i ndihmojnë popullatës fatkeqe civile. Sulmet ajrore të aviacionit izraelit të filluara në fund të vitit të kaluar, e që shkaktuan qindra të vrarë, në mesin e të cilëve një numër i madh civilësh, e posaçërisht gra e fëmijë, të shtunën mbrëma shkallëzuan edhe në sulme tokësore. Tanimë numri i të vrarëve ka kaluar numrin 500. Ky rrip i vogël toke, në mes të Izraelit e Egjiptit, që prej tërheqjes izraelite në vitin 2005 kontrollohet tërësisht nga palestinezët. Ndërsa pas zgjedhjeve të vitit 2006, e posaçërisht që nga qershori i vitit 2007, pas konfliktit në mes të Hamasit (Lëvizja Islamike e Rezistencës) dhe Fatahut, kontrollohet nga Hamasi. Gaza është ndoshta edhe kampi më i madh i refugjatëve në botë dhe vendi me dendësinë ndër më të mëdhatë në botë. Nga 1.4 milion banorë sa i ka Gaza, gati 1 milion nga ata janë të regjistruar si refugjatë të OKB-së, të mbërthyer aty pas luftës së vitit 1948 në mes të arabëve dhe izraelitëve, kur u krijua shteti i Izraelit. Ajo që 18 muaj, që nga fitorja e Hamasit në luftën civile me Fatahun, është nën bllokadë të dyfishtë: bllokadës izraelite dhe asaj egjiptiane, duke e shndërruar kështu Gazën edhe në çështje humanitare, përveç asaj politike. Sidoqoftë, ajo që po ndodh në Gaza sot nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit të problemit palestinez në përgjithësi, e në këtë kuadër jashtë raporteve izraelito-palestineze, atyre brendapalestineze, atyre arabe dhe, natyrisht, jashtë interesave të aktorëve ndërkombëtarë.
2. Dy janë konceptet për zgjidhjen e problemit palestinezo-izraelit që kanë qenë në tavolinë që moti. Koncepti i parë ka të bëjë me krijimin e një shteti të vetëm (one state solution) në territorin e Palestinës historike. Në kuadër të këtij koncepti fillimisht lëvizjet politike palestineze (si Fatahu, e më vonë e tërë OÇP-ja) kanë menduar për krijimin e shtetit palestinez arab, ku hebrenjtë që kanë jetuar aty tradicionalisht dhe ata që kanë lindur aty ndërkohë mund të jenë qytetarë të atij shteti. Kjo zgjidhje e fundit një kohë të gjatë ka qenë edhe zgjidhja për të cilën janë angazhuar lëvizjet politike palestineze. Më vonë ky koncept ka evoluar në drejtim të krijimit të një shteti të përbashkët ku të dy popujt do të ishin të barabartë para ligjit dhe shtetit. Kohët e fundit kjo zgjidhje më shumë është përkrahur nga disa qarqe intelektuale shekullare palestineze (p.sh. intelektuali i njohur i ndjerë palestinez Eduard Said ishte deri në fund përkrahës i kësaj zgjidhjeje dhe si rrjedhim ishte kundërshtar i ashpër i Marrëveshjes së Oslos) dhe nga aktivistë politikë opozitarë ndaj Fatahut. Në linjën e zgjidhjes së problemit përmes krijimit vetëm të një shteti është edhe Hamasi i cili nuk e njeh ekzistencën e shtetit të Izraelit, duke filluar nga dokumenti i vet themeltar. Sidoqoftë, koncepti i Hamasit për këtë shtet, është ai i një shteti islamik që duhet të krijohet në atë që quhet Palestina Historike (Izraeli i sotëm plus territoret e pushtuara palestineze). Duke qenë se raporti demografik nuk është i favorshëm për shtetin izraelit, edhe ekstremistët e djathtë, si ish-kryeministri Sharon (i cili e bëri tërheqjen unilaterale nga Gaza në vitin 2005), kanë filluar të mendojnë të heqin dorë nga territoret e pushtuara. Për këto qarqe koncepti i zgjidhjes së problemit përmes një shteti është koncept i zhdukjes graduale të Izraelit dhe izraelitëve. Në anën tjetër janë rreshtuar pjesa tjetër e aktorëve, përfshirë Izraelin, Fatahun, botën arabe, SHBA-në, BE-në, OKB-në etj. Kjo pjesë favorizon zgjidhjen e problemit përmes asaj që quhet ‘zgjidhje përmes krijimit të dy shteteve’ (two state solution), e që nënkupton që krah për krah Izraelit të krijohet edhe shteti i Palestinës, në territoret e pushtuara të Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës në luftën e vitit 1967. Në të vërtetë, kjo është pak a shumë edhe zgjidhja e ofruar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në nëntor të vitit 1947 (por me një hartë krejt tjetër të territoreve), ku propozohej krijimi i dy shteteve në Palestinën historike. Sidoqoftë, ky kompromis për krijimin e dy shteteve, të cilin e dhanë më në fund edhe palestinezët përmes Organizatës për Çlirimin e Palestinës (të udhëhequr kryesisht nga Fatahu i Arafatit), nga pajtimi në parim, e deri në zbatimin e tij në terren, është sfidë e vërtetë. Problemi palestinezo-izrelit, madje edhe në kuadër të përkrahësve për krijimin e dy shteteve, ka kohë që ka ngelur peng i pazgjidhur i tri çështjeve për të cilat palët nuk janë të gatshme të bëjnë kompromis. E para ka të bëjë me kthimin e të gjithë refugjatëve në vendet e veta që nga lufta e vitit 1948 (me miliona refugjatë ende jetojnë në vendet fqinje, si Libani e Jordania, por edhe në shtetet e tjera të regjionit e të botës). E dyta ka të bëjë me kufijtë e territoreve të pushtuara. Gaza, por sidomos Bregu Perëndimor, nuk është ai i para vitit 1967, kur Izraeli i pushtoi në Luftën Gjashtëditore. Me dhjetëra e qindra vendbanime kolonësh janë ndërtuar në Bregun Perëndimor, nga të cilat Izraeli nuk po tregon gatishmëri të heq dorë, gjë e cila e ndërron bukur shumë vijën e kufirit të Bregut Perëndimor. Dhe e treta, ndoshta më e ndjeshmja, ka të bëjë me Jerusalemin. Palestinezët pjesën lindore të Jerusalemit e duan për kryeqytet të vetin, dhe Izraeli është i vendosur të mos e japë fare atë, ndonëse pjesën lindore e ka pushtuar gjithashtu në luftën e vitit 1967. Janë këto tri çështje në të cilat ka ngelur sharra në gozhdë dhe asnjëra palë nuk është e gatshme të heqë dorë. E para do t’ia ndërronte shumë strukturën etnike Izraelit, andaj ai e refuzon kategorikisht. Në anën tjetër gjysma e palestinezëve janë refugjatë ose bij refugjatësh, andaj edhe ndikimi politik i kësaj pjese të popullatës është i madh dhe vështirë i shpërfillshëm nga strukturat politike palestineze. Sa u përket vendbanimeve të kolonizuara, Izraeli aty ka vendosur me qindra mijëra kolonë të ardhur nga e tërë bota. Dhe përveç problemeve ekonomike dhe sociale që mund t’i dalin, ai arsyetohet edhe me faktin se këto vendbanime paraqesin pika të rëndësishme sigurie për shtetin izraelit. Ndërsa sa i përket Jerusalemit, është e qartë se të dy palët e konsiderojnë si të shenjtë, edhe për religjionet të cilave u përkasin. Dhe nga të tri problemet kjo konsiderohet si më e vështira për t’u zgjidhur, për shkak të vendosmërisë të të dy palëve për të mos hequr dorë.
3. Është ironike t’i dëgjosh deklaratat e shtetit izraelit se aksioni i fundit ushtarak në Gaza ka qenë i pashmangshëm, për ta ndalur hedhjen disavjeçare të raketave nga Gaza në Izraelin e jugut. Arsyetimi tjetër përmes të cilit përpiqet të përligjet Izraeli për terrorizimin e palestinezëve të Gazës është se për vite të tëra militantët islamistë përmes tuneleve nëntokësore që lidhen me Egjiptin po armatosen për ta goditur vazhdimisht Izraelin. Por ky sulm ushtarak nuk ishte vetëm goditje ndaj Lëvizjes Hamas; njëkohësisht ishte i pamëshirshëm në raport me jetët e njerëzve të pafajshëm, ashtu siç ka qenë i pamëshirshëm gjithmonë Izraeli me palestinezët. Ndonëse nuk mund të arsyetohet hedhja e raketave për në Izrael nga Gaza, me këtë lloj “kundërpërgjigjeje” problemi nuk mund të zgjidhet, ashtu siç nuk ka arritur Izraeli ta zgjidhë për dekada. Nuk ka dyshim se përveç vrasjeve të civilëve dhe ndonjë dobësimi momental të infrastrukturës ushtarake të Hamasit, ky aksion nuk mund të arrijë ndonjë rezultat. Rezultati më i madh do të jetë thellimi i dallimeve në mes të izraelitëve dhe palestinezëve, thellimi i urrejtjes dhe krijimi i militantëve të ardhshëm që nuk do të zgjedhin mjete për ta luftuar Izraelin. Kështu, në planin afatgjatë Hamasi vetëm do të forcohet dhe gatishmëria për ta përdorur terrorizmin si mjet lufte do të rritet.
4. Nuk ka dyshim se lëvizja çlirimtare palestineze, si ajo shekullare, si kjo tani islamiste, terrorizmin e ka pasur një nga metodat e luftës. Kjo metodë lufte që nuk është fare humane as e drejtë, e përdorur shpeshherë si pasojë edhe e dëshpërimit (për shkak të ndjenjës së braktisjes dhe për shkak të përçarjes arabe që historikisht e ka dëmtuar çështjen palestineze), nuk i ka bërë nder lëvizjes palestineze, e as që ka qenë e dobishme politikisht. Për më tepër, kjo metodë lufte është shfrytëzuar nga kundërshtarët e lirisë së popullit palestinez, për ta diskredituar tërë kauzën palestineze dhe për ta etiketuar si terroriste. Në këtë vazhdë, Hamasi i ka dhënë kësaj metode një dimension më të gjerë. Militantët e kësaj organizate filluan të godasin civilë brenda territorit izraelit, në fillim me aksionet e veta vetëvrasëse, e më pas, kur Hamasi dhe organizatat e tjera u konsoliduan (pas vitit 1994 dhe pas Marrëveshjes së Oslos, kur u krijua Autoriteti Palestinez, por sidomos pas tërheqjes së Izraelit nga Gaza), filluan ta godasin Izraelin me raketat e njohura si Al Qassam, të cilat janë kryesisht prodhim dore. Përveç anës morale të çështjes – vrasjeve të njerëzve të pafajshëm, kjo taktikë, në kohën kur Izraeli ishte tërhequr nga Gaza, nuk ishte as farë taktike e dobishme, për më tepër që për pasojë kishte bllokadën ekonomike të Gazës dhe pengimin e lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe medikamenteve nga ana e Izraelit, gjithnjë nën arsyetimin e goditjes së Izraelit nga Gaza. Sidoqoftë, Hamasi, i formuar në vitin 1989, si një degë e Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit, zuri vend si forca gati mbizotëruese në politikën palestineze në dekadën e fundit, më shumë se për rezistencën, për rrjetin e gjerë të ndihmave sociale që ka mbajtur për vite të tëra, për financimin që u ka bërë shkollave, spitaleve, si dhe për ndershmërinë në menaxhimin e tërë këtyre projekteve. Ai konsiderohet se ka një buxhet vjetor prej 70 milion dollarësh. Ky menaxhim ishte i tillë edhe në komunat që Hamasi udhëhiqte para zgjedhjeve parlamentare të janarit të vitit 2006. Andaj edhe nuk ishte rastësi fitorja e tyre e bindshme në janar të vitit 2006 ndaj rivalëve kryesisht të korruptuar të FATAH-ut. Por ajo që e bëjnë Hamasin të njohur në botë është vendosmëria për të mos e njohur Izraelin dhe përdorimi i metodave terroriste, duke ia dhënë reputacionin e një organizate terroriste islamiste.
5. As kjo situatë e këto taktika nuk mund të shpjegohen jashtë kontekstit të përçarjes brendapalestineze, që ka ndodhur kohët e fundit. Sulmi në Gaza, në një mënyrë ose tjetrën, është miratuar në heshtje edhe nga presidenti palestinez Mahmud Abaz, i cili është i uritur për ta larguar nga skena politike Hamasin. Në këtë drejtim ai nuk ka zgjedhur mjete kohëve të fundit dhe ka kërkuar ndihmë për këtë gjë në të gjitha anët. Lufta për pushtet në mes të Hamasit dhe Fatahut, luftë që mori me qindra jetë njerëzish në vitin 2006 dhe 2007, pati si përfundim fitoren e Hamasit në Gaza dhe atë të Fatahut në Bregun Perëndimor, por përfundimisht pati për pasojë dobësimin e pozitave politike të palestinezëve si në raport me Izraelin, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Dhe që atëherë këto dy entitete palestineze udhëhiqen ndaras dhe në armiqësi të plotë. Për më tepër, Gaza është e izoluar politikisht dhe ekonomikisht nga e tërë bota (përveç Iranit dhe Sirisë, por të cilët kanë qasje të kufizuar në këtë territor), për shkak se udhëhiqet nga Hamasi. Kjo situatë e përçarjes ndër-palestineze dhe e izolimit politik të Gazës i është përshtatur Izraelit i cili në mënyrë optimale është duke e shfrytëzuar këtë gjë në ofensivën e fundit kundër saj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyTue Jan 06, 2009 10:28 pm

6. Ky konflikt konsiderohet si nga më të rëndët në arenën ndërkombëtare mu për shkak të pleksjes së shumë interesave në të. Bashkësia ndërkombëtare, e sidomos shtetet e fuqishme të hemisferës perëndimore, nuk kanë pasur një politikë parimore në raport me çështjen palestineze. Në vazhdimësi i favorizuari i tyre ka qenë Izraeli, pa marrë parasysh politikat që ai i ka ndjekur. Këto shtete, e posaçërisht SHBA-ja, janë duke e shfaqur një politikë të tillë edhe gjatë krizës së fundit, kur janë vendosur në mënyrë të njëanshme në anën e Izraelit. Shtetet e Bashkimit Evropian po mundohen ta kenë një qëndrim më neutral, duke u përpjekur të balancojnë në mes të asaj që ata thonë se është e drejtë e Izraelit për t’u mbrojtur dhe përgjigjes joproporcionale të Izraelit ndaj sulmeve të HAMAS-it. Diplomacia fluturuese evropiane, jo aq e koordinuar (Solana, Brown, Sarkozi, e Blair, nuk duken edhe aq të bashkërenduar në përpjekjet e tyre për të ndalur luftimet), po mundohet ta arrijë një armëpushim në mes të palëve. Sidoqoftë, të gjitha këto shtete që pretendojnë se përfaqësojnë vlerat më të larta demokratike e kanë një problem themelor me standardet që ato aplikojnë për demokracinë. Në një mënyrë ose tjetrën ato e injorojnë dhe e kanë injoruar Hamasin, ndonëse në territoret palestineze kjo organizatë i ka fituar zgjedhjet demokratike në mënyrë të bindshme. Edhe pse qëndrimi i organizatës për mosnjohje të Izraelit është joparimor (Izraeli sot është një realitet historik dhe dëbimi i izraelitëve - edhe sikur të ishte e mundshme - do të ishte një padrejtësi tjetër, e njëjtë me dëbimin e palestinezëve në vitin 1948 kur u formua shteti izraelit; në këtë mënyrë do të futeshim në një rreth vicioz pa zgjidhje), gatishmëria e saj për një paqe afatgjatë me Izraelin, është dashur të shfrytëzohet nga të gjitha palët, për të arritur një momentum të përshtatshëm për zgjidhjen e problemit. Gjithashtu është dashur të respektohet edhe vullneti i zgjedhësve palestinezë dhe të trajtohet Hamasi si një palë e patejkalueshme për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.
7. Po bota arabe ku qëndron në këtë mes? Aty ku edhe ka qëndruar që nga krijimi i problemit palestinez: e përçarë, e pazhvilluar, kryesisht jodemokratike, e si rrjedhojë edhe servile dhe pa dinjitet. Dhe ky konflikt në Gaza, ndonëse nuk do të reflektojë në ndonjë ndryshim afatshkurtër në pikëpamjen e shteteve arabe ndaj konfliktit dhe në vendosmërinë e tyre për ta zgjidhur atë, do të jetë edhe një nxitje për ndryshime të brendshme me reflektime afatgjata. Rezistenca në Gaza, rezistenca e Hezbollahut në Liban në verën e v. 2006 ndaj invadimit Izraelit e lufta në Irak po shndërrohen në motivim për ndryshime edhe në vetë botën arabe. Politika e padrejtë e shteteve të fuqishme ndaj çështjes palestineze dhe ndaj shteteve arabe me regjime jodemokratike, është duke e fuqizuar komponentin islam të shoqërisë, duke i radikalizuar shoqëritë arabe në pikëpamje fetare, duke i larguar nga vlerat shekullare, e duke i bërë kështu shumë më refuzuese ndaj çfarëdo kompromisi jo vetëm me Izraelin, por edhe me vetë Perëndimin. E me këtë trend të zhvillimeve, radikalizmi fetar i shoqërive arabe do të rritet, ndërsa demokracia dhe zhvillimi ende do të jenë të largëta. Në këtë mes, një rol të konsiderueshëm po e luan Irani pers e shiit, i cili po e zë vendin udhëheqës në mesin e shteteve që po e kundërshtojnë sidomos politikën amerikane në Lindjen e Mesme. Ai gjithashtu ka filluar t’i sfidojë shumë edhe shtetet arabe tradicionalisht të mbisunduara nga klikat sunite, apo nga shumica sunite, e të cilat janë duke u tmerruar nga ndikimi në rritje i Iranit. Irani sot ka një ndikim të konsiderueshëm në Liban përmes Hezbollahut, në territoret palestineze përmes Hamasit, në Irak, sepse shumica e popullsisë atje janë shiitë si dhe është duke u shndërruar në faktor të rëndësishëm ushtarak e ekonomik rajonal, përmes ndërtimit të kapaciteteve bërthamore. Edhe aleanca e tij me Sirinë është një sfidë për shtetet e tjera arabe. Kjo situatë në të ardhmen do të ketë pasoja edhe për çështjen palestineze, sepse Irani po e shfrytëzon këtë situatë për t’u paraqitur para botës myslimane si mbrojtësi i vetëm dhe më i devotshëm i çështjes palestineze dhe i myslimanëve kudo në botë.
8. Njëkohësisht me luftimet në Gaza, para dhe pas Vitit të Ri, probleme pati dhe po vazhdon të ketë edhe në një pjesë tjetër të botës - në Kosovë, konkretisht në veriun e Mitrovicës. Incidentet në mes të shqiptarëve dhe të serbëve nuk ishin as përafërsisht të shkallës së njëjtë me atë që po ndodh në Gaza, por ato dhanë një porosi po aq të qartë se moszgjidhja e problemeve mund t’i shkallëzojë konfliktet e ngrira.Në mënyrë ironike disa nga tri problemet që e lënë të pazgjidhur ende problemin palestinezo-izraelit, janë të pranishme edhe në problemin e Kosovës. Kështu, problemi i refugjatëve të brendshëm dhe atyre të ikur nga Kosova, serbë e shqiptarë, vazhdimisht është në agjendën e të dy palëve. Gjithashtu Mitrovica mund të shndërrohet lehtë në një Jerusalem të dytë, nga i cili nuk heqin dorë asnjëra nga palët. Dhe komunat serbe që mund të krijohen me decentralizimin, mund ta kenë të njëjtin karakter problematik në një përkufizim të ardhshëm të raporteve shqiptaro-serbe, siç e kanë sot vendbanimet e kolonizuara izraelite në Bregun Perëndimor. Dhe i vetmi parim që i zgjidh të dy problemet deri në fund është zbatimi konsekuent i së drejtës së popujve për vetëvendosje dhe normalizimi i marrëdhënieve arabo-izraelite dhe shqiptaro-serbe, duke mos lejuar njëkohësisht këta popuj që çështjet e tyre, përmes moszgjidhjes, të shndërrohen në instrumente që do të shfrytëzohen për interesat e shteteve të fuqishme. Çfarëdo përpjekjeje për rregullimin e padrejtësive historike për të dy problemet vetëm sa do të krijojë padrejtësi të reja dhe popujt asnjëherë nuk do të arrijnë të dalin nga rrethi vicioz i konflikteve. Natyrisht, çdo krahasim çalon. Sidoqoftë, një gjë është e qartë: nëse problemet vazhdojnë për një kohë të gjatë, ato rriten, mitizohen, politizohen skajshmërisht dhe zgjidhja e tyre vështirësohet dhe komplikohet. Si zakonisht, ata që i vuajnë pasojat pastaj janë qytetarët, pa dallim etnie. Sidoqoftë ata që u takojnë më të dobëtëve, vuajnë më shumë. Si palestinezët në Gaza për shembull.

Valon Murati 6.1.2009, www.levizjaperbashkim.com
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
fatlum
Anëtar
Anëtar
fatlum


Male
Numri i postimeve : 272
Vendi : Prishtina/MEdvEgJë
Registration date : 01/09/2007

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 3:32 am

E kemi humb ndjenjen e te qenit njeri dhe kjo eshte shum e demshme.Te vriten femi.gra e pleq (siq ndodhi vitet e 90 ne Kosove) pastaj duke mbrojt pragun e shpis dhe ti quash terorist kjo ndodh edhe te ne,Ne te njejten menyr ka vepru edhe serbi ka vra femi,fra e pleq ka masakru njerz dhe na quajke terorist pse si leshojshin rrugen pse se leshojshim pragun e shtepis.


pastaj me sa di une ose sjam mir i informum as Izraeli sna ka njoft si shtet
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.medvegjaonline.com
Xili
Hero anëtar
Hero anëtar
Xili


Numri i postimeve : 4309
Registration date : 06/04/2008

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 6:53 am

Izraeli cdo here vret popullin Palestinez
sepse Izraeli eshte Popull i jAhudve
dhe Amerika i perkrahe qdo here
dhe sikur Palestina te kishte pranu te bashkpunonte me Ameriken ma merr mendja se qysh moti ishte ndaluar kjo gjakderdhje qe eshte me qindra vite
por Muslimanin nuk e don gjysma e Botes
sepse edhe ne kur an shkruan ka me ardh Koha me u Bashku Muslimanizmi dhe ka me marr gjithe Boten
dhe ajo kohe eshte ka vjen
dhe do te vije ajo dite dhe Palestina do te fitoj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Clarence
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Clarence


Male
Numri i postimeve : 97
Registration date : 17/04/2008

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 5:40 pm

Leka i Madh shkruajti:
Clarence ti vazhdo te kenaqesh duke i pare kufomat e femijeve palestinez e te perkrahesh vrasesit e ketyre femijeve. Por ama mos harro se nnje jete e kemi dhe jeta pa dinjitet ska qka te duhet

Hajt se nje dite do te kendellesh e do ta shohesh veten sa poshte ke rene.
Tre dit para se te vazhdonte sulmin ministri i mbroitjes u tha te gjith piloteve qe kini para sysh qe mos bombardoni zyra shkolla xhamija etj ku jan civilet .
Ushtria e Hamazit i perdore keto gjera per vet mbroitje! Hamaz fut fmi ne front line dhe i kerkon botes ndime! Ndima do i vij ketij popull por ne kohen e duhur .
Kur te digjet Gaza do i vine zjarr-fikset.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Clarence
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Clarence


Male
Numri i postimeve : 97
Registration date : 17/04/2008

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 5:47 pm

MUHAMETII shkruajti:
Clarence, une nuk ju kuptoj ju pse jeni dakort me terrorizmin qe ushtron Izraeli ndaj popullit te pafajshem palestinez!!!
Tregoma te pakten nje arsye, e cila e arsyeton veprimin e tyre te tmerrshem. Nuk e di a i keni pare e krahasuar statistikat qe i kam postuar me lart. Si mund ta perkrahni nje shtet te tille - fashist!!!
Izraelitet mbrohen duke sulmuar.
Ti i qun fashista je gabim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
capkeni
Fillestar/e
Fillestar/e
capkeni


Male
Numri i postimeve : 3
Age : 44
Vendi : Durres
Profesioni/Hobi : Artet Marciale
Registration date : 04/01/2009

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyWed Jan 07, 2009 9:20 pm

Pershendetje.kjo eshte gjendja apo ka me shum se kaq, qe ne nuk kemi njohuri per Gazen normalisht une mendoj se ka me shum se kaq .
Bota le te shikoj se kush jane Terroristet e vertet
Bota le ti njohi se kush jane Vrasesit e Femijeve
Bota le te shikoj se kush jane Vrasesit e te Pafajshmeve
Zoti i ndihmofte dhe i ruajt Palestinezet nga Gjakataret
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Ummu-Hurejra
Fillestar/e
Fillestar/e
Ummu-Hurejra


Female
Numri i postimeve : 17
Age : 33
Vendi : Pejë
Registration date : 06/01/2009

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyThu Jan 08, 2009 10:52 am

Cito :
Izraelitet mbrohen duke sulmuar.
Ti i qun fashista je gabim.

Si po e shoh un ti nuk qenke ne ngjarje çfare po behet.
Lexo...studio...logjiko...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 EmptyFri Jan 09, 2009 4:55 pm

Sot te marresh anen e Izraelit duke qene deshmitar i ketij gjenocidi, eshte njejte si te kishe perkrahur Serbin e Millosheviqin kur prente femijet Shqiptar.

Eshte cnjerzore ajo qe izraeli ka bere ne Gaza, dhe dije, se po te kishin palestinezet nje organizim i cili do ndiqte politiken kombetare dhe nuk do ta perzinte Ideologjin fetare me luften per Liri, lirisht do e ndieja per nder, si njeri me ndjenja Revolucionare, te bashkangjitesha si vullnetar ne Luften per Liri te Palestines, sic u ishin bashkangjitur luftetaret shqiptar brigadav internacionaliste ne Spanje.
Secilit popull i takon Liria, ajo nuk meritohet ajo te takon.

Poshte shtetet Imperialiste Agresive, qe po marrin ne qafe popullsine e pafajshme.

ATE QE I KA BERE IZRAELI PALESTINEZVE, SDO T'IA DESHIROJA AS ARMIKUT ME TE KEQ...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!   STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE! - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
STINE E VESHTIRE NE PALESTINE: IZRAELI MASAKRON PALESTINEZE!
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» IZRAELI
» izraeli
» Beteja për Lindjen e Mesme
» Tekste Kengesh Shqiptare!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Bota-
Kërce tek: