Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Mirë se erdhë në forum " Bashkimi Kombëtar "
Qëndro i lidhur me ne ! Disponim te këndshëm të kontribojm për kombin larg ofendimet dhe zënkat...
Bashkimi Kombëtar
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumForum  PortalliPortalli  GalleryGallery  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Kush po e shkatërron gjuhën amtare?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kush po e shkatërron gjuhën amtare? Empty
MesazhTitulli: Kush po e shkatërron gjuhën amtare?   Kush po e shkatërron gjuhën amtare? EmptyMon Apr 12, 2010 9:52 pm

Kush po
e shkatërron gjuhën amtare?





Nuri Dragoj
Thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Akademisë së
Shkencave të Shqipërisë, Institutit të Gjuhësisë, rektorateve dhe
dekanateve në universitetet e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë,
intelektuaëve dhe gjuhëtarëve shqiptarë kudo në botë, si dhe të gjithë
mësuesve të gjuhës në shkollat e mesme të Shqipërisë dhe Kosovës, të
marrin pjesë në debatin: “Si mund të shpëtojmë gjuhën tonë nga ferrat e
huaja që po i ngjisim përditë në trup?
” Ditët që po jetojmë, të cilat
shpesh marrin nota migjeniane, do të ishin shumë më të zbutura për nga
ato mangësi që kanë në hapësirat e kohës së tyre, nëse ne, shqiptarët,
kudo që ndodhemi, të merremi më shumë me ushqimin e
përjetshëm të kulturës sonë, GJUHËN AMTARE.Ruajtja dhe pasurimi i gjuhës
shqipe, sot është një nga problemet madhore të ditës. Jo vetëm sepse
kemi detyrë ta pasurojmë dhe ta zhvillojmë më tej, por edhe për shkakun
se ndodhemi përpara disa tendencave të rrezikshme të shkatërrimit të
saj
. Lëvizja e lirë e njerëzve ka bërë që një numër i madh shqiptarësh
të largohen nga Shqipëria. E kanë marrë me vete të folurën shqipe, po
atje ku jetojnë e punojnë ka rrezik t’i shmangen gjuhës amtare, me apo
pa dashje. Diku nga rrethanat në të cilat jetojnë, gjetkë nga presioni
që ushtrohet mbi ta për të mos folur shqip, pa përjashtuar dhe faktorë
të tjerë, si dhe mosnjohjen e rëndësisë që ka ruajtja e gjuhës amtare.
Ky është një problem i gjerë, i cili na fut në ca hulli, ku të gjithë
duhet të mbajmë plugjet mbi supe e jo mbi ugarin e shkrifët ku hidhet
fara. Të gjithë shqiptarët, shoqatat e ndryshme që janë ngritur në dhe
të huaj, duhet të bëjnë të pamundurën për ruajtjen e gjuhës shqipe, duke
hapur shkolla për fëmijët e lindur në emigracion dhe duke punuar për
pasurimin e saj. Për këtë, besoj se do të ishte mirë që dhe shteti
shqiptar të ndihmonte më shumë, duke ndërmjetësuar në qeveritë e
shteteve ku dominojnë emigrantët tanë për lejimin dhe lehtësimin e
procedurave për hapjen e shkollave shqipe, por edhe me fonde të
caktuara. E kush do ta quante “korrupsion” sot hapjen e sa më shumë
shkollave në botë, në një kohë që të huajt, në bazë të një plani të
aprovuar, mbase që nga krijimi i shtetit të tyre, punojnë e punojnë që
gjuha e tyre të bëhet “Mbretëreshë” kudo në glob, duke numëruar një mijë
e një argumente për përparësinë e tyre? Me kalimin e viteve ka rrezik
që nga një pakujdesi e tillë të përballemi me asimilim të të gjithë
shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut. Atëherë, as kambanë s’do të ketë
dhe as kambanar që t’i bjerë një llamarine alarmi të pavlerë. Këtu
nuk shtrohet çështja që ata të mos mësojnë dhe të flasin në gjuhën e
vendit ku janë sistemuar, pasi kjo është e domosdoshme. Pa moral
kombëtar, kjo gjë po bëhet në forma të ndryshme, por çështja është që të
mos harrojnë gjuhën amtare. Ta përcjellin atë me këmbëngulje te fëmijët
e tyre, nipërit dhe mbesat, shoqëruar kjo edhe me ruajtjen dhe
pasurimin e traditave dhe zakoneve tona.Ky nuk është problem i lehtë. As
dhe i pamundur. Mendoj se, në radhë të parë, duhet filluar brenda
vendit, pasi gjuha shqipe ka nisur të degjenerojë, duke zëvendësuar
shumë nga fjalët e saj me shprehje të huaja. Madje, po shkatërrohet
sintaksa e saj, baza gjuhësore. Është kaq e pranishme kjo dukuri, saqë
lind nevoja të jepet alarmi, pasi ne jemi një vend i vogël dhe mangësitë
që lejohen në të gjitha drejtimet mund të marrin lehtë rrugën e
greminës. Natyrisht, ngjitja është e vështirë, por jo sizifiane, pasi
kemi një truall të begatë që mjaft ta prekim e ta punojmë si nikoqirë të
mirë shqiptarëdashës dhe do të kryejmë detyrën për brezat që do të
vijnë këtu e në botë. Ku janë akademikët?
Akademikët e sotëm janë fare pak të shqetësuar për këtë
problem. Ndoshta edhe gaboj, por do të më vinte mirë që Instituti i
Gjuhësisë të kishte bërë më shumë, duke trokitur në instancat përkatëse
të institucioneve qendrore që përgjigjen për gjuhën shqipe, pa nguruar
të shkojnë deri te Kryeministri dhe te Presidenti. Gjuha është një nga
elementet bazë të formimit të një kombi. Pa gjuhë nuk ka zhvillim
ekonomik e social, politik e kulturor. Naim Frashëri, 100 vjet më parë,
bënte thirrje për të mësuar me përkushtim gjuhën amtare. Ai këshillonte
që shqiptarët mund të lexojnë edhe gjuhë të huaja, por shqipen ta kenë
“gjuhë zonjë”. Mirëpo, kjo këshillë e të madhit Naim, thuajse është
harruar. Duke e përzier gjuhën me qindra e mijëra fjalë të huaja, gati e
kemi bastarduar atë. Të mos harrojmë që gjuha jonë është shumë e pasur
dhe nga më të vjetrat në Evropë. Janë gjetur dokumente për të folurën e
saj, që nga viti 1280 dhe në vitin 1462 është gjetur dhe gjuha e
shkruar, siç është Formula e Pagëzimit, edhe pse deri tani ne kemi
njohur vetëm “Mesharin” e Gjon Buzukut. Të tjerë autorë bëjnë fjalë për
gjetjen e elementeve të gjuhës shqipe para erës së re. Sidoqoftë, këtu e
kam fjalën te ruajtja e pastërtisë së gjuhës shqipe, të folur dhe të
shkruar. Mbase vlen të citojmë edhe një tjetër këshillë të Naim
Frashërit, i cili thotë në mënyrë kritike dhe me dashuri: “Shqip të
flisni përherë/ Thjesht dhe të papërzierë…”Për gjuhën shqipe kanë folur
dhe shkruar shumë dijetarë të shquar. Ne kemi pasur studiues dhe
përkthyes që kanë bërë epokë në botë, të njohur dhe vlerësuar nga tërë
Evropa. Një përkthim i mirë tregon dhe shkallën e zhvillimit dhe
civilizimit të gjuhës shqipe. Një prej tyre ka qenë i madhi Fan S. Noli.
Përkthyes me emër kanë qenë edhe Jusuf Vrioni, Vedat Kokona dhe shumë
të tjerë. Kongresi i Drejtshkrimit dhe mangësitë e tij

Para 40-vjetësh mbajtëm një Kongres të Drejtshkrimit
të Gjuhës Shqipe. Folëm e vendosëm disa ligje për gjuhën, në mënyrë që
ajo të vihej mbi baza shkencore, të ngrihej mbi atë nivel që kishte.U
hartua dhe një fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe. I vonuar, por i
vlefshëm me vlerën e një pasaporte me vizë “Shengen shqiptari”, pasi,
për herë të parë, u hartua një vepër e këtij niveli, në të cilën
bashkëpunuan akademikë dhe gjuhëtarë shqiptarë dhe kosovarë. Por puna
nuk mund të konsiderohet e përfunduar. Kanë mbetur shumë fjalë jashtë
këtij fjalori, madje rreth gjysma e fjalëve. Kongresi i Gjuhës mund të
ishte thelluar më shumë në drejtim të gjuhës, në futjen e disa fjalëve
dhe shprehjeve të vjetra të saj, të cilat kanë përbërë bazën gjuhësore,
ndonëse i përkasin dialektit gegë. Por për këtë nuk mund të fajësojmë
askënd ose nuk zgjidhim asgjë me anë të fajësimeve. Kjo kërkon punë,
kërkon dashuri, mirëkuptim dhe bashkëpunim për të ecur përpara, të
paktën kur është fjala për punë të tilla që i shërbejnë Shqipërisë dhe
shqiptarëve, për sot dhe në vijim. Studiuesi i njohur,
Mehmet Elezi, p.sh, me një punë hulumtuese, shkencore dhe mjaft
këmbëngulëse, një punë disavjeçare të lodhshme, na ka dhuruar një tjetër
fjalor të gjuhës shqipe me gati 40 mijë fjalë të reja, fjalë që nuk
gjenden në fjalorin themelor të kësaj gjuhe. Më ka bërë dhe vazhdon të
më bëjë përshtypje qëndrimi i heshtur ndaj kësaj vepre të madhe. Nuk
është folur asgjë, nuk është shkruar asgjë, sikur edhe kritikë, me
përjashtim të ndonjë shkrimi siç është ai i shkruar nga shkrimtari,
Qemal Sakajeva, pak kohë më parë. Jam i bindur që unë, një gazetar i
thjeshtë, nuk jam në gjendje të analizoj as Fjalorin e Gjuhës së Sotme
Shqipe, hartuar nga në grup autorësh, por as Fjalorin e Gjuhës Shqipe,
hartuar nga Mehmet Elezi. Një gjë nuk mund të rri pa e thënë. Atë punë
që ka bërë Mehmet Elezi nuk e kanë bërë institucione të tëra. Për këtë
shkak, kjo vepër madhore e tij duhet të ishte bërë objekt diskutimi, në
radhë të parë, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë, nga Instituti i
Gjuhësisë, të ishin ndërmarrë iniciativa diskutimi edhe në studio
televizive, ku të merrnin pjesë akademikë, gjuhëtarë, studiues,
gazetarë, shkrimtarë e të tjerë. Sado mangësi të ketë Mehmet Elezi në
punën e tij për hartimin e kësaj vepre madhore, me gati 1800 faqe, në të
ai ka zbuluar indirekt edhe punën e përciptë që është bërë më parë, por
njëkohësisht edhe gjerësinë dhe thellësinë e gjuhës sonë, e cila nga
shumë studiues vlerësohet si një prej gjuhëve më të vjetra në Evropë.
Gjuha jonë, një nga më të vjetrat në Evropë Ka
njerëz që shprehin habi kur bëhet fjalë për vjetërsinë e gjuhës shqipe.
Përderisa pranohet hershmëria e kombit shqiptar, jo vetëm në trojet
aktuale, por dhe më gjerë, nuk ka përse të habitemi me hershmërinë e
gjuhës, pasi këta njerëz që kanë jetuar mijëra vjet më parë kanë folur
dhe kanë shkruar. Mangësia është te dokumentimi i saj nga ana jonë.
Ndihet një farë përulje dhe servilizmi ndaj kombeve të tjera më të
zhvilluara, madje dhe fqinjëve. Një përulje që vihet re në diplomaci,
gjuhësi, shkencë, letërsi, tregti dhe kudo. Nuk ka fushë të mos ndihemi
inferior. Natyrisht, për këtë ka ndikuar negativisht ekonomia e dobët,
presioni i ushtruar në shekuj nga fqinjët, në të gjitha format,
ushtarake, ekonomike e kulturore. Por mjaft studiues mund të ndikohen
dhe nga presione të formave të tjera korruptive, mjafton që të mos
përmendet hershmëria e gjuhës sonë, mjafton të flitet me superlativa për
gjuhën e kombit ndaj të cilit x – i apo y – ni mund të jetë venë në
shërbim. Madje shkohet deri atje, sa personat që hedhin në diskutim
tezën mbi hershmërinë e gjuhës shqipe, konsiderohen “sharlatanë”. Fyhen
edhe më rëndë se kaq. Se Epiri, sipas tyre duhet shpjeguar me gjuhën
helene. Se kjo fjalë nuk ka asnjë lidhje me shqipen. E mbase duhet të
pranojmë dhe teorinë famëkeqe të Vorio Epirit apo teorinë sërbe, sipas
së cilës shqiptarët janë të ardhur në trojet kosovare, kur tërë
historiografia provon të kundërtën. Tani besoj se ka
ardhur koha për një zgjim dhe ndërgjegjësim më të madh të kombit, për të
mundësuar ndonjë korrigjim të mundshëm të historisë, jo vetëm si
territor por dhe në aspektin gjuhësor e kulturor. Kur
themi se gjuha jonë është vlerësuar nga shumë studiues, nuk bëhet fjalë
vetëm për studiues shqiptarë, por edhe të huaj. Gjuha shqipe, sipas disa
studiuesve, bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe është
degë më vete në trungun e saj, pasi nuk rrjedh prej asnjërës nga gjuhët e
sotme. Karakteri indoevropian i saj është trajtuar në vitin 1824 nga
gjuhëtari i shquar danez, studiuesi dhe përshkruesi i 150 gjuhëve,
Rasmus Rash (1787 - 1832). Në vitin 1835 pohon të njëjtën gjë studiuesi i
shquar gjerman, Xhozef Riber Ksilander, (1794 – 1854) dhe e vërtetoi
përfundimisht më 1854, gjuhëtari i shquar gjerman, Franc Bopi (1791 –
1867), një nga themeluesit kryesorë të Metodës Historiko – Krahasuese,
në veprën e tij të famshme, “Ueber das Albanesische in seinen
verëandtscaftlichen Besichungen“ (Mbi shqipen dhe lidhjet e saj
farefisnore). Këtë na e jep qartë Ramiz Lushaj në librin e tij “Almanaku
i gjuhës shqipe”. E prejardhur nga ilirishtja, si një gjuhë e veçantë e
trungut indoevropian, e lindur, zhvilluar e konsoliduar në trevën e
Ballkanit, ka një sistem fonologjik origjinal, të përbërë prej 7
zanoresh dhe 29 fonemash bashkëtingëllore, ka një sistem të larmishëm
formash gramatikore, ruan mirë sistemin rasor (pesë rasa), ka sistem tri
gjinish; mashkullore, femërore dhe asnjanëse.
Po ashtu, sistemi emëror ka trajtën e shquar dhe të pashquar, ka nyje të
përparme etj. Nëna e gjuhës shqipe është ilirishtja, prej së cilës ka
mbetur një fond i çmuar me rreth 1 mijë fjalë, kryesisht emra vendesh,
njerëzish, fisesh, banorësh, perëndish, të cilët ndihmojnë shkencërisht
në dobi të vërtetimit të vijimësisë së shqiptarëve nga ilirët dhe të
shqipes nga ilirishtja. Në ndihmë të kësaj të vërtete shkencore vijnë
disa argumente bindëse, të cilat na i jep qartë z. Lushaj, sipas të
cilit:1. Shqipja flitet sot, në një pjesë të trojeve, ku në periudhën
antike flitej ilirishtja. Trojet ku sot flitet shqipja në krahasim me
trojet e dikurshme të saj janë rrudhosur përgjatë shekujve si rezultat i
disa arsyeve historike.2. Ato pak elemente gjuhësore që janë njohur si
ilire gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.3. Format e toponimeve të
lashta antike, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se
ato janë zhvilluar në përputhje me rregullat e fonetikës historike të
shqipes.4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishten e vjetër dhe me
latinishten tregojnë se shqipja është formuar si gjuhë në një periudhë
të hershme në fqinjësi me këto gjuhë.5. Të dhënat e arkeologjisë dhe të
dhënat e tjera të kulturës materiale e shpirtërore të popullit tonë
dëshmojnë se ka vijimësi kulture nga ilirët tek shqiptarët.Të tjerë
autorë e hedhin poshtë teorinë indoevropiane. Le të diskutojmë! Askush
nuk kërkon të mbrojë me çdo kusht teorinë e tij. Por duhet pohuar dhe
fakti që në shumë raste, edhe kundërshtarët tanë e pranojnë vjetërsinë e
gjuhës sonë amtare.
Të ruajmë gjuhën nga shkatërrimi me dashje Sot, lidhur me
gjuhën shtrohet një problem tjetër që është më tepër administrativ se sa
historik. Pa dyshim, brenda saj nuk përjashtohet edhe ndjenja
patriotike, pa pasur një lloj stepjeje përballë kufijve të hapur që
ëndërrojmë për Evropën. Madje e kemi detyrë ta ruajmë dhe pasurojmë më
tej atë. Të mbrosh gjuhën amtare është krenari kombëtare. Dhe nga kjo
krenari nuk duhet të kemi frikë se “mos na dënon Perëndia Athina”. Kemi
arritur deri aty sa të pranojmë një nënshtrim verbues dhe t’u japim
nxënësve në testet e provimit të lirimit, copëza tekstesh, të cilat kanë
frymë antikomëbare, që kultivojnë ndjenjën e frikës dhe nënshtrimit, ku
këshillohet të mos kërkojmë kurrë të jemi krenar se krenaria është një
gjë e keqe dhe do të na dënoi Perëndia, ashtu siç dënoi Araknën duke e
kthyer në merimangë!? Dhe të gjitha këto i bëjnë njerëzit tanë. Mund t’i
bëjnë dhe të tjerë, por gjithmonë me dorën dhe mendjen tonë. Ka
vite që në të folurën dhe të shkruarën e gjuhës shqipe nuk respektohen
rregullat e saj dhe kanë hyrë qindra fjalë të huaja, numri i të cilave
është aq i madh, sa mund ta dëmtojë dhe degjenerojë shumë shpejt gjuhën
tonë, në një kohë që ajo është aq e pasur sa nuk ka aspak nevojë për të
huazuar nga gjuhë të tjera. Në fakt janë ato gjuhë që kanë huazuar nga
shqipja dhe shumë fjalë të tyre edhe sot mund të shpjegohen vetëm me
gjuhën tonë. Për këtë ka dhjetëra studime të gjuhëtarëve shqiptarë,
gjermanë, anglezë, italianë, spanjollë e të tjerë.Sot, në Shqipëri,
flitet një gjuhë e përzier, diku shqip dhe anglisht bashkë. Përzier me
to kërkojnë një vend të madh edhe italishtja apo greqishtja. Shumë fjalë
të huaja janë kaq shumë të përdorshme sa është e vështirë të dalin nga
skema e të folurës dhe të shkruarës. Të gjithë ne, mjaft prej tyre i
kemi bërë pronë të jetës së përditshme. Mbase këtu duhet thirrur në
formën e një “argati” thënia e popullit për të gjithë ata që pretendojnë
të jenë të mençur “MOS TË VDEKTË FJALA!” Thuhet kështu në Veri e në Jug
për të goditur atë stepje e atë hapje gardhi për të gjitha fjalët e
huaja që dëmtojnë shqipen.Kur flet me ndonjë individ dhe i kërkon të mos
përdorë kaq shumë fjalë të huaja, ai të përgjigjet me një gjuhë mjaft
banale. Një ditë, duke folur me një gazetare të një televizioni, e cila
përdor mjaft fjalë të huaja në të folurën e saj si folëse, më tha: - Ti
paske hallin e gjuhës shqipe, kur ne nuk kemi as Shqipëri! E ç’jemi ne
para botës, para Perëndimit, or lumëzi!U ndjeva shumë keq, pasi unë nuk
kisha marrë përsipër të rregulloja gjuhën, por biseda rrodhi normalisht
dhe besoj se nuk bëra ndonjë mëkat pse shtrova një problem të tillë.
Pastaj nëse ne themi se nuk jemi gjë, çfarë do të thonë ata që nuk e
kanë dashur dhe nuk duan të mirën tonë?- Ne jemi ata që jemi, - ia
ktheva, dhe kemi për detyrë të flasim shqip. Vajza m’u zemërua dhe iku
pa më përshëndetur. Dhe, në një farë mase, kishte të drejtë. Se, në të
vërtetë, të gjithë jemi të infektuar nga sëmundja e “humbjes” së fjalëve
tona dhe zëvendësimit të tyre me fjalë të huaja. Edhe në këtë shkrim që
i kushtohet të folurës dhe të shkruarës së gjuhës sonë, me siguri nuk
kam mundur të shpëtoj nga përdorimi i fjalëve të huaja. Kjo për faktin
se gazetarët duhet të shkruajmë përditë dhe nuk kanë kohë t’i shohin dhe
rishohin shkrimet. Por nuk është kjo kryesorja. Duhet të pranojmë
faktin që përdorimi i fjalëve të huaja në të folur dhe në të shkruar nuk
tregon dijen tonë të madhe, por padijen tonë. Nga ana tjetër, kemi të
bëjmë me një çështje të madhe, në të cilën duhet të ndihet shteti. Nëse
vërtet shteti është i dobët në shumë drejtime, në çështjen e gjuhës
duhet të mbledhë veten dhe të marrë masat e duhura. Kërkohet
ligj për mbrojtjen e gjuhës Punët nuk zgjidhen me fjalë të njërit dhe
të tjetrit. Këtu duhet të veprojë ligji. Do të ishte normale që të bëhej
një ligj për gjuhësinë dhe të kërkohej me çdo kusht që në televizione,
radio dhe gazeta të mos flitet dhe të mos shkruhet asnjë fjalë e huaj.
Madje, të ketë dhe masa ndëshkuese. E njëjta gjë duhet thënë edhe për
emërtimet e dyqaneve. Të paktën 80 për qind e emërtimeve janë në gjuhë
të huaj. Emra qytetesh, njerëzish, lumenjsh, a ku di unë, nga të katër
anët e botës. Dhe askush nuk merakoset. Vetëm një ligj mund ta zgjidhte
këtë problem. Por ky ligj kërkon përkushtim, në radhë të parë, të
gjuhëtarëve, të cilët të ndërgjegjësojnë politikën për një domosdoshmëri
të tillë. Madje, do të ishte normale të kthehej në një debat dite.
Televizionet do të bënin mirë të thërrisnin në studio gjuhëtarë,
gazetarë, politikanë, ligjvënës, bashkiakë etj, dhe të debatohej me ditë
kjo temë. Është nga temat më të rëndësishme të ditës dhe jetës sonë,
nga temat madhore të kombit shqiptar. Nuk është për t’u çuditur, madje
do të ishte një mrekulli sikur ndonjë ditë të zakonshme vere apo vjeshte
të shihnim edhe një protestë akademikësh, mësuesish dhe nxënësish para
ndërtesave qeveritare për të rritur presionin ndaj shtetit, i cili të
marrë masa të shpejta për të përmirësuar gjendjen në drejtim të gjuhës
amtare, të folur dhe të shkruar. Nuk ndodh kështu kudo. Në Gjermani,
nëse një gazetar përdor fjalë të huaja merr gjobë. Kërkesa të rrepta
kanë dhe francezët. E njëjta gjë ndodh edhe me fqinjët. Në Greqi i
kushtojnë shumë rëndësi pastërtisë së gjuhës.
Shqetësimi i një miku dhe sakatimi i gjuhës shqipe
(Një debat i vogël brenda një debati popullor) Një
ditë më bën telefon një mik i imi, Namik Selmani, njohës i gjuhësisë,
njeri që i dhimbset çdo shkronjë e saj. Më kërkon të pimë një kafe.
Kishte marrë gazetën “Republika” në dorë dhe pasi shkëmbyem fjalët e
rastit, më pyeti:-Ju jeni gazetar, madje kryeredaktor dhe unë kam
respekt. Por shoh që në gazetën tuaj gjenden dhe fjalë të huaja, të
cilat na bastardojnë gjuhën. Dhe po ta them konkretisht. Në numrin e
datës 20 maj, thoni: Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur “abuzime” të
shumta me fondet…”. Jo abuzime, ore zotëri, por shpërdorime. Kjo është
fjala shqip. Ta them ty, jo vetëm se të kam mik, por edhe sepse gazeta
juaj është më e rregullta në këtë drejtim. Kam monitoruar për 6 muaj, 7
gazeta. Të zë koka kur i lexon. -Ke të drejtë, zoti Namik. Është një
çështje që meriton me të vërtetë kujdes. Më ka bërë përshtypje ky
shqetësim i juaji edhe pa të takuar, pasi kam lexuar librin tuaj, në të
cilin ju rendisni dhe disa nga fjalët e huaja që kanë pushtuar
televizionet dhe gazetat tona.-Nuk është puna vetëm te ju, - shtoi ai.
Ky problem kërkon qilizëm në të gjitha ditët e vitit. Mungojnë ndjeshëm
rubrikat gjuhësore në gazetat tona. Mungojnë këshillat për gjuhën. Në të
njëjtën kohë gazetat merren me këshilla gatimi, plazhi, pse jo,
masivisht edhe këshilla për seksin(!!!) Por nuk hapin rubrika elastike,
të thjeshta, të dukshme, edhe për gjuhën amtare. Nuk mund të pranohet që
politikanët të flasin në Parlament aq shumë fjalë të huaja. Të vjen keq
sidomos kur fjalë të tilla i thonë ata që pretendojnë se dinë pak
shqip, por ka dhe të tjerë që i lëshojnë ato nga padija. Kështu e kanë
dëgjuar dhe e thonë, pasi edhe mund të mos i dinë kuptimin. Sidomos
televizionet. Unë mendoj se duhet vendosur një rregull. Dhe më mirë se
kushdo këtë punë mund ta bëjnë gazetarët. Në televizione dhe gazeta
duhet të flitet shqip. Edhe kur ndonjë politikan përdor gjuhë të huaja,
do të ishte mirë që ajo pjesë e kronikës të pritej ose, në pamundësi, të
“përkthehet” në shqip nga ana e gazetarëve. Ky “përkthim” do të bëjë që
ata t’i venë gishtin kokës. - Ashtu është. Edhe ne e
vëmë re përditë,- u justifikova unë, por të them të drejtën, pak kemi
bërë për ta korrigjuar. Pak ditë më parë, më vrau veshin një folëse në
një stacion kryesor televiziv, pa qenë nevoja të përdorim emër, pasi
janë të gjithë njëlloj, kur u shpreh se “në audiencë” merrnin pjesë…
Fjalën “audiencë” ka shumë shqiptarë që nuk e kuptojnë, pasi është fjalë
që i përket një gjuhe të huaj. Shqip, thuhet “në pritje” merrnin
pjesë…. Dëgjon dendur fjalën “negociator”, “negociatë”, kur mund të
thuhet “ndërmjetës”. Tërë ditën flitet dhe shkruhet “mazhoranca” dhe
ngurohet të thuhet “shumica”. Do të kërkojmë dhe “konsulencë” të huaj,
kur mund të shprehet “këshillim”. Gjetkë dëgjon shprehjen: “Performanca”
e saj ishte e përsosur, kur mund të thotë “paraqitja…”. Politikanët
bëjnë fjalë për komisionin “ad – hock), kur mund të thonë “komision i
përkohshëm”. Disa vite flitej për një komision “bi partizan”, kur duhej
thënë “mbi palët”.Gazetarja flet për analizën e një libri dhe shprehet:
Tani po lexojmë një “pasazh” prej tij, se duket që nuk e njeh fjalën
“fragment”.- Jo të vrau veshin një fjalë, por mund të
hasësh vetëm në një lajm më shumë se 5-6 fjalë të huaja, - ndërhyn miku
im. Kështu dhe në bisedat që zhvillohen në studio apo telefonatat në
radio, në të cilat dëgjon dendur të pohohet me fjalën angleze “OKEJ” dhe
përfundojnë të gjitha me shprehjen italiane “Ciao, Ciao!”. Dhe kjo
“ciao, ciao” gjendet tërë ditën në rrugë, shkollë, kafene, zyrë, kudo. A
mund të më thuash ti se ç’do të thotë përdorimi i këtyre fjalëve në
media, zyra të shtetit, kafe dhe rrugë? Shko në ndonjë institucion dhe
dëgjo bisedat midis nëpunësve apo në telefon dhe do të bindesh që fjalët
“OKEJ” dhe “CIAO” do të përdoren disa herë brenda një bisede.-
Në këtë luftë antigjuhë amtare nuk mund të quhet surprizë edhe
një kurs i përshpejtuar gjuhe me gazetarët e shtypit të shkruar e viziv,
madje edhe një ndëshkim me gjobë të atyre që e prishin këtë normë.
(ashtu si bëhet me lojtarët e në fusha të ndryshme të jetës).-
Mbase duhen shkruar shpesh shkrime për këtë çështje dhe të
organizohen biseda në studio, në shkolla e kudo për ta minimizuar këtë
të keqe sa më parë.-
Po, por kjo nuk bëhet pa shtetin, - këmbënguli ai. Duhet që Instituti i
Gjuhësisë të japë alarmin në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës që të
venë dorë sa më parë. Por, dhe pas kësaj, nuk do të jetë e lehtë se vetë
ministri i Arsimit përmend shprehjet “këtë ligj mendojmë ta abrogojmë,
atë tjetrin ta amendojmë dhe nuk thotë p.sh. se do të kërkojmë “shtesë
ligjore”. Kur folësi në televizion të thotë tani do të “lançojmë” dhe jo
“japim, ata bënë “apel” dhe jo “thirrje”, “aprovoj” dhe jo “miratoj”,
“asistoj” dhe jo “marrë pjesë”, nuk është e lehtë, pasi kjo kërkon
qilizëm. - Ke të drejtë, pasi dhe në zyrat e shtetit gati 30 për qind e
fjalëve që përdoren janë të huaja. Diku e bëjnë që të duken se dinë,
gjetkë ngaqë nuk gjejnë dot fjalën e përshtatshme në shqip, pasi pak e
njohin gjuhën. Dhe kjo mos të të duket shaka. Thonë vetë ministrat
“bodigardi im” dhe jo “truproja”. Në zyrat e shtetit dëgjon shprehjet
“bord” privatizimi apo drejtimi dhe nuk thonë “grup” apo “staf pune”. Ky
material është “definitiv” dhe jo “përfundimtar”. Kjo është e drejtë e
“donatorëve” dhe jo e “dhuruesve”. Lexojmë emërtime të zyrave si “Zyra e
emergjencës …”, kur duhet thënë “detyrë parësore”. Duhet t’i thuhet
qytetarit se ardhja e Bushit në Shqipëri ishte një ngjarje e madhe dhe
jo “eveniment”. Ne, edhe zgjedhësve u kemi venë emrin “elektorat”.
Dëgjon zyrtarin që thotë, “pasi të mbaroni këtë punë, çojeni në
“destinacion””, kur duhet thënë “vendndodhje”. Në dyqan dëgjon shprehjen
“ambalazhoj” në vend të paketoj, etj., etj.
-Jo vetëm kaq, por ne po deformojmë dhe mjaft fjalë të
traditës. Kohë më parë më një fshatar më tha: -
Ore, Namik, dëgjova aty në zyrat e qarkut dhe nuk e kuptova se kujt i
thonë fermer?- I thonë bujkut, - e sqarova unë qetësisht.-
Po përse nuk i thonë bujk, po fermer?,- pyeti sërish ai. -
Nuk ka rëndësi, mjafton që ta dish se fjala është për bujkun, pasi
kështu i thonë të huajt, - ia mbylla bisedën unë. - Ti
tregon pyetjen e bujkut, por unë të tregoj historinë e një nëpunësi. Një
njeri, disi fatkeq, pasi nuk mjaftuan peripecitë që ka hequr familja e
tyre për 34 vjet, por nuk i ka prirë dhe shëndeti. Kishte punuar disa
vite punëtor krahu në Greqi dhe kohët e fundit kishte mundur të
punësohej në një institucion. Atë ditë doli nga zyra i tronditur. U
takuam rastësisht sa zbriti shkallët.- Çfarë ke?,- e pyeta
se nuk të shoh mirë. - Më vjen turp të të pyes, po nuk e
kuptova shefin tim. Më thirri dhe më tha: Vendi yt “suprimohet”. Ti nuk
di të bësh as një “rezyme”. Dhe nuk e zgjati më tej. Çfarë do të thotë
“suprimohet”?- Ke të drejtë, është fjalë e huaj, nuk është
shqip. Do të thotë që “hiqet” ose “shkurtohet”. Si duket po të largon
nga puna. -
Po “rezyme”? - Do të thotë “përmbledhje”. Mbase të ka dhënë
ndonjë material të gjatë, i cili duhej të përmblidhej në pak radhë, -
shtova unë dhe e ftova për kafe.Ai iku, duke hequr këmbët
zvarrë shoqëruar me shprehjen “më fal për shqetësimin!”.-
Kudo përdoren fjalë të huaja. Doktori i kishte thënë një djali:
Nuk kemi ç’të bëjmë, je “steril”. Djali nuk e kishte kuptuar, por dhe as
e kishte pyetur doktorin. E dinte që steril në ato anë përdorej “i
pastër”, xixë. Më tej, kishte gjetur një të njohur, i cili i kishte
treguar se kjo fjalë do të thotë “shterpë”, që nuk riprodhon dot, pra
gjë që shkaktohet nga ndonjë lloj sëmundjeje, e cila të lë pa fëmijë.
Ndërsa në lajmet zyrtare dëgjon të thuhet se policia e “survejonte” atë
vazhdimisht. Duket që nuk i njohin fjalët “vrojtoj, ruaj, ndjek”.-Në
këtë fushë, Namik, mund të flasim ditë e natë. Por, ta lemë me kaq dhe
mendoj të hapim një debat në gazetë. Mbase do të ketë dhe të tjerë që
mund të marrin pjesë në këtë shqetësim tonin, i cili besoj se është
shqetësim kombëtar. *****Sot, në gazetën tonë po rihapim
një “portë“ të veçantë. Me një shqetësim që e kanë shumë njerëz të
tjerë, por që ende në gazeta duket disi i vjetruar, po hapim këtë cikël
shkrimesh. Është detyrimi atdhetar që të merremi më shumë me gjuhën tonë
e për të përsëritur në këtë moment thënien e Konicës: “Më jepni një
gjuhë të bukur e të punuar, t’ju jap një komb të qytetëruar!”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Atdhetari
Anëtar i Besueshëm
Anëtar i Besueshëm
Atdhetari


Male
Numri i postimeve : 1415
Age : 112
Vendi : Arbëri
Registration date : 13/11/2009

Kush po e shkatërron gjuhën amtare? Empty
MesazhTitulli: Re: Kush po e shkatërron gjuhën amtare?   Kush po e shkatërron gjuhën amtare? EmptyMon Apr 12, 2010 10:00 pm

Unë kam fillu të mos e kuptoj , në të ardhmën do të na duhet përkthyes mes veti Kush po e shkatërron gjuhën amtare? Icon_eek

Edhe ngjyrës së kaltërt po themi Blue Sad
https://www.youtube.com/watch?v=TOBb0a4g6TU
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Kush po e shkatërron gjuhën amtare?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shqiperia dhe Kroacia marrin ftesen per ne NATO, Maqedonia m
» “Stuhia malore” po shkatërron krejt familjen nga Brodeci !!
» LËVIZJA PEGASIANE " PEGASI DHE DREJTSHKRIMI I GJUHËS AMTARE"
» THENIE PER GJUHEN
» Seminari për gjuhën....

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Bashkimi Kombëtar :: Arti dhe kultura :: Gjuha dhe Letërsia Shqiptare-
Kërce tek: