Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Histori e Skenderbeut

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Histori e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Histori e Skenderbeut   Histori e Skenderbeut EmptyFri Dec 05, 2008 4:03 pm

Lufta e Torviollit (Nga Histori e Skenderbeut e Fan Nolit)



Ishte ne te ngrysur e siper, kur u radhiten te dyja ushtrite, njera kunder tjetres dhe ushtaret e lodhur kishin nevoje per prehje. As njera ane, as tjetra nuk levizi dhe puna mbeti per te nesermen.

Kur u gdhi dita 29 Qershor 1444, shqiptaret paten rastin ta shohin mire armikun, me te cilin do te mateshin. Fusha e tere ish mbuluar prej syresh dhe dukej sikur turqit s’kishin vec te vertiteshin e me sulmin e pare ta merrnin neper kembe ushtrine e vogel shqiptare. Malet oshetinin nga trumbetat, nga daullet dhe nga klithmat e tyre shurdhuese. Skenderbeu, kaluar, po rendte nga njera ane e ushtrise tek tjetra, I therriste me emer oficeret dhe ushtaret dhe i porosiste te gjithe te mbarojne detyren e tyre si burra. Duke ditur qe beteja do te mbante shume kohe, i vuri ushtaret te hanin mengjesin, posa kish nisur te zbardhellonte agimi, pastaj i vuri te gjithe ne rregull, e dha urdher qe te mos leviznin, por t’i lene turqit te sulen te paret, nga frika se mos ushtaret e tij te paduruar verviteshin pa rregull, shperndaheshin dhe shtypeshin nga numri i maadh i armiqve.

Turqit, te bindur qe e kishin te fituar betejen, duke shikuar shqiptaret si te mpire, qe nuk jepnin shenje jete, me nje bertitje te shfryre nga mijra gurmaze, u leshuan kunder shqiptareve…

…Te dyja ushtrite u perleshen dhe beteja mbajti gjer me tri ore pas darke. Turqit e drejtuan tere forcen e tyre kunder qendreses shqiptare dhe sulmet e tyre te perseritura qene aq te terbuara, sa do ta kishin thyer, sikur te mos ndodheshin atje Skenderbeu me Aidinin. Krahu i djathte e kishte me pisk: Anton Linjorosa, kapedan i leberve dhe i himarjoteve te Arianitit, Martin Igraka, kapedan i malesoreve te Dukagjinit, Pal Kuka, Pjeter Spani, Pjeter Strusimeri, Stefan Ersiçi dhe disa kapedane te tjere te shenuar ishin vrare, tre flamure kishin rene ne duar te armikut dhe Tanush Topia mezi po e mbante ushtrine e tij, e cila ishte ne te thyer e siper. Ne kete cast u sul nga pusia kaloresia e Hamze Kastriotit dhe goditi ushtrine turke nga krahet, kur nga ana tjeter Vrana Konti, sipas urdherit qe kish marre, i ra ne balle. Krahu i mengjer i ushtrise turke, i vene midis dy zjarresh, u thye dhe u shkaterrua ne pak kohe. Pas kesaj Moisiu i Dibres, me nje sulm te perfundme, e dermoi krahun e djathte te armikut. Mbetej qendra ku ndodhej pashai vete, me lulen e ushtrise turke. Skenderbeu, duke pare te dy krahet e ushtrise se tij te fituar, beri nje sulm tjeter dhe u vervit si shigjete ne mes te armiqve, duke korrur me shpaten e tij me te djathte e me te mengjer, duke i shkaterruar turqit e duke humbur ne rene e pluhurit, te ngritur prej kembeve te kuajve. Garda mbreterore me Aidinin ne krye, duke pare rrezikun e mbretit, u sul e tera si nje trup dhe e goditi qendren turke me aq terbim, sa kjo nisi te tronditet, pas gardes erdhen Vrana Konti dhe Martin Spani me rezerven dhe me perpjekje te perfundme, qendra turke u dermua dhe u shkaterua krejt. Luanet kete dite kishin kundermuar luane. Turqit te thyer plotesisht moren arratine, po shqiptaret ishin aq te lodhur, sa s’u kish mbetur force t’i ndiqnin.

Kjo dite u provoi shqiptareve qe mbreti i tyre ishte nje komandant i klasit te pare. E pane me sy te sulet perpara, kurdohere i pari, te marre pjese ne te gjitha perpjekjet si nje ushtar i zakonshem, te jape komande per cdo levizje, pa e humbur gjakftohtesine ne mes te rrebeshit me te tmerruar, te manovroje me shpejtesi e mjeshteri dhe t’i turbulloje koken armikut, duke e goditur nga fusha e betejes.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Histori e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Skenderbeut   Histori e Skenderbeut EmptyFri Dec 05, 2008 7:27 pm



Ushtria e Skenderbeut (marre nga Historia e Skenderbeut e Fan Nolit)

Organizimi dhe stervitja e nje ushtrie ishte vepra me rendesore, te ciles iu pervesh Skenderbeu qe kur u kthye ne Kruje, vecanerisht posa dinte qe s’ish e largme koha kur do te ndodhej balle per balle me ushtrine e Perandorise Turke. Nga ushtaret dhe vullnetaret qe u mblodhen, mbajti vetem 15000, 8000 kalores dhe 7000 kembesore, te gjithe luftetare te sprovuar, te zgjedhur me kujdes, te tjeret i ndau neper fortesa a i dergoi ne shtepi, qe t’i therriste kur t’i duheshin.

Gjithe ne kete kohe, futi ne principaten e tij rekrutimin, gje per te cilen asnjeri s’ish menduar gjer atehere ne Europe dhe e cila qe nje reforme e padegjuar ne Shqiperi dhe beri list ate plote te meshkujve qe nund te mbanin arme, qe t’i mblidhte kurdohere qe te ish nevoja. Kesaj gjeje Skenderbeu i jep aq rendesi, sa u vu ne krye te komisionit dhe doli fshat me fshat, per te shikuar njerezit dhe bere listat.

Vleren e nje ushtrie te rregullshme, te gjithanshme dhe te gatshme per lufte ne cdo minute, Skenderbeu e kishte mesuar nga Turqia, ku pa me sy sherbimet e vyera te jenicereve. Fitimet e tyre turqit ja detyronin ketij trupi ushtarak, te zgjedhur, te cilin e themeloi sulltan Orhani. Skenderbeu e solli kete sherbim ne Shqiperi dhe formoi nje trup te zgjedhur prej me teper se 2 mije shqiptaresh, te cilet nga disiplina, trimeria dhe besnikeria, s’kishin shoke ne bote. Emrat dhe trimerite e cilitdo pej tyre i dinte Skenderbeu me goje, hante shume here ne nje tryeze me ta dhe pas fitimit te ndonje beteje, i pinte shendetin dhei i jepte te pije me kupen e tij atij qe kishte rrefyer me teper trimeri, pa ndryshim shkalle dhe ofiqi… Barleti e permend kete garde mbreterore, te cilen e quan “proetoria cohors”, ne Betejen e Torviollit. Pjesa kalorese e gardes perbehej prej 600 krutanesh te zgjedhur. Skenderbeu kujdesej vecanerisht per ushqimin, veshjen dhe pagesen e ushtareve te gardes.

Pastaj beri fortifikata te reja rreth Krujes, vizitoi te gjitha keshtjellat, te cilat i vuri ne shtet-mbrojtje, studioi hollesisht topografine e Shqiperise, duke mos lene as mal, as fushe, as pyll, as lume, as vije, as perrua, as gryke pa matur nga pikepamja strategjike. Dhe atyre qe kish pas u thoshte qe, per nje general te mire, eshte aq nevoje te dije vendin qe ka per te mbrojtur, sa dhe numrin dhe cilesine e ushtrise armike.

Ushtrine e re e mbante gjithnje ne levizje dhe ne ushtrim, dhe ne pak kohe e beri gati per lufte dhe aq te disiplinuar, sa dukej sikur ishte stervitur vite me radhe e ish pjekur e rrahur ne zjarrin e betejave. Ushtareve te rinj s’u rrihej vendit nga mosdurimi qe te perleshen me armikun. Cilido ngrihej ne mengjes gati qe te nisej, i fliste kalit, shpates, krahut, ftonte shoket te bashkohen e te mos presin me. Skenderbeu mezi i permbante dhe uronte me gjithe zemer qe ushtria turke te vionte nje ore e me pare …

Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Histori e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Skenderbeut   Histori e Skenderbeut EmptyFri Dec 05, 2008 7:40 pm

Fener DEDJA:

SKENDERBEU - REGËTIMA E VDEKJES SONË SHEKULLORE




Vargu i gjatë i heronjve të rënë për idenë kombëtare dhe mbrojtjen e territorit shqiptar është aq i madh sa që kujtesa e brezërive nuk ka mundësi t’ i përfëshijë e t’i shënojë datat e tyre në datat e një viti kalendarik.Megjithatë, për nga lavdia, për nga sasia e forcës dhe e fitoreve që bëri, për nga strategjia e mençuria e një udhëheqësi të pamposhtur siç ishte e mbeti përgjithmonë Skenderbeu - Gjergj Kastrioti, në orientimin e përkujtimeve mbetet figura më e ndriçuar dhe padyshim më e madhja, që në opinionin publik ka zgjuar jehonën për domethënjen e veprimtarisë historike.

Ky vigan i kësaj distance kohore sërish mbetet rrjedhë e një epoke për të nisur në binarët e jetës potencialin shpirtëror të shqiptarit që saherë t’ia imponojnë rrethanat e situatat ta mbajë përballë dhe me të, të ushqejë idealin, aspiratat, që të synojë të bëjë realizimin me hijen e tij e me krenarinë që i dha një burrë shteti dhe ushtarak në planin mbarëkombëtar botës dhe historiografisë.

Në domethënje e përmbajtje Skenderbeu, në këtë largësi shekullore jo vetëm që është figura më prezente, por edhe mbrojtja jonë më energjike që personifikon unitetin për të mbërritur integrimin në drejtim të një strategjie kombëtare dhe në zhvillim të një plani aktual ku mund të bëhet ripërtrirja jonë humaniste e bashkëkohore e përqëndruar në organizimin sa më adekuat.Në këtë prizmë qartësishë ku qëndron aspekti i dukurisë së ligjshme e natyrore shqiptare, personaliteti i këtij prijësi - shenjtori, ka edhe karakteristikën e një veçorie në dimensionin evropian, i cili në kuptimin e domethënjes së situatave doli heroi i një kuptimi modern ku u mbështet synimi dhe veprimtaria e tij.

Skenderbeu - padyshim se është simboli më i madh i tmerrit për armiqtë që me pak mjete dhe pak luftëtarë ka ditur t’u nxjerrë pengesa të mëdha, t’i thyej e gjunjëzojë sa herë që ata me toborre e toborre iu vardisën Arbërisë . Njëzetepesë vite luftë janë theksimi më kuptimplotë për qëndresën tonë shekullore, pikërisht kur nën gjunjët e osmanlinjve të anadollit kishte rënë Ballkani dhe Evropa.

Skenderbeu - padyshim se është simboli më i madh i trimërisë që u shndërrua në legjendë ku vargani i fitoreve në beteja krijohej vetvetiu dhe luftëtarët e tij ringjalleshin edhe atëherë kur u skuqnin plagët nëpër trup. Në këtë relacion ku figura e tij ngritej lubi për armiqtë e vatanit, dhe vigan shpëtimtar për atdheun, Skenderbeu krijoi besimin tek populli shqiptar që përjetsisht t’ia japin vlerën më të madhe dhe të shenjtë për ta quajtur Shqipërinë “Shqipëria e Skenderbeut”, shqiptarët, “Bijtë e Skenderbeut”, dhe flamurin, “Flamur i Skenderbeut”.Me një fjalë, Skenderbeun për çdo kohë shqiptarët dhe Shqipëria e kanë Hero kombëtar ! Figura jonë konvencionale ka kultivuar gjithmonë thesarët e ringjalljes, mobilizimin patriotik e revolucionar për tërësinë territoriale dhe pavarësinë e saj.Ai,ka krijuar klimën e një vendi ku kulti i qëndresës lind e rritet me urtësinë të drejtën dhe të vërtetën.E mbi të gjitha, në përpjesëtimet e ballafaqimeve me shekujt ngelet fortesa jonë heroike.

Megjithatë Skenderbeu, saherë që në kalendarin e viteve afrohet data e 17 janarit, kthehet në regtimë vdekjeje shekullore, prej nga shprishet qetësia relative në urragan jehonash dhe del e shëtit anë e mbanë Arbërisë për t’ia vënë themelet moderne e të pashembura kurrë që t’i shëmbëllejë Krujës që hyri nga vitet e zezonave të një shtërngate të madhe deri sot, në histori, në rrëfime, në këngë e poezi:

Krujë o qytet i bekuar

prite prite Skenderbeun

po vjen si pëllumb i shkruar

ta shpëtojë mëmëdheun!

Skenderbeu - kryengritësi kundër sulltanit, i pamposhturi, padyshim se është epoka jonë e madhe ku shqiptari i udhëhequr nga ai luftoi për lirinë dhe pavarësinë e tokës së vet dhe me këtë rast, shpëtoi nga agresioni dhe asimilimi shumë kombe e qytetrime . Më vonë, pas vdekjes së tij pasqyrojnë shumë sulme kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë, interese për t’ia grabitur tok me pasuritë edhe traditat e historisë e patriotizmit, që ta kthejnë shqiptarin në një qenje hibride e të nënshtruar përgjithmonë, ndërsa flamurin e lavdishëm të Skenderbeut që valoi në kohën kur Evropa iu nënshtrua gjysmëhënës, ta zhbijnë , ndërsa Shqipërinë si term shtetëror ta vënë në gjumin e harresës .

Sot,kur emri Skenderbe - jo vetëm që është shndërruar në simbol lavdie, qëndrese, trimërie e madhështie , ai është shndërruar edhe në vëmendje dhe konsideratë të rëndësishme të botës mbarë.Ky emër lavdie e fitoreje është shembulli më unikat i një vullneti të pathyer që në çdo çast krijon klimën e unitetit dhe prirjen për t’u ballafaquar me forcat që kanë synime kundër lirisë dhe zhvillimit të pavarur të të tjerëve.Ky emër i krijimit të proceseve që kanë shenjëzimin e mbështetjes në shtresën e gjërë popullore ka një peshë përpjekjeje që përfiton në proceset e bashkimit dhe në këto analogji siguron fenomenin e ligjshëm e të natyrshëm për t’u zgjidhur çështjet vitale që në mirëqenjen e njerëzimit krijojnë konflikte e dilema zhvillimore.

Skenderbeu -ky Burimnjeri hapi shtegun e përjetshëm që ndaj shqiptarëve bota të ketë konsideratë , e më vonë , me të si hero e strateg , të nderohen sheshet e qyteteve ,ndërsa me Shpatën e tij të ligjërojë muzeumi më i vizituar i Evropës Belvederja e Vienës.Për shumë krijues, historianë, eseistë, romansierë, këngëtarë, dramaturgë, shkrimtarë e poetë, pastaj për shumë strategë, juristë ,sociologë, dhe më në fund për shumë ente dhe institucione, akademi dhe universitete, Skenderbeu ishte , është e do të jetë personazhi kryesor dhe pozitiv që për nga mesazhi del më i përkryeri.Ai është motoja e lavdisë dhe ngritja e të gjithë atyre që deshën të mbështesin arsyen e veprimtarisë së tij luftarake. Portreti i Skenderbeut është edhe frymëzimi i përheshëm i krijuesve shqiptarë. Për të Penda më e fuqishme e artit bashkohorë Ismail Kadare i shkruan pos shumë shkrimeve në prozë edhe poezinë e titulluar:
Mbrapsht në krye Shko poshtë
feneri
V.I.P
V.I.P
feneri


Numri i postimeve : 2101
Registration date : 26/03/2008

Histori e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Skenderbeut   Histori e Skenderbeut EmptyFri Dec 05, 2008 7:55 pm

Ismail KADARE:









Portreti i Skenderbeut:



Si ditë e plotë ai shtjellej

Me re dhe erë mbi atdhe.

Një emër Gjergj, e kish si diellin

Tjetrin si hënën, Skenderbe.



Dy brirë dhije kish mbi krye,

Emblemë e vjetër e çuditshme,

Sikur ta dinte që mes brirëve

Dy perandorë do të godiste.



Njëzet e katër luftra bëri,

Njëzet e katër vdekje theu.

Çka mangut linte ditën Gjergji,

Plotësonte natën Skenderbeu.



Pas vdekjes eshtrat iu ndanë,

Në mijëra varre ato u shtrinë.

Gjithçka të shumtë ai e pati,

Të vetmen kish veç Shqipërinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Histori e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Skenderbeut   Histori e Skenderbeut EmptySat Dec 06, 2008 6:20 am



Vdekja e Skenderbeut

Zemerimi i Sulltanit kunder shqiptareve dhe venecianeve ishte aq i madh , sa ne mes te dimrit, nje turme prej 15000 turqish, permes maleve te mbuluara me debore, u duk perpara Shkodres. Kur erdhi lajmi ne Lezh, kryetrimi i semure ne shtrat te vdekjes u perpoq te ngrihej e te kapte armet dhe dha urdher qe t’i gatitnin kalin. Por trupi i tij i tretur nga ethet, nuk levizte dhe garda mbreterore shkoi kete here te luftonte pa Mbretin ne krye te saj. Po tmerri i emrit te tij ishte aq i madh, sa turqit me te pare “kohorten pretoriane”, kujtuan se ishte dhe ai, moren arratine dhe u shuan krejt prej malesoreve nepre gryka dhe pusi. Skenderbeu mezi merrte fryme, kur i sollem lajmin e mire te fitores se fundme. Kur i thane mjeket se s’kishte me asnje shprese per sherim, thirri princerit shqiptare dhe bajlozet e Venetise, te cileve u la shendet dhe i keshilloi te vazhdojne luften e perbashket kunder turqve. Mbreterine e tij ja la te birit, Gjon Kastriotit, me mbretereshen si regjente, dhe i porositi qe, po te ndodheshin ne rrezik, te shkonin ne qytetet qe i kishte falur Ferdinandi i Napolit. Mund te marrim me mend hidherimin qe ndjeu Skenderbeu, kur hodhi rreth tij syrin e mjegulluar nga hija e vdekjes djhe s’pa asnje princ shqiptar te zotin per te pasuruar vepren, te cilen vdekja s’e la ta mbaronte.

Pasi u pershendosh me te gjithe dha shpirt me 17 te Janarit 1468, ne verse prej 56 vjetesh, pas nje mbreterimi prej 24 vjetesh e dy muajsh, te shkuar ne lufte kunder turqve per lirine e Shqiperise dhe per mbrojtjen e Europes.

Kur vdiq Skenderbeu asnje sy nuk mbeti i paperlotur. Mbreteresha dhe i biri dymbedhjetevjecar, te gjunjezuar perpara kufomes se tij, po lebetiteshin. Princerit rreth e rrotull po qanin si foshnja dhe e vajtonin, sipas memyres shqiptare, me kenge:

- O trim Gjergj, zot e mbret, o ate i shenjte e mbrojtesi yne, qysh na le jetime e te shkrete si dhente pa bari? Ku te vemi tani te kerkojme ndihmen ne shtrengime? E kush do na mbroje tani nga armiqte apo nga terbimi i turqve? Mjere ti o Shqiperi, mjere ne derezezte, mjere i madh e mjere i vogel, mjere tere krishterimi qe humben nje te ketille kryembrojtes!

Lek Dukagjini, si i marrosur nga hidherimi, rendi ne shesh te qytetit e, duke cjerrur kraharorin e duke shkulur mjekren dhe floket, bertiti:

- Ejani o shqiptare! Sot ra kryekeshtjella e Shqiperise, fortesat tona u permbysen, fuqia jone humbi, qytetet tona rane perdhe, tere shpresa jone u shua me vdekjen e nje burri!

Klithmat zemercjerrese dhe te mallengjyera te popullit e mbuluan kete lajmerim te Dukagjinit, te cilin e vertetonin tingellimat vajtimtare te kambanave.

Atje tej degjohej hingellimi i deshperuar, i mallengjyer, i ngjirur, i keputur i nje kali. Ishte kali luftetar i Skenderbeut, qe vajtonte te zotin. Mihte dhene me terbim, renkonte si i plagosur per vdekje, dritherohej e ngjethej si nga e ftohta e etheve, shfrynte avull e leshonte lot si njeri. Qe kur u shtri Skenderbeu ne shtrat , u semur edhe ai, dhe kur vdiq u egersua, s’qaste njeri tjeter qe t’i hipte, s’donte me te hante, s’donte me te rronte e u shtri e vdiq pak dite pas te zotit.

Skenderbeu u varros ne Katedralen e Shen Kollit ne Lezhe. Te gjithe princerit, oficeret e ushtaret e tij, me garden mbreterore e percollen ne banoren e fundme. Gjemimi i topave lajmeroi se kufoma e tij zbriti ne varr dhe bashke me te edhe Shqiperia e lire.

Shqiperia e qau dhe e vajtoi vite me radhe. Europa derdhi lot te hidhur. Te gjitha oborret, anembane Europes, mbajten zi, se fama e tij ishte perhapur aq shume ne bote, sa edhe armiqve u vinte keq per vdekjen e tij.

Kur e degjoi sulltan Mehmeti tha:

“Nje luan te tille s’do ta linde me dheu kurre!” Dhe pastaj shtoi: “Tani Europa dhe Azia jane te miat! Mjere krishterimi se i humbi shpata dhe mburoja!”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Histori e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Skenderbeut   Histori e Skenderbeut EmptyMon Dec 08, 2008 4:33 pm

Cvarrosja e Skenderbeut

- Ismail Kadare -

Dhe u sulen perseri osmanet...
Trok i kuajve ngrinte pluhur, re.
Ulurinin ujqit ne tufane
"Ku eshte varri i xhindit Skenderbe?"

Fushat tona nen ta vajtonin,
Qielli yne i bukur mbante zi.
Ndersa kuajt permbi dhe trokonin,
Nen dhe Heroi kish agoni.

Dhe e gjeten varrin tek nje kishe,
Shpatat e germuan dhene e zi,
Eshtrat jashte i nxorren porsi bishat,
Midis tyre i ndane si hajmali.

Sipas gradave i ndane eshtrat,
Gjokseve i varen dhe pastaj,
Duke tundur hajmalite e tmerrshme
Iken nen nje dajre, nen nje vaj.

Udheve pa fund betejash humbur
U shperndane eshtrat e heroit.
Tutje drejt Veriut, drejt Dabubit,
Ndane brigjeve, ku lufta shkoi.

Rane jeniceret neper bote,
E pas tyre ngelnin gjithnje
Varre, varre dhe nje callme tek koka
Dhe ca shkronja arabe e asgje me.

Edhe eshtrat e Heroit vrapuan,
U varrosen bashke me ata,
Udheve, betejave ku shkuan
nga Ballkani ne Canakala.

Ku eshte dore e tij e ku jane brinjet,
Qe i mbante zemra dikur?
Mbi sa varre valle veshtrojne yjet,
Te qendisura me nga nje gur?

Prane dores ndoshta rrahin valet,
Prane brinjes ndoshta fryn tufan,
Rroitull kafkes, heshtur rrine luanet
Ulurijne ujqit ne Ballkan..!

Me sa duket jo, nje varr i vetem
nuk e mbante trimin brenda dot,
Prandaj prape u turr si ere e rrepte
Fushave te luftes me galop.

Trupi i tij, porsi nje shi i tmerrshem
Neper qindra sheshe luftrash ra...
Tani toka avullon legjenda
Nga Ballkani ne Canakala.

Mbi te ndritin yjet e veriut,
Ndritin yjet e jugut permbi te.
Larg shkretish ndodhet Shqiperia
Dhe per te nje mall i rende e ze.

Atje larg, ne grykat madheshtore
maleve, luginave, atje
Rrojne prape njerezit arberore.
Ti ne gjak te tyre varrin ke,
O i mbeturi pa varr, O Skenderbe...!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Eva0506
Hero anëtar
Hero anëtar
avatar


Female
Numri i postimeve : 3323
Age : 42
Vendi : Shume larg...!
Registration date : 28/01/2008

Histori e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Skenderbeut   Histori e Skenderbeut EmptySat Jan 10, 2009 7:15 pm



- Marre nga Histori e Skenderbeut e Fan Nolit -

Energjia morale dhe kurajoja e Skenderbeut jane teper te medha dhe me keto ai fitoi vendin ne radhen e pare te kryetareve te pavdekur. Keshtu ne kohen kur fuqia turke ishte me te arrire kulmin e saj, niset me treqind veta per te shpetuar Shqiperine nga zgjedha. Qysh ndodhej Shqiperia kur vajti ta shpetonte? Kishin mbetur vetem pleqte, na thoshte Gjon Muzaka, se te rinjte pothuaj ishin vrare te gjithe ne luftrat e paprera kunder turqve. Ne nje lufte per vdekje prej 24 vjetesh, me c’ushtri u bente balle mizorive turke? Me nje grusht trimash qe i frymezonte me heroizmin e tij. Sa me teper rriteshin rreziqet, aq me teper i celej fytyra, ne syrin e tij shkrepetinte fitorja,

Shume here Turqia, tmerri i Europes, i blatoi paqe. Skenderbeu hidhte poshte kryelartesisht cdo propozim, qe nuk pajtohej me dinjitetin dhe indipendencen e Shqiperise dhe kete gje e bente ne kohera kritike, kur humbja e tij dukej fare e sigurte.

Ish i palodhur nga shpirti dhe nga trupi, gjithnje ne levizje, kurre ne prehje, hante me ushtaret, flinte i armatosur ne kamp, me gune e ne rrogoz. Pese ore gjume i ishin mjaft ne kohe qetesie, vetem dy a tri ore ne kohe shtrengice. Hante dhe pinte shume, por duronte dite me radhe pa ngrene. Si Hanibali dhe Napoloni, vishej per vete pa lluks e madheshti, por ushtaret i deshte te stolisur me ar e mendafsh, te ushqyer mire dhe paguar pasurisht.

Ne betejat kursente me teper ushtaret se veten e tij. Edhe luftonte, edhe e drejtonte betejen. Nga shpejtesia e cuditshme dhe rreptesia derrmonjese e goditjeve te tij mund te barazohet vetem me Jul Qesarin, ne mos me shkrepetimen e rrufese.

Nga morali, ndonese i rritur ne nje oborr te korruptuar, mbeti puritan malesor. Si Gustav Adolfi i Suedise nuk linte gra, te mira a te liga, t’i afroheshin kampit te tij dhe ndiqte me ashpersi prej fanatiku cdo lloj imoraliteti.

Luftetar i madh, ishte dhe diplomat nga me te hollet, sa mundi jo vetem te fitonte simpatine e fuqive europiane, te cilat pak a shume e ndihmuan moralisht dhe materialisht per te pasuar luften e lirise, por qe edhe i zoti, i vetmi ne tere historine e Kombit te lidhe kreret e palidhur, t’i bashkoje e t’i organizoje shqiptaret e pabashkuar e te pabindur ne nje ushtri te rregullt edhe te disiplinuar.

Turqit, te mundur gjithnje, kur e kishin kunder, arriten te besonin se ai ishte gjysme perendi dhe e nderonin jo me pak se shqiptaret. Kur e pushtuan Lezhen e hapen varrin e tij, per te ndare mes tyre kockat, te cilat i mbeshtillnin me ar e argjend dhe i varnin ne qafe, si hajmalira te shenjta dhe cudiberese, qe t’u shtohej trimeria dhe te mos i zinte plumbi.

Bukuria e pamjes se tij dhe madheshtia e shtatit bashkoheshin me nje force trupore mbinjerezore. Shpata e tij bente cudira. Turqit kujtonin se shpata e tij ishte e magjepsur dhe pas paqes se vitit 1461, Sulltan Mehmeti ja kerkoi si dhurate. Skenderbeu ja dergoi menjehere, por Sulltani ja ktheu prape, duke i thene qe s’ishte shpata qe kerkoi, pasi nuk ndryshonte nga te tjerat ne te prere. Skenderbeu duke nenqeshur i tha ambasadorit turk: “I dergova shpaten e mire, por nuk mund t’i dergoja edhe krahun tim bashke me shpaten”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Histori e Skenderbeut Empty
MesazhTitulli: Re: Histori e Skenderbeut   Histori e Skenderbeut Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Histori e Skenderbeut
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Origjina e Skenderbeut
» Historia e Skenderbeut
» SHQIPTARËT PAS SKËNDERBEUT
» LETRA E SKËNDERBEUT
» Fati i armeve te Skenderbeut.

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: