| | Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles | |
|
+8Teuta.Gjika Leka i Madh Ago Muji Euridika Beton Sofra Riki30 petritkola 12 posters | |
Autori | Mesazh |
---|
Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 1:51 am | |
| Pastaj, ajo që më brengos më shumë është se kush do ta financojë këtë kishë?” Pas tij reagova po ashpër edhe unë dhe pastaj më butë edhe Aristidh Kola. Fakt është se mbledhja u prish e si rrjedhim kisha nuk u themelua. Kur u ngritëm në mes të zallahisë, Aristidhi dhe Jani kërkuan të pimë një kafe. Unë nxitoja dhe nuk pranova. Kur po ikja ai më vuri në dorë, sikur të kishte parandierë fundin e tij të shpejtë, referatin duke më thënë: “Mbaje. Kur të duash përktheje!”. Atë punim po e përkthej unë sot në gjuhën shqipe dhe besoj se plotësoj një nga porositë dhe dëshirat e Aristidhit. Arben P. Llalla 114 21 U përkujtua arbërori i shquar Aristidh Kola Avokati i çështjes shqiptare në Athinë “Planet duhet ti bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe arbërorët (arvanitas) e tjerë ju duam dhe ju ndjejmë si vëllezër në të gjithë botën”. (Aristidh Kola) Nga Arben LLALLA Ditën e diel, më 21 tetor 2001, në varrezat Zografu të Athinës, të afërm dhe miq të historianit arbëror Aristidh Kola, përkujtuan njëvjetorin e vdekjes së tij të parakohshme. Të pranishëm ishin shumë figura të jetës kulturore arbërore në Greqi, emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi, si dhe përfaqësues të ambasadës shqiptare në Athinë me në krye ambasadorin z.Kastriot Robo. Pjesëmarrësit të mallëngjyer përkujtuan këtë figurë të shquar të gjakut të shprish të Arbërit. Pak ditë më parë gruaja e të ndjerit, zonja Nansi Kola, organizoi në një nga sallat e hotel Hilton-it në Athinë një mbrëmje letrare artistike në kujtim të studiuesit Aristidh Kola. Aty, personalitete të jetës kulturore arbërore folën mbi jetën dhe veprën e z.Kola. Arbërori (arvanitasi) Aristidh Kola lindi më 8-7-1944 në fshatin arbëror Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 1:52 am | |
| Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arbërishten (shqipen). Në vitin 1968 Aristidhi mbaron Universitetin në degën Juridikë, duke vazhduar më vonë punë si avokat në Athinë. Në vitin 1983 Aristidh Kola zgjidhet kryetar i “Lidhja Arbërore të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) që po atë vit do botonte librin e tij të parë me titull “Arbërorët(Arvanitasit) dhe origjina e grekëve” një libër i ringjalljes së vetëdijes arbërore në Greqi, që do ribotohej edhe 9 herë të tjera në gjuhën greke. Në vitin 1985, Aristidhi ishte organizatori kryesor i koncertit të parë ne Greqi me këngë arbërore, ku më pas me Dhimitër Leka dhe këngëtarin Thanasi Moraitin bënë të mundur nxjerrjen e diskut CD të parë në historinë shqiptare me këngë arbëreshe. Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e perëndive”. Më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras”(thamira), me qëllim botimin e veprave të autorëve arbëror, por edhe të autorëve nga Shqipëria, dhe midis tyre është ribotuar vepra e Fan.S.Nolit “Historia e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”. Po në vitin 1995, do botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”, libër ky që flet për komplotet dhe masakrat ç’njerëzore serbe kundra kombeve të ish-Federatës Jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve. Në librin “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” Aristidh Kola do të paralajmëronte për masakrën që po përgatiste Millosheviçi dhe bashkëpunëtorët e tij kundra popullit shqiptar të Kosovës. Në vitin 1996 Aristidhi i nderuar do jepte dorëheqjen si kryetar i “Lidhja Arbërore(Arvanitase) të Greqisë” për tu marrë vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, Aristidh Kola do botonte me lekët e xhepit revistën tre mujore Arben P. Llalla 116 “Arbanon”(Arvanon). Në këtë revistë, ai merrte pjesë bashkë me shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre. Me fillimin e luftës në Kosovë, Aristidh Kola bashkë me arbërorë të tjerë do të mbronin çështjen e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës, përballë deputetëve, gazetarëve dhe intelektualëve grekë që ishin rreshtuar në krah të kriminelëve të Millosheviçit. Atëherë emigrantët shqiptarë në Greqi do shikonin çdo mbrëmje Aristidhin dhe arbërorë të tjerë në ekranet televizive greke duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe të emigrantëve në Greqi. Aristidh Kola pati guximin që ne zyrën e “avokatit” të Serbisë, të mbrojë luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës. Me punën e tij të palodhshme në ndihmë të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar grek për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe «shigjeta me helm» do të hidheshin kundra Aristidhit, njeriut të ndershëm dhe të drejtë. Ai do të akuzohej nga deputetë grekë si agjent i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Kur dilte në TV greke shkonte me vetëdije, se shkonte në shtigje me rreziqe të mëdha, por ai i kishte marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe.....! Me hyrjen e trupave të NATO në Kosovë, Aristidhi shprehte dëshirën për të vizituar Kosovën e lirë. Por dëshira nuk iu realizua, Kosova e lirë ngeli në zemrën dhe ëndërrën e tij. Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur urat Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore” Aristidh Kola do të shtrohej urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Veprimtaria u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi prekës. Një sëmundje e pa shërueshme që do përparonte me shpejtësi për ti marrë jetën njeriut të mirë në mbrëmjen
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 1:53 am | |
| e 11 tetorit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë ku lëndonte prej një muaj. Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen në botë. Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit arbëror Aristidh Kola, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit. Pak ditë para se të vdiste Aristidhi kishte përfunduar me dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”. Në këtë libër të fundit të tij, Aristidh Kola na sjell shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës, që ishin dardanët pellazgë. Aristidh Kola zë një vend të veçantë në letrat arbërore në Greqi. Ai me punën dhe penën e tij, ringjalli tek arbërorët(arvanitasit) ndjenjën e krenarisë për historinë dhe kulturën arbëreshe. Aristidhi ishte një rilindës i shekullit XX, një De Radë i ri për gjakun e shprishur të Arbërit në Greqi. Aristidh Kola ishte i pari shkrimtar arbëror(arvanitas) që në librat e tij faktoi se jo vetëm arbërorët ishin heronjtë e revolucionit grek të 1821, por veshja, këngët dhe kultura arbërore ishin bërë pjesë tashmë e historisë dhe kulturës greke. Aristidh Kola shkoi dhe më tej, ku faktoi se emrat e perëndive të Olimbit nuk janë emra grek, por ata i përkasin emrave arbërorë. Aristidhi bashkë me arbëreshin e shquar të Italisë, urat Antonio Belushin do të zbulonin se në Greqi janë mbi 500 fshatra të banuar me popullsi arbërore(arvanitase). Aristidh Kola kishte lidhje me shumë shqiptarë të njohur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Turqi, me arbëreshët e Italisë, Ukrainës, Kroacisë, e deri me arbërorët e Korsikës. Arben P. Llalla 118 Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës arbërore, Aristidh Kola në vitin 1995 është dekoruar nga ish president Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, president Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim Frashëri”. U takon historianëve dhe studiuesve shqiptarë që të vlerësojnë siç e meriton punën shkencore të Aristidh Kolës, dhe ta çojnë më tej veprën e tij, për pasurimin dhe mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë të lashtë mbarë kombëtare. Në qoftë se historianët, intelektualët dhe populli shqiptar nuk vlerësojnë apo nderojnë veprën e çmuar të arbërorit(arvanitasit) të madh Aristidh Kolës, atëherë kjo do të ishte një vdekje e dytë e tij. Le ta kujtojmë dhe nderojmë sot Aristidh Kolën për veprën madhore që na la dhe që ringjalli te arbërorët e Greqisë krenarinë kombëtare.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 1:54 am | |
| 22 Dy vjet pa Aristidh Kolën Nga Robert GORO Sot mbushen plot dy vjet që nga ajo mbrëmje tetori, kur një miku im më mori në telefon për të më dhënë lajmin e hidhur se “Aristidhi mbaroi”. Në ato momente ndjeva me të vërtetë tokën të lëkundej nën këmbë, ndonëse të gjithë ne, miqtë e tij ishim përgatitur për këtë lajm kobzi, por që kur ndodhi nuk mund ta supozonim. Pasi piva disa cigare rresht, i ulur si fakir në ballkonin e shtëpisë, shkova, qëndrova para kompjuterit dhe nisa të shkruaj lajmin për Angjesinë Telegrafike Shqiptare, që e filloja kështu: “Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi u është prerë në mes gëzimi për fitoren e Shqipërisë kundër ekipit helen. Vetëm pak minuta pas përfundimit të kësaj ndeshje, ata kanë mësuar lajmin e hidhur të vdekjes së studiuesit të njohur arvanitas Aristidh Kola…”. E ndjeja se që nga ai moment unë si dhe shumë të tjerë që e kishim njohur nga afër dhe kishim kaluar orë të panumërta, duke bërë edhe “çapkënllëqe” do të isha tani e tutje më i varfër, pse ikja e njerëzve të tillë patjetër që të varfërojnë shpirtërisht. Një mbrëmje, javën e kaluar, pasi isha takuar me gruan e Arit, Nansin, qëndrova deri vonë duke shfletuar librat që më kishte dhuruar ai. Brenda faqeve të “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, gjeta të palosur më dysh fotokopjen e një shkrimi tim të botuar në revistën “Koha” të Prishtinës në nëntor 1995, me shkas librin e Arit “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”. Ajo fotokopje kishte një histori për të qeshura, Arben P. Llalla 120 por që pas vdekjes së Arit e kujtoja gjithmonë i ngrysur. E kisha fotokopjuar faqen për t’ia dhënë atij, po për dreq, sa herë nisesha të takoheshim harroja ta merrja ta merrja me vete. Herë të tjera, kur takoheshim në shtëpinë time, diku nga mesi i darkës kujtohesha, ngrihesha, e merrja dhe e vija në tavolinë. Mirëpo, kur mbaronte darka gjithmonë pas mesnate e niseshim bashkë për në kafiteritë e Platisë në Iraklio, fleta harrohej përsëri mbi tavolinë, për t’u rrasur diku mes librave në bibliotekë. Sot, që mbushen dy vjet nga largimi i tij, vendosa ta botoj këtë shkrim në faqet e G.A., si një homazh për gjithë veprën e Aristidh Kolës, i cili me siguri na vështron prej aty ku është dhe, sigurisht na pret me durim… *** Në librin e fundit “1991-1994, Greqia në kurthin e Milosheviçit”, arvanitasi Aristidh Kola i bën një analizë mjaft kritike aleancës greko-serbe, e cila nuk ka-sipas autorit-asnjë bazë historike apo logjike. Libri i tij “bie si një bombë në një det të qetë” dhe ndofta është arsyeja që e gjithë masmedia greke i është përgjigjur me heshtje botimit të librit dhe vetëm dy librari të Athinës e kanë vënë atë në raftet e tyre. Kryetar i Shoqatës së Arvanitasve të Greqisë, luftëtar i paepur për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare dhe mecenat bujar i çdo emigranti shqiptar në Greqi, ishte e natyrshme që Aristidh Kola ta analizonte nga një këndvështrim krejt tjetër krizën në ish-Jugosllavi dhe lidhjet e ngushta “vëllazërore” të Greqisë me Serbinë, të cilat lidhje që të dy
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 1:57 am | |
| qeveritë greke të këtyre pesë vjetëve të fundit, i kanë fryrë me një zell prej rinoshi. Nëse në dy librat e mëparshëm “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” dhe “Gjuha e perëndive”, Aristidh Kola është studiuesi i pasionuar e nga do njëherë më tepër entuziast nga sa i lejohet një shkencëtari të mirëfilltë-e meriton me plot të drejtë epitetin “albanocentrik”,-në librin e tij më të fundit, “1991- 1994, Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, ai “hedh një bombë” siç shprehet dhe vetë dhe trazon ujërat e ndenjura të koncepteve politike e diplomatike greke. Kritika-e, nganjëherë revolta-e Aristidh Kolës për përzgjedhjen e gabuar të qeverisë greke të Demokracisë së Re e më pas të Papandreut, që të përkrahin në mënyrë paradoksale e tepër naive “Sllobon” e “Radon”, të cilët autori në një karikaturë të vetëm i paraqet si Don Kishotin me Sanço Pançon, është e pasur në argumentim dhe, ngarkesën emocionale në disa kapituj autori nuk deshi me qëllim t’i hiqte, siç shprehet në hyrje të librit. Aristidh Kola mendon se do të ishte e keqja më e vogël, nëse politika greke kufizohej vetëm me miqësinë ndaj Milosheviçit dhe nuk ndërthurej kjo edhe me një polemikë të pranueshmekundër Shqipërisë. Mirëpo, “siç do të shohë lexuesi i këtij libri, të dy këto përzgjedhje nuk janë veçse dy anët e së njëjtës medalje, në përkrahjen e synimeve serbomëdha të zotit Milosheviç dhe të bashkëpunëtorëve të tij, që ndonëse janë implikuar në luftën e Bosnjës, problemi i tyre gjigant ishte dhe mbetet Kosova”. Në Greqi ka qarkulluar një mal me libra e artikuj për problemin jugosllav. Megjithatë, me raste shumë-shumë të rralla, (siç është ai i Leonidha Haxhiprodromit me librin “Jugosllavia, shpërthimi i nacionalizmit”), është thënë e vërteta rreth “engjëjve” serbë këndej e andej Serbisë, të cilët për opinionin grek nuk janë veçse viktima të martizuara... Duke e lënë me një anë modestinë, më vjen që në këto rreshta të brohoras me hare për mikun tim të mirë, Aristidh Kolën, i cili tani po përgatit për Arben P. Llalla 122 botim thirrjen që arvanitasit i drejtuan më 1899 “vëllezërve të tyre shqiptarë” e ku i ftonin të bashkonin forcat në një shtet të përbashkët, si konfederatat e pakta të sotme. Merakut të Aristidhit për mosrealizimin e kësaj ëndrre, i shtohet sot meraku tjetër që lidhet drejtpërdrejt me librin “1991-1994, Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”. Duket pak si e pamundur që libri mos ta kenë lexuar kompetentët, e megjithatë ata heshtin, ose pse e kanë të vështirë ta pranojnë të vërtetën, ose pse nuk gjejnë argument për ta goditur librin. (Sepse autori është goditur bukur herë dhe është mysafir thuajse i përjavshëm në tabelën e qitjes të gazetës nacionaliste “Stohos”). Pasi ke lexuar librin, e ndjen të nevojshme ta përshkruash tok me autorin rrugën nga 15 qershori 1993, kur libri filloi të shkruhet, e gjer më sot që e mbajnë në duar. -Ti i dashur mik më thotë Aristidhi, më pyet se ç’më shtyu të shkruaj këtë libër... Për fat të keq në shtetet etnocentrike historia zakonisht shtrembërohen. Lidhjet tradicionale ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë duket se janë harruar nga shteti zyrtar grek dhe populli është disi i çorientuar. Pas një propagande të tmerrshme që është bërë vitet e fundit, populli i ka konsideruar serbët si vëllezër, ndërsa kjo nuk rezulton as nga historia e re dhe as nga historia më e vjetër. E dimë shumë mirë se vazhdimisht ka ekzistuar një tension mjaft i madh në marrëdhëniet greko-serbe, qysh në kohën e Stefan Dushanit, i cili i kishte shtrirë kufijtë e shtetit serb deri në Thesali, (Farsalla). Ne gjithashtu i njohim edhe synimet që kanë serbët në drejtim të detit Egje... Më shtyu pra, të shkruaj këtë libër fakti se parashikoj një rrezik për atdheun tim, Greqinë, nga kjo miqësi e madhe me Serbinë dhe një rrezik me pasoja të pakorrigjueshme për marrëdhëniet greko-shqiptare. Këtë u përpoqa ta argumentoj duke shkruar librin “Greqia në kurthin e serbëve”, pra, se si historikisht nuk është e mundur që Greqia ta konsiderojë motër dhe mike
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 1:58 am | |
| Serbinë, dhe, së dyti, ekzistojnë lidhje historike e shpirtërore ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, dhe pikërisht këto lidhje duhet të inkurajohen. Unë besoj se, prej Milosheviçit dhe klikës që qeveris sot Serbinë është bërë një përpjekje djallëzore për ta tërhequr Greqinë në një lojë aventureske dhe “sebepi” për të hyrë Greqia në këtë lojë është “rreziku” i krijimit dhe i njohjes nga komuniteti ndërkombëtar FYROM. Tani, duket se ka një lloj ndryshimi të qëndrimit të shfrenuar proserb të Greqisë. Pas katër vjetësh pritjeje të zgjidhjes së problemit maqedon, udhëheqja politike greke e pa se ajo çka i kishte premtuar Milosheviçi, pra se do ta zgjidhte ai vetë problemin maqedon, nuk u realizua. Pas këtij zhgënjimi, kursi u ndryshua dhe u hy në rrugën e gjetjes së mirëkuptimit me Shqipërinë. Mirëpo, aktualisht Milosheviçi dhe serbët po afrohen me Shkupin, përpiqen që ta inkuadrojnë dhe FYROM në Jugosllavinë e cunguar. Për fat të keq, krahas atyre që duan sinqerisht marrëdhënie të mira me Shqipërinë, sot në Greqi ekzistojnë dhe disa qarqe të shfrenuara antishqiptare. Këta përpiqen të konkretizojnë planin më të fundit që Milosheviçi ka propozuar Greqisë, një bosht ndërmjet Beogradit, Shkupit dhe Athinës. Uroj që ky bosht të mos krijohet dhe Greqia ta ndryshojë kursin e vet në kah më pozitiv, se, po të krijohet ky bosht, do të ketë edhe më shumë probleme për Ballkanin”. p.s. Ky shkrim më parë është botuar në revistën “Koha”, më 8 nëntor 1995 nga Robert GORO. Arben P. Llalla 124 23 Në 3-vjetorin e vdekjes së arvanitasit Aristidh Kolia Kampioni i letrave arvanitase “Planet duhet ti bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe arvanitasit e tjerë ju duam dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë botën”.(Aristidh Kolia) Nga Arben LLALLA U mbushën plot 3 vjet që kur pushoi së rrahuri zemra e arvanitasit të madh Aristidh Kolia. nga dita që u nda nga ne arvanitasi i shquar Aristidh Kolia. I shte ora 23.00 e 11 tetorit 2000, ku në një nga spitalet e Athinës vdiq studiuesi dhe historiani i njohur arvanitas. Por kush ishte Aristidh Kolia? Arvanitasi Aristidh Kolia lindi më 8-7-1944, në fshatin arvanitas Kaskaveli (sot Leondari) të rrethit të Tebës në Greqi. Fëmijërinë e kaloi në fshatin e lindjes së tij pranë gjyshit dhe gjyshes që i mësuan gjuhën e vatrës, arbërishten (shqipen). Në vitin 1968 Aristidhi mbaron Universitetin në degën Juridikë, duke vazhduar më vonë punë si avokat në Athinë. Në vitin 1983 Aristidh Kola zgjidhet kryetar i “Lidhja Arbërore të Greqisë” (Arvanitikos Syndesmos Elladas) që po atë vit do botonte librin e tij të parë me titull “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” një libër i ringjalljes së vetëdijes arvanitasve në Greqi, që do ribotohej edhe 9 herë të tjera në gjuhën greke.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:00 am | |
| Në vitin 1985, Aristidhi ishte organizatori kryesor i koncertit të parë ne Greqi me këngë arbërore, ku më pas me Dhimitër Leka dhe këngëtarin Thanasi Moraitin bënë të mundur nxjerrjen e diskut CD të parë në historinë shqiptare me këngë arvanitase “Këngë Arvanite”.. Në vitin 1989, boton librin “Gjuha e perëndive”. Më 1995, Aristidhi themelon shtëpinë botuese “Thamiras” (thamira), me qëllim botimin e veprave të autorëve arvanitas, por edhe të autorëve nga Shqipëria, dhe midis tyre është ribotuar vepra e Fan.S.Nolit “Historia e Gjergj Kastriotit Skënderbe”. Po në vitin 1995, do botonte librin më të suksesshëm në gjuhën greke dhe shqipe “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit”. Një libër që tregon për komplotet dhe masakrat çnjerëzore serbe kundër kombeve të ish-Federatës jugosllave dhe kryesisht të shqiptarëve. Në librin “Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit” Aristidh Kolia do të paralajmëronte për masakrën që po përgatiste Millosheviçi dhe bashkëpunëtorët e tij kundra popullit shqiptar të Kosovës. Në vitin 1996 Aristidhi i nderuar do jepte dorëheqjen si kryetar i “Lidhja Arvanitase të Greqisë” për t’u marrë vetëm me studimet pellazgjike, dhe në vitin 1997, Aristidh Kola do botonte i vetëm revistën tremujore “Arvanon”. Ku në këtë revistë, ai merrte pjesë bashkë me shqiptarët e Kosovës në luftën e drejtë të tyre. Me fillimin e luftës në Kosovë, Aristidh Kola bashkë me arvanitas të tjerë do të mbronin çështjen e drejtë të popullit shqiptar të Kosovës, përballë deputetëve, gazetarëve dhe intelektualëve grekë që ishin rreshtuar në krah të kriminelëve të Millosheviçit. Atëherë emigrantët shqiptarë në Greqi do shikonin çdo mbrëmje Aristidhin dhe arvanitas të tjerë në ekranet televizive greke duke mbrojtur të drejtat e shqiptarëve të Kosovës dhe të Arben P. Llalla 126 emigrantëve në Greqi. Me punën e tij të palodhshme në ndihmë të çështjes shqiptare të Kosovës, ai informonte publikun e painformuar grek për dramën e dhimbshme që po kalonin shqiptarët në Kosovë. Për këtë shkak, akuza dhe «shigjeta me helm» do të hidheshin kundër Aristidhit, njeriut të ndershëm dhe të drejtë. Ai do të akuzohej nga deputetë grekë si agjent i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Kur dilte në TV greke shkonte me vetëdije, se shkonte në shtigje me rreziqe të mëdha, por ai i kishte marrë parasysh të gjitha dhe gjënë më të keqe.....! Me hyrjen e trupave të NATO në Kosovë, Aristidhi shprehte dëshirën për të vizituar Kosovën e lirë. Por dëshira nuk iu realizua, Kosova e lirë ngeli në zemrën dhe ëndrrën e tij. Më 24 maj 2000, një ditë përpara prezantimit të librit të tij, kushtuar arbëreshit të njohur urat Antonio Belushit, me titull “Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore” Aristidh Kolia do të shtrohej urgjentisht në një spital të Athinës i sëmurë rëndë. Veprimtaria u bë pa të, pa frymëzuesin e atij takimi prekës. Një sëmundje e pa shërueshme që do përparonte me shpejtësi për t’i marrë jetën njeriut të mirë në mbrëmjen e 11 tetorit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë ku lëndonte prej një muaj. Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen në botë. Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit arvanit Aristidh Kola, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit. Pak ditë para se të vdiste Aristidhi kishte përfunduar me dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”. Në këtë libër të fundit të tij, Aristidh Kola na sjell shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:01 am | |
| kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës që ishin dardanët pellazgjikë. Aristidh Kola zë një vend të veçantë në letrat arvanitase në Greqi. Ai me punën dhe penën e tij, ringjalli tek arvanitët ndjenjën e krenarisë për historinë dhe kulturën arbëreshe. Aristidhi ishte një rilindës i shekullit 20, një De Radë i ri për gjakun e shprishur të Arbërit në Greqi. Kolia ishte i pari shkrimtar arvanitas që në librat e tij faktoi se jo vetëm arvanitasit ishin heronjtë e revolucionit grek të 1821, por veshja, këngët dhe kultura arvanitase ishin bërë pjesë tashmë e historisë dhe kulturës greke. Aristidh Kolia shkoi dhe më tej, ku faktoi se emrat e perëndive të Olimbit nuk janë emra grek, por ata i përkasin emrave arvanitas ose shqiptar. Aristidhi bashkë me arbëreshin e shquar të Italisë, urat Antonio Belushin do të zbulonin se në Greqi janë mbi 600 fshatra të banuar me popullsi arvanitase. Aristidh Kola kishte lidhje me shumë shqiptarë të njohur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Turqi, me arbëreshët e Italisë, Ukrainës, Kroacisë, e deri me arbërorët e Korsikës. Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës arvanitase, Aristidh Kola në vitin 1995 është dekoruar nga ish-president Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, ish-kryetari i shtetit shqiptar Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim Frashëri”. U takon historianëve dhe studiuesve shqiptarë që të vlerësojnë siç e meriton punën shkencore të Aristidh Kolës, dhe ta çojnë më tej veprën e tij, për pasurimin dhe mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë të lashtë mbarë kombëtare. Arben P. Llalla 128 24 Në katër vjetorin e vdekjes së arvanitasit të shquar Aristidh Kolia “Planet duhet ti bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe arvanitasit e tjerë ju duam dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë botën”.(Aristidh Kola) Nga Arben LLALLA U mbushën katër vjet që nga dita që u nda nga ne arvanitasi i shquar Aristidh Kolia. Aristidh Kolia vdiq nga një sëmundje e pa shërueshme në mbrëmjen e 11 tetorit 2000 në spitalin Evangjelizmos në Athinë ku lëndonte prej një muaj. Vdekja e Aristidh Kolës goditi zemrat e mijëra emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi. Ajo vdekje preku shpirtrat e arbëreshëve kudo që ndodhen në botë. Një vdekje e parakohshme që mori jetën e historianit dhe studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, këtij avokati të çështjes shqiptare, që punoi për miqësinë dhe bashkëpunimin e popujve të Ballkanit. Pak ditë para se të vdiste Aristidhi kishte përfunduar me dorëshkrim librin “Zeusi pellazgjik dhe mashtrimi indoeuropian”. Në këtë libër të fundit të tij, Aristidh Kolia na sjell shumë të dhëna të rëndësishme, për periudhën parahistorike dhe kryesisht për paraardhësit e shqiptarëve të Kosovës që ishin dardanët Pellazgjik. Aristidh Kola zë një vend të veçantë në letrat e arvanitasve në Greqi. Ai me punën dhe penën e tij, ringjalli tek arvanitët ndjenjën e krenarisë për historinë dhe kulturën arbëreshe.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:02 am | |
| Aristidhi ishte një rilindës i shekullit 20, një De Radë i ri për gjakun e shprishur të Arbërit në Greqi. Kola ishte i pari shkrimtar arvanitas që në librat e tij faktoi se jo vetëm arvanitët ishin heronjtë e revolucionit grek të 1821, por veshja, këngët dhe kultura arvanitase ishin bërë pjesë tashmë e historisë dhe kulturës greke. Aristidh Kola shkoi dhe më tej, ku faktoi se emrat e perëndive të Olimbit nuk janë emra grek, por ata i përkasin emrave të kuptimit arvanitas. Aristidhi bashkë me arbëreshin e shquar të Italisë, urat Antonio Belushin do të zbulonin se në Greqi janë mbi 500 fshatra të banuar me popullsi arvanitase. Aristidh Kolia kishte lidhje me shumë shqiptarë të njohur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Turqi, me arbëreshët e Italisë, Ukrainës, Kroacisë, e deri me arvanitët e Korsikës. Për punën e tij në fushën e historisë dhe kulturës arvanitasve, Aristidh Kolia në vitin 1994 është dekoruar nga ish-president Sali Berisha me çmimin “Ismail Qemali” dhe, pas vdekjes, president Rexhep Mejdani e nderoi me dekoratën e klasit të parë “Naim Frashëri” mbas vdekjes në vitin 2000. U takon historianëve dhe studiuesve shqiptarë që të vlerësojnë siç e meriton punën shkencore të Aristidh Kolës, dhe ta çojnë më tej veprën e tij, për pasurimin dhe mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë të lashtë mbarë kombëtare. Arben P. Llalla 130 25 Arvanitasi që ndodhet në pavdekësi “Aristidh Kolja një hero i diasporës bashkëkohore nuk është një fjalë e rastit si një kompliment, por është e vërtetë dhe ky një manifestim mjaft i madh për një Kosovë të lirë dhe të pavarur”, tha Antonio Belushi. Nga Fatlume GASHI Manifestimi “Java e kulturës arvanitase” ka vazhduar me një akademi përkujtimore, në katër vjetorin e vdekjes së Aristidh Koljes. Hapja e kësaj akademie e ka bërë Ismet Hajrrullahu, zyrtar i Departamentit të Çështjes Jorezidence, i cila tha: “se Aristidh Kolja ishte njëri nga ideologët dhe frymëzuesit që ngjalli arvanitët dhe me veprat e tij si “Greqia në grackën serbe”, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, “Zeusi pellazgjik dhe iluzioni indioeuropian”, etj. Bënë që arvanitasit të kuptojnë se janë të një trungu shumë të lashtë madje më të lashtë se grekët”. Më pas, në këtë akademi i mbajt një minutë heshtje për të nderuar njeriun e madh i cili punoi shumë për kulturën arvanitase, ndërsa më vonë u shfaq një film dokumentar me regji të Lirio Nushit, kushtuar jetës dhe veprës të studiuesit Aristidh Kolja që ngjalli emocione te të pranishmit në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Më pas Nushi duke paraqitur kujtimet e Jorgo Mihos, i cili ishte njëri nga bashkëpuntorët e Koljes dhe të tjerëve arriti të paraqes në mënyrë dinjitoze fytyrën e Koljes dhe veprën e tij shkencore, por edhe kombëtare. Jorgo Geru, i pranishëm në Akademinë
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:02 am | |
| Përkujtimore, duke folur në dokumentar, pasi vlerësoi se ai ngjalli arvanitasit, shtoi se “ai dhe Kolja kanë vlerësuar që Kosova është dhe duhet të jetë qendra arvanitase në Ballkan. Shqiptarët e Kosovës me armë në dorë fituan lirinë që u takoi”, është shprehur ai përmes shiritit të celuloidit. Filmi dokumentar i Lirio Nushit, po ashtu ka arritur të paraqes edhe thirrjet e pavdekshme për liri e Kosovës të Koljas. Ai, para disa mijëra shqiptarëve në Sheshin e Arvanitasve përmes megafonit i bënte thirrje opinionit grek dhe atij ndërkombëtar që t’i hidhnin sytë drejt Kosovës, ku një popull i tërë po bënte luftë për jetë a vdekje, për t’i shkëputur njëherë e përgjithmonë prangat e pushtuesit serb. Antonio Belushi, studiues arbëresh në këtë akademi u shpreh: “Imadhi Kolja është i pavdekshëm. Ai ndodhet shumë lartë në pavdekësi. Aristidh Kolja një hero i diasporës bashkëkohore nuk është një fjalë e rastit si një kompliment, por është e vërtetë”, tha ai duke shtuar “se ky është një manifestim mjaft i madh për një Kosovë të lirë dhe të pavarur, ndërsa në Athinë ishte Aristidh Kolja një njeri, është dhe do të jetë përherë”. Sipas tij, Ministria e Kulturës ishte e detyruar për t’i shprehur publikisht këtë mirënjohje dhe zonja e tij, Nansi që ishte e pranishme në akademi gëzohet, sepse heroizmi i tij nuk ishte i mjerë. Arben P. Llalla 132 26 Akademi përkujtimore për Aristidh Koljën Nga Shqipe SHAZIVARI Me shfaqen e një filmi dokumentar dhe mbajtjen e një akademie solemne, të mërkurën në sallën e kuqe, është përkujtuar figura e veprimtarit arvanitas, Aristidh Kolja (1944- 2000). Kjo akademi ka qenë pjesë e veprimtarisë të “Javës arvanite në Kosovë” dhe ka pasur për qëllim njohjen e këtij personaliteti të shkencës dhe politikës arvanite. Kolja njihet si njeri nga studiuesit e historisë, kulturës dhe gjuhës arvaniate, por njëkohësisht ai ka qenë edhe veprimtar i shquar i çështjes shqiptare, siç ishte Kosova. Për veprimtarinë e Koljes, ka folur në fillim të kësaj akademie, Ismet Hajrullahu, i cili ka deklaruar se Aristidh Kolja ka bërë shumë në ringjalljen e arvanitëve, por kontribut të çmuar ka dhënë edhe në mbrojtjen e Kosovës gjatë viteve të vështira të luftës së fundit. Ndërkaq, në filmin dokumentar të autorit Lirio Nushi, për të pranishmit është shfaqur një biografi e jetës dhe veprës së Koljes. Aristidh Kolja lindi më 1944, studioi në Athinë për avokaturë, kurse nga vitet 80, angazhim i tij kryesor bëhet studimi i çështjes arvanite dhe drejtimi i shoqatës arvanite “Marko Boçari”. Në këtë dokumentar u fol për librat shkencorë të Koljes si, “Gjuha e perëndive”, “Greqia në kurthin e Milosheviçit”, etj., si dhe për dorëshkrimin e tij pabotuar “Zeusi Pellazgjik”.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:03 am | |
| Akademinë e ka përshëndetur edhe kryetari tashmë i shoqatës arvanite “Marko Boçari”, Jorgo Gjeru, njëherit edhe mik e bashkëveprimtar i Koljes. Ndërkaq arbëreshi, Antonio Bellushi, njëheri edhe personalitet i trajtur në një libër të Koljes, e ka çmuar veprimtarinë e këtij si hero modern i cili bëri shumë me dijen dhe guximin e tij për çështjen shqiptare, veçmas për Kosovën. “Kosova ia kishte borxh këtë nderë Koljes”, ka thënë Bellushi. Në këtë akademi përkujtimore kanë folur edhe Sali Ramadani e Skënder Riza. Kurse në fund edhe gruaja e të ndjerit Aristidh Koljës, Nansi e cila thotë: “Personaliteti i Koljes ka qenë e udhërrëfyesit dhe guximtarit, deri në fund të jetës. Ai iku nga jeta kur retë e zeza kishin filluar të iknin”, ka deklaruar e veja e Aristidhit, Nansi Kolja, në përmbyllje të kësaj akademie, duke çmuar këtë cermoni si një kontribut për njohjen e kësaj figure të çmuar arvanite. Dita e enjte, 9 shtator ishte e rezervuar për vizitë monumenteve kulturore në Kosovë. Ku në Skënderaj është shpallur Aristidh Kolja “qytetar nderi”.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:04 am | |
| KREU V VARGJE KUSHTUAR ARISTIDH KOLËS 27 Robert GORO RRUGË TË MBARË, ARI! Shpesh i mburrem vetes se jam nj ë makinë që prodhon pareshtur fjalë. Por ja që sot më është e pamundur, Ari i dashur që të shkruaj dy fjalë për ty. Sepse janë fjalë lamtumire, sepse janë momente kur eufemiza të tipit “ti jeton mes nesh”, duken banale. Ti, mik i shtrenjtë, nuk je më në mes nesh, ti tani endesh në qiejt e Arben P. Llalla 136 trazuar të asaj bote të panjohur, ku do të shkojmë të gjithë një ditë, por nuk dëshirojmë që të shkojë atje para nesh asnjeri prej njerëzve tanë të dashur. Ti nuk je më në mes nesh. Nuk do të më telefonosh më të më thuash: “Kur do të pimë ndonjë gotë”, as të më thuash për planet e tua apo për një njohje të re me një nga “tanët”. Kjo është jeta,i dashur mik, dhe disa të vërteta të hidhura duhen thënë troç. Ti, natyrisht, atje ku ndodhesh tani, nuk ke nevojë për ne, përndryshe nuk do të ikje kaq papritur e sidomos kaq shpejt. (Në të vërtetë kështu doje gjithmonë t’i mbaroje punët: shpejt dhe saktë, nuk të zinte vendi vend sa t’ia dilje mbanë). Mirëpo ne, ne i dashur Ari, kemi kaq
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:05 am | |
| shumë nevojë për ty, do të kemi kaq shumë nevojë për ty. Prej kësaj dite neve na mungon një pjesë e trupit dhe ndihemi kaq shumë të varfër. Rrugë të mbarë, Ari. Dhe mirutakofshim! Athinë, 13 tetor 2000. 28 Bardhosh XHELAJ ARVANITASI ARISTIDH KOLA Mëmëdhe, ar i kulluar, nuk ka tjetër përmbi ty, prandaj je kaq i lakmuar, prandaj të kanë halë në sy. Zuzarisht të janë vërsulur, ç’mbahet mend në histori, thikën në shpinë të kanë ngulur, me intriga e dhelpëri. Të kanë vrarë, të kanë plagosur, sa gjymtyrë t’i kanë hequr, kjo gjë a do ketë të sosur, padrejtësitë për t’i ndrequr. Se burrat s’të kanë munguar, si për penë dhe për shpatë, që gjakun s’e kanë harruar, prejardhjen nga ajo baltë.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:06 am | |
| Me emrin tënd krenohen se janë burra të vërtetë, prandaj rriten e ndriçohen, me kokën mbajtur përjetë. Bilbilos si zog bilbili, fjalë e tij rubin i rrallë, arvanitas Aristidhi, shqiptarçe ballë për ballë. Burrërisht i kamxhikos, në fytyrë i fshikullon, të pacipët i damkos, kur sinorët u tregon. Ne shpirti na fluturon, si shqipe për Shqipërinë, gjithë e thirri bubullon mes shkreptimash ai rri. Pa dridhur qerpiku flet, si një krye perëndi, aq nuk djegin as rrufetë, i bën shkrumb e i bën hi. Athinë, nëntor 1999. Arben P. Llalla 140 29 Bardhosh XHELAJ KRENARISË SË KOMBIT, ARISTIDH KOLA Tek ti çdo gjë ish e gjelbër dhe e kaltër, ashtu siç e dëshiroje ti, ishte e kthjellët dhe e pastër, e bukur e plot madhështi. Besnik i paepur i prejardhjes për të cilën mbaheshe krenar, shtjellove dhe mbrojtje një sërë ngjarjesh, në dhembshuri, afsh e zjarr. Me dhimbje të kujtojmë e nderojmë si ishe, me fjalën e pasionin flakë, në gjurmët e tua do të shkojmë, është njëlloj si të të japim jetë dhe gjak, Më i kthjellët se ti nuk ishte kristali, nga e tillë baltë ishe i ndërtuar, se ishe dhe mbete bir shqiptari, vdiqe, me Shqipërinë i dashuruar.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:07 am | |
| Novruz ABILEKAJ PËRCJELLJE PËR ARISTIDH KOLËN Ari, Shpresoj të dëgjosh këto fjalë: njeriu mund të bëhet mizë, të lëpijë pjatën që ka më pranë, mund të bëhet dhe pemë gjigante, të thithë ushqim të virgjër, nga zemra e tokës, thellë, tek burimi i parë. Njeriu mund të jetë pellg, të shtrihet nën diell, deri sa dielli ta thajë, të shkojë këmba ta shkelë, të fryjë era ta marrë, mund të jetë dhe det, peshkaqenët të përmbysë me dallgë. Njeriu mund të bëhet pupël, T’i fryjnë, me prapanicë ta shtypin, me fshesë ta fshijnë, në sy pa e parë, mund të jetë edhe mal, erëra të çajë. Njeriu të jetë: Arben P. Llalla 142 pemë, det, mal. Si Ti, Ari. Oh, më dëgjove; shoh dritën që derdhe nga sytë, buzëqeshjen që u shtri mbi buzët, shkronjat që fluturuan nga shpirti, dashurinë që shtegtoi nga zemra, drejt nesh, për ne. Udhë të mbarë. 13 tetor 2000.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:08 am | |
| Arqile GJATA ARVANITAS ME SHUMË EMËR Në tetor, 13 lotë shumë e një buqete me lule vëllait tonë i dhuruam!... Arvanitas me shumë emër!... Aristidh! Gjuhën e Naimit fole... Në këtë fund shekulli; thellë shikimin e përqendrove buzagaz e hirplotë, të vërtetën, me vepra e tregove; Sllobodan e miqtë e tij i verbove, Nuk të harron Shqipëria, nuk të harron Kosova, sepse ti historinë e tyre shkrove. Arben P. Llalla 144 32 Arqile GJATA TË LARTIT SI KËNDREVICA (Motiv popullor lab) Vjetët dot nuk ta prishën gjakun që të rrjedh në rremba flamurë e bukur qëndisur që në kohën të lashtë nga nëna. Aristidh Kola me penë shkruajte për halle të rënda i larti i Këndrevica, si borë e ndriçuar nga hëna. Emri yt do të jetojë s’ka për të dalë nga kënga
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:08 am | |
| Sotir GOXHAJ BIR, O ARI ARVANITI Si mal i rëndë ajo ditë, Bir, o Ari Arvaniti, Shqiptarët gjerdani yt, Bir, o Ari Arvaniti, I mbanin lotët në grykë, Bir, o Ari Arvaniti, Erdhën burrat e Shqipërisë, Bir, o Ari Arvaniti, Tek pena e historisë, Bir, o Ari Arvaniti, Kështu do të vijnë përherë, Bir, o Ari Arvaniti, Tek lisi me rrënjë të thella, Bir, o Ari Arvaniti. Nëntor 2000. Arben P. Llalla 146 34 Arben LLALLA MIKUT TIM U mblodhën në Athinë shqiptarët të gjithë sot të përcjellin Ari Kolën në shtëpinë e fundit ZOT. U mblodhën në Athinë shqiptarët të gjithë tok të brengosur e lot në sy qajmë Aristidhin tonë. Qani arvanitas, qani arbëresh qani gurë, qani nëno humbëm Aristidhin në këtë vjeshtë ne. Ari, mendje ndrituri, nëpër shekujt plot re i mblodhi arvanitasit bashkë një ditë për ne. Qani arvanitas, qani shqiptar se humbëm Ari Kolën vëllaun tonë të mirë në këtë tetor ne. Selanik, 17 tetor 2000.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:09 am | |
| Namik SELMANI ARVANITASIT ARISTIDH KOLA U ndjeva dy herë i huaj Se shqip nuk ta dhashë ngushëllimin Kafenë e Mortit tënd Nuk e piva dot në Athinë akropoliane Në sytë e tu Edhe statujat e lashta, edhe bari flisnin shqip Shumë më thekshëm se në monologjet eskiliane. Bredhëronin statujat e kërkonin skulptorët Në vitrinat ngjyrëndezura nuk kishte qetësi. Kërkonin Mëmëdheun e braktisur. Të kërkonin edhe ty Që rrije si një mal i lartë fundosur në shi. Prek pllakën e varrit tënd nga larg Edhe mua më njom deri në palcë ai shi. M’i rëndon hapa e supe. Si lumë i nëndheshëm më vjen mërmërima e zjarrtë: “Kush tha se varri yt nuk qenka si lule?” Arben P. Llalla 148
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:11 am | |
| KREU VI LETËRKËMBIME 36 Enver Hoxha i shkruan Aristidh Kolës më 1983 Zoti Aristidh Kola, Athinë Prita me kënaqësi librin “Arvanitët” që patët mirësinë të ma dërgonin nëpërmjet Ambasadës Shqiptare në Athinë, për çka ju falenderoj nga zemra. Arvanitët, të cilëve u kushtohet libri juaj, janë pjesë e popullit shqiptar, që shumë shekuj përpara, në kushte të veçanta historike, u vendosën në tokën greke, ku gjetën mikpritjen vëllazërore të vendasve dhe me kohë u bënë ndërlidhësit e miqësisë midis popullit grek e popullit shqiptar. Në këtë drejtim, libri juaj, përveç vlerave shkencore dhe historike që ka, i shërben thellimit të kësaj miqësie të lashtë midis dy popujve e vendeve tona me interesin e tyre të përbashkët. Arben P. Llalla 150 37 Shumë Arvanite nga Greqia duanë të vijnë në Kalavri (Kalabri) “Mik i dashur papa Andon, falem të jeshë mirë, po ti më harrove. Je të jesh mirë. Të dërgova një kartë për ditat për ditat e Krishtlindjes e për vitin e ri. Mora edhe librat e zotit F.Altimarit ç’i dërgova ç”atianet një kartë. Ishtë vërtetë se më muar mavi(malli). Kanë shkuar tre muaj e s’mora një letrë nga ti. E nani vër vesh së dua nga juve. Shumë Arvanite nga Greqia duanë të vijnë në Kalavri e n’Siqeli për të njohemi e për të shihëmë ata bota. Do jemi 100 veta. Do rrimi n’Itali tetë ditë. Po ke nge shkruajmë, si ja më mirë të vijmë. Një njetrë herë edhe juve nga Kalavria e nga Siqelia mund të vini në Greqi e ahevane do t’u dihem. Falem të shkoshë dita e Krisht-lindjes e vitin e ri me shëndet e me hare. Mirë mote. Miku iti”. Aristidhi Kollja Athina, 22-12-1983 Grecia
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:13 am | |
| I dashur vëlla i madh I dashur vëlla i madh Papa Andoni, mora nonde “Lidhjen”, nr.15,1986, dhe këngën “I bukuri Strigal”, që do përfshij në konsertin që do bëhet këtu në Athinë më 12.12.1986, dhe do jetë gëzimi im të përmend atje emrin tënd dhe përpjekjet e mëdha, që ke bënë për shpëtimin e kulturës popullore arvanite. “Lidhja” e re është shumë e bukur si kurdoherë. Dhe sot mendohesha sa e rëndësishme është për arvanitet e tërë botës, kurse brënda ga faqet e saja takohen e njohen. Besoj se roli i kësaj reviste, si edhe juaji, është historik dhe këtë do ta vërtetojë koha. Konserti që ju shkruaj më lartë është diçka që për herë të bëhet në Greqi. Do me thënë për të parë do dëgjohen kështu publikisht e solemnisht këngë në gljuhënë e perëndive dhe eronjve grek. Kam mblejdhur këngë ga shekulli 14-20 që do këndonjë Themistokle Moraiti, Fotula Solu edhe horodhi(kori) ga 40 vet me 15 melli(antarë) orkestra. Paraqitjen historike-folkloristike do t’e bënjë unë. Një artiste e njohur këtu Maria Kronopulu do thotë përkthetur në greqishte këngët. Më sa përket mua personalisht, mëso se hoqa dorë ga Kryetari i Shoqërisë (Lidhja e Arvanitëve të Greqisë) pra një javë. Mos ke me gjithë këtë as një shqetësim, sepse kjo nuk është një tërheqje nga përpjekja për Arvanitianë, një që di se ne Arvanitet tej ga kaq të mirat, s’kemi çuar rrugën që na sjell në bashkim. Arben P. Llalla 152 Dhe këtë rrugë do t’e kërkojmë ne, Papa Andon, pa humbur shpresat tona ga vështiresitë e shumta. Ke shumë të fala ga familja ime dhe ga gjithë shoqët e miqët që ke këtu ga Katerina e Aleko Shkurtanjotis, Thanas Bethanin, Konon Levandin, P. Gjika, Jorgo Geru e të tjerë. Të përmendim, të dashurojnë, të kujtojnë, dhe të urojnë të gëzoni ty e Rina dhe gjithë Arbëreshëtë mire Krisht-lindje dhe Viti i Ri t’ju jetë i lumtur. Vjersha juaj prapa e Ikonës e shën Mërisë: është shumë e bukur dhe me ndjenje të kolla, si janë të gjitha vjershat tuaja. Kaqë sa për nani. Të përshëndet dhe të uroj festë të mira, gëzuar Motin e ri, shëndet e fuqi. Aristidhis P. Kolljas Athin, 26-XI-1986
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:14 am | |
| Do të pimë dhe këtë helmënë Shumë i dashur e i paharuar im vëlla Ndon të shkruanjë nani pas dy muaj nga kur telefonuam ditë të pashkvet. Këto muaj unë jeshë i sëmur edhe sëmundja ishtë shumë e keq, si më thanë jatrot(doktorët). Nani jam më mirë edhe rri e shkruanj ne miqëtë të dashur, çë s,kenjë haber nga mua. Vate zonja Nansi edhe muarë sa keshe miresinë të tregoshë për mua edhe Ksenien, edhe të falendëroj shumë. Si të kesh thënë, u nani nuku jam kryetar i Lidhjes, po Jorgo Geru, me Ljapin e me Mihen, ata bejnë kumanto. U thashë të të dregojnë “Besa”, po nuku di çe kanë benë. Mua s,më japen për të dregoj në miqetë, çë kemi jashtë nga Greqia ose këtu. Kanë mendja të shkurtur disa edhe shternë baltë kudo flasenë. Çë të bëjmë? Do të pimë edhe këtë helmenë, sa të vijnë dite më të mira. Falem të jeshë mirë ti edhe Rina, edhe të vishë në Greqi të i thomi nga afer. Të falenderoj nga zemra per miqtë çë kam bënë nga “Lidhja”, si Necip Alpan, Leksandr Zolos, Kabashi e të tjerë. Nga miqetë këtu ke shumë të faltura edhe më teper nga ana Bethanit, çë pien për ty çdo herë. Behetë një Kuvend në Palermo per arbëreshëtë edhe grephonetë edhe më kanë ftuar, po nuku di po do mund të vinj. Kënget arvanite nga konserti çë bëmë këtu do dalen ne kasete e disko në dy muaj, edhe o ta tergonj. Nani të tregonj programin e konsertit, atianë ku shkruanjë edhe per ti edhe për ndihmen, çë më jep me zëmerë të hapur im vëlla papa Ndoni i dashur. Falëm Arben P. Llalla 154 të jesh mirë ty dhe Rina edhe të luftoshë të luftoshë per arbëreshëtë, si dremënani lufton. Shumë të puthura nga gjithë neve, nga Katerina e Aleko, Barbara e Panagioti, Konon E.T.T. Aristidhis Kolljas Athina, 8-7-1987
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:15 am | |
| Do takohemi në Siqeli Papa Andon vëlla i dashur, Të tërgon disku me këngë Arvanite nga konserti i parë që tertuam këtu në Athinë. Atje kemi edhe 2-3 këngë nga Kalabria qe ty më këshe ndeltuar edhe kënduar aq bukur. Këtë punë e kemi bënë me shumë meraq edhe dashuri edhe pëlqen shumë kudo gjigjet. E na dëltuan edhe Radhjotelevizjoni i Greqis edhe ja njohur shumë. Falem të të pëlqenjë edhe ty. Notet që kemi shkruar, Miki Theodoraki, edhe unë si sheh janë edhe frangjishte, edhe anglishte, si edhe këngët. Por metasis ime në greqishte, drëshon ca pak. Fëlto t,e liroshë. Ka interesë për ty edhe do të shohëshë atje nga pse na helmuan rerket që na shkoj me ata Europjanët që erthën këtu pa pijer ata njerëzit që din që janë Arvanitet. Do të takohemi në Siqeli edhe atje do t’i thomi nga afër, pse kjo puna më ka sëmuar edhe helmiuar që do beme kaqë vitra, kan të bartur nga nje arrivist “Yes man” edhe nani luftojmë të shërojmë sa sheronen, po lavomat ka do betet. Këtu edhe miljë vitra, Arvanitin s,e kundron njëtrë po vetëm Arvaniti. Kjo isht e liga e farrës tonë. Falem të jesh mirë edhe me shëndet. Jip shumë të faltura Rinës edhe gjithë miqvet. Miku e Vëllau it. Aristidhis Kolljas Athen (Grecia) 12-07-1988 Arben P. Llalla 156 41 Athina, 9 shtator 1999 “I dashur im vëlla Papa Andoni, Me gjithë këto që na gjetën sivjet (lufta në Kosovë, propaganda Serbe në Greqi, tërmeti e të tjera, libri it “Magjia Mite dhe Besime Popullore” do të jetë gati në 20 të Shtatorit. Por mendimi im edhe të tjerave miqëve këtu është se koha është shumë e ligë për të bëjmë prezantimin e librit. Nuku do kemi sukses edhe mund të bëjmë të ligë para se të mirë edhe për librin edhe për ty. Këtu është krijuar një klima filoserbe edhe antishqiptare shumë,e keqe. Kemi dhën luftë të madhe nga televizionat për të drishojmë këtë klima. Kemi shumë arvanitas këtu që besojnë se Serbët janë vëllezër tanë, sepse janë të Krështerë, edhe Shqiptarët janë armiqë sepse janë Musliman.... Besoj se kijo “sëmundja” kijo epidemia do shkonj shpejt, por kush e di kur. Neve miqtë të Shqiptarëve dhe të Arbëreshëve, miqtë tuaj në Greqi, kemi mendimin se nga Pashkët e Mbëdha që na vinjënë, është shumë mirë këtu, e të bejmë prezantimin e librit tënd. Po je dakort me këtë ide, me kohen që na jihet, thonë se bëjë edhe një gjë tjeter. Do më thënë, të mos bëjmë një përkthim të thatë, të mos bëj një librë vetëm për shkencëtarët, por një librë të gjallë për të gjithë popullin. Një librë me kulturën popullore të Arbereshëve, por edhe për punën shkencore tënde, për personalitetin tënde, se mendoj se duhet të bëjmë po gjagjë për Papa Andonin, si vëlla dhe mik të Arvanitasve edhe të Greqisë, pas propagandës të keqe që të kan bën ca të prishur këtu në Greqi.
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:16 am | |
| Ardhja jote në Greqi dua të lidhet me një përparim të mirë. Kam edhe një mendim akoma: të shojmë testavet edhe piktura të bukura që o lidhen me tekstin, edhe do bukurojnë librin. Më mirë të mënijmë edhe të bëjmë që të mirë edhe të bukur para, t’nxitohemi, edhe të bëjmë dëmë edhe punë pa hile. Miku dhe vëllau iti” Aristidhi Kollja
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:18 am | |
| Arben P. LLALLA ARISTIDH KOLA DHE SHTYPI SHQIPTAR (Kujtime, shkrime publicistike, poezi) ARS - ZZ Tetovë, 2007
| |
| | | Beton Hero anëtar
Numri i postimeve : 5729 Vendi : Zvicër Profesioni/Hobi : no money no honey Registration date : 10/09/2007
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles Wed Jul 23, 2008 2:20 am | |
| Te nderuar Antar ju keshilloj te lexoni kete liber ,gjithe librin e keni ketu.,lexim te mbare ju uroi .... | |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles | |
| |
| | | | Nje tufe lule mbi varrin e Aristidh Koles | |
|
Similar topics | |
|
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |