Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumiForumi  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  IdentifikohuIdentifikohu  
Share | 
 

 NGA FOLKLORI YNĖ MUZIKOR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P


Numri i postimeve: 8740
Registration date: 23/08/2007

MesazhTitulli: NGA FOLKLORI YNĖ MUZIKOR   Wed Feb 04, 2009 8:04 pm

Nga folklori ynė:



KUR KĖNDOHET SHQIP DHE PA LOGJIKĖ



“Ka njeri qė tanė jetėn e vet shqip kėndon .

Por , me ba e me e pyet se ēka je kah kėndon ?

Ai , kurrė nuk di qė ta shpjegon !”

Ka thėnė: Riza Bllaca, rapsod popullor



Kėsaj thėnie tė rapsodit tė madh kosovar – Riza Bllacės, po ia shtojmė edhe njė thėnie popullore e cila iu dedikohet njerėzve tė pa dijshėm :



“I pa dijshmi , as nuk lexon, as nuk pyet, as nuk dėgjon !”



E filluam kėshtu , me kėto dy proverba tė cilat lidhen drejtpėrsėdrejti me temėn qė do ta trajtojmė nė kėtė studim tė folklorit tonė muzikor , e qė jo rastėsisht e titulluam:”Kur kėndohet shqip dhe pa logjikė”!

Sot, mė shumė se kurrė mė parė , kemi me bollėk rapsodė popullor , kėngėtarė e kėngėtare popullore, grupe, ansamble e orkestrina popullore, qė pa dyshim janė begatia e folklorit tonė muzikor tradicional.

Por, nė kohėn kur mė nuk mund tė flitet pėr analfabetizmin , nė kohėn kur vendi ynė ka me dhjetėra universitete , nė kohėn kur nuk kemi censurė ideologjike dhe kemi literaturė e libra gjithė fare, gazeta sa tė duash, mediume elektronike publike sa tė duash - tė del dikush dhe ta prezantojė kėngėn tonė popullore para publikut, duke e kėnduar atė pa kurrfarė logjike, duke ia shėmtuar gjymtyrėt dhe duke e stėrkequr deri nė pakuptimėsi, kjo ėshtė mė se brengosėse dhe absurde pėr folklorin tonė tradicional muzikor!

Stėrkeqjet dhe kėndimet e palogjikshme tė kėngėve tona tradicionale , sjellin tek publiku dhe adhuruesit e kėngės dy tė kėqija:

1. Gjeneratat e vjetra , tė cilat janė rritur me konsumimin e atyre kėngėve, do tė bėhen nervoze gjatė dėgjimit tė atyre kėngėve, kur dėgjojnė se kėndohen mbrapsht si me tekste, ashtu edhe me meloditė dhe ritmet e tyre!

2. Gjeneratat e reja , tė cilat e konsumojnė muzikėn dhe kėngėn tradicionale dhe ėndėrrojnė qė njė ditė edhe ata tė bėhen pjesė e estradės sonė , do tė pėsojnė dėme tė mėdha , duke i dėgjuar dhe mėsuar kėngėt nga mė tė vjetrit , tė kėnduara gabimisht dhe pa kurrfarė logjike tekstuale!

Shembuj tė kėndimit tė palogjikshėm nė praktikėn e interpretove tė kėngės tradicionale popullore , fatkeqėsisht , kemi me bollėk ! Por , kėsaj radhe do t’ i marrim vetėm disa prej tyre , me tė cilat mė ka rėnė tė pėrballem gjatė tėrė jetės sime!

Po e marrim shembull njėrėn nga kėngėt mė tė bukura qė i kėndohet Ali Pashė Tepelenės , titullin e sė cilės e hasim nė dy versione :”Dyzet e katėr pashallarė” dhe “Njizet e katėr pashallarė”?! Lidhur me kėtė titull konfuz, as sot e kėsaj dite nuk doli njeri qė ta sqaroi se cili prej tyre ėshtė titulli i vėrtetė?!

Kėtė kėngė tė bukur qė kėndohet gjithandej trojeve etnike shqiptare, madje kjo kėndohet me dy versione melodish: versioni qytetar dhe versioni rural. Pra, kėndohet me shoqėrim tė orkestrinave popullore me instrumente tė fabrikuara dhe me instrumente popullore burimore nga ana e rapsodėve popullorė.

Dėmi dhe deformimi mė i madh qė i bėhet kėsaj kėnge, ka tė bėjė me vargun e saj qė i dedikohet bashkėshortes sė Ali Pashė Tepelenės – Vasilijes , e cila ka qenė greke.

Ndonėse , shumica prej rapsodėve popullor tė cilėt e kėndojnė kėtė kėngė, nuk e dinė realitetin historik e as emrin e vėrtetė tė gruas sė Ali Pashės, ata e dėmtojnė emrin e Vasilijes, dhe nė vargun e kėngės:



“Ē’ ki Vasile, qi po kjanė,

Se na e kemi t’ fortė Kalanė?!”



Shumica prej tyre e kėndojnė kėtė varg:”Ē’ ki Fazile , qi po kjanė”, ose “Ē’ ki Fazli, ti qi po kjanė”, ose “Ē’ ki Vasilko, qi po kjanė?!”

Pra, nė kėtė kėngė kaq tė bukur historike, prej njė personazhi tė vėrtetė, na paraqiten disa personazhe tė imagjinuara sipas qejfit tė disa rapsodėve tė papėrgjegjshėm.

Tek kėnga popullore gjakovare, me titull:”Tė shtunėn kah iqindija”, ėshtė njė strofė e saj qė thotė kėshtu:



“More, trim i mirė qaj Haxhi Bajrami,

More, sa me t’ shpejtė e zuni xhaminė!

More, e rrehė topi , e rrehė havani –

Ispatė pe banė, ai, trimeninė!”



Edhe kjo kėngė e bukur historike kėndohet me instrumente tė fabrikuara dhe me ato tė punuara nga dora e mjeshtrit popullor shqiptar. Por, e keqja vjen nga ana e disa rapsodėve tė pa informuar dhe tė palogjikshėm, tė cilėt nuk dinė qė ta dallojnė nocionin “xhami”, prej asaj “xhemi”?! Kėshtu qė shumica prej tyre e kėndojnė kėtė varg tė kėngės:”Sa me t’ shpejt e zuni xheminė”!

Pra, rapsodėt e kėtillė, nuk janė nė gjendje qė ta dallojnė se ēka ėshtė xhamia e ēka ėshtė xhemia?!

Pra, xhemia ėshtė njė barkė e vogėl deti, kurse xhamia ėshtė faltore publike e besimtarėve myslimanė .

Po nė tė njėjtėn kėngė , nė njė strofė thuhet:



“ More, disa toskė e disa gegė ,

More, shkuen e u mbyllėn n’ at bullat:

More, kush tė donė shqiptar me dekė –

Le t’ luftojnė me turkoshak !”



Interpretuesit e kėndimit tė palogjikshėm, edhe kėtė strofė e sakatojnė , duke e kėnduar gabimisht kėshtu:



“More, gjysa toskė e gjysa gegė ,

More, shkuen e u mbyllėn n’ at bullak:

More, kush tė dojnė mysliman me dekė –

Le t’ luftojnė me turkishak!”



Njė kėngė tjetėr, qė titullohet :”More Rrustė, o , i biri i Hysenit”, nė mes tjerash, ėshtė njė strofė ku thotė:



“Unė tė thirra para akshamit,

Ti mė erdhe mbas akshamit!

Nja tre plumba nė shtat t’ i lash –

Qeky asht pazari i gajtanit !”



Ata qė kėndojnė shqip e pa logjikė, kėtė strofė e deformojnė deri nė atė shkallė, sa prej zhanrit tė kėngės historike e qesin nė taborin e kėngėve tė dylberėve, duke e deformuar vargun e tretė tė kėsaj strofe kėshtu:”Dy – tre plumba nėr shtrat t’ i lash”, ose “Dy- tre plumba nė shtrat t’ i lash”?!...

Me kėtė deformim tekstual, kėngėtarėt e tillė aq shumė e mjegullojnė mendjen e dėgjuesit, sa nuk dihet se a ėshtė kjo kėngė lufte, apo kėngė seksi dhe nuk dihet vendi se ku ėshtė zhvilluar kjo luftė: nė natyrė, apo nė shtrat?!...

Nė ciklin e kėngėve tė nizamėve, kur djemtė shqiptarė janė mobilizuar me dhunė dhe janė dėrguar pėr tė luftuar deri nė Jemen, ku kanė shėrbyer nga 12 vjet dhe rrallė ndonjėri prej tyre, mund tė jetė kthyer i gjallė nė shtėpi, pa dyshim se njėra prej perlave mė tė bukura tė kėtyre kėngėve, ėshtė ajo me titull:”Shkojnė vaporat rrethit detit”, kėngė kjo qė kėndohet e dėgjohet me dhembje kudo nė familjet shqiptare edhe sot e kėsaj dite.

Rapsodėt dhe interpretuesit e palogjikshėm, jo qė ia kanė bastarduar melodinė kėsaj kėnge deri nė shkallė tė fundit, por tė tillėt , ia kanė shėmtuar edhe tekstin aq sa nganjėherė ia kanė humbur edhe kuptimin logjik tė kėngės!

Qė nga vargu i parė i kėsaj kėnge , qė fillon me: “Shkojnė vaporat , moj nane, rrethit t’ detit”, na paraqiten deformimet, nga se shumica e interpretuesve tė saj, do ta kėndojnė me :”Shkojnė pampurat , moj nane, rrethit detit”?!

Interpretuesit e tillė, qė nė start e hutojnė dėgjuesin, nga se tani nuk dihet a bėhet fjalė pėr vaporat, apo pėr pampurat?! Do tė thotė se kėngėtarėt e tillė popullorė, as se si nuk e kanė tė qartė se ēka ėshtė vapori e ēka ėshtė pampuri?!

Dihet se vapori ėshtė anije e madhe detare, kurse pampuri nė gjuhėn turke, do tė thotė: treni. Djemtė shqiptarė tė mobilizuar nga Perandoria Osmane, kanė shkuar nė Jemen me anė tė anijeve detare, e jo me anė tė trenave tokėsor!

Nė anėn tjetėr, dikush e kėndon :”Shkojnė vaporat rrethit t’ detit”, e dikush:”Shkojnė vaporat bregut t’ detit”?!

Edhe kėtu, kur mungon logjika e interpretuesit , krijohet huti tek dėgjuesit! Ata, tė cilėt nuk kanė pasur rastin qė t’ i shohin anijet, nuk e dinė se a shkon ajo bregut tė detit, apo rrethit tė detit?! Por, as ata qė e ēorodisin kėtė kėngė, sigurisht se nuk e dinė qė anijet nuk mund tė shkojnė bregut tė detit, por rrethit tė detit!

Njėra ndėr kėngėt mė tė bukura tė Qamilit tė Vogėl, ėshtė edhe ajo me titull:”Kadalė dalė , po mė vjen pleqnija”, tė cilėn i ndjeri , pak para vdekjes sė tij e pat thurė, kompozuar dhe publikuar.

Strofėn e parė tė kėsaj kėnge, autori e fillon me kėto vargje:



“O, kadalė dalė, oh, po m’ vjen pleqnija –

Po i kjajė hallet, o , n’ ēiftelia!”



Dhe pėrderisa Qamili i Vogėl, ishte njė kėngėtar dhe krijues i madh autodidakt, dinte tė shprehej aq fuqishėm pėrmes figurave e metaforave, interpretuesit e sotėm tė kėsaj kėnge, kinse tė shkolluar dhe arsimuar, e deformojnė dhe ia humbin logjikėn tėrėsisht kėtyre vargjeve, duke e kėnduar kėshtu:



“Oh, dalė nga dalė , oh, po vjen pleqėria –

Po qanė hallet, o, ēiftelia !”



Pra, Qamili i Vogėl (autori) i qante hallet pėrmes tingujve tė ēiftelive, kurse interpretuesit e sotėm tė kėsaj kėnge, duke kėnduar pa logjikė, mendojnė se ēiftelia ėshtė ajo qė i qanė hallet, e jo njeriu?! Ēiftelia ėshtė njė instrument prej druri dhe prej saj mund tė dalin vetėm tinguj, por jo vaje, nga se druri nuk mund tė qajė !

Nė vitin 1988, e pata publikuar njė kėngė timen, me titull:”Rrang e dang sahan”, qė ėshtė kėngė me motive dasmore dhe dashurie. Kjo kėngė , brenda njė kohe tė shkurtėr e pushtoi publikun dhe u bė njėri ndėr hitet mė tė mėdha tė krijimtarisė sime muzikore.

Ishte e pa mundur pėr kėngėtarėt tjerė popullorė, atė kohė, qė tė shkojnė nė dasma, ahengje, restorante pėr tė kėnduar , po qe se nuk dinin ta kėndonin edhe kėtė kėngė!

Mė vonė, mė ka rėnė qė edhe vet tė jam mysafirė i dasmave, ahengjeve dhe kėngėtarėve tė restoranteve, kur me veshėt e mi , i kam dėgjuar shumė kėngėtarė duke e interpretua kėtė kėngė, pa kurrfarė logjike tekstuale.

Ja pėr shembull, disa vargje tė kėsaj kėnge nga origjinali im dhe pastaj do tė shihni se si janė deformuar ato nga tė tjerėt:



“Rrang e dang sahan, moj nanė,

Rrang e dang sahan,

Ēikat e katundit, nanė,

Synin si filxhan!”



Ndėrsa, ata e kėndonin:



“Rrang e dang sahan, moj nanė,

Rrang e dang sahan,

Ēikat e katunit, nanė,

Vetllat si filxhan ,

Buzėt si gajtan !



Rrang e dang tepsi, oj nanė,

Rrang e dang tepsi,

Vajzat e qytetit, nanė,

Synin si kuti !”



Me kėtė shembull, shihet qartazi se kėngėtarėt zhurmaxhinj , tė cilėt kėndojnė pa kurrfarė ndjenjash, as logjike , e qė as veshi i tyre nuk ua ndien se ēfarė po kėndojnė, nga se mendjet i kanė tek pėrfitimet materiale dhe bakshishet e dasmorėve, ata nuk i dinė as figurat mė tė thjeshta krahasuese pėr bukuritė e femrave !

Nė vend tė krahasimit tė vetullave tė femrės me ngjyrėn e gajtanit, ata kėtė krahasim ia veshin buzėve tė vajzave, duke mos e ditur se ēka ėshtė gajtani , ēfarė ngjyre ka ai , dhe kėndojnė:”Ēikat e katundit – buzėt si gajtan ”!

Por , ata e harrojnė se syri i femrės krahasohet me formėn e filxhanit tė kafes dhe nė vend tė kėsaj, i krahasojnė vetullat e vajzave me formėn e filxhanit, duke kėnduar kėshtu:” Ēikat e katundit – vetullat si filxhan “?!

Nė rastet kur goja e femrės krahasohet me kutinė, ata harrojnė se ēka ėshtė kutia dhe kėndojnė :”Vajzat e qytetit - synin si kuti !”

Shembuj tė kėtillė , nė jetėn tonė tė pėrditshme muzikore, na paraqiten me mijėra, e qė ndoshta dikujt i duket e pabesueshme, por mjerisht, kjo ėshtė mė se e vėrtetė!

Njerėzit e pėrcaktuar pėr profesionin e tė kėnduarit, sikur tė lexonin mė shumė literaturė, sikur tė konsultoheshin me kėngėtarėt mė me pėrvojė dhe sikur t’ iu nėnshtroheshin kritereve profesionale nga ana e mediumeve dhe patronėve tė shtėpive prodhuese muzikore, sigurisht se kėto gjėra nuk do tė na ndodhnin kurrė!



Demir KRASNIQI
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm


Male
Numri i postimeve: 2331
Age: 48
Vendi: Ferizaj -gjermani
Registration date: 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: NGA FOLKLORI YNĖ MUZIKOR   Fri May 01, 2009 12:12 am

ktu asht problemi se kengtari ska kurrfar kriteresh dot te thot,kendon shka te don thot shka te don i leshohet albumi ne shitje pa kurrfar lisence. ktu asht dhe banaliteti pra per ket dhe kan humb vleften mzika folklorike-rapsodike dhe e kan shendrru po thuj se si tallava.mos kordinimi i fjalve pa domethanje pa korografi fare keshtu qe hyri ne trend tallavaja,ktu bajn pjes dhe disa elemente tjera se ne popullore-tallava vallxohet argetohesh njoftohesh se e kem merak-dalldisesh etj...... psh SHABAN CAKOLLI JE ISAKT,por jena vonu ti dhe un se kufoma nuk ngritet nga varri se ka vdek dhe rapsodi yn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 

NGA FOLKLORI YNĖ MUZIKOR

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar ::  :: -