Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ...

Shko poshtë 
AutoriMesazh
murturi
Ushtarak
Ushtarak
murturi


Male
Numri i postimeve : 517
Age : 48
Vendi : Bruksel
Registration date : 19/04/2008

Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ... Empty
MesazhTitulli: Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ...   Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ... EmptySat Jan 31, 2009 6:42 pm


Lirim Jakupi pranon të gjykohet nga kosovarët14 Nëntor, 2008
Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ... Ndarja_nenlajmet
Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ... 13x13bardh
Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ... Lirim_jakupiLirim Jakupi (1979), njëri nga shtatë të arratisurit nga Burgu i Dubravës, në një komunikim me telefon ka shprehur mllefin e tij për përzierjen e emrit të tij dhe të katër të arratisurve të tjerë me emrat e Burim Bashës dhe Faton Hajrizit. Vetë Jakupi është paraqitur në telefonin e redaksisë sonë dhe nëpërmjet tij ka dhënë një intervistë të shkurtër.
“Jam Lirim Jakupi dhe flas në emër të dëshmorëve që kanë rënë heroikisht në Brodec”, fillon rrëfimin e tij Jakupi. Dua ta publikoj në të përditshmen “ Kosova Sot” faktin se personat e arrestuar Burim Basha dhe Faton Hajrizi më vjen keq që i përkasin kombit tim dhe ata aspak nuk kanë të bëjnë me arratisjen e tjerëve. Jakupi e ka quajtur rastësi faktin se Basha dhe Hajrizi janë arratisur së bashku me të. “Ne jemi arratisur bashkë me ta, por ajo ka qenë një rastësi dhe dihet që rasti është mbret i botës. Burim Basha dhe Faton Hajrizi duhet ta ndiejnë veten të turpëruar që i përkasin kombit tim e jo të jenë në bashkëpunim me ne”, është shprehur ai.
Nuk i beson drejtësisë së politizuar
Gjithashtu Jakupi e ka hedhur poshtë edhe aktakuzën e Prokurorisë së Pejës, e cila për futjen e revoles në brendësi të Burgut të Dubravës e akuzon Faton Hajrizin dhe disa persona të tjerë. “Kjo nuk është e vërtetë. Faton Hajrizi është një njeri psikopat, ndërsa revolen në burg e ka siguruar Xhavit Morina”, rrëfen Jakupi. Ai tutje shton se krejt rastësisht Burimi dhe Fatoni i janë bashkuar grupit të tij dhe se ata, pasi që kanë dalë nga burgu, nuk e kanë vazhduar rrugën së bashku. “Nuk është e vërtetë që ata e kanë vazhduar rrugën së bashku me ne. Ata e kanë pasur drejtimin tjetër, ndërsa ne ditën e nesërmen kemi vazhduar për në Maqedoni”, theksoi Jakupi. Ndër ato që e kanë shtyrë Lirim Jakupin që të arratisej nga Burgu i Dubravës është edhe drejtësia, siç e quan ai, e politizuar e UNMIK-ut. “Unë kam qenë i dënuar për rrëmbim në një proces me dëshmitarë të Vranjës dhe jam i dënuar nga ana e gjyqtarëve të UNMIK-ut për luftën në Luginën e Preshevës”, rrëfen Jakupi. Ai tutje ka thënë se në sistemin e UNMIK-ut nuk ke të drejtë ankese.” UNMIK-u – UNMIK-un nuk e gjykon”, ka thënë shkurt Jakupi. Këto gjykata, sipas Jakupit, janë të politizuara dhe ato e kanë bërë që më të mos besojë në drejtësi. Sipas Jakupit, ai dhe shokët e tij janë arratisur nga Burgu i Dubravës për shkak se janë gjykuar nga një drejtësi e politizuar.
Jakupi, i cili për momentin thotë se ndodhet në një vend të Evropës, pranon se do të ishte dorëzuar tek organet e ndjekjes vetëm atëherë kur do ta gjykonte një trup gjykues me gjyqtarë shqiptarë. “Do të pranoja të gjykohesha nga një trup gjyqtarësh vendas. I besoj drejtësisë, por jo në drejtësinë e politizuar të këtyre”, është shprehur Jakupi.

Xhavitin e vrau Shërbimi sekret maqedonas
Ajo çfarë ka dashur të flasë më tutje Jakupi ka qenë edhe vrasja e shokut të tij, Xhavit Morinës, i cili është vrarë në një operacion të policisë maqedonase në fshatin Brodec të Maqedonisë.
Sipas Jakupit, Xhavit Morina nuk ka pasur të bëjë aspak me Burim Bashën dhe Faton Hajrizin. Atë e ka cekur edhe ai gjatë kohës kur ka qenë gjallë. “Xhavit Morina është vrarë nga Shërbimi sekret maqedonas, i ndihmuar edhe nga ana e shqiptarëve”, thotë Jakupi. Ai tutje ka shtuar se Xhavit Morina ka shkuar në Maqedoni për ta kryer një operacion të caktuar kundër forcave maqedonase dhe është vrarë nga pjesëtarë të Shërbimit sekret maqedonas. Sipas tij, arsyeja pse Morina kishte shkuar në Maqedoni ishte fakti se lufta në Maqedoni është bërë për t’i bashkuar trojet shqiptare dhe jo për t’i lënë ato kështu siç kanë mbetur. Jakupi akuzon Shërbimin sekret maqedonas për vrasjen e Morinës dhe shton se në vrasjen e tij kanë qenë të përfshirë edhe disa shqiptarë të Maqedonisë.
“Mjerisht në vrasjen e tij janë edhe dy shqiptarë, njëri nga Haraqina dhe tjetri nga Tetova”, është shprehur Jakupi, duke shtuar se për momentin ai nuk i përket asnjë grupi ilegal.
K.GASHI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.fbdk.eu
 
Lirim jakupi pranon te gjykohet nga gjyqi Kosovarè e jo ...
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lirim Jakupi arrestohet :S
» PSE ZOTI S'NA PRANON LUTJET ?
» Mel Gibson pranon Islamin ?
» Kinematografia Kosovare!
» MASAR MURTEZAI - BARD I GAZETARISË KOSOVARE

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: