Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush ishte FAN NOLI?

Shko poshtë 
+20
xhema
feride
gjakushi
Alberti
ELIE
Nezir Myrta
rolling
katunariplak
Luki
Beton
Eva0506
Kasper
Ago Muji
Leka i Madh
Albea
Guximi
zeriatdheut
el43
istogalia
Pirro i Epirit
24 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyFri Oct 10, 2008 9:36 pm

Mendoj se Fan Noli mbetet njeriu me i famshem i popullit shqiptar njeriu i pare qe lidhi mardhenje te mira me shtetin amerikan,dinte 11 gjuhe te huaja nje njeri mjaft nacionalist qe luftonte per nje jete me te mire pe popullin shqiptar.... Respekt per vepren e nje prej njeriut me te njohur te SHQIPERISE..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 40
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyFri Oct 10, 2008 11:06 pm

Pirro i Epirit shkruajti:
Mendoj se Fan Noli mbetet njeriu me i famshem i popullit shqiptar njeriu i pare qe lidhi mardhenje te mira me shtetin amerikan,dinte 11 gjuhe te huaja nje njeri mjaft nacionalist qe luftonte per nje jete me te mire pe popullin shqiptar.... Respekt per vepren e nje prej njeriut me te njohur te SHQIPERISE..
pirro falimiderit per temen shum e qelluar
sa i perket fan stilian nolit them qe sot na mungon nje burrë i tillë ne politiken mbar shqiptare kemi pas fat qe e kemi pas nje figure te tillë por qe sja kemi dite te mirat e ti qysh ja kemi zanat ne
mirupafshim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
el43
Fillestar/e
Fillestar/e
el43


Male
Numri i postimeve : 51
Age : 28
Vendi : prishtine
Registration date : 09/10/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySat Oct 11, 2008 12:10 am

fan noli eshte nje nder figurat me meritore te kombit tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySat Oct 11, 2008 12:31 am

Me vjen shume mire qe eshte hape kjo teme e qelluar urime per temen piro por vetem je gje mos e shani tani me vone kure te sjellim fakte qe FAN NOLI ishte edhe komuniste
Mbrapsht në krye Shko poshtë
el43
Fillestar/e
Fillestar/e
el43


Male
Numri i postimeve : 51
Age : 28
Vendi : prishtine
Registration date : 09/10/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySat Oct 11, 2008 12:46 am

fan noli nuk ishte komunist po demokrat, dijetare , poet, burr shteti, perkthyes e hisorian shqiptare.ishte perfaqesues i shquar i letersis demokratike, qe u zhvillua pas rilindjes.fan noli dha nje kontribut te cmuar per shqiperin dhe thesarin e kultures shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Guximi
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Guximi


Male
Numri i postimeve : 2427
Age : 30
Vendi : Në "Komedinë Njerëzore"
Profesioni/Hobi : Student
Registration date : 12/09/2007

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySat Oct 11, 2008 12:57 am

A nuk ishte komunist a? Qy qy...

Komunisti nuk eshte e kunderta e demokratit o i nderuar...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Albea
Anëtar
Anëtar
Albea


Female
Numri i postimeve : 213
Registration date : 18/02/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySat Oct 11, 2008 1:31 am

Njerzit si Fan Noli peshojne kudo sepse gjenialiteti i tije e ka bere te vetin cdo vend ku ka shkuar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySat Oct 11, 2008 1:33 am

Nje njeri te tille s'lind me nena. Noli ishte nje patriot, kombetarist, revolucionar dhe demokrat i madh. Per te kam vec fjale te mira, sepse ai qe njeri i drejte, i zgjuar, rilindes i vertete, vigan liberator. Njeri i mrekullueshem.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
istogalia
Anëtar
Anëtar
istogalia


Male
Numri i postimeve : 298
Age : 40
Vendi : Istog,Kosova
Profesioni/Hobi : futbollist
Registration date : 31/08/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySat Oct 11, 2008 11:18 am

spo me interson se a ka qene komunist a demokrat krysosrja ka qene njeri i madhë
por edhe ky si shum atdhetar tjeter ka vdekur larg shqiperis larg atdheut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySat Oct 11, 2008 12:51 pm

do ta kem nderin ti sjell ca leterkembime mes Fan Nolit dhe Enver Hoxhes, se shpejti do i kemi ne mesin tone.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kasper
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Kasper


Male
Numri i postimeve : 146
Age : 35
Vendi : Shqiperi Etnike
Registration date : 14/06/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySun Oct 12, 2008 1:00 am

I pa zevendesishem sepse ishte shqiptar i vertet dhe per gjithe krjimtarin e tij nuk mund ti ngjitet asnje njoll e vogel.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySun Oct 12, 2008 3:50 am

Hymni i Flamurit

O Flamur gjak,
O Flamur shkabe,
O vënd e vatr' o nën' e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi.

Fortesë shkëmbi
tmerr tirani,
S'të trëmp Romani, as Venecjani,
As Sërp Dushani, as Turk Sulltani,
Flamur i math për Vegjëli.

Flamur që lint
Shën Kostandinin,
Pajton Islamn' e Krishtërimin,
Çpall midis feve vllazërimin,
Flamur bujar për Njerëzi.

Me Skënderben'
u-lavdërove
Dhe në furtun' i funtmi u-shove,
Me Malon prapë lart vrapove,
Yll i pavdekur për Liri.

Sa shpesh pastaj
për-dhe u-shtrive
Me zjarr e zi u-ndeze u-nxive,
Po çdo mizor me shpat' e grive,
O fushë-kuq, o shkabë-zi.

Përpjetë pri-e
Shqipërinë,
Përlintj'a shpirtin dhe fuqinë,
Diell për vllanë, yrnek për fqinë
P ër botën ëndr' e qjell i ri.

Ne keto vargje shohim te madhin Fan Noli, qe punoi, luftoi dhe shkroi
gjithe jeten per vendin e tij dhe nuk e harroi kurre popullin, ndaj dhe
populli shqiptar kurre nuk e harron.

Fan Noli eshte një nga personalitetet më të shquara të Shqipërisë dhe
gjithmone kujtohet si një figurë e shquar dhe e shumëanshme e letërsisë,
kulturës, jetës fetare dhe politikës shqiptare. Ai ishte njeriu i alternativave, kontradiktave, tensioneve të brendshme, të cilat i kapërceu me përkushtimin e një burri shteti.

Eshte shume interesante te lexohet korrespondenca e Fan Nolit me Enver
Hoxhen. Ekzistojne letra dhe telegrame te kembyera mes tyre, por kete
po ja le Ago Mujit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySun Oct 12, 2008 4:55 am

Kush ishte FAN NOLI? FanNoli

FAN NOLI

Zhvilloi nje pune te dendur krijuese !

rrespekt per krimtarine F.N
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySun Oct 12, 2008 9:26 am



Hyrje

Emri i Fan Nolit, Theofan Stilian Noli, është lidhur me gjithë kulturën e re shqiptare të shekullit tonë. Për fat të keq si shume artistë të mëdhenj shqiptare, ai lindi dhe vdiq larg atdheu. Por midis këtyre dy datave zemra e tij e madhe rrahu vetëm për Shqipërinë, shpirti i tij krijoi gjëra madhështore që e lartësuan dinjitetin e shqiptarit, kurse në veprimtarinë energjike të përditshme iu përkushtua pavarësisë e tërësisë tokësore të atdheut dhe sidomos demokratizimit të jetës shqiptare.
Vendlindja, Ibrik-tepeja ose Qyteza, një fshat shqiptar në Traki, afër Adrianopojës, si dhe disa fshatra të tjera afër tij ishin për Nolin nga mënyra e jetesës, zakonet e temperamenti, si një copëz e shkëputur nga Shqipëria. Aty shpirti i tij thithi të pastër botën shqiptare, kulturën e gjerë popullore, mori informacionin e parë për historinë e Shqipërisë e jetën e kryetrimit Skënderbe. Pasi kreu në greqisht shkollën fillore dhe gjimnazin, në vitin 1900, në moshën 18 vjeçare, ai u largua nga vendlindja për të mos u kthyer dot më dhe shkoi në Athinë.
Në gjimnazin grek ai ishte njohur me letërsinë antike greke, me letësinë evropiane e sidomos me veprën e Shekspiri.
Kjo gjë i kishte ngjallur atij dëshirën për ta zgjeruar kulturen e vet, dëshirë që mbeti e zjarrtë në shpirtin e tij deri sa vdiq. Kështu ky djalosh i ri , me interesa të gjera, shëndetlig, por i guximshëm e me një intuitë të zhvilluar, i hyri rrugës së studimeve, që për të ishte mjaft e vështirë, sepse i mungonin mjetet financiare. Pikërisht prej kësaj mungese ai shpejt i ndërpreu ato, të cilat do të mund t'i vazhdonte shumë më vonë, në një moshë të madhe. (Vetëm me 1912 ai kreu studimet e larta dhe u diplomua per arte , kurse më pas në moshën 55-vjeçare, mbaroi konservatorin, dhe në moshën 63-vjeçare mori doktoratën e filozofisë për histori). Për të siguruar jetesën hyri në një shoqëri tramvajesh e me pas si sufler në një teater. Herë-herë luante edhe ndonjë rol të vogël , por puna në teater nuk i vleu më tepër, sepse e nxiti të shkruante dramën "Zgjimi", në greqisht, (e cila u ndalua të shfaqej sepse aludonte për lëvizjen shqiptare për liri), dhe me vonë dramën në shqip "Izraelitë e filistinë". Më 1903 shkoi në Egjipt ku punoi për dy vjet si mësues. Gjatë kësaj kohe ai u njoh me patriotë të shquar të kolonisë shqiptare të Egjiptit: Thanas Tashkon e Jani Vruhon, të cilët luajtën një rol të rëndësishëm për drejtimin që do të merrte jeta e Fan Nolit. Ata e lidhën atë me lëvizjen patriotike shqiptare edhe ai po në këtë kohë përktheu në greqisht veprën e Sami Frashërit "Shqipëria ç'ka qenë, ç'është e ç'do të bëhet". Më 1906 Noli u dërgua në Amerikë nga patriotët e kolonisë së Egjiptit për organizimin e lëvizjes kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm. Brenda një kohe të shkurtër Noli krijoi shoqërinë "Besa-besë", që më pas u shkri në federatën "Vatra"si dhe gazetën "Dielli". Në Amerikë ai u detyrua të bëjë një punë të rëndë që të siguronte jetesën.
Nga gjithë veprimtaritë e kësaj periudhe të jetës politike të Nolit, më e rëndësishmja është shkëputja e kishës ortodokse shqiptare dhe lufta kundër propagandës shoviniste greke. Për këtë qëllimin më 1908 ai u dorëzua prift dhe duke vazhduar traditën e nisur nga Kristoforidhi përktheu shumë libra të ndryshëm të kishës në gjuhën shqipe.

Kur u shpall Pavarësia, Noli përshëndeti qeverinë e Ismail Qemalit, ndërkohë që kishte bërë edhe një udhëtim nëpër Evropë për të mbrojtur çështjen shqiptare. Periudha më e rëndësishme e aktivitetit të tij në të gjitha fushat është dekada 1920-1930. Më 1920 ai, së bashku me patriotë të tjerë, u përpoq dhe arriti të sigurojë pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Më 1921 ai botoi edhe veprën e rëndësishme "Historia e Skënderbeut".
Gjatë viteve `20-24, në krye të opozitës demokratike, Noli zhvilloi një luftë të ashpër në Parlament dhe jashtë tij kundër gjithë forcave reaksionare dhe feudale, duke ngritur zerin për vendosjen e lirive demokratike dhe zbatimin e reformës agrare. Fjalimi i tij mbi varrin e Avni Rustemit në Vlorë shënoi fillimin e Revolucionit Demokratik në Shqipëri.
Me fitoren e revolucionit Noli u caktua kryetari i qeverisë së re, që doli prej tij, që ishte qeveria me përparimtare në Ballkan. Ajo shpalli një program revolucionar e demokratik, por nuk arriti ta realizojë. Revolucioni Demokratik në Shqipëri u gjend menjëherë i rrethuar nga qëndrimi armiqsor i Fuqive të Mëdha, monarkive dhe qeverive evropiane të shteve ballkanike. Nolit iu desh të bënte një përpjekje të jashtëzakonshme që qeveria shqiptare të njihej. Por ndërkohe gjithë forcat reaksionare të vendit, të kryesuara nga A.Zogu dhe të ndihmuara nga qeveria jugosllave si nga ana financiare, ashtu edhe me mercenarë biellogardistë arritën ta rrëzojnë qeverinë demokratike, e cila duke mos patur kohë të realizojë reformat e shpallura, sidomos reformen agrare, mbeti e shkëputur nga populli. Noli u detyrua të mërgojë jashtë vendit në Austri dhe u dënua me vdekje në mungesë. Gjithë demokratët revolucionarë në mërgim themeluan në Vjenë Komitetin Nacional Revolucionar (Konare) me Nolin si kryetar. Në organin "Liria Kombëtare"
Të këtij Komiteti që dilte në Gjenevë, Noli botoi shumë artikuj që demaskonin Zogun dhe armiqtë e Shqipërisë, fashizmin dhe reaksionin si edhe disa nga poezitë e tij më të mira. Noli u end nëpër Evropë plot tetë vjet, duke mos pushuar së punuari për Shqipërinë, me shpresë se do të vinte një ditë që ai të kthehej përsëri. Por më 1932, kur Zogu arriti të forconte mjaft pushtetin e tij despotik, ai e humbi shpresën dhe u largua për në Amerikë për të mos e parë më kurrë atdheun. Më mirë se gjithçka, gjendjen e rëndë shpirtërore të tij në këtë kohë e shpreh poezia "Moisiu në mal".
Noli
Kryeprofetit dita i ngryset
Dhe shpirtkëputur përdhe përmbyset
Me lot në sy, me zemër të ngrirë
I lyp mëshirë.

Pse kaqë gjatë, Zot, m'arratise,
Pse më përplase, më përpëlise,
Pse shpresën dyzetvjet ma ushqeve,
Dhe sot ma preve?

Përveç veprimtarisë shumë të rëndësishme politike, poetike e publiçistike, gjatë këtij dhjetëvjeçari Noli përktheu tragjeditë e Shekspirit, Rubairat e Omar Khajamit, Don Kishotin e Servantesit etj. Në gjithë këtë veprimtari politike, patriotike, artistike e shkencore Noli mbeti demokrat konsekuent. Vegjëlia ishte shtresa e vetme që ai vlerësonte, shtresa, tek e cila ai besonte, kurse feudalizmi ishte klasa që ai urreu për vdekje, klasa për të cilën ai s'pati kurrë ndonjë iluzion. Megjithatë si politikan e udhëheqës shteti ai humbi në ndeshjen me feudalizmin, pasi nuk deshi kurrë të përdorej dhuna.
Pasi u vendos në ShBA, u mor me krijimtari letrare, me studime të ndryshme, siç ishte "Bethoveni dhe Revolucioni Francez" etj dhe me organizimin e veprimtarive të kishës shqiptare në Amerikë, e cila shërbente si qendër e lidhjes së kolonisë shqiptare. Fan Noli mbeti deri në fund të jetës së tij një demokrat i shquar.
Ky vigan i demokracisë e i kulturës shqiptare, te i cili vepron me të njëjtën forcë intuita e artistit shkencëtarit dhe e politikanit, ky patriot i madh që shkriu gjithçka për Shqipërinë, për fat të keq vdiq larg saj më 13 mars 1965 në ShBA, ku ndodhen edhe sot eshtrat e tij.



Keto jane disa te dhena, shkrime, vepra se kush ishte FAN NOLI
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Luki
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Luki


Male
Numri i postimeve : 664
Age : 46
Vendi : Prishtinë
Registration date : 03/10/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySun Oct 12, 2008 9:31 am

Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e
Anës Lumenjve

Arratisur, syrgjynosur,
Rraskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.

Se ç'e shempnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.

Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
ËndËronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.

Dhe një zë vengon nga lumi,
Më buçet, më zgjon nga gjumi,
Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna,
Skuqet Semani dhe Drini,
Dridhet beu dhe zengjini,
Se pas vdekjes ndriti jeta
Dhe kudo gjëmon trumbeta.
Ngrehuni dhe bjeruni,
Korini dhe shtypini,
Katundar' e punëtorë,
Që nga Shkodra gjer në Vlorë!

Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.

Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Pirro i Epirit
Anëtar i ri
Anëtar i ri
Pirro i Epirit


Male
Numri i postimeve : 135
Age : 33
Vendi : maja e madhe perball
Registration date : 15/09/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySun Oct 12, 2008 10:34 am

zeriatdheut shkruajti:
Me vjen shume mire qe eshte hape kjo teme e qelluar urime per temen piro por vetem je gje mos e shani tani me vone kure te sjellim fakte qe FAN NOLI ishte edhe komuniste
nje njeri sikur fan noli,edhe sikur te ishte edhe me i keqi nuk mund ti harrohen te mirat e tij qe i solli shqiperise,edhe nese ai ka qene komunist ai ka bere te arritura te medha ka qene nje person qe kishte perkrahje nga patriotet me te medhenje te SHQIPTARISE,Noli siq dihet ka lindur ne Turqi dhe gjuhen shqipe e ka mesuar nga revista ALBANIA E Faik Konices edhe pse lindur atje ai se harroj vendin e tij punoj dhe veproj vetem ne te mire te kombit
i kishte fasionuar dhe kishte len goje hapur udhehesit e te gjithe shteteve te botes ne nje kuvend ne SHBA ku ju kishte thene se ne cillen gjuhe te botes deshironi te ju drejtohem dhe siq dihet ne ate kohe popullin shqiptar e njihini si "POPULLI ME BISHT"dhe tek deshiroj ta marr fjalen ju tha me shaka si hiqmani karriken pasi qe nuk me lejon bishti te ulem dhe ju drejton prapanicen e i thot shiqoni a kam bisht apo jo
presidenti amerikan i fasionuar me kete qe beri noli pyeti keshilltaret e vet se nga cilli vend vjen ky ata i than nga SHQIPERIA dhe Noli ka qene i pari personalitet shqiptar qe u lidh me popullin amerikan
fjalet per Nolin jane te kota pasi qe nje njeri si ai po te jetonte ne kohen e sotshme ne do te ishim shtet i njohur per se miri ne gjithe boten... me respekt
Mbrapsht në krye Shko poshtë
katunariplak
Anëtar i ri
Anëtar i ri
katunariplak


Numri i postimeve : 115
Registration date : 23/06/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySun Oct 12, 2008 12:08 pm

Fan Noli i madhe ashete nji nder figurat Kombetare qe krenohet mbare shqypetaria.
fan Noli ska kush e shan ai vete ia ka then vetes dhe ia ka cartesua popullit shqypetar gabimet ,ashtu si ka lene nji thesar plot me kontribute ne fushen letrare shqypetaria ashete mirenjohes per kete shqypetar te rralle.
Gabime kan te gjithe perpos Zotit qe nuk gabon ,tjeret tane e bejen nji gabim ne jete, ruana Zot prej krimeve ,ato nuk falen, sti fale ase historia ase Zoti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptySun Oct 12, 2008 1:24 pm

Pirro i Epirit shkruajti:
Noli siq dihet ka lindur ne Turqi dhe gjuhen shqipe e ka mesuar nga revista ALBANIA E Faik Konices edhe pse lindur atje ai se harroj vendin e tij punoj dhe veproj vetem ne te mire te kombit
i

Pirro ketu gaboheni i nderuar shume bile. Fan Noli nuk e mesoi gjuhen shqipe nga 'Albania' e Faik Konices, sepse shqipja e Nolit nuk ishte shqipe e revistave a e gazetave. Shqipja e Nolit ishte shqipe e masave. Mos harro se Noli s'ka lindur ne Turqi, por ka lindur ne Trakine 'turke', nje vend ku para shume vjetesh ishte rrip territorial i Shqiperise sikunder e thote edhe Sami Frasheri. Ne Traki ekzistonin dhjetera fshatra ku flitej shqipja, dhe katundi i Nolit ishte njeri prej tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Ago Muji
Ushtarak
Ushtarak
Ago Muji


Numri i postimeve : 2974
Registration date : 07/03/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyMon Oct 13, 2008 9:32 pm

Definitivisht ju kerkoj falje, qe skam mundur ti sjell leterkembimet e Enver Hoxhes dhe FAN STILIAN NOLIT, por problemi eshte qe ia kisha dhene librin dikujt dhe nuk ma ka kthyer ende, i kerkoj falje sidomos EVA0506 e cila e di qe po i pret me ngulm.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rolling
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
rolling


Male
Numri i postimeve : 2086
Age : 31
Vendi : Shqiptari
Profesioni/Hobi : Revolucionar
Registration date : 17/05/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyTue Oct 14, 2008 4:24 pm

edhe unekam degju per kete elterkembim, madje disa i kam lexuar
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyTue Oct 14, 2008 6:31 pm

Si fillim pershendes dhe falenderoj Ago Mujin per gjithe shkrimet e tij dhe korrektesen. Letrat dhe mesazhet e Nolit po i postoj si me poshte:

Në fund të Luftës së Dytë Botërore, peshkopi Fan S. Noli i dërgonte përshëndetje Enver Hoxhës, atëherë gjenerallejtënant, duke i dhënë
atij mbështetjen e plotë. Pas luftës, Noli angazhohet në sqarimin e pozitës
delikate të Shqipërisë

Çfarë i shkroi Noli Enver Hoxhës

Letrat janë marrë nga libri që përmban oratori, autobiografi, letërkëmbim dhe intervista të ndryshme të Fan S. Nolit. Libri “Noli - Vepra 6” është botuar nën kujdesin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, në vitin 1996. Janë këto letra që zbulojnë raportin e Nolit dhe Enver Hoxhës e partizanëve në Shqipëri, në fund të Luftës së Dytë Botërore si dhe pas luftës. Letrat e viteve në përfundim të luftës:

Kryeministrit Enver Hoxha
TIRANË, SHQIPËRI


Shqipëtarët e Shteteve të Bashkuara dhe unë bashkë me ta kemi ndjekur me emocion të thellë luftën tuaj heroike dhe jemi gëzuar aq sa nuk shprehet me fjalë për sukseset tuaja të shkëlqyera. Ne e ndiejmë veten krenarë për ju sepse ju jeni i vetmi udhëheqës ushtarak në këtë luftë, i cili ia doli ta çlirojë vendin nga pushtimi i huaj me forcat e veta, pa ndihmën e ndonjë ushtrie çlirimtare mike: ju jeni gjithashtu një nga të paktat qeveri që mund të qëndrojë me këmbët e veta, e pambështetur nga ushtri mike të pushtimit. Ju lutem t'i transmetoni përshëndetjet e mia të përzemërta gjithë kolegëve tuaj që kanë marrë pjesë në kryqëzatën tuaj aq të vështirë e aq me zotësi dhe gjithë popullit shqiptar që qëndroi i patundur e me besnikëri përkrah jush. Perëndia ju bekoftë të gjithëve.

Peshkopi F. S. Noli


* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhës


Me kënaqësi të madhe mora mesazhin tuaj të nxehtë dhe bujar, si dhe letrën e mikut tim të mirë dhe kolegut tuaj Sejfulla Malëshova. Kam dëshirë të madhe të jem aty me juve, po sot për sot nuk munt, pse udhëtimet janë të kufizuara, përveç që ka edhe pengesa të tjera... Mundet të ju bëj një vititë pas Pashkëve, kështu do të takoj përsëri me miqtë e mij të vjetër. Kam shumë arsye që me pengojnë të vë kandidaturën në Shqipëri. Ju siguroj se ju kini përkrahjen time të plotë dhe munt të përdorni emrin tim në fushatën elektorale që populli të votojë për Frontin. Bashkë me këtë, ju lutem të drejtoheni tek unë për çdo gjë që unë munt të bëj për këtë çështje. Si juve ashtu dhe kolegëve tuaj ju uroj suksese, sikundër e meritoni, në zgjedhjen për Asamblenë Kushtetonjëse.

Perëndia qoftë me juve. Peshkop Fan Noli, më 13.X.1945

* * *
Gjeneralkolonel Enver Hoxhës


Faik Konitza pat shfaqur dëshirën e fundit që të varroset në vendlindjen e tij. Stop. Lutemi na njoftoni kohën më të përshtatshme që të bëni nderimet e pranimit të trupit të luftëtarit të parë për Indipendencën e Shqipërisë. Stop. Miqtë dhe adhuruesit e tij do të kujdesen këtu për përcjelljen e trupit të tij stop. Do të jenë jashtëzakonisht të lumtur shqiptarët e këtushëm po t’i dërgoni ditën e pamvarësisë një përshëndetje të shkurtër /Stop/
Imzot Noli

* * *
Mesazh Enver Hoxhës
/23 mars 1946/


Në një shënim “New York Herald Tribune”, më 23 mars shkruan se përkundër
kërkesës së Shqipërisë të paraqitur në fqinji i saj jugosllav, i ndihmuar nga
Çekosllovakia dhe i shtyrë nga sovjetët, Philip Noel Baker, Ministër Shteti
britanik, kapi rastin në mbledhjen e këshillit të UNRRA-s për të lajmërua
delegacionin sovjetik në këtë mënyrë që Këshilli i Sigurimit nuk do të shqyrtojë një kerkesë të njëllojtë për anëtarësi në UNO sepse ka punë të tjera me rëndësi dhe probabilisht nuk do të veprojë deri në shtator. Në lidhje me këtë pëshpëritet se Anglia do ta tërheqë njohjen e dhënë më parë Shqipërisë.

Peshkop Fan Noli

* * *

Mesazh Enver Hoxhës
Më 23 mars 1946


Marrë vesh nga bisedime që kam patur me funksionarë të Departamentit të Shtetit që pranimi i traktateve të konkluduara nga regjimi i kaluar është një konditë e domosdoshme për njohjen e Qeverisë shqiptare nga ana e Shteteve të Bashkuara.

Unë besoj që tani çdo vonesë do të prejudikojë çështjen tonë në një kohë
kritike. Duke marrë parasysh bisedimin e afërt në UNO të kërkesës së Shqipërisë për anëtarësi dhe agjitacionin intensiv grek mbi Epirin e Veri-ut, unë sugjeroj që të pranohen menjëherë traktatet në fjalë. Ky pranim do të sjellë automatikisht njohjen amerikane, do të zhdukë pengesat për pranimin në UNO dhe do të na lehtësojë punën e mbrojtjes me suk-ses të integritetit tokësor të Shqipërisë.

Peshkop Fan Noli
C/C Ross C. Hurrey 1034 Washington
BLDG.


***
Mesazh Enver Hoxhës
Më 20 prill 1946

Nga bashkëfjalimi me kryetarin e delegacionit britanik në New-York unë nxjerr se në qoftë se mosmarrëveshjet do të rregullohen dhe relatat diplomatike do të rifillojnë, Qeveria britanike do ta përkrahë pranimin e Shqipërisë në UNO. Kini mirësinë të më jepni informata të hollësishme mbi këtë gjë.

Peshkop Fan Noli, Blegden St.
Boston 16 mars.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Vizitor
Vizitor
avatar



Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyTue Oct 14, 2008 6:34 pm

Eva0506, faleminderit shume per keto letra, pak kam qene i informuar per kete pune. FLm edhe njehere
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Leka i Madh
V.I.P
V.I.P
Leka i Madh


Numri i postimeve : 1368
Vendi : Dielli lind nga malet!
Registration date : 02/09/2007

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyTue Oct 14, 2008 6:59 pm

Ju falenderojme nga zemra, Eva0506 qe i sollet keto materiale kaq te vyera e ka te rralla. le te sherbeje mesim per disa!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyTue Oct 14, 2008 8:14 pm

Edhe une ju falenderoj ju per fjalet e mira, Vrana dhe Leka i Madh dhe per gjithe ato materiale te pacmuara qe ju sillni ne kete Forum.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Nezir Myrta
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Nezir Myrta


Male
Numri i postimeve : 660
Age : 111
Vendi : usa
Registration date : 23/03/2008

Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? EmptyTue Oct 14, 2008 11:24 pm

ashtu sikurse i Ndritshmi Fan Noli foli para varrimit të Faik Konitzes: ''edhe kundërshtarët më të tmerrshëm nuk mund ta ulin figurën madhore të Faik Konitzes...'' edhe unë them: as kundërshtarët më të tmerrshëm të Fan Nolit, nuk mund të ulin poshtë figurën madhështore shumëdimenzionale të të madhit Fan Nolit! Se lëre më ata që nuk shohin tejhundes së tyre!

nm
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush ishte FAN NOLI? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush ishte FAN NOLI?   Kush ishte FAN NOLI? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush ishte FAN NOLI?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Kush ishte Kostantini i madh?
» KUSH ISHTE ALI AMETI
» ''Kush ishte Tahir Zemaj.?''
» Kush ishte Shyt Mareci?
» Kush ishte Abdurahman Dibra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: