Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Mon Balaj, Arben Xheladini dhe deputeti Nait Hasani

Shko poshtë 
AutoriMesazh
nanda
Fillestar/e
Fillestar/e
nanda


Male
Numri i postimeve : 15
Age : 65
Vendi : Prizren
Registration date : 04/09/2008

Mon Balaj, Arben Xheladini dhe deputeti Nait Hasani Empty
MesazhTitulli: Mon Balaj, Arben Xheladini dhe deputeti Nait Hasani   Mon Balaj, Arben Xheladini dhe deputeti Nait Hasani EmptyMon Feb 09, 2009 8:12 pm

Mon Balaj, Arben Xheladini dhe deputeti Nait Hasani


Dy përvjetor thuaja më “karizmatik” do ta shënojnë shkurtin e sivjetmë të vitit 2009. Janë dy data kontrasti në mes veti mu ashtu sikurse është edhe realiteti ynë i hidhur politik në Kosovë. Ato si dy ditë përkujtimore kalendarike që do të shënohen në shkurtin e këtij viti, në mes veti i ndan vetëm një javë, ndërsa kronologjikisht si ngjarje, një vit e një javë të ndodhjes para dhe pas njëra tjetrës.
Si koincidencë rastit, në gazetë lexoja lajmin për përgatitjet e mëdha zyrtare që po bëhen për shënimin e njëvjetorit të shpalljes së pavarësisë, dhe në atë moment, në tavolinën time të një lokali të qytetit ku isha ulë të pija kafen e mëngjesit, mu afrua një i ri, të cilin e njihja edhe më parë si aktivist të lëvizjes “VETËVENDOSJE”. Ai , së pari butësisht më përshëndeti me respekt, dhe më pas ma la në dorë një zarf. E falënderova shumë prurësin, dhe nga kureshtja e madhe që të shoh sa më parë se çka ka në të, shpejt e shpejtë e hapa plikon. Ishte Ftesë. Ftesë për pjesëmarrje në përkujtimin e 2 vjetorit të 10 shkurtit të vitit 2007.
Pranoj se me këtë rast u ndjeve krenar dhe i privilegjuar. Në faqosjen e fundit të ftesë-palosjes lexova një tekst që aty ishte i shkruar si në strofë: - Më 10 shkurtë të vitit 2007, Mon Balaj, është qëlluar para hotelit “Iliria” në kokë nga prapa;
- Arben Xheladini është qëlluar me plumb në kokë pak metra larg Monit;
- Zenel Zeneli, i plagosur më 10 shkurt, ende e ka plumbin afër zemrës;
- Hysni Hyseni e ka humbur syrin nga plumbat e policisë;
- Mustafë Nerjovaj është qëlluar me plumb në ballë derisa po ndihmonte një të plagosur;
- Gjithsej 81 demonstrues janë plagosur;
- 232 plumba gome janë gjuajtur më 10 shkurt;
- Njësiti i policisë rumune ka ikur nga Kosova më 23 mars 2007’
- Plumbat janë përdorur në kundërshtim me rregullat për përdorimin e tyre;
- Gjithsej 17 aktivistë të lëvizjes “VETËVENDOSJE” ishin të arrestuar për 10 shkurtin;
- Albin Kurti ishte mbajtur në arrest për një vit të tërë. Rasti kundër tij nuk është mbyllur ende.
Pasi i lexova me vëmendje këto reshta nga ftesa, duke i përbirë sikur me zhvatje ato, thellë ofshana në vete. Nga mllefi në atë moment, si me gjysmë zëri, zbraza prej vetes atë hamendësim mëkatar të njohur nga NIÇE: “A thua, ka vdekur Zoti?! Apo, ndoshta Ai e ka decentralizuar nga kontrolli i vet Kosovën tonë?!
Me këtë situatë të një gjendjeje emocionesh të tendosura në mua, as që dëshiroj t’i përmendi këtu me emra disa nga politikanët tanë, të cilët, një pjesë të madhe të fajit për këtë ngjarje tragjike e kanë edhe ata. Ama, sinqerisht shpresoj dhe apeloj tek disa media, që për shkak të heshtjes së tyre apo solidarizimit me qëndrimet zyrtare dikur, përmes dhënies së hapësirës së merituar kësaj ndodhje tragjike sot, ta shfrytëzojnë rastin e mirë për ta rehabilituar ndërgjegjen e tyre të brejtur...
A nuk është ashtu? Një gjë që më së paku mund të bëjmë ne të gjallët për këta dëshmor të lirisë , është që në mënyrë sa më dinjitoze t’i përkujtojmë sot ata.
Lavdi dëshmorëve më të ri të rënë nga dora e demokracisë, për Kosovën e lirë dhe demokratike! Amin!
Po, deputeti Nait Hasani nga titulli, çfarë ka lidhje ai me këtë ngjarje?!
Asgjë, kuptohet..Përveç se ai ishte ndër deputetët e radhë që atëbotë, pa kurrfarë droje, nënshkroi peticionin për lirimin nga burgu të liderit të lëvizjes “VETËVENDOSJE” Albin Kurti.
T’ju them të drejtën, NAITI si personazh i këtij artikulli, mu imponua vetëm pse, po atë ditë, lexova në gazete në lidhje me iniciativën e tij tejet të qëlluar në Parlamentin e Kosovës, për inicimin e pastrimit të gjyqësorit tonë nga të gjitha figurat të dyshimta, të cilët, po në këtë detyra, kanë shërbyer edhe gjatë kohës famëkeqe të sundimit të Milosheviqit në Kosovë.
Dhe... kujtimet në mua rrolbën si filmi në pëlhurën e bardhë të kinemasë...
Pasi që, veç më duhet ta flas për atë kohë, pranoj se, në krahasim me fatin edhe më drastik të shumë shqiptarëve të tjerët, ky i imi edhe nuk ishte aq i keq. Mbase, ishte “lule dritë”, sikur thotë populli.
Në vitin 1989, u burgose edhe unë nga policia serbe dhe u dërgova në Gjykatën për Kundërvajtje në Prizren, ku, me një procedurë të shpejtuar, mu shqiptua dënimi me 40 ditë burg. Shkaku ishte, siç arsyetohej në aktgjykimin e gjykatës, se unë, në një lokal të qytetit, në ditën kritike kisha prishur rendin dhe qetësinë publike, duke i ngritur dy gishtërinjtë në shenjë “V” (fitore) dhe disa herë në vendin e njëjtë, kisha brohoritur parullën armiqësore - “Kosova Republikë”
Meqë, sot kjo mund të reflektoj si krekosje dhe lavdëri, nuk kisha dashur më tej të vazhdoj me këtë histori personale. Por, mbi të gjitha, si më rrënd për mua ishte kur dola nga vuajtja e dënimit. Kur nga liria e shumëpritur jashtë grilave, menjëherë përjetova një dëshpërim dhe zhgënjim të madh të cilin as sot nuk mundem ta harroj dot. Nga frika, nëse takohen dhe rinë me mua, edhe ata mund të merren në përgjegjësi, të gjithë miqtë dhe shokët e mi të vjetër (përveç disave), duke më injoruar haptas, ikshin prej meje si prej gjarprit. E, sot, sa herë më bie ndërmend ajo kohë, më vjen të qeshem me ironi, kur mjaftë nga ata njerëz i shoh në poste të larta të disa partive dhe të punësuar lumtur mu në këtë Kosovën tonë Republikë, për të cilën, unë dikur i “hangra” 40 ditë burg.
Marrëzia dhe ironia nuk mbaron me kaq. E dija dhe e kuptoj se gjithmonë në këto rrethana të turbullta politike, qytetarët e zakonshëm anojnë “kah frynë era”, por, më thoni, ju lutem, si ta kuptoj atë gjykatës, i cili për parullën “Kosova Republikë”, më dënoj dikur me 40 ditë burg, e ai vetë sot është gjykatës i nderuar i Kosovës Republikë?! E, unë? Ku jam unë? Askund! Ri në shtëpi pa punë dhe sikur në “pritje të GODOS”; edhe më tej vazhdoj të shpresoj se drejtësia e vërtetë do të vije një ditë?!
Nuk është ky gjykatës i vetmi si nga rasti im për lustrim. Ka ende dhe shumë të tjerë në gjyqësinë tonë kosovare. Dhe, që të jetë ironia më e madhe, më rastisi një ditë, që edhe vetë të shoh, se si, po këta të njëjtit, i gjykonin anëtarët e lëvizjes “VETËVENDOSJE”, të cilët, kishin bërë “mëkat të madh” duke shkruar nëpër qytet parulla për Vetëvendosje dhe kundër negociatave me Serbinë Ata, ngjashëm si dikur ne, për t’u dënuar mu para këtyre gjyqtarëve, sillen të lidhur (besa edhe të rrahur). Kuptohet, këtë herë nga duart e policëve tanë?!
Paramendojeni atë moment psikologjik, kur atë ditë vërejta se njëri prej atyre djelmoshave ishte djali im, i cili , në po atë korridor dhe ndërtesë të njëjtë, ngjashëm sikur unë para 17 viteve, sillej zvarrë dhe i lidhur nga policët!??
Unë atëbotë kisha brohoritur parullën “Kosova Republikë”, ndërsa djali im sot, e kishte shkruar parullën “VETËVENDOSJE”.
Fatmirësisht, ai këtë herë nuk ishte gjykuar nga gjykatës i imi, por nga kolegët e tij që unë i mihja nga ajo kohë.
Në favor të temës tejet të qëlluar të cilën këto ditë e ka hapur në Parlamentin e Kosovë, deputeti ynë i nderuar Nahit Hasani, le të jetë ky artikull i imi, si një kontribut modest për të....?


Adnan Abrashi
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Mon Balaj, Arben Xheladini dhe deputeti Nait Hasani
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 2 vjetori i rënjes se Mon Balaj dhe Arben Xheladinit
» Video- Akademia e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
» MULLA ARBEN HYSENI (1980-1998)
»  Nexhmije Hasani “THE AGONY OF DIAGRAM” novel
» In Memoriam/Arbën Xhaferri, Rilindësi i kohës moderne

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Politikë-
Kërce tek: