Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 MONOGRAFI nga HALIL HAXHOSAJ

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mexhid Yvejsi
Anëtar
Anëtar
Mexhid Yvejsi


Male
Numri i postimeve : 429
Age : 73
Vendi : Gjakovë, Kosovë
Registration date : 04/05/2009

MONOGRAFI nga HALIL HAXHOSAJ Empty
MesazhTitulli: MONOGRAFI nga HALIL HAXHOSAJ   MONOGRAFI nga HALIL HAXHOSAJ EmptyMon May 14, 2012 8:45 pm


Botime të reja: MONOGRAFI nga Halil HAXHOSAJ

Në pragun e Mitingut të Poezisë në Gjakovë, që është manifestimi më i madh poetik në trojet shqiptare, doli nga shtypi MONOGRAFIA – KLUBI LETRAR “GJ.N. KAZAZI”, i cili u përurua në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë, më 10 Maj 2012.

MONOGRAFIA është përgatitur nga poeti, shkrimtari, kritiku letrar, prof. Halil Haxhosaj.

Dizajni dhe realizimi teknik e kompjuterik:
Shkëlzen Rexha

Botues:
Klubi letrar “Gj.N.Kazazi”, Gjakovë

Shtypi.: “Erpoprint” , Gjakovë, 2012

Tirazhi: 500 copë

Libri ka 225 faqe, kurse u botua me ndihmën financiare të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport të Komunës së Gjakovës.


Përurimi i Monografisë


Ditën e enjte, më 10 maj 2012, në mesditë, në sallën e bibliotekës së qytetit në Gjakovë, në praninë e një numri të madh të dashamirëve të fjalës së shkruar, në mesin e të cilëve kishte edhe mysafirë nga klubet letrare të Pejës, Gjilanit, Therandës e nga vende të tjera, u bë përurimi i Monografisë së klubit letrar “Gj.N. Kazazi” nga Gjakova.
“Është ky klubi që e themeloi manifestimin më të rëndësishëm poetik kombëtar, Mitingun e Poezisë, por edhe që e jetësoi dhe e afirmoi atë tash e 48 vjet, duke e bërë kështu, në një mënyrë, edhe si ëmblemë të qytetit të poezisë, Gjakovës” u tha, mes tjerash, në këtë përurim.
“Autori është munduar që në këtë monografi, në një vend, të pasqyrojë veprimtarinë e pasur 50 vjeçare të klubit, gjë që nuk ka qenë aspak e lehtë, prandaj Haxhosaj meriton përgëzime”, ka thënë Muharrem Kurti, kryetar aktual i Klubit Letrar “GJ. N. Kazazi” në Gjakovë.
Autorin, prof. Halili Haxhosaj, e përgëzoi edhe Anton Shala, drejtor komunal i kulturës, duke thënë se kjo monografi paraqet një histori jo vetëm të këtij klubi por edhe të kulturës së kësaj treve e më gjerë, ndërsa vetë klubi mund të shërbej si shembull i mirë se si kolektivisht mund të punohet në mënyrë të suksesshme.
Poeti i njohur Agim Gjakova tha se me këtë monografi është bërë një punë shumë e mirë, pasi nuk është lejuar që shumë nga aktivitetet e këtij klubi të kalojnë në harresë.
“Kjo monografi dëshmon për një begati të aktivitetit të këtij klubi, por edhe të popullatës së kësaj treve. Në këtë libër, në mënyrë shumë besnike prezantohet jo vetëm aktiviteti i këtij klubi i cili ka dhënë shumë emra të njohur të poezisë shqipe, por i përshkruan edhe peripecitë dhe vështirësitë me të cilat është ballafaquar ky klub dhe anëtarët e tij”, ka thënë poeti Agim Gjakova.
Agim Gjakova, ka thënë ndër të tjera se “kjo vepër përbën një material të rëndësishëm historik për zhvillimin e kulturës në Gjakovë e më gjerë, veçanërisht asaj letrare”. “Tregon për frymën kombëtare, përmbajtjesore e demokratike. Ngacmon ndërgjegjen e lexuesit jo thjesht si njohje, por si trysni për vetëdije qytetare”.
Kurse, poeti, shkrimtari, prof. Muharrem Kurti, i cili prej disa vjetësh udhëheq klubin e letrarëve të Gjakovës,tha se kjo monografi e përmbledhur nga Haxhosaj “u bën nder edhe të gjithë atyre që për 50 vjet me radhë kanë defiluar dhe bashkëjetuar me klubin dhe mitingun e poezisë”.
Autorin e monografisë, Halil Haxhosaj, e përgëzuan, ndërsa vlerësime shumë pozitive për këtë monografi dhanë edhe Tahir Bezhani, Skënder Hoxha, Muhamet Rogova, Sabit Rrustemi, Gani Muhaxhiri, Kamber Kamberi, Sulejman Lokaj etj.
“Mitingu i Poezisë në Gjakovë, të cilin e ka themeluar ky klub, lirisht mund të thuhet se është ndër manifestimet e para ku filloi të jetësohet konkretisht ideja e bashkimit kombëtar, pasi aty merrnin pjesë poet nga të gjitha trojet kombëtare. Prandaj këtij libri vetëm sa i shtohet vlera kulturore”, është shprehur Mr. Muhamet Rogova.
Më në fund, Halil Haxhosaj, autor i kësaj monografie, tha se për këtë libër ka punuar gati një gjysmë shekulli.
“Me plotë sinqeritet e them se për këtë monografi kam punuan thuaja 50 vjet, prej kohës kur në Normalen e Gjakovës, kam qenë nxënës i poetit tonë të madh, Din Mehmetit”, ka thënë Haxhosaj.
Vetë autori, Haxhosaj, ka thënë se për të përmbledhur këtë monografi i është dashur mund e sakrificë. “Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësi të jem pjesë e këtij klubi, pjesë e të gjitha mitingjeve të poezisë dhe tash që kam mundësi të shkruaj për të gjitha ecejaket gjatë këtyre viteve”, ka thënë ndër të tjera Halil Haxhosaj.

Monografia ka 225 faqe, që fillon me një hyrje, me historikun e shkrimit shqip në Gjakovë, kurse vazhdon me ngjarje, personalitete, takime, përkujtime të ndryshme, dhe përfundon me një Album me fotografi si përkujtim e dëshmi....

Mexhid YVEJSI, Gjakovë











Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
MONOGRAFI nga HALIL HAXHOSAJ
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Botime të reja:"Rrënjët Tona" (Monografi)
» Fshat i bukur, i ndarë, monografi, Aleks Llambro
» Botime të reja: Monografi e krimeve të luftës në Gjakovë-199
» Humor
» Përmbledhje nga krijues të ndryshëm

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Art dhe Kulturë-
Kërce tek: