Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli

Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS Empty
MesazhTitulli: NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS   NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS EmptyTue Aug 19, 2008 10:08 pm

T"

Shkruan:Shaban Cakolli

Studiuesit e letërsisë
shqiptare me të drejtë këtë poezi të Naimit e kanë vlerësuar si një
ndër krijimet më të mira të tij e të letërsisë së traditës.Në te poeti
shpreh thelbin e shpiertit të tij,dashurinë për njeriun.Te poezia e tij
duket qartë se poeti ynë i madh ishte armik i urrejtjes,i dhunës dhe
armiqësisë midis njerëzve.Ashtu si qiriri Naimi digjej për të u dhënë
dritë të tjerëve.Thirrja e poezisë së tij ishte kuptimplotë.Njerëzit
duhet të sakrifikojnë,duhet " të digjen si qiriri" për të ndihmuar
njëri-tjetrin" Për të parë dritë";domethënë për të hapëruar e
përparuar.Naimi urrente errësirën dhe paditurinë,dëshironte që drita e
diturisë dhe përparimit kombëtar si dhe zhvillimi dhe përparimi i
atdheut,të mos ndalen kurrë.Ai porosiste shqiptarët që të vëjnë në
veprim disa cilësi që të gjejnë mirëkuptimin dhe harmoninë,e ato cilësi
ishin:Urtësia,miqësia,sjellja e mirë
si dhe ndihma e dashuria për
njëri-tjetrin.Këshillat e poetit janë edhe sot aktuale dhe vazhdojnë ti
ftojnë shqiptarët të jenë të bashkuar në rrugën e tyre të zhvillimit
dhe përparimit kombëtar.Vepra e tij ka bërë,po bënë dritë dhe kurrë nuk
do të shuhet.
Naimin duhet të e njohim më mirë të gjithë,të e
kuptojmë më drejt këshillën e tij,por e rëndësishme është me çdo kusht
të e njohin gjeneratat e reja,e sidomos nxënësit tanë në mërgim.Kohë më
parë Redaksia e "Doruntinës" me një kujdes të veçantë i u është
përkushtuar botimeve të lektyrave shkollore për nxënësit e shkollave me
mësim plotësues në gjuhën shqipe në mërgim.Ndër lektyrat për këta
nxënës Redaksia zgjodhi poet të traditës dhe duke u bazuar në
vështërsitë që hasin nxënësit në mërgim për të kuptuar poezinë,është
dhënë shpjegim i veçantë për çdo poezi.Kjo mënyrë e botimit duhet të
jetë ndihmesë për nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë në
diasporë.Nga lektyra"Poezia e Naim Frashërit";ne po shkëpusim në tërsi
poezinë"Fjalët e Qiririt",ndoshta jo vetëm për lexuesit e rinjë,por
ekziston edhe mundësia të u ken dalur nga kujtesa edhe atyre që kaherë
e kanë
mësuar!

NAIM FRASHËRI

FJALËT E QIRIRIT

Në mes tuaj kam qëndruar
E jam duke përvëluar,
Që tú ap pakëzë dritë,
Natënë túa bënj ditë.
Do të tretem,të kullohem,
Të digjem,të përvëlohem,
Që t´u ndrinj miré të shihni.
Njëri-tjatërin të njihni.
Për ju do të rri të tretem,
Asnjë çikë të mos mbetem,
Të digjem e të qanj me lot,
Se dëshirën s´e duronj dot.
Unë zjarrit nuk i druhem
Dhe kurrë s´dua të shuhem,
Po të digjem me dëshirë
Sa të mund t´u ndrinj më mirë.
Kur më shihni se jam tretur,
Mos pandehni se kam vdekur,
Jam i gjall e jam ndë jetë,
jam në dritët të vërtetë,
Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj.
M ´´ë´shtë falurë durimi
Andaj po digjem si trimi,
Se ma k´ënda tú bënj mirë,
Të mos mbeti n´errësirë.
Jakeni rreth meje rrini,
Flisni,qeshni,hani,pini.
Në shpirt kam dashurinë,
Po digjem për njerëzinë,
Lemëni të përvëlohem,
nukë dua më të ftohem,
Dua ta djek trupn e shkretë.
Për atë zotn´e vërtetë.
Me zjarr ta djek mushkërinë
E të tretem për njerinë,
Bashkë me gëzimet e tija
të vete tePerëndia.
Unë dua njerëzinë,
Mirësiné urtësinë,
Në bëni shokë me mua,
Në më doni si u dua,
Njëri-tjatrin në doni,
Të paudhë mos punoni.
O zemëra fluturake,
Qasju pakë kësaj flake!
Mbase krahët tí përvëlon,
Po shpirtin ta shënjtëron.
Unë duke përvëluar,
Njerëzit i kam ndrituar.
Kam qenë mik me njerinë,
Andaj i di e më dinë
Gjithë tuajt´i kam parë,
Mëm´e at´e fis e farë,
Si tani gjithë i kam ndër mënt,
Që rrinin në këtë vënt,
Edhe sot ndër ju ata shoh,
Se shpirtin e tyre ua njoh,
Dhe unë si ju jam ndruar
Ejam përzjer´e ndryshuar,
Po jam bërë shumë herë
Zjar,e uj´e balt´e erë.
Jam një shkëndijë prej qielli
dhe një drudhëzë prej dielli.
Edhe ndër qiej fluturonj,
Edhe brenda në det qëndronj,
Shumëherë fle në baltë,
Diku ndodhem dhe në mjaltë;
Bënem qënq e kec i pirë,
Lul´ebar e gjeth i mbirë.
Dua shumë fjalë t´u them,
Po trembem mos i bënj ujem.
E ku shkruhet në kartë
Fjalët´e gjuhësë zjarrtë?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar

Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS Empty
MesazhTitulli: Re: NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS   NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS EmptyFri Oct 03, 2008 12:07 pm

Naim Frashëri
është poeti apostull që me veprën e tij edhe sot pas njëqind e ca vjetësh
vazhdon të jetojë përjetësisht në ndërgjegjen morale dhe në ndërgjegjen
artistike të kombit të vet. Si një Promete i botës shqiptare, ai i dha asaj
zjarrin e atdhetarizmit dhe shqipes
statusin e gjuhës së kulturës moderne të shqiptarëve.

Poet, mendimtar dhe edukator i
kombit, Naimi u bë simboli i njeriut të Rilindjes Shqiptare, krijuesi që vuri
themelet e letërsisë dhe të kulturës
kombëtare. Ai ka meritën që me veprën e tij u bë një mbjellës i madh dhe një themelvënës
i madh. Këngëtar i lirisë së atdheut dhe i lirisë së njeriut, Naim Frashëri nuk
krijoi një poezi shterpe, nuk lëvroi atë lloj
poezie që, siç shprehej dikur Hajne, nuk lind fëmijë; përkundrazi, fara
e mbjellur prej tij dha fryte të shpejta: ringjallja kombëtare dhe ringjallja
kulturore e shqiptarëve i detyrohet veprës së rilindësve në ballë të të cilëve
qëndron Naim Frashëri.

Poetë si Naimi vijnë në epokat e
tronditjeve të mëdha historike, bëhen si sinonim i këtyre epokave dhe me veprën
e tyre krijojnë epokë. Naim Frashëri dhe vepra e tij lindën pikërisht në
një kohë ndryshimesh të thella historike
në rrjedhat e jetës së kombit, që kërkonin ndryshime dhe në rrjedhat e jetës
shpirtërore e kulturore të shqiptarëve. Ishte fundi i shek. XIX, vitet e krizës
lindore dhe të lëvizjeve nacionale në Ballkan. Pas katër shekuj pushtimi osman,
që iu shtuan shekujve të sundimit të perandorive romake e bizantine dhe
pushtimeve të tjera që kishin lënë vragë të thella e pasoja negative në
historinë e shqiptarëve, ata ballafaqoheshin
tani me situatën e re të përçarë, pa një traditë të mjaftueshme unitare
zhvillimi gjuhësor e kulturor, pa shkollën e tyre kombëtare dhe pa fenë e tyre
“kombëtare”, por të ndarë në tri besime.

T’u dilje zot në këto çaste
historike fateve të një populli të vogël, të ngjallje vetëdijen e tij kombëtare
dhe t’u kushtoheshe përpjekjeve për të ndërtuar kulturën dhe moralin e tij,
duhej të të trimëronte një frymëzim gati hyjnor dhe duhej të kishe një mendje
të hapur, energji shpirtërore krijuese
të jashtëzakonshme. Te Naim Frashëri lëvizja e Rilindjes gjeti njeriun me
vizionin, me talentin, me përkushtimin dhe me energjitë e një titani të
krijimit intelektual e të përkushtimit atdhetar.

Falë këtyre dhuntive vepra e tij i
dha shpirt programit kombëtar dhe
programit kulturor të Rilindjes Shqiptare, e mbrujti ideologjinë e lëvizjes nacionale me një frymë moderne, mbi
bazën e parimit të kombësisë e të evokimit të traditave historike, dhe jo të
fesë, dhe i dha kulturës shqiptare një fytyrë moderne me përmbajtje laike
dhe iluministe. Në këtë mënyrë vepra e
Naim Frashërit kurorëzoi kthesën e thellë që ndodhi gjatë shek.XIX në
zhvillimin e letërsisë shqiptare; me të u krye përfundimisht kapërcimi nga faza
parakombëtare në fazën kombëtare të kulturës shqiptare, nga kultura e vjetër
mesjetare në kulturën e re të kohëve moderne.

Vepra e Naimit dhe në mënyrë të
veçantë poezia e “Luleve të verës” (1898), “Bagëti e Bujqësisë”(1886),
“Tahajylat” (1885) dhe “Istori e Skënderbeut” (1898) u bë zëri poetik i shpirtit
të një etnie që luftonte të afirmonte individualitetin e saj kombëtar e
shpirtëror, të një shoqërie të përfshirë në rrymën e madhe të emancipimit
politik dhe mendor të kombit. Filozofia e humanizmit në veprën e Naimit u
shpreh në poetizmin e lirisë si atribut i qenies njerëzore, në afirmimin e
integritetit moral të individit të ballafaquar me dhunën dhe me institucionet e
moralit të vjetër, me traditat e mendësitë e saj që i vinin prapa mendimit të
lirë.

Poet romatik, Naim Frashëri u dha
flatra në poezinë e tij përsiatjeve për lirinë e shpirtit njerëzor dhe
meditimeve ekzistenciale për jetën dhe vdekjen, për qenien dhe mosqenien dhe për dhembjen njerëzore. Lirizmi filozofik
dhe lirizmi poetik i Naimit përfshijnë tërësinë e krajatës njerëzore; ai synonte
të rindërtonte njerinë dhe të shprehte kompleksitetin e shpirtit njerëzor,
luftën e përjetshme që zhvillohen brenda tij midis engjëjve të së mirës dhe demonëve të së keqes, duke
poetizuar anën fisnike të natyrës njerëzore tek e cila shihte forcën dhe madhështinë e Krijuesit. Gëzimi dhe dhimbja, dashuria dhe
urrejtja, besimi dhe ankthi përpara
tronditjeve dhe përmbysjeve dramatike që sillte koha, forcat e dritës dhe të
errësirës që flenë në shpirtin njerëzor,
të gjitha këto, të përthyera në prizmin e meditacioneve panteiste, metafizike,
i dhanë romantizmit të Naimit një përmasë të re filozofike. Gjithë ky vizion
poetik, që e ka bazën te ideja e shkrirjes së Zotit me njerinë dhe universin.
Kjo doktrinë e njeriut të ngritur shpirtërisht në qiejt e
përsosmërisë hyjnore, i jep një tingëllim kozmogonik, universal idesë poetike
të veprës naimjane.

Naim Frashëri është jo vetëm më
kombëtari por dhe më universali poet i letërsisë shqipe edhe në një vështrim
tjetër. Në radhë të parë ai është një fenomen interkulturor. I ndodhur në
kryqëzimin e kulturave dhe të traditave poetike lindore e perëndimore, ai i
treti në poezinë e tij këto tradita dhe nuk mbeti as skllav i tyre, as vetëm
poeti i shprehjes gjuhësore shqipe, por edhe persishte, turqishte e greqishte.
Disa prej krijimeve në këto gjuhë përcjellin kumtin e paqes, të miqësisë e të
mirëkuptimit midis popujve që jetojnë të
shtrënguar në këtë gadishull të ngushtë, vatër konfliktesh, por dhe djep i një
kulture të lashtë e të larmishme.

Poezia e Naimit as sot nuk e ndjen
veten të huaj në universin e poezisë botërore, as në universin të marrë në
kuptimin gjeografik e kulturor të fjalës; ajo është e çliruar nga kompleksi i
përkohësisë, i provincializmit dhe i izolimit.

Naim Frashëri është një simbol, një
ikonë e kombit dhe patriotizmit. Në një kohë kur në këtë botën tonë shqiptare ka dalë ose është duke dalë
mode si i tejkaluar çdo lloj patriotizmi, vepra e Naimit dëshmon se punët e mëdha frymëzohen nga një dashuri e
madhe; vepra e tij qe e frymëzuar nga më
e madhja dashuri, nga dashuria dhe krenaria për vendin dhe popullin e tij. Ky
është mesazhi i pavdekshëm i asaj vepre
të madhe që vuri themelet e kulturës kombëtare.

Në një kohë kur në këtë botën tonë
shqiptare është tronditur prestigji i shqipes dhe ka rënë kujdesi ndaj saj në
të gjitha rrafshet e përdorimit, krijimtaria gjuhësore e Naimit dhe përgjërimi
i tij për fjalën e perëndijtë shqipe, na kujton detyrën që kemi ndaj kësaj
pasurie, më të shtrenjtës shenjë të
kombit e të identitetit tonë.

Naim Frashëri, ky magjistar i fjalës
shqipe, është një novator i madh. Shpirti i risimit është dhe shpirti i veprës
së tij; ai përtëriti poezinë shqipe dhe verbin poetik të shqipes në të gjitha
rrafshet. Shpirti i risimit dhe i përtëritjes është një imperativ edhe i kohës
sonë. Naim Frashëri është sot në mes tonë sepse vepra e tij mbart edhe këtë
mesazh, që është ligj i përjetshëm i progresit artistik e shpirtëror të
shoqërisë dhe të kombit.

Jorgo Bulo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Medalim
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Medalim

Male
Numri i postimeve : 610
Age : 70
Vendi : Shqypeni
Registration date : 06/12/2008

NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS Empty
MesazhTitulli: Re: NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS   NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS EmptySat Oct 17, 2009 10:00 pm

Akademi Përkujtimore në Prizren kushtuar Mid'hat Frashërit [url=https://kosovare.albanianforum.net/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&do_pdf=1&id=683', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS Pdf_button [/url][url=https://kosovare.albanianforum.net/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&task=view&id=683&Itemid=9&pop=1&page=0', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=640,height=480,directories=no,location=no');]NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS PrintButton [/url][url=https://kosovare.albanianforum.net/javascript:void window.open('http://www.ballikombit.org/index2.php?option=com_content&task=emailform&id=683', 'win2', 'status=no,toolbar=no,scrollbars=yes,titlebar=no,menubar=no,resizable=yes,width=400,height=250,directories=no,location=no');]NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS EmailButton [/url]
13 Tetor 2009
Dr. Riza Sadiku
Sekretar i Ballit Kombëtar të Kosovës për mërgatën

REFERAT I MBAJTUR NË AKADEMIN PËRKUJTIMORE KUSHTUAR 70 VJETORIT TË THEMELIMIT TË BALLIT KOMBËTAR DHE 60 VJETORIT TË VDEKJES TË MID’HAT FRASHËRIT, Prizren 3 tetor 2009

Veprimtarin kombëtare të persomalitetit ma të shquar të kombit shqiptar, djalit të Abdyl Frashërit, kryetarit të Kongresit të Masnastirit, firmosësit të Pavarsisë shqiptare, ministrit të Qeverisë së parë të Vlorës, pjesëmarrësit të Konferencës së Paqës në Paris, themeluesit të Ballit Kombëtar, themeluesit të Komitetit “Shqipëria e Lirë”, luftëtarit dhe propaganduasit të pa epur të Shqipërisë Etnike, regjimi komunist gjatë gjithë kohës të sundimit të tij , për popullin shqiptarë e mbajti të margjinalizuar dhe të anatemuar, andaj më lejoni në këtë Akademi Përkujtimore , të cilën ia kushtojm 70 vjetorit të themelimit të Ballit Kombëtar dhe 60 vjetorit të ndarjes fizike të apostollit të nacionalizmës shqiptare, Mid’hat Frasherit, ti them disa fjalë për veprimtarin e tij politike dhe kombëtare.
Zonja dhe Zotëri , të nderuar pjesëmarrës

Kamë nder dhe privilegj të veçantë, në emër të Ballit Kombëtar të Kosovës, të flas për veprimtarinë kombëtare të ideologut dhe themeluesit të Ballit Kombëtar, Mid’hat Frashëri, djalin e Abdyl Frashërit, themeluesit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili lindi në Janinë më 25 mars të vitit 1880.

Mid’hat Frashëri herët mbeti pa të jatin, të cilin edhe nuk e njohi, për shkak se ishte i dënuar dhe i burgosur nga regjimi osman për shkak të organizimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për këte arsye u rrit dhe u edukue nën kujdesin e Naim dhe Sami Frashërit, i cili u frymëzue dhe u brumos me guximin e Abdylit, djenjat e Naimit dhe mendjen e Samiut.

Aftsit intelektuale të Mid’hat Frashërit vinë në shprehje shumë herët. Në moshën l6 vjeçare, krijon emër dhe autoritet në të gjitha klubet shqiptare dhe mban korespondencë me personalitete të njohura intelektuale të shoqërive shqiptare të Romanisë, Bullgarisë, Turqisë, Italisë, Egjyptit e vendeve tjera. Në moshën 17 vjeçare shkrimet e tia me pseudnimn “Skendo Frashëri” i gjejmë në gazetën “Albania” të Faik Konicës. Prej vitit 1898, shkrimet e Midhat Frashërit me pseudnimin “Lumo Skendo” u bënë shpirti dhe mendja e “Kalendarit Kombiar”.
Mid’hat Frashëri për të qenë ma afër tokave shqiptare në vitin 1905, vendoset në Selanik, i cili mbrenda një kohe të shkurtër u bë zemra e shqiptarëve për shkak të përhapjes së arsimit, kulturës dhe ndërgjegjesë kombëtare përmes gazetës “LIRIA” të cilën e boton në Selanik në vitin 1908, kurse më vonë hap edhe një shkollë në gjuhën shqipe, dhe boton revistën “Dituria”
Mid’hat Frashëri për shkak të kontributit kombëtar dhe autoritetit që gëzonte në atë kohë nga të gjitha klubet shqiptare, ishte një nga protagonistët dhe organizatorët kryesor të Kongresit të Manastirit i cili u mbajtë në nëntor të vitit 1908, pikrisht për këto arsye zgjidhet kryetar i Kongresit.

Më 14 mars të vitit 1909, Mid’hat Frashëri ju bënë thirrje të gjitha klubeve shqiptare të angazhohen në hapjen e shkollave shqipe. Me iniciativën e Mid,hatit mbahet edhe Kongresi i Elbasanit, i cili rezulton në hapjen e Normales të Elbasanit.
Ngjarjet politike të vitit 1912, Mid’hat Frashrin nuk e lejojn të merret me shkrime dhe letërsi, për të cilat ka patur aftësi dhe afinitet, duke konsideruar se ngjarjet aktuale – politike për fatin e popullit shqiptar janë shumë ma të rëndësishme, andaj prej vitit 1912, Mid’hati me gjithë qenjen e tijë shpirtënore, intelektuale, kombëtare, financiare, politike dhe diplomatike angazhohet për zgjedhjen e çështjes kombëtare.

Në tetor të vitit 1912, kur trojet dhe popullata shqiptare digjeshin dhe masakroheshin nga ushtritë barbare të Aleancës Ballkanike të udhëhequra nga politika ekspanzioniste e Serbisë, Mid’hat Frashëri viziton qendrat e rezistencës shqiptare, Shkupin, Ferizajin, Prishtinën, Mitrovicën, Pejën, Gjakovën, Hasin, Mirditën, Vlorën e vende tjera. Me këte rast takohet me një numër të personaliteteve të dalluara të çështjes shqiptare, si me Bedri Pejanin, Rexhep Mitrovicën, Sali Gjukën, Bajram Currin, Isa Buletinin, Mark Markagjonin e shumë të tjerë. Qëllimi i këtyre takimeve ishte bashkimi i ushëheqësve shqiptar për mbajtjen e Kuvendit mbar kombëtar, në të cilin do të shpallej pamëvarsia e Shqipërisë.

Në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912, Mid,hat Frashëri ishte delegat i Kosovës dhe i Elbasanit dhe njëri ndër protagonistët kryesor me Ismail Qemalin në organizimin e Kuvendit historik.

Me rastin e formimit të qeverisë së parë shqiptare nën udhëheqen e Ismail Qemalit, më 4 dhjetor 1912, Midhat Frashëri zgjidhet Ministër i Punëve Botërore, kurse në qeverin e Turhan Pashës në kohën e Princ Vidit, emrohet Ministër i Post-telegrafeve dhe i Punëve Botërore.

Mbarimi i Luftës së Parë Botërore, Mid’hat Frashërin e gjenë në Zvicër, në qendrat propagandistike të Evropës, në Lozanë dhe Gjenevë, në të cilat qendra prej vitit 1914 kishte zhvilluar një aktivitet të dendur kombëtar në të gjitha fushat politike dhe diplomatike për njohjen e opiniont ndërkombëtar me çështje e pa zgjedhur të popullit shqiptar. Në këtë drejtim boton disa vepra, broshura të veçanta, disa qindra artikuj dhe memorandume në gazetat ma të njohura evropiane, për padrejtsit që janë bërë popullit shqiptar në Konferencën e ambasadorëve në Londër, duke shpresuar se në Konfrencën e Paqës e cila duhej të mbahej së shpejti në Paris do të revidohen të gjitha padrejtësit që u bënë shqiptarëve në të kaluarën dhe vendimet e Konferencës të Ambasadorëve në Londër të vitit 1913.

Mjerisht, fuqit vendimmarse të Konferencës së Pqës në Paris, apriori ishin përgaditur nga propaganda e Serbisë, Greqisë dhe Italisë, jo të bëjnë revidimin e vendimeve të Konferencës së Londrës, por të kundërtën ti ricoptojnë edhe një herë territoret shqiptare në mes të Serbisë, Greqisë dhe Italisë.
Duke i parë pazarllëqet që bëheshin në korriz të popullit shqiptar, Mid’hat Frashëri në mbarim të vitit 1919, me një mesazh i drejtohet kryetarit Wilson të SH B A-së, me kërkesë që të ndërhyjë fuqimisht në marrjen e vendimeve të Konferencës së Paqës në Paris, për zgjedhjen e drejtë të çështjes shqiptare, kurse nga shqiptarët Mid,hati kërkonte që në atë kohë, politikën e tyre në të ardhemen ta orientojnë me SHBA-së, i cili shtet nuk ka qëllime kolonizuese, por liridashëse.
Pas shumë debataeve të ashpëra dhe të zjarrta, dhe një lufte të vështirë diplomatike që zhvillon Mid’hat Frashëri nëpër qendrat propagandistike të Evropës dhe SH B A-së, e sidomos në Konferencën e Paqës në Paris, me vendimet e të cilës mbeti shumë i dëshpruar dhe i pa kënaqur, pasi dy krahinat shqiptare Kosova dhe Çamëria mbeten jashta shtetit amë, në tetor të vitit 1922, këtheht në Shqipëri. Në janar të vitit 1923 dërgohet në një emision special për vuarjen e marrëdhënjeve diplomatike në mes të Shqipërisë dhe Greqisë, në kohën kur regjimi shovenist grek, ushtronte dhunë dhe gjenocidë të pa parë ndaj popullit Çamë. Pas shumë përpjekjeve të Mid,hat Frashërit për ndërprerjen e dhunës dhe shpërnguljeve të Çamve, përmes organizatave ndëdërkombëtare, të cilat nuk dhanë rezultate, si dhe kur e pa se edhe koncepti politik dhe ai kombëtar i tij, nuk pajtohet me ate të Ahmet Zogut, më 25 dhjetor të vitit 1925, jep dorëhekje të pa revokueshme si amabasador fuqiplot i Shqipërisë në Greqi dhe këthehet në Shqipëri.
Pas shkëputjes të Mid,hat Frashërit nga politika, ai i rikëthehet pasionit të tij të parë, librave dhe studimeve, i cili prej vitit 1897 kishte filluar ngritjen e një biblioteke personale e cila në vitin 1925 numronte ma shumë se 40. 000 vollume, të cilën për nder të vllaut të vet që ka vuajt nga smundja mendore e emron në emrin e tij “Lumo Skendo”. Libraria e Mid,hat Frashërit në të kohë u bë qendër e intelektualëve për të gjitha moshat. Në vitin 1929 Mid,hat Frashëri la një testament, përmes të cilit të gjithë fondin e librave dhe të gjithë pasurinë që kishte, duke përfshi edhe mobiljet ia la në dispozicion shtetit për hapjen e Institutit Albanalogjik, por mjerisht dëshira e tij kur nuk u relizua, kurse librat u bënë pjesë e fondit të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Ngjarjet e vitit 1939 i tronditi thellë atëdhetarët shqiptarë në krye me Mid’hat Frashërin. Gjatë kësaj kohe, në ballë të rezistencës kundër pushtimit fashist u vua rinia shqiptare e frymzuar me djenja kombëtare për çlirim dhe bashkimin e trojeve etnike. Nga këto elemente të rezistencës shqiptare, më 13 prill të vitit 1939 themelohet Balli Kombëtar si kërkesë e kohës në krye me Mid’hat Frashërin, i cili me dorën e vetë i shkruajti Tetë Pikat e Nacionalizmës shqiptare, në bazë të të cilave u vuan themelet e platëformës politike të Ballit Kombëtar, rreth të cilës u mblodh yndyra e intelegjencës shqiptare.
Në bazë të Tetë Pikave të Nacionalizmës shqiptare, në vitin 1942 përpilohet Dekalogu i Ballit Kombëtar i cili është dhe mbetet udhërrfyes i pa tekalueshëm i çdo shqiptari të ndërgjegjëshm për zgjedhjen e çështjes mbar kombëtare.
Ideja e Shqipërisë Etnike, dhe Shqipëria e Shqiptarëve, edhe pse lindën nga Lidhja e Prizrenit, por me mësimet dhe shembullin e Mid’hat Frashërit, kjo ide përmes Ballit Kombëtar u bë edhe ma vrullshme, duke lëshuar rrënjë dhe zënë vend në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, duke krijuar një besim të thellë se ideja për Shqipërinë etnike do të jetojë gjithëmon, aqë sa do të jetoi populli shqiptar.
Me daljen në skenë të P.K.të Shqipërisë, Balli Kombëtar merr iniciativën për krijimin e një fronti të përbashkët për çlirim dhe bashkim kombëtar. Me këto qëllime arrihet marrveshtja e Mukjes në gusht të vitit l943, e cila me ndërmjetsimin e P.K. të Jugosllavisë, përmes PK të Shqiprisë, nuk jetësohet. Mos respektimi i marrveshtjes së Mukjes nga komunistët, shkakton luftën civile vllavrasëse në trojet etnike shqiptare, duke lënë pasoja tragjike, të cilat ndihen thellë sot e kësaj dite.

Me triumfin e ideologjisë komuniste në trojet shqiptare, nacionalistët kur nuk u pajtua me regjimin komunist të importuar nga Karpatet e lëshuan vendlindjen dhe emigruan në shtete të ndryshme të botës së lirë, për të vazhduar rezistencën sipas kërkesave të kohës, kurse Mid,hat Frashëri me një numër të anëtarve të Ballit Kombëtar u vendos në Itali.

Pas disa aktiviteteve të zhvilluara gjatë këaj kohe nëpër shtetet e botës së lirë, më 26 gusht të vitit 1949 në Paris Mid.hat Frashëri shpall Komitetin “Shqipria e Lirë”. Më 6 shator po të ati viti, Mid,hat Frashëri me kryesin e ngusht udhëton në Londër dhe përmes BBC e informon mërgatën shqiptare mbi shpalljen e Konitetit Demokrat “Shqipëriae e Lirë“ Me këtë rast organizohet një konferencë shtypi, në të cilën Midhat Frashëri kur fillon të flasi për Kosovën ia pamundsojnë fjalimin , duke i thëne se ajo nuk gjendet nën juridiksionin e shetit shqiptar. Mid,hati në shenjë proteste e prishë konferencën e shtypit, dhe nga ai moment ndërmerr iniciativën që nga ballistët të cilit janë të lindur në territoret shqiptare jashta shetit shqiptar Londinez të thenelohet Lidhja Kosovare e cila do ti përfaqësoj interesat kombëtare dhe politike të shqiptarëve të Kosovës prej Manastiri deri në Tivar, në organizatat dhe konferencat ndërkombëtare.

Në fillim të tetorit 1949, Mid’hat Frashërin e gjejm në Nju Jork i cili shkon për ti informuar dhe tu japi zemër dhe shpresa ballistve të Amerikës për themelimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Duke e kryer këte mision të shenjët kombëtar, në hotelin “Winthrop” të Nju Jorkut, më 3 tetor të vitit 1949, ndrron jetë nga pika në zemër, në prani të bashkveprimtarit besnik Talat Karagjozit.
Mid’hati pas katër ditë nderimesh dhe pikllimesh nga ballistat në mërgim, varroset në Nju Jork, mjerisht eshtrat e të cilit prehen edhe sot e klsaj dite në këtë qytet.

Vdekja e Mid’hat Frashërit e goditi thellë veprimtarinë e Ballit Kombëtar, jo vetëm në mërgim, por në mbarë trojet shqiptare. Largëpamsia e tij kombëtare dhe profetike ishte e pazavendsueshme jo vetëm në mërgatën shqiptare, por për tërë popullin shqiptarë, sepse platforma e tij politike për zgjedhjen e çështjes mbarë kombëtare gjithëmon ka qenë dhe ka mbet aktuale, deri sa të zgjidhet çështja mbarë kombëtare shqiptare në kuadër të trojeve të natyrshme etnike.

Me rastin e shënimit të përvjetorit të Mid’hat Frashërit, Vasil Andoni, bashkohanik dhe bashkëpunëtor i ngusht i tij në mest tjersh thot :
“ Kangëtari i fundit i Frashlijve edhe pse fizikisht nuk është në mesin tonë, por kënga e tij jeton, këndohet dhe përgëdhel ndjenjat e atdhedashurisë, këte kangë Balli Kombëtar do ta këndoi gjithëmon deri sa të egzistoi populli shqiptar “.

Zonja dhe Zotërinjë, të respektuar pjesëmarrës,
Të shkruash sot për Mid’Hat Frashërin do të thotë të shkruash për një erudit, për një figurë me horizont të gjërë enciklopedik, për një poliglot të anatemuar dhe të njollosur për pesë dekada nga regjimet komuniste i cili me punën dhe aktivitetin e tij kombëtar ka hapur shtigje dhe rrugë të reja të patejkalueshme deri më sot për popullin shqiptarë, duke lënë gjurmë të pashlyera në historinë dhe kulturën shqiptare në të gjitha fushat ku ka shkelur.

Veprimtaria kolosale kombëtare e Mid’hat Frashërit e argumentuar dhe e dëshmuar me dokumenta autentike e nderon dhe madhëron mbar kombin shqiptarë, e pasuron historinë tonë kombëtare, duke i zbardhur shumë ngjarje historike nga e kaluara, në të cilat në shumë raste rolin kryesor e ka luajtur pikrisht Mid’hat Frashëri.
Mjerisht, regjimi komunist, jo vetëm që nuk e përmend kontributin e Mid’hat Frashërit në historinë kombëtare, por edhe emrin e tij e fshin nga dokumentat e rëndësishme historike të nënshkruara nga Mid’hat Frashëri, ku ai ishte protogonisti kryesor i atyre ngjarjeve, si në Kongresin e Manastirit, Kongresin e Elbasanit, Kuvendin e Vlorës, pjesëmarrja e tij në qeverin e Ismail Qemalit, në Konferencën e Paqës në Paris e kështu me radhë.
Shpresojm, se në sisitemin e ri prulalist, figura kombëtare e Mid’hat Frashërit, si dhe të shumë të tjerëve, në bazë të kontributeve kombëtare , të argumentuare me dëshmi faktografike do të dalin në dritë, dhe si të tillë do të zejnë vendin meritor në historinë e popullit shqiptar.

Të nderuar pjesëmarrës, më lejoni krejtë në fund, kësaj Akademije Përkujtimore ti paraqesë këto propozime :

1. Dënohet Enciklopedia kuazishkencore e ashtu të quajturës Akademi Shekncore e Maqedonisë, emri i të cilit popull përmendet prej vitit 1945, e cila përmes shkrimeve tendencioze, të pa argumentuara fyen popullin shqiptar i cili është njeni nga popujt ma të vjetër në Ballkan dhe Evropë, andaj kërkojm jo vetëm tërhekjen e Eciklopedisë nga publiku, por edhe ndjekje penale ndaj personave përgjegjës,

2. Personaliteti ma i dëshmuar i cili tërë jetën ia ka kushtuar çlirimit dhe bashkimit kombëtar ishte dhe mbeti Mid,hat Frashëri, andaj propozojm që Autostrada Durrës – Kukës - Prizren – Merdar, të quhet Autostrada e Bashkimit Kombëtar “Mid,hat Frashëri”, dhe

3. Kërkojm nga të dy qeverit shqiptare, respektivisht organet kompetente të marrin iniciativën zyrtare që eshtart e Mid,hat Frashrit të cilat ende prehen në Nju Jork, të sjellen në vendlindje.

Ju faleminderit për kujdesin

2 tetor 2009 Referatin e përgatiti,
Prishtinë Dr. Prof. Riza Sadiku

Në këtë Akademi përkujtimore u lexuan edhe dy telegrame përshëdetse nga personalitete të Ballit Kombëtar në mërgim :

1. Petrit Kello nga Australia e largët, anëtarë i flakët i Ballit Kombëtar, përshendet organizatorët dhe pjesëmarrsit e Akademisë Prëkujtimore, kushtuar Mid,hat Frashërit, duke ju dëshruar sukses në punët e më tejme dhe të gjitha të mirat.

3 Tetor 2009-10-09
Brisbone, Australi

2. Hafëz Jusuf Azemi dhe Ajet Rushiti, anëtar besnik të Ballit Kombëtar në mërgim, veprimtar të dalluar të çështjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përzemërsisht përshëndesin Akademin Përkujtimore në Prizren, kushtuar 60 vjetorit të vdekjes së Mid,hat Frashërit dhe 70 vjetorit të themelimit të Ballit Kombëtar, duke i dëshëruar suksese në afirmimin dhe realizimin e platformës politike të Ballit Kombëtar.

3 Tetor 2009
Çikago, SHBA-së

Sponsored content

NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS Empty
MesazhTitulli: Re: NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS   NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
NAIM FRASHËRI DHE POEZIA E TRADITËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NAIM HALID FRASHËRI (1846-1900)
» Roli i tradites ne ruajtejen e identitetit kombetar
» Poezi që më kanë pëlqyer shumë!
» Poezia qe don të thotë jetë!
» Këto vergje të Naim Frashërit janë edhe sot aktuale.MJERISHT

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: