Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 44
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- Empty
MesazhTitulli: RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-   RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- EmptyFri Jan 16, 2009 6:38 pm

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT
LIRISË



VËSHTRIM I
SHKURTËR HISTORIK MBI FATIN E GRUAS SHQIPËTARE



Fillesa e këtij shkrimi pa mëtime historike e publicistike nis nga një sygjerim i
thjeshtë i zonjës Mata Kaludhi, kryetare e shoqatës ndërkombëtare të grave me
qendër në Athinë, “DAFNI”. “Mariglen-më tha ajo – përse nuk shkruan
diçka mbi historikun e gruas shqiptare? Neve na intereson shumë një gjë e
tillë.” Më vuri në punë.



Ndaj zonjës Mata, mikeshë e herëshme e Shqipërisë, një
grua energjike e me ide përparimtare, veprimtare e palodhur në përpjekjet për
të drejtat dhe liritë e gruas në Greqi, në Ballkan e më gjerë, si dhe ndaj
shoqatës që ajo drejton, të gjitha gra të thjeshta e të përkushtuara në
misionin e tyre, ndiej detyrime të
përherëshme shoqërore, jo vetëm unë, por edhe mjaft djem e vajza emigrante
shqiptare, turke, etj, të cilët kanë provuar nga afër në situate të vështira
kujdesin prej nëne a motre të vërtetë të shoqatës, ndiejnë detyrime të tilla.
Veç të tjerash, “DAFNI” ka bërë anëtare të saj, mban lidhje e për krah
shoqatën shqiptare “ Gruaja Vlonjate. Të gjitha këto së bashku më
qëndrojnë para syve e duket sikur më pyesin: Hë, do ta shkruash temën?”. Ato
sikur e dinë, që në shkruaj rrallë, shumë rrallë dhe me përtesë, sidomos shkrimet
“me porosi” më lodhin e me cingrisin nervat pa masë.
Po unë do ta
përgatisja temën. Ajo nuk ishte një “porosi” e bezdisëshme, por një orientim
ndaj një bote të mahitëshme, ende të pandriuçuar mirë, ndaj së cilës shoqëria
duhet të ndihet fajtore.



E ndërsa në mëndje shtjelloja platformën e temës, dikur thellë në
vetëdijen time një puhizë e lehtë më shpupuriste mendimet dhe ndjenjat. Ishte
si rryma e Golfstrimit, një nënshtresë, e ngrohtë, e thellë njerëzore, diçka
prej mëme a motre gjithësesi frymëzuese.
Tema ishte
brenda meje. Kuptova, se detyrimi im shoqëror shkonte më largë, më thellë e më
gjerë se ai ndaj shoqatës në fjalë. Përpara syve më del fytyra e përmalluar, aq
e dashur e nënës, e mrekullueshme si te gjitha nënat, por edhe më të vecantën e
saj, ato dy buzë të mbledhura e të shtëernguara lehtë, si vetëpërmbajtje e atij
vullneti të hekurt dhe ai vështrim i përqëndruar plotë dritë e ngrohtësi,
hetues dhe depërtues njëherësh. O, sa shumë i urrente padrejtësinë,
gënjeshtrën, hipokrizinë, servilizmin! A nuk ka detyrime secili prej nesh për
të shkruar e treguar për nënën e vet, për sakrificat dhe përkujdesjet e saj,
për normat dhe parimet e saj shoqërore? E megjithatë, sado e madhe të jetë
dashuria ndaj nënës, detyrimi ynë do ta ndiente vehten ngushtë brenda vetëm caqeve të saj. Ai shkon përtej dashurisë së nënës, duke përfshirë të gjithë brezat e nënave shqiptare nëpër shekuj dhe dhe në radhë të parë atyre nënave shamizeza, që me zemrën grusht, i blatuan bijtë e tyre, altarit të lirisë. Do të falja gjithcka për t’iu rikthyer buzëqeshjen e ndritur e për t’iu ngrohur sadopak zemrat e zhuritura të nënëve shqipëtare. GJITHÇKA.




1. YJET E NETËVE TË GJATA

Të shkruash mbi historinë e gruas shqiptare është njësoj si të shkruash historinë e
popullit tonë, sepse sikurse bukën, sikurse vetë jetën edhe historinë ajo e ka
gatuar. Me gjak e me lotë, me sakrifica e heroizma të rralle. Nga
mugëtira e lashtësisë ilire kanë mbërritur dëshmi e fakte, që flasin për një
barazi relative të gruas. Ndër gostirat ilire, por edhe për rrethe më të
ngushta familjare, ishte fare e natyrëshme që gratë të uleshin së bashku me
burrat dhe te ngrinin dollira njëlloj si edhe ata. Dalja në skenë e Teutës,
mbretëreshës së shtetit ilir të Ardianëve, dëshmon se gratë, jo vetëm qe
vlerësohen por ato mund të arrijnë praktikisht të drejtojnë edhe shtetin.
Që kjo të bëhet e pranishme për shtetasit, duhet më parë që barazia e gruas me burrin të mbizotërojë në mentalitetin e individëve, në klimën politike dhe në opinionin shoqëror të kohës.


Të drejta dhe liri shoqërore gëzonin gratë në shtetin
modern të Epirit, nën mbretërimin e Pirro Burrit. Në kushtetutën e
Epirit, e cila ishte bërë objekt studimi prej Aristotelit (dhe prej të
cilit ne njohim pjesë të saj) ka ligje mbi divorcin dhe mbi të drejtat e
fëmijëve me prindër të divorcuar, çka dëshmon, se në demokracinë e përparuar të
Epirit, grruas i njiheshin edhe me ligj të drejta të caktuara.


Kur flasim përë liri e të drejta të gruas në shtetet
ilire, duhet të kuptojmë, se ato janë tërësisht relative, se këtu bëhet fjalë
vetëm për atë pjesë të popullsisë, qe konsiderohej e lirë, pra, që nuk
përfshihej në shkllavëri. Përsa u takon skllevërve, qoftë burrat apo gratë nuk
gëzonin asnjë të drejtë shoqërore a njerëzore pra edhe nuk përfillen nga
historiografia e kohës, ndofta me përjashtim të kryngritjeve të fuqishme të
tyre, si ajo e Spartakut në Italinë e Jugut apo e Batos së Madh
në Iliri, që tronditën perandorinë e Romës.


Me pushtimin e Ilirisë nga romakët fillojnë edhe netët e gjata
tragjike të gruas. Nuk më është ndarë
mendimi që shtypja e gruas në shoqërinë tonë dhe Brenda familjes është
INSTITUCION I PUSHTUESIT. Sikurse edhe feja. Por njëkohësisht ai është edhe
fenomen klasor, i importuar nga pushtuesit dhe i përvehtësuar nga klasa e
pasur
e vendit, përjetësisht bashkëpunëtorë dhe vegël e
pushtuesve
.


Pra, shtypja e gruas, mospërfillja e rolit të saj
shoqëror, ka KARAKTER HISTORIK dhe KLASOR.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 44
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-   RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- EmptyFri Jan 16, 2009 6:39 pm

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT
LIRISË-2-
Thamë pak më parë se me pushtimin romak të rendit,
fillojnë edhe netët e gjata tragjike të gruas. Por ato nuk ishin
tragjike vetëm për gruan, por për të gjithë
popullin, por gjithësesi gruaja pëson shtypjen më të rëndë. Në vend sundon ARBITRARITETI i të pasurve ndaj të varfërve dhe ARBITRARITETI i burrit ndaj gruas. Gruaja i pëson të tria pamjet e tij gjatë të gjithë historisë së saj.


Është shumë e hidhur të thuhet, se fati i gruas shqipëtare mbeti pothuajse i
pandryshuar që nga rendi skllavopronar e deri pothuaj në prag të çlirimit të
vendit nga pushtuesit nazifashistë më 29 Nëntor 1944!?
Nuk ështe hiperbolë!!!


Me kalimin e shoqërisë nga rendi skllavopronar në atë
feudal, pozita e gruas nuk përmirësohet aspak, përkundrazi ndërlikohet e
rëndohet më tej. Në të vërtetë, për një periudhë të gjatë historike, nga
shekulli i II-të p.e.r e deri në shëkullin e XI-të të erës sonë, ka një boshësi
faktesh e dëshmish të dokumentuara, që gjuhëtari ynë i shquar Eqerem
Çabej
e quan “një ngjollë e errët historike”. Ç’mund të ketë
ndodhur vallë, sepse jeta në këto vise nuk është tharë për asnjë cast? Pa dyshim
që kanë ekzistuar një mori dokumentash, fakte, dëshmi, kronika të shkruara nga
historian a kronikanë të thjeshtë dhe pse jo edhe bibliografi librash. Por ato
janë zhdukur e grabitur nga pushtuesit e egër romake, nga barbarizimi sllav,
nga bizantinizmi, të cilit nuk i interesonte shpirti pagan i popujve
pas-pellazgë, dhe sidomos nga pushtimi barbar turk. Për historinë e
Shqipërisë, ato i kanë kyçur arkivat e tyre me shtatë palë dryna.E megjithatë,
herë mbas here zbulohen e ndriçohen fakte, ngjarje, dokumenta të ndryshme të
kësaj periudhe, si nga shkencëtarë shqipëtarë, ashtu dhe sidomos ata të huaj.



Që nga mesjeta e herëshme e deri në çlirimin e atdheut
nga nazifashistët, shoqërinë shqiptare e kane brejtur pa mëshire dhe pa
ndërprerje dy nga plagët e saj më të rënda dhe më barbare: GJAKMARRJA dhe
SHTYPJA E GRUAS. Veç të tjerash edhe këto barbari primitive nxiteshin e
mëkohen nga pushtuesit e ndryshëm, si dhe nga shërbëtorët e tyre vendas, që
historikisht, siç e kemi thënë edhe më lartë, ishte klasa e të pasurve.
Kështu pushtuesit sundonin më lehtë, ndërsa vendasit e pasur mbronin shtonin
pasurinë e tyre. “Divitta et impera” thonin pushtuesit romakë, “përça
e sundo”
, një parim regresiv reaksionar, që megjithatë dhe fatkeqësisht sot
zbatohet kundër të gjithë popujve të botës, në çdo pikë të globit.



Në mesjetën e vonë, mbas çlirimit nga sundimi sllav, (më
parë ai bullgar e më pas pushtuesit serbë të Stefan Dushanit), pa u
mbushur akoma me frymë nga ajri i lirisë, në horizont çfaqet kërcënueshëm
lakmia e perandorisë ambicioze të Turqisë, deri në atë kohë të pa thyer nga
askush në fushën e betejës. Përballë këtij kërcënimi të zhdukjes, shoqëria
shqipëtare ndjen nevojën të përqëndrojë të gjitha forcat e saj ekonomike e
materiale, fizike e shpirtërore, morale e psikologjike. Kodifikohet rishtas i
gjithë sistemi i marrëdhënieve shoqërore, shoqëria riorganizohet, në kushtet e
krijuara, në një vetëqeverisje të
ashpër, riformulohen doket e zakonet mbarëpopullore. Kështu lindin njeri mbas
tjetrit Kanuni i Leke Dukagjinit, më i famëshmi prej tyre, Kanuni i
Skënderbeut
dhe Kanuni i Labërisë. Ato ishin kushtetua të vërteta,
të hartuara mjeshtërisht, sa me një koncetrat të spikatur fjalësh, aq edhe të
pasura me detaje e hollësira të domosdoshme. Nga pikëpamja historike ato luajtën
një rol pozitiv në zhvillimin dhe lartësimin e vetëdijes kombëtare, në gjykimin
kolektiv dhe përgjegjësinë kolektive ndaj akteve të ndryshme shoqërore apo
individuale, në ligjërimin dhe lartësimin e atyre virtyteve të veçanta të
popullit shqipëtar si BESA, MIKPRITJA, BUJARIA. Këto trajtohen si
INSTITUCIONE TË SHENJTA,
të pacënueshme, ashtu sikurse për popuj të tjerë janë të tilla, fjala vjen, besimet fetare. Në fund të fundit, kanunet ADMINISTRUAN dhe REALIZUAN MBIJETESËN përballë rrebeshit historik. Shumekush ka menduar se ato janë tepër të ashpra, por nuk ishin më pak të ashpra KOHA dhe RRETHANAT HISTORIKE, kur ato lindën. Kanuet shqiptëtare janë pjellë e kohës së tyre.



Por, krahas vlerave positive, kanunet mbartën e ligjëruan
edhe plagët e vjetra shoqërore, gjakmarrjen dhe pozitën skllavëruese
të gruas në shoqëri.Duhet thënë, se gruaja, si edhe fëmijët, përjashtoheshin
nga gjakmarrja. Në se kjo mund të ndodhte në ndonjë rast të jashtëzakonshëm,
autori përbuzej e dënohej kolektivisht nga fisi a fsahti. Gruaja
konsiderohej pronë e burrit.
Në veri të Shqipërisë ishte zakon, që në pajën
e nuses të vendosej edhe një fishek, ç’ka do të thoshte se jeta dhe vdekja e
saj ishin në dorë të burrit.
Vajzat fejoheshin qysh në djep, të
porsalindura.
Kur mbushnin moshën dhjetë vjeçe, ato zakonisht bylleshin në
shtëpi. Edhe në rast se detyrimisht duhet të dilnin jashtë banesës, ato nuk
lejohej të komunikonin me asnjë mashkull, as me të fejuarin e vet. Kjo gjë
konsiderohej një turp. Pothuajse gjithnjë fejesat e fëmijëve të vegjël, në
djep, ishin marrëveshje, aleanca midis prindërve të tyre, dmth aleanca midis
fiseve, fshatrave apo krahinave. Këtej rrjedh edhe zakoni i vjetër, qe kur
vdiste burri në moshë të re, nusja e ve martohej me njërin nga vëllezërit e tij
beqarë. Kështu aleanca nuk prishej por vazhdonte të mbetej në fuqi, pavarësisht
deshirës së vajzës. Megjithëse miku konsiderohej i shenjtë dhe i zoti i
shtëpisë përgjigjej me koke për të, ai nuk qerasej nga vajza apo gruaja e
mikëpritësit, por nga një mashkull i shtëpisë. Në asnjë rast miku nuk duhej të
shikonte apo të përshëndetej me ndonjërën nga femrat e shtëpisë. (Duhet të kemi
parasysh familjen e madhe patriarkale shqipëtare, e cila filloi të shpërbëhej
vetëm aty nga vitet 40-60 të shekullit xx.)


Gruaja nuk merrte pjesë në diskutimin e problemeve të
rëndësishme, që shqetësonin fisin, fshatin a krahinën. Ato trajtohen e vendosen
vetëm nga burrat, ndaj dhe mledhjet apo takimet e tilla quheshin Kuvendi i
Burrave
. Zakonisht gruaja merrte pjesë në të gjitha punët bujqësore e
blegtorale të ekonomisë shtëpiake por, veçanërisht kur burri ngujohej për shkak
të gjakmarrjes, asaj i mbetej në kurriz e gjithë barra për të mbajtur familjen.
Veçanërisht poshtërues ka qënë transporti i druve të zjarrit, kur në mungesë të kafshës, ngarkohej gruaja, dhe kjo ndodhte në të gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug.



Gjëndja
e gruas rëndohej edhe më tepër për shkak të prapambetjes së thellë
ekonomike shoqërore të vendit. Po i referohem vetëm problemit të ujit
për ilustrim, problem, që ka shqetësuar familjen shqipëtare me shekuj të tërë.
Megjithëse nëntoka e mbitoka e vendit është e pasur me ujra, bile te
cilësisë së lartë, askush nga sundimtarët nuk u interesua që ky ujë të
shkonte në shtëpitë e banorëve. Veçanërisht e rëndë ishte kjo situatë
në fshatin shqiptar, i cili, në rasitn më të mire, kishte një burim a
një çezëm të vetme për të gjithë fshatin. Çfarë mundimi e sakrifice
ishte kjo për fshatarkën shqipëtare, e cila ngrihej që me natë, nxirrte
bagëtinë në kullotë, pastaj me orë të tëra priste në radhë për të
mbushur ujë në kroin e fshatit, kthehej në shtëpi me bucelat e ujit të
ngarkuara në kurriz, lante, fshinte, gatuante, shkonte në arë për të ndihmuar
të shoqin dhe kur mungonte ai, i bënte vetë të gjitha shërbimet e arës,
kthehej në mbrëmje vonë, pastronte shtëpinë, lante dhe ushqente fëmijët, milte
bagëtinë dhe kur të tjerët flinin, ajo lante rrobat, arnonte e qepte të
grisurat. Kur shplodhej, kur flinte ky mbinjeri? Nga thellësia e
shpirtit tonë shpaloset mirënjohja më e thellë,
nderimi dhe respekti më
i lartë për madhështinë e gruas shqiptare, që kurrë nuk u përkul nga
vështirësitë dhe padrejtësitë e jetës, por me heroizëm luftoi, i përballoi dhe triumfoi mbi to.
Është interesante te vihet në dukje, se me gjithë
qëndrimin në tërësi të njëjtë ndaj gruas, në Kanunet shqipëtare dallohen
gjithashtu edhe nuance të ndryshem. Kështu, në Kanunin e Skëndërbeut
përcaktohet detyrimi për çdo çift, që para dasmës duhej të mbillnin njëzetë
rrënjë ullinj. Detyrimi nuk është vetem për burrin apo vetem për gruan, por për
çiftin, pra përgjegjësia është e përbashkët dhe e barabartë.



Ndryshe nga të tjerët, Kanuni i Labërisë i njeh gruas të
drejtën e mbrojtjes publike si dhe të drejtën e ankesës, detyrimin e pleqësisë
për një gjykim të paanshëm në këto raste, etj. Këto përbëjnë një hap të madh
shoqëror përpara në mentalitetin e kohës. Këto nuance ndryshimesh dëshmojnë
papritur për një anë tjetër a rrethanë të realitetit shqiptar të kohës: praninë

opinion shoqëror të një tendence demokratike e perparimtare në
vlerësimin ndaj rolit të gruas, e cila edhe pse nuk është afirmuar, pse
nuk hapet rruga, nuk ligjerohet, prapëseprapë merret parasysh nga
ligjëvënësit, çka nënkupton që kjo tendencë ka qënë e fuqishme.
Ndofta
gaboj dhe dëshiroj të jem i gabuar, por historiografia jonë këtë
rrethanë historike nuk e ka vënë në dukje ose nuk i ka kushtuar
vëmëndje. Ka studime
mjaftë të mira etnografike, mbi doket e zakonet popullore, mbi të drejtën
zakonore penale, për Kanunin e Lekë Dukagjinit, etj, etj. Por ato kanë më tepër
karakter PËRSHKRUES, zakonisht të dhënat, që ndriçohen nga studiuesi
kanë sipërfaqen e tyre të dukshme, të dallueshme e cila flet vetë dhe një pjesë
“memece”, e mbështjellë me mjergull, tek e cila duhet depërtuar dhe duhet
zbërthyer. Në të vërtetë e padukshmja është vetë THELBI i ngjarjes,
fenomenit a aktit, për të cilin flitet. Vetëm duke zbuluar e analizuar
thelbin e problemit, mund të nxjerrësh përfundime të sakta historike.

Kështu Kadare është ndofta i pari, që me mprehtësi zbulon përmes folklorit një
të vërtetë të madhe historike: populli nuk është pajtuar me pozitën
poshtëruese të gruas në shoqëri , në thellësi të vetëdijes dhe të shpirtit të tij, ai nuk e pranon këtë pozitë të saj.
Ky fakt, nga studiuesit ose nuk
është vënë re, ose është anashkaluar pa përgjegjësi, duke mbetur kështu robër
në katakombet e kanueve.



Eshtë e pamundur, është jashtë çdo logjike, që një shoqëri e tërë të mendojë në mënyrë STANDARTE, pa një mendim a qëndrim NDRYSHE apo KUNDËR, aq më tepër, kur shtypja në këtë shoqëri ushtrohet e shumëfishtë, e egër, sistematike. Pa dyshim, që ky mendim a qëndrim i kundërt ekzistonte, ai gatuhej dhe ushqehej në shpirtin e popullit. Shikoni këngën magjiplotë të popullit: Asgjëkundi nuk do të gjeni as edhe një grimë nga shtëllungat e pluhurosura të kanuneve. Përkundrazi
ndaj gruas a vashës shqipëtare vargjet e thurura janë brilante, ku
vezullojnë plotë dritë e ngrohtësi yjet e netëve të gjata, që
vashdimisht e vashdimisht trazojnë prushin e zemrave.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-   RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- EmptyFri Jan 16, 2009 6:51 pm

Te falmderit i nderuar respektin dote kem per ti se na ke sjell shkime te mrekullueshme te lumte me respekt zeriatdheut[/u]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 44
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-   RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- EmptyFri Jan 16, 2009 6:56 pm

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT
LIRISË
-3-
Në poezinë popullore gruaja nuk është vetëm femra e
dëshiruar dhe e idealizuar, por në radhë të parë ajo është shoqja e jetës, e
luftës
dhe e përpjekjeve të përbashkëta. Njëkohësisht edhe symbol i sakrificës
sublime
në emër të mbijetesës. Çfarë perle botërore është legjenda e
murimit, që s’është vetëm legjendë, por edhe elegji, hymn, përjetësim i
flijimit të gruas së re, plot thjeshtësi e madhështi njëherësh.



Nuk është aspak rastësi, që figura hyjnore më e përhapur
në mitologjinë shqipëtare nga lashtësia e deri në ditët tona janë ZANAT,
vajza të reja me bukuri të rrallë e fuqi të mbinatyrshme. Ato kanë në dorë dhe
udhëheqin fatin e njeriut, jetën e tij, gjithashtu ato gjykojnë me paanësi
veprimet e tij, i miratojnë ose i ndëshkojnë këto veprime.



Edhe sot e gjithë ditën në veri të vendit mallkojnë:
“Të shitoftë ZANA”
, që është shkurtim i fjalës “të shigjetoftë”.
jug, ku zana quhet shtojzavalle, thonë të njëjtën gje, me shkurt akoma “Të
qëlloftë!”
. Interesant është fakti, që zanat nuk jetojnë në qiell a diku
pranë perëndive, por pranë njeriut, në pyje, afër burimeve të ujit, lumenj,
liqene a përrenj, në shtegkalime e gryka malore, etj. Pra aty, ku është jeta
dhe liria, aspiratat themelore të popullit shqipëtar.



Jo vetëm në legjenda e mite, por edhe në jetën e
përditëshme, njeriu i thjeshtë shqipëtar
e ka çmuar e respektuar “zanën”, që kishte në shtëpi e me të
cilën pati bashkuar jetën dhe fatin. Thame me parë, se sipas Kanunit, gratë nuk
thirreshin në kuvend, ku diskutohen probleme me rendësi për fisin, fashtin a
krahinën. Por në praktikë, kjo kërkesë e Kanunit, shpesh herë nuk përfillej,
sidomos në kuvende më të ngushta, si ato të fisit, por edhe të fshatit, ku
pjesëmarrja e grave, natyrisht e kufizuar, shihej si e natyrëshme. Më rrallë
kjo ndodhte në kuvendet krahinore, por edhe këtu kishte raste, kur thirrej
ndonjë grua me peshë e autoritet në opinion.



Nëse kujtojmë heroizmin dhe sakrificat pa mbarim të gruas
shqipëtare në betejat e parreshtura për liri e pavarësi të atdheut, atëhere
bindemi edhe më tepër, se ai qëndrim NDRYSHE apo i KUNDËRT me kanunin, ajo
frymë demokratike e përparimtare ndaj gruas, ishte përherë e pranishme në
nënshtresat e vetëdijes shoqërore të popullit.
Asnjë grua nuk do të
shikonte as në mulli përkrah një burri, që ajo nuk e do dhe i cili e shtyp
egërsisht, jo më të luftonte përkrah tij në beteja, e të jepte edhe jetën me
gëzimin e një heroi!!



Ka edhe një dialog midis një çifti të moshuar në njërën
nga këngët e vjetra popullore, një dialog i ngrohtë, më një buzagaz të
përmallshëm, thellësisht njërëzor:






“U plake, o mike, u plakë, / Bram i
heq ato mallane!”



“U plake, o mik, dhe tinë, / mbete si
kau më brinjë!”






(Ç’figurë
madhështore artistike!) Ai e quan “mike” dhe ajo po ashtu, i thërret “mik”.
Asgjëkundi nuk ndihet as së largu era e mykut të kanuneve. Kanë kaluar një jetë
të tërë së bashku si shokë e miq të mirë dhe tani, në pleqëri e kundrojnë njëri
tjetrin me dhëmbshuri e dashurin përzier.



Si
përfundim mund të thëmi se në shoqërinë shqipëtare dhe në familjen, si qelizë e
saj, qëndrimi obskurantist i Kanunit ndaj gruas ishte amballazhi kolektiv
dhe individual i PUSHTETIT, ndërsa në brendësi raportet burrë-gura ishin më të
afërta, më të ngrohta, më të drejta… Sidoqoftë, gratë shqipëtare mbeten akoma
yje të mbylluara nga retë e netëve më të gjata kanunore të pushtimit…






2. METEORË NË STUHI. LIRIA DHE
NDERI I ATDHEUT MË TË SHTRENJTA SE JETA



Studiuesi
i famshëm polak Karl Patch, kur flet për ilirët, midis të tjerash,
përmend me admirim gratë japige (fis ilir), të cilat, për të mos rënën të
gjalla në duart e pushtuesve romakë hidhen në humnerë. Si në një rit të lashtë,
ato, të kapura përdore, kërcenin vallen e fundit, duke u hedhur, sipas radhës,
njëra mbas tjetrës në greminë, disa prej të cilave edhe me foshnjë në gji. Nga
muzgu i shekujve të lashtë ky RIT i LIRISË dhe i NDERIT do të përcillet brez mbas brezi. Mbas më se dy mijë
vjetësh, ai do të përsëritet me një përpikmëri të habitëshme nga gratë suliote,
këto heroina, që më të mirë quanin vdekjen sesa të binin të gjalla në duart
e pushtuesve turq.
Epokat zëvendësojnë njëra tjetrën, pushtuesit ndërrohen,
por heroizmi i gruas shqipëtare në zjarrin e luftës për liri mbetet po ai.
Stërmbesat e japigëve dhe mbesa e sulioteve, vajza 17-vjeçare, trimëresha
partizane Ervehe Gorrishti, e mbetur pa fishekë, për të mos rënë e gjallë në
duart e nazistëve gjermanë që e kishin rrethuar, nga shkëmbinjtë e thepisur
hidhet në humnerë. Shpëton mrekullisht nga thonjtë e vdekjes dhe historia, këtë
vajzë me këmbë të drunjta, na përcolli brezave të sotëm si një legjendë të
gjallë.



Shembëlltyra
e heroizmit të gruas shqipëtare nuk është vetëm ajo e vetëmohimit, por ka pamje e fusha nga më të ndryshmet,
njëra më e shkëlqyer se tjetra.



- Mamica Kastrioti, motra e Skëndërbeut tonë
të madh, luftonte krah për krah të vëllait, në ballë të betejës, deri sa bie në
fushën e nderit në një moshë fare të re.



- Miro Tërbaçi, të cilës pushtuesit turq i kanë vrarë të
vëllanë dhe asai i duhet të marrë hakun e tij. Dhe çfarë haku! E veshur si
djalë, ajo vret një pasha turk brenda në çadrën e tij dhe kthehet e gjallë si
komite mbi kalin e saj të bardhë. “kolomba” e
Prosper Merimesë, me gjithë forcën e madhe artistike të shkrimtarit, duket e
zbehtë para Miro Tërbacit tonë, që hyri
në këngë me bukurinë e një legjende.




luftën kundër bandave greke më 1913, burrat e fshatit Dukat
të Vlorës, thyhen keq dhe të dërrmuar shpirtërisht marin rrugën e
kthimit. Por u habitën ata, kur, në të dalë të fshatit, ndeshin me gratë e tyre
të armatosura të cilat i kish mobilizuar dhe u printe trimëresha gjuhëshpatë
Sado Koshena. “Ku shkoni?” pyetën burrat me gjysëm zëri. Dhe Sado Koshena, e
qetë, ua kthen me shpat “Ikni në fshat dhe bëni punët e shtëpisë! S’jeni për
luftë ju! Do të vemi ne në këmbën tuja”. Burrat të turpëruar keq, këthehen
mbrapsht dhe hyjnë në luftë si të tërbuar deri sa kundërshtari mori arratinë.



Ky
shëmbull nuk është sajuar nga fantasia e ndonjërit, por është ngjarje e
vërtete, e transmetuar, e gjallë deri në ditët tona.



Dua
të sjell në këtë shkrim edhe një shëmbull, që nuk ka të bëjë drejtëpërdrejtë me
luftën, por me heroizmin po, një dëshmi e karakterit të jashtëzakonshëm të
gruas shqipëtare, që nuk fal askënd për çështje nderi.




1919, si në shumë fshatra të Jugut të Shqipërisë, edhe ne Kuç të Vlorës, kishin
ardhur familjarisht mjaftë refugjatë grekë, të cilët u mirëpritën dhe u
përkujdesën nga vendasit. Por një ditë ndodh e pabesueshmja. Një djalosh vendas
përdhunon një vajzë refugjate. Fsahti nxin. I bëjnë gjyqin fshatçe dhe e
dënojnë djalin me vdekje. Kur mëson për vendimin, familja e vajzës greke
ndërhyn për t’i falur jetën. Shikimet e të gjithëve drejtohen nga nëna e
djalit, ajo do të thoshtë fjalën e fundit, nëse do të pranohej ose jo falja.
Dhe ajo foli me zërin e thekshëm, para madhështisë se maleve, që e vështronin
hijerëndë dhe ajo vetë duke vështruar malet: “Në se falet im bir, a do
t’i hiqet turpi që bëri? Jo, më mirë i
vdekur, se sa i gjallë e me turp!”. O
nëna shqipëtare! Gjuha është e varfër e çdo fjalë zbehet e squllet para
bukurisë se pakrahasueshme të shpirtit tuaj. Ne, bijtë, nipërit e stërnipërit
tuaj, ju falemi, ju falemi një mijë herë dhe jemi krenarë, shumë krenarë që
jemi pjella juaj!



Ndiej
vërtetë emocione tani që po shkruaj këto rrjeshta, që më burojnë nga thellësia
e zemrës. Sa shumë kam për të thënë për
vajzën, gruan, nënën shqipëtare, se të pambarim janë edhe heroizmat e saj! Por
vetë kemi thënën që në titul, se ky shkrim është një vështirm i shkurtër
historik, i shkurtër…



A e shihni këtë vajzë të re, e bukur si yll, e veshur burrërisht me tirqe
e me dy kobure në brez, që në shtatin e derdhur ka hedhur pushkën e lirisë, që
u bën hije gërshetave të saj të gjata, me qeleshen e hedhur pak mënjanë mbi
vetullën e harkuar? Zanat mitologjike nuk mund të jenë më të arrira, sepse ajo
është vetë zanë, Zhan D’Arka shqipëtare, e lavdishmja dhe e mrekullueshja SHOTE
GALICA
. Mbas rënies në altarin e lirisë të shoqit, heroit Azem Galica,
komandon e vetme pesë mijë malësorë trima, luftëtarë të paepur e të
regjur në beteja kundër masakrave të shovinistëve serbë. Në këtë shëmbull,
kanuni barbar e anadollak, sikur nuk ekziston, kthetrat e tij të pista nuk
arrijnë të prekin askënd. Malësorët vetë e kanë zgjedhur Shotën si prijëse dhe
po vetë i binden me kënaqësi trimërisë e zgjuarsisë së saj. Dhe këtë amazonë të
historisë sonë, ku ajo erdhi në Shqipëri për tu strehuar së bashku me dy
fëmijët e saj, turkoshaku satrap
Ahmet Zogu për t’iu bërë qejfin shovinistëve sërbë, tek të cilët ishtë shitur,
e la në mjerim, deri sa kjo shqiponjë vdiq në moshën 32 vjecare. Nuk mjafton
kjo, por 60 vjet më vonë, pikërisht më 1992, neofashizmi, që mori
pushtetin në Shqipëri, poshtërsisht, njërës prej shkollave te mesme të Krujës,
i hëq emrin e Shote Galicës, me të cilën pushteti popullor pati
përjetësuar, si edhe në rastë të tjera, lavdinë e saj. Neofashistët dhe
pushtuesit e sotëm harrojnë që përpara se të mbishkruhej në tabelat e shkollave
rrugëve a shesheve, emrat e heroinave janë gëdhendur në zemrën e madhe të
popullit, prej ku askush nuk mund t’i shkulë.



… Përjetësisht aty, në zemrën fisnikë
të një populli të pavdekshëm dhe të pamposhtur, lufta me armë në dorë dhe
heroizmi në fushën e betejes, janë ndofta më të lehta se sa beteja tejet e
komplikuar për emancipimin e shoqërisë. Liria nuk vjen vetëm nëpërmjet grykës
se pushkës, pa ndriçuar më parë mëndjen dhe vetëdijen e njerëzve. Bile, e
gjithë historia botërore, si edhe e jona, dëshmon se janë idetë përparimtare
ato që iu paraprijnë lëvizjeve popullore për çlirim kombëtar e shoqëror.



Sa
të vështirë e kanë misionin e tyre përçuesit e dritës njerëzore!



Luftërat
e përgjakshme për liri e pavarësi, vecanërisht nën pushtimin turk, populli ynë
kurrë nuk i ndan nga lufta për gjuhën shqipe, për arsimin dhe kulturën
kombëtare. E mallkuar dhe e “çkishëruar” nga shovinizmi i “megali-idhesë” greke
dhe e ndaluar rreptësisht nga pushtuesit turq, gjuha e lasthë shqipe,
trashëgimtarja e vetme sot e pellazgjishtes “hyjnore”, është në mos e vetmja, të paktën ndër gjuhët
e rralla në botë, që ka dëshmorët e vet, si kurorë e pavdeksisë dhe krenarisë
së saj. Për fatin e keq të popullit grek dhe të popullit shqipëtar, dy popuj
miq, me lë lashtët e Europës, që kurrë, kurrë nuk ia drejtuan armët
njëritjetrit, më të egër se sa vetë pushtuesit turq, kundër Gjuhës Shqipe, janë
treguar ithtarët e “Megali-idhesë” greke. Plumi, thika apo helmi i tyre vranë
pabesisht mësues të ndritur dhe atdhetarë të shquar si Petro Nini Luarasi,
Babë Dudë Karbunara, Dhaskal Todhri, Papa Kristo Negovani, etj, etj.



E
në këto kushte te vështira, dy herë më të vështira për femrën shqipëtare, ndrin
shembulli i Parashqevi Qiriazit,me motren e vete, dy motra nga një derë e
shquar atdhetare, pishtarë të dritës së lirisë e të arsimit shqip. Guximi dhe
vendosmëria e tyre, që nuk u përkulën nga përndjekjet dhe kërcënimet ndaj
jetës, mendimi i qartë dhe kurajua e admirueshme për të përballuar e triumfuar
jo vetëm mbi armiqtë e hapur të atdheut dhe të gjuhës sonë, por edhe mbi
mentalitetin prapanik e reaksionar të kohës, si edhe gatishmëria për të
sakrifikuar edhe jetën, të gjitha këto a nuk janë vlerat ideore, morale,
shoqërore e shpirtërore, të heroinave, që pa dashjen e tyre, lavdia i merr në
gjirin e vet? Në fund shekullin e nëntëmbëdhjetë, motrat Qiriazi ishin
dallandyshet që paralajmëronin ditë e ngrohtësi për atdheun dhe popullin e
robëruar. Shembulli i tyre hyri pa trokitur në zemrat e vajzave e të grave
shqipëtare, duke ndriçuar fort ëndrrën shekullor, që priste agimin e një epoke
të re. Shkekulli i XX-të erdhi në Shqipëri, duke mbajtur në njërën dorë “A,B,C”
e dritës dhe në tjetrën pushkën e lirisë. Shoqëritë e hapura atdhetare dhe
komitetet e fshehta politike që vepronin paralel dhe në bashkëpunim. Në të
gjithë vendin marrin hov çetat e armatosura të lirisë.



1908
mbahet Kongresi i Manastirit i cili, veç të tjerash, vendos ALFABETIN e
njësuar të gjuhës shqipe. Më 1910, 1911 dhe 1912 në Shqipërinë veriore e
verilindore (Kosova e Sotme) plasin radhazi tri kryengritje të fuqishme
popullore, që i paraprinë shpalljës së MËVEHTËSISË
së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.



Shteti
i ri Shqiptar përjeton situate tmerrësisht të vështira. Pat filluar lufta
ballkanike më 1913 fuqitë e mëdha e copëtojnë pa mëshirë gjysëm për gjysëm
Shqipërinë, reaksioni i brëndshëm tradhëtar shkakton turbullira. Në këto caste
dramatike shfaqet një fenomen i ri, i panjohur më parë. Kryengritja fshatare e
Shqipërisë së mesme, me në krye Haxhi Qamilin ka brendi e karakter klasor. Ajo
drejtohet kundër bejlerëve feudalë vendas, tradhëtare dhe vegla të pushtuesve.
Më 1914 plasi lufta e I-rë botërore. Ushtritë
ndërluftuese dyndën në Shqipëri, një pjesë e të cilave nuk largohen as mbas
mbarimit të saj. Në Janar 1920, gjëndja paraqitej e tillë: në afërsi të Kukësit
e të Dibrës ushtritë serbe, në rrethanat e Shkodrës ushtritë malazeze, të gjithë bregdetin shqiptar nga Shëngjini e
deri në Sarandë e zotëron ushtria italiane, në Korçë janë trupat franceze,
ndërsa në jug të Gjirokastrës veprojnë bandat greke. E gjithë Shqipëria figuron
e pushtuar. Në Janar 1920 atdhetarët thërrasin Kongresin e Lushnjës dhe
vendosin çlirimin e Shqipërisë, fornt kryesor, me të drejtë përcaktohet ai
kundër imperializmit Italian. Më 5 qershor 1920 fillon lufta antiimperialiste
kundër pushtuesve italianë, që njihet në histori si “Lufta e Vlorës”, e cila
kurorëzohet me sukses. Po kështu edhe në frontet e tjera pushtuesit debohen
jashtë kufijve të 1913. Gruaja shqipëtare, si përherë, luan një rol aktiv në
këto ngjarje, ku raste më të spikatura si Shote Galica apo Sado Koshena, ne i
kemi përshkruar më lartë.



Mbas këtyre zhvillimeve historike, në Shqipëri merr hov
lëvizja demokratike, e cila bëhet përcaktuese në klimën politike të vendit.
Ndihet influenca e ideve të Revolucionit të Madh
socialist të TETORIT në Rusi. Sidomos
atdhetarët shqipëtarë i janë mirënjohës qeverisë sovjetike dhe vetë Leninit,
për denoncimin e Traktatit të fshehtë të Londrës. Mihal Grameno shkruan në
gazetën e tij: “Ranë e do të bien tgë gjithë ata që i kundërshtojnë xhaxha
Leninit” B
ajram curri nga malet e Dragobisë, i shkruan letër “hazretit
Lenin”
ndërsa Avni rustemi detyron parlamentin gjysëm feudal shqiptar të
mbajë pese minuta zi për vdekjen e Leninit. Është i vetmi parlament në Europë,
ndofta dhe në botë, që bën një gjë të tillë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 44
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-   RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- EmptyFri Jan 16, 2009 6:58 pm

 
RRUGA E MUNDIMSHME DREJT
LIRISË
-4- Në qershor 1924 shpërthen revolucioni demokratik. Detonator
i tij bëhet vrasja tradhëtisht nga mercenarë te paguar të A. Zogut, e njërës
prej figurave më popullore të kohës, revolucionarit dhe demokratit të shquar Avni
Rustemi.
Qeveria “me doreza të bardha” e Fan Nolit, që doli nga revolucioni
i qershorit, premtimet e bera për refoma, i la në letër. Veçanërisht ajo nuk
zbaton refomën agrare, për të cilën ishte aq e interesuar masa e gjërë e
fshatarësisë, e cila në atë përiudhë përbënte rreth 90% të popullsisë së
vendit. Në këtë mënyrë, ajo humbet mbështetjen popllore të fillimit. Në dhjetor
1924, me mbështetjen suhtarake e financiare të Serbisë, si edhe me trupa të
gjeneralit carist Urangel, A. Zogu hyn në Tiranë, pa rezistencë serioze dhe
merr pushtetin. Në janar 1925 ky feudal i dhunshëm njihet zyrtarisht nga SHBA,
të cilat ia kishin fefuzuar këtë njohje
qeverisë vërtet demokratike të Fan Nolit. Gjëja e parë, për të cilën “u
kujdes”, ky kriminel ishte zhdukja e kundërshtarëve të vet politikë.
Vriten njëri mbas tjetrit “Heronjtë e Popullit” Luigj Gurakuqi
Bari të Italisë, Bajram curri në malet e Dragobisë, Hasan Prishtina
në Selanik të Greqisë, siç do të vritet mbas kryengritjes se Fierit, një tjeter
“Hero i Popullit”, Riza Cerova.



Në Shqipëri vendoset despotizmi feudal.


Por aspirata demokratike e popullit nuk shuhet,
përkundrazi përforcohet e merr vrull më shumë. Në fillim të viteve 30-të, lind
një brez i ri letrarësh, poetë e prozatorë, me tendenca të theksuara
përparimtare, të cilëve iu paraprin poeti ynë i shquar revolucionar, Migjeni.
Në Korçë, në Shkodër, në Tiranë formohen grupet komuniste , qe perfaqësojnë
menidmin më të avancuar shoqëror të kohës. Në këtë atmosferë shprese, ku lufta
dhe organizimi konkret shtrohen në rendin e ditës, vajzat dhe gratë shqipëtare,
si kurdoherë, janë të gatshme të rreshtohen në frontin përparimtar. Njëra nga
ato është Qeriba Derri, e cila duket sikur ka lindur enkas për revolucionin.
Mjeshtre e ilegalitetit, ajo bëhet ndërlidhëse dhe militante e shquar e
KONARE-s (Komiteti Nacional Revolucionar, i krijuar më 1925, me qëndër
fillimisht në Zvicër e më pas në Francë), me revolucionarët, që vepronin Brenda
vendit. Materialet propagandistike, që ajo sillte nga jashte vendit, shkonin
kudo, ndaj edhe spiunët e Zogut e kërkojnë kudo. Por si mund ta zbulojnë larot
këtë shqiponjë, që folenë e kish në zemër të popullit? Dhe kur populli rrëmbeu
armët kundër pushtuesve italo-gjermanë, Qeriba Derri nuk gjendej në Francë, por
pikërisht në ballë të kësaj lufte, deri sa më në fund, ajo zbulohet e kapet nga
Gestapo. Mbas torturash çjerëzore, të cilave iu bën ballë me heroizëm, ajo
pushkatohet, për të mbetur përjetësisht një yll i pashuar për liri.



I një natyre tjetër është heroizmi i Tefta Tashko Koços,
“Heroizëm”? – mund te hidhet përpjetë ndokush. “E çfarë bëri ajo, përveçe
këndoi?”. Shumë të talentuarën Tefta Tashko Koço e priste një karrierë e
shkëlqyer artistike. Zëri i saj magjik kishte befasuar skenat operistike të
Parisit e të Milanos. Por ajo ishte gatuar prej brumi shqipëtar dhe kërkonte
magjen e vet, ku u lind e u formua si atdhetare. Me vetëdije të plotë nuk
joshet nga skenat madhështore europiane, as karriera e artë, që do ta mbulone
me famë e pasuri. Përpara kishte një mision më të madh se vetëveshja: t’i
shërbente atdheut dhe popullit të vet, mision të cilin Tefta e përqafon me
gëzim e vendosmëri. Në Shqipëri gjen shoqet e saj të profesionit dhe të
idealit, këngëtaren e talendtuar Maria Kraja, që edhe pse mbaroi konservatorin
e Vjenës, si edhe Tefta, vendos të qëndrojë në Shqipëri, ashtu siç vepron edhe
pianistja e mrekullueshme Lola Gjoka. Së bashku formojnë një “trio” të
paarritëshme.



Nuk
i tremb as varfëria materriale e vendit, as fanatizmi i opinionit, as edhe
obskurantizmi mesjetar i pushtetit. Me një qerre, që i kërcasin rrotat dhe ku
ato kanë ngarkuar një piano të vjetër e të çakorduar, që mezi e kishin gjetur,
ato i bien pash më pash Shqipërisë, përmes baltës apo grykave, nëpër qytet dhe
qëndrat krahinore të vendit. Tingujt e zerave të tyre melodiozë përcjellin tek
njërëzit e thjeshtë ngrohtësi e dritë, mirësi e dashuri njërëzore, guxim dhe
shpresë, që vendosmëri e solidaritet për qëndresë. Koncertet e tyre shpesh
shndërrohen në manifestime të vërteta politike e shoqërore. Qeveria
“mbretërore” trembet dhe nxjerr pengesa, sajon vjega të njëpasnjëshme për të
mos lejuarë kondertet, kërcënon. Por është vonë, çdo gjë është ë kotë. Artistet
e reja trimëresha tashmë kanë fituar respektin dhe mbështetjen, jo vetëm të
njerëzve përparimtarë e artdashës, por të të gjithë njërëzve të thjeshtë, të
mbarë popullit.Tashmë ato e ndiejnë qartë, se arti i tyre është pjesë organike
e aspiratës popullore për liri e drejtësi shoqërore, përparim e demokraci të
vërtetë. Më saktë akoma, Tefta Tashko dhe shoqet e saj u bënë zëdhënëset
shpirtërore të kësaj aspirate. Me kurajon dhe përkushtimin e tyre fisnik, këto
artiste të mëdha triumfuan si ndaj një administratë anadollakë injorant, e
reaksionare, ashtu edhe ndaj mentalitetit prapanik, të mykur kanunor, i cili
nxiste armiqësi e obskurantizëm ndaj dritës emancipuese të artisteve të reja.
Duke u ngritur mbi kohën, në të cilën jetonin në emër të një të ardhmeje te
bukur, për të cilën luftonin me besim e guxim të rrallë, ato, në të vërtetë, pa
e ditur as vetë, kishin hyrë në universin e heronjve.



Nen
sundimin anadollak të A. Zogut, shtypja e gruas mbeti po ajo qe
përcaktonte kanuni shekullor, po ashtu gjakmarrja, injoranca, prapambetja e
tmerrshme ekonomike e shoqërore. Dukej sikur vetë koha kishte ngrirë, dhe sikur
të ndihej nevoja e shakave të shekullit, Zogu bën një gjest grotesk. Dekreton
“heqjen e ferexhesë për gratë myslimane, gjë që shkakton ilaritet, si tek
kundërshtarët, ashtu edhe tek pasuesit e tij. Mendjetrashësi apo hipokrizi e
gjallë? Edhe njëra edhe tjetra. Emancipimi i gruas dhe i të gjithë shoqërisë nuk bëhet me
“Dekrete” por me zhvillim e përparim të gjithëanshëm ekonomik, politik,
shoqëror, kulturor etj, etj.



Ne vitin 1936 botohet romani “… Sikur të isha djalë” i
shkrimtarit përparimtar dibran Haki Stërmilli. Heroina e romanit, Dila, është
një vajzë e re, fatkeqe sepse është vajzë e pambrojtur ndaj paracaktimit të
fatit të saj nga kanuni mizor. Romani bën jehonë për idetë përparimtare, që
përcjell dhe sidomos për problemin, që shtron, problem i cili kërkon një
zgjidhje shoqërore. Autori merr urime e përgëzime të shumta, nga të gjitha shtresat
shoqërore. E midis tyre i shkruan edhe një vajzë e re 16 vjeçare, me një
dëshirë të zjarrëtë dhe me një mendim të qarëtë: “… Vetë ne vajzat do të
luftojmë për ta ndryshuar fatin tonë… Nënshkruar Flaka”. Ishtë një mendim
NDRYSHE, një vijë e re, një orientim dhe premtim ndaj shoqërisë, në kërkim të
një realiteti të ri. Jo viktima, jo qyqe, që vajtojnë fatin e tyre,por
luftëtarë të paepura për një BOTË TË
RE, e cila do të çlironte të gjithë shoqërinë, pra edhe gruan shqipëtare. Në
ato
çaste shkrimtari nuk mund ta merrte me mend, se kush ishte “Flaka” por nuk
kaluan veçse pak vite, kur ai vetë si dhe “Flaka” do të përfshihen në zjarrin e
LAN
Ç.“Flaka” ishte e bukur si hëna,ajo
ishte Nexhmije Xhuglini (HOXHA) që ndër të parat vajza shqipëtare kishte
rrëmbyer armët e luftës për liri, për të realizuar premtimin e BOTËS SË RE, në
emër të Dilës dhe të mijëra e mijëra vajzave e grave të shtypura, që lëngonin
në këtë botë të vjetër e të kalbur, së cilës i ka ardhur fundi i pashmangshëm.



Vazhdimisht në këtë material kemi theksuar, se gruaja
shqipëtare, nëpër shekuj ka qënë e shtypur dhe e papërfillur në shoqëri.
Dhe ky është një realitet historik i padiskutueshëm. Por
nga ana tjeter kemi vënë në dukje edhe heroizmin e saj të pabesueshëm në
situate kritike për atdheun dhe popullin. Si është e mundur, që nga humbëtirat e shtypjes, gruaja shqipëtare
të ngrihet si shqiponjë në lartësinë e heroizmit? Si spjegohet një dukuri e
tillë, me kundërshti në vetehte? Pa u zgjatur dhe pa e ndërlikuar përgjigjen,
mendoj se dy janë arsyet kryesore të kësaj dukurie.



- Së pari: është
fakt i njohur, që shtypja pjell urrejtjen dhe fakëton guximin. Sa më e egër të
jetë e para, aq më e fuqishme zhvillohen të dytat. Edhe gruaja shqipëtare, duke
qënë shoqërisht më e shtypura, është gjithashtu soqërisht më e guximshme dhe më
e gatshme për sakrifica. I keni vënë re vullkanët? Edhe llava e tij ndodhet nën
trysni, por kur shpërthen…” i ngjan furisë së gruas shqipëtare!!! (edhe kur bën
shaka, je pranë së vërtetës).



- Së dyti, gruaja shqipëtare ka qënë thellësisht e bindur
dhe kurrë nuk e humbi shpresën se liria e atdheut do të sillte natyrshëm edhe
lirinë e saj shoqërore dhe individuale. Zemra e saj e madhe e ndiente dhe
mendja e saj e ndritur e kuptonte, se shkaqet për gjëndjen e saj shkonin përtej qëndrimeve vetjake te burrit.
Ajo nuk bënte fajtor të shoqin, i cili ndofta pa dashje, po aq viktimë sa edhe
ajo, e paragjykimeve prapanike e konservatore. Gruaja shqipëtare e ndiente, se
do të ishtë e lirë, kur edhe vetë shoqëria të ish e lirë. “kështu bëjnë të
gjithë” e justifikonte ajo shpesh të shoqin, të cilin e donte dhe e
respektonte, sepse me atë ndante në jetë gëzimet e pakta dhe vuajtjet e shumta.
Nëqoftëse nuk do të ndërtonte këtë linjë shpirtërore mirëkuptmi jo vetëm me të
shoqin, por edhe në një kuadër më të gjerë shoqëror, linjë, të cilën ajo duke u
ngirut me madhështi mbi dhimbjen vetjake, e ushqente pandërprerë me jetën dhe
bëmat e saj, gruaja shqiptare nuk do të ishte ajo shqiponjë e guximshme dhe
heroike, që bëri historinë, por shumë-shumë një pulë zverkrrjepur, që klloçit
në furrikun e saj. Jo! Në miliarada ide të botës së saj të madhërishme
ishte rrënjosur thellë idea, se jeta nuk vlente asgjë përballë LIRISË dhe
NDERIT të atdheut, se ato ishin më të rëndësishme nga fati i saj vetjak dhe
nëse në vend triumfonte liria e vërtetë, do të vinte, i sigurtë dhe i garantuar
edhe çlirimi i saj shoqëror.



Ndaj sa herë e thërriste liria dhe nderi i atdheut,
gruaja shqipëtare çante retë që mbulonin dhe shpërthente si meteori në stuhi.


Vazhdon








Mariglen


Athine
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mariglen Gjoka
Fillestar/e
Fillestar/e
Mariglen Gjoka


Male
Numri i postimeve : 46
Age : 44
Vendi : Athine (Greqi)
Registration date : 14/01/2009

RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-   RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- EmptyFri Jan 16, 2009 7:05 pm

PERSHENDETJE!
Te dashur bashkatdhetare numerat qe jane vendosur ne menyre te tille:-1- -2- -3- -4- eshte shkrimi i ndare pjese pejs nuk behesh dote ndryshe.
Faleminderit!
Marigleni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- Empty
MesazhTitulli: Re: RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-   RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1- Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
RRUGA E MUNDIMSHME DREJT LIRISË -1-
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Drejt Shtgjeve te Lirise
» ALBIN KURTI - PROMETEU I LIRISE, DREJT VETEVENDOSJES
» Kongresi i Manastirit - rruga drejt bashkimit kombëtar
» Rruga drejt: Protesta për ndryshimin e Kushtetutës -Shikon
» RRUGA E RAMIZ ALISË DREJT PUSHTETIT::: SI HIPI NË KRYE TË PI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: