Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:27 am


Lumo Kolleshi





RIVRASJA E MARTIRËVE





ROMAN



Refiku ndjeu rëndim të syve. Edhe atë pak shikim ia sillnin syzet me skelet të trashë. Një mpirje e përgjithshme po ia bëntë trupin më të rëndë, sikur të ishte vetë Sizifi me shkëmbin mbi shpinë. Për një çast i mëshoi së tepërmi këtij fakti dhe vet ato fletore të shkruara nga një dorë tepër e kujdeshshme, po i vinin në trajtën e atij guri rënkimsjellës. I merrte dhe i bëhej se një gacë zjarri, i fshehur prej kohësh apo një energji e tejdukshme, do t’ia përvlonte gishtat. Bënte të kundërtën dhe, një magnetizim i paparë, e tërhiqte në tavolinën e punës. Nuk po ndahej dot prej tyre.

Sakaq cigari ishte kthyer i tëri në një cilindër hiri dhe priste gishtat e tij për ta shformuar. E ndezi sërish një tjetër dhe tymi përvijoi ca spirale të denja për një abstraksion.

Përqëndroi vështrimin diku larg dritares nga e cila vinte një tufë drite prej neonit përballë, si një kumt i sakrificës së diellit. Rreth atij poçi sulmonin dritën e ftohtë një mori insektesh. “Ja një synopsë,- mendoi,- dhe fluturat duan të vdesin në dritë…” Zëri i brendshëm e kishte tepër të vështirë të qëndronte i ngujuar në thellësitë e shpellës së kraharorit dhe kërkoi të dilte, të dilte.

Zilja e telefonit e detyroi të ngrihej papërtueshëm, megjithqë gurët e moshës kishin filluar të rëzoheshin. Qysh në fjalën e parë të zërit, që vinte nga kontineti i shpresës, sepse e nënvizoi këtë epitet në rrathët e nënvetëdijes, atij i shkanë nëpër rrëketë e faqeve ca lotë të të nxehtë. “Nuk lamë pleh të fjalorit tonë pa e hedhur mbi këtë shpresë.” Sepse i erdhën vetëtimthi ca fragmente të kohës së fanarit të kuq dhe i erdhi vërtet pështirë. Ishte vajza, e vetmja pasuri e jetës së tij, që ishte endur nëpër rrathë të panumërt ferrdanteskë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:28 am

-Alo, babi, jam Kristalina.

I erdhi ashtu tymthi ndër mend momenti i vendosjes së emrit për të bijën, lindur pikërisht një ditë para arestimit të tij të dytë dhe, sikur të kishte parandjerë kalvarim e mundimshëm, kishte zgjedhur në pafundësine e emrave pikërisht atë, më të thyeshmin përballë asaj bote të egër.

- Si je, shpirti im? Ke ndonjë shqetësim që more kaq papritur?

-Jo, jo. Edhe me studimet për masterin jam shumë mirë, por…

Ndërprerja aq e beftë e zërit dukej se fshinte diçka. Ai përemër i pacaktuar e torturoi për momentin, si të kishte bashkuar dy tela në tension të lartë. Ndërkaq në anën tjetër të bisedës malli dhe dashuria rridhte sinqerisht, por tepër ngadalë.

-Babi, kam ndjekur në internet një apel të shkrimtarëve drejtuar qeverisë. Kaq shumë të janë rënduar sytë? Ky dhe vetëm ky është shqetësimi im, prandaj të mora.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:28 am

Sërish, por këtë radhë ishte vet një psherëtimë e zgjatur si degë nanuritëse e një shelgu lotues mbi lumë. Vajza nuk arrinte dot as ta artikulonte fjalën „verbëri“, sic ishte shkruar në apelin e shkrimtarëve. Gati e terrorizonte homerizimi i fytyrës së babait.

-Nuk kam arritur deri në atë pikë, bija ime, përderisa vazhdoj të lexoj. Shpesh ne njerëzit pëlqejmë të vërtitemi nëpër rrathë hiperbolash. Është thjesht një sensibilizim i një grupi shkrimtarësh dashamirës, apel me të cilin haëpn edhe kongresin e Lidhjes së shkrimtarëve, por unë nuk vajta atje. Ti i di marrëdhëniet e mia me atë godinë.- nuk donte ta dramatizonte problemin e tij dhe aq më pak të traumatizonte të bijën, madje e quajti detyrim prindëror që ta kuronte shpirtin e saj të lënduar në largësi, duke u kthyer në një bujar mirësie e kuraje.- Mos ki aspak merak. Se nuk të pyeta, Driti si është? Bëji shumë të fala nga unë. Aulola e vogël a ecën mirë në shkollë? Mos harroheni dhe nuk i mësoni shqip.

-Babi, ç’është ajo fjalë? Ajo ka filluar të lexojë dhe librin tënd dhe pse nuk e kupton dot, nuk na e lëshon nga duart. E di si më thotë: “E kam librin e gjyshit“.

- Mirë, të keqen babi, mirë, tani fol dhe pak me nënën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:28 am

E shoqja kishte hyrë gati pa u ndjerë në dhomën e punës së të shoqit, si të ishte vet era që hyn dhe nga plasaritjet e xhamave. Sigurisht që zilja e telefonit dhe emri i vajzës, kishin mjaftuar që ajo të bëhej shoqe me erën.

Refiku mendoi t’i linte paksa në intimitet nënë e bijë në atë bisedë dhe preferoi të dilte në ballkon. Sytë i vanë te foleja e dallëndyshes, ngritur me aq kujdes në këndin më të mbrojtur të ballkonit. U ngarkua me një emocion të ri. Po të mos kishte trokitur ai zë, ndoshta më i shtrenjti për vetë shkrimtarin, as që do t’i krijonte një lidhësi mendimesh për dallëndyshet. As më shumë, as më pak do të vazhdonte të përjetonte vetëm shpirtin e një trupi të shuar prej kohësh, i cili jetonte Brenda atyre fletëve që kishin filluar një dyllëzim prej zverdhjes së kohës. Prapë u drejtua nga foleja. Kishte një dëshirë gati fëmijërore për të folur me to, por pezmatimi ishte i natyrshëm. Nuk po gjente dot gjuhën për t’u marrë vesh me këta zogj shtegtarë. Edhe pak ditë miqësi po u linte pragvjeshta në këtë strehë. Pas kësaj shkëputje do të niste udhëtimi i largët mbi dete dhe male. “Bota është e lirë vetëm për shpendët e jo për njerëzit, ajo nuk e kufizon dot fluturimin e tyre.” Ishte një deduksion disi i çuditshëm, por edhe i dhimbshëm, aq më tepër që i përkiste një populli gati të ndaluar në hapësirat europiane. U shkëput sakaq prej këtij mendimi dhe kujtesa i ofroi diçka tjetër, më të hershme, motivin e poezisë së Filip Shirokës. Ah, sikur të vendoste dhe të bëhej ajo që kërkon poezia, bota do të vuante më pak. “Sikur t’i çojnë një porosi edhe vajzës sime?” Por linjat e imagjinatës u ndërprenë nga thirrja e Majës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:29 am

-Refik, të kërkojnë.

Në korridor u fut një afsh i nxehtë pas asaj trokitje. Njeriu që qëndronte në pritje, pas refuzimit për të hyrë brenda dhe pas lutjeve të Majës, kishte një pavendosmëri dhe sendi që mbante në dorë, e bënte më të kuqërreme fytyrën e tij. Thjesht një zarf mbi të cilin ishte shkruar adresa e saktë e shkrimtarit, por dërguesi ishte gati anonim, pa formë. Vetëm dy fjalë. “Grupi nismëtar”,-përsëriti për të disatën herë, pa kuptuar asgjëmënë. Ndërkaq tjetri, sjellësi i këtij zarfi paksa enigmatik, sikur të kishte pritur me ankth vetëm aktin e dorëzimit në dorë, ishte bërë i etertë dhe vetëm pafkat e këpucëve po gërvishtnin hapësirën e shkallëve. Kështu u gërvisht dhe korja e kujtesës. Një praktikë tepër e ftohtë informimi. Iu kujtua arrestimi i parë në kohën e Luftës së Dytë Botërore nga fashistët, pas aksionit me normalistët. Vetëm se ishin edhe të armatosur. Troktijet në derë dhe ardhësit për të shpesh sillnin burgun. Sa herë ishte përsëritur ky rit ndjellakeq nën klithmat e diktaturës? Por këtë radhë, e vetmja gjë që nuk e mundonte, ishta vetë shkallmimi i frikës. Ai e kishte bërë zap frikën dhe nuk u kushtoi më rëndësi hamendësimeve. E vendosi zarfin në tavolinën e punës fare pranë fletoreve të vjetëruara. Nuk e pati kureshtjen për ta hapur menjëherë dhe i kërkoi të shoqes t’i piqte një kafe dhe një dremkë raki brenda. Maja bëri dhe një për vete e, me këtë rast, u ulën praën njëri-tjetrit. Por gratë, si gratë, të paduruara në aktin e kureshtjes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:29 am

- Kaq mospërfillës ndaj thirrjeve, shkresave në derë. Iku ajo e keqe e madhe kur unë ulërrija përbrenda nga frika e arrestimit.

- Ndonjë takim.

- Po ti hape. E mirë, se e bëj unë këtë punë të zakonshme. Qenka një ftesë.

E gjerbi edhe një herë filxhanin dhe filloi ta lexonte me kujdes.

-Paskan ngritur një shoqatë kulturore me emrin e dy poetëve të pushkatuar dhe më kërkojnë të kumtoj diçka për veprimtarinë e tyre.

Një shtrëngim i fortë i kapi anën e majtë, por nuk e bëri veten para syve të gruas. Një aht i thekshëm Dikur nëpër lirishta të tre bashkë kërkonin t’i sillnin letërsisë pikërisht lëngun e lirisë, atë lëng të tharë prej inkandeshencës ideologjike. Sepse i erdhi një pështjellim i panjohur kurrë më parë. Edhe ata ëndërruan për një botë të lirë, të shpenguar, por sot ishin kthyer në ikona.

-Po më kthejnë në rininë e kreshpëruar. Sigurisht edhe ti në atë kohë hyre në zemrën time. Ne jetonim në sajë të dashurisë sonë, të ëndrrave tona, pasi realiteti që na rrethonte ishte gati i minuar. Të kujtohet nata e fundit në klubin e atij qyteti periferik?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:29 am

-Po, po, ata dy poetët pinë shumë atë natë.

-Kishin brengë të thellë në shpirt.

-Dhe ishte nata e fundit që ishim bashkë në këtë botë.

-Sa më pëlqenin vargjet e tyre brilante.

-Ishim si në një oaz në mes të shkretëtirës. Ata e dinin që do t’i arrestonin, prandaj pinin dhe kërkonin të recitonin e vetëm të recitonin.. Mua më kishin lënë për më vonë, sepse dhe lufta e klasave ishte me plan. E, për ta realizuar atë plan, shpiknin përditë armiq, kudo e në të gjitha fushat. Po më duket vetja si plaku Balë në poemën e Gavril Darës. Të dy trima për kohën e tyre, të dy luftëtarë për lirinë e ndërgjegjes, të dy luftuan që letërsia të mos bëhej me urdhra e direktiva partie, të dy të mbetur në fushën e betejës më absurde. Njëri Nik e tjetri Pal.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:30 am

-Hidhi këto mendime dhe kështu do të ishte më e bukur dhe më e ndjerë kumtesa.

-Ke plotësisht të drejtë. Ti më ke kuptuar në të gjitha kohët, edhe kur bënim dashuri në fshehtësi, edhe kur ngrysja burgun e zi.

-Po flet njëlloj si në atë darkë me të ndjerët poetë.

-Eh, e dashur, njeriu plaket për t’u bërë fëmijë. Fëmijët nuk e njohin rrezikun, mbytin dhe gjarprin. Ata të dy mbetën të tillë. I shkuan detit në këmbë, pa ditur se barku i tij i zi do t’i përpinte. Ja, i ke parë këto fletore?

-Ti e di që unë nuk dua të të luaj asgjë nga tavolina e punës. Syri m’i ka zënë, por, të them të drejtën, edhe më kanë habitur disi, pasi ti nuk po i lëviz prej andej.

-Ah, moj grua! Ai që i ka shkruar këto, ka qenë një çunak në një qytet fare të vogël buzë një lumi. Tragjikas ka qenë edhe ky. Pak më parë e çuam kujtesën te dy poetët që i pushkatuan, por edhe këtë të gjorin e detyruan. në një farë mënyre... Këto fletore m’i ka dhënë motra e tij para një jave, të kujtohet ajo gruaja që më ndaloi para Bibliotekës Kombëtare?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:30 am

-Ah, motërzeza, thua. More Refik, në këto këngët e popullit seç ka një fuqi magjike. A nuk të duket se edhe ajo motra ka diçka prej zemrës së saj në vargjet: “Ti kishe një motër, oh, e zeza motër, që del e të qan o kodër më kodër”?

-E çuditshme kjo mbrëmje për ne të dy. Ti i drejtohesh folklorit e unë letërsisë. Sikur të kishim pasur hapësirën e lirisë, ndoshta sot do të flisnim për tema të tjera, por ky është fati ynë. Fat i paracaktuar, por jo nga Zoti, nga ata që, pasi e përzunë Zotin nga ky vend ose, më mirë, pasi donin ta përzinin, kërkuan që këtë boshllëk ta mbushnin duke ngritur kultin e tyre. Ja pra, edhe sot e humbëm drejtpeshimin tonë, po të mos kishin hyrë harbutërisht vuajtjet e torturat për të na tredhur shpirtin. Moj, po vajza ç’të tha ndonjë gjë me rëndësi?

-Ja, ishte bërë tym për shikimin tënd dhe për botimin e veprës. Kishte lexuar apelin e një grupi shkrimtarësh, që ia drejtonin qeverisë.

-Eh, qeveritë dhe shkrimtarët duket se janë dy binarë që nuk takohen kurrë. Qeveri kishte dhe dje, madje fliste në emër të popullit. Por shkrimtarët ose i donte të krijonin hosanara për të, në të kundërt, nuk të gjendej as varri. Edhe sot flasin po në emrin e tij. Por shkrimtarët e vërtetë janë opozita më e mirë e qeverive. Vërtet po verbohem, por do të mbeteshim më të verbrit në botë pa atë ndryshim të sistemit. E shikon? Sot i ke hapësirat të pakufizuara, je ngjitur në pemën e lirisë; mendon, flet e vepron pa pasur frikë, se prapa teje qëndron një lypsar i sigurimit për të mbledhur informatat e tmerrshme prangaplumbsjellëse. Sepse nuk na u heqkan nga mendja ca fjalë të egra, që, si ato valët e fryra të një deti në shtrëngatë, na nxjerrin në brigjet e e një kujtese të hidhur.Eh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Lumo Kolleshi
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar


Male
Numri i postimeve : 20
Age : 63
Vendi : Mertinj, Permet, Albania
Profesioni/Hobi : mesues, shkrimtar
Registration date : 12/07/2008

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 10:30 am

kjo ftesë! Më ngacmoi në koren e plagës që s’më mbyllet kurrë. Ata të dy mbetën në lulen e rinisë. Ndiej një dhimbje të thellë këtu, një boshllëk, që duket se kërkon të më rrëmbejë frymën. Si do të ishte vallë qenia njerëzore pa dhimbjen për tjetrin? Nesër..,ah, harrova, nesër u kam premtuar dy gazetarëve të huaj për një intervistë.Do ta shtyj për ditën tjetër dhe do të bëj diçka për shpirtin e tyre.

Ndërkohë Maja, me një kërshëri gati rinore, edhe pse për nga mosha nuk ishte larg asaj të Refikut, zgjati dorën dhe mori një nga fletoret e atij djaloshi që nuk i mbushi dot të nëntëmbëdhjetat. Po e mbante dhimbshëm dhe një vështrim lutës i saj u drejtua në ballin e të shoqit. Kërkoi më kot cullufet e asaj moshe që i ledhatonte fshehtas nën kurorën e lulëzuar të blirit, duke pritur mrekullinë. Dy vështrimet u takuan dhe ajo e mori pa fjalë, pa zë miratimin e të shoqit.Sa më shumë shtrëngonte pleqëria, aq më të dashuruar bëheshin, sikur të kompesonin vitet e e humbura në atë zgafellë mes maleve të Tuçit. U kthehej në mendim edhe buzëqeshja, edhe vështrimi, edhe ledhatimi. U përhumbën një copëz here në meditime dhe, ashtu me fjalë të kursyera, i mbështolli nata në një gjumë plot me ëndrra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sofra
Admin
Admin
Sofra


Male
Numri i postimeve : 7564
Registration date : 13/08/2007

"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi EmptyTue Aug 25, 2009 11:31 am

Mirë se erdhe dhe të falënderoj shumë i nderuari Lumo Kolleshi për sjelljen e romanit " Riavarrosja e martirëve".

Vazhdim të mbarë i nderuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





"Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty
MesazhTitulli: Re: "Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi   "Rivrasja e martirëve"  roman, Lumo Kolleshi Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
"Rivrasja e martirëve" roman, Lumo Kolleshi
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "UDHËT E KOMBIT" LZHK, Drejtor MAREGLEN KOÇIU
» Plani 6 pikesh, vazhdimesi e projekteve anti-shqiptare
» "Përulem para vendlindjes sime" nga Jani Dede
» MBAHET FESTIVALI I TRETË"ZËRI I ALFABETIT"-2008
» "Dashuria, alfa dhe omega e jetës"nga Petro Dudi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: