Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Bashkimi ben fuqine!

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Teuta.Gjika
Anëtar i ri
Anëtar i ri
avatar


Female
Numri i postimeve : 145
Age : 39
Vendi : Mitrovice
Profesioni/Hobi : "Shqiperine e mori turku, i vu zjarr. Shqipetar, mos rri, po duku, shqipetar!
Registration date : 13/05/2008

Bashkimi ben fuqine! Empty
MesazhTitulli: Bashkimi ben fuqine!   Bashkimi ben fuqine! EmptyThu Jun 04, 2009 6:25 pm

Ideal BOLETINI :
BASHKIMI BËN FUQINË !

Ishte një Lidhje Shqiptare e Prizrenit që arriti të imponojë të huajve vullnetin e popullit shqiptar,
sot përse ka vetëm disa bërthama të shkëputura kombëtare që harxhojnë energjitë e potencialet e tyre çlirimtare dhe nuk bashkohen ?!




Aktualisht, në trojet shqiptare, ekziston një varg lëvizjesh dhe organizatash që në programin e tyre kanë ribashkimin e trojeve shqiptare.
Kjo dëshmon faktin se populli shqiptar është i preokupuar gjithnjë e më shumë për të zgjidhur denjësisht çështjen kombëtare shqiptare.
Por, njëkohësisht nuk mund të mohojmë se është edhe pasojë e traditës, e vesit të bajraqeve, ku cdo shqiptar dëshiron të jetë prirës, sipas logjikës së sëmurë: "Më mirë i pari i lagjes se i dyti i fshatit..!"
Kjo e ka kushtuar shumë procesin e çlirimit dhe ribashkimit kombëtar që nga organizimi i çetave pas luftës së parë botërore e deri më tani.

Historiani i shquar, Marenglen Verli, në artikullin “Refleksione dhe mesazhe nga historia e lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar”,
i botuar në librin “Kosova shqiptare në sfidën e një shekulli” (shtëpia botuese Botimpex, Tiranë, 2007, f. 83) potencon se,
ky organizim i këtij lloji “arriti të çojë popullin në kryengritje, por çetat apo grupet e armatosura ishin larg organizimit që imponon disiplinë,
angazhim me përgjegjësi të përcaktuara, ndaj këto grupime vullnetare fluide nuk kanë qenë të afta të thyenin përfundimisht formacionet e rregullta ushtarake të kundërshtarit.
Një qëndresë e tillë, më shumë spontanitet në veprime, mund të mbante gjallë urrejtjen për pushtuesin, të kish ndikime të tjera të natyrës psikologjike, por [...]
nuk qe në gjendje të sillte çlirimin.”

Deri kur të gjithë forcat politike nuk u bashkuan në një lëvizje politike të vetme, duke vepruar ashtu siç kanë dashur të veprojnë edhe ideologët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare: Iusuf dhe Bardosh Gërvalla, bashkë me Kadri Zekën (duke bashkuar organizatat e tyre politike në një Front të vetëm), gjë për të cilën edhe u vranë nga UDB-ja serbojugosllave, nuk ishte e mundur për organizimin e një kryengritje të armatosur çlirimtare në Kosovën pas luftës së dytë botërore. Organizatat e fshehta (ilegale) vepruan në rrafshin propagandistik, duke ngritur vetëdijen kombëtare, por nuk ishin në gjendje të bënin më shumë.
Vetëm pasi u formua një bërthamë e vetme çlirimtare, e fuqishme politikisht, e gatshme të imponojë një disiplinë, mund të kalohej në organizimin e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UCK).
Por, organizimi i UCK-së nuk ishte edhe mjaft i disciplinuar dhe i rreptë që të mundësonte mosndryshimin e programit të saj për çlirim dhe ribashkim kombëtar. Ideologët e parë u vranë, vendi i tyre u zu edhe prej njerëzve që bënin më pas nënshkrime të tipit Rambuje apo të çmilitarizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa e realizuar betimin për çlirim dhe ribashkim kombëtar.
U humb energji, u humb gjak, u organizuan edhe ushtri të tjera çlirimtare krahinore, edhe këta u tradhtuan me pranimin e marrëveshjeve të Konçulit dhe Ohrit. Sot, vetëm Kosova është formalisht e lirë, jo në juridiksionin direkt të Serbisë pushtuese dhe koloniale, kurse trojet e tjera etnike akoma gjendën nën kolonizim dhe pushtim serbo-sllavo-maqedono-malazez.
Në aspektin politik organizativ, kur flasim për organizimin e veprimtarisë për rreth ribashkimit kombëtar, e kemi një strukturë të organizuar politiko-ushtarake, që ka zbatuar përvojën e mëparshme politiko-ushtarake të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,
dhe ky është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), me strukturat e veta dhe disa organizata dhe shoqata,
ndër të cilat ka qenë edhe Shoqata Atdhetare për Bashkim Kombëtar Shqiptar (SHAIBK), me qendër në Tiranë dhe degët e saj edhe në Prishtinë dhe në diasporën shqiptare.

Ishte një Lidhje Shqiptare e Prizrenit, pse sot ka kaq shumë bërthama kombëtare të shkëputura dhe nuk po bashkohen rreth FBKSH-së ?!

Radioja “Kosova e lirë”, në një koment redaksional të datës 4 qershor 2009, ka bërë një koment (në kontekstin e analizës politike për shëndrrimin e LPK-së
në “Parti Socialiste), rreth gjendjes së lëvizjes kombëtare sot, duke potencuar se të gjithë forcat politike të organizuara për bashkim kombëtar do të duhen të bashkohen në një forcë të vetme apo së paku të bashkëveprojnë:

“Përderisa ekzistojnë dhe zhvillojnë veprimtarinë e tyre politike disa parti dhe organizata shqiptare, të cilat kanë synim kryesor bashkimin e trojeve të Atdheut si: FBKSH-ja, Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja për Bashkim, Lëvizja për Integrim dhe Bashkim e të tjera, [...]do të ishte me interes që të gjitha këto Lëvizje të bashkoheshin, të paktën në formë aleance, meqë krejt natyrshëm i bashkon përmbajtja e programit dhe angazhimit në drejtim të synimeve strategjike të bashkimit kombëtar.”

Duhet të rikujtojmë se Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar prej kohësh ka bërë APEL dhe të gjithë forcave politike dhe lëvizjeve kombëtare iu ka kërkuar që të bashkohen rreth Platformës Politike të FBKSH-së për çlirim dhe ribashkim të Shqipërisë në një shtet të vetëm kombëtar, sepse nga vetë koncepti “front” nënkuptohet një bashkim forcash politike, organizatash joqeveritare, personalitetesh intelektuale e atdhetare dhe i masave të gjëra popullore, pa dallim krahine, feje dhe ideje, për përmbushjen e Programit të ribashkimit të shqiptarëve dhe trojeve të tyre në një shtet të vetëm kombëtar, me merin Shqipëri.

Duke marrë parasysh se Kosova është shtet i pavarur, por jo edhe sovran, sepse aty nuk qeverisin vendorët por qeverisin ndërkombëtarët, dhe duke marrë parasysh se në Tiranë, intelektuali atdhetar Koco Danaj ka bërë publike Platformën e Shqipërisë Natyrale, Sekretariati Vendimmarrës të FBKSH-së ka shpallur pushimin e përkohshëm të aktivitetit të tij, deri në përmbushjen e Platformës së Shqipërisë Natyrale, për të bashkuar forcat me këtë intelektual atdhetar që së shpejti do të udhëheq Komitetin e Shqipërisë Natyrale.

Faza e parë e ribashkimit kombëtar është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë administrative dhe avancimin e pozitës politike të shqiptarëve nën zgjedhat e huaja të Beogradit, Shkupit dhe Podgoricës, sipas pakos së Ahtisaarit (duke zbatuar për shqiptarët të njëjta përcaktime që Ahtisaari ka imponuar për serbët).

Faza e dytë do të vazhdojë më clirimin e trojeve shqiptare nën sundimin kolonial serbo-sllavo-maqedono-malazez.

Dhe më pas, faza e tretë, ribashkimin e këtyre trojeve konstruktit shtetëror të formuar nëpërmjet ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë administrative.

Do të ishte krejt e udhës që për përmbushjen e këtyre fazave të pasojë një bashkim forcash politike dhe të emërtohet:
Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK), i legalizuar dhe i regjistruar edhe në Tiranë dhe edhe në Prishtinë,
siç ka propozuar edhe Zoti Gafurr ADILI përmes Kërkesës Publike, të 31 Majit 2009.
Selia Qendrore e FDBK-së do të duhet të jetë në Piemontin e Çështjes Kombëtare, siç e ka quajtur intelektuali atdhetar Ukshin HOTI Tiranën,
ku prej kohësh aty veprojnë edhe dy ideologët e ribashkimit kombëtar, Zoti Gafurr ADILI i FBKSH-së dhe Zoti Koco DANAJ i Shqipërisë Natyrale,
kurse Dega e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar duhet të jetë në Prishtinë, kur prej kohësh vepron edhe Zoti Albin KURTI i Lëvizjes Vetëvendosje!
Zoti Avni KLINAKU i Lëvizjes për Bashkim dhe Zoti Smajl LATIFI i Lëvizjes për Integrim dhe Bashkim.
FDBK do të duhet që ribashkimin kombëtar të Kosovës me Shqipërinë ta bëjë me mjete demokratike,
duke u përfaqësuar edhe në Parlamentin e Tiranës e Prishtinës, duke kërkuar një Londër 2 dhe duke organizuar referendumin popullor me pyetjen:

1. PRO
apo
2. KUNDËR ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë.

FDBK do të mund t'i imponohet faktorit shqiptar në trojet e pushtuara duke i kërkuar të zbatojë pika të caktuara të programit kombëtar dhe më pas,
të shtrijë aktivitetin e tij në trojet e pushtuara, për organizimin (nëse mjetet politike dështojnë) të kryengritjes së armatosur antikoloniale.

Duke vepruar ndaras nuk ribashkohet Kosova me Shqipërinë, nuk çlirohet as Ilirida, as Kosova Lindore, as Ulqini, as Plava, as Gucia,
por krijohet një deficit organizimi, një shkapërderdhje burimesh dhe energjish kombëtare, prej të cilave përfitojnë vetëm forcat antikombëtare “moderniste” dhe armiqtë tanë sllavo-grekë.
Bashkimi bën fuqinë !

Prishtinë, 4 qershor 2009
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Bashkimi ben fuqine! Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi ben fuqine!   Bashkimi ben fuqine! EmptyThu Jun 04, 2009 7:20 pm

O me gafurre adilin,qe copa i bani njerezit.
Kuku per ne qfare psikopati.Po me ate askush nuk bashkohet.
Me rrena fyerje sharje.Deklarata te interbnetit.
Ku su mbushe mend fare.Albini se ha ate qorbe mu bashku me njerez te prishte qe skan kontrolle ne vete.
Qka ka bere ky ,,trim".
A mos luftoi amos ndjeki shkaun amos bani naj trimni.Vetem deklarata qe 10 vjet .Tashe copa u ba per pushtet se i ka humb kontrolla.
Vetem idiotet psikopatet shkojne pas tije.
Gja ska vetem per karrig emer.
Po edhe ate emer pak qe kishte e humbi tuj sha gervalle e vras kete e vras ate.

Ruana zote prej fanatikeve njerezve te thjeshte,,patriota me bateri".
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Bashkimi ben fuqine! Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi ben fuqine!   Bashkimi ben fuqine! EmptySun Jun 14, 2009 2:24 am

tradhetaret jan ba bashk dhe duhet ti shtim te grinden mes vedi .

e sa per bashkim pastai duhet te flasim!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
detektivi
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
detektivi


Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 44
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

Bashkimi ben fuqine! Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi ben fuqine!   Bashkimi ben fuqine! EmptySun Jun 14, 2009 12:21 pm

Jo o haxhi kjo teuta gjika ja kana kap me ta ja ska lidhje ja e paguar.
Se ky ka shkaterrue aksh-fbksh.
Sepse deshti tju rraset politikes.Flitet se sherbimet sekrete maqedonmase e kane pague me shkaterrue aksh-fbksh.
Po ky nuk ja dual se te gjithe i ka kundra vetes .ky eshte udbashi se tashe ka tradhtue qe nje vit.
Dhe as ne shkup preshev as ne kosove as ne diaspore nuk e perkrahin.keta enra qe i qet ne emer te sekretariatit vete i trillon se nuk egzistojune ata persona fare.
Ky eshet bashkim Mitrovica ky eshte ai tjetri e tjetri.
PO Ky seshte mire me koke .lexoi shkrimet e tija pert qdo dite neper gazeta ofendon shoket duke i quajtur udbashe qe 10 vjet ka punue me ta ,e deri dje i qoi ne qiell.
Tashe pse se perkrahin mendimin e tije tradhtare i shane e qka sju thote,Kjo teuta kurva gjika eshte e paguar.
Po nuk ju shitet se kushe seshte tu ja rras deklaratave boshe e rrenacake.kane njerezit informata per g.Adilin se me ke eshte tuj punue.
PO mos te merremi me te .ai eshte i cofur per keshillat e fbksh -aksh.
vetem mundet te pallet ne internet.tek e fundit asgje ska bere vetem ka vjedh popullin.ka konto e vet dhe shiqo sa para ka vjedhe.
A kritikon te kosoves qe jane njerez6 shume te mire dhe kane nje keshille kompakt qe ska bire nane ti perqan.
Ky vetem leh e shane .Qfare intelkektuali i thote vetes ky qen.
Ska koment ,me kesi muta jemi mesue ne shqiptaret .Vetem formojne organizata per te pasurua,Sa per shtepi ne shitje seshte evertet ,ky qe 5 vjet rren se ja qita ne shitje shtepin banesen per qeshtje kombetare.
PO Ka dy banesa ne Shqiperi dhe shpi ne Korqove dhe banes a shpi ne zvicerr.Ato nuk i ka ble me para te veta se nuk mund te ushqehesh e leje te kursen,
PO me para te njerezve te ndershem duke menduar se metevertet egziston diqka prej ketij psikopati.
PO rrena nashtrime per me mashtrue qytetaret.O kushe nuk e njef ,ska met bashkimi as patriotizmi ne G.Adilin i cili asgje ska bere per uck.
Po deshti te bere emer se met pa pozita.
Berllog i maqedonasve dhe i paguar nga ndonje parti politike.
Funde ka marre puna e tije.,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
haxhiu
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Numri i postimeve : 1150
Profesioni/Hobi : bashkimi me dajak
Registration date : 29/06/2008

Bashkimi ben fuqine! Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi ben fuqine!   Bashkimi ben fuqine! EmptySun Jun 14, 2009 2:11 pm

Baba Adilit e ka vra dhendrrin e vet vetem pse ka kaluar neper are,shiko çfare familje a
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Bashkimi ben fuqine! Empty
MesazhTitulli: Re: Bashkimi ben fuqine!   Bashkimi ben fuqine! Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Bashkimi ben fuqine!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Bashkimi kombëtar dhe sinergjia!
» Si ta ribashkojmë kombin she shtetin shqiptar?
» Bashkimi i trojeve shqiptare
» Bashkimi Kombëtar
» Bashkimi kombëtar - Mehmet KRAJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët-
Kërce tek: