Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?

Shko poshtë 
+2
xhema
......
6 posters
AutoriMesazh
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptyThu Jan 28, 2010 6:11 pm

Millosh Nikollë Kopiliqi

Milosh Kopiliqi kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës me 2000 luftëtarë, numër i konsiderueshëm ky, pasi i tërë koalicioni krishter përbëhej prej 40.000 luftëtarëve ballkanas.Sa i përket përkatësisë fisnore të trimit në Drenicë që të gjithë pohonin se ishte nga fisi Gash, pastaj Shotë Galica dhe shumë heronj tjerë të këtij fisi nga Drenica ishin krenarë për përkatësinë e përbashkët fisnore me këtë trim, dhe vetë fshatrat Kopiliqë, sot janë kryesisht me fis Gash.Kurse për emrin e babait të Milloshit përveq emrit Nikollë në popull dëgjohet edhe një emër tjetër Sharrjan.Më 15 qershor 1389 e therr sulltan Muratin e I.

Sipas legjendës popullore: “Miloshi ka pas lindur në Kopiliqin e Epërm, por më vonë është vendosur në Kopiliqin e Poshtëm”. Pleqtë e Drenicës tregojnë se “Milosh Kopiliqi â kanë prej ktuhit” (Drenicës). Ata vënë një vijë të qartë demarkacioni: “ Car Lazari â kanë i serbëve, Milosh Kopiliqi i yni”; “Milosh Kopiliqi â kanë më i madhi kreshnik i shqiptarëve në luftën e Kosovës”. Në Kopiliq të Poshtëm ka vende që quhen: “Te trolli i Miloshit”, “Veneshta e Miloshit”, “Te kisha e Miloshit” etj. Në Sallabajë gjendet “Vorri i Milosh Kopiliqit”. “Miloshi e mbante ushtrinë në pyjet e Çiçavicës e të Kukës” (pyje të Drenicës). “Car Lazari… venin e tij e ka pas kah Kraleva dhe jo në Kosovë”.
Sipas një kënge popullore shqiptare, Sulltani i dërgon letër së pari Milosh Kopiliqit, ku i kërkon "çelësat e shtatë kalave" dhe " haraçin e shtatë vjetëve", ku shohim se Miloshi ishte zotërues feudal i rëndësishëm i kohës. Pastaj Milosh Kopiliqi u bën thirrje mbretërive tjera në Ballkan për të ndihmuar kundër turkut.
Në këtë këngë gruaja e Miloshit quhet me epitetin "Llatinka" që e cilëson atë ose me fe katolike ose me kombësi vllahe, dhe në këtë rast bie në kundërshtim me disa të dhëna që thonë se Miloshi ishte dhëndër i Lazarit. Milosh kishte mësyrë shatorin e Sulltanit me sa duket në cilësinë e dezertorit dhe pasi është futur brenda e ka vrarë Sulltanin me një thikë. Sipas këngës Turqtë sulmojnë Miloshin por "shpata nuk e pret", atëherë një shkinë u tregon se si ta mbysin Miloshin, "shtatë kerre dru, biro, ju me i kallë, në gropë të zjarrmit milloshin me e qitë". Kjo ishte e vetmja mënyrë që t'a vrasin Milloshin i cili kishte fuqi mbinatyrore, prandaj kërkon nga turqtë t'ia sjellin shkinën para. Turqtë tërheqin zvarrë shkinën dhe e dërgojnë para Milloshit ku ai e kafshon me dhëmbë, në atë rast e godasin me shpatë dhe i presin kokën. Gjithnji sipas këngës Milloshi ec me kokë të prerë dhe shkon në "Magrip" emër me të cilin nënkuptohej perëndimi në këtë rast Drenica e cila ishte në perëndim të vendit ku zhvillua beteja, aty sheh ca vajza të cilat thonë "shiko motër një njeri pa kry" kurse Milloshi ua kthen "Unë pa kry, ju pa sy", pas kësaj Milloshit i bjen koka, ndërsa vajzat i zen mallkimi verbohen. Për fat të keq kënga është deridikund e islamizuar por ka rëndësi sepse plotëson boshllëkun e të dhënave historike.

Kronisti osman Enveri, Milosh Kopiliqin e përmend me titujt: “Princ” dhe “Ban”; humanisti raguzan Feliks Petançi, “Princ Ilir”; humanisti arbëror nga Kosova, ipeshkvi i Ulqinit, Martin Seguni, “Baron”; arqipeshkvi i Tivarit, Andrea, “Ban”; kurse humanisti ynë Marin Beçikemi e vë atë në cilësinë e “Perandorit të Mizisë”), i cili për kryezot kishte Vuk Brankoviqin.
“Lazari i dha Miloshit një gotë me pije duke i thënë - thonë për ty që je bërë tradhtari im…- Miloshi i`u përgjigj - nesër ke për ta parë tradhtarin, ke për të parë nëse jam njeri i drejtë apo tradhtar.- Lazari në atë moment e mori në dorë gotën e dollisë dhe e piu”.-- Enveri
Ngritja e dollisë nga ana e Lazarit, vetëm atëherë pasi u sigurua për besnikërinë e Kopiliqit, flet qartë se ai ishte një nga princat kryesor të Koalicionit, dhe një prestigj të tillë e kishte arritur, padyshim, pasi që ishte përfaqësuar me një forcë të rëndësishme ushtarake.
”despoti Lazar i Sërbisë, bullgarët … dhe sundimtarë të Arbërit nga Dardania … u mblodhën … u hapën luftë turqve, por Lazari dhe shumë të tjerë humbën jetën në betejë”. -- Filip de Mezier,
Emri dhe mbiemri i tij ka zgjuar interes që prej kohësh, që së paku duke e analizuar atë në dritën e të dhënave antroponomike t`i afrohet zgjidhjes së çështjes së përkatësisë së tij etnike. Por, në këtë drejtim, historiani serb i shek. XVIII, P. Julianac, më 1765, nuk zgjodhi kritere (për ta identifikuar atë më lehtë si serb - Q.D.) dhe ia tjetërsoi mbiemrin nga Kopiliq /Kopil(i) ose Kobil(i) më vonë e ka marrë sufiksin sllav Kopil(iq) – Kobil(iq)/ në Kobiliq - Obiliq, term i cili u pranua nga historianët pasardhës të historiografisë serbe.

Përkundër faktit se mbiemri i Miloshit te kronisti osman Ashik Pashazade i shkruar me grafinë osmane, në radhë të parë mund të lexohet si Kopila e pastaj Kobila, studiuesit G. Elezoviq dhe A. Olesnicki, në rastin konkret përcaktohen dhe përdorin variantin Kobila, kuptohet që në bazë të termit serb kobila-pelë, të lihej vend që përkatësia e tij etnike të kërkohej vetëm në mesin e serbëve. Mirëpo, studiuesi K. Jireçek, lidhur me këtë problematikë, që prej kohësh me të drejtë sinjalizonte se në shekullin XVIII emri që rridhte nga pela ishte i pahijshëm, prandaj e tjetërsuan, duke i dhënë për bazë termat (serbë) obilan dhe obilje. Nga ana tjetër, rezultatet shkencore nga fusha e gjuhësisë, megjithatë dëshmojnë origjinën thjeshtë arbërore të emrit dhe mbiemrit të tij. Kështu, prapashtesat osh, ush dhe oshe janë të përhapura sot e kësaj dite në të gjitha trojet ku jetojnë shqiptarët. Edhe rrënja Mil (Mill) lidhet me emrat shqiptarë, si, bie fjala, Mëhill, Mhill, Milo, (humanisti raguzan F. Petançi e përmend Miloshin me emrat: Milon dhe Milo) dhe diç të ngjashme.
studiuesi J. Drançolli, i cili pohon: “Emri Kopil, gjithashtu është një emër me prejardhje thjeshtë shqiptare. Përveç të tjerave, sot në shqipe fjala kopil, ka kuptimin e sythit të mbirë në një rrënjë, trung a në degë të një bime”.
Në rininë e tij të hershme ka marrë pjesë në beteja të ndryshme si mercenar.E tillë dhe heterogjene në pikëpamje përkatësie, ishte pothuajse tërë ushtria e asaj kohe. Ai, me kalorësit e tij nga Drenica luftonte kudo ku i jepej rasti. Pikërisht për aventurat e tij kalorsiake, ishte bërë objekt dyshimi për mbretin Llazar dhe për suitën e tij.

Milush Kopiliqi, sapo nis dyluftimi me një goditje e rrëzon nga kali kundërshtarin. ”I mllefosur dhe i gjindosur nga humbja, Vuku akuzon Milushin si tradhtar dhe si njeri të shitur te turqit. Prej asaj kohe, Vuku dhe Milushi edhe pse miq do të mbesin kundërshtarë të papajtueshëm
Në vjeshtë të vitit 1912, derisa forcat okupatore serbe kishin pushtuar Elbasanin, kapiteni serb Çajkanoviq ndër të tjera ka shënuar: Derisa po qëndroja me togën time në rrethe të Elbasanit, vendësit më dëftuan se aty, në një vend afër Elbasanit ishin disa shqiptarë që mbaheshin se ishin pasardhës të Milosh Obiliqit…

Edhe vete Car Llazari ka qene me nene Shqiptare nga fisi i Balshajve.Hajde e thuaja serbve ket
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhema
Anëtar i Suksesshëm
Anëtar i Suksesshëm
xhema


Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 58
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptyThu Jan 28, 2010 8:09 pm

shum interesant FIONA; pse qysh naj murren pra kopiliqin por edhe llazarin e plot ndoshta te tjer serrbet ,pse Aleksandrin e Madh ,sun po e mbrojm se asht shqiptar, dhe pse po dojm tash me zbardh ket qeshtje.vetum me nen TEREZEN e kem shembull konktret,ajo u deklaru vet se asht shqiptare,por ne dhe populli yn ne pergjithsi shprehemi se nana Terez nuk ka ba asgje per popull te vet, e kem has dhe ne forum, dhe disi se nuk e adhurojm, dhe maqedont deshten ta bejn kinse asht maqedone por reaguan elita jon me koh dhe pra u eliminu ky problemi. pse sillemi me ksi lloj te njerzve ne keshtu por edhe me vlera univerzale,sepse qohet nji hogj si aj krasniqi dhe thot, dhe ja cakton nanes Terez gjehnemin e ka garantum,dhe pjesa dermuse largohen prej saj dhe sju intereson ma nana Terez, arsyja po dihet,dhe ne kurr nuk ju japim pubicitet ktyre njerzve dhe te gjith atyre qe asht dasht me shkru per ta por i qojm ne gjehnem meniher e kshtu me radh.... pra per ket dhe na vin punet keshtu siq jem se e kum cek- budallija brina nuk ka-analfabetizmi) dhe Aleksandri i Madh, Kopiliqi por edhe Car Lazari dhe nana Terez njejt ju kan ndodh, jem distancu prej tyre.per Aleksandrin e Madh se di saktesisht se si tek, a sa per Kopiliqin dhe Car lazarin jam i sigurt se feja i ka distancu dhe jan shku ne anen e armikut dhe kan ber buj-emer,dhe sod bandat e car lazarit mbajn emrin e njerit shqiptar pra. pra ne duhet per njerz me vlera unuverzale te logjikojm shka po thojm dhe kush ka drejt te prononcohet per gjera te tilla e jo tuli shizofreni. dhe tash ti vajtojm e ti nxjerrim prej varri se asht e kot ndoshta. ka raste shum dhe Ataturku e modernizoj turkin e kshtu e rradh atek ne as sun ka pordh kto te meta i kem ne gjen un i quj vese te- dreqit) Jena shum interesant lidhje me men te kres nuk ka, as emrin e vet se di, kur te tentojsh me kshillu a me drejtu te ban per pes pare. ksaj i thon hypi ukit e njelli qent..... eshum tj....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptySun Jan 31, 2010 11:24 pm

Ja çfarë thotë kënga shqiptare për Millosh Kopiliqin:

Kqyr Milloshi n'kamë na u çue
tanë me hekur e paskan thakrue
edhe atkís hekur i kan veshun
mirë Milloshi n'shpinë iu ka gjue
me askerë te mbreti kánka shkue

Nibetxhija hiç s'e paska lshue
haber mbretit m'i kanë kallxue:
-- A me lshue Milloshin a mos me lshue?
Mirë dovleti haber i ka dhanun:
-- Lshone Milloshin ktu me ardhun!

Kqyr veçilve mbreti çka u ka thanun:
-- A t'ja japi unë dorën e djathtë?
-- A t'ja japi tha kambën e shmajtë?
-- Jepja babë, qat kambën e shmajtë
se gjithëmonë raja jet nër neve!

Mirë Milloshin ma paskan lshue
te dovleti Milloshi á shkue
kam'n e shmajtë Sulltani ja ka dhanun
Me ni dorë tha kambën ia ka marrë
paj me tjetrën hanxhar i ká mshue

zorr e mushkni n'tokë i kan ra
Njizet e katër orë Sulltani ka rrnue
at'her jetë Sulltani ka ndrrue
Luftë e madhe na kánka marue
Shih, Milloshin gjá e gjallë s'pe pret

e gjujnë pushkë, pushka nuk e zen
edhe shpata hiç nuk pe pret.
Nji shkinë plakë kqyr çka ka thanun:
-- U vraftë Zoti askert e dovletit!
A s'po shihni Milloshi krejt u preu?

Tanë për tokë tha pushkët me i shtrimun!
Bylyzykt atkís i paskan ramun
gjallë me dorë Milloshin e kanë nxanë
I bín pushkë tha, pushka s'po ja len
I bín shpatë tha, shpata nuk pe pret

Kqyre shkina askerin e ka msue:
-- Shtat kerr dru, biro, ju me i kallë
n'grop t'zjarmit Milloshin me çitë!
Kqyr Milloshi at'her çka ka thanë:
-- Amanet, more askert e dovletit!

Qat shkinë plakë tha, ktu e due!
Se shum mall, thot, m'ka qillue
qasaj shkine po due me ja lanë!
Se zhag shkinën ma kanë afrue
se me dhambë Milloshi e ká kafshue.

At'her shpata Milloshit i ká mshue
kryet Milloshit, tha, i ka flutrue
se n'Magrip Milloshi kur á shkue
gra e çika tuj la janë qillue:
-- Kqyrne, motra, nji njeri pa kry!

-- Un pa kry kish thanë, ju pa sy!
Qat'her kryet Milloshit n'tok i ra.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
......
Anëtar Nderi
Anëtar Nderi
......


Female
Numri i postimeve : 4682
Age : 36
Vendi : Atje ku un dua ..............
Registration date : 24/05/2009

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptySun Jan 31, 2010 11:26 pm

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Googleearth100620092238
Mbrapsht në krye Shko poshtë
xhevi
Fillestar/e
Fillestar/e
xhevi


Male
Numri i postimeve : 1
Age : 41
Vendi : Kopiliq i Eperm
Registration date : 01/07/2012

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptySun Jul 01, 2012 12:39 am

shum shkrime amo shum pak fakte nga vendlindja e ti un evi nga ai fshat por askush nuk vie edhe te shiqoj kete vend
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptySun Jul 01, 2012 12:04 pm

Nje mirseardhje ne forumin BK. Xhevi
Ju ndoshta shtroni pyetjen me vend, per keto postime, por a keni ber edhe ju dic per faktet pasi qe jeni nga ai fshat. E ne qoft se keni dic na sjellni ne forum ne do mir i presim.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
BashKom
Admin
Admin
BashKom


Male
Numri i postimeve : 767
Age : 54
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptyMon Jul 02, 2012 3:11 pm

Xhevi ju dëshirojm mir se ardhje në forum siq e paska cek edhe i nderuari driniiii pasi që jeni nga po aji fshat me siguri se kemi për të na sjell shum gjëra që e begatojn forumin si dha kalo sa ma mir .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptyWed Jul 04, 2012 5:16 pm

As qe ka ekzistu ndonjehere ajo lufte me 2.000 luftetare , pune koti me argumente dhe fakte boshe .
Sikur te kishte ekzistu , si eshte e mundur qe te mos kete asnje fakt ne arkivat te Krishtere , pervetem se ne ato serbe qe jane boterisht te njohur si fallsifikator ?
Nuk i kishte pshtu kjo lufte botes Krishtere JO , kur munden ti ruajne per bizantin nga koha shum me e hershme neper arkivat e tyre gjithandej sidomos edhe ato pak luftra te vogla qe ishin jane te regjistruara ,po si paska mundesi qe per kete lufte kaq te madhe fetare nuk po dikan gja :)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
Driniiiii


Male
Numri i postimeve : 3268
Age : 42
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? EmptyFri Jul 06, 2012 1:10 am

Mos Arber se po hidherohet fiona e po te sjell nje gomar fakte, mos ia qo mundin kote...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?   Kush eshte ky Millosh Kopiliqi? Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush eshte ky Millosh Kopiliqi?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kush eshte krenar qe eshte shiptare
» Kush eshte me yll
» Kush eshte Ramë Maraj!
» Kush është Hasan Prishtina-Polaci
» Kush është fatos Lubonja?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Shqiptarët :: Histori-
Kërce tek: