Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Nje histori nga jeta juaj

Shko poshtë 
+13
Euridika
Orfe@
zeriatdheut
idol
NetSerseri
azzurra
rrebelja
Anna
tom sojer
shaban cakolli
Adem Berisha
Beton
mickonja
17 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Njerëzit janë të fortë kur nuk dorëzohen para vështirësive   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyFri Oct 19, 2007 3:22 pm

azzurra, Shaban e të tjerë që i qaseni kësaj teme, thonë se "Njeriu është më i fortë se guri", dhe kjo duket të jetë e vërtetë nga se njeriu perballon të thuash edhe të paperballueshmen. Dhëmbjet janë të nduarnduarta dhe secila e ka peshen e vetë por nga njëherë duhet bërë edhe ca krahasime në mënyrë që sadopak t'i ndihmohet vetë vetës pasiqë ndryshe nuk po u bëka. Por njeriu për t'u përballuar dhëmbjeve me të cilat përballet në jetë, nuk mund të mbështetet vetëm në veten e tij, kështuqë ndihmesa e vëllezërve e motrave, miqëve e dashamirëve e të njohurëve dhe të panjohurëve, është një shtyllë e pazëvendësueshme dhe pakompenzueshme.

Unë e kuptoj shqetësimin e azzurrës por edhe të Shabanit i cili mbahet burrërisht dhe shqetësimet e tija nuk i bën publike në mënyrë qe të mos lendojë plagët e të tjerëve sepse secili person është histori në vete dhe secili ka kënaqësitë por edhe shqetësimet e tija. Rastet janë të ndryshme por cilido qoftë ai, fatkeqësisht nuk është as i pari e as i fundmi, as më i lehti e as më i rëndi prandaj përkundër gjithë atij zjarri vullkanik që vlon në brendinë time, unë pajtohem me Shabanin se njeriu gjithësesi duhet të gjej dhe mbledh forcen për të tejkaluar dhëmbjet që po i sillka jeta.
Dua të them edhe këtë se të rinjtë duhet të bëhen të fortë dhe të përballojnë sëmundjet, vështirësitë apo edhe humbjet më të vjetërve dhe prindërve të tyre sado qe të jenë të dhëmbshme ato nga se siç thojm ne "ato janë me rend" dhe asaj rruge heret a vonë do të shkojmë të gjithë por doren në zemer, për prindërit dhe gjyshërit, të rënda janë humbjet e fëmijëve, atyre engjujve të kësaj dhe asaj bote të cilët sapo kanë filluar të jetojnë jeten e tyre, ende pa i shijuar të gjitha ato që ajo i ofron.
Unë do të deshiroja qe në këtë temë shkruesit e ardhëshëm të mos shkruajnë vetëm për gjëra të dhëmbshme por të shkruajnë edhe për kënaqësitë dhe gëzimet që kanë perjetuar si dhe për lidhjet e dashurive kur njerëzit i falin zemren njëri tjetrit sepse historia e jetës nuk është vetëm e njëtrajtshme por ajo ka edhe njëansat tjera të veta.

Uroj që Zoti të ndihmojë gjithë ata të cilët përballen me vështirësi e dhëmbje të ndryshme, që sa më lehtë të përballojnë ato dhe kurr më të mos iu përseriten.

Të shtoj vetëm edhe një gjë si sqarim për ata që ndoshta nuk kanë pasur rastin të kuptojnë:

Arlindi i mrekullueshëm i cili më thërret babush mu siç më thërriste Diellza, mbesa e ime e dashur e për të cilen Arlindi vazhdimishjt shkruan poezi, nuk është biri i im e as nipi i im por është biri i shumë të nderuarit dhe rrespektuarit Naki të cilit me dëshirë do të ia grabisja. Ai është një djalosh hyjnor, ka një kulturë dhe adukatë familjare fantastike, një pjekuri të mahnitshme, menquri të veçantë dhe mbi të gjitha është i stolisur me vetinë më fisnike të engjujve të përendisë - dashurinë.
Arlindit kahdo që sillem unë i uroj jetë të gjatë, shumë të lumtur dhe suksese të veçanta. Ai do të jetë ylli i këtij shekulli.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
shaban cakolli
V.I.P
V.I.P
shaban cakolli


Numri i postimeve : 8740
Registration date : 23/08/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyFri Oct 19, 2007 3:44 pm

Tani jam qartesuar krejt me bacen Adem,do te kisha dashur te e perqafoj ngrohet,ne kemi shume pune perpara qe duhet te i kryajm,nuk kemi kohe te mirremi me me te kaluaren,na pret e ardhmja,dhe sikur na zen duarkryq mos pyet kush per ne.
Te para baca Adem,shume shendet te mire,dhe marsho drejt ardhmerise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyMon Oct 22, 2007 9:51 am

Ne shtepin time ka ndodhur shum ngjarje te bukura ,por do e veqoja nje e cila perkunder qe esht e lumtur nderlidhet edhe me nje ngjareje te dhimbshme nje ngjareje qe na i shkrumoj zemrat.Lufta ishte ajo qe na i mor me te dashurit tan dikujt prinderit dikuj femijt e une pata rastin qe te ma marr djalin e axhes qe e kam quajt edhe do ta quaj vella.I sha shum e re per ta kuptuar dhembjen e vertet kur na sollen lajmin ,i shiha te tjeret tek qanin e qaja edhe une ndoshta duke mos e ditur se perse qaja,po qaja bashk me te tjeret e kuptova qe ai ka vdekur ,por si femij mendoja se pas luftes ai do vije prap ,se prap do ta degjoj zerin e ti ,nganjeher e pyes veten pse o zot perfundoj ai djell ,pse ky yll u shua pse mbeten krushqit pa vallzu ,pse mebet kenga e dasmes pa u kendu,pse zerin qe me therrisete moter kurr skam per ta degju?po si duket dasma e tij paska qen LIRIA qe ai na e dha neve qe ta jetojm e qe ishte deshira e tij edhe e shum shokeve te tij ai iku edhe shkoj ashtu ai deshiroj por neve na la me mall .Mbaroj lufta kaluan disa dit te veshtira para nesh se tani duhet ta pranonim humbjen e tij ,ta pranonim te jetonim pa te ,pa fjalet ,pa qeshjet e tij,duhet te pranonim qe te lulemi ne sofer edhe vendi i tij te mbet zbarazet, duhet duhet duhet.malli i tij sdo hiqet por u lehtesu ateher kur ne shtepin ton lindi nj djal ishte femija i par ne shtepi i vum e merin e tij, nuk e di a ishte mir apo jo por tani na duket se ai ska vdek kur e degjojm emrin e tij neper shtepi ,ai femij e mbushi zbraztin ne sofer ai na i flladiti zemrat e e shkrumuara ai na i mbylli sado pak plaget e hapura esht edhe veshtir por te gjtih e therrasim me plot goj emrin e tij.Une duke u rritur e kuptova qe ai me sdo jet me me ne por ne te vertet ai gjithmon do ketoj pran neve ,ne zemrat tona ,ai ka vdek por vepra e tij edhe e shokeve te tij do jetoj gjithmon me ne ,e ketij ylli qe sapo ka mbush dy vjet e qe e dua me tere qenien time i uroj ta gezoj emrin e xhaxhait te tij pavarsisht se nuk e njeh qe vetem ne fotografi e puth gjdo nate e e therret xhaxhi eee ti shoh keto gjera e ti jetoj njeriu duhet te jet shum shum i fort po mundohemi edhe do mundohemi tani me shum per ket yll qe gjdo dit po shenderit e po na i gezon zemrat
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Adem Berisha
V.I.P
V.I.P
Adem Berisha


Numri i postimeve : 146
Registration date : 03/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyWed Oct 31, 2007 12:57 pm

Përshendetje vëllazërore e dashura rrebelja, lexova letren tuaj dhe sinçerisht ngjarja që ju ka ndodhur lidhur me djalin e axhës tuaj më preku thellë në shpirtë edhe mua përkundër asaj se ai ka rënë për të mos vdekur kurr. E kuptoj shqetësimin e dhëmbjen tuaj edhepse ke qenë e re por megjithate ti, unë e shumë e shumë të tjerë duhet të mbahemi dhe të pajtohemi me fatin që na ka goditur dhe me faktin se tashmë nuk ka këthim mbrapa. Le të mbaj krenaria për jeten dhe vepren e tij.
Por ja se si Zoti i Madh din dhe don të freskojë dhe sherojë plagët. Ai ju solli gëzimin duke ju falur këtë engjëll që tashmë ka mbushur dy vite. Lutem gjerë në kupë të qiellit që voglushi të cilin e keni pagëzuar me emërin e djalit të axhës, të rritet i lumtur me prindër dhe gjithë ata të cilët e rrethojnë.
Edhe një porosi nga unë : Je e re dhe shpjtë e fortë mund të kaplojnë emocionet por vazhdimisht përpiqu që ato ti qetësosh dhe sa më pak ta ngarkosh jeten tuaj rinore me probleme, dhëmbje e pikëllime sepse ashtu asgjë të mirë nuk do të arrish dhe gjendjen nuk mund të ndryshosh.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
NetSerseri
Anëtar i ri
Anëtar i ri
NetSerseri


Male
Numri i postimeve : 75
Age : 36
Vendi : Rahovec/Prishtinë
Profesioni/Hobi : Studnet
Registration date : 14/12/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyFri Dec 14, 2007 7:43 pm

Ngjarja nga jeta ime: rash prej ballkonit dhe e theva kemben hahaha. ok pak shaka, të kthehem në sinqeritet.
Nuk e di as vet që të shkruaj a të shkruaj për pasojat e Luftës së kosovës që sod e kësaj dite me mundojnë shum , a të shkruaj për prindërin që është i sëmur në zemrë dhe ka edhe shum pak koh për jet.Apo të skruaj që pajtohem me të gjitha këto gjëra në jet dhe jetën time po të isha lindur edhe një her kur nuk do ta kisha ndruar me ndonjë tjetër.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyTue Jul 01, 2008 11:09 pm

Histori e hidhur 94ten me vdiq motra ,ishte nje 22 vjeqare dhe nuk e pash kufomen e saj ,95ten me vdiq babai nuk e pash kufomen,kjo do te ishte e hidhur per secilin.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptySat Jul 05, 2008 10:39 am

Mickonja
Nje histori e jetes,apo nje kujtes e jetes?
isha diku i moshes 12 vjeqare dhe kisha nje moter e cila ishte 3vite me madhe se une.Ajo ishte e dashuruar ne nje djal ku djali ishte 5 vite me i moshuar se sa ajo,motra ishte e re,ishte nje femi qe nuk po e kuptonte jeten,veten por as djalin!
Kur motra e arriti moshen 16 vjeqare i dashuri deshironte fejesen,ndersa prinderit e mi nuk ishin te pajtimit sepse motra ishte shum e re,e kshillonin qdo dite se djali qe dashuronte nuk eshte per te,djali ishte nga nje familje jo edhe aq e ndershme dhe ishin shum mbrapa me kohen,djali jetonte ne nje fshat ku prezent ishte belaja thashethemet etj.
Edhe pse familja ime e kshillonte motren se nuk je e nje moshe qe te nevojitet fejesa por as martesa,motra nguli kembe se ose do ta marr ate djal ose do te vetvritem dhe pik,prinderit e mi u detyruan qe te lejojne martesen e te bijes me fshatarin e mbrapambetur.Koha ecte dhe verehej se qifti nuk po ia kalon edhe mire,nganjeher degjoja prinderit e mi duke biseduar ne dhomen tjeter lidhje me jeten e bijes se tyre,ndersa une nuk i kuptoja te gjitha sepse isha ende i ri.
Nje dite erdhi i vjehrri dhe tha se bija juaj ka nevoj per bisede me ju dhe ju duhet qe te vini ne fshat,shkoi babai dhe vllau i madh ku u vonuan shum deri sa u kthyen ne shtepi,erdhen por fytyrat e tyre dukeshin te vrenjtura,pas disa dite e kuptova se motra deshi shkurorzim por pas pak u pendua dhe kerkoi falje nga babai dhe vllau.
Une e doja motren aq fort sa qe e vizitoja shum shpesh,nganjeher nuk kisha te holla as per bus sa qe ecja edhe kembe 14 km,nganjeher motra dukej si po te ishte e goditur ne fytyr,por nese e pyesja me thoshte se jam rrezuar apo kshtu diqka,ndersa une nuk e kuptoja se ishte e goditur nga burri i saj sepse ne kohen qe isha prezent dukeshin qe po ja kalonin mire,apo une nuk e kuptoja sepse isha i ri ne moshe.Ata kishin nje djale i cili deshironte qe te luaj edhe jasht oborrit,nese djali qante rrezohej apo rreshqiste ne lumin qe e kishin aq afer rruges,motra nuk lejohej qe te dal dhe ta sjell te birin brenda sepse do te i perqeshte fshati se nusja esht turp qe te dal ne rruge,ky ishte kanuni budallakia e keti fshati por edhe ne shum fshatrat e kosoves,ne kete familje motra verehej se nuk kishte harmoni.
Nje dite une arrita moshen 18 vjeqare ku desha qe te dal si te gjith shoket e mi ne perendim,naten e fundit kishte ardhur motra qe te pershendeten me mua,nuk e di se si mbetem vetem ne dhome ku me tha se nuk do te shihemi me,une ja ktheva pse jo? ndersa ajo ma pshtjelli jo jo vetem thash se me ke vizituar shpesh dhe nuk do te shihemi per nje kohe!
Une arrita ne perendim ku gjeta edhe strehimin.
Nje nate endrrova se isha me motren time ne nje liqen te ngrire dhe po bisedonim diqka,ku papritmas akulli u kris dhe motra u fundos shum shpejt ndersa une nuk arrita ta ndihmoj,mbeta mbi akull!
Kaluan disa dite ku morra lajmin se motra ime ishte e vdekur.
Mickonja tung,do te shkruaj edhe per pjesen e mbetur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptySun Jul 06, 2008 9:25 am

Erdhen shum mergimtare qe te me shprehin ngushtllime,por per mua kjo ishte nje shprehje neveritese si po te ishte nje lloj sehiri,a u merzite mos u merzit zoti n`xhenet,me qindra her u perserit e njejta thenje,ku disa nete me radhe kur shkoja ne shtrat me dukej se po ndegjoja te njejten thenje,a u merzite mos u merzit zoti n`xhenet.
Kaluan disa dite kurse mua me pelqente vetmia me shume,nje njeri diku rreth 40 vjeqar sa her me takonte e perseriste te njejten ,mos u merzit nuk ke qka ben,nje dite mendoja qe te ja them ne goje mjaft me se me lodhe njeri,por prap se prap nuk ja thash por e porosita nje mik qe te ja thoshte se kjo thenje nuk po me pelqen,e di se po deshiron qe te me ndihmoj qe te harroj merzine,por te une ishte e kunderta vetem sa ma shtonin merzine keto thenje neveritese,40 vjeqari nuk e perseriti me tutje dhe une u lirova nga keto thenje neveritese,kaluan diku rreth 7 muaj ndersa une nuk isha dalur diku ne ndonje ndeje apo diskotek pishine dhe shum vende,por e kuptova se kshtu nuk shkon mire sepse fillova te humbi edhe peshe,e detyrova veten qe te pajtohem me fatin dhe fillova te ndihem sikur me pare,mirpo nje gje me mundonte dhe shpesh e pyesja veten,athua si ndodhi kjo pse duhet qe nje 22 vjeqare qe te ndahet nga jeta?
Pse u lind ateher,qe te jetoj 22 vite dhe te vdes?
Cili ishte shkaku i vdekjes,mos ndoshta ishte e goditur?
Me kalonin shum pyetje neper koken time por pa pergjigjie edhe pse familjaret me paten njoftuar se motra ishte shtatzene ne kohen kur vdiq,mua prap se prap nuk me besohej se vdiq nga nje dhembje shtatzanie apo nga tensioni i gjakut.
Nganjeher telofononim me prinderit e mi dhe babait nuk i ishte me po i njejti ton si me pare,verehej se dhembjen per te bijen e kishte ne shpyrt,me kshillonte mes telefonit se nuk duhet qe te lidhem me nje shoqeri te keqe dhe as te kem nje martes me nje te huaj,mos harro vendin tend mos harro familjen,te jeni te bashkuar edhe me vellain,keto kshilla qe mi thoshte mes telefonit dhe disa letrave qe mi dergonte,me benin qe te kuptoj se as babai nuk do te jetoj me gjate.
Nje dite me dergoi letren e fundit qe ende po e ruaj ne nje kuti personale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptySun Jul 06, 2008 9:52 am

ME vjen vertet shum keq IDOL qe e dij se keni dhimbjen e madhe por duhet pajtuar me jeten qofsh i nderum e faqe bardhe gjithnje qendro i forte e vazhdoje jeten me jetu u qoft ilehte dheu i kosoves

PER TY MOTER REBELE kur thua per djale te axhes ai nuk ishte vetem djal i juaj por ishte edhe vellau i jone ishte edhe gjaku dhe shpirti liridashes nuk kemi pas fatin e ti cdo kush se te vdesesh per me mos vdek kure eshte krenari dhe une e dije dhimbjen tuaj dhe e ndjej bashk me ju jo vetem per ate trim por per secilin djale te nens shqiperi qe ra ne altarin e lirise tani ju duhet te jeni krenare sepse nuk jeni vetun se keni edhe vellezer te tjere na keni neve moter qe kure nuk dote lejojeme te shkelet mbi gjakun e djemve qofte edhe te pagujam me cmimin me te madh ne dote veme jeten perpara kur dote preken idealet e medhaja te kombit une personalisht si person kame humbe shum shum vellezer dhe shumm shum me ka mare malli per ta por ata kane pas ate fate qe dote thote te jeshe DESHMORE I KOMBIT ESHTE NJE GJE QE NUK VDES KURE.
Sepse zen vend ne faqet e historise se lavdishme te kombit gje qe je ne mendjen dhe jeten e popullit per cdo dite adnaj E NDERUAR MOTER BIJE MIKE REBELE TI QENDRO E FORTE SE NA KENI PRANE gjithmone I QOFT I LEHTE DHEU I MEMES SHQIPERI LAVDI LAVDI LAVDI TE GJITH DESHMOREVE QENDRO KRENARE MOTER SE NA KE PRANE GJITHNJE NE JETE NE RUGE NE GJUME NE NDIME NE DO GJE TE MYRE QE DOTE NEVOIJTET NESE DOTE JETE EDHE JETEN DOTE VENDOJM PARA VETEM QE JU TE JETONI KRENARE EDHE I GJITH KOMBI JONE TE KETE DRIT
ROFT SHQIPERIA LAVDI DESHMOREVE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
rrebelja
V.I.P
V.I.P
rrebelja


Numri i postimeve : 2960
Registration date : 06/10/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptySun Jul 06, 2008 9:59 am

Te falimindeti shum zeriatdhetu e qomj shum keto qe the ,jam shum shum krenare per vellaun tim edhe pse malli esht i pashuar per te e sidomos tani kur do te mbush 9 vite qe e kemi varrosur ,por sado pak mallin e tij e shuaj duke gjetur ngushellim tek shum ato motra qe i kan humbur vellezrit e tyre ,mirpo sot zeriatdhetu esht per te ardhur keq se sa pak ju bie ndermnd njerzeve per gjakun e derdhur te shum e shum te rinjeve e te rejave e kan harruar edhe shkelur gjakun e tyre eh kjoo te ben te merzitesh me shum se sa dhembja qer kam per humbjen e tij
Mbrapsht në krye Shko poshtë
zeriatdheut
Hero anëtar
Hero anëtar
zeriatdheut


Numri i postimeve : 4058
Registration date : 28/12/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptySun Jul 06, 2008 10:12 am

REBELE e KISHIN PYETUR SHOKUN ENVER HOXHA NJEHER NE NJE FESTE I KISHIN THENE SHOKU ENVER PSE GJITHNJE JU BEN HOMAZHE DESHMOREVE AI JA U KTHEU
ME KETO FJALE
KJO LIRI QE JETONI JU SOT ESHTE GJAKU I TYNE QE NE JETOJME DHE PREZENTOJM VETEN TONE SI KOMB PRA PO MOS TE ISHTE GJAKU I TYNE NUK DOTE EKZISTONIM EDHE SI KOMB KJO ESHTE edhe pse e di edhe pse e shofe rebel se cfar behet por cdo perpjetez ka nje teposhte mos e haro kete moter qofsh e nderume gjithmone e faqe bardhe bija jone TUNG
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptySun Jul 06, 2008 12:31 pm

rrebelja te njejten dhimbje e ndajm motra Lavdi deshmoreve te Kombit .

Idol

Shume prekse Historia e jetes suaj i nderuar besom shume me ka ardhe keq prano ngushllimet e mia edhe pse kan kaluar shume vite .
Jam kurioze te dij si perfundoi mendimi juaj per nje perkufizim te haroni gjithe ate ngjarje apo keni mare vendime te z'buloni te verteten ç'fare me te vertet ndodhi me vdekjen e motres suaj .?
Nuk je i deryruar te shkruajsh i nderaur vetem nese ndyhesh mire dhe merre guximin te vazhdoish me kete histori ,si perfundoj dhimja juaj ndaj gjithe ngjarjes qe ndodhi me motren ?

Shume Respekt qe ke mare kete vendim te sjellish ket histori te dhimb'shme ne kete teme RESPEKT.(Vdekje e pa drejt )
Me vjen shume keq besom,por pse mos ta dime te verteten !

Me mirkuptim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
idol
Anëtar
Anëtar
avatar


Numri i postimeve : 349
Age : 86
Registration date : 16/05/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyMon Jul 07, 2008 9:57 am

Flm per ngusllimet zeri i atdheut dhe beton,
Mora edhe lajmin e vdekjes se babait,por mundohesha qe te jem i forte dhe qe te mos dorzohem sepse po te dorzohesha do te kisha fatin e babait.
Nje dite biseduam me nenen per vdekjen e babait se si ndodhi e gjith kjo?
Familja e burrit te motres i kishin ofruar martes motres tjeter,ndersa babai im nuk e pranonte nje gje te tille!
Ndersa ajo familje ishte zemruar per arsye se babai nuk ua dha vajzen e dyte,nje dite nena ime e luti babain qe ta sillte djalin e motres ne vizite,ku djali ishte diku i moshes 4,5 vjeq,babai im u nis duke i thene nenes se do te shkoj ta sjell por nuk besoj se do te leshojn djalin,babai u vonua shum dhe pas disa oreve e kishin sjellur 3 persona te ish familjes se motres,ishte i semur kishte nje sulm ne koke ku pas 48 oreve vdiq,ai ishte gjetur mbi varrin e motres nga disa barinj ,dhe ne nuk e kuptuam se a arriti qe te shoh nipin e vet apo nuk e arriti.
Kaluan edhe 4 vite deri sa une u ktheva ne vendlindje,u futa ne oborr dhe filluan qe te gjithe te qajne,ndersa une e kam mjaft veshtir qe te qaj vetem se me lidhet diqka ne fyt dhe nuk mund te qes fare zerin nga goja.
E pyesja nenen shpesh se a te tha ndonjeher diqka motra se nuk i shkonin punet mire me burrin apo familjen e tij,por nena u betua se motra nuk i kishte thene asnje gje te vetme,e pyesja se a e kishit sjellur mjekun qe te kontrollojn se nga cila smundje vdiq motra?
Po e kishin sjellur ata te familjes se burrit dhe mjeku kishte konstatuar se vdiq nga tensioni i larte.Une nuk mundesha qe te besoj se familjaret e kishi sjellur mjekun,nuk e di pse por diqka dyshoja gjate gjith kohes,ne momentin kur isha pershendetur me motren ajo me tha se nuk do te shihemi me,por une nuk e kuptova fare,isha i ri shum i ri.
Nje dite i thash nenes se dua qe te vizitoj varrin e motres,ndersa nena u pergjigj se eshte e veshtir qe te me kujtohet varri,shkuam atje dhe nuk e gjetem dot,i takuam disa kusherinj te tyre ku nuk na treguan per varrin nuk e di pse i lutem qe te na mundsojne qe disi ta shohim nipin tone,ata i njoftuan familjaret e nipit dhe pas nje gjysme ore e pame,ishte nje djal qe aspak nuk i ngjante nenes se vet,nipi jetonte ne gjermani me gjysherit e vet dhe nuk ju kujtohej se kush ishim ne,ndoshta pak i kujtohej vetem nena ime,por nuk e kishte te kjarte se kush jemi ne,sepse familjaret e vet nuk kishin deshiruar qe djali i tyre ta kuptonte te verteten,u pershendetem me te dhe u kthyem ne shtepi,une ndihesha shum keq gjithnje e me teper u mbushja plot urrejtje dhe nuk kalonte asnje dite e vetme pa kalur diqka neper koken time,me dukej qe nuk jam me si me pare po shendrrohesha nga njeriu ne diqka tjeter,ashtu mendoja une.Para 2 vite kisha njohur nje vajze para 8 muajsh isha edhe i martuar,dhe tash jam i penduar per martesen,sot eshte vera e 2002tes.Sot e pyes nenen nene me trego si dukej kufoma e motres sepse une nuk e pash kufomen dhe dua qe permes teje ta shoh,ajo me tha se dukej mire por nje lloj shkume e verdhe po i dilte nga goja,sapo e fshija gojen e saj me nje mendil por vazhdoi per 2 her me radhe!
O zot tash po e kuptoj se nuk pat as mjek per konstatim dhe me ben te dyshoj ne kete shkumen e verdhe,po tingllon si po te ishte nje helmim po tingllon si po te ishte nje vetvrasje thoja vetmevete.O zot deshiroj qe te ishte e vdekur nga goditjet e burrit dhe jo nga nje vetvrasje,sot jam i mbushur plot urrejtje dhe deshiroja qe te ishte e mbytur nga burri e jo nga nje helmim vetvrases o zot nuk kam se ku te hakmirrem,sot eshte nje dite e veres 2002 dhe mua nuk po me shkon mir me vdiq trupi im nuk kam me buzqeshjet e shiqoj komedine e mr.binit i shiqoj stupcat dhe nuk me qeshet fare!
Nuk deshiroja me qe te shkoj ne farefis,u ndava edhe nga shoket, nuk jam me si me pare kam ndryshuar shum,nuk me pelqen asgje,ajo qe po me pelqen eshte vetmia,tani edhe mardhenjet seksuale nuk po me terhjekin,qdo nate po e lus gruan time qe te ndahet nga une sepse une po ndahem nga bota,dhe asaj i duhet qe te vazhdoj jeten,por nuk e di pse nuk po ndahet,qka po prit nga une,me qka je eknaqur nga une me vuajtje apo qka? hec shko shko shum larg ku nuk te shoh,ku nuk te takoj me,atje ku do te jesh edhe e knaqur me tjetrin,vazhdo jeten sepse une kam perfunduar,gjithqka ka marr fund.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyMon Jul 07, 2008 11:24 am

I nderuar Idol
Nuk kam fjal ç'te them per mometnin shume prekse kjo Histori vetme doja te dije se ke pyet veten ndonjeher (A DUHET TE KERKOJSH NDIME NE MEDICIN p.sh.),tek ndonje Psykater per disa terapai jam i binduer qe te bejen mire .

Te bisedoiosh me ndonje ''Mjek'' per ndenjat tuaja eshte me rendesi ,ndoshta ju duket veshtire te bisedoni ,por nese i m'bani gjerat ne vete nuk te sjell pasuri kjo ! Kjo posaqerishte eshte e vertet nese nuk deshironi te keni mardhenje ,gje qe ndodhe shpesh tek njerzit me depresion.

Mundohuni te mos kaloni kohen vetem vete ,beni perpjekje te takoheni me shok/shoqe.
Ndonjeher munde te kete shoke/shoqe ku te japin perkraje ne jete mos haro munde te ndimojn shume .

Shpresoj te pakten te lexoish me vemendje keta pak rreshte e te mundohesh te kuptojsh te fillojsh jeten i nderuar pse jo edhe ne jemi ketu te gjithe me te ndimuar nese e kerkon nevoja kurre te keshe ndonje merzi jemi ketu flite edhe me ne me rendesi eshte ajo qe mos ate ''mllef'' te keqe te mbajshe mbrenda ne trupin tende ,hudhe jashte fol thuaje dergoje jashte .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyMon Jul 07, 2008 11:31 am

Oh sa shume dhimbje mbajne keto zemrat tona. Sa miq dhe shoke i kemi humbur ne lulen e rinise. Meqe po flisnim per plage shqiptare, kjo teme mund te jete nje homazh per lexuesit e Forumit B/K.qe per arsye asnjehere boll te mira jane ndare nga jeta para kohe. Shkuan dhe na lane dhimbje qe nuk mund te pershkruhet.Semundje Plumba, zjarr dhe gjak. O Zot shpetoi shpirtrat tane dhe na i kurse te dashurit tane.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Beton
Hero anëtar
Hero anëtar
Beton


Numri i postimeve : 5729
Vendi : Zvicër
Profesioni/Hobi : no money no honey
Registration date : 10/09/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyMon Jul 07, 2008 1:35 pm

biligoa

Shume here shtrohet pytja e kemi vdekjen nga Zoti ?

Po disa, vdekje nuk e kane nga Zoti por nga Serbi kan qen ?

E disa te tjera siç historia e idolit kjo vdekje e pa drejt nuk eshte nga Zoti por nga vete njeriu.


Edituar për herë të fundit nga Beton në Tue Jul 08, 2008 2:53 am, edituar 1 herë gjithsej
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.bashkimikombetar.com
Euridika
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
avatar


Female
Numri i postimeve : 1408
Vendi : Kosovë
Registration date : 11/11/2007

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyMon Jul 07, 2008 1:43 pm

Per raste te tilla siq keni treguar Ju te nderuar Bacë Adem Berisha , Idol, Rrebejla ..besoj se nuk është vonë kurrë të ju shprehim ngushëllime ...derisa lexojmë këto ngjarje ,bashkëndjejmë dhimbjen me Juve

Ngushellime
Mbrapsht në krye Shko poshtë
ficam
Përjashtuar
Përjashtuar
avatar


Numri i postimeve : 32
Registration date : 01/05/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyTue Jul 08, 2008 12:29 am

E ka njeriu me të vërtetë të vështirë të gjej fjalë ngushëllimi për këto zemra të thyera e të lënduara.
Edhe pse gjeografikisht na ndajnë distanca të mëdha, edhe pse personalisht nuk njifemi, ju siguroi se secili që lexon këto rrëfime tuaja mbi këto tragjedi familjare, ndihet i prekur dhe e ndan me ju dhimbjen dhe pikllimin dhe shpreh respektin më të madh për juve personalisht dhe bashkëfamiljarët tuaj..
Ju siguroi se të pakta janë ato vatra shqiptare që nuk kanë përjetuar ngjarje të tilla për të cilat fatkeqësisht shkaktar nuk është vetëm serbi por vet soji dhe traditat tona të prapambetura.
Duhet kuptuar që jeta është përplot sfida të cilat duhet gjetur forcë për ti përballuar. Nu ka kënduar kot populli "... shtatë idhnime e një sefa"
Me fat janë ata tê cilët këtë proporcion të të mirave dhe të ligave që sjell jeta, do ta kenë më të favorshëm.
E kuptoi "idol" - in se e ka të vështirë ti kthehet jetës normale kur të gjitha këto i ka përjetuar në moshë fare të re dhe aq më shumë kur ka qenë i privuar nga pjesmarrja personale në ceremonitë e varrimit të motres dhe babait.
Edhe juve (Adem Berishës, Idol, Rrebelja) ju dëshiroi që tani e mbas vetëm gjëra të mira të ju ndodhin në jetên tuaj dhe të të afërmëve tuaj.
Jam shumë optimist se do të gjeni forcë ti ktheheni jetës ashtu siq patët forcê dhe kurajo të na rrêfeni këto ngjarje që padyshim kanë lënë gjurmë tê thella në ndjenjat tuaja shpirtërore.
Të mirat dhe kënaqësitë në jetë duhet kërkuar përndryshe rrezikojmë ta bëjmë jetën pa i shijuar kurrê.

Gjithë respektim tim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
spirito
Anëtar
Anëtar
spirito


Female
Numri i postimeve : 429
Vendi : graveyard
Registration date : 02/07/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyTue Jul 08, 2008 1:57 am

PSEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE???????????

Mbremjen e 23 korrikut 3000 milje larg vendlindjes, ne nje spital te Europes,castin qe doktoret me thane thane se ‘te kane mbetur vetem disa ore jete’ familja jote po pergaditej per dasmen e madhe. Po martonin nje vella tendin. Dhe une besoja se ‘Zotin nuk e ze gjumi’
Tragjikja qendron aty se kjo ishte nje vdekje e paralajmeruar kohe me pare.
Naten kur une shpresoja dhe lutesha me lot e me shpirt qe mos e prishte heshtjen telefonata qe do te ma permbyste boten, ne shtepine tende zgjidheshin fustanet e dasmes. Castin kur une i lutesha Zotit me ato pak fuqi qe me kishin mbetur qe ai celular i mallkuar mos binte, te pakten jo ate nate …ai cingeroi. E dija se cfare do te degjoja ‘eja se ai po mbaron’.
Rruges, kur ne mes te nates,ne mes te shiut, ne mes te rrugeve te nje vendi te huaj,ne mes te nje frike dhe shprese bertisja
‘ mos o Zot, mooooooooooooooooooooos’ e gjithe familja jote e dashur po hiqte ‘vallen e ciftit te ri’.
Castin kur une mbaja doren tende qe po fillonte te ftohej nje vella i yti mbante krahun e nje nuseje me fustan te bardhe.
Castin qe une, me syte e mij shihja monitoret qe tregonin se si nje jete e dashur po shuhej ngadale ,me e shtrenjta dhe me e cmuara, larg nga ne familja jone vazhdonte te hiqte vallen.
Pak para agimit shpirti yt u shkeput nga trupi, ekipi doktoreve me koken ulur me thane ‘IKU’. Dhe me gjithe se u munduan te mbanin qetesine syte i tradhetuan. Ndersa ne vendlindjen tone, ne shtepine tone, ne mes te rruges ku ke lindur dhe je rritur lodrat vazhdonin ..njerzit kendonin…njerzit gezonin..njerzit tane.Edhe ti kishe shume deshire te jesh ne ate dasem, dhe ti ishe ne ate dasem,jam e sigurte, vetem se ti… po i shikoje nga lart !!
Tani me ti ishe nje trup i pajete,dhe mua me larguan qe te te rregullonin dhe te te shikoja ashtu te bukur sic ishe me pare, dhe jo me buzet e skuqura nga gjaku. Edhe nenat dhe motrat e tua i kishin buzet e skuqura por jo me gjak, me buzekuq.
Kur me hapen deren e nje dhome qe te te shikoj per here te fundit, e nje dhome te bukur , te mbuluar me kadife te kuqe te mbushur me lule te fresketa dhe ne mes te asaj dhome po te shikoja ty, gjithe jeten time ne shtratin e vdekjes, larg ne shtepine tende nje vellai tend po i hapnin deren te shihte krevatin e marteses. Kur une ula koken dhe te dhash puthjen e fundit ne buzet shume te dashura por tashme te ftohta, nje vella i yti po puthte nusen e tij te re. Po, ishte ajo nate, e njejta nate, 23 Korrik.
Sikur Zoti skishte per te dhene nate tjeter, jave tjeter , muaj tjeter , ne fund te fundit dhe vit tjeter, per te festuar nje dasme. Per hir te asaj…
..qe ishe djali i tyre ..
..qe ishe mishi dhe gjaku i tyre..
..qe luftoje aq ashper me kancerin sepse deshiroje te jetoje dhe per ata ..
..qe ishe shume i ri per te ikur atje lart…
.. qe nje vajze e vogel pese vjece qante per babushin qe sdo ta shihte kurre me..
…qe nje grua qe te don cmendurisht e le vetem pergjithmone…
.. qe nje ekip i tere mjekesh ulen koken ne shenje respekti…
.. nje grup infermieresh luteshin e ndiznin qirinj
per hir te asaj qe ne fund te fundit ishe vetem 34 vjec ….
..familja jote nuk duhej te festonte, JOO ATE NATE!!!


NE KUJTIM TE BURRIT TE DASHUR
QE PER 17 MUAJ LUFTOI DHE U KACAFYT ME KANCERIN…
DHE NE FUND… TRUPI E TRADHETOI
e jotja a.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
MARY
Anëtar
Anëtar
MARY


Female
Numri i postimeve : 261
Age : 38
Vendi : VL
Profesioni/Hobi : music
Registration date : 28/03/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyTue Jul 08, 2008 10:14 am

spirito shkruajti:
PSEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE???????????

Mbremjen e 23 korrikut 3000 milje larg vendlindjes, ne nje spital te Europes,castin qe doktoret me thane thane se ‘te kane mbetur vetem disa ore jete’ familja jote po pergaditej per dasmen e madhe. Po martonin nje vella tendin. Dhe une besoja se ‘Zotin nuk e ze gjumi’
.
Nuk di c'te shkruaj. Ky ka qene postim shum i dhimbshem qe kam lexuar ndonjeher.
Nuk gjej dot fjale, me vjen keq..
Po se paska edhe te tille Hemmmmmmm ???
Ju deshiroj bashkim te shpejte !..............
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Orfe@
V.I.P
V.I.P
Orfe@


Female
Numri i postimeve : 9104
Age : 113
Vendi : Ne zemer te njerit
Profesioni/Hobi : Bum - Bum bum !
Registration date : 26/03/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyTue Jul 08, 2008 11:17 am

spirito shkruajti:
PSEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE???????????

.
..familja jote nuk duhej te festonte, JOO ATE NATE!!!


NE KUJTIM TE BURRIT TE DASHUR
QE PER 17 MUAJ LUFTOI DHE U KACAFYT ME KANCERIN…
DHE NE FUND… TRUPI E TRADHETOI
e jotja a.....
spirito, sinqerisht te them qe sa here me kujtohet ai mengjes ku une percjellja nje antare te familjes per te ardhur te ti ishte mengjes dhe ne mes te qytetit shtat pale lodra vallzonin dhe kure kam pa motrat e tija me fustane te kuq gjysem lakuriq NUK E DIJ C'FESTONIN, ( moment shum renqethes kure nuk do me shlyhet nga kujtesa) Vetem dicka do te thoja ... fali ata qe festuan ne diten qe ti e B... ngelet pa shpirtin, mos e bej per ata, beje per veten tende, per te gjetur paqe me ate qe ate dite mbylli syte,
ZOTI TE NDIHMOFTE
SHPIRTI I TIJ U PREHTE NE PAQE
Mbrapsht në krye Shko poshtë
naqeta
Anëtar
Anëtar
naqeta


Male
Numri i postimeve : 439
Age : 95
Vendi : pp
Registration date : 26/03/2008

Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 EmptyTue Jul 08, 2008 11:32 am

spirito shkruajti:

Pak para agimit shpirti yt u shkeput nga trupi, ekipi doktoreve me koken ulur me thane ‘IKU’. Dhe me gjithe se u munduan te mbanin qetesine syte i tradhetuan. Ndersa ne vendlindjen tone, ne shtepine tone, ne mes te rruges ku ke lindur dhe je rritur lodrat vazhdonin ..njerzit kendonin…njerzit gezonin..njerzit tane.Edhe ti kishe shume deshire te jesh ne ate dasem, dhe ti ishe ne ate dasem,jam e sigurte, vetem se ti… po i shikoje nga lart !!

per hir te asaj qe ne fund te fundit ishe vetem 34 vjec ….
..familja jote nuk duhej te festonte, JOO ATE NATE!!!



...

Zdi te gjej fjale ngushlluese per Ty!Jam pa asnje coment!
Dije te them qe ngjarja jote dhe loti Yt me preku deri ne lote dhe ne plce.
Beju e forte ne mesin e atyre qe te kuptojne ! Zoti eshte me ty.
Jua ka kthue shum shpejt !!!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: Nje histori nga jeta juaj   Nje  histori nga  jeta  juaj - Faqe 2 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nje histori nga jeta juaj
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» Ahmet Bej Zogu
» Histori e Skenderbeut
» Ne Kemi Histori !!
» Jeta ne Kosove
» Jeta ne Shqiperi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Zonë e lirë :: Tema të ndryshme-
Kërce tek: