Bashkimi Kombėtar
Mirė se erdhė nė forum " Bashkimi Kombėtar "
Qėndro i lidhur me ne ! Disponim te kėndshėm tė kontribojm pėr kombin larg ofendimet dhe zėnkat...



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Kush ėshtė fatos Lubonja?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė 
AutoriMesazh
Dreni Drenova
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 58
Age : 49
Vendi : Pejė
Registration date : 14/12/2012

MesazhTitulli: Kush ėshtė fatos Lubonja?   Fri Jul 19, 2013 6:59 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Dreni Drenova
Fillestar/e
Fillestar/e
avatar

Male
Numri i postimeve : 58
Age : 49
Vendi : Pejė
Registration date : 14/12/2012

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė fatos Lubonja?   Fri Jul 19, 2013 7:01 pm

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
BashKom
Admin
Admin
avatar

Male
Numri i postimeve : 767
Age : 47
Vendi : Prishtin
Registration date : 27/08/2009

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė fatos Lubonja?   Sat Jul 27, 2013 2:16 am

Gjithmon ka pas dhe do tė ket kso lloj armiq tė mbrendshėm tė Kombitė qė pėr sa lek,letra kan shit edhe familjet e tyre .


Kaēaniku nė mes tjerash tha se Lubonjės duhet t’i ri-kujtohet se ky i fundit ishte i dėnuar me burg si agjent i KGB-sė ruse, dhe ishte, siē thotė Kaēaniku, njė “armik i popullit”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
xhema
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2337
Age : 52
Vendi : Ferizaj -gjermani
Registration date : 30/03/2009

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė fatos Lubonja?   Tue Aug 06, 2013 2:17 am

Lubonja -tregon emri se esht pansllavist apsolut
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
detektivi
Anėtar i Suksesshėm
Anėtar i Suksesshėm
avatar

Male
Numri i postimeve : 2116
Age : 37
Vendi : Here ne kosove here ne Evrop
Profesioni/Hobi : zbulimi i tradhtareve dhe hajnave
Registration date : 15/03/2009

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė fatos Lubonja?   Thu Aug 08, 2013 10:34 am

ky i keq e i mir ka kallxue te verteten per keta politikan!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė fatos Lubonja?   Sat Aug 10, 2013 10:48 am

Ooooo bubu edhe kete na e perkrahni, nuk me befason nje gje e till.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė fatos Lubonja?   Mon Aug 12, 2013 10:15 pm

Streha e fundit e horrave

08 Gusht 2013 18:09,

Nga Ismail Kadare


Gjatė gjithė vitit 1999, pėr herė tė parė nė jetėn time, pėr shkak tė luftės nė Ballkan, kam mbajtur, nė mėnyrė tė vijueshme, shėnime. Nėn titullin “Ra ky mort e u pamė”, shėnimet, nė trajtė ditari, janė botuar si libėr mė vete nė shqip dhe nė disa gjuhė europiane. Ditėn e 31 majit 1999, nė kulmin e bombardimeve tė NATO-s, shėnimi i ditės merret me njė polemikė midis shqiptarėsh nė gazetėn “Illyria” tė Nju-Jorkut. Shkak ėshtė shkrimi “Skėnderbeu e kishte nėnėn sllave” (me autor Fatos Lubonjėn), botuar pak ditė mė parė nė “Courrier International” tė Parisit. Autori shqiptar i shkrimit fajėsohet me njė gjuhė tejet tė ashpėr, pėr qėndrim antishqiptar e njėherėsh antieuropian. Pra, ėshtė 31 maj i vitit tė fundit tė mijėvjeēarit tė dytė. Shprehja “ora e keqe”, mė shumė se metaforė, ėshtė pėrcaktim i saktė i kohės pėr Kosovėn. Ajo mezi po merr frymė nėn masakrėn serbe, njė nga mė tė egrat e shekullit. NATO-ja ėshtė duke bombarduar Serbinė, pėr shkak tė shqiptarėve tė Kosovės dhe shqiptarėt po paguajnė taksėn. Shkurt, pėr ndėshkimin e Serbisė, NATO-ja ka vėnė aviatorėt dhe avionėt mė modernė tė saj, kurse Kosova ka vėnė gjėnė mė tė vjetėr nė botė, nė kėsi rastesh: gjakun. Liria e kėrkon se s’bėn kėtė karburant tė vjetėr, dhe shqiptarėt e dinė kėtė. Hakmarrja serbe ėshtė nė kulmin e saj: grirje foshnjash, pėrdhunime vajzash e grash, djegie shtėpish, vrasje verbazi, shpėrngulje, tmerr.
E deshėt ndėrhyrjen e NATO-s! Ja NATO-ja! Gėzojuni asaj! Kosova ėshtė me shpirt ndėr dhėmbė. Gati po jep shpirt. Dhe pikėrisht mu midis makthit, nė njė nga revistat mė ndikuese europiane, njė rimohues shqiptar e boton kėtė shkrim, pėr tė cilin ndėrgjegjja e tij, sipas fajėsuesve, duhej tė pėrgjigjej mė pas. Shkrimi do tė quhej, as mė pak, as mė shumė, thikė nė shpinė kundėr Kosovės.Ishte e ngutur njė akuzė e tillė? Ishte ky shkrim njė lajthitje e rastit, kapardisje antikombėtare, snobizėm, etje pėr t’u dukur modern? Ishte njė pėrzierje e tė gjithave, madje diēka mė e rėndė? Shkrimi, para sė gjithash, kishte tė bėnte me njė polemikė nga mė tė ashprat nė Shqipėrinė paskomuniste. Nė qendėr tė kacafytjes (njė fjalė disi mė e saktė nė kėtė rast), ishte Gjergj Kastrioti, por, siē ndodhte shpesh me zotin Gjergj K., kur hynte nė skenė, gjithė ēėshtjet madhore tė kombit shqiptar, Rilindja, gjuha shqipe, zanafilla ilire e shqiptarėve, raportet e mitit me historinė, vetė ēmitizimi dhe mitet e rrejshme shqiptare, do tė ndėrlikoheshin rreth tij. Dy grupimet qė do tė ndesheshin, “albanologėt e rinj”, ose rimohuesit, siē u quajtėn shkurt, dhe kombėtaristėt, kundėrshtarėt e tyre, do tė pėrdornin kundėr njėri-tjetrit gjithė minierat e gjuhės shqipe, ēka do tė ishte njė festė pėr pėrpiluesit e fjalorėve, nėse ende kishte tė tillė.Thėnia “patriotizmi, streha mė e fundit e horrave”, ishte ajo qė, mė shumė se ēdo tjetėr, do tė pėrdorej nė kronikėn shqiptare. Pavarėsisht se autori i saj herė shpallej Xhefersoni, herė Sokrati, herė Nėna e Ēėrēillit, Volteri apo Xhon Lenoni, kjo nuk pengonte aspak qė tė bėhej thėnia mė e njohur nė vend.Fajėsimet e tė dyja palėve, pėr nga mizoria, ngjanin si pika uji. Ndėrsjelltazi, ashtu siē edhe pritej, u quajtėn tradhtarė, reaksionarė parakė, kombėtaristė, antishqiptarė, fashistoidė, nėnėterezistė, kanunorė, gjer te llaci-faci, shule, e natyrisht ylberistė, ēka dihej ē’nėnkuptonte. Nė pranverė tė vitit 1999, ndaj autorit tė shkrimit tė “Courrier International” do tė pėrdoreshin sė paku gjysma e kėtyre cilėsorėve. Pėr strehsat, tė thoshe se nėna e Skėnderbeut ishte serbe, e sidomos ta thoshe kėtė pikėrisht nė maj tė vitit 1999, ishte vėrtetimi mė i saktė se punoje pėr serbėt. Nė thelb, akuza tingėllonte groteske. Me nėnė jo sllave ose sllave (ēka mund tė ishte e vėrtetė pėr Vojsava Tribaldėn, njė sllave, me sa dukej, e martuar me Gjon Kastriotin, tė atin e Gjergjit, sipas dokeve mesjetare, kur feudalėt nė krushqitė e tyre shkėrbenin mbretėrit), Gjergj Kastrioti mbetej po ai. Madje, edhe tė atin ta kishte serb (do t’i vinte radha edhe kėtij), pėrsėri nuk ndryshonte asgjė. Ai ishte heroi i parė i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve, i njohur nga gjithė bota si i tillė dhe vetėm si i tillė, dhe kjo nuk mund tė ndryshohej kurrė nė kurrfarė rrethanash nga kurrkush.
Por strehsat nuk dorėzoheshin lehtė. Ata e kishin kuptuar se do tė ishte mė mirė tė pėrdornin mė pak sharje e mė shumė logjikė. Kėshtu, nė vend qė tė kuptonin se po tronditnin botėn, duke shpallur se sa skandaloze ishte amėsia ose atėsia e rreme e Skėnderbeut, u vunė tė zhbironin ca dokumente e ca arkiva, aq sa ua lejonte, natyrisht, vrulli i tepėrt polemist. Sė pari, e kuptuan se duhej t’u mbushnin mendjen tė tjerėve, se pse ishte i keq shkrimi famėkeq nė “Courrier International”, ditėn e fundit tė muajit maj, nė vitin e fundit tė mijėvjeēarit tė dytė. Ata zbuluan se “ēmitizuesi” shqiptar nuk ishte aspak origjinal, siē kishin kujtuar. Tezėn e prindėrve serbė tė Skėnderbeut, e kishte marrė nga dikush tjetėr dhe ky dikush tjetėr nuk ishte veēse famėkeqi, sipas tyre, Vuk Drashkoviē, njė nga ministrat e Millosheviēit, rrjedhimisht njė ndėr pėrgjegjėsit pėr plojėn e Kosovės. Sė dyti, se kjo tezė ishte botuar nė vitin 1987, pra, dymbėdhjetė vjet pėrpara plojės, nė gazetėn franceze “Le Monde Diplomatique” dhe bėnte pjesė nė tezat qė duhej tė pėrgatisnin shpėrnguljen e shqiptarėve nga Kosova. Sė treti, se as Drashkoviēi nuk ishte origjinal, por pėrsėriste nė shkrimin e tij teza tė vjetra serbe, tė Radonicit, 1942, e teza edhe mė tė vjetra tė Vladan Gjorgjeviēit, tė Grashaninit, tė Ēubrilloviēit, tė Millosheviēit, qė flisnin jo vetėm pėr zanafillėn serbe tė Skėnderbeut, por, kryesorja, e lidhnin kėtė zanafillė me kėmbėnguljen e tyre se Kosova kishte qenė e mbetej djepi i serbizmit, ndaj serbėt nuk do ta lėshonin kurrė atė. Sė katėrti, strehsat zbuluan se shumicėn e argumenteve, qoftė pėr Skėnderbeun, qoftė pėr rrėnjėsinė e shqiptarėve nė Ballkan, mohsat i kishin marrė nga famėkeqja, sipas tyre, Akademia serbe e Shkencave.
Kthim te “Courrier International”,
31 maj 1999
Ėshtė tmerr nė Kosovė. Ėshtė kulm i krimit, i shpėrnguljes, i pėrdhunimit tė grave e tė vajzave, shkurt, i hakmarrjes meskine serbe kundėr shqiptarėve. Propaganda serbe, me frymėn e fundit tė saj, kėrkon tė pėrligjė masakrėn, atė pėr tė cilėn po ndėshkohet nga Europa dhe Aleanca Atlantike. Ajo kėrkon tė pėrligjė sidomos famėkeqin “spastrim etnik”, sepse ky i fundit i kujton gjithė botės holokaustin kundėr hebrenjve. I kanė shpenzuar tė gjitha argumentet, ndaj bėjnė ē’bėjnė i kthehen mė tė vjetrit, atij prej tė cilit kanė pasur gjithmonė fat: Kosova djep i Serbisė e i serbizmit. Kanė shpresė se edhe kėtė herė kjo histori nuk do t’i lėrė nė baltė. Nė mos i pėrligjtė plotėsisht, sė paku pėr tė zbutur disi zemėrimin europiano-amerikan, vetėm ajo mund tė shėrbejė, historia e djepit serb. Ninullat me djepe e me foshnja kanė qenė gjithmonė tė pėrshtatshme pėr tė ndjellė keqardhje. Ato i kujtonin gjithkujt se ishte e lehtė tė bombardoje Serbinė, por duhej bėrė njė pėrpjekje pėr tė kuptuar shpirtin e saj, brengėn shekullore, kujtimet, ahtin e saj. Ishte e vėshtirė pėr ballkanasin tė ndahej nga djepi historik. E aq mė tepėr pėr serbin. Ndaj dhe nė ishin bėrė gabime, pėr diēka qė quhej e shenjtė ishin bėrė, pėr kujtimet e vjetra, nostalgjinė, ahtin e madh. Dhe historia, e pėrmendur qindra-mijėra herė, pėrsėritet: Kosova ishte shpirti i pavdekshėm i serbizmit, kuptimi, simboli, Jerusalemi, dhimbja, triumfi, zia, shkurt, nyja ku gjithēka nis e po ashtu sos. Nė shkrimin e tij, Vuk Drashkoviēi, shkrimtar dhe ministėr i Jashtėm i Serbisė, flet pėr tė gjitha kėto. Autori i kėtyre radhėve e ka njė kujtesė mė tepėr pėr kėtė tekst, pėr arsyen e thjeshtė se teksti I Drashkoviēit ėshtė shkruar nė trajtė letre tė hapur, drejtuar pikėrisht “kolegut I. Kadare”. Pas daljes nė shtypin serb mė 1987, letra e hapur ėshtė botuar nė “Le Monde Diplomatique”, nė prag tė festimit tė gjashtėqindvjetorit tė betejės sė Kosovės, aty ku Millosheviēi lėshoi rrufetė kėrcėnuese kundėr shqiptarėve. Ajo ėshtė ribotuar, nė tė njėjtėn gazetė, dymbėdhjetė vjet mė pas, mė 1999, kur Kosova digjej nė flakė, pikėrisht nga kėto rrufe. Drashkoviēi, nė tė dyja rastet, mė drejtohej si kolegu kolegut, mė kujtonte shenjtėrinė e artit, mė bėnte thirrje tė braktisja vegullitė kombėtariste shqiptare e tė bashkohesha me tė (pėr ēėshtjen e djepit natyrisht) dhe kėtė ma thoshte me zemėr nė dorė, duke pasur si dėshmitare Francėn, nė kryeqytetin e sė cilės e shpallte kėtė kumt ngashėryes.Duke qenė vetė lehtėsisht i sulmueshėm, siē janė zakonisht shkrimtarėt, Drashkoviēi mė drejtohej me njė keqardhje prej kolegu, duke mė kujtuar, ndėr tė tjera, gjithė kronikėn e “djepit”, historinė, kujtimet, manastiret, betejėn e Kosovės e martirizimin e princ Llazarit, shkurt, gjithė shenjat dhe vulat tokėsore dhe hyjnore, qė dėshmonin, sipas tij, pėrkatėsinė serbe tė Kosovės. Ndėrkaq, pikėrisht nė radhėn e kėtyre vulave, ai shtonte diēka qė, ndonėse e pėrmendur edhe mė parė aty-kėtu, kėtė herė merrte njė ngarkesė simbolike tė dorės sė parė: zanafillėn serbe tė Skėnderbeut. Me fjalė tė tjera, jo vetėm qė Kosova, bashkė me varret, manastiret, katundet, dhimbjet e gjithēka tjetėr tė epėrme, ishte kryekrejet serbe, por dhe vetė kryeheroi i shqiptarėve Gjergj Kastrioti Skėnderbeu ishte i tillė. Thėnė ndryshe, Kosova, pėrveē djepit, mėtonte tani edhe kurorėn. Nė letrėn e tij, Drashkoviēi, pasi mė hapte zemrėn, siē ndodh midis kolegėsh, mė kujtonte se isha njė pėrhapės i ideve antiserbe tė Vatikanit dhe tė Austrisė katolike, gjithmonė si kolegu kolegut, mė shkruante me keqardhje se isha nė anėn e gabuar, domethėnė, sipas tij, nė anėn e vrasėsit tė Arkimedit, tė atyre qė dogjėn Xhordano Brunon, qė i morėn jetėn nė duel Pushkinit, madje qė torturuan njėzet e tri herė rresht Kampanelėn! Kėtė tekst ka kopjuar ēmitizuesi i vockėl shqiptar F. Lubonja, nė maj tė vitit 1999, nė kohėn kur Kosova, pėr shkak tė teksteve tė tilla, digjej, masakrohej e pėrdhunohej. Shkrimi nė “Courrier International”, pėr ēdo kohė, por sidomos pėr kohėn kur u shkrua, ishte, sipas strehsave, njė dhuratė pėr serbėt. Por historia e djepit nuk mbaronte me kaq.
Sipas strehsave, falė zellit serb dhe falė ēirakėve vullnetarė shqiptarė, ndėrhyrja e tė cilėve kishte vlerė tė veēantė, trillimi kundėr Skėnderbeut ishte bėrė disa herė pjesė e pasioneve politike bashkėkohore nė Europė. Pėr tė dhėnė vetėm njė nga shembujt e shumtė, do tė pėrmendej programi politik I kryetarit tė FPO-sė (Partisė Konservatore tė skajshme austriake), Heinz-Christian Strache, mik i Serbisė dhe antishqiptar, ku, ndėr tė tjera, pėr ēudi, flet pėr ēėshtjen e Kosovės, duke e lidhur me kinse zanafillėn serbe tė Skėnderbeut. “Kosova ėshtė rajon i stėrlashtė serb… Pėrveē kėsaj, heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, qė ka jetuar nga 1403-i gjer mė 1468, ka qenė nė tė vėrtetė serb, me nėnė dhe baba serb.” Kėto fjalė thuhen nė Vjenė, mė 2008, kur Millosheviēi, xhelati i shqiptarėve, ai pėr tė cilin ky fashist austriak derdh lot, ka kohė qė ka vdekur. Por fjalėt thuhen nė tė njėjtin vit, kur nė Tiranė, nė kryeqytetin shqiptar, vlon njė polemikė e ashpėr pikėrisht pėr Skėnderbeun, pėr mitet qė kinse janė krijuar pėr tė, e qė duhen ēmitizuar, pra, rrėnuar me ngut. E midis kėtyre kinse miteve, ai qė, siē u pa mė lart, qėndron pėrbri ēėshtjes sė Skėnderbeut ėshtė rrėnjėsia e shqiptarėve, ajo qė nė histori njihet si zanafillė e tyre ilire.

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Driniiiii
Miqte e Forumit
Miqte e Forumit
avatar

Male
Numri i postimeve : 3251
Age : 36
Vendi : Belfast
Registration date : 17/02/2009

MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė fatos Lubonja?   Mon Aug 12, 2013 10:16 pm

vazhdim i ēelbesirave antishqiptare dhe strofulli i tyre i ndyre _

Kush janė horrat dhe cila ėshtė streha ?
Historia e re me Gjergj Kastriotin ėshtė mė e vjetėr se ē’duket. Ajo ka nisur fill pas rėnies sė komunizmit. Njė roman i shkurtėr, i titulluar “Mekami”, i njė shkrimtari tė quajtur problematik, K. Trebeshina, botuar nė rrethana tė dyshimta nė Kosovėn ende nėn sundimin serb, shėnon fillimin e fushatės sė egėr kundėr personazhit. Nė atė libėr, heroi i parė i shqiptarėve, trajtohet as mė pak, as mė shumė si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisė. Vetė autori, i pėrndezur prej sulmit tė vet, e shpall veten turk.Ndėrkaq, autori i librit mėton cilėsimin si disident. Ndaj pyetjes, pėr ē’merita?, pėrgjigjja ėshtė e prerė: pėr njė promemorie qė i paska dėrguar Enver Hoxhės, mė 1953. Sipas saj, ėshtė ndoshta shkrimtari i parė nė Shqipėri, qė ka guxuar t’i shkruajė diktatorit: ti dhe shokėt e tu jeni vrasės, qė jo vetėm do tė vrisni mė pas njėri-tjetrin, por do ta mbytni vendin nė gjak! Tingėllon disi e pabesueshme pėr cilindo, por sidomos pėr strehsat. Dyshimi pėr promemorien dyfishohet kur sillet ndėr mend e kaluara letrare e personazhit: Shkrimtar si shumė tė tjerė, me lavde pėr komunizmin dhe kulmi, pikėrisht nė mars tė vitit 1953, pak kohė pėrpara promemories, me poemėn mė himnizuese, kushtuar Stalinit, nė ditėn e vdekjes sė tij.Kėto kujtime prekėse nuk e ndryshojnė aspak statusin e personazhit. Madje, ai nuk lėkundet as kur strehsat, kėtė herė tė zemėruar keq, zbulojnė se kinse disidenti, ose kinsi, siē do tė quhej shkurt, jo vetėm s’ka qenė kundėr regjimit, por ka qenė oficer i Ministrisė famėkeqe tė Brendshme, pra, pjesė e thelbit gjakatar tė shtetit. Qė njeriu gėzonte mbrojtje tė fshehtė, kjo ishte e qartė. I turbullt ishte shkaku. Mbrojtja shtrihej nė tė dyja regjimet: nė komunizėm dhe nė paskomunizėm. Nga tė dy krahėt e politikės: e djathta dhe e majta.Vetvetiu bėhej pyetja: disident kundėr kujt kishte qenė nė tė vėrtetė kinsi? Me ē’dilte, disidenca e tij mė e qartė paskėsh qenė kundėr Skėnderbeut. Ajo kundėr regjimit mbetej pėr t’u vėrtetuar. S’do tė kalonte shumė kohė dhe, pas Kastriotit, do tė hidhej hija e keqe pėr atė qė quhej periudha mė e ndritur e historisė shqiptare dhe bijė e drejtpėrdrejtė e Iluminizmit europian Rilindjen Kombėtare. E pas saj, mbi gjithēka tė shpallur si vlerė morale e kulturore e kombit: mbi gjuhėn shqipe, mbi zanafillėn ilire tė saj dhe tė gjithė shqiptarėve, mbi themeluesin e shtetit shqiptar mė 1912, gjer mbi Nėnė Terezėn, qė gjatė ceremonisė sė ēmimit “Nobel”, nė Oslo, kishte treguar moselegancėn tė zinte ngoje zanafillėn e vet shqiptare. Strehsat , merret me mend, e humbėn ēdo durim. Pas shpenzimit me tepri tė epitetit “antishqiptar” e bėnė disi mė tė larmishme listėn e sharjeve. Iu kujtuan mohsave prejardhjen nomenklaturore, duke mos harruar t’i krahasonin me vezė tė gjarprit, qė donin tė mbronin krimet e etėrve tė tyre, gjė qė nuk u prit mirė prej opinionit publik. Njė etikė e heshtur ishte bėrė zotėruese, ndėrkaq, nė Shqipėri, qė gjėra tė tilla tė mos kujtoheshin.
Marrė nga Drita

_________________
Mos hyr valles, kur nuk di ta hedhesh.
______________________________________
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Kush ėshtė fatos Lubonja?   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Kush ėshtė fatos Lubonja?
Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Bashkimi Kombėtar :: Shqiptarėt :: Politikė-
Kėrce tek: