Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ

Shko poshtë 
3 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:06 am

Me dhimbjen e madhe, që ndjej, për humbjen e tre Yjeve të Mërgatës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka, më zien dhe mëllefi i urrejtjes për ata që na tradhëtuan e i vranë trimat prapa shpine e sot hiqen si “Zotërinjë” që kërkojnë të “vërtetën”. Por koha do t`i gjykojë ata dhe e VËRTETA do t`ju vrasë sytë... Nga autori



[img:99f9]http://lajme.dervina.com/foto/a4a87e583804c00a14032b615ae88f53/faridintafallari[1].jpg[/img:99f9]
Shkruan: Faridin TAFALLARI



Z H G Ë N J I M !!!

( Sprovë letrare )

P ËR M B A J T J A

Bisedë me Jusuf Gërvallën; Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës; Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit; Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?! Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës; A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës?!; Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”... ; Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”; Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

***

Bisedë me Jusuf Gërvallën

[img:99f9]http://lajme.dervina.com/foto/30b9da0acd32a31d856d3c3dc0be7bbc/jusufikadriubardhoshi[1].jpg[/img:99f9]
Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla

Koha ikën! Ajo vrapon! Dhe pleqëria vjen. Pleqëria vjen, me shpejtësi! Çdo gjë plaket, vjetërohet, por ama kurrë nuk plaken dëshmorët e rënë, për lirinë e atdheut! Por e mira dhe e keqja nuk harrohen! E kjo e dyta e ka jetën më të gjatë… Po, a ka të keqe më të madhe se tradhëtia!? Ndalem ca sekonda dhe ja si më vinë në mëndje fjalët e të Madhit Jusuf Gërvalla! “Din, - ( kështu më thërriste shkurt Jusufi) për t´u bërë antarë i Lëvizjes duhet të kesh disa cilësi. Të gjithë nuk bëhen antarë, por ata që bëhen duhet të kenë guxim, të mos tremben nga armiku, të jenë të disiplinuar, të mos ndryshojnë gjatë gjithë kohës së veprimtarisë! Deri në fitore, mund të kalojnë vite dhe dekada e ne duhet të jemi shumë të fortë dhe të vendosur për të çuar deri në fund detyrën tonë. Liria nuk vjen vetë, por duhet kërkuar, luftuar dhe sakrifikuar deri në flijimin e jetës! Ndaj duhet ta duash shumë vendin tënd. Ne duhet t’i shtrijmë rradhët kudo, ku ka bashkëatdhetarë. Në veçanti, antarë të kemi dhe brenda në vendlindje, se nëse organizohemi vetëm këtu, kemi bërë pak. Për këto dhe sqarime të tjera do të bisedojmë…Kurdo, që të kesh ndonjë pyetje, sugjerim apo diçka tjetër, lidhur me organizimin, jam i gatshëm të të ndihmoj. Së bashku, me siguri do të bëjmë më shumë. Ne duhet të ecim me hapa të sigurtë gjatë organizimit dhe t’i ruajmë shokët, mos të bien në sy të armikut, të UDB-së! Kam dëgjuar, se ju jeni disa shokë që jeni marrë me organizime të mira. Ju lumtë! Po tani me siguri, do të bëjmë më shumë, jemi afruar me njëri tjetrin e shtuar në numër.
[img:99f9]http://lajme.dervina.com/foto/cdf49f5251e7b3eb4f009483121e9b64/tiranekorrik1984[1].jpg[/img:99f9]
Faridin Tafallari me familjen e Jusuf Gërvallës (Tiranë-korrik 1984)

Në një ditë nëntori të vitit 1980, Jusufi më tha: Din, kemi vendosur, që së shpejti të bëjmë betimin, se ai na detyron të bëhemi më serioz dhe më të vendosur e sidomos të jemi konspirativ dhe të disiplinuar. Por, Din, njëri prej shokëve, nga i cili nuk e kam pritur s’është dakort, që betimin ta bëjmë së bashku !?! Nuhiu (Nuhi Sylejmani) nuk pranon edhe pse i kam treguar më parë planin për të cilin ishte dakord!?” Nuhiu e kishte si për mendjemadhësi, të rrinte këmbë mbi këmbë, edhe atë mbrëmje, që biseduam te dhoma e madhe e Jusufit. Me njërën dorë mbante gjurin dhe me tjetrën kruante kokën. Bisedonte me shumë “seriozitet”, e hera herës i nxirrte dhëmbët jashtë dhe zgërdhihej si ndonjë adoleshent. Nuk pushonte së foluri, se e dinte, që Jusufi dhe Bardhoshi e respektonin atë, si më të vjetrin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:07 am

Të dy vëllezërit, Jusufi dhe Bardhoshi na bënin muzikë dhe këndonin këngë patriotike. Ata mbanin çiftelinë, sharkinë, por kishin dhe kitarën. Nga atmosfera e këndëshme që krijonin ata rrinim deri në orët e vona të natës. Ne kishim siguruar mjaft literaturë të pëlqyer. Kënaqeshim, duke lexuar. Literaturën e siguronim nga shteti amë, Shqipëria. Kishim bërë abonime të ndryshme, por merrnim literaturë dhe nga ambasada shqiptare në Vienë. Përfaqësuesit e ambasadës na e jepnin falas literaturën, për t’jua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë. Por në shumë vende këtë literaturë nuk e pranonin dhe filluan të na shohin si njerëz të huaj, me sa shihej frikësoheshin. Këta kishin varur në murin e dhomës Titon dhe disa prej tyre e quanin pejgamber, atë shkja të maskuar, që në pamje të parë buzëqeshte dhe të therrte e të vriste pas shpine. Në atë kohë, shqiptarët nuk mendonin gjë tjetër, vetëm të bënin para dhe të blinin tokë, traktorë, të ndërtonin shtëpi të mëdha dhe të bukura, as që mendonin, se Kosova me viset e saj ishin të robëruara, nën pushtimin sllav. Ne na duhej t’i bindnim, se një ditë nuk do të jetë kjo Jugosllavi. Ndaj kërkonim ndihma, për shokët tanë, që ishin nëpër burgjet e Jugosllavisë, ndihma për ata që luftonin për çlirimin e trojeve tona. Por këta njerëz, nuk kishin as pak interesim. Ishte shumë vështirë për t’i bindur. Në atë kohë, në Jugosllavi, jetonin të privilegjuarit nga pushteti, të cilët i shërbenin shkjaut, duke i spiunuar njerëzit e tyre dhe të afërmit! Pra, spiunët jetonin shumë mirë. Një pjesë jetonte në gjendje të mesme, por dhe ata, në një mënyrë apo tjetër, ishin në shërbim të pushtuesit. Ndërsa pjesa më e madhe e popullit jetonte në varfëri. E në mesin e këtyre të varfërve, ishin ata që mendonin për Kosovën dhe lirinë e saj, duke sakrifikuar çdo gjë.

Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës

Përsa i përket Gjermanisë rrethi i Shtutgardit ishte më aktiv për çështjen atdhetare. Ne si grup bënim propagandë me anë të vizitave tek bashkëatdhetarët, të cilëve në atë kohë ju mungonte informimi me anë të shtypit si dhe ai elektronik. Literaturën që merrnim nga Tirana e shpërndanim pothuajse në të gjitha banesat e shqiptarëve.
[img:3856]http://lajme.dervina.com/foto/b54372490fb6e3ccace51c0e3541db08/hysengega[1].jpg[/img:3856]
Hysen Gega( Vasili)

Në Mërgim, ne bënim propagandë më lirshëm, se në vendlindje. Ndaj, shok pas shoku, interesim pas interesimi (në pranverën e vitit 1979) ramë në kontakte dhe me shokë të tjerë si, me Hysen Gegën – (Vasil Shanto në librin”Atentatet të Ibrahim Kelmendit) . Ai punonte në një firmë të televizorëve në Eslingen. Po një ditë vere 1979 në Nagold do të takoja edhe Ibrahim Kelmendin kreun e Frontit të Kuq Popullor (FKP). Kështu pra zgjeroheshin rradhët tona. ( Për këtë më gjerësisht kam shkruar në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë”).

Ardhja e Jusufit (vjesht 1979) do të luante një rol të jashtëzakonshëm tek bashkëatdhetarët tanë. Kontakti i Jusufit me ne, do të kompletonte qendrën dhe do t’i afronte të gjithë aktivistët rreth vetes! O Zot na erdhi njeriu që ia kishim nevojën, si i verbëri sytë, si toka diellin dhe shiun. Organizimi po merrte kahje tjetër, të mirëfilltë. Po, ah tradhti! O tradhti! E mallkuar qofsh, që shumë shpejt do ti ndalësh hapin gjigand Jusufit! Qentë zagarë ishin lëshuar në gjurmë të Bacalokut. Ata kishin gjetur njerëzit më naivë të rrethit, që t’i afroheshin Jusufit e të futeshin thellë në shpirtin e çiltërt të atij Njeriu të Madh! Atë, do ta detyronin disa “shok” të përballej me njerëz egërsira, të cilët do ta çojnë në një mënyrë, apo në një tjetër deri te dorëvrasësi, qoftë ai Rizah Salihu, Nuhi Sylejmani, Sadik Blakaj a ndonjë tjetër?!? Thonë nga anët tona, se qeni i keq ta bjerë ujkun në torishtë. Ndaj posa u përhap lajmi, se Jusufi është në Gjermani pranë Shtutgardit, menjëherë UDB-eja do të lëshonte spiunët dhe bythëlëpirësit e saj, që të vrisnin Jusufin e Madh!!! Po po, se i kishte dhënë urdhër shefi i tij Rizahu! Hyseni ngarente si i çmendur, që sa më parë të kryente urdhërin. Shkoj disa herë për ta vrarë, por nuk u tregua “trim”. Ishte frikacak dhe i dridhej dora, kur duhej ti tërhiqte këmbëzën revoles. Hyseni, njeri i padisiplinuar dhe i padëgjueshëm, bënte dhe vepronte si i marrë. Ai, pas Rizah Salihut, do të gjente shok të dytë Ibrahim Kelmendin. Për çdo gjë, apo çdo veprim Hyseni do të këshillohej me të. Dhe me Ibrahimin do të vazhdojë miqësinë deri sa vullnetarisht shkon në burg, me një kriminel tjetër, siç ishte dhe është Sadik Blakaj! Sadik Blakaj, i njohur mirë nga Ibrahimi, pas daljes nga burgu përsëri do të vazhdonte miqësinë me Ibrahimin, edhe ky… i pa disiplinuar… Pra Hyseni solli dhe kriminelin Sadik Blakaj, i cili, në një natë të ftohtë dimri, me borë dhe acar do të shoqëronte shokun e tij Dem Demajn, për të çuar Jusufin, deri në banesën e tij. Kështu, ai do ta mësonte se ku banonte Jusufi. Bacaloku nuk deshi dhe nuk e pranoj Sadik Blakajn në banesë, se nuk donte që ai të mësonte banesën e tij. Ndaj, kur mua më duhej ta çoja atë kriminel ( në besë të Dem Demajt) tek Jusufi, ai nuk pranoi dhe më tha që të takohemi te Tankshtela “WUNENSTEIN”. Por “shoku” Dem Demaj një herë e çoj deri te dera Sadik tradhëtarin e bythëlëpirësin e shkijeve!

[img:3856]http://lajme.dervina.com/foto/dac32acd4db4c29c230538b72f8dd87d/ikelmendipranekufomavetejusufit1[1].jpg[/img:3856]
Vëllezërit e Kadri Zekës dhe Ibrahim Kelmendi, pranë kufomave të Jusufit,Kadriut dhe të Bardhoshit (Janar 1982 – Untergrupenbach)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:07 am

Jusufi i Madh nuk ishte njeri i UDB-ës. Ai kishte marrë përsipër detyrën e vështirë por të shenjtë për ta bërë Kosovën e tij, shumë të dashur e të shtrenjtë një me viset shqiptare të ndara, një me shtetin amë Shqipërinë. Pra, Jusufi ishte për çlirimin e Kosovës, me trojet e saj të ndara në tri republikat sllave të Sërbisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi dhe bashkimin me shtetin amë Shqipërinë! Por njerëzit e këqinj, me qëllim, me djallëzi, do ta detyronin, që ai të përballej me njerëz të Udbës, si Rizah Salihu, Sadik Blakajn e të tjerë. Po kush e detyroi Jusufin të përballej? Bacalokun e detyroi Ibrahim Kelmendi me Hysen Gegën. Nuk ka asnjë koment. Jusufi i Madh thotë vetë. Ai i tërheq vrejtjen Ibrahimit dhe Hysenit, duke ju thënë se ju me veprimet tuaja, po i bëni vend tradhëtarëve dhe udbashëve, për t’i futur brenda rradhëve tona !!!

Shkuarja e Hysen Gegës me Sadik Blakajn në Kosovë dhe pasojat e burgosjes së Hysenit

Hysen Gega kishte vendosur, të udhëtonte për në Kosovë dhe kishte nevojë për lekë, që do ti duheshin, për sa kohë sorollatej për të “vrarë” ata , të cilët ai i shihte, si armiq të popullit shqiptar.

Ishte fillimi i dhjetorit 1980 kur me Hysenin ishim ulur në një tavolinë, në një lokal ( kafe), në Iselshausen-Nagold. Porositëm diçka, për të pirë dhe posa kaluam pyetjet e zakonshme, Hyseni lëvizi kapelën, që mbante duke imituar artistët, të cilët luanin rolin e militantëve revolucionarë në filma dhe na tha mua dhe Demë Demajt,” kam vendosur të shkoj në Kosovë, me “shokun” Sadik Blakaj për të kryer ca atentate.” Ky i fundit nuk ishte i pranishëm edhe pse kishte ardhur që në nëntor 1980 në Nagold dhe rrinte te Demë Demaj. Gjatë bisedës Hyseni shpërfaqi nevojën për mjete materiale. Ai tha se:”Nuk e pashë të arsyeshme, që ti kërkoj dikujt tjetër, për të mos u marrë vesht vajtja jonë në Kosovë nga njerëz të tjerë, por të mbetet, në rrethin tonë të ngushtë. Andaj na duhen bukur një shumë parash (marka). Ky aksion, që do kryejmë ne është i domosdoshëm dhe duhet kryer patjetër. Ju them, se po nuk u bë, ashtu si e mendoj unë dhe nëse dështon, mos u mërzitni fare për ne dhe mos na bëni hesap, po na harroni. Unë i gjallë nuk dorëzohem dhe as në burg jo, o do të kryhet atentati ose kam me vra veten!- E pyeta: -Po baca Jusuf është në dijeni për shkuarjen tënde në Kosovë me Sadik Blakajn? U përgjigj rëndë, duke mbajtur sytë në dysheme- Jo! Jo! – Po pse jo i thash? – Po ai me siguri nuk do të më lejojë, andaj nuk i kam treguar Jusufit.I thashë nuk po bën mirë, që nuk po i tregon bacës Jusuf. Ndërsa Hyseni përgjigjet :- “Jo bre, se ai ishte… nuk i tregoj se… e pasi të shkoj e nëse bëj diçka i tregoni…”. Në përfundim të bisedës Hyseni prej nesh kërkojë edhe disa adresa të shokëve tanë në Kosovë, në mënyrë që gjatë aktivitetit të tyre atje, ata të kanë mundësi të strehimit dhe ndihmave tjera të nevojshme. Dhe ne Hysenit ia dhamë 4 mijë marka dhe disa adresa të shokëve, (të cilët pas burgosjes së tij do ta pësonin rënd.)

Dhe Hyseni së bashku me Sadik Blakajnë me makinë të Ramadan Ramadanit në fund të dhjetorit 1980 nisen për në Kosovë. Për çudi në mëngjesin e 1 Janarit të 1981, ende pa u gdhirë mirë, shtëpia e Hysenit i rrethua me forca të shumta policore dhe agjentë të UDB-së. Kështu, premtimi i Hysenit, se nuk do të dorzohem i gjallë i mori Drini. Ai u dorëzua dhe i zbuloi edhe shumë shokë të tjerë, të atyre që na i mori adresat dhe këto adresa i dinte edhe Sadik Blakaj - udbashi!

Kah mesi i janarit 1981 Sadik udbashi pa therr në këmbë kthehet sërish në Gjermani dhe gjatë disa takimeve me te na tha se”Unë me Hysen Gegën kemi shkuar në Kosovë për të vrarë Dushan Ristiqin, Mahmut Bakallin, Azem Vllasin etj”, ndërsa për burgosjen e Hysenit, ai thotë: “Hyseni u fut vet brenda në burg se ishte i pa aftë dhe nuk dinte të ruhej.” Ndonëse Sadiku ishte bashkëpunëtor i UDB-së duket se kishte marrë edhe instrukcione tjera. Dhe kjo u vërtetua gjatë bisedave në vazhdim. Ai me “guxim” do të thoshte se jam i gatshëm të shkojë sërish në Kosovë me secilin prej jush por me Jusufin, më me dëshirë!!! Ai u përpoq që të merrte e ta dorëzonte Jusufin tonë të Madh. Sadiku donte njeriun e shumë kërkuar nga armiku, ta fuste në dorë dhe ah, nënë, o nënë çfarë qeni u tregua Sadik Udbashi!!! Hysen Gega futi dhe bacën Ramadan në burg, të cilët i kapën materiale ilegale të ndaluara dhe shumë të rrezikuara për shqiptarët në ish-Jugosllavi. Baca Ramadan, tani i ndjerë, nuk e dinte se e kishte futur në burg bashkëatdhetari i tij, i cili nuk do ti paguante ndonjë mark për shpenzimet e rrugës, sepse Hyseni e quante veten “patriot” dhe shkonte për një mision shumë të “rëndësishën patriotik”. Në atë rast u rrezikua edhe vëllai im Sefidini, dhe ai i ndjerë. Sefedinit i morrën pasaportën dhe e futën në burg, e rrahën, e munduan sa deshën udbashët e Prizrenit. I bastisën shtëpinë duke ia friksuar tërë familjen, bile edhe lagjen ku banonte nga policë të shumtë. Më vonë i vunë kusht, të bëhej bashkëpunëtor i tyre.“Ne ta japim pasaportën…, nëse nuk pranon bashkëpunim, do të mbetesh rrugëve pa bukë!” Por, Sefidini, vëllai im, i mirë e trim, të gjitha vështirësitë i pranoi e bashkëpunëtor i tyre nuk u bë kurrë! U kthye në Prizren. Humbi punën në Gjermani, pas një stazhi 10 vjeçar. Në Prizren nuk i jepnin vend pune dhe ai, vet i shtati, pa të ardhura, detyrohet të punojë punët më të rënda, të ndyra dhe më të pista e të rrezikshme… Vdiq nga infrakti, që ju shkaktua nga vuajtjet e mëdha. Hyseni zbuloi dhe Ramadan (Ramë) Pirecin, mikun tim, të cilin e munduan aq shumë nëpër zyrat e supit të Prizrenit, duke e mbajtur tërë natën të lidhur për dore, tek korpat e nxemjeve me naftë! Edhe ky u maltretua nga kryeudbashi Vesel Krasniqi, vëlla i shkjaut me një farë Zllatki shkja dhe me Asllan Skënderin dhe ky vëlla e bythëlëpirësa të shkjaut. As Ramadan Pirecit, nuk ia dhanë kurrë pasaportën, për tu kthyer në Gjermani. Ramadani (Rama) mbeti pa punë, i pa dëshiruar, sa njerëzit kishin frikë të kontaktonin, të rrinin, të shoqëroheshin me të.

Sefidini, apo Rama, ishin mjaft fukara e në skamje, por kurrë nuk pranuan ti nënshtrohen armikut…Po të njëjtin fat pati edhe Isah Demi, nga fshati Koretin afër Dardanës. Atij i morrën pasaportën dhe nuk ja dhanë më, dhe e munduan si vëllain tim. Dhe ai humbi punën në Gjermani. Vuajti mjaft, vetë i gjashtë, pa punë e pa para, në kushte shumë, shumë të mjeruara…Jahir Jahirit, (bacës Jahë) Sadik qeni i shkoj te shtëpia në mes nate, në fshatin Slivovë të Ferizajt, e gënjeu në emër të Hysenit, duke i marrë 1000 marka dhe një revole se na paska qen në “rrezik”! Edhe Jahirit, Nami Ramadanit, iu ndërpre shkuarja në vendlindej për afër 20 vite! Pra të gjitha sa thamë më lart ishin “dhuratë” të Hysen Gegajt, me aventurat e tij shumë të rrezikshme. Vetëm në rrethin e Shtutgardit do tu ndërpritej shkuarja për në vendlindje edhe këtyre veprimtarëve, si Remzi Ademajt (Komandant Petriti) i rënë dëshmor në luftën e UÇK-së, Murat Kryeziu, Mejdi Rexha, Shaban Bobaj, Selim Koca, Ismet Klaiqi, Sadik Zeneli (Uka) tani i ndjer, Qemal Haxhillari, Enver Ismajli, Iljaz Shatrolli, Abdyrrahman Sadiku, Shemë Bunjaku, Hafiz Gagica, Tefik Kallaba, Sylës e Fetahit nga Tetova e të tjerë.

Është e vërtetë, se ne nuk i kishim hyrë kësaj rruge me detyrim e as të imponuar nga dikush, por i kishim hyrë me vetvullnet dhe me dëshirë, pa e kuptuar mirë, se e kishim dhe obligim. Obligim e kishin edhe të tjerë, por atyre as që ju hante palla për këtë punë. Ata shihnin punën e tyre.

Dhe sot, pas luftës, qofshin qenë, udbashë e spiunë, i kanë vendet e punës dhe bile të urrejnë sikur, ata të ishin çlirimtarët! He! Nënë e shtatëqind nëna ua bëfshin qentë! Udbashët janë si jo më mirë!?!… Ata, tani, me disa pisa, që kanë bërë diçka gjatë viteve 1998/99, janë bërë hiç më pak, se ish spiunët e ishudbashët. Kanë zënë vendet e atyre, që tërë jetën ia kushtuan çlirimit mbarëkombëtar. Kurse çlirimtarët, të larguar, të pa punë, me një jetë shumë të vështirë, në skamje e mjerim!!!! Pra pisat, që tani janë bërë shumë janë mëndjemëdhenj, me shumë para, e as që mendojnë më për shokët e tyre me të cilët kanë qenë bashkë në luftë, as për dëshmorët e familjet e tyre.

Çka pret Ibrahim Kelmendi, pse nuk bën kallzim penal ndaj vrasësit të shokëve tanë ?!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:08 am

Hysen Gega, mbasi doli nga burgu,kah gjysma e gushtit 1990 erdhi në Gjermani për të kërkuar stazhin e punës, që kishte kryer këtu. Bisedonim një ditë dhe nuk hynte fare në bisedë se si e kush i vrau tre shokët tanë. Prita pak dhe në një moment i them: - O shoku Hysen, si ta merr mendja për vrasjen e shokëve? Nuk ke ndonjë mendim, apo mos ke dëgjuar në burg, për ndonjë të dyshuar? Këtë e ka bërë UDB-a – tha ai. O ti shok, i them përsëri. Që e ka bërë UDB-a atë e dimë të gjithë, por cilët janë vrasësit dhe kush i udhëzoi, e i drejtoi deri te vendbanimi i Jusufit? Ku e dinin ata, se atë natë do të ishte aty edhe Kadri Zeka , që do të dilnin në atë acar, për t’i telefonuar gruas së Kadriut, pra Saime Isufit, alias Bules!?! Ore UDB-eja, kishte njeriun e saj që i çoi vrasësit drejt vendit, ku do të dilnin në pritë! Ai heshti. Nuk fliste, rrinte si në mendime. Mbasi prita pak i them:- mos është Rizah Salihi, se menjëherë pas vrasjes është arrestuar nga policia gjermane, e cila e ka burgosur disa muaj !? U kthye nga unë dhe më tha:- Jo, bre, mos e mirrni në qafë, se nuk ka faj i shkreti, jo jo aty janë të tjerë njerëz…! Kurse shefi i tij Mirani (Ibrahim Kelmendi), në librin “ATENTATET” deklaron, se pikërisht Rizah Salihu (Rezil Mejtepi), është vrasësi i shokëve !?
[img:4647]http://lajme.dervina.com/foto/a0fdfd68b89c356f5bc4f6aaf9e16cc0/ikelmendienjohvrasesinfotolajm[1].jpg[/img:4647]
Ibrahim Kelmendi - intervistë, gazeta "Express" - Prishtinë

Meqë Ibrahim Kelmendi pas 25 vitesh ka identifikuar qartë vrasësin e shokëve tanë, Jusuf e Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, tashmë është koha që ai të bëjë një kallzim penal në Gjykatën e qarkut në Prishtinë ndaj urdhërdhënësve dhe dorasit në fjalë. Çka pret Ibrahimi, pse nuk e bënë një gjë të tillë?!

Hyseni më tregonte tmerret, që kish përjetuar në muajt e parë të burgut, sa bënte të mendosh, se si ky njeri po rrinte në këmbë e lere më të tjera. Ankohej shumë për shqipfolësit udbashë, se sa për udbashët shkije! Gjatë tregimeve të tij aq të tmerrshme, fillova ta urreja. Më vinte ti them ikë ore ikë, se nuk je askushi, ikë se ti me aventurat e tua u dorëzove vet, pa bërë asgjë nga të gjitha ato rrahje gjoksi e gjitha ato premtime, për të cilat nuk të shtyu askush. E more vet një vendim të tillë dhe vet u dorëzove. Kush është fajtor për këto që po mi tregon!!! Vetëm sa s’ulërita: “Pusho mor naiv se për fajin tënd, me aventurat e tua more në qafë shumë shokë të tjerë, pa arritur asgjë, pa bërë as më të voglin hap… Nuk i kuptoj aventurat e tua, këto sjellje prej të çmënduri!!!! U nise me një kriminel, me një qen kurvash dhe tani na tregon se si edhe penisin ta kanë shtypur gardianët e burgut duke i ra me pendrek, e të tjera budallallëqe…”

Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’ 79-tës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:08 am

Mërgimi sapo kishte filluar të merrej me veprimtari patriotike dhe pa dyshim si çdo fillim kishte vështirësitë e veta. Ato grupe, që e quanin veten organizata, nuk ishin të pavarura. Ato, ose bashkëpunonin me organizatat kroate ose dhe me të tjera. Për ne nuk ekzistonin ato pro ruse e pro bullgare, pra për ne ishin të panjohura. Për ato ishte më i lëvizshëm Ibrahim Kelmendi. Ai i gjurmonte dhe futej në to pa pasur probleme… Nuk përtonte të udhëtonte dhe ti zbulonte thuajse të gjitha. Ibrahimi u ka marrë edhe shuma të parave organizatave kroate për të blerë armë. Dhe ato nuk ishin pak (ishin 50 mijë DM). Tani ai, ato i mbulon me pluhur dhe asnjëherë nuk skuqet për ta thënë të vërtetën! Unë, Ibrahim Kelmendin e kam njohur që në verën e ’79-tës. Ruaj kujtime të mira dhe respekt për të, si shokë të ditëve të para, të një rrethi të organizuar. Ibrahimi ka ecur më shumë. Ai ishte i pa disiplinuar, me ca sjellje jo të mira dhe aq më shumë të pa pranueshme tek ne shqiptarët. Futej në guzhinë, te gratë…Shtrihej në dhomë gjërë e gjatë dhe nuk e kishte për gjë, se ishe ti me familje. Ai shtihej sikur të ishte në shtëpinë e vet... Nuk tregoi asnjëherë mirënjohje për gjitha ato pritje që i bëheshin nga gratë e shokëve duke e nderuar si një patriot! Prandaj ai nuk e dinte të mirën, nuk kishte turp. Këto, mua, personalisht, në fillim më bënin përshtypje jo të mirë, por më vonë nuk i vija re, se e kam dashur si patriot. Patriotizmi ishte çështja kryesore për mua. Pra patriotizmi nuk i ka munguar, e as unë nuk kam patur dyshim për këtë.
[img:cc29]http://lajme.dervina.com/foto/f303160dad07d8d1002f63e746b67ff8/bruksel13.06.1981[1].jpg[/img:cc29]
Faridin Tafallari (me plis) dhe Ibrahim Kelmendi (prapa tij) në demonstratën e Brukselit, më 13 qershor 1981.

Te unë, në Nagold, Ibrahimi vinte shpesh, nga viti tetëdhjetë - deri tetëdhjetë pesë. Isha kryetar i “Bashkësisë së klubeve perëndimore në Evropë”. Më 09.11.1984 ksha marrë një ftesë, për të shkuar në një përvjetor të klubit “Asim Vokshi” në Lozanë të Zvicrës. Duhet të shkoja aty për t’u takuar me shokët e bashkësisë në Zvicër. Për këtë qëllim më duhej të përgatisja një referat. Ibrahimi ishte tek unë dhe me thënë të drejtën isha i gëzuar, se do të më ndihmonte për ta përgatitur më mirë referatin. I them, hajde e më ndihmo ta shkruajmë bashkë, se ti je i përgatitur duke menduar, që ishte student!? Por ai, as që lëvizi nga vendi. Rrinte shtrirë, ashtu kot! Pasi e përgatita referatin, i thashë përsëri ta shihte se si e kisha shkruar. Ai ktheu kokën nga unë dhe as që mori mundimin ta shikonte me dorën e tij. I hodhi një sy shkarazi e më tha: Mirë e ke bërë, se mos po kuptojnë ata më shumë se ti…!

A ka ndikuar Ibrahim Kelmendi, në vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe të Kadri Zekës?!

Them se në një mënyrë ai ka ndikuar, duke i hapur rrugën Rizah Salihut, Sadikut, kujtdo që ka marrë atë veprim, të cilin nuk e kreu Hyseni! Sipas mendimit tim, moskryerja e vrasjes nga Hyseni u bë, sepse Ibrahim Kelemendi e bindi atë të mos vepronte, ashtu sikurse del dhe në librin “Atentatet”! Atëherë Rizahu u detyrua ta bënte vetë!! Hyseni i bëri Jusufit të Madh shumë kërcënime, sa i vuri në tavolinë dhe revolen duke ju drejtuar dhe Rizahit, se njeri nga ju të dy duhet të jetë i UDB-së?! Po, sipas të gjitha veprimeve, njerëz të UDB, kanë qenë Sadiku dhe Rizahi. Hyseni i la këta të dy, u fut në burg, duke e ditur çfarë po bënte dhe ndoshta ka vepruar kështu me qëllim.

Ai e dinte, se cili ishte Sadiku, pasi Mirani (I.K.) ja sqaron dhe çështjen e telefonatës duke i thënë, se në telefon nuk ka qenë Nezir Gashi, një patriot i asaj ane, por ka qenë vetë Sadiku. E pra si është e mundur që Hyseni merr një rrugë me “syhapur” e me “mend në kokë”, drejt një sakrifice, ku e priste burgu! Ndaj një veprim i tillë s’ka se si mos jetë i çuditshëm!!! Si mundet që Mirani të vinte pak para mbrëmjes, pak para se të nisesh Hyseni për në Kosovë!?! Prandaj është e pa mundur, që Hyseni mos të jetë konsultuar fare, pa marrë pëlqimin dhe miratimin e Ibrahim Kelmendit! Ndërsa Jusufin nuk e njoftoi, nuk e vuri fare në dijeni. Ai shkoi me udbashin për të vrarë udbash!!!

Në banesën time, ku ishin Jusufi, Ibrahimi e Dem Demaj, diskutonim se si Hyseni u nis me një njeri shumë të dyshuar. Jusufi i nervozuar ju drejtua Ibrahimit duke i thënë:- Pse e lejove Hysenin të shkonte, kur ti e dije se ai do të tradhëtohej nga udbashi Sadik Blakaj?! Pse e bëre këtë?! Pse!??? Apo mendove se do të mburreshe, po të dilte me sukses aksioni e tani që ai dështoi, thua që Hyseni nuk më dëgjoi! Ti Ibrahim erdhe nga Bohumi, e përcolle, kurse unë jam këtu dhe nuk më njoftuat, as Hyseni e as ti !?! Nuk e di pse Mirani nuk e pranon që nuk ishte në dijeni për vajtjen në Kosovë të Hysenit me Sadikun! Po ashtu nuk tregon të vërtetën për të hollat e marra nga organizatat kroate, të cilat i shkuan dajës së tij në Pejë. Ato para ishin marrë për armët që do të bliheshin në ish-Çekosllovaki, nga ai së bashku me Hysen Gegën. Por plani dështoi dhe armët nuk u blenë!.

Jusuf Gërvalla në letrën e 13 majit 1981 shkruan: ” Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...

Me sjelljet e tij Ibrahim Kelmendi nuk mund t’i shmanget përgjegjësisë, që ka për vrasjen e tre shokëve! Jusufi disa herë i ka bërë vërejtje Miranit, që të jetë më i disiplinuar dhe më serioz! Jusuf Gërvalla në një letër të datës 13 maj 1981 fq.2 dërguar Sabri Novosellës (Mërgimit) për Rizah Salihun (Rezili) shkruan, po e citoj: “(...) Tash për tash po theksoj se udhëheqësi i këtij grupi (Rizah Salihu, nga Mushtishti, një provokator ose njeri shumë naiv dhe i rrezikshëm), provoi të organizonte me shokë likuidimin tim dhe të vëllaut tim, duke na quajtur “të dërguar specialë të UDB-së”...”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:09 am

Një ditë Bardhosh Gërvalla, Nami Ramadani, Ibrahim Kelmendi te stacioni në Shtutgart, po e pritnin Jusuf Gërvallën që po kthehej nga një vizitë në Hamburg. Në një moment Ibrahimi largohet, duke ju thën se e pash një shok! Bardhoshi i tha Namiut mu duk se ai ishte Rizah Salihu!?, dhe e pyet: Ti Nami i beson Ibrahimit!? Po..! Pra të kesh kujdes se ne nuk i besojm! Edhe në një rast tjetër dyshohet se Ibrahim Kelmendi me Sadik Blakaj, kanë fjetur në shtëpin e Namiut pa dijeninë dhe lejen e tij, në Eslingen!? Kur Sadiku u kthye nga Kosova, pasi e la Hysenin në burg. Vetëm Ibrahimi e dinte vendin ku i linte çelsat Namiu, kur njerzit e shtëpis nuk ishin aty! Namiun, për këtë e njoftuan fqinjët, se i kanë parë dy burra duke dalur nga banesa!? Dyshohet se Ibrahim Kelmendi kurrë nuk i ka ndërpre takimet me Sadik Blakajn!? Për këtë më gjërsisht kam shkruar edhe në librin “Terror, Dhimbje, Qëndresë”.

[img:dd64]http://lajme.dervina.com/foto/fbba25691bea73e74b93b6f510b74033/varrimi5.02.82[1].jpg[/img:dd64]
Cerimonia e varrimit të J.Gërvallës, K.Zekës dhe B.Gërvallës në varrezat e Bad Canstadit në Shtutgart (05.02.1982)

Por dyshimet e mia për Ibrahim Kelmendin, në disa fakte konkrete, si çështja e marrjes së postës, bazuar në fjalët e Jusufit, që postfachin e tij e dinte vetëm Ibrahim Kelmendi e jo edhe Riza Salihu. Dhe nga ky fakt del se Jusufi ka dyshuar tek Ibrahimi. Prandaj për këtë edhe më ka thënë: “ Ti Din mos u largo nga Ibrahimi, por ke kujdes nga ai, se unë dyshoj, se kështu kemi informata nga Kosova, kështu na kanë këshilluar edhe shokët e ambasadës në Vjenë!” Këtë që ma tha me gojë Jusufi, ka shkruar edhe në letrën e datës 13 maj 1981 dërguar “Mërgimit” në Stamboll. Në faqen 3 të kësaj letre shkruan, si vijon(po citoj) :”Sa për organizatën e bashkuar rreth organit”Bashkimi”, më duket se pak dobi mund të ketë nga iniciativa për bashkim e bashkëpunim me ta. Së pak për sa shihet te udhëheqësi i kësaj organizate në botën e jashtme, (I.Kelmendi-vërejtja ime) nuk ekziston përshtypja për organizim të mirëfilltë dhe as për ndonjë organizatë të fuqishme numerikisht. Megjithatë, po ta shihni ju të arsyeshme, ndoshta do të mund të realizohej mundësia që shokëve të Lëvizjes në Kosovë t`u jepet lidhja me përfaqsuesin e “Bashkimit” në Kosovë. Megjithqë, për sa kam mundur të marr vesh, atje, në radhët e kësaj organizate, apo ndoshta në qendër të saj, ndodhet një njeri i dyshimtë, njëfarë Blakaj, që punoka në Entin e Sigurimit Social në Prishtinë. Sa për mua unë njëherë për njëherë, pas numrit të fundit të “Bashkimit”, të cilin ta kam dërguar, të gjitha marrëdhëniet me përfaqësuesin e tij të këtushëm i kam ndërprerë. Këshilla për ndërprerjen e marrëdhënieve me të kam pasur edhe nga ana e diplomatëve shqiptarë në Vjenë..”-thuhet në këtë letër.

[img:dd64]http://lajme.dervina.com/foto/6a3eb9a0e11d2e50254bd6e0dd993eba/letrafq3.[1].jpg[/img:dd64]
Kopja e letrës së Jusuf Gërvallës, dërguar S.Novosellës (Mërgimit) më 13 Maj 1981 (fq.3)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:09 am

Gjithashtu për prezencën e tij, tek makina e Bardhoshit në Mynchen (këtë e thotë edhe vetë Ibrahimi në librin “Atentatet”), Jusufi më pat thënë, që: ti Ibrahim mos m’u afro as 50 metra pranë banesës, marrja e të hollave nga kroatët dhe sidomos nata e fundit (17 janar 1982) ku po flitej për një çështje të madhe për bashkimin e ish-organizatave, gjë për të cilën ka qenë mjaft i interesuar dhe Ibrahimi. Duke e njohur, se ai dëshironte t´i dij të gjitha, atëherë si ka mundësi që të largohej bash atë natë (natën e vrasjes së Jusufit, Kadriut e Bardhoshit)?!! Ibrahimi u largua për në Dyseldorf, për shfaqjen e disa filmave në video, për antarët e klubit “Emin Duraku”. Pra, atë natë Ibrahimi me Sylë Nuhën u larguan dhe Jusufi, Bardhoshi dhe Kadriu mbetën në banesën e Jusufit në Untergrupenbach - Heilbronn. Ndaj kush mund t´i dinte këto lëvizje të asaj nate të zezë?!? Edhe pse është folur për disa dyshime se disa netë janë sjellur disa hije “njerëzish”! Ibrahimi në librin e tij “Atentatet” thotë se në banesën e Gërvallëve (kur kemi shkuar nga takimi i Bernachausenit) kemi gjetur një njeri të panjohur dhe të padëshiruar për familjen gërvallaj. Nëse është kështu pse Ibrahimi nuk e thotë emrin e tij, por e len këtë gjë mister!?

Por ndodhi, ajo më e keqja, një tragjedi e tmerrshme, më e zeza, o mjerë shqiptaria! Na e vranë Jusufin, u vra Bacaloku Ynë, u vra Ylli ndriçues i Mërgatës e i mbarë popullit shqiptar! Ah! Sa të pa besë, që ka kjo botë! Tu lëshuan si lypsa, si bisha, si ujq të pa ngopur, si qenë të pa besë! Të kërkuan e të ndoqën këmba këmbës, deri sa të zunë pritë! Të vranë, të morën jetën, o i Miri Ynë! E unë, e shokët tanë ku ishim, që nuk të ruajtëm, që nuk u treguam vigjilentë!? U vra dhe Kadri Zeka, drejtues i mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë, i cili tërë rininë, kohën më të bukur të jetës e shkriu për çlirimin e Kosovës, që populli i saj të merrte frymë lirshëm, e mos ta shkelte çizmja e shkjaut, që kosovarët të bëheshin Zot të kësaj toke! O Bardhoshi ynë! O buzagazi i Mërgatës, që vetëm natyra jote të bënte, të kënaqesh, me atë dashamirësi, me atë kulturë e me atë guxim që kishe! Nuk kurseve as djersë, as mund, as rininë e bukur, por dhe jetën, derdhe gjakun bashkë me vëllanë Jusuf e me shokun më të ngushtë e më besnik, Kadri Zekën! Ju u vratë nga Udbeja famëkeqe e ish Jugosllavisë, e serbëve, e shkinave, nga gjakprishurit shqipfolësa, nga tradhëtarët e vendit! Ju vranë, he, kurrë mos pafshin të mira në shtëpitë e në jetën e tyre! O ZOT! Ju vranë, për të mos vdekur kurrë!

Biseda telefonike me Saime Isufin - Bulen pas leximit të romanit”ATENTATET”

Posa e kisha lexuar romanin “Atentatet”, kah fundi i shkurtit 2007, më merr në telefon Saime Isufi (Bulja). Më kërkoj, një kopje nga “TEZAT RRETH FRONTIT POPULLOR PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS”! Së pari u habita, pse më morri pas 10 vitesh?! Kish kaluar një dekadë pa asnjë lloj komunikimi! Unë kisha botuar tre libra dhe për asnjërin nuk më kishte folur, as për mirë e as për keq! Dhe unë e kisha lënë moslajmërimin, se nuk dëshiroja të futesha në polemika, jo se nuk më interesonte dhe mendimi i saj… Pas 10 vitesh më thotë, përmes receptorit të telefonit, se unë jam Bulja o Faridin!!! Eu i them, me një dlirësi të pastërt, pa më vajtur mendja për keq. Më tha, se më duhet një kopje e tezave… dhe të lutem nëse i ke dhe nëse dëshiron ma dërgo, se më duhet!? Po, i thashë i kam dhe do ta dërgojë nesër. Bulja, më pyeti, nëse e kisha lexuar librin e Ibrahimit “Atentatet” Po, i thash e kam lexuar, po si tu duk? I thashë mirë, po duhet analizuar. Tha se edhe unë e kam lexuar dhe ka gjëra interesante… Bulja vazhdoj duke thënë se edhe librat e mi i kish lexuar!!! Po mirë i thashë si të janë dukur dhe çfarë mendimi ke dhe kam pritur ndonjë shkrim apo reagim nga ti! Po, po, ti nuk u konsultove me ne, se duhesh të konsultoheshe! I thashë, unë nuk jam konsultuar, për një arsye. Mendova , se po të konsultohesha, ato libra nuk do të arrinin të botoheshin kurrë, se me siguri në bazë të arsyetimit tim, do të më sugjeronit që të hiqja pjesë nga shkrimet!!

[img:9438]http://lajme.dervina.com/foto/fe8e9479039bd99a12d3b459194307dc/neneajshajnebarreza[1].jpg[/img:9438]
Nënë Ajshja, Tushja(nusja e Kadri Zekës) dhe Faridin Tafallari - te varrezat e dëshmorëve në Shtutgart

Megjithatë ndjeva një përmallim! U gëzova, që fola me Bulen, se më kishte marrë malli! Por duke menduar e duke i bërë pyetje vetes, përpsehet e shumtë, mendova si ka mundësi që Bulja mos ti ketë Tezat, të cilat qenë një nga shkaqet e vrasjes të 3 dëshmorëve?!? Dhe menjëherë mu kujtua se unë, Tezat i kisha botuar në librin “Terror Dhimbje, Qëndresë”, ndaj kërkesa e Bules dhe telefonata saj më duken si provokim!? Duke menduar, e mora në telefon dhe i thash. Oj Bule si ka mundësi që ti nuk i ke Tezat??? Po librin tim “Terror,Dhimbje,Qëndresë” a e ke lexuar?. Fjalët e saj, si përgjigje qenë të pakuptimta…. Meqenëse i premtova, të nesërmen i dërgova një kopje. Prita të më merrte në telefon, se më premtoi, por nuk më mori kurrë!. Bule ti për tre librat e mi nuk më ke thënë as një fjalë, as një vërejtje, por dhe as një lëvdatë?! Megjithatë moj Bule, nuk je as e para e as e fundit, që nuk ke treguar asnjë interes për tre librat e mi, për atë epokë, që punuan e luftuan të tre trimat, të paharruarit Jusuf, Bardhosh Gërvalla e Kadri Zeka! E sa të tjerë shokët tanë, ku janë tani, ata me të cilët ndamë të mirën dhe të keqen, kaluam rreziqe, kur ndiqeshim këmba këmbës nga UDB? E si do të merren “shokët tanë” me librat e mi kur sot pijnë kafe me ata, që deri dje na luftuan, janë bërë miq vetëm për përfitime. Eu sa poshtë ka rënë burrëria e disave!! E për Ibrahimin më pyete apo më provokove, që mos të të them më gënjeve, a më tradhëtove???

Pas vrasjes së Jusufit erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço…

Pra, me vrasjen e Jusufit të Madh Mërgata humbi drejtuesin më të përgatitur, se kurrë ndonjëherë tjetër në historinë e shqiptarëve, qoftë brenda vendit apo jashtë në diasporë. Mërgata humbi YLLIN e saj që i ndriçoi mërgimtarët kudo e nga do që ishin.

Të vranë, he, i vraftë rrufeja të gjithë ata që ndihmuan vrasjen tënde O Yll i pashuar! Të vranë dhe pas vrasjes tënde erdhën turli horri me bajrak në krahë për ta marrë Mërgatën si bariu delet. Po po erdhën plot bajraktarë, hileqarë, palaço, për ta “drejtuar” e për ta bërë, si kope dhensh, Mërgatën, që e vure Ti në binarë, me shokun tënd , luftëtarin e madh Kadri Zekën! Eh, e cilët erdhën! Xhaferr Durmishi, që me zërin e tij të sosur, nuk e dëgjonte kush, se kuptonte kush, apo qofshin edhe pretendimet e Ibrahim Kelmendit, për të marrë timonin, për të drejtuar Mërgatën, Sabri Novosella, ai turkoshak, që kurrë nuk tu gjet pranë, kur ti prisje telefonatën dhe ndihmën e tij në ditët më të vështira, kur ti kishe nevojë për të, dhe ai kurrë nuk të telefonoi. Jo, jo, o Bacalok! Ti hiqje nga kafshata e gojës, lekun për aktivitete, për nxjerrjen e “Lajmëtarit të Lirisë” e ai, Sabri Novosella rrinte me plot para në xhep në Adapazar të Turqisë, i ruante lekët për të ndërtuar pallate e vila në periferi të qytetit bregdetar të Durrësit, apo sot në Kosovën e shumëvuajtur! Ai kur erdhi nga Turqia, na bëri pikë e pesë edhe ne pak që kishim mbetur, për të vazhduar veprimtarinë, aty ku na e le Ti! Pastaj erdhën do Avdullaha, do Osmana, do Xhaferra do Emrusha, e do Mustafa …Herë paraqiteshin si të kuq e herë të sarit, megjithfarë ngjyrash, vetëm ngjyrë njeriu nuk kishin. E si mund të ketë ngjyrë njeriu Mustafë Xhemajli, të cilin e njoh aq mirë, ja di karakterin e dobët, ku nga fryn era kthen gunën. Kjo shihet fare mirë në fjalën e tij promovuese, për librin “Atentatet” të Ibrahim Kelmendit, ku ngre dhe lartëson figurën e atyre, që nuk e meritojnë dhe ul me paturpësi figurën e disa njerëzve të vërtetë, veprimtarëve, disa patriotëve, që nuk kursyen asgjë për Kosovën e shtrenjtë. O Bacaloku Ynë! Dhe vinin, e gjenin sofrën shtruar! Hanin sa ngopeshin, e përmbysnin dhe shtronin tjetrën në vete. Ndaheshin dhe nuk ngurronin të na shanin neve. Më vonë erdhën dhe plot udbashë, hajdutë, mashtruesë e çfarë nuk pamë ne, punëtorët e mërguar. Dikur, ata që na shitën dhe përsëri ata donin të na hanin dhe këtu në mërgim. Po, po, o Bacaloku Ynë, nuk kishin të ngopur, vetëm na lypnin lekë, Jo ore, më fal, çfarë lekë, na lypnin marka, franga, dollar…. Dhe ato me shumicë, se formuan këtu qeverinë dhe rrinin këtu qeveritarët e republikës së Kosovës, me në krye Bujar Bukoshin, mashtruesin e Isa Mustafë, hajdutin!!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:10 am

Cerimonia e kthimit të eshtrave të Jusufit, Kadriut dhe Bardhoshit në Kosovë ( Shtutgart – Bad Canstadt, Janar 2002)

U formuan disa parti, por ajo e Lidhjes “Demokratike” të Kosovës i mblodhi të gjithë, me patriotë, me tradhëtarë, me hajdutë, me horra, me udbashë. Por çfarë të bësh, ajo fitoj dhe mërgatën!? Na gënjeu për 10 vjet! U bë e fortë! Dhe kur u formua Ushtria Clirimtare e Kosovës, ajo krijoi Farkun dhe arriti ti përçaj ushtarët tanë edhe në frontin e luftës!!! Ndaj o Bacaloku Ynë! Ju vranë që ti kenë duart e lira për të bërë çfarë të DUAN dhe ashtu u bë!!! Bënë e po bëjnë çfarë duan!!! Në vendet kyçe, në krye të shtetit janë futur edhe ata, që ty, Kadriun, Bardhin e shumë të tjerë ju vranë dhe as kush nuk ju bën asgjë!!! Vazhdojnë me gënjeshtra dhe sot e kësaj dite! Populli është lodhur, është dëshpëruar, është varfëruar deri në skamje të tmerrshme. Një pjesë, e ajo pjesë janë parlamentarët, qeveritarët, ata që po e drejtojnë “shtetin” e Kosovës, janë pasuruar me gjakun tuaj dhe të dëshmorëve, që luftuan për idealin e shenjtë, për lirinë e çështjes kombëtare. E këta horra qeveritarë o Bacaloku Ynë, duan, që ju t’ju mbulojë pluhuri i harresës e koha t’ju largojë! Askush prej tyre nuk kujtohet, nuk ju përmend, a thua se s’keni ekzistuar kurrë! E prej tyre asnjë nuk mendon as për popullin! Këta bukëshkalë mendojnë vetëm për vete, për njerëzit dhe familjarët e tyre. Këtyre, që ju ke dhënë “votat” o popull, jetojnë në lluks pa menduar për ty, duke dalë në kamera e televizor, duke u zgërdhirë, duke gënjyer çdo ditë, çdo orë, çdo minute!!! Ruajnë xhepat e tyre të fryrë me mundin dhe djersën tënde. Deri kur do të durohet kështu o popull !? Mjerë populli i thjeshtë! Po më e keqja është degjeneruar rinia, të rinjtë, pak mendojnë për patriotizëm, se kanë mbetur rrugëve, të pa punë dhe pa një të ardhme të sigurtë. I mbajnë sytë matanë kufijve, të ikin jashtë për të punuar, se asnjë prej qeveritarëve nuk e vret mendjen për ta! Nuk duhet të harrojmë që rinia është burimi i energjisë e përtëritjes së Kosovës sonë! Eu, dhe ata që i bënin deri dje thirrje rinisë, për t’ju bashkangjitur UÇK-së, sot ju thonë, që mos të mendojnë më për patriotizëm, se ka kaluar koha e patriotizmit!!!! A e merrni me mend se kush e thotë se?! Po ja që e tha edhe Jakup Krasniqi, në Bitigheim, në Akademin përkujtimore me rastin e 25 vjetorit të rënies së tre heronjve të lirisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:38 am

Ja pse gabojnë Ibrahim Kelmendi dhe bashkëkendimtarët e tij, se ne duhet të fillojmë të parët pajtimin me Serbët.LLOGARIA E GABUAR E KOHËS SË VAMPIRËVE PARAMILITARË TË “CAR LLAZARIT” PËR TË RIMARSHUAR NË KOSOVËN SHQIPTARE SIKURSE MË 1989-1999!
TEODOSIJE SIBALIQ (peshkopi i Lipjanit):“ Nuk mund të ketë trup të pashpirt: Kosova do të jetë serbe derisa ajo të jetojë në shpirtin e popullit serb dhe, derisa serbët të jenë të gatshëm për të jetuar në të, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë të cilat na rrethojnë sot…” (NS,nr.485, 8.01.2005).
BILANA SËRBLANOVIQ:“KOSOVO VISE NIKADA SRPSKO”! “KOSOVA KURRË MË SERBE.”(B92,4.05.2007).
Ky pohim i vonuar për më se 1 shekull, është objektiv, sepse mbështet të vërtetën historike dhe legjitime se Kosova kurrënjëherë nuk ka qenë territor i ligjshëm i Serbisë, e as “shpirt, as zemër i trupit”, e as “djep” i serbëve dhe i Serbisë, por i shqiptarëve dhe i Shqipërisë Etnike. Mirëpo, kur serbomëdhenjtë paranoidë, barbarë dhe gjenocidalë janë në gjendje t’i lënë kockat dhe kokën e tyre të molepsur hegjemoniste për koloninë e tyre të dikurshme 100-vjeçare, atëherë, pse edhe ne shqiptarët të mos vdesim për Kosovën tonë dardane(ilire). Pse me të gjitha forcat dhe me gjithë potencialin tonë kombëtar dhe shtetëror, të mos e mbrojmë Kosovën tonë shqiptare, kur historia dhe bashkësia ndërkombëtare janë në anën tonë. Nuk ka fare rëndësi numri “5000 a 50.000” i kriminelëve paramilitarë çetniko-fashistë gjenocidalë serbomëdhenj, të cilët me ndërsyrjen dhe me mbështetjen e shërbimeve, të organeve dhe të instituciuoneve të ndryshme sekrete a publike serbe dhe të Kishës Ortodokse Serbe, më 5 maj 2007 janë “kunguar” dhe “bekuar” në kishën “Lazarica”të Krushevcit se do të përsërisin luftën, agresionin, plaçkitjen, terrorin gjenlocidal (ashtu sikurse kanë vepruar në intervalin kohor 1989-1999 , duke e djegur Kosovën dhe, duke i masakruar shqiptarët, të cilët në atë kohë ishin të pambrojtur nga preventiva diplomatike dhe ushtarake e bashkësisë ndërkombëtare), me qëllim që ta “kthejnë Kosovën në Serbi” , po qe se ajo do të njihet ndërkombëtarisht si shtet i pavarur nga ana e Amerikës dhe e aleatëve të saj.
Me gjithë kërcënimet e propagandës subversive dhe luftarake të “ushtrisë” paramilitare serbe, të quajtur me emrin “car Lazar” , nën komandën e Zhelko Vasileviqit (deputet i parlamentit te Serbisë dhe “kollovogjë” i kasapëve paramilitarë çetnikë), ne kësaj radhe jemi më të fuqishëm dhe më përgatitur se kurrë, që t’i përgjigjemi çdo sulmi dhe çdo provokimi, që do të shfaqej nga harangat dhe nga bandat “profesionale” (për të shuar etjen e tyre ataviste me gjakun e pafalshëm të shqiptarëve, duke torturuar, duke dhunuar, duke vrarë, duke therur në bajonetat e ndryshkura çetnike foshnja, fëmijë, gra shtatëzana, pleqë dhe të rinj civilë shqiptarë në Kosovë) terroriste gjenocidale çetniko-fashiste serbomëdha. Si ata, ashtu edhe “mësuesit” e dobët të tyre qeveria dhe Kisha Ortodokse Serbe, duhet ta mbajnë parasyh faktin se në Kosovë më nuk kanë asnjë gjasë më të vogël për të depërtuar, sepse kohët dhe rrethanat politike dhe ushtarake kanë ndryshuar në themel, edhe pse paranoja kolektive serbe është verbuar dhe nuk po sheh se Kosova qe 8 vjet nuk është nën sovranitetin kolonial serbomadh, as nën “mëshirën” e regjimit gjenocidal terrorist paramilitar, militar dhe policor të Serbisë së kriminelit Slobodan Milosheviq, por nën juridiksionin politik dhe ushtarak paqësor të bashkësisë ndërkombëtare (UNMIK dhe KFOR) dhe të frocave të TMK-së, si dhe të forcave të tjera të armatosura, të organizuara gjithëpopullore shqiptare, jo vetëm në Kosovë, por në mbarë hapësirat e Shqipërisë Etnike. Kjo do të thotë se, popullata civile shqiptare në Kosovë dhe jashtë saj (Anamoravë, Iliridë, Malësi e Madhe e Mbishkodrës) është nën preventivën e plotë të faktorit mbrojtës shqiptar dhe të forcave ndërkombëtare ushtarake, të instaluara në Kosovë, që njihen me emrin KFOR. Më konkretisht, çdo fallangë (e madhe apo e vogël) terroriste paramilitare a militare çetniko-serbe, pavarësisht nga mbështetja e tyre e brendshme apo e jashtme, që do të mësyjë për të kryer asksione inkursive terroriste në Kosovë, do të ndeshet me thyerje qafe dhe koke nga forcat mbrojtëse shqiptare dhe ndërkombëtare e jo me lutjet mëshiruese të popullatës së pambrojtur dhe të pafuqishme civile, si dhe të pedagogjisë së paqes pasive të rugovizimit, sikurse në krimin gjenocidal të tyre,të kryer gjatë viteve 1998-1999.
Prandaj, çdo tentim i Serbisë dhe i serbëve terroristë që, ushtarakisht të ndërhyjnë në Kosovë, do të jetë fatal jo vetëm për aktorët e atij “aksioni invadues”, por edhe për vetë minoritetin kolonial serb në Kosovë, edhe për vetë Beogradin, i cili më nuk do të bombardohej (nën përkujdesjen e kamerave të “fotoreporterëve” frengo-ruso-serbë dhe të aleatëve të tyre antiamerikanë) “ vetëm me avionët luftarakë të forcave ajrore, por edhe nga ato tokësore dhe detare të NATO-s. Për më tepër, çdo ndezje dhe përflakje e ndonjë konflikti ushtarak përbrenda kufirit të territorit të Kosovës shqiptare nga ana e invaduesve kriminelë çetniko-fashistë serbë,të shtytur dhe të përkrahur nga regjimi militarist i Beogradit dhe i politikës së ndyrë të KOS-it, do të ketë për shkak dhe për pasojë që “epiqendra e termetit” të luftës së intensitetit të lartë të zhvillohet jo në Kosovë, por në thellësinë më të madhe të Serbisë, duke përfshirë në plan të parë Beogradin dhe objektivat streategjike ushtarake të Serbisë, si dhe bazat e saj të arsenalit të armatimeve dhe të armëve kimiko-biologjikle në Krushevac, në Lluçani dhe në Vinça etj., të cilat kanë neglur, të padëmtuara nga bombardimet 78-ditëshe të forcave luftarake të Aleancës së Atlantikut Verior- NATO (24 mars-10 qershor 1999). Me një fjalë, çdo tentativë e konfliktit të armatosur terrorist invadues në Kosovë qoftë në formë sporadike individuale apo të organizuar nga ana e Serbisë së Boris Tadiqit(kryetar) dhe të Vojsilav Koshtunicës(kryeministër), do të jetë një aventurë e reprizuar e regjimit të dështuar gjenocidal dhe nazifashist e kasapit të Ballkanit, Slobodan Milosheviq, mirëpo, për ndryshim, do të ketë katastrofën e Serbisë, jo të Kosovës, sepse ajo nuk do të ketë kapacitet, as forcë ushtarake për të përballuar fuqinë e luftës së drejtë mbrojtëse të NATO-s dhe të Amerikës në Kosovë.
Alterrnativa e vetme e Serbis është njohja e Pavarsis së kosovës për fillesën Shqipëtare për pajtim me popullin Serb
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:43 am

———————————————————————————————————-Për t’iu shmangur konfrontimit ushtarak me forcat e NATO-s dhe të shqiptarëve në Kosovë, si dhe për të shpëtuar dhe siguruar gjithanshmërisht ekzistencën dhe ardhmërinë e pakicës serbe në Kosovë, në vend të deklaratave kërcënuese luftarake antishqiptare, se do të përdorë forcën, (në rastë se Kosovës do t’i njihej statusi i pavarësisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim që, Kosovën sërish ta kthejë nën sovranitetin e saj kolonial), ndër shtetet e para në Ballkan, do të duhej ta njihte pavarësinë e Kosovës, sepse kjo, pikësëpari, do të ishte në interes të pakicës serbe në Kosovë dhe të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore të Serbisë me shtetin e ardhshëm të Kosovës. Ndryshe, çdo bllokadë dhe përzierje e Serbisë në çështe të brendshme të Kosovës, thjesht, do të thotë fundin e minoritetit serb në Kosovë, si dhe izolimin e serbëve dhe të Serbisë jo vetëm në relacionet rajonale ballkanike, por edhe në shkallë evropiane dhe ndërkombëtare.
Në rast se Serbia do të provokojë luftën në Kosovë, me qëllim që atë ta copëtojë sipas Planit të saj “A”, duke u mbështetur në instruksionet dhe në ndihmën direkte të Rusisë, atëherë, do të jetë e sigurt se ajo do të pësojë sanksione edhe më drastike sesa regjimi gjenocidal i Slobodan Milosheviqit. Për të mos ndodhur diç e tillë, serbët dhe Serbia, duhet të marrin parasysh, edhe opinionet dhe këshillat e vlefshme të forcave dhe subjekteve përparimtare serbe, siç është edhe ky mesazh i saktë dhe tejet realist i shkrimtares serbe, Bilana Sërblanoviq, “ Serbët duhet zgjuar nga gjumi dhe, t’u thuhet se Kosova kurrë më nuk do të jetë serbe.Tani, duhet të mbrohen vetëm pakica serbe dhe monumentet e kulturës në Kosovë, asgjë më shumë.”(B92,04.05.2007), drejtuar jo vetëm shpirtërve të zinj meskin të peshkopit serb të Lipjanit, Teodosije Sibaliq, të peshkopit Artemije Radosavleviq, të patriarkut Pavle të Kishës Ortodokse Serbe, Boris Taditiq (kryetar), Vojislav Koshtnicës (kryeministër), Vuk Drashkoqivit (ministër i Jashtëm) dhe Sanda Rashkoviq-Iviq (krryetare e Qendrës Koordinuese për Kthimin e Serbëve në Kosovë) të Republikës së Serbisë, por edhe gjithë popullit serb, se njëherë e përgjithmonë duhet të heqin dorë nga politika paranoide e ndyrë mitologjike, mashtruese dhe falsifikatore e kuazishkencës dhe e politikës kishtare dhe qeveritare serbomadhe, se Kosova nuk është serbe, por shqiptare.
Kjo përgjigje me bazë të qëndrueshme morale, historike, politike dhe të ligjshme si për Beogradin zyrtar, politikën kishtare të KOS-it, ashtu edhe për “ushtrinë e re” paramilitare-vampirizuese të “car Llazirt”, të promovuar në kishën “Lazarica” në Krushevac, më 5 maj 2007, është paralajmërimi i fundit me interes gjithëserb se më në Kosovë nuk kanë shans të marshojnë kurrfarë bandash, harangash, njisitesh, eskadronësh paramilitarë, policorë vrastare për të masakruar fëmijë, gra shtatëzana, pleqë e të rinj…,etj., dhe, për të plaçkitur dhe vjedhur pasuri, për të djegur dhe rrënuar shtëpia, banesa dhe vendbanime të shqiptarëve, duke shndërruar Kosovën në hirin kishtar mesjetar dhe në varreza masive, krim dhe gjenocid ky, i kryer më 1998-1999 po nga këta të njëjtit paramilitarë-vampirë-vrasës të “car Llazarit”-Slobodan Milosheviqit,të Vojislav Sheshelit, të Zhelko Razhnjatoviq-Arkanit, të Vuk Drashkoviqit dhe të Kishës Ortodokse Serbe, sepse në Kosovë në vend të “markave gjermane”…, etj., të plaçkitura me dhunë dhe me terror gjenocid nga popullata civile shqiptare, kësaj radhe do t’i presin plumbat dhe raketet e forcave ndërkombëtare të NATO-s (KFOR-it) dhe të forcave mbrojtëse shqiptare.
Cila është struktura e gardës paramilitare “Car Llazar”?
———————————————————————————————————————————Me gjithë njohurinë tonë të deritashme lidhur me kryerjen e krimeve monstruoze gjenocidale të formacioneve private-shtetërore-kishtare-patologjike paramilitare të çenikëve fashistë serbë, të cilët kanë shkaktuar me dhjetra, qindra dhe mijëra viktima në njerëz të të gjitha moshave kundër popullatës civile në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë(1991-1999), sipas kallëzimit penal të Prokurorisë së Tribunalit të Hagës, struktura organiztave e tyre ishte kjo: [“Ato grupe, vërtet, ishin ushtri private, shumica e të cilave ishin kriminelë, por, pavarësisht nga kjo, kanë qenë të toleruara dhe të mbështetura nga pushteti serb, posaçërisht nga Ministria e Mbrojtjes. Ndër më famëkeqet kanë qenë çetnikët e PRS-së së Vojislav Sheshelit, të njohur si “Beli orlovi”, të drejtuara nga Dragoslav Bokan dhe Mirko Joviq i Ripërtritjes Popullore Serbe”, si dhe “Dushan Silni” dhe “Srpska garda” e Lëvizjes së Përtëritjes Serbe të Vuk Drashkoviq. Mirëpo, ndër formacionet paramilitare më të njohura dhe më të fuqishme (në kryerjen e krimeve dhe të mizorive gjenocidale ndaj popullatës civile të pambrijtur në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë – vërjetje –K.H) në hapësirat e theksuara, gjithësesi, kanë qenë “Crvene beretke” dhe “Srpska dobrovoljacka garda-SDG e Zhelko Razhnjatoviq-Arkan. Mirëpo, nga të gjitha formacionet paramilitare, të cilat,prej vitit 1991 e deri më sot, vetëm njëra prej tyre është rasformuar, ajo e Milan Paroshkit.” (Shih:www.dnevnik.com,05.05.2007)].
Si në kuptimin moral, politik dhe jurdik, ashtu edhe në atë të demokratik e paqësor, çfarë do të thotë “mbijetesa” 17-vjeçare e RECIDIVIT të njësitive dhe efektiveve private-paramilitare çetniko-fashiste serbe për Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës dhe për vetë sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë së Serbisë nën drejtimin e Boris Tadiqit (kryetar) dhe të Vojislav Koshtunicës(kryeministër)? (1) – Do të thotë se, Serbia është shkëputur dhe distancuar nga zinxhiri i politikës paramilitare terroriste të regjimit militarist të Slobodan Milosheviqit? –Jo! (2) – Do të thotë kjo, se Serbia është reformuar dhe noveluar në kuptimin e demokracisë dhe të demokratizimit të saj, sipas standardeve të BE-së, të OSBE-së dhe të OKB-së?- Jo! (3) – Do të thotë kjo, se Serbia i ka “pastruar” obligimet dhe përgjegjësinë e saj para Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës në ekstradimin e të gjithë kriminelëve me në krye Ratko Mladiqin dhe Radovan Karaxhiqin, të cilët mbajnë përgjegjësi penale ndërkombëtare për kryerjen e akteve të krimit të gjenocidit në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë? – Jo! (4) – Do të thotë kjo, se Serbia me tërë këtë bagazh të pashlyer nga skena politike dhe shoqërore e formacioneve ekzistuese terroriste paramilitare, të cilat, pothuajse,edhe pas dy dekadash ende nuk janë nxjerrë në bagën e zezë të drejtësisë ndërkombëtare dhe vendore për të dhënë llogari sipas peshës së veprave të tyre kriminale të luftës gjenocidale, të kryer në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë?-Jo! – Andaj, si është e mundur që një Serbi e këtillë-“dele e zezë” për humanizimin, drejtësinë, demokracinë, paqen,bashkëpunimin dhe sigurinë ndërkombëtare, të jetë kthyer në OKB, në OSBE, si dhe në strukturat e tjera të Bashkimit Evropian? – Ky është rast precedent dhe turpi më i madh i faktorëve dhe institucioneve ndërkombëtare,që kanë pranuar rikthimin e Serbisë gjenocidale në OKB, pa dhënë asnjë llogari ligjore as materiale për zhdëmtimin e viktimave të gjenocidit dhe të agresionit pushtues të Serbisë së Slobodan Milosheviqit, të shkaktuara në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë.
Si për “regjimin demokratik” të Serbisë, ashtu edhe për institucionet demokratike të BE-së, e në veçanti të OKB-së, të SHBA-së dhe të NATO-s, duhet të jetë i qartë fakti se, pa eliminimin e forcave ekzistuese paramilitare dhe terrosite serbe (prej të cilave një kontingjent i tyre, i
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyTue May 26, 2009 4:44 am

pjesën veriore të Mitrovicës, qe 8 vjet radhazi nuk pushuar së vepruari me aksionet e tij subversive terroriste në përndjekjen dhe terrorizimin e shqiptarëve dhe të boshnjakëve nga shtëpitë dhe banesat e tyre), si dhe të arsenalit ushtarak konvencioal dhe kimiko-biologjik të Serbisë, nuk mund të llogaritet, as të shoresohet për arritjen e ndonjë paqe të qëndrueshme dhe sigurie të garantuar për popujt e Ballkanit, në veçanti për shtetet fqinje siç janë Kroacia, Kosova, “Maqedonia”, Hungaria etj.
Krahas karakterit me përmbajtje negative, armiqësore, antihumane dhe antiligjore të formacioneve paramilitare në kurriz të viktimave të gjenocidit serbomadh, të kryer në Kroaci kundër kroatëve, në Bosnjë kundër myslimanëve dhe në Kosovë kundër shqiptarëve(1990-1999), [ “Marko Lapushina (gazetar dhe ekspert policor i gazetës javore serbe të Beogradit “Ndeljni telegraf” ka pasqyruar edhe këto karakteristika negative të paramilitarëve të “Gardës Car Llazar”, të formuar në vendlindjen e car Llazarit në Krushevac, më 5 maj,2007:” Ato janë forca të rrejshme nacionale, të cilat veten e quajnë si forca mbrojtëse gjithëserbe.Ato nuk kanë lidhje me car Llazarin, por përfaqësojnë patriotizimin e rrejshëm, duke u përpëlitur që vetes së tyre t’ia atribuojnë ndonjë aurolë të heroit kombëtar dhe të trimave të rinj legjendarë të Serbisë.”(www.dnevnik.com,05.05.2007)].
Sa më sipër prania dhe ekzistenca e sistemit paralel paramilitarist në Serbi provon sheshit se në cilën pjesë të Ballkanit, ende nuk është fituar lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, kundër pritivizmit barbar të egër, kundër mbeturinave fashiste dhe kundër fundamentalizmit serbomadh, faktorë këta, të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Për këtë në reagimet e mia isha kundër njerzve që ishin aqë zemër gjër dhe bashkangjiteshin me mendimin dhe mbështetjen e nisëmtarit Ibrahim Kelmendi për Kërkim falje popullit serbë! ne që skemi pse deri sata nuk jan të gatshum për asgjë tjetër veq për luftë kundër nesh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyWed May 27, 2009 6:55 pm

I nderuar „shqipërues“!

Përgjigjes sime lidhur me mjetet e Fondit VENDLINDJA THËRRET ju i keni bërë komentin vijues:

“Më bëtë për të qeshur zotëri. Pse, paratë në xhepa të grisur do mbaheshin ?! Paratë rrijnë në konto bankare. Mos më pandehni kaq naiv, ju lutem. Ju i dini mirë "pasuritë" e tundshme dhe të patundshme të Hashim Thaqit, Jakup Krasniqit, Ramush Haradinajt... e shumë të tjerëve. Ne jemi këtu. I shohim përditë. Edhe fondi „i Bukoshit - tre përqindëshi" pra, edhe pse askush nuk e thotë zyrtarisht, është shpërdorur. Të kujt janë "BEN-AF-ët? Populli thotë, janë të Bukoshit. Pra, edhe fondi që keni udhëhequr ju,është shpërdoruar (më mirë të shprehem keqpërdoruar). Dhe ju përsëri me "xhepa të grisur" !!! Rrofshin bankat !“

Përgjigjja nga unë:

Mua më kishit pyetur për veten time dhe jo për të tjerët dhe prandaj jam përgjigjur:
"Në xhepat e mij të grisur nuk ka bir nëne (e as bir kurve), që do mund të kërkonte të hollat e tij ose të hollat e cilido kontribues, që do të thotë se nuk kam shpërdoruar e përvetësuar nga ato mjete për vete dhe as për familje".

Edhe mua po me neverisin po më hidhërojnë e revoltojnë super-vilat e liderëve, duke filluar te super-vila, e cila përpara quhej “Presidenca”. Ajo që blerë me para publike. Tani, ai pallat në pronësi të kujt është (zot/pronar i këtij pallati, i blerë dikur me para publike, thuhet se është Familja Rugova!)?
“Fondi i Republikës se Kosovës” (që u menaxhua nga Bujar Bukoshi e Isa Mustafa), ishte fond shtëror, në të cilin paguhej “tatimi” prej 3-përqind e të ardhura dhe kontribute të tjera. Në atë Fond, sipas të dhënave të qveritarëve gjermanë, në prill të vitit 1999 ishin rreth 940 milionë DM (marka gjermane), ose rreth 470 milionë euro. As unë nuk e dij, se ku kanë përfunduar gjithë ato mjete. Maksimalisht, nga ai Fond publik janë shpënzuar për Luftën Çlirimtare rreth 70 milionë euro. Ku përfunduan të tjerat? – është pyetje që do duhet ndonjëherë t’i përgjigjen institucionet përkatëse të Kosovës.
Vilat e Hashim Thaçit e Ramush Haredinajt, etj. (lista ime e shpërdoruesve është më e gjatë se lista Juaj), sigurisht nuk janë blerë me të holla personale. Po shpresoj se Kosova do të shtetëzohet se shpejti në ato përmasa, sa të sqarojë prejardhjen e pasurisë se secilit (edhe të Veton Surroit dhe disa biznismenëve tepër të dyshimtë).
Më pat fascinuar Kryeprokurori i Prishtinës, Z. Tahir Rrecaj, i cili në një debat televiziv pat bërë kërkesën, që të miratohet ligji për prejardhjen e pasurisë, për të luftuar në mënyrë efektive kriminalitetin dhe korrupcionin. Por akoma më i rëndësishëm është ndërgjegjësimi kritik i qytetarëve për të mos u shkuar prapa shpërdoruesve, gjegjësisht për të mos ia dhënë voten të tillëve (sigurisht, as Bexhet Pacollit).
Të shpresojmë se bashku, se numri i qytetarëve, që do shfaqin hidhërim e revoltë si Ju, do të shtohet...

Shëndet e suksese!
Tung
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:48 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Jusufiportret Jusuf Gërvalla
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:50 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Hysengega “Vasili” Hysen Gega (personazhi real në foto) bashkpuntor i „Rezilit“ Riza Salihut
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:50 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Fotoenverhadri Enver Hadri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:50 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Rizasalihu

Riza Salihu – “Rezili“ - antar i Grupit Komunist “Zëri i Kosovës“ (perosnazhi real në foto) vendas i Hysen Gegës
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:51 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Shkrimperrsalihun

Arrestimi i Rezilit(Riza Salihut) - shkruan gazeta "Heilbronner Stimme" - 30.01.1982
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:54 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Vehbiibrahimi Vebih
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:55 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Jusufgervalla2 1. Një Lëvizje e re përballë një shteti të vjetër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:55 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Bardhoshgervalla2 2. Mozaiku politik i mërgatës shqiptare në fillimvitet tetëdhjetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyThu May 28, 2009 1:56 pm

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Kadrizeka2 3. Uniteti i veprimit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyFri May 29, 2009 8:06 am

agim pajtohem me ty, pse nuk ben ky njeri kalxim penal por sillet ne per kosov. kurse ka fakte per shokt e idealit te mos jav kryj edhe ket pun shum me vler te gjykohet dorasi , por pom me doket se nuk po i konvenon diq por spo e di.por asht shum turp per te per qfar arsyje se ban ....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyFri May 29, 2009 11:55 am

po xhema po te isha une shoke me jusufin e kadri zeken shoke te idealit e te betuare une sot e kisha pas per obligim jo te shkruaje libra e te qes petulla ne uje por kisha marr hake . por diqka nuk eshte ne rregulle ketu .se po te ishte e vertet kjo krejt kombi yne do e kishte perkrahe po nese do kishte marr hake
po nuk eshte krejt oky diqka se sipas keti libri asnje nuk po dojka me mbet i pastert sipas autorit e kjo nuk eshte krejt keshtu se edhe per emil kastriotin ka shkruajtur por le te dije se emil kastrioti ne trojet shqiptare njihet per atdhetare dhe per kete SHala e bajgorese e ka ne plane te ja beje keti burri emil kastriotit nje pritj madheshtore per te gjitha cka kontribue per ceshtjen tone kombetare per 50 vite
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Delia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Delia


Numri i postimeve : 514
Registration date : 13/01/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyFri May 29, 2009 12:15 pm

Si duket nga kjo e lexova deri më tani i paska edhe vet dorët e përgjakura dhe nga kjo nuk ka guxim të bëj një gjë të till sepse pastaj do dalin të gjitha në fush dhe nuk mund pastaj të i mshef më .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
agim__barja
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
agim__barja


Male
Numri i postimeve : 1410
Age : 61
Vendi : shqiperiaveriore
Profesioni/Hobi : EXSPERT I CESHTJESE KOMBETARE
Registration date : 24/10/2008

» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ EmptyFri May 29, 2009 12:17 pm

Intervistë: Hysen Gega, ish i denuar politik


ASGJË NUK HARROHET


Foto: I burgosuri Hysen Gega & Foto: Udbashi Jusuf Buxhovi


Hysen Gega , i lindur në fshatin Sallgrazhdë me 1950, njihet midis të burgosurve politikë kosovarë si “legjendë e burgjeve jugosllave“ për shkak të qëndrimit të tij të paepur dhe përherë kryengritës. Për herë të parë unë vetë kam pasur rastin ta njoh atë gjersa isha nën hetime në Burgun e Qarkut të Prizrenit gjatë verës së vitit 1981. Isha në vetmi. Sa herë që dilja në shetitje, prej një dhome në katin e II-të, në mes parmakësh depërtonte një grusht i përcjellë me një zë: „Mos u mërzit! Vdekje titizmit!“. Kush ish ky njeri vallë që nuk e njihja? Pas një gabimi të rastësishëm (ose të qëllimtë) të gardianëve, më ra ta takoja në oborrin e burgut. Iu prezentova dhe m´u prezentua. M´u kujtua se emrin e tij ma kishin përmendur disa herë në hetuesi, mbase për të zbuluar ndonjë lidhje të mundshme. Pas ca muajsh atë e degdisin në burgje të tjera, në Burgun Qendror në Beograd dhe së fundi në Nish, ndërsa mua në Leskovc.



Ka vetëm katër klasë fillore. Megjithatë ka lexuar një bibliotekë të tërë. Por shkollën më të madhe ia dha jeta. I detyruar të punojë që në moshë të re për bukën e gojës, vajti në fillim në Beograd pastaj edhe jashtë vendit, në Gjermani, ku i ra të punonte me veprimtarët më të shquar patriotë të atjeshëm. Pothuajse jeta i kaloi në mërgim.



Lidhur me njërin prej aksioneve ilegale që kishte kryer, me ç´rast i kish vënë zjarrin emrit të Titos të shkruar me lule në një hapësirë të gjërë në një parkë të Prizrenit, gjykatësi e kish pyetur: - Kush ta dha idenë për një gjë të tillë, - ai i ish përgjigjur pa hezitim: - Në një film dokumentar kam parë djegjen e Rajhshtagut, kryqit të thyer fashist dhe të fotografisë së Hitlerit. Aty e mora idenë.



Lidhur me ndriçimin e disa fakteve që patën jehonë në opinion, bëmë një intervistë të shkurtër në fshatin e tij.



PYETJA: Hysen, a të kujtohet se kur je arrestuar me t´u kthyer prej Gjermanisë dhe kush të ka marrë në pyetje pas arrestimit?

H.GEGA: Posi. Po ato janë gjëra që nuk harrohen. Më kanë arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit, diku kah ora 5 - 6 sapo kishte filluar pakëz të zdritej. Hetimet e mija kanë zgjatur rreth 6 muaj. Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje MEHMET LUMI dhe LORENC SELMANI. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe ADEM IBRAHIMI . Por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe JUSUF BUXHOVI. Kështu ma kanë prezentuar atë. Për JUSUF BUXHOVIN kisha dëgjuar më parë se ishte korrespodent i „RILINDJES“ në Bon, por nuk e kisha parë kurrë me sy. Për herë të parë e kam parë aty, në lokalet Sekretariatit në Prishtinë.


PYETJA: Sa herë e ke parë gjithësejt JUSUF BUXHOVIN në jetën tënde?
H. GEGA:
Dy herë. Një herë në fillim të janarit 1981 kur më ka marrë në pyetje dhe një herë tjetët në fillim të vitit 1991 në LOKALET E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS NË PRISHTINË.



PYETJA: A ishte fjala për të njëjtën fytyrë?


HYSEN GEGA: Po


PYETJA: A mund të na i përshkruani sjelljet e tij gjatë hetimeve? Për çka interesohej më shumë dhe si sillej?


H. GEGA: Qëllimi i tij ishte që unë të pendohem për aq sa kisha bërë. Më thoshte se më kishte përcjellur atje (në Gjermani – vërejtja ime) dhe se i dinte të gjitha gjërat. M´i përmendi disa lokale, por për fat në ato lokale unë s´kisha qenë kurrë. Në këtë mënyrë bile ai më ndihmonte, ma bënte me dije se s´dinte, se dinte fort pak ose fare lidhur me çështjen time. MË BËNTE PRESION PSIKIK. M´I OFENDONTE SHOKËT,VËLLEZËRIT GËRVALLA; IBRAHIM KELMENDIN. E ofendonte Enver Hoxhën. Më thoshte se ata janë në rrugë të gabuar dhe se edhe mua më paskan hudhur në rrugë të gabuar prandaj duhet…


PYETJA: Domethënë shprehej me fjalorin më të ndytë të UDB-së?


H.GEGA: PO. PO. PO. ME SHARJE NËNE E ME FJALË TË CILAT AS ME LAPS NUK SHKRUHEN.


PYETJE: Sa herë të ka marrë në pyetje?


H. GEGA: Vetëm një herë. Ka zgjatur disa orë, saktësisht nuk më kujtohet, Dy deri në tri orë. Në prezencën e tij presion psikik nuk më kanë bërë, nuk më kanë rrahur me asgjë… Gjatë asaj kohe kanë qenë mjaftë korrektë. Aty ishin prezent MEHMET LUMI e LORENC SELMANI.


PYETJE: A ka pasur ndonjë pyetje të BUXHOVIT rreth vëllezërve GËRVALLA?


H. GEGA: Jo, ai s´më pyeste asgjë për ta vetëm se i ofendonte, i shante. Thoshte se ata janë në një rrrugë të gabuar, se ne kurrë s´kemi qenë më mirë…


PYETJE: A mos e ke njohur rastësisht BUXHOVIN gjatë qëndrimit tëndë në RF të Gjermanisë?


H.GEGA: Jo.


PYETJE: A është dëshmuar gjatë marrjes në pyetje se ai të ka njohur ty?
H.GEGA:
Po. Kur më kanë sjellë në zyrë, ata më kanë prezentuar në bisedë e sipër ai (BUXHOVI) më ka thënë se të kam përcjellë, se të kam njohur shumë mirë, i kam përcjell edhe vëllezërit GËRVALLA. M´i përmendte disa lokale e kafene, për të cilat për herë të parë dëgjoja prej tij.



PYETJE: Z.Hysen, kemi dëgjuar edhe për një ofertë që të ka bërë UDB-a jugosllave lidhur me likuidimin e vëllezërve GËRVALLA. Sa është e vërtet kjo?


H.GEGA: Po. Kanë qenë të pranishëm aty MEHMET LUMI, ADEM IBRAHIMI, LORENC SELMANI, VESEL KRASNIQI dhe një SERB. Për herë të parë e kam parë atë aty, vetëm se kam dëgjuar se edhe ai ishte inspektor. Kjo ka ndodhur dikund në muajin qershor 1981, kah mbarimi i hetimeve të mia, në zyrat e SPB-së së Prizrenit. Vetë MEHMETI më ka thënë, ashtu si edhe të tjerët se “DO TË LËSHOJMË PREJ BURGUT E DO T´I BËJMË TË GJITHA KUSHTET E MUNDSHME, DO TË JAPIM ARMË ÇFARË TË DUASH, KEMI ARMË SPECIALE….SHKO LIKUJDOI VËLLEZËRIT GËRVALLA, OSE IBRAHIM KELMENDIN! Të holla përveç shpenzimeve, njëqindë mijë marka më tepër i ke“. Kjo ishte e tëra. Për këtë i kam bërë me dije edhe shokët pasi më kthyen në burg nga lokalet e SPB-së.


PYETJA: Çfarë ishte përgjigjja jote pas një oferte të tillë?


H. GEGA: Atyre u thash kështu:“I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim. M´i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun. Nëse mund t´i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju.“ Pas këtyre fjalëve inspektori serb intervenoi me fjalët se nuk duhet zgjatur më tej sepse ky njeri i ka tejkaluar të tridhjetat dhe pas kësaj moshe, sipas tij, bindjet politike po kalokan edhe në gene dhe s´paska forcë që t´i ndryshojë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty
MesazhTitulli: Re: » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ   » ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
» ÇKA PRET IBRAHIM KELMENDI, PSE NUK BËN KALLZIM PENAL NDAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Migjen Kelmendi dhe prapaskenat e tij
» Krijuesi ynë Ibrahim Ibishi
» Autostrada Ibrahim Rugova
» IBRAHIM FEHMIU (1892-1951)
» Analizë politike - historike Realpolitika e Ibrahim Rugovës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: