Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Përmes Maqedonisë janë shitur organet e shqiptarëve të vra

Shko poshtë 
AutoriMesazh
kacimix
Anëtar i ri
Anëtar i ri
kacimix


Male
Numri i postimeve : 104
Age : 46
Vendi : Albania
Profesioni/Hobi : Sporti , Muzika
Registration date : 26/10/2008

Përmes Maqedonisë janë shitur organet e shqiptarëve të vra Empty
MesazhTitulli: Përmes Maqedonisë janë shitur organet e shqiptarëve të vra   Përmes Maqedonisë janë shitur organet e shqiptarëve të vra EmptySat Mar 07, 2009 2:47 pm

Ekzistojnë dyshime të mëdha se në periudhën 1998 -1999 gjatë luftës së Kosovës serbët përmes Maqedonisë kanë bërë tregti me organe njerëzore nga shqiptarët e vrarë të Kosovës bëjnë të ditur burime për “Lajm”. Sipas këtyre burimeve serbët përmes Maqedonisë dhe Bullgarisë kanë bërë tregti me këto organe njerëzore të cilat më pas kanë përfunduar në Rusi. Këto dyshime edhe më shumë e rrisin prania e “mantelbardhëve” rus në Maqedoni. “Gjatë asaj kohe në Maqedoni janë vërejtur një numër i madh i mjekëve rusë”, thonë burimet tona. Këto dyshime kanë zgjuar interes të madh edhe tek disa qarqe të Kosovës me çka kanë nuk përjashtohet mundësia të fillojnë hetime për të ardhur deri tek e vërteta. Në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë thonë se nuk posedojnë informacione të tilla. Zëdhënësi i policisë Ivo Kotevski thotë se deri më tani tek MPB-ja nuk ka arritur ndonjë kërkesë për të filluar hetime për një gjë të tillë. Autoritetet e Kosovës edhe sot e kësaj dite nuk dinë se ku janë me mijëra shqiptarë të zhdukur për të cilët që nga koha e luftës nuk ka asnjë gjurmë. 
Ndryshe, para një jave Komisioni qeveritar për të zhdukurit në Kosovë ka bërë të ditur se rreth 20 shqiptarë nga Kosova, të vrarë, dyshohet të jenë varrosur në varrezat e Shkupit në Butel. Sipas kryetari të këtij komisioni Prenkë Gjetaj, dyshohet se këto kufoma, pasi janë vrarë nga forcat serbe në vitin 1999, janë hedhur në lumin Lepenc, e më pas lumi i ka dërguar në Maqedoni. “Kemi informata se këto kufoma janë hedhur në lumin Lepenc, në vitin 1999, dhe për këtë ne e kemi njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme, që këtë çështje ta trajtojë me homologët e tyre nga Maqedonia, në mënyrë që të na lejohet qasja në ato varreza”, ka thënë Gjetaj. Pas këtij reagimi të Prishtinës zyrtare Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë ka thënë se është e gatshme të bashkëpunojë me Kosovën për gjetjen e kufomave e rreth 20 shqiptarëve nga Kosova, që dyshohet se janë varrosur në varrezat e Butelit në Shkup. Ministri i MPJ-së, Antonio Milloshovski tha se janë të gatshëm për bashkëpunim nëse bëhet një kërkesë e tillë nga pala kosovare. 
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Përmes Maqedonisë janë shitur organet e shqiptarëve të vra
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A K T U A L I T E T E dhe I N T E R V I S T A
» Mos është shitur Mitrovica !!!
» Na kane shitur...dita e fundit e idenditetit shqiptar.
» MAQEDONISË I NEVOJITET STABILITETI...
» Sekretet e se ardhmes se Maqedonise

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: